• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentin Bujar Nishani: JAM MBI PALET POLITIKE, NUK INVESTIGOJ KESHILLTARET

February 7, 2014 by dgreca

Këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. Dje Presidenti Nishani mori pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, një aktivitet që bashkon njerëz me besime të ndryshme. Gjatë vizitës në Washington, Presidenti Nishani ka patur takime me drejtues të Kongresit amerikan dhe me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Presidenti Nishani u takua sot edhe me drejtorin e Zërit të Amerikës, David Ensor, dhe zyrtarë të tjerë, si dhe me stafin e redaksisë së gjuhës shqipe. Kolegia Rudina Dervishi intervistoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë në emisionin televiziv Ditari.

Zëri i Amerikës: Së pari, të flasim për Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet mjaft tradicional këtu në Washington, ku çdo vit, që nga viti 1953, merr pjesë edhe presidenti amerikan. Ju është hera e parë që merni pjesë në të. A mund të ndani me ne përshtypjet tuaja nga kjo ngjarje?

President Bujar Nishani: Përshtypje të jashtëzakonshme, shumë të veçanta. Natyrisht, të një evenimenti që ka përmasat e të tërë botës për nga pjesëmarrja, përmes mijëra të ftuarve dhe pjesëmarrësve në këtë ceremoni, ku mesazhet që e përshkojnë këtë ceremoni, veçanërisht ato të fjalimit të Presidentit Obama, por edhe të gjithë senatorëve, kongresmenëve dhe të ftuarve të tjerë, kofusoheshin tek kontakti midis njerëzve, tek respekti për njëri tjetrin, tek respekti për atë çka përfaqëson çdo njeri, pavarësisht besimit, pavarësisht përkatësive politike, pavarësisht racës që përfaqëson; pra është një moment, i cili reflekton virtytin njerëzor, parimet mbi të cilat njeriu duhet të ndërtojë më pas të gjithë karrierën e tij, qoftë kjo politike, qoftë sociale, publike, kudo që ai të jetë. Pra, ishte një moment i jashtëzakonshëm.
Zëri i Amerikës: Pikërisht kjo frymë mirëkuptimi, që karakterizon aktivitete të tilla, duket se mungon në vendin tuaj, të paktën mes klasës politike. Sot ka tensione në rritje mes shumicës dhe opozitës. A mendoni se ju mund të luani një rol më aktiv, si një president mbi palët?
President Bujar Nishani: Kushdo ka diçka për të thënë në këtë kontekst dhe këtë ambjent që ju përmendët. Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin, që të gjithë ne duhet të besojmë në diçka thelbësore. Pa një ambjent mirëbesimi, pa një ambjent bashkëpunimi, pa një ambjent i cili duhet të respektojë të drejtat e gjithsecilit prej nesh, është shumë e vështirë të gjenenerohet çështje të tilla, të cilat lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, edhe me jetën e vendit dhe të institucioneve në tërësi. Jam dhe kam qenë gjithmonë i gatshëm, përmes së pari kontributit personal, atje ku jam, në atë pozicion ku jam, të reflektoj atë që në fakt presin qytetarët shqiptarë. Edhe konteksti i mëngjesit të lutjeve, ky ishte, që pavarësisht të bindjeve politike që ne kemi, pavarësisht parimeve tek të cilat ne investojmë, duhet të vlerësojmë dhe të respektojmë njëri-tjetrin për atë çka jemi, pra mbi gjithshka, mbi objektivat dhe pasionet politike, mbi interesat e jetës sonë të përditshme, duhet të prevalojë koncepti i të qënit së bashku në një shoqëri, edhe përgjegjësia e përbashkët në një vend.
Zëri i Amerikës: Pikërisht kjo duket se mungon. Shumica, ju shikon ende të lidhur  ngushtë me të djathtën. Si shembull përmendin dy këshilltarët tuaj, që janë pjesë e grupeve të punës për riorganizimin e PD-së. Si mund të ndërtohet besimi reciprok mes të dy palëve?
President Bujar Nishani: Natyrisht që koha e investigimit të jetës private tek individë të ndryshëm ka mbetur pas në Shqipëri. Ne kemi patur eksperienca shumë të hidhura kur monitorohej, investigohej, apo i kërkohej llogari tjetrit për jetën e tij private, pavarësisht se çdo sjellje ishte në respekt të ligjit; unë në kontekstin e bashkëpunëtorëve të mi kam përzgjedhur aftësitë e tyre dhe natyrisht që gjatë kohës që ata ushtrojnë detyrën e këshilltarit të presidentit të republikës, do të respektojnë dhe duhet të respektojnë gjithshka që ligji u kërkon. Por unë kurrë nuk kam ndërmend për t’u bërë pjesë e investigimit, apo ndërhyrjes në jetën dhe aktivitetin privat, jashtë atij institucional, të kujtdo qoftë ajo. Unë kurrë nuk kam ndërmend të shikoj se në cilën seli partie shkon njëri këshilltar, apo tjetri punonjës pas orarit të punës.
Zëri i Amerikës: Megjithatë ju, a keni këshilltar që i përket Partisë Socialiste,mbase këtu duhet nisur.
Presidenti Bujar Nishani:Edhe një herë, në asnjë rast nuk kam investiguar se në cilën parti shkon njëri këshilltar, apo në cilën parti shkon këshilltari tjetër, apo çfarë afilacioni politik ka njëri, apo tjetri këshilltar.Për mua është shumë e rëndësishme që ata të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore, gjatë kohës që e ushtrojnë këtë detyrë dhe këtë funksion. Është shumë e rendësishme që presidenti i republikës të qëndrojë jashtë, jo vetëm aktivitetit, por edhe ndikimit në ushtrimin e detyrës së tij, pa pasionet politike, të njërës, apo tjetrës palë. Është shumë e rëndësishme, që institucioni i presidentit të funksionojë vetëm në përputhje me kushtetutën e vendit dhe në përputhje me parimet, sipas të cilave ligjet supozojnë që institucioni i presidentit të republikës duhet të ushtrojë këtë detyrë.
Zëri i Amerikës: Nevoja për refomimin e sistemit politik duket se ka përkrahjen e të gjithë spektrit politik në Shqipëri. Ju keni qënë ministër i drejtësisë dhe tani jeni kryetar i këshillit të lartë të drejtësisë, pra e njihni mjaft mirë sistemin e drejtësisë.  Sipas jush, ku duhet të përqëndrohet një reformë e tillë?
President Bujar Nishani: Së pari është shumë e rëndësishme të ritheksojmë faktin se reforma në sistemin e drejtësisë ëdhtë një nevojë e përhershme, një proces i pandalshëm, një proces i cili duhet të vijojë, për sa kohë shfaqen sfida të ndryshme përballë këtij sistemi. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që sistemi i drejtësisë është një pushtet më vete, që ka të bëjë me pushtetin gjyqësor, i cili i jep drejtësi dhe bën drejtësi për qytetarët shqiptarë në aspektin e jetës dhe të pronës. Unë kam qenë gjithmonë i bindur që kjo reformë duhet të shkojë përmes udhëheqjes nga vetë komuniteti i gjyqtarëve, sepse ata janë njerëzit që e njohin mirë prolematikën dhe janë njerëz të cilët kërkojnë që të angazhohen në zgjidhjen e kësaj problematike. Është i njohur fakti, që në sistemin e drejtësisë, në gjyqësor, apo prokurori, ka gjyqtarë dhe prokurorë të paaftë, ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët duhte të jenë objekt i pandalshëm i investigimit dhe i penalizimit; por ne duhet të mbështetemi tek pjesa dërrmuese, e cila është me profesionistë të mirë, me njerëz me integritet, të lidhur ngushtë me profesionin e tyre dhe që duan të bëhet drejtësia në Shqipëri. Promovimi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe pjesë thelbësore e kësaj reforme. Nga ana tjetër, me duhte t’i ikim kapjes nga ana e politikës të sistemit të drejtësisë. Në se flasim për korrupsion dhe duhet luftuar ky korrupsion, kapja nga politika është pikërisht shkalla më e lartë e korrupsionit, në se do të ndodhë. Pra, të gjithë së bashku të bëhemi barrierë e kësaj ndërhyrjeje, dhe nga ana tjetër të  nxisim implementim e reformave.
Zëri i Amerikës: Ju jeni shprehur që kontrolli politik i gjyqësorit është forma më e lartë e korrupsionit, ndërkohë që shumica e majtë ju akuzon ju për ndikim politik, siç ndodhi në rastin e dy kandidaturave për në gjykatën e lartë, të cilat u rrëzuan nga Parlemanti. Ju e quajtët  këtë një trust procedurial. A mund të shmangen përplasje të tilla në të ardhmen?
Presidenti Bujar Nishani: Në gjykimin tim, nuk kemi të bëjmë me një përplasje, nuk kemi të bëjmë me një ndeshje, por kemi të bëjmë pa dyshim, me një tentativë për të ndërhyrë në mënyrë të njëanshme, nga ana e shumicës qeverisëse në atributet dhe tagrin kushtetues të presidentit të republikës. Nuk ka asnjë fakt, apo arsye për të besuar përfshirjen politike, apo bekgraundin politik të të dy kandidatëve të dërguar nga Presidenti i Republikës. Jo vetëm që u respektua në mënyrë rigoroze dhe strikt ligji që paralementi vetë ka aprovuar dhe jo presidenti; procedurat krejt të paanëshme për zgjedhjen e këtyre kandidatëve, unë po ju bie juve në vemendje edhe të vetë opinionit që e ndjek këtë zë të rëndësishëm të infromacionit, që shkuan në paralement kryetari i gjykatës së apelit të krimeve të rënda të republikës, pas një karriere të gjatë në gjyqësor dhe pa asnjë akuzë politike gjatë gjithë karrierës së tij dhe kryetari i gjykatës së apelit të Durrësit, një prje gjykatave të apelit më të mëdha të apelit në vend, edhe ai pa asnjë akuzë politike dhe pa asnjë akuzë në drejtim të integritetit të tij moral. Pra, për sa kohë zgjidhen në mënyrë proceduriale korrekte dhe në respekt të plotë të ligjit dhe njerëz me integritet, unë besoj se raporti nuk është një përplasje e dyanshme, por është një tentativë e njëanshme për të ndërhyrë në atë që kushtetuta i jep presidentit të republikës.
Zëri i Amerikës: A mendoni se reforma duhet të prekë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë,  kam parasysh këtu kritikat që ka bërë Komisioni Evropian kur thekson pak a shumë se hapësirat interpretuese për marrjen e vendimeve për emërimet e gjykatësve duhen kufizuar pasi janë shumë të gjera?
President Bujar Nishani: Pa disktutim, që duhet të ecet në atë çka sugjeron raport progresi dhe qëndrimet e komisionit evropian dhe të Këshillit të Evropës dhe natyrisht, duhet të kemi paraqysh që deklaratat i referohen një eksperience të shkuar të veprimatrisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe duke nënvizuar në vijim, që hapa të rëndësishme drejt korrigjimit të tyre janë bërë vitin e fundit. Më lejoni t’ju bie në vëmendje gjithasthu një fakt të rëndësishëm, sepse në fund të fundit, faktet janë ato mbi të cilat krijohen bindjet reale. Në se gjatë 4, apo 5 vitet e fundit, kur ligji kërkonte bërjen e  vlerësimeve për gjyqtarët, ishte bërë vlerësimi vetëm për 16 gjyqtarë. Ndërsa brenda një viti, ky këshill i lartë i drejtsisë ka arritur të përfundojë për gati treqind e ca gjyqtarë vlerësimin. Pra, shikohet një kontrast i madh i angazhimeve në të shkuarën dhe në të tashmen. Le të ecim me këtë mentalitet të punës, punës konkrete dhe të më pak fjalëve; por përsa i përket rekomandimeve, jam plotësisht në mbështetje të tyre, që të shkohet në drejtim të reformave të këtij lloji.
Zëri i Amerikës: Vendi juaj shpreson të marri statusin e vendit kandidat për në BE në qershor. Me këtë situatë politike, a mendoni se vendit është gati të marrë këtë status?
President Bujar Nishani: Vendi meriton të marrë statusin, Shqipëria e meriton të ketë statusin. Politika dhe lidershipi dhe instititucionet, duhet pa dyshim të japin kontributin e tyre, duke transmetuar pikërisht atë mentalitet shoqëror, politik, që presin dhe kërkojnë standartet e një vendi kadnidat për në BE.

Filed Under: Interviste Tagged With: bujar nishani, Interviste e Presidentit, zeri i amerikes

Në Berat, ku gjen Abrahamin e Davidin …

February 5, 2014 by dgreca

*  Faqe nga libri hebraik i Beratit/

*Intervistë me publicistin dhe studiuesin Simon Vrusho /

 Nga Sulo Gozhina/

Berati është shquar në shekuj për qytetërimin e tij, për traditat, për vlerat kulturore, historike, shpirtërore, etj. , por një vend të veçantë zë dhe virtyti  i mikpritjes, i bujarisë, që është manifestuar dhe ndaj hebrenjve, të cilët për shekuj me radhë kanë pasur në Berat lagjen e tyre, mëhallën e çifutëve në pjesën qendrore të qytetit, aty ku sot lexojmë rruga „Hebrenjtë“.

Por një kontribut i shquar i Beratit është dhe ai i strehimit të hebrenjve në Luftën II Botërore, në kohën e Holokaustit, kur Berati strehoi  mbi 600 hebrenj, një numër i konsiderueshëm nga numri i  përgjithshëm i  tyre,  të strehuar e të shpëtuar në Shqipëri e për këtë akt mjaft familje beratase janë nderuar me medalje mirënjohjeje  nga shteti izraelit. Për këto tradita është shkruar, është folur, është botuar. Janë organizuar konferenca, janë botuar libra e qindra shkrime.

Këto tradita duhen kujtuar e freskuar here pas here, me informacione, të dhëna e këndvështrime të reja, sikundër duhen përforcuar e shumëfishuar lidhjet, kontaktet, bashkëpunimet me investitorët izraelitë, me kompanitë turistike, që turistët izraelitë të jenë të pranishëm në Berat në të katër stinët.

Prefekti i Beratit, z. Selfo Kapllani,  ka ide konkrete sesi mund të jenë më rezultative këto lidhje, këto kontakte. Ndoshta ai do ta lëvizë më tej  edhe idenë e binjakëzimit të Beratit me qytetin izraelit, Kamielin, duke e konkretizuar atë, binjakëzim për të cilin është folur jo pak vitet e fundit.

Në këtë kontekst, në prag të Ditës së Kujtesës, Memory Day, 27 Janarit, zhvilluam një bisedë me publicistin, studiuesin Simon Vrusho, i cili në dekadën e fundit e ka trajtuar gjërësisht këtë temë në referime, shkrime e në botimin e  librit „Hebrenjtë e Beratit“.

 

*   *   *

 

-Z. Vrusho, vitet e fundit është shkruar e botuar jo pak për praninë hebraike në Berat gjatë shekujve, artikuj, libra, studime, kumtesa, janë organizuar konferenca, emisione televizive etj. Vend të posaçëm ka zënë strehimi e shpëtimi në Berat i mbi 600 hebrenjve në Luftën II Botërore, në kohën e Holokaustit…

-S. Vrusho: Po. Është një prani shumë shekullore, e shtrirë në hapësirë e në kohë, në histori e në gjeografi, një prani e gjerë, e gjendur dhe në kujtesën qytetare, sidomos me strehimin e hebrenjve në Berat e rrethinat e tij gjatë Luftës së Dytë. Në këtë këndvështrim historiku i Beratit nuk ka thjesht një faqe hebraike, por ka një libër të tërë, që mund të titullohet „Libri hebraik i Beratit“.

Simbolikën hebraike në Berat e gjen kudo e gjithandej …Në rrugë ( Rruga “Hebrenjtë” në qendër të qytetit, ku dikur ishte lagjia e hebrenjve dhe dyqanet e tyre);  në dyer ( porta me yllin e Davidit ); në dysheme ( tek kishat në kala, ku thuhet se ka pasur dhe një sinagogë ), tek teqeja e helvetinjve, në tavane;  e gjen tek kutia relikte, që hebrenjtë Samel e Joakim  kanë lënë tek familja e Mehmet Xhezos,  kuti ku është gdhendur ylli i Davidit nga njëra anë  dhe sinagoga në tjetrën, e gjen   në faqe muresh, në afresket me kapele izraelite apo me portretin e Abrahamit, në toponime “Varri i Çifutit” ( Bilçë),  në një tapi të vitit  1931 referuar ullishteve në rrethinat e Beratit “Qafa e Çifutit” (Duhanas), Davidin e gjen dhe  në emra e në mbiemrat e banorëve: Davidi e Avrami janë të shpeshtë në kronikat historike, etj., e gjen  në hollin e bibliotekës së qytetit, tek vitrina e librave me tematikë Berati gjen të ekspozuar librat që flasin për hebrenjtë e Beratit; e gjen në studion e skulptorit të talentuar Nezir Ago ku sheh maketin e memorialit me shandanin hebraik, ideuar për t’u vendosur në parkun e qytetit, etj. Por sot, tej simbolikës,  ka dhe një prani konkrete turistësh izraelitë, që gjithsesi duhet të ishin edhe më të shumtë në numër e më të shpeshtë në kohë.

Para ca kohësh në galerinë e arteve “Edward Lear” Berat u çel, nën  përkujdesjen e Mitropolisë së Shenjtë të Beratit,  ekspozita fotografike ” Afreskët e Çetirëve: një rrugëtim nga stili pasbizantin në atë laik.”  Në Berat e Myzeqe kanë qenë artistët e familjes Çetiri nga Grabova,  piktorët e fundit pasbizantinë që të parët huazuan frymën laike si një mënyrë shprehëse në pikturën murale të kishave. Në afreske ka mjaf detaje hebraike: -“Shpirtrat e brengosur” që enden në Had…-„Fshikullimi i Krishtit“, një skenë, ku grupi i vogël muzikor  u bie daulleve që të poshtërohet Krishti… Njerëzit e thjeshtë të popullit të Jeruzalemit nuk ndryshojnë, thuajse fare, nga fshatarët vendës ose nga grupet e vogla muzikore të Myzeqesë. -„ Nëna e përjetshme Shën Mëri“…-Një shenjtor i ri…-„Shën Gjergji në kalë“ me shtizën që vret kuçedrën…-„Lindja e Krishtit“…-Apostujt  Pjetër e Pal…Dhe ja një tablo tjetër, vërtetë mbresëlënëse:  „Abrahami në parajsën imagjinare“.(Te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Interviste Tagged With: faqe nga libri hebraik, i Beratit, Simon Vrusho, Sulo Gozhina

SOKOL DEMAKU: E KEQJA ËSHTË SE POLITIKA SHQIPTARE PRISH… EDHE FE, EDHE KULTURË E LE MË LETËRSINË…

February 4, 2014 by dgreca

Bisedoi: Zyba Hysen Hysa/

 – Sa më larg vendlindjes shkojmë, aq më të fortë bëhen litarët që na lidhim me të, litarë të padukshëm, me fuqi magjike, se askush nuk e kupton, se si gjithë jetën, na mbeten në mendje kujtimet e fëmijërisë, apo të asaj pjesë jete që kemi kaluar atje dhe si çdo njeri, dhe ju Zoti Demaku, keni ato “litarët” tuaj që të mbajnë mbërthyer për të qënë përjetësisht i lidhur me vendlindjen?

Së pari ju përshëndes nga veriu i largët, nga vendi i Vikingëve të lashtë, nga Suedia ku njeriu dhe jeta e tij janë të shenjta. Nga vendi ku edhe më herët ka lulëzua letërsia, nga vendi ku dikur edhe këta vetë kanë ikur nga këtu nga mjerimi që kishin, sikur edhe ne bëmë nga trojet tona, nga vendi ku edhe sot ka respekt fjala, gjuha, letërsia dhe njeriu pikë së pari. Po ta them të drejtën me vendlindjen çdo njeri e lidhin shumë gjëra sepse atje njeriu merr hapat e parë të jetës sikur fëmija kur fillon të ecën, njeriu aty bënë fillimet e çdo gjëje, e kjo njeriun e bënë krenar dhe ndjehet madhështor me atë, dhe asnjëherë në asnjë moment vendlindja nuk mund ti largohet nga mendja. Por, edhe pse jemi larg prapë se prapë ne jemi mundua që të mbajmë një lidhje shpirtërore me atje. Ne këtu mundohemi që në mënyrë të thjeshtë ta jetojmë jetën e vendlindjes, ta prezantojmë atë në ketë truall të huaj, përmes fjalës së folur, fjalës së shkruar, prezantimit të së bukurës, të kulturës e traditës sonë. Por kjo nuk është  e lehtë, sepse na mungon shumëçka, edhe pse kushtet dhe mundësit për një gjë të tillë këtu ku ne jetojmë dhe veprojmë ekzistojnë.Një udhëtim në vendlindje, lë mbresa të veçanta te çdo bashkëkombës, që jeton larg Atdheut të shqiponjave.Një natyrë e njëjtë e përshkon tërë atdheun, nga Veriu deri në Jug. Është një natyrë emocionuese për ata, të cilët për herë të parë, por ndoshta edhe që pas ca kohësh, kthehen në vendlindje dhe magjepsen nga pamjet më interesante, të cilat njeriu thotë se vetëm natyra shqiptare ka ditë t’i krijojë. Kjo është në të gjitha viset shqiptare, duke u nisur nga Veriu, me fushëgropën e Llapit, nga pjesët kodrinore – malore të malit të Albanikut, në perëndim dhe maleve lindore kosovare, në lindje dhe deri ne pjesët më jugore të vendit: Gjirokastra, Saranda, Poliçani, Delvina, Çorovoda, Përmeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himara, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Këlcyra.

–  Nëpër botë ka shqiptarë të emigruar, si u përshtatët me jetën e atjeshme?

-Më shumë se 15 milionë shqiptarë në të gjithë Botën.Faktet tregojnë se shqiptarët kanë emigruar në vite në gadishullin Iberik, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani, Amerikë dhe vende të tjera. Mbështetur në një sërë dokumentesh arkivorë, shpjegohen se ku u vendosën dhe si e ruajtën gjuhën, kulturën arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë dhe të tjerë, deri në ditët tona, me gjithë trysninë e kohës për t´i asimiluar.  Që në vitet e para të erës sonë, shqiptarët synonin të vendoseshin në brigjet jugore të Italisë, në zona që u siguronte atyre mbrojtje.  Asnjëherë nuk ka pasur një regjistrim të saktë për emigrantët e hershëm shqiptarë në Greqi, pa i ngatërruar këta me shqiptarët që ishin në trojet e tyre, që në vitet 1912-1913 mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqiptarët, në periudha të ndryshme të historisë kanë emigruar, duke krijuar edhe kolonitë e tyre kryesisht në Itali dhe Greqi. Ne krahasim me Greqinë pseudoortodokse qe s’njeh minoritete nacionale, arbëreshët e Italisë katolike kane ruajtur me besnikëri gjuhen, traditat, kulturën dhe shpirtin shqiptar, qe nga Mesjeta e Skënderbeut, e deri ne këto çaste.

Por kur kemi të bëjmë me Skadninavin të ikurit e parë nga Kosova arrijnë në qytetin suedez Uddevala gjatë vitit 1985, por shumë prej tyre kanë marrë përgjigje negative të azilit dhe janë kthyer sërish në vendlindje. Por në Suedi do kemi mërgimtarët e parë shqiptar sa duket diku nga viti 1958. Por ikja masive do vijon pas viteve 90-ta. Kjo është koha e reprezaljeve të regjimit të diktatorit serb Slobodan Miloshevic ndaj shqiptarëve, te cilët me plotë të drejtë kërkojnë pavarësi dhe shtetësi në Krahinën e tyre. Gjatë vitit 1991 mbahet referendum nga ana e popullatës shqiptare të Kosovës ku 90 % e qytetarëve marrin pjesë në të, e 98 % te tyre përkrahin pavarësimin e vendit nga  Serbia dhe regjimi diktatorial i Millosheviçit.  Suedia gjatë viteve 1960 deri ne vitet 1970 ka marre fuqi punëtore nga Jugosllavia, por në këtë fuqi nuk kanë hyrë shqiptarët. Kryesisht  si fuqi punëtore kanë emigruar në Suedi serbët, sllovenët dhe kroatët, për shqiptarët as qe ka mendua kush për kushtet dhe jetesën e tyre në këtë kohë.

Gjatë viteve 1980 dhe 1990, në Suedi fillon ajo vala më madhe e refugjatëve shqiptarë nga Kosova. Momentalisht sipas disa statistikave por jo zyrtare ne Suedi duhet te këtë mbi 60000 shqiptar. Një gjë është për tu lakmua dhe për tu mbështetur sepse shqiptarët këtu në këtë vend nordik kanë gjetur vetën dhe janë sistemua ashtu si më mirë në jetën e këtushme, çka është për lakmi. Edhe vet shteti ndihmon në të gjitha aspektet e jetës, duke fillua nga familja, vendosja, punësimi e deri tek shkollimi. Është ndoshta shteti i vetëm në botë që financon shkollim e fëmijëve të huaj pa pagesë me të gjitha atributet sikur për fëmijët vendës.

–  Sa dhe si njihet Shqipëria në Suedi? A kemi ne ambasadë në Suedi dhe si janë lidhjet e emigrantëve me këtë ambasadë, a kujdeset ajo për ju, pra ndjeheni se keni një mëmëdhe që kujdeset edhe nga larg? Nëse jo, pse ndodh kjo?

-Me ardhjen tonë këtu vendasit kanë fillua të marrin njohurit e para për shqiptarët dhe vendlindjen e  tyre, por me tepër këta kanë ditur për Kosovën sepse shumica e te ardhurve këtu janë kosovar, por fal punës së shoqatave kulturore, intelektualëve, poetëve, shkrimtarëve dhe publicistëve tanë në mënyrë të denjë është bërë prezantimi edhe i shteti amë Shqipërisë këtu. Pra vendësit kanë njohuri për dy shtetet tona. Këtu në Mbretërinë e Suedisë kemi dy Ambasada shqiptare, por ato janë ambasada e jo me tepër, ato kujdesën ndoshta për vete.

Këtu dua të potencoj se shoqata ku unë aderoj Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås të Suedisë me mjaft sukses prezanton gjuhën, kulturën dhe traditën tonë këtu, është mjaft aktive në vënien e lidhjeve me vendlindjen përmes organizimit të aktiviteteve kulturore e letrare këtu dhe në vendlindje. Bashkëpunimi me poet, shkrimtar, shoqata të ndryshme ne vendlindje, binjakëzime mes shkollave suedeze me ato shqiptare si në Kosovë njashtu edhe në Shqipëri, binjakëzim bibliotekash si është rasti i Bibliotekës Durrës me atë në Borås, vërja e kontakteve mes Shkollës së lartë këtu në Borås me Universitetin Akademia e biznesit në Tiranë, me ndërmjetësimin e QKSH Migjeni, por asnjëherë me ndonjë këshillë apo përkrahje të ambasadave apo dy shteteve tona. Ka tetë vite qe boton revistën në shqip “Dituria” shtatë vite me radhë emiton program në gjuhën shqipe në Radio dituria për bashkëkombësit që jetojnë dhe punojnë këtu e nga qershori i vitit që shkoi me mjaft sukses ka fillua emetimi ne një programi Televiziv në gjuhën shqipe këtu, e gjithë këtë me mbështetje dhe ndihmë të shtetit suedez.

Sa më kujtohet vitin 2012 kishim mysafirë nga republika e Shqipërisë në festimin e  pesë vjetorit të shoqatës sonë dhe njeri nga mysafirët në fjalën e tij sa me kujtohet mua u shprehë se ne qenkemi ambasadorë të vërtetë të vendit tonë, çka na dha shtytje dhe kuraja për një punë dhe angazhim edhe më të madh në prezantimin tonë këtu.

–   Në librin tënd “Një aventurë me drojën e një emigrant “pa atdhe”’, vura re një fakt, se shqiptarët nuk i njohin si kombësi elite, por is “popullsi dygjuhëshe”, mendoni ju që në arenën ndërkombëtare, politikanët tanë nuk bëjnë prezantim dinjitoz të kombit tonë dhe si të duket fakti që kur shkojnë nëpër institucionet ndërkombëtare nuk flasin shqip? Të lutem, më jepni mendimin tuaj se si mund të prezantohemi ashtu siç na takon në botë dhe kush duhet ta bëjë këtë?

Unë shkrova librin “Sadulla Zendeli Daja në aventurën e një emigranti të pa atdhe” dhe dua ta them atë se çfarë më shtyri në këtë. Unë e thash edhe me lartë se ne në mërgatë kemi intelektual, poet, shkrimtarë, publicistë, njerëz të aftë por ata nuk kanë përkrahje nga askush, kjo është defekti në jetën tonë. E Daja, si e quajmë ne leksikografin më të madh dhe me të njohur në përpilimin e fjalorëve së pari suedisht – shqip e tani edhe atij shqip-suedisht, meriton një prezantim, meriton një përkrahje morale, një mbështetje në punën e tij, e ne duhet të jemi krenar që ne kemi në mërgatë një të tillë. Se Daja është edhe pishtar i mbajtjes së mësimit të Gjuhës amtare në Suedi me hapjen e paraleleve në shkollat suedeze ne vitin 1976 për herë të parë. Në fakt dua të them se ne mundohemi te bëhemi më të ditur se të tjerët e në realitet të tjerët nuk e humbin vetën por ata e ngjisin lart atë çka ata kanë.Çështja e gjuhës është më shumë rëndësi mendoj unë kur kemi të bëjmë me përfaqësimin tonë jashtë trojeve tona. Mendoj se çdo herë dhe në çdo vend duhet të përdorët shqipja, ajo është gjuha jonë, gjuha e nënës, dua ta them këtë se suedezët janë shumë të mençur në ketë drejtim dhe gjuhën amtare që fëmija e mësojnë në shkollë e quajnë me këtë emër, pra është e jotja, në këtë rast e jona. Por ne jemi ata që jemi, kam vrenjtur edhe në Tiranë edhe në Prishtinë se më me kënaqësi përdorim një gjuhë të tretë se atë amtare në biseda, e kjo nuk është në rregull.

– Si mendoni ju, emigracioni shqiptar do të jetë përherë masiv?

-Një sëmundje mija vjeçare, unë në shkrimet e mia e quaj kështu, këtë plagë kancerogjene të popullit tonë. Një plagë që është aktuale nga koha e Skenderbeut e deri në ditët e sotme bashkëkohore dhe se as sot nuk ka të ndalur. Unë ndjej se emigrimi do jetë aktual edhe për shumë gjenerata në trojet tona, do jetë një e keqe që do na përcjellë edhe shumë kohë e këtë me vet fajin tonë dhe punën tonë jo të mjaftueshme në ndërtimin e  drejtë të jetës në vend. Ne jemi ata që japim vlerësime kuturu për shumë gjëra por nganjëherë edhe vlerësime se prapështi kur kemi të bëjmë me të ligat që na vinë dhe vet i krijojmë duke i radhitur ato në rezultate e në të kundërtën ato janë fiasko për ne.Edhe suedezet e kanë pasur emigrimin si plagë e brengë një kohë, por sot jo, e pse edhe ne mos te jem ata që do e ndalojmë një të ligë të tillë?

 –  Ju jeni gazetar, shkrimtar, poet… çfarë shkruani zakonisht më me pasion, ku e gjeni veten më shumë? Çfarë tematike kanë shkrimet tuaja që botoni në shtyp? Ku e gjeni kohën që shkruani dhe sa libra keni botuar? Ç’plane keni për të ardhmen porsa i përket fushës së krijimtarisë?

-Po e thatë me vend këtë, se me shkrime kam fillua të merrem që herët në bankat e Shkollës fillore, e pasion e kam poezinë, por tani kultivojë edhe prozën. Kohëve të fundit kam pasur si projekt realizimin e intervistave me figura të ndritshme të kulturës, traditës dhe shkrimit në shqip, çka dhe kam realizua këtë në tri vëllime botuar deri më tani nën titullin “Kujtime nga diaspora I, II dhe III” e kam në dorë edhe vëllimin e  katërtë. Thënë realisht kohë ecën, nuk mjafton por atë duhet shfrytëzua maksimalisht në mënyrë që të del diçka në dritë. Unë kryesisht shkruaj për mërgimin, vendlindjen, njeriun, këto janë tema të cilat i kam për zemër. Kohëve të fundit kam fillua të merrem edhe me përkthime, kështu që këto ditë me doli nga shtypi libri im i parë i përkthyer nga suedishtja dhe se jam i kënaqur me atë çka kam bërë dhe me kritikën rreth librit. Kam botua deri me tani 14 tituj, e kam në dorë dy libra në dorëshkrim, besoj se do i botoj gjatë pjesës së parë të këtij viti.

  –   Cili, apo cilët janë shkrimtarët shqiptarë dhe të huaj që preferoni t’i lexoni? A keni ndonjë idhull? Po në Suedi keni shoqatë shkrimtarësh dhe si funksionon ajo?

-Po i adhuroj shumë shkrimtarët tanë dhe punën e tyre bërë me vite, Çajupi ka lenë mbresa në mua, Naimi, por ai i cili prekë thellë ndjenjat tona është poeti i mjerimit e që ne e ndjejmë këtë edhe sot në vatrat tona, pra Migjeni. E adhuroj Nazmi Rrahmanin dhe Spassen e madh. Këtu adhuroj Astrid Lindgren.Po ne kemi këtu Shoqatën e shkrimtarëve shqiptar, anëtar i së cilës jam  që nga fillimi dhe jam i kënaqur me punë që ne bëjmë përmes saj. Por dua të them se unë jam edhe anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Suedisë.

–  A keni miq të vërtetë dhe sa u besoni atyre, jeni zhgënjyer nga ndonjë mik idealesh? Po me suedezët krijoni marrëdhënie miqësie, si bëhen këto lidhje, apo janë popull i ftohtë? Ndjehet diskriminim racial atje dhe çfarë problemesh ka aktualisht komuniteti shqiptar në Suedi?

Po tek unë nga vendlindja atje thonë me një fjalë popullore se “Miqtë janë krahët e njeriut”, kjo ka domethënie të madhe, por sot ka pësua shumë, sepse miku më nuk është ai që duhet të jetë, interesi ka prishur njeriun. U besoj miqve, por edhe jam zhgënjyer shumë herë nga ta, kjo është koha bashkëkohore, koha e interesit e thash me lartë.

Kam edhe miq suedez dhe jam krenar me atë dhe ndihem mirë në mesin e  tyre, sepse janë njerëz me traditë, me kulturë dhe ajo më kryesorja kanë respekt për njeriun. E thonë atë se janë njerëz të ftohtë, por ndoshta klima dhe vendi i tyre e bënë ketë, por në përgjithësi njeriu kalon mirë me ta. Unë dhe miqtë e mi më të cilët punojmë këtu bashkë ndihemi mirë në mesin suedezve, sepse ata janë ata të cilët na inkurajojnë në punën tonë dhe në prezantimin e çdo gjëje pozitive të kulturës dhe traditës sonë në këtë vend nordik.

 A mendon ti që letërsia shqiptare nga e politizuar, është kthyer në shkrimtarë politikë? A mund të jesh krijues i lirë nëse merr favore nga politika, sidomos në Shqipëri, ku politika ende është në kundërshtim me krijuesit e vërtetë?

-Eh, kjo është e cila ne nuk na është dashur, por thotë një fjalë popullore “Koha e ha kashtën”.Unë tani jetoj në një vend ku politika është larg nga jeta e njerëzve, është nga çdo gjë dhe më beso çuditem kur jam atje kur dëgjoj gjëra të tilla, por ne jemi mbrapa më shumë gjëra këto vitet e fundit, në vend se te ikim përpara ne numërojmë ne vend duke menduar se kemi bërë përparim, por jo, është kundërta si thotë ajo fjala “tre hapa mbrapa e një para”, por jeta vazhdon. Dhe atëherë edhe ata që nuk kanë erë në poezi bëhen poet, edhe ata që nuk kanë erë në gjuhësi bëhen gjuhëtar siç ndodhë tek ne. Se sot kush do mund të publikoj pa kurrfarë kriteri, e kjo e dëmton dhe shkatërron imazhin e një letërsie me famë botërore.

 – Ju jeni për vazhdimin e “miteve” në letërsi? Ku është e keqja e kësaj tradite? Mendoni ju që letërsia e vërtetë shqipe nuk është kjo që propagandohet? Mendoni ju se ka krijues brilant që nuk po e shikojnë dritën e diellit prej egoizmit të shkrimtarëve politikë, se gjoja vetëm ata janë ajka e letërsisë?

Mendoj se nuk ka diç të keqe në këtë drejtim. Bëjë një krahasim me këtë që kultivohet këtu dhe shoh se edhe këta mbajnë këtë traditë dhe respektojnë mitet e tyre, pse mos te respektojmë edhe ne ato mite të cilat me shekuj mbajtën gjallë letërsinë tonë popullore. Por e keqja është se politika prish çdo gjë edhe fe edhe kulturë e le më letërsinë.

–   Si mendoni ju, a duhet të ketë një Lidhje Shkrimtarësh dhe Artistësh shqiptarë mbarëkombëtarë, se kjo formë, ku secili më vete mbledh disa shokë e miq, si të fejohej, a të martohej, apo të festonte ditëlindjen, vetëm duke e uruar dhe e lëvduar dhe kaq, asgjë nuk organizohet, asgjë nuk kalon në sitën e kritikës artistike… Jeni i mendimit se shtetit sot nuk i intereson letërsia dhe arti si në komunizëm, por njerëzit që bëjnë letërsi dhe art?

– Po ndoshta do ishte mirë, por kështu si jemi, kam mendim se nuk arrihet dot, sepse edhe në këtë lami ne jemi të ndarë, pra nuk ka mundësi të jemi unik e të bëjmë atë më të mirën në ruajtjen dhe kultivimin e traditës sonë letrare, sepse secili do ketë interesat dhe atëherë do jetë me vështirë. Nëse ne do jemi a polikë, do ishte me vlerë dhe do realizonim atë çka edhe Rilindësit tanë bënë vite me radhë, por kështu si jemi pak vështirë. Po ne kemi kohëve të fundit shoqata shkrimtarësh në shumë vende të botës, por se vështirë të arrihet një koncenzus për një bashkëpunim të mirëfilltë në ketë drejtim. Por shpresa mbetet e të shohim.

 – Ndonjë mesazh për krijuesit shqiptarë…

– Ta çojmë përpara atë çka Rilindësit bënë më vite sepse meritojmë më shumë dhe të jemi krah për krah me letërsitë e popujve të përparuar sot.

 –Faleminderit Zoti Sokol Demaku që pranuat të bisedonit! Suksese në krijimtari dhe mbarësi në familje!

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Sokol Demaku, Zyba Hysa

Apostol Simoni -Një ikonë që nuk duhet harruar….

January 24, 2014 by dgreca

Bisedë me shqiptaro-amerikanen Miranda Grabocka-Simoni/

30 vjet më parë, më 19 Janar 1984,  e gjithë bota e artit dhe kulturës shqiptare, Korca, komuniteti i këngëtarëve dhe artistëve korcarë,  do të tronditej nga  lajmi i kobshëm-ndarjes krejt papritur nga jeta, në  moshë relativisht të re, 33 vjec, – e kompozitorit, dirigjentit, instrumentistit të talentuar –APOSTOL SIMONI. Ishte në kulmin e karrierës së tij  dhe muzika e kompozuar prej tij pati një ndikim të jashtëzakonshëm oshëtime për brezin e viteve ’80 dhe për brezat që vijnë. Këngët e kompozuara nga Apostol Simoni kanë brenda shumë ndjenjë e melodi harmonike. Ai preferonte të kompozonte në akorde minore të ëmbla e sentimentale, këngë që tërhiqnin publikun dhe melodia e tyre shpejt e kapëshme,  fërshellehej rrugicave të Korcës. Muzikën dhe ndjenjën  e  artistit e dalloje lehtë në cdo notë të kompozuar prej tij, sepse ishte  në antitezë   me  artin e muzikën  që kërkohej nga rregjimi komunist i kohës.

“Apostoli ishte djalë i rrallë –por “u nxitua shumë” , nuk duroi dhe u largua, “Ishte ndryshe nga bota”,  -shprehet me lot ndër sy mikja e tij e fëmijërisë,  Zhaneta Stefanllari Ballauri,  me të cilën ishte shumë e lidhur dhe  ndante të fshehtat e shpirtit, vecmas  për muzikën. Ndërsa aktori i shquar korcar Petrika Riza përcjell caste kujtimi me artistin e shquar: “Apostoli ishte muzikant i apasionuar, i talentuar e plot frymëzim, dirigjenti i aftë i orkestrës së Estradës së qytetit, kitarist i shkëlqyer. E ndiqnim me shumë endje prapa kulisave të skenës, ku disa herë luante edhe vetë në kitarë dhe shpesh nga duartrokitjet detyrohej të rikthehej në skenë. Me karrierën e tij virtuoze ishte ndër të paktët antikomformistë me drejtuesit e asaj kohe dhe shpesh herë e nxirrte mërzinë, shpërthente duke kompozuar apo duke i rënë kitarës. Ishte njeri  i shqetësuar e me shpirt të trazuar, sic janë përgjithësisht artistët e mirëfilltë.” Skëndër Rusi, poeti i shquar korcar i vargjeve lirike shqiptare dhe autor tekstesh i disa këngëve fituese në festivale kombëtare të kompozuara nga Apostol Simoni, shprehet mes të tjerave: “Ai na la atëhere kur na duhej më tepër. Ai ishte dhe mbetet  kitarë malli e dashurie”.  Miku i tij  fëmijërisë, prof. Gjergji Cikopani:-  Apostoli la pas një krijimtari cilësore që do të nderohet dhe kujtohet gjithmonë. Këtë “privilegj” e kanë vetëm artistët,-Nektari i inteligjenceës”. Apostol Simoni vdiq në moshë shumë të re,  në Tiranë –ku ndodhej për të marrë këngëtaren e shquar Anita Take, për koncertin e javës në Korcë, “Buqetë këngësh”. Ai ka lënë pas, plot  300 krijime muzikore. Këngët e kompozuara prej tij këndoheshin nga artistë me emër që nga Lindita Theodhori, Leon Menkshi, Liljana Kondakci, Fatbardha Hoxha-Disho-Pëllumb Elmazi, Nertila Koka, Afërdita Laci Zonja, etj. Koha ikën, por kontributi dhe kujtimi i kompozitorit, dirigjentit, kitaristit dhe instrumentistit do të mbetet gjithmonë vlerë kulturore, qytetare,  kombëtare e historike në botën e artit e kulturës korcare dhe shqiptare në tërësi.  Apostol Simoni do të mbetet dhe kujtohet një vlerë njohëse, një nga figurat që i dha Korcës sonë aq shumë nga vetja në fushën e muzikës,  –Një ikonë që nuk duhet harruar! Në ditën e vdekjes së tij, kompozotori i njohur Simon Gjoni, ka shkruar në gazetat e kohës  shkrimin me titull; “Autor i këngëve të realizuara” dhe në shtypin lokal të Korcës shkroi asokohe, i ndjeri Sotiraq Vangjeli, ndërsa  Pëllumb Elmazi për këngët e tij; “Gëzimi i njerëzve të ditëe tona”.  Në këtë bisedë përkujtimore dhe homazh në 30 vjetorin e ndarjes nga jeta  me bashkëshorten e Artistit të Shquar Korcar, -Miranda Grabocka-Simoni, e cila aktualisht jeton në Neë York, na rrëfen kush ishin dashuritë e jetës, roli dhe kontributi i tyre në krijimtarinë muzikore të Apostol Simonit,-artisti që jetoi pak e krijoi shumë.

-Së pari ju falenderoj që pranuat të jepni këtë intervistë, për të risjellë në kujtesë kompozitorin e shquar korcar, Apostol Simoni, i ndarë nga jeta në një moshë relativisht të re, por që la pas një kontribut të cmuar në muzikë. Si ndjeheni për këtë intervistë- e ndjeni homazh apo një përcjellje të vlerave qytetare, kulturore e historike të Korcës sonë?

Ju faleminderit Raimonda, për mundësinë që më jepni. Të dyja bashkë edhe homazhin që përkon me 30 vjetorin e ndarjes nga jeta, pikërisht më 19 Janar. Gjithashtu do të dëshiroja të thoja edhe përcjellje të një vlere të cmuar të artit e kulturës korcare në vecanti dhe asaj shqiptare në tërësi, një vlerë njohëse, për një nga figurat që i dha Korcës sonë aq shumë nga vetja në fushën e muzikës. Apostol Simoni lindi në qytetin  e Korcës më 16 prill 1950, në një familje autoktone qytetare dhe intelektuale korcare. Ai jetoi shumë pak, ashtu sikundër thotë edhe miku i tij i afërt Klito Fundo—në një moshë me Krishtin, 33 vjec–por ai dha shumë më shumë se sa mosha  e tij e re. Është shumë vështirë të sjellësh kujtime mbas 30 vitesh. Kjo intervistë është respekt për familjen e të ndjerit, kompozitorit Apostol Simonit, 3 fëmijët e tij që ka lënë pas, Alda Simoni Ballkameni, Gjergji Simoni dhe Eda Simoni Bandilli, mbesat e nipi i tij,  Sara, Xhorxhia,  Dionis dhe  për veprën e kontributin e tij.

-Si u gjend bashkëshorti tuaj në rrugën e bukur të artit, vecmas asaj të muzikës? E pati të trashëguar genin muzikor, apo ishte dhunti e tij?

Apostoli mbaroi me rezultate të mira shkollën e mesme të muzikës, për violinë. Ai nuk fitoi të drejtën  e studimit në Akademinë e Arteve Tiranë dhe pasioni i tij i fshehur ishte gjimnastika. Kështuqë ai ndoqi studimet në Institutin “Vojo Kushi”  Tiranë, dega gjimnastikë. Taleni i tij spikati edhe në këtë fushë dhe në vitin 1969 ai doli  kampion sëbashku  me 6 gjimnastë të tjerë sipas specialitetit. Mbas mbarimit të Institutit të Fiskulturës, emërohet në Gramsh në fshatrat përreth, si mësues fiskulture.Punoi me pasion e përkushtim pa ju ndarë kurrë edhe muzikës, organizonte aktivitete të ndryshme në rang rrethi e më gjerë. Ndërkohë njohja dhe miqësia me mjeshtërin e kitarës, Alfons Ballicin e jep mundësinë që ta mësojë e të luajë në kitarë. Në ato aktivitete ka marrë gjithmonë vlerësime dhe certefikata për punën e mirë që ka bërë.

-A mund të na përshkruani  momente  nga eksperienca e tij?Kur ka filluar të kompozojë? Cila këngë është kompozimi i tij i parë?

Që aty në Gramsh fillon aktiviteti i tij artistik, në konkurime shkollash, kompozime për festivale fëmijësh në rrethe të ndryshme, si Gramsh, Përmet, Vlorë. “Vëndlindja na fton” ishte kënga me tekst të Klito Fundos, që e bëri disi të njohur, krahas kompozitorëve të tjerë të rretheve. Kjo i dha forcë e optimizëm  që Apostoli të konkurojë në Institutin e Lartë të Arteve dhe  fitoi të drejtën për të vazhduar studimet në degën Kulturë.Mbas mbarimit të studimeve emërohet në Estradën e Qytetit të Korcës –dirigjent-punë të cilën e kreu deri në mbarim të jetës së tij. Apostoli ka kompozuar  këngë edhe kur ishte student në Institut, kur ishte mësues në kursin  e kitarës, në Shtëpinë  e Pionierit, Tiranë. Aktiviteti i tij muzikor fillon i plotë në Estradën  e Korcës, ku në cdo cfaqje ai sillte kompozime të reja për këngëtarët  e rrethit të Korcës. Estrada kishte aktivitet të përditshëm dhe përkushtimi i tij ishte maksimal, duke nisur nga këngët e festivaleve për fëmijë ku  kanë debutuar artistë të vërtetë  si Leon Menkshi, Alfred Bode, Majlinda Sherko Tasho, të cilët edhe sot e kësaj ditë kujtojnë me nostalgji e respekt kompozitorin e tyre Apostol Simoni, por kanë mbetur edhe miq të mirë të familjes dhe të mijtë  personalisht. Gjej rastin t’i falenderoj nga zemra.

-C’mund të na thoni për influencat e tij muzikore në  muzikën e  lehtë? Po atë popullore dhe  serenatat?

Ai kompozoi për Festivalet  e Korcës, anketat muzikore, Festivali i RTSH,  por edhe për anketat muzikore të Radio Tiranës dhe  në prill 1982,  kënga fituese ishte kënga: “Lule janë fëmijët” e kënduar nga Nertila Koka. Gjithashtu në repertorin  e tij ka pjesë intrumentale dhe ka plot  muzikë popullore.Pra, krijimtaria  e tij përfshin rreth 300 këngë.

-Si një njohëse e hershme e muzikës së kompozuar nga  Apostol Simoni , kam vënë re muzika e kompozuar prej tij, ka një mirëkuptim mes dinamikës së muzikës, të kënduarit dhe interpretimit emocional, e cila u jep fuqinë e tingujve, melodisë së këngës . A ka  pasur ndonjë trajnim apo eksperiencë në muzikë?

Instrumenti i tij më  i dashur ishte kitara. Ai kompozonte gjithë natën. Vijën melodike e niste me kitarën dhe më pas punonte në piano që e kishte në Teatër. Rrugica ku ne jetonim ishte cdo natë e pagjumë, nga tingujt e kitarës. Apostoli ishte edhe një orkestrues shumë i mirë, ai i orkestronte vetë të gjitha këngët.Kompozitori Apostol Simoni, për kohën që jetoi e kompozoi ka qënë shumë i sukesshëm, i vlerësuar me Cmime Kombëtare dhe Cmime të qytetit të Korcës dhe me marrëveshjen e admirueshme të publikut. Këngët e kompozuara prej tij janë kënduar nga këngëtarë të mirënjohur të muzikës shqiptare, si Lindita Theodhori, Myfarete Laze, Liliana Kondakci, Fatbardha Disho, Spiro Katundi, Vaso Qirinxhi, Elektra Hasimi, Zhuljeta Demce, Andoneta Shano, Laxarela,  etj, dhe akoma këndohen në Korcë. Kryesisht ai kompozonte këngë për vokalin e këngëtares së mirënjohur Lindita Sota Theodhori, e cila ishte këngëtare profesioniste në estradë dhe ato këngët janë fituese në cdo eveniment. Në konkurimin e trupave të Estradave në Gjirokastër Apostoli u paraqit me këngën –“Përherë të dua”, kënduar nga Lindita. Por momentin më të bukur e tregon shkrimtari z.Petraq Zoto, atëkohë Drejtor i Teatrit A.Z.Cajupi. “Të  nesërmen në mëngjes kur po ecja me Apostolin në rrugicat me kalldrëm të Gjirokastrës -tregon Petraqi , ai Apostoli  ndaloi për një moment dhe më thotë: “…dëgjo Petraq…dëgjo…!-dikush prapa tyre fishkëllente melodinë e këngës të kënduar një natë më parë. Kënga përcillej aq shpejt dhe bukur tek publiku, sa ishte një kënaqësi  e paparë  për të. Teksti i asaj kënge fituese ishte nga miku i Apostolit, poeti e publicisti  Kostaq Duka, me të cilin ai bashkëpunonte. Këngëtari Pëllumb Elmazi, mik i afërt i tij dhe i familjes sonë aq mik sa ne ndjemë ndihmën e tij sapo shkelëm në token amerikane. Ishte një mirënjohje e tij për mikun  e “Fjetur” dhe unë njëkohësisht do të shpreh mirënjohje për familjen e Elmazit. Zoti i bekoftë!,  Spiro Katundi, Vaso Qirinxhi, cifti Dhimitraq dhe Fatbardha Disho, miq të cilët i rezistuan kohës  deri në ditët e sotme, mirënjohje për të gjithë; Laxarela, Antoneta Shano, Mimoza Shaholli. Mirënjohja e Fatbardhës  është e pakufishme, është mikeshë e familjes Simoni. Miq të mirë të Apostolit janë edhe cifti i shquar i skenës e ekranit,  Petrika dhe Klaudeta Riza, violinistja Suzana Grabocka Opari është mike e Apostolit dhe e familjes sonë,  ruajmë ende miqësinë  30 vjecare, Behxhet Qyteti, etj. Apostoli jepte mësime në  kursin e kitarës në Shtëpinë e Pionierit “Mihal Grameno” Korcë…

-U nda nga jeta në moshë të re. Si ishin momentet e fundit të jetës së tij?A ka lënë dorëshkrime”

Në  një aktivitet që ishte  kthyer në traditë ishte “Buqeta” me këngë që ai organizonte në muajin Janar të cdo viti me këngët fituese të Festivalit të këngës në Radio Television, duke ftuar cdo vit një këngëtar të njohur, si të madhen Vace Zela, Mefarete Laze, Liljana Kondakci   dhe së fundmi ai ishte në Tiranë për të marrë Anita Taken. Por nuk mundi dot sepse vdekja e mbërtheu me kthetrat e saj, duke mos realizuar ëndrrën e  tij muzikore. Në momentin e fundit kur Apostoli dha frymën e fundit  në Tiranë, pranë tij ishte  operatori i Radio-Televizion-it, Agron Spahiu. Ai ka ngelur edhe sot e kësaj dite mik i përjetshëm i Apostolit dhe familjes së tij. Agroni solli orën, unazën, amanetin e fundit dhe këtë poezi të shkurtër shkruar nga Apostoli në orët e fundit të jetës

Pas vdekjes..

 

Një ditë vdekja do të trokasë,

Duam s’duam derën do të hapim,

Varrin mes stërgjyshërve

Aty do ta kemi,

Mbi shpinën e varreve tona,

Nipër e mbesa një cast do të heshtin,

Dhe kjo zemra do të trokase dhimbshëm,

Mbi supet e tyre dielli do të qeshi….

 

Në ditën e vdekjes së tij, kompozotori i njohur Simon Gjoni shkroi  në gazetat e kohës  shkrimin; “Autor i këngëve të realizuara”, ndërsa në shtypin lokal të Korcës shkroi asokohe, i ndjeri Sotiraq Vangjeli, ndërsa  Pëllumb Elmazi për këngët e tij; “Gëzimi i njerëzve të ditëe tona”. Apostoli Simoni ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ana humane e Apostolit ishte njeri i apasionuar pas pëllumbave i donte shumë dhe kalonte orë të tëra me to, fitonte   qetësinë shpirtërore dhe muzën për këngët e tij.

-A ka shkruar poezi apo tekste këngësh Apostoli?

Zakonisht tekstet  e këngëve Apostoli i merrte nga poetët korcarë, miq të tij. Nga poeti e publicisti Kostaq Duka kishte një bashkëpunim konstant e të dukshëm, e ndjera Mira Zaimasi, Petraq Kita, Klito Fundo, Skënder Rusi, etj. Me tekstin e këngës  që do ta bënte të njohur ishte kënga në Festivalin e 22-të të Këngës në Radio –TV; “Me ty bashkë gjithmonë të rinj”, ndoëse u shkrua për të qenë e fundit në ditët e karrierës së Apostol Simonit, e cila do t’i shënonte  emrin  e tij në rradhën e këngëve fituese. Më lejo të të tregoj një episod që ai nuk  e anashkaloi dot. Ishte pengu i tij për këtë muzikë të bukur. Ai kishte zgjedhur një poezi të poetit Vullnet Mato. Ishte një poezi për dashurinë e dy të rinjve, një mrekulli. Si sot e kam në mëndje atë ditë kur ju kthye kënga nga komisioni i festivalit, mbasi ajo muzikë duhej patjetër të kishte një tekst për Partinë e për udhëheqësin. E diskutoi me mikun  e tij Skënder Rusi dhe u gjet teksti. Brenda ditës kënga u pranua dhe ishte ajo këngë që ne e njohim sot; “Me ty bashkë gjithmonë të rinj”, kënduar nga Afërdita Laci Zonja dhe Liliana Kondakci, ishte kënga fituese e Cmimit të dytë.

-Përpos portretit dhe staturës intelektuale, por edhe talentit e kontributit të tij në muzikë , a do t’i mblidhni  në CD-i këngët e kompozuara prej tij? Nëse po, cili do të jetë roli hulumtus i tyre?

Sic të thashë këngët e tij janë më shumë të rregjistruara në partitura, sepse e tillë ishte koha. Disa i kam edhe në CD-i, por në kushtete e emigracionit nuk është mundësia ta bëjmë tani për tani, por djali shpreson ta bëjë në të ardhmen  një CD-i,  me këngët më kryesore të tij dhe kjo arritje nuk ëshjtë e largët. Le të jetë një thesar për fëmijëte e tij, për emrin e tij të mirë, për qytetin tonë Korcën, që ai e donte aq shumë. Apostoli ka shkruar dhe kompozuar  edhe këngë për Korcën, që  i kanë kënduar  Lindita Theodhori dhe Pëllumb Elmazi.

-Cili është mesazhi tuaj në vlerësimin e mosharresën e vlerave të tilla?

Për miqtë e tij, që e kujtojnë dhe ruajnë emrin e tij të mirë, le të jetë kjo INTERVISTË,  një vlerë për të gjithë korcarët qe e kanë njohur birin e tyre, që jetoi pak dhe kirijoi shumë.

Ju Faleminderit!

Bisedoi:Raimonda MOISIU

Brooklyn, New York, USA

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Apostol Simoni, Miranda Grabocka-Simoni, Raimonda Moisiu

JAM BIJË E KORÇËS

January 23, 2014 by dgreca

RAIMONDA MOISIU: KORÇA PËR MUA ËSHTË AROMA E BLIRIT, SERENATES, INTELIGJENCES E QYTETARISË  –  UNË PËR KORÇËN JAM BIJË E SAJ!/

– Me sa di unë, vendlindja juaj është Korça, një qytet që më ka lënë mbresa të pashlyera, kur kam qenë në verë të vitit 1979, ku edhe sot kujtoj rrugët e pastra, aromën e blirit dhe bisedat mes njerëzve si pëshpëritje serenatash  që shpalosnin kulturë, ndaj doja të dërgoja në vitet e fëmijërisë tënde, atëherë kur vatra familjare të pikturohet në shpirt  me penelin e kujtesës për t’u marrë me vete gjithë jetën… a mund të na thoni  diçka që ju kujtoni në çaste vetmie, apo prej ngaçmimeve të ndryshme të jetës?

– Kësaj pyetje që në krye po i përgjigjem me termin shpirtëror “lokalist”: Jam 24 karat korçare! Korça për mua është aroma e  blirit, serenatës, kulturës, inteligjencës e qytetarisë korçare. Ndërsa unë për Korçën – jam bijë e saj. Përmes qytetit tim dikur  kalonte një lumë që e ndante atë në dy lagje –të krishterë e myslimanë.  Unë jam lindur e rritur në pjesën perëndimore të qytetit, pikërisht në  lagjen e aristokracisë myslimane,  lagje e hershme e ngritur  në shekullin e 15-të me ndërtimin e Xhamisë nga Iljas Bej Mirahori, kleriku historik e i shquar korçar nga ku hodhi themelet e Korçës, të  qytetit modern për kohën.

Rrjedh nga një familje e thjeshtë qytetare dhe intelektuale, me tradita patriotike dhe atdhetare. Babi im një idealist e patriot, bir i një fanolisti dhe partizan i plagosur në kokë nga lufta, ku humbi pjesërisht dritën e syve, punoi nëpunës i thjeshtë në ndërmarrje shtetërore, ndërsa nëna ime ishte nga mësonjëset e para të dala në dekadën e parë të çlirimit të atdheut me arsim 7 vjeçar, më pas mbaroi shkollën e mesme pedagogjike në Korçë dhe dyvjeçar në Shkodër, punoi mësonjëse në fshatrat e Kolonjës rrëzë malit të Gramozit, dhe  edukatore kopshti në qytet.

Unë jam rritur dhe edukuar e rrethuar nga  erudicioni i kockës  qytetare e intelektuale, jo vetëm i familjes sime, por edhe familjeve të dëgjuara korçare, si ajo e Merdanëve, Mytevelinjve, Tabakëve, Tuxharëve, historianit Nedim Thëllimi,  dhe fermerëve të thjeshtë, fisnikë, shumë punëtorë e duarartë, që në termin popullor i quanim “bostanxhinj”. E rrethuar nga erudicioni i dijes e kulturës i mësuesit Shefqet Selimaj, një burrë i mençur dhe i ditur,  mësuesit tjetër për arsimin fillestar Haxhi Çili dhe mësueset, Zhani Zheku, Vasilika Grameno e Nimete Shtylla. Mësuesi e gjuhës dhe letërsisë në arsimin e hershëm, që ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm te unë – ishte Sotir Naçi, biri i mësuesit të shquar të Mësonjtores së Parë shqipe, Nuçi Naçi.  Vëllai i vetëm i nënës sime, inxhinier pyjesh, por edhe  pasionant mbresëlënës i letërsisë, do të ndikonte  tek unë, mbesa e tij, me detyrimin ndaj leximit të krejt bibliotekës së tij të  pasur me libra të autorëve më të shquar botërorë që nga; Fan Noli e Konica,  Tolstoi, Dostojevski, Aleksandër Dumas, Gorki, Petro Marko, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Fatmir Gjata, Haki Stërmilli  etj. Nuk e ekzagjeroj po t’iu them se në moshën 12 – 13 vjeçe  kam lexuar librat e ndaluar për kohën: “Zonjusha me orkide” e “Belami” të Dumas,  “Qyteti i Fundit”, dhe “Hasta La Vista” të Petro Markos, “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit, “Marsejeza” e Justin Godart dhe “Nëna” e Gorkit. Kështu që unë u rrita dhe u edukova, duke vështruar erudicionin e mençurisë dhe urtësisë  intelektuale e krijuese të atyre sa përmenda më lart. Të gjitha këto së bashku me kujdesin dhe rigorozitetin e nënës sime, si mësuese, ndikuan në formimin tim të dijeve dhe letrare. Ajo më mori kohë për të kuptuar se çfarë duhet e si duhet të sfidosh që të bëhesh një shkrimtar, poet apo artist.

Kam pasur  një fëmijëri normale të lumtur e të gëzuar. Ajo ç’ka e bënte më të hareshme fëmijërinë time ishte vëmendja e gjithë pjesëtarëve të familjes ndaj meje, jo vetëm si vajza e vetme me dy vëllezër, por mësoja shumë dhe ata krenoheshin dhe gëzoheshin me arritjet e rezultatet e mija në mësime. Me mbarimin e arsimit tetëvjeçar me rezultate të shkëlqyera fitova të drejtën e studimit për gjuhë të huaja, dega anglisht. Në të mesmen do dëshiroja të përmend mësuesen e letërsisë Liri Dhrimo, ajo për mua ngelet modeli shembullor dhe profesional i dijeve, njohëse e shquar e gjuhës e letërsisë shqipe e botërore.  Statura e saj qytetare, intelektuale e dijeve dhe e mësonjëses  ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm tek unë. Në të lartën dua të përmend studimin në gjuhë të huaj të letërsisë botërore. Mbas mbarimit të studimeve mendova se hapi tjetër ishte puna, të ushtroja profesionin e mësueses të gjuhës angleze në Korçë e rrethinat e saj, deri ditën që kam emigruar në SHBA.

– Si mendoni ju, një krijuese në Shqipëri, a mund të jetë vetvetja në krijimtarinë e saj, po në diasporë, apo ka pengesa të dukshme dhe të padukshme që e stepin atë? Ju ku e vendosni veten, në krijuese që shpalosh pa hezitim ato që ndjen dhe mendon? Cilat janë disa nga problemet aktuale në Shqipëri e në Diasporë?

– Ka ndryshime dhe pengesa duke filluar që nga mentaliteti dhe atavizmi maskilist ndaj krijimtarisë femërore, sigurisht. Nuk më pëlqen ta ndaj në krijuese në Shqipëri e Diasporë. Zëri krijues, qytetar e intelektual femëror është i pranishëm në tërë botën shqiptare në të dyja kahjet e Atlantikut. Megjithatë, ju këmbëngulni për diçka esenciale dhe mbase esencialja mund të jetë kjo: duke e  filluar nga vetja ime, unë me mund e sakrifica kam fituar pavarësinë dhe forcën gjatë jetës, jam shumë e lirë, dhe liria ime është modeli i sinqeritetit – pra- Vetvetja. Këtë e reflektoj edhe në krijimtarinë time, ku liria ime është e pafrikshme, e çiltër e pa komplekse. Që do të thotë se frymëzimi, muza, idetë, ëndrrat janë diktuar në një pjesë të jetës dhe lirisë për të jetuar e shprehur.

Ka ëndrra prej tyre që kanë kuptim, por ka edhe të pakuptimta, sigurisht të gjithë kemi të tilla, por ato kanë rëndësinë e tyre të veçantë në jetën tonë, pra në rastin tim ato marrin kuptim nëpërmjet letërsisë. Sepse unë nuk mund ta shpjegoj, pse unë shkruaj disa gjëra që unë kurrë nuk e kam menduar edhe kur kam qenë vetvetja. Ka drama sociale, tragjedi të dhimbshme përtej dhimbjes, që mua më dhëmbin në shpirt, lënë gjurmë të thella në shpirtin tim, ka dashuri të mëdha e të bukura në lirinë dhe jetën time dhe të gjithsecilit dhe unë i kam përjetuar me forcën e shpirtit dhe reflektuar në krijimtarinë time.

Në udhëtimin tim krijues poetik e në prozë  gjen vajzën, femrën qytetare emancipuese, kurajoze, ekspozoj brishtësinë femërore, e cila jep e merr dashuri, gjen tonin qytetar e intelektual, me guxim ndaj ambientit, rrethanave, mentaliteteve, dhunës ndaj gruas, -përcjell mesazhin e dashurisë njerëzore. Sa herë ulem të shkruaj, më krijohet ndjesia e një udhëtimi të  lumtur e të trishtë, pra  më duhet të ekuilibroj gjendjen shpirtërore e pasionin në  përshkrimin e realiteti plot jetë, mbresëlënës që mbart në vetvete magjinë e ndryshimit e të shpresës, të mëkoj ëndrrat, që unë dëshiroj të arrij në rrugën e krijimtarisë. Një femër krijuese është vetvetja edhe në rastin kur shkruan për tema tabu duke përshkruar aktin intim me imtësia, ashtu sikundër ajo e ka përjetuar vetë, përpiqet sadopak të jetë e mundur transparente dhe me elokuencë, që është ajo pjesë aq tërheqëse dhe e ndjeshme për meshkujt e tërë botës.

Sot letërsia e femrave autore po zë një vend të veçantë në letrat, ku aderojnë shkrimtare të shquara si Elvira Dones, Natasha Lako,  Diana Çuli, Besa Myftiu, Irma Kurti, Flutura Açka, Luljeta Leshanaku, Mira Meksi, Rozi Theohari, Albana Mëlyshi, Ilirjana Sulkuqi, Entela Safet Kasi, Mimoza Ahmeti, Elinda Marku, Lindita Arapi, Yllka Filipi, Ilire Zajmi, Albina Idrizi, Drenusha Zajmi,  Eva Gavani, Merita Bajraktari McComarck, Julia Naçi Gjika, Elida Buçpapaj, Vilhelme Vranari, Shpresa Vrana, etj, dhe veçmas prurjeve të reja në letërsinë shqiptare. Të qenit vetvetja në të shkruar do të thotë se dashuria njerëzore triumfon në të bukurën e të përditshmen njerëzore. Për mua më e vështira në artin e të shkruarit ka qenë pjesa kur dhimbjen dhe dashurinë time në shpirt, apo harenë e gëzimin ta kthej fenomen shoqëror apo historik.

– Unë kam lexuar disa krijimtari të shkrimtarëve dhe poetëve të emigracionit dhe vetëm në pak autorë shikoj ngritje cilësore, shumica nuk sjell ndonjë risi të re për letërsinë shqipe, si mendoni ju, pse vjen kjo?

– Sigurisht ka  një masivitet të madh të njerëzve që shkruajnë, sepse janë shtuar edhe streset në jetën e përditshme. Disa shkruajnë fjali e paragrafë “të mrekullueshëm”, por nuk kanë asnjë ide si t’i renditin ato së bashku në një rrëfim apo si t’i bëjnë personazhet e veprës të vijnë realë e jetësorë. Të shkruara mjaft çekët, një drejtshkrim gjuhësor analfabet,  nën nivelin e mesatares letrare e artistike, jepen më shumë pas sasisë së faqeve, se sa pas cilësisë artistike e letrare, vetëm e vetëm për të fituar imagjinaren – statusin e reputacionit të një shkrimtari të madh, “të talentuar”, të një “poeti të shquar”. Këta janë  autorë të importuar nga sindromakarrieriste e përfitimit të famës e parasë, pehlivanët e letërsisë. Verbohen aq shumë nga kjo famë dhe të bëjnë emër, sa nuk kursejnë as financat e tyre ta blejnë reputacionin dhe karrierën si shkrimtarë, bilës kanë guximin shkojnë deri aty sa të vetëquhen “gjeni”. Kjo racë krijuesish  janë fenomene groteske paralajmërojnë vulgaritetin dhe mediokritetin në letërsi, injorancën dhe paditurinë, vetëgjymtimin dhe vetëvrasjen intelektuale të shoqërisë, skllavërinë shpirtërore dhe krijuese të talenteve që ripërcaktojnë karakterin e dyfishtë të udhës së artit dhe letërsisë artificiale, realitetin mjeran të kësaj lloj letërsie. Krijues, që nuk kanë asgjë të freskët apo të re për të rrëfyer.  Pse ndodh kjo? Ngaqë kemi letërsi jo cilësore e artistike, artificiale, dashuri të rremë, vetëkënaqësi mediokre, plagjiaturë e naivitet letrar. Sepse ata janë të vetëdijshëm në mediokritetin dhe melagomaninë e tyre që përfaqësojnë kokëboshësinë nën kurorat e famës e lavdisë. Ka mjaft poetë  e shkrimtarë në ekzil, që me grintën e mençurisë, talentit, profesionalizmit dhe fuqisë shpirtërore përcjellin krijimtari të mirëfilltë letraro – artistike dhe  përcaktojnë denjësisht letërsinë më të mirë në nivel letrar e cilësor të viteve të fundit në emigracion.

– Ç’është poezia për ju? Çfarë poezie shkruani ju dhe ku e gjeni më shumë veten në poezi apo në prozë?  Kur shkruani prozë, mendoni se e rëndoni me më shumë figuracion se ç’ka duhet? Kjo gjë ndodh tek poetet që shkruajnë edhe prozë, po tek ju?

– Respektoj poezinë në maksimum, ashtu si ai fetari që respekton fenë e tij. Unë besoj shumë në të qenët poet në të gjitha çastet e jetës. Të qenët poet është njerëzore, jo luks. Nganjëherë unë kaloj net pa gjumë duke medituar për funksionimin e poezisë. Poezia për mua është përpjekja që të bashkosh idetë me fjalët, figurat e goditura artistike, muzikalitetin, rimën, kadencën, vargun e lirë, modernen, kombinimin e artit me filozofiken, psikikes me shpirtëroren. Fjalët e përdorura nga poetët janë fjalët ndjellëse dhe kanë anën e tyre intelektuale, ndjejnë sensin që përshkon çdo poet që krijon. Jeta e njeriut është poezi, – poezia është Poeti!

Në prozë humbet në honet e thellësisë së shpirtit, kujtesës dhe  përvojave jetësore në këndvështrimin metaforik. Në prozë je thellësisht i vetmuar, ndërsa në poezi bisedon me natyrën, me zogjtë, me dashurinë , me jetën. Poezia e proza kanë  vështirësitë e veta. Poeti e prozatori duhet të jetë  i aftë për të dyja.  Por edhe poezia e proza ecin së bashku si dy nimfa të dashuruara.

– Kam vënë re që ju i shkruani shumë dashurisë në një këndvështrim të veçantë dhe tepër kurajoze, si është pritur fillimisht nga  opinioni shqiptar? Çfarë keni parasysh kur botoni, lexuesin, apo veten? Si mendoni ju për kualitetin e lexuesit të poezisë?

– Vetëm dashuria shpëton botën! Fjala dashuri në vetvete është një! E bukur, e brishtë inteligjente dhe gjthpërfshirëse. Ekzistojnë dy shprehje për dashurinë: – Të dashurosh dhe të jesh në dashuri! Që të dyja kanë në themel brishtësinë e sinqeritetit të ndjenjës njerëzore. Të jesh grua të të dashurojnë është art dhe të përjetosh një dashuri nga më të bukurat e jetës është vërtet –art. Pikërisht ky lloj model i sinqeritetit të dashurisë, më ka dhënë mua kurajon, forcën, guximin e besimin për të lëvruar pjesën më të guximshme të poezisë atë liriken, erotiken, meditativen e krehur bukur me skena hipotetike të besueshme të ndjeshme dhe me etikë intimiteti poetik e prozaik. Kam pasur tre lloj vlerësime; të ndershme e objektive – vlerësime lajkatare maskilistësh, – vlerësime ambiciozësh që i shtojnë vetes strese duke pasur zili gjërat të shkruajtura nga unë, një emër jo fort i njohur në poezi para pak vjetësh. Gjithsesi, të gjithë i përshëndes, se fundja ata/ato e kanë lexuar poezinë dhe prozën  time. Sa për mbështetjen e poetëve të talentuar kam ndjerë mbështetjen e tyre dhe kemi ndarë së bashku eksperiencat. Është klishe e lashtë;  “Çfarë shkon rreth, vjen rreth e rrotull” – një gjetje kjo veçanërisht e vërtetë e mbresëlënëse për komunitetin e poetëve. Unë jam një e apasionuar pas të shkruarit brenda realitetit që jetoj, jo për të qenë e pasur apo të fitoj famë – unë vetëm bëj kompromis me lirinë time dhe lirinë e lexuesit, bëj kompromis me vetveten dhe përshëndes emocionalisht dhe artistikisht lexuesin e krijimtarisë sime, bëj kompromis me mesazhin e emancipimit shpirtëror, qytetar e intelektual që ja edhe ai/ajo/lexuesi/lexuesja  të ndjehet ashtu sikundër ndjehem unë –gjithçka në emër të dashurisë njerëzore.

– A mendon se letërsia shqiptare i ka shkallmuar prangat e diktaturës dhe a mendoni ju që një shkrimtar i realizmit socialist të shkruajë vepra të letërsisë moderne?

 

– Po është më se e vërtetë se ekziston dhe ndjehet ndryshimi thelbësor mes dy epokave –realizmit socialist dhe periudhës postkomuniste, është rrotacion  konceptesh e përmbysje dogmash, dhe letërsia ka fituar  lirinë dhe forcën shprehëse. Gjithsesi asnjë shoqëri nuk është statike. Shkrimtari, poeti e artisti i shërben një periudhe të caktuar historike, popullit e  kombit të tij. Por e përbashkëta brenda krijimtarisë  letraro – artistike mes dy epokave janë, frymëzimi, bota shpirtërore e secilit nga ne dhe vlerat njerëzore të saj. Të gjitha këto duhen kuptuar thellësisht në kohën e kushtet kur ajo krijimtari është  shkruar. Ne kemi sot shkrimtarë të shquar që u përkasin dy epokave,  shkrimtarë që kanë bërë emër dhe janë vlerësuar nga kritika e kohës në epokën që ata kanë jetuar e shkruar. Ndërsa këta shkrimtarë të vjetër shpalosën ide të mëdha, që bota duhet të ndryshonte, për një kohë të re e me koncepte të reja, ata ditën si t’jua kalojnë të rinjve stafetën, dhe të marrin përsipër luftën për ndryshim që është luftë e vazhdueshme. Dhe lexoni letërsinë postkomuniste sa vërehet ndryshimi e progresi, – ndonjëherë ajo merr gjenerata, por shpresa për ndryshim nuk vdes.

– Në vlerësimet e veprave në letërsinë shqipe, a mendoni ju që duhet një komision mbarëkombëtar me specialistë të letërsisë për të bërë veçimin e më të arrirave dhe për të bërë një kritikë të mirëfilltë të tyre dhe si e mendon nëse po?

– Çdo krijues  dhe autor duhet të dijë se puna, praktika, eksperiencat jetësore  dhe durimi i bëjnë shkrimtarë dhe  poetë. Jo gjithçka që shkruhet është perfekt e duhet ta botojmë. Që shkrimtarit apo poetit t’i botohet vepra, së pari ai/ajo duhet patjetër të vetë ndërgjegjësohet për atë që ka shkruar dhe të kërkojë që vepra e tij/e saj të vlerësohet së pari nga një Bord Letrar dhe Kritika e Kohës i përbërë me specialistë profesionalë të gjinive të ndryshme për cilësinë, nivelin letraro – artistik, drejtshkrimin e gjuhës shqipe, si edhe  ruajtjen e pastërtisë gjuhësore nga huazimet e gjuhëve të huaja. Kur them që të vlerësohen, dua të theksoj që edhe botuesit e veprës së tyre do të konkurrojnë më pas. Botuesit janë biznesmenë njëlloj si bizneset në profesione të tjera. Nga ata kërkohet “nivel monetar,…”jo artistik, kërkohet për qokë  dhe famë. Sepse ata – botuesit – nuk janë filantropistë, ata janë aty për të fituar para. Është domosdoshmëri jetike dhe unike që veprat e reja para se të çohen për botim të vlerësohen nga një komision mbarëkombëtar, jo vetëm për të na dhënë vepra të mira e të arrira, por rritet edhe  interesi për të lexuar dhe detyrimi ndaj lexuesve sikur plotësohet më dukshëm e më mirë. Nëse shkrimtari dhe poeti kanë  pasionin dhe talentin e lindur, nuk ka rëndësi sa kohë merr, libri do ta shohë dritën e botimit, fundi e justifikon mjetin.

– A mendoni ju, që përveç Ismail Kadaresë, kemi shkrimtarë që e meritojnë të kandidojnë për çmimin “Nobel” dhe cilët janë ata?

– Kjo është  temë e prekshme, ka shumë për të thënë rreth saj. Vlerësimi letrar në Shqipëri është i përqendruar vetëm në emra të veçantë e të përhershëm. Për këtë temë po jap vetëm mendimin tim personal. Po kemi sigurisht shkrimtarë dhe shkrimtare që meritojnë të kandidojnë për Çmimin Nobël, bilës nga letërsia shqipe kemi autore  femra që e meritojnë atë çmim. Në rast se merret parasysh krijimtaria e Petro Markos mbas vdekjes ai meriton Çmimin Nobel – ndërsa mes gjeneratës së artë të shkrimtarëve dhe figurave të njohura tashmë të letrave shqipe,  e meriton Fatos Kongoli, ndërsa për  femrat autore shqiptare në poezi Luljeta Leshanaku dhe  si shkrimtare e kompletuar, nuk e ekzagjeroj kur e shpreh – e meriton Elvira Dones.

– Në vlerësimet që bën Ministria e Kulturës, apo dhe Bashkitë nëpër rrethe, unë kam shprehur mendimin se këto jepen jo për vepra të arrira, por sa e si ndihmojnë autorët në politikat partiake që janë në pushtet, ju çfarë mendimi keni?

– Si krijuese, intelektuale, qytetare dhe bashkëkombase, ju drejtohem Ministrisë së Kulturës,  kolegëve në Shqipëri e krejt botën e trojet shqiptare,  të hedhin sytë nga Letërsia që shkruhet në egzil, që jo vetëm  i përket periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes,  zbulimin e zërit të veçantë rreth veprave të Rilindjes të shpirtit shqiptar krijues të letrave shqipe, rreth ideve të artit si frymëzim shpirtëror dhe metaforës së rritjes intelektuale dhe letraro – artistike, dhe shprehin më së miri të vërtetën universale për individin e shoqërinë, dhe ta vlerësojnë këtë letërsi. Të qëndrojnë larg vlerësimit nën sindromën e klaneve dhe qokave.

– Diçka konkretisht rreth krijimtarisë suaj, librat që keni botuar dhe dorëshkrime, po në të ardhmen keni projekte?

– Unë kam punuar shumë fort që ta ndërtoj krijimtarinë time. Nuk ka qenë e lehtë, me mund e sakrifica fizike, mendore, financiare dhe pasion. Jam përpjekur gjithmonë që të jap më të mirën e të bukurën në krijimtarinë time. Deri më tani jam autore e 12 librave në prozë, poezi e publicistikë dhe bashkëautore në gjashtë antologji kombëtare e ndërkombëtare me poezi shqipe dhe angleze, jam bashkëautore në antologji me prozë e publicistikë, që shkojnë në 18 libra. Shpresoj që këtë vit të botoj disa libra që i kam në dorëshkrim në gjininë e romanit, vëllim me poezi në gjuhën shqipe e angleze, një libër me përsiatje, esse dhe kritika letrare, dhe librin voluminoz me  publicistikë me intervista. Vajza ime e vetme, Evisa është menaxhere e botimeve të mija dhe shpreson shumë që ato këtë vit të shohin dritën e botimit.

– Si funksionon Shoqata e Shkrimtarëve  Shqiptaro – Amerikanë, a ndihmohet nga shteti amerikan, apo nga donatorë të  tjerë? Po për botimin e veprave si veprohet, a ka ndonjë grup kritik në Amerikë që merret me kritikën dhe në ç’nivel është ajo? Roli yt si Kryetare, planet për shoqatën?

– Në kapërcyellin e shekullit 21-ë, poeti, përkthyesi, kritiku letrar dhe publicisti shqiptaro -amerikan Prof. Gjekë Marinaj doli me teorinë në lidhje me Letërsinë Postkomuniste të Diasporës Shqiptare; Grupimin e krijuesve, autorëve, poetëve e shkrimtarëve në egzil, në  Shoqatë apo Lidhje Shkrimtarësh, – ide që pati efekt të thellë dhe mbështetje nga figura të njohura të Letrave Shqipe, mërguar në ShBA – ës, në  dekadën e fundit të shekullit të kaluar, – ide që do të bënte rrotacionin spektakolar dhe historik në letërsi; Themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë. Shumica e shkrimtarëve shqiptaro – amerikanë i përkasin Letërsisë Postkomuniste të Diasporës,  ata ndajnë e tregojnë historinë nën efektin e karizmës, aureolës të rrënjëve historike dhe kulturës shqiptaro – amerikane. Është një Shoqatë e regjistruar me ligj, jo fitimprurëse, dhe nuk ndihmohet nga shteti amerikan aspak, gjithshka bëhet në bazë të kontributit financiar të vetë krijuesve  dhe aktivitetet e Shoqatës përballohen me shumë vështirësi, në bazë të kuotës së anëtarësimit në Shoqatën e Shkrimtarëve. Angazhimi im,  me zgjedhjen si Kryetare e Shoqatës,  është  aktiv, angazhim ekstra me vullnet e dëshirë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika,  përballemi me vështirësitë që hasen në emigracion prej punës e obligimeve të ndryshme familjare e ekonomike. Me mbështetjen e Kryesisë, të Presidentit të SHSHSHA – së,  poetit e publicistit Adnban Mehmeti dhe anëtarëve të saj, ndaj idesë sime për të mbajtur një simpozium shkencor rreth  – i dha frytet e veta dhe në fund të vitit të kaluar zhvilluam Simpoziumin Shkencor  me temë “Letërsia dhe roli i saj në Diasporë. Vëmë re se prurjet në letërsi janë të shumta, shtëpitë botuese të shumta, të cilat tashmë janë bërë në modë, duke e trajtuar literaturën, sikur të jenë mallra me shumicë, në një mjet përfitimi material, financiar dhe më shumë gjasa për përfitim moral e intelektual, kështu që veç  kumtesave që u referuan aty dhe certifikimi i referuesve,  u trajtua dhe ramë dakord në parim, ngritja e një bordi kritik letrar, që do të merret me kritikën e librit para se vepra të shkojë për botim. Aktualisht jemi në koordinim e kontakt të vazhdueshëm me kolegët e kryesisë dhe së shpejti ky bord do të funksionojë. Në muajin prill ose maj nuk e kemi vendosur akoma datën, organizojmë aktivitetin letrar  dhe në atë aktivitet do të ndajmë  çmimet për veprat më të mira, por jo si para ca viteve me Penda e Artë, por me emrat  e korifenjve të letrave shqipe në Diasporë si psh Çmimi: Faik Konica, Fan Noli, Arshi Pipa, Isuf Luzaj, Bilal Xhaferi etj.

– Një mesazh për krijuesit shqiptarë…

– Ëndrrat për t’u bërë krijues – poet apo shkrimtar është sa e bukur aq edhe e ndjeshme. Secili krijues duhet të ruajë besimin, guximin dhe kurajon për të hedhur në letër atë që ndjen e përjeton në udhëtimin e lumtur e të trishtë të jetës. Kjo realizohet vetëm  me punë e integritet, pasion e talent, por edhe fat.

Bisedoi:Zyba Hysa

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Jam bije e Korces, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 184
  • 185
  • 186
  • 187
  • 188
  • …
  • 214
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV
  • Përse duhet t’i lexojmë klasikët?
  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT