AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU,DY HERONJ TË KOSOVËS, TË LUFTËS TË 2 NËNTORIT 1989 NË KODËR TË DIELLIT NË PRISHTINË/
Shkruan: Tahir GJONBALAJ/
Njizët e pesë vjet më parë, më 2 nëntor 1989, uturima e mjeteve të blinduara dhe
e makinerisë së luftës bashkë me aradhen e bashkuar të milicisë speciale të shoqëruara edhe me helikopterë, kishin mësy’ e rrethuar në Kodren e Diellit në Prishtinë për t’i kapur ilegalët Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Pas një lufte të madhe ranë ashtu si bien trimat në fushën e nderit. Qëndresa e tyre jepte porosinë që kumbonte fuqishëm dhe tregonte qartë, se akti i trimërisë është vepra që ngre peshë zemrat e liridashësve deri në heroizëm të pashoq. E si mund të dorëzoheshin trimat, kur i priste beteja për ta mundur vdekjen, për të fituar lirinë e pavarësinë e Kosovës?
2 nëntori është treguesi më i mirë dhe amaneti që lanë Fahriu dhe Afrimi për të gjallët, për forcat ilegale të cilat vepronin kunder pushtuesit. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, mbyllën sytë duke e kryer obligimin kombëtar ashtu siç dinë vetëm pasardhësit e denjë të Oso Kukës , Mic Sokolit , Zhuj Selmanit , Jakup Ferit e Çel Shabanit, Vojo Kushit e Perlat Rexhepit, Isuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës , Rexhep Malës e Nuhi Berishës.
Heroizmi i rënies së Afrimit e Fahriut proklamonte fillimin e një epoke të re, zgjimin e krenarisë , identitetit , shpirtit kryengritës për Çlirim e Bashkim Kombëtar si domosdoshmëri e fuqizimit të përpjekjeve për organizimin cilësor të luftës sonë të pashmangshme çlirimtare, i cila rrënjët dhe forcën do e gjente në mobilizimin dhe organizimin e popullit të shumëvuajtur në luftë të armatosur.
Fahri Fazliu – Fatmiri u lind në vitin 1963 në Llaushë të Besianës (Podujevë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai gjendej aty ku fillonte liria dhe luftohej robëria, aty ku shpërfaqej bindshëm ideja dhe hidhej hapi për ta realizuar atë, aty ku gërshetohej teoria me praktikën për të fituar shpirt veprimi për çlirimin e trojeve të robëruara. Fahriu ishte palca e përpjekjeve për të krijuar dhe rivendosur lidhjet, për të hapur fronte pune për luftën, në aksion, në formën legale dhe ilegale.
Nuk janë të rastësishëm heronjtë tanë. Të tillë i patëm për së gjalli, të pavdekshëm u bënë me rënien e tyre. Të nevojshëm dhe të shquar i patëm për së gjalli, të bujshme dhe të ndritshme e lanë pas për ne veprën E TYRE madhështore. Të shtrenjtë ishin para rënies edhe më të shtrenjtë u bënë me rënien e tyre. Jeta e tyre është patriotizëm i kulluar, prandaj rënia e tyre është humbje e madhe.
Demonstratat e përgjithshme popullore të vitit 1981 Fahriun e gjetën në shkollën e mesme. Ai ishte pjesëmarrës aktiv i tyre ku u shqua për vendosmëri dhe guxim. Këto ngjarje do ta kalisin atë si patriot, atdhetar. Pas kryerjes së shkollës së mesme shkon në shërbim ushtarak ’81-’82. Gjatë kësaj periudhe ai iu nënshtrua presioneve e provokimeve nga më të ndryshmet, por nuk u thye për asnjë moment. Të gjitha këto provokime iu bënë vetëm pse Fahriu s’mund të gjunjëzohej përballë shtypjes dhe padrejtësive që iu bëheshin atij dhe bashkatdhetarëve të vet.
Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, Fahriu u lidh më tepër me hallet e popullit duke u bërë shembull i veprimit patriotik, atdhetar. Krahas punës ilegale, pasi u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore “Prishtina”, ai do të jetë i pari që urdhëresat do t’i shkruajë në gjuhën amtare, me çka u thoshte pushtuesve dhe veglave të tyre se gjuhë e këtij vendi është gjuha shqipe. Për qëndrim të këtillë i krijoj vetëvetes shumë problem, të cilat po i rrisnin përditë krenarinë kombëtare.
Fahriu, në vendin ku punonte, pati rast të takoj dhe t’i ndihmojë shumë nga ata që shkonin t’i vizitonin të afërmit e tyre nëpër kazamatet jugosllave. Nga fundi i vitit 1982, me qëllim të informimit të drejtë, të krijimit të lidhjeve dhe të frymëzimit të masave të gjëra popullore, vizitoj çdo krahinë që nga Ulqini e Tivari, Hoti e Gruda, Plavë e Guci, Dukagjin e Rrafsh të Kosovës, Gollak e Karadak, Preshevë e deri në Manastir, për të shkuar edhe ma larg krijojë lidhjet e veta dhe me diasporën e vjetër në Rumuni. Ai ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Ndërtimtarisë, ndërsa kishte dhe tre provime për të diplomuar Shkollën e Lartë të Komunikacionit në Zagreb.
Afrim Zhitia u lind më 14 shkurt 1965 në fshatin Llugë të Besianës. Ai pati një veprimtari kombëtare aktive. Në vitin 1984 u arrestua nga forcat pushtuese dhe u dënua me 4 vite burgim. Dënimi i Afrimit dhe i shumë veprimtarëve të tjerë edhe pse e goditi rëndë veprimtarinë ilegale të kohës, po nuk arriti ta shuaj atë. Përkundrazi, ajo u riorganizua përseri për ta vazhduar dhe me luftën kundër pushtuesit. Vitet në burg nuk e thyen Afrimin. Përkundrazi. ai u kalit dhe u përgadit më shumë që të vazhdoi bashkë me shokët e tijë luftën për clirim dhe bashkim kombëtar. Dalja e tij prej burgu ishte fitore e madhe për lëvizjen ilegale të kohës. Ishte një shtytje e madhe për shokët të cilët punonin pandërprerë në rrugën e lirisë.
Në valën e protestave, grevave, demonstratave ’88-’89, ata, të dy, ishin pjesëmarrës aktiv, ndër organizatorët e tyre. Në këtë kohë kur minatorët gjendeshin në zgafelle ata ishin në sallë, në mesin e studentëve e të profesorëve, të cilëve u jepnin zemër të qëndrojnë të paluhatur e të pathyer në kërkesat jetike, mëse të domosdoshme për popullin shqiptar. Thjeshtësia e tyre, largpamësia e vizionarëve dhe qëndrimi prej atdhetarësh sypatrembur, të gatshëm kurdoherë dhe në çdo kohë e situatë të jenë në ballë të furtunës dhe sakrificës – ishin komponentë që aq bukur gërshetoheshin në personalitetin e Afrimit dhe të Fahriut, duke dhënë efektet e tyre.
Në ngjarjet mars-maj 1989 ata i gjeje kudo: Ishin në Prishtinë, në Ferizaj, në Besianë, etj.
Vrasjet e shumta, plagosjet, arrestimet e keqtrajtimet do t’i pikëllojnë pa masë Afrimin e Fahriun, por nuk do t’i thyejnë asnjëherë ata, sepse ishin të bindur se populli shqiptar mund dhe do t’i detyrojë pushtuesit të tërhiqen përgjithmonë nga këto troje.
Pra, vetëm përpjekjet e lufta e pandërprerë me të gjitha mjetet, pasurimi i kësaj lufte me forma të reja e më të larta organizimi e drejtimi, janë garanci se mund të fitohet liria. Flaka e luftës për çlirim do t’i lidhë ngushtë edhe me Fadil Vatën, lidhje këto që do të këputen vetëm pas vdekjes. Afrimi e Fahriu dhe vdekjen e bënë së bashku, kurse Fadili do të vdesë pas disa muajsh.
Në tetor 1989 Fahriu me Afrimin do të konstatojnë: “Situata është eksplozive, mjafton një xixë që ajo të shpërthejë në tërë Kosovën”.
Veprimtaria e dendur e tyre organizative do të hetohet nga UDB, por edhe ata shumë shpejt e hetojnë përcjelljen që po u bëhej dhe si atdhetarë do të thoshin: “Të gjallë nuk biem në dorë të armikut”.
Më dy nëntor 1989, Afrimin sëbashku me Fahriun, i rrethojnë në banesën e babait të tij, banesa e Fazliajve në Prishtinë jo vetëm priste e përcillte veprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe ishte shndërruar në një nga bazat kryesore të luftës për liri. Të betuar njëherë se nuk bien të gjallë në dorë të armikut, kërcyen nga dritarja dhe tentuan ta çajnë rrethimin. Afrimi plagoset rëndë, kështu që të dy detyrohen të barrikadohen në Hyrjen e VI-të.
Nga ajo se si ishte përgatitur armiku dukej se bëhej luftë e përmasave të mëdha. Inspektore, milicë, ushtarë me armë më moderne dhe autoblindë luftonin kundër dy të rinjve me vetëm dy armë, por me dy zemra të guximshme trimash, të brumosura me patriotizmin revolucionar të popullit tonë dhe idealin e madh për lirinë e Kosovës. Nga ora 12 e 45 minuta deri në ora 19.00 të mbrëmjes nuk ndalen të shtënat. Shovinistët serbomëdhenj duke parë heroizmin e këtyre dy trimave, nuk mundën t’i pranonin vetes se ata ishin vetëm dy shqiptarë të rrethuar, prandaj me mjetet e informimit në TV e Radio gjatë tërë ditës manipulohej me numrin e të barrikaduarve: Thuhej se janë barrikaduar 6 pastaj 4, etj. Kjo luftë e pabarabartë përfundoi atëherë vetëm kur UDB-ja kriminale vuri në dispozicion të gjitha mjetet, madje përdori edhe helme kimike. Fahri Fazliu me një plumb në ballë edhe një në këmbë dhe Afrim Zhitia me shtatë plumba në trup dhe një në ballë ranë heroikisht në luftën e nderit, ranë që të fitojnë përjetësinë.
Afrimi dhe Fahriu janë simbol i qëndresës së pathyer.Ata e pranuan dialogun me pushtuesit vetëm me pushkë, sepse kjo është gjuha e vetme që e kuptojnë pushtuesit.
Sot, pas 25 vjetësh të rënies së heronjve kombëtarë të Kosovës, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, i kujtojmë e nderojmë për veprën e kontributet e tyre, pasi ata janë në themele e lartësi të shtetit sovran e të pavarur të Kosovës, që po synon antarësime e integrime në OKB, Bashkimin Europian e NATO, lufton të jetë një shtet euro-atlantik i zhvilluar në Ballkan, në Europë, në botën e kohën e sotme.
KUJTESË- Fahri Fazliu- një kreshnik i shqiptarisë
Një cerekshekulli më parë, pikërisht më 2 nëntor 1989, ranë heroikisht në Prishtinë në luftë me policinë serbe Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia./
Nga Skender Haliti/
Pas 11 marsit të vitit 1981 kur rinia studentore dhe masat e gjera popullore u hodhën në revoltë të hapur kundër politikave diskriminuese dhe ckombtarizuese serbe, Lëvizja Kombëtare për Clirim që në gjirin e saj tubonte formacione të ndryshme politike ilegale, shpeshherë pa kontakte të mirëfillta organizative mes veti për shkak të rethanave të vështira të veprimit në ilegalitet të thellë, gjithnjë e më tepër po e shqyrtonte mundësinë e organizimit të një qëndrese të armatosur kundër represionit policoro-ushtarak të Serbisë. Shumë organizata ilegale kishin filluar të mendonin edhe për armët që nuk gjindeshin leht, gjë që tregon se ideja e luftës së armatosur, ende në embrion, po rrekej të kalonte në një stadium tjetër. Një mundësi tjetër clirimi, duke e njohur natyrën dhe synimet historike të politikës serbe, nuk mund të merrej seriozisht në konsiderim, sepse një zgjidhje paqësore e konfliktit serbo-shqiptar, e provuar më herët pa sukses nga komunistët shqiptarë, ishte thjesht një iluzion politik në konstelacionet e atëhershme. Edhe sot kur statusi ndërkombëtar i kombit shqiptar ka ndryshuar esencialisht për të mirë, në Serbinë e dobësuar në cdo drejtim nuk ka ndryshuar asgjë në këtë pikë. Racizmi antishqiptar është ai që e njihnim dikur: tepër primitiv. Sigurisht në ato vite të flisje hapur për një rezistencë të armatosur në stil të gjerë jo vetëm ishte një punë me rrezik të madh nga ata që ishin në përgjim të farkatores historike tek shqiptarët, por edhe tek njerëzit e tu rrezikoje të quheshe një lloj don Kishoti, përfshirë këtu edhe skeptizicmin shpërfillës në qarqet ilegale. Kjo mundësi e dëbimit të Serbisë nga Kosova konsiderohej e parakohshme për shkak të konjunkturave ndërkombëtare që nuk e favorizonin ndryshimin e strategjisë së Lëvizjes tonë Kombëtare për Clirim. Dhe këto konjunktura për pesimistët që atëherë nuk ishin të pakët, ishin të përjetshme. Sidomos fakti që aleatja më e madhe e serbëve, Rusia sovjetike, ishte ende një faktor determinues i politikës botërore e bënte një shestim të tillë për shumë shqiptarë më tepër një dëshirë mendjelehtë sesa një mundësi reale. Megithatë këta skeptikë harronin dicka krejt të thjeshtë dhe nuk mund ta merrnin me mend se konjunktura ekzistuese, padyshim disfavorizuese për ide të tilla, mund të ndryshonin shumë shpejtë, madje edhe brenda një nate sic do të tregojë më së miri shembja e Murit të Berlinit saktësisht një javë pas rënjes se Fahriut dhe Afrimit. Sidoqoftë shembujt e qëndresës së armatosur nuk kanë munguar edhe në mesin e atyre që ishin të organizuar politikisht në ilegalitet dhe që i përmbaheshin relativisht në mënyrë të rreptë linjës së veprimit të politik pa iu përgjigjur dhunës shtetërore serbe me të njejtën monedhë. Qëndresa e armatosur e Tahir Mehajt në maj të vitit 1981 ishte një shenjë e qartë se shqiptarët nuk do ta duronin dhunën e shtetit jugosllav pa një reagim të vendosur, mirëpo ajo ishte, në anën tjetër, e një natyre tjetër, një instinkt spontan vetëmbrojtës shqiptar kundër sundimit të huaj që në rrjedhën e shekujve kurrë nuk ishte shuar ndër shqiptarë dhe kishte bërë që shqiptarët të mbeteshin shqiptarë. Rezistenca e armatosur e Bajram Bahtirit, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në vitin 1984, përfaqësuesit më promimentë të organizatave ilegale politike që vepronin atëbotë në Kosovë, tregonte ndërkaq se koha e një lufte të armatosur kundër pushtuesit nuk do të vononte shumë. Por në atë kohë ende ishte vështirë të jepej ndonjë parashikim se kurdo të fillonte dhe sesa e gjatë dhe e mundimshme do të ishte kjo luftë. Dhe cilët konkretisht do të ishin aleatët tanë, për të cilët nuk dyshonim se i kishim në Perëndim, edhepse sot nuk mungojnë segmente shoqërore që përpiqen të na bindin për të kundërtën.
Si shok i jetës ilegale i Fahri Fazliut mund të them pa hezitim se ai dhe Afrim Zhitia përfaqësonin atë fraksion në Lëvizjen Ilegale Shqiptare që cështjen e rezistencës së armatosur nuk e shihnin vetëm si një mundësi teorike në një të ardhme të papërcaktuar, por si dicka shumë praktike, për të cilën duhej menduar seriozisht dhe me urgjencë qysh tani, d.m.th. qysh në vitet 1980 deri në momentin e rënjes së tyre, kur themelet e rendit botëror që dolën nga Lufta e Dytë Botërore ishin tronditur dhe kur Muri i Berlinit pak më vonë sa hap e mbyll sytë po kthehej në një fantazmë të një kohe tjetër të frikshme të ndarjes së botës në blloqe armiqësore, kur Jugosllavia kishte hyrë në një fazë dekompozimi politik dhe shtetëror të përshpejtuar, cështja e ndeshjes finale me serbët më shumë se teori ishte kthyer në një cështje imediate praktike. Rënja e tyre pas një lufte burrnore me serbët e dëshmon më së miri këtë që them. Bashkë me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliu do duhej të konsiderohej njëri nga ushtarët e parë pararendës të UCK-së, e cila tashmë e kishte hedhur hijen e saj në Prishtinë. Gjashtë vite më vonë bashkëluftëtarët të mëvonshëm të armëve të Fahriut dhe Afrimit do ta arrinin me aksionet e tyre të armatosura edhe kryeqytetin e Kosovës dhe tre vite më vonë së bashku me NATO-n do të hynin si fitimtarë në kryeqendrën e dikurshme të organizimit ilegal.
Kush ishte Fahri Fazliu?
Fahri Fazliu lind më 24.02.1963 në Llaushë në një familje me tradita atdhetare. Ende pa shkuar në shkollë ai e kishte mësuar në oda faktet themelore të historisë së popullit të tij, në rrëfimet e të rriturëve që e kishin përjetuar dhunën dhe terrorin serb, i cili më shumë se në kudo tjetër i kishte gjurmët e tij ende të freskëta në këtë kraninë kufitare, në Llap. Jeta më vonë do t’ia bëjë një gjë mëse të qartë: liria kombëtare nuk do të bëhej realitet kurrë përderisa njerëzit nuk do të mendonin për të si për cështjen e bukës së përditshme. Të mendonin kështu dhe të ishin të gatshëm për sakrifica supreme.
Me këto mendime dhe qëndrime ai do të bëhet pastaj një protagonist i shquar i veprimit të pakompromis kundër pushtuesit serb. Shpejt do të kycet në strukturat ilegale dhe do të shquhet si një njeri tepër i vendosur. Spektri i veprimtarisë së tij ishte i gjerë. Nuk do të kishte asnjë lloj veprimi sado i rrezikshëm të ishte që ai nuk do ta ndermerrte, nëse shokët do t’ia ngarkonin. Shpërndarje traktesh, literature ilegale, ndihmonte shokët ilegalë dhe familjet e të burgosurëve politikë, etj. gjithë jeta e tij në thelb kishte vetëm atë përmbajtje që mishëronte rezistencën. Ai ishte një organizator me talent të madh, gjë që do të tregohej në demonstratat studentore dhe popullore ku ai ishte organizator dhe pjesëmarrës aktiv. Ishte një njeri jo vetëm i guximshëm, por edhe shumë i zgjuar dhe i palodhshëm. Që në momentin kur e njoha më ra në sy karakteri i tij i jashtëzakonshëm i arketipit të luftëtarit kombëtar, një lloj kreshniku modern që kishte zbritur nga eposi I lashtësisë shqiptare në realitetin tonë të trishtë të pushtimit për të na dhënë zemër, për të na thënë dhe treguar me shembullin e tij se robëria nuk është fat i përjetshëm për ata që nuk e pranojnë atë si fatalitet. Kjo ndjenjë më shoqëroi vazhdimisht saherë e takoja, saherë e shihja këtë gjigand të atdhetarisë. Si bashkëveprimtar politik të bënte të entuziazmoheshe dhe të besoje se edhe përkundër represionit të pashembullt shtetëror dhe peshës së rëndë të robërisë që po rritej nga dita në ditë agimi i lirisë nuk do të ishte i largët. Ai ishte ëndrrimtar dhe realist në të njejtën kohë. Ai e ëndrronte atë që do të vinte dhe megjthatë nuk mbetej brenda ëndrrës, por si realist që ishte luftonte atë që kishte përpara dhe që ishte barriera e madhe drejt të ardhmes pa prangat e robërisë. Fahri Fazliu e dinte dhe nuk trembej aspak faktit se liria rrugën e ka të shtruar me gjak. Ai ishte i gatshëm për të gjitha flijimet e mundshme. 2 nëntori i vitit 1989 e tregoi se ai i kishte hyrë luftës për clirim pas asnjë iluzion, pa asnjë lloj frike, me vendosmërinë e kreshnikëve të eposit që e bënin luftën me krajla në mënyrën e tyre që në shekuj u nderua si shkëlqim i racës sonë. Shpallja e tij hero i kombit nga ana e presidentes Jahjaga para disa vitesh është një nder që i bëhet atij që në jetë vërtet kishte qenë i tillë. Kështu ai nga një vdekatar i zakonshëm u shndërrua në një yll të përjetshëm që ndricon në qiellin e ndërgjegjes dhe kujtesës sonë kombëtare. Unë e kam ndjerë atëherë, në kohën e veprimit ilegal, dhe e kam ndjerë pastaj edhe më intenzivisht veten të privilegjuar që pata rastin të njihem me të, të veprojë për shumë vjet bashkë, të kujtoj pastaj gjatë gjithë këtyre viteve se pa njerëz të tillë si Fahri Fazliu kombi ynë do të ishte zhdukur prej kohësh në terrin e shekujve.
NJË MBUROJË E ZBULUAR NË APOLLONI-A MOS VALLË I PËRKET NJË PRIJSI APOLLONIAT, PJESMARRËS NË BETEJAT E ALEKSANDRIT TË MADH?
*NË 8153 COPA! 760 RRUGË PËR KONSERVIMIN E SAJ! PUNË NË MË SHUMË SE 20 VJET! KOSTOJA: MË TEPËR SE 10000000 LEKË! NJË PUNË MIDIS PASIONIT DHE KËMBËNGULJES PROFESIONALE!/
Shkruan: Frederik Stamati/
Viti 1983 i dhuroi Apollonisë një pasuri të rrallë arkeologjike: në tumat e fshatit Kryegjat arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mëndjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skëleti i shtrirë anash i të zotit të saj. Objekte të tjerë, të rrallë për nga forma dhe dekoracionet interesante gjindeshin përgjatë mbeturinave kockore të trupit të dikurshëm: një përkrenare e pa parë, po prej bronzi, një shpatë hekuri së bashku me gjurmat e këllëfit të zhdukur, katër enë prodhim vendas në qeramikë, sandale prej metali, thika, kruajtëse, etj, etj dhe gozhdat me të cilat ishin mbërthyer fort dërrasat e qivurit të madh. Thuajse të gjithë arkeologët e antikitetit shkuan nga dita në ditë për të parë zbulimin e rrallë. Kuriozitetin më të lartë e krijonte mburoja, forma e shkatarruar e së cilës lindëte diskutime jo pa hamendësi.
Unë shkova kur mburoja ishte nxjerrë nga toka, ishte transportuar dhe mbahej në ruajtje të sigurtë në magazinat e muzeumit. Ah, e sigurtë! Një pjesë e saj, rreth një e treta, në mos më shumë, ishte shembur së bashku me dheun nën të, duke u kthyer në thërrmija të vërteta! Por për hir të së vërtetës duhet thënë se edhe pjesa tjetër e saj, ajo që kishte shpëtuar nga shembja nuk ishte më mirë: vetëm një mori thërrmijash dhe diku më shumë, por të organizuara në një rrafsh, ku nuk merrej vesh thuajse asgjë. Tetëmijë e njëqint e pesdhjetë e tre copa!
Që në njohjen e parë lindi e vërteta për vështirësinë e ringritjes së saj. Konsulltat pa fund nuk ipnin zgjidhje. Një rebus? Nuk është asgjë! Isha si mbi det, ku lëkundesha nga tallazet e mendimeve të ndryshme. Jo me orë, as me ditë dhe as me javë, por me muaj të tërë kam qëndruar mbi coprat e mburojes për të gjetur lidhjet midis tyre dhe zhvillimin e motiveve zbukuruese, tashmë të prishura. Vëzhgoja gjithshka në stereomikroskop. Mundohesha të kapja edhe shenjën më të vogël që do të orientonte lidhjet. Pashë të gjithë relievet me mburoja dhe të gjitha statujat luftarake në muzeumet e Shqipërisë për të kuptuar të kaluarën e panjohur nga ne. Sot, kur e shikon të restauruar, është e lehtë të flasësh, por nuk duhet harruar se ajo ka njëzet vjet punë dërmuese të trupëzuar në vetvete.
Thanë që ta restauronin diku jashtë, si për më mirë, por askush nuk e mori përsipër. I mbeti laboratorit tonë. Përpunova dhe eksperimentova shtatëqint e gjashtëdhjetë rrugë dhe nga ato përzgjodha atë që do ta çonte punën deri në fund, duke dhënë garanci absolute. Absolutisht asnjë mëdyshje për ta “parë më konkretisht kur të vinte momenti”, gjithshka e parapërcaktuar dhe ashtu u veprua pa asnjë problem deri në fund.
E kam tepër të vështirë të paraqes në një shkrim gazete punën e kryer. Jo vetëm se ka qenë një rrëmujë e vërtetë. Ajo nuk kishte rend, por kryhej ashtu siç e ipte rasti, e fundit në fillim dhe anasjelltas dhe e gjitha e bashkalidhur për të dhënë të tërën. Prandaj po e shmang këtë pjesë që zorr se i intereson kujt dhe po mundohem te shkruaj nëpërmjet të konkluzioneve.
Pësëri e kam të vështirë. Ndoshta do të jetë e mira që ta fillojmë nga fundi, pra nga mburoja e restauruar dhe që aty të depërtojmë në njohjen e saj dhe në punën e bërë.
Fotot dhe skicat që shoqërojnë botimin do të na ndihmojnë në shtjellimin e temës. E shoh të domosdoshme edhe paraqitjen në skicë të prerjes tërthore. Është në shtatë nivele: 1-Meduza, prej bronzi, 2-fleta metalike e sipërme, po prej bronzi, 3- material i zi lidhës dhe mbushës, 4-dru, 5-përsëri material lidhës, 6-lëkurë, 7-elementë bronzi, që shërbenin për ta mbajtur si dhe gjatë ecjes. Diametri: 72 cm. Trashësia në qendër rreth 2,5 cm, anash rreth 4 mm. Lartësia e kurbaturës nga plani 11-13 cm.
Gjëja e parë dhe mbi të gjitha ishte përfytyrimi i saj në lashtësi. Këtu nuk po i ipnim “kon”. U konsulltova disa herë në Gjermani, në Hungari dhe në Greqi. Vetvetiu që literatura e pasur …
Krahas përpjekjeve për konceptimin e mburojes, u punua edhe për njohjen e materialeve me të cilat ishte ndërtuar. Të gjitha pjesët metalike u analizuan për përbërjen kimike, mineralogjike dhe kristaline në Institutin e fizikës bërthamore, në Institutin e gjeologjisë, në atë te Kërkimeve ushtarake dhe në Fakultetin e shkencave të natyrës. Rezultatet e pritura me padurim treguan mjeshtërinë e prodhimit. Teknologji tepër e lartë për kohën e atëhershme! Mjeshtra të një përvoje të përzgjedhur gjatë viteve! Bronzi kishte përbërjen të tillë në bakër dhe kallaj që lejonte goditje të forta me çekiç pa dëmtuar fletën metalike. Tjetër ishte përbërja e elementëve konstruktivë, pjesë të sistemit të mbajtjes dhe tjetër përbërja e gozhdave. Sikur të ishin sot!
Materiali i zi lidhës dhe mbushës u analizua në Institutin Mbretëror të Pasurive Artistike Kombëtare në Bruksel, institut me famë botërore dhe rezultoi të ishte një masë bituminoze me vaj gjysëm të thatë, ku ishte shtuar edhe rrëshirë pishe.
Po në këtë institut u kontrollua në se ka qenë e lyer me ndonjë bojë lëkura dhe rezultoi që jo. E bëmë këtë kontroll sepse në literaturë thuhet se herë-herë lëkura në pjesën e mbrapme të mburojes lyhej me bojë të kuqe. Në rastin tonë nuk u gjet asnjë element kimik, që të përdorej në lashtësi në formë komponimesh, e që jep ngjyrë të kuqe. Veçse në ka qenë e ngjyer me të kuqen e purpurit! Ajo kur shpëbëhet nuk lë asgjë për ta identifikuar. Kështu na mbetet që të pranojmë faktin. Lëkura e përdorur ka qenë lëkurë nga bagëtitë e trasha dhe pikërisht lëkurë kau.
Në Universite Paris-Sud, në Laboratorin e hidrologjisë izotopike dhe në Laboratorin e datimeve me karbon 14 në Saklei si dhe në Institutin e fizikës bërthamore në Tiranë u përcaktua mosha. Po, është e periudhës së Aleksandrit të Madh!
Dhe këtu na u ngrit mëndja!
Mburoja është e tipit maqedonas. Të gjithë ata që mendojnë se është ilire, gabohen. Gabohen sepse forma dhe ndërtimi janë krejtësisht të mburojes maqedonase te shekullit te katërt para Krishtit. Vërtet që rrathët koncentrikë i gjejmë edhe në monedha ilire, por ky huazim nuk është pasaportë për të kaluar kufijtë e kulturave. Në mes të mburojes është koka e Meduzës. Mitologjia e shpjegon në një formë shumë tërheqëse. Perseu, mbasi ja preu kokën, e futi në një thes dhe i a dhuroi Athinasë, e cila e vendosi në qendër të mburojës së saj. Dhe kudo që ta shohësh Athinanë me mburojë, gjithmonë do të dallosh kokën e Meduzës në qendër të mburojës. Me sa duket Athinaja e bëri këtë me që koka e Meduzës kishte vetinë që të kthente në gur çdo njeri që do ta shikonte. Aleksandri i Madh ishte shumë i dhënë mbas këtij miti dhe dha urdhër që të gjitha mburojat në ushtrinë e tij, të kishin në qendër të tyre kokën e Meduzës.
E me që jemi tek Medusa, po merremi pak edhe me Meduzën e mburojës tonë. Ajo është realizuar në një fletë metalike dhe kapej me pesë gozhda në bazamentin nën të. Motivet janë punuar me dalta tepër të holla dhe të vogla, 2 mm të trasha. Ja, këto dalta i kanë kaluar nëpër vrraga për të krijuar flokët në formë gjarpërijsh, vetullat, etj. Si nuk kanë përtuar! Gjuha ka qenë e ngjitur me kallaj. Sytë e bardhë janë prej guri gëlqeror në formën e cilindrave të hollë, që ngjiteshin me kushedi se çfarë në pjesën metalike. Zakonisht përdornin dyllra bimorë. Edhe Meduza erdhi copë në laborator, por në foto është mbas përfundimit të punimeve.
Fleta e sipërme e mburojes është një e vetme dhe e shtrirë me rrahje. Mirëpo një studim në laboratoret e “Strukturës së materies” në Fakultetin e shkencave natyrore na detyron të biem në mendime. Në qendër ka një brimë. Aty ajo ka pas qenë mbërthyer përkohësisht gjatë punës në negativin e formës të saj. Ky negativ duhet të ketë qenë prej materiali jo shumë të fortë. Nga mbrapa është gërvishur e gjithë skema e zbukurimit. Pastaj zbukurimi është realizuar me rrahje, duke i dhënë profilin e ullukut. Në shtatë vende metali është çarë. U gjetën shtatë arna të ngjitura me kallaj.
Dekoracioni është nga ata që gjinden rëndom në lashtësi: rrathë koncentrikë dhe themtha. Për organizimin e dekoracionit kanë pas përdorur koefiçentin tre. Ashtu punonin në lashtësi, me koefiçentë të një munuri të përzgjedhur. Po ta shikoni me kujdes do të vëreni se gjithshka është tre, ose shumëfishi. Tre rrathë koncentrikë, gjashtë grupe gjithsej, tre themtha, (themthat janë ato si gjysëm sfera), madje edhe hapja këndore në themtha dhe në rrathët kocentrikë është 120 gradë.
Pra, dekoracionet janë në reliev. Kjo do të thotë që mburoja nuk është luftarake. Ato luftaraket nuk janë me reliev, sepse do t’u ipnin më shumë mundësi shigjetave. Luftaraket ishin të lëmuara, në mënyrë që të rrëshqisnin shigjetat. Dekoracionet i pikturonin me bojë të kuqe. Dhe vërtet kërkuam, por nuk gjetëm asnjë shenjë ku mund të ishte ngulur ndonjë shigjetë.
Rezulton që mburoja të jetë ceremoniale. Ai që e ka patur këtë mburojë ka qenë një njeri i rëndësishëm në Apolloni! Dhe kjo na e fut më tepër mëndjen në labirinthet e kuriozitetit. Por këtë çështje do ta shtjellojmë në fund.
Dy kanë qenë format e mburojeve maqedonase në atë kohë: me buzë dhe pa buzë. Kjo e jona është pa buzë. Gjatë marshimit ato me buzë vareshin në sup, këto të tjerat kishin nga mbrapa rrypin me lëkurë ku futej krahu dhe një spango paksa të lëvizëshme që kapej në grusht, e tërhiqej për ta tendosur. Spangoja kalonte nëpër tetë udhëzues, katër prej të cilëve në rastin tonë kanë në palmeta tipin e zbukurimeve më të arrira në atë shekull. Njëra u gjet e thyer dhe me mungesa. Nuk u gjet edhe njëri nga të katërt udhëzuesit e tjerë në formë rrethi. Kishte rënë kushedi se kur dhe ishte zëvendësuar me një të një lloji tjetër, por jo të panjohur në ato kohëra. Kuptohet se një mburojë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm, sepse duheshin disa mjeshtëri. Ato prodhoheshin në punishte të specializuara dhe kjo është edhe një nga arsyet përse elementë të ndryshëm janë të njësuar.
Pjesa më e qëndrueshme e mburojës ishte ajo e brendëshmja, prej druri, ku montoheshin të gjithë elementët e tjerë përbërës të saj. Nuk e gjetëm, ishte zhdukur gjatë kohës së qëdrimit në tokë. Me këtë pjesë fillonte puna. Në anën e prapme ngjitej lëkura me materialin e zi bituminoz. Pastaj mbërtheheshin me gozhda elementët udhëzues për spangon dhe rrypi prej lëkure ku futej krahu. Në qendër ka patur gjithmonë një kuti prej argjendi, në të cilën futej ndonjë lutje për luftëtarin. Pra, ishte si punë hajmalie. Kjo pjesë nuk është gjetur, veçse në fletën prej metali duken gjurmat e ngjitjes me kallaj të një kutije katrore me brinjë rreth 5 cm.
Pastaj i vinte rradha montimit të fletës së sipërme. Edhe ajo pozicionohej me ndihmën e masës bituminoze, që luante edhe rolin e mbushësit për ulluqet e dekoracioneve, që ata të mos shtypeshin. Kjo fletë mbërthehej anash me 98 gozhda prej bakri, të gjitha të përthyera në të njëjtin drejtim. Së fundmi buza e mburojes qarkohej me një fashetë bronzi në formën e germës U, që e lidhte përfundimisht.
Tani, mbasi e përshkruam, po themi edhe disa pak fjalë për punën që mori vite të tëra, e që u shtri në periudhën kohore nga 1983, e deri në 2011, por jo pa ndërprerje. Realisht mori pak më tepër se njëzet!
Restaurimi i saj ishte një shartim i idesë dhe faktit. Edhe e kundërta: fakti drejt idesë. Është e vështirë t’i ndash. Për njëzet vjet ata kryqëzoheshin me njëri tjetrin në një rrjetë imagjinatash. Idetë qëndrojnë në ajër. Vite të tëra imazhi i saj qëndronte përpara syve, në hapësirë, në një lëvizje të papërcaktuar. Luhatje në mendime dhe imazhe! Dhe këto duhej të thëthiteshin nga rrëmuja e materialit, ose materiali të gjente vend në ide dhe imazh. Ka qenë e vështirë, tepër e vështirë! Kushedi se sa herë kjo lojë e papërcaktuar u përzie edhe me mjekun e urgjencës nga rritja e tensionit… Ndoshta, pa shumë filozofi, mund të thomi se me kohë u formua një si forcë centripetale që bashkoi imagjinatën me faktin. Aty filloi edhe puna konkrete, që zgjati aq shumë.
Gjithshka u pastrua nga papasteritë dhe mineralet e korrozionit deri në atë siperfaqe ku këto produkte korrozioni formonin atë që quhet patinë fisnike, një shtresë minerale sa më pranë asaj origjinale. Është si të thuash një harmoni midis ruajtjes dhe prishjes, midis asaj që ka mbetur dhe tendencës së transformimit natyror drejt niveleve më të ulta energjitike. Sot, të gjithë muzeumet e botës e kanë kthyer në postulatë këtë ekuilibër të brishtë. Ai nuk mund të mbahet vetë, do ta detyrosh. Do ta detyrosh nëpërmjet të reaksioneve kimike dhe pasivizimit të transformimeve. Nuk është e lehtë, jo vetëm nga rrethanat që krijohen si rrjedhojë e “plakjes” në tokë. Kimikatet që përdoren për këtë punë janë helme dhe njëkohësisht kancerogjenë. Do mendosh jo vetëm për objektin, por edhe për kokën. Të tilla ndërhyrje janë bërë në këtë mburojë. Vitet e kaluara gjatë qëndrimit në laborator dhe fakti që nuk u çfaq asnjë problem qëndrueshmërie vërtetuan se qëllimi ishte arritur. Mirëpo çështja nuk mbyllet me kaq. Do të duhet të mendosh edhe për personelin e muzeumit që do ta marri nëpër duar dhe për vizitorët. Edhe këto janë marrë parasysh. Qëndron më ndryshe puna e pasivizimit të disa reaksioneve kimike. Transformimet në tokë janë të tilla që krijojnë disa lloje mineralesh të qëndrueshëm në vetvete, por që kthehen në pluhur kur lagështia në mjedis është e lartë. Kësaj pune nuk ka se çfarë t’i bëjë laboratori, ajo krijohet në vitrinë, apo në sallat e muzeut nëpërmjet të ushqyerjes me ajër të kondicionuar, me kondicionerë jo nga ata që përdoren nëpër shtëpi, por profesionalë. Por puna është se muzeumet e Shqipërisën janë të pa paisur me teknologjinë e përshtatshme, kështu që rreziku i riprishjes mbetet “mbas derës”.
Më kujtohet se ka qenë tepër e vështirë, por jo problematike, lëvizja në bllok e fragmenteve deri në thërrime, sa nga një suport në një tjetër, pa ndryshuar asgjë nga pzicioni i gjetjes fillestare, përmbysja, organizimi i të tërës, pozicionimi, imprenjimi me lëndë forcuese.
U ndërtua një bazament sektori sferik, (po i bie shkurt, sepse ai ishte mjaft i komplikuar), mbi të cilin u “transferua me rregull” e gjithë moria e çrregullsisë së fargmenteve. Aty, për vite të tëra mburoja u formua në pozitivin e saj, që ka formën e saçit. Pastaj erdhi momenti më emocional, kur u shkëput me ngritje nga bazamenti. Mrekulli! E plotë, pa asnjë dëmtim! Që njëzetë e ca vjet më parë ishte parashikuar ky çast kaq delikat! Kishim dëshirë që në vend të drurit të munguar të formonim një strukturë të njëjtë në formë, por që të ishte e tejdukshme, në mënyrë që të ipte një strukturë hapsinore, ku të dallohej qartë ajo çfarë kishte mbetur dhe mënyra se si ishte ndërtuar mburoja. Por sado që kërkuam nëpër Evropë një material të tillë plastik, fillimisht të lëngshëm, e që pastaj të ngurtësohej, nuk e gjetëm dot. Kështu që u detyruam të përdornim rezinë poliester, në të cilën u trupëzuan shtresa prej tekstili xhami. Në këtë moment futa në masën akoma të pa forcuar të materialit plastik një pllakë prej bakri, në të cilën kam shkruar me gërvishje me dorën time një mesazh për restauruesit e vitit 2311, si dhe një foto. Mora të gjitha masat që ato të qëndrojnë të paprishura gjatë tre shekujve të ardhshëm. Kështu, pllaka prej bakri është amalgamuar me zhivë dhe pastaj është veshur me një shtresë argjendi dhe mbi të një shtresë ari. Që të mos lidhet me rrëshirën sintetike e dyllosa me dyll mikrokristalin në të nxehtë. Edhe fotoja gjithashtu. Gjatë punës u mendua edhe për ndonjë ndërhyrje të papritur. Për këtë arsye të gjithë elementët e mburojës nuk u lidhën pazgjidhshmërisht me rrëshirën: ata mund të smontohen lehtësisht.
Më në fund u bë edhe integrimi në ngjyrë i masës plastike, e cila e lënë në një nivel paksa më të ulët dallon realen nga e shtuara. Mbetej edhe tre ditë punë, gjthsej edhe tre ditë nga njëzet e ca vjet! Do të përurohej Muzeu i Apollonisë. U thashë të gjithë atyre që merreshin me përgatitjet që të mos e merrnin mburojën: ajo le të ekspozohej më vonë. Një ditë të shtunë e morën fshehurazi dhe e çuan në Apolloni, ku qëndron e ekspozuar si saç televizori në një vitrinë krejtësisht të papërshtatshme dhe jashtë projektit konservues, të llogaritur që në fillim.
Më kot kërkova nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që ta kthente disa ditë në Tiranë mburojën, aq sa për të mbyllur punimet. Ndërsa ministria pyeste ata që nuk kanë punuar kurrë me të në se kanë përfunduar apo jo punimet! Sidoqoftë mburoja i bëri ndonja dy xhiro andej nga Italia dhe Kosova…
Kam patur rastin që të prezantoj punën në vazhdim e sipër në aktivitet të ndryshme, sidomos në ato të organizuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Kurioziteti në sallë ka vazhduar me biseda edhe më vonë në “coffee break”. E gjithë vëmendja përqëndrohej në kapërcimin e problemeve pa fund. E kuptoja se ishte më tepër nga një shkollë. Gjithashtu ka patur raste kur këtë mburojë e kanë vizituar në punë e sipër studiues në rang botëror nga shtete të ndryshme të Evropës. Mbas shpjegimit kam ndëgjuar pak fjalë: “Puuu! Frederik, kjo është çmenduri!” Ndërsa ndonjë nga kolegët e punës: “E mor, sikur çfarë ke bërë! Shumë e ke zgjatur!”
Mirë, tani le të kthehemi tek dy pyetjet më kurioze: kush ka qenë mbajtësi i saj dhe në se mund të lidhet me Aleksandrin e Madh.
Dihet që Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast edhe apolloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit zorr se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elementë kockorë tipikë të Lindjes. Por ka edhe dëshmi të tjera. Fatkeqësisht shumë objekte të këtij varri u vodhën në vitin 1992 dhe sot nuk i “thërrasim” dot në diskutim. (Shpesh herë kam menduar me keqardhje se pse nuk i mora në laborator të gjithë ato objekte që përbënin inventarin e varrit). Do të thoni se nga Lindja mund t’i ketë sjellë dhe tregëtia? Po, por është e vështirë të grumbullohen në një varr të gjithë ato lloj armësh që përbënin arsenalin e luftëtarit të asaj kohe dhe që mund të kenë preiardhje nga tokat përtej kufijve të Maqedonisë së atëhershme. Vite më parë, kur ndodhesha për një specializim në Muzeun numizmatik të Athinës, drejtori i atij muzeu, që ishte veçanërisht i interesuar për objektet metalike që u gjetën nga ushtarët dhe zboristët në atë varrin e pasur pranë Bellshit, më tregoi disa botime të ilustruar me foto, ku pashë forma krejtësisht të njëjta me ato të objekteve të Bellshit, që i pata restauruar dikur. Ai më shpjegoi se enët metalike që shihja në foto ishin nga Lindja dhe se Aleksandri i Madh i lejonte ushtarët e tij që të përvetësonin të gjithë plaçkën e gjetur në qytetet e pushtuara dhe kur nuk kishte aq plaçkë për të grabitur, ai u ipte si shpërblim ushtarëve materiale nga thesari i tij.
Armatimi i gjetur në varrin “e mburojës” është armatimi bazë, por gjithsesi jo i plotë i ushtarit të falangave. Kallçitë përshembull mungojnë. Pse? Nuk e thomi dot. Pra i varrosuri nuk ka qenë hoplit, por falangist. Me falangat e Aleksandrit të Madh duhet të ketë luftuar ai! Fantazinë dhe gjykimin na e shtyn më tej mburoja. Ajo, siç edhe e thamë më lart, është ceremoniale dhe jo luftarake. A mund ta konsiderojmë në mënyrë figurative si gradë, apo shpërblim? Pra ky ka qenë një njeri i rëndësishëm, ndoshta një prijës që ka komanduar ushtarët apolloniatë. Në mbyllje po thomi se ishte edhe i pasur. Veç të tjerave këtë e dëshmojnë sandalet metalike, që mund t’i mbanin vetëm të pasurit. Lëre pastaj objektet e tjerë aq të rrallë dhe cilësorë!
Akoma edhe diçka: a u varros thjeshtë dhe pa lënë asnjë shenjë përkujtimore, përshmembull një stelë? Këtë nuk e dimë, por në fund të murit të dhomës së vogël anësore të kishës së Apollonisë, pikërisht mbi themel, shihet një bllok i madh prej guri, në të cilin është gdhendur një mburojë e tipit pa buzë, një përkrenare dhe një shpatë. Të treja këto janë prishur më vonë, duke u goditur me daltë. Në muret e kishës dhe të manastirit dallohen dhjetra gurë me motive të marrë në rrënojat e Apollonisë. Guri me mburojën e gdhendur në të, në mos qoftë stela e varrit të “prijësit” tonë, na bën zë që në të ardhmen të zbulohet në Apolloni edhe një e dytë!
# # #
Ky është objekti më i vështirë që është restauruar, apo më mirë, konservuar, ndonjëherë në Shqipëri. Një punë e shtrirë në më shumë se njëzet vjet! Më tepër se dhjetë milionë lekë, në se do të bazoheshim në koston e së sotmes! A ja vlejti e gjitha kjo? Mburojen sot e ka jo vetëm Shqipërija, por e gjithë bota! Po mua, çfarë më mbeti nga i gjithë ky stërmundim? Mua? Asgjë!
NE KERKIM TE NJE KOSTUMI PER HALLOWEEN
Arti dhe kostumet e Halloween në Historinë e Kohëve Moderne/
Nga Rafael Floqi/Michigan/
Sot, kam bërë pazar të minutës fundit për të gjetur një kostum për vajzën time tre vjeçare. Si unë po shtyhesha përmes rreshtave rreshtave të boas gëzof rozë dhe maskave maces me xixa Kitty dhe kostumit te saj prej pirateje mendoja në lidhje me idenë sesi Halloweeni na ofron mundësinë për të trokitje e lehtë në atë kafshën e vogël krijuese brenda nesh.
Dhënë, disa prej nesh e kapërcejnë këtë mundësi duke gjetur kostumin e gatshëm, te prodhuar në masë superhero, ose heroina ,. sepse unë kam qenë shumë i zënë për të qepur një kostum si ai i vajzës sime 10 vjeçare me teme pokemonash, apo këtij viti tw krijuar falë përfytyrimit të gruas sime të një pipi çorapegjata moderne, edhe pse personazhi është kaq klasik tani si atëherë kur qe një personazh i vajze çamarroke të rinisë sonë.
Në përgjithësi, Halloween-i na fton për të gjetur artistin brenda nesh . Për Halloween, ne kemi mundësi për t’u treguar njerëzve se çfarë ne jemi të aftë për të krijuar. Pasi unë i dorëzova arkëtares dollarët dola para shkëlqimit të njohur fluoreshent të dyqaneve plot kuti të mëdha, dhe pyeta veten, si kemi ardhur ne si amerikanë në këtë vend, gjer tek koncepti Halloween-i. Cila është historia prapa kostumeve të Halloween-it, dhe çfarë bën historia sa të themi se kush jemi sot?
Kur u ktheva në shtëpi, i hyra historisë së Halloween- it. Sipas këtij artikullit të National Geographic, origjina Halloween datojnë më shumë se 2.000 vjet. Në atë që ne e konsiderojmë më 1 nëntor kur popujt keltë të Evropës festonin Dita e tyre të Vitit të Ri, të quajtur Samhain (SAH-win). On Samhain eve, ajo që ne e dimë si Halloween-të dehur për të ecur nëpër Tokë si ata udhëtonin për jetën e përtejme. Perritë , demonët dhe krijesa të tjera janë gjithashtu te importuara nga popujt e tjerë.
Keltët shpesh veshin gëzofë të kafshëve për ngatërruar shpirtrat, ndoshta për të mos u pushtuar syresh, sipas Qendrës amerikane Folklife në Bibliotekën e Kongresit amerikan. “Festivali përkonte me përfundimin e të korrave dhe kur kafshët ishin shëndoshur. Është thënë se fshehja brenda lëkurave të bagëtive dhe të kafshëve të therura në këtë kohë, kur ishin veshur ritualisht gjatë festimeve që ka gjasa te lidhen sërish me besimet pagane madje edhe më herët.
Shkrimtarët e lashtë romake vinin në dukje se fiset në atë vend , ku tani ndodhet Gjermania dhe Franca zhvillonin ceremoni të tërbuara, ku vishnin kokat dhe lëkurët e gjitarëve të egër, si kostume të lidhur me shpirtrat e kafshëve. Duke veshur maska ,ose duke nxirë fytyrat e tyre, keltët mendohet të kenë imituar gjithashtu edhe paraardhësit e tyre të vdekur.
Nata e Samhain ishte një festë e te vdekurve, një herë për çdo vit kur shpirtrat besohet se ecnin në mesin e të gjallëve. Ritualet e hershme nuk janë të njohura në detaje, por në shekujt e fundit, familjet vazhdojnë të vënë edhe ushqime të përcaktuara edhe lenë vende shtesë në tavolinë për paraardhësit e tyre, gjatë Samhain. Samhain ishte gjithashtu një natë kur njerëzit të veshur me kostume për të ngatërruar të keqen, thotë Bettina Arnold e Qendrës për Studime kelte në Universitetin e Wisconsin-Milwaukee.
Në Samhain, kufiri mes të gjallëve dhe të vdekurve ishte zhdukur, dhe kështu ishte kufiri në mes të gjinive. Të rinjtë meshkuj do të visheshin si vajza dhe anasjelltas, duke shënuar një ndarje e përkohshme të ndarjeve normale sociale.
Kjo është një formë të hershme të trick-or-treat- it. Keltët e veshur me kostume si shpirtrat besohet të kenë shkuar nga shtëpia në shtëpi të angazhohen në veprime të trashanike në këmbim për ushqimit dhe pijeje, një praktikë e frymëzuar ndoshta nga një porosi më të hershme për të lënë ushqimin dhe pijen jashtë si ofertat për qenie mbinatyrore. Por cili është ndikimi Kristian në Halloween?
Samhain më vonë është transformuar po ashtu si klerikët e krishterë që kooptuan festat pagane. Në shekullin e shtatë Papa Boniface IV dekretoi 1 Nëntorin si “Ditën ose të gjithë Shenjtërve ‘gjithë shenjtorëve, në ditën para se natës Samhain qw vazhdoi të respektohej me zjarre, kostume, dhe parada, edhe pse nën një emër të ri : All Hallows’ Eve—më vonë “Halloween.” “.
Por si mbërriti Halloween në Amerikë?
Ishin emigrantët evropianë që e sollën Halloween në Shtetet e Bashkuara, dhe festimi me të vërtetë u erdhi tok me avulloret në vitet 1800, kur imigracioni irlandezo-amerikane, shpërtheu. Unë kam qenë i befasuar kur mësova se si nisën festat me maska në Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin shumë më të zakonshme njëqind vjet më parë, kur njerëzit visheshin jo vetëm për Halloween, por edhe për disa festa të tjera, duke përfshirë edhe ditën e Shën Valentinit dhe të Vitit të Ri, sipas Lesley Bannatyne, autore e librit të ardhshëm “Kombi i Halloween-it. Prapa skenave të natës të frikshme te Amerikës. “
Nga 1930, kostume Halloween lëvizen përtej qenieve tradicionale frikshme mbinatyrore. Njerëzit gjithashtu filluan të veshur me kostume të bazuar në karaktere në masmedia si filma, letërsi, dhe radio. Në këtë kohë, kostumet e Halloweenit filluan të prodhohen në masë dhe shiten në dyqane.
Sot, ne shohim një shumëllojshmëri e kostumesh Halloween-i. Kostume historike e frikshme janë ende rreth, por dhe te ëmblat, karakteret e fantazisë si princesha, engjëjt dhe janë të njohura veçanërisht në mesin e vajzave të vogla. Superheronjtw, politikanë, çifte të koordinuara, kostume të zgjuara apo qesharake dhe kostume seksi kanë zgjeruar kategoritë e njohur. Kulturën pop dhe ngjarjet aktuale të ushtrojë një ndikim të madh mbi kostume moderne Halloweenit,
Gjatë zgjedhjeve presidenciale, ka pasur një kulm në kostume e tanishme ngjarjeve që lidhen. Këtë vit, kostume tradicionale do qeverisjen e ditës, sipas një Federata Kombëtare Shitje me pakicë (NRF) sondazh. Më shumë se pesë milionë e të rriturve amerikanë kanë në plan të marr pjesë në maskaradë te veshur si magjistare Halloween.
Çfarë ndryshimi ka ne zgjedhjet tona te kostumeve të festës të Halloweenit në krahasim me amerikanët e hershëm? Ashtu si ata, ne qëndrojmë idesë se Halloween është një ditë për të kapërcyer kufijtë. Për ta, Samhain ishte një ditë në të cilën hiqej veli. Kjo ishte një kohë kur botët mes të vdekurve dhe të gjallëve bashkoheshin. Kufijtë mes gjinive janë fshiheshin, si edhe, përzierja ishte një pjesë e kësaj feste. Ai ishte gjithashtu një ditë për rrengje dhe paudhësira.
Sot, shumë prej nesh nuk e mendojnë apo kuptojnë pse ne bëjmë atë që bëjmë për Halloween (edhe pse disa ende i njohin praktikat e lashta dhe të respektojë Samhain). Shumë prej nesh kanë humbur kontaktin me kuptimet e lashtë dhe kanë harruar ose lidhjen me të, ose mohojnë ekzistencën e botës së shpirtrave.
Halloween, atëherë, është bërë, një nga festat me të mëdha, ditën e parafundit të vitit për gaz dhe hare. Ne të vërtetë nuk e di se pse ne duam të jemi me të lirshëm dhe të veshin veshjet që s’ përputhen me veshjen tonë të përditshme. Kjo është një ditë kur të gjithë mund të ndjehen të lirë për të shprehur plotësisht vetveten me anë të rrobave. Për Halloween, ne mund të jemi diçka apo dikush.
Tradita ligësi-marrje ka kryer gjatë nga kohët e vjetra, si edhe. Makina dhe njerëzit janë nxitur për Halloween, kuti postare janë shkatërruar , sa shtëpi janë djegur në Detroit dhe disa prej nesh pinë më shumë se ne zakonisht .
Edhe pse nuk është një tërësi shumë të kuptimit të bashkangjitur në ditën moderne Halloween, kjo është një ditë e vitit në të cilin ne djegur kujtime të ndritshme. Fëmijët tanë kujtojnë vetëm në lidhje me çdo kostum Halloween ç’kanë ngrënë ndonjëherë. Ne kujtojmë karamele mirë. Ne kujtojmë herë humorin me miqtë tanë dhe familjen. Këto kujtime të mira janë kuptimi i mirëfilltë i Halloween.
Halloween është gjithashtu festë e rëndësishme sepse ajo frymëzon shumë prej nesh pwr një jetë e artistike. Kërkojnë një marrëveshje më të madhe të krijimtarisë, dhe vënë së bashku kostumet të cilat nuk janë të para-paketuar na kërkon që ne të angazhohemi me ndjenjën tonë të estetikë. Anembanë vendit, gara kostumeve i shtyn njerëzit të mendojnë me shumë dhe të shkojnë sa më larg modës. Sot, Halloween ka humbur vlerën e tij shpirtërore, por ka fituar rëndësi si një ditë të vetë-shprehjes së lirë, krijimtarisë dhe argëtimit. Shumë prej nesh nuk i takojnë një kulture të vetme. Ne jemi pjesë e një shoqërie individualiste. Individualizmi ynë është shpallur në shumëllojshmërinë e kostumeve që ne veshim në Halloween, në krahasim me një qasje më të unifikuar, të kostumeve të Samhain në kohët e vjetra. Ne mund të shpërblehemi me lavdërim (dhe nganjëherë me shpërblime) për konceptet unike te kostumeve. Ndërsa kostumet e Samhain, kishin për qëllim të fshihnin identitetin e individit, kostumet e Halloween janë të dizajnuara shpesh për të nxjerrë në pah dhe për të sjellë vëmendje tek aspektet unike apo talentet artistike të identitetit individual.
ISA BOLETINI,SIMBOL I QËNDRESËS ANTISERBE
Shkruan:Eugen SHEHU/
Unë e kërkova Is Boletinin,në fshatin e tij të lindjes në Boletin.Zëri im jehoi majëmaleve ,i fortë.Unë thërisja,jehonës së zërit tim,iu përgjigjën gurët e Sokolicës.Tek shpirti i ftohtë i tyre jehonte troku i kalit të Isës.Mu përgjigjën dallgët e bardha të Ibrit,në rreptësinë e tyre jetonte ajo vrazhdësi emblematike e Isës kur bëhej fjalë për armiqtë tanë shekullorë,shkijet.Mu përgjigjën me një zë gati ledhatues pyjet me qar e blinë.Brenda fëshfërimës së tyre ishte ajo dashuri madhore e Isës për tokën tonë që e lindi dhe e rriti.
Isa lindi në Boletin në mesin e janarit të vitit 1864.Lindi në ate kullë të cilat pas shumë vitesh do të futeshin në legjendat shqiptare.Ishte vetëm njëmbëdhjet vjeç kur i vrasin të jatin,Ademin i cili kish luftuar me armë në dorë,për vite me rradhë kundra ushtrisë të Mehmet Reshit Pashës i cili kishte ardhur në Kosovë si “dorë e fortë” e Sulltanit.Trupi i drejtë dhe i gjatë i Isës njëmbëdhjet vjeçar,u mbështet paskëtej në gjoks të vëllait më të madh të Ahmetit i cili anipse vetëm tri vjet më i madh do të ndikonte së tepërmi në karakterin e vëllaut.Duhet thënë se Rexhep Pasha,i cili sundoi pas Mehmet Reshit Pashës, ia kish ndjerë zërin fort larg për trimëri bijëve të Adem Boletinit.Në një rast ai e provoi sidomos trimërinë gati legjendare të Ahmetit dhe pas kësaj ai do ta linte krejt Boletinin të kalonte në rrjedhën e qetë të jetës së vet.Por marëdhënie të tilla me malësorët shqiptarë nuk do të shiheshin me sy të mirë në Stamboll.Kësisoj,me dekret të veçantë,Sulltani e dërgon Rexhep Pashën,gjysëm të internuar në Tripoli (Libi),ndërsa nis drejt viseve të Kosovës ekspeditë ndëshkimore. Kështu në vjeshtën e vitit 1892,pas disa jave luftimesh të paprera,kullat në Boletin u mbuluan prej flakëve.Porta e lartë donte të shkrumbonte krejt këtë ndjenjë atdhetarie duke u vënë zjarrin gurëve e drurëve.Po Shqipëria,Kosova e Dibra kishin zënë vend në dashurinë e madhe të bijëve të Boletinit.Ajo nuk do të fikej askurrë,ajo vetëm do të rritej e rritej ashtu siç rritej shtrati i Ibrit në mars,prej dëborërave që vinin nga Bajgora e Llapit. Në pranverën e vitit 1894,një pushkë i ze pusi Ahmet Boletinit.Ate çka s’mundën ta bënin turqit e jeniçerët me topa,u përpoqën ta bëjnë me tradhëti.Dora vrastare qëllon mbi gjoksin e burrit i cili kish qenë shembull qëndrese në Boletinin e ashpër.Tregojnë pas kësaj,se me të marë lajmin e vrasjes së vëllaut të madh,Isa rrëmben pushkën dhe shkon drejt e në fshatin Zhazhë ku u vra tradhëtisht Ahmeti.Brenda pak orëve ai merr gjakun e vëllait dhe në varrin e tij ai betohet se do të luftojë deri në frymën e fundit ndaj Portës së Lartë dhe shqiptarëve të mjerë që me veprime i shkojnë pas asaj.Pikërisht në këto momente,i rrethuar prej armiqve dhe pabesive,Isa Bolentini nuk mund të japi vetvehten.Ai fillon ti ringrejë nga e para kullat në Boletin,merr pjesë në kuvende miqësh dhe porta e tij rri e çelur për çdo dashamirës.Në vitin 1897,ate e viziton në kullën e tij pranë Sokolicës,gazetari gjerman Karl Estrajher i cili më pas në librin e tij me përshtypje udhëtimi,do ta krahasonte Isën me Gec fon Berlihingen,udhëheqësin e lavdishëm të revoltave të fshatarëve gjerman,shekuj më parë.Duke e vizatuar mjeshtërisht karakterin e Isës,Estrajer thotë ;
“Këtu lart,në bregun e Sokolicës,përballë armiqve të tij,Isai na e çeli zemrën.Është mërzitur nga kjo ndjekje që po i bëjnë dhe dëshironte të jetonte i qetë në rrethin e familjes,në shtëpinë e vet,dhe jo në dyshime të përhershme,në pusi të ngrehura… E ka kundërshtuar qeverinë dhe tani rron i kërcënuar nga të katër anët prej saj,prej armiqve,ndërsa vet është i rrethuar nga një grusht shokësh besnik,vetëm nga tridhjetë vetë,që mund ta lënë kokën për të”.
Fundi i shekullit të kaluar,veçanërisht vitet pas Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,kishin sjellë ndryshime në vetëdijen nacionale të Shqiptarëve.Kishin filluar gati në të gjitha vilajetet të shkonin disa libra shqip që,ndonëse të paktë,ngjallnin shpresa për një rilindje kombëtare. Këta libra ishin si ato zogjtë e shkurtit që çajnë qiejt e dimrit për të lajmëruar pranverën që vjen sipër krahëve të tyre. Gjithsesi kësaj ndjenje në zgjim të shqiptarëve,Perandoria Osmane iu përgjigj me një valë ekspeditash të rrepta ku shtëpia edhe mund të digjej nëse gjendej në te ndonjë kartë e shkruar në gjuhën shqipe.Në këto kushte atdhetari Haxhi Zeka u vu në krye të Lidhjes së Pejës, e quajtur ndrushe “Besa – Besë”.Përpos të tjerave,ky kuvend burrash vendosi që nëse një krahinë ose fshat i Kosovës sulmohej prej forcave qeveritare,krejt Kosova do të ngritej për ti bërë ballë valës shkatërimtare osmane.Për zonën e Drenicës,Bajgorës e Llapit,Isa Boletini dha besën se do të ishte së bashku me trimat e kësaj treve,ushtari besnik i Lidhjes së Pejës.Dhe sprova më e madhe ishte arrestimi i mikut të tij të ngushtë dhe një prej udhëheqësve të Lidhjes së Pejës,Aqif Pazarit. Me të marrë vesh se ky u arestua dhe u dërgua në Stamboll,Isa Bolentini jep kushtrimin ndër miq e shokë brenda tri ditësh niset për në Pazarin e Ri. Është interesant të mendosh se ai u nis prej kullave të tij,në krye të 500 kalorësve,ndërsa kur mbëriti në Pazarin e Ri,telegramet e Shemsi Pashës drejtuar Stambollit,bëjnë fjalë për 10 mijë burra të gatshëm për të luftuar e vdekur nën urdhërat e Isa Boletinit.Me të arritur në Pazarin e Ri,Isai organizon disa trupa dhe pa hedhur shumë pushkë merr në dorë qytetin duke lajmëruar Shemsi Pashën që brenda dy tri ditëve,Aqif Pazarin e duan të lirohet prej burgut.Regjimentet turke të Shemsi Pashës u vunë përballë një revolte që priste të shpërthente nga çasti në çast.Ky lum i madh trimash prej mijëra vetësh,kuptohet se kishte brenda gjoksit të tij,më tepër se merakun për jetën e një njeriu.Pikërisht këtë kuptuan pashallarët e Stambollit që ulën kryet me turp dhe lanë të lirë mikun e ngushtë të Isa Boletinit.
E ndërsa Shemsi Pasha,nuk le gurë pa lëvizur për të shtënë në dorë Isain,ky i fundit i rrethuar prej një grushti trimash,shkon shpesh në Mitrovicë dhe enkas del rrugëve si për t’iu kujtuar regjimenteve osmane se ky vend është shqiptar dhe këta janë gjallë,e s’mund të frigohen prej askërkujt.Edhe pse Turqia dhe Rusia e fillimshekullit vinin pas një lufte të gjatë me njera tjetrën,ato përsëri nuk do t’i rreshtenin pazaret në kuriz të tokave shqiptare.Një ndër këto pazare është padyshim,dërgimi i konsullit rus në Mitrovicë,me dekret të Portës së Lartë.Lajmi për këtë ra si rrufe në atdhetarët shqiptarë të cilët parashihnin një kujdes të madh të qeverisë osmane për elementët serb në Mitrovicë.Kështu në ditët e para të gushtit 1902,ndërsa ish hapur lajmi se në qytet do të vinte konsulli rus, zbret Isa Bolentini në qytet me ate hapin e madh e vështrimin krenar,me kuburen e qëndisur me serm dhe vështrimin prej shqiponje. Me të marr vesh për zymtinë e bashkëkombasve të vet,energjik siç ishte,krejt i qetë dhe i vendosur ai thërret tellallin dhe diçka i shpjegon në pazar.Ky pas kësaj,nën tingujt monoton të goditjes së daulles thërret me zë të lartë ; “Asht urdhër i prerë i Isa Boletinit.Kena lidh nji besë e duhet me iu përmbajtë asaj.Kush bën konak për konsullin e Rusisë,në hotel,në shtëpi e kudo qoftë,ta dij fort mirë se neseret i del tymi !”.
Mund të tinullojë edhe si humor por me të dëgjuar tellallin,një hotelxhi i mjerë që pati strehuar konsullin rus,duke mos ditur as të komunikojë me të,vrapon në dhomë,i merr bagazhet dhe ja nxjerr jasht në rrugë.Më pas aty vinë disa autoritete të divizionit osman dhe i shpjegojnë gjithshka konsullit që habitej.Pastaj këto autoritete e marrin mikun e ardhur prej moske dhe duke e shoqëruar me dhjetra vetë e strehojnë në një gazermë të sigurtë për ta nisur të nesërmen me tren për në Shkup. Sipas gazetës “Zastava” datë 20 mars 1903,lidhur me këtë “incindent” të rëndë mësohet që Isa Bolentini të ketë thënë ; “Kjo është thjesht çështje politike.Shqiptarët nuk mund të pajtohen që në zemër të atdheut të tyre,ku nuk ka asnjë rus,të durojnë votrën e sllavizmit”.
E ndërsa shqiptarët kishin filluar të mbureshin me emrin e Isa Boletinit,të tjerë, ata që shihnin tek ai mitin e rezistencës shqiptare nuk mund të pranonin kësisoj realitetin..Vetë Cari i Rusisë i kërkon Sulltanit që pas asaj që ndodhi në Mitrovicë ku duhet të bëjë çështë e mundur që Isa Boletini të largohet prej andej qoftë edhe për pak kohë që të vihet në vend nderi i Perandorisë së Lindjes.Disa biseda me Shemsi Pashën nuk mund të ndryshpjnë asgjë në rrjedhën e jetës së Isa Boletinit. Madje në një rast,kur Shemsi Pasha i kujtoi shpërblimet e mëdha që i ofronte Porta e Lartë , biri i Boletinit iu përgjigj se as gjyshi e as babai i tij por as ai e nip e stërnipërit e Boletinit,nuk do të vraponin pas kockave,por vetëm pas Shqipërisë.Sultani,duke parrë reputacionin në rritje të Isa Boletinit mendon ta mbaje me të mirë ate pasi çdo lloj lufte që mund ti hapte e parashihte të humbur.Bile ai nuk vonon edhe ta ftoje në Stamboll duke i premtuar se do të jetë në shtëpinë e tij dhe do të bisedojë shtruar për fatin e Shqipërisë.Mjeshtër i këtyre makinacioneve politike,Sulltani dërgon deri në kullën e Isait në Boletin,dy njerëzit e tij që sidoqoftë ishin edhe në miqësi të ngushtë me familjen e Isës. Këta ishin Adem Nikshiqi dhe Sulejman Begçegiçi të cilët kishin në zotërim pasuri të mëdha në Turqi dhe Kosovë.Ata gjithashtu i dhanë besën trimit të Boletinit se jeta e tij ishte e siguruar dhe pos të mirave për Kosovën asgjë nuk kish për të ndodhur.Ky i fundit,i prerë si gjithmonë në gjykimet dhe fjalët e veta,mbasi i pret miqtë me gjitha të mirat i thotë se mund të shkojë në Stamboll nëse në Mitrovicë,Shemsi Pasha rri urtë me shqiptarët dhe këtu nuk shkel asnjë këmbë, konsulli sllav të huaj. Sulltani pranon kushtet e Isës dhe ky i shoqëruar nga një grusht trimash niset për në Stamboll i përcjellë prej qindra bashkë atdhetarëve që ndërsa ndaheshin e porosisnin të kujdesej për vehten e të kthehej sa ma parë në Boletin.E vërteta është se në Stamboll,biri i Boletinit, fillimisht pritet me nderime e respekte të veçanta.Atij i sigurohen kushte të mira jetese madje i jepet një shumë mujore edhe për shpenzime të tjera që mund të përdoreshin për pritjen e miqve. Por qëllimi i vërtetë i vizitës,ai i një bashkëbisedimi lidhur me problemet e Kosovës nën Perandorinë e Osmane,nuk u arrit asnjëherë. Madje miqësia midis Sulltanit dhe Isa Boletinit erdhi duke u ftohur ngase padyshim ata mbronin të dy aspiratat e qëllimeve të kundërta. E thënë troç,këta të dy kishin shumë pak gjëra që i bashkonin dhe një mal të tjera,që jo vetëm i ndanin por nga çasti në çast mund t’i hidhnin në krahët e luftës.Sidoqoftë,Isa Boletini gjatë kësaj periudhe ka mbajtur një qëndrim disi miqësor ndaj Portës së Lartë.Por ai,ashtu si atdhetarë të tjerë shqiptarë,parashihnin tek qëndrimi i tyre,i butë ndaj Perandorisë një lloj ekulibri të domosdoshëm që i kërkonte në çdo kohë rreziku prej bishës serbosllave.Ndaj edhe Isa Boletini,intuitivisht e kuptonte se marëdhëniet e tij me Portën e Lartë nuk do të mund të kishin një përfundim të gëzuar,por sidoqoftë këto mardhënie nuk do të hidheshin poshtë asnjëherë duke u zbuluar nga të dy krahët.Anipse koha e qëndrimit të tij në Stamboll ishte e gjatë,reputacioni i birit të Boletinit askurrë s’u përfol.Ishin qindra shqiptarë që shkonin në shtëpinë e tij,bisedonin e qanin hallet e Kosovës dhe merrnin zemër prej burrit të paepur e plot shpresa.Por edhe propaganda s’mund ta linte në periferi këtë trim të mbyllur prej Sulltanit në Stamboll.”Shkruajnë nga Shqipëria e sipërme se shqiptarët janë mjaft të turbulluar që s’u kthye kryetari i tyre,Isa Boletini,nga Stambolli.Kanë frikë se mos çohet syrgjyn në Anadoll e nuk kthehet më kurrë në atdheun e vet”.(“Le Temps” e Parisit, më 25 dhjetor 1902 ).
Duke parë se durimi i Isa Boletinit po mbarohej,me urdhër të Sulltanit,atij iu propozua të merrte titullin Pasha.Biri i Boletinit duke e kuptuar fort mirë “nderin” që po i bëhej nuk e pranon këtë titull por përkundrazi,i bën me dije njerëzit e oborrit se ai do të largohet sa ma shpejtë për në atdheun e vet.Madje,në një moment nervozizmi,kur i dërguari i Sulltanit,Tahsim Pasha po i thoshte se do të shohim punën e kthimit në Shqipëri,Boletini i tha prerë ;”Sote dy javë me kini në stacion trenit. Ose i hypi trenit i gjallë ose më zvarrisni të vdekur në Stamboll !”.Duke njohur karakterin e tij,pas disa ditësh,njerëz të oborit erdhën dhe i thanë se mund të largohej pasi kish urdhëruar mbi këtë çështje edhe Sulltani. Lajmi u hap si rrufe dhe ende pa shkelur këmba e tij në Mitrovicë,qindra shqiptarë u grumbulluan aty.Thirjet majëkrahi gjëmuan në Llap e Bajgorë,në Gjakovë e Vuçitërn duke dashur që gëzimi të ndahet në çdo vatër të Kosovës.
Po Ibri ? Ah Ibri,që vuan dhimbje edhe sot, edhe ai i përplasur i ka valët nëpër gurrë e shkrepa duke iu gëzuar kthimit të birit të Boletinit por edhe burrit të Shqipërisë.
“Vitin 1907,Isai e shkoi në qytetin e Mitrovicës duke u marrë me disa ngatërresa të vogla midis qeverisë dhe popullit… ose mosmarrjen rekrutëve që ishin të thirrur të shkonin në ushtri,të rinj që ishin pa ndihmes të tjerë në shtëpi dhe ishin mbledhur përdhunisht nga zyrat e rekrutimit.Kjo e rekrutëve bëri shumë bujë.Prindërit e të afërmit e tyre erdhën në Boletin dhe ju lutën Isait t’ua shpëtonte djemt.Ai hyri në zyrën e rekrutimit dhe u bind se qenë mbledhur djem të varfur,ligje e pa ligje,për të mushur si bedelë numërin e bijve të të pasurve dhe të bejlerëve.Ata i nxori nga zyra dhe i ktheu në shtëpi”.(S.Lucrasi,”Jetëshkrimi i shkurtër i Isa Boletinit,Rilindja 1972,Prishtin,fq 57
Më pas trimin dhe të mençurin Isa Boletinin,do ta shohim jo vetëm si pjesmarës por edhe si burrë që i dëgjohet fjala,në kuvendin e korrikut,në Ferizaj më 1908..Ishte koha kur shqiptarët fillimisht e përkrahën vendosmërisht lëvizjen e Turqve të Rinj.Por më pas,ata e kuptuan se nëse faktor të tij,nuk shfrytëzohen për interessa kombëtare,asgjë s’do të buzëqeshe në fatin e Shqipërisë. Isa Boletini,duke njohur nga afër sëmundjen e Perandorisë,duke ndjekur zhvillimet e falë miqsisë me Ismail Qemalin do të mund të krijonte një barazpeshë në qëndrimet e tij si udhëheqës popullor,ndaj Portës së Lartë.Në kuvendin e Ferizajit,korrik 1908,trimi i Boletinit,së bashku me Bajram Currin,Sulejman Batushën,Idriz Seferin,Ramadan Zaskocin,Musa Miftarin e dhjetra burra të tjerë lidhën besën për të luftuar deri në fund kundra çdokujt “që donin me coptue Shqypninë !” .
Pos të tjerave në këtë kuvend historik u nënshkrua prej trimave shqiptarë një besë e cila kërkonte të ndalohej hakmarrja për gjashtë muaj dhe të luftohej pa dallim si kundër armiqve të huaj, ashtu edhe kundër tradhëtarëve të vendit.Por në të njejtën kohë,firma e Isa Boletinit është edhe në telegramin e datës 21 korrik 1908 që Kuvendi i Ferizajit i dërgoi Sulltan Hamitit, e në të cilën pos të tjerave i kërkohej këtij të fundit të vendosë regjimin kushtetues.Lidhur me këtë telegram,në kujtimet e tij,plaku Ismail Temali shkruan : “Ky telegram në mendjen e Sulltanit mbeti një mbresë me të të madhe se vetë protesta e Fuqive të Mëdha”.(“Rilindja” – Prishtinë,19 janar 1971 ).
Duke qenë ndër ideatorët dhe mbështetësit kryesorë të kuvendit të Ferizajit i cili me sa duket kërkonte të konkuronte të ardhmen e pavarur kosovare,Isa Boletini tanimë viret në shënjestër edhe të turqve të rinj.Ata e dënojnë me vdekje dhe janë vetë gazetarët e Beogradit që e deklarojnë hapur këtë.Por plumbi s’mund ta zinte kurrë trimin e maleve që mbante kurdoherë në shpirt vizionin e një Shqipërie të pavarur.E nisur në kuvendin e Ferizajit,besa shqiptare për ndalimin e gjakmarjes po kthehej në një besë potenciale për të bashkuar gjokset dhe armët kundër armikut.Kjo tek e mbramja shuante shpresat e Portës së Lartë për qetsi në Shqipëri.Madje jo vetëm kaq,por fjalën e Haki Pashës në këshillin ministror,xhonturqit reaguan hapur dhe egërsisht.Vetë Haki Pasha Sedrazemi tha ;”Rreziku më i madh i Turqisë,nga gjithë kombet që jetojnë nën perandorinë tonë, janë shqiptarët.
Po fara ishte hedhur.Në shpërthim të çeljes së saj nuk ishte kujdesi i pakët i një kopshtari por aspirata e një populli të tërë,i cili duke parandjerë zgjimin e vet bashkoi mendjet dhe zemrat për të flakur tej një sundim.Beteja e Grykës së Caralevës,do të ishte një provë tjetër e besnikërisë së Isa Boletinit ndaj idealit madhor të lirisë së vendit të vet.Kështu në prillin e vitit 1910,kur sapo kishte nisur kryengritja e kosovës,Mahmut Shefqet Pasha,në krye të dhjetë mijë turqve vjen në Shqipëri.Tashmë për çdo Pashë të ardhur në Kosovë,ishte e qartë si pika e lotit që s’mund të bëjë kompromis me Isa Boletinin.Mahmut Shefqet Pasha,u kish deklaruar deputetëve të Stambollit se Isa Boletinin do ta sillte të lidhur tek Ura e Gallatës (Stamboll).Duke ditur vendqëndrimin e trimit shqiptar,pashai urdhëroi të kalonin forcat më të mëdha në Grykën e Caralevës dhe vetë, në krye të shtabit madhor drejtoi luftimet në këtë zonë.Beteja në Carralevë zgjati pak më tepër se dy javë.Ajo ishte e egër dhe në mjaft vende u zhvillua trup me trup.Mbase nuk duhet harruar se në disa çaste kritike,Isa Boletini ndërsa priste ndihma u tradhëtua prej Rustem Kabashit.Por edhe në këto çaste kaq të vështira,burri i Boletinit nuk u trondit aspak.Ai dijti të udhëheqe formacionet e luftëtarëve popullorë nën një strategji që e kish bazën tek mençuria shekullore shqiptare.Kjo u duk sidomos në fshehjen e trupave dhe të qëllimeve gjatë goditjes me artileri të Mahmut Pashës e mandej në goditjet e befta e plot sukses të trimave të kosovës.Ndërkaq këmbëngulja e shtabit ushtarak për mos ta lënë grykën e Caralevës,ishte mjaft e madhe.Pikërisht në këtë front dërgoheshin trupa të freskëta dhe me gjithë humbjet e mëdha Mahmut Pasha nuk rreshte së hedhuri në sulm kontigjente të armatosura ushtarësh.Gazeta “Cetinjski Vjesnik” e atyre ditëve,e analizonte gjërësisht situatën në Grykën e Caralevës dhe duke u ndalur në vetitë e Isa Boletinit shkruante ; “Kundër kryengritësve shqiptarë,Porta u detyrua të dërgonte forca të reja,më të mirat e Perandorisë.Komandant supremi i Ushtrisë Turke ishte emëruar Mahmut Shefqet Pasha.Ai deklaronte se shpirti i tërë kryengritjes ishte Isa Boletini,dhe se vetëm kur të mposhtet ai,situata mund të jetë në duart e turqve.Taman për këtë arsye ushtria turke u vërsul si e marrë në Grykën e Caralevës.Nën kushtrimin e Isa Boletinit së shpejti në Caralevë u tubuan 15-20 mijë kryengritës…”.
E vërteta është se pas disa ditë luftimesh,kryengritësit shqiptarë u detyruan të tërhiqen nga Carraleva e megjithatë,për nga trimëria e tyre,për nga betejat ku mbetën të vrarë me qindra ushtarë e oficerë turq,Carraleva do të shërbente si nji gurë prove i qëndresës madhore shqiptare.Kjo grykë do të hynte në këngë së bashku me legjendën e gjallë Isa Boletinin.Vitet që rrodhën më pas e gjejnë Isain në ballë të përpjekjeve popullore për pavarsi të Shqipërisë.Djegja e shtëpive,përndjekja e egër që Porta i bëri Isës,e detyroi këtë të largohet prej vendlindjes e të vendoset në Mal të Zi.Autoritetet sllavo-malazeze,u përpoqën disa herë ta marrin me të mirë trimin e Boletinit,ata nuk harruan ti premtojnë çifligje e tituj,vetëm e vetëm për ta vënë në shërbim të tyre.I mençur prej natyre,Isa Boletini i pat kuptuar qëllimet e tyre të kahershme por zakonisht përgjigjet i jepte të prera,pa lejuar komente mbi to.Nënteksti ishte i qartë : jeta e tij ishte vetëm në shërbim të Kosovës.
Ai ka filluar tashmë të mbajë lidhje të ngushta me Ismail Qemalin,Bajram Currin,Hasan Prishtinën dhe Hasan Ferrin.Më tepër se lidhje miqësh,këto ishin lidhje trimash që parashihnin se vetëm duke qenë të bashkuar,si një trup i vetëm,do të mund t’i bënin ballë sundimit osman si edhe lakmive shovene të fqinjëve sllav.Një e tillë,ku u lidh besa për t’u ngritur në luftë krejt Kosova me gjith Shqipërinë,ishte kuvendi i Junikut.Në te muarrën pjesë ; Isa Boletini,Hasan Prishtina,Hasan Ferri,Xhemal Begu,Qerim Begolli,Niman Bala,Ibrahim Bajaraktari,Idriz Zeqo,Ibrahim Hoxha, Bajaram Mani,Bajram Curri,Sadri Azemi, etj.Tani në Besëlidhjen e Junikut merrnin pjesë pothuajse udhëheqës të kryengritjes popullore nga krejt trevat verilindore të Shqipërisë.Juniku u pasua me një veprimtari të ethshme mbarëkombëtare.Forcat kryengritëse të udhëhequra prej Isa Boletinit zhvilluan disa luftime në Prishtinë,Llap,Podujevë dhe Karadak të Gjilanit.Kudo,uragani i revoltës popullore shqiptare,mirrte përpara batalione e regjimente osmane të cilët duhet thënë se po parashihnin fundin e tyre pa lavdi.Gjithashtu falë organizimit ushtarak të Isa Boletinit e Bajram Currit,me 14 gusht 1912 edhe qyteti i Shkupit (kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës) ra në duart e kryengritësve.Me datën 15 gusht,Idriz Seferi,Isa Boletini e Bajram Curri e dhjetra udhëheqës të tjerë,në krye të 3000 burrave të armatosur hynë triumfalisht në Shkup përmes një hareje të pazakontë.Me radhë pas Shkupit,pothuaj krejt trevat shqiptare të Kosovës u gjendën edhe përmes rrëmujës të krijuar prej paktit ballkanik por edhe nën ndikimin e një shprese që po lindëte.
Midis aleancës ballkanike dhe Turqisë,prijësit popullorë shqiptarë zgjodhën luftën e armatosur për pavarsinë e trojeve etnike shqiptare.Mdje ata nuk nguruan të deklarojnë hapur qëllimin e tyre madhorë. Kështu me 14 tetor 1912,patriotët Nexhip Draga,Sali Gjuka dhe Bedri Pejani,në një telegram që u dërgonin Fuqive të Mëdha,shpreheshin qartë se shqiptarët kishin rrëmbyer armët jo për të përforcuar pushtetin e Turqisë në ballkan,por për tu dalë zot trojeve shqiptare.Mbase nuk duhet haruar se pikërisht në këto momente,janë dy-tri përpjekje të autoriteteve të larta serbe të cilat duan të kompromentojnë karierën patriotike të Isa Boletinit.Por në asnjë prej bisedimeve ata nuk mundën t’ia arrijnë qëllimit.
Kësisoj për të ardhur në ditën fatlume të Shqipërisë ,më 28 nëntorin e vitit 1912.Plaku i urtë Ismail Qemali,duke ngritur flamurin në vlorë mes peripecive,kreu ndër aktet e rrallë të atdhedashurisë.
“Flamuri i kuq me shqiponjën dy krerëshe u ngrit në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës,ku u zhvillua
Kuvendi,i cili zgjodhi Ismail Qemalin si kryetar të tij.Turma që priste në oborr dhe mbushte rrugët,këndonte këngë patriotike,valëviste flamuj të vegjël të përgaditur më parë dhe grumbullohej përpara konsullatave të Italisë dhe Austrisë.Zoti Defacendis,konsull i mbretërisë dhe konsulli Leihanetz,kolegu i tij imperial,dualën në ballkon.Megjith shiun e imët që binte dhe pothuajse në erësirë ato u shprehën me fjalë të mira dhe inkurajuese”.
(Mid’hat Frashëri – “burimet e konfliktit italo-shqiptar”– “Mercyre De France , 1-VIII-1920)
Me 100 trima të Kosovës,Isa Boletini vjen në Vlorë një ditë pas ngritjes së flamurit dhe shpalljes së pavarsisë.Megjithatë nderet që i bëhen atij janë të mëdha.Ate e presin në hyrje të qytetit dhe ndërsa Isa ulet në gjujnë e puth flamurin,plaku Ismail Qemali i drejtohet njerëzve duke iu thënë : “Ky bir i Kosovës më dha krahun dhe fuqinë!”. Një thënie sa profetike aq edhe e sinqertë.Më pas kur formohej kabineti i parë,në ditët e para të dhjetorit 1912,Ismail Qemali i propozon Isës,detyrën e Ministrit të Luftës.Por ky me ate autoritet dhe thjeshtësi i thotë se ndofta këto grada mund t’i shkojnë më tepër Mehmet Pashë Derallës.Biri i Boletinit e kishte gjetur përfundimisht vendin e vet. Ai ishte midis bashkëkombasve,në flakët e luftërave për pavarsi.
Më 1 prill 1913,kryetari i qeverisë provizore Ismail Qemali,niset për në Konferencën e Paqës,në Londër.Me vehte ai merr edhe Isa Boletinin,këtë hero të kryengritjeve të kosovës.A mund të merret ky fakt për rastësi ? Natyrisht që jo ! Me këtë akt,Ismail Qemali donte t’u tregonte Fuqive të Mëdha se Shqipëria s’mund të ndahej,se ajo ishte një, e tërë.Në këtë udhëtim dy burrave trima u pret rrugën në Milano,emisari serb Zhirojen Ballukçiç i dërguari i posaçëm i Pashiçit.Pos të tjerave,Ballukçiç u kërkon prijësve shqiptarë që në Londër ata të pranonin propozimin serb për kufijtë mes tyre dhe të shihnin mundësinë e zgjedhjes së një princi serb si monark të Shqipërisë.Pasi Ismail Qemali I dha emisarit serb përgjigjen e duhur diplomatike,ishte Isa Boletini që me ate lakomizmin karakteristik e përfundoi bisedën : “Serbia do të pendohej keq,po të këmbëngulte të pushtonte Kosovën,sepse ajo popullsi nuk do të pushojë kurrë luftën e saj për liri “.
Në londër,dy burrat shqiptarë u përpoqën të sensibilizonin sa ma shumë opinjonin botëror për kufijtë dhe fatin e Shqipërisë.Ata u pritën prej personaliteteve të shumta deri tek sir.Eduard Grej, ministër i punëve të jashtme i Britanisë dhe kryetar I Konferencës së paqës,pas luftës Ballkanike.Tafil Boletini e përshkruan kështu takimin ;
“Deri të lirohet nga armiqtë grabitqare,Kosova s’ka me ndejet e qetë”kish thënë axha Is. Dhe ser.Eduard Grej,ju ka përgjigjur kështu ; “Për fat të keq,na nuk kemi pas njoftime të duhura për kufijtë e Shqipërisë.Por nëqoftëse këtej e mbrapa viren në diskutim këta,ju,duke pas miq si Herbertin me shokë,keni me pa se kush janë anglezët”.Më në fund e pyet axhën Isë.; Nga ç’vendi i kosovës jeni ju ? “Jam nga Mitrovica “ i përgjigjet ky. Grej e shikon hartën dhe thotë ;” sikur të kishte qenë Mitrovica afër vijës së kufirit me çdo përgjegjsi do t’ia vija një vijë,por qenka shumë thellë,bash në periferi ekstreme”.Axha i thotë ; “Nuk jam ardhur këtu vetëm për Mitrovicën,por për çdo pëllëmbë toke Shqiptare”.(Tafil Boletini “Pranë Isa Boletinit” kujtime faqe 161 – 162 ).
Po në Londër,isa Boletini do t’u deklarojë disa gazetarëve të huaj se “Nëse Evropa nuk do ta zgjedhë drejt çështjen e kufijve të Shqipërisë,ballkani nuk do të ketë kurë qetësi.Ne shqiptarët nuk marrim asnjë barë përsipër për luftërat që do të shkaktohen në të ardhmen,në saje të zgjidhjes jo të drejtë të kësaj çështje “.
Fundi i vitit 1913 dhe fillimi i vitit 1914-ës,do të turbullonte keqaz varkën shqiptare e cila notonte,në një det plot dallgë e rreziqe.Grekët në jug,digjnin Korçën e Gjirokastrën,serbët kishin ardhur në Librazhd,ndërsa Malazezët synonin të zbrisnin në Shkodër.Sikur të mos mjaftonin këto, të ardhmes shqiptare i bënin prita për ta vrarë edhe tradhëtarë të tipit Esat pashë.Ky zhvilloi disa biseda për të bindur Isa Boletinin që të braktiste Ismail Qemalin,por pa dobi.Më pas,Esati u lidh me serbët e malazezët të cilët pa dyshim i premtuan një Shqipëri të vogël për të kënaqur oreksin e tradhëtarit të vendit të vet. Në bazë të një plani të fshehtë me gjeneralin Veshoviq,forcat esadiste dhe ato serbe sulmuan Morinën.Të mbështetur prej artilerisë serbe,këto forca filluan një masakër të pashembullt duke djegur shtëpi e vrarë njerëz të pafajshëm.Sërish Isa Boletini jep kushtrimin dhe duke bashkëvepruar me Bajram Currin,bëjnë ç’është e mundur që të ndalet mizoria serbe.Ata janë gjithashtu në mbrojtje të forcave demokratike në Shqipërinë e mesme e cila u kërcënua realisht prej lëvizjes së Haxhi Qamilit. Kësisoj për të ardhiur deri në vitin 1915,kur Isa Boletini gjendet në Shkodër i lodhur luftërash dhe i dërmuar fizikisht e moralisht.Shkodra aso kohe ishte gati e pushtuar prej malazezëve.Isa duke kujtuar armiqsitë e vjetra të tij me krajlët serb e malazez,duke menduar edhe për fatin e rreth 100 trimave që i rrinin pranë,mendon të kërkojë ndihmën e qeverisë Franceze.Menjëherë sapo kërkon takim me konsullin frances në Shkodër,Bikok,ky e pret dhe i premton se diçka do të bëjë.Pas disa ditësh,Bikok, e nis Isa Boletinin me disa të afërm (djem e nipër të tij) për në Cetinjë duke pretenduar se më pas qeveria franceze do t’i stabilizoj në një vend neutral.
Po këtu kishte filluar odiseja e një udhëtimi që padyshim do të përfundonte tragjikisht.Prej Cetinje,ku malazezët u orvatën dy herë për ti bërë atentat,Isa Boletinin e çuan në Danilograd.Edhe këtu masat e sigurisë ishin tepër të rrepta.trimi i Boletinit ishte gati i burgosur megjithëse në kohën më të madhe,i sëmurë në shtrat.me 23 janar 1916,në derën e shtëpisë ku dergjej i shtrirë Isa , troket fort. Dy xhandarë kërkojnë që Isa të paraqitet në prefekturë pasi e kërkojnë autoritetet e vendit.Ndërsa ishte duke kaluar mbi urën e lumit Ribnice,Isa Boletini vështron lëvizje të mëdha xhandarësh.Me sa duket diç parandjen por tashmë ura mbahet e rrethuar dhe aty nuk lënë njerëz të tjerë të kalojnë.Thirjes së xhandarëve për të dorëzuar armët,biri i Boletinit i përgjigjet me zjarr. Kënga thotë : Krisi pushka në pazar
Lufton Isai si Shqiptar
Se ç’u bë ky nam beteri,
Podgoric të mloi jezeri
U ba pushk e gjimon prroni
Po lufton Isa dragoni,
Lufton rreptë e lufton randë
Mbet dëshmor,po vet i nandë…
Isa Boletini ra me dhjetra plagë në trup.Kaq e egër kish qenë urrejtja për te.Ky bir e udhëheqës i madh i Kosovës martire,po rrëzohej qindra kilometra larg vendlindjes së tij ashtu si ai lisi me degë mbi të cilën rrënon bora e fortuna.Lajmi u përhap menjëherë.Në Boletin në kullat e djegura,dhimbja endej si një zog malli i përjetshëm.Në Vlorë labërit u mblodhën dhe e vendosën ate në këngë.Në Shkup e Shkodër,mbajtën zi për birin e tyre.Emri i Isa Boletinit endet sot në çdo kujtesë guri e bari të vatrave shqiptare.Ajo kujtesë ende valvitet në shpirtin e shqiptarit,si pallët e flamurit në frontin e Lirisë.Këtë përvjetor Isa Boletini kthehet nga legjenda që sdihej se ku prehej nën dheun dhe tokën e vet nga dhe mori shpirt që më pas të kaluar në legjendë,dhe po aq na jep shpirtë dhe një herë forcon kullat dhe themelet e pamposhtura kundra hordhive serbosllave,jo vetëm të Kosovës por të mbarë kombit shqiptar kudo ku ai shtrihet në hapsirat e Shqipërisë Etnike.
Bern-Zvicër
- « Previous Page
- 1
- …
- 568
- 569
- 570
- 571
- 572
- …
- 697
- Next Page »