PROFESIONI I MËSIMËDHËNJËS ËSHTË NJË PROFESION I SHENJTË, FISNIK E HUMAN, POR MBI TË GJITHA EDUKATIV/
nga Sokol Demaku/
Parimi im ka qenë e është, që të kontribuoj e të jap ndihmën time profesionale për njerëzit e vendit tim dhe për popullin tim, këtë ka vite që e bëj dhe do të vazhdoj që ta bëj edhe më tej. Duhet ndryshuar shumë gjëra, po kjo nuk varet nga populli, por nga njerëzit që i prijnë popullit në trevat shqiptar, nga politikë bërësit.
Profesioni i mësimdhënies është një profesion i shenjtë, është një profesion me shumë përgjegjësi, profesion fisnik e human, por mbi të gjithA edukativ. Nuk ka më shumë kënaqësi se sa fëmijëve t’ju mësosh gjuhën e bukur e të ëmbël shqipe. Por profesion që ka edhe shumë sakrificë e vështirësi.Po me punë e vullnet arimë cakun, shpresoj.
Arsimi shqip në Maqedoni ka nevojë për reforma por ato duet të bëhen nga themeli e jo nga kulmi, ashtu sic është duke e u vepruar më reformat e arsimit të përgjithshëm në Maqedoni.
Profesioni i gazetarisë më hapi shumë dyer, më ofroi në shumë segmente të shoqësirë, nga afër të dnjej dhimbjen dhe vuajtjen e një familje me halle ekonomike, djersën dhe mundin e artistit që jep gjithcka nga vetja e pak paghuhet e velresohet, unë u rita me këto gjëra.
Ju lutem një prezentim të shkurtër?
S. Aliti:
Sadije Aliti u lind në fshatin Gllogjë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu ne fshatin e lindjes, të mesmen në Gjimnazin e Tetovës. Në vitin 1999 u diplomua si profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Katedrën për Gjuhë dhe Letësri Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit. Është e regjistruar në studime pasuniversitare në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit, Katedrën për Gjuhë dhe Letësri Shqipe, programi studimor letërsi shqipe.
Profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Asdreni” në fshatin Gllogjë, 1999-2001;
Profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollën fillore: Kiril Pjecinoviq” në fshatin Tearcë, 2001-2013, orar të plotë mësimor, në marrëdhënie të rregullt pune
Asistente në Universitetin Shtëtëror të Tetovës Katedra e gazetarisë, 2009-2010;
Kurse për gjuh shqipe me kursiste ferma të punësuara në institucionet shtëtërore në Komunën e Tetovës, orgaizuar nga Organizata e grave maqedone e finansuar nga IOM, shtator 2002-maj 2004
Kurse për gjuh shqipe me student të rinj nga Komun e Tetoves dhe rrethina, organizuar nga OJQ “Sreqen Zhivot” dhe ECM, Tetovë, shtator 2005-maj 2007
Bashkpunëtore e jashtme te Radio Bleta janar 2002- dhjetor 2004,
Bashkpunëtore e jashtme e gazetës në gjuhën shqipe Flaka, shtator 1991 maj 2008
Gazetare e regullt në të përditshmen fakti maj 1999 dhjetor 2010
Bahkëpunim me disa portale, www.yllpress.com, www.tetova1.com, etj.
Anëtare e Kryesisë së Degës së LGSH-së në Tetovë, 1993-2000,
Nënkryetare e Organizatës rinore të PPD-së, maj 1996- dhjetor 1999;
Aktiviste dhe koordinatore e disa projekteve pranë OH El Hilal, prill 2000-2013,
Kryetare e klubit futbollistik për femra Drita Abi, Tetovë, gusht 2004-dhjetor 2008;
Pjesëmrrëse në Konferencën ndërkombetare për paqe në Poreç të Kroacisë, shtator 1997.
Pjesëmarrëse në seminarin Ballkanik kushtuar Kosovës, në Tiranë të Shqipërisë, qershor 1999,
Konferencë ndërkombëtare të organizuar nga Pakti i stabilitetit në Podgoricë, Mal të Zi shtator 2002,
Seminar ndërkombëtarë për paqe në Evropën juglindore në Shtutgard dhe Berlin, përkrahur nga Fondacioni Fridrih Nauman, dhjetor 2002,
Seminar rajonal për barazi gjinore në Prishtinë, Kosovë, përkrahur nga Fondacioni Fridrih Nauman, nëntor 2004,
Seminar të grave në Stamboll të Turqisë, maj 2006,
Përcjell festivalin ndërkombëtare të valleve popullore në Bursa të Turqisë, korrik 2001
Përcjell festivalin ndërkombëtare të valleve popullore në Izmir të Turqisë, shtator 2004,
Përcjell festivalin ndërkombëtare të valleve popullore , Gjirokastër Shqipëri, shtator 2002;
Përcjell festivalin ndërkombëtare të valleve popullore, Kacanik, Kosovë qershor 2005;
Përcjell festivalin ndërkombëtare të valleve popullore, Peshkopi, Shqipëri, nëntor 2006;
Përcjell festivalin ndërkombëtare të valleve popullore Strugë, Maqedoni qershor 2009;
Kryetare e Festivalin të valleve popullore “Zana e Sharrit” Tearcë, korrik 2009,
Pjesëmarrëse në Seminarin e parë të Albanologjisë organizuar nga USHT në Ohër, shtator 2007, ku preznetohet me kumtesën “Legjenda e nuseve në fshatin Gllogjë”.
Përfaqëson poeteshat shqiptare nga Maqedonia në takimin e 27 në Vushtrri “Takimi i poeteshave Vushtrria 2009” maj të vitit 2009, 2010, 2011,2013
Përvojë me sektrin joqeveritar 1991-2013,sidomos në sferën e të drejtave të grave në Maqedoni dhe rajon
Pjesëmarrje në shumë seminare:
Pjesëmarrje më e madh e femrave në politikë
Tribuna në zonta poskonfliktuoze
Tribuna kundër tregtisë me nejrëz
Dhuna në familje
Projekte të realizuara me: IOM,USADI, UNIFEM, UNDP
Anëtare e Iniciativës së femrave “Antiko”, Shkup 2004-2013
Anëtare e Forumit të gruas shqiptre, Tetovë 1999-2013,
Byroja për zhvillimin e arsimit, Tetovë Organizata humanitare “El Hilal”” Shkup, Komuna e Tearcës, sketori për culture dhe OJQ, Forumi I gruas shqiptare, Këndi amerikan në Tetovë, ADi-Gostivar,
Përveç se një mësuese e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, një gazetare e denjë në Maqedoni, aktiviste e cështjeve kulturore, do të ishte me interes të mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e një mësuesi të gjuhës amtare në Maqedoni?
S.ALITI: Profesioni i mësimdhënies është një profesion i shenjtë, është një profesion me shumë përgjegjësi, profesion fisnik e human, por mbi të gjitah edukativ. Nuk ka më shumë kënaqësi se sa fëmijëve t’ju mësosh gjuhën e bukur e të ëmbël shqipe. Por profesion që ka edhe shumë sakrificë e vështirësi.Po me punë e vullnet arimë cakun, shpresoj.
Keni studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Katedrën për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit, çka ju shtyri ta studioni Gjuhën?
S.Aliti: Koha e regjistrimit në fakultet, ishte tepër e rëndë, arsimi universitar në Kosovë, ishte në kushte të vështira, në Tiranë sapo ishin hapur dyert për shqiptarët këndej kufirit, dhe të drejtën e regjistrimit e gëzonin vetëm fëmijët e funskionarëve të kohës. Në Tetovë ende nuk flitej për arsim universitar, e në Universitetin e Shkupit, të rrallë ishin ata sdtudentë që arinin të regjistorheshin sepse ishte një politikë antishqiptare shumë e theksuar. Orientim i vetëm ishte Katedra e gjuhes shqipe dhe Fakulteti pedagogjik për mësimdhënës të ciklit klasor, që asokohe ishte vetem dy vjet. Unë doja të regjistrohem në fakultet ku studimet ishin 4 vjet, keshtu u regjistrova, e dua dhe më pëlqen gjuha shqipe, por në ëndrrat adoleshte kam dashur psokologjinë apo juridikun, se gjithë në shkollë të mesme më thonin ti do të bëhesh avokate. Po praktika e jetës më dërgoi edhe në profesionin e gazetarisë.
Ju i jeni përkushtuar pra punës me fëmijë, arsimimit, si e ndieni veten si mësuese?
S.Aliti: Është një punë me shumë përgjegjësi, kërkon të japësh maksimumin, nuk është e lehtë që të bësh ndrtimin e një ardhmërie, pikërisht është shkollimi fillor që edhe vë binarët e jetës për breznitë e reja. Kjo ngajson edhe me shartimin e një peme, sespe fëmiëjt duhet të pajisen edhe me një edukatë dhe nëj arsim, të përgatiten e të jenë të denjë për tu përballur me jetën nesër, e në shoqërinë tonë në Maqedoni, po edhe më gjërë në Ballkan, kjo është më e vështirë nga shumë faktorë të shoqërisë, sistemi roganizativ e funskional. Në mësin tonë nuk funskiojnë si duet shërbimet profesioanle dhe qendrat sociale, cdo gjë nis, zbulohet dhe përfundon në shkollë, nuk ka organe që rastet më specifike t’i orinetojnë diku tjetër për zgjidhje, po gjithcka mbetet në duart e arsimtiarit dhe shërbimit profeisonal në shkollë, me këtë jam përballur shumë herë. Mësusei duet të jetë prind, mjek, polic, gjykatës, shërbyes fetar, gjitha profesioent e mudnshme janë te persoanliteti i mësusëit.
Nga e merrni frymëzimin në punën e tuaj? Çfarë ju frymëzon?
S.Aliti: Po, dëshira për punë, vullneti për të bërë dicka më mirë se dje, ideja për të qenë bartës i ndryshimeve progresive, dhe mbi të gjitha suksesi i përgjithshëm edhe ai individua, por edhe ai grupor.
Ju jeni shumë aktive edhe në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve këtu në trojet shqiptare në Maqedoni, çka ju shtyn në ketë drejtim dhe në çka më shumë është e angazhuar Sadija?
S.Aliti: Profesioni i gazetarisë më hapi shumë dyer, më ofroi në shumë segmente të shoqësirë, nga afër të dnjej dhimbjen dhe vuajtjen e një familje me halle ekonomike, djersën dhe mundin e artistit që jep gjithcka nga vetja e pak paghuhet e velresohet, unë u rita me këto gjëra. Që në shkollë të mesme isha e kycyr në disa rrjedha rinore, sidomos në Shoqata të grave që sapo kishin nsiur të themeloheshni. Kam qenë bartese informative për shumë ngjarje kulturore që në ato vite të fillimit të tranzicionit ishin si një ringjallje e kulturës shqiptare në Maqedoni. Disa nga ato ngajrje tani më i takojnë kohës së shkaur e disa ende mbahen po me shumë vështirësi organizative dhe fianciare, mbahen sa për të ruajtur kontinuitetin.
Jam aty ku vlerësoj se ka nevojë për ndihmën time, pasi më unë kam kaluar në atë fazë të profesionalizimit, dhe pa hezitim jap ndihmën time cdokush që e kërkon ose që e sheh te nevojshme.
Çka mendoni për sistemin e arsimit sot në Maqedoni, konkretisht kur kemi të bëjmë më shkollat shqipe, çka kishit me ndryshuar në këtë drejtim po të pyteni ju?
S.Aliti: Eh shumë gjëra, së pari reformë të plotë në adminsitratë, njerëz profesionist dhe vlerësim të duhur. Ndryshim të planprogrameve edhe ate të menjëhershme. Për gjuhën shqipe nuk kemi probleme si kanë qenë në kohën e sistemit monsit, po në drejtimet tjera hasen shumë probleme, si në histori, gjeografi e lëndët ekzakte ku tekstet shkollore nga autorë shqiptarë mungojnë, ato përkthehen nga gjuha maqedone dhe përkthimi është shumë jo profesional dhe i dobët që shkakotn paqartësi në tekst dhe vështirësi kur i punojmë me nxnënsit, në kuptimin e tyre. Arsimi shqip në Maqedoni ka nevojë për reforma por ato duet të bëhen nga themeli e jo nga kulmi, ashtu sic është duke e u vepruar më reformat e arsimit të përgjithshëm në Maqedoni. Duhet të kemi plane të përbashkëta arsimore ndërshqiptare, duke fillaur me abetaren e duke përfudnaur me ato shkencore univesritare, sespe kemi një alfabet e një gjuhë, po kemi plitika jo të mira orientimi e menaxhimi.
Si e kalon një ditë të punës në shkollën ku punon Sadija?
S.Aliti: Dita fillon që nga mëngjesi, ora 6 e 30 kur paërgtitem për në punë, me kafenë e mëngjesit me kolegët në zyrë dhe me orarin mësimor, për të vazhduar me angazhime të tjera profesionale në shkollë apo ne sfera tjera ku unë veproj. Ndonjë ditë është më shumë e nagrakuar që më mer më shumë kohë e angazhim, e dnonëj ditë më pak, varet nga agjedna e obligimeve.
Ju jeni me profesion arsimtare e gjuhës por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë, çfarë momentalisht është më inetres për ju?
S.Aliti: Kuptohet se përparësi ka angazhimi im profesional ku unë aktualsiht jam e puënsuar, puna në shkollë me nxënësit dhe me stafin e shkollës. Por nuk mbeten anash edhe projekte tjera që kanë të bënjë me sferën e arsimti, pasi kam përcjellë një sërë trajnimesh dhe jam certifikuar.Por edhe shkrimet tjera nuk mebten anash edhe për ata është e nevojshme kohë dhe përkushtim.
Çka ka botuar deri më tani Sadija dhe çka pret lexuesi në të ardhmen nga ju?
S. Aliti: Shkrime letrare dhe publicistike në: Flaka, Tribuna Sh, Vlera, Vepra, Rrezja, Yllirija, Koja Javore, etj. Janë botuar këto tituj libra me poezi dhe monografi si koautrore:
Koha Blu, Shtëpia botuese Konica 95 Tetovë, viti 1996,
Dasmë zanash, Shtëpia botuese Toena Tiranë, viti 2000,
Vallëzim parajse, Shtëpia botuese Arbëria Dizajn, Tetovë, viti 2002.
Fjalë të heshtura Shtëpia botuese Tringa Dizajn Tetovë, viti 2006.
Valixhe kujtimesh Shtëpia botuese Tringa Dizajn Tetovë, viti 2008.
Shkëndija është një dhe mbi të gjitha, Sh.Sinani, Monografi, Shtëpia botuese Tringa Dizajn Tetovë, viti 2009.
A do t’më falësh nënë, 2012
“Sporti na bashkoi”, monografi, bashkëautor me Sh.Sinani, 2012
Drite dashurie, vellim poetik, perkthim ne gjuhen rumune, 2014, Bukuresht
”E nesëmrja”, vëllim poetik, 1014, Tetovë
Ju jeni shumë aktvie në jetën poltike aty kujetoni sa është pjesëmarrja e femrave shqiptare në politikë?
S.Aliti: Aktive në jetën publike po, po jo edhe aktive në atë poltikike, kam qenë në organizatën e të rinjëvë dhe në Forumin e gruas në kohën kur ishte aktive Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), por tani jo, sepse profesioni i gazetarisë nuk e duron edhe politikën aktive.
Për fat të mirë gjërat kanën dryshuar mirë, edhepse nuk janë në nivelin e situatës në vendet skandianev, po vënia e kuotave dhe detyrimi me Ligj i partive poltike për përfshirje në lsita zgjedhore lolake e parlamentare për praninë e femrave e ka ndryshuar imazhin e përfaqësimit të femrës shqiptarë. Ajo është e pranishemnë shumë këshilla komuanle dhe në parlament, me një kryetare femër, Komuan e Tetovës, ndërsa në organet e vendimarrjes, në institucione të shtetit dhe në parti politike situata është jo fort e mirë, prania e tyre është e vogël.
Një publiciste, një poete dhe një punëtore kulturore kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht më natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra e saj, Sadija?
S.Aliti: Informim të nevojshëm, gazetair është zanat që të mundëson shumë gjëra të kuptosh edhe parakohe. Vlerësoj drejtësinë, saktësinë, por e dhënë tepër edhe pas detajeve.
Ju jeni edhe një gazetarë dhe aktiviste humanitare e dalluar , çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë që ju beni këtu në vendlindjen tuaj?
S.Aliti: Në gazetari jam që nga bankat e shkollës së mesme, për të vazhduar deri më sot, janë vite. Kam përcjellë krizën e Kosovës, në vitin 1999, përshkrimet nga kampet ku ishin të strehuar të dëbuarit nga Kosova, janë të pa numërta. Kam përcjellë edhe situatën e vitit 2001 në Maqedoni, edhe aty ka shumë mbresa emocionuese e dhimbjej, disa janë prezentuar në gazetën e atëhershme të përditshme FAKTI. Që nga ajo kohë u inkuadrova edhe si volluntere në Organizatën humanitare El hilal ku jam aktive edhe sot. Nga e gjithë kjo eksperiencë do të vecoj vetëm anagzhimin tim në komisonin për ndërtimin e dy shtëpive të dëshmorëve të kombit në fshatin Sellcë, jam shumë e lumtur dhe ndihem krenare kur shoh fëmijët e dëshmorëve që u siguriam kulm mbi kokë bashkë me ndihmën dhe mbështjetjen e bëmirësve. Janë shumë ngjarje nga gazetaria, por ato do i shpalosim në ndonjë mundësi tjetër.
Çka mendoni për jetën kultutore të shqiptarëve në Maqedoni respektivisht në trojet shqiptare këtu, si ju e shifni ketë?
S.Aliti: Jeta kulturore shqiptare në trojet shqiptare, Kosovë e Shqipëri është në nivel më të mirë e më të lartë, ndoshta jo edhe aq të kënaqshëm pasi ka mundësi edhe më shumë të bëhet, pasi janë institucionet e shteti. Në trevat tjera, Mal të Zi, Lugina e Preshevës dhe në Maqedoni, ndryshon është më e vobegët, më e varfër, mungojnë instutucionet dhe mbështetja fianciare, ajo bëhet në suazat e së mundshmes dhe falë vullnetit dhe dashamirësisë së njerëzve të artit e kulturës që sakrifikojnë gjithcka për të mbajtur gjallë kulturën shqiptare. Organizmet dhe bashkëpunimet kulturore të përbashkëta do i ndihmonin shumë kësaj cështje, sidomos kulturës jashta isntitucioneve të shtetit, kjo do ishtë në frymën e bashkimit kombëtar, ashtu si ka ndodhuir edhe me disa aktivitete kulturore, festivale, aktivitete bukurie, koncerte të përbashkëta e shumë tjera të ngajshme. Këtu do të vlerësoja organizimet letrare që i ka mbështet Ministria e Diasporës e Kosovës, që mundëson që shqiptarët në diasporë varësisht nga vendi ku vijnë të ndihen si të barabratë.
Nëse do të kishit mundësi te jepje ndihmesën tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka dhe pse?
S.Aliti: Parimi im ka qenë e është, që të kontribuoj e të jap ndihmën time profesionale për njerëzit e vendit tim dhe për popullin tim, këtë ka vite që e bëj dhe do të vazhdoj që ta bëj edhe më tej. Duhet ndryshuar shumë gjëra, po kjo nuk varet nga populli, por nga njerëzit që i prijnë popullit në trevat shqiptar, nga politikë bërësit.
Duhet bashkuar kokat njëherë e pastaj duet bashkuar tokat, populli dhe njerëzit janë të bashkaur, nuk e ndjejnë ndarjen, por me mënyra e forma të ndryshme i kontribuojnë bashkimit.
Nëse lamia e mësusisë nuk do të ishte profesioni juaj, në çfarë profesioni do e gjente vetën më së miri Sadija?
S.Aliti: Po krahas mësuesië unë vite me radhë kam punaur edhe si gazetare në gazetë të përditshme, paralelisht, që është një punë shumë dinamike, kam bashkëpuanuar me radio e TV. Edhe në gazetari nuk ndjehem keq.
Përveç punës suaj në shkollë, si e kalon kohën e lirë?
S.Aliti:Po, angazhimi im kryesor është në shkollë, pastaj janë edhe obligime tjera, pasi jam aktive në më shumë aktivitete shoqërore, pak kohë mbetet e lirë. Atë e kaloj kryesisht me njërëzit e afërt që janë rreht meje, kolege e kolegeë, miq e mikesha. Me ndonjë film të mirë pranë televiaorit apo me lexim të ndonëj vepre të mirë, ose me shetitje në natyrë pasi e adhuroj ambientin e natyrës.
Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?
S.Aliti: Gjithcka e mirë dhe e bukur, ngrohtësia dhe dashuria familjare, suksesi dhe përparimi në punë e në karierë, i imi dhe i të tjerëve rreth meje.
Padrejtësia, injoranca, tradhëtia e njerëzve të besuar rreth meje, njerëzit me maska, dhe gjothcka jo e mirë.
Ju keni botuar disa tituj kryesisht me poezi, por lexova ato edhe në gjuhën rumune, çfarë mund të na thoni për këtë?
S.Aliti: Në pranverën e këtij viti në Bukuresht të Rumanisë, doli nga shtypi përmbledhja me poezi ”Dritë dashurie”, një bashkëpunim me z.Baki Ymerin, që është nga rrethina e Tetovës, ndërsa jeton e vepron në Bukuresht. Ishte një ide e mirë që vargjet e mia të gjenden edhe në duart e lexuesit rumunr, dhe sipas vleresimeve e kritikës, ky libër është pritur mirë dhe ka patur një prezentim në mediat rumune. Është një nismë që kam në plan të vazhdojë edhe më tej, përkthim edhe në gjuëh tjera, disa projekte janë në relaizim e sipër e disa të tjerë në planifikimin e radhës. Peozia ime të jetë e pranishme edhe në më shumë gjuhë tjera, vargu im të komunikojë edhe në më shumë gjuhë të botës.
Po të kishit mundësinë të zgjidhni, ku do kishit jetuar sot?
S.Aliti: Po, këtë do e bëja edhe shumë herë zgjidhje, në Tetovë, e aksund tjetër.
PLAGËT E REJA TË PLAVË-GUCISË
-Intervistë me ing. Tahir Gjonbalaj, një nga personalitetet e shquara të botës e kohës panshqiptare; një kreshnik kombëtar modern i trevës së Plavë-Gucisë; një ndër themeluesit e nënkryetar në dekada i të parës parti politike shqiptare në Malin e Zi – i Lidhjes Demokratike (1990); një ndër veprimtarët ma të hershëm të Pavarësisë së Kosovës (4 tetor 1991); antar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi; takime me presidentin Bill Klinton, me presidentë e kryeministra të shteteve të Ballkanit, etj.; kryeorganizator i katër simpoziumeve për historinë e kulturën e Plavë-Gucisë; nismëtar e kryefjalë i Manifestimit tradicional panshqiptar “Alpet Shqiptare” (Vuthaj, çdo 1 gusht), i dekoruar nga AFCES me Çmimin e madh “Pjetër Bogdani”; prej 16 vitesh zyrtar profesional në komunën e Plavës, etj.
-Ing. Tahir Gjonbalaj, prej kohësh në Plavë-Guci kryefjalë e ditës janë rrugët e shkurtëra ndërkufitare panshqiptare e ndërkombëtare që e lidhin krahinën tuaj me Kosovën e Shqipërinë, po edhe me vet Malin e Zi si me Podgoricën, Tuzin, Ulqinin e Tivarin. Ju, në këto tri dekadat e fundit, pa mëdyshje, jeni një ndër “promotorrët” e hapjes së këtyre rrugëve, përndryshe: një nga flamurtarët e tyre. A po më kallxo’ shkurt për historinë e gjatë të rrugës së vështirë e përparësore Plavë-Deçan?
-Komuna e Plavës, që përfshinte edhe Gucinë me Vuthaj e Martinaj (komuna Plavë-Guci) qyshse në kohën e krizave të shpërbërjes së Jugosllavisë Avnojiste Federaliste (RSFJ), në vitin 1990, i ka pri’ vet andrrës, objektivit e punës sipërmarrëse aktive për hapjen fizike të kësaj rruge nacionale në 45 km gjatësi të saj, nëpër bjeshkë, pa tunel, në kushte jo ideale, po të pranueshme. Gjithashtu, komuna e Plavës, po në vitin 1990, kryesisht me inisiativën e vet, ndërmori edhe një hap tjetër: përgaditjen e Projektit (Vijadukte) të rrugës moderne Plavë-Deçan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Sarajevë (BH). Ky Projekt cilësor parashikon rrugën e asfaltuar me 33 km gjatësi, me një tunel 4.450 metra, me ura, etj. të kalueshme edhe në stinën e dimrit.
Pas Luftës së Kosovës (1999) u riaktivizua çështja e hapjes së rrugës, e cila pas shpërbërjes së Unionit Mali i Zi-Serbi (2003-2006) dhe shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi (2006) e të Kosovës (2008) trajtohet si “rrugë ndërkufitare”, ndërkombëtare. Kjo rrugë është çështje e përbashkët ndërshtetërore për t’u zgjidhur në mes dy shteteve të reja ballkanike: qeverive të Malit të Zi e të Kosovës, ndoshta me shtysë, fonde, mbikqyrje edhe të Komunitetit Ndërkombëtar si Bashkimit Europian, etj.
Kryeministrave të Kosovës, Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi, Agim Çeku e pothuaj në çdo mandat qeverisës Hashim Thaçit, ua kemi ngrit’ çështjen e rrugës Deçan-Plavë, si nga ana ime, Tahir Gjonbalaj, në cilësinë e një prej përfaqësuesve të partisë së parë shqiptare Lidhja Demokratike në Mal të Zi (e me veprimtarë të kësaj partie të Plavë-Gucisë e Tuzit), si një nga veprimtarët e Pavarësisë së Kosovës, si një inxhinier e në 16 vite zyrtar profesional komunar i Plavës. Shpesh në këto takime kemi qënë sëbashku me titullar të komunës së Plavës. Herën e fundit, sivjet, ishim me kryetarin e komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq në takim pune me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin. Takime të tilla kemi krye edhe në Tiranë dhe në Podgoricë.
Prej kohësh kemi krijue lidhje të mira mes komunës së Plavës (Plavë-Gucisë) e të Deçanit. Ka një vit që dy komunat jemi binjakëzua ndërveti. Kemi pasë takime pune e marrëveshje të përbashkëta edhe për rrugën. E kemi, si po thoni edhe ju: kryefjalë. Në fillim, sëbashku me kryetarin e komunës së Plavës, Adem Jaseviq, jemi takuar me kryetarin e komunës së Deçanit, Ibrahim Selmanin. Vitet e fundit kemi pasë disa takime në Plavë-Guci e në Deçan në mes kryetarëve Orhan Shahmanoviq e Rasim Selmanaj, deri edhe në rang delegacione pune nga dy komunat fqinjë.
Para disa ditësh, më 1 gusht 2014, ministri i Kulturës i Kosovës, nënkryetari i PDK, Memli Krasniqi, në fjalën e tij përshendetëse në Manifestimin “Alpet Shqiptare. Vuthaj, 2014”, siç e ndigjuat edhe ju, tha e dha në emër të Qeverisë së Kosovës premtimin e madh se rruga Deçan-Plavë është paraparë në planin pesëvjeçar të shtetit të Kosovës, ku çdo vit ka të detajuar fondet e veta.
Manastiri i Deçanit e detyron rrugën me u ngjit pak ma lart, po edhe ne, në Plavë-Guci, presim që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Të paktën Qeveria e Kosovës të hapin rrugën deri tek vija e demorkacionit Mali i Zi-Kosovë…
-Zoti Tahir, një atdhetar luftëtar i këtuhit, këto rrugë në shtypin në Amerikë i cilëson si “damarë të zemrës”. Tashti po due me të dvet për “damarin” tjetër tejet të randësishëm: Guci-Vermosh-Hani i Hotit apo, si i thonë këndej në traditë: “Rruga e Shkodrës”, e cila në fakt të çon edhe në Tiranë, po edhe në Podgoricë, në Ulqin e Tivar.
-Rruga Guci-Shkodër po kryhet pas shumë viteve kërkesa e përpjekje, projekte e marrëveshje mes qeverive të Shqipërisë e të Malit të Zi. Interesim të lartë ka dëshmuar edhe komuna e Plavë-Gucisë, si dhe shoqëria civile e personalitete nga diaspora shqiptare në Amerikë e në Europë. Sëbashku me kryetarin e komunës të Plavës, Orhan Shahmanoviq, kemi shkue dy herë në Tiranë gjatë dy viteve të fundit, në takime pune me sukses me ish kryeministrin Sali Berisha e me kryeministrin e sotëm, Edi Rama, ku e kemi pasë kryefjalë bisede rrugën Guci-Shkodër. Për këto takime kanë folë mediat shqiptare e të huaja.
Kjo rrugë drejt Shkodrës ka përfunduar në territorin e komunës së Plavë-Gucisë në parametrat e caktuar prej nga qyteti i Gucisë në Doganë – tek Pika e Kalimit Kufitar Mali i Zi-Shqipëri, kufi që ndan komunat e sotme Guci e Kelmend. Edhe në pjesën e Shqipërisë Londineze, rruga nga Pika Kufitare-Doganore Guci deri në Vermosh (7 km) është krye. Punohet me ritme jo të shpejta në segmentin prej 27.2 km nga Tamara (Kelmend) në Hani i Hotit (Shkodër). Deri tani kanë mbaruar mbi 30 km të rrugës ndërkufitare panshqiptare e ballkanike Guci-Shkodër, e cila ka pasë mbi 26 milionë USD financim nga Tirana e Bashkimi Europian. Në takimin me ish kryeministrin Sali Berisha na është thënë se segmenti rrugor nga Vermoshi në Tamarë njihet si “rrugë ndërkufitare” e, si e tillë, është projekt i përbashkët i dy shteteve: Shqipërisë e Malit të Zi, ka një marrëveshje të firmosur mes dy qeverive përkatëse qyshse në vitin 2012. Pala shqiptare e Tiranës, me vendim qeverie, e ka miratuar projektin, e ka akorduar pjesën e fondit të vet. Tani çështja mbetet për t’u krye nga Qeveria e Malit të Zi në Podgoricë. Në takimin e para disa muajve me kryeminstrin aktual Edi Rama na është premtuar se ky segment rrugor do të përfundoj së shpejti, në parametrat e duhur, në mirëkuptim të plotë dypalësh.
-Zoti Tahir, tue iu shpreh mirënjohje për kontributet e tua për këto rrugë kryesore ndërshqiptare e ndërkombëtare, po due me të dvet’ edhe për një rrugë të tretë: atë Plavë-Çerem (Margegaj) që kalon nëpër Qafën e Vranicës, lidhet me luginën e Valbonës, kalon rrugës ujore liqenore e tokësore përgjatë Bregut të Drinit e bie në Portin e Shëngjinit, që me gjasa, do të jetë “Porti i Kosovës”.
-Komuna e Plavës i ka hap 12 kilometrat e udhës në pjesën e saj. E ka krye detyrën e vet.
Në anën e Shqipërisë, në komunën fqinjë të Margegajt, nga Qafa e Vranicës deri në Dragobi, rruga ka përfunduar me kohë në 14 km e saj, e në disa segmente ka pasë rikonstruksione prej dëmtimeve nga sheu e bora. Prapë në këtë rrugë të projektuar me 6 m. gjerësi ka punë të pambylluna deri tek asfaltimi i saj.
Kjo rrugë ndërkufitare mundëson lidhjet farefisnore, ekonomike, kulturore e turistike të luginës së Valbonës e të rrethit të Tropojës me komunat e sotme të Plavës dhe të Gucisë. Po edhe i lidh Alpet me Detin Adriatik.
Dy kryeministrat: Sali Berisha i Shqipërisë dhe Milo Gjukanoviç i Malit të Zi, para disa vitesh kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për hapjen e Pikë-Kalimit Kufitar të Qafës së Vranicës. Pritet zyrtarizimi i saj, përurimi. Koha po ecën. Puna po vonon.
Në mes dy komunave kufitare, të Plavës (Mali i Zi) e të Margegajt (Shqipëri) kemi pasë takime pune të përbashkëta në vite, deri këto më të fundit në mes Orhan Shahmanoviq dhe Rexhë Biberajt, i cili ka katër mandate si kryetar i kësaj komune të luginës së Valbonës.
Këto tri rrugë, nga Plavë-Gucia drejt Deçanit, drejt Shkodres, drejt luginës së Valbonës, e përgjysmojnë kohën e udhëtimit, krahasuar me rrugët e derisotme rreth e rrotull nga Plava në Rozhajë-Pejë-Deçan dhe nga Plava në Kolashin-Podgoricë-Shkodër apo nga dy krahët e këtyne rrugëve për të shkuar deri në qytetin Bajram Curri të Tropojës.
Para së gjithash, këto rrugë ndërkufitare panshqiptare e mes tri shteteve ballkanike, janë korridore të integrimit euro-atlantik, të paqes ndërshtetërore e ndëretnike, të zhvillimit ekonomik e kulturor, të ruajtjes së shqiptarëve etnik të trevës tonë nga asimilimi sllav e mos shpërngulja e tyre nga trojet e veta.
-Zoti Tahir Gjonbalaj, prej vitesh ka lind e gangrenon një tjetër shqetësim i madh politik, etnik, pronësor, ekonomik në krahinën e Plavë-Gucisë lidhur me të ashtuquajturin “Parku Nacional”. Si është e vërteta e ecurisë së tij zyrtare, e problematikave të tij kundërshqiptare?
– Pesë vjet kemi pasë bashkëpunim të mirë me amerikanët e anglezët, dy miq të mëdhenj të tri shteteve ballkanike: Kosovës, Malit të Zi e Shqipërisë, për me e shpall “Parkun Kombëtar të Paqes”. Me inisiativën e asistencën e tyre ndërkombëtare u mbajt në Prishtinë në fund të vitit 2006 një takim pune final i përbashkët i të gjithë kryetarëve të komunave ku shtrihej ky Park, prej nga Istogu (Burimi) afër Pejës deri në liqenin e Shkodrës. Aty u firmos një marrëveshje. Nënshkruan të gjithë kryetarët e komunave: Skënder Sharkinoviq i Plavës (Plavë-Gucisë), Rexhë Biberaj i Margegajt (Lugina e Valbonës), ai i Pejës, i Deçanit, i Rozhajës, i Tropojës (Ast’), i bashkisë së qytetit të Bajram Currit, etj.
Aty, në atë takim ndërshtetëror të rëndësishëm, u ngrit Zllatko Buliq, përfaqësues i Malit të Zi, e doli me deklaratë zyrtare: “Nuk do të lejojmë të ngrihet “Parku Ballkanik i Paqes” për arsye se e kontrollojnë shqiptarët…”. Ky, me të shkuar në Podgoricë, ua nisi përgaditjeve institucionale zyrtare për copëtimin fragmentar të Projektit. Mbeti vetëm në bjeshkët e Nemuna, që përfshinte disa komuna në trekëndshin kufitar Mali i Zi-Shqipëri-Kosovë si komunën e Plavë-Gucisë, Margegajt, etj. Ky Projekt do të pagëzohej si “Parku Hapësinor Prokletje” apo “Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna”.
Ky Park Nacional i okupon pronat e shqiptarëve etnik, i pengon shqiptarët në shfrytëzimin e menaxhimin e pronave të veta private të trashëgueshme e të ligjshme, të njoftuna zyrtarisht nga shteti jugosllav i kohës, edhe nga Jugosllavia e Parë e krajlëve. Gjithashtu e pengon edhe zhvillimin e turizmit alpin veror e dimëror në këto troje të shqiptarëve autoktonë, mbajtjen e blegtorisë, shfrytëzimin e kullotave e pyjeve, etj.
Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna është i madh. I kap 16 mijë hektarë ose 160 km2. Domethanë sa sipërfaqja e komunës së re të Gucisë (157 km2). Në shtrirjen e tij kap gjithato territore gjeofizike tërësisht etnike shqiptare në shekuj: Hotin (Hotin e Vendit), Zabelin, Jasenicën, Vojnosellën, Hakajt, Vishnjevën, Kukajt, Krushevën (Dardha), Kolinën, Vuthajt e Dolin.
-Zoti Tahir, një ndërhyrje, ju lutem, një ndërhyrje: E, ju, heshtët përballë kësaj situate kundërshqiptare, kundër praktikave të tilla shovene qeveritare të Malit të Zi?!
– Jo. Kush u ka thënë se kemi hesht. Kemi ngrit zërin tonë shqiptar. Vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e shqiptarëve etnikë të rrezikuara nga Parku Nacional, puna për ngritjen e të cilit, siç u thashë më lart, ka nisë në vitin 2006.
Vet personalisht, si nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, si qytetar i Gucisë e i Plavës, si zyrtar profesional komunar i Plavës, si një ndër të prekurit familjarisht e farefisnisht nga ky Park Nacional, kam shkue në janar të vitit 2007 në kryeqytetin shtetëror të Podgoricës. Aty e takova ambasadorin e Bashkimit Europian. Ia kam hap e dorëzuar në zyrën e tij dokumentacionin e plotë, ku dëshmohet se pronarët e sotëm të territoreve ku shtrihet Parku Nacional janë shqiptarët etnik. Ia kam kallxuar dokumentet ku Gjykata e Jugosllavisë qyshse në vitin 1933 ua kishte kthye këto prona qindpërqind shqiptarëve vendali në shekuj, të rritun në ato troje brez pas brezi.
Më 13 shkurt të vitit 2007 e kemi ba një Tubim Proteste tek dhoma e kulturës në qytetin e Plavës, ku e ngritëm zërin qytetar e politik kundër Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna, pasi ky dëmtonte interesat jetike të shqiptarëve autokton, shqiptarët nuk munden t’i shfrytëzojnë pronat e veta, etj. si pasojë shkaktojnë edhe shpërngulje të shqiptarëve nga tokat e fshatrat e veta, i hap rrugë asimilimit e pushtimit të pronave të shqiptarëve.
Kurrkush nuk e ka ndie deri në fund e plotësisht zërin tonë shqiptar. Kërkesat tona kanë lanë gjurmë, po problemet tona nuk kanë marrë zgjidhjen e premtuar prej asaj dite janari 2007 e deri më sot, në gusht 2014. Pra, po bëhen 8 vjet. Veprimtaria kundërshqiptare me Parkun Nacional ka mbet’ pothuaj e njëjtë. Më shumë se problematike.
Më 16 prill 2008 Kuvendi i Malit të Zi (Parlamenti) e miraton “Planin Hapësinor të Malit të Zi”, në të cilin përfshihet edhe “Plani Hapësinor – Prokeltje” (Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna). Për miratimin e këtij Plani i dhanë votat e tyre edhe tre deputetët e Plavë-Gucisë dhe Ferhat Dinosha, deputet i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi.
Për të disatën herë dua të theksoj edhe një problem tjetër tepër shqetësues për shqiptarët në dy komunat e sotme: Plavë e Guci. Ligji mbi shfrytëzimin e Parkut Nacional është një ligj diskriminues ndaj popullatës vendore autoktone shqiptare në hapësirat e Parkut Nacional.
Në elaboratin e Parkut Nacional thuhet se 92 për qind e pronave të territorit të tij janë shtetërore. Në fakt këto janë prona të uzurpuara popullit shqiptar autokton në shekuj, si të kelmendasve, hotjanëve, etj. pasi edhe vendimet e Gjykatës të Mbrëtërisë Serbe-Kroate-Sllovene (1933) e dëshmojnë qartë pronësinë shqiptare nga vet shteti jugosllav i krajlëve e, më vonë, edhe nga ai i Jugosllavisë së Dytë.
Parkun Nacional në Plavë-Guci e menaxhon një firmë shtetërore me seli në Podgoricë. Punëtorët i ka të vetët, jo plavë-gucias. I bien nga larg. Çdo e mirë natyrore e materiale i shkon kësaj firme shtetërore në Podgoricë. Asgjë nuk mbetet për banorët lokal, për shqiptarët etnik në Plavë-Guci.
-Pra, zoti Tahir, shteti malazez me Parkun Nacional paska një strategji oktapode, të kahershme, të thellë, të egër, krejtësisht kundër shqiptarëve të krahinës etno-historike të Plavë-Gucisë.
– Po. Kjo histori për keq ka nis nga fillimi i viteve ’90, në kohën e shpërbërjes federaliste të Jugosllavisë (RSFJ).
Zona, ku sot shtrihet Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna (Prokletje), në ato vite u kthye në zonë ushtarake jugosllave. Ishte e dyta qendër komanduese e shtetit jugosllav për Malin e Zi. U shpall zonë e ndaluar në 5 km vijë ajrore përgjatë kufirit të Plavë-Gucisë me Shqipërinë. Nuk lejoheshin shqiptarët me dal as në bjeshkët e veta.
Në disa raste pata debate me autoritete civile e ushtarake, lokale e të qëndres, e ngrita shpesh çështjen në rrugë institucionale politike, partiake, etj. Disa zyrtarë edhe dëgjonin, po nuk reagonin në interes të së drejtës, pasi e shihnin veçse një e mirë në interes të shqiptarëve.
Pasi u krye “Lufta në Kosovë” (1999), nën trysninë e Bashkësisë Ndërkombëtare, Ushtria e Malit të Zi u detyrua me u tërhjek në kazermat e veta, në të tjera baza ushtarake të saj.
Shteti i Malit të Zi e ndërmori aktin tjetër: kësaj ushtrie ua ndrruan formën e emërtimit të saj, uniformën e saj, etj., po jo misionin e saj. Vendi ku sot shtrihet Parku Nacional u kthye pothuaj tërësisht në “Polici Kufitare Malazeze”. Njësoj si të parët. Këta qëndruan disa vjet. Edhe këta, prapë, vendosën disa kufizime të ndryshme për shqiptarët etnik të atyshëm. Kjo “Polici Kufitare” u largua vetëm me trysninë ndërkombëtare. Ishin miqtë tanë euro-atlantik të NATO-s e të BE-së që na u gjetën pranë në të dy rastet. Plavë-Gucia mori frymë më lirisht nga kufizimet e ushtrisë jugosllave (malazeze) dhe nga policia kufitare malazeze.
Kohët e fundit u gjet diçka tjetër: Një shpikje ndryshe në formë. Misioni po i njëjtë. U ngrit “Policia e Parkut Nacional”, e cila ka kompetenca më të forta se ato të parat.
Më 19 maj 2013 u miratua Plani Hapësinor i komunës së Plavë-Gucisë. Aty nuk u trajtua Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna. U la jashtë. Për një herë tjetër. Gjatë debateve në mes antarëve të Komisionit për Planin Hapësinor të Plavë-Gucisë, në këtë mbledhje të nxehtë, prapë Zllatko Boliq lëshoi deklaratën tjetër: “E kemi shpall Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna për t’u forcuar kufijtë shtetërorë të Malit të Zi dhe për të bërë të pamundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve nëpër këto bjeshkë”.
Në Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna, firma menaxhuese e ardhur nga Podgorica, siç ua thashë, nuk ka të punësuar asnjë shqiptarë plavë-gucias. Shqiptarët etnik e kanë Parkun Nacional në tokat e veta, në derën e shtëpisë së vet dhe nuk i lejojnë të jenë pronarë, po nuk i lejojnë të jenë as punëtorë. Kjo ndodh rrallë kund në botë. Ky është diskriminim etnik.
Sikur të mos mjaftonte kjo po ndodh diçka tjetër e jashtëzakonshme: Kjo firmë podgoriciane i ka marrë policët e Parkut Nacional nga Kolashini, Berana, Bijello-Polje dhe i kanë çue në Podgoricë për me u mësua gjuhën shqipe e këta me ardhë mbasandejna në krye të detyrës në Plavë-Guci. Asnjë prej tyre nuk është shqiptar.
Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna po fuqizohet çdo ditë e më shumë duke i dobësuar shqiptarët etnik të Plavë-Gucisë në fuqinë e tyre ekonomike, pasi iu kanë marrë pronat e të parëve, mundësinë për administrimin pronësor e zhvillimin e tyre për turizëm, blegtaori, tregëti, etj.
Ne, në Plavë-Guci, do të bëjmë prapë kërkesa, ankesa, përpjekje për mos dëmtimin e shumanshëm të vazhdueshëm të shqiptarëve nga Parku Nacional, por presim ndihmë e ndërhyrje edhe më të shumta e më të forta, të drejtpërdrejta, nga diaspora jonë në Amerikë e në Europë, nga Tirana e Prishtina zyrtare, si dhe nga Uashingtoni e Brukseli.
-Zoti Tahir Gjonbalaj, ju jeni ndër themeluesit e të parës parti politike shqiptare në Malin e Zi, i Lidhjes Demokratike. Njëherit, ju jeni edhe nënkryetari i parë i saj. Asokohe grupi i veprimtarëve nga krahina e Plavë-Gucisë kishte peshë të madhe në këtë ngjarje historike politike. Përveç kësaj, me sa di unë, ju me shumë të tjerë, në gusht 1990, u shkëputët nga nisma për krijimin e Forumit Demokratik – si organizëm i shoqërisë civile dhe dolët protoganistë të krijimit të partisë politike, pasi e shihnit si detyrë historike, nevojë të kohës. Diçka nga kjo ngjarje panshqiptare, me jehonë ballkanike, euro-atlantike?
– Inisiativa e parë, shpallja e parë publike e organizimit të shqiptarëve në Mal të Zi u ba në shkollën fillore të Tuzit (Malësi) më 1 korrik 1990, në 20 vjetorin e Beslidhjes së Malësisë.
Kuvendi i parë themelues publik i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi u ba më 16 gusht 1990 në shtëpinë e Nuho Kurtit. Kryetar i parë i saj, i Këshillit Nismëtar të saj, u zgjodh Lek Lulgjuraj. Kishte përfaqsues nga Plavë-Gucia, Ulqini, Tuzi, Tivari, etj. Nënkryetar më zgjodhën mua (Tahir Gjonbalaj) e Ragip Shaptafa.
Kuvendi themelues i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, në mbledhjen e tij të 9 shtatorit 1990 zgjodhi për kryetar Mehmet Bardhin, nënkryetar Lek Lulgjuraj e Tahir Gjonbalaj dhe, me propozim të Lek Lulgjurajt u zgjodh sekretar i LD , Nikollë Camaj.
-Zoti Tahir Gjonbalaj, një sekret që po due ta baj publik: një miku im diplomat më ka tregue në ekran të televizionit të tij një video disaorëshe të rregjistruar në mesnatën e 4 tetorit 1991 deri në ag të ditës tjetër, ku ju u zgjodhët në presidiumin e një kuvendimi kombëtar për Pavarësisnë e Kosovës. Në sallë pashë të jenë kryeministri i sotëm Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, ambasadori i pritshëm i Kosovës në Tiranë, etj. Për lexuesit, a mund të thoni diçka ma tepër rreth kësaj ngjarje historike e veprimtarisë tuaj për Pavarësinë e Kosovës?
-Një herë tjetër do të kemi rast të folim për këtë kuvend, për ata burra, për atë ditë.
-Zoti Tahir, një tjetër kryefjalë e ditës në Plavë-Guci, një tjetër plagë e hapur, është ndarja territoriale. Ju lutem, cili është komenti juaj?
-Në vitin 1992 i janë marrë Plavë-Gucisë një pjesë e territoreve të saj: bjeshkët e Martinajve. Ato janë disa si Zeletina, etj. Ua dhanë komunës fqinjë të Andrejavicës. Po e them që ta dinë edhe të tjerët në treva shqiptare e diasporat shqiptare: Martinajt janë një fshat i madh krejtësisht shqiptar, si territor e popullsi janë etnikisht shqiptare. Ndërsa Andrejavica, sipas rregjistrimit shtetëror të popullsisë më 2011, pothuaj nuk ka shqiptarë etnik të deklaruar. Kjo i tregon qartë synimet shovene të Malit të Zi në ndarjen administrative të këtyre dy komunave, me grabitjen shtetërore të bjeshkëve të Martinajve.
Parlamenti i Malit të Zi, më 26 shkurt 2014, e ndau komunën e Gucisë nga ajo e Plavës. Tani kemi dy komuna. Gucia me 157 km2 është nga komunat më të vogla në krejt Republikën e Malit të Zi. Ajo ka dy bashkësi lokale: Guci e Vuthaj, ku edhe “Krojet e Vuthajve” kanë kaluar me Gucinë (!)
Komunës së Plavës i mbetën “komunat kadastrale” të Hotit (Hotit të Vendit), Rijeka e Gjyriqit (Gjyriqi), një pjesë e Vojnosellës.
Burimet e sotme financiare për ekzistencën e komunës së Gucisë mbetën me komunën e Plavës, si pyjet e larta ekonomike, ujësjellësi i Plavës – i cili e merr ujët nga Jasenica, pyjet e Hotit, Trokuzit, Riblakut, etj.
Komuna e Gucisë, ende pa filluar punën zyrtarisht, po përballet me vështirësitë e fillimit – nga mungesa e selisë së saj të papërfunduar plotësisht, nga mungesa e burimeve financiare të saj, etj.
-Ju, zoti Tahir Gjonbalaj, kryehere ishit kundër ndarjes territoriale të Gucisë nga komuna e Plavës, kundër komunës së re të Gucisë. Cilat ishin shkaqet dhe arsyet?
– Shënoje aty në letër. Numri 1: Mbajtja e pjesës dërmuese të pronave të shqiptarëve në komunë të Plavës. Numri 2: Hupja e ndikimit politik të shqiptarëve në komunën e Plavës. Numri 3: Shkëputja direkte e këtyre qyteteve me Kosovën. Numri 4: Në rast bashkimi me Shqipërinë të bashkohet vetëm komuna e Gucisë (!)
-Zoti Tahir Gjonbalaj, ju jeni një ndër personalitetet kombëtare panshqiptare që luftoni për të drejtat kombëtare etnike, politike, kulturore e ekonomike të shqiptarëve. Para se të vija në takimin e dytë për kit’ intervistë, një miku ynë i përbashkët në Guci, më dëftoi gazetën “Novosti” të 4 dhjetorit 2013 që iu akuzonte si përkrahës e protogonast i “Shqipërisë Etnike”, etj. Një vit ma parë, pas tubimit tuaj në Plavë kundër ngritjes së komunës së Gucisë, pata lexue se shtypi boshnjak, etj. iu sulmonte për përdorimin e parullave që flisnin për Shqipërinë Etnike në manifestimin tuaj, të cilit i pata kushtue edhe një poezi. Ç’ka mund të thoni lidhur me këto komente të shtypit në gjuhët sllave?
– Shtypi kryen detyrën e vet, ka misionin e tij. Ne kemi tonin. Jemi shqiptar etnik të këtyre trojeve. Jemi qytetar të lirë të këtij vendi në një kohë demokratike, njerëz të mendimit e fjalës së lirë, të besimit e veprimit të lirë. Jemi qytetar e vend euro-atlantik, që po ecim drejt integrimeve në BE e NATO… Kush e don me fuqi magjike vendlindjen e tij, kush punon me fuqi biblike për vendlindjen do të thotë të kapësh lartësi hyjnore, të lidhesh me Zotin.
-Ju, i nderuari Tahir Gjonbalaj, si rrallëkush, më shumë se çdo institucion shtetëror apo i shoqërisë civile në shtetet e trevat shqiptare në Ballkan apo në Diasporë, keni organizuar çdo 31 korrik nga një simpozium shkencor për historinë e kulturën e Plavë-Gucisë. Katër simpoziume në katër vjet. Si po mundeni kështu? A jeni ju “mbinjeriu” apo “heroi i kohës sonë”?!
– Konferencë, simpozium, sesion, akademi përkujtimore, sipas rastit, i kemi thirr’ veprimtaritë tona shkencore në Plavë-Guci. Nuk janë vetëm simpoziume, si po i cilësoni në pyetjen tuaj.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë organizuam veprimtarinë shkencore “Plavë-Gucia në shekuj dhe Çështja Kombëtare Shqiptare” (2012), “Masakra e Previsë” (2013), “Komiteti Kombëtar Mbrojtja e Kosovës dhe Plavë-Gucia” (2014). Në to kanë referuar e kumtuar personalitete shqiptare e të huaja si akademikët Jusuf Bajraktari, Beqir Meta, Marenglen Verli, profesor doktorët Pëllumb Xhufi, Nevila Nika, Mevludin Dudiq, Seit Mancaku, Frashër Demaj, Zymer Neziri, Admira Muratovica, Isa Bicaj, Izber Hoti, Muhamet Shatri, etj. etj.
Më 31 korrik 2015 do të organizojmë veprimtarinë shkencore të katërt, Akademi Përkujtimore për figurat historike të krahinës së Plavë-Gucisë në shekujt XIX-XXI me kumtime të lira për Ali Pashë Gucinë, Jakup Ferrin, Ahmet Zenelin – Gjonbalaj, Murat Osmani i Hotit, Bali Demën – Martinaj, Ismail Nikoçin e Gucisë, Alush Smajli i Hotit, bajraktarët e Martinajt, Hysen Efendi Vuthaj, Bali Bajram Nokshiqi, Hasan Ferrin, Mulla Agan Koja, Mushak Haxhia – Selimaj, Xhemë Bajraktari i Arzhanicës, Hasan Isufi Kukaj, Avdyl Pepaj, e të tjerë e të tjerë deri tek Jeton Dedushaj, dëshmor i UÇK për lirinë e Kosovës.
-Zoti Tahir Gjonbalaj, më keni dhanë listë të gjatë me emra e kam me i hjek disa për arsye vendi, tue e dit se çdo kullë në Plavë-Guci ka histori e trima që e nderojnë historinë e kombin shqiptar. Prandaj, së fundit, pak fjalë për veprimtarinë tashma panshqiptare, për Manifestimin “Alpet Shqiptare, Vuthaj”, me organizator shoqatën joqeveritare “Alpet Shqiptare” e shoqërinë kulturore “Maja e Karafilit”, ku ju, si e kam thanë edhe diku tjetër, jeni nismatër e kryefjalë i tij.
– Kjo veprimtari ka arritë atë stad që ne e kemi dëshiruar prej fillimit, qyshse në fund të vitit 1996 kur Lidhja Demokratike në Mal të Zi mori vendim për organizimin e saj. I pari manifestim nisi më 10 gusht 1997, ndërsa i dyti më 1 gusht 1998. Ka 16 vjet që ky manifestim kryhet me 1 gusht. Ju e patë sivjet, që ishin mbi 2.000 vetë nga Plavë-Gucia, Kelmendi, Kosova, Shqipëria, Tuzi e Ulqini, Tivari e Rozhaja, nga Amerika e Zvicra, Belgjika e Britania e Madhe, etj.
Kjo veprimtari tradicionale organizohet në Begllek të Vuthajve, ku me ndihmën e USAID-it Amerikan u ngritën tribuna për koncertin festiv, terrene sportive, etj., ku organizohen edhe gara me kuaj, ndeshje sportive, hedhja e gurit, etj.
Në përmbyllje të kësaj interviste të gjatë, i nderuari Tahir Gjonbalaj, po të them se ju folët për të tjerët e mue më mbetet tua qëndis një portret për veprimtarinë tuaj të formatit të madh. Në se do të banim një intervistë tjetër, pos kësaj, për çfarë do të më flisnit më së shumti, ma së forti?
-Për ato që iu thashë në fillim e fund të kësaj interviste: për hapjen e rrugës Plavë-Deçan, për përfundimin e rrugës Guci-Shkodër, për Pikëkalimin kufitar të Qafës së Previsë e rrugën e Çeremit, për Parkun Nacional, për ndarjen territoriale administrative të Plavë-Gucisë, etj. Do të flisja për projektet e parealizuara dhe plagët e reja të Plavë-Gucisë, për këtë “Ballkon të Alpeve” apo si e thotë Fishta i madh, si vendi ku rri “Ora e Shqipërisë”.
Intervistoi: Ramiz LUSHAJ
Guci, gusht 2014
Rezarta Reçi, një jetë e “arratisur”….
Intervistë me gazetaren dhe moderatoren e emisionit në TV News24, “Arratia e peshkut të kuq”/
Bisedoi Raimonda MOISIU/
Në mesin e komunitetit të gazetarisë shqiptare dhe në arkivin e Televizionit News24, një vend të veçantë zë profili i gazetares, publicistes dhe moderatores të emisionit “Arratia e peshkut të kuq”, e intelektuales, Rezarta Reçi. Një zë femëror, krijues, qytetar dhe intelektual, e spikatur në gazetarin shqiptare, që në vitet ’90-ë dhe deri më sot me një karrierë brilante, që karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi, moderatorja që investigon shpirtrat njerëzorë, duke buzëqeshur. Gazetarja modeste me një antikonformizëm çudibërës, Rezarta Reçi, e qetë në pyetje e thellë në mendim, promovon lirinë dhe vlerat e botës dhe shoqërisë shqiptare ngado, hulumton vlerat njerëzore, kombëtare e historike të jetës kulturore, artistike, intelektuale, sportive shqiptare, të cilët, me jetën e tyre kanë pasuruar dhe kontribuar në evoluimin mendor dhe intelektual të një shoqërie në ndryshim dhe progres. Moderatorja e emisionit të mirënjohur tashmë në TV News24, për gati një dekadë, i titulluar “Arratia e peshkut të kuq” , është shndërruar jo vetëm në hulumtuese e vlerave njerëzore, por ajo “arratiset” në identitet mistike të personazheve që ajo interviston. Në këtë intervistë me urtësinë, modestinë, mençurinë dhe buzëqeshjen që e karakterizon, Rezarta na rrëfen, përkushtimin, pasionin e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale, profesionale, përvojën dhe eksperiencat e jetës, dhe afirmimin me vizion të gjerë profesional, si gazetare dhe moderatore e emisionit. Për më shumë ndiqni intervistën.
***
Përshëndetje dhe ju faleminderit Rezarta, për këtë intervistë. Si iu lindi ideja për të qënë pjesë e gazetarisë, ishte dëshirë, sfidë apo detyrim moral i rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo diçka e papritur, që ju zgjodhët të jeni gazetare?
Në fillim ishte dëshirë, e herëshme, e pakonkretizuar, por shumë e fortë, më pas u bë edhe sfidë personale por edhe një detyrim i rëndësishëm për t’i shërbyer komunikimit të kulturuar, mënçuror dhe të domosdoshëm për një shoqëri si e jona,e trazuar dhe në evoluim të përditshëm e të përvitshëm .
-A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetare?
Çdo gjë ka filluar me mikrofonin e shënjtë të Radio Tiranës, pas viteve 90.E them këtë pasi post ‘90 edhe për gazetarinë shqiptare të shkruar, radiofonike dhe vizive solli një përmbysje dhe rikrijim.E meqënëse me kërkoni, dua të kujtoj që jam pranuar në Radio Tirana në një konkurs ku kam marrë pjesë më një ese radiofonike që shoqërohej dhe me intervista të gjalla me temen “ A duhet të pimë kur jemi të mërzitu?”
Që ngriti dhe siparin e shumë trajtesave të mëvonshme të tilla nën sigletën Tema dhe Dilema. Juria përbëhej vetëm nga zotërinj gazetarë të cilët përveçse pëlqyen trajtimin tim filozofik të kësaj teme kanë qeshur me të madhe me intervistat që kisha realizuar me meshkuj pijedashës që përpiqeshin të spiegonin varësinë e tyre ndaj pijes. Nëse do ta realizoja tani pas 22 vitesh, me siguri do të kisha edhe femra të intervistuara. Ky ishte fillimi, dij që nuk më ka ardhur asnjëherë turp të mbaja manjetofonin e rëndë Uher dhe të bëja rolin e reporteres në rrugë, por gjithmonë jashtë politikës. Probleme sociale, mjedisore, mjekesore, kulturore, bujqësore, artistike pafund tema dhe intervista, të gjithë ishim në transformim, të gjithë donim të mësonim, sebashku me ne edhe dëgjuesi radiofonik që duhet ta pohoj me zë të fortë, na ka ndjekur me shume interes dhe vëmendje per shumë vite me rradhë.
-Ju lutem, na përshkruani shkurtimisht Tiranën si zemra e inteligjencës shqiptare, por edhe ku ndërrthurren ngjarje, aktivitete të ndryshme nga jeta socia-politike-ekonomike-kulturore, dhe juve iu duhet të jeni aty ku është lajmi, informacioni, për ta përcjellë atë në kohë dhe saktë?
Tirana tashmë përbën vëndin ideal ku ka jetë.Të jetosh në Tiranë tashmë është privilegj dhe kënaqësi për afro një milionë banorë që përpiqen të ndërtojnë dhe realizojnë ëndrrat e tyre. Profesioni im si gazetare dhe moderatore e një emisoni artistik të titulluar “Arratia e peshkut të kuq” më zhvendos totalisht nga sfera e informacionit politik dhe më dërgon në salla shfaqjesh e promovimesh, në Teatrin Kombëtar apo Teatrin e Operas, në Akademinë e Arteve apo në galerinë e Arteve, në panaire Librash apo në sfilata mode, në premiera filmash apo ekspozita gasronomike. E nga kjo pikpamje jeta ime është e pasur me shumë libra të lexuar, me shumë shkrimtarë dhe përkthyes të takuar, me shumë tinguj të dëgjuar, me ngjyra dhe stile veshjeje, që në fund të fundit pasurojnë ditë pas dite shpirtin tim, por i japin kolor, atmosferë , mënçuri dhe kulturë, edhe emisionit tim, pasi personazhet e Arratisë vijnë nga këto fusha.
– Si jeni ndjerë, kur jeni çfaqur për herë të parë në Televizion? Cili ka qënë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj si gazetare?
Të them të drejtën, në mos do të kisha qënë e detyruar nga rrethanat, për dëshirën dhe qejfin tim do të isha akoma e fshehur në studion radiofonike. Aq shumë e kam dashur dhe vazhdoj ta dua Radion dhe magjinë e komunikimit radiofonik. Por më ka ndodhur që kam thënë në vitin 2000: “Nuk duhet të kthehem pas, duhet të provoj Televizionin”! Fillesat kanë qënë në televizorin Teuta në Durrës. I dhashë atij Televizioni fytyrën time profesionale në fushën e problematikës sociale dhe kulturore sa ende vazhdojnë të më dinë se isha një gazetare e lindur në Durrës, kur realisht kam lindur në Shkodër, kam krijuar familjen në Tiranë dhe kam punuar disa vite në Durrës!
Dalja e parë në Televizion të duket e çuditshme, tani pas afro katërmbëdhjete vitesh them që jam mësuar me shfaqjen time në ekran dhe hera herës më pëlqejnë çfarë dua të përçoj. Të jep një status tjetër prezantimi në televizion, por mendoj se njerëzit më ndjekin për fjalën që them dhe personazhin që sjell dhe si e sjell. Keqkuptime të them të drejtën nuk kam pasur, ndofta ngaqë përpiqem të jem korrekt qoftë me të ftuarit, qoftë me teleshikuesit, por edhe me stafet e televizionit ku jam prej dhjetë vitesh , News24.
-Kam lexuar diku se ju kanë cilësuar si gazetarja profesioniste,-“ikona e intervistimit”, veçmas me emisionin simpatik e mbresëlënes “Arratia e Peshkut të Kuq” në studio apo në terren. Parasëgjithash përgëzime të sinqerta. Si lindi ideja e këtij emisioni të intervistimit, -si pjesë narrative jetësore e personazheve që iu përzgjidhni të vijnë në jetën e përditëshme, apo thjesht dëshirë? Pse këtë titull?
Me vjen mirë nëse e kam përftuar këtë cilësim! “Arratia e Peshkut të Kuq” në Janar të 2015 mbush 10 vite nga krijimi si emision. Është i lidhur ngushtësisht më News24 dhe jam e kënaqur dhe hera- herës edhe e lumtur për rrugëtimin e qetë, të pabujë, por cilësor që ka bërë ky emision për të trokitur si imazh, mendësi, cilësi, kulturë, përçim dashurie në ekranet shqiptare. Jam me shumë fat që në filtrin e ARRATISË kanë hyrë dhe dalë shumë personazhe, ikonë të jetës kulturore, artistike , intelektuale, sportive shqiptare, të cilët, me jetën e tyre kanë pasuruar dhe kontribuar në evoluimin mendor dhe intelektual të një shoqërie në ndryshim.Tashmë numërohen rreth 450 personazhe, femra dhe meshkuj të moshave të ndryshme, të profesioneve të ndryshme dhe secili prej tyre, në ARRATI ka besuar fragmente dhe nuance të jetës personale dhe profesionale, rrëfyer me sinqeritet, dashuri, humor, zhdërvjelltësi dhe elegancë…
-Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qënë ai/ajo? Na tregoni si arrin ta bëni intervistuesen, procesin e mbledhjes dhe vënien së bashku e të gjitha elementëve intervistuesë? Cilat janë disa nga sfidat?
ARRATIA ime e parë është realizuar me prezantuesen e Televizionit Publik Shqiptar Aulona Minga, është realizuar gjatë muajit dhjetor 2004 dhe është transmetuar me 8 janar 2005 duke ngritur kështu dhe siparin e transmetimeve të Arratia e Peshkut të Kuq që vazhdon. Do të doja të kujtoja këtu operatorin e parë me të cilin kam realizuar xhirimet e para Erind Vogli dhe montazhierin e talentuar Trim Radoja, të cilët konceptuan dhe përpunuan idenë që kisha unë për Arratinë.
E nëse do të rrëfeja për proçesin tim të punës, gjithshka fillon nga bashkëbisedimi kokë me kokë me personazhin paraprakisht. Dhe ajo që është e rëndësishme të them është që unë nuk intervistoj njerëz të panjohur, ne kuptimin që ose i kam ndjekur në skena interpretative , ose i kam lexuar një vepër, ose kam parë një ekspozitë pikture apo skulpture, etjetj. Pastaj duhet të shtoj që është një process i gjatë kualifikimi dhe vetëkultivimi për të qënë një dëgjuese dhe respektuese e mirë e personit që ke përballë duke intervistuar, për të marrë nga ai/ajo, përmes pyetjeve, copëzat më interesante, më domethënëse, më të kulturuara dhe që vlejnë per teleshikuesin që të ndjek. Mendoj që kam një target teleshikuesish që di, që vlen, që të gjykon dhe është i vëmendshëm për çfarë afron dhe që duhet respektuar pafundësisht.
-Para se të bëni intervistën tuaj me personazhe të profileve të ndryshme, a bëni kërkime në sfondin e tyre? A e keni të vështirë për të artikuluar pyetjet?
Kësaj pyetjeje iu përgjigja për sa më sipër. Mendoj që edhe roli i intervistueses është profesion, emisionet dhe vitet e rrugëtimit profesional më kanë pasuruar vit pas viti, stad pas stadi dhe rrezikoj që edhe në biseda normale me miqtë dhe kolegët e mi të vendosem sërish në rolin e intervistueses.Do të doja të kujtoja këtu Arratinë me të mënçurin Amik Kasoruho me të cilin e kam realizuar a prima vista Arratinë. E vërtetë që takohesha për herë të parë me të, por kisha lexuar përkthimet e tij, kisha dëgjuar shumë për të dhe të dy jemi ndjerë në atë bashkëbisedim pa pyetje te shkruara , sikur të ishim takuar një jetë të tërë.
-Sa shpesh ju merrni e-mail nga autorë, intelektualë, shkrimtarë, poetë, këngëtarë, publicistë, personazhe publikë të profileve të ndryshme, që kërkojnë të intervistohen, apo anasjelltas..?
Jo, do të thoja që gjithë këto që përshkruani më sipër i marr vetëm nga njerëzit që i kam intervistuar përmes mesazheve të falenderimit , vlerësimit, komenteve të cilësuara…kurse personazhet zgjidhen nga unë në bazë të kontributeve të tyre në jetën shqiptare sipas fushave që ata përfaqësojnë. Për fatin tim të mirë është vendosur dhe është ruajtur ky kod komunikimi…
-Në emisionin tuaj vital “Arratia e Peshkut të Kuq” trajtoni tema nga jeta e njerëzve të letrave shqipe, botës së artit e kulturës shqiptare, por edhe figura publike të profileve të ndryshme, që kanë dominuar shoqërinë shqiptare në të kaluarën dhe të sotmen? Si jeni ndjerë për këtë dhe cili është mesazhi, që iu dëshironi të përcillni?
Nuk e di pse, por brënda meje kam një respekt dhe adhurim të plotë për të gjithë atë plejadë njerëzish që kontribuan intelektualisht, secili në fushën e vet . Kam një ndjenjë mirënjohje dhe nderimi të thellë për ato njerëz që lirinë e tyre të cunguar internimeve dhe burgjeve të diktaturës ia dedikuan ëndrrës së tyre për një liri inteligjente dhe dobiprurëse. Këto ndjesi ma bëjnë më të lehtë shtrirjen dhe vazhdimësinë e ARRATISË në dy kohë, e bindur se asgjë nuk fillon nga HIÇI.
– A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore, social-politike e historike? Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj e gazetarisë intervistuese?
Përgjigjen e ketyre pyetjeve po e përmbledh ne një. Ndofta nisur nga optika e emisionit që unë realizoj, kam qënë realisht larg politikës dhe problemeve apo shqetësimeve që lidhen me të apo që shkaktohen për shkak të saj. Kjo më ka ndihmuar të ruaj edhe pavarësinë time intelektuale dhe në fund të fundit të kem lirinë e zgjedhjes së personazheve për t’i prezantuar vërtetësisht siç janë .Gjithmonë mendoj se gazetari moderator e ka për detyrë të nxisë të intervistuarin të shprehë ato çfarë i duhen emisionit dhe këtu mbaron detyra e të intervistuarit.Më pas secili personazh i intervistuar mban përgjegjësi morale për vërtetësinë e mendimeve, koncepteve, ideve, fjalëve që thotë.
-Në kapacitetin tuaj krijues një vend të shquar zenë edhe dokumentarët. Çfarë ju ka tërhequr për realizimin e dokumentarëve me vlerë tradicionale historike e kulturore? Si kini arritur t’i realizoni?
Do të thoja që pothuajse çdo ARRATI e imja është një copëz dokumentar që fikson një fragment jete të një personazhi të caktuar. E në funksion të kësaj do të doja të citoja vlerësimin që më ka bërë kineasti Nexhati Tafa pas realizimit të një Arratie më të. Më tha: në 30 minutat e emisionit të transmetuar isha unë, portreti im intelektual dhe shpirtëror, njoha vehten, më ka impresionuar dhe e çmoj këtë vlerësim sepse vjen nga një njeri që është marrë me filmin.
-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur? A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetare profesioniste dhe një nga më të kërkuarat e më të pëlqyeshmet me emisionin “Arratia e Peshkut të Kuq”, i vlerësuar tashmë në të dyja kahjet e kufirit Shqipëri- Kosovë, nuk e ekzagjeroj nëse them në Ballkan e Diasporë?
Falë fatit dhe prindërve të mi kam përjetuar një fëmijëri të bukur. Jam lindur dhe rritur në qytetin e Shkodrës. Dëshira ime fëmijërore ishte të kisha në dorë një shkop magjik i cili të kishte fuqinë të më ndryshonte librat që kisha rreshtuar në të parën bibliotekë modeste timen të krijuar me kujdes nga unë e të lexuar e rilexuar disa herë. Por edhe mungesës së librave ia gjeta zgjidhjen. Kur dilja nga shkolla e muzikës ndaloja tëk Libraria afër Kafesë së Madhe ku ishtë e ëmbla dhe e bukura librare Miriam, e cila më lejontë të fshihesha pas banakut të librarisë dhe më lejonte të lexoja librat që i zgjidhnim së bashku. Kohë ë bukur! Ndërkaq edhe luaja në oborrin e pallatit tonë me shoqe dhe me shokë, mësoja biçikletën, bëja pazare, ecja shumë përdore me gjyshen duke dëgjuar historitë e rrëfyera nga ajo, recitoja këndoja, mësoja shumë.Po ! Kam dashur të bëhem gazetare! Përse do thoni ju? Sepse e mbaj mënd vehten fare të vogël në mjediset e Radio Shkodrës duke ecur zbathur, me çorape mbi tapetin e shtruar, për të mos bërë zhurmë, i jam afruar mikrofonit magjik dhe kam recituar një vjershe, zëri më dridhej, zemra më rrihte fort dhe dëshira ka qënë e ëndërrt: ah sikur të rikthehem sërish këtu! Sa herë rikthehem në studio e Radio Tiranës më kujtohet ajo Rezarta e vogël që ecte në majë të gishtave në studion magjike të fëmijërisë së saj.
-Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera, që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Dhunën ndaj gruas?Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?
Si duhet të ndihem? Ngandonjëherë më duket sikur gjithka na ka rrëshqitur nga duart dhe rrokulliset me shpejtësinë e një orteku marramendës. Një shoqëri jomirë e organizuar dhe jo shumë e kulturuar dhe e kultivuar ku ligjin e bën shpesh befasia dhe instikti. Krime të paimagjinueshme, që mund t ‘i kemi lexuar apo parë nëpër filma, por kur gjaku dhe lotët janë prej vërteti, at’here çfarë presim? Nuk heq dorë nga ideja dhe bindja se edhe media edukon dhe kultivon !A e kemi bërë misionin tonë? Secili përpiqet në mënyrën e vet, por jo shumë fort, jo shumë bindshëm, pasi ditë-netët vrapojnë më shpejt se ne dhe ne nuk po gjejmë kohën e duhur, kohën e mjaftueshme për të qënë të vetëdijshëm për rolin tonë, të fjalës sonë, të mikrofonit tonë. Që në emisionet e dikurshme radiofonike dhe sidomos me rubrikën “Një fletë nga ditari im” kam qënë e vetëdijshme për çfarë ofronte jeta e lirë dhe a mund të bënim ne diçka.Më kujtohet Marsi i 97/ ës. Një Radiotelevizion pa zotër deri në darkë, por një grup kolegësh në Radio dhe më pas në Televizion që i drejtoheshin një auditori pa qënë të bindur në na ndiqnin apo jo, në na dëgjonin apo jo: “Ulini armët, mos vrisni vëllezërit tuaj”, fjalë të dala nga shpirti që të duket sikur përplasen në një bosh. Por Jo! Reagimet filluan, sensibilizimi motivoi.Në një farë forme ne realizuam një mision që u transformua në ditët e mëpasme.
Edhe përzgjedhja e personazheve të Arratisë për mua e ka nje mision.Të shpërfaqë atë punë gjigande e të mundimshme që duhet për të mbrritur për të qënë dikush, për të lënë një emër, një gjurmë, për të dëshmuar dhe frymëzuar, për të kontribuar dhe dashur një vënd të cilit i takojmë.
-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit? Çfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale’?
Punojmë në një terren të hapur , të lirë dhe ku lëvrohen të gjitha fenomenet. Secili, në mënyrë instiktive apo edhe të menduar shumë thellë zgjedh mënyrën e rrugëtimit. Unë e kam zgjedhur timen, udhëtoj me këmbë në tokë dhe me mënd në kokë , duke dashur të përmbush misionin tim profesional brenda parimeve të mia, duke përballuar tundimet joshëse që të ofron paraja e tepërt dhe liria e ekzagjeruar. A do pendohem ndonjë ditë ? Ndofta! Realiteti shqiptar siç është konceptuar dhe krijuar, të bën të ndjehesh çdo ditë e turperuar nëse nuk ke marrë para të pameritueshme, nëse ke kërkuar të jetosh ndershmërisht.
-Si gazetare dhe intelektuale, cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në vëndin tonë?
Ndjehem e zhgënjyer.Por edhe fatlume që më ra të jetoj dhe kontribuoj në një kohë të tillë të trazuar ku secili përpiqet të gjejë vehten, ta ridimensionojë atë. Jetojmë në një kohë pa modele, secili e ka në kokë modelin e vet por i duhet ta vendosë në kohë e hapësirë në një realitet shqiptar që transformohet së jashtmi dhe së brëndshmi. Të gjitha konceptet tona të atdhedashurisë, të vlerësimit të intelektit, të shpirtit, të mirësisë, të dashamirësisë, të respektimit të vlerave , të parasë, të pasurisë dhe të varfërisë, të hajdutllëkut apo ndershmërisë, pra të gjitha janë nën efektin e një tërmeti shumëballësh. Mirë kush ka mënd dhe është koshient çfarë do të thotë të jetë i vdekshëm në këtë botë, e ka të qartë se si mund të orientohet në këtë stinë tërmetesh të njëpasnjëshme. Po ime bije si do të orientohet?Nuk jam pesimiste, udhëtoj me varkën e kohës duke u përshatur pothuajse si gjithë udhëtarët e hipur në të, për të mbërritur secili në destinacionin e ëndërruar…
-Kur shprehemi “brezi i mëparshëm”, kë keni ndërmend sipas jush? Cilët janë autorët tuaj më të preferuar, shqiptarë e të huaj?
Më mahnit dhe adhuroj kontributin shumëplanësh të të gjithë njerëzve të kësaj toke që me dijen dhe veprën e tyre vunë një gur në ardhmëri duke besuar tek ajo që bënë, duke transformuar, duke ëndërruar, duke shpresuar, duke punuar. Urrej luftrat! Kurse për letërsinë….i jam mirënjohëse autorëvë të panumërt me të cilët jam miqësuar hershëm dhe të cilët më kanë ndihmuar, secili sipas mënyrës së vet, që unë në kohë të ndryshme dhe në momente të ndryshme të rrugëtimit tim jetësor të jem në paqe me vehten, e ridimensionuar çdo dite, e dashuruar me të jetuarin çdo çast,e mirëkultivuar për të kuptuar në thelb të jetuarin, përkohëshmërinë tonë, vlerën e gjërave, sendeve, koncepteve.Jam fatlume që kontakti im me shkrimtarë të gjallë dhe të vdekur vazhdon, jam me fat që ai shkopi magjik i fëmijërisë sime të ëndërruar ma ka bërë bibliotekën shumë të pasur me libra, por ma ka pasuruar shpirtin pakufijshmërisht.
-Çfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një grua se është e dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?
Është një pyetje që unë ia bëj të gjithë personazheve të ARRATISË, nga të gjithë kam marrë përgjigje të ndryshme, të bukura, të thella, të çastit…Për mua dashuria është frymë! Ta përqafosh botën me këtë frymë është përtej misionit, është ekzistencë..Poezi nuk shkruaj të them të drejtën….
-Cilat janë aftësitë profesionale që gazetaret e reja kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?
Të dëgjojnë shumë, të lexojnë akoma më shumë, të udhëtojnë dhe shohin e mbi të gjitha të respektojnë auditorin që i ndjek dhe secilin person që kanë përballë me të gjitha të vertetat përkatëse.
-Projektet tuaja në të ardhmen? Çfarë iu ka mbetur peng?
Njeriu mendoj qe vdes me pengje, është e pamundur ndryshe, pasi çdo ditë sjell një ëndërr, një dëshirë, krijon disa mundësi, sfumon të tjera, vetë jeta është shpikje e bukur që shndrrohet në peng….
– A është i lirë shtypi sot?
Liria absolute është iluzion, liria jonë e brishtë është akoma më shumë iluzive, le të shkojmë drejt ëndrrës së paraardhësve tanë për të shijuar lirinë duke mos harruar sentencën që të kujton se nuk ka liri absolute përderisa nuk duhet cënuar liria e tjetrit!
-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….
Realiteti shqiptar ka nevojë për intelekt, mendim cilësor, arësyetim, llogjikë,mënçuri, kurajo për të jetuar bukur dhe me dashuri.Mos u dekurajoni por jeni vetvetja në prmbushjen e misionit dritësues që nuk shitblihet me asnjë lloj paraje. Une besoj tek fuqia e intelektit njerëzor dhe besoj akoma më shumë tëk dashuria, dashamirësia, mirësia, mirënjohja dhe respekti dhe prapë te dashuria.Sado akronike të dukem…
Ju faleminderit!
Bisedoi:Raimonda MOISIU
ILIR IKONOMI:HISTORIA RISHKRUHET PERMES DEBATIT
Në një intervistë dhënë enkas për Gazetën më të Vjetër të Botës Shqiptare në print “DIELLI”, gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi shprehet se:…”Historia rishkruhet më mirë dhe më saktë përmes debatit dhe debati duhet të jetë si një vorbull që zien; aty duhet të marrin pjesë shumë pikëpamje dhe jo një e vetme…”
Ndiqeni intervistën që Editori i Diellit Dalip Greca, i mori gazetarit dhe studiuesit Ilir Ikonomi, që po lëvron suksesshëm një zhanër të veçantë, mes rrëfimit dhe historisë:
Si ndjehet Ilir Ikonomi pas një promovimi të sukseshëm në Tiranë të librit të tretë”Pushtimi”?
Ilir Ikonomi -Më vjen mirë që libri u prit me interesim, me sa kuptova. Besoj se interesimi erdhi kryesisht nga kërshëria e lexuesit për të ditur se si e shihnin amerikanët pushimin e Shqipërisë nga Italia. Ishte diçka për të cilën nuk është folur ndonjëherë me kaq hollësi.
Si shkuat tek zbulimi i raporteve të ambasadorit amerikan Hugh Gladney Grant?
Ilir Ikonomi-Raportet i zbulova në vitin 2010 në Arkivin Kombëtar amerikan që ndodhet në College Park të shtetit Maryland, rreth 50 minuta larg shtëpisë sime. Isha në valën e kërkimeve për një libër që po shkruaja mbi jetën e Faik Konicës në Uashington. Hugh G. Grant ka qenë i dërguari diplomatik i SHBA në Tiranë mes viteve 1935 dhe 1939, prandaj natyrshëm më duhej të rrëmoja në korrespondencën që Granti shkëmbente me Departamentin e Shtetit në atë periudhë, me shpresë se do të gjeja se çfarë thuhej në komunikimet e tyre për Konicën. Kërkimi ishte i frytshëm, sepse sqarova shumë gjëra që më ndihmuan të përcaktoj me saktësi disa lëvizje të Konicës dhe disa fakte që lidheshin me marrëdhëniet e Mbretit Zog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij kërkimi, hasa fillimisht në një raport të gjatë, ku Granti përshkruante me hollësi pushtimin e Shqipërisë, ashtu siç e kishte parë me sytë e tij, si dhe pasojat e menjëhershme që solli kjo ngjarje: humbjen e pavarësisë së shtetit shqiptar në të gjitha aspektet. Materiali i daktilografuar mbante datën 24 maj 1939, pra rreth një muaj e gjysmë pas pushtimit të 7 prillit. Në dosjet me dokumente të zverdhura të arkivit gjeta edhe një raport tjetër, më të shkurtër të Grantit, që me sa dukej ishte përfunduar së daktilografuari më 25 korrik të atij viti.
Kuptova se për të shkruar raportet, ministri amerikan ishte bazuar në shënimet që kishte mbajtur gjatë gjithë asaj periudhe të turbullt. Materiali përmbante hollësi që mu dukën mjaft të besueshme dhe me vlerë, sepse ato tregoheshin nga një dëshmitar pamor, madje nga një dëshmitar që kishte kontakte me qarqet më larta politike të vendit. Jo vetëm kaq. Ky dëshmitar i rrallë ishte i paanshëm dhe objektiv në rrëfimin e ngjarjeve. Ai nuk kishte ndonjë arsye të fortë të mbante anën e dikujt në këtë histori të trishtueshme. Së fundi, Granti ishte i njohur për skrupulozitetin e tij prej burokrati. Në kabllogramet që i dërgonte Departamentit të Shtetit dhe që ishin të shpeshta, nuk kisha gjetur ndonëherë pasaktësi ose mospërputhje.
Prandaj mendova se materiali që kisha në dorë ishte me rëndësi, si dokument që e pasqyronte më së miri këtë kapitull të historisë shqiptare.
Do të doja të sillnit për lexuesit e Diellit se çfarë ndjetë në momentin e zbulimit të raporteve shtatë e më shumë dekada pasi ambasadori i pat shkruar.
Ilir Ikonomi-U ndjeva i privilegjuar. Kur hasa në raportin e parë, isha në sallën kryesore të arkivit, ku punonin disa dhjetëra kërkues si unë dhe gjëja e parë që bëra ishte ta fotografoja menjëherë të gjithë raportin, për ta shqyruar më me imtësi më vonë. Ndodhesha përpara një perle të vërtetë, rreth 100 faqe të daktilografuara, që kishin fjetur në arkiv për 7 dekada, fare të panjohura. Në fillim më kapi një frikë e kotë: Po sikur dikush nga punonjësit e arkivit të vijë e të më thotë se materiali është ende i klasifikuar dhe nuk lejohet fotografimi?
Mendoj se çdo send historik që zbulojmë, çdo relik apo dorëshkrim nga historia, nuk na takon neve personalisht, nuk është diçka që na shërben për të zbukuruar dhomën apo bibliotekën tonë personale, por merr rëndësi kur bëhet pjesë e të gjithëve, e kujtesës së kombit. Prandaj mendimi se këtë material mund ta botoja një ditë më dha emocione. Kur më në fund gjeta kohën për ta shqyrtuar me imtësi rrëfimin e Grantit, pashë se kisha të bëja me një material të pazakontë. Me shumë habi dhe kënaqësi kuptova se Granti vërtet i kishte shkruar raportet për Departamentin e Shtetit, por qëllimi i tij kryesor ishte që ato të ruheshin në arkiv dhe, më vonë, kur dikush të interesohej për këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, t’i lexonte për të kuptuar më mirë aferën e pushtimit italian. Kjo dëshirë e Grantit, ky vullnet i mirë i tij për shqiptarët më la një përshtypje të pashlyeshme.
Ju jepni në libër vështrimin e ftohtë amerikan për një nga ngjarjet më të përfolura të historisë së Shqipërisë. Sa ndikojnë materiale të tilla në rishkrimin e paanshëm të historisë?
Ilir Ikonomi-Mendoj se historia rishkruhet më mirë dhe më saktë përmes debatit dhe debati duhet të jetë si një vorbull që zien; aty duhet të marrin pjesë shumë pikëpamje dhe jo një e vetme. Në këtë vështrim, raportet e Grantit e pasurojnë procesin e rishkrimit të historisë së Shqipërisë, për më tepër se ai flet si një aktor i jashtëm, i painteresuar drejtpërsëdrejti.
Duhet pranuar se gjatë periudhës komuniste, historia e Shqipërisë është shkruar në mënyrë të deformuar dhe në shumë raste shtrembërimet kanë qenë të neveritshme. Janë thënë plot gënjeshtra dhe ata që i kanë thënë mbajnë përgjegjësi. Është shumë e saktë shprehja e George Orwellit: “Mënyra më e efektshme për të shkatërruar një popull është të mos e lejosh atë të kuptojë historinë e vet, t’ia fshish nga kujtesa këtë histori.”
Për shembull, një ndër figurat ende të debatuara në historinë shqiptare të pas pavarësisë është Ahmet Zogu. Gjatë dekadave të komunizmit, historia e Shqipërisë i ka mëshuar mohimit të plotë të kësaj figure. Aq e madhe ka qenë këmbëngulja, saqë ndikimi i kësaj teze vazhdon edhe sot. Një pjesë e historianëve, megjithëse shëtisin shpesh nëpër Evropë dhe citojnë plot literaturë të huaj, nuk mësohen dot me mënyrat perëndimore, realiste të analizës së ngjarjeve, ose nuk kanë guximin të mohojnë atë që kanë thënë dikur. Tek disa të tjerë mbizotërojnë dogmat, në vend që të ndjekin intuitën. Këtyre do t’u kujtoja thënien e novatorit të madh amerikan, Steve Jobs: “Mos u kapni në grackë nga dogma, që do të thotë të jetosh me rezultatet e mendimit të të tjerëve.”
Të dërguarit amerikanë në Tiranë në vitet 1930, Herman Bernstein dhe Hugh Grant, e shihnin qeverisjen e Ahmet Zogut si një periudhë stabilizimi, unifikimi dhe modernizimi të shtetit shqiptar, që zgjati nga viti 1925 deri më 1939, pra plot 14 vjet. Edhe para kësaj periudhe, duke filluar nga Kongresi i Lushnjes, Zogu ishte një figurë qendrore në Shqipëri dhe shihej gjerësisht si patriot dhe bashkues, po të gjykojmë nga kronikat e gazetarëve perëndimorë që e kanë takuar. Ai veproi në rrethana jashtëzakonisht të vështira për një shtet që ishte krijuar vetëm një dekadë më parë dhe për të cilin kishte dyshime të mëdha nëse do të mund të ekzistonte gjatë.(Te plote do ta lexoni ne Gazeten Dielli te Printuar)
REMINISHENCË E MAGALI IDESË
Koço Danaj: Greqia reagon për marrëveshjen detare në reminishencë të Megali idesë, me Himarën dështoi për të ndërhyrë në punët tona të brendshme/
Nga Joana Tafa/
Kryetari i “Lista për Shqipëri Natyrale”, Koço Danaj, në një intervistë për gazetën “Sot”, ka komentuar qëndrimi e palës greke sa i përket shitjes së detit dhe reformës territoriale, thirrjet antishqiptare të Greqisë, inferioritetin e politikës greke ndaj asaj shqiptare, si dhe problemin e çështjes çame, një problem që mbetet ende i pazgjidhur. Ndërsa pak ditë më parë Prokuroria hapi dosjen për marrëveshjen detare, Greqia doli hapur në mbrojtje të një prej kryenegociatorëve kryesorë Lulzim Basha. Në këtë kuadër, Danaj e ka konsideruar këtë qëndrim të palës greke si një reminishencë e Megaliidesë greke që herë pas here shfaqet në Greqi sa herë ajo ka probleme me fqinjët. Sipas Danajt, politika greke sillet ndaj Shqipërisë si “aneks” i Agimit të Artë. Ai tha se politika greke është inferiore përballë Shqipërisë dhe politikës së saj, dhe sipas kreut të “Lista për Shqipëri Natyrale”, Greqia duke mos e përballuar këtë politikë me metoda bashkëkohore, ka thërritur në ndihmë Megaliidenë e Janis Koletisit të para 165 vjetëve. Ndërsa sa i përket pretendimeve të Athinës për ndarjen territoriale, kryesisht për Himarën, Danaj tha se janë një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi sovran.
Si e shikoni reagimin e Greqisë për marrëveshjen detare. A është kjo një ndërhyrje në punët e brendshme dhe cenim i sovranitetit?
Po, nuk është asgjë tjetër, veçse një reminishencë e Megaliidesë greke që herë pas here shfaqet në Greqi sa herë ajo ka probleme me fqinjët. Po ju sjell një shembull, qeveria greke, institucionet e drejtësisë greke kanë hapur një proces brenda vendit kundër deputetëve dhe militantëve të Agimit të Artë. Dhe kjo është shumë pozitive. Por…e njëjta qeveri në marrëdhëniet me fqinjët, pra edhe me Shqipërinë, sillet sikur të ishte aneks i Agimit të Artë. Ndërsa, lidhur me sovranitetin e Shqipërisë, Greqia është e paaftë dhe e ka të pamundur ta cënojë atë.
A mendoni se politika shqiptare është më inferiore se politika greke?
Jo, nuk e mendoj një gjë të tillë. Më inferior është ai që në marrëdhëniet me fqinjët përdor kode politike të para 100 vjetëve. Pra është politika greke që është inferiore përballë Shqipërisë dhe politikës së saj. Dhe duke mos e përballuar këtë politikë me metoda bashkëkohore, “thërret” në ndihmë Megaliidenë e Janis Koletisit të para 165 vjetëve.
Si i shikoni pretendimet e Athinës për ndarjen territoriale, kryesisht për Himarën?
Si një përpjekje të dështuar për të ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi sovran. Por që dështoi pa arritur të formësohet qoftë edhe si përpjekje.
Sipas vlerësimit tuaj, çfarë zgjidhje duhet t’i jepet çështjes çame dhe sa janë shanset për zgjidhjen e saj?
Është tashmë një problem i shtruar për zgjidhje dhe do të zgjidhet në përputhje me normat dhe klauzolat e marrëdhënieve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ka një problem që duhet evidentuar më hapur nga politika shqiptare dhe politologjia shqiptare. Greqia përballë problemit të Çamërisë, ndodhet përballë dy problemeve të mëdha. Problemi i parë ka të bëjë me faktin se duke e njohur si çështje të pazgjidhur, do ti duhet të pranojë gjenocidin që ushtroi në vitin 1944, pra duhet të pranojë të dënohet si çdo shtet që ka kryer gjenocid. Dhe problemi i dytë, ka të bëjë me territorin, ajo do të detyrohet të lëshojë një pjesë të territorit që ja ka grabitur padrejtësisht Shqipërisë. Nocioni “Çamëri” nuk mund të eliminohet duke e quajtur “Thesproti”, ashtu si Qafa e Botës në Konispol nuk mund të tjetërsohet duke e quajtur “Mavromatis” (Syri i Zi”)
Cili është komenti juaj për thirrjet antishqiptare të komandove grekë?
Si një tregues konkret i shndërrimit të qeverisë greke nga qeveri demokratike në aneks i Agimit të Artë kur vjen puna e marrëdhënieve të saj me fqinjët, veçanërisht me Shqipërinë.
Sipas mendimit tuaj, cilët janë faktorët nxitës të linjës antishqiptare në Greqi?
Ekzistenca e doktrinës së Megaliidesë në thelbin e politikës greke sa herë që flitet për Shqipërinë. Shteti grek është shtet Teokratik dhe politikanët e tij e dinë fare mirë se ata nuk janë pasardhës të helenëve, pavarësisht përpjekjeve të mbretit të parë të tyre, gjermanit Oton. Prandaj ata janë xhelozë kur shikojnë se ngjitur me ata, ekziston një shtet dhe një shoqëri siç janë shqiptarët që vazhdojnë të kultivojnë Pluralizmin e Zotave njësoj si dikur në lashtësi, njësoj si helenët e lashtë. Grekët ë sotëm dhe politikanët e tyre kanë më shumë libra historie, shqiptarët e sotëm dhe politikanët e tyre kanë më shumë histori reale që vjen qysh nga lashtësia. Ky është thelbi i antishqiptarizmit të tyre.
Si e shikoni faktorin shqiptar në rajon në raport me atë serb dhe grek?
Faktorin shqiptar që nga Presheva në Prevezë, që nga Durrësi e deri në Shkup e shikoj si faktorin kryesor paqebërës të rajonit. Ndërsa faktorin sërb dhe atë grek, si faktorin kryesor destabilizues në rajon. Uroj ta kuptojnë këtë sa më parë në Berlin, Uashington dhe në Bruksel. Ashtu siç uroj të civilizohet edhe politika greke e ajo serbe. Nga ky civilizim i tyre, rajoni do të ketë përfitim të madh.
-Ku ndryshon Shqipëria Natyrale nga Shqipëria e Madhe?
Shqipëria e Madhe, e para është një apelacion nazisto-fashist, që lindi pas marrëveshjes Çiano- Ribetrop të tetorit të 1941-it, pasi ishte pushtuar i tëri Ballkani. Sipas kësaj marrëveshjeje, u vendos që një pjesë e trojeve shqiptare, si Presheva, Bujanovski, Kumanova, Kaçaniku, t’i jepeshin Bullgarisë së Madhe. Veriu i Kosovës t’i jepej Serbisë. Pjesa tjetër u quajt Shqipëria e Madhe. E para, nuk është Shqipëria e Madhe në kufijtë e saj Natyrorë. E dyta, është një apelacion nazisto-fashist. Ndërsa Shqipëri Natyrale, do të thotë që, Shqipëria të jetë në kufijtë e saj natyrorë, të cilën e shpallën zyrtarisht, me akt juridik ata 40 burra në Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912. Dhe këtë akt juridik të Nëntorit 1912 nuk është çështja që Fuqitë e Mëdha e diskutuan dhe e hodhën poshtë. Përkundrazi. Nuk e mori fare parasysh. Ne kërkojmë një të drejtë, si çdo komb tjetër. Që hajdeni, të ulemi e ta diskutojmë. Nëse ky akt juridik, ju, bashkësia ndërkombëtare, nëse keni dokumente, le ta hidhni poshtë dhe ne le të pranojmë këtë Shqipëri artificiale që është sot. Por, nëse argumentet janë në favorin tonë, atëherë, do të na jepni ne, shqiptarëve të drejtë. Eduard Grej thotë në kujtimet e tij: “Ne i copëtuam kufijtë e Shqipërisë me të drejtën e forcës të së madhit, mbi të voglin”. Sot jemi në një kohë tjetër e flasim me forcën e së drejtës, forcën e argumenteve. Për forcën e fakteve. Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta lejojë Shqipërinë Natyrale, dhe ta ketë të qartë, që vetëm kjo Shqipëri Natyrale e qetëson dhe e stabilizon paqen në Ballkan. Joana Tafa
- « Previous Page
- 1
- …
- 174
- 175
- 176
- 177
- 178
- …
- 216
- Next Page »