• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Edikti i Milanos – Dokumenti i Perandorit ilir Konstandini që ndryshoi historinë e Perëndimit

September 12, 2024 by s p

Prof. Gjon Frani Ivezaj/

“Shkoni pra mësoni gjithë kombet, pagëzohini ata… mësohuni atyne që të ruajnë të gjitha sa ju kam porositun.”(Mt. 28:19-20).

Edikti i Milanos, lëshuar nga perandori Kostandin I (lat. Flavius Valerius Constantinus), datë e cila shënon një ngjarje të rëndësishme për historinë e qytërimit perëndimor europian dhe shqiptar gjak i së cilës ishte. Historianët me të mirë të kohës sonë e kanë pranuar si një fakt të provuar origjinën ilire të kombit tonë, duke e përfshirë ndër popujt më të vjetër të Europës, krahas romakëbe dhe grekëbe të vjetër, para dhe mbas lindjes së Krishti. Ata që e nderuan racën tone shqiptare, janë këta perandora të origjines ilire shqiptare që sunduan më se nji shekull e gjysmë në krye të Imperatorisë Romake, e cila ishte ma e madhja dhe ma e forta e planetit tone.
Këto figura të shquara qenë dhe mbeten ndër ma të mbëdhajat në historinë botërore. Pikërisht n’at kohë kur perandoria romake kishte filluar të marrë tëposhtë, si rezultat i krizës së mbrendëshme dhe sulmeve që Romës po i banin popujt barbar, erdhën në fuqi, ma s’pari, njëri mbas tjetrit, tre perandorë të races iliriano-shqiptare: Klaudi- Aureliani dhe Probi.
Këta tre kolosë paten zotësinë dhe kurajon me i dhënë fund anarkisë politike, dhe me e ba përsëri Romën Supreme dhe të pashoqe në botën e lashtë. Këta sunduan në shekullin e tretë, duke I prerë hovin sulmeve barbare ma se nji shekull, dhe ma vonë erdhën në fuqi dy kollosët e vërtetë edhe këta ilirian: Dokleciani dhe Kostandini i Madh, dy gjinitë konstruktive që plotësuan veprën e të parëve duke çelur një faze të re edhe ma të shkëlqyeshme se kurrë në historinë e Romës, dhe i priu ushtrisë ngadhënjyese në të gjitha skajet e perandorisë, duke ndërtuar e vure themele të rinj me gjithfarë triumfesh e shkëlqimi.
Njëri ndër perandorët më të fuqishëm të Romës, pa mëdyshje se mbetet Valer Diokletiani (Diokleciani), që sundoi nga viti 284-305 pas erës sonë. Diokleciani vinte nga një familje ilire Dioklea në pellgun e liqenit të Shkodrës. Sistemi qeveritar që vuri Diokleciani veproi me sukses deri sa të ishte gjallë ai-vetë. Sado që në teori të katër princat kishin pushtetin e barabartë, autoriteti,dhe prestigii I Dioklecianit qëndronin aq lart sa kolegët e tij, nji August dhe dy Qezar, ishin ma tepër mëkëmbësit e tij se sa sovranë të plotfuqishëm në pjesët e tyre të perandorisë.
Kur në vitin 291 zgjodhi dy Ilirë të tjerë që të shërbenin si Cezarë: Kostadin Klorin dhe Galerin. Kështu, Diokleciani qeveriste pjesën lindore, Maksimiani Italinë dhe Afrikën, ndërsa Konstadini qeveriste Britaninë, Galinë dhe Spanjën, ndërsa Galeri Ilirikun deri në kufi me Danubin.
Pas një sundimi 25 vjeçar, nder më të suksesshmit e Perandorisë, Dioklecianin e mbërtheu dëshira që të jetonte në paqe e qetësi. Abdikoi nga froni më 305 pas erës sonë, duke u vendosur në brigjet e Solanës (Spliti i sotëm në bregdetin e Adriatikut në pjesën e Kroacisë). Aty iu perkushtua meditimit dhe kopshtarisë. Vdiq në vitin 313.
Pas Dioklecianit për pak kohë nëpër fronin perandorak do të kalojnë dhe bashkëqeverisësit e tij Maksimiani, Konstadin Klori dhe Galeri. Klori u bë August pas abdikimit të Dioklecianit nga froni, mirëpo gjeti vdekjen pesëmbëdhjetë muaj më vonë (306) gjatë luftimeve në Jork, Britani.
Për pak kohë postin e perandorit do të ushtrojë edhe Galeri, por ai nuk ishte në gjendje që të mbetej më tutje në front nga shkaku I një sëmundje të neveritshme të njohur me emrin “morbus pediculosus”(zgjeba) nga e cila në vitin 311 gjeti vdekjen. Me Konstadin Klorin dhe Galerin nuk përfundoi dinastia iliredardane në fronin perandorak. Do të jetë i biri i pare i Klorit, Konstadini, i quajtur “i madh”, i cili do të drejtojë Perandorinë nga vitet 306-337 dhe me të drejtë merret njëri ndër perandorët me të suksesshëm dhe më të rëndësishëm të Perandorisë jo vetëm pse bëri reformat ë mëdha shoqërore dhe politike, jo vetëm pse ia doli që vendin ta mbrojë nga sulmet barbare, por pse e shënoi përqafimin e krisherimit nga ana i tij.
Kostandini kishte lind nga nji familje fisnike iliriane në Naissus (Nishi i sotëm), që ishte asohere mbrenda kufive të llirisë. Sikurse kuptohet nga koha në të cilën flasim, ishte një vendbanim ilir (shqiptar), deri në fund shek. XIX, d.m.th. shumë më vonë se ardhja e serbëve dhe sllavëve të tjerë në Europën Juglindore në shek.VII.
Në këtë kumtesë modeste historike, do të mundohem të ofroj një kronologji të shkurtër rreth perandorit Kostandi i Madh dhe rëndësisë së këtij dokumenti. Simbas studiosve historiane Michel N. Hart pershkron se. Perandorët e ndryshëm romakë nga mezi i shek. I-IV, nuk pranuan realitetine ri, Krishterimin, dhe me mënyra të ndryshme, urdhëra dhe ligje u përpoqën jo vetëm që të pengohej përhapja e Ungjillit në Perandorinë e tyre të stërmadhe, por që krishtërimi të zhdukej.

Në kontekstin historik, nxënësit e Krishtit Zot, për të zbatuar porosinë e Mësuesit të tyre të dashur, me zell e perkushtim, u shpërndanë nëpër kombe të ndryshme, për tu transmetuar Ungjillin e Krishtit, Rrugën dhe të Vërtetën e Tij, duke u ndeshur në shumë probleme, pengesa, kërcënime dhe vështirësi… buroosje internime konfiskimet e pasurive, torturat dhe vrasjet ishin diçka e zakonshme për pushtetarët dhe paganët.Origjina e tij, me të drejtë pranohet si ilir (shqiptar) nga historiografia.
Me Kostandinin, dëshmohet sërish, se ishin ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, ata që pranuan e përhapën zyrtarisht Krishtërimin në Europën pagane. Ashtu Kostandini, në njezetë vitet e ardhshme ai u detyrua të luftonte kundër rivalëve të tjerë për fronin perandorak, të cilët ishin: Maksimiani, Masenci, Licini, Galeri e Maksimin Daia. Gjithsesi kishin mbetur tre persona, që duhej të ndanin mes tyre pushtetin suprem: Licini, që sundonte Ilirinë, Trakinë e Provincat e Danubit; Maksimini, që kishte pjesën lindore të perandorisë, dhe Kostandini, por edhe Masenci, që edhe pse nuk ishte i veshur me pushtet zyrtar merrte pjesë aktive në luftën për pushtet.312 Galeri e Maksimiani vdesin dhe Kostandini pas disa betejave ripushton Italinë, lidhet në aleancë me Licinin, për më tepër duke i dhënë për grua motrën nga babai, Kostançën dhe i kundërvihet Masencit.

Keshtu sipas legjendës, para se të hynte në luftë kunder meksencit ne nji mbramje kostandini pa në ëndërr Krishtin. Ditën tjetër pa një Kryq të mbivendosur në Diell me këto fjalë të shkruara: in học signo vinces!” (Nën këtë shenjë, do të fitosh! Ështe fjala për shenjën e Kryqit!). Keshtu kjo profeci shënoi fillimin e dilemes së tij, për t’u kthyer i krishterë. Ku ne pranveren e vjetit 312 kastandini I kudervihet maksencit.
Kështu kostandini në krye të legjoneve të zgjedhura të llirisë, kaloi Alpet në Mont-Cenis dhe arriti në Piemont para se Maksenti të kishte lëvize prej vendit. Nji ushtri italiane u shkatërrue para Turinit dhe pak ma vonë Kastandini hyri në Milano.
Mandej, ai shtini në dorë nji mbas nji qytetet e Italisë Veriore, ku kishte garnizone ushtarake, dhe veçanërisht Veronën. Mbas fitores në Verona komandantët e ushtrisë I tërhoqën vërejtjen se kishte ekspozue vehten në shumë raste tue sulmue me nji guxim të hatashëm. Beteja e fundit u zhvillue disa kilometra jashtë Romës.
Kostandini vetë I prini ushtrisë dhe brënda ditës duel ngallënjyes tue pa rivalin e tij Maksenti. Të mbytej në lumen Tiber e mire njohum si beteja e Saxa Rubra-s, e cila përfundoi në favor të Kostandinit, I cili bëhet zoti I plotfuqishëm I gjithë Europës. Senati Italian asokohe e priti fituesin si shpëtimater të Romes dhe e njohu ligjerisht si fitimtar, duke I dhene titullin august.
Kështu Kostandini hipi në fronin e perandorise romake të Perendimit, duke u vënë krahas Licinit, I cili tashmë qe proklamuar august dhe perandor I Lindjes qysh në vitin 308. Përpara se të nisej per në Milano, ai i dhuroi papa Melkiadit pallatin antik të familjes së Lateraneve dhe ndërtoi me shpenzimet e veta bazilikën e pare të Romës, atë të Shën Gjonit të Lateranos.
Në ditët e para të janarit të vitit 313, Kostandini u largua nga Roma për t’u takuar me Licinin. Kostandini kishte nji frymë ilire dhe njëkohësisht ndihej po ashtu edhe romak për kulturë dhe edukim. Kētë e deshmojnë faktet dhe ngjarjet politike përgjatë jetës së tij. E pikërisht duke vijuar ecjen në këtë hulli, themeloi edhe Romën e Re mbi Helespont, me rite të krishtera, porpa hequr dorë nga formulat tradicional të fees së lashtë të shtetit.
Kostandini i Madh (274-337), Perandori Romak (306-337), është i pari perandor Romak i kthyer në fenë e krishterë. Në moshën rinore, ai besonte se Zoti i Romakëve SOL (Dielli). Dita e dielë, që prej asaj kohe është ditë e shenjtë pushimi, vendosuar nga ai në vitin 321, kur do të ishte më pas perandor. Kësisoj, nga një pagan adhurues i Diellit, Kostandini nisi të shihte krishtërimin si një sjellës të fitores, prandaj vendosi të ndalohej keqtrajtimi i të krishterëve.
Fillimisht i kishte ndëshkuar rreptë, eger me brutalitetin tipik të një iliri, pa mëshirë, por më vonë dalangadalë kishte nisur t’i donte dhe t’i mbronte me pasionin po aq tipik të një iliri fisnik. Më vonë Kishës i dha mbrojtje dhe dhurata financiare. Kështu Kostandini pa në Perëndinë e Krishterë, prurësin e fitores.

Eshtë e rëndësishme të thuhet se në politikën e Kostandinit, është pa dyshim ai i nënshkrimit (dhënies) së lirisë së fesë për të krishterët. Kryqëzimi dhe keqtrajtimi i të krishterëve mori fund dhe bashkëperandori i Kostandinit, Licinius, iu bashkua Kostandinit në lëshimin e dekretit (Ediktit të Milano-s) në vitin 313, që ligjëroi pranimin e të Krishterëve në Perandorine Romane.

Siç dihet, perandori i parë romak që përndogi të krishterët ishte Neroni (viti 64 mbas Kr.). Kur dikush pohonte se ishte i krishterë, menjëherë arrestohej e torturohej dhe n.q.s, këmbëngulte, vritej. Kjo situatë u bë më e vështirë në dekadën e parë të shek. IV, kur bashkësunduesit e Lindjes Galeri dhe nipi i tij Maksimini shtrënguan masat, duke u përpjekur që të zbatoheshin me përpikmëri ligjet në fuqi kundër Krishterimit.
Vetëm në ditët e fundit të jetës së tij, Galeri kuptoi se ishte e pamundur të zhdukej Krishterimi dhe më 30 prill 311 nxorri dekret, me të cilin u lejonte të krishterëve të ushtronin lirshëm besimin dhe adhurimin e tyre, pa shkaktuar trazira në shtet dhe pa prishur rendin publik..
Edikti i Milanos, ishte dokumenti, që i dha krishterimit një status ligjor të njējtë (barazvlefshëm) me fenë tradicionale romake dhe besimet e tjera fetare të shpallura në territoret e Perandorisē. Sidoqoftë, vendimet e Mediolanës, padyshim ishin mjaft të rëndësishme për Kishën. Që drejtoj edhe këshillin e Niceas në vitin 325. „Kostandini I madth, Ai hapi një epokë të re historike, e cila u lejoi të krishterëve në të gjitha sferat e jetës, pozita të rëndësishme në shoqërinë perandorake, përkundrejt rrezikut të persekutimit që kishte ekzistuar më parë.
Edikti, lejoi për të parën herë munděsinë e zgiedhjes-vetjake të fesë së krishtere duke i hequr kështu paganizmit ekskluzivitetin e fesë shtetërore. Sigurisht, vendimet e Ediktit, ndikuan pozitivisht jo vetëm në shoqërinë e atëhershme romake, por në jeten e Kishës, sepse pati një zhvillim të madh: sëpari, adhurimi hyjnor, i cili, mundej të kryhej i lire; sëdyti, u shtua numri i qytetarëve, që zgjidhnin Krishterimin si fe të tyre, sëtreti, organizimi administrativ i kishave pati një hov të madh; sëkatërti, arkitektura kishtare, pasi u ndërtuan kisha të mëdha, të bukura dhe madhështore.
Po ashtu, Edikti i Milanos, themeloi kështu-një fazë tranzitore të marrëdhënieve ndërmjet perandorisë dhe të krishterëve, duke vendosur njëkohësisht këtë dokument si një kufi historik, i cili, shënoi nga ana e tij një moment të veçantë dhe mjaft të rëndësishëm të zhvillimit të doktrinës politike të Kishës romane. Asokohe, ishte në modë të ishin dy bashkë-perandorë, ose edhe tre. Dy perandorët Kostandini dhe Liçinio, mbetën miq për një kohë të shkurtër. Kostandini, nuk mund të pranonte askënd pranë famës dhe emrit të tij. Vetëm pak muaj më vonë pas hartimit të tij.

(Ediktit) Liçinio dhe Kostandini, patën mosmarrëveshje sërish, sepse për te parin dekret ishte bërë një lëshim tejet i madh i mundshëm nga ana e shtetit, kurse për të dytin bëhej fjalë vetëm për një pikënisje për zgjerimin e marrëdhënieve lehtësuese ndaj të krishterëve.
Me fitoren e Kostandinit në dy betejat e zhvilluara mes tyre, (beteja e Adrianopolit ane ajo e Krisopolit), ai doli ngadhnjyes si një kampion i Krishtërimit dhe në vitin 324, bëhet kështu i vetmi perandor për Lindjen dhe Perëndimin njëherazi, i njohur si Totius orbis imperator’. Paraardhësi i tij, Diocleciani kishte nisur të bënte ndarjen e autoritetin civil nga ai ushtarak.
Kostandini i Madh e përfundoi këtë nismë me vlerë dhe e shpalli veten komandant suprem. Qeveria qendrore drejtohej nga Kostandini dhe këshilli i tij, ndërsa senati rimori fuqinë që kishte pasur në shek. III mbas Kr., Kostandini, shpërndau gjithashtu famëkeqen gardën Pretoriane. Ai u bë perandor edhe për çështjet fetare, duke genë në të njëjtën kohë.
Kostandini i Madh e ndau perandorinë në katër prefektura, por gjithnjë duke mbetur ai vetëperandori absolut, ide-këto të nisura që më parë nga-paraardhësi i tij Diokleciani. Kostandini si nji mbretërit ma të mëdhenj të njerëzimit, dy veprat për të cilat ai përmendet, veçanërisht janë: Pranimi I Krishtërimit si feja zyrtare e perandorisë dhe, ndertimi i qytetit të ri në brigjet e Bosforit Turqi, larg Romës, diku afër Trojës se famshme antike, mbi qytetin 7 mijë vjeçar Buzeanum, ose I njohur si Byzantium, kryeqendrës së perandorisë së mëvonshme të Bizantit të kryeqytetit që ka mbajtë emrin e tij të pavdekshëm deri sa kryeqyteti I Kostandinit u zaptue prej osmanllinjve më vitin 1453.
Ndërtimi i qytetit të ri filloi me vjetim 326 mbas Krishtit dhe përfundoi me një ceremony madhështore përuruese më 11 maj të vitit 330. Si krye qender e zhvillimit të qytetërimit perendimor. Mbas shekullit të pestë Roma dhe gjithë Europa Perendimore u pushtuen nga popujt barbarë dhe bota e qytetërueme u mbulue nga errësira e Mesjetes.
Gjatë kësaj kohe Perandoria Romake e lindjes, apo Bizantine sikur njihet ma mire në histori, mbajti gjallë traditat e kulturës latine dhe greke të vjetër. Atje u shpëtuen thesarët e letërsisë dhe të kulturës antike. Kështu që kur Europa u zgjue prej gjumit të mesjestës, ajo gjeti në bibliotekat dhe shkollat e botës Bizantine kryeveprat e kulturës klasike dhe I dhanë frymëzimi intelektuall fazes së re të qytetërimit që asht duke vazhduar edhe sot.
Si mbas statistikes historike Perandori Kostandini i Madh, u pagëzua i krishterë, pak para vdekjes së tij mesditën e 22 majit 337. Sipas porosisë së tij, funerali ishte madhështor. Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga nji numër i madh nënshtetasish të perandorisë, por edhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në perandorinë romake, krishtërimi nisi të marrë frymë lirisht.

Ai, konsiderohet si një ndër njerëzit ma të mëdlej të historisë sonë. Ai është një ndër figurat me të mëdha të historisë europiane dhe pa asnjë dyshim edhe asaj iliro-shqiptare gjatë mijëvjeçarin të pare. Konstandini, ishte një nga ilirët e shumtë, që arritën të ishin perandora dhe themeluesa te Romês, ndoshta më i madhi dhe më i zoti prej tyre, shtetin e sẽ cilës e riorganizoi dhe ndërtoi me fitoren përfundimtare edhe të krishterimit në fundin e shekullit të katërt, duke u shndërruar kështu në figurë qendrore, dhe kulturorë që themeloi Europëne krishterë të Mesjetës. (Shih: Jacob Burckhardt, ‘Costantino il Grande ei suoi tempi’, Sansoni, Firenze, 1957. pp.493, Milano, 2013.)

Filed Under: Histori

Politika e Italisë fashiste ndaj komuniteteve fetare në Shqipëri në vitet e Luftës së Dytë Botërore

September 10, 2024 by s p

Prof. As. Dr. Hasan Bello/

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste për komunitetet fetare u krijua një realitet i ri. Megjithëse Mëkëmbësi italian Jakomoni përpiqej të “evidentonte” respektin e italianëve për Islamin, besimtarët myslimanë e ndjenin veten para së gjithash shqiptarë dhe ishin të lënduar nga kushtet gjysëm koloniale, në të cilat i kishte katandisur Italia. Disa opsione të qeverisë italiane, nga ana tjetër, nuk qenë të goditura dhe shkaktuan pakënaqësi tek myslimanët shqiptarë.

Imponimi i një mbreti katolik me personin e Viktor Emanuelit III, ngjalli jo pak nostalgji për Zogun, i cili ndonëse nuk ishte praktikant, ishte prej gjaku shqiptar dhe mysliman. Këtu, nuk duhet harruar edhe rimodelimi i flamurit shqiptar, të cilit, italianët përveçse i vendosën fashot e liktorit, stilizuan mbi përkrenaren e Skënderbeut një kurorë me një kryq përsipër. Ky simbol kristian mbi flamurin shqiptar u konsiderua si një fyerje e rëndë. Kështu, që për shqiptarët tashmë u bë shumë e qartë se “favoret” që italianët shpallnin, për fenë Islame nuk ishin gjë tjetër veçse manovër politike. Sipas studiuesit Roberto Moroco dela Roka “në përpjekje për të fituar pëlqimin e atyre që i quanin si shtyllat e rendit shoqëror shqiptar, italianët treguan kujdes të veçantë që të fitonin besimin e krerëve të bashkësive të ndryshme fetare shqiptare. Problemi i parë politik që kishin para tyre pushtuesit ishte stabiliteti. Fetë qenë menduar si një vegël e çmuar për këtë qëllim: duke treguar nderim për to do të vihej në dukje vëmendja dhe kujdesi i italianëve për një aspekt të rëndësishëm të identitetit shqiptar, dhe, paqja fetare do të ndikonte shumë për paqen politike, duke krijuar një atmosferë të qetë të pranimit të fakteve të kryera”.

Kjo vihet re që të nesërmen e pushtimit të Shqipërisë kur kreu i Shatmadhorisë gjeneral Badolio përpiloi një raport të hollësishëm për organizimin e territoreve të aneksuara. Sipas tij, marrëdhëniet me popullsinë shqiptare duhej të bazoheshin në njohjen psikologjike të elementëve të feve të ndryshme në Shqipëri. Ai nënvizonte faktin se duhej më shumë dinjitet dhe stil nga trupat italiane, sidomos respekt absolut për gratë e për fetë.

Një pikëpamjeje të tillë i përmbahet edhe Mëkëmbësi i Viktor Emanuelit III, Françesko Jakomoni, i cili shkruan se objekt i një kujdesi të madh ishte që të vendosej një marrëveshje e plotë në mes ithtarëve të katolicizmit, të ortodoksisë dhe të fesë Islame. Në funksion të kësaj politike ishte vizita në faltoret shqiptare dhe ndërtimi i kishave dhe xhamive të reja.

Megjithëse në Romë ekzistonte një paqartësi e madhe lidhur me politikën fetare që duhej të ndiqej në Shqipëri, “në parim italianëve nuk u interesonte që në mes tri feve të mbretëronte harmonia më idilike, as që përmes tyre të arrihej në një përçarje të popullit shqiptar në grupime të ndryshme”. Ata u kujdesën që të mos preknin ndjeshmërinë e bashkësive fetare. Përkundrazi, të fitonin besimin dhe përkrahjen e tyre. Në funksion të kësaj politike mikluese ishte edhe deklarata e bërë nga Musolini vetëm pak ditë pas pushtimit për ngritjen e një xhamie të madhe në Romë. Ai e justifikonte këtë se tashmë gjashtë milion nënshtetas italianë ishin myslimanë.

Në Ministrinë e Jashtme në Romë ekziston një dokumentacion interesant, i cili na lejon të konkludojmë se politika e pushtuesve italianë ndaj bashkësive fetare në Shqipëri ishte një aksion i pasigurtë, oportun dhe i varur nga situatat që mund të krijoheshin. Kështu, muajt e parë të pushtimit autoritetet italiane ishin të bindur se duhej mbajtur një ekuilibër i paanshëm në mes feve të ndryshme, duke treguar ndaj seicilës të njëjtin nderim. Por ky kriter nuk do të reflektohet në politikën e subvencioneve që qeveria italiane ndoqi ndaj bashkësive fetare në Shqipëri nga viti 1939 deri në vitin 1941. Në shpërndarjen e parave ajo nuk mbante parasysh përpjestimin numerik të tyre. Kështu, për katolikët në buxhet caktoheshin çdo vit rreth 1.200.000 lira, për ortodoksët 700.000 lira dhe për myslimanët 500.000 lira. Këtyre të fundit për arsye se përbënin pjesën më të madhe të popullsisë iu jepeshin edhe dhurata me raste festash apo për ndërtime xhamiash. Kjo sidomos kur Kosova u bashkua me Shqipërinë. Në tetor të 1941-shit Ministria e Jashtme italiane u detyrua të shtonte fondin vjetor “për shpenzime politike të rezervuara në Shqipëri”.

Në kuadër të politikës religjoze qeveria italiane kishte shqyrtuar edhe një projekt “barazpeshimi të ri” të gjendjes fetare në Shqipëri. Sipas këtij plani parashikohej formimi i dy blloqeve fetare, njëri mysliman dhe tjetri katolik, forcat e të cilit duhej të ishin të barabarta. Por ai shkonte në disfavor të pjesës ortodokse, sepse favorizohej dukuria uniate që do t`i bashkonte të gjithë të krishterët në një bashkësi të vetme katolike. Ndërsa bektashinjtë do të shërbenin për të thyer kompaktësinë e myslimanëve. Ky projekt nuk u zbatua. Kjo, për disa arsye, të cilat është e vështirë të hamendësohen. Sipas dela Roca-s, mundet që manovrat brenda shumicës myslimane, edhe nëse u provuan të bëheshin, dështuan që në lindje. Përsa i përket uniatizmit, kundërshtimi i papritur i Vatikanit, si dhe kostoja e lartë financiare që u kërkonte ky operacion arkave të shtetit italian, bënë që kalimi tashmë i gatshëm i Kishës autoqefale shqiptare në gjirin e Kishës katolike, të shtyhej për më vonë. Veç kësaj, ky projekt ishte paaplikueshëm për shak se binte ndesh me vetë politikën ekspansioniste të qeverisë italiane. Kështu, shndërrimi i Kishës autoqefale në Kishë uniate do të zhgënjente shqiptarët ortodoksë të Çamërisë, të cilët pas bashkimit me atdheun mëmë do të kontestonin të bëheshin pjesë e Kishës katolike. Por edhe brenda kësaj të fundit kishte zëra kundërshtues për shkak të dallimit që ekzistonte mes ortodoksëve, që ishin sa dyfishi, me katolikët. Edhe diversioni mes bektashinjve dhe myslimanëve nuk do të pritej mirë nga shqiptarët e Kosovës, që në pjesën e tyre dërrmuese ishin suni. Prandaj alternativa e ruajtjes së status quos-së u konsiderua si rrugë e pakalueshme.

Regjimi fashist ndiqte një vijë pragmatiste në raport me komunitetet fetare. Në parim, ai nuk privilegjonte as njërën dhe as tjetrën bashkësi fetare. Nga të gjitha kërkohej pëlqimi maksimal dhe u siguroheshin favore dhe subvencione në atë masë sa ato pranonin të bashkëpunonin me pushtetin. Në thelb trajtimi i çdo bashkësie fetare bëhej sipas peshës politike që i jepnin asaj përmasat dhe ndikimi në shoqërinë shqiptare.

Filed Under: Histori

78 vjetori i kryengritjes antikomuniste të Postribës!

September 9, 2024 by s p

Besim Ndregjoni/

78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË KOMBËTARE!

78 vite ma parë Postriba hyri kryelartë në historinë kombëtare përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualve, klerikëve të gjitha besimeve që i dhanë jetë kryengritjes antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt mbas mbarimit të luftës së dytë botërore. Në Postribë u ndez shkëndija e parë kundër regjimit gjakatar të instaluar dhunshëm në vend, nga barbarët stalinistë shqiptar të drejtuar nga diktatori më i egër i europës pas luftës së dytë botërore sadisti Enver Hoxha. Herojt e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet e shejtë për çdo shqiptar, Liria dhe vlerat e një kombi nga më të vjetrit në zemër të Europës. Antikomunistët e Postribës e dinin dhe e ndienin në çdo ind të tyre,se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin, mohimi i vlerave themelore, që edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.Ky guxim, kjo kryengritje për lirinë e atdheut tundi themelet e regjimit gjakatar komunist, guximi dhe trimëria e Postribasve u shtyp me dhunë nga stalinistët shqiptarë të përkrahur nga armiku shekullor i shqiptarve pushteti serbosllavë dhe nga frika e gjakatarëve, se liria që frymonte bashkë me luftëtarët e sajë nuk do të zhdukej nga ky vend. Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdulla Sahitit, patriotët që i prijnë kësaj kryengritje.Vetëm në ditët e para u pushkatuan pa gjygj 28 vetë. Dhe masakrat e barbarve kaluan nga Postriba në Shkodër, Pukë, Mirditë, Malsi e Madhe. Një tragjedi që jehon dhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës së Postribës, i atyre që dhanë jetën për lirinë. Historia na mëson se regjimet dhe falangat e tyre bien të damkosura , ndërsa ata që luftojnë për liri , përjetsohen dhe lënë gjurmë mbi të cila hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje i përkujtojmë sakrificat e të parëve, duke ruajtur në thellësitë e zemrave të tyre një vend të shejtë , për të gjitha ata që dhanë jetët e tyre të çmuara. 78 vitë më vonë, një perde e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet perendimore. Sot mbas tre dekadave jetojmë në një hije e cila vjen nga një regjim që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëta me atë të shkuarës dhe po e pengon shoqërinë shqiptare të jetë pjesë e familjes europiane.

Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetareve, e cila vjen si produkt i përballjes të pamjaftueshëm me të kaluarën që i lejoj pasardhësit e xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model bolshevik që e kthen pas Shqipërinë. Kjo përpjekje tinzare që shkon në kundërshtim me idealet e lirisë të martive të Postribës dhe po ashtu me aspiratën e shumicës dërmuese të shqiptarve, për një Shqipëri europiane, sot nga Postriba del thirrja patriotike për rezistencë, për tu përballur, për mos të lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëtën liri, të njëtën demokraci, të njëtën mirqenje që gëzojnë popujt e Bashkimit Europian.

Fatkeqësisht sot shoqëria shqiptare është e ndarë në komunistë alias socijalist, dhe antikomunist konservator që përfaqësojnë lirinë, qëndresën, pronën, familjen.

Nqs ekziston Partia Demokratike sot në pluralizim politikë, është falë rezistencës së antikomunistave shqiptar që nuk lejuan, por e mbrojtën nga revanshi i komunistave shqiptar nga viti i zi 1997 e deri në sot, dhe nuk e mbrojti populizmi politik që u çfaq në 90, as ai grup që përfitoi nga qëndresa e antikomunistëve për mos shuarjen e forcës së parë politike në pluralizmin shqiptar. Populizëm në 90 shërbeu thjesht me ndru sistemin që ishte i nevojshëm për një shoqëri të traumatizuae e ideollogjizuar. Dhe ndrrimi i sistemit pati difekte të mëdhaja, se nuk u dënua partia komuniste që kishte vrarë burgosur, internuar dhunuar të drejtat e liritë e njeriut për 50 vite. Por u pranua si forcë politike në pluralizëm, e kundërta ndodhi në europën e lindjes, të gjitha partitë komuniste u shkrinë. Mosdenimi i krimeve të komunizmit i solli dëme të pariparueshme shoqërisë dhe e ka sjellë Shqipërinë në një regjim të korruptuar dhe dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sot politika shqiptare ka degraduar për të ndërtuar një shtete të së drejtës, 34 vite Shqipëria nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme, të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen nga pushteti i korruptuar, sot zhvillohet një luftë klasash ndaj antikomunistëve dhe fatëkeqësisht forca politike që duhet ti mbrojë ka heshtur. Nuk mund të ketë opozitë pa pjesëmarrjen në politikëbërje të 40% të antikomunistave shqiptarë që përballuan diktaturën, dhe mbajtën lartë me guxim aspiratat e lirisë, e pluralizmin politikë. Nuk mund të vijë në pushtet Partia Demokratike pa pjesëmarrjen e antikomunistave shqiptar. Konservatoret shqiptar bazohen në tre parime kryesore në votë të lirë, dhe ndrim elitash, familja si bazë e shoqërisë dhe shtet ligjor me pronë private të pacenuar me ligjet bolshevike siç ka ndodhur gjatë tre dekadave në Shqipëri.

Partia Demokratike duhet ti largohet populizmit dhe të ndërtoi konservatorizmin për ti kthyer vlerat popullit shqiptar. Për ti kthyer lirinë, mendimin ndryshe. Nuk mund të ndërtojnë shtete të së drejtës nqs nuk kemi një drejtsi të pamvarun, fatkeqësisht sot mbas tre dekadash, reformat ideologjike të së majtës,trumbetohen për drejtsi të pamvarun, siç po ndodh me drejtsinë e re, por pushteti politik i korruptuar nuk e len as të jetojë e as të vdes. Ne antikomunistët i besuam kësaj reforme, megjithëse ishim skeptikë dhe i paralajmëruam ndërkombëtarët se nuk mund të japin drejtsi ata që i dhunuan të drejtat e liritë e njeriut si bashkëpuntorë të zellshëm të diktaturës. Kjo mazhorance e majtë ja besoi reformën në drejtsi, hetuesve të komunizmit që vranë Postribën dhe Shqipërinë. Ne antikomunistët e çmojmë ndihmën ShBA për të pasur një drejtsie të pamvarun, por atë reformë nuk mund ta bëjnë politikanët, dhunuesit që i kan shërbyer diktaturës, tani po të njëtën autorë që ndërtuan ferin komunist, këta ndërkombëtar i besojnë dhe komisionin antikorrupsion, atyre që e ndërtuan sistem korrupsionin. Kjo është tallje me liritë e shqiptarve është fyrje ndaj antikomunistave që në mes të plumbave kundërshtuan diktaturën, dhe po mbajnë gjallë pluralizmin.

Ne patëm besim se drejtësia e re do të veproj si në Ameriken e Linkolit e të Marting Luterkingut , por jo se do të veprojë si drejtsi politike në shërbim të mazhorancës të korruptuar komuniste. Fatkeqësisht parashikimi i jonë doli, kemi drejtsi politike dhe jo drejtsi të pamvarun dhe në mbrotje të qytetarve. Prandaj ju bëj thirrje institucjoneve të drejtsisë veproni siç vepron Amerika ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, President Tramp është i akuzuar për disa vepra penale dhe politike, por drejtësia atë e heton, dhe e lejon të zhvilloi aktivitetin politik si përfaques i forcës politike republikane, dhe ju lejojani Kryetarin e partisë demokratike të zhvilloj aktivitetin politikë, duke mos i ndaluar hetimet ndaj tij, drejtësia si të gjykon, dhe të mbron. Ne antikomunistët e respektojmë ligjin por kur ligjin e merr në dorë politika ai ligj është i vdekur. Ky pushtet i korruptuar kriminal, rrezohet me konservatorizëm dhe jo me populizëm.

Zotrinj deputete të opozitës, nuk është i rëndësishme vetëm marrja e pushtetit, por mbrotja e demokracisë dhe liritë e qytetarve janë faktorët që Shqipëria mos të shpopullohet e ti bashkohet Europës. Bashkojna Shqipërinë me europën duke i dënuar krimet e komunizmit, duke dënuar heshtjen e shtetit shqiptar dhe pse thirrja jonë ka qënë e është se pa dënuar krimet e komunizmit nuk mund të ndërtojmë shtet të së drejtës, nuk mund të ndërtojmë demokraci, nqs opozita lufton thjesht me pas një mandat deputeti, ajo nuk përfaqëson konservatorizmin dhe nuk mund të ketë mbështetjen e shqiptarve që duan Shqipërinë europiane. Këtë jua kërkon Postriba dhe elektorati antikomunist, të shpëtojmë Shqipërinë nga politikat antikombëtare të shpopullimit. Shqiptarët presin!

Martirët presin që Shqipëria të jetë europiane dhe kjo kauzë është e opozitës.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës.

Filed Under: Histori

“DIJA“ E VJENËS 120 VJET NË ALTARIN E PROGRESIT KOMBËTAR

September 8, 2024 by s p

Hazir Mehmeti

Vjenë/

“I vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mençur në Shqipëri ka qenë Austria merhume e Habsburgëve. Austria e bazonte politikën e saj mi shqiptarët nacionalistë dhe ngarkonte me punët e Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut” – Fan Stilian Noli – Vjenë, 8 gusht 2024.

Sundimi i gjatë turk e kishte dëmtuar çdo gjë shqiptare, në radhë të parë gjuhën, trashëgiminë kulturore, fetare, zakonet. Pa ndërprerë në trevat shqiptare filloi të ndihet rritja në kërkim të identitetit kombëtar për çka duhej liria dhe shteti i lirë. Idetë e tyre natyrshëm i shkruan e rishkruan gjithandej shtypit të kohës duke ndikuar në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Shqiptarët kudo që u gjendeshin jashtë territoreve etnike; në Evropë, Amerikë e Azi, në fillim shekullin e njëzet kishin përqendruar veprimtarinë në jetësimin e idealeve të rilindësve për hartimin e alfabetit dhe shtetit shqiptar.

… në Vjenë

Vjena duke qenë vendqëndrimi i perandorëve e mbretërve që sunduan Evropën apo pjesët kryesore të saj ishte po ashtu qendër me ndikim të madh në kulturën evropiane. Këtu duhet veçuar Dinastia e Habsburgëve e kohës së Austro-Hungarisë si monarki me një histori disa shekullore e cila kishte një qëndrim përparimtar ndaj kulturave të kombeve të ndryshme përfshirë këtu edhe kulturën shqiptare. Qe nga kohë të lashta hasim në dokumente ku shihen lidhjet e kulturave në lëmin gjuhësor, kulturo-artistik dhe shkencor. Në fillim shekullin e njëzet, studionin shumë të rinj shqiptarë dhe kishte intelektualë që jetonin e vepronin jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytet tjera në Austri. Ata fillimisht e fillojnë me formimin e “Kolonisë Shqiptare të Austrisë” e cila pas një kohe të shkurtër themelon “grupit nismëtar” për themelimin e shoqërisë “Liria”. Vet emri i saj ishte synonim qëllimi. Nga jeta e kësaj shoqate kemi pak shënim dhe pas pak vitesh do ndërron emër në Shoqëri “Dija”, ditëlindja e së cilës është 27 dhjetori i vitit 1904. Nga bashkëthemeluesit, kryetar i saj zgjidhet Dr. Gjergj Pekmezi, kurse Hilë Mosi, sekretar, kurse Nikollë Ivanaj i degës në Raguzë. . Sipas deshifrimit të nënshkrimeve, pseudonimeve, inicialeve del se në takimin themelues morën pjesë 15 anëtarë tjerë, mes tyre: Dervish Hima, Gaspër Beltoja, Gaspër Mikeli, Kristo A Dako, Kolë Kodheli, , Ndue Paluca (Batusha), Kolë Rrota, Kolë Margjini, Lec Çurçia Simon Kadarja, dhe të tjerë emra të respektuar në letërsinë, kulturën e historinë kombëtare. Shoqëria e intelektualëve shqiptarë i kishte vënë vetit qëllime patriotike.

Shoqëria e re “Dija” për një kohë do jetë shoqëri gjysmë ilegale deri në krijimin e rrethanave të favorshme shoqërore e juridike kur do veproj legalisht. Sipas letrës që Hilë Mosi dërguar Asdrenit në Bukuresht, regjistrimi i “Dija”-së ishte bërë e mundur tek pas katër vjetëve, me 29 mars 1907.

… statuti

Statuti i shoqërisë i ruajtur në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë (Österreichische National Bibliothek) i botuar në fletushkë i cili dallohet për nga rregullsia e shkrimit dhe renditjes së neneve në shtrirjen e tyre sipas ligjeve dhe strukturës përcaktuese funksionale e praktike. Neni i parë në statut shkruan: “Shoqëria “Dija” e ka selinë e saj në Vjenë me degën e saj në Raguzë”. Pika dy: ”Qëllimi i Shoqatës është ngritja e arsimimit të shqiptarëve duke e kultivuar gjuhën e letërsinë shqipe”. Nga këtu shihet lidhja e intelektualëve të Vjenës me intelektual në Raguzë (Dubrovnik) në krye me Nikollë Ivanaj, një veprimtar i çështjes kombëtare i lindur në Triepsh të Grudës, i shkolluar një kohë në Vjenë dhe mbrojtës i platformës së Rilindjes kombëtare për formim të shtetit shqiptar. (Stuten des Vereines “Dija”, Nr:455.360-A f.1,2/ -1904 Wien)

Për kohë të shkurtër nëndegët e Shoqatës “Dija” do formohen edhe në Prizren, Shkodër, Tiranë krahas atyre në disa qytete brenda Austrisë ku vepronin aktivistë të njohur për çështjen shqiptare, si në Grac, Kllagenfurt, Strebendorf. Çdo vit shtohen degët e “Dija”-es ku dy vjet më pas, mbas një letërkëmbimi intensiv mes Vjenës dhe Bukureshtit. Asdreni i dërgon Vjenës procesverbalin e plotë mbi formimin e degës së “Dija”-es në Bukuresht më 16 dhjetor 1906 në përbërje prej njëzet anëtarëve. Dyvjetori i kësaj date historike, 27 dhjetori i themelimit të “Dijes”, shënohet solemnisht në Shkup ku formohet dega së saj më 27 dhjetor 1906.

Do ishte jetëshkurtër veprimtaria pa intelektualë të rinj e të shkolluar po të mos sjellshin studentë të rinj nga trevat shqiptare për studime në universitetet austriake Vjenë, Grac, Insbruk. Ky aktivitet u mbështet fuqishëm nga miqtë e shumtë austriak dhe të personaliteteve të njohura shqiptare si Faik Konica, Hilë Mosi, Aleks Drenova, Visar Dodoni, Nikollë Ivanaj, Petro Nini Luarasi, Luigj Gurakuqi e të tjerë.

Nga shkrimet e kohës shihen efektet e fuqishme të “Dija” es në qendrat e tjera të kohës ku kishte shoqëri të fuqishme shqiptare, si në Bukuresht, Stamboll, Raguzë, Boston, Kairo. Duke e parë veprimin legal të “Dija”-së dhe përkrahjen e saj nga autoritetet austriake kishte edhe propozime që shoqëritë shqiptare të shkriheshin në një të përbashkët me emrin “Dija”.

Kështu kryetari i shoqërisë “Djalëria Shqiptare” do propozonte në një mbledhje me kryepleqësinë e “Dija”-së se do bëhet një degë e saj me qëllim unifikimi të veprimtarisë kombëtare. Ose, letra e “Dija”-së dërguar shoqërisë patriotike shqiptare “Bashkimit” të Bukureshtit me propozimin për bashkimin e tyre. Edhe pse kjo nuk ndodhi ishte një ide e bashkimit të qëndrimeve dhe veprimeve me interes kombëtar në atë periudhë.

Hilë Mosi (sekretar i “Dijes”) shkrimet e tij i botonte nën pseudonimin Sokoli ashtu siç bënin edhe shumë veprimtarë të tjerë për shkak të përndjekjeve nga autoritet pushtuese turke të kohës në territoret shqiptare. Nën përkujdesjen e “Dija”- së u botuan tekste në shqip për trevat shqiptare aq të nevojshme.

Ndër të parat “Abetarja” me autor Ndue Palucen, kalendari “Shqiptari”, “Këndime për shkollat e para shqipe”, “Gramatika…për përdorim t’femijve”, “Libri i dytë i knoitorës shqype për shkollë në Shqypni” etj. Në vitet 1910 e 1911 në drejtimin e Shoqërisë “Dija” kemi emra të rinj; Asdreni, Manek, Kolë Rrota, Zef Harapi, Hessler, Kolë Kamesi. Do shënohen emra të rinj në donacione ndaj “Dijes”, mes tyre Baron Nopça, Spiro Dine (Egjypt), Nikollë Ivanaj (ShBA), etj.

Shoqëritë shqiptare në Austri dhanë kontribut të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare. Ato gjetën ambient të volitshëm miqësor ku vepruan duke lënë gjurmë të fuqishme në ndërtimin e urës së mirëkuptimit mes kombit shqiptar dhe atij austriak.

Asnjë përpjekje e forcave të errëta ideologjike, pa marrë parasysh nga vjen, nuk do ta luhatin frymën e miqësisë mes dy popujve tanë e nderuar shekujve.

Burimi:

Statuten des Vereines, Dija Nr.455.360-A, f.1,2, 1904, Wien

Gazeta, Vellaznija, nr.1, Kallënuer 2016, Vjenë.

”Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”, Prishtinë, 2021

Gazeta,Vellaznija, nr.59, Maj 1917, Vjenë.

Uran Asllani, Studentët shqiptar të Austrisë dhe veprimtaria e tyre, 2000, Tiranë, f.111.

Kalendar i Shoqnisë, Dija, 1906, f.18,19.

Shoqëria, Dija, Wien, 1906, Kalendar, Manastir, 1910. Kalendar, 1910, f. 26,27.

Statuten des Vereines, Dija, nr.455.360-A f.1,2, 1904, Wien.

Akademia e .Shkencave e Shqipërisë, Fjalori Enciklopedik Shqiptar-2” f.1055/1056, -2008, Tiranë.

Akademia e .Shkencave e Shqipërisë, Fjalori Enciklopedik Shqiptar 3, f.1976/1977,f.1804, 2009, Tiranë

Filed Under: Histori

AT THEMELUESI I SHTETIT SHQIPTAR PANDELI EVANGJELI, PRET ME DURIM DREJTËSI EDHE NË KËTË 75-VJETOR

September 6, 2024 by s p

Prof. As. Dr. Rahim OMBASHI/

Në vend të prologut

Nga koha kur edhe burrat kishin burra na duhet të mësojmë pafundësisht, saktë, sidomos tani kur shtetarë burrecë të pasuruar nga malli i togut pa zot, shpërfaqen gjithandej të dhjamosur, madje lënë vendin e lindjes si pa gjë të keq. Në shtatorin e vitit 2004, pata fatin të lexoj një kushtim modest të çiftit Donika e Rene Stase, lënë mbi një monografi, që ia dhuronin kryetarit të bashkisë së Korçës Robert Damo. Me mbesën e protagonistit të shkrimit nuk jam takuar, më duket, por me Renenë, mësues matematike, isha koleg. Madje kujtoj se çifti asokohe solli djalin e vet në gjimnazin, që vijon traditën e Liceut Kombëtar të Korçës, ku isha mësues letërsie dhe drejtor. Gjimnazisti rishtar Stase, së bashku me Ivi Namik Kasimati e disa të tjerë, ishin një kokë mbi shokët, prandaj i mbaj mend edhe pas 35 vjetësh, por tani di vetëm që u larguan në fillimet e viteve ’90 jashtë shtetit për t’u shkolluar, asgjë më tepër se kaq. Uroj e lutem që të jenë të lumtur, por le t’i kthehemi vitit 2004.

Kaluan plot edhe 20 vjet të tjerë dhe shumëçka ka ndryshuar, disa të vërteta kanë zënë vend, por disa po vendosen ku dhe si duhet, ndërsa i mbetemi borçlinj kujtesës kombëtare, që as më shumë e as më pak, është identitet. Pas vitit me shenjë 1990, studiuesit u njohën me tekstin “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve”, Prizren, 2001; me manuskriptin e së mbesës së Pandeli Evangjelit, Donika Stase – Evangjeli: “Kujtime”, Tiranë, 2002; me arkivin familjar, me raporte të konsujve nga shtete të ndryshme; me memoaristikë të botuar nga personalitetete të historisë sonë kombëtare; me broshura jubilare të shtetit të ri shqiptar; me procesverbale që ndodhen në AQSH; me letër-dorëshkrime; me gazeta të shumta e revista cilësore, etj, etj. Në to gjejmë informacion sesi shpifja baltosëse kundër Tij kishte filluar me letra anonime, që i dërgoheshin Faik Konicës në Bruksel, për ta bindur patriotin, veprimtarin dhe publicistin luçit se Pandeli Evangjeli ishte ‘grekoman i flakët dhe fillorus, me cak të fundit ortodoksinë’. Jo pak nga ne e kanë në gjak dhe për hiçmosgjë turpërimin e tjetrit, sepse letrat anonime dërguar botuesit të revistës “Albania” ishin të shkruara shqip!

Nga ana tjetër, në këtë komunikim të shpeshtë me dokumente e fakte, hasim konsiderata nga më të lartat dhënë nga bashkëpunëtorët e vet në Bukuresht, ku jetonte familisht, apo edhe nga të huaj, si konsulli austriak i Manastirit, A. Kral, që e informonte shtetin e vet më 1902 se shoqëria “Dituria” që drejtohej prej P. J. Evangjelit nuk kishte “… asnjë lidhje me rrethe zyrtare greke apo ruse.”, etj. Faik Konica u bind më pas se kush ishte korçari që la pas lokalizmin, “xhaxhai” i mbështetjes esenciale të idesë kombëtare; por më mirë syri sesa nami, thuhet.

Qysh në maj 1887, në një letër të Naim Frashërit, Sami Frashërit e Jani Vretos dërguar V. Dodanit mësojmë:

“… të falemi [ty] si edhe këtyre vëllezërve që na tha z. Vreto edhe shokëve të tyre: Vangjel Geços, të birit Gjergjit, të katër vëllezërve Tërpo, Thanas Haritos, Nikollaq dhe Pandeli Jano Vangjelit, Spiro Manit… edhe gjithë shokëvet e vëllezërvet që dini z. juaj.”

Bie në sy se me veprimtarinë e tyre atdhetare vëllai më i madh Nikollaqi dhe Pandeliu kanë spikatur mes shokëve, vëllezërve të frashëllinjve të mëdhenj dhe Jani Vretos, prandaj letrat anonime kuptohet se ishin përcjellë nga doras, që u shërbenin të huajve. Në faqen 401, e fundit e monografisë, hartuar me korrektësi e objektivitet shkencor nga historiani Hysni Myzyri, mësohet jo pa dhimbje se Pandeli Evangjeli ishte dëbuar familisht nga shtëpia e tij në Tiranë “si i padëshirueshëm për regjimin” dhe u vendos në Korçë, si qiraxhi, në vitin 1947. Ai hyri në politikë kur ishte i pasur, me punë të ndershme, rreth 60 vjet ia kushtoi Atdheut dhe mbeti vetëm i mirë deri në ditët e fundit, madje i turpëruar masivisht dhe nën heshtim shtetëror. U shua në qytetin e vet në vitin 1949, në shtator (data e saktë nuk është shënuar as te monografia shteruese e Myzyrit, botuar në Tiranë në vitin 2004?!): “…, kur kishte mbushur 90 vjet; u përcoll për në banesën e fundit, “pa kurrfarë ceremonie, nga familja dhe një grup i vogël korçarësh”.

Shqetësohesh kur ritakon në fakte të tilla dhe e merr për detyrë të gjesh shkakun e këtij nënçmimi shtetëror, pas jo më pak se 60 vjet kontributesh autentike të spikatura. Mos për turpërimin e dytë, pas dështimit të të parit, veç argumenteve të ngjizura, ka ndikuar edhe strofa e parë e vjershës “Kënga e Salep Sulltanit”? Mos është kuptuar si fakt historik e jo si shembëllim i personalizuar me tepri në vargje me metrikë popullore?

Koha bën të vetën, kësisoj këtë shtator mbushen plot 75 vjet nga koha kur burrështetari, që u ndie jabanxhi në vendin e vet, pret t’i hiqet balta e harrimit, hedhur nga ajo-kjo botë jallane. Periudhë që mjafton për të bërë një vlerësim as emocional, as ideologjik, as politiko-patriotik dhe për më tepër as krahinor apo lokalist. Le të mbështetemi te shkrime përkujtimore që herë pas here i referohen Atit Themelues të shtetit kombëtar shqiptar, “Xhaxhait” ‘të mbështetjes esenciale të idesë kombëtare’, sipas të huajve.

Në vitin 2001 gazetari Blendi Fevziu botoi artikullin te revista “Klan” me titull “Pandeli Evangjeli, politikani pa famë”, duke lënë pezull pyetjen se pse “Xhaxhai” nuk mori atë që i takon. Monografia e historianit sqimatar H. Myzyri e vlerëson mes titullit: “Pandeli J. Vangjeli (1859-1949) – Atdhetar dhe burrë shteti i shquar”, pa analizuar se çfarë dhe ku i ka hyrë në hak shteti shqiptar kësaj figure qelibar dhe autentike. Në prag të festimeve për 100-Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, historianët objektivë Beqir Meta dhe Hasan Bello botuan një artikull, ku përmes titullit shtohet një tjetër vlerësim: “Pandeli Evangjeli: miku i Zogut dhe i Ismail Qemalit, që u dëbua nga komunizmi”, “Gazeta Shqiptare”, Nr. 5762: 30–31.

Tani është e plotë skeda e veprimtarisë së tij atdhetare, filluar në mërgim, para se ai të niste dhënien e kontributit përsëri, asaj here në politikë:

Kryetar i Shoqërisë “Dituria”, Bukuresht, nga viti 1896-1906 (kur u mbyll), shoqëria më e rëndësishme shqiptare e kohës, në mërgim.

Nënkryetar i Shoqërisë “Bashkimi”, ku u shkrinë shoqëritë “Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”, Bukuresht, 1906. Ndërkohë me fondet e shoqërisë, ku përfshihet edhe ndihmesa e familjes Evangjeli si dhe e atij personalisht, dërgon në Shqipëri mijëra libra, që shtypeshin në Bukuresht: abetare, këndime, gramatika dhe aritmetika. P. Evangjelit, sipas historianit Myzyri, Ismail Qemali në Mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912, i propozon post qeveritar: “pasi të organizonte situatën definitive në Shqipëri do ta zgjidhte ministër.” (f. 210, 64/).

Nga botimet “Vjetari i Arkivit të Kosovës”, Prishtinë, 1974; nga “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 (Përgatitur nga S. Pollo dhe S. Pulaha, Tiranë, 1978; nga vepra “Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe Kolonitë Shqiptare të Mërgimit në Rumani dhe në Bullgari”, botuar nga I. Durmaku, Prishtinë, 1983; mësojmë se pati shqiptarë në Bukuresht që ranë preh i premtimeve dhënë nga koloneli rus Bozhilloviç dhe filluan propagandën sllave në fshatrat e Korçës, ndërsa i kundështoi kryetari i shoqërisë Evangjeli:

“Kafexhinjtë [shqiptarë të Bukureshtit] ishin të gatshëm të pranojnë, mirëpo ata hasin në kundërshtim të madh më një anë prej një farë Pandeli [Evangjeli], kafexhi i pasur i cili ishte i ndihmuar prej Kristaq Naumit dhe disa shqiptarë të tjerë të fesë myslimane.”, (f. 103).

Veprimtaria e tij kombëtare kryesisht kulturore dhe arsimore, shtohet me krijimin e shtetit të ri shqiptar. Luigj Gurakuqi e përshëndet P. Evangjelin nga Vlora më 3 mars 1914:

“Ju urojmë mirëseardhjen në Shqipëri të lirë, për të cilën zotnia juaj e gjithë shqipëtarët e Bukureshtit janë përpjekur prej sa vjetësh me zemër të djegur.”

P. J. Evangjeli – prefekti i parë shqiptar në Korçë, mars 1914 – deri 7 korrik 2014, i emëruar nga Qeveria e Durrësit. Me pranimin e postit fillon veprimtaria e tij politike në shërbim të vendit të vet. Përsëri prefekt në Korçë, 1920. Deputet i Korçës (nga 10 deputetë që kishte gjithsej) në parlamentin e parë shqiptar, 21 prill 1921. Zgjidhet Kryetar i Parlamentit, ministër i Jashtëm nga 11 korriku 1921- shtator 1921.

Luigj Gurakuqi e vlerëson:

“…, due me thanë z. P. Evangjeli, veteranin tonë, apostullin e lashtë të idesë kombëtare.”

Kryeministër, 16 tetor – 11 dhjetor 1921 (u votëbesua unanimisht në parlament) shto dhe portofolin si ministër i Jashtëm njëkohësisht. U propozua edhe për në Këshillin e Lartë nga parlamenti, por nuk kaloi në atë detyrë për arsye proceduriale. Dha ndihmesë e spikatur për jetësimin e KOASh, nisur herët me veprimtarinë fetare në Bukuresht. Ministër i Jashtëm, përsëri, nga 11 shtatori 1922. Përsëri ministër i Jashtëm, te qeveria e Ahmet Zogut, 2 dhjetor 1922.

Kryetar i Senatit, 24 shtator 1925 – 1928, kur parlamenti ishte me dy dhoma.

Kryetar i Asamblesë Kushtetuese, gusht 1928, kur kurorëzon Ahmet Zogun Mbret, 1 Shtator 1928.

Te broshura jubilare “10 vjet Mbretni”, Tiranë, 1928: 75:

“Gjatë dhjetë vjetëve mbretnije, Pandeli Evngjeli shërbeu 5 vjet si kryeministër dhe po aq vjet si kryetar i parlamentit. Në jetën e tij të ndritshme, shihej e kjartë pasqyrëza e shpirtit dhe e ndërgjegjes që e ka ushqye kurdoherë këtë burrë shteti.”

Sulmi tjetër për ta turpëruar burrin, kësaj herë jo anonim, madje mediatik dhe kishte emër: Theofan Mavromati (Fan Noli), i cili aso kohe sapo ishte kthyer nga Rusia, ku mori pjesë i ftuar në festimit e 10-Vjetorit të Revolucionit të Tetorit. Jetonte në Vienë duke qenë veprimtar i ethshëm i KONARE-së, ndërkohë merrej me shqipërime (sipas porosisë së Faik Konicës), publicistikë dhe vjershërime. Me që shumica e njohin Fan Nolin vetëm si poet, ndërkohë që kryevepra e tij është krijimi dhe jetësimi i KOASh, duhet të japim një përmbledhje të shkurtër të veprimtarisë së tij në këtë lëmi të artit të fjalës.

Nga 26 vjersha origjinale, shto dhe nëntë variante të tyre, tri sosh kanë në titull metaforën Sulltani: e para “Kënga e Salep Sulltanit”, e dyta “Sulltani dhe Kabineti” dhe e fundit si krijim postum “Vdekja e Sulltanit”. Vjersha e parë është botuar më 15.10.1928, Vienë; e dyta: “Sulltani dhe Kabineti” është botuar në revistën “Dielli”, Boston, më 5.7.1961; e treta, “Vdekja e Sulltanit”, nuk është kryer plotësisht, sepse u gjet në vendin ku ndërroi jetë, Florida, USA.

Tani së fundmi mësojmë se vjersha e parë është shkruar pasi Fan Noli botoi artikullin pas një shtatorit 1928, në “Le Cri des peoples” me nënshkrim Fan Noli, Ish – Kryeministër i Shqipërisë (ndërsa më herët nënshkruante me pseudonime):

“Republika Shqiptare sapo është shndërruar në një monarki, me mbret Ahmet Zogun. U gëzuan në Romë, u indinjuan në Beograd, u argëtuan kudo tjetër. Le të fillojmë së pari me anën groteske të kësaj ngjarjeje: një ish-pronar kabareje nga Bukureshti, i quajtur Pandeli Evangjeli, në krye të një turme individësh të pavlerë, ish-banditë, hajdutë, vrasës dhe tutorë, që e quajnë veten Asamble Kushtetuese, i ofron kurorën mbretërore një hajduti, të quajtur Ahmet Zogu, i cili përparoi me vrasje, i cili e bëri pasurinë e tij me vjedhje dhe që u ngrit në pushtet me tradhti.

Dhe ky hajdut emëron, si kryeministër të tij, një mashtrues dhe një kriminel, Kosta Kotën, i cili ushtronte fshehurazi profesionin e kirurgut në Salt Lake City në Amerikë, prej nga iku për t’i shpëtuar policisë amerikane që e kërkonte për masakrimin e një pacienti të operuar prej tij.”

Vjersha “Kënga e Salep Sulltanit” e Fan Nolit dominohet nga motivet politike kur përshkruan me ironi ecurinë politike në Shqipëri, pas largimit të tij nga pushteti, veçmas me vendimin e Asamblesë Kushtetuese, e cila kurorëzoi Ahmet Zogun:

“Një mexhlis të math na çeli / Pandeli Jano Vangjeli (jo Evangjeli) / Me Sulltan-llokum na veli / Si kofini pas të vjeli.”

Strofa e parë e vjershës me nëntë katërvargëshe, me tetërrokësh popullor dhe me frymë polemiste satirizon kryetarin e Asamblesë Kushtetuese, pastaj vepron kësisoj edhe me drejtuesit kryesorë të shtetit të ri shqiptar. Epitetet e gjetura për kundërshtarët e vet politikë ishin po ato të përdorura edhe te artikulli botuar pak ditë më parë në frëngjisht. Kësisoj vjersha, ashtu si pjesa dërmuese e veprimtarisë së Nolit, dominohet nga motivet politike.

Vetëm në tri strofat e fundit ai i drejtohet armikut të tij deri në, e ndoshta edhe pas vdekjes, me furi të shkapërdisur nga smira, por pa arritur nivelin artistik të poezisë së mallkimit të Gjergj Fishtës, e cila u drejtohej asisoj armiqve të huaj.

Me arkaizmin mileti Fan Noli qesëndis hidhur Ahmet Zogun: sheqer-kësmet e hallvaxhi. Ndërsa për të qenë më afër me ideologjinë që i paraprinte kësaj lloj fryme politike gjithë mllef e urrejtje, në një botim timin “Po vjen Noli…”, 2002, kam vendosur një letër të Mitrush Kutelit drejtuar “Hirësisë së Tij Peshkopit Theofanit”, më 30 maj 1945, ku flitet për ‘verbin’ e Fan Nolit. Në ndihmë të saktësimit të termit vjen punimi i Nysret Krasniqit, botuar në Materialet e punimeve të Seminarit XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 13-25 gusht, 2012, fq. 46):

“Me këtë rast, mund të pajtohemi pjesërisht me konstatimin e Mitrush Kutelit se verbi nolian është politik – patriotik (Mall e Brengë, M. Kuteli, 1945), por nuk e dimë nëse do të pajtohej nocioni patriotizëm me nocionin ideologji e majtë, në kuptimin e ngushtë të termit.”

I mësuar me sulme të tilla personale, P. Evangjeli zgjidhet Kryetar i Parlamentit me një dhomë në datën 17 dhjetor 1928, pastaj Kryeministër më 6 mars 1929. Kësisoj në pesë kabinete qeveritare, deri 16 dhjetor 1935. Mosha 80-vjeçare e gjen përsëri kryetar parlamenti më 31 janar 1937, duke vijuar detyrën deri 7 prill 1939, kur Italia fashiste pushtoi atdheun. Nuk u përzie në veprimtari politike në ato vite të rënda zie, duke shpresuar për ditë të mira në të ardhmen. Si shtetar i lartë shërbeu pesë vjet si Kryeministër dhe po aq vjet si Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.

Më 27 nëntor 1992, Presidenti i Republikës i jep dekoratën “Urdhëri i Lirisë të Klasit të Parë” me këtë motivacion:

“Luftëtar i shquar i çështjes kombëtare. Ka dhënë një kontribut të madh në luftë për forcimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit tonë.” (Një nga 48 dekoratat që jepeshin në Shqipëri nga viti 1945-1992), sepse nga viti 2013 dhe në vijim ka të tjera dekorata.

Sa pak individualizim për Atin Shtetformues, por ndoshta ashtu foli koha shtetërore, që më pas vendosi të japë vlerësime të tjera. Sikur e mbulon më mirë krejt veprimtarinë e tij kombëtare: kulturore, arsimore, fetare, politike, diplomatike, shtetërore: Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”! Një nga 12 Dekoratat që jep Shteti Shqiptar:

“U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë”

Më mirë vonë se kurrë. Kjo mund t’i akordohet burrit, që nuk e turpëruan dot. Turpi dhe pendesa e sinqertë na detyron ta kërkojmë heqjen e baltës prëj fytyrës së tij plot virtyte. E jep Parlamenti, Kryeministri, dhe ne shpresojmë e besojmë, se i dëshmojmë “Xhaxhait” të kombit mirënjohjen për tërtherjen kombëtare dhe heshtjen olimpike.

Në vend të prologut.

Si peng kujtimi! Në Korçë ndodhet një rrugë me emërtimin: Pandeli Vangjeli. Njoh plot njerëz me emrin Pandi, Pando, Papando, Pandush, Pandeli, madje këtë të fundit e kanë disa familje edhe mbiemër. Po kështu dhe me emrin Vangjush, Vangjo, Vangjel, Vangjeli. Ka dhe një rrugë me këtë emërtim në Tiranë. Ata që e kanë vendosur po janë bazuar te dokumente, mirë kanë vepruar. Ka ardhur koha që emërtimi Pandeli Evangjeli të vendoset jo vetëm në Korçë e në Tiranë, por edhe në Vlorë, në Prishtinë …, në Bukuresht, dhe jo vetëm në emërtime rrugësh!

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT