• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori: Çfarë ka ndodhur më 25 tetor?

October 25, 2013 by dgreca

Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej dekadash në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri para vitit 2010/

Nga Astrit LULUSHI/

1400 – Geoffrey Chaucer vdiq në Londër në moshën 57 vjeçare; i njohur si Ati i letërsisë angleze; poeti më i madh i anglishtes së mesjetës; i pari i varrosur në Këndin e Poetëve në Westminster Abbey. Sa ishte gjallë, Chauser fitoi famë si; shkrimtar, alkimist, filozof, astronom; ishte edhe nëpunës civil, shërbyes publik, burokrat, oborrtar, diplomat. Ndër veprat e tij të shumta, më e njohura është Përralla të Kanterbërit (Canterbury Tales). Chaucer është figurë e rëndësishme në zhvillimin e legjitimitetit të anglishtes, kur gjuhët mbizotëruese letrare në Angli ishin frëngjisht e latinisht. Fjalët e para anglisht të provuara në perdorim vijnë nga Chauceri (pasi ai është i pari që i ka lënë me shkrim) – Ato  janë rreth dy mijë fjalë; kjo nuk do të thotë se Chauseri ishte i parI që i futi ato në anglisht; por se për herë të parë janë gjetur në dorëshkrimet e tij; nisur nga kjo, shkencëtarët filologë nxjerrin se disa prej këtyre fjalëve kanë qenë në të folurën e përditëshme në shekullin e 14-të (sidomos në Londër), por edhe në pjesë të tjera të Evropës. Shumë nga fjalët në dorëshkrimet e Chaucerit të shekullit të 14-të, përdoren edhe sot: accident, agree, border, box, desk, digestion, dishonest, examination, finally, flute, funeral, galaxy, horizon, observe, session,  superstitious, theatre, universe, vacation, vulgar, etj, janë disa prej tyre.

1881 – Lindi Pablo Pikaso, piktor dhe skulptor spanjoll (vd.1973). Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre orgjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës. Pikaso ishte jashtëzakonisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithshëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50-mijë. Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul Klee, Renee Magritte, Marc Chagall, Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj. Këto piktura, pronë e koleksionistit Italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtarive kulturore gjatë muajit të miqësisë italo – shqiptare.

1971 -Kombet e Bashkuara anëtarësojnë Republikën Popullore të Kinës dhe përjashtojnë Republikën e Kinës (Taivanin). Rezoluta e paraqitur nga Shqipëria, u mbështet nga shumica e vendeve komuniste, përfshi Bashkimin Sovjetik dhe vende të paangazhuara si India, së bashku me disa vende të Evropës Perëndimore, përfshi Britaninë dhe Francën, më vonë edhe Shtetet e Bashkuara.

2004 – Fidel Kastro, shpall se duke filluar nga 8 nëntori, në Kubë do të ndaloheshin transaksionet me dollarë – në dyqane do të pranoheshin vetëm pesot kubaneze. Kjo masë, tha presidenti kuban, është në përgjigje të politikave të ashpra amerikane ndaj këtij ishullit, dhe nuk do të prekë monedhat e tjera të huaja si euron, dollarin kanadez dhe sterlinën angleze.

Mendim  ditës

“Fajtori mendon se gjithçka që flitet ka të bëjë me të.”

Geoffrey Chaucer

 

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, cfare ka ndodhe, Histori, me 25 tetor, Pablo Picasso

BETEJA TË MËDHA MBI MAVROVË DHE PJESËMARRJA E SHQIPTARËVE TË REKËS

October 25, 2013 by dgreca

ME RASTIN E  NJËQIND VJETORIT TË KRYENGRITJES SË SHTATORIT QË TRONDITI DIPLOMACINË BALLKANIKE DHE EVROPIANE/

Shkruan:   Prof.dr.Vebi Xhemaili/

Pas pushtimit të fushës së Pollogut nga ushtria serbe, ajo hasi në rezistencë dy javore në fshatrat e Rekës mbi Mavrovë. Në këto beteja filloi lufta më e përgjakur e shqiptarëve të kësaj ane. Kryengritësit i bënë rezistencë të paparë ushtrisë së rregullt serbe që ishte e organizuar mirë, edhe me artileri dhe teknikë moderne, numerikisht shumë më e madhe. Për këtë arsye, forcat kryengritëse kërkuan ndihmë nga Komanda e Përgjithshme Shqiptare që ndodhej në Dibër. Qeveria e Përkohshme e Dibrës, pas një analize, më 29 shtator vendosi që kryengritësve mbi Mavrovë t’u dërgojë përforcime  të reja, nga radhët e luftëtarëve që ishin në vijën mbrojtëse Ohër-Strugë, pasi që forcat serbe në këtë drejtim gjithnjë e më shumë po forcoheshin.[1]

Lajmi i përhapur për dorëheqjen e ministrit të Luftës, për shkak të sukseseve të mëdha të kryengritësve shqiptarë që po i afroheshin Tetovës, tronditi edhe vetë Mbretin e Serbisë, ndërsa Gjenerali i Armatës serbe, Zhivoin Mishiqi, u detyrua të japë dorëheqje.[2] Në këto rrethana politike,  “çështja shqiptare” po mbushte faqet e para të gazetave evropiane. Gazeta zyrtare “Srpske Novine”, nga data 25 shtator 1913,  botonte  dy dekretet e Mbretit Pjetër, ku ai në bazë të nenit 5 të ligjit mbi organizimin e artilerisë dhe të Divizionit të Moravës, së bashku me regjimentin I dhe II, vihen menjëherë në gjendje të mobilizimit të plotë e të gatishmërisë.[3] Po ashtu, edhe gazeta “Samouprava”, në faqen e parë të saj, jep të dhëna për rrezikun që i kanoset Serbisë nga kryengritësit shqiptarë. Ajo shkon aq larg sa që kryengritësit shqiptarë i pagëzon edhe me emra fyes, në stilin e njohur serb: “Banda të armatosura”. Kjo gazetë vazhdon me akuzat se këta rebelë, “banda”, po e rrezikojnë “tokën e posa pushtuar serbe” dhe se kanë çliruar Dibrën, Strugën, Gjakovën, Gostivarin, Kërçovën dhe mbanë të rrethuar edhe Tetovën. Pra, ushtria serbe u tërhoq para një sulmi të fortë prej nga Manastiri dhe Shkupi.[4] Po ashtu, edhe gazeta “Politika” e Beogradit lajmëron se Dibra është marrë nga shqiptarët dhe se lufta me të madhe është përhapur në Kosovë dhe  Maqedoni, kurse në të gjitha frontet janë të mëdha humbjet nga të dyja anët

Ushtritë serbe pasi e pushtuan Gostivarin e dogjën dhe u hakmorën për rezistencën e bërë. Regjimi serb  vendosi për t’u hakmarrë dhe shfarosur popullsinë e pafajshme me burra, gra, fëmijë dhe pleq, duke djegur fshatrat për rreth dhe duke rrafshuar ato me tokë. Nga këto masakrime, mbi 5000 banorë e lëshuan Gostivarin me rrethinë dhe u nisën në mërgim kah Elbasani.[5] .[6] Kjo kryengritje përfshiu shtatë qarqe shqiptare dhe zgjati mbi dy muaj në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar.

 

 

BETEJA E MAVROVËS

 

Në betejën e Mavrovës, ushtria serbe në fillim u mbraps, Shqiptarët e Rrekës nën komandën e Hoxhë Tanushës, dukej se janë në prag të fitores.[7] Në këto çaste të vështira për ushtrinë serbe komandanti i tyre detyrua me revole në dorë të ndalë ushtarët e tij që filluan të iknin nga fushëbeteja.[8] Komanda serbe, për të shpëtuar nga disfata e plotë, kërkoi përforcime të reja. Asaj i erdhën në ndihmë njësitet e regjimentit XII, XX dhe njësiti “Car Llazar”. Forcat serbe filluan sulmin më 27 shtator, me artileri prej së largu, pasi me armë të tjera nuk mund të afroheshin në pozicionet e luftëtarëve shqiptarë. Sipas raporteve serbe, në këto sulme përmenden afër 40 vullnetarë të vrarë shqiptarë.[9] Më 28 shtator, forcat serbe arritën para Mavrovës, kurse këtyre njësiteve iu bashkëngjitë edhe regjimenti VII, që u kyç në sulmin e mëtutjeshëm. Më 29 shtator, serbët pasi pushtuan Mavrovën, vazhduan marshin nga fshatrat e Rekës, nëpër rrethinën  e Zhirovnicës dhe Grykës të Lumit Radika, duke iu afruar Dibrës. “Raportet serbe japin një numër të madh të vrarësh nga kryengritësit”.[10]

Raportet e diplomatëve të huaj flasin për luftime të ashpra në të gjitha frontet e luftës, duke theksuar se përkundër epërsisë së ushtrisë serbe me armatim, kryengritësit shqiptarë të krahinës së Rekës në komandën e Hoxhës së Tanushës nuk zmbrapsën. Në vazhdim të raportit, konsulli austriak nga Beogradi thekson se vazhdojnë luftimet e ashpra, me humbje nga të dyja palët.[11] Për sukseset e dobëta të depërtimit të ushtrisë serbe në të gjitha frontet, lajmëronte edhe Zhitkovski nga Manastiri, sipas të cilit ushtria serbe nuk ishte në gjendje që të ripushtojë territoret shqiptare në vijën Strugë-Dibër-Kërçovë, kurse luftime tejet të rrepta ishin zhvilluar në territorin mbi Gostivar, në vijën Vracë-Mavrovë, me fshatrat përreth.[12] Derisa mbi Gostivar bëheshin luftime të ashpra, Jeliçka nga Shkupi njoftonte me telegram se kryengritësit paskan sulmuar në fushën e Pollogut, midis Tetovës dhe Gostivarit, një kolonë furnizimi të përbërë prej 4 kamionësh dhe 350 karrocash me bukë, ku “automobilat u dogjën, ndërsa ushqimi u rrëmbye”.[13]

Ata shqiptarë që nuk u nënshtruan urdhrave të komandës serbe, dënoheshin dhe dërgoheshin në burgjet e Shkupit. Krerëve të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u grabiteshin fëmijët e tyre nga mosha 8-10 vjeçare dhe dërgoheshin në Serbi, kurse “deri tani vetëm në Tetovë janë grabitur 4 fëmijë”.[14] Sipas raportit të konsullit austriak, Von Storck nga Beogradi, po veprohet vërtet pa mëshirë kundër “arnautëve” të zënë rob, kështu që shfarosja e filluar e elementit jo sllav, do të kryhet tërësisht “me këto ekzekutime të shumta që u bënë në Tetovë dhe Gostivar”.[15]

Në betejën e Mavrovës përleshja me armë ka zgjatur 13 ditë, duke lënë një numër të vrarësh nga kryengritësit shqiptarë, por edhe pse mungojnë raportet serbe për numrin e të vrarëve nga ana e tyre, ka pasur të vrarë edhe nga ushtria serbe.122 Komanda dhe ushtria e saj më 30 shtator po përparonte kah lumi Radika në drejtim të Dibrës. Ushtria serbe sulmonte edhe nga Kërçova, ajo pasi mori përforcime të reja, kaloi në kundër ofensivë, kështu pas sukseseve në afërsi të Kërçovës te fshati Izvor, mori drejtimin e Dibrës. Në këtë betejë u plagos çetniku i njohur serb Vasilije Trbiq.[16]

Ushtria serbe pasi e shoi me gjak këtë kryengritje, u soll si e çoroditur mbi tërë popullsinë e pafajshme, shkruante gazeta “Radniçke Novine”. “Më kap tmerri kur i shoh dhe pyes vetveten, se si njerëzit mund të jenë kaq barbarë sa të kryejnë kaq shumë mizori”.[17] Për sjelljet serbe dhe pastrimin etnik njofton edhe Mitropoli i Durrësit, ku thotë se “duke ikur nga barbaria serbe kanë ardhur shumë njerëz nga Dibra, Gostivari, Gjakova, Prishtina, Tetova, Prizreni, kurse me ta edhe mjaft bullgarë (bëhet fjalë për sllavo-maqedonasit)”.[18] Deri më 25 tetor nga Tetova dhe Gostivari janë shpërngulur me dhunë mbi 400 familje.[19]

Gjendjen faktike në Kosovë dhe trevat lindore më së miri e përshkruan nipi i Bajram Currit, Daljan Curri, i cili vetë u paraqit në konsullatën austriake në Shkodër, për t’u ankuar për gjendjen dëshpëruese të popullsisë në rrethet e Gjakovës dhe Prizrenit, për t’u lutur për këshillë dhe ndihmë. “Sipas dëshmive” të tij, serbët, respektivisht malazezët, bëjnë masakra më çnjerëzore në ato vise, kështu që Bajram Curri është i mendimit se ata i kanë caktuar vetes si qëllim për të shfarosur me gjithë gra dhe fëmijë shqiptarët që jetonin përbrenda kufirit të ri serb dhe malazez.[20]

Në letrën dërguar Mis Durhamit nga Manastiri, më 21 tetor 1913, përshkruhen krimet dhe masakrat që kanë bërë serbët në Dibër, Strugë, Ohër, Mavrovë, Gostivar, Tetovë dhe Shkup.[21] Ushtria serbe u soll shumë keq edhe në pjesën e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur, ku bëri kërdi në Prefekturën e Elbasanit, edhe pse popullsia e saj e mbajti me bukë. Ajo, kur u tërhoq nga këto anë, shkatërroi çdo gjë, madje duke plaçkitur edhe mobiliet e shtëpive.[22] Para këtij tmerri, një pjesë e madhe e popullsisë së këtyre krahinave u shpërngulë, ndërsa një pjesë e saj u vendosë në Shqipërinë e Mesme.[23] Për këtë situatë të krijuar, Serbia  akuzonte Qeverinë e Vlorës, e cila me ndihmën e Esat Pashës dëshironte të dilte përsëri në det. “Serbia ëndërronte asgjësimin e Qeverisë së Vlorës” dhe pushtimin e Shqipërisë nga veriu, kurse Greqia nga jugu ende i mbante me këmbëngulje viset e pushtuara përreth Vlorës.

Më 18 tetor, Austro-Hungaria i dërgoi një ultimatum Serbisë, që brenda 8 ditëve të tërheq ushtritë e saj nga kufijtë politikë, të caktuar me vendimin e Londrës. Me “këshillimin” e Francës dhe të Anglisë, ushtria serbe në afatin e caktuar tërhoqi ushtrinë. Pra, lakmitë e daljes në detin shqiptar dhe politika pushtuese sllave pësuan një disfatë të plotë. Serbia deshi të dalë në det, edhe të ketë një koloni të saj: “Prandaj mbeti edhe pa det, edhe prej kolonisë së ëndërruar bëri një armik gjakatar”.[24]

Qeveria e Vlorës ndodhej në një pozitë të palakueshme: grekët assesi të largoheshin nga Shqipëria Jugore, ndërsa serbët nga Shqipëria Verilindore. Serbia këto qëllime ekspansioniste në tokat e pushtuara shqiptare mundohet t’i forcojë edhe më tepër me ndihmën e Esat pashë Toptanit dhe Arif Hiqmet Kumanovës, që ishin shpallur publikisht aleatë të Nikolla Pashiqit dhe “miqtë e Serbisë”.[25]

Në anën tjetër, Qeverinë e Vlorës nuk e njohu as Turqia. Ajo vazhdoi edhe më tutje që Shqipërinë e Pavarur ta radhisë si vend i pandarë të Perandorisë.  Xhonturqit gjatë luftërave ballkanike përhapën një propagandë të fuqishme midis shqiptarëve mysliman, ku munduan të bindin popullatën shqiptare për çlirimin e trojeve të okupuara e të shkelura nga armiqtë, premtuan njohjen e Shqipërisë me kufijtë e saj Etnik, kjo ide gjeti mbështetje të fortë te forcat liridashëse kur panë se armiqtë sllavë morën vendin nëpër këmbë.  Edhe Fuqitë e Mëdha vendosën të vënë “gurët e ndarjes”, pasi Shqipëria në këtë kohë nuk paraqiste forcë kombëtare midis Ballkanit. Dobësitë e shqiptarëve dhe përçarjet tyre për interesa të ngushta karrieriste bënë që Fuqitë e Mëdha ta ndajnë Shqipërinë copa-copa, sipas interesave të tyre politiko-strategjike, ky popull kreshnik u shndërrua një mall tregu për ta. (V.Xh).

Nga kjo situatë e paraqitur, shqiptarët e panë se nuk mund të pritej më shumë nga Fuqitë e Mëdha, ngase vetëm Austro-Hungaria nuk mund t’u bënte ballë shteteve të tjera evropiane. Prandaj, një pjesë dërmuese e popullatës shqiptare filloi ta kthejë kokën “prapa”, kah Turqia, duke thënë se është më mirë një Shqipëri autonome, se sa një shtet i “përgjysmuar” dhe gjoja i pavarur. Këtë ide më së shumti e propagandonin turkomanët e zakonshëm, të cilët assesi të bindeshin se “Shqipëria mund të ekzistojë edhe pa Turqinë”. Ideologët e kësaj ideje ishin turkomanët Ali Tetova dhe Beqir Grebeneja, dhe ideatori i unionit serbo-shqiptar, Arif Hiqmet Kumanova, të cilit Nikolla Pashiqi i kishte premtuar postin e princit të Shqipërisë në tokat e pushtuara që nga Dibra Tetova deri në Shkup. Ndërsa rryma turkomane ishte paguar nga pushteti xhonturk, për të rrëzuar Qeverinë e Përkohshme, duke  përgatitur “komplot” kundër Ismail Qemalit.[26]

Por Ismail Qemali, si diplomat i shquar me një peshë të jashtëzakonshme në diplomacinë kombëtare dhe njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan e më gjerë, ishte shumë i  interesuar për ruajtjen e unitetit kombëtar në këto çaste kritike për Pavarësinë e vendit. Prandaj, njerëzit e Qeverisë pasi e burgosin Beqir Grebenenë, vetë Ismail Qemali urdhëroi që ta lëshojnë në liri, ndërsa për Esat Pashën ka deklaruar se “ky tradhtar duhet të vritet”.[27]

 

SHTYPI I HUAJ PËR KRYENGRITJEN E SHTRATORIT 1913

 

Shtypi i huaj i dha Kryengritjes së Shtatorit dimensione të mëdha politike. Në anën tjetër shtypi serb luajti anën e prokurorit ku shpeshherë ishte kontradiktor dhe i rezervuar. Gazeta “Pijemont”, më 23 shtator 1913, në vend të dukshëm shkruante për Kryengritjen Shqiptare, por vazhdonte më poshtë se Kryengritja Shqiptare i paska rrënjët diku jashtë vendit, duke involvuar në këtë kryengritje influencën dhe strategjinë austriake, kinse municioni dhe armët janë siguruar nga Mbretëria e Vjenës. Poashtu edhe gazeta tjetër serbe “Narodni list” duke shkruar për Kryengritjen Shqiptare kundër malazezëve dhe serbëve, konstatonte se shqiptarët janë të pajisur me armatim modern, ku vihet në pah se për shqiptarët ka prodhuar shumë armë “fabrika e Shtajerskës”.[28] Më poshtë, kjo gazetë vazhdon të sulmojë politikën italiane e cila shumë “subjektivisht” mundohet t’i sqarojë ngjarjet në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan. Ajo, kryengritjen dhe luftën shqiptare për çlirim e pavarësi dhe bashkëngjitje me shtetin amë, e shikonte si një grindje të re në Ballkan, në mes shteteve ekzistuese, ku Bullgaria dhe Turqia presin ngatërresa të reja për ndarjen e re të Ballkanit. Këto momente dhe trazira  në Shqipëri mund t’i shërbejnë si “instrumente” shumë të lira interesave bullgare dhe atyre turke.[29]

Gazeta serbe “Pijemont” shkon edhe më larg, ku i jep vetes të drejtë që Serbia dhe Mali i Zi të okupojnë të gjitha pikat strategjike që janë në gjendje të garantojnë në të ardhmen “paqen, qetësinë dhe rregullin në Ballkan”. Kjo gazetë serbe, më në fund, pranon se përveç copëtimit të tokave të Shqipërisë, me një ngatërresë “të re” mund të copëtohet edhe ndonjë shtet tjetër që do t’ua shtrinte dorën e bashkëpunimit kryengritësve shqiptarë.[30] Edhe gazeta tjetër serbe “Samouprava”, si organ gjysmë zyrtar i pushtetit, boton në tërësi historinë e kryengritjes dhe merret me studimin e etnogjenezës së saj, duke i involvuar në këtë ngjarje me rëndësi disa shtete, si nxitëse dhe pjesëmarrëse në ndihma materiale.[31]

Shtypi serb në atë kohë ishte i mbushur plot mllef ndaj shqiptarëve. “Veçernje Novosti”, duke folur në kryeartikull, pos të tjerash, kërkon nga udhëheqësit e Malit të Zi dhe Serbisë jo vetëm dëbimin e shqiptarëve nga kufijtë e caktuar në Konferencën e Londrës, por të hyhet edhe brenda Shqipërisë së Pavarur dhe të “pushtohen” të gjitha ato pika dhe lokalitete që do të jenë më të nevojshme për ruajtjen e qetësisë dhe të rendit në kufijtë e posa caktuar, si dhe të kërkohet garancë nga Fuqitë e Mëdha, “që Shqipëria të mos e prishë më paqen dhe qetësinë në mes të Ballkanit”.[32]

Kjo gazetë vazhdon më poshtë me një porosi, se Serbisë dhe Malit të Zi nuk u  mbetet asgjë tjetër veçse ta pushtojnë tërë Shqipërinë e Veriut deri te lumi Shkumbin, ndërsa kah deti të merret njëherë e përgjithmonë Durrësi, Lezha dhe Shëngjini, kurse atje “të valojë flamuri serb”.[33] Serbia dhe Mali i Zi kësaj radhe nuk kanë bërë mobilizim kaq serioz për të bërë “për herë të dytë shëtitje nëpër Shqipëri”, por për ta shkelur dhe gjunjëzuar përgjithmonë Shqipërinë, “atë tokë të pashkelur”, duke vu atje qetësinë dhe rregullin, duke i mbajtur përgjithmonë të nënshtruar nën regjimin serb.[34] Serbia, për këtë projekt, mobilizonte ushtarë të rinj, për t’i çuar në pozicione të tokave shqiptare, të pushtuara në Luftën e Parë Ballkanike, kinse për të shuar kryengritjen shqiptare. Si duket, përparimi i serbëve në Mat, tregon qëllimin e e vërtetë të shtrirjes deri në Adriatik.[35]

Propaganda serbe, për të mobilizuar sa më shumë ushtarë serbë, kishte përhapur lajmin se mbi 80 000 vullnetarë shqiptarë i kanë kapur pushkët dhe janë nisur kundër Serbisë.[36] Komanda serbe, me këtë mobilizim të ri të gjashtë regjimenteve të mobilizuara të Divizionit të Moravës, përgatiste një ofensivë të re luftarake të pushtimit të ri. Ky operacion u pagëzua: “Ekspeditë ndëshkimi”. Qëllimin e kësaj ekspedite kundër etnosit shqiptar, më së miri e shpreh koloneli Stojanoviq, i cili thotë se “sulmet e shqiptarëve do t’i zmbrapsim aq keq, sa që për një mënyrë të tillë vite me radhë do t’u mungojë qejfi për të përsëritur aksione të tilla si kjo kryengritje”.[37]

Koloneli Stefanoviq u deklarua haptazi para diplomatëve të huaj se për humbjet dhe shpenzimet e luftës së tanishme me Shqipërinë, Serbia ka për të kërkuar dëmshpërblime, “por ato do të jenë vetëm kompensim për rritjen e territoreve në favor të Serbisë”.[38]

Gazeta serbe “Samouprava” shkoi aq larg, sa që kërkoi nga Fuqitë e Mëdha thirrjen e sërishme të Konferencës për shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar, duke kërkuar arsye që ky vendim i marrë nga Fuqitë e Mëdha është në dëm të shtetit serb.[39] Ky akt është i pavend, sipas shtypit serb, dhe nuk i plotëson nevojat e kohës, “prandaj sot shtetet e tjera ballkanike pësojnë dëme të mëdha financiare dhe politiko-strategjike”.[40]

Opinioni serb shtronte pyetje: në qoftë se Evropa nuk i ndihmon Serbisë që të revidohet vendimi i Konferencës së Londrës dhe Shqipëria të ndahet në mes Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, atëherë pushteti serb është “i detyruar” që në vendet e pushtuara etnike shqiptare të ndryshojë kursin e veprimit politik: të shkojë në asimilim total, duke përdorur masa rigoroze: “Serbizim me çdo çmim”.[41] Kjo parullë ogurzeze e politikës serbe ishte lëshuar në të gjitha regjimentet e ushtrisë, policisë dhe aradhet çetnike-serbe. Prandaj, djegiet, plaçkitjet dhe vrasjet masive ishin shndërruar në një “sëmundje kronike”, duke filluar prej lart, nga komanda, deri te ushtari i fundit serb.[42]

Derisa komanda serbe mobilizonte ushtarë të rinj kundër kryengritësve shqiptarë, forcat shqiptare nën komandën e Isa Boletinit ishin duke përparuar në të gjitha drejtimet. Isa Boletini, në strategjinë e vet të kryengritjes, ishte shumë i interesuar për çlirimin e Tetovës dhe Gostivarit, për të dominuar me Grykën e Dervenit mbi Zhelinë, pasi kjo pikë strategjike kishte rol dominues për kryengritësit shqiptarë në bllokimin e rrugës Shkup-Tetovë dhe Shkup-Gostivar. Kjo rrugë e vjetër turke, që në luftërat  e tij e kishte shfrytëzuar edhe Skënderbeu në luftërat e tij për ta marrë Shkupin, ka peshë të madhe strategjike ngase kalon rrëzë Malit të Thatë mbi fshatin Çellopek, Miletinë, Çegran, Forinë, Çajle dhe lidhë Shkupin me Gostivar.[43]

Kundër kësaj kryengritje të pastër shqiptare, regjimi i egër serb ishte kundërvu me tërë arsenalin e vet. Politika serbe, në këto rrethana, kishte angazhuar diplomacinë e saj me ndihmën e miqve të vet rusë e frëng.  Ajo, me ndihmën e tyre, do të mundohet të bindë Fuqitë e Mëdha, se shqiptarët janë “fajtorë” që prishin qetësinë në mes Ballkanit, të ndihmuar nga Austro-Hungaria dhe Bullgaria. Për këto arsye, më 26 shtator, në Manastir arriti nga Beogradi shefi i sektorit konsullor në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, zoti Rakiq, për të ndihmuar kinse Komisionin Internacional. Pas arritjes së tij në Manastir, ai ka deklaruar para mjeteve të informimit, duke dashur të minimizojë kryengritjen shqiptare, se “në mesin e kryengritësve shqiptarë janë shumë oficerë bullgarë, me komandantin e tyre, kolonelin Markov”.[44]

Po ashtu, edhe gazeta “Pravda”, boton lajme fantastike, “gjoja për një aleancë të Shqipërisë me Bullgarinë dhe Monarkinë Austriake”. Kështu i kishte deklaruar zoti Pashiq, në vizitën që i bëri Vjenës, ministrit të punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, kontit Berthold.[45]

Kjo propagandë e hegjemonizmit serbomadh ishte shumë aktive edhe në eshalonët ushtarako-policore. Ekzistonte hidhërimi i madh kundër Austrisë dhe Bullgarisë, për arsye të akuzave serbe se këto kanë nxitur kryengritjen shqiptare me përpjesëtime kaq të mëdha, që, nga kronistët e kohës, u quajt edhe Lufta e Tretë Ballkanike. Prandaj këto forca haptazi deklaronin se “kundra arnautëve të kapur rob do të sillen pa mëshirë dhe do të bëhej shfarosja e tyre”.[46] Gazeta “Odjeg”, organi i “Partisë Radikale Serbe”, shkruante pa zbukurime se “arnautët komandohen prej oficerëve austriakë”.[47] Po ashtu, duhet theksuar se propaganda serbe kishte arritur të “bindë popullatën serbe” se nxitëse të lëvizjes shqiptare është Monarkia Austriake, së bashku me Bullgarinë. Si duket, ajo merr si pretekst për fillimin e kryengritjes, “takimet” e Irfan bej Ohrit  me Millan Matovin.[48] Por këto takime sipas të dhënave më të reja fare nuk kanë pasur ndonjë peshë për udhëheqësit e Kryengritjes së Shtatorit, të cilët kërkonin me çdo kusht çlirimin e trevave të Shqipërisë Lindore dhe bashkim me shtetin amë. (V.Xh)

 

GJENOCIDI SERB NË TREVAT LINDORE SHQIPTARE PAS SHUARJES SË KRYENGRITJES SË DIBRËS

 

Komanda serbe, në këto rrethana, në vend që të qetësonte situatën, ajo ndërmerrte masa tejet të ashpra kundër popullsisë së pafajshme. Arrestimet e shqiptarëve myslimanë dhe turqve vazhdojnë pa ndërprerë. Shqiptarët e arrestuar në burgun e Tetovës nxirren  jashtë qytetit dhe pa gjykim ekzekutohen.[49] Sipas raportit të nënkonsullit austriak, të përpiluar me të dhëna nga terreni në Tetovë, më 8-9 tetor, thuhet se “me të vërtetë po veprohet pa mëshirë kundër “arnautëve” të zënë rob dhe shfarosja e filluar më parë e elementit shqiptar do të kryhet tërësisht”. Posaçërisht shumë keq po sillet ushtria serbe në trevat lindore, ku pati kryengritje të armatosura. Ushtria serbe dhe komitët e  saj po bëjnë  ekzekutime të papara në fshatrat e Tetovës dhe Gostivarit.[50]

Raporti i konsullit Jeliçka në Shkup përshkruan më së miri situatën dhe rrethanat politike në Tetovë dhe më gjerë në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit, pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit. “Mjerisht, një monotoni e trishtuar duhet ta karakterizojë raportin e këtushëm, duke marrë parasysh përdhunimet dhe shtypjen e pjesës jo sllave të popullatës, zor se mund të ketë vend për të regjistruar të gjitha aksionet e regjimit serb”. Në veçanti, për sa u takon shqiptarëve myslimanë dhe turqve, ka pushuar së ekzistuari çdo siguri e pronës, lirisë individuale, të ndërgjegjes, si dhe e jetës.[51] Më poshtë në raport vazhdon: “Të gjitha xhamitë po mbyllen, pasi imamët e qyteteve dhe të fshatrave refuzojnë që ditën e premte, lutjen e Allahut ta zëvendësojnë me lutjen për sovranitetin e vendit, dhe në vend të Zotit, të përmendet emri i Kral Pjetrit”. Thirrja e ezanit nëpër minaret e xhamive është ndaluar rreptësisht, kështu që me të gjitha mjetet po punohet për “kthimin në fenë ortodokse”.

Sukses më të madh kanë pasur në krahinat kufitare, ndërsa në krahinën e Rrekës dhe Dibrës sot nuk ka mbetur askush prej konfesionit islam.[52] Më 29 nëntor kanë arrestuar shumë shqiptarë në Tetovë dhe Gostivar, shumë prej tyre të besimit islam kanë filluar të braktisin shtëpitë. Vetëm nga Tetova dhe Gostivari, prej 25-29 tetor, mbi 140 familje kanë ikur për në Shkup, për të vazhduar rrugën e migrimit për në Turqi.[53]

Konsulli austriak thekson, më 29 nëntor për të parë gjendjen faktike të shqiptarëve: “vetë e vizitova Tetovën, me qëllim që të bindem për gjendjen dhe situatën faktike, ku me sytë e mi pashë gjendjen trishtuese të shqiptarëve myslimanë”. Ata ishin të terrorizuar nga arrestimet e shumta, endeshin rreth e rrotull të druajtur e të ndrydhur, duke pritur në ankth rastin e vetëm për të shpëtuar nga zgjedha e sundimit serbo-sllav, duke sakrifikuar tërë pasurinë e patundshme, të cilën nuk guxojnë ta quajnë si të vetën”.

Në Teqen e Tetovës, njëra ndër më të pasurat në kohën e Perandorisë Osmane, ku para ardhjes së serbëve jetonin mbi 50 dervishë, duke shërbyer në një qendër të kulturës islame dhe duke dalë në ndihmë kalimtarëve të ndryshëm, të cilët  gjenin strehim dhe ushqim pa pagesë. Me ardhjen e sunduesve serbë në Pollog, ata së pari plaçkitën vendet më të pasura dhe më të bukura të kësaj ane, e pastaj filluan t’i shfrytëzojnë për kazerma dhe nevoja ushtarake, si depo për municion dhe strehimore kuajsh.[54] Në raportin e vet konsulli austriak thotë: Unë dhe nënkonsulli britanik patëm një takim me udhëheqësin e fesë islame, Mutiveliun e Pollogut, Abdyrahman Beun, një shqiptar shumë i zgjuar dhe i nderuar, që kryente detyrën e Mutiveliut të Tetovës. Ky udhëheqës i shquar ishte shumë i pakënaqur me sjelljet barbare të ushtrive serbe dhe se kishte planifikuar të emigrojë në Shqipëri, për t’u bashkangjitur me patriotët e tjerë shqiptarë. Ai mbante lidhje të përhershme me Mehmet pashë Tetovën, Halim Beun dhe patriotë të tjerë që ndodheshin në taborin e Ismail Qemalit, që luftonin për bashkimin e trojeve shqiptare.[55] Ky mbante kontakte me diplomatët e huaj, duke i mbrojtur shqiptarët nga sjelljet e egra të ushtrisë dhe policisë serbe. Deri tani kishte luajtur rol të rëndësishëm me autoritetin që kishte, që të ndalë shpërnguljet e shqiptarëve për në Turqi.[56]

Se çfarë barbarizmash ka kryer ushtria serbe në Pollog dhe më gjerë, mund të konstatojmë nga raporti që na jep konsulli Jeliçka, pasi e vizitoi Tetovën nga fillimi i muajt nëntor të vitit 1913, pas mbarimit të Kryengritjes së Shtatorit. Në rrugën ndërmjet Shkupit dhe Tetovës, e cila është e gjatë 47 kilometra, në të cilën kryhen të gjitha shkëmbimet e prodhimeve në fushën tepër pjellore, e cila shtrihet deri në Gostivar, por edhe në krahinën e pasur dhe të populluar të Dibrës, “nuk takova një njeri dhe as një shtëpi të banuar, me përjashtim të dy haneve nga koha e turqve”.[57]

Shtypi shqiptar i kohës, në artikujt e vet ngriti lart idealet dhe luftën e popullit shqiptar, për çlirim e bashkim kombëtar. Përkrahje të madhe i dha kryengritjes shqiptare edhe shtypi progresiv botëror, duke folur haptazi për terrorin serb, që kryenin paramilitarët serbë dhe pushteti në viset e posa pushtuara shqiptare. Sipas shtypit të kohës, shqiptarët treguan haptazi me veprimet tyre luftarake se kurrë nuk do të njohin sundimin e egër policor serb në trojet e tyre historike, dhe se janë në gjendje çdo herë e  në çdo kohë t’i mbrojnë vatrat e veta edhe me armë.

Pra kjo kryengritje edhe pse zgjati mbi dy muaj fare pak njihet në historiografinë botërore dhe nuk mund të krahasohet as me atë të Ilindenit,  e cila ka zgjatur vetëm një ditë dhe ka përfshi vetëm një qark. Pra, Ilindenit i jepet shumë më shumë peshë në politikën shtetërore maqedonase, ku është e përkrahur edhe nga disa historianë shqiptarë. Ndërsa Kryengritja Shqiptare e Shtatorit, minimizohet nga vetë politikanët shqiptarë dhe institucionet  e saja, nuk mbahet asnjë manifestim as në Kosovë, as në Shqipëri, as në Maqedoni.



[1] Qeveria e Përkohshme e Vlorës… dok. 280.

[2] Telegram nr.618 i Storckut  nga Beogradi, më 27 shtator 1913; shtypi serb mundohet të arsyetojë dorëheqjen e gjeneralit serb Mishiq,  kinse bëhet fjalë për daljen e tij në pension për shkaqe shëndetësore.

[3] Po aty, raport i Strockut  marrë nga gazeta “Srpske novine” nr.198 më 25 shtator 1913.

[4] Gazeta “Samouprava” , Beograd, më 23 shtator 1913.

[5] Gazeta“ Liria e Shqipërisë” më 3 tetor 1913.

[6] Gazeta “Politika”, Beograd, më 23 shtator 1913.

[7] Shënime të mbledhura nga vetë autori i librit,  prill, 2012.

[8] A.M-Shkup, filmi 41-30, “Ratna hronika” ,  f. 396.

[9] Po aty.

[10] Po aty, filmi 41-30 f. 396; sipas të dhënave serbe në këto beteja u vranë nga forcat shqiptare te 400 kryengritës, ndërsa nga ushtria serbe u vranë 4 ushtarë dhe u plagosën 9 veta, këto të dhëna i japim të pa korrigjuara, pasi nuk kemi pasur mundësi t’i verifikojmë në mungesë të dokumentacionit.

[11] HHStA-PAA, Raport i Storckut nga Beogradi drejtuar Vjenës më 4 tetor 1913.

[12] Telegram nr.222 i Zhitkovskit nga Manastiri dërguar Vjenës më 8 tetor 1913.

[13] HHStA-PAA Telegram i Jeliçkos nga Shkupi nr. 131 dërguar Vjenës më 11 tetor 1913.

[14] Po aty,  raporti i njëjtë.

[15] Raporti nr. 218, i nënkonsullit nga Nishi Hofleuer, konsulli austriak Von Storck në Beograd, më 14 tetor 1913.

122 A.M.-Shkup, “Ratna hronika”, filmi 41-30 f. 395.

[16] Petar Stojanov, Makedonija vo vremeto na Ballkanskite i Prvata Svetsaka vojna 1912-1918, vep. e cit. f.198.

[17] Gazeta“  Radniçke novine” ,  Beograd, më 22 tetor 1913.

[18] AQSH-Tiranë, Fondi 136, dos.11 viti 1913.

[19] Raporti nr.145 i konsullit Jeliçka në Shkup,  më 3 nëntor 1913.

[20] Raport nr.143 i konsullit austriak Majerhauser nga Shkodra, më 29 shtator 1913

[21] AQSH- Tiranë, Fondi 170 dos.13 viti 1913.

[22] AQSH-Tiranë, Prefektura e Elbasanit, Fondi 271, dos.34 viti 1913.

[23] AQSH-Tiranë, Fondi 136 dos.11 më 28 nëntor  1913.

[24] Dimitrije Tucoviq, Serbia e Shqipëria, vep. e cit. f. 83.

[25] Bogumil Hrabrak , Arbanashki upadi i pobune, vep. e cit. f.98.

[26] Gazeta “Populli”, Vlorë më 7 maj 1914: ArifHiqmet Kumanova punonte kinse për dovlet,  në anën   tjetër mbronte interesat serbe për shtrirjen e saj në Shqipëri

[27] Telegram nr. 192,  nga Durrësi,  më 3 tetor 1913

[28] Gazeta “Pijemont, Beograd, më 23 shtator 1913.

[29] Po aty.

[30] Po aty.

[31] Shtypi serb kundër politikës austro-hungareze “Samouprava”, “Politika”, “Pravda”,  raport i Von Strock. më 21 tetor 1913; Telegram nr.199. i konsullit austriak nga Beogradi, dërguar Vjenës më 29 shtator 1913.

[32] “Veçrnje novosti”, Beograd,  më 27 shtator  1913,  f.1.

[33] Po aty.

[34] Po aty.

[35] Telegram nr.219, i Bertholdit nga Vjena dërguar Di San Guilano Romë më 18 tetor 1913.

[36] Po aty.

[37] Raport i atasheut austriak Gilinek nga Beogradi më 27 shtator 1913; (qëllimet serbe në lidhje me Shqipërinë.).

[38] Po aty.

[39] Po aty.

[40] Po aty.

[41] Raport i konsullit Jeliçka nga Shkupi Ministrit të punëve të Jashtme të Austrisë, Markagraf, më 29 shtator 1912.

[42] Po aty, Raport i konsullit Jeliçka nga Shkupi.

[43] Vebi Xhemaili, Sundimi i Parë  serb në Pollog 1912-1915, (fejton), ”Flaka e Vëllazërimit”, Shkup 1992.

[44] Raport nga Selaniku, telegram nr. 18 më 28 shtator 1913; Diplomati Milan Rakiçi i ka takuar rrethit të ngushtë të Nikolla Pashiqit,  ka qenë delegat i dërguar në Konferencën e Londrës, me deklaratat e veta dhënë shtypit të asaj kohe njihet në opinion si diplomat shumë tendencioz  kundër zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në Konferencën e Londrës. Ai Konferencës i ka paraqitur gjithmonë të dhëna të falsifikuara në lidhje me kufijtë dhe popullsinë e Shqipërisë Etnike para diplomacive të huaja.

[45] Telegram nr. 121 i zëvendës konsullit nga Nishi,  më 11 tetor 1913.

[46] Telegrami nr. 218, i konsullit austriak Strock nga Beogradi,  më 14 tetor 1913.

[47] Gazeta “Odejg” Beograd,  më 29 shtator 1913.

[48] Album Almanaha “Struga” vep. e cit. f.102; Shpifjet serbe janë të pabaza, pasi çeta e Millan Matovit dhe Petar Çaulevit që ka vepruar në mes Kërçovës dhe Ohrit nuk ka pasur më shumë se 100 komitë.

[49] Telegram nr.148 i konsullit austriak nga Shkupi,  më 6 tetor 1913.

[50] Raporti i nënkonsullit austriak nga Shkupi,  më 11 tetor 1913.

[51] Raporti i konsullit Jeliçka nga Shkupi,  më 3 nëntor 1913.

[52] Raporti i konsullit Jeliçka po aty, më 3 nëntor 1913.

[53] Po aty.

[54] Po aty ; në këtë raport shihet qartë se serbët në këto anë kanë plaçkitur gjithçka, edhe në këtë raport të konsullit austriak dhe zëvendës konsullit britanik, të cilët në mënyrë energjike ndërhynë te gjenerali i ushtrisë serbe Mishiq, që të urdhërojë oficerit serb, për të kthyer kalin arab të Sheh Babës të grabitur nga teqeja e “Harabatit” në Tetovë, i cili shërbente për nevojat e teqesë.

[55] Raporti i konsullit austriak nga Shkupi më 3 nëntor 1913; Abdyrahman beu mbante lidhje të ngushta me Shkupin, Prizrenin, Sofjen, Bukureshtin dhe qytete tjera me rëndësi për çështjen tonë shqiptare. Ky patriot kishte lidhje të ngushta patriotike edhe me Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Elez Jusufin. Ai i informonte ata për të gjitha ngjarjet që ndodhnin në Tetovë dhe Gostivar. Ky atdhetar mbante lidhje të ngushta me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës duke e informuar për të gjitha rrjedhat politike në Pollog.

[56] Po aty.

[57] Po aty, raporti i njëjtë.

Filed Under: Histori Tagged With: 100 vjetori i kryengritjes, Beteja mbi Mavrove, Prof. Dr. Vehbi Xhemaili

Histori: Çfarë ka ndodhur më 23 tetor?

October 23, 2013 by dgreca

Me 23 tetor 1871 – Lindi në Fishtë, Dajç, Lezhë, Shqipëri (në atë kohë Perandori Osmane), Gjergj Fishta; studioi për filozofi e teologji; prift i shuguruar katolik edhe poet i madh; në vitin 1902, merr drejtimin e gjimnazit françeskan në Shkodër; vepra i tij madhore (1937) Lahuta e Malcis prej 17-mijë vargjesh – quajtur ndryshe edhe Iliada Shqiptare./

Nga Astrit LULUSHI/

42 pes – Lufta civile romake: Trupat e Mark Antonit dhe Oktavianit mposhtin ushtrinë e Brutit. Bruti kryen vetëvrasje. Por cili ishte shkaku i luftës?  Dy vjet më parë (44 pes), Qezari ishte vrarë pabesisht nga një grup senatorësh ku bënte pjesë edhe miku i tij, Markus Brutus. Oktaviani, djali i birësuar i Qezarit, i cili ndodhej për studime në Apolloni të Ilirisë, sapo mori vesh lajmin u nis për në Romë dhe u vu në ndjekje të vrasësve. Sipas historisë, Qezari fillimisht u rezistoi sulmuesve, por kur pa Brutin mes tyre, iu dorëzua fatit, duke thënë “Et tu, Brute?” – “Edhe ti, Brut?”; fjalë që vazhdojnë të jenë subjekt debatesh mes dijetarëve dhe historianëve.”Et tu, Brute?” është frazë latine që arriti në kohët tona ndoshta falë Uilliam Shekspirit i cili e përdori atë në tragjedinë Jul Qezari (1599). Shprehja pason traditën e historianit romak Suetoni, i cili thotë se “Et tu , Brute?” është kalk e një greqishtjeje “Kai su, teknon?”- “Edhe ti, biri im?” dhe merret si tregues se Bruti ishte djal jashtë-martese i Qezarit. Ndërsa, Plutarku thotë se Qezari nuk foli fare por kur pa Brutin mes komplotistëve, mbuloi kokën me pelerinën e vet dhe e la t’a godiste. Kohët e fundit janë shtuar argumententet se “Et tu, Brute?”, mund të interpretohet si mallkim apo kërcënim; atëhere mallkimimet në greqisht mes romakëve ishin bërë proverbiale, dhe Qezari mund të ketë thënë: “Edhe ti, biri im, do ta provosh shijen e fuqisë” ose “Edhe ti Brut? Në ferr shkofsh!”.
Një pjesë nga tragjedia “Jul Qezari” e Shekspirit
-nga fjalimi i Mark Antonit –
(shqipëroi Fan Noli)

“Ne qe me te vërtetë Bruti që goditi;
Se Bruti, e dini, ishte éngjelli i Qesarit.
Ti, Zot, ti vet’ e di me Q’ mall e desh Qesari.
Kjo ishte gpojtja m’ e pashpirtme nga të gjitha.
Kur pa Qesari q’e goditi dhe ai,
Mosmirenjohja, me’ e fortë se q’do krahe
Tradhetori, e mundi dhe ia theu zcmren.
Ahere si pështolli faqen nënë toga
Mun rrëzë monumeulit të Pompejit,
…
Oh po! tani po qani, edhe ju vjen keq;
Dhe lotët që po derthni rjedhin drejt nga zemra.
Si? Qani, vllezër, se i patë vetëm togën
Qesarit të plagosur? Shihni atë vetë
Q’e kanë bërë shoshë thikë tradhetorësh.”
1812 – Gjenerali francez Claude François de Malet, arratiset nga burgu dhe organizon një komplot për të përmbysur perandorin Napoleon Bonaparte, duke përhapur lajmin se perandori vdiq gjatë fushatës në Rusi dhe e shpalli veten komandant të garnizonit të Parisit. Lajmi u besua nga të gjithë, por kur një polic e pa Maletin duke bërë betimin para Senatit, ai e njohu dhe bërtit “është Malet, i arratisuri!”. Pas kësaj, ai u kap, u çarmatos dhe u dërgua përsëri në burg.
1821 – Demetrio Camarda (Dhimitër Kamarda) lindi në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) – Si gjuhëtar, poet dhe mbledhës e botues i folklorit shqiptar,  Kamarda eci në udhën e hapur nga dijetari i madh arbërësh para tij, Jeronim De Rada. Kamarda kishte njohuri shkencore edhe në fushën e gjuhësisë indo-evropiane dhe doli me idenë se shqipja lidhej me greqishten e vjetër, duke iu kundërvënë tezës së vërtetuar nga Franz Bopp se shqipja ishte degë e veçantë në familjen Indoevropiane. Vepra kryesore e Kamadrës, Provë e Gramatikës Krahasuese mbi Shqipen, vlersohet si i pari punim shkencor në fushën e studimit krahasues historik të shqipes. Kamarda njihet edhe për kontributin në përhapjen e alfabetit të përgjithshem shqip në vitin 1869. Ai vdiq ne Livorno të Italisë me 1882.
1871 – Lindi në Fishtë, Dajç, Lezhë, Shqipëri (në atë kohë Perandori Osmane), Gjergj Fishta; studioi për filozofi e teologji; prift i shuguruar katolik edhe poet i madh; në vitin 1902, merr drejtimin e gjimnazit françeskan në Shkodër; vepra i tij madhore (1937) Lahuta e Malcis prej 17-mijë vargjesh – quajtur ndryshe edhe Iliada Shqiptare. At Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit në Kongresin  e Manastirit më 1908, që miratoi alfabetin. Ishte përkthyes i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, pastaj, sekretar i delegacionit. Në fund të vitit 1920, Shkodra e zgjodhi deputet të saj në parlamentin shqiptar. Pas vendosjes së regjimit të Zogut, Fishta u vetë-mërgua në Itali në vitin 1925 /1926, para se  se të rifillonte punën si mësues, poet dhe shkrimtar në Shkodër; vdiq më 30 dhjetor 1940. Fishta ishte redaktor i revistës “Hylli i Dritës” (1913 ) dhe gazetës “Posta e Shypnisë” gazetë (1916-1917). At Gjergj Fisha ishte gjithashtu shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi. Ja disa vargje nga një prej poezive të tij:

“Shqypnia”

Edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!
…..
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N’ turr t’ Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka’ i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
…….
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gjí,
Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.”
1874 – Lind në në Janjevë  afër Prizrenit etnografi, folkloristi, shkrimtari, ndoshta arkeologu i pare shqiptar, Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, i njohur si Shtjefën Gjeçovi. Ai u arsimua nga françeskanët në Bosnjë (nën kontrollin e Austro-Hungarisë ) shërbeu në vitet 1905 – 1920 mes fiseve malësore (kryesisht Mirditë) si famullitar, mësues dhe mbledhës folklori. Gazeta Albania e Faik Konices u bë platforma e shkrimeve te tij. Gjeçovi u vra nga serbet në vitin 1929, në fshatin Zym afër  Gjakovës, ndërsa shërbente si prift dhe mësues i shqipes në atë famulli. Shtatore sot ai ka  në Zym dhe një shtëpi muze në fshatin e lindjes. Më 1929, mbreti Zog protestoi ashpër pranë qeverisë së Beogradit kundër vrasjes se tij. Gjeçovi mblodhi dhe shkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore shqiptare të trasheguara gojarisht ndër shekuj. Ato u botuan pas vdekjes, në vitin 1933. Një botim shqip – anglisht nga Shtëpia Botuese Gjonlekaj, Nju Jork ne vitet 1980, tërhoqi vemendjen e studiuesve të huaj të cilëve për here të pare u binte në dorë një botim anglisht i këtij kanuni.
1892 – Vdiq Abdyl Frashëri, 53 vjeç, një prej ideologëve te parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai ishte me i madhi në moshë mes 3 vëllezërve Frashëri, Naimit e Samiut. Abdyl Frashëri njihet si nismëtar dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit (1878) – konsiderohet gjithashtu si i pari që hodhi idenë e një autonomie (përfshirjen e trojeve shqiptare në një vilajet të vetem) – pas shtypjes së Lidhjes (1881),  dënohet me vdekje nga gjykata osmane; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm; qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj; për arsye shëndetësore u lirua me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria politike.
1911 – Përdorimi i parë i avionëve në luftë: Një piloti italian niset nga Libia për të vëzhguar vijat e frontit të ushtrisë turke gjatë Luftës turko- italiane.
1912 – Lufta e Parë Ballkanike :Fillon beteja e Kumanovës midis forcave serbe dhe ushtrisë osmane. Kjo betejë ishte vendimtare për rezultatin e luftës në rajon. Pas 3 ditësh, trupat osmane u thyen keq, lanë qytetin dhe u detyruan të tërhiqeshin edhe nga Shkupi, ndërsa forcat serbe u nisën për të marë Manastirin.
1946 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblidhet për herë të parë, në një auditorium në Queens të qytetit Nju Jork.
1956 – Mijëra Hungarezë ngrenë krye kundër qeverisë dhe kontrollit sovjetik. Ky zhvillim (i njohur si Revolucion hungarez, në perëndim; dhe Kundër-Revolucion, në lindje, u shtyp në 4 nëntor).
Mendim i ditës
“Disa gjëra janë aq serioze, sa që është mirë të qeshësh me to”.
Niels Bohr

(Kortezi-VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: 23 tetor, Astrit Lulushi, cfare ndodhi, Fishta, Histori

Perse duhet te jete shqiptar kur ishte një serb në krye të trupave osmane që pushtuan Otranton

October 23, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

 1.

Emri i Gedik Ahmet Pashës ( … – Edirne, 18 nëntor 1482 ) thotë  Romualdo Rossetti,është kujtuar me  trishtim në Otranto për egërsinë  me të cilën  në 14 gusht 1480, ai urdhëroi njerëzit e tij për të prerë kokat e 800 burgosurit në kodrën e Minerva , pasi kanë përdhunuar vajzat , therja e burrave   të paarmatosur  dhe peshkopit të besimit , gra, pleq dhe fëmijë , prishen dhe njollosje vendet më të rëndësishme të kultit të krishterë si Kisha e Shën Pjetrit , katedrale dhe manastirit të lashtë Basilian e San Casole Nicola etj.Mirëpo duke kërkuar identifikimin e plotë të kësaj figure ndeshim në të dhëna surprizë. Cila ishte origjina  e këtij xhelat,i që udhëhoqi trupat osmane drejt perëndimit kryesisht drejt Otrantos, kur më parë  ndërmori pothuajse të gjitha ekspeditat e tij në Anadoll.

              2.

Sfondi i tij mbetet kryesisht i panjohur. Disa burime pohojnë se ai ishte me prejardhje shqiptare dhe të tjerët se ai ishte me  prejardhje greke ose serbe.Historianët italianë pohojnë se ai ishte serb.Burimet flasin se Gedik Ahmed Pasha u lind në Serbi . Në disa përshkrime të tjera është gati i plotë portreti i këtij njeriu. Achmet Pasha Breche (i njohur më mirë si Acmet ose Acomet Basna dhe gjithashtu si Keduc Achemet , Ghedik Almed -Geduk Ali Pasha ose thjesht Basna ) .Ky njeri ishte një njeri i panjohur për Islamin me origjinë sllave .Ndërsa portreti i tij fizik është ky: i vogël në shtat , flokë kafe , hundë, me mjekër të vogël, gjysma Spano , fytyrë e  shëmtuar, mizor dhe shumë dorështrënguar.

Ja edhe jetëshkrimi i këtij mizori shtatë-shkurtër: duket se në qoftë se vetëm një nga shumë të krishterë renegat me origjinë serbe apo greke -bizantine të cilët kanë votuar për burracakëri në kauzën e Islamit ndërmori ofensivën osmane përtej Adriatikut.

Në kohën e sulltan Muratit II, ai hyri në pallat si një shërbëtor . Ai u largua nga pallati me një gradë ushtarake , në sulltanatin e Sulltan Mehmed Pushtuesi dhe ai u gradua të guvernatori i Roumelisë . Më vonë u emërua guvernatori i Anadollit , në vitin 1462 . Ai kishte arritjen e tij ushtarake nga pushtimit i  Koyulhisar , në vitin 1461 . Në vitin 1469 , ai pushtoi Karaman , Eregli dhe Akhisar , dhe Sehzade Mustafa biri i Sulltan Mehmed Pushtuesi , i emëruar si guvernator i Konjës .

Ahmed Pasha u bashkua me fushatën që  ka rezultuar me pushtimin e Egriboz në vitin e ardhshëm. Në të njëjtin vit , ai u bë vezir . Në vitin 1471 , ai pushtoi Alaiye , në Icel vitin tjetër  Karaman , Silifke , Mokan , Gorigos , Gulek dhe Lulye ishin aneksuar .

Ahmed Pasha mundi Karamanoglu PIR Ahmedin , dhe vëllain  e tij Kasim Beu . Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në triumfin e Otlukbeli . Për shkak të karrierës së tij të shkëlqyer ushtarake , ai zëvendësoi vezirin e madh Mahmud Pashën . Ai vazhdoi aktivitetet e tij në Icel dhe Karaman duke kapur Ermenek , Manyan dhe Silifke .

Në vitin 1475, ai pushtoi Kefe dhe pastaj Sulak dhe Azap , dhe ai rrethoi Menkup . Në vitin 1477 , ai refuzoi fushatën e Shqipërisë dhe ai u shkarkua dhe u burgos në Rumelihisari ( Kalaja e Roumelia ) . Ai u lirua nga pajtimin e Hersekzade Ahmed dhe ai u emërua ( Komandanti i Marinës ) . Ai pushtoi Kefelonia , Zanta dhe Ayamavra në detin Egje , në vitin 1479

. Sulltan Mehmed Pushtuesi   e ka dërguar marinën  e komanduar nga Ahmet Pasha  në Otrantos  në  vitin 1480 . Ai pushtoi Otrantos , në gusht të vitit  1480 .

Ai mësoi vdekjen e sulltanit Mehmed , ndërsa ishte duke organizuar një fushatë në Itali .   Edhe pse ai kërkoi mbështetjen e Sulltan Bajzitit të Dytë, ai u thirr përsëri në Stamboll. Në vitin 1481 , ai mbështeti Sulltan Bajzitit II në fron në luftën e tij me vëllain e tij Cem sulltani. Por , Bajzitit e ka  burgosur  ndërkaq  Gedik Ahmet Pashës , duke e akuzuar atë  se është një përkrahës i Cem sulltanit. Ahmed Pasha u lirua , pas rebelimit të Kapikulu Trupave të Rojeve ( Yeniceri Corps ) . Në 18 nëntor 1482 , ai u vra me urdhër të Sulltan Bajzitit , në Edirne .

                         3.

Ai ndërmori pothuajse të gjitha ekspedita e tij në Anadoll. Ky serb mund të quhet si kryesori i ushtrisë osmane , ai mundi principatën e  fundit, që rezistonin ekspansionit osman në Anadoll , të Karamanids që kishte qenë, Principata e fortë në Anadoll për gati 200 vjet, edhe nga më të fortë se  osmanëve në fillim të këtij të fundit .

Ata në mënyrë efektive arritën  sukses në  Sulltanatin  selxhuk Anatolian në sasinë e pasurisë të mbajtur , në mesin e qytetit  i Konia ,ish kryeqyteti Selcukëve . Në këtë kuptim , fitorja e Gedik Ahmet Pashës kundër Karamanids në 1471 , pushtuan territorin e tyre si edhe rajoni i Mesdheut bregdetare rreth Ermenek , Mennan dhe Silifke , ishte prova vendimtare për të ardhmen e osmanëve. Karriera e tij politike u bë meteorike në ushtri si një strateg , kur ai mundi karamanide e fundit, që pengonin përparimin e Mehmet II në Anadoll , Principata Islamike që mbahet deri në ambiciet ekspansioniste të Perandorisë Osmane për më shumë se dyqind vjet.Fitorja e tij kundër Karamanid në 1471 , lejoi Perandoria e ” Portës së Lartë,” për të pushtuar rajonin strategjik bregdetar të Mesdheut dhe që e kishte bërë të begatë me rrugët e saj të tregtisë dhe rrugëve tregtare të qytetit, Silikke, Mennan dhe Ermenek .

                      4.

Hungërima e flotës në  dispozicion për pushtimin e Italisë ishte  jashtëzakonishtë e madhe. Sipas burimeve të ndryshme historike , ishte  e përbërë nga një numër në mes të 70 dhe 200 anije nominalisht të  afta të mbanin  në mes 18.000 dhe 100.000 njerëzve, këto shifra nuk janë të  konfirmuara historikisht në luhatje të vazhdueshme. Nga përafrimit ,flota kishte në drejtim të luftanije rreth  90 galera , 40 galleons dhe një tjetër rreth  20 anije , për një total prej rreth 150 anije. Është e besueshme se flota turke mbante një ushtri prej 18.000 njerëzve. Duke ju turrur Otrantos urdhëroi njerëzit e tij të kryenin  bastisje përgjatë gadishullit të  Salentos në dëm të shumë fshatra, megjithatë, për të sulmuar qytetin në  rrethim dhe për ta rrënuara më 7 shkurt, 1481.

Kapja e Otrantos dhe Salentos  në bastisjet në fakt zgjati disa muaj , sepse rrethuesit e gjeti veten shpejt , u tërhoq në Shqipëri me synimin për të rifilluar rrethimin me ardhjen e motit të mirë . Vdekja e papritur e Mehmet II  në 3 Maj 1481 shkaktuar nga një komploti i orkestruar rreth  pallatit në të gjitha gjasave nga djali i tij Bajzitit II e ka hedhur Gedik Ahmet Pashën në një situatë  mjaft të pakëndshme, kështu u vu nën arrest dhe madje edhe nëntëmbëdhjetë muaj pas vdekjes mirëbërësi e tij të madhe , ai u vra në Edirne më 18 nëntor, 1482.

Pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453 , Mehmet II donte të konsiderohet trashëgimtar legjitim i Perandorisë Romake , e cila e bëri atë të besoj se ai mund të ndërmarrë pushtimin e gadishullit italian për të ribashkuar territoret romake nën dinastinë e tij. Pas një përpjekje të pasuksesshme për të rrëmbuer ishullin e Rodosit të Kalorësve të Urdhrit të Spitalin e Shën Gjonit të Jeruzalemit , në vitin 1480 ai arriti të pushtojë qytetin port të Otrantos .Ndërkohë, në 1474 Gedik Ahmet Pasha, një nga të parë në mesin e atyre që kishin udhëzuar turqit në artin e kërkimi , kishte qenë i emëruar nga Sulltan( Sadrazam ( Supreme Vezirit , një pozicion ai e mbajti deri në 1477 ), më pas u tërhoq në zyrën e ” SANCAK Beut “, ose qeveritar i sanxhakut të Vlorës.Gedik Ahmet Pasha luftoi edhe kundër venedikasve në Mesdhe dhe u dërgua në 1475 nga Sulltani për të ndihmuar Khanate Krime kundër forcave gjenovez . Në Krime, ai pushtoi Caffa , Soldaia , Cembalo dhe kështjella të tjera gjenovez , si dhe Principatës së Theodoro me Mangup saj kapitale dhe rajoneve bregdetare të Krimesë. Ai shpëtoi Khan e Krimesë, Meсli Giraj , nga forcat gjenovez . Si rezultat i kësaj fushate , Krimea dhe Circassia hyri në sferën e ndikimit osman .Në vitin 1479 , në një lëvizje të guximshme , sulltan Mehmet II e urdhëroi atë për të udhëhequr marinës osmane në Detin Mesdhe, si pjesë e luftës kundër Napolit dhe Milano. Gjatë fushatës së tij , Gedik Ahmet Pashaka  ka pushtuar ishujt e Aja Mavra , Kefalonya dhe Zanta ) . Që ai kishte pushtuar Konstandinopojën në 1453, Mehmedi II e pa veten si trashëgimtar të Perandorisë Romake dhe duke  konsideruar seriozisht këtë ëndërr ai urdhëroi pushtimin e Italisë për të bashkuar tokat romake nën dinastinë e tij. Si pjesë e këtij plani , Gedik Ahmet Pasha u dërgua me një fuqi detare në thembra të gadishullit italian .Pas një përpjekje të dështuar për të pushtuar Rodos nga Knights_Hospitaller ai mori qytetin port Otranto në 1480 . Popullsia u masakrua . Por për shkak të mungesës së ushqimit , ai kishte për të kthyer me shumicën e trupave të tij në Shqipëri në të njëjtin vit , për të vazhduar fushatën në 1481.

                          5.

Ç’farë u arrit nga Pushtimi i Kostandinopojës ( 1453 ) nga Mehmetit II ( 1430-1481 ) , shënoi fundin e Perandorisë Lindore dhe pushtimin e Serbisë , Greqisë, kolonitë e Xhenova, Venecia dhe Sllavet , e cila filloi në Kapja dhe krerët e Kishës në të gjithë Evropën .Cilat ishin qëllimet kryesore:Qëllimet kryesore ishin në thelb ato Muhamedit për të marrë përsipër Rodos Egje më të mirë të sundojë në Mesdheun lindor , për të zënë Pulia , për të ndëshkuar Ferrante I ( i njohur si Ferdinandi ) , Mbret i Napolit , por dhe gjithashtu për të pushtuar Italinë dhe të bëjë bazilikën e S. Peter një të strehë për kuajt e tij. Mënyrë specifike  e  Sulltanit  të madh  shkruan historianët ishte për “të shkuar dhe për të pushtuar vendin e Pulias , për të përzënë të pafetë nga mendimet e liga , me ushtri të shkatërrojë pushtetin e zakonit dall’iniquo pafetë , inkorporojë ato tokat në Dar al -Islam ( ecumene e Islamit) duke ngritur flamurin e Islamit pushtuesit dhe për të eliminuar përtej çdo gjurmë të mosbesimit.

28 korrik 1480, filluan aksionin kundër Otrantos , duke filluar nga Vlora dhe një ushtri prej rreth 20.000 burra nën komandën e vezirit te madh, Ghedik Almed Pasha .

*Msc.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, nje serb ne krye, pushtues te Otrantos, te trupave serbe

Histori: Çfarë ka ndodhur më 22 tetor?

October 22, 2013 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/

1867 – Franz Bopp, filolog gjerman dhe albanolog, vdiq në Berlin në moshën 76 vjeçare. Si profesor i gramatikës krahasuese sanskrite në Universitetin e Berlinit, në vitin 1854, Bopp vërtetoi teorinë e herëshme se shqipja i përket familjes se gjuheve indoevropiane – dhe paraqiti të gjitha faktet shkencore në dispozicion në mbështetje të kësaj teze. Pas këtij demonstrimi të Boppit, asnjë filolog deri me sot nuk ka mundur të sfidojë vendin e shqipes në këtë familje, ku bëjnë pjesë thuajse të gjitha gjuhet evropiane, me përjashtim të hungarishtes, turqishtes dhe finlandishtes. Pas zgjidhjes së kesaj çështjeje, në vazhdën e arsyetimit, Bopp iu përqas një tjetër problemi: Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane? Pas shqyrtimit të thellë dhe krahasimeve të shumta, ai arriti në përfundimin se shqipja nuk ka lidhje me asnjë nga gjuhët indo-evropiane, por qëndron degë mëvete si greqishtja, persishtja, armenishtja dhe lituanishtja. Që nga viti 1860, kur Bopp doli me këtë përcaktim, studimet mbi shqipen – që tërhoqën linguistë nga më të shquarit e shekullit XIX, XX – u përqëndruan dhe vazhdojnë të përqendrohen në çeshtjen edhe më të vështirë; Cila është prejardhja e shqipes? Dhe për këtë ekzistojnë shumë  ide a supozime, por vetëm dy teza janë pjesë e diskutimit; A është shqipja pasardhëse e Ilirishtes apo trakishtes? Që nga vleresimet e Norbert Joklit, i cili aty nga vitet e fundit te jetes se tij në fillim të viteve1940 filloi të prirej drejt përfundimit se gjuha shqipe është njësoj e lidhur si me ilirishten edhe trakishten, debati vazhdon. Por, “më e argumentuar nga ana historike dhe gjuhësore është teza sipas së cilës Shqiptarët janë pasardhës të Ilireve dhe shqipja pasardhesë e ilirishtes”. (FESH)

1922 – Lindi në Shkodër, Marije Shllaku. Studio filozofi në universitetin e Romës, dhe zotëronte shume gjuhëve të huaja si italisht,latinisht, frëngjisht, gjermanisht, dhe greqishten e vjetër. Për një kohë, në vitet 1940 ajo punoi si sekretare e Xhafer Devës. Më 24 nëntor 1946, në moshen 23 vjeçare, Marije Shllaku u pushkatua me vendim të një gjykate në Prizren nën akuzat për bashkepunim me legjendarin Shaban Polluzha në përpjekjet me armë për një Shqiperi me shqiptarët të gjithë bashkë. Studiuesi shqiptaro amerikan Tom Mrijaj ka shkruar një monografi për Marije Shllakun, emrin e së cilës mbajnë sot disa rrugë e shkolla në Kosovë e Shqipëri.

1946 – Katër anije luftarake britanike dalin nga Porti i Korfuzit, kalojnë nëpër kanal dhe ndeshin në mina; 44 marinarë britanikë u vranë, mbi 40 të tjerë u plagosën dhe dy anije u dëmtuan (njëra përtej riparmit). Britania e çoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duke e akuzuar Tiranën zyrtare se minat në ujërat e Kanalit të Korfuzit ishin vendosur nga Shqipëria; ose Shqipëria kishte dijeni se kush i vendosi dhe nuk tregoi; apo rojet bregdetare shqiptare duhet t’i kenë parë anijet që kishin vendosur minat dhe për mos-ndërhyrje për t’i ndalur mbajnë përgjegjësi penale. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se Shqipëria ishte fajtore për incidentin dhe duhej t’i paguante Britanisë dëmet e shkaktuara. Qeveria shqiptare nuk e pranoi vendimin dhe qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, i cili do tu shpërndahej proporcionalisht shteteve që Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare. Për dekada çështja mbeti ngërç dhe sasia e arit të caktuar për t’iu kthyer Shqipërisë, e bllokuar.  Në vitin 1990, ndërsa Shqipëria po përpiqej të dilte nga izolimi 45 vjeçar, bisedimet mbi zgjidhjen e këtij problemi filluan mes diplomatëve amerikanë e britanikë dhe atyre shqiptarë, edhe pse të dyja palkët nuk kishin marrëdhënie diplomatike.(Albania, New York University Press, M. Vickers, J. Pettifer). Në maj të vitit 1992, delegacionet britanike dhe shqiptare u takuan në Romë ku firmosën një memorandum mirëkuptimi dhe për çështjen u arrit një kompromis mbi kthimin e arit dhe çështjen e dëmshpërbilimeve.

1964 – Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, “për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë”. Shumë njerëz u çuditën, kur Sartri e refuzoi çmimin, duke thënë se ai gjithmonë i ka mohuar nderimet zyrtare dhe se “një shkrimtar nuk duhet t’a lejojë veten që të shndërrohet në institucion”. Sartri (1905 – 1980) ishte filozof, dramaturg, novelist, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik arti. Në vitin 1946, fotografi i njohur shqiptaro-amerikan, Gjon Mili hapi një ekspozitë me fotografitë e tij në Paris. Zhan Pol Sartri, në rolin e kritikut e vizitoi ekspozitën dhe shkroi: “Para se t’a takoja Milin, kisha njohur vetëm fotografë që të nxjerrin në fotografi nisur nga një lloj zemërimi, si ai që vret. Mili nuk fyen; ai pëlqen çdo gjë: të ngrënët, të pirët, vallzimin. Harlemin e njeh më mirë se çdo i bardhë, Nju Jorkun, më mirë se kushdo tjetër. Ai është njeri i qeshur. Të vret – më keq akoma – kërkon të robërojë…, të mban në kurth të gjallë, në fotografinë e tij, dhe ti vazhdon të luftosh me veten, si peshku në rrjetë. Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete që të ç’armatosin; çdo fotografi e tij është provë, përpjekje. Për Milin, mënyrat për të fotografuar janë të shumta sa edhe njerëzit. Nëse të ka zgjedhur për të përfshirë në koleksonin e vet, ai jo vetëm që do të ngulë me thumb në tabelën e specieve të tij, të gjitha si të gjalla, por do të vëzhgojë a shqyrtojë për të njohur thellë e më thellë.Thuhet se banorët primitivë të deteve të Jugut nuk pranojnë të fotografohen, sepse besojnë se mund të bëhen përgjithmonë robër të fotografit. Për të kuptuar urtësinë e tyre ju duhet vetëm të shikoni disa nga portretet e Gjon Milit.”
(marrë nga “Photographs & Recollections” by Gjon Mili, 1980)

1972 – Lufta e Vietnamit: Në Saigon, Henry Kissinger dhe presidenti i Vietnamit të Jugut, Nguyen Van Thieu takohen për të diskutuar një propozim për armëpushim që ishte hartuar midis amerikanëve dhe vietnamezo-veriorëve gjatë bisedimeve në Paris. Në fakt, projekt-amerrëveshja ishte përgatitur nga vetë Henry Kissinger, këshilltari kryesor për politikë të jashtme të Presidentit Richard Nixon, në bisedime sekrete në Paris me homologun vietnamezo-verior Le Duc Tho. Edhe pse veprimtaritë e shumta diplomatike krijuan spekulime rreth një fundi të mundshëm të Luftës së Vietnamit,  luftimet në terren vazhdonin me ashpërsi.

1997 – Vdiq arqipeshkvi i Shkodrës, Frano Ilia. Lindi në Juban, pranë Shkodrës më 1918; u shugurua meshtar më 1943; shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Kur Shqipëria komuniste u shpall ateiste më1967, Frano Ilia u arrestua; më 1968 u dënua me vdekje; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. 25 vjet pas këtij dënimi, do të shugurohej ipeshkëv nga vetë Papa Gjon Pali II. (shkoder.net). Dom Frano Ilia, ishte edhe etnograf. Më 1993, ai botoi librin me materiale të grumbulluara me ndërprerje e prej dekadash lidhur me të drejtën zakonore në krahinën e Kurbinit, dhe zonat për rreth të Shqipërisë mesme. Libri e quajti “Kanuni i Skënderbeut” sepse heroi kombëtar bëri disa ligje kanunore të veçanta në krahinat e veta apo nën ndikimin e tij, që përbënin Arbërinë, prandaj disa thonë se Kanuni i Skënderbeut mund të quhet edhe Kanuni i Arbërit.

2002 – Nëna mbretereshë e shqiptarëve, Geraldina vdiq në Tiranë nga një semundje në mushkeri dhe pas 3 goditjeve në zemër. Ajo ishte konteshë hungareze, para se të bëhej princeshë me 1937, kur u fejua me mbretin Zog; dhe mbretereshë nga prilli 1938, kur ata u martuan. Në dasmën e çiftit mbretëror morrën pjesë ose dërguan urime a dhurata shumë diplomatë dhe personalitete të larta të kohës, si Musolini e Hitleri – ky i fundit i dërgoi çiftit mbretëror automobil, model sport Mercedes-Benz. Por Geraldina, ose siç e quanin, “Trendafili i bardhë i Hungarise”, mbretëroi më pak se një vit – në prill 1939, së bashku me mbretin dhe djalin dy-ditësh, ikën. Mbreteria e saj ishte pushtuar nga Italia. Kështu i shkoi jeta, shpërngulje nga vendi në vend, pranë mbretit Zog, mes shqiptarëve të oborrit mbreteror. Kur mbreti Zog vdiq në Hauts-de-Seine, Francë, në vitin 1961, djali i tyre, Princi i Kurorës Leka, u shpall Mbreti Leka I nga qeveria monarkiste në mërgim dhe Geraldina filloi të quhej Nëna Mbretëreshë. Në qershor 2002, ajo u kthye nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, pas shfuqizimit të ligji që i kishte ndaluar prej dekadash hyrjen në vend. Nëna Mbretëreshë Geraldinë vdiq pesë muaj më vonë, në moshën 87 vjeçare, në Tiranë, ku u varros me nderime të larta shtetërore.

Mendim i ditës
“Një betejë është e humbur kur mendon se e ke humbur”.
Zhan Pol Sartri

(Kortezi:VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: 22 tetori, Astrit Lulushi, Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 617
  • 618
  • 619
  • 620
  • 621
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT