• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qytetërimi helen është mashtrimi më i madh në historinë e lashtë « uzurpimi dhe përvetësimi i një qytetërimi » : atë të Pellazgëve ! 

May 16, 2024 by s p

Mathieu Aref /

Doktor i Historisë dhe Qytetërimit të Antikitetët (Sorbonne/Paris) 

21 tetor 2023 /

Do të shpjegoj shkurtimisht dhe në mënyrë sintetike (zhvillimin në paragrafët e mëposhtëm) se  “Pellazgët dhe Ilirët” ishin si “Ali Hoxha… Hoxhë Aliu” dhe se Helenët janë “pushtues të huaj”  (duhet thënë dhe përsëritur sepse është një e Vërtetë « si të hollat tingëlluese » !) pasi pushtuanë Pellazgjinë ; se mbretërit e parë të Athinës dhe mbretërit ose krerët lakedemonianë/spartanë (të  quajtur gabimisht “dorianë”) ishin me origjinë semito-asiro-egjiptiane ; se Zeusi nuk është helen por  pellazg ; se Iliada dhe Odisea janë poema epike të “traditës gojore pellazgjike” ; se Mikenasit nuk  janë Helenë ; se matematikani Eratosthenes na la një datë të gabuar për Luftën e Trojës (një luftë në  të cilën të gjithë kanë besuar vëbërisht për 2700 vjet dhe që nuk është ajo që ka ekzistuar realisht) ; 

se “paraardhësit e vetëm” ( Tukididi / I, 3 si dhe autorë të tjerë ndër të cilët Herodoti1) dhe jo  shtërgjyshëri të Helenëve ishin Pellazgët ; se “i ashtuquajturi alfabet fenikas” (i raportuar nga  Herodoti2), por i kundërshtuar nga Diodori i Siçilisë i cili e quan atë “Shkronjat pellazgjike”3; që  pushtuesit Helenë krijuan një përmbytje ajo e “Deukalionit”4që shkatërroi gjithçka në rrugën e tyre  (nënkuptohet qytetërimi pellazg!), një përmbytje (një ndërhyrje të pushtuesve të huaj) që sjell një  qytetërim të ri (atë të Helenëve!) ; pa numëruar shumë gënjeshtra të tjera dhe modifikime e  manipulime të ndryshme që kryhen për t’i shërbyer interesave të këtyre pushtuesve të huaj, etj.  Shumën e provave, fakteve dhe argumenteve na bëjnë të zbulojmë mashtrimin e këtij qytetërim i uzurpuar dhe monopolizuar nga pushtuesit helenë. 

Autorët modernë shpesh herë kanë përsëritur verbërisht gabimet e paraardhësve të tyre. Burimet e  lashta janë thelbësore për të kuptuar Historinë e Antikitetit me kusht që të dimë të ndajmë bykun nga  grurin dhe të deshifrojmë të gjitha llojet e kontradiktave, mospërputhjeve, gabimeve dhe  manipulimeve. Kjo është arsyeja pse autorët e lashtë janë shumë më të besueshëm se autorët  modernë që shkruajnë historinë 2500 vjet më vonë. Shkrimet e lashta janë të pandryshueshme. Të  gjithë historianët dhe studiuesit modernë kanë të njëjtat tekste para syve të tyre dhe megjithatë jo  vetëm që nuk kuptojnë të gjithë të njëjtën gjë, por injorojnë detajet më domethënëse dhe nuk dinë të  lexojnë midis rreshtave ose të kuptojnë kuptimin e implikimeve sepse këto të shkruara përmban  shumë legjenda tendencioze, nënkuptimesh dhe të pathëna. Kjo është arsyeja pse historia e lashtë ka  mbetur në një qorrsokak i përhershëm që nga epoka moderne dhe veçanërisht nga shekulli i 19-të. 

Pa hyrë në një ekzegjezë të gjatë, unë hedh poshtë, natyrisht, tezën që konsiston në bërjen e Ilirëve  paraardhës të vërtetë të Shqiptarëve dhe për ti çuar Ilirët në një kohë shumë të lashtë, ndërsa emri  “Ilir” shfaqet vetëm pas shekullit të VII-të para erës sonë dhe u përhap me një farë frekuencë vetëm  nga koha e poetit Pindar (-518-438). Për më tepër « « Ilirë » nuk është cituar fare në « Iliadeé, as  emri i Helenëve. Pikërisht në këtë kohë emri i pellazgëve filloi të zbehet, së pari për shkak të një  pakice të këtij populli që më në fund u integrua dhe u asimilua në hapësirën e re të krijuar nga  pushtuesit helenë dhe së dyti nga emigracioni në “Veriun” e Greqisë së shumicës të Pellazgëve që  ikën nga vendlindja e tyre « Pelazhgjia » (nën presionin e pushtuesve helenë), të cilën ata e kishin  banuar që në agiminin e kohrave. Këta Pellazgë, të vendosur dikur në veri afër bashkëkombasit e  tyre “Thesprotët”, dhe ai popull pellazg u quajt më vonë nga Herodoti “popull i pavarur dhe « I  

1 Hérodote VIII, 47 – II, 56 – V, 92 – VII, 176 

2 Hérodoti V, 58 

3 Biblioteka historike, III, 67 ; Cf., Eskili, Promoteu, 861 ; Pline i vjetër, Histori naturale, VII, 35, 56, 58 ; Gustave Glotz,  Qytetërimi egjeas – pp437/438 – La Renaissance du Livre, Paris 1923. 

4 Aristoteli, La Météorologji I, XIV, 16/23 ; Diodori i Siçilës, 5, 81 – Biblioteka historike ; Aristoteli dhe mjeshtri i tij  Platoni (427/347), janë përhapësit e legjendës të Përmbytjës injoruar nga autorët e parë të lashtë (Homeri, Hékateu i  Miletët, Herodoti, Tukiditi…) që kanë cituar « vetëm » një « mbret Deukalion » pa u referuar çfarëdo përmbytje.  Aristoteli e mori qartë këtë legjendë nga mjeshtri i tij Platoni, i cili, për më tepër, diskutoi gjerësisht për “Atlantidën  

hipotetike”.

1 

LIRË » (që nënkupton “nuk i nënshtrohi Helenëve”) = “popull i lirë” dhe i pavarur. Hegjemonia e  Pellazgëve u shkatërrua pak nga pak pas pushtimit helen të Pellazgjisë e cila u pushtua përfundimisht  nga strategu athinas Miltiadi (-540-489 p.e.s.) gjatë pushtimit të bastionit të fundit të Pellazgëve :  ishujt Lesbos dhe Imbros. Pas integrimit dhe asimilimit të këtyre Pellazg (që ishin bërë dygjuhësh)  në Hellas dhe pas pushtimit të ishujve Lesbos dhe Imbros në -499 (bastioni i fundit) nga Miltiadi «  emri » i Pellazgëve filloi të shuhej dalëngadalë. Që atëherë, një pjesë e Pellazgëve u integrua dhe u  asimilua në kontekstin e ri politiko-shoqëror të pushtuesve të rinj helenë. Është pas kësaj kohë që u  përhap « emri » i-lirë=Ilirë…që, për të huajt, zvendësoj « emrin » Pellazg. Pellazg-Ilirë është sikur  me thënë « Ali hoxha, hoxhë Aliu ! Kam bërë një shkrim të gjatë mbi këtë çeshtje. 

Këtu, në mënyrë të përmbledhur, pas kësaj hyrjeje të shkurtër, ja elementet thelbësore të tezës sime e  paraqitur në Sorbonën e Parizit në vitin 2012 (ja me kaq sepse do të më duhen faqe dhe faqe për të  hyrë në detajet dhe referencat më të paktë), elemente ku kundërshtoj “të pranuarin përgjithësisht” të  historianëve modernë dhe ku e vë në dyshim këtë periudhë të Historisë së Lashtë : 

∙ Emri i Ilirëve shfaqet kur emri i pellazgëve fillon të mos përdoret më. Për më tepër ky emër  “Ilir” nuk del në Iliadë dhe aq më pak ai i Helenëve si dhe i lakedemonëve/spartanëve të  « quajtur dorian » gabimisht , emëri pellazgëve i nënqhtruar i quajtur “dorian” i cili emër  është i shpjegueshëm nga pellazgo-shqipja ” Dorët” dmth « fuqia punëtore » që punonte për  pushtuesit Helen. Ishin Romakët që më vonë morën këtë emër “Ilirë” për të përcaktuar të  gjithë popullsinë e Greqisë veriore të përbërë nga një mori fisesh pellazge që secila prej tyre  kishte një emër të ndryshëm, por asnjëherë atë « Ilir », emër i përgjthshëm i rezervuar për të  huajt. Pra, më pas, gjithçka që ishte “Pellazge” u bë “Ilire”: qoftë historikisht, arkeologjikisht  apo etnolinguistikisht. Kështu pra Ilirët u gjurmuan në periudhat kur ky emër i tyre nuk  ekzistonte ende ! 

∙ Më pas në -168 p.e.s. Romakët, pas disa luftërave, pushtuan përfundimisht ata që i quanin  “Ilirë”. Në këtë hapësirë pellazge të madhe që shkonte nga Adriatiku në Detin e Zi dhe nga  Greqia deri në dy brigjet e Danubit (i quajtur “Ister”, emër i cili shpjegohet nga pellazgo shqipja “i shtri, i shtriu”) krijoi një “provincë të vogël romake”» të cilin e quanin “Illyrii  proprie dicti”. Që atëherë nuk dëgjuam më për “Pellazgët” emri i të cilëve përfundoi duke u  zhdukur… në favor të etnonimit të ri “Ilirë”. Edhe sot i referohemi Ilirëve për periudhat kur  emri i tyre nuk ka ekzistuar. Shumica e autorëve modernë (autorë të privilegjuar të z.  Karagjozi dhe “akademisë”!) u referohen gjithmonë Ilirëve (si papagall » kur duhet t’u  referohen Pellazgëve për periudhat para shekullit të VII p.e.s. ata praktikisht i shpërfillin  Pellazgët dhe sot më të kulturuarit njohin vetëm emrin e tyre (…jo të gjithë !). Për më tepër,  nga fundi i shekullit të 19-të shumica e historianëve dhe gjuhëtarëve kishin dekretuar se  Pellazgët ishin një popull parahelen që ishte zhdukur pa lënë gjurmë… dhe për gjuhën shqipe  kishin dekretuar gjithashtu se ajo ishte « një gjuhë më vete në sistemin e tyre “indo evropian » (sistemi i zhvilluar nga fundi i shekullit të 19-të, prandaj gjuha shqipe u hodh në  raft). Aq më tepër që askush nuk kishte krijuar një lidhje etnogjuhësore mes “pellazgjistësh të  lashtë” dhe “gjuhës shqipe” që unë e kam konsideruar gjithmonë për më shumë se 50 vjet si  “gjuhën amtare” të Evropës. Pikërisht për shkak të mosgjetjes së kësaj gjuhe, gjuhëtarët  shpikën “indoevropianizmin”, të cilin unë e kam luftuar gjithmonë. Gjuha shqipe i ka  mbijetuar shkatërrimeve të kohës edhe sot e kësaj dite e megjithatë arrin të deshifrojë dhe të  shpjegojë, përveç greqishtes dhe latinishtes, edhe gjuhë të tjera evropiane : një « fosil më të  vërtetë i gjallë », madje edhe gjuhë amtare të Evropës. Në tezën time kam krijuar një  « Leksik » prej rreth njëqind fjalësh për këtë temë (antroponime, toponime, oronime,  eponime, teonime dhe fjalë të tjera domethënëse. 

∙ Në planin gjuhësor, disa shkencëtarë kanë filluar të pajtohen pjesërisht me mua, sepse e kanë  vendosur gjuhën shqipe në vendin e tretë ndërsa, falë studimeve të mia, ajo është në vendin e  parë sikur e pohoj unë. Nuk dëshpërohem sepse i njëjti lloj specialistësh të paanshëm dhe të  ndershëm herët a vonë do të më vërtetojnë të drejtën për ta vendosur shqipen në vendin e  parë : gjuhë amtare të Evropës. Për pellazgët do të jetë njësoj një ditë kur që do të zbulohët se  ata janë grupi etnik dhe qytetërimi më i vjetër në Evropë: “popull i shpellave” dmth  parahistorik (që kanë evoluar nga Neoliti) që unë e kam quajtur gjithmonë “Homo  Pelasgus”. 

∙ Në të vërtetë në këtë nivel sapo kam zbuluar në revistën amerikane “Science” një studim të  kryer nga një ekip shkencëtarësh (Website/science. Org – 23/07/2023 – https:  //www.science.org/ doi/ 10.1126/science.abg0818) duke renditur katër gjuhët e para të  sistemit aktual gjuhësor (i cili, sipas përfundimeve të studimeve dhe kërkimeve të mia, ende 

2 

duhet të rishikohet plotësisht) : anadollake, tokhariane, shqipe dhe armene. Pa e ditur (për  shkak të mungesës së studimeve multidisiplinare) ata cituan tre gjuhë (nga katër të cituara)  me të njëjtën origjinë pellazge : anadollake, shqipe, armene dmth 75% (3 nga 4) ! Sa për  “Tokharianën”, kjo nuk ka të bëjë fare me Evropën. Nëse këta “specialistë të  indoevropianizmit” do të kishin kryer studime dhe analiza të hollësishme dhe eksplicite të  gjuhës shqipe (dhe veçanërisht të shqipës gege të Shqipërisë Veriore dhe Lindore) si dhe  lidhjet e duhura midis pellazgëve të lashtë (dhe fiseve të tyre të ndryshme), shqipes,  anadollasën (frigiane, trojane, dardane, kariane, likiane, lidiane etj.) dhe armenishten : pa  dyshim do ta kishin vënë gjuhën shqipe në vendin e parë : e vetmja gjuhë “aktuale” që ende  ka ruajtur substratin më të pasur, më të vjetër dhe e para gjuhë e lashtë e “njohur” në Evropë,  ajo që me siguri flitej nga burrat dhe gratë e shpellave të “paleolitit”. Për më shumë se 50 vjet  kam bërtitur me zë të lartë dhe qartë se gjuha shqipe është një “FOSIL I GJALLË” që ishte “gjuha e vërtetë amtare” e Evropës”. Një gjuhë që ka më shumë se 750 fjalë njërrokëshe është  gjithashtu dëshmi e lashtësisë së saj. Sa kohë paskan humbur gjuhëtarët të mbyllur në kullën  e tyre të fildishtë ! 

∙ Në nivelin arkeologjik, Shqipëria sapo ka zbuluar një thesar të pabesueshëm të varrosur nën  ujë. I vendosur midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, Liqeni i Ohrit ishte tashmë i njohur për  bukurinë dhe biodiversitetin e pasur. I konsideruar si liqeni më i lashtë në Evropë, ai është  klasifikuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe është objekt gërmimi prej 4  vitesh. Së fundmi, arkeologët, të ndihmuar nga zhytës profesionistë, zbuluan, nën ujërat e tij  të kaltër, atë që mund të ishte një qytet i lashtë liqenor (i ndërtuar mbi ujë) gati 8000 vjeçar !  Arkeologët shqiptarë zbuluan më 12/08/2023 qytetin më të vjetër liqenor nënujor në Evropë  të varrosur në liqenin e Ohrit. Të mbërritur së fundmi nga një laborator në Universitetin e  Bernës, rezultatet e datimit radio karboni të mostrave të grumbullimeve të marra nga ky vend  banimi në grumbull, i zbuluar në brigjet e gadishullit të vogël Lin, e vendosin moshën e tij  midis 6000 dhe 5800 vjet përpara erës sonë. “Për dijeninë tonë, zona e liqenit të Ohrit (në  gadishullin Lin) është më e lashta në Evropë. Është më e vjetra se ato që kemi njohur deri më  tani” në Mesdhe dhe në rajonin Alpin, shpjegon arkeologu për AFP Albert Hafner, drejtor  kërkimi në Universitetin e Bernës (sipas GEO nëpërmjet AFP publikuar më 12/08/2023.  Morali: kush jetonte në këtë rajon në atë kohë ? Pellazgët të konsideruar si i vetmi popull  parahelen nga të gjithë autorët antikë ?! 

∙ Në nivelin arkeologjik, ja zbulimet më të fundit të bëra në Bulgari (Traka e lashtë pellazge) :  Një fragment dhëmbi dhe kockash (modele të gdhendura) të gjetura në një shpellë (Baço  Kiro) në Bullgarinë e sotme zbuloi ekzistencën e ekzemplarit më të vjetër të njeriut të njohur  në Evropë deri më sot falë kërkimeve të reja të kronologjisë të botuar nga një ekip studiuesish  ndërkombëtarë. 45/46.000 vjet më parë një popull nga Shpellat (aty jetonte një popull  homogjen etnolinguistikisht). Në atë kohë ekzistonte i njëjti popull me fise të ndryshme që  mbanin emra të ndryshëm : Pellazgë, Brigjë (frigë të ardhshëm), Trakë, Dakë, Dardan,  Odrizë…që ishin “fise pellazgjike”. Vetëm në shekullin e VII pas Krishtit Bullgarët5u  vendosën atje, duke integruar dhe asimiluar shumicën e vendasve (Trakët pellazg). Aty u  zbuluan gjithashtu modele kockash të gdhendura (eshtra të gdhendura nga Bacho Kiro në  Thraki rreth 45/46,000 vjet më parë). Cf. : Dy artikuj të botuar në revistat Nature dhe Nature  Ecology and Evolution. Jean-Jacques Hublin është një paleoantropolog në Institutin e  Antropologjisë Max Planck në Leipzig dhe profesor në Kolegjin e Francës. Në vitin 2020, ai  drejtoi një ekip ndërkombëtar paleoantropologësh dhe zbuloi fosilet më të vjetra njerëzore të  Homo Sapiensit të datuara rreth 45,000 vjet në Bullgari (shpella Bacho Kiro)6. Përveç këtyre  fosileve njerëzore, studiuesit zbuluan edhe vegla dhe artefakte guri. 

∙ Morali : Kush ishin këta shpellarë që banonin në këtë rajon shpellor të Trakisë parahistorike ? Pa dyshim, këta ishin të njëjtët banorë të rajonit të Liqenit të Ohrit : Pellazgët  parahistorikë (Homo Sapiensit të anthropologëve !) ? Ata e quanin veten « popull i shpellave » : “Shpellazg” i cili me kalimin e kohës humbi parashtesën “Sh” por në fund ky  emër megjithë humbjen e prapashtesës “sh” ka mbetur i gjallë deri në ditët e sotme : Pellazgë.  Gjuha shqipe me kalimin e kohës që nga parahistoria ka humbur edhe prapashtesën “azg” që  vetëm gjuha armene (me origjinë pellazgo-frige) e ka ruajtur këtë “prapashtesë përcaktuese”  

5Popull me origjinë nga stepat aziatike, gjuha origjinale e të cilëve është afër prototurkishtes. Ata janë një popull i përzier  (sllavë dhe fino-ugurë) gjuha aktuale e të cilëve i përket grupit sllav. Në vitin 679, të udhëhequr nga khani i tyre Asparuh,  Bullgarët pushtuan rajonin midis Danubit dhe vargu i ballkanik ku vendosën. 

6 Cf. Sciences et Avenir /AFP 04/07/2021 – https://www.sciencesetavenir.fr/archeo-paleo/anthropologie/des-restes 

humaine-revelent-une-Anciene-migration-vers-l’europe_153297

3 

(përcaktuese e fjalës “popull”) ! Këtë prapashtesë “azg” e zbulova gjatë studimit tim mbi gjuhës armene (kam deshifruar rreth dyzet fjalë armene)7. Kjo nuk është për t’u habitur sepse  ky rajon i Armënisë8ishte i banuar nga frigët (popull pellazg) të cilët fillimisht ishin krerët  apo mbretërit Hititë (dhe jo populli vëndas « Hatti »). 

∙ Sipas Teokritit – rreth ~315 ~250 p.e.s. (Idilet, VI, XI) « Ilirios » (eponimi i Ilireve),  « Keltos » (eponimi i Kelteve) dhe “Galatos” (eponimi i Galëve dhe Galatave) ishin popuj  “vëllezër”9. Për më tepër, Keltët adhuronin “Lisin” (si Pellazgët në Dodonë) dhe emri i  priftërinjve të tyre quhej “Druid”, emër që vinte nga rrënja pellazgo-shqiptare “Dru” (dru në  shqip dhe lisi në pellazgjishten e lashtë). . Përveç kësaj, në Francën qendrore, një rajon në  Antikitet ishte i populluar nga “Arvernët”, një popull kelt (të quajtur « Galët » në Francë).  “Arverne” (rotacizmi “r” = “l” dhe “v” = “b” shpjegohet nga shqipja “Albene” dhe greqishtja  “Arvanos” (pa rotacizëm = « Albanos »). Në lindje të Francës jo shumë larg liqenit  Chambéry ( Haute Savoie) është një rajon i quajtur “Albanais” ku rrjedh një lumë i quajtur  “Fier” (nga emri i lumit –Fier » në Shqipëri). Juglindja e France në kohën parahistorike ishte  banuar nga një popull Pellazg «Lelegët » « Le n’gur »…si Pellazgët « le në shpellë »). Ky fis  pellazg ka lënë gjurmë (toponime dhe oronime) në këtë rajon : ekziston një qytet i quajtur “Valbone” (= si “Valbonë” në veri të Shqipërisë) si dhe porti i madh francez “Marseille” i  quajtur me shtrembërim “Masilia” ky toponim shpjegohet nga pellazgo-shqiptja “Merr  Sjellia”…paraardhësi i fjalës Import-Eksport : i quajtur më vonë nga Helenët « Focaea ». Ka  toponime dhe oronime të tjera në këtë trevë të banuar më parë nga “Ligurët” etj. Mund të  themi pa gabuar se kjo gjuhë (pelazgjishtja e lashtë) është ndër të vetmet gjuhë të lashta të  Evropës dhe të pellgut të Mesdheut që i ka mbijetuar shkatërrimeve të kohës. Përsa i përket  Baskëve, ata janë një nëngrup që rrjedhnin nga Iberët10 : ata u larguan, deri në ‘ deri më sot,  gjurmët e kulturës dhe gjuhës së tyre gjenden në Francën jugperëndimore dhe në  veriperëndim të Spanjës. 

∙ Pellazgët janë paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre siç dëshmohet nga disa  referenca nga autorë antikë duke përfshirë Herodotin. Personalisht, falë studimeve dhe  kërkimeve të mia, kam dhënë vetëm provat të pohimeve të tyre. Para ardhjes së Helenëve e  gjithë hapësira e pushtuar nga pushtuesit Helen të Pellazgjisë i përkiste Pellazgëve. Ja në  vijim tre citate nga autorët më të mëdhenj të antikitetit arkaik dhe klasik : Homeri, Herodoti  dhe Tukididi, të cilët më inkurajuan të shkoj më tej në studimet dhe kërkimet e mia. Tani le të  mos shkojmë për të shpallur nëpër botë se Helenët nuk ua kanë borxh Pellazgëve qytetërimin  e tyre, që Helenët ekzistonin para luftës të Trojës, që Zeusi ishte Helen dhe të mos thëmi se  jemi pas ardhësit të Ilireve… dhe jo të Pellazgëve ! 

o Tukididi [1,3] – “Ja që ende tregohet në mënyrë të përsosur dobësinë e Greqisë së lashtë para  Luftës së Trojës, Hellada (Ελλάδα) nuk duket se ka ndërmarrë asgjë të përbashkët ; dhe, për  mendimin tim, ky emër nuk vlente për të gjithë Helladin. Para Hellenëve, birit të Deukalionit,  ky emër as që duket se ka ekzistuar; çdo popull, veçanërisht ai i Pellazgëve, i dha hua  Helladës një emërtim të marrë nga emri i tij i veçantë…”. 

7 C.f., libri im i parë « Shqipëria (Historia dhe Gjuhë) ose Odisea e pabesueshme e një populli parahelen » (botuar më  2003/ në frëngjisht dhe i përkthyer në shqip). 

8Il faut y inclure les celtibères. Les Celtibères ayant habité, particulièrement, le centre et l’ouest de la péninsule Ibérique  faisaient partie du groupe pélasgique comme les Ligures lesquels ont habité une très vaste région allant du port de Gènes  en Italie, en passant par la France du sud-est jusqu’à la frontière espagnole. Il existe des sous-groupes des Celtibères en  Ibérie/Espagne : les Vettons, Vaccéens, Lusitaniens, Carpetanos, etc. Ibères signifie en albanais « les premiers », sans  doute les premiers qui se sont séparés du groupe initial pélasgique. 

9 Keltët dhe Ilirët kanë një histori të gjatë të përbashkët e cila nuk është perceptuar nga historianët, arkeologët apo  gjuhëtarët modernë. Të vetmit autorë objektivë dhe seriozë janë autorët antikë që na tregojnë për shekuj të kaluara (nga  epoka e lashtë deri në periudhë krishtere). Në Evropën Perëndimore gjejmë një numër të caktuar përputhshmërish dhe  koincidencash midis keltëve, Ilirët dhe Galët, fakte të injoruara për fat të keq nga autorët modernë, të cilët nuk morën  parasysh Shqiptarët dhe paraardhësit e tyre Pellazgët, megjithëse janë në origjinën e dy qytetërimeve më të famshme të  Evropës : Helenëtët nëpërmjet Pellazgëve dhe Romakët nëpërmjet Etruskëve, vëllezërit e tyre të gjakut. 

10 Il faut y inclure les celtibères. Les Celtibères ayant habité, particulièrement, le centre et l’ouest de la péninsule Ibérique  faisaient partie du groupe pélasgique comme les Ligures lesquels ont habité une très vaste région allant du port de Gènes  en Italie, en passant par la France du sud-est jusqu’à la frontière espagnole. Il existe des sous-groupes des Celtibères en  Ibérie/Espagne : les Vettons, Vaccéens, Lusitaniens, Carpetanos, etc. Ibères signifie en albanais « les premiers », sans  

doute les premiers qui se sont séparés du groupe initial pélasgique.

4 

o Herodoti [I, 57]… “Nëse këtyre Pellazgëve u shtojmë ata që themeluan Placia dhe Scylace në  Hellespont, dhe që më parë banonin me Athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazge,  emri i të cilëve u ka ndryshuar; nga këto gjase, nëse mund të na lejohet, del se Pellazgët  flisnin një gjuhë barbare. Tani, nëse kjo ishte idioma e gjithë kombit, rrjedh së athinasit,  Pellazgët me origjinë, e harruan gjuhën e tyre duke u bërë Helenë…”. 

o Homeri [Iliada, 233/236]… “Zeu mbret, Dodonas, Pellazg, që jeton larg, që ruan Dodonën në  dimrat e ashpër; dhe rreth teje jetojnë Sellët, përkthyesit e tu, që nuk lajnë këmbët dhe  shtrihen përdhe…”. 

∙ Gjuha pellazge ishte një gjuhë barbare11, domethënë jogreke. Helenët, nga ana e tyre,  ruajtën gjuhën e tyre, e cila që në fillim, megjithëse pjesa më e madhe e saj rrjedhte nga gjuha  jonike pellazge dhe në radhë të dytë eolianje. Dy grupet më të shquara etnike greke, në kohën  e Kreusus (gjysma e dytë e shekullit të 6-të p.e.s.) ishin Athinasit (jonët12 rrjedhnin nga  Pellazgët, por u bënë helenë) dhe lakedemonët/spartanët (të quajtur gabimisht Dorianët) pasardhës të Hellenëve, bijtë e Deukalionit : Helenët e vërtetë). Pohimi i Herodotit13 se  athinasit dhe populli i Atikës ishin me origjinë pellazgjike është në përputhje me atë që  paraardhësit e tij Akusilaos dhe Hekataeus i Miletit, dhe më vonë Hellanikos i Lesbos, Eforus  dhe të tjerë kishin thënë para tij. autorë të lashtë, duke përfshirë veçanërisht autorët më të  famshëm tragjikë (Eskili, Sofokliu, Euripidi) si dhe çfarë do të thoshin më vonë Diodori i  Siçilisë, Straboni dhe Pausanias14. 

∙ Për sa u përket Helenëve, nuk ka asnjë gjurmë të ekzistencës së tyre para shekullit të 8-të  p.e.s. Elementet paraprake dhe pyetjet më të rëndësishme janë si më poshtë, por ka shumë të  tjera që konfirmojnë këto përfundime të shkurtra, detajet e të cilave do të vijojnë në  paragrafët në vijim. 

∙ 1200-800 : “Epokat e errëta” heshtën aty ku nuk kishte asnjë gjurmë nga Helenët. ∙ “Qytetërimi miken” nuk ka ekzistuar kurrë. Në fakt, të gjithë autorët e lashtë janë unanim : i  vetmi qytetërim “parahelenik”15. është ai i Pellazgëve. Të vetmit Mikenas që njihnin ishin  banorët e « qytetit » të Mikenës në “Argosin Pellazgjik”. Ishte pseudo-arkeologu Heinrich  Schliemann (tregtar i pasur gjerman) që gjatë gërmimeve të tij zbuloi një thesar “të cilin ai” e  quajti « thesari i Agamemnonit » dhe ishte ai që i dha këtij thesari një origjinë që ai e  përshkroi si “qytetërim miken”. Një mashtrim tjetër i gëlltitur lehtësisht nga të gjithë  « historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët modernë ». 

∙ Në Iliadë nuk përmenden Helenët, Dorianët (kryetarët) dhe Ilirët, gjë që dëshmon se janë më  të vonshëm se përhapja e poemave epike të traditës gojore pellazgjike. 

∙ Si munden atëherë Helenët të rrjedhin nga një qytetërim që nuk ka ekzistuar kurrë ? Si  mund të shfaqen në shekullin e 8-të, si me magji, pas një periudhe prej katër « shekujsh të  errët » ku ne nuk dimë absolutisht asgjë dhe ku Helenët nuk dhanë asnjë shenjë qytertërim  apo jetese ? 

∙ Greqia u pushtua nga romakët në -146 p.e.s., pak më vonë se Iliria dhe ata shtuan “Trakinë,  Maqedoninë dhe Epirin”. Këto tre rajone « nuk kanë qenë kurrë pjesë të Greqisë », sipas të  gjithë autorëve klasikë dhe helenistikë, duke përfshirë Strabonin16 (fillimi i epokës së  krishterë) një nga autorët e mëvonshëm që foli për Pellazgët dhe fiset e tyre të Greqisë  veriore. 

∙ Në Iliadën Zeusi (XVI, 233/236) nuk është helen, por « pellazgjik dhe dodonas » (Dodona  ishte kryeqyteti i kultit pellazg) dhe Pellazgët quhen « hyjnorë » (normal, pasi Zeusi ishte  “pellazg”!). Në Iliadë, gjithashtu, citohen dy gjuhë : ajo e perëndive (nënkuptohet e Zeusit  pellazg) dhe ajo e njerëzve (nënkuptohet ajo e Helenëve) ! 

11 Hérodoti, I, 57 ; I, 146 ; VIII, 73 

12 Hérodot (Hetimi) : I, 56, 143, 145, 146 ; V, 69 ; VII, 95 ; VIII, 44, 46, 48, 93 ; IX, 26. 

13 Hérodoti I, 56, 57, 143, 147 ; II, 51 ; VIII, 44 

14 Hécateu i Miletit (550/480 av. J-C.) ; Akusilaos (VIe/Ve s avant JC) ; Hellanikos i Lesbos (480/395 av. J-C.) ; Eskili  (525/456 av. J-C.) ; Sofokliu (496/406 av. J-C.) ; Euripidi (480/406 av. J-C.) ; Efori (-IVe s avant JC) ; Straboni (64-65/+  21-25) : Diodori i Siçilës (-90-20 para erës sonë.), Pausania (vers 115/180). 

15 Hérodoti (I, 58) pohon se vetëm parahelenët [Pellazgët] kanë ekzistuar në Greqi; Thucydide I, 3. ; Hérodote I, 56, 57,  143, 147 ; II, 51 ; VIII, 44 

16 Straboni 20 para J.-C. / 23 pasJ.-C. Historoian i vonshëm (VII, 7/1 ; VII, 7/8 ; VII, fr.11) ; Appien 95 pas J.-C.- /160,  Historian grek ¨lindur në Aleksandri që ka jetuar në Romë (Histori / Ilirika II, Maqedoni II) dhe Théokriti Poet dhe  

Historian grek -315-250 para J.-C. (Idil VI, XI) ; Hérodote, I, 146 ; VIII, 73.

5 

∙ Në katalogët e anijeve (Iliada, I – 484-780) të Luftës hipotetike të Trojës (ajo më e lashta)  citohen sipas radhës : Pellazgët, Trojanët, Dardanët, Thrakët, Paionët, Enetët (Venetët të  ardhshëm), Paflagonët, Alizonët, Misianët, Frigjianët, Meonianët, Karianët dhe Liqët. Aty  nuk figuron emri i “Ilirëve”, siç e kam theksuar tashmë. Ky emër u shfaq vonë rreth shekullit  VII/VI. 

∙ Për shkak të mosekzistencës së Helenëve para sh. VIII p.e.s., për shkak të kalimit të  « katër shekujve » pa dhënë as më të voglin tregues, të dhëna më të vogla, dëshmi më të  vogël të ekzistencës së Helenëve dhe, së fundi, për shkak të elementeve provuese të cilat  shënohen në tezën time nga fillimi deri në fund, shkrimet, literatura, faktet, ngjarjet,  legjendat, Lojërat Olimpike e të tjera që përbënin qytetërimin e vërtetë helen shohin dritën e  ditës, si me magjepsje, pas katër shekuj (-1200-800) që mbetin të heshtur pas kësaj periudhe  të errët, d.m.th. shekulli VIII para erës sonë. Studimet dhe kërkimet e mia të gjata dhe  skrupuloze më lejuan të zbuloja disa data themelimi, më e rëndësishmja prej të cilave ishte  ajo që është quajtur « Lufta e Trojës », jo ajo që ekzistonte pa dyshim në kohët shumë të  lashta që arkeologët e quajnë strati i « Trojës VI ose VII » (disa studiuesit janë përpjekur  secili të gjejë një datë që mendonte se është e besueshme), por ajo « Luftë » është, ajo pas  pushtimit të Pellazgjisë nga Helenët, ajo e pushtimit të pjesës veriperëndimore të Azisë së  Vogël (-700-680) : në vendin antik të Trojës së vjetër. Helenët, të frymëzuar nga Iliada, e  transposuan (kthim anasjelltas) luftën të asaj epoke të shkuar « me luftën e tyre në Azinë e  Vogël » (strati i Trojës VIII të arkeologëve) duke e modifikuar atë, duke kryer interpolime  dhe manipulime të ndryshme për t’i bërë pasardhësit të besojnë se Lufta e Trojëse paraqitur në  Iliadë ishte lufta e tyre. Ata bënë të njëjtën gjë duke krijuar një Përmbytje të quajtur « e  Deukalion-it » e cila shkatërroi gjithçka në rrugën e saj (duke përfshirë, natyrisht, qytetërimin  pellazg). Ndërhyrje brilante për të « përvetësuar Luftën e lashtë të Trojës të Iliadës » dhe për  të «përvetësuar, uzurpuar dhe monopolizuar qytetërimin pellazg » pas shkatërrimeve të një  përmbytjeje që e zhduku atë qytetërim. Më në fund pas shpikjes së kësaj përmbytjeje (që nuk  ka ekzistuar kurrë në këtë rajon në fjalë sipas të gjithë specialistëve) « Helleni », i biri i këtij  Deukalioni dhe gruas së tij Pirrha, bëhet udhëheqësi i brezave të « Helenëve të ardhshëm » !  Ky është mashtrimi më i madh në Historinë e Njerëzimit. As egjiptianët, as sumerët, as  Hititët, as Fenikasit dhe as ndonjë qytetërim tjetër në botë nuk e maskuan qytetërimin e tyre.  Dhe të mendosh se shumë kanë rënë në këtë grackë apo stratagjemë ! 

∙ Prandaj çfarë thëm nuk është një roman ose një hamendje vetjake që po e përshkruaj këtu  (siç do të thoshin disa gjuhë keqdashëse), por për shkak të mungesës së shkrimeve, arkivave  apo dëshmive okulare, një historian apo studiues është i detyruar të kërkojë informacione  diku tjetër, d.m.th. nga autorëtë huaj të viteve 2500/ 2700 më parë, dhe autorëve grek arkaik,  klasik dhe helenistik për të kapur të dhënat më të vogla dhe detajin më të vogël për të hedhur  dritë mbi të. Kjo është ajo që kam bërë për më shumë se pesëdhjetë vjet, duke shtuar analiza  të thella, kryqëzime domethënëse, krahasime të ndryshme, duke zbuluar shumë kontradikta,  të pavërteta dhe manipulime të ndryshme, duke mbledhur sa më shumë referenca dhe në fund  duke lexuar midis rreshtave për të zbuluar disa sekretet e pathëna dhe të fshehura. 

∙ Poezitë epike Iliada dhe Odisea janë poema epike të traditës gojore parahelene (të vetmit  “parahelenë” ndër autorët antikë ishin Pellazgët). Krijova posaçërisht për tezën time të  paraqitur në Sorbonë një leksik që përmban një mori antroponimesh, toponimesh, oronimesh,  eponimesh, teonimesh dhe fjalë të tjera që i shpjegoj duke përdorur shqipen (veçanërisht  gegënishtën e verilindjës të Shqipërisë). Përse gegënishtja ? Sepse ishte gjuhë e Pelasgëve ionian që idhanë Greqisë gjuhën e tyre e përzierrur me gjuhën e pushtuësve helen.  Toskërishyja me rotacizmin e saj dhe shumë elemente të tjerë u shfaq më vonë. 

∙ Ne gjejmë në Iliadë (I, 401, 406,) një « gjuhë të “Perëndive » (ajo e Pellazgëve meqë Zeusi  ishte pellazg dhe dodonez) dhe një « gjuhë e njerëzve » (Helenëve). 

∙ Gjuha shqipe, veçanërisht ajo veriore “gege” (kishte lidhje të shumta me « jonishtën » e  lashtë). Autorët e lashtë, përfshirë Herodotin, pohojnë se Jonët (I, 56, 57; VIII, 44) ishin  Pellazgë “dygjuhësh” që u bënë helenë. 

∙ Gjuha shqipe nga pellazgjia e lashtë (kryesisht gegërishtja sepse rotacizmi i « toskërishtës » u  shfaq më vonë) arrin të deshifrojë dhe interpretojë pjesën më të madhe të onomastikës së  poemave epike (të traditës gojore pellazgjike) : Agamemnoni (“E ka menue”, shefi që e  mendoi ose e vendosi); Akili (“Aq i lehtë, aq i shpejtë…shumë epitete mbi Akilin në Iliadë  lidhen me « shpejtësinë »; Afërdita (“Afër ditës” ose perëndeshë e Agimit dhe Bukurisë);  Hades, Zoti i nëntokës mbretëria e vdekurat (« Ha dekës » në gegërish = vdekës sipas  « dyfishizmit të karakteristikës toske); Mnemosina, perëndeshë e kujtesës, nëna e muzave  (« Mën mësoi », në gegërisht), etj. Gjuha shqipe nuk shpjegon vetëm fjalë nga Iliada, por 

6 

edhe nga gjuhë të tjera (latinisht, greqisht), neolatine (duke përfshirë rumanishten, spanishën,  potugallishtën, frengjishtën pak e përzierr me galishtën….), anglo-saksone, gjermanike,  baskishtën, armenishtën, lituanishtën etj.) më përjashtimin e finlandishtën, estonishtën,  hungarishtën, sllavishtën, bulgaristën (gjuhe të Ultësirave të Uralit dhe të Azisë të  mesme)…Deshifrova dhe interpretova 250 fjalë etruske (etruskët ishin tirrhenë/pellazgë), 90  fjalë baske, 115 fjalë rumune, 40 fjalë armene, dhe shumë fjalë të tjera duke përfshirë  anglishtën, gjermanishtën, lituanishtën, etj. 

∙ Helenët nuk janë popull autokton, por të huaj : Danaos (egjiptian), Kadmus (fenikas), Pelops  (asirian… të cilin Tukididi -I, 9- e quan « i huaji nga Azia » !). 

∙ Dorianët ishin mbetja e popullit pellazg që nuk kishte emigruar në veri dhe ishin integruar  dhe asimiluar me Helenët : ata ishin “fuqia punëtore” e Spartanëve (të quajtur Dorët nga fjala  shqip dorë). Spartanët morën etnonimin e popullit të nënshtruar. Kjo është arsyeja pse ky  emër u shfaq vonë dhe që nuk përmendet askund më parë (as në arkivat egjiptiane dhe as  ugaritike) dhe veçanërisht në Iliadë, si dhe Helenët dhe Ilirët. Në Bibël (I Maccabees XII, 19  deri në 23) dhe tek Flavius Josephus (rreth 37/100 pas Krishtit), historiani romak me origjinë  hebraike dhe me kulturë greke (Antikitetet Judaike, libri XII – IV, 10) pohojnë se udhëheqësit  ose « Mbretërit Lacedaemonianë/Spartanë ishin me origjinë semito-hebraike ». 

∙ Mbretërit e Athinës (Herodoti, I, 56, 139, 171; II, 43, 50; V, 65; VI, 53; VII, 141, 204; VIII,  44, 53.) ishin me origjinë egjiptiane (Delta i Nilit). Të gjitha këto referenca janë të  mjaftueshme për të vërtetuar origjinën e huaj të Helenëve ndërsa ka autorë të tjerë antikë që e  konfirmojnë atë duke përfshirë tragjedianët (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi)…etj. 

∙ Mikenasit (-1650-1200 ?), siç e shpjegova më lart, nuk mund të jenë Helenë pasi nuk kemi  një datë të saktë të ekzistencës së tyre. Helenët u shfaqën vetëm pas shekullit të 8-të para  Krishtit. 

∙ I ashtuquajturi « linear B » mikenas u shfaq në Knossos/Kretë rreth vitit 1375 para J.-C.( ?!) para erës sonë, nuk mund të jetë me origjinë helene pasi nuk kemi asnjë provë për  ekzistencën e helenëve në këtë datë të hershme. Gjatë “katër shekujve të errët” (1200-800) ne  gjithashtu nuk kemi asnjë të dhënë që vërteton ekzistencën e Helenëve. Si mund të kenë  ekzistuar helenët në shekullin 20 apo 17-të para erës sonë apo edhe më parë kur midis datës – 

1200-800 ata nuk ekzistonin ? Për më tepër, ata nuk përmenden në Iliadë ! Paraardhësit e  vetëm të Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ishin PELLASGËT sipas TË GJITHË autorëve  antikë duke përfshirë Herodotin dhe Tukididin. Vazhdoj ta them pa ndaluar ! 

∙ Është e njëjta gjë për periudhën hipotetike të “Luftës së Trojës” (-1193/4-1183/4) ku Helenët  nuk mund të ekzistonin pasi u shfaqën pas një periudhe prej katër shekujsh (-1200-800) në të  cilën nuk ekzistonte asjnë gjurmë, aq më tepër që ato nuk përmenden as në Iliadë dhe  veçanërisht në “katalogun e anijeve”. Për më tepër, datën e kësaj lufte e ka shpikur  matematikani Eratosthenes (-276 -194) dhe nuk përmendet në arkivat e kohës (egjiptiane,  ugaritike etj.). Natyrisht, të gjithë autorët modernë dhe veçanërisht arkeologët dhe historianët  u turrën verbërisht në datën e Eratosthenes. Pra, të gjitha datat nga kjo periudhë e Antikitetit  janë të gabuara : është një konfuzion i vërtetë. Të vetmet data afërsisht të vlefshme janë ato  pas datës së Lojërave Olimpike (-776) dhe disa të tjera që pasuan, por edhe këto janë  mbivelësuar sipas kronologët të patentuar. 

∙ Stela e Lemnosit u zbulua në vitin 1885 në Lemnos, një ishull i cili mbeti pellazgjik deri në  pushtimin e tij nga Miltiades (-555-489). Ky ishull ka qenë gjithmonë i populluar nga  Pellazgë-Tirrhenë (Tirrhenët ishin një fis pellazg me origjinë nga Lidia, sot Anatolia  perëndimore). Ata ishin të pranishëm në Itali nga shekulli i 12-të p.e.s., ku u bashkuan me  vëllezërit e tyre të gjakut Pellazgët që emigruan në Italinë veriore (veçanërisht rajonin  Padan17). Romakët i quanin “Etrusci dhe Tusci”. Sipas biografit të tij Porfir Pitagora i lindur  në Samos (rreth 580-495) ishte me origjinë pellazgo-tirrhene, Mnesarku, babai i tij, ishte nga  Lemnosi (ishulli pellazgjik i mirëfilltë). Porfiri raporton në librin e tij “Jeta e Pitagorës” se  Pitagora e quajti perëndinë suprem të kozmogonisë “Zan” ndryshe nga Helenët që e quanin  “Zeus”. Zan, Zani do të thotë “zë” në gjuhën pelasgo-gegë të veriut dhe lindjës të Shqipërisë.  Kjo nuk është për t’u habitur sepse në Dodonë (kryeqytet kulti i Pellazgëve) priftërinjtë  interpretuanin “zanin” (zërin) e Zeusit sipas shushurimën e gjetheve të « Lisit ». Kjo është  arsyeja pse Lisi ishte i shenjtë tek Pellazgët, padyshim një kujtim i së kaluarës së tyre  

17 Dominique Briquel (1946- 0 ) Étruscologue et Historien de l’Antiquité étrusque et pélasgique (directeur de 19 thèses et  auteurs de plus d’ une dizaine de livres sur les Etrusques). CF, Les Pélasges en Italie, recherches sur l’histoire de la  

légende, École française de Rome /Palais Farnèse, 1984 – D. Briquel : drejtori i tezës sime (Sorbonne/Paris 2012).7 

parahistorik ku ata ushqeheshin me lëndëtt e “Lisit”. Shihni më poshtë më shumë detaje për  keltët që gjithashtu adhuronin “Lisin”. 

∙ Disku i Faistos18: shkrim proto-jonian19. Ne e dimë sipas autorëve antikë, përfshirë  Herodotin (VIII, 44; I, 56, 57, 58; VII, 94) se Jonianët ishin pellazgë dygjuhësh që u bënë  helen. Poezitë epike (të traditës gojore pellazgjike) Iliada dhe Odisea janë shkruar në  dialektin “jonian” dhe në vijimësi në “eolianishtën” (dy grupe etnike pellazge). Shqipja gege ka ruajtur të njëjtën fonetikë dhe të njëjtat intonacione (pa rotacizëm) dhe i ngjan shumë  jonishtës të lashtë. Ja pse shumë antroponime, toponime, oronime, eponime, teonime dhe  fjalë të tjera në Iliadë shpjegohen në gjuhën shqipe/gege. 

∙ “Alfabeti” i quajtur fenikas sepse u fut në Beoti nga Kadmus « Fenikasi » dhe shokët e tij  « Gjefiranë » kur pushtuan Beotinë. Ishte Herodoti (V58) që ngatërroi origjinën e këtij  alfabeti duke e quajtur fenikas për shkak të Kadmit fenikasi (me origjinë kananaite) që e futi  këtë alfabet në Greqi, por që ai, në realitet, nuk e shpiku. Pastaj të gjithë nxituan lehtësisht në  këtë çarje. Por, më vonë, ishte Diodori i Siçilisë (Biblioteka historique – III, 67; V, 74 e në  vazhdim. § V. 3. c.) që zbuloi se ato ishin “Shkronja Pellazgjike” (ai ndoshta ishte më i  informuar se Herodoti) që Fenikasit e gjetën në Kretë dhe që e morën dhe e sollën në Feniki.  Atje ata i dhanë secilës shkronjë një emër semitik (A = “Alef” d.m.th. bagëti në semito fenikas; (B = “Beït”, shtëpi); (G = “Gimmel/Gemmel”, deve), etj.  

∙ Herodoti (II, 49) pohon se në mitologjinë, Melampus-i (në greqishten e lashtë Μέλαμπους,  “këmbëzi”, nga μέλας / mélas, “i zi”, dhe πούς / poús, “këmbë”) është « gefirean » (fenikas)  me origjinë dhe një falltar bir i Amithaonit dhe Idomenës. Hesiodi do t’i kishte kushtuar një  poemë, Melampodinë… poezi e humbur… si shumë pjesë, përfshirë ato të autorëve tragjikë, të  cilët gjithashtu “humbën” (shumica u shkatërruan), sepse ata bënë zbulime komprometuese 

për Helenët (jo vetëm gjurmët e pellazgëve janë eliminuar) ! Ky është vetëm një shembull i  vogël që zbulon origjinën e huaj të helenëve, paqartësitë, mospërputhjet, modifikimet dhe  manipulimet e historisë helene. Të gjitha këto shenja dhe shumë të tjera janë errësuar, në  mënyrë të turpshme të pavëmendshme ose janë shpërfillur plotësisht… si dhe origjina e huaj e  helenëve u errësua edhe në lidhje me mbretërit e parë të Athinës dhe mbretërit ose krerët  lakedemonianë : elemente historike të kaluar në heshtje nga autorët modernë… Megjithatë ne  të gjithë kemi të njëjtat tekste para syve tanë : disa i lexojnë, i studiojnë, i verifikojnë, i  komentojnë dhe i kuptojnë, ndërsa të tjerët i kalojnë në heshtje ose i shpërfillin në mënyrë të  shkëlqyer. Kjo është ajo që bën dallimin midis historianëve të vërtetë/të rremë ose të mirë/të  këqij. 

∙ Për të vërtetuar se ishin autoktonë (fjalë e shpjeguar nga shqipja « tokët tonë » = « tokat  tona ») Helenët e parë (qëllimi i të cilëve ishte uzurpimi dhe përvetësimi i « qytetërimit  pellazgjik ») krijuan një « përmbytje » të quajtur « Përmbytja e Deukalionit ». (si ai i Noeut të Biblës, meqenëse një pjesë e përkatësisë etnike të helenëve ishte me origjinë  semite/kananeite) që shkatërroi gjithçka në rrugën e saj (duke nënkuptuar qytetërimin e  pellazgëve) dhe që solli, si me magji, një qytetërim të ri…ai i « helenëve ») ! Më pas ishte  djali i Deukalionit dhe Pirrhës « Helen-i » që i dha emrin qytetërimit të ri « Helen ». Ide  brilante për të hequr qafe Pellazgët ! Por një krim, në përgjithësi, nuk është kurrë i përsosur !  E gjithë historia e helenëve përbëhet nga këto lloj legjendash dhe faktesh që zbulojnë  manovrat e tyre, modifikimet dhe mashtrime të ndrysh, etj, etj. 

∙ Helenët pësuan 1976 vite pushtim të huaj (romak, bizantin, osman…) : – 146 pes deri në vitin  1830, Greqija fitoi pavarësinë dhe pretigjin e saj të humbur reth 2000 vite. Krahasisht Iliro Shqipëria vuajti 2055 vjet (nga pushtimi romak në -168 p.e.s. pësoj shumë pushtime dhe  sidomos ai Osman deri në 1912 minus 25 vitet e pavarësisë nën Gjergj Kastrioti = 2055 vjet). 

∙ Së fundi, duhet të dini se Helenët bënë gjithçka për të zhdukur çdo gjurmë të « qytetërimit  pellazgjik » që ata uzurpuan dhe monopolizuan. Por kur studiojmë në thellësi Historinë e  Greqisë dhe analizojmë imtësisht të gjithë masën e shkrimeve të ndryshme të autorëve antikë,  kuptojmë se nuk ka pasur vetëm uzurpim dhe monopolizim të qytetërimit të paraardhësve të  

18 « Shkronjat » nuk janë vizatuar, por janë printuar duke përdorur grushta (lloji i lëvizshëm), që nuk është një mënyrë  ekonomike për të prodhuar një disk të vetëm. Disku (16 cm në diametër) u zbulua më 07/3/1908 nga arkeologu italian  Luigi Pernier (Il Disco di Phaistos, con caraterri pittografici, in Ausonia, f. 255-290, 1908). Ky disk (edhe pse  kontestohet nga disa kundërshtarë) përbën shembullin më të vjetër të dyfishimit tipografik (kopje) në historinë e  njerëzimit. Shkrimi i këtij procesverbali nuk ka asnjë lidhje me asnjë sistem shkrimi të kohës. Ky daton rreth vitit 1750  para Krishtit. Është në pritje të një studimi “termolumineshencë” të ndërprerë për shkak të brishtësisë së tij). Aktualisht  ruhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit në Kretë. Wait and see ! 

19 Jean Faucounau, Deshifrimi i diskut të Phaistos, L’Harmattan, Paris 1999.

8 

tyre dhe jo të stërgjyshërve të tyre (sipas të gjithë autorëve antikë) por mbi të gjitha një  mashtrim i tërë për t’i bërë autokton që të besojmë se qytetërimi i tyre ishte tipik indigjen dhe  se ata nuk u detyroheshin asgjë paraardhësve të tyre : krijimi i një përmbytjeje që shkatërroi  gjithçka që ekzistonte « më parë », manipulimi i gjenealogjisë së tyre, përvetësimi i  mitologjisë (të përzier me atë të tyre), legjendave të shumta të maskuara dhe kanë bërë çmos  që ata të rrjedhnin nga Zeusi (ndërsa ky perëndi ishte pellazgjik dhe dodonas sipas Iliadës siç  e kam thënë tashmë). Prandaj, Helenët modifikuan dhe manipuluan gjithçka për t’i shërbyer  interesave të tyre si pushtues të huaj të Pellazgjisë… 

∙ Autorët modernë që bërtasin me zë të lartë dhe qartë se nuk kemi gjurmë të prekshme të  qytetërimit pellazg, nuk kanë kuptuar absolutisht asgjë për origjinën e qytetërimit helen, kur  ekzistojnë të gjitha shenjat, provat, argumentet, referencat dhe detajet e shumta që tregojnë  qartë se pushtuesit helenë kanë pushuar Pellazgjinë dhe bënë gjithçka për të eliminuar të  gjitha gjurmët e dukshme materiale dhe fizike të qytetërimit pellazgjik, ndërkohë që gjithçka  thuhet në mënyrë të nënkuptuar dhe ndonjëherë qartë (nënkuptime, të pathëna, legjenda dhe  fakte të vërteta të manipuluara) që zbulojmë tek autorët e lashtë kur dimë të lexojmë midis  rreshtave dhe të ndajmë bykun nga grurin : referimi në këto pak rreshtat e mi do t’i shpëtojë  të gjithë kundërshtarët e mi nga leximi i të gjitha shkrimeve të lashta që kam hulumtuar dhe  studiuar për një gjysmë shekulli, por mbi të gjitha do t’i lejojë ata të ndriçojnë fenerin e tyre.  Qytetërimi helen është vetëm një kopje e papërpunuar të atij Pellazg (sepse ai i Pellazgëve, i  uzurpuar dhe i monopolizuar, u modifikua dhe manipulua për t’i shërbyer interesave të  pushtuesve helenë). Këta Pellazgë janë të njohur nga Faraonët egjiptianë të cilët i quanin  “PLST”…Pe le set (hieroglifet janë një gjuhë « bashkëtingullor »). Hebrenjtë i quajnë  « Péleshtim » (Pellazgë) të cilët ishin pjesë e « Popujt të detit » të cilët në shekullin e 12  para Krishtit dhe pasi luftuan dy herë kundër Egjiptianët u tërhoqën në atë që ne e quajmë sot  « Palestinë » ku krijuan një pentapolis (pesë qytete) në Shekullin XII/XI (Gaza, Ascalon,  Ashdod, Ekron dhe Gath). Së fundi për temën e palestinezëve, arkeologët e mëposhtëm  pohojnë se ky emër rrjedh nga ai i filistinëve me origjinë nga vendi i paraardhësve të  shqiptarëve aktualë : Pellazgët pastaj ata që quheshin Ilirë. Këtu për këtë temë të veçantë keni  disa referenca që vërtetojnë origjinën pellazge të filistinëve midis dëshmive të tjera  arkeologjike dhe gjuhësore. Emri origjinal i filistinëve (pellazgëve) është shtrembëruar disi  nga hebrenjtë : “Shpellazg + prapashtesa përcaktuese e hebraishtes “im” ose (Sh) =  pellazgim…peleshtim, “Sh” është zhdukur me kalimin e kohës. 

∙ Dothan, Trude Krakauer dhe Moshe Dothan: Popujt e Detit; The Search for Filistines,  Macmillan Publishing Company, Nju Jork 1992; Dothan, Trude Krakauer: Filistinët dhe  kultura e tyre materiale, Shoqëria e Kërkimit të Izraelit, Jerusalem 1982; Dimitri Baramki,  and Phoenicians, Editions Khayats, Beirut 1961. Nina Jidejian, Byblos, Tyre, Sidon through  the Ages – Dar el Machreq, Beirut 1968-1973; Israel Finkelstein dhe Neil Asher Silberman,  Bibla e zbuluar, faqe 144 – Gallimard, Paris 2010. 

∙ Kjo është arsyeja pse për më shumë se pesëdhjetë vjet baza e burimeve, studimeve dhe  kërkimeve të mia ishin « tekstet e autorëve antikë », të cilët sapo i lexova dhe i studiova,  arrita të veçoja të vërtetën nga të rremën, të krahasoja tekstet e disa autorëve, bëra analiza të  thella, deshifrova implikimet dhe të pathënat, zbulova kontradiktat, mospërputhjet dhe  manipulime të tjera dhe iu drejtova krahasimeve, verifikimeve të kujdesshme si dhe burimeve  të ndryshme të kohës (egjiptiane, ugaritike, asiriane…) dhe më në fund arrita të jap një numër  të caktuar provash, dëshmi të ndryshme, argumente dhe konkluzione të besueshme dhe të  qëndrueshme që më lejuan të mbroj një tezë në Sorbonën të Parizit me titullin « Kërkime mbi  Pellazgët në origjinën e qytetërimit helen ». Do ta kuptoni pse kam qortuar për një kohë të  gjatë një numër të madh autorësh modernë, të cilët, për mungesën e kryerjes së kësaj pune  shumëdisiplinore dhe për mungesën e konsultimit pikërisht të shkrimeve të lashta, e kanë  çuar historinë e Antikitetit të Greqisë drejt në një qorr sokak të vërtetë.  

Këtu keni një pasqyrë të gjerë të punës sime multidisiplinare, e cila është gjithashtu një element  thelbësor në studimet dhe kërkimet e mia që vërtetojnë ekzistencën e Pellazgëve në skajin juglindore të Evropës të Egjeut dhe të të veriperendimit të Azisë Minore, kur në atë kohë në shekullin e 12-të  p.e.s. nuk ekzistonin hiq as helenët, as dorianët dhe as emri i iIlirëve (sepse Ilirë = pellazgë siç e kam  shpjeguar tashmë). Nëse e kthejmë problemin në të gjitha drejtimet, ndeshemi gjithmonë me  pellazgët dhe këtu nuk mungojnë provat. Nuk i kam cituar të gjitha referencat e mia sepse kjo nuk  është një ekzegjesë e gjatë, por një përmbledhje e thjeshtë e shkurtuar. Dua të theksoj se teza ime  përmban më shumë se 900 referenca !

9 

Prandaj të thuash se nuk ka gjurmë të Pellazgëve është një gabim i rëndë apo edhe një lajthitje  sepse edhe sot qytetërimi pellazg shkëlqen fort (para syve tanë) në të ashtuquajturin qytetërim helen (që kur është uzurpuar dhe monopolizuar nga Helenët). Për më shumë se 2000 vjet, të gjithë kanë  rënë në këtë grackë mjeshtërore të ngritur nga Helenët dhe që ende i bën të besojnë sot se ky  qytetërim ishtë me të vërtetë i tyre. Në këtë mënyrë u bëj thirrje të gjithë shkencëtarëve të  planetit tonë (historianë, arkeologë dhe gjuhëtarë) të zgjohen dhe të verifikojnë të gjitha studimet,  kërkimet, analizat e thelluara, provat, argumentet dhe referencat e pakundërshtueshme. Nëse ata janë  të ndershëm, të paanshëm dhe të pa ideologjizuar, do të përfundojnë duke kuptuar se Pellazgët ishin  vërtet i vetmi qytetërim i njohur nga autorët arkaikë dhe klasikë, i cili shkon prapa shumë larg në  parahistori dhe se gjuha e tyre, e cila ende mbeti pothuajse e paprekur, është përjetësuar në Shqipën aktuale dhe mbi të gjitha është gjuha amtare e Evropës : Exit gjuha virtuale « indo-evropiane » e  shpikur nga gjuhëtarët e shekullit të 19-të për mungesën e gjetjes së kësaj gjuhe amtare të lakmuar. 

Mund të themi me siguri se kjo gjuhë është ndër të vetmet gjuhë të lashta të Evropës dhe të pellgut të  Mesdheut që i ka mbijetuar fatkeqësive të kohës. 

E gjithë kjo nuk është absolutisht një shpikje nga ana ime, as një arratisje romantike apo shoviniste  siç mund të mendojnë disa kontradiktorë apo të tjerë që unë nuk guxoj t’i kualifikoj. Falë punës sime  të palodhur, këmbënguljes sime, durimit tim, guximit tim, aftësive të mia për këto lloje studimesh  dhe hulumtimesh të ndërlikuara dhe njohurive të mia multidisiplinare, arrita të kryej këtë punë  kolosale shkencore që më lejoi të bëj atë që nuk kanë bërë të tjerët deri tani. Ia kam dal mbanë kësaj  pune. Histori deri tani të mbushur me gracka ku munda të deshifroja, zbuloja kontradiktat,  mospërputhjet, gënjeshtrat, paqartësitë, manipulimet dhe isha në gjendje të lexoja midis rreshtave  falë studimeve dhe kërkimeve skrupuloze, analizave të thella, bindëse dhe argumente me ndikim,  referenca të padiskutueshme dhe zbulime të tjera të pakundërshtueshme.  

Pra nuk ka shpëtim as për akademinë e Tiranës, as për autorëve moderne dhe as për Helenët që  kërkojnë për të dytën herë në historinë e tyre të përvetësojnë Pellazgët. Ata janë të dënuar të njohin të  vërtetën historike të Pellazgëve si paraardhës të Shqiptarëve në më shumë se një mënyrë (siç sapo e  kam shpjeguar këtu dhe në tezën time) dhe, gjithashtu, të njohin “origjinën e huaj” të Helenëve për të  thënë një popull « jo autokton », i ardhur nga « jashtë »20 Evropës. Ja ku e keni përgjigjen therëse të  pyetjes suaj : « A ka bazë teoria pellazgjike për origjinën e Shqiptarëve » ? Këtu keni një pasqyrë të  « bazave që po kërkoni ». Ky tekst është studiuar me skrupulozitet dhe mendoj se është eksplicit, i  punuar me imtësi, i detajuar, i referuar dhe konkluzionet e tij janë të padiskutueshme. Unë insistova  shprehimisht duke rrahur ose përsëritur pa u lodhur pikat thelbësore të një teze e cila është e vetmja  deri tani që vë në dyshim origjinën e qytetërimit grek si dhe bazat e sistemit gjuhësor “indo evropian”.  

Historia do t’i gjykojë me hidhërim dhe ashpërsi ata që gabuan dhe ende gabojnë, dhe e Vërteta do të  dalë pashmangshmërisht në dritë një ditë apo një tjetër (dhe në mos u pelqen kundërshtarëve të mi),  për Greqinë, Historiografinë, për Enciklopeditë, për akademinë e Tiranës dhe të botës, për ata që janë  të shtyrë nga një subjektivitet i sëmurë dhe ndonjëherë edhe një agresivitet fëminor, një xhelozi e  urryer ose një vetëvlerësim për të ardhur keq… 

20 Herodoti, poetët tragjikë (Eskili, Sofokliu, Euripidi) dhe Tukididi (gjithsesi më shovinisti i autorëve antikë !) i cili  vetëm citon « Pelopsin » të cilin e përshkruan si : “një i huaj nga Azia” (I, 9). « Spartanët », pasardhës të Pelopsit (që i  dha emrin Peloponezit), të quajtur padrejtësisht Dorian, janë “Helenët e vërtetë”… për ta kanë folur autorë të tjerë,  referenca të të cilave gjenden në tezën time. Ndryshe nga Athinasit/Atikë që fillimisht ishin Pellazgë (vendas) që u bënë  

helen duke u integruar dhe asimiluar me pushtuesit e rinj të Pellazgjisë : Helenët.

10 

Filed Under: Histori

ZBULIMI DHE RESTAURIMI I OBJEKTEVE ARKEOLOGJIKE NË APOLLONI

May 16, 2024 by s p

(Restaurimi i dy busteve prej mermeri dhe i këmbës prej bronzi)

C:\Users\Guest\Desktop\Avni Alcani Apolloni 2001 foto File0003 (1).jpg

Shkruar nga Avni Alcani (Restaurator)

      Në verën e vitit 2010, gjatë kërkimeve arkeologjike që zhvilloi misioni shqiptaro-franceze në Apolloni, u zbuluan tri objekte shumë të rëndësishme, siç ishin: 1. Busti prej mermeri i të ashtuquajtur “Aristokrati apolloniat”, 2. Busti prej mermeri i një gruaje apolloniate dhe 3. Këmba prej bronzi, si pjesë (fragment) e një statuje gjigande.. Ky ishte zbulimi shumë i madh dhe më i rëndësishmi i vitit, i cili vinte pas gati 50 viteve, që kur ishin zbuluar statujat e famshme të Apollonisë në vitin 1960, gjatë ekspeditës shqiptaro-sovjetike në Apolloni. Zbulimi i këtyre tri objekteve arkeologjike madhështore u konsideruan si një sukses shumë i madh i misionit tonë dhe u pritën me një gëzim shumë të madh nga i gjithë ekipin, që e kremtuan atë si një festë të vërtetë. Zbulimi pati një jehonë të madhe si në Shqipëri, por dhe në botë. Lajmi u transmetua gati nga të gjitha agjensitë dhe mediat më të rëndësishme botërore. Ekipi i arkeologëve shqiptarë dhe të huaj u prit me solemnitet edhe nga ish kryeministri shqiptar i kohës. 

      Si pjesë e ekipit dhe i ekspeditës arkeologjike, unë e ndoqa hap pas hapi zbulimin e bustit, i cili, fatmirësisht u nxorr në sipërfaqe nga studenti kosovar Arianit Biqinca. Unë pata fatin që t’i restauroja të tria objektet në fjalë. Ky restaurim i rëndësishëm m’u besua prej dy bashkëdrejtuesve të ekspeditës, nga prof. dr. Faik Drini dhe prof. dr. Jean-Luc Lamboley. Këtë detyrë unë e konsiderova si një besim, nderim dhe privilegj shumë të madh, por, në të njëjtën kohë, edhe si përgjegjësi shumë të madhe. Sigurisht që unë isha i ndërgjegjshëm se po merrja përsipër një rrisk të madh, pasi objektet ishin një zbulim i rëndësishëm dhe restaurimi i tyre ishte tepër delikat. Deri në atë kohë unë nuk kisha restauruar kurrë objekte metalike të atyre përmasave (madhësive në volum), sa ç’ishte këmba prej bronzi, pasi kisha restauruar vetëm objekte metalike të imta, siç ishin monedha, fibula, strigila, thika, gozhtë prej hekuri dhe objekte të tjera metalike. Restaurimi i dy busteve ishte më i lehtë për mua, pasi ai nuk kishte pasur dëmtime të mëtejshme dhe as shumë depozitime (smerc) natyrore. Objektet prej mermeri iu nënshtrua pastrimit mekanik dhe larjes me ujë, duke përdorur detergjentë specialë, që m’i kishte siguruar miku im, kimisti dhe restauratori i mirënjohur, prof. dr. Frederik Stamati.

      Në përfundim të restaurimeve mora përgëzime nga dy drejtuesit e ekspeditës, si dhe nga pjesa tjetër e arkeologëve shqiptaro-francezë. 

      Busti i Aristokratit apolloniat dhe busti i gruas apolloniate u transportuan në Tiranë. Busti i Aristokratit ndodhet sot i ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, kurse busti i gruas apolloniate ruhet në fondet e këtij muze. Këmba prej bronzi mbeti në Apolloni, e cila është ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Apollonisë.  

Filed Under: Histori

Madhështia dhe përjetësia e shën Nënë Terezës së Kalkutës, dr. Martin Luter King Jr. etj., në tematikën e veprave të skulptorit të talentuar Vasil Rakaj

May 15, 2024 by s p

“Personaliteti i tij artistik është formuar në Shqipëri dhe shumë subjekte të skulpturave lidhen me heronjtë kombëtarë, ku spikasin Nana Terezë dhe Skënderbeu, të cilët në ditët tona i përkasin botës mbarë. Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, jeton me familjen e tij në Connecticut dhe në rrugët e tij ecën çdo ditë. Njëra prej tyre e çon në studion e vet, në hapësirën e së cilës qëndrojnë vepra të përfunduara, punime në proçes, vizatime dhe skicë ide për veprat e ardhshme, fotografi dhe objekte të ndryshme, të cilët së bashku krijojnë atmosferën intime të një artisti. Vasil Rakaj, ka një krijimtari të pasur dhe kjo e bënë të jetë një nga skulptorët e talentuar bashkëkohës shqiptar, që emigroi në SHBA.” – Suzana Varvarica Kuka

“Ka kaluar më shumë se një gjysmë shekulli nga viti 1963, kur në Uashington D.C., dr. Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Unë kam një ëndërr” (I have a dream). Skulptori i njohur, Vasil Rakaj, asokohe ishte vetëm 10 vjeç, në moshën kur ëndrrat kanë vetëm dimensione fëmijërore. Ëndrra e lirisë, ëndrra e barazisë dhe të tjera ëndrra të guximshme do të lindnin e do të bëheshin realitet vite më vonë. Tashmë, Rakaj prej dy dekadash punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i monumentit të shenjtores Nënë Tereza dhe i shumë veprave të tjera, fitues i disa çmimeve, është përzgjedhur për të realizuar bustin kushtuar aktivistit të famshëm për të drejtat e njeriut, dr. Martin Luther King Jr.” – Tom Therçaj, gazetar, Tiranë, Albania

Klajd Kapinova

Ai flet esencialisht dhe pak fjalë për artin e tij

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është Ai Heroi Kombëtar, që mbeti përgjithëmonë Kalorësi i Lirisë së popullit tonë dhe i gjithë Europës. Eshtë mbrojtësi i Krishtërimit në Mesjetë. Eshtë pishtari i identitetit tonë kombëtar. Ne jemi bijtë e Skënderbeut, i cili na frymëzon e na shtyn të ecim përpara për liri, zhvillim dhe përparim. Figura e Tij i hypur në kalë e me shpatën e çveshur, është imazhi i çdo shqiptari, në çdo kohë e në çdo vend të trojeve shqiptare, në Ballkan dhe në Europë. Me punën time, që po paraqes në skupturë, pak a shumë këto desha të them me krenari, për figurën e Skënderbeut.” – Vasil Rakaj, skuptor, Ansonia city, Connecticut, SHBA

Dihet, se dhuratat më të rëndësishme dhe më të bukurat, në jetën e pasur dhe të përditshme artistike, është e mpleksur vazhdimisht me atë të zakonshme njerëzore, shpesh bien nga energjitë qiellore, të cilat zbresin natyrshëm në trupin e njeriut artist.

Vitet kalojnë me shpejtësinë e erës, si pa e ndierë dhe nëse pyesni sot historianët e artit, se cilët janë artistët më të mëdhenj pamor të të gjitha kohërave, do të kishim në listën e historisë artistike një mori emrash nga shtete dhe kontinente të ndryshme të botës.

Në ditët tona, sigurisht, ka disa standarte, me të cilat mund të masim, se cilët janë artistët më të mirë dhe përkushtuar skulpturës shqiptare ndër vite.

Bota e magjishme e artit, historikisht në trojet etnike shqiptare dhe në dekadat e fundit në diasporë, ka qenë e dominuar nga artistët e shquar burra, mbasi puna e tyre krijuese është gjithashtu e një cilësie të lartë dhe të qëndrueshme në standarte shumë të mira, sepse ato kanë arritur sukses në kohën e tyre, pavarësisht pengesave të mëdha të rendit politiko-shoqërorë dje dhe sot.

Ndikimi i bërë ndër vite nga një artist te bashkëkohësit e tij, është një faktor tjetër e cila shpreh në këto portrete vlerat e larta artistike, gjatë dekadave të fundit, duke u dalluar kjartë vërtetësia dhe psikologjia e figurave të ndryshme të mirënjohura historike, të realizuara me një plastikë të natyrshme dhe delikate.

Në punimet e mjeshtrit shqiptaro-amerikan Vasil Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm, që ka ditur të ndërtojë figura të vrullshme në lëvizje, po aq sa të krijojë me një delikatesë magjike figurat femërore, ku shihet ndikimi i skulpturës bashkëkohore dhe asaj klasike. Skulpturat e trimave të lirisë së shekullit të kaluar si vëllezërve Gjeto e Dedë Cokut etj., është shembulli më tipik i shpirtit të tij krijues delikat.

Fuqia brenda veprave të tij artistike, ishte ndër dekada dhe është ende sot në ditët tona në Ansonia city, në shtetin Connecticut të SHBA-së e bashkuar me shkathtësinë, shpirtin dhe guximi i tij, të cilat ishin gjithnjë në lartësinë e kohës cilësore deri në ditët tona.

Ai, kurrë nuk hoqi dorë nga skicat dhe relievet, sepse ato shpalosnin esencën dhe imagjinatën e tij më shumë se gjithçka tjetër. Dhe jo vetëm që e ushtroi këtë profesion, por gjithçka që kishte të bënte me skulpturën në studion e tij, në Ansonia, ku ai punon rregullisht dhe pa u lodhur çdo ditë.

Skuptori duar-artë Rakaj dhe skupturat në bronz të patriotëve të shquar vëllezerit Gjeto dhe Ded Coku

Gazetarja amerikane Lauresha Xhihani, në kronikën e saj për gazetën amerikane The Sunday Republican, ndër të tjera shkruan, se: “Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, është ngarkuar të krijojë skulpturat e patriotëve shqiptarë vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, që do të derdhen në bronz dhe do të vendosen në qytetin shqiptar të Lezhës, për nder të tyre. Rakaj tha se do ti nevojitet një sasi e madhe argjilë me bazë vaji në veprën origjinale (plasteline). Bob Falcetti republikan-amerikan pau foton e Gjeto dhe Ded Coku të stolisur me medaljen e dhënë nga austriakët. Nga gishtat e durëve të arta të Vasil Rakajt, tashmë po i kthehet dinjiteti dy prijësve dhe patriotëve të shquar shqiptarë. Skulptori me origjinë shqiptare, po krijon statuja artistike të Gjeto dhe Ded Cokut, dy lidera shqiptarë, në luftën e vendit për pavarësi. Gjeto e Deda, ishin guvernatorë të parë dhe lider karizmatik të Lezhës.”

Kujtojmë nga burimet historike shqiptare të shekullit XX, se patriotët vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, asokohe ishin luftëtarë dhe politikanë trima, të cilët vazdimisht luftonin pa u trembur, gjatë gjithë jetën së tyre për pavarësinë e Shqipërisë.

Nacionalisti antikomunist Ded Coku, më pas fatkeqsisht u ekzekutua mizorisht dhe pa të drejtë nga diktatura totalitare ateiste dhe fashiste-komuniste (1944-1990), në vitin e zi 1945.

Në vitin 2010, qeveria e përkohshme në Lezhë i dha vëllezërve Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Nderin e Qarkut të Lezhës”, ndërsa Presidenti i Shqipërisë, prof. Bamir Topi, i dha Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Medaljen e Shqiponjës së Artë” (Tiranë, 2012), me motivacionin, “Për luftën e tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe kauzat shqiptare”.

Ai u barbarizua fatkeqsisht me plumba nga një skuadër e turpshme pushkatimi në qytetin e Lezhës, në një kohë qe ai si nacionalist i madh, vite më parë me dashuri dhe krenari kishte arritur të ngrinte flamurin kuq e zi shqiptar në vitin 1912, vit kur Shqipëria shpalli Pavarësinë e plotë (më 28 Nëntor 1912) nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.

Në vijim të reportazhit të saj, gazetarja amerikane përshkruan me detaje për lexuesit amerikanë historinë e vëllezëve nacionalistë Gjeto dhe Ded Coku të paharruar për popullin e Lezhës dhe më gjërë. Gjithashtu nga shkrimi i saj, aty mësojmë se, nacionalisti Ded Coku do të qëndroj sërish në Lezhë, me sytë e tij shqiponjë, që vështrojnë tokat e dashura, për të cilat luftoi për dekada të tëra.

Duke shfletuar faqet e historisë, kujtojmë se Ded Coku asokohe ishte njeriu me personalitet të madh, i cili vizitoi mbretërit e kohës dhe Atin e Shejt, Papën në Selinë e Shejt në Vatikan, (Romë, Itali).

Rakaj, do të marrë muaj për të përfunduar dy statujat, duke përdorur balte për secilën. Statujat prej e kthyer nga balta ne allçi u dërguan në Shqipëri, ku dhe u derdhen në bronz. Rakaj, gjithashtu kishte udhëtuar në Shqipëri, për t’u siguruar që statujat në fjalë të jenë ashtu siç i kishte parashikuar dhe për të parë inagurimin (zbulimin) ose sikurse quhet ndryshe në Shqipëri organizimi i ceremonisë e përurimit të tyre.

Ai vazhdimisht ndjehet edhe sot krenar, se kishte privilegjin dhe përgjegjësinë e veçantë për skulpturat e vëllezërve patriotë Coku. Ndërsa Rakaj punonte asokohe, dy të ftuar specialë e shikojnë – djali 87-vjeçar i Cokut Sokol dhe nipi i tij Eduardi.

Artisti ynë, ka një natyrë të qetë, vështrim meditues dhe reflektues, tek flet esencialisht dhe me pak fjalë për artin e tij dhe të bind, se gjenitë e mëdhenj arrijnë më shumë kur punojnë esencialisht dhe cilësi, sepse bashkëbisedojnë me trurin e tyre vazhdimisht, për risitë dhe formojnë ato ide perfekte, të cilat gradualisht më pas i shprehin artistikisht me gishtat e duarëve të arta dhe riprodhojnë vlera brilante artistike, atë që mendja e tyre apo e mjeshtrit tonë Rakaj, tashmë ka konceptuar.

Shën Nënë Tereza dhe skuptori Rakaj

“Nëse do t’i referohem fatit, ia dedikoj Nënë Terezës, të cilën e ndiej si engjëllin tim mbrojtës. Nuk harroj në asnjë çast të shprehem me zemër se Ajo më ka ndryshuar jetën. Është më shumë se një mrekulli, që një artist shqiptar, i cili në rininë e vet është edukuar nga sistemi komunist me urrejtjen ndaj fesë dhe social imperializmit, të bëhet qytetar amerikan dhe autor i personaliteteve të shquara si shën Nënë Tereza dhe dr. Martin Luther King Jr.”– Vasil Rakaj, skulptor, SHBA

Artisti dhe veprimtari humanist Rakaj, për shembull tek bamirsja e madhe botërore shën Nënë Tereza e Kalkutës, kërkonte një model tokësor dhe njëkohsisht asokohe as nuk mund të imagjinonte se fantasia artistike mund të kapte këte bukuri dhe hirin qiellor, që do të ishte ai i mishërimit rrezatues hyjnor, tek bota dhe shpirti i Saj madh i fisnik.

Nga historia e vitëve të shkuara mësojmë, se gjatë një interviste dhënë nga meshtari i shquar patër Pashko Gojçaj o.f.m., në Tuz, ai (frati) deklaron hapur, se skuptori shqiptar Vasil Rakaj, është i pari skuptor në botë, që i bën momentin në skupturë kushtuar personalitetit të shquar Nënë Terezës, në të gjallë të Saj dhe një muaj mbasi Ajo kaloi në amshim u inagurua kjo vepër arti, e cila ende sot ndodhet në Tuz.

Vasil Rakaj, ka skalitur prej dekadash art në skulpturë. Një nga subjektet e tij më të preferuara është shën Nënë Tereza (1910-2007), shqiptarja më e famshme në botë. Ajo me madhështinë e Saj fisnike, ishte një pikë e dobët e skulptorit tonë.

Studiuesja dhe kritikja e artit bashkëkohor Suzana Varvarica Kuka, në një shkrim të saj botuar në gazetën “Dielli” (Tetor 2019 dhe ribotuar nga redaksia këtu në New York, në Numërin Special me shumë faqe në muajit nëntor 2019, e cila i kushtohet tërësisht Pavarësisë së Shqipërisë) të komunitetit tonë shqiptaro-amerikanë, ndër të tjera vlerëson kështu: “Në studio, Vasil Rakaj modelon argjilën e bronzin, gdhend drurin e gurin. Jeta e tij artistike nuk ndahet nga jeta e tij sociale dhe të dyja bashkë zenë vend në dy periudha të rëndësishme. Periudha e parë i përket jetës së tij në Shqipëri, gjatë kohës komuniste dhe krijimtarisë së tij nën diktatin e qeverisjes së sistemit monopartiak. Në këtë periudhë deri në 1990, Vasil Rakaj u edukua me nocionin: “Se atdheu, është familja” dhe kjo moto e bëri një individ të ndërgjegjshëm në jetën e tij artistike. Ai u rrit si skulptor realist, punoi si mësues dhe metodist i edukimit figurativ; jetoi në Kurbin dhe krijoi punime arti, të cilat lidhen me temat, subjektet dhe personazhet që sugjeronte arti dhe propaganda e asaj kohe në Shqipëri. Pas rënies së komunizmit, Vasil Rakaj bashkë me familjen e tij, u largua drejt ShBA dhe nisi një jetë të ndryshme nga ajo e atdheut, por duke mos e humbur mallin për të. Në ShBA, në Conneticut fillon periudha e dytë të jetës, ku zhvillon krijimtarinë duke mos e harruar shprehjen e Volterit: “O njeri! Kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut”.

Duke ndjekur nga afër jetën dhe aktivitetin e pasur artistik të mikut tim, mjeshtërit duar-artë Vasil Rakaj, studiuesja Kuka vijon rrëfimin e saj, se: “Në ShBA ai vlerësoi personalitetitin e Martin Luther King-ut dhe e modeloi potretin e tij në stil realist.

Më pas modeloi një bazament me formë shumë të veçantë dhe portreti – kokë mbi bazamentin e harkuar qëndrojnë në harmoni të plotë. Kjo vepër ruan vlera estetike dhe cilësi të lartë të ekzekutimit artistik.

Këto dy cilësi i kanë dhuruar nderim skulptorit ndër personalitetet e vendit ku jeton dhe në komunitetin e përbashkët, që respekton figurën e shquar të Martin Luther King-ut, si lider në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Në këtë periudhë skulptori ka vlerësuar ndjesi dhe përjetime të fenomeneve njerëzore në përshtatje me jetën dhe filozofinë jetësore.

Ai krijoi dhe krijon portrete, figura femërore alegorike dhe portrete të njerëzve nga jeta e përditshme.

Gjatë procesit krijues skulptori Rakaj nuk e anashkalon subjektin figurativ të një vepre, madje e pasuron me një mendim të vetin.

Në mënyrë ekskluzive, në të gjithë krijimtarinë e Vasil Rakaj dallon arti i tij për të pasqyruar në disa forma figurën madhore të Nënë Terezës. Ajo duket se zë një vend kryesor.

Ai e adhuron figurën dhe personalitetin e Nënë Terezës. Ai e respekton dhe është krenar për ekzistencën e saj.

Kjo ka sjelle një krijimtari të shumtë rreth personalitetit të saj. Në studion e tij në ShBA, në ekspozita dhe në evente përkujtimore që lidhen me atdheun, figura e saj në skulpturën e tij zë një vend të rëndësishëm.

Ai e ka gdhendur figurën e saj si shtatore, si bust, si reliev dhe si portret, por edhe si kompozim të skulpturës urbane dhe monumentale. I ka dhënë ngjashmëri në pamjen e jashtme, butësinë psikologjike, karakterin fetar përmes pasqyrimit të ndjesisë së shërbesës dhe të përulësisë.

Ai e punoi figurën e saj në Shqipëri dhe ShBA dhe e ka ekspozuar skulpturat e titulluara “Nënë Tereza”, në dhjetra ekspozita e me sukses në Shqipëri e ShBA.

Në Kosovë, skulptura e tij statuja “Nëna Terezë”, e cila është një figurë që shpreh personalitetin e shënjtores, e cila mban me ngrohtësi dhe ngjeshur në trupin e saj një djalë-fëmi, është vendosur në rrugën – pedonale dhe shumë pak metra më në jug se sheshi ku gjendet ekuestri “Skënderbeu mbi kalë” i skulptorit Janaq Paço.

Skulptori e ka punuar figurën e saj edhe në formën e objektit të llojit dhuratë dhe, si të tillë i është dhuruar disa fondacioneve, disa personaliteteve të njohur, të huaj dhe shqiptarë.”

Në punimet e mjeshtrit Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm

Skulptori i talentuar shqiptaro amerikan Vasil Rakaj (1954), ka lindur në fshatin historik Petrelë, jo shumë larg kryeqytetit Tiranë. Ai është me origjinë nga Boga e Malësisë së Madhe, e cila ndodhet në Shqipërinë Veriore.

Jeta e tij është interesante, që nga fëmijëria dhe deri në ditët tona. Shkollën fillore ai e ka mbaruar në Brojë (pranë dajave të tij në Malësi), kurse klasën e pestë në katundin Kastrat (Bratosh) tek tezja e vet, ndërsa klasën e gjashtë dhe shtatë në Milot dhe klasën e tetë e përfundon në qytetin Laç të Kurbinit.

Pasioni dhe prirja për skulpturën, bën që i riu Rakaj shkollën e mesme t’a përfundoj në Tiranë, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1973, ndërsa më 1977 kryen me sukses studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura, po në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në vitet 1977-1978, skulptori i ri Rakaj, emërohet si kuadër tek Ndërmarrja Artistike e qytetit heroik të Krujës.

Skulptori, filloj punën si mësues në shkollën “Dan Bajrami” në Gjorm të Kurbinit. Duke qenë mësues, ai njëkohsisht për 8 vjet kryesoj grupin e metodistëve për lëndën e vizatimit deri në vitin 1990. Si skulptor krijues, ka qenë antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej vitit 1982 deri sa ndryshoi sistemi politik në Shqipëri në vitin 1991.

Ardhja e demokracisë e gjen skulptorin në aktivitet të lirë artistik, misionin fisnik të cilin e vijon edhe sot në Amerikë (Conneticut). Artisti, gjatë jetës së tij krijuese kaloi gëzime dhe meditime plot frymëzime në punën artistike, ku me daltë gdhendi mjeshtërisht në dru e material të ndryshme dhjetra tematika, që i realizonte me pasion dhe dashuri.

Mbi të gjitha temat, më e preferuar e skulptorit është portreti asokohe i Të Lumes Nënë Tëreza (sot shën Tereza e Kalkutës), me të cilat ka hapur ekspozita në disa shtete të Amerikës.

Puna krijuese e artistit malësor, është e shtrirë me vite deri në ditët tona. Ai ka marrë pjesë pothuaj në të gjithë ekspozitat kombëtare e lokale, ku ka paraqitur punimet e veta.

Të tilla mund të përmendim portretet artistike, si:

“Nëna heroinë”, “Fshatarja”,

“Malësori”, “Kok Malçi” (figurë e urtësisë popullore, i cili, për atë kohë ishte këshilltar i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (punim në gur)), portrete fëmijësh:

“Punim me shtiza”, “Kodra e Ksulave” dhe kompozimet: “Gdhendësi popullor krutan” “Puthja”, “Besa”, “Piskama-portret me duar” etj.

Falë punës pasionante krijuese, ai realizon me mjeshtëri të lartë artistike punimin në dru të titulluar: “Loja e fëmijëve” (symbylltas), ku asokohe skulptori gdhendës, Vasil Rakaj ka fituar Çmimin e Dytë Kombëtar në Shqipëri në vitin 1984. Ai ishte i caktuar për të ekspozuar traditën e kulturës popullore krutane, krahas ekspozimeve të autorëve të ndryshëm nga rrethe të tjera në qytetin e Shkodrës, që asokohe ishte kthyer në një traditë konkuruese popullore mbarëkombëtare.

Kultura dhe tradita e lashtë popullore, kanë qenë dhe mbetën edhe sot temat e preferuara të autorit artist Rakaj, një pasuri dhe vlerë e pashtërshme në frymëzimet e mëvonshme, që u bënë shkak për krijimin e veprave të reja.

Punime të tjera të gdhendur në dru, me dimensione më të mëdha, mbajnë firmën e artistit Rakaj në kafen popullore krutane, brënda në kështjellën historike të Kastriotëve, trekëndshi i gdhendur në dru në hyrje tek Pazari i Vjetër, në qytetin historik të Krujës etj.

Skulpturat kushtuar Të Lumes Nënë Terezës në Shqipëri, janë nderuar me disa çmime nderi. Kështu me veprën “Portret në dru”, në konkursin kombëtar kushtuar humanistës së madhe ndërkombëtare, skulptori duarartë Rakaj është nderuar me Çmimin e Tretë në Tiranë në vitin 1996. Sërisht po me veprën “Portret në dru” (2009), në qytetin Conneticut të Amerikës fiton Çmim të Parë, në ekspozitën e artit modern amerikan.

Ekspozita të rregullta personale skulptori Rakaj, ka hapur në 100-vjetorin e Të Lumes Nënë Tereza, më 20 shtator 2010 në Worcester Mass., në Stamford CT. (28 Shtator 2010), në restorantin italiano-amerikan “Eastwood Manor” (29 Gusht 2010), Bronx, New York etj.

Ajo që të bie në sy është se tematika e shën Nënë Terezës, zë një vend të rëndësishëm edhe në monumentet e ngritura në sheshet dhe ambientet e ndryshme publike në natyrë.

Kështu punimet e patriotit dhe skulpturit të talentuar Vasil Rakaj, gjenden të vendosura në Tuz (Mal të Zi), qysh nga 18 tetori i vitit 1997 (me nënshkrimin e skalitur Vasil Gj. (Iniciali Gj., do të thotë Gjelosh, që është emri i babait të tij) Rakaj, i cili është edhe punimi i parë i tij); në oborrin e kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, New York (inaguruar më 10 shtator të vitit 2000); në Sheshin Qendror të Prishtinës (Kosovë, inaguruar më 2 korrik 2002, i cili përbën punimin e tretë të tij); në kishën katolike shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, në qytetin e madh industrial Detroit, Michigan, e cila përbën skulpturën e katërt të inaguruar atje, më 16 tetor të vitit 2003.

Skulpturën shumë të mirënjohur “Nënë Tereza me fëmijë”, mjeshtri Rakaj e zvogëloi dhe e përpunoi, duke i dhënë një vlerë të re artistike, të cilën ia bëri dhuratë vëllezërve Gojçaj në New York në vitin 1998, në 1-vjetorin e kalimit në amshim të Të Lumes Nënë Tereza.

Vëllezërit zemërbujarë Lekë Gojçaj (1939-2000) dhe Pashko Gojçaj (1941-2018), më vonë i mundësuan, që nga një kopje të veprës artistike t’a kenë si suvenir shumë përsonalitete të botës, si: shën papa Gjon Pali II, Presidenti demokrat amerikan Bill Clinton, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabetha II, Presidenti republikan amerikan George W. Bush, Gjeneralit amerikan Wesley Clark, kongresistit Tom Lantosh, ambasadorit amerikan në Prishtinë Walker, dom Anton Kçirës meshtar në kishën katolike shqiptare shën Pali dhe shën Pjetrit në Detroit, Michigan, SHBA, Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha etj. Ky i fundit veprën e skulptorit Vasil Rakaj, ia dhuroi Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, me qendër në Tiranë, Albania.

Po ashtu skulptori i talentuar dhe i palodhur Rakaj, me modesti tregon se në 100-vjetorin e lindjes së figurës së shquar ndërkombëtare Nënë Tereza, ai ka marrë pjesë në ekspozitën shëtitëse të hapur nën kujdesin e presidentes së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” zj. Liri Berisha, pranë Selinë e OKB-së në New York, sikurse më vonë në Washington D.C., dhe Itali, duke u paraqitur gjithashtu me dy punime.

Nga fondi i ekspozitave personale, autori zemërbujar i ka bërë dhuratë disa vepra me portretin e Nënë Terezës si personalitetit të shquar të komunitetit tonë, meshtarit të nderuar shqiptaro amerikanë don Pjetër Popaj, famullitar i përkushtuar pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, personalitetit dhe biografit të shquar Nënë Terezës shkrimtarit mons. dr. Lush Gjergjit (dhuruar nga vëllezërit patriotë malesorë Gojçaj), kishës katedrale katolike, që i dedikohet shën Nënë Terezës në Prishtinë të Republikës së re të Kosovës, sikurse edhe ish Presidentit të vendit zotit Fatmir Sejdiu etj.

Ashtu sikurse quhet mons. dr. Lush Gjergji biografi i shquar shën Nënë Terezës me shkrime dhe libra, me plot të drejtë mund t’a quajmë artistin e talentuar shqiptaro amerikanë Vasil Rakaj si skulptorin e parë brilant dedikuar artistikisht Nënë Terezës.

Skulptori V. Rakaj dhe busti kushtuar dr. Martin Luther King Jr., përballë Bashkisë në Ansonia city, Connecticut

Busti i modeluar bultësisht në baltë nga skulptori Vasil Rakaj dhe i derdhur në bronz qëndron në majë të një piedestali prej graniti të zi të sjellë nga shteti Vermont.

City of Ansonia. Duke e shëtitur në këmbë dhe në disa zona piktoreke buzë ujit me makinë e kupton se ai ështe një nga qytetet apo Bashkia më e vogël e shtetit Connecticut. Ky komuniteti më së shumti i njerëzve me ngjyrë, me dinjitet dhe respekt nderoj martirin Martin Luther King Jr. përmes një busti të madh të derdhur në bronz dhe që sot ndodhet përballë bashkisë së tij.

Skulptori Rakaj, rrëfen për lexuesit shqiptar në vendlindje, momentin kur catohet nga komuniteti i qytetit dhe vetë kryetari i Bashkisë se qytetit të vogël Ansonia, që të realizoi në skulpturë figurën e personalitetit të madh amerikanë dhe botërorë dr. Martin Luther King Jr.

Ai, në një intrevistë ekskluzive, dhënë gazetarit lezhian Tom Therçaj, kujton: “Brenda pak ditësh më trokitën në studio një grup prej 10 vetash, ku bënte pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit ku jetoj, Ansonia, Konektikat, David Cassetti. Të tjerët ishin përfaqësues të komunitetit, organizatorë për realizimin e veprës që do të vendoset pranë bashkisë së qytetit të Ansonias. Aty m’u dha edhe lajmi i mirë që isha përzgjedhur unë. Ishim të gjithë të gëzuar e nuk di se kush më shumë, unë si autor, apo ata që kishin trokitur në studion e duhur.”

Busti i lartë, ndodhet i vendosur dukshëm në një bazë graniti të zi përpara Bashkisë. Ai është: “një testament bashkëpunimi, në një botë me kaq shumë konfuzion, diversitet dhe urrejtje, kjo tregon se një komunitet mund të lërë mënjanë dallimet e tij dhe të punojë së bashku duke respektuar njëri-tjetrin, për të mirën e të gjithëve,” tha David Gatison, kryetari i Ministrisë së Dhjakut në Kishën Baptiste të Maqedonisë dhe një nga anëtarët e Komitetit MLK Bust.

Busti i ri, është ideuar dhe krijuar nga duart e arta të skuptorit të talentuar dhe me përvoj shqiptaro-amerikanit Vasil Rakaj, i cili sot njihet si skulptor i Këshillit të Arteve të Luginës.

Gazetarët e ndryshëm amerikanë në këto media marramendëse, kanë ritheksuar vazhdimisht se veprat artistike të autorit Vasil Rakaj, janë ekspozuar në Shtëpinë e Bardhë, Washington D.C., Buckingham Palace të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, në shtetin e Vatikanit në Itali, Shqipëri, Kosovë etj.

Perveç bustit të realizuar artistikisht në bronz, kushtuar dr. King Jr., në Bashkinë Ansonia, artisti shqiptar, ka menduar edhe për vendosjen e veprës në një piedestal prej graniti të zi. Sikurse thotë skuptori Rakaj, vepra e re dhe piedestali krijojnë një hark, që shërbejnë për të ngritur apo krijuar idene e dr. Martin Luther King Jr. në qiell. Ky hark, shihet për herë të parë si kompozim skulpturor.

Sot çdo vit përballë bustit të ri zhvillohet një ceremoni tradicionale vjetore përkujtimore, për nder të mbretit (MLK) çdo 4 prill, pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij në qytetin Memphis, të shtetit Tennessee.

Busti, prej kohësh thuhet se ishte një ëndërr, më pas u bë një sugjerim dhe më në fund u shndërrua në realitet. Pas tre vitesh mbledhje fondesh, skulpturimi dhe planifikimi, qëllimi i bustit në fjalë u arrit të realizohej nga duart e arta të skulptorit shqiptaro-amerikan Vasil Gjelosh Rakaj.

Por, historia apo ëndrra e vendosjes së këtij busti me famë amerikane dhe botërore e përsonalitetit të shquar amerikan është shumë e thjeshtë dhe njëkohsisht shumë interesante. Mësojmë se 5 vite më parë busti i luftëtarit të vendosur për lirië dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti për komunitetin me ngjyrë në SHBA dr. Martin Luther King Jr., ishte rekomanduar nga Brandon Richards, një ish-nxënës i shkollës së mesme. Ai ia shpreh këtë dëshirë (ëndërr) shokëve të klasës së tij në shkollë. Ai kërkonte asokohe, sikur të kishim një bust dinjitoz të MLK në qytetin tonë.

Me këtë ide dhe qëllim në mendje, ata së bashku nisen tek kisha baptiste në qytetin Ansonia. Pastori gëzohet për këtë ide dhe bie dakord. Ai thoshte se duhet të marret miratimi nga Bashkia se qytetit Ansonia. Këshilli Bashkiak e miraton kërkesën e këtij djaloshi fisnik e cila bëhet realitet me vendosjen e veprës monumentale përkujtimore MLK në skupturë reralizuar mjeshtërisht nga skulptori shqiptar Rakaj.

“Uau,” vuri në dukje senatori i shtetit George Logan, R-Ansonia. “Kjo është e mrekullueshme. Çfarë feste. Si një komunitet për ne, që të bashkohemi kështu – është diçka e veçantë. … Kjo është arsyeja, pse mbjellja e farave të duhura në rininë tone, është kaq e rëndësishme. Kjo ide erdhi nga një fëmijë i vogël.”

Asokohe publiku pjesëmarrës në inagurimin e bustit, dëgjoi lexime nga nxënës të shkollave të mesme, u interpretua muzikë nga kori i shkollës së mesme Ansonia dhe fjalime nga politikanë si Logan, përfaqësuesja e shtetit Kara Rochelle, D-Ansonia dhe kryebashkiaku David Cassetti.

Duke shfletuar online arkivin e shtypit të kohës, lexojmë mbresa dhe përshtypje të ndryshme për realizimin artistik të bustit asokoke nga skulptori shqiptar Rakaj.

“Ky bust më kujton bustet në Romën e lashtë të senatorëve dhe udhëheqësve të tyre të rëndësishëm. Martin Luther King Jr. ishte një udhëheqës i madh, që nxiti të bashkohemi në një kohë të përçarjes kombëtare, dhe busti i Vasilit tregon kësisoj një udhëheqës të komunitetit.” tha Rev. Edward Young, meshtar i Kishës Katolike Greke ukrainase të shën Pjetrit dhe shën Palit.

Busti MLK, para 5 viteve ishte një ëndërr e komunitetit të qytetit Ansonia, me rastin e 50-vjetorit të vrasjës së dr. King, përpara Bashkisë së Ansonias, për të përkujtuar trashëgiminë transformuese të Rev. Dr. Martin Luther King, Jr., dhe për të frymëzuar komunitetin Ansonia dhe komunitetet përreth Luginës me dashuri, barazi, drejtësi dhe dhembshuri, për të gjithë banorët e Luginës.

Kjo është koha më e bukur për një reflektim të tillë. Kur Amerika jonë e dashur dhe e ndarë fatkeqsisht në mënyrë të pakuptimtë në rrafshin politik, sot më shumë se kurrë, mendoj se ka nevojë për të dëshmuar një shpirt të ripërtërirë paqeje dhe uniteti, për të ngritur lart madhështinë tonë në rënie këto vitet e fundit.

Rev. Dr. Martin Luther King, Jr. ishte një avokat dhe shpesh fliste në tubimet masive për barazi dhe drejtësi, për të gjithë njerëzit pa dallim ngjyre dhe bindjeve politike.

Trashëgimia e tij e qëndrueshme prek jetën e të gjithë amerikanëve sot. Njerëzit e Luginës dhe komuniteteve përreth janë të nderuar të përfaqësojnë idealet e një Amerika të bashkuar.

Shënim: Shkrimi është shkëputur nga libri voluminoz: “Dritë dhe hije historike në New York” (Shënime & Refleksione), New York, 2024, me autor Klajd Kapinova, i cili shumë shpejt pritet të botohet online nga kompanitë e medha amerikane dhe botërore në Amazon, Barnes and Noble etj.

Filed Under: Histori

Shija e Shoqërisë Europiane në Shqipërinë e vitit 1876

May 14, 2024 by s p

“Themeluesi” nga Evarist Beqiri: Një libër dedikuar Ismail

Nga Evarist Beqiri

Po sjellim sot për lexuesin përshkrimin e një udhëtari të huaj për Shqipërinë e shekullit të 19-të. Shkrimi i para 148 viteve është në gjuhën frënge. Ky shkrim botohet për herë të parë në Shqipëri. Ndër të tjera shkrimi flet për Ismail Qemalin dhe influencën e madhe që familja “Vlora” kishte në vend. Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, Ismail Qemali ishte vetëm 32 vjeç. Ai sapo ishte ftuar në Kostandinopojë nga mentori i tij Mid’hat Pasha, për të shërbyer si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme.

Autori e përshkruan shtëpinë e Ismail Beut si më të bukurën e Vlorës. Në shkrim dallohet habia e madhe e autorit, kur gjen shijen e shoqërisë europiane në selamllëkun e familjes Vlora. Mjekun francez, inxhinjerin parizien të minierave të asfaltit dhe një shtetas gjerman të vendosur me banim aty prej 30 vitesh. Shkrimi thekson rolin e familjeve fisnike shqiptare në ruajtjen e frymës kombëtare. Në mbyllje përshkruhet momenti i largimit të Ismail Qemalit nga Vlora. Autori përshkruan përshëndetjen e heshtur që i bëjnë zotërisë së tyre nga bregu i detit kavalierët shqiptarë me mantele të gjata. Në vitin 1877, gazetari Alfred Gillieron botoi librin e tij me përshtypjet nga udhëtimi edhe në Vlorë. Ai shkruan se një inxhinjer francez punonte në minierën e bitumit në Selenicë, e cila shfrytëzohej nga një shoqëri franceze e lidhur me Ismail Qemal Bej Vlorën dhe Karapanosin e Kostandinopojës.

Shkrimi vazhdon më tej duke theksuar se Ismail Qemali kishte studiuar në Francë. Ismail Qemali kreu një vizitë në Evropë, e cila zgjati nga shtatori 1875 deri në maj 1876, për të studiuar nga afër demokracinë lokale, administratën dhe financat publike. Mid’hat Pasha, Ismail Qemali dhe fraksioni i tyre liberal tentuan të vendosnin një rend kushtetues liberal në Perandorinë Osmane. Asokohe, u hartua edhe një reformë administrative, që parashikonte në veçanti krijimin e një vilajeti të vetëm që do të përfshinte të gjitha trojet shqiptare, guvernator i së cilit do të ishte vetë Ismail  Qemali. Këto përpjekje dështuan dhe Mid’had Pasha me Ismail Qemalin u syrgjynosën në vitin 1877.

Interesante është pikëpamja e studiueses turke Esma Karadag, lidhur me fillesat e angazhimit të Ismail Qemalit në lëvizjen kombëtare shqiptare, e cila nuk është cekur aspak nga historiografia jonë. Sipas saj, Ismail Qemali ishte një nga ideatorët dhe udhëheqësit e “Lidhjes së Prizrenit” të vitit 1878, menjëherë pas luftës ruso-turke. Kjo lëvizje u përkrah fillimisht nga Porta e Lartë, por pas kërkesës për autonomi politike u shtyp me dhunë. Dhe arsyeja kryesore e internimit të Ismail Qemalit në vitet 1877-1884, ishte pikërisht pjesëmarrja e tij aktive në lëvizjen kombëtare shqiptare. Fillimisht, mendohej se lideri i xhonturqve do të ishte Ismail Qemali, por fakti që ai po punonte më tepër për çështjen shqiptare binte në kundërshtim me kredon e xhonturqve. 

Më pas, ai u mbajt nga sulltani qëllimisht larg Stambollit, për të qenë larg lëvizjes kombëtare shqiptare. Ismail Qemal Vlora kishte në qëndrimet dhe veprimet e tij karakteristikat e liderit diplomatik, strategjik dhe taktik. Por, atij nuk i mungonte as aftësia logjistike për të administruar me efektshmëri të mirat që kishte në dispozicion. Ismail Qemali kishte inteligjencën taktike, e cila nënkupton aftësitë e tij për të manovruar në arenë, aty ku zhvillohen ngjarjet konkrete. Inteligjenca taktike është më e matshme dhe më e prekshme. Ndërsa aftësitë diplomatike dhe strategjike janë abstrakte. Zakonisht ato zhvillohen në prapaskenë dhe kanë të bëjnë me ndërveprimin ndërpersonal në sisteme komplekse. Providenca e kombinuar me aftësitë e tij të jashtëzakonshme bënë që Ismail Qemali të fitonte mirënjohjen e përjetshme të popullit të tij.

Filed Under: Histori

Nderim për Vexhi Buharanë

May 13, 2024 by s p

Dr. Sadit Bejko/

Nga fillimi i viteve ’60 në Berat, lagjia “Murat Çelepie”, te kthina brenda dyqanit të berberëve, njeriut pas xhamit i kisha paguar paratë, kisha marrë prej tij faturën dhe po mbaja radhën të qethesha.

Një grua e moshuar hyn, i përkulet atij njeriut pas xhamit, merr t’i puthë dorën, duke i pëshpëritur nën zë: “Myfti efendi, Myfti…” Burri me shtat të dobët nëpunësi u shkëput prej saj me drojë dhe plot urtësi e nxori jashtë dyqanit.

Ç’po ndodhte?

Ky faturisti i përulur i dyqanit të berberëve, ky ish-myftiu i qytetit të Beratit, ky na ishte Vexhi Buharaja. Aty e pashë, aty pyeta e dëgjova për të për herë të parë.

Më vonë lexova se studiuesin orientalist, përkthyesin nga persishtja dhe osmanishtja, V. Buharanë e çmonin E. Çabej, A. Buda etj. Ishte bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Historisë, Tiranë.

Vexhi Buharaja (1920-1987) sot njihet si poet, përkthyes, filolog, në veçanti orientalist me kontribute për kulturën shqiptare.

Jetoi e punoi nën diktaturën komuniste shqiptare dhe erdhi tek ne si gamilja që përshkon udhën e gjatë nëpër shkretëtirë. Barrët e arta të shekujve orientalë i barti, i solli, i shkarkoi tek ne: Firdusin, Gjylistanin e Saadiut, Ëndërrimet (Tehajulat) e Naimit… Dhe iku larg, u fsheh prapë nën retë e ndritshme e të padukshme të pafundësisë.

Tërë kohën jetoi e punoi nën hije si prushi nën hi.

Kam pasur rastin ta njoh, ta takoj, kam folur me të, kam thithur të njëjtin ajër; të njëjtat valë lumi shushuritëse a të turbullta të Osumit kanë prekur membranat në veshët tanë. Asgjë më shumë.

Berati që nga shekulli i 6-të ruajti kodikun Beratinus, një fanitje e shenjtërisë, e ylbereve me frymë, shkronjë dhe fytyrë të dritës bizantine.

Onufri i “qytetit shumë të ndritshëm”, Beratit, është sot pasuri botërore nën strehën e Uneskos…

Me Vexhi Buharanë Berati shkoi në shekullin e 11-të te gjeniu Persian Firdusiu.

Një mrekulli…ky kryqëzim kulturash.

Midis janë dhe Nezim Berati (Nezim Frakulla), Ismail Pashë Velabishti, S. Naibi e të tjerë, e të tjerë…

Thesaret, misteret, e të shkuarës i shërbejnë të sotmes…me mrekullinë e së padukshmes. Me mrekullinë e së përjetshmes.

Vexhiu ishte eseist e poet në shtypin e viteve ’30-’40, ndaj i solli aq mirë poetët… Naimin, persianët.

Si pedagog në Filologjik, poetit e studiuesit beratas, Yzedin Himës, i kam bërë një recencë doktorature mbi V. Buharanë. Aty u njoftova dhe mbi fakte e vlerësime të panjohura për atë… për të paharruarin Vexhi Buharaja.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 89
  • 90
  • 91
  • 92
  • 93
  • …
  • 702
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE
  • ALBANIAN HERITAGE BOOKSHELF INITIATIVE
  • Stuhitë “Bomb Cyclone”: Kur natyra teston kufijtë e shoqërisë moderne
  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT