• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Durrësi i Lashtë, Tukididi dhe “Komedia e Gabimeve” e Shakespirit

January 29, 2025 by s p

Studim historiko-letrar nga Rafael Floqi

Shakespeare in Context: The Comedy of Errors

Si dhe pse shkrimtari gjenial anglez Shekspiri përmend emrin e parë të lashtë të Durrësit- Epidamnus në Komedinë e tij të Gabimeve me një subjekt që duket sa i thjeshtë aq dhe i ngatërruar? 

Me pak fjalë subjekti komedisë është i tillë. Pasi të dy personazhet kryesorë ndahen nga binjakët e vet pas mbytjes së anijes së tyre, Antipholus dhe skllavi i tij Dromio shkojnë në qytetin e Efesit për t’i gjetur vëllezërit e tyre binjakë që i dinin të mbytur. Grupi tjetër i binjakëve jeton në Efes dhe të ardhurit e rinj shkaktojnë aty një sërë incidentesh humoristike nga ngatërrimi i identitetit të tyre. Më në fund, binjakët e gjejnë njëri-tjetrin dhe prindërit e tyre dhe i zgjidhin të gjitha problemet e shkaktuara më parë. Në aktin e parë Duka Solinus, sundimtari i Efesit, kryeson gjyqin e Egeonit të Sirakuzës. Sirakuzianët nuk lejohen të shkojnë në Efes, kështu që Egeoni është arrestuar. Kur e pyetën pse është tani në Efes, Egeoni shpjegon se si ai po kërkonte për djemtë e tij binjakë të humbur, dhe shërbëtorët e tyre binjakë. Njëzet e tre vjet më parë, Egeoni kishte humbur gruan e tij dhe një nga djemtë e tyre binjakë identikë (së bashku me skllavin e djalit) në një stuhi detare. 

Pse u zgjodh Epidamni?

Komedia merrte shkas nga drama e shkrimtarit romak Plautini Menaechmi ngjarjet e së cilës zhvillohen në Durrësin e lashtë në koloninë greke ty Epidamni-us. 

Kur e shndërroi skenarin e Plautinit në Komedinë e Gabimeve, Shekspiri e zhvendosi veprimin e ngjarjeve në qytetin e Efes-it në Anatoli. Megjithatë, Shekspiri nuk e fshiu plotësisht Epidamnin nga dramaturgjia  e tij, sepse ai e emërton qytetin me emrin e tij, shtatë herë gjatë gjithë komedisë. Ndërsa dikush mund ta shpjegojë referencën e Epidamnin si reflektim i burimit nga Plautini, përsëritja e tij, sugjeron që Shekspirit i duhej ta përmendte emrin e qytetit për të përcjellë diçka më me rëndësi tematike për komedinë e tij. 

Unë besoj se për Shekspirin dhe audiencën e tij, Epidamni nënkuptonte një vendbanim tregtar të copëtuar nga përçarjet familjare dhe shoqërore, dhe kështu ai nënvizohet në temat e ngjashme tek Komedia e gabimeve. Këto konotacione e kanë origjinën në Historinë e Luftës së Peloponezit të Tukididit, libër që ka shumë mundësi të jetë njohur nga Shekspiri në përkthimin në anglisht të vitit 1550 nga Thomas Nicolls.

Epidamni ndoshta do të thoshte pak për Plautinin dhe për shumicën e anëtarëve të audiencës së tij romake. Ndërsa data e krijimit të Menaechmit si një krijim i mëparshëm nuk dihet.

Epidamni dhe “Illyria e Shekspirit”

Në një vëllim titulluar  “Illyria e Shekspirit”, studijuesja Sara Hanna regjistron me përkushtim, referencat klasike përkatëse në “From Illyria to Elysium: Geographical Fantasy in Twelfth Night”, botuar në Litteraria Pragensia 12 (2002): 21-45; edhe pse megjithatë, ajo i konsideron referimet për Ilirinë në Komedinë e Gabimeve vetëm  si “tribut i dramaturgut për mjeshtrin e tij të parë të komedisë” (f.27). nga ana tjetër, Thukididi për studiuesin  George Fredric Franko, Epidamni, Tukididi dhe Komedia e Gabimeve e Shakespirit Universiteti Hollins, VA 24020, USA, ka mundësi të jetë më shumë se aq.

Në skenarin ekzistues, dhe njohuritë e shfaqjes për qytetin  Epidamn janë të mjegullta tek Menaechmus: dhe citimi latin  mihi damnum në Epidamno duis (lat .RF) duket si më e mira. 

Ndërsa nuk ka asnjë arsye tematike të dallueshme që Plautini ta lokalizojë (“për këtë arsye, që emri që i është vënë këtij qyteti është Epidamnus, sepse pothuajse, sepse askush nuk i shmangej atij pa u mallkuar. Sipas përkthimit të Menaechmit nga Warner i vitit 1595 . Megjithatë ai ndoshta e dinte që Epidamni shtrihej në një rrugë të tërthortë të Adriatikut drejt Sirakuzës [….] deri në vitin 210 pes, qw ndoshta, do të kishte ofruar mundësinë e lidhjes të emrit me një qytet ilir në kokën e inkursioneve ushtarake romake përgjatë Adriatikut në vitet 229 dhe 219 pes.  Interesante, ishte se romakët nuk e pëlqyen fundin e fjalës “Epi-damnus” pasi “damnum” do të thotë “i mallkuar/mallkuar” në latinisht. Sipas tyre ky ishte një emër shumë fatkeq për portin kryesor të kalimit përtej Adriatikut. Pra, e ndryshuan emrin në Dyrrachium = Majat Binjake (një emër tjetër grek). Ky emër evoluoi në Durrës në gojën e iliro-shqiptarëve.

Messenio: propterea huic urbi nomen Epidamno inditumst.

Epidamni qyteti i mallkimit

Megjithëse lojërat e ngjashme me fjalët janë të mundshme në anglisht, Shekspiri nuk e bën këtë. Vendndodhja gjeografike dhe shoqërimet rajonale nuk arrijnë të japin një motiv bindës për përmendjen e përsëritur të emrit të Epidamnit. Edhe po të ndiqte efektet zanore, si lojë fjalësh, rimë ose aliteracione  në ndonjë nga shtatë referencat e emrit Epidamni. Kjo mbetet e vërtetë edhe nëse nuk mund të jemi të sigurtë se në çfarë forme të saktë audienca e Shakespirit e ka dëgjuar këtë emër. Ndërsa tek  Folio quia nemo ferme sine damno huc devortitur. (Lat. RF) lexohet vazhdimisht “Epidamium”, një lexim i mbajtur edhe nga New Folger dhe Menaechmi për Epidamnus, ka arsye të mirë tingëllimi si i mallkuar që emri Epidamnus ofronte mund t’i shërbente atij.

… Nga se çfarë keni frikë?” :: “Se do të më mallkosh (lat Damnus  mallkim), ky është shkaku i ndërrimit të emrit në Durrahium si emër i qytetit nga romakët, që shqipton ose shpjegon origjinën e këtyre variacioneve. Nuk ka dyshim, se Shekspiri nënku ptonte këtu qytetin edhe madje edhe emrat e personazheve si Egeoni dhe zonja Adriana, të cilat ndjellin emrat e detit Egje dhe Adriatik, sugjerojnë ndjeshmëri ndaj konotacioneve të gjeografisë mesdhetare. Shekspiri e përdor emrin Epidamn si mundësi për shaka mes Menaechmus dhe Messenios. Tek Menaechmi i njohur zakonisht si Epidamnus, Durrësi nuk bën asgjë për vënë në pah këtë identitet të dyfishtë; vini re gjithashtu se Shakespiri në këtë kohë ka të ngjarë ta ketë lexuar Appianin, i cili, në Librin 2 të Luftërave Civile, bën një digresion mbi historinë onomastike të emrit “Durrachium, e cila mendohet të kishte qenë Epidamnus….si ç e quan edhe Tukididi? 

Siç vëren redaktori më i fundit anglez i Menaechmit, Messenio gabimisht e etiketon Epidamnin si një ishull edhe pse është i lidhur me kontinentin nga një istëm dhe nënkupton se qyteti nuk ishte fare aty, ku ishte në të vërtetë”. Nga ana tjetër deri vonë për shkak të kënetës Durrësi ishte vlerësuar si ishull.

Edhe pse Epidamni kishte pak famë në antikitet ose gjatë Rilindjes, ai bëri një paraqitje të paharrueshme dhe vendimtare në historinë e Greqisë antike, të paktën sipas Tukididit, i cili e përjetësoi Epidamnin si shkakun e parë të shpërthimit të Luftës së Peloponezit. Pas një prologu të gjatë (njëzet e tre kapituj), Tukididi e fillon analizën e tij formale të shkaqeve të Luftës së Peloponezit duke rrëfyer luftën civile në Epidamn. Në fakt, “Epidamnos” është fjala e parë në rrëfimin e tij për Luftën e Peloponezit: “Epidamnos polis esti”. 

Tukididi :Epidamni shkaku i Luftës së Peloponezit

Shekspiri dhe anëtarët e ditur të audiencës së tij nuk duhet ta kenë lexuar greqishten origjinale për ta ditur këtë.  Nëse do të kishin parë përkthimin e botuar në anglisht të Tukididit dhe shtëpitë e binjakëve të ndarë dhe prindërve të tyre, por vendndodhja e saktë e qytetit nuk duket shumë e rëndësishme për të.

Vendndodhja e qytetit në bregdetin ilir kërkon krahasimin midis Komedisë së Gabimeve dhe komedisë të mëvonshme të “Nata e Dymbëdhjetë”, si një shfaqje e vendosur në Iliri, që është jashtëzakonisht e ngjashme si në temë dhe trajtim me të. Diçka rreth Ilirisë mund t’i ketë sugjeruar Shekspirit dhe audiencës së tij mund të kenë qenë mashtrimet me mbytjet e anijeve.  Megjithatë, tek Nata e Dymbëdhjetë ai vendin e emërton qartë si “Illyria” dhjetë herë, tek Komedia e Gabimeve, ai askund nuk e bën këtë. 

Do ishte të kërkoje shumë nga një audiencë angleze që të kujtonte se Epidamni shtrihet në Iliri dhe kështu të paraqiste në mënyrë e nënkuptuar stereotipet ilire. Pra është bërë një argumentim se “Epidamni” thjesht nënkuptonte një “tjetër” emër helenistik të përgjithësuar dhe ekzotik, por kjo nuk shpjegon se pse Shekspiri zgjodhi Epidamnin dhe jo emrin e një qyteti tjetër grek me tingëllim të huaj. Një argument i tillë, gjithashtu, presupozon se, ose Shekspiri nuk dinte asgjë për Epidamnin, përveç asaj që lexoi tek Menaechmi dhe nga ndonjë atlas, ose se ai vlerësoi këtë thjesht, për ndonjë farë rezonancë specifike tingullore të emrit.

Aludimet e Shekspirit për Epidamnin përforcojnë paraqitjen e ambientit të papajtueshëm të qytetit Epydanne, “i madh dhe i fuqishëm, si dhe në pasuri, ei në njerëz”, ku ai drejtoi Komedinë e Gabimeve, duke e përafruar shfaqjen me një konceptim të lashtësisë që u jepej atëherë në dispozicion, si ai i Thomas Nicolls, ku  ata do ta kishin gjetur, emrin e qytetit në formën si  “Epy-danne”, me “E” të madhe të zbukuruar, si fjalën e parë të kapitullit të titulluar: “Begynnynge of the Arising of War of Greece. ” “Epidam-mus” porti i Epidamnit arriti një famë të qëndrueshme si pika e nisjes për Luftën  e Peloponezit dhe  është një shembull se si, nëse një konflikt nuk menaxhohet siç duhet, një krizë e vogël mund të dalë jashtë kontrollit dhe përfundimisht të kthehet në një luftë të plotë. Lufta e Peloponezit (431–404 para Krishtit) ishte në fakt lufta e dytë e zhvilluar midis Athinës dhe Spartës në shekullin e pestë. 

Reflektimet e gjeneralit dhe historianit grek Tukididit për këtë çështje në Historinë e Luftës së Peloponezit përbëjnë një nga librat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Jo vetëm pse Tukididi në hetimin e tij nxjerr shkaqet e kësaj lufte të dytë midis Athinës dhe Spartës, e cila rezultoi në fundin e Perandorisë Athinase, por ai e bën këtë në një mënyrë që na lejon të kuptojmë shkaqet e mundshme të çdo lufte në historinë njerëzore. Shkurtimisht, çdo epokë ka arsye të mira për t’u rikthyer në një lexim të afërt të Tukididit. Thucydides. History of the Peloponnesian War. Translated by Crawley, Richard.

Për shkak se ka kaq shumë analiza të thella të karakterit njerëzor dhe veprimit politik te Tukididi, asnjë trajtim i shkurtër i shkrimeve të tij, nuk mund ta bëjë atë të drejtë. Por unë do të doja të përqendrohesha shkurtimisht në një shembull kyç në lidhje me atë se si një krizë, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet përfundimisht në një luftë të plotë. Në rastin e Luftës së Peloponezit, Tukididi kujdeset veçanërisht, për të përshkruar pikërisht Çështjen e Epidamnit.

Edhe pse Epidamnis (ishte i vendosur larg në veri, në trojet e fisit ilir të Taulantëve deri në bregun perëndimor të Greqisë) ishte një koloni bijë e Korkyrës (Korfuzi në kohët moderne), nëna e tij Korkyra, megjithatë kishte një politikë të jashtme relativisht izoluese. Kur demokratët morën pushtetin në Epidamn, oligarkët e mërguar u bashkuan me mbretin ilir Glaukun dhe u kundërpërgjigjën. Por Korkyra nuk pa asnjë arsye për t’u përfshirë dhe Korkyra refuzoi ta ndihmonte.  

Tukididi ndihmon në zbulim e një dimensioni të rëndësishëm në dinamikën dhe motivimin politik, përveç një llogaritjeje thjesht racionale. Duke mos menduar për ndonjë strategji të madhe përtej vetvetes, korintasit e morën si të mirëqenë stabilitetin e botës greke. Ruajtja e paqes midis Athinës dhe Spartës pas luftës së tyre të parë nuk ishte gjëja kryesore në mendjet e korintasve. Kolonia e vogël Epidamnit, në mes të askundit, nuk shihej si e lidhur me ndonjë veprim me pasoja universale. Në vend të kësaj,,  Tukididi përshkruan Epidamnin, luftërat e famshme dhe përçarëse të lashtësisë mes metropoleve dhe kolonive, një konflikt fjalë për fjalë midis të afërmve, siç thekson një folës korkyras. Epidamni zhduket nga tregimi i Tukididit pas librit 1, kapitulli 39, me përjashtim të fjalisë përmbyllëse të Librit 1, të paaftë për të arritur bashkimin dhe stabilitetin e botës së lashtë. 

Kjo është bota një kujtim se lufta “lindi menjëherë nga ngjarjet në Epidamn në të cilin audienca është futur nga rreshtat e parë të Komedisë së Gabimeve: një tregtar pa emër sirakuzan përballet me ekzekutimin për shkelje në qytetin e Efesit, një qytet-shtet armik. Me sa duket këto qytet-shtete i gëzonte më parë dhe Korkyra. Tukididi shënon se “stasis” (lufta civile) në Epidamn përshpejtoi “stazën” e të gjithë Greqisë. Lang, Mabel L. (1968). “Thucydides and the Epidamnian Affair”. The Classical World. 61 (5): 173–176

Lufta e brendshme midis Epidamnit, Korkyrës dhe Korintit ishte një konflikt familjar kushtuar tregtisë dhe kolonizimit, por vazhdimisht në trazira, dhe kështu virtytet dhe mangësitë e versionit të Nicolls. Amerika në fund të viteve 1580, ishte ndoshta më e rëndësishme për bashkëkohësit e Shekspirit dhe ashtu si Epidamni kishte një themeli i një kolonie.

Në një kthesë të frazës që rezonon në shfaqjen e Shekspirit për binjakët identikë, rezonon edhe në disa nga dramat me temë greke të Shekspirit”. Studimi i shkëlqyer i Sara Hanës, “Bota greke e Shekspirit: tundimet e tij mbështetet tek libri i Tukiditit  që e përmend në njëzet e tre kapitujt e parë  të “Prologut” ku historia fillon me: “Epydanne” Hanna vëren se pas hyrjes së tij, Antipholus ndjek këshillën e një tregtari për ta fshehur identitetin e tij sirakuzian duke pretenduar pas binjakëve Antipholus (dhe, njëkohësisht, shërbëtorit të tyre Dromios), ku veprimi i lojës shpaloset midis tregtarëve dhe tregtarëve në tregun e Efesit.

Vendosja e ngjarjes në Efes i lejon Shekspirit ta pasurojë skenarin e tij edhe me të jetë një pasqyrim i jetës nga Epidamni. Më vonë, sirakuzani Dromio i sjell lajme efesianit Antipholus se një anije nga  Epidamni është gati për t’i larguar ata nga Efesi. 

Vendndodhja e Komedisë së Gabimeve është Efesi, por Epidamni “i ndjek” ngjarjet që nga akti 5, kur Emilia citon përfshirjen e Epidamnit në copëtimin e dytë të familjes saj. Ajo kujton se pasi burrat e Epidamnit shpëtuan veten, duke arritur ribashkimin. Ndërsa zgjedhja e Efesit për veprimin e shfaqjes dhe bashkimin e familjes vërteton idenë se zgjedhja e Epidamnit si vendlindja e binjakëve ku qëndrojnë mendimet e familjes së Egeonit. Në kornizën e jashtme të subjektit, Egeoni dhe Emilia e kujtojnë Epidamnin si vendqëndrimin për ndarjet fillestare të familjes së tyre. Lidhjet tregtare dhe vetëm kohët e fundit janë kthyer në armiqësi, për Dukën e Efesit dhe Dromion, dhe “peshkatarët e vrazhdë të Korinthit / që me dhunë i morën” fëmijët. 

Ky lexim i shfaqjes duket si kod për adresimin dhe zgjidhjen e grindjeve sektare bashkëkohore në shoqërinë angleze. 

Ndërsa binjakët Menaechmus do të dalin në ankand në Abbey duket të jetë një analogji e krishterë e Tempullit të famshëm të Artemidës dhe kthehen në atdheun e tyre sirakuzian, e gjithë familja e binjakëve Antipholus me sa duket do të qëndrojë në Efes, pasi të ketë ndarë një festë me Dukën dhe banorët efezias. Në këtë këndvështrim, rikthimi i emrit të Epidamnit është më shumë se thjesht një referencë e burimit të Plautinit; që i bëri sakrifica Artemidës….” dhe madje zgjedhja për ta përfunduar Komedinë e Gabimeve me një ceremoni fetare në një ribashkim qytetar, dikush mund të ndërmarrë një hap më tej të sugjerojë se Tempulli Efesian gjen një paraardhës të mrekullueshëm në rrëfimet e Tukididit mbi qytetin e lashtë 3000 vjeçar “të bekuar”- Epidamnin. 

Filed Under: Histori

NË NDERIM TË 80 VJETORIT TË KRYENGRITJES ANTIKOMUNISTE TË MALSISË MADHE E PARA NË EUROPËN E PASLUFTËS SË DYTË BOTËRORE!

January 28, 2025 by s p

Besim Ndregjoni/

SHTETI AUTOR I KRIMEVE DJE, SOT HESHT NDAJ KRIMEVE TË KOMUNISTËVE!

25 Janar 1945 është një ditë e shënuar dhe historike për Shqipërinë, një ngjarje që kujton guximin dhe sakrificën e malsorëve që nuk pranuan regjimin komunistë dhe i treguan europës se shqiptarët nuk pranojnë sllavizmin dhe stalinizmin enveristë. Nuk kishte vetëm 2 muaj që Shqipëria ishte nën pushtimin e diktatorit stalinist Enver Hoxha, me mbështetje nga regjimi serb, malsorët u ngritën për të kundërshtuar këtë regjim gjakatar dhe represionin që ushtronin komunistët shqiptar! Këta burra dhe gra trimëresha nuk ishin të frikësuar përball masakrave të sunduesve enveristë , por të vendosur të mbronin nga humbja identitetit dhe të drejtat e tyre.

Më 25 janar 1945, udhëqësit e shquar si Major Llesh Marashi nga Shkreli, Mulë Delia Bajraktari nga Hoti dhe heroiku i mbrotjes së kufive Prek Cali i Kelmendit, filluan lëvizjen e parë antikomuniste në Europën pas Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një akt që tregoi se populli shqiptar, ndonëse i përballur me represionin e tmerrshëm të regjimit komunist, do të kundërshtonte çdo tentativë për të prishur traditat dhe identitetin kombëtar. Ata qëndruan të palëkundur, duke mbrojtur besën dhe nderin, dhe duke pasur besim në Zot dhe komb.

Sot, pas 80 vitesh, pasardhësit e kryengritjes antikomuniste të ndihen krenarë për veprën e kryer nga ata burra dhe gra të Malsisë Madhe. Ata janë shembuj të pavdekshëm të qëndresës dhe sakrificës për liri dhe dinjitet kombëtar. Po të kishin pasur mbështetjen dhe vëmendjen e ndërkombëtareve ndoshta historia do të kishte ndjekur një rrugë tjetër, dhe fati i Shqipërisë do të ishte ndryshe. Mbas kësaj kryengritje Malsia e Madhe u masakrua nga diktatura komuniste dhe vuajti për më shumë se katër dekada, vetëm sepse kërkuat liri dhe drejtësi.

Lëvizja antikomuniste e Malsisë Madhe ishte e para në Europën pas Luftës së dytë Botërore që i tha “Jo” diktaturës dhe terrorit sllavokomunist. Ky është një akt që do të mbetet gjithmonë në histori. Bilanci i kësaj rezistence është tragjik dhe shkatërrues: mbi 100 të pushkatuar, mbi 200 të burgosur që kaluan vite të tëra në kampet e internimit dhe mbi 200 familje të internuara. Ky është çmimi i lirisë që paguajti ky popull fisnik.

Ne e nderojmë këtë ditë, sepse ajo është një dëshmi e lavdisë së kombit shqiptar dhe e qëndresës ndaj çdo pushtuesi, pavarësisht regjimit dhe ideologjisë që mund të imponoheshin.

Ne sakrifikuam për të siguruar lirinë e këtij kombi, por pas një gjysmë shekulli, pati një tradhti të dytë nga ata që zgjodhën ideologjinë e komunizmit dhe jo demokracinë. Shqipëria, pas 1990-s, u bë e vetmja vend në Europë që e harronte pasojën e komunizmit dhe nuk i dha drejtësi viktimave të tij. Ne u tradhtuam nga një klasë politike që jo vetëm nuk e denoi regjimin komunist, por edhe e mbajti atë në heshtje dhe e përdori për interesat e saj.

Sot, pas 35 vitesh, më shumë se 6000 antikomunistë nuk kanë një varr, sepse politikës shqiptare i mungon vullneti për të njohur dhe dënuar këtë krim. Mbi 36,000 të burgosur politikë, që dhanë jetën dhe vuajtën për lirinë e Shqipërisë, janë harruar, ndërsa trashëgimtarët e diktaturës janë të pushtetuar dhe vazhdojnë të japin leksione demokracie, pa pasur asnjë ndjeshmëri për viktimat e sistemit që ata mbështetën.

Për më tepër, mbi 100,000 familje shqiptare që u dëbuan dhe u internuan, nuk gjetën mbështetje, dhe shumë prej tyre janë larguar nga atdheu, pa mundur të integrohen në shoqërinë shqiptare. Ky është një dështim i rëndë i shtetit shqiptar dhe një shenjë e pasigurisë që vazhdon të mbizotërojë Shqipërinë.

Shteti dje ishte autori i krimeve, sot Shteti mbron xhelatët që i shkaktuan këto krime.

25 Janari 1945 është një ditë historike për qëndresën antikomuniste, është dita kur regjimit të Enver Hoxhës i thamë JO, dhe vazhduam për 45 vite të i rezistojmë krimeve makabre dhe të ngjashme me krimet e nazistëve ndaj hebrenjve.

UDHËHEQËSIT E KRYENGRITJES ANTIKOMUNISTE TË MALSISË MADHE: LLESH MARASHI, MUL DELI BAJRAKTARI, PREK CALI

Hebrejt kan ditën e kujtesës 27 janarin si ditë kujtese, përse ne shqiptarët të mos kemi 25 janarin si ditë kujtese ndaj rezistencës antikomuniste. Hungarezët krenohen me revolucjoni e tyre të 1956, por ne që e nisëm revolucjoni 11 vite para tyre, a skemi të drejtë të krenohemi si mbrojtës të fjalës së lirë dhe të itenditetit kombëtar!

Ne, antikomunistët, kërkojmë që krimet e komunizmit të dënohen, dhe të bëhen e të jepet drejtsi për ata që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Nuk mund të ndërtojmë një demokraci të qëndrueshme dhe të drejtë pa njohur të vërtetën dhe pa kërkuar ndjesë për krimet që ndodhën. Europa e ka dënuar komunizmin, Amerika e ka dënuar me karrike elektrike lëvizjen komuniste, ndërsa Shqipëria vazhdon të heshtë, duke përforcuar një sistem që ende mbron pasojat e regjimit.

Mos dënimi i krimeve të komunizmit, glorifikimi i deologjisë komuniste si bazë për të sunduar shtetin janë të dështuar duke e çuar Shtetin Shqiptar nga një sistem demokratik në një sitem diktatorial.

Shteti shqiptar ka dështuar të mbrojë viktimat e komunizmit dhe të bëjë drejtësi për të kaluarën, ndërsa ka vazhduar të ndihmojë trashëgimtarët e diktaturës. Politikanët shqiptarë që janë ende në pushtet, jo vetëm që nuk e kanë dënuar komunizmin, por kanë heshtur dhe janë bërë bashkëudhëheqës të një ideologjie të vjetër, të shkatërruar dhe të dështuar. Malsia e Madhe krahina që i tha jo komunizmit në këtë 80 vjetor të kryengritjes antikomuniste kërkon drejsi përpara një Shteti që hesht ndaj padrejtësisë që ju është bërë antikomunistave shqiptarë! 25 janari duhet të jetë ditë historike kombëtare dhe krenarie për Shqipërinë.

Kjo ditë ban krenar shqiptarët në europë për qëndresën, sakrificat dhe mbrojtën e lirisë

Në këtë ditë të shënuar na kalon në vëmendje thënja e Martin Luter Kingut: “Një padrejtësi në çfarëdo vendi është një kërcënim për drejtësinë kudo!

Filed Under: Histori

Kujtimet e Guvernatorit të Hitlerit për Shqipërinë

January 26, 2025 by s p

Hermann Neubacher* luajti një rol të rëndësishëm si përfaqësues i posaçëm i Gjermanisë naziste në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944.

NGA NDREK GJINI

MA, University of Galway

Hermann Neubacher, ish-kryetar i Bashkisë së Vienës dhe më vonë i ngarkuar i posaçëm i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë naziste për Europën Juglindore, ofron në librin e tij “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin” një këndvështrim unik dhe të brendshëm të politikës së Gjermanisë naziste në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Libri përmban kujtime dhe reflektime të autorit mbi ngjarjet dhe figurat kryesore të asaj periudhe, duke përfshirë edhe vetë Adolf Hitlerin.

Përmbajtja kryesore

Neubacher përshkruan detyrën e tij të veçantë në Shqipëri, e cila u bë veçanërisht e rëndësishme pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943. Ai shpjegon se si Shqipëria, për shkak të pozicionit të saj strategjik në ngushticën e Otrantos, u bë një prioritet i lartë për Gjermaninë naziste.

Një aspekt interesant i librit është përshkrimi i qëndrimit të Hitlerit ndaj Islamit.

Sipas Neubacher, Hitleri shfaqte një simpati të veçantë për Islamin, duke e quajtur atë “një fe për burra”. Hitleri madje shprehu mendimin se “Sikur gjermanët të ishin bërë myslimanë, do të kishin bërë më përpara në histori”. Kjo tregon se si nazistët përpiqeshin të shfrytëzonin fenë për qëllime politike dhe ushtarake. Neubacher gjithashtu përshkruan se si ai u përpoq t’i shpjegonte Hitlerit rëndësinë politike të Islamit në Ballkan dhe lidhjet e tij me Lindjen e Afërme. Ai përdori shprehjen “Nëse ju godisni një mysliman të Sanxhakut, do ju shajë një student në Kajro” për të ilustruar këtë pikë.

Rëndësia historike

Libri i Neubacher është i një rëndësie të veçantë historike për disa arsye: Ofron një këndvështrim të brendshëm: Si një zyrtar i lartë nazist, Neubacher jep informacione të dorës së parë për vendimmarrjen dhe strategjitë e Gjermanisë naziste në Ballkan.

Ndriçon politikën gjermane ndaj Shqipërisë: Libri shpjegon se si Gjermania e shihte Shqipërinë si një vend strategjik pas rënies së Italisë fashiste.

Zbulon qëndrimin e Hitlerit ndaj Islamit: Komentet e Hitlerit për Islamin, të raportuara nga Neubacher, ofrojnë një pamje të rrallë të mendimit të diktatorit nazist për fenë.

Tregon përdorimin e fesë për qëllime politike: Libri ilustron se si nazistët përpiqeshin të shfrytëzonin fenë, veçanërisht Islamin, për të fituar mbështetje në rajonet e pushtuara.

Dokumenton ndryshimet gjeopolitike: Përshkrimi i Neubacher për rëndësinë në rritje të Shqipërisë pas kapitullimit të Italisë tregon ndryshimet e shpejta gjeopolitike gjatë luftës.

Vlerësimi kritik

Ndërsa libri i Neubacher ofron një burim të vlefshëm historik, është e rëndësishme të lexohet me një sy kritik.

Si një ish-zyrtar nazist, perspektiva e Neubacher është e njëanshme dhe mund të përpiqet të justifikojë veprimet e tij dhe të regjimit nazist. Gjithashtu, kujtimet e tij mund të jenë të ndikuara nga dëshira për të minimizuar përgjegjësinë e tij personale për krimet e luftës.

Megjithatë, pavarësisht këtyre kufizimeve, libri mbetet një dokument i rëndësishëm për të kuptuar politikën gjermane në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai ofron një pamje të rrallë të mendimit strategjik nazist dhe të mënyrës se si Gjermania naziste përpiqej të shfrytëzonte tensionet etnike dhe fetare në rajon për qëllimet e saj.

Libri “Guvernatori i Hitlerit për Ballkanin” është një burim i vlefshëm për historianët dhe studiuesit e Luftës së Dytë Botërore, duke ofruar një perspektivë unike mbi një periudhë kritike të historisë së Ballkanit dhe Europës.

Libri ndihmon në të kuptuarit e kompleksitetit të politikës gjermane në rajon dhe të rolit që luajtën faktorë të ndryshëm, përfshirë fenë, në strategjinë naziste të pushtimit dhe kontrollit.

* Hermann Neubacher luajti një rol të rëndësishëm si përfaqësues i posaçëm i Gjermanisë naziste në Shqipëri gjatë viteve 1943-1944. Roli i tij kryesor përfshinte:

Emërimi dhe detyra

U emërua nga Hitleri si “I ngarkuari i posaçëm i Ministrisë së Jashtme për Europën Juglindore” në gusht 1943.

Pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, u ngarkua me detyrë të veçantë për Shqipërinë.

Misioni i tij kryesor ishte të ndihmonte në krijimin e një Shqipërie “të pavarur me iniciativën e vet”.

Veprimtaria në Shqipëri

Mbërriti në Tiranë me avion ushtarak më 11 shtator 1943.

Bashkëpunoi ngushtë me forcat gjermane të Wehrmachtit në Shqipëri.

Ndihmoi në formimin e Këshillit Kombëtar që shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Mbikëqyri krijimin e qeverisë shqiptare dhe Këshillit të Regjencës.

Kundërshtoi formimin e batalionit vullnetar “Skënderbeu” nga shqiptarët e Kosovës.

Qëndrimi ndaj sovranitetit shqiptar

Insistoi që Gjermania të respektonte pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Protestoi kundër emërimit të një komandanti ushtarak gjerman për Shqipërinë.

Kërkoi që forcat gjermane të konsideroheshin vetëm si “mysafirë” në Shqipëri.

Marrëdhëniet me politikanët shqiptarë

Bashkëpunoi ngushtë me figura si Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe Mehdi Frashëri.

Përshkroi Mehdi Frashërin si një burrë shteti.

Analizoi qeveritë e ndryshme shqiptare të formuara gjatë kësaj periudhe.

Roli i Neubacher në Shqipëri përfundoi me kapitullimin e Gjermanisë në 1945. Pas luftës, ai u arrestua dhe u dënua si kriminel lufte për veprimtarinë e tij në Ballkan.

Filed Under: Histori

LA TURQUIE (1910) / NJË INTERVISTË ME HASAN BEJ PRISHTINËN MBI QARKULLIMIN E THASHETHEMEVE PËR TË NË SHTYPIN TURK

January 25, 2025 by s p


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Janar 2025

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 12 majit 1910, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të asokohe në shtypin turk, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë me Hasan Beun

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa ditësh për Hasan Beun, deputet i Prishtinës. Herë lajmërohej se familja e tij kishte ikur në Shkup, herë lajmërohej se vëllezërit e tij ishin arrestuar. Në prani të këtyre thashethemeve dhe të tjerave, e pamë me vend t’i drejtohemi atij dhe ta pyesim se çfarë mendon për këto thashetheme.

Hasan Beu priti një nga bashkëpunëtorët tanë në zyrën e parë të Dhomës dhe e pranoi me dëshirë intervistën.

Fillimisht bashkëpunëtori ynë e pyeti nëse mund ta mohonte lajmin e Neïri-Hakikat-it të Manastirit dhe sipas të cilës disa deputetë shqiptarë ishin përfshirë në lëvizjen e Shqipërisë së Epërme.

— Po t’ia vlente të mohohej, tha Hasan Beu, ne do ta kishim bërë tashmë. Por nëse, në këtë vend thashethemesh, do të fillonim të mohonim gjithçka që ia atribuojmë një njeriu, do të kishim harxhuar të gjithë kohën duke botuar mohime në gazeta.

Por koha jonë është e çmuar. Përveç kësaj, do të ishte shumë e ulët për të mohuar publikime të tilla keqdashëse. Nuk e kuptoj çfarë kënaqësie gjejnë duke botuar të tilla shpifje. Sot një gazetë thotë se vëllezërit e mi janë arrestuar dhe një pjesë e familjes sime ka ikur në Malësi. A ja vlen të publikosh lajme qesharake si ky.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A keni lajme të reja mbi Shqipërinë ?

— Është e vërtetë që nuk marr letra. Por sipas udhëtarëve që mbërrijnë, situata nuk është e mirë. Ekziston frika se kryengritja do të përhapet.

— Ju keni marrë leje për të shkuar në Shqipëri. A do ta përdorni atë ?

— Unë kam marrë leje për të shkuar atje për një çështje private. Por disa gazeta e interpretuan ndryshe këtë leje. Kanë shkruar se jam gati të shkoj në teatrin e kryengritjes. Megjithatë, mora parasysh gjendjen psikologjike të vendit dhe megjithëse kisha punë urgjente, e shtyva udhëtimin për disa ditë.

Filed Under: Histori

DORËHEQJA E ISMAIL QEMALIT

January 22, 2025 by s p

Nga Evarist Beqiri*

“Për të triumfuar, kemi nevojë për udhëheqës të frymëzuar nga idealizmi, udhëheqës me vizione madhështorë, që ëndërrojnë të pamundurën dhe luftojnë për t’i bërë ëndrrat realitet; që mund të ndezin shpirtin e popullit me zjarrin e shpirtit të tyre. Udhëheqësi i momentit, kushdo qoftë ai, është thjesht një mjet, që përdoret derisa të konsumohet dhe më pas lihet mënjanë; dhe nëse ai vlen diçka, nuk do të shqetësohet më shumë kur ai të “thyhet” sesa një ushtar që sakrifikon jetën e tij për fitoren.” – Theodore Roosevelt, ish-president i SHBA-së.

Një vend që nuk ka memorie, është një vend që nuk ka të ardhme. Dorëheqja e Ismail Qemalit nga posti i kryeministrit të parë të Shqipërisë në Vlorë, më 22 janar 1914, mbetet edhe sot e gjithë ditën një nga ngjarjet më domethënëse, por edhe më të keqkuptuara në historinë e Shqipërisë. Por le të përpiqemi të kuptojmë arsyen, pse!?

Më 2 janar 1914, vetëm pak ditë para dorëheqjes së tij nga kryesimi i Qeverisë së  Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemali, i shkruajti një letër prefektit të Elbasanit Aqif Pashës. Në këtë letër Ismail Qemal Vlora analizonte me një qartësi mbresëlënëse situatën politike në vend dhe tregonte rrugën drejt së ardhmes: “Shqipërinë e shpëtuam, i bindëm tërë mbretëritë ta pranojnë se Shqipëria siguron ekuilibrin ballkanik dhe prandaj është e domosdoshme për paqen botërore të Evropës dhe me ndihmën e perëndisë, nuk ka mbetur vend për ndonjë rrezik që të na shqetësojë në të ardhmen. Por për ne ka mbetur vetëm një çështje që na shqetëson: ne nuk e durojmë dot njëri-tjetrin dhe, e mirë apo e keqe, çdo gjë që bëjmë në anën tonë, has në vështirësi dhe sjell pasoja. 

Sa për ekzistencën e Shqipërisë, që jua kemi njoftuar herët a vonë, të gjitha mbretëritë e mëdha ekzistencën e saj e konsiderojnë të domosdoshme dhe janë të vendosura unanimisht dhe me një mënyrë të prerë që t’ia plotësojnë tërë nevojat e saj, saqë të mos mbetet e shtrënguar të varet e të lidhet me ndonjë anë. Po, për fat të keq, ai bashkim që ndodhet në mes të mbretërive të mëdha, midis nesh mungon. Megjithëkëtë, atdhetarët duhet të mos dëshpërohen, mbasi të zotërit e vullnetit të mirë dhe të iniciativës, do të shpëtojnë atdheun e tyre edhe nga kjo fatkeqësi. Në mes të këtyre patriotëve në shkallë të parë dhe vendin më kryesor e keni zënë zotëria juaj. 

Shqipëria në rast se nuk tregon zotësinë e saj që të rrojë si komb ballkanik, nuk mundet të rrojë si mbretëri – po kjo vallë si duhet të realizohet? Më parë duke pasur një formë qeverimi që ta bëjë kombin tonë të rrojë në harmoni të përbashkët me mbretëritë perëndimore dhe e dyta në krye të këtij qeverimi duhet të ketë një sovran, i cili, duke qenë i pajisur me një aftësi të mirë, me fisnikëri dhe me cilësi të shkëlqyera, të mundet të lidhë marrëdhënie miqësie me mbretëritë e Europës. 

Ata njerëz që dëshirojnë të na privojnë nga këto dy mirësira, pa dyshim meritojnë emrin intrigantë dhe tradhtarë dhe propaganda e tyre, burimi dhe shkaku i së cilës le të jetë si të jetë, duhet të mallkohet nga ana e të gjithë atyre që pretendojnë se janë besnikët e popullit dhe të atdheut. Unë e di, Esad Pasha dhe pasvajtësit e tij, lartësinë e tij princin, në një anë po e ftojnë në një mënyrë tepër tërheqëse dhe patriotike, nga ana tjetër, po përpiqen të dredhin e të përdredhin intriga kundër tij dhe më mirë të themi, kundër teorisë sonë politike dhe filozofike. Në një krah anojnë të ngrehin marrëdhënie intime me Stambollin dhe kësisoj duan të sigurojnë fuqinë dhe interesat vetjakë nën maskën e myslimanizmit, dhe në krahun tjetër, nuk mungojnë të marrin çdo iniciativë për t’i shërbyer armikut tonë, i cili përpiqet të na copëtojë atdheun.

Misterin e këtyre gjërave të vërteta ua kam njoftuar hollësisht atyre që duhet t’u njoftoheshin dhe me ndihmën e zotit shpresojmë se qëllimet e tradhtarëve, nuk do të realizohen. Mënyra e pritjes së princit dhe vendi ku do të qëndrojë, do të caktohen nga ana e atdhetarëve dhe brenda kushteve legjitime që i kërkon interesi i atdheut. Mbi këtë çështje, me delegatët e kontrollit jemi në një mendim…”

Liderët e farkëtojnë lidershipin te hollësitë e vogla. I ashtuquajturi “komploti i Beqir Grebenesë” u nxit nga xhonturqit, të cilit synonin të ruanin sërish kontrollin mbi Shqipërinë, duke shfrytëzuar situatën e vështirë pas luftërave ballkanike dhe paudhësitë e disa bejlerëve shqiptar. Kaosi i krijuar në Shqipërinë e Mesme nga Esat Toptani dhe pasvajtësit e tij ishte një tjetër faktor që i hidhte benzinë zjarrit. Prandaj, Ismail Qemali e zgjidhi krizën e krijuar me dorëheqjen e tij. Me këtë akt, që shpalos virtuozitetin e lidershipit të tij, Ismail Qemali synonte që ti jepte mundësi KNK-së, që të bashkonte vendin nën një qeverisje unike. Ai u bë kështu edhe dorëheqësi i parë. Pra, edhe themeluesi i institutit të dorëheqjes në politikën shqiptare. 

Dorëheqja e Ismail Qemalit krijoi një boshllëk, i cili nuk mund të mbushej nga administrata e KNK-së. Ismail Qemali së bashku me familjen e tij u largua nga Vlora drejt Italisë e më tej në Francë. Pavarësisht situatës dramatike, ai nuk e humbi optimizmin dhe e shikonte largimin si të përkohshëm. Ai i këshilloi njerëzit e tij që të vazhdonin të bashkëvepronin me njëri-tjetrin “se një ditë do të vinte ora e bardhë e fatit të Shqipërisë”.

Ky është teksti i plotë i proces-verbalit ku pasqyrohet zyrtarisht dorëheqja e Ismail Qemalit: “Sot, më 22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në prani të Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemal Beut. Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, i bindur se rruga e vetme për t’i dhënë fund përçarjes dhe anarkisë, që sundon në vend është krimi i një qeverie të vetme për të gjithë Shqipërinë, dhe, meqë në rrethanat e tanishme ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse ai e kalon pushtetin në duart e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit si përfaqësues i Fuqive të Mëdha, në prani të ministrave të tij ia përsëriti Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit kërkesën e paraqitur më parë, që ky Komision të marrë përsipër këtë detyrë dhe të marr pushtetin në duart e tij. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit çmon me respekt ndjenjat atdhetare nga është nisur Shkëlqesia Ismail Qemal Bej në veprimet e tij, e pranon këtë delegim pushteti dhe, me autorizimin përkatës të Fuqive të Mëdha, merr përsipër në emër të qeverisë që përfaqëson administrimin e Shqipërisë. Nënshkruar: “Ismail Qemali, Nadolny, Petroviç, Krajewski, Harry Lamb, Leoni, Petriaew.”

Shqiptarët e ndershëm, të hidhëruar e mirëkuptuan sakrificën e Ismail Qemalit. Me keqardhje ata e pranuan këtë akt. Ata shpresonin që largimi i Ismail Qemalit nga drejtimi i vendit, do të ishte i përkohshëm. Në telegramin dërguar Ismail Qemalit, më 23 janar 1914, patriotët elbasanas shprehen: “Me gjithë shpirt ju lutem të pritni urimet e nxehta të tonat për burrënijën e atdhetarien që dëftyet. Kjo therori me të vërtetë ju gjanë asaj burrënie që ngrite flamurin për të parën herë në Vlonë. Këto dy punë nuk ka me t’i harrue Shqipënia kurrë.”

Patriotët lushnjarë e shprehën keqardhjen e tyre për dorëheqjen e Ismail Qemalit, me telegramin e datës 23 janar 1914, në këtë mënyrë: “Lajmi i hidhur i largimit nga kryesia e Qeverisë Kombëtare të një atdhetari të madh si shkëlqesia juaj, që e ka bërë jetën fli për shpëtimin dhe pavarësinë e Shqipërisë, u prit me keqardhje të thellë nga ana e gjithë popullit. Gjesti i Shkëlqesisë S’uaj që synon bashkimin e kësaj copëze Shqipërie, ka bërë të dështojnë qëllimet djallëzore të disa keqdashësve të kombit, të cilët në të kaluarën e në të tashmen nuk i kanë kursyer tradhëtitë për ta bërë Shqipërinë viktimë të interesave të tyre personale të poshtra, është glorifikuar dhe nderuar prej të gjithëve. Është e plotë shpresa për ta parë në një kohë shumë të afërt Shkëlqesinë Tuaj përsëri në atë post të shenjtë dhe me shumë nderime ju puthim duart tuaja të ndershme.”

Bashkëpunëtori i tij besnik, Aqif pashë Elbasani, në telegramin dërguar Ismail Qemalit, shkruan se: “Gjesti atdhetar i Shkëlqesisë Suaj u shton një fletë lavdie shërbimeve të larta atdhetare të bëra nga ju. Meritoni nderime dhe me këtë rast adhuroj Shkëlqesinë tuaj.”

Ismail Qemali do ti shkruante gazetës franceze “Le Matin”, të martën e 3 shkurtit 1914, duke reaguar ndaj një shkrimi të botuar pak kohë më parë në gazetën italiane “La Tribuna” lidhur me dorëheqjen e tij: “Nëse u kërkova Fuqive të Mëdha që të lejojnë përfaqësuesit e tyre të marrin qeverinë e Shqipërisë deri në ardhjen e princit, kjo ishte vetëm për një qëllim thjesht patriotik dhe me miratimin e lartë të tyre.”

Ismail Qemali u largua nga Vlora dhe shkoi për të pushuar pak kohë në Nicë, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri në maj 1914. Prej andej ai ndiqte me kujdes ngjarjet në Shqipëri. Zhvillimet e mëpasshme në Shqipëri do t’i jepnin atij plotësisht të drejtë. Ai ishte zhgënjyer me zgjedhjen që bënë Fuqitë e Mëdha, në caktimin e një sovrani anonim. Kjo pasqyronte mungesën e vëmendjes së tyre ndaj Shqipërisë. “Në politikë, ajo që parashikohet nuk ndodh kurrë,” – thoshte Ismail Qemali. Por, ai paralajmëroi Princin Vidin, për pasojat e vendimeve të tij të gabuara.

Princi i ri u vendos në Shqipëri. Ai përzgjodhi si kryeqytet dhe si rezidencë mbretërore Durrësin, të cilin Ismail Qemali e shikonte si më pak të përshtatshmin. Ai vijoi me vendime të tjera të gabuara, të cilat do të përshpejtonin fundin e mbretërimit të tij të shkurtër. Akti i parë i tij, ende pa zbritur në tokën shqiptare, ishte ai i emërimit të Esad Pashë Toptanit, si ministër i Luftës dhe si gjeneral i parë i Shqipërisë. Madje ishte vetë Esadi ai që e priti në bregun e Durrësit, më 7 mars 1914. Gjithsesi, Ismail Qemali e përkrahu Princ Vidin, pavarësisht se e dallonte paaftësinë e tij.

Në intervistën e dhënë për gazetarin italian Arnaldo Cipolla, natën e 22 janarit duke u gdhirë 23 janari 1914, Ismail Qemali thotë se, çështja “Grebeneja” dhe dorëheqja e tij nuk kanë asnjë lidhje: “Ardhja e Princ Vidit,” – tha ai – “nënkupton domosdo se nuk do të ekzistojë asnjë qeveri e përkohshme shqiptare.” Ismail Qemali vijoi më tej duke u shprehur se: “Është një lloj manie që keni ju dhe kolegët tuaj për të përzier dy çështje që s’kanë të bëjnë me njëra-tjetrën: njëra që lidhet me komplotin e xhonturqve dhe tjetra me pezullimin e qeverisë. Jua përsëris se nuk ka absolutisht asgjë të përbashkët mes fantazive të xhonturqve, që nuk mund të ringjallen kurrë në Shqipëri, dhe dorëheqjes së qeverisë.”

Fjalët e Ismail Qemalit në përfundim të intervistës shpalosin gjendjen e tij shpirtërore, në çastet e largimit nga atdheu, ku ai sapo kishte krijuar shtetin modern shqiptar. Ai i shpjegon gazetarit arsyen e vërtetë pse po ikte: “Nevoja për pushim, jo arsye tjetër. Më besoni, jam tmerrësisht i lodhur! Përpiquni të mendoni se çfarë barre të madhe ka në shpinë qeveria e përkohshme, një qeveri e varfër dhe e keqtrajtuar, se çfarë pune ka bërë ajo për të mirën e vendit, që nga dita e paharruar kur u shpall pavarësia në atmosferën e dhimbshme të shkaktuar nga bllokada greke, e deri më sot. Ishim ne që e ushqyem atë flakë të parë e të ndrojtur të lirisë. Na e njihni këtë meritë, para se të përfundojë misioni ynë. 

Ismail Qemali thotë se, në ditët që i paraprin ardhjes së Princ Vidit, pozita e tij nuk ishte aspak e këndshme, dhe citon thënien proverbiale që përshkruante më së miri gjendjen e tij: “Proverbi juaj i krishterë nemo prophetia in patria (nuk ka profet, në vendin e vet) është më i vërtetë se kurrë në tokën tonë të dhimbshme. Por unë nuk jam lypsar në kërkim të bamirësve.”.

Në librin e tij “Ben Kendim”, i botuar në Londër në vitin 1924, ushtaraku, diplomati, punonjësi i shërbimit sekret dhe deputeti britanik Aubrey Herbert, rrëfen një histori tepër domethënëse për mendësinë e mbrapshtë të politikës shqiptare. Aubrey Herbert ishte mbrojtësi i çështjes shqiptare në skenën politike britanike. Pas qëndrimit në Vlorë dhe takimit me Ismail Qemalin, ai rrëfen edhe për takimet e zhvilluara me Dervish Himën dhe Esat Toptanin, në Tiranë, më shtator të vitit 1913, lidhur me të ardhmen e Shqipërisë:

“Dervish Hima, një burrë i madh, brutal, shërbyes i Esat Pashës, dhe mënyrë sjellje dhe fjalor si ajo e Turqve të Rinj.

Dervish Hima: “Le gouvernment d’ismail Kemal est maudit.” (Qeveria e Ismail Qemalit i ka ditët e numëruara dhe nuk zgjat shumë.)

Aubrey Herbert: “Ayez la bonted d’expliquer, je nouve en prie” (Kini mirësinë që të ma shpjegoni, ju lutem.)

Dervish Hima: “Il n’a pas fait une route. Il n’a pas donne abandomment a manger a douze mille refugees. Il faut avoir un nouveau gouvernement.” (Nuk ka ndërtuar rrugë. Nuk u ka dhënë për të ngrenë12 mijë refugjatëve. Na duhet një qeveri e re.)

Aubrey Herbert: “Nuk do ishte më mire që të përqendroheshit që të ushqenit refugjatët, dhe të mendonit për përmirësime sado të vogla por të domosdoshme, sesa merreni me konflikte politike?”

Biseda me Esat Pashën:

Esat Pasha erdhi në drekë. Folëm turqisht në fillim, por aty ishte një shqiptar që fliste në frëngjisht dhe na përktheu.

Esat Toptani: “Ismail Qemali është hajdut dhe njeri pa rrënjë. Ç’ka dua unë është që të mbroj Shqipërinë dhe të tërhiqem.”

Aubrey Herbert: “Ismail Qemali ka të njëjtin opinion për Shkëlqesinë tuaj. Vendi juaj do të ishte më i sigurt vetëm kur ju të dy të merreni vesh dhe jo të ziheni e përçaheni.”

Esat Toptani: “Diferenca midis meje dhe Ismail Qemalit është se unë jam i sinqertë, kurse ai jo. Unë mund të tregoj më shumë për të.”

Aubrey Herbert: “Një i huaj nuk mundet që të hyjë në këto çështje. Evropa njeh Ismail Qemalin më mirë sesa Shkëlqesinë tuaj, dhe ajo preferon dikë që njeh, me gabime, në vend të dikujt që nuk e njeh, i cili mundet po ashtu që të ketë gabime.”

Esat Toptani: “Shkova në Vjenë para disa muajsh ku më premtuan një Princ brenda 10 ditësh. Pastaj shkova në Romë me shpresën se kjo do të ratifikohej, dhe si përfundim kjo nuk ndodhi. Dyshoj se Ismail Qemali u ka thënë italianëve që do ishte më mirë të mos emërohej Princi, që të mos ketë asnjë vështirësi, që ai të veprojë lirisht. Besoj se Ismail Qemali, kërkon me çdo kusht të jetë virtualisht Princi i Shqipërisë, dhe një ditë kjo do të sanksionohet me ligj.”

Aubrey Herbert: “Për këtë kërkohet miratimi i Komisionit. Pa miratimin e tij, ky ligj nuk ka fuqi.”

Esat Toptani: “Komisioni dhe diskutimet do të zgjatin disa kohë, dhe ne fund do e pranohet (un fait accompli). Ju nuk i dini problemet që unë kam pasur nga thashathemet se dua të bëhem Princi i Shqiptarëve.”

Aubrey Herbert: “Po të isha unë në vendin tënd Shkëlqesi, nuk do shqetësohesha nga kjo, sepse ka gjëra të tjera më të këqija që thuhen për ju.”

Përkthyesi: “Faut-il le dire, si brutalement?” (Duhet që ta them në mënyrë kaq brutale?)

Aubrey Herbert: “Po. Situata aktuale, e pa stabilizuar, dhe mungesa e një dorë e fortë udhëheqëse përbëjnë rrezik, tanimë që edhe vendi është i pushtuar. Planet e Shkëlqesisë tuaj, mua, më duken sikur duan të rrisin këtë pasiguri, dhe duket sikur ju luani lojën e serbëve dhe të grekëve, të cilët kërkojnë që t’ju paraqesin juve në Evropë si një vend i pacivilizuar dhe i përçarë.”

Esat Toptani: “Unë mendoj që të mbledh burrat më të shquar. Pastaj do të thërrisja Asamblenë e Përgjithshme”. 

Aubrey Herbert: “Domethënë do të marrësh mandat nga i gjithë vendi?”

Esat Toptani (heziton): “Shqiptarët e Jugut kanë me pak rëndësi se provincat e tjera. Do ta bëja këtë nëse qeveria do të vendoset në Durrës.”.

Aubrey Herbert: “Sikur qeveria të vendoset në Durrës, mundet që opinioni i huaj të thotë se, kjo ndodhi se ju Esat Pasha dominoni Durrësin.”

Esat Toptani: “Nëse është ky problemi, atëherë le të shkojmë diku tjetër. Nuk dua të përplasem me Ismail Qemalin. Ai është fajtori. Unë besoj shumë tek mbështetja angleze.”

Aubrey Herbert: “Dhe Shqipëria do ta marr mbështetjen, vetëm atëherë, kur ju personalisht të mos krijoni trazira.”.

“Esat Toptani,” – rrëfen Aubrey Herbert në librin e tij “Ben Kendim”, – “pasi  kishte përvetësuar një sasi të konsiderueshme parash në Durrës, i dërgoi një ultimatum Ismail Qemalit në shtator 1913, që selia e Qeverisë të zhvendosej në Durrës. Dhe në këtë mënyrë edhe sasia e madhe e parave të ndahej midis tyre. Por kjo ishte diçka e papranueshme për Ismail Qemalin…”

Esat Toptani me akrabanë e tij dëshironin që të ruanin në Shqipërinë e re, privilegjet e vjetra.  Ata ishin me idenë “që gjithçka duhet të ndryshojë, që gjithçka të mbetet siç ishte”. Prandaj, ata nuk ju bashkuan kurrë Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë në rrugën e vështirë të bashkimit kombëtar.

Duket sikur situata politike e përshkruar më sipër është përsëritur herë pas here përgjatë historisë sonë kombëtare. Kultura e mbrapshtë politike, paaftësia proverbiale për t’u bashkuar si një trup i vetëm dhe paaftësia për të menduar strategjikisht, duke lenë mënjanë interesat e vogla personale për hir të interesit të madh kombëtar, i ka munguar shpesh  klasës sonë politike…

Historia që po sjellim më poshtë është metafora më e mirë për të ilustruar mendësinë e ndryshme që karakterizonte Ismail Qemal Vlorën dhe Esat Toptanin. Ajo është një histori që na vjen nga Solomoni, një nga sovranët më të shquar të Izraelit: “Dy gra që jetonin në të njëjtën shtëpi kishin lindur dy foshnje në distancë prej pak ditësh nga njeri tjetri. Për fat të keq një natë njëra prej foshnjave vdes. Nënat nuk po gjenin paqe, se kush prej tyre do ta mbante foshnjën që mbijetoi. Prandaj vendosën që ti nënshtroheshin gjykimit të mbretit. Solomoni urdhëroi që ti sillnin një shpatë që ta ndante fëmijën në mes, në mënyrë që secila prej tyre të mbante një pjesë. Nëna e vërtetë me lotët në sy lejoji që fëmijën ta mbante gruaja tjetër, me qëllimin e vetëm që ti shpëtonte atij jetën. Në këtë mënyrë iu çor maska gruas tjetër dhe nëna e vërtetë arriti që ta mbante përfundimisht fëmijën e saj…”

Ismail Qemali është kritikuar shpesh për aktin e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Shqipërisë. Një gjest ky i rrallë për udhëheqësit edhe sot, sepse është shumë e vështirë të heqësh dorë nga pushteti. Ndërthurja e egoizmit, megalomanisë dhe tiranisë e bëjnë shpesh këtë të pamundur për natyrën njerëzore. Prandaj dorëheqja e Ismail Qemalit duhet parë jo si dobësi, por si akti më sublim i atdhedashurisë. Ai nuk donte që të përfshihej në atë moment në një luftë pushteti me Esat Toptanin. Pasi kjo luftë e kombinuar me propagandën sllavo-greke, e cila i paraqiste shqiptarët si njerëz me bisht në sytë e opinionit publik evropian, do të ishte vdekjeprurëse për shtetin shqiptarë të porsalindur…

Gjithë liderët e mëdhenj në historinë botërore kanë siguruar arritje të mëdha për vendin e tyre, duke pasur fuqi të mjaftueshme ekonomike e ushtarake, tek e cila mbështeteshin. Ndërsa, Ismail Qemali arriti që të themelonte në Shqipërinë e varfër e të robëruar një shtet, pa pasur as forcën ekonomike as atë ushtarake. Bile i luftuar nga jashtë edhe nga brenda vendit. Por, pikërisht në këto detaje qëndron forca e lidershipit të Ismail Qemal Vlorës.

Në një fjalim të tij të tetorit 1913, Ismail Qemali do të deklaronte para popullit të Vlorës: “Mundet se që atëherë e gjer më sot qeveria nuk i bëri disa gjera që duheshin bërë, apo bëri ligsht disa të tjera; po të jeni të siguruar se punoi ashtu duke mos mundur të sillej ndryshe. Një punë me vleftë të madhe s’mund t’i mohohet qeverisë sonë, të mbajturit lart e flamurit të lirisë. Asht kjo një punë me rëndësi? Po s’ka dyshim! Veç kësaj duhet të vini re përpjekjet që bëri qeveria për të mos lanë të vobektin të vuajë…”

Duket se më këto pak rreshta Ismail Qemali, ka përmbledhur më së miri thelbin e trashëgimisë së qeverisjes së tij të shkurtër. Sepse nuk ka rëndësi se sa zgjat jeta e një njeriu. Rëndësi ka mënyra sesi ai i shpenzon vitet e jetës së tij, qofshin ato pak apo shumë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për udhëheqësinë. Nuk ka rëndësi se sa shumë vite qëndron një lider në pushtet. Më e rëndësishme për lidershipin është trashëgimia ideore e shpirtërore që ai lë pas. Të dish se kur është koha e duhur për të hequr dorë është pjesë vendimtare e udhëheqësisë.

Kryeministri i parë i Shqipërisë Ismail Qemali, kishte kuptuar një nga parimet kryesore të demokracisë: gjëja më e vështirë në sistemin demokratik nuk është të fitosh pushtetin, por të dish se kur duhet ta dorëzosh atë. Në shtator të vitit 1913, mbasi e kishte realizuar vizionin e tij për ta parë Shqipërinë të lirë dhe të mosvarme, Ismail Qemali do t’i deklaronte deputetit britanik Aubrey Herbert-it: “Unë jam një burrë i vjetër. Unë dua vetëm që atdheu i im të eci me këmbët e veta – dhe pastaj do të jap dorëheqjen. Jam i lodhur. Jam shumë i lodhur.” Aubrey Herbert ushqente simpati për Ismail Qemalin. Ai do të shkruante: “Plaku i shkretë mund t’ia ketë hedhur kujtdo dhe kurdo, por ai ka më shumë burrështetësi në një gisht sesa të gjithë të tjerët së bashku.”

Mënyra më e mirë për ta kuptuar një lider është tek fakti se si ai e përdor  pushtetin. Pena e Ismail Kadaresë e përshkruan kështu aktin e fundit të Ismail Qemalit: “Themeluesi, jo vetëm i dha lamtumirën gjithë asaj tradite që mund të quhej si tmerri i themeleve, por, si të mos mjaftonte kjo, kishte shkuar më tej. Bashkë me shtetin, e pak kohë pas krijimit të tij, ai kishte themeluar diçka që ndoshta ishte edhe më e vështirë se vetë shteti: dorëheqjen. Ai ishte Dorëheqësi i parë në këtë vend, e ndoshta në krejt gadishullin dramatik.”. 

Psikologia Tasha Eurich, në Harvard Business Review, shkruan se: “Kërkimet sugjerojnë se kur ne e shohim vetveten më qartë, ne kemi më tepër vetëbesim dhe kreativitet. Ne marrim vendime më të mira, ndërtojmë marrëdhënie më të forta, dhe komunikojmë më efektivisht. Jemi më pak të prirur që të gënjejmë, mashtrojmë, dhe vjedhim.”

Poeti i shquar vlonjat Fatos Arapi me finesë arrin që depërtojë në thellësinë e shpirtit të plakut fisnik, kur shkruan se: “Sa herë që i afrohem Ismail Qemalit në studimet e mia, ndjej si një dhimbje, si një brengë që e mundon kryetarin e parë të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë së Pavarur.” Poeti me ndjeshmërinë e tij të spikatur e kupton brengën e madhe të Ismail Qemalit, e cila lidhet me pamundësinë për të vijuar punën për realizimin plotësisht të vizionit të tij për bashkimin e përparimin kombëtar.

Ismail Qemali nuk do ta ndalte kurrë luftën për çështjen shqiptare dhe lirinë njerëzore. Motoja e tij ishte, “Mos u dorëzoni kurrë. Kurrë, kurrë, kurrë dhe asnjëherë.” Ai do ta vazhdonte betejën e tij deri ditën e fundit të jetës së tij, duke i përfshirë të gjithë patriotët në sfidën e madhe për ngritjen, bashkimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Në nëntorin e vitit 1917, Ismail Qemali do t’u drejtohej shqiptarëve me këto fjalë: “Nuk do të dyshoj asnjë minutë që të hyj në një luftë të re për të shpëtuar atdhenë tonë të dashur, kur jam i forcuar nga besimi dhe dashuria e bashkatdhetarëve të mij të dashurë dhe nuk dyshonj për fitim të plotë vetëm po të mund t’u gjejnë të gjithë bashkuarë duke lënë mënjanë kundërshtimet dhe grindjet…” Njeriu është mbi të gjitha një qenie shpirtërore. Koha dhe hapësira i bashkojnë shpirtrat njerëzorë, duke mundësuar kështu tejkalimin e sfidave të epokave të ndryshme, të cilat janë vendimtare për fatin e lirisë njerëzore. Providenca është fati. Fati kur i shërben një qëllimi sublim për nga vetë natyra.

Tipari më madhështor i njerëzve të mëdhenj, është aftësia për të lënë mënjanë interesin vetjakë për hir të së mirës publike. Ky ështe një tipar dallues i udhëheqësisë madhështore. Ismail Qemal Vlora është njëkohësisht themeluesi i Shqipërisë moderne dhe themeluesi i institucionit të dorëheqjes në Shqipëri.

Ismail Qemali krijoi diçka që nuk mund të zhbëhej më. Kundërshtarët e tij mund të krijonin çdo gjë tjetër, por kurrsesi të ndërtonin një Shqipëri të re. Shqipëria, krijesa e tij aq e dashur, tashmë qëndronte aty, si dëshmi e pamohueshme e lidershipit të tij virtuoz.

Megjithatë, trashëgimia sublime e Ismail Qemalit, nuk është kuptuar asnjëherë drejtë. Vdekatarët e zakonshëm shpesh harrojnë që pushteti nuk është qëllim në vetvete, por një mjet në shërbim të së mirës publike.

Politikanët tanë harrojnë një nga parimet bazë të udhëheqësisë. Lideri ka mbi vete jo vetëm përgjegjësinë  për të ditur se kur është personi i duhur për të udhëhequr, por edhe përgjegjësinë për të ditur se kur nuk është më personi i duhur për të udhëhequr…

* Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri).

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT