• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

49 VJET NGA VRASJA E PRESIDENTIT JOHN F.KENEDY

November 22, 2012 by dgreca

Nga BEQIR SINA, New York/

Vrasja me atentat e Presidentit Kenedi e renëditë atë në një  nga 10 ngjarjet me konspirative te historise se re -në  botë

DALLAS TEXAS : Ndër 10  ngjarjet me konspirative te historise se re e para renditet 1. Vrasja e  Xhon Kenedit, dhe më pasë janë :  2. Mbulimi i sulmeve të 11 shtatorit, 3.  Zona 51 dhe Alienët, 4. Paul McCartney ka vdekur, 5. Shoqëri sekrete  kontrollojnë botën, 6. Ulja në hënë s’ka ndodhur,7. Elvis Presley nuk ka  vdekur,8. Operacioni “Northwoods”,9. Bashkimi i Amerikës Veriore,10. Princesha  Diana është vrarë

Presidenti Xhon Kenedi u vra më 22 nëntor 1963 nga dy plumba, një  në kokë dhe një në qafë, teksa udhëtonte me një limuzinë të hapur në Dallas. Lee  Harvey Oswald u akuzua për vrasjen e tij.Dyshimet mbi shpjegimin zyrtar se  Oswald ishte personi i vetëm përgjegjës për vrasjen e presidentit  amerikan,vazhdojnë sot e kësaj dite të diskutohen. Ekzistojnë një sërë teorish  konspirative, asnjë prej të cilave s’është provuar.Në vitin 1979 doli teoria se  ndaj Keneditt kishte pasur të paktën katër të shtëna nga drejtime të  ndryshme.

49 vjet më parë, më 22 nëntor të vitit 1963, u vra presidenti amerikan Xhon  Kenedi, ndërsa po kalonte me autokololën e tij në Dallas të Teksasit.

Kenedi ishte presidenti amerikan më i ri në moshë, 46 vjeç. Pranë tij, në  makinën e hapur ishte bashkëshortja e tij Zhaklinë. Lajmi për vdekjen e  presidentit u dha nga spitali i Dallasit dhe po atë ditë nënpresidenti Lindon  Johnson bëri betimin si president i SHBA.

Vrasja e Presidentit Kenedi ka mbetur një moment historik me përmasat e një  ikone dhe ajo është e gjallë në mendjen e shumë amerikanëve. Hetuesit arritën në  përfundimin se mbi presidentin qëlloi Lee Harvey Oswald, i cili u arrestua  menjëhererë pas vrasjes, por i cili nuk doli kurrë para një gjykate për këtë  akt.

Dy ditë pas vrasjes, pronari i një klubi nate në Dallas, Jack Ruby, qëlloi  dhe vrau Oswaldin, ndërsa policët po e shoqëronin atë në polici.

Vrasja e Presidentit amerikan John F. Kennedy para 48 vjetësh më 22 nëntor  1963 , tronditi gjithë botën. Ishte hera e parë që nga viti 1901 – kur ishte  vrarë presidenti Uilliam Mekinli – që një presiden amerikan humbte jetën nga  plumbi i një vrasësi.

Shërbimi Sekret përgjigjet për mbrojtjen e presidentit dhe familjes së tij.  Vrasja, ashtu si edhe përpjekje të mëpasshme për vrasjen e Presidentëve Gerald  Ford dhe Ronald Regan, sollën si rezultat ndryshime në mënyrën se si mbrohen  Presidenti dhe familja e tij.

Më 22 nëntor, 1963 kur krismat u dëgjuan në Dallas, agjenti i Shërbimit  Sekret Klint Hill ishte në pozicionin më të mirë për të reaguar. Analiza e tij  për atë ditë është e thjeshtë.

“Nuk ka dyshim që ne dështuam në mbrojtjen e Presidentit Kennedy”.

Edhe Agjenti Xherald Blejn ishte në Teksas atë ditë, por jo në Dallas. Ai  thotë se një pjesë e përgjegjësisë bie mbi mungesën e personelit të  nevojshëm.

“Në vitin 1963, kishim 330 agjentë; 34 prej tyre mbronin anëtarët e familjes  presidenciale”.

Agjentët dalloheshin menjëherë. Disa vrapuan ose mbetën në makina në  autokolonën presidenciale. Por Blejn thotë se ata nuk mund të komunikonin me  njëri-tjetrin.

“Ne nuk kishim radio. Komunikonim me sinjale me duar. Kishim fotografitë e  subjekteve për të cilët kishim dyshime dhe atyre ua mësonim fytyrat përmendësh.  Na duhej të mbështeteshim tek njëri-tjetri duke punuar së bashku si ekip”.

Shkrimtarja Lisa Mekubin bashkëpunoi me ish-agjentin Blejn për librin  Agjentët Sekretë të Kenedit. Ajo thotë se dobësitë që dolën në pah nga vrasja e  Kenedit sollën ndryshime në mënyrën sesi financohej Shërbimi Sekret.

“Kjo i bëri të kuptonin sesa i rëndësishëm ishte misioni i tyre dhe ata  arritën ta bindnin Kongresin t’u jepte më shumë para. Prej vitesh ata kishin  kërkuar më shumë fonde, më shumë agjentë. Ata e dinin që nuk e mbronin dot  Presidentin me aq personel sa kishin”.

Pas vrasjes së Kenedit, Klint Hill vazhdoi të punonte në Shërbimin Sekret. Ai  u bë ndihmës drejtor dhe arriti të shihte ndryshimë në agjenci: nuk kishte më  udhëtime në makina të hapura. U shtuan fondet dhe agjentët dhe komunikimi ishte  më i mirë. Por Hill nuk i shpëtoi dot ndjenjës së fajit, pas vrasjes. Ai doli në  pension në vitin 1975. Disa muaj më pas, dy herë pati atentate ndaj Presidentit  Xherald Ford gjatë vizitave që ai bëri në Kaliforni.

Në vitin 1981, një tjetër katastrofë u shmang në momentin e fundit.  Presidenti Ronald Regan, duke dalë nga një hotel në Uashington u godit nga John  Hinckly. Regani u dërgua në një spital ku iu nënshtrua një operacioni që i  shpëtoi jetën. Agjenti i Shërbimit Sekret Tim Mekarthi u plagos. Sekretari i  shtypit u godit në kokë dhe pati pasoja të rënda. Por askush nuk vdiq. Mekarthi  thotë se ky incident solli ndryshime të tjera.

“Pas këtij sulmi, u vunë në përdorim detektorët metalikë për të kontrolluar  këdo që i afrohej presidentit. Që nga ajo kohë nuk ka pasur më sulme ndaj  presidentëve nga vrasësi karakteristik që është një njeri i armatosur e që  vepron i vetëm”.

Megjithëse vrasja e Presidentit Kenedi ishte një ngjarje transformuese për  Shërbimin Sekret, incidentet e kohëve të fundit janë kujtesë se presidentët ende  janë në shënjestër. Një 21 vjeçar nga Ajdaho është arrestuar se kishte qëlluar  me disa plumba Shtëpinë e Bardhë më 11 nëntor

Në luftën e Koresë (1961-1963), ShBA-ja ndërhyjnë në majën e një konflikti të  OKB-së, në anën e Koresë Jugore ndërsa në Krizën e pasimit të raketave të ruse  në tokën e Kubës (tetor/nëntor 1962), nën udhëheqjen e presidentit J. F. Kenedit  (1961-1963) ja arrijnë që të detyrojnë Hrushqovin të ndërpriste mbështetjen  ushtarake që i jepte Kubës dhe të mënjanonin shpërthimin e krizës.

Kenedi në politikën e brendshme qëndronte për reforma të ekonomisë e sistemit  në përgjithësi e veçanërisht për barazinë e plotë qytetare të të zinjve. Më 22  nëntor të vitit 1963, në Dallas (Teksas) në një paradë ndodhë vrasja e  Presidentit Kenedi dhe pasardhësi i tij zgjidhet presidenti L. B. Gjonsoni (L.  B. Jonson) i cili udhëhoqi deri më 1969. Gjatë kësaj kohe shpërthen konflikti i  Vietnamit në Luftën e Vietnamit si  lufta më e madhe pas luftës së II-të botërore; presidenti Gjonson me një ligjin  e të drejtave qytetare mundohet të arrijë barazinë e të zinjve; Aktivisti dhe  udhëheqësi i lëvizjes për barazinë e të drejtave qytetare të të zive M. L. King  vritet në një atentat më 1968. Nga viti 1969 udhëheqjen e ShBA-së e merr  përsipër republikani R. Nikson (R. Nixon) të cilit më 1974 i duhej të tërhiqej  për shkak të një aferë që në histori ka hyrë si Afera Vatergetë (Watergate).  Niksoni e kufizojë pjesëmarrjen e ShBA-sl në luftën e Vietnamit dhe vuri në  lëvizje “Vietnamizimin” e konfliktit dhe më 27 janar 1973 vije deri futja në  fuqi e marrëveshjes për armëpushim.

Më 1 janar 1979 ShBA-ja vendosë marrëdhëniet diplomatike me Republikën  Popullore të Kinës dhe i ndërpresin me Tajvanin. Nga viti 1977 president ishin  Gjimi Karteri (J. Carter) deri më 1981 pastaj Ronald Regani (R. Reagan) deri më  1989, Xhorxh H. Bushi i Vjetër (G. H. W. Bush) deri më 1993, Bil Klintoni (W. J. -Bill- Clinton) deri më 2001. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2000, demokrati Al Gore  pësojë humbje nga kundërshtari dhe presidenti i 43-të me radhë i tanishëm Xhorxh  H. Bushi i Riu (G. W. Bush).

 

Biblioteka dhe Muzeu i Presidentit Xhon Kenedi në Boston publikoi 45 orë me  regjistrimet e fundit të Presidentit Xhon F. Kenedi në zyrën ovale, që deri dje  ishin sekrete.

Në regjistrim përfshihet një bisedë që sot tingëllon e frikshme, mbi ditën  kur në fakt u zhvillua funerali i tij. Duke ju drejtuar ekipit të punonjësve të  Shtëpisë së Bardhë, që po planifikonin orarin e tij të takimeve, Presidenti  Kenedi thotë se 25 nëntori i vitit 1963 do të ishte një ditë e vështirë për të,  pas kthimit nga Teksasi dhe nga Kape Kodi, ku ai ishte në plan të qëndronte.

Në regjistrim zbulohen hollësi të panjohura më parë nga muajt e fundit të  Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, si diskutime mbi luftën në  Vietnam, marrëdhëniet me sovjetikët, gara amerikano-sovjetike e hapësirës,  planet për Konventën e Demokratëve të vitit 1964, stratgjia për rizgjedhjen e  tij, si dhe momente private të Presidentit me fëmijët e tij.

Kasetat e publikuara janë të fundit ndër ato me 260 orë regjistrime të  takimeve dhe bisedave private të Presidentit Kenedi para vrasjes së tij në  Dallas më 22 nëntor të vitit 1963.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 49 vjet, Beqir Sina, e presidentit, jhn kenedy, nga vrasja

KONGRESI I MANASTIRIT 1908 -UDHË E SIGURT DREJT DIJES E PROSPERITETIT

November 20, 2012 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/

 Agu i shekullit të njëzetë,do të shkëndijonte qiellin e madh të aspiratave të lirisë,për kombin shqiptar.Së mbrendshmi,bashkëkombasit e mij e patën kuptuar se askush nuk mund ta hiqte natën e gjatë osmane prej supeve të maleve,veç pushka e libri.Ngase e kuptuan këtë,ngase luftuan kurdoherë nën flamur të këtyre ideve,përpjekjet e shqiptarëve erdhën kurdoherë në rritje.Këto përpjekje,ky vrull,ky patos i zjarrtë,i ngjante atij lumi të madh,të marsur me dhimbjen e popullit i cili nuk derdhej në det,por në zemrën e vet kombit.Që në vitet e para të shekullit që lamë pas,shkëndijet e mësimit e të dashurisë për shkollën shqipe,nisën të kthehen në disa zjarre të vegjël,që një erë e fortë jo vetëm nuk do t’i shuante kurrsesi,por do t’i ndizte akoma më tepër.Por,duhet thënë se këto shkëndije,u dukën së pari,në ato qiej të turbullt,plot vetëtima e gjëmime,të viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Dihet tanimë prej të gjithëve ne,se një prej pikave për autonomi administrative të kësaj lidhjeje,ishte përdorimi i gjuhës shqipe.

  Në vitin 1879,në Stamboll u krijua „Shoqëria për të shtypur shkronja Shqipe“ e cila kishte si qëllim kryesor,botimin në gjuhën shqipe të abetareve apo teksteve të tjerë shkollore mbi historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë.Në krye të këtij klubi kulturor,dallojmë sidomos vëllezërit Frashëri,Sami dhe Naim të cilët duke paraparë se rilindja e një kombi vjen prej diturie,nuk munguan asnjë moment të sakrifikojnë prej jetës së tyre,edhe në çastet e mbrame,në dobi të shqiptarizmës. Për më tej Sami Frashëri,ky shqiptar erudit,përcaktoi një alfabet të veçantë duke u nisur si nga tradita e lashtë e të folurit shqip,ashtu edhe nga përshtatjet me realitetin gjuhësor të atyre viteve.

Ky alfabet u quajt „Abeceja e Frashërve“ (përndryshe „Abeceja e Stambollit) dhe mbi bazën e tij u ndërtua edhe një abetare e disa libra të tjerë diturie.Po me këtë alfabet,shoqëria e lartëpërmendur e  cila më pas u quajt „Dituria“,botoi edhe gazetën e vet „Drita“.Nën titullin domethënës të kësaj gazete,u botuan mjaft artikuj,të cilët në vetvehte ishin manifeste të shpirtit të madh të popullit tonë,në aspiratën e lartë për pavarsi e liri të plotë.Po ky alfabet,u përdor jo vetëm në Stamboll,por edhe në mjaft treva shqiptare,madje edhe në disa koloni të shqiptarëve në Sofje,Bukuresht etj.Kjo abece,njëkohësisht përdorej prej Durrësi,në Dibër e Prizëren.Ngase pozita e Portës së Lartë,u trondit rëndë në vitet 70 të të shekullit 19-të,fillimisht,Sulltani pati disa tendenca përkrahjeje të lëvizjes shqiptare për gjuhën e tyre.Por këto tendenca ishin kurdoherë si mburoje e mendimit që me autonominë e tyre kulturore,shqiptarët të mund të luftonin dominimet greke dhe serbe në Ballkan,dominime të cilat,i prishnin mjaft punë Portës së Lartë.Përndryshe,atëherë kur Porta e Lartë i forcoi pozitat,pas viteve 1880,ajo u vërsul me zjarr dhe hekur për të shpërndarë Lidhjen Shqiptare të Prizërenit e më tej,për të mbytur çdo klithmë që vinte për abecenë shqiptare.Përkitazi me këtë, studiuesi ynë i shquar Stavro Skendi shkruan tekstualisht ; „Sulltani ishte në parim,kundër çdo lëvizjeje kombëtare të shqiptarëve,sidomos kundër lëvizjeve të myslimanëve të cilët përbënin shumicën e kombit shqiptar.Interesi i Perandorisë e shtynte Sulltanin,t’u impononte myslimanëve, një arësim turk ose arab,pa marrë parasysh kombësinë e tyre.Duhej të krijohej me këtë mënyrë,një frymë e vetme feje si edhe gjuhe shtetërore,për të ndërtuar një murë që të ndante myslimanët nga të krishterët.Prishja e këtij muri që ndante shqiptarët,do të sillte pasoja kërcënonjëse për autoritetin e tij,veçanërisht kur rrymat kombëtare të popullsive të mbajtura tok nga feja e përbashkët dhe nga gjuha turqishte,do të shtoheshin në gjirin e Perandorisë“.(S.Skendi,Historia e abecesë shqipe,“Albania“ vëllimi i parë në mërgim , viti 1962 , faqe 360).

Pra, abeceja shqipe ishte vënë midis disa zjarreve,ende pa lindur mirë akoma.Turqia prej së largu,por edhe fqinjët shekullorë,i trembeshin lidhjes së saj,rritjes dhe zhvillimit,sikundër nata i trembet një mëngjezi të bukur që don të linde.Kësisoj çështja e alfabetit të gjuhës shqipe,virej në radhët e para të detyrave,jo vetëm për gjuhtarët, por për krejt atdhetarët shqiptarë.Në sfond të ngjarjeve kulmore të fillimit të shekullit të njëzet,alfabeti i gjuhës shqipe,do të potencohej sidomos prej një mendimi unanim të atdhetarëve shqiptarë se ai do të vlente për bashkim të tyre,për zgjim të vetëdijes.E fjetur prej natës së gjatë osmane,kjo vetëdije kërkonte zgjimin e ringjalljes,përmes aktit të madh të bashkimit.S’është aspak e vërtetë ajo çka deri më sot,nxënësit shqiptarë,mësojnë ende në shkolla,se gjoja shqiptarët,shkonin drejt vitit 1912 „gjoksbashkuar“. E vërteta është se ata shekuj të gjatë të padijes,pos të tjerave,suallën përçarje të madhe ndër shqiptarët.Kjo e keqe,deri më sot,është parë tek Turqia,sikur ajo të ishte fole e krejt antishqiptarizmës.Por mendimi im është se duhet parë ma në gjërësi e thellësi,marëdhëniet më fqinjët tanë.Dihet tashmë se në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë,kisha ortodokse serbe u ishte kundërvënë me forcë kishave katolike  shqiptare. Ashtu sikundër dihet se patriotët  e mëdhenj shqiptarë,ata që luftuan për gjuhën dhe shkollën shqipe u persekutuan deri në djegje e varje prej Patriarkanës greke të Stambollit.Në fundshekullin e kaluar,më saktësisht në vitin 1878,sipas statistikave të kohës,në trevat e Gjirokastrës, Beratit,Tepelenës dhe Himarës,kishte pos disa shkollave turke,edhe 163 shkolla greke ku qindra djem e vajza shqiptare në pamundësi të mësonin abecenë e tyre,merrnin njohuritë e greqishtes. Sigurisht,nuk mund të mos përmendet në këtë rrafsh,veprimtaria shumdimensionale e atdhetarëve tanë.E para shkollë shqipe, e çelur në Korçë,më 1887,dëshmoi se vetëdija nacionale shqiptare po rritej.Tek e mbramja,prej bijve të shqipes ish kuptuar,se liria do të vinte kurdoherë përmes krismave të pushkës dhe abecesë të mësuar prej gjeneratave të reja.Por edhe kjo shkollë (së bashku me disa të tjera) u mbyllën në fillim të shekullit të njëzetë.Madje për ironi të fatit,drejtorin e shkollës shqipe të Korçës,Nuçi Naçin, e arrestuan autoritetet turke vendore,nën akuzën „si pjesmarrës të një organizate të fshehtë shqiptare“ (Arkivi i Institutit të Historisë,Promemorja e Konsullit Kral mbi Shqipërinë nga viti 1901-1904).

  Kësisoj për të mbëritur deri në janarin e vitit 1908,kur prej Fuqive të mëdha evropiane,u lëshua në tryezat diplomatike „Çështja Maqedone“.Pa dashur të kem një refleksion mbi këtë çështje,une vetëm mund të pohoj me gojën e plotë se servirja e asaj duhet kuptuar vetëm në aspektin se si mund të coptoheshin trojet shqiptare.Si reagim i menjëhershëm i „Çështjes Maqedone“,lindën komitetet e fshehta shqiptare.Të kryesuara prej Komitetit të Manastirit,këto komitete të cilat u emërtuan „Për lirinë e Shqipërisë“,u kthyen në çerdhet e para të lëvizjeve mbarëkombëtare shqiptare prej nga do të kalohej në kryengritjen madhore të armatosur.Më pas,në ngjarjet e qershor-korrikut të vitit 1908 shqiptarët me mijëra përkrahën lëvizjen e Turqve të Rinj,duke menduar se në hapsirat e reja politike të krijuara,mundësitë e tyre për bashkim e mbrothësi do të ishin më të mëdha. Por edhe me të kuptuar qëllimet e vërteta të turqve të rinj,atdhetarët e vërtetë shqiptarë ngarendën të bashkojnë kombin e vet në die e mendime duke formuar klube e shoqëri të ndryshme atdhetare.Kështu,në fundin e korrikut të vitit 1908 në Manastir u formua Klubi „Bashkimi“ i cili u pasua prej klubeve të tjerë,me të njejtat qëllime,në Elbasan,Korçë,Shkup dhe Selanik.Natyrisht,kohë më pas,këto klube u formuan edhenë „Strugë, Ohër ,Dibër, Tetovë ,Vuçitërn ,Delvinë, Gjirokastër ,Filat ,Follorinë, Pogon,Konicë,Negovan,Be llkamen, Berat,Durrës e gjetkë,“(Arkivi Qendror i shtetit,Fondi klubi „Dituria“ds.1,fl 14).

  Duke qenë e kahershme,dëshira e atdhetarëve shqiptarë për çeljen e shkollave në gjuhën amtare,menjëherë sapo klubet tubuan rreth vehtes mijëra shqiptarë,u vendos të hapeshin sërish shkollat.Kështu,të dhënat dokumentare,flasin për ate,se në shtatorin e vitit 1908,në qytetin e Elbasanit,u çel e para shkollë shqipe dhe abetarja e përdorur aty u suall prej Stambolli.Ajo ishte abetarja e rilindësit të madh Sami Frashëri.Përpjekjet e patriotëve korçarë,bënë që po në këtë muaj,të çelen dy shkollat shqipe  në Korçë të mbyllura prej turqve,vite më parë.Në shkollat fillore të Tiranës,gjithashtu u lejua mësimi i shqipes,ndërsa në qytetin e Beratit,me kulturë mbi 2400 vjeçare,ky eviniment u përcuall me një manifestim mbarë popullorë.Mbi 2000 vetë,prindër të moshuar,të rinj të reja,përcuallën fëmijët e tyre të vegjël për në shkollat e para shqipe. Sipas informacionit të kosullit frances në Manastir në vjeshtën e vitit 1908,me gjithë ndërhyrjet e mëdha të pushtetit turk,atdhetarët shqiptarë mundën të fusnin gjuhën shqipe,në gjimnazin shtetëror të Manastirit.Të parat shkolla shqipe,lulëzuan në vjeshtën e vitit 1908,edhe në Kosovë,Maqedoninë Shqiptare e Çamëri,duke paralajmëruar kësisoj se pas kësaj vjeshte do të vinte pranvera e madhe e abecesë.Është pikërisht ky truall i shëndetshëm i cili priste farën për t’u mbjellë,alfabetin e gjuhës shqipe.Dhe fati e desh që edhe kësaj radhe,pararoja e atdhetarëve shqiptarë të jetonte e punonte në Manastir.Pikërisht klubi „Bashkimi“ i Manastirit,ishte ai që prej disa muajsh kishte vendosur lidhje me patriotët shqiptarë e katër vilajeteve duke potencuar idenë për unifikimin sa ma të shpejtë të alfabetit të shqipes.Në një udhëzim të tij,dërguar klubeve në krejt trevat shqiptare,thuhej shprehimisht ;“Alafabeti unik,provon se kombi ynë është bërë një si komb… ai do të na ndihmojë edhe për përparimin e vendit tonë në fushën ekonomike,politike…(Arkivi Qendror i Shtetit fondi klubi „Përparimi“ dosja 1 fleta 24 ).

  Anipse në kushtet gjysëm ilegale,pa mjete financiare dhe mes një varfërie të thellë,mjaft prej klubeve apo rretheve patriotike të kohës iu përgjigjën menjëherë kërkesës së klubit të Manastirit.Ata parashihnin tek „Bashkimi“ i Manastirit,krahun e fuqishëm që do të shërbente si shtizë flamuri, e atij flamuri që thërriste të gjithë shqiptarët,nën himnin madhështorë për abecenë e tyre.Ngase këto përgjigje ishin tepër të sakta dhe të zjarrta,përfaqësia e klubit „Bashkimi“ në Manastir,vendosi që pas datës 10 nëntor 1908,në qytetin e tyre,të nis punimet ky Kongres për njësimin e alfabetit.

  Në mëngjezin e 14 nëntorit të vitit 1908,mijëra qytetarë të Manastirit,dulën nëpër rrugët e qytetit historik duke brohoritur për Kongresin.Delegatëve iu bë një nderim i veçantë duke i përshëndetur ata nxehtësisht,në sheshin përpara hotelit „Liria“,hotel në të cilin u mbajt edhe kongresi.Disa fjalë të ngrohta e tepër të sinqerta të Fehmi Bej Zavallanit,elektrizuan krejt mjedisin dhe mbrenda pak minutash,Manastiri jetonte një prej ditëve më të mëdha në historinë e vet.Ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti se për të uruar kongresistët shqiptarë,kishin ardhur pos të tjerave edhe sllavomaqedonas,grekë ,turq,vllehë etj.Në Kongresin e Manastirit me të drejtë vote mirnin pjesë këta delegatë :

1-      Sotir Peci – Drejtor i gazetës „Kombi“ (Boston),i deleguar nga kolonitë shqiptare të Amerikës dhe të Bukureshtit me 4 vota .

2-      Fehmi Bej Zavallani – pronar,drejtor i gazetës „Bashkimi i Kombit“ (Manastir) dhe kryetar i klubit „Bashkimi“ i Manastirit i deleguar nga kolonia shqiptare e Egjyptit me 2 vota.

3-      Gjergj Qirijazi – nënkryetar i klubit „Bashkimi“ i Manastirit përfaqsues i Shoqërisë Publike Britanike në Manastir dhe përkthyes i konsullatës austro-hungareze,i deleguar nga klubi „Bashkimi“ i Manastirit me 1 votë.

4-      Selahedin Beu – nëpunës,i deleguar nga klubi „Bashkimi“ i Manastirit me 1 votë.

5-      Ndre Mjeda – klerik , i deleguar nga shoqëria „Agimi“ i Shkodrës me 1 votë.

6-      Mati Logoreci – klerik i deleguar nga shoqëria „Agimi“ i Shkodrës me 1 votë.

7-      Gjergj Fishta – klerik,i deleguar prej shoqërisë „Bashkimi“ i Shkodrës,me 2 vota.

8-      Hil Mosi – profesor, i deleguar nga shoqëria „Gegënia“ e Shkodrës me 2 vota.

9-      Luigj Gurakuqi – profesor,i deleguar nga arbëreshët e Sicilisë me 2 vota.

10-  Mid’hat Frashëri – përkthyes diplomatik në Selanik,i deleguar nga klubet e Selanikut dhe të Janinës me 4 vota.

11-  Mihail Grameno – arsimtar,i deleguar nga shoqëria muzikore „Liria“ e Korçës me 2 vota.

12-  Shefqet Frashëri – pronar,i deleguar nga klubi i Korçës me 1 votë

13-  Thoma Abrami – sekretar,i deleguar nga klubi i Korçës me 1 votë.

14-  Sami Pojani – profesor,drejtor i gazetës „Korça“,i deleguar nga shkolla Amerikane (Shkolla e Vajzave) në Korçës me 1 votë.

15-  Gligor Cilka – klerik,protestant,i deleguar nga shkolla Amerikane(Shkolla e Vajzave) në Korçë me 1 votë.

16-  Nikolla Kaçori – Klerik,i deleguar nga klubi i Durrësit me 2 vota.

17-  Refik bej Toptani – pronar,i deleguar prej klubit të Tiranës me 2 vota.

18-  Dhimitër Buda – faramcist, ideleguar nga klubi i Elbasanit me 1 votë.

19-  Simeon Shuteriqi – arsimtar,i deleguar nga klubi i Elbasanit me 1 votë.

20-  Azis Berzishta – nëpunës, i deleguar nga klubi i Starovës me 1 votë.

21-  Nyz’het Bej Vrioni – pronar,deputet në parlamentin e Perandorisë Osmane,i deleguar nga klubi i Beratit me 2 vota.

22-  Bajo Topulli – profesor, i deleguar nga klubi i Gjirokastrës me 1 votë.

23-  Rauf Beu – pronar,rentier,i deleguar nga klubi i Gjirokastrës me 1 votë.

24-  Leonidh Naçi – drejtor i shkollës,i deleguar nga klubi i Vlorës me 2 vota.

25-  Shahin Kolonja – drejtor i gazetës „Drita“ e Sofjes,i deleguar nga klubi i Kolonjës me 2 vota.

26-  Zejnel Glina – pronar,i deleguar nga klubi i Leskovikut me 2 vota.

27-  Adham Shkaba – kafexhi,i deleguar nga shoqëria e Sofjes me 2 vota.

28-  Dhimitri Mole – gjelltar,i deleguar nga klubi i Filibesë (Filipoli) me 2 vota.

29-  Ahil Efthimiu – inxhinjer , i deleguar nga klubi i Konstancës me 2 vota.

30-  Afez Ibrahim Efendiu – nëpunës,i deleguar nga klubi i Shkupit me 1 votë.

31-  Emin Beu – nëpunës,i deleguar nga klubi i Shkupit me 1 votë

32-  Sulejman Efendiu – nëpunës, i deleguar nga klubi i Starovës me 1 votë.

( „Dituria“ nr.3 , mot i parë , Selanik 1909 , faqe 39 ).

  Menjëherë pas ceremonisë dhe fjalëve përshëndetëse,u zgjodh Kryesia e Kongresit të Alfabetit e cila do të përgjigjej për ecurinë e tij.Në detyrën e Kryetarit të kryesisë udhëheqëse,u votua dhe fitoi me shumicë votash,Mid’hat Frashëri,ndërsa nënkryetarë,Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qirjazi.E vërteta është se Mid’hat Frashëri,asokohe ishte vetëm 28 vjeçar por veprimtaria e tij në dobi të lëvizjes kombëtare,ishte tejet e madhe Emri i tij,prej kohësh pat kapërcyer Stambollin (ku jetonte) dhe po zinte vend në mjaft vatra shqiptare.

  Në dy ditët e para,Kongresi pati diskutime e debate mjaft të gjata.Duke qenë se deri asaj kohe,ishin përdorur disa alfabete të gjata.Duke qenë se deri asaj kohe,ishin përdorur disa alfabete,sejcili pjesmarës nisi të mbroje njërin apo tjetrin alfabet,nisur jo nga dëshira,më tepër se nga kushtet e vendeve që përfaqsonin.Kjo është më se e natyrshme,po të kem parasysh se disa prej këtyre delegatëve,u takonin religjioneve të ndryshme fetare,ndaj kishin edhe kufizimet fetare brenda kërkesave të tyre.Duke parë se diskutimet ishin të pafund,dhe punimet e Kongresit mund të mos nxirnin gjë në shesh,atëherë,me të drejtë,nga kryesia e Kongresit u hodh ideja e zgjidhjes me vota,të një komisioni i cili kishte të drejtë të hartonte alfabetin.Mendimi u miratua dhe delegatët zgjodhën në këtë komision atdhetarët e shquar si Mid’hat Frashëri,Ndre Mjeda,Luigj Gurakuqi,Bajo Topulli, Sotir Peci,Gjergj Qirijazi,Shahin Kolonja,Dhimitër Buda,Gligor Cilka dhe Nyz’et Vrijoni.Kryetar i këtij komisioni u zgjodh Gjergj Fishta. Komisionit të Alfabetit iu dha kompetencë e plotë e mandej prej të gjithë kongresistëve u deklaruan se ky alfabet do të përdorej në çdo rast,në çdo trevë,pa iu friguar as religjioneve fetare.Por dihet tanimë se edhe ky komision nuk e kishte të lehtë punën e tij. Deri asaj kohe,pothuaj të gjitha votimet e shkollat shqipe vërtiteshin rreth 3 alfabeteve,atij të Stambollit (përndryshe të Frashërve) të klubeve „Bashkimi dhe „Agimi“.Vështirë,të vireshin në kandarin e kohës,përparsitë e njërit apo mangësitë e tjetrit,ngase atdhetarët shqiptarë,patën investuar në ato alfabete e libra,me shumë dashuri për dije se sa para.Edhe diçka tjetër.Rrethet kulturore e patriotike shqiptare,me të mësuar për krijimin e komisionit të aflabetit,me letra e telegrame të ngrohta,ngarendën kush e kush më parë,të mbrojnë alfabetet e trevave të tyre (pa e parë kuptohet) problemin në thelsinë e vet.Pas debateve tepër konstruktive u artikulua nevoja e përdorimit njëherësh të dy alfabeteve,si atij të Stambollit edhe atij latin.Me këtë mendim u pajtua shumica e këtij komisioni,duke parë kushtet dhe rethanat nëpër të cilat kalonte udha e jonë e dijes.Kështu,ky komision,unanimisht,vendosi që alfabetet e Stambollit dhe ai latin,do të ishin të vetmit që do të përdoreshin nëpërshkolla,detyrimisht,për t’u njehsuar me të pastajmen në një alfabet të vetëm.

„Mid’hat Frashëri ia paraqiti Kongresit vendimin e komisionit.Pastaj At Fishta,si kryetar i komisionit të abecesë,dhe arsyet dhe spjegimet për këtë vendim.Ai tha se dhe vetëm abeceja e Stambollit do të mjaftonte t’u përgjigjej nevojave të kombit shqiptar,por për shtypjen e librave jashtë dhe për telegrafe,ishte e nevojshme një abece thjesht latine e mbylli bisedën duke zënë në gojë gjermanët që përdorin dy abece,ate Gofike dhe Latine.Vendimi i Komisionit të abecesë u pranua nga Kongresi“.(S.Skendi,Historia e abecesë „Albania“ nr 1,viti 1961,faqe 366).

  Për shumë kohë në historiografinë tonë,ka egzistuar mendimi se funksionimi i njëhershëm i dy alfabeteve nuk mund të ishte një zgjidhje ideale.Të tjerë,historianë mendojnë se po.Unë mund të them pa droje se bëje pjesë në grupin e dytë dhe kam menduar kaherë se një zgjidhje tjetër zor se mund të gjendej,pos ate rreth burrash të mençur të Shqipërisë.Po ti hedhim një sy përfaqsuesve të Kongresit të Manastirit,unë them se ata nga çfardo pikpamje,kanë qenë dhe mbeten ajka e mendimit përparimtar të asaj kohe.Krejt vizionarë,ata pranuan abecenë e Stambollit,jo pse ate e pat nxjerrë në dritë Sami Frashëri,por ngase një veprimtari e tërë kombëtare,me tendenca të thekshme liridashëse,ishte përcjellë përmes botimeve në këtë alfabet.Ai alfabet donin apo s’donin kongresistët e Manastirit,pat hyrë nëpërmjet abetareve të para,në çdo vatër të toskërisë e për më tej ishte ngulitur në gjeneratat e reja të çamërisë mbi të cilën pak vite më pas do të pllakoste tragjedia e madhe.E kaluara e këtij alfabeti ndoshta jo shumë largët,fliste për faktin që ai mundi të përshtatet të përshtatet e të asimilohet prej mijëra shqiptarëve ç’prej gjirit të Artës e deri në Mirditë e Mat.Por unë mendoj se kongresistët e Manastirit duke lënë të lirë ushtrimin e dy alfabeteve lanë gjithashtu të hapura udhët e bashkimit të shqiptarëve,nën idealet e shqpitarisë.Vetëdija nacionale e jonë,fitoi shumë më tepër se ç’humbi (nëse ka patur humbje…) Pikërisht,duke lënë përdorimin e dy alfabeteve njëherësh.Për më tej,ashtu siç mund të ridhnin ngjarjet,arsyeja që alfabeti latin u pranua prej të gjithëve,është kurdoherë një shkak më tepër për të besuar se sytë dhe mendja e atdhetarëve tanë me ate fillim të trazuar shekulli,ishin kurdohere të drejtuar nga perëndimi.Ata i pat lodhur e vrarë shpirtërisht zumtia aziatike pesë shekullore. E ndjej të domosdoshme të sjell në këto faqe,disa emocione të ditëve të Kongresit,sipas shtypit shqiptar të kohës.

„Mbledhja e shtatë,të premten“ Pas dreke,me nëntë,salla e klubit ish plot shqiptarë… I pari folës këtë ditë,që Haxhi Fildan Efendiu që bëri fjalë për lirinë,për despotizëm,për njerinë,për vetëdijen dhe për bashkime… Folës i dytë u bë zoti Fishta që bëri fjalë për nevojën e mësimit dhe të shkollave shqipe duke thënë se se çdo baba dhe çdo nënë e ka detyrë të dërgoi në shkollë djemtë e tyre dhe të mos i lënë me padije.Në fund Fazli Pashë Tirana këndoj një fjalë në gjuhë turqisht për shqiptarët,për xhemijetin dhe turqit e rinj.Kjo ditë e shkëlqyer u mbush me këngë trimërie që Çeço Topulli e Mihail Gramenoja kënduan me aq shije dhe në zë të cilëve përziheshin dhe ca zëra grash të disa shqiptarkave t’ardhura për të dëgjuar flalët e delegatëve.Mbramnet,klubi i Manastirit dha nji darkë shtatdhjetë vetash që përmblodhi gjithë delegatët dhe shqiptarët e Manastirit në tryezë ishte edhe Valiu i Manastirit Hivzi Pasha.Fehmi Bej Zavallani,kryetar i klubit,piu i pari për shenden e gjithë shqiptarvet dhe Mid’hat Bej Frashëri,piu jo për trupne,por për mendjen e shqiptarsisë q’u ep fuqi dhe zemre,gjithë shqiptarëvet kudo që ndodhen.Pas darke Atë Fishta mbajti një fjalë të bukur…

 Ditë e fundit.9 vjeshtë e tretë, edjele.

Delegatëtkëtë mëngjes u mblodhëne dhe kuvenduan për dy gjëra.E para,u vendos që klubetë dhe shoqëritë që janë në Shqipëri të shkruajnë tek Klubi i manastirit për çdo gjë të vlejtur q’u shkon në mendje dhe klubi i Manastirit të ketë për detyrë të bëje në muaj nga një raport dhe ta dërgojë në tërë klubet dhe shoqëritë… Këtë mbrëmje delegatët dhanë një darkë për plesinë e Klubit të Manastirit dhe për shqiptarët që ndodheshin aty.Në tryezë u rrëfye gjithë gaz i një mbledhjeje kombiare,të tillë mbledhje që ish si çap i parë që bente kombi shqiptar drejt bashkimit dhe qytetarisë.Dhe u bënë lutje që,sikundrë që ishin të mbledhurë dhe të bashkuar në këtë mesalle,ashtu dhe gjithnjë të kenë dhe mendjetë dhe zemratë të bashkuara për të punuar për të mirën e mëmëdheut… „ ( Gazeta „Liria“ ,e shtunë 8 , vjeshtë e tretë , 1908).

  Për hir të së vërtetës,duhet thënë se gjatë ditëve të zhvillimit të Kongresit të Manastirit,pati midis delegatëve edhe debate nëse do të mund të dilte ky kuvend jasht suazës së alfabetit apo jo.Disa atdhetarë menduan që gjithshka të përmblidhej rreth alfabetit,ndërsa të tjerë nuk vonuan të kryejnë takime me antarët e Komiteteve të mfshehta të Manastirit e rrethinave.Por pamvarsisht nga debatet e shprehura,realisht në ditët e mbrojtjes të Kongresit të Manastirit,u shtruan në diskutime të veçanta edhe mjaftë situata që lidheshin drejtëpërsëdrejti me fatet e shqiptarëve.Krejt këto takime të delegatëve me kongresistët përparimtarë e demokratë,zhvilloheshin në shtëpinë e Gjergj Qiriazit, njërit prej atdhetarëve të shquar shqiptarë,në rrafsh të alfabetit e gjuhës shqipe. Sipas të dhënave që jap lidhur me këto takime,konsulli italian i asaj kohe,në Manastir,çështjet që zënin në këto takime të fshahta,ishin :

1-      Qëndrimi ndaj qeverisë osmane dhe mos besimi ndaj turqve të rinj,si dhe dënimi ndërhyrjes së shteteve të huaja në punët e mbrendshme shqiptare.

2-      Njohja zyrtare e kombësisë shqiptare dhe gjuhës shqipe.

3-      Zhvillimi i kulturës dhe arësimit në viset shqiptare,duke shpallur gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në të gjitha shkollat shtetërore ndërsa gjuha turke do të mësohej vetëm nga viti i katërt si gjuhë e dytë.

4-      Shqiptarët ta kryejnë shërbimin ushtarak në vendet ku shërbimi me fjalë do të zgjase 2-2.5 vjet.

5-      Në viset shqiptare të emertohet nënpunës shqiptarë.

6-      Zhvillimi i marëdhënieve kapitaliste,hapja dhe shfrytëzimi i minierave si edhe ndërtimi i hekurudhave në këto vise të bëhet nga sipërmarrës shqiptarë.

7-      Kufizimi i depërtimit të kapitalit të huaj,në ekonomi,në viset shqiptare me qëllim që të ndalohet ekspansioni ekonomik i shteteve imperialiste,që t’i jepet mundësia borgjezisë shqiptare për të shtënë në dorë tregun dhe ekonominë e vendit.

Burimet e derisotme arkivore,dëshmojnë për faktin se në thelb,këto kërkesa u miratuan prej kongresitëve ashtu si kundër edhe ato të përdorimit të alfabeteve.Për më tej,ishin këto kërkesa që u paraqitën në parlamentin turk,prej deputetëve shqiptarë,natyrisht në formë më të gjërë sipas kushteve të reja.Parë në këtë rrafsh,shtëpia e Gjergj Qiriazit u kthye në një „sallë“ tjetër kuvendi,idetë dhe mendimet e së cilës u përcuallën në krejt trevat shqiptare duke reformuar në kohra tepër të errëta.Lëvizjet madhore të shqiptarëve në vitet 1910-1912 tek e mbramja rrëfyen se në themel të programeve e betejave të zhvilluara,patën pikërisht këto die të athdhetarëve të Manastirit,të tubuar në Kongresin e abecesë shqiptare.Fakti është që sa herë kujtohen ditët e këtij kongresi,natyrshëm vinë ndërmend edhe përpjekjet autonomiste të athdetarëve tanë për të mos e ndarë pushkën nga pena për asnjë çast.

  Lidhur me Kongresin  e Manastirit,është shkruar diku se pati edhe atdhetarë që nisur prej qëndrimeve të hapura pro-turke,iu kundërvunë me forcë këtij kuvendi,apo më keq,se gjoja nuk muarën pjesë fare.Shtypi shqiptar i asaj kohe provon gjithsesi pjesmarrjen e tyre dhe nuk shprehet për kundërvënie të hapura,por sigurisht për debate që vijnë natyrshëm po të kemi parasysh pozitat dhe ofiqet e tyre në Portën e Lartë. Thellë në labirintet e ideve të tij,Kongresi i Manastirit gjallojnë idetë kulmore të vetë popullit tonë.Fati i tij është i lidhur ç’prej vitesh me fatin e abecesë të vet dhe këtë aliazh magjik,jetojnë mijëra vepra të ndritura trimërie,të atyre trimave që mbetën në udhën e dijes.

  Se çfar gjurme të lavdishme,kanë lënë ato ditë të largëta të nëntorit të vitit 1908,në Manastir, e provojnë edhe realitetet e sotme.Udha e gjatë e dijes është mbushur në vite me gjurmë gjaku dhe prej rrjedhave të tij gurgullon dhimbja e madhe e abecesë sonë.(NE FOTO: Në mes me nr.1 Kryetari i Kongresit  të Manastirit Mit’hat Frashëri)

 

Bern-Zvicër

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, Kongresi i Manastirit, prosperitetit, Udha drejt

ILIA DILO SHEPERI -NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORIN

November 18, 2012 by dgreca

           Nga Frank Shkreli/ 100-vjetori i pavarsisë  kombëtare është një ditë krenarie, dhe si e me të drejtë duhet të jetë një festë për  të gjithë, për arritjet e shqiptarëve sot, për luftërat kundër të huajve, në mbrojtje të të drejtave kombëtare.  Duhet të jetë një kujtim edhe i luftës kundër diktaturave të mbrendshme dhe të jashtëme, por mbi të gjitha, në këtë ditë të bardhë, duhet të kujtohen edhe ata që me jetën dhe veprat e tyre pasuruan historinë e kombit shqiptar, të cilët me vuajtjet, sakrificat dhe jetën e tyre bënë të mundur këtë festim.   Një ndër këta është edhe Ilia Dilo Sheperi.   Është për t’u përshëndetur fakti se këtë vit, këtij burri nga një familje e nderuar dhe patriotike, por edhe shumë e vuajtur dhe e persekutuar nga diktatura komuniste, iu dha titulli i lartë  ‘’Nderi i Kombit’’.   Ilia Dilo ishte njëri nga dishepujtë e Shqiptarizmës, një lavërues i dalluar i gjuhës shqipe,  puntor i zellshëm I arsimit shqip, por fatkeqsisht i panjohur për brezin e sotëm të shqiptarëve, pasi vepra e tij lihet pas dore dhe injorohet nga media dhe institucionet e tjera të shoqërisë.    Ilia Dilo ishte një shembull bartës i vlerave të vërteta demokratike  dhe të atdhetarizmit dhe qe cilësuar nga dijetarë të ndryshëm si  ‘’Babai i gjuhësisë Shqiptare.’’   Pasi ishte i njohur për patriotizmin e tij, Ilia Dilo ishte caktuar të bënte pjesë në delegacionin së bashku me At Gjergj Fishtën për të mborjtur të drejtat e shqiptarëve në kryeqytetet e Evropës, por fatkeqsisht për arsye shëndetsore, thuhet se nuk kishte  mundur të shoqëronte Fishtën në atë udhëtim.    Ai luftoi fashizmin e nacizmin, por edhe komunizmin, ideologjitë më ç’njerzore që ka njohur historia.

 Si i tillë, Ilia Dilo dhe patriotë të tjerë si ai, nuk duhet të harrohen, por të kujtohen me nderim, ashtuqë të mos tradhtohet gjaku dhe vuajtjet e tyre, pasi këta si individë dhe si familje, kanë konribuar për të drejtën , mirëqenjën dhe për të mbarën e gjithë kombit. 

 Familja e tij pësoi shumë nga akuzat me të pavënd dhe më të pabesueshme që  mund të trillonte vetëm propaganda e kuqe komuniste.

‘’Edhe po të më vrisni, edhe po të më therni, në fytin tim do lexoni alfabetin shqip’’, ishte përgjigjëja e Ilia Dilo Sheperit ndaj kërcënimeve të shovinistëve greke, pasi ishte ‘’mallkuar’’ nga Patrikana e Stambollit për veprimtarinë e tij patriotike.   Me këtë burr, i cili i shërbeu  Atdheut me besnikëri dhe dinjitet, duhet të jetë krenare jo vetëm familja e tij e gjërë, dhe Zagoria nga rrjedhë ai,  por në këtë 100-vjetor, me kujtimin e tij të mburret edhe e gjithë Shqipëria dhe i mbarë kombi shqiptar.

28 Nëntori këtë vit është një rast historik për të kujtuar dhe festuar pavarësinë kombëtare nga Perandoria osmane.  Por është gjtihashtu edhe një moment në histori për të kujtuar para-ardhësit e shumtë që, secili në mënyrën e vet — kanë kontribuar për realizimin dhe kurorëzimin e kësaj dite me fuqinë e tyre të shpirtit, me kurajon dhe guximin e tyre të pa-përkulshëm si edhe me angazhimin dhe besimin  e  patundur në vizionin e  tyre për një Shqipëri të lirë, të pavarur e demokratike.   Është gjithashtu edhe një ditë për t’u zotuar për një të ardhme më të mirë, për një komb më dinamik dhe më të bashkuar, plotë shpresë, dashamirësi, dhe integritet kombëtar.

Gjatë këtij viti, janë mbajtur dhe po mbahen fjalime të ndryshme me rastin e 28-nentorit që shënon edhe 100-vjetorin historik të Pavarësisë.  Por nuk besoj se asnjë deri tani as nuk i afrohet frymës atdhetare dhe patriotizmit të shprehur në fjalimin që mendoj mbetet ndër fjalimet klasike, që Ilia Dilo Sheperi mbajti  më 28 Nëntor 192o në Gjirokastër, në një kohë kur kërcënimet ndaj  Shqiprisë ishin të shumëta.

 

Në kujtim të këtij rilindasi të madh, sjellim  fjalimin e plotë  të mbajtur në Gjirokastër, më 28 Nëntor, 1920 nga Ilia Dilo Sheperi:

 ‘’Shqipëria  dIvine, Dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shënjtat ditë të historisë së saj kombëtare:  Ditën e Rilindjes së pagëzimit në jetën e re të Lirisë!   Ditën e venies mbi krye të kurorës së Independencës!

Pas pesëqind vjet jetë t’ashpërt  të robërisë dhe në një kohë tragjike, kur arushet e Ballkanit u vërsulën t’a shuajnë pa mëshirë  gjallërinë e kombit shqiptar, në orizontin e Shqipërisë ndriti Ylli i Mengjezit, mbi Kathedralin e Vlorës shkrepëtiti  Diell’i i Lirisë!    U ngreh Flamuri madhështor i Skënderbeut dhe Perëndia e Lirisë së Kombeve dekretoi shpëtimin e Shqipërisë! 

Ajo e drejtë e shënjtë  q’u ka falur natyra kombeve të botës  ju njojt edhe kombit  t’onë që ruan karakterin  dhe traditat e Ilirëve,  u dha edhe popullit tonë heroik që ka vaditur  me gjak gjithë Sinisinë ballkanike dhe, së fundi, për t’u shpëtuar dyndjeve të valeve të barbarëve, gjatë shekujve, ka qenë shtrënguar të lerë Alltarin e Atdheut të vet dhe të kapërcejë male e dete dhe të përhapet nepër gremina të huaja.    Në këtë vend legjendar, që është shkretuar dëndur nga kataklizmat e luftrave të parreshtura dhe mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura bërë pajë e zjarrit të legjioneve  romane, vajtojnë zogjtë sot e kësaj dite!

Të tëra këto ngjarje, të gjitha këto tradita e kanë vleftën e kujtimit të naltë, të heroizmës  shqiptare. Dëshmojnë therorësitë e pashembullta të fisit arbnor.   Pasqyrojnë jetën morale të shtërgjyshërve dhe udhëheqin shpirtin e energjisë e të therorisë së brezit t’onë të ri.

Ja!  Këjo është dita simbolike në të cilin kombi shqiptar hyn në radhët ee popujve të lirë dhe zë vendin që i përket  historisë së tij.

Traditat e mbetura nga Pellasgët e Mitollogjisë, trimëri e trashëguar nga stërgjyshërit t’anë, përmënden sot në kronollogjinë e qytetërimit.

Himni i Indipendencës t’onë këndohet nepër oborret e kombeve të rinjë e të lirë.   Te Deum-i i paradisit të fesë s’onë meshohet sot nëpër Kishërat e botës ideale!    Na përshëndesin, na përgëzojnë, na urojnë kombet e lirë!  Na kanë zili e na falen popujt që përpiqen të harrijnë një ditë të bardhë!

Ideali që kanë  ëndërruar stërgjyshërit,  ay ideal i shënjtë që kanë profetizuar heronjtë, protagonistët e luftrave të lirisë s’onë, u realizua sot.  Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar ata burrërisht nepër malet e ashpërt dhe kanë derdhur gjakun e vlefshëm të tyre: u harrit, u krye!

Intrigat e huaja dhe komeditë e mbrendshme që u lojtën një kohë mbi kurizin e Atdheut nuk e lanë popullin shqiptar të jetonte i lumtur në këto tetë vjetët e para të jetës së re.  Krijuan një situatë të rëndë dhe rrezikuan njëment  tërësinë dhe Independencën e Atdheut.

Gjatë këtyre kohërave të vështira duallën në shesh apostoj të rremë duke predikuar ungjillin magjik të një bese fatale.   Një maqavelizmë që synonte t’i mësonte popullit shiqptar disiplinën e skllavërisë dhe të ç’këputte nga trup’i Atdheut vendin më të shëjntë: VLORËN bujare që e ka falur natyra për të qenë vend i pelegrinazhit të Shqiptarëvet.

Forca ideale, energjia  virgjine dhe patriotizmi i naltë i popullit shqiptar i kapërcyen, gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun.

Dita e 28 Nëndorit  1920 ësht e para që kremton sot plot enthusiazmë Shqipëria  redente, sbukuruar nga Stili gjer në Shkodër me trendafile dafine!

Mblidhuni bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari  të madh t’Atdheut.  Faluni!  Përunjuni përpara këtij Senotafi të shënjtë!   Adhuroni shpirtrat e Deshmorëvet!   Dhe lavduroni këtë ditë madhështore!

Gëzohuni o Shqiptarë t’arratisur në çdo anë të botës.   Këndoni ju zogjt’e bukur që fluturoni në qiellin e Shqipërisë!   Lulëzoni ju fusha!   Gjëmoni ju male!  Buçitni ju, lumnejë dhe dete të Shqipërisë!   Bekonani ju o Dëshmorët e shënjtë t’Atdheut!   Kurajo, durim dhe shpresë, Ti  o Shqipëria  iredente!’’

                                      

                                  ———————————————————–

 Është ky një fjalim që u mbajtë në një periudhë të vështirë për  shtetin e ri shqiptar, por që edhe sot u jep jetë  dhe shpresë zemërave;  është një fjalim që përcakton karakterin burrëror të Ilia Dilos por edhe të rilindasve të tjerë bashk-kohorë të tijë;  është një fjalim që frymëzon dhe u jep kurajo të lodhurve dhe nderon heronjtë e të gjitha kohërave.

Filed Under: Histori Tagged With: fjalim historik, Frank shkreli, Ilia Dilo

“100 VJET PAVARËSI -HISTORIA E MONEDHËS TONË KOMBËTARE”NË MUZEN E PAVARËSISË

November 18, 2012 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA/

“100 vjet Pavarësi: Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare” ka qenë idea i ekspozitës që u çel në ambientet e Muzeut të Pavarësisë në qytetin   qytetin e flamurit në Vlorës .Fullani i dhuron Muzeut të Pavarësisë një çift monedha relikt. Ekspozita e cila qëndroi e hapur përmbante  material për  historinë e monedhës e cila u ekspozua .Krahas materiali shoqërues: BSH sjell një material të pasur lidhur  për monedhat e shtypura si dhe simbolikën që ato paraqesin.

Banka e Shqipërisë është krenare te kremtoje 100 vjetorin e shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë, duke shtypur një sen prej tre monedhash përkujtimore me tematike “100 vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.Thuhet në këtë material të BSH .Sipas këtij institucioni kjo seri vjen ne nderim dhe përkujtim te gjithë frymëzimit dhe përpjekjes intelektuale, rilindase, shtet-formuese, qe vulosi historinë e shqiptareve. Me 28 nëntor 1912, u mblodh Kuvendi kombëtar i Vlorës me delegate nga mbare trevat shqiptare, i cili mori vendimin për shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë.

Kështu, ne këtë date te shënuar nga te gjithë përfaqësuesit e trevave mbarëshqiptare, u firmos Akti i Shpalljes se Pavarësisë, ne te cilin nderte tjera shkruhej “… Shqipëria me sot te behet me vehte, e lire, e mosvarme …”.Firmosja e Aktit te Shpalljes se Pavarësisë nga te gjithë pjesëmarrësit ne Kuvendin e Vlorës u shoqërua edhe me formimin e një Qeverie te Përkohshme, me ne krye Ismail Qemal Vloren (Ismail Qemali) dhe menjëherë pas kësaj, ne ballkonin e ndërtesës ku u mbajt kuvendi, u valëvit flamuri kombëtar. Flamuri kuq e zi, ne emër te te gjithë delegateve dhe popullsisë shqiptare, u ngrit edhe ne shume qytete te tjera te Shqipërisë, për te ripohuar edhe njëherë dëshirën dhe vendimin e shpalljes se Shqipërisë shtet te pavarur!

Ne kuadrin e 1 OO-vjetorit te shpalljes se Pavarësisë, Banka e Shqipërisë ne vitin 2012 i kushtoi vëmendjen e merituar kësaj ngjarjeje te rëndësishme te historisë se vendit. Ajo miratoi shtypjen e monedhave përkujtimore për qëllime numizmatike, te cilat ne pamjet e tyre paraqesin simbolet e kësaj ngjarjeje: portretin e Ismail Qemalit, Aktin e Shpalljes se Pavarësisë, shqiponjën e flamurit qe u ngrit ne Vlore .

 

MONEDHE ARI 200 LEKE

 

Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore, ne 28 nëntor 1912. Nen te është shkruar vlera emërore 200 Leke. Te dyja se bashku japin idene sikur janë mbështetur mbi kangjellat e ballkonit te ndërtesës ku ka qëndruar Qeveria e Ismail Qemalit dhe sot shërben si Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Mbi kokën e shqiponjës janë shkruar fjalet “100 VJET PAVARESI” e mbi to, gjendet një motiv, stilizim i xhufkave (thekeve) qe rrethonin flamurin si kornize.Ne pamjen e pasme, ne qendër te monedhës është vendosur portreti i Ismail Qemalit, poshtë portretit emri i tij. Ne te dyja shpatullat e portretit qëndrojnë vitet 1912 dhe 2012, viti i ngritjes se flamurit ne Vlore dhe ai qe shënon 1 00- vjetorin e pavarësisë. Si një aureole, mbi koke shkruhen me germa kapitale fjalet “SHQIPERI – ALBANIA” e mbi to gjendet i përsëritur, motiv i stilizuar i xhufkave (thekeve), qe rrethonin flamurin si kornize.

 

MONEDHE ARGJENDI 100 LEKE

 

Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore. Nen te është shkruar ne reliev vlera emërore 100 Leke. Ka te shkruar ne hark sipër “28 nëntor 1912” dhe ne hark poshtë “100 VJET PAVARESI”, te vendosura ne drejtim vertikal. Ne një rreth imagjinar janë vendosur 100 yje te vegjël qe mbyllin realizimin e vizatimit. Ne pamjen e pasme, monedha ndahet ne dy rrathë. Ne pjesën qendrore te saj ka te vendosur Aktin e Pavarësisë. Ne rrethin e dyte ka te shkruar ne hark sipër “SHQIPERI – ALBANIA 2012” dhe ne hark poshtë “AKTI I SHPALLJES SE PAVARESISE”. Ne një rreth janë vendosur 100 yje te vegjël qe mbyllin realizimin e vizatimit.

MONEDHE NE METAL TE THJESHTE 50 LEKE

Ne pamjen kryesore, ne qendër te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit qe u ngrit ne Vlore, e vendosur ne marrëdhënie te drejtpërdrejtë me një element bashkëkohor. Vitet 1 912-201 2 vijnë te shkruara ne formën e numrave dixhitale, për te sjelle ne te tashmen rendësin e kësaj ngjarjeje te madhe. Ne hark sipër është shkruar “100 VJET PAVARESI” dhe ne hark poshtë, vlera emërore e monedhës 50 Leke. Ne te dyja anët ne hark te monedhës është vendosur shqiponja. Ne pamjen e pasme te monedhës, zë vend skulptura simbolike me dy duar te bashkuara fort me njëra-tjetrën, e cila është përdorur me qellim pergimin e mesazhit te mevetesise dhe shkëputjes nga varësia nder vite nga shtetet e tjera. Ne ane te veprës është vendosur titulli i skulpturës “Besëlidhja”, si dhe është shkruar dhe emri i skulptorit te kësaj vepre, Asim Lokaj. Ne harkun sipër shkruhet “SHQIPERI -ALBANIA” ndërsa ne hark poshtë është vendosur viti jubilar i kësaj ngjarjeje te rëndësishme historike, për mbare shqiptaret, viti 201 2. Ne te dyja anët, ne hark te monedhës është vendosur shqiponja dykrenore.

 

 

SPECIFIKIMET TEKNIKE

1. Monedha 200 Leke me tematike “1 OO-vjetori i shpalljes1   se Pavarësisë”.

Vlera emërore       200 Leke

Materiali     Ar

Pastërtia     917/1000

Pesha 7 5.50 gr

Diametri     25.45 mm

Forma         e dhembezuar

Tirazhi        1.000 (nje mije) cope
Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori Petraq Papa.

 

2. Monedha 100 Leke me tematike “100-vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.

Vlera emërore       100 Leke

Materiali     Argjend

Pastërtia     925 / 1000

Pesha 30 gr

Diametri     38 mm

Forma         e dhëmbëzuar

Tirazhi        1.000 (nje mije) cope

Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori

Orgest Tafa

 

3. Monedha 50 Leke me tematike “100-vjetori i shpalljes se Pavarësisë”.

Vlera emërore       50 Leke

Materiali     CuNiZn

Ngjyra        e verdhe

Pesha 12 gr

Diametri     27.25 mm

Forma         e dhëmbëzuar

Tirazhi        10.000 (dhjetemije) cope

Vizatimet e kësaj monedhe janë realizuar nga piktori

Gentjan Gjikopulli

 

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 100 vjet pavaresia, Gezim Llojdia, historia e monedhave

MBRETI ZOG I, KTHIM NE 100 VJETOR

November 17, 2012 by dgreca

Presidenti Nishani dekoroi Naltmadhninë e Tij Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve (Pas vdekjes) me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë te shtunen me 17 Nentor në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Mbretit Ahmet Zog, eshtrat e të cilit u kthyen në atdhe 51 vjet pas vdekjes dhe në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetitshqiptar.Gjatë ceremonisë shtetërore që u organizua në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore shqiptare morën pjesë trashëgimtari i Mbretit Zog, Princi Leka II dhe pjesëtarë të familjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryetarjae Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri, Sali Berisha, Zëvendëskryeministri i Hungarisë, ambasadorë, personalitete të ndryshme, përfaqësues të klerit dhe shumë bashkëqytetarë.Më tej, fjala e Presidentit Nishani në ceremoninë shtetërore të rivarrimit të eshtrave të Mbretit Zog I

E nderuar Presidente e Kosovës, Jahjaga!
E nderuar Znj. Kryetare e Parlamentit! 
I nderuar Z. Kryeministër i Shqipërisë!
Të nderuar Ministra, anëtarë të Parlamentit!
Të nderuar përfaqësues të Familjeve Mbretërore!
Shkëlqesi Ambasadorë!
Të nderuar përfaqësues të Bashkësive fetare!
I nderuar Princ Leka II!
Të nderuar qytetarë shqiptarë, kudo ku ndodheni!

Në qoftë se shtetet e tjera, që nga më të zhvilluarat e deri te ato si Shqipëria,  kanë në historitë e formimit të tyre data që shkojnë larg e thellë në shekuj, kanë histori që kanë shenjuar kapituj të historisë botërore, Shqipëria në këtë kujtesë të sajën shënon edhe një figurë të rëndësishme, krahas atyre që shpallën Pamvarësinë e vendit, figurën e Ahmet Zogut.

Me historinë mund të sillesh në shumë mënyra. Mund të provosh ta harrosh, për shembull, por shpejt kupton se harresa kishte qenë aventurë.

Përveçse ta harrosh, Historinë mund të provosh gjithashtu edhe ta manipulosh, ta shtrembërosh, ta deformosh. Që edhe kjo, si rregull pa asnjë përjashtim, është gjithmonë afashkurtër dhe për të keqen e atij që e tenton.

Pra, mund të duket sikur me Historinë mund të bësh çfarë të duash, por nuk është ashtu, sepse mund të mos e përfillësh ti Historinë, por nuk të lë Historia ty pa të përfillur, pa të ndëshkuar për gabimet, dhe pa të shpërblyer për të mirat.

Historia jonë, qysh nga mjegullat e shekujve, ka nxjerrë jo pak njerëz të shquar, luftëtarë, prijësa, Princër, Mbretër, madje dhe Perandorë dhe Papë. Një numër prej këtyre, nga luftëtarët tek Perandorët, qenë të tillë kur Shqipëria ende nuk ishte Shtet, dhe shumica, mjerisht, jo në truallin e vet, por në dhe’ të huaj.

I pari dhe i vetmi Mbret i Shqipërisë Shtet është Ahmet Zogu, eshtrat e të cilit po i rivarrosim sot.

Për një perudhë kohe nga 1 shtatori 1928 e deri në 9 prill 1939 Shqipëria pati një mbret që  ishte nje Mbret real, Mbret i Shqipërisë të porsa dalë nga Mesjeta. Mbret i një Shqipërie dhe shqiptarësh të cilët aspironin, por nuk kishin vetdije politike, shoqërore, qytetare, rend, dhe praktikisht asnjë infrastrukturë. Mbreti ynë shtetin e bëri vetë.

Ahmet Zogu,  ka lënë pas një diskutim të gjerë dhe të ndryshëm mes palëve, por Ai qe padyshim një prej figurave më kryesore në historinë shqiptare.

Ai premtoi të sjellë rendin dhe progresin në një vend që kishte njohur pak ose aspak shtetin dhe ligjin. Këtë synoi dhe këtë nisi të bënte.  Ai ishte njeriu që, pak vjet pas shpalljes së Pamvarësisë, nisi ta bënte Shqipërinë një shtet me të gjitha atributet e një shoqërie që  përqafonte qytetërimin.

I dha shtetit shqiptar një Kod Civil që mungonte, krijoi një administratë të efektshme, një gjyqësor të besueshëm, vendosi mbretërimin e ligjit, luftoi fanatizmin, krijoi kushtet për lirinë e shtypit, forcoi monedhën kombëtare në një shkallë që nuk është njohur pas tij. Shkurt shtroi premisat për një shtet modern.

Nëse në celebrimin e Ahmet Zogut rreth orës 17 të një dite të shtunë në 1928-n, kishte pak gazetarë të huaj që ndiqnin ceremoninë e betimit të mbretit mbi kuran dhe mbi bibël, lajmi i krijimit të monarkisë shqiptare nuk kaloi pa u vënë re.

Nëse në varrimin e Mbretit Zog, larg Shqipërisë, morën pjesë pak njerëz, atdhetarë, besnikë dhe familjarë të tij, emri dhe ajo çka Ai bëri për Shqipërinë nuk u harrua.

Falsifikimi i historisë ku shumë të vërteta historike u heshtën, ku Mbreti Zog përmendej  si “satrap” dhe Haxhi Qamili si patriot, ku shtypja e persekutimi i  popullsisë quhej “demokracia më e vërtetë”;  ku u etiketuan armiq e tradhtarë me mijëra burra e gra, ku pushkatohej Sabiha Kasimati pa faj e pa gjyq, ku Musine Kokalari lihej të vdiste pa u mjekuar, ku  Stalini mbahej  si hero, ku diktatori  hymnizohej si çlirimtar, e të tjera si këto, janë në vetvete një nga krimet me të mëdha që i janë bërë këtij kombi e populli.

Ato fshihnin përpjekjen mjerane për t’i zvetënuar arritjet e Shqipërisë së para 1944-ës. Ndaj, theksohet sot me forcë të madhe rishikimi me kujdes i historisë së Shqipërisë, në mënyrë që të vlerësohen figurat historike pa ngjyrime politike, për atë që kanë bërë, por edhe për atë që koha nuk ua lejoi të bënin. Koha dhe zhvillimi i mbrapshtë i historisë.

Sot, në prag të 100-vjetorit të Pamvarësisë  së Shqipërisë, është një gjest shumë fisnik, një detyrim historik, moral dhe patriotik yni që eshtrat e Mbretit Zog të prehen në vendin të cilit ai i kushtoi vitet më të mira të jetës; në vendin ku pati edhe kundërshtarë, po ku kujtesa e popullit do ta mbante gjallë emrin e Tij.

Historia e vendit tonë nuk është e mbushur me bëma mbretërish dhe saga familjesh mbretërore. Por ajo nuk është një histori boshe. Vetë fakti që sot u bë e mundur kthimi e prehja e Mbretit Zog në tokën që e lindi, është shenjë dhe dukje e një shteti që të ardhmen e tij e ndërton  duke marrë më të mirën e mundshme nga e shkuara dhe e sotmja.

Dhe rivarrimi i tij sot aty ku shteti-parti i Diktatorit hodhi në erë varrin e nënës së tij, Nanës Mbretneshë, është simbolika e Shqipërisë që nuk urren, por nderon, që nuk harron, por i jep secilit atë që meriton.

Sepse ky akt nuk është thjesht një detyrë qytetare dhe njerëzore, por edhe mundësia për të shlyer një detyrim,  jo vetëm ndaj një Njeriu, por ndaj një epoke të tërë. Epokës së shtetformimit të Shqipërisë që e deshi dhe nisi ta vinte në jetë Mbreti Zog.

Kur u kurorëzua e pat mbyllur fjalimin e tij me fjalët “Zoti më bekoftë”. Sot ne themi se Zoti po bekon hirin e trupit të tij që do të prehet në truallin shqiptar. Ia kishim borxh. U prehtë në paqe!

 

 

 

Filed Under: Histori, Kronike Tagged With: Berisha, kthim pas 51 vjetesh, Mbreti Zog I, presidenti Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 695
  • 696
  • 697
  • 698
  • 699
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT