• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori Suksesi- Elidiana Abazi

November 27, 2015 by dgreca

Docente Doktore e Shkencave Elidiana Abazi: Babi më la vetem 5 vjeç, por imazhi i tij dhe kujdesi i nënës time më kanë shërber në të gjithe jetën time, jo thjesht si një kujtim,  por si  model e motiv i  fuqishëm për të cur përpara./

 Nga Liliana Pere.  Histori Suksesi/

Profili  i Docente Doktore e shkencave sociale Elidiana (Abazi) Canaj/

Dr. Elidiana Murat (Abazi) Canaj një grua e qetë, qytetare në mentalitet dhe në sjellje, me shumë bonsens, rritur ne qytetin e Korcës, me të dy prindërit nga Jugu i Shqipërise, përkatësisht nënën nga Grabocka e Korçës, ndërsa babain nga Selenica e Kolonjës.

Të dy këto njësi administrative përfshihen në Qarkun e Korçës. Janë dy rrethe e dy qytete shumë afër gjeografikisht, por dhe me të njëjtat tradita atdhetare, kulture, arsimdashëse, me kulturë qytetare, në mikpritje, bujari e dinamizëm, me contribute e vlera të çmuara në historinë e kombit tonë .

Elidiana më se e vlerësuar:

  • Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike si “Punonjëse e Shkencave Politike” me 1977.
  • “Doktor” – Gradë shkencore e mbron  pranë Departamentit të Filozofi–Sociologji në fushën e Shkencave Sociologjike, po në Universitetin e Tiranës, me vlerësim “shumë mirë”.
  • “Docent”- Titull Pedagogjik Skencor, per studimet ne fushen e Sociologjise fituar në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2010.
  • Pedagoge e Filozofise në Shkollën e Lartë të Partisë prej 10 vjetësh dhe 10 vjet pedagoge e Sociologjisë Rurale në Universitetin Bujqësor të Tiranë.
  • Kryetare e këshillit të Qarkut të Tiranës në mandatin e parë të krijimit të Këshillave të Qarqeve në Shqipëri dhe kryetare e Shoqatës Kombëtare të Këshillave të Qarqeve, njëkohësisht.
  • Antare e Kongresit Evropian të Autoriteteve të Qeverisjes Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës dhe Sekretare e Delegacionit Shqiptar për organet e qeverisjes vendore në vitet 2000 – 2004.
  • Sekretare e Komisionit të Kualifikimit Shkencor Pasuniversitar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vitet 1999 – 2000
  • Tashmë në nvitet e fundit vazhdon të punojë si pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës & pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT- dega Sociologji.

Studime & Botime të Elidianës:

  • Bashkautore në hartimin e programit, leksioneve dhe tekstit të Sociologjisë Rurale
  • Bashkeautore ne hartimin e programit të modulit “Parimet e Komunitetit dhe Zhvillimi i Zonave Rurale”, si edhe në përgatitjen e ciklit të leksioneve për studimet në Master Shkencor ne Ekonomi dhe Politika Agrare.
  • Studim sociologjik mbi ndikimin e mendësive fisnore në lidhjet martesore dhe familjare, si dhe në jetën e përditshme të njerëzve në zonat veri-lindore për vitet 1985 – 1990, pori edhe në vitet e para të tranzicionit.
  • “Këshilli i Qarkut-tre vjet-arritje dhe nevoja”, artikull i botuar në  revistë periodike “Pushteti Vendor”, botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor, 2004
  • (Bashkautore) në hartimin dhe botimin e: „Sociologji Rurale“, tekst i ripunuar e i ribotuar, miratuar nga DEPA, 2008.
  • „Ndikimi i mendësive fisnore“, – Vështrim Sociologjik – Monografi, Tiranë, 2008 (miratuar nga DEPA).
  • (Bashkautore): Pergatitja dhe botimi  i librit “Sociologjia Rurale dhe Fshati Shqiptar” – përmbledhje materialesh studimore në ndihmë të studentëve për modulin “Sociologji Rurale”, Tiranë, 2006 (miratuar nga DEPA).
  • Konferenca Kombëtare: Referat me temë: “Roli i gruas në botën rurale, eksperienca dhe nga tranzicioni shqiptar”, organizuar më 5 qershor 2009 në UBT. Temë përgatitur dhe e referuar në konferencë nga E. Canaj:
    • „Gruaja rurale dhe disa probleme mbi statusin dhe rolin e saj social ekonomik”
  • “Murat Baki Abazi, Ditar, mbresa, kujtime, histori jete” – monografi – Tiranë – 2010.
  • Canaj (bashkautore) me Rezear Kola, Engjëll Skreli: “Veprimi kolektiv i munguar në bujqësinë shqiptare: Një përpjekje për të kuptuar faktorët që përcaktojnë veprimin kolektiv në një vend post komunist” – Konferenca kombëtare organizuar nga FEA: qershor 2010.
  • Referim në takimin VI të Institutit Alb – Shkenca në Prishtinë me temë: “Vlerat e ditareve personale” si metodologji studimi ne Sociologji, Prishtinë, 2011.
  • Botuar si ekstrakt tek permbledhja e Botimeve të Institutit të Alb-Shkencës për llogari të revistës “Aktet”: “Vlerat e ditareve personale”, 2011.

 

Elidiana u lind, u rrit dhe u formuan me historinë e patriotëve dhe rilindasve tanë:

Kur kujtojme Korçën dhe Kolonjën nuk mund te mos  përmendim me repekt të thellë  Patriotët e mëdhenj, dijetarët dhe mendimtarët  e Rilindjes sonë kombëtare, të penës dhe të pushkës në mbrojtje të interesave tona Kombëtare në arenën ndërkombëtare.

  • Kolonjarët që kanë bërë

Theofan Stilian Noli: Burrë shteti, ishte një dijetar, shkrimtar shqiptar, studiues, muzikolog, diplomat, politikan, historian, orator dhe themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i cili shërbeu si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit qershorit. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. pas Rilindjes.

  • Jani Vreto atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Dha ndihmesë të vyer për komisionin që miratoi më 1879 Alfabetin e Stambollit.
  • Parashqevi & Sevasi Qirjazi 1880-1970 të njohura edhe me emrin Paraskevi D. Kirias, 1909 botuese të abetares për shkollat fillore. Më pas organizouan arsimin në Shqipërinë e jugut dhe ndihmuan për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar.
  • Papa Kristo Negovani (1875-1905), patriot dhe klerik shqiptar
  • Korçarët që bënë histori: Dhimitër Berati, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, Pandeli Cale, Spiro Ilo, Mihal Grameno, rilindas, gazetar dhe shkrimtar, Iliaz Bej Mirahori, themelues i qytetit të Korçës.etj,etj. Dy krahina te dyja djepe të Rilindjes etj. etj.

 

******************************************************************************

 

Bashkëbisedim me Elidianën ose Liden siç e therrasin shkurt:

**

E dashur Elidiana, Tashmë kanë kaluar shumë vite pune dhe nje karrierë e suksesshme e jetës tuaj, ndaj, besoj, keni shumë për të thënë. Kjo intervistë nuk do të mjaftonte për të përshkruar jetën tuaj, familjen, fëmijërinë, formimin tuaj, karrierrën profesionale dhe, të gjitha angazhimet e përgjegjësitë tuaja në disa fusha të jetës. Që jane vërtet për t’u admiruar dhe vlerësuar, kjo nuk vihet në dyshim, por a mund të sillni në vëmendjen e lexuesit disa nga momentet më pikante të jetës  tuaj, kuptohet, relativisht shkurt?

 

  • Elidiana Murat (Abazi) Canaj. Kam lindur më 4 shkurt 1952 në qytetin e Elbasanit. Kur isha 5 vjeç, babai im i dashur, Murat Abazi, u nda nga jeta. Ai ishte vetëm 35 vjeç. Jam fëmija i parë e dy prinderve të mij të shtrenjtë, Perparimes dhe Murat Abazit. Nëna ime është nga Grabocka e Korçës, ndërsa babai nga Selenica e Kolonjës. Doemos jam me fat për prindërit e mij. Ishin akoma vitet e para të jetës në liri, kur ata u martuan dhe u bënë prinder. Të dy ata kanë marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishin partizanë të njejtit formacion të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, Brigadës XV s. Ashtu si të gjithë luftëtarët e lirisë në të gjithë botën, ishin të vendosur për të bërë punë të mira në dobi të realizimit të ëndërrave të të gjithë shqiptarëve per demokraci e per ta parë vendin të zhvilluar e të begatë. Me këtë frymë na edukuan edhe ne të tri vajzave të tyre! Ishte fatkeqësia jonë që te mos rriteshim me babain tone pranë fizikisht! E gjithe barra e rritjes, edukimit, shkollimit tone ra mbi shpatullat e nënës sonë që mbeti e ve kur ishte vetëm 28 vjeç!

**

E dashur Lida, Ndjej dhimbje të thellë kur më kujtoni që ju keni qene vetem 5 vjeç kur babi juaj u nda nga jeta dhe ju, me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj detyrave, por edhe ndaj trashëgimisë tuaj prindërore, ose ADN-se suaj (Genit) keni shkëlqyer që në fiilimet tuaja në bangat e shkollës dhe në vazhdim. Sa ështe ndjerë Lidae e mbeshtetur në  planin shpirtëror dhe kujdesin prindëror nga nena dhe të afërmit e saj?

  • Kemi jetuar në qytetin e Korçës gjatë te gjitha viteve të shkollimit tim parauniversitar. Kam pasur fatin të jem nxënëse e shkollave më të mira të qytetit dhe jo vetëm për Korçën! Shkolla e mesme e arsimit të përgjithshem “Raqi Qirinxhi” renditej në shkollat më të mira të vendit! Jo vetëm unë, por edhe motrat e mia kemi qëne nxënset më të mira të shkollve ku kemi qenë! Shpesh fotografia e jonë bashkë me nënën tonë vihej në qëndër të qytetit si prind e femijë të dalluar! Edhe sot krenohemi për nënën tone! U jemi gjithashtu mirënjohëse të gjithëve që kanë kontribuar në edukimin tone, na kanë qendruar pranë dhe na kanë vlerësuar! Pranë nesh kanë qenë kurdoherë prindërit e nënës. Nuk na lanë vetëm! Të gjithë të afërmit na janë gjendur e janë kujdesur per ne në një mënyrë ose tjetër me qellim që të mos na mungonte gë në rritjen e edukimin tonë! Ishte nje mrekulli e vertetë qe ne ndiheshim kurdoherë në gjirin e dashurisë e kujdesit të njerëzve tanë më të afert! Asnjeherë nuk u ndjemë “jetime”! Kam të drejtë të them që kujdesi e besimi i tyre tek ne, na “detyroi” të mësonim të mos i zhgënjenim njerëzit, nënen, te afërmit, shoqërinë! Personalisht kam qenë mjaft aktive në të gjitha nivelet e jetës: si nxënëse jam angazhuar me shumë përkushtim e kënaqësi në të gjitha detyrat e përvetësimit të mësimit. Krahas detyrës kryesore kam kryer edhe detyra shoqërore në organizata të ndryshme sin ë organizatën e pionierit, në organizatën e rinisë e më tej. Asnjë përgjegjesi nuk e kam konsideruar thjesht si “dhuratë” apo vlerësim për mua, por si detyrë! Asnjëherë nuk i kam neglizhuar detyrat shoqërore! I kam kryer pa u kursyer krahas detyrave shtetërore. Nuk kam cënuar asnjehere përgjegjësitë administrative apo juridike! Ndershmëria e korrektësia në të gjitha marrdheniet e sjelljet në shoqëri më kanë karakterizuar kurdoherë!

Studimet e larta i fillova në Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike, në degën e Filozofisë. Në fund të studimeve u diplomova si punonjëse e shekncave Politike. Para diplomimit punova si mësuese në stash në shkollën e mesme të bashkuar Miras – Devoll. Ishte prova ime e parë në jetë! U ndjeva mirë dhe nuk paragjykova aksënd që me emëruan në fshat, perkundrazi, m’u duk sikur kisha detyrimin ndaj xha Emin Kaçanit për të punuar si mësuese në fshatin e tij të lindjes! (Xha Emini ishte komshiu ynë që, edhe pse ishte moshatar me gjyshin tim, e konsideroja shok e më donte shumë si vajzën e vet. Ai kishte shume besim tek une se do ta nderoja edhe atë me punët e mia të mira!)

**

-Si e keni konceptuar në kuptimin filozofik, punën me rininë, ku disa gjenerata të rinjsh kanë patur fatin të ishin pranë jush, të edukoheshin me ndjenjën e punës, e solidaritetit, humanizmit dhe t’i orientonit drejt per formimin e tyre cilësor?

 

Mbas diplomimit fillova të punoja e emëruar si Drejtuese sociale administrative në aksionet kombëtare të rinisë. Fillova në Hekurudhën Prrenjas-Guri i Kuq (Pogradec). Edhe pse me pëlqente të isha në mësimdhënie e punën studimore kërkimore shkencore, iu përkushtova punës me rininë. Mësova shumë nga aksioni dhe karateristikat e rinisë. Mësova të njoh dallimet e grupeve të ndryshme të rinise së vendit në aksion. Vlerësoja tek të gjithë të rinjtë vullnetarizmin dhe seriozitetin e tyre në punë. Vleresoja mjaft aspektin social të sjelljes së tyre, shkembimin e vlerave mes grupimeve sociale të të rinjve të të gjitha kategroive dhe nga të gjitha krahinat e vendit, solidaritetin, humanizmin, shpirtin e garës dhe vrullin e rinise! Në këtë hekurudhë punova pothuaj në të gjithë sektoret: Pojskë, Guri i Kuq (Memlisht), Tuneli i Qafë Thanës. Mbas përfundimit të punimeve në këtë vepër të madhe dhe inagurimit të saj, u transferova në aksionin për ndërtimin e rrugës automobilistike Tepelene – Gusmar. Jetova e unova 3 muaj në Bënçë bashkë me rininë vullnetare në një lloj “fushimi”- sktor provizor e sezonal i sajuar me çadra. Pastaj punova në prodhim bujqësor për 6 muaj në NB – Korça. Më pas filluan punimet e hekurudhës Laç-Lezhë. U thirra të punoja në këte veper tjetër të rëndësishme përsëri me rininë. Punova e jetova 13 muaj në Tresh të Lezhës si komandante sektori. Aksionet më dhanë mjaft vlera e experiencë në jetë! Kam mjaft episode pikante nga kjo experiencë rreth 3 vite në punë të ndryshme kryesisht me rininë e aksioneve vullnetare! U njoha me rininë e të gjitha krahinave të vendit nga veriu në jugë, nga lindja në perëndim, në Shqipërinë e Mesme, u njoha me tërinj puntorë, kooperativistë, nxënës e student, me mësues e pedagogë, me puntorë të hekurudhës e specialist me emën në projektimin e ndertimin e atyre veprave të mëdha…

 

**

-Si keni mundur në nje moshë shume të re, të merrnit persipër detyra të vështira dhe t’i kryenit me aq sukses? Unë i joh vlerat e karakteristikat e tua: e mencur, shumë e qetë, e aresyeshme dhe mjaft e edukuar. A ka qene Babai juaj i ndjerë dhe nëna juaj në vizionin tuaj pranë me figuren e tij, jo thjesht si kujtim, por edhe si model sjelljeje, forcë e nje motiv i fuqishëm për të përballuar sakrificat që u ka servirur puna dhe jeta ?

 

  • Nuk e kam ndjerë se kam sakrifikuar, por kam punuar pa refuzuar asnjeherë detyrat! Ndoshta ka sakrifikuar mamaja e motrat e mia që isha larg tyre. Gjithsesi asnjeherë nuk jam ndjerë larg se kurdohere analizoja sjelljet, veprimet e qëdrimet e mia në raport me porositë e mamasë, me modelin e saj në jetë, me vlerat e karakterit të babait tim, që edhe pse nuk pata fatin ta kishta fizikisht pranë, mamaja na e kish sjellë kurdoherë figurën e tij pranë, jo thjesht si kujtim, por edhe si model të gjallë. Babai ështe shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Si babai ashtu edhe mamaja kanë disa vlerësime për kontributin e vet jo vetëm në luftën për liri, si ish partizanë e si veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare por edhe në punë! Si mund të sillesha ndryshe nga modeli e idealet e prindërve të mij?!

Edhe unë jam pasardhëse veterani jo vetëm si vajzë e dy prindërve veteranë, por edhe si anëtare e organizatës së Veteraneve te LANÇ. Në disa konferenca Kombëtare te Veteraneve me radhë jam zgjedhur antare e Kryesisë dhe n/kryetare e Kryesise se Komitetit Kombetar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar. Ndjehem e vlerësuar nga veteranët dhe u jam mirenjohëse atyre që më besuan të me zgjedhin edhe mua në krye të organizatës së tyre edhe pse jam pasardhëse! Doemos besimin e vlerësimin e tyre unë i përkthej në punë e angazhim me përkushtim në mbrojtje të idealeve dhe vlerave më të mira të Popullit Shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, luftë e cila e renditi vendin tonë në krahun e fitimtarëve mbi nazifashizmin botëror. Kjo luftë i kushtoi shtrenjtë popullit tonë të vogël në numër! Dhanë jetën mbi 28.000 dëshmorë! Kjo luftë u kurorëzua me lirine e pavarësinë! Nderkohe kam vazhduar studimet dhe kam shlyer detyrime të kualifikimit pasuniversitar. Kam vazhduar per 21 vjet studime të rregullta në nivele të ndryshme të arsimit.

**

E dashur Lida, Ju jeni sot pedagoge në Universitet për lëndën e Sociologjise Rurale. Rrezatoni sens pozitiv në punë, integritet të lartë social e professional, shkruani dhe botoni me dhjetra artikuj shkencorë & profesionale, apo divulgativë, si mundeni të kryeni dhe angazhime të tjera me karakter social? A eshte ky angazhimi juaj dashuri dhe detyrim juaj për profesionin apo një respekt  njerëzor?

  • Kam studjuar dhe jam kualifikuar nëpërmjet studimeve universitare e pasuniversitare dhe finalizova mbrojtjen e doktoratës në Sociologji. Kam realizuar edhe një studim të thelluar sociologjik në zonat verilindore të vendit, kryesisht në territoret rurale për ndikimin e mendësive fisnore në lidhjet martësore e familjare si edhe në zgjidhjen e problemeve të jetes së përditshme të njerëzve në Mat, Kukës, Has e Tropojë. Ndërkohe që isha emëruar pedagoge e Filozofise në një nga institucionet e arsimit të lartë te vendit. Punova aty për 10 vjet. Tani vazhdoj si pedagoge në UBT dhe jap me kenaqesi e përkushtim lëndën e formimit të përgjithshem Sociologji Rurale. Vitet e fundit jam pranuar si pedagoge e jashtme edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT për të dhëne lëndën Sociologji Rurale si lënde e formimit professional për studentët e degës së Sociologjisë.

Duke e dashuruar punën që bëj në mësimdhënie, kujdesem të vazhdoj të studjoj dhe të shkruaj. Kam botuar dhjetra shkrime e artikuj të ndryshem në organe teorike – shkencore dhe në organe divulgative.

Dua të nënvizoj veçanërisht përgatitjen dhe botimin e monografisë me titull: “Murat Baki Abas Selenica – Ditar, kujtime, histori jete”. Me këtë monografi theksoj se kam nxjerrë në dritë ditarin e babait tim mbajtur në vitet e LANÇ. Ky botim më ka “lehtesuar” disi mbasi arrita të kryej kësisoj një detyrim, respekt e mirenjohje në kujtim të babait tim.

Preferoj të shkruaj veçanësrisht për tema nga fusha e Sociologjise, historisë…

Edhe në këto vite kam kryer detyra të tjera me pergjegjësi. Kam qenë e zgjedhur në organe të qeverisjes vendore si antare e këshillit bashkiak të Tiranes  (për dy mandate radhë), si antare e këshillit të Qarkut të Tiranës (për dy mandate radhë) si edhe kryetare e Këshillit të Qarkut të Tiranës (në mandatin e pare 200-2004). Për shkak të detyrës jam zgjedhur kryetare e shoqatës së këshillave të qarqeve të Shqipërisë dhe kam përfaqësuar këshillat e qarqeve të Shqipërisë në Kongresin e Autoriteteve te Qeverisjes Lokale e Rajonale në Këshillin e Evropes si sekretare e delegacionit dhe si antare e Kongresit.

Kam qenë sekretare e Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë MASH si edhe drejtore e NTS 3 në territorin e ish kampusit universitar të Universitetit Bujqësor. Duke e dashuruar punën që bëj në mësimdhënie, kujdesem të vazhdoj të studjoj dhe të shkruaj.

*

Episod nga Elidiana ne mesimdhenje si pedagoge. Diskutonim në seminarin e Sociologjisë Rurale me studentët e Agrobiznesit mbi disa probleme sociale në marrdheniet në familje dhe njera nga pyetjet e mia për studentët ish: – “Cilin tip familjeje do t’u pëlqente të zgjidhnit në jetën tuaj sipas kriterit rezidencial: familjen patrilokale, matrilokale apo neolokale”. Në pergjithesi preferonin familjen neolokale. Disa vajza ishin më të prera: “Jo vetem dua të jem më vete me bashkëshortin tim, por prindërit e mij dhe të bashkeshortit tim do të doja t’i kisha sa më larg! Ata do të më prishnin punë po të jetoja bashkë me ta!” Ndërsa një djalë tha: “Doemos edhe unë nuk do t’ia imponoja bashkëshortes sime të jetonim bashkë me prindërit e mij! Zgjedhjen do ta vendosim bashkë! Por do të preferoja t’i kishim te dy familjet mëma afër nesh. Prindërit do të kenë nevojë gjithashtu për ne dhe ne kemi detyrime për ‘ta. Duke i pasur afër, për mua do të ishte shumë mirë që, së paku, t’u thoja në mëngjes “si u gëdhitë” dhe, në mbremje: “natën e mirë” e “gjumin e ëmbël”! Ne jemi fryt i dashurisë së prindërve tanë dhe jemi rritur me dashurinë e tyre!” Doemos, me pëlqeu. Studentët shpesh gjykojnë drejt! Janë të përgjegjshëm!

 

**

-Kush eshte familja e e Elidianës, a ndjehet ajo sot nje grua e realizuar në të gjitha këndveshtrimet, një nënë me dy vajza të shkëlqyera. Pozitivietin e ka përqafuar fort e gjithe familja dhe rjedha vazhdon më së miri. Sa punë dhe mendim pozitiv kërkon ky sukses i vazhdueshëm?

 

 

Jam e martuar me Shaban Canaj me origjine nga Batra e Vogel e Burrelit. Eshte shoku im më i mirë! Është shoku im i jetës! Këtë vit mbushëm 30 vjet martesë! Jemi njohur në kushte pune të përbashkët. Shohim tek njeri – tjetri tiparet më të mira tonat! Kemi 2 vajza që na japin kenaqësi e krenari. Vajza e madhe, Alba, ka studjuar dhe eshte diplomuar në Arkitekturë. Ka provuar në pune se ka bërë zgjedhjen e duhur në profesion. Tani vazhdon studime pasuniversitare në Itali. Vajza e vogël, Irisi është duke përfunduar studimet e MSC në Universitetin e Arteve këtu në Tiranë dhe diplomohet në Regji Teatri. Eshtë kërkuese ndaj vetes në profesion. Në te gjitha angazhimet deri tani ka njohur vetëm suksese! Të dyja vajzat guxojnë, kanë inisiativë dhe janë “me këmbë në tokë”. Familjarisht mendojmë pozitivisht e jemi optimistë! Të katërt gjykojmë se me punë të vazhdueshme me përkushtim e mirekuptim mund t’ia arrijmë, Liliana, ndryshe nuk bëhet.

**

-E dashur Elidiana.  Së fundmi dua të di a keni ju një mesazh për të gjitha gratë në Shqipëri?

Gratë dhe vajzat tona të mos tërhiqen para asnjë vështirësie për të arritur objektivat që i kanë venë vetë ato vetes apo për të bërë realitet të gjitha pritmënitë që shoqeria ka për ‘to! Gratë në asnjë mënyrë nuk duhet të tërhiqen para vështirësive për të  realizuar ambicjet e tyre në çdo aspect e sector të jetës për të bërë realitet ëndërrat e tyre më të mira si nëna për rritjen dhe edukimin e femijeve të tyre, si qytetare për t’ia përmirësuar faqen këtij vendi! Nuk duhet të tërhiqen nga kërkesat e larta të arsimimit, kualifikimit, përgatitjes profesionale, punës së palodhur e me përkushtim duke synuar kudo e kurdoherë suksesin!

*Falenderon  Elidiana

Të falenderoj përzëmërsisht, e dashur Liliana, për punën që bën me shumë këmbëngulje dhe idealizëm. Me përkushtimin tuaj ju keni mundur t’u jepni zë të gjitha grave shqiptare që punojnë me devocion për veten, familjen dhe shoqërinë. Kështu ju promovoni sukseset e tyre. Edhe njëherë u falenderoj që më dhatë mundësinë  për të biseduar me ju,si  dhe per  vlerësimin  qe më beni!

*Falenderon  Liliana

Jam tepër e lumtur qe kam shkruajtur per ju,e dashur Elidiana e suksesshme, gruaja me bonsens dhe maturi të pashembullt! Sinqerisht më transmeton qetësi dhe dashuri prania juaj. Cdo guaje shqiptare do t’i kujtoja se sa forcë, maturi, këmbëngulje dhe kapacitet intelektual ka një grua, edhe pse e rritur pa baba, çan në jetë me mënyrën më të ndershme dhe me punën e saj të madhe dhe intetgritetin moral dhe professional. Kur një grua e tillë ka vullnet, kur ajo dëshiron te ecë perpara dhe punon shumë për të arritur objektivat e vendosura në vetvete, nuk ka asnjë pengesë që nuk e kapërcen që të arrijë te jetë aq shëmbullore sa ju në çdo drejtim. Ju jeni një grua që kush e njeh do shprehej me superlativat më pozitive në dimesionin professional njerëzor dhe social.dhe kuah e lezon kete shkrim merr inspirim dhe mesazhet me positive per nje grua. Faleminderit!

Filed Under: Interviste Tagged With: Histori Suksesi- Elidiana Abazi, Liliana Pere

ÇDO KOHË KA LETËRSINË E VET, ÇDO VEPËR LETRARE ËSHTË EDHE NJË DËSHMI E KOHËS KUR ËSHTË SHKRUAR DHE BOTUAR

November 20, 2015 by dgreca

INTERVISTË ME SHKRIMTARIN E MIRËNJOHUR BASHKËKOHOR NGA TIRANA, NASI LERA/
Intervistoi per Gazeten DIELLI: Mikel GOJANI/
Shkrimtari Nasi Lera është i njohur jo vetëm në Shqipëri,por edhe në Kosovë dhe më gjerë. Që në vitet ’70 publikut lexues të Kosovës i ka rënë t’i lexojë tregimet dhe novelat e tij, ndërsa më vonë edhe romanet. Nasi Lera u lind në Korçë më 1944, ku mbaroi shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në degën letërsi dhe gjuhë shqipe. Ai tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës letrare që në tregimet e para për nivelin e tyre të lartë artistik. Një krijimtarinë e shkrimtarit Nasi Lera, një vend me rëndësi zënë edhe përkthimet e shumë librave të letërsisë botërore, përkatësisht përkthimet e shkrimtarëve nobelistë.
Jeta e një shkrimtari është një roman i gjatë i shkruar nëpër vite
“DIELLI:” Kritika letrare ka vlerësuar lart prozën tuaj tregimtare dhe romaneske. Edhe pse shkrimtari nuk flet me dëshirë për veprën e vet, do të ishte mirë të na thoni diçka rreth perceptimit të botës dhe futjes suaj në do të thosha në “kurthet” e letërsisë, përkatësisht të prozës?
Nasi Lera: Është e vërtetë: shkrimtari nuk flet me dëshirë për veten e vet nëpër biseda apo intervista, sepse ai ka folur gjatë nëpërmjet veprës së tij. Shkrimtari është i copëzuar në personazhet e veprës së tij dhe ky copëzim është biseda më e ndershme, më e çiltër që mund të bëjë ai me lexuesit apo dashamirësit e letërsisë. Dhe kjo bisedë me veten apo me të tjerët nëpërmjet krijimtarisë fillon që në poezinë, tregimin e parë dhe nuk ndërpritet kurrë. Sikur të mos ishte ky bashkëbisedim ndoshta vepra letrare nuk do të ishte një nevojë e brendshme e papërballueshme e shkrimtarit, për të shpalosur qëndrimin e vet qytetar ndaj shoqërisë. Jeta e një shkrimtari është një roman i gjatë i shkruar nëpër vite. Ajo që ka rëndësi në këtë roman-jetë është çiltërsia e shkrimtarit me veten. Në qoftë se shkrimtari nuk është treguar i çiltër në radhë të parë me veten, nuk ka për të qenë kurrë i çiltër me të tjerët, lexuesit. Mungesa e kësaj çiltërsie nuk mbulohet dot me intervista apo me biseda. Prandaj unë i besoj fort autoportretit që shkrimtari e ka hedhur nëpër vepra duke përjetuar me të tjerët dramën e njeriut.
“DIELLI”: Lëvroni prozën moderne në kuptimin e mirëfilltë ta fjalës. Qasja e objektit artistik, si dhe mënyra e të shprehurit, janë sa të veçanta aq edhe të pasura
Nasi Lera: Nuk e di se çfarë e bën moderne apo bashkëkohore një prozë. Bashkëkohorja qëndron në trajtimin e problemeve që shqetësojnë një shoqëri në një periudhe kohe të caktuar, të kohës në të cilën jeton shkrimtari. Qasja e objektit artistik apo mënyra e të shprehurit buron nga qasja me realitetin, që është e veçantë te çdo shkrimtar. Sa i përket mënyrës së të shprehurit ajo është e lidhur ngushtë me shqetësimin krijues të autorit për të gjetur formën dhe stilin e përshtatshëm për të hyrë në komunikim me lexuesin. Shkrimtari duhet të ndjekë me vëmendje prirjet e shijeve të lexuesit më të kulturuar për ta pasuruar atë shije. Po të mos jetë i aftë të pasurojë këtë shije, vepra e tij ka për të tingëlluar anakronike. Shkrimtari është vazhdimisht në garë me kohën, garë shumë e lodhshme, e mundimshme, ku ai që lodhet më shumë është shkrimtari sepse koha nuk e njeh lodhjen, madje ajo e imponon lodhjen.
“DIELLI”: Në librat tuaj të tregimit, po ashtu edhe të romanit është ruajtur e veçanta e të rrëfyerit, sa ka të vërtetë në këtë mendim?
Nasi Lera: Stili është vetë shkrimtari, mënyra e të shkruarit është vetë shkrimtari, e veçanta e të rrëfyerit është vetë shkrimtari. Ajo që ka rëndësi për të pasur zërin tënd në korin e letërsisë është të njohësh veten, të kuptosh se ç’të veçantë do të ketë vepra jote. Dhe kur them të veçantë nuk kam parasysh vetëm mënyrën e të shprehurit, por mbi të gjitha kam parasysh fushën tematike ku shkrimtari do të ndjehej jo vetëm i lirë por edhe i plotë. Shkrimtari nuk është asnjëherë i vetmuar, bota e komunikimit të tij është e pakufishme, gjithë vështirësia e të qenit shkrimtar qëndron që të mos humbësh, të mos mbytesh në detin e trazuar të letërsisë kombëtare apo edhe botërore. Po dite të notosh me guxim, duke u qenë mirënjohës të gjithëve atyre që iu përkushtuan letërsisë dhe që të ndihmuan të bëhesh edhe ti shkrimtar, mund të thuash i qetë, se dhashë atë që mund të jepja, se po të kisha mundësi të jepja më shumë do ta jepja.
Çdo kohë ka letërsinë e vet, çdo vepër letrare është edhe një dëshmi e kohës kur është shkruar dhe botuar
“DIELLI”: Si e shikoni raportin e letërsisë që është shkruar gjatë viteve të diktaturës , po ashtu edhe atë që shkruhet sot?
Nasi Lera: Çdo kohë ka letërsinë e vet, çdo vepër letrare është edhe një dëshmi e kohës kur është shkruar dhe botuar. Por letërsia nuk është një ngrehinë që shembet dhe ngrihet sa herë të duam ne. Letërsia është një ngrehinë ku çdo brez vendos një gur për ta lartuar. Në periudhën para ndryshimeve shoqëroro-politike, letërsia shqipe përfaqësohej nga emra të tillë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Qamil Buxheli, Dhimitër Shuteriqi, Naum Prifti, Vath Koreshi, Teodor Laço, Kiço Blushi, ndërsa pas viteve nëntëdhjetë letërsisë shqipe po këta autorë por edhe autorë që shkruan pas viteve nëntëdhjetë, por që e kishin filluar krijimtarinë e tyre para këtyre viteve, i dhuruan disa nga veprat e tyre më të mira. Poezia njohu kulmin e vet me poezinë e një poeti të shkëlqyer si ishte Frederik Reshpeja, Zija Çela me romanet e tij shënoi një kulm tjetër jo vetëm në opusin e tij apo Viron Graçi me romanet e tij befasues.
“DIELLI”: Kohë më parë keni botuar romanin tuaj të fundit “Të gjallë dhe të vdekur”. çfarë përfaqëson ky roman në krijimtarinë tuaj romansiere?
Nasi Lera: Romani “Të gjallë dhe të vdekur”, është në vazhdën e gjithë krijimtarisë sime. Aty janë disa prej personazheve të tregimeve apo romaneve të mëparshëm. Pastaj kësaj pyetje mund t’i japin një përgjigje shumë më objektive se sa unë kritikët.

“DIELLI”: Në një vlerësim ku thuhet se romani “Të gjallë dhe të vdekur është ndër romanet dhe më serioz në letërsinë shqipe. “Dramaciteti që mbart ai është i natyrshëm e, kësisoj, i besueshëm. Pohimi i njërit prej personazheve se “të gjithë e ndiejmë veten të dënuar duke qenë të lirë të shkojmë ku të duam”, është edhe piktura më e hidhur, por dhe më e vërtetë e realitetit të sotëm”. A mund të na thoni diçka më tepër lexuesit nga përvoja juaj gjatë të shkruarit të romanit?
Nasi Lera: “Të gjallë dhe të vdekur” më kërkoi shumë punë për ta shkruar. M’u desh të udhëtoja dhe të shkelja vendet ku do të zhvillohej romani, gërmova në kujtimet e mia të fëmijërisë, lexova libra me kujtime por edhe studime që ishin kryer për Luftën italo-greke, lexova Ungjillin, që më duhej për personazhin e priftit si dhe lexova dhe e shfrytëzova akt-ekspertizën mjekoligjore mbi ekzaminimin e kutive me eshtrat e zhvarrosura, artikuj të ndryshme të botuara në shtypin e përditshëm dhe atë periodik, etj. Të njëjtën gjë kam bërë edhe për të shkruar romanin tim të botuar kohët e fundit “Të gjithë premtojnë Parisin”, që është kundër imoralitetit që vihet re nëpër media të ndryshme dhe në të njëjtën kohë është dhe një dhimbje për dashurinë e pastër të njerëzve anonimë, që meritojnë të jenë personazhe qendrore të veprave letrare. Romani është diktuar drejtpërsëdrejti nga realiteti i sotëm tepër tronditës, i cili nuk ka si të mos ndikojë si në krijimtarinë time dhe të kolegëve të mi. Zhvillimet që po ndodhin janë bërë edhe tharmi i romanit mbi të cilin po punoj.
“DIELLI”: Ekziston një mendim i sotëm se romansierët e njohur të periudhës së realizimit social, pa ndonjë përjashtim, ku hyni edhe ju, nuk kanë krijuar vepra më të mira në vitet e pasardhjes së demokracisë në Shqipëri, kur fituan lirinë e plotë të krijuese? Nëse ky është një konstatim i saktë, si do ta shpjegoni, pra sa ka ndryshuar tabloja letrare pas viteve ‘90?
Nasi Lera: Ata që kanë shprehur këtë mendim nuk i njohin aspak zhvillimet e letërsisë së sotme shqipe dhe nuk e di se ç’romancierë kanë parasysh. Ju më futni në romancierët e njohur të periudhës së realizmit socialist, për të cilët thoni se ata nuk kanë krijuar veprat më të mira në vitet e pas ardhjes së demokracisë. Mua më duket se romancierët shqiptarë kanë vazhduar të shkruajnë duke kërkuar jo vetëm forma dhe teknika të reja shkrimi, por edhe filozofi të reja të pasqyrimit të jetës, të historisë së vendit, të marrëdhënieve midis njerëzve, të dashurisë dhe të krizave ekonomike dhe shpirtërore, që shfaqen zakonisht në një tranzicion ku njerëzit janë të etur të kapin sa më shpejt, nganjëherë sa hap dhe mbyll sytë, atë që popujt e tjerë e kanë kapur shkallë-shkallë, duke mos e ndërtuar Romën brenda një dite, por me dhjetëra dhe qindra vite. Pas viteve nëntëdhjetë unë kam botuar dy vëllime me tregime dhe novela dhe pesë romane.
”DIELLI”:Thuhet se intelektualët preferojnë më tepër sistemin totalitar, sepse gjithherë janë përkëdhelur nga regjimet për të ndikuar mbi masat, ndërkaq në demokraci ndihen më të papërfillur, më anonimë. A nuk ju duket se edhe në Shqipëri intelektualët nuk e duan demokracinë autentike, sepse me ambiciet e tyre të caktuara për pushtet e kanë çuar vendin në një gjendje tepër dëshpëruese?
Nasi Lera: Nuk kam pasur asnjëherë respekt për ata intelektualë që janë përpjekur për të qenë të përkëdhelur nga regjimet totalitare dhe po ashtu nuk është aspak e vërtetë që në demokraci intelektualët ndjehen më të papërfillur, më anonimë. Të qenit i papërfillur, anonim, varet nga dinjiteti i vetë intelektualit dhe për të qenë një intelektual me dinjitet duhet ta duash demokracinë. Ambiciet për pushtet nuk kanë të bëjnë aspak me shkrimtarin e vërtetë dhe është fakt që ato, ambiciet, zënë vend te shkrimtarët e patalentuar, të dështuar, që përpiqen që dështimin ta mbulojnë me çadrën e pushtetit. Vendin në gjendje të dëshpëruar nuk e kanë çuar intelektualët e vërtetë, atë e kanë çuar intelektualët e rremë, njerëzit e etur për pasuri dhe të verbuar nga paraja. Një njeri i i tillë nuk mund të quhet intelektual dhe nuk ka të bëjë aspak me intelektualin e vërtetë.
“DIELLI”: Në disa shkrime kritike janë ngritur shqetësime se kohëve të botimet po sjellin shumë vepra pa vlerë. Mund të jepni një opinion për prozën shqipe pas viteve ’90-të ose, më saktë, çfarë vlerësimesh jepni rreth këtij konstatimi?
Nasi Lera: Në çdo kohë ka pasur dhe do të ketë vepra me vlerë dhe vepra pa vlerë. Sot mund të jenë shtuar veprat pa vlerë sepse mund të botojë kushdo mjafton të ketë para për të përballuar koston e botimit. Por mendimi për një letërsi nuk duhet të bëhet duke u nisur nga veprat e dobëta, por nga veprat që përfaqësojnë rritjen e një letërsie, pjekurinë e një letërsie. Dashakeqët e letërsisë mund të nisen nga veprat e dobëta, të cilat i kuptojnë më mirë, për të pohuar se letërsia shqipe nuk po jep më vepra të mirë. Ata që e duan letërsinë kanë ku ta mbështesin dashurinë e tyre për të, për të pohuar të kundërtën e dashakeqëve. Por si mohimi i njërës palë ashtu edhe pohimi i palës tjetër, nuk është një dukuri e re, ajo është një dukuri e vjetër nga e cila letërsia e shëndetshme ka ditur të kuptojë rrugën që duhet të ndjekë.
“DIELLI”: Në çfarë gjendje është duke u lëvruar sot kritika letrare shqipe. Pse gjithnjë e më pak studiuesit merren me këtë degë të rëndësishme të letërsisë shqipe?
Nasi Lera: Kritika letrare ka problemet e veta, që nuk kanë të bëjnë vetëm me të. Deri para pak kohësh shumë gazeta, të përfshira nga pasionet politike, nuk i kishin lënë asnjë vend kritikës letrare dhe u duk sikur ajo u fashit. Por ashtu si edhe letërsia edhe kritika letrare nuk mund të fashitet, ajo përpiqet të jetë pranë lexuesit, për ta ndihmuar atë për të kuptuar prirjet e sotme të letërsisë. Dëshira për të pasur një kritikë më të pranishme, nuk do të thotë se ajo nuk është aspak e pranishme. Sa u përket studiuesve ata vazhdojnë pasionin e tyre që është për t’u nderuar.
Komunikimi gjithëshqiptar, që ka një rëndësi të madhe për letërsinë shqipe, duhet të zërë vendin e duhur në politikën kulturore të vendit tonë
“DIELLI”: Shkrimtari Lera, sa e keni ndjekur raportin e letërsisë që është shkruar në dekadat e fundit dhe cili është mendimi juaj në çfarë gjendje është letërsia shqipe në Shqipëri?
Nasi Lera: Kësaj pyetjeje i jam përgjigjur pothuaj në të gjitha përgjigjet që kam dhënë deri tani.
“DIELLI”: Sa e përcillni letërsinë shqipe në Kosovë dhe çfarë përshtypjesh keni për trende të saj të zhvillimit? Çfarë do të thotë komunikimi gjithëshqiptar për krijuesit letrarë dhe sa ka rëndësi kjo për ngritjen e cilësisë së letërsisë sonë, e cila, tashmë për shkaqe të njohura , gati për gjysmë shekulli në esenca mbeti e ndarë?
Nasi Lera: Përpiqem ta përcjell në mënyrë sa më selektive, duke e parë si një letërsi të vetme. Për të qenë i sinqertë: unë nuk e kam ndarë ndonjëherë letërsinë shqipe që lëvrohej në Kosovë nga ajo që shkruhej dhe botohej në Shqipëri. Dhe mua më duket se duke e parë si një letërsi të vetme shkrimtarët në Shqipëri dhe shkrimtarët që jetojnë dhe botojnë në Kosovë, kanë përfituar nga njëri-tjetri. Unë gëzohem kur lexoj një roman të bukur të Mehmet Krajës apo Eqrem Bashës. Mua më duket se komunikimi nuk ka qenë ndonjëherë i ndërprerë ashpërsisht, shkrimtarët që jetonin në Kosovë janë botuar vazhdimisht në Shqipëri, më përpara botoheshin më shumë se tani. Kështu që komunikimi gjithëshqiptar, që ka një rëndësi të madhe për letërsinë shqipe, duhet të zërë vendin e duhur në politikën kulturore të vendit tonë.
“DIELLI”: Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë tuaj zënë edhe përkthimet e librave të autorëve botërorë, po edhe të atyre nobelistë, s I. Saramago, A. Kamy, E. Heminguej, G.G. Markez, A. Zhid, Le Klezio, M. V. Ljosa, I. Kavabata, Kenzaburo Oe, si dhe të autorëve të tjerë të mëdhenj: M. Duras, M. Turnie, M. Kundera, S. Dë Bovaur etj. Çfarë mund të na thoni rreth këtij angazhimi tuaj në këtë fushë tepër të rëndësishme? Po çështja e përkthimit të librit të huaj përgjithësisht në Shqipëri, në çfarë gjendje ekziston? Pra sa përkthehen në Shqipëri librat e letërsive botërore?
Nasi Lera: Përkthimi është pasion im. Jam munduar të përkthej autorë që duke qenë në themel të kulturës së vendit të tyre, të bëhen edhe pronë e kulturës sonë. Kur iu futa përkthimit nxitja e parë ishte t’i jepja lexuesit shqiptar autorë që nuk ishin të botuar në gjuhën shqipe. Kjo më shtyu të lexoj shumë dhe të përzgjedh me kujdes. Mund të pohoj se gjuha shqipe është e tillë që mund të përballojë me dinjitet çdo autor të madh të huaj. Sot në Shqipëri botohet shumë letërsi e huaj, për të cilën nuk mund të thuhet se përzgjidhet gjithmonë duke pasur si synim për të botuar vepra që kanë bërë epokë në vendet e zanafillës së tyre. Kur sheh morinë e titujve të romaneve të huaj të botuar në Shqipëri vëren menjëherë se shumë prej tyre janë botuar vetëm për synime komerciale.
“DIELLI”: A besoni se gjatë këtij viti lexuesit do ta kenë në duar ndonjë libër tuajin?
Nasi Lera: Ndoshta, jemi ende në mesin e vitit 2015, janë edhe gjashtë muaj të tjerë, ku mund të përfundoj veprat që kam kohë që kam nisur t’i shkruaj apo edhe t’i përkthej.
Tiranë, nëntor 2015

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Nasi Lera, nga Mikel Gojani

“Zonja me të kuqe”, si rast flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje

November 17, 2015 by dgreca

Intervistë me autoren Majlinda Nana Rama pas daljes së romanit “Zonja me të kuqe”/
INTERVISTOI: ELISABETA ILNICA/
E kuqja tërheq gjithmonë, edhe kur bëhet fjalë për një titull libri. Pas një vargu botimesh në poezi, eseistikë, studime letrare, etj, Majlinda Nana Rama, i rikthehet romanit. Gazetarja dhe shkrimtarja Rama sapo ka sjellë librin e ri “Zonja me të kuqe”, ku në qendër të tij është një “damë e lajthitur”, që quhet Jasmina. Pse autorja mendon se, kush më shumë e kush më pak, është pak Jasminë.
Pas një vargu botimesh në poezi, eseistikë, roman, studime letrare, i riktheheni romanit. Pra, vjen së fundmi për lexuesin “Zonja me të kuqe”, që në fakt tanimë e dimë që Zonja është Jasmina. Cila është kjo grua në roman?
Jasmina e romanit “Zonja me të kuqe” është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak se sa një e cmendur. Por Jasmina, është çdonjëra nga të shumtat femra, që etiketohen, paragjykohen, anatemohen nga masa, pa kurrëfarë vrarje ndërgjegjeje. Ajo bëhet një botë e trazuar dhe mbetet e tillë, pikërisht për shkak të gjurmëve që i lë e shkuara dhe e tashmja. Pra, Jasmina është si Jozef K. i “Procesit” të Kafkës, tepër e pavetëdijshme për fajin e saj që jeton, në një botë të mbuluar me velin e fasadës së moralit fals.
Thuajse përherë, edhe në jetën reale, njeriut i shfaqet një mbështetje që e ngushëllon. A i gjendet Jasminës një e tillë, apo mbetet e vetme në sfidën e madhe të njerëzimit, sfidën e përballjes me jetën?
Romani “Zonja me të kuqe” ka në qendër një romancë dashurie në përmasa të ethshme mes Jasminës dhe Iliazit. Pra, në gjithë atë zallamahi etjesh për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, shfaqet një burrë, një njeri që merr përmasat e mbi Himalajeve, që kapërcen telin me gjemba të paragjykimit të thellë shoqëror dhe depërton në thellësi të kësaj krijese. Ai i zbulon gurë më gurë, thesaret e një bote pambarim… dhe imagjinoni…. të botës së flakur tej, të botës së lënë në rrugë, të botës së vrarë cdo ditë, të botës pa ëndrra. Ky është superburri, një kryeprokuror që i dëshmon botës mbarë se vlerat ndër burra ekzistojnë.
Ky roman, a ka një shtrat real apo është produkt imagjinate, sic ndodh përherë nga njerëzit e letrave që përdorin imagjinatën për të dhënë mesazhin që duan për botën në përmirësim?
Cdo gjë që shndërrohet në rrëfim, buron ngapak nga realiteti i secilit prej nesh dhe realiteti i njërit ndryshon me realitetin e tjetrit, për shkaqe të ndryshme, si: vendosjeje, perceptimi, botëkuptimi, mënyre jetese, lidhje me njerëzit, fuqi socializimi etj. Romani “Zonja me të kuqe” është, në fakt, produksion realo-imagjinativ, për vetë arsyen se ka patur një personazh real, nga i cili ka marrë spunto, për të vijuar më tej me thërrmija të imagjinacionit autorial. Sepse, tek e fundit, kjo është magjia e artit të shkruar. Ajo të rrëmben dhe pastaj autori bëhet vasal i rrjedhës. Pra, shkruesi gjendet shpesh brenda një rrethi vicioz, i zënë në kurthin e narracionit gjatë shtjellimit të fabulës.
Prandaj i keni dhënë një mbyllje gati – gati tragjike romanit. Pse kjo zgjidhje? Ndoshta lexuesi do të donte një mbyllje tjetër, më të lumtur.
Unë e thashë, pak më parë, që rrëfimi të ikën nga duart. Nuk mund ta kontrollosh subjektin për aq kohë sa subkoshienca jonë vepron në bazë të asaj që shpirti ynë, arsyeja jonë, sheh dhe do. Pra, në këtë kontekst, unë, për t’i dhënë frymëmarrje kësaj gruaje, me fëmijëri të palumtur, me rini që s’e jetoi kurrë, pra, me jetë të palumtur në rritje, kam rënë në atë grackën e dëshirës për ta parë të lumtur me vajzën e saj dhe gjërat që i kanë munguar gjithë jetën. Nuk mund ta mbyllja me happy end, asesi. Me këtë mbyllje të rrëfimit, kërkoj që shoqëria të lëviz, pasi mbyllja e romanit, ashtu sikurse drama e personazheve, janë copëza të së përditshmes sonë. Janë më mijëra ato gra që vuajnë, sepse bota përtej tyre s’do t’i njohë, s’do t’i pranojë, s’i konsideron. Pra, edhe kur gruaja është e gatshme të prijë për t’u përballur me sfidat shoqërore, kjo shoqëri nuk është gati ta pranojë, sepse udhëhiqet nga paragjykimi.
Sa e vështirë është të strukturosh një roman? Kam parasysh edhe romanin e parë tuajin “Perandorët”, një roman që bëri jehonë të madhe një vit më parë dhe që kishte një mori personazhesh, ngjarjesh, situatash, fabulash?
Struktura romanore, sipas meje, nuk ka skema, porse atyre individuale që bëjnë dallimin e një stili të shkruari nga një tjetër. Romani “Perandorët” ishte roman i vështirë për t’u shkruar, sepse ndërtohej mbi një linjë qendrore që ishte shtyllë kurrizore e romanit dhe shumë linjave dytësore që mbaheshin lidhur mes vetes nëpërmjet një konstruksioni të brendshëm. Ndërsa romani “Zonja me të kuqe” është krejt tjetër. Ka një linjë, rreth së cilës vërtiten zhvillimet. Ka më pak personazhe. Ka shtjellim me të thjeshtë. Në të jepen natyrshëm, ndjenjat, emocionet, përjetimet, nuancat e ditës, inspirimet, dëshirat. Në këtë roman nuk ka vend për dekoracione për aq kohë sa vetë libri, në tërësinë e vetë, është një kushtrim për një reformim të metalitetit shoqëror, për mënyrën se si e sheh gruan, si qenie, së pari.
Në përvojën romaneske shihet që vetëm njëri personazh është ai që mbulon gjithë romanin. Në fakt, si mundet që një emër të tërheq lexuesin për ta zhytur në libër?
Secili nga ne, është Një. Edhe personazhi i qendërzuar në roman mund të jetë vetëm një, që jep e merr në rrethana të shumta, mjafton që këtij personazhi t’i gdhenden tipare të detajuara, pra të penelohet portreti. Me një përshkim psikologjik në thellësi dhe raporte të skicuara qartë me të tjerët, që janë personazhet episodikë apo në hije, del në pah gjithë kumti i prozës së gjatë. Por, sipas meje, asnjëherë nuk mund të ecet në bazë të modaliteteve karakteriale të përcaktuara nga autori. Personazhi lind dhe bëhet.
Pra, thënë me fjalë të tjera, ky libër është një Roman për Gruan?
Në këtë rast, mendoj, do shkonte për shtat motoja “Gruaja për gruan”. Unë i kam besuar gruas si qenie. I kam besuar shpirtit të saj, botës së pafundme që ajo bart dhe në shumë raste e kërkoj zgjidhjen tek gruaja. Duke e ditur që është një vokacion përfaqësues, dëshiroj ta kthej atë në promotore të lëvizjeve dhe për këtë, revolucioni duhet të filloj mes nesh (grave). Në një shoqëri ku mungojnë politikat sociale për të mbrojtur të drejtën e secilit, por sidomos gjinisë së brishtë, duhet që vetë këto të fundit, t’ua imponojnë të tjerëve statusin e tyre në këtë ujëvarë të mjegullt shkëmbore.
Cfarë mendimi keni për letërsinë sot? Po për lexuesin?
Shkruhet dhe kur shkruhet ka edhe inflacion. Siç shprehej poeti spanjoll Visente Aleihandre “Nëpërmjet qenies së vet, poeti bën thirrje për komunikim… sepse poezia parakupton të paktën dy njerëz”, pra letërsia, si e tillë nëkupton dualitetin autor-lexues. Mendoj se duhet gjetur “thembra e Akilit”, së pari nga autori, pastaj lexuesi, sidomos ai elitar, di të gjejë shtigjet e depërtimit te letërsia e fisme.
Që të shmangen dhe të mos implikohen në tema aktuale të ditës, shumë autorë marrin në shqyrtim temat e së shkuarës, po ju keni menduar t’i referoheni kësaj skeme?
Nuk e kam menduar, por këtë punën e “implikimit” do ta kisha justifikuar para 20 e kusur vitesh. Në letërsinë socrealiste, mund të bëhej praktike letrare marrja me emra e personalitete të së shkuarës për arsye madhore, që kishin të bënin me ideologjitë e kohës e të tjera si këto (megjithëse, edhe pikëpamjet historike, sido që të ishin, duheshin interpretuar në vijën e inspirimit të teorive të atij sistemi). Por, sidoqëoftë mbetej e justifikuar letërsia e padokumentuar e aktuatitetit. Por sot, kur bota demokratike është e hapur, do të ishte mëkat që të mendohej po njësoj. Sot janë rrugët e lira për të lëvruar atë letërsi që ndien se duhet të lëvrosh. Mendoj se t’i trembesh të vërtetës, është njësoj si t’i fshihesh çdo çast jetës. Në besimin tim ka qenë e ngulitur ideja, që, nëse je konformist me atë që të ofrohet, nuk mund të bëhesh shkrimtar, as gazetar.
Meqë dolëm te gazetaria, përveç jetës shkrimore, ju mbani lidhje ende me gazetarinë. Varen nga njëra tjetra këto dyja? E ndihmojnë apo dëmtojnë?
Unë besoj se janë fusha që ndërveprojnë. Letërsia, arti krijon mundësi komunikimi, ndërsa gazetaria bëhet urë komunikimi për komunitetin. Pra, në thelb, të dyja janë produksione që komunikojnë me masën, duke u bërë pjesë e së përditshmes njerëzore, me gëzimet, ndjenjat dhe dhimbjet e gjithësecilit. Por, është mirë kur gjenden të dyja bashkë, sepse atë që s’e thua me njërën, e thua me tjetrën, sidomos në një vend ku absurdi, vërtet, nuk njeh kufij.
Shkrimtarët dhe politika. Si i shihni këto raporte?
Që të merresh me politikë, të bësh edhe letërsi nuk besoj se ka gjë të keqe. Ato, edhe teorikisht, nuk e përjashtojnë njëra – tjetrën. Madje, mendoj se një politikan që shkruan, ka më shumë shance për të qenë politikan i suksesshëm. Kjo për faktin se bota shkrimore paraqet tek lexuesi i tij atë pjesë të shpirtit që politika s’ja lejon ta shpalos. Të merresh me artin e të shkruatit është magji që së pari të pasuron si individ dhe së dyti, të bënë protagonist të zhvillimeve sociale, ekonomike e politike në vend. Arti i fjalës mund të rrëzojë pushtete. Por, nëse për politikën do shprehesha: “Pas secilit sukses, gjendet një dëshpërim i fshehur”, për letërsinë do të thosha: “Cdo arritje ka një kosto dhe një gëzim”. Besoj që këto të dyja kanë ndryshim të madh.
MAJLINDA NANA RAMA
Biografia:
Majlinda Nana Rama ka lindur në Tepelenë, më 27 maj 1980. Në vendlindje ka marrë dhe mësimet e para e ato të mesme. Gjatë viteve 1998 – 2002, ka kryer studimet e larta për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe dhe më pas, në vitet 2009-2012 ka kryer fakultetin e dytë, atë të Shkencave Politike, në degën “Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Më vonë përfundon studimet Master Shkencor për “Shkenca Politike dhe Juridike”. Ka punuar si Administratore e Shërbimit Social. Më vonë ka punuar si mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Prej vitit 2004 dhe aktualisht jep kontributin e vet në mediat pamore dhe ato të shkruara, ku evidentohet puna disavjecare si Drejtore Informacioni në TV Rajonal “Apollon”, Fier. Ka punuar si gazetare e TV “Ora News”, Tiranë. Nga viti 2006 dhe aktualisht punon si gazetare e gazetës “Panorama”, Tiranë. Është Themeluese dhe Botuese e gazetës “Ora Juaj”. Është autore, skenariste, dhe drejtuese e qindra emisioneve sociale, kulturore dhe politike. Nga viti 2011, po ashtu, punon në Bashkinë Fier. Është Presidente e Fondacionit Kulturor “HARPA”.

Bibliografia:

Ka botuar:
1- “Merrma lotin peng”,(poezi, 2004), red. Izet CULLI
2-“Hënë e qiellit tim”,(poezi, 2006),red.Xhezo CANE
3-“por gjyqi vazhdon”,(prozë,2006),red.Bujar RAMA
4- “Perandorët”, (roman, 2014), red. Behar GJOKA
5-“Kritika Letrare”,(Studime, kritikë,2014), red.Ali ALIU
6-“Zonja me te kuqe”, (roman,2015), red.Kim MEHMETI

Ka në proces:
1-“Kina ne ekonomine globale”, (studim)
2-“Gjeopolitika e Kosoves, si shteti me i ri ne rajon”,(studim)
3-“Shenime Letrare”, (kritika, ese, recensione, publicistikë).
4- “Lirika erotike ne vargun popullor”, (Studime, analiza).

Të tjera:
*Është përfshirë në Enciklopedinë e Tepelenës në vitin 2006. Më vonë në dy Antologjitë Poetike Ndërkombëtare “Korsi e hapur”, me 270 autorë nga vendi e bota, njëri botim i vitit 2008 dhe tjetri botim i vitit 2010. Në vitin 2015 në Antologjinë e krijuesve tepelenas.
*Majlinda është anëtare e W.P.S. (Lidhja e poetëve bashkëkohorë të botës).
*Eshtë redaktore dhe recensente e dhjetra librave të autorëve të ndryshëm në prozë, poezi dhe së fundmi në studime.
*Është pjesëmarrëse në disa Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
*Është themeluese dhe Drejtore e Panairit Mbarëkombëtar të Librit në Fier.
* Është themeluese dhe drejtore e eventit “Personalitetet e Vitit” dhe çmimit “HARPA”
*Krijimtaria e Majlindes eshte vleresuar nga kritika letrare, ndersa eshte promovuar ne mbi 10 shtete te Europes, si: Kosove, Maqedoni, Gjermani, France, Zvicer, Austri, Belgjike, Poloni, Holande, Hungari, Spanje.

Vlerësime:
*Është fituese e Çmimit Special Letrar në Konkursin Ndërkombëtar “Muza Poetike 2012”.
*Është vlerësuar me Certifikata Nderi nga Lidhje Ndërkombëtare te Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve.
*Është vlerësuar me Certifikatë Mirënjohjeje nga Unioni i Gazetarëve.
*Ka fituar cmimin ‘’Njeriu i Vitit 2014’’ nga një votim, organizuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore ‘’Treva e Krahesit”.
*Është fituese e Cmimit te Lartë ‘’Naim Frashëri’’, cmim i dhene ne Institutin Albanologjik, Prishtine, ne vitin 2014.
*Është fituese e disa trofeve dhe Anëtare Nderi e disa organizmave dhe lidhjeve letrare në botë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Elisabeta Ilnica, Majlinda Nana rama, Zoja em te kuqe

Phillips: Evropa ka dështuar me Kosovën

November 16, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 16 Nëntor 2015/ Nga bisedimet Kosovë – Serbi po fiton vetëm Serbia, kurse shpëtimi i Kosovës është ndërrimi i klasës politike me figura të papërlyera, si dhe bashkëpunimi i lartë me Shtetet e Bashkuara. Flet për “Zërin”, ish-diplomati amerikan, David Phillips, kontribuues i lartë në proceset për çlirimin e Kosovës, që nga viti 1989.
Kosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa.
Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit.Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.
Kështu thotë për gazetën kosovare “Zëri” ish-këshilltari i OKB-së dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Phillips.
Autori i librit “Çlirimi i Kosovës” dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ambasadorit Richard Hollbrook kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës.
Ai thotë sendarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova.
Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia. Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.
”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Phillips.

Filed Under: Interviste Tagged With: David Philips, deshtoi me Kosoven, Evropa

Flet deputeti i vetëm opozitar shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi

November 11, 2015 by dgreca

Intervistë me deputetin më te ri në Parlamentin e Malit të Zi- Dritan Abazi/
Ne Foto: Deputeti Abazi gjate nje interviste ne Studion e Televizionit Kultura Shqiptare ne New York, i intervistuar nga gazetari Beqir Sina/
Mysafir në Nju Jork, ishte për një vizitë pune – parlamentari më i ri në Parlamentin e Malit të Zi – Dritan Abazi – i cili hyri nëparlament si deputet nga partia Mali Zi Pozitiv, por pas disa dështimeve për krijimin e pushtetit lokal në Nikshiq, si edhe ate në Podgoricë, brenda kësaj partie, u krijua krahu për riorganizimin e saj, të cilët pas manipulimeve simbas tyre të kreut të partisë në Këshillin Qendror, ato u larguan nga partia dhe mbetën deputet të pavarur. Gjatë kësaj kohe në Mal të Zi, u inicua themelimi i Lëvizjes Qytetare URA nga ish kryetari i SDP, zoti Rakçeviq, ku të cilës Lëvizje u bashkangjit edhe zoti Abazi i cili është zgjedhur edhe nënkryetar i kësaj lëvizje, dhe njëkohësisht e përfaqëson këtë Lëvizje në Parlament.
Deputeti Abazi i dha një intervistë gazetarit tonë në Nju Jork Beqir SINA
Zotri Abazi mirëseerdhe – pa u zgjatur cili është qëllimi i vizitës suaj në Shtetet e Bashkuara ?
Në SHBA kam ardhur me thirjen e diasporës. Kemi paraparë disa takime me komunitet e ndyshme me prejardhje nga Mali i Zi dhe nje tribune publike. Shpresoj se kjo do të jetë një fillim i bashkpunimit më të mirë me diasporë, dhe krijimi i mardhënieve më konkrete. Pas NY do të jemë zyrtarisht dhe në qytetin Washington, në State Department.
Deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi sa kanë arritur të mbrojnë të drejtat dhe interesat e elektoratit shqiptarë në parlament dhe të justifikojnë votën e tyre, simbas teje?
-Për fat të keq, në Kuvendin e Malit të Zi unë jam i vetmi deputet shqiptarë në opozite. Thekësoj për fat të keq pasi që të gjithë deputetet tjerë shqiptarë janë në pushtet e siç e dini edhe vet, komuniteti shqiptarë është mjaft i paknaqur me statusin e vet në Mal të Zi dhe njëherit me pushtetin. E kjo si pasojë që numri i shqiptarëve zvogëlohet çdo ditë e më shumë, nuk rrespektohen të drejtat tona si pakicë, mungon arsimimi i lartë në gjuhën shqipe etj. dhe përkunder kësaj të gjithë partitë nacionale shqiptare marrin pjesë në qeveri. Sipas mendimit tim kështu nuk mbrohen të drejtat e shqiptarve, por le të ja lamë kohës dhe qytetarëve të vlersojnë punën e çdo kujt.
Ju gjatë një seance parlamentare keni lëshuar një ndër kritikat më të rënda në drejtim të kryeministrit të Mali të Zi zotit Milo Gjukanoviq duke e quajtur atë si kryeministër antishqiptar. Pse?
Është shumë e theshtë të shpjegohet me pak fjali e që kanë shumë peshë: numri i shqiptarëve ka rënie prej 7% ne vitin 2001, në 4,9% ne vitin 2011, nuk kthehen pronat e shqiptarëve, nuk ka zhvillim ne treva tona, nuk lejohet të bëhet komuna e Tuzit që 20 vite, nuk jemi present më shumë se 1.5 % në administrate… atëher është më se e qartë se çka është arritja e kryeministrit në çështjen shqiptare. Si mund të quhet ndryshe dikush që në 25 vitet e fundit është bërë 7 herë kryeministër, ndërsa pozita e shqiptarëve në Malin e Zi çdo herë e më shumë vjen duke u dobësuar.
Gjatë Orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi, ndodhi një incidenti verbal simbas shtypit – gjatë të ciles Kryeministri Milo Gjukanoviq, të quajti vagabond, si jeni ndier ju në atë moment ?
Jam krenar që më në fund dikush arriti ta bëjë kryeministrin ta tregoj fytyren e vet të vertet. Kjo pasi që në munges të argumenteve vjen deri tek shfrytëzimi i gjuhës së dhunes. Kryministri pas këti rasti ka kerkuar falje opinionit, kjo tregon faktin që ka pranuar se ishte në gabim.
Zoti deputet media ju ka indetifikuar edhe si i afërt shumë me aktivistët e KDNJ-së në Preshevë, në se nuk është ndonjë spekullim mediatik, përse e keni bërë këtë ?
Shkrimet e mediave dhe presioni i tyre është pjesë e punës dhe ashtu duhet ta pranojmë. Përkrahjen time pikësëparit morale, pastej edhe politike, e ka çdo organizatë e cila lufton për të drejtat e njeriut, thënë në bazë parimore. Mediat shumë shpesh ju indetifikojnë me shumë kend, por ajo nuk do të thotë që në jetën reale kemi kontakte. Sidaqoftë kurr nuk është vonë që të krijohen.
Si e konsideroni ju Iniciativën e ish- kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në vitin 2012,( 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë) që të gjithë shqiptarëve në rajon t’u mundësohet të kenë shtetësinë e Shqipërisë, a është pozitive apo propogandë e asaj kohe kur ai ishte Kryeministër.
E kam konsideruar si shumë pozitive. Ndoshta aty ka pas edhe martketing politik por në parim është shumë pozitive. Tjeter pyetje është se si mundet te realizohet, pasi që në Mal të Zi konkretisht mungon baza ligjore që diskush te ketë dy nënshtetësi. Opsioni më i mirë do ishte të vihej deri tek marrëveshja bilaterale dhe me këtë ti mundsohet shqiptarëve që ta marrin edhe pasaporten e shqipërisë. Kjo është edhe çeshtje logjike, pra pse mos të ketë dy nënshtetësi nëse ju paraqitet një mundesi, këtët praktik e shfrytëzojnë edhe shtetet e zhvilluara si e drejtë e “bipatridit” apo dyshtetësisë . Per mendim tim aty ska dilemë, iniciativa është e mirë por koha do të tregojë a mund të realizohet.
Mbas nënshkrimit në Vjenë të Marrveshjes së Asocimit të Komunave serbe në Kosovë, ka zëra që edhe shqiptarët e Malit të Zi duhet të krijojnë institucione paralele në qytet ku janë shumicë shqiptare, dhe te mos marin pjesë fare në jetën politike sllave në Serbi dhe Mal të Zi.
Institucionet paralele nuk janë treguar si funkcionale askund në rruzullin tokësor. Por nëse është ajo çeshtje e kompromisit për një kohë atëher duhemi te jemi real. Kosova është bërë shtet i pavarur para disa viteve. Sot është e njohur nga shumë shtete, do të hyj shpejt ne UNESCO, do të fillojë të marrë pjesë në kampionate sportive… Pra koha punon për të. Nga ky aspekt duhet të lergohemi kerkesave maksimale dhe te shikojmë çka mundet të bëhet në realitet. Nuk mundet gjithmonë të jetë ashtu siç dom ne, por kryesorja që procesi te shkojë në drejtimin e duhur.
Zoti Abazi Kohët e fundit është sensibilizuar çështja e përcaktimit të vijës së demarkacionit, pra e njohur si çështja e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, ku thuhet se Kosova humbet 8 mijë hektar. Si precipiton kjo çështje tek ju politikanët shqiptar në Mal të Zi kjo çështje?
Demarkacioni duhet te jetë pjesë e punës së komisioneve eksperte. Nuk mendoj që është mirë të bëjmë tensione lidhur me këtë çeshtje. Mali i Zi dhe Kosova deri tani kanë bashkpunim te mirë, dhe duhemi te vazhdojm ne këtë drejtim. Shpresoj se do të gjindet zgjidhja e cila do të pranohet nga të dyja palët. Nase jo, çdoherë ekzisten mundesia e procesimit para gjykatave ndërkombëtare. Personalisht mendoj se ska nevoj per këtë intervenim.
Madje kemi pasur edhe ngjarje të dhunshme në Parlamentin e Kosovës. Si deputet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi si e shihni ju këtë çështje ? pra ajo nga këndëvështrimi i një deputeti në anën tjetër të kufirit
Nuk nuk jemi të kënaqur kur shohim që në Kosovë nuk funksionon jeta parlamentare apo kur ka dhunë ndërmjet deputetëve apo në rrugë. Apeloj tek të gjithë që ti kthehen dijalogut. E kuptoj se demokrcia ka mungesa të shumëta por vetem me dijalojg mundemi të ndërtojmë institucione të forta të cilat munden ti pergjigjen nevojave të qutetarëve.
Si mendoni ju përse nuk po arrin të unifikohet ende faktori politik shqiptarë ?
Sepse ne shqiptarët kemi dëshirë të jemi gjithë gjeneral. Ne 20 vitet e fundit shqiptarët u desubjektivizuan, dhe tani nuk lunjë rolin e rendësishëm ne jetën politike në Mal te Zi, fatkeqsisht. Pra duhet te punojmë në unifikim e subjekteve nacionale. Shoresoj që ne zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm do të marrin pjesë të gjithë në një listë të përbashkët dhe pjemarrjen ne pushtet ta organizojnë me platform te qartë politike, e jo si deri më tani me plotsimin e interesave të ngushta partiake ose personale.
Intervistoi Beqir SINA/

Filed Under: Interviste Tagged With: deputet, Dritan Abazi, Interviste, Mali i Zi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 121
  • 122
  • 123
  • 124
  • 125
  • …
  • 217
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT