• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY INTERVISTA, NGA DY KONTINENTE, PËR TË NJËJTAT PYETJE…

December 8, 2013 by dgreca

-Nga Zyba Hysen Hysa (Vlorë-Shqipëri) dhe Carrie Hooper (Nju Jork-ShBA)/

  CARRIE HOOPER:  “Në zemër ndihem më shumë evropiane se amerikane, në zemër jam shqiptare… Shqipëria do të zhvillohet dhe trojet shqiptare do te bashkohen. Kombi shqiptar ka një shpirt ngadhënjyes dhe gjithmonë ka mbijetuar gjatë historisë së vet…”

 ZYBA HYSEN HYSA: “Po të isha në Amerikë, do kisha depërtuar deri në Shtëpinë e Bardhë që demokracinë e saj ta shpërndaja kudo nëpër botë, t’u falja liri popujve dhe kombeve të robëruar, siç është dhe kombi im i ndarë në 6 pjesë…”

 ZYBA HYSA: – Cila ka qenë vatra juaj familjare (prestarët e familjes, ku punonin, shtëpia, gjendja ekonomike?)

 CARRIE HOOPER: – Mamaja ime dhe babai im u lindën në shtetin e Massachussetts –i t. Mamaja ime u rrit në qytetin e Neëburyport që ndodhet në bregun lindor të shtetit, dhe  babai im u rrit në Pittsfield që ndodhet në pjesën perëndimore të shtetit. Prindërit e mi u transferuan në Elmira të Nju Jorkut për shkak të punës së babait tim.

Prindërit e mi dhe unë kemi jetuar në të njëjtën shtëpi që nga pothuaj tridhjetë e pesë vjet. Është një shtëpi dykatëshe. Në katin e parë ndodhen dhoma e ndenjjes, dhoma me pianon, dhoma ku hamë, kuzhina, që e rinovuam para disa vjetësh, një banjë që shërben gjithashtu si dhoma ku lahen rrobat, dhe veranda. Në katin e dytë ka tre dhoma fjetjeje, dhomën me kompjuterin, dhe një banjë. Shtëpia është shumë e rehatshme. Pranë shtëpisë kemi lule dhe pemë të tjera.

Nuk jemi të pasur sa për para por gjithmonë kemi pasur ushqim dhe nuk vuanim nga uria. Prindërit e mi punonin fort për të mbijetuar. Babai im kishte studiuar për mësues por kur mbaroi universitetin, nuk kishte vende pune, prandaj u detyrua të merrej me punë të tjera. Në Massachussetts punonte në një dyqan që shiste pije alkolike. Pastaj punonte për një kompani që prodhon patatina dhe produkte të tjera të këtij lloji. Atëherë punonte për një kompani ajrore në aeroporte të ndryshme duke ndihmuar pasagjerët që vinin për të fluturuar dhe duke vënë bagazhet në aeroplan. U pensionua në vitin 2005 dhe tani punon me vëllanë tim, Michael, i cili punon si avokat dhe ka biznesin e vet në shtetin e Texasit.

Mamaja ime punonte si sekretare në vende të ndryshme dhe për 20 vitet e fundit të karrierës së saj, punonte si sekretare në kishën tonë në Elmira. Kam edhe një motër, Sherri, që punon si infermiere. Vëllai im dhe motra ime janë më të mëdhenj se unë.

Vëllai im, Michael, është e martuar për të tretën herë dhe ka dy fëmijë: Catheryn (nga martesa e parë), që studion aktrimin, dhe Madison (nga martesa e tretë), që shkon në shkollë. Motra ime është e martuar për të dytën herë dhe ka dy fëmijë: Shayne (me burrin e parë) dhe Justin (që e adoptoi.) Burri i saj i dytë ka një vajzë, Sarah, nga martesa e tij e parë. Shayne vallëzon, këndon, i bie violinës dhe pianos, merr pjesë në shfaqje teatrale, dhe punon në një dyqan që shet verë. Justin përpiqet ta rregullojë jetën e tij. Nuk jam e sigurt se çfarë pune bën Sarah por ajo është shumë e zgjuar dhe është pjekur shumë gjatë viteve të fundit. Unë nuk jam e martuar por kam një shok të mirë, Timin, që jeton në Huntsville të Alabamës, dhe e vizitoj disa herë në vit.

CARRIE HOOPER: –  Cila ka qenë vatra juaj familjare? (prestarët e familjes, ku punonin, shtëpia, gjendja ekonomike)

ZYBA HYSA: Prindërit e mi kanë qenë nga Librazhdi, një qytet i vogël afër Elbasanit, por më saktë, nëna ka lindur në fshatin Dardhë dhe babai në fshatin Kokrevë. Familja e nënës sime ka qenë e shpërngulur nga Gramshi, për arsye (hasmërie), por edhe sot nuk e di të vërtetën, se ka mundësi që origjina të jetë nga Korça dhe kanë ndryshuar vend nga përndjekjet serbe që bënin familjeve patriote.

Babai im rrjedh nga një familje pothuaj e pasur, se na tregonte pronat (kemi pasur gjysmën e fshatit me toka, ku mbanin dhe të punësuar nga Maqedonia). Ata merreshin me bujqësi, blegtori dhe tregti. Babai im nuk ka vazhduar ndonjë shkollë, por dinte të shkruante dhe lexonte dhe organizonte kurse kundër analfabetizmit. Kur janë martuar, nëna ka qenë 14 vjeçe dhe në moshën 16 vjeç ka lindur vëllanë e madh që e quajnë Bajram, i cili është i martuar dhe ka 6 vajza dhe një djalë. Ai ka qenë mësues, por më vonë është marrë me kulturën. I binte fizarmonikës dhe organos, tani është në pension dhe jeton në Tiranë. Pas çdo tre vjetësh nëna na ka lindur të gjithëve, pra pas tre vjet të vëllait të parë, lindi vëllai i dytë, Idrizi, që ka qenë me zgjuarsi të jashtëzakonshme dhe sistemi komunist e kërkoi për në sigurimin e shtetit, por nuk pranoi babai, kështu u diplomua agronom dhe ka punuar në drejtorinë e Bujqësisë, dhe Komunë, por ai ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik para dy vitesh, në moshën 59 vjeçare dhe ka lënë 7 fëmijë, 5 vajza dhe dy djem. E treta fëmijë jam unë, dhe kam lindur në 26 qershor 1955, pasi u diplomova për mësuesi, vazhdova dhe një kurs filozofik e kam 39 vjet që jap mësim gjuhë shqipe në shkollat nëntë – vjeçare. Kam qenë e martuar për 25 vjet që na viti 2002 jam e divorcuar dhe kam 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë, ku dy vajza mbaruan fakultetin ekonomik, janë të martuara të dyja, e madhja Enkejleda ka 3 fëmijë: një djalë e dy vajza, tjetra, Eglantina, ka një vajzë e martuar në Tiranë, vajza e vogël Borana, mbaroi për Diplomaci në Bukuresht të Rumanisë dhe atje u martua dhe djali Isufi vazhdon në Tiranë Universitetin për Mjedisin. Pas meje kam një motër, Hatixhe, që ka mbaruar Konservatorin për Kanto, punon në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, e martuar, me dy fëmijë, kam dhe një vëlla, Hamitin me shkollë të mesme, se nuk u dha e drejta për më lart, por atij i pëlqen shumë muzika klasike dhe kur ai këndon arie nga opera të ndryshme mrekullohem, është i martuar me dy djem dhe motrën e vogël, Lytfijen  e cila pasi mbaroi gjimnazin, kreu dhe një kurs koreografie dhe ka punuar ne vatër kulture, një valltare e shkëlqyer, ku ka qenë pjesëtare e ansamblit “Librazhdi” duke u përfaqësuar edhe në festivale të ndryshme në Shqipëri dhe Turqi, e martuar me dy fëmijë; djalë dhe vajzë.

E pse familja jonë ka qenë nga më të pasurat në fshatin tim, pas viteve ’60 u shpronësuan dhe u krijuan kooperativat bujqësore. Harrova të them, se babai im ka qenë shumë arsimdashës dhe kur vëllai i madh u rrit për në shkollë të mesme, i thotë xhaxhait për ta dërguar në Tiranë në shkollë për mësues, por nuk pranoi, atëherë ne u ndamë nga trungu familjar, ku kishim së bashku 4 shtëpi, një dykatëshe dhe tri nga një kat duke na dhënë për të jetuar në një shtëpi veçan, por me kushte jo të mira. Babai e rregulloi diçka dhe aty kalova fëmijërinë. U ndamë si të përbuzur, se në atë kohë nuk e përfillnin shkollën në fshat e pse me një varfëri të tejskajshme babai na shkolloi të gjithëve, por në atë kohë ishte ligji që nuk lejoheshin më shumë se 1 – 2 veta nga familja për në shkollë të lartë, kështu vetëm dy mbaruan të lartën dhe unë gjysmë të lartë filozofi, por të gjashtë fëmijët mbaruan të mesmen agronomi, vëllai vogël, motra gjimnaz dhe kurs koreografi.

ZYBA HYSA: – Çfarë kujtimesh të bukura dhe të hidhura nuk të largohen nga mendja prej asaj periudhe të jetës suaj?

CARRIE HOOPER: Kam shumë kujtime të bukura nga fëmijëria ime. Prindërit e mi nuk më pengonin të provoja gjithçka që doja. Më pëlqente të shkoja në shkollë dhe lexoja shumë. Më pëlqente të luaja jashtë dhe imagjinoja se një pjesë e kopshtit tonë ishte një xhungël. Njëherë provova të krijoja një lumë në kopshtin tonë duke gërmuar një gropë dhe duke derdhur ujë në të. Kisha edhe një karrocë të vogël që e mbusha me bar dhe u ul në të dhe e ngisja. Më tej më pëlqente të ndërtoja fortesa me gurë. Nganjëherë babai im dhe unë shkonim te një parku afër shtëpisë sime. Për më tepër mbaj mend udhëtime për në shtetin e Ohios ose për në Massachussetts për të vizituar familjarë.

Kam edhe kujtime të bukura nga koncerte në të cilat merrja pjesë në korin e shkollës dhe në orkestrën e shkollës. Merrja pjesë gjithashtu në korin e kishës sime dhe bashkë me kore të tjera të kishave të ndryshme, përgatisnim njëherë në vit një shfaqje teatrale që prezantonim për publikun. Për më tepër për një shfaqje për Krishtlindjen në kishën time këndova një solo. Kur ndiqja mësime për piano dhe për kanto, merrja pjesë në koncerte që mësuesit organizonin.

Kur isha në shkollën e mesme, në kishën tonë kishim një studente nga Suedia dhe gjatë një darke në kishë grupi i të rinjve rikrijoi një paradë për festën e Shën Lucia, që kremtohet në Suedi, dhe e luajta këngën për Shën Lucian në piano. Më tej të gjithë të pranishmit kënduan një strofë e një kënge tjetër suedisht dhe i shoqërova me piano.

Radioja ishte dhe vazhdon të jetë një shoqe e mirë. Si fëmijë Dëgjoja programe në stacionin publik dhe dëgjoja një kanal që luante muzikë të lehtë të vjetër. Kur isha 15 vjeçe, mora një radio me valë të shkurtra si dhuratë për Krishtlindjen dhe e përdorja për ta dëgjuar BBC-në nga Anglia dhe më pëlqente të kërkoja stacione të tjera nga e gjithë bota. Më ndihmoi shumë kur mësova gjermanisht, italisht, dhe suedisht sepse dëgjoja programe në këto gjuhë.

Në moshën 12-vjeçare ndoqa mësime për balet dhe më pëlqente të krijoja valle që i ekzekutoja për mamanë time. Për këto e vishja kostumin tim të baletit.

Natyrisht që kam edhe kujtime të hidhura nga fëmijëria ime. Kur këndoja në korin e fëmijëve në kishën time, drejtori i korit na bërtiste shpesh. Isha fëmijë e ndjeshme dhe kjo më frikësonte aq shumë se u largova nga kori për pothuaj tre vite. Nuk mund t’ia shpjegoja mamasë sime se pse nuk doja të këndoja më në kor, vetëm kuptoja se nuk u kënaqja me të. Por pas tre vitesh u ktheva në kor dhe kisha një përvojë më të mirë. Drejtori i korit nuk bërtiste aq shumë dhe kishte më shumë durim. Tani e kuptoj se ndoshta ai nuk dinte si ta përpunonte stresin e tij dhe prandaj na bërtiste. Më tej mendoj se ndoshta nuk i pëlqente ta drejtonte korin e fëmijëve. Por siç thashë, ai fitoi më shumë durim me vitet dhe në fakt është mësues i mirë dhe një organist i shkëlqyer dhe ne bashkëpunuam shumë herë pa asnjë problem fare. Më shoqëronte në piano dhe në organo kur këndoja solo në kishë. Ne kuptohemi shumë mirë.

Në shkollë kisha një mësuese muzike shumë të aftë dhe shumë e dashur por kur këndoja në korin që ajo drejtonte, na bërtiste shpesh, dukuri kjo, që bënte që nuk më pëlqente të shkoja në provat dhe në ditën e provës gjithnjë kisha dhimbje barku. Mirëpo nuk u largova nga ky kor dhe tani më dhimbset për mësuesen sepse kuptoj se edhe ajo duhet të kishte qenë shumë e shqetësuar. Ishte e re dhe ndoshta mendonte se e vetmja mënyrë për ta mbajtur rregullin në klasë ishte të bërtiste. E kam falur në zemrër dhe nuk ruaj ndonjë hidhërim ndaj saj.

Të gjitha ngjarjet e fëmijërisë sime më kanë forcuar dhe kanë pasuruar jetën time.

CARRIE HOOPER: – Çfarë kujtimesh të bukura dhe të hidhura nuk të largohen nga mendja prej asaj periudhe të jetës suaj?

 ZYBA HYSA: – E para që më vjen në mend, ka qenë dashuria prindërore. Nuk kam fjalë ta përshkruaj, por sot që unë jam edhe gjyshe, kurrë nuk kam arritur të përcjell atë lloj dashurie si të prindërve të mi dhe e them me bindje: nuk është pasuria ajo që e bën një fëmijë të lumtur, pasuria i krijon mundësi për një të ardhme të sigurt, por si prindërit e mi, nuk besoj të ketë njeri në botë të transmetojë dashuri me aq bujari, që edhe sot kur ata nuk i kam dhe kur unë jam në rolin e tyre e ndjej akoma atë ngrohtësi të fjalëve dhe përqafimeve të tyre, edhe sot sytë e mi kanë dritë prej syve tyre që vetëm ata dinin të shkëlqenin si margaritar kur ne mblidheshim mbrëmjeve rreth vatrës, ku herë këndonim, (babai i binte çiftelisë, vëllai fizarmonikës), herë kërcenim, herë tregonim barsoleta, gjëza, anektodë, recitonim poezi… (për këto ishte mjeshtre nëna ime, që i krijonte në çast dhe i recitonte si ndonjë aktore e madhe dhe ne mrekulloheshim… Sot e mendoj që ajo ka qenë një poete e madhe, një artiste e madhe, një nënë e rrallë.)

Unë jam marrë shumë me vallë, me këngë, me gjimnastikë e mbi të gjitha, që fëmijë librin kurrë nuk e kam lëshuar nga dora, lexime pafundësisht, pak kam lexuar poezi, shumë prozë e filozofi në vitet e mëvonshme e deri më sot. Kjo ka bërë që unë të kem krijuar mbi 5 vëllime poetike, tre romane, një vëllim me tregime, katër libra studimorë, një publicistikë…

Fëmijëria më vjen pranë më pas e veshur keq, saqë edhe sot ndjej dridhmat e ftohtit në trup, kur shkoja dhe kullosja bagëtinë e librin nuk e lëshoja nga dora e pse duart më nxiheshin nga të ftohtit. Punonim të gjithë dhe mbijetuam, mësonim shumë dhe u shkolluam, por kurrë nuk harroj babanë që na thoshte: “Bij, kur të martoheni, para se të lindni fëmijë, mendoni, nëse jeni në gjendje t’i shkolloni”.

Siç e thashë edhe më lart, që ne u ndamë nga trungu familjar për arësyen që e përmenda, mbetëm  pa përkrahje, ndaj babai më ndaloi nga shkolla, pasi mbarova klasën e katërt fillore. Unë e mendoja që ai e kishte të pamundur të më dërgonte, ndaj nuk i thosha gjë, por tre muaj unë vetëm qaja, derisa një kushëriri im i thotë babait dhe atëherë shkoj në shkollë me tre muaj vonesë, se tufën e kulloste kushëriri.

Ajo që nuk më del kurrë nga kujtesa është se kur u ndamë nga pjesa tjetër e trungut familjar, unë kisha një kec dhe një qengj manar, i kisha mësuar që të më rrinin përherë pranë, por xhaxhai nuk na i dha dhe kam qarë për ta dy ditë derisa u sëmura dhe është interesant, për dy ditë ngordhën të dy, qengjin e pickoi gjarpri dhe kecin e qëlloi bariu me gurë…

Harrova të them se kur do shkoja në shkollë për mësuese, babai nuk më ndaloi, por ishim kaq shumë të varfër, saqë nuk kishim para të blinim rroba, ndaj pushimet e verës, unë shkova në Librazhd e punova në fermë. Isha një vajza shumë e brishtë dhe ecja në këmbë 30’ gjer dilja në xhade, aty hipja mbi karrocerinë e kamionëve që sillnin hekur – nikel dhe kur frynte erë, unë vishesha me pluhur të kuq, më pas zbrisja në qytet e përsëri ecja në këmbë 30’ dhe shkoja në fermë e punoja punë bujqësie. Duart e mia kullonin gjak, por ishte e vetmja mundësi që unë të fitoja diçka për të blerë rroba e libra për shkollë.

ZYBA HYSA: – Si e mendonit fëmijërinë tuaj po të kishit lindur në Shqipëri?

 CARRIE HOOPER: Po të isha rritur në kohën e diktaturës, do të kisha qenë antikomuniste e palëkundur. Nuk mbështes asnjë sistem që i mohon popullit lirinë. Do të kisha mësuar ndonjë vegël muzikore, për shembull, piano, dhe do të kisha kënduar. Do të më kishte pëlqyer gurgullimin e lumenjve dhe madhështinë e maleve dhe do të isha kënaqur duke shëtitur në pyll. Në shkollë do të më kishin pëlqyer mësimet për historinë. Do të më kishte tërhequr legjenda e Rozafës dhe të bëmat heroike e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Do të isha ndier krenare të isha shqiptare dhe që flisja një gjuhë të rrallë dhe të lashtë. Ndoshta nuk do të kishim qenë familje e pasur por do të kisha kërkuar të gjitha mundësitë për t’u shkolluar dhe do të kisha pasur shumë shokë dhe shoqe.

CARRIE HOOPER: – Si e mendoni veten sikur të kishe lindur në Amerikë.

ZYBA HYSA: – Së pari do i gëzohesha lirisë së fjalës, mendimit dhe veprimit. Do kisha mbaruar mbi dy universitete dhe do kisha mësuar shumë gjuhë të huaja. Nuk do kisha vuajtur sa këtu dhe nuk do kisha qenë më e lumtur se këtu, se në Shqipëri jetohet me pak dhe gëzon shumë, Shqipëria më ka falur kënaqësi që kurrë nuk do i gjeja në Amerikë, se mendoj që njerëzit atje janë të ftohtë, rendin pas parasë, unë krijoj marrëdhënie me njerëzit jashtë interesave materiale, kështu mendoj që do ndjehesha shumë e vetmuar, ndërsa këtu kam qenë e rrethuar me njerëz që i kam dashur dhe më kanë dashur, por që edhe më kanë zhgënjyer.

Po të isha në Amerikë, do kisha depërtuar deri në Shtëpinë e Bardhë që demokracinë e saj ta shpërndaja kudo nëpër botë, t’u falja liri popujve dhe kombeve të robëruar, siç është dhe kombi im i ndarë në 6 pjesë, i vetmi vend që kufizohemi me tokë shqiptare, por që trojet i përkasin Greqisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi. Këtë ëndërr e kam edhe sot që jam në Shqipëri, të kem mundësi të takoj Obamën dhe të bisedoj për hallet e popullit tim fisnik e krenar që e kanë poshtëruar e copëtuar pa mëshirë.

Të kisha lindur në Amerikë, do kisha një fëmijëri pa kokëçarje, por kurrë më të lumtur se këtu. Atje më tremb oqeani, këtu më ngazëllen deti, liqenet, lumenjtë, malet, fushat grykat, oh sa e bukur është Shqipëria ime, ajo është e bukur nga natyra, ndërsa Amerika ka bukuri kukulle, e ndërtuar nga njeriu. Unë sapo dal në shkalët e pallatit, ndeshem me detin, gadishullin dhe ishullin, me palmat, me kodrat me ullinj, me njerëz që flasin gjuhën time, atë gjuhë që nuk do e ndërroja me asgjë në botë. Mbase flas gabim, por nuk e di e them me bindje: Jam e lumtur që linda këtu, në Shqipëri, këtë nuk e them se jam shqiptare, por kurrë nuk më ka shkuar në mend të iki të jetoj jashtë vendit tim!

 ZYBA HYSA: – Si e ke përjetuar adoleshencën … rininë dhe kur ke ndjerë për herë të parë për një djalë dhe si i krijoni ju lidhjet të adoleshencës? Po të rinisë?

 CARRIE HOOPER: – Nuk kisha ndjenjat kryengritëse që karakterizojnë adoleshencën për shumë të rinjtë. Nuk kundërshtoja prindërit e mi. Faktikisht nuk shoqërohesha shumë me moshatarët e mi në shkollë sepse ndjehesha më e pjekur për moshën time, ndoshta sepse duhej të isha më shumë e organizuar dhe më përgjegjëse për shkak të gjendjes sime si e verbër. Më pëlqente shkolla shumë dhe përqendrohesha te mësimet ngase më duhej më shumë kohë për t’i kryer detyrat e shtëpisë. Më tej nuk ndaja të njëjtët interesat si moshatarët e mi. Desha të bisedoja me intelektualë për tema më të thellë sa, për shembull, atë që bëra gjatë fundjavës. Librat dhe radioja ishin shokët e mi më të shtrenjtë dhe mund të bisedoja më lehtë me mësuesit e mi ose me të rriturit se sa me moshatarët e mi.

Sa për djem, kur ndiqja shkollën e mesme, kisha një shok, edhe ai i verbër, me të cilin takohesha shpesh dhe kishim një marrëdhënie më intime por nuk mund të them se u dashurova me të. Më në fund e kuptova se ai nuk ishte burri i drejtë për një marrëdhënie më serioze, por mbanim kontakt derisa ai ndërroi jetë para disa vjetësh.

Kur jetova në Suedi si bursiste Fulbright, kisha një të dashur suedez dhe ne kaluam çaste të bukura bashkë. Mora pjesë në një paradë për festën e Shën Lucias dhe ai më lexoi tekstet për këngët që grupi do të këndonte dhe i transkriptova tekstet në brail. Për më tepër festuam ditëlindjen e këtij shoku te shtëpia e tij ku u kënaqëm shumë. Më tej shëtisnim shumë dhe bisedonim shumë. Ai i binte trombës shumë bukur. Mirëpo ai kishte vuajtur dëmtime në kokë për shkak të një aksidenti rrugor në fëmijëri dhe si rrjedhojë kishte probleme me leximin dhe pak me të folurit. Ishte kritike ndaj meje nganjëherë por tani kam kuptuar se ai është në thelb një njeri i mirë që luftonte kundër shumë vështirësive në jetë. Jam mirënjohëse për kohën që kalonim bashkë.

Tani kam një shok të mirë, Tim Hendel, që është i verbër, dhe ai jeton në qytetin e Huntville-it në shtetin e Alabamës që ndodhet në jug të ShBA-së. Meqenëse ai është pothuajse 30 vjet më i madh se unë, kuptohemi mirë dhe e vizitoj disa herë në vit. Do të thosha se jemi shokë të ngushtë dhe kemi një marrëdhënie të veçantë. Ai është shumë i zgjuar dhe më ka mësuar shumë. Gjithashtu më ka ndihmuar në rrugën e mësimit të shqipes duke më regjistruar transmetime nga programe radiofonike në shqip nga interneti si Redio Vatikani dhe Radio Tirana, dhe ai më dërgon këto programe në kasetë.

CARRIE HOOPER: – Si e ke përjetuar adoleshencën … rininë dhe kur ke ndjerë për herë të parë për një djalë dhe si i krijoni ju lidhjet të adoleshencës… po të rinisë?

 ZYBA HYSA: – Ne e kemi kaluar adoleshencën pa e ditur që quheshim adoleshentë, ishim thjesht “Pionierë të Enverit”, ku çdo mëngjes bënim betimin: “Pionierë, në luftë për çështjen e partisë dhe të popullit, të jeni gati!” dhe ne të rreshtuar para shkollës thërrisnim njëherazi: “Gjithmonë gati!”, me gjithë këtë unë adoleshencën, ose më mirë të them periudhën e ndryshimeve të mia fiziologjike e pasuan edhe ndryshime në ndjesi dhe preferenca tjera, ku kisha shumë dëshirë të bisedoja me djem (mbase kjo ka qenë tërheqja e parë, por nuk dinim ta shpjegonim), por nuk bëhej fjalë që të thoshe “Ai djalë më pëlqen!” se do merrje epitetin “Vajzë e përdalë”, apo të rrije gjatë duke biseduar me një djalë, nuk bëhej fjalë, bile më kujtohet një herë na vendosën në banka me djem dhe të gjitha vajzat filluan të qajnë derisa na i hoqën djemtë. Unë, nuk di si ta shpjegoj, por më pëlqente shumë të bisedoja me djem, se më dukeshin më të prirur, apo më të privilegjuar për të realizuar vetveten.

Në atë periudhë të moshës sime kam lexuar pafund libra e kjo më ka shoqëruar gjithë jetën, edhe tani nuk mund ta kuptoj veten jashtë leximit të përditshëm. Më ka mbetur në mendja një libër me titullin “Sikur të isha djalë” të një autori të mrekullueshëm shqiptar Haki Stërmilli, i cili u ndalua më pas nga diktatura komuniste dhe përherë me vete kam thënë “Ah, sikur të isha djalë!” Mbase kjo më shtynte të bëja gjëra që bënin djemtë, se nuk ndjehesha e realizuar në kornizën e të qenit vajzë. Në orën e fizkulturës luaja përherë futboll dhe ftoja shoqet të luanin, por asnjëra nuk guxoi. Kur isha nxënëse në shkollën pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, fitova olimpiadën sportive si gjimnastja më e mirë e rrethit. Më vjen ndër mend se një ditë para olimpiadës, nuk mund të bëja një ushtrim në unaza dhe pasi mbarova studimin, në errësirë, që të mos më shihte njeri, shkova në palestër dhe fillova të stërvitem, por rashë, si duket kisha qenë pa ndjenja e kur u ngrita, përsëri vazhdova me unazat e deri sa e bëra urën, palosjen e ushtrime tjera që sot nuk i mbaj mend më.

Shkoja nëpër grupe artistike dhe kërceja bukur vallet popullore, por unë jam një kërcimtare e zonja edhe për valsin, tango… të gjitha kërcimet, vetëm balet nuk mundem, se nuk kam pasur mundësi për t’u stërvitur. Përherë kam ëndërruar të jem pjesë e një balloje ku të jem veshur me një fustan klasik të kuq, me këpucë me takë e të kërcej nën tingujt e një valsi, apo tangoje. Pjesërisht më është realizuar, se në atë kohë nuk na lejonin të visheshim ashtu, por të paktën kam pasur fatin të kërcej në Pallatin e Brigadave në Tiranë me një burrë (nuk e njihja) që kërcente shumë bukur dhe asnjë nuk u ngrit tjetër veç ne të dy dhe kur u ulëm pati duartrokitje. Oh, si ndjehet njeriu kur kërcen! Janë momente fluturuese! Eh, shumë, shumë gjëra të bukura kujtoj, por duke u rritur, nga ajo zhdërvjelltësi në shkollë, në shtëpi,  fillova të pëlqej vetminë, të shkëputesha nga tufa e fëmijëve, kjo mbase ngaqë isha vajza e madhe dhe nëna më angazhonte me punët e shtëpisë, por kur shkonim gjatë verës me keca dhe qengja, prapë unë ulesha mbi gurë dhe përhumbja në peizazhet marramendëse të natyrës së Vërtopit, Bokave të Bardha, Grykës së Lisavës… e ato kanë mbetur edhe sot të fiksuara në mendjen time si piktura e përherë dëshiroj t’i shikoj. Përherë nëna më thërriste e kur më gjente poshtë shtëpisë, tek toka e mbjellë duke lexuar, apo medituar, shqetësohej dhe më qortonte që të mos rrija më vetëm. Edhe babai e kishte vënë re këtë gjë dhe përherë më thërriste duke më dhenë mollën më të mirë, fikun më të pjekur, rrushin më të madh dhe pikërisht për këtë arë kam shkruar poezinë e parë, por që nuk e mbaj mend, por kurrë nuk do të harroj ngazëllimin tim nga madhështia e rrezeve të diellit mëngjesor, kur binin mbi bulëzat e vesës që kishin qëndruar mbi bimën e misrit të sapo dalë mbi tokë, ku ara kthehej mijëra rreze drite ylberore, që kur thyheshin dukeshin sikur mbinin nga toka. O Zot! Po kur nxirrte kokën dielli mbi Shebenik si një zgalem i zjarrtë flakëronte majën e malit përballë, mbi fshatin Dardhë e më pas sikur hidhte hapa zbriste ngadalë si një nuse e moçme, puthte Gurin e Skënderbeut, siç bëjnë nuset kur i puthin dorën zonjave të shtëpisë plot nderim,  derisa pinte ujë në Shkumbin e më pas ngjitej me ngadalë Faqes së Bregut të Haxhiut, dhe kur dilte mbi Breg, atëherë ne ia shihnim portretin e plotë mbi Shebenik e Kokreva ime e dashur, pushtohej tej e tej me dritë dielli deri në mbrëmje vonë, kur ai perëndonte atje ku përplaste rrezet e para të mëngjesit. Nuk kishte se si të mos shkruaja më pas për Vendlindjen time vargjet: “Eh, Kokrevë, vendlindja ime/ ngado qeshë e kudo shkoj/ nuk kam gjetur një thërrime/ që sa ti të më shijojë…”

Profesionin e mësuesisë e kam ëndërruar që fëmijë, ndaj kur bëmë dokumentet për shkollë, për të tri degët shënova mësuesinë, por kur të gjithë shkuan në shkollë, mua nuk më erdhi lajmërim, ndaj bashkë me gjyshen time, shkova tek Seksioni i Arsimit dhe pyetëm. Të gjithë e njihnin gjyshen time, se daja atë kohë punonte pranë Komitetit të Partisë së Rrethit. Kur hapën listat, mua më kishte dalë e drejta për tek Pedagogjikja e Elbasanit, por ishte vendosur vizë dhe më kishin caktuar për infermiere në Korçë. Fillova të qaja me të madhe dhe gjyshja ime e mirë me telefonin e zyrës merr Komitetin e Partisë e me zë kërcënues, se do bënte njërën për padrejtësinë që i është bërë mbesës, por në telefon ishte daja, ndaj i tha që të shkonte te shtëpia sa më parë dhe shpresat u fikën, ndaj iu nënshtrova fatit, mora shatin dhe punova 10 ditë në kooperativë derisa korrieri më sjell një telegram, ku njoftohesha se më kishte dalë bursa për mësuesi. Më vonë e mësova që vetë gjyshja kishte shkuar në Elbasan, tek drejtori i atëhershëm, Vasil Kamami, dhe i kishte dhënë nga bursat rezervë, kështu ika e direk klasa ishte punë prodhuese. Më duhej të bëja 2 gropa ullinjsh e nuk mundja, isha vajzë shumë e brishtë, ndaj hodha kazmën e u ktheva mësuesit, e i thashë se kam ardhur për shkollë, nuk punoj dot, por ai më kërcënoi se do t’i thoshte drejtorit e do më ndiqnin nga shkolla, ndaj lashë veglat e punës nga frika dhe turpi që t’i dilja para sysh drejtorit, ika në shtëpi e përsëri 10 ditë në brigadën e kooperativës.

Pasi vjen telegram nga shkolla, mora raport mjekësor dhe shkova përsëri. Ato janë vitet më të bukura të jetës sime, se kisha mundësi të lexoja pafundësisht, ishte një bibliotekë mjaft e pasur e unë kujdesesha për të dhe merrja libra aq sa herë të doja, nuk kam qenë tip studiuese për librat e shkollës, por kur mësuesit fillonin shpjegimin e mësimit, unë nuk pipëtija, çdo fjale e thënë prej tyre, e shënoja tek blloku im që e kisha ndarë me aq sa lëndë kisha, kështu, librat e mi kurrë nuk hapeshin, përveç që më thoshte mësimin një shoqja ime që mësonte përmendësh e vetëm me kaq, kam qenë nxënëse mbi mesataren, se gjatë studimit 4 orësh, në çdo kohë të lirë, vetëm lexoja libra artistikë, pra unë udhëtoja me fantazinë time nëpër rrugët e Romës, Parisit, Moskës… përmes përshkrimeve të autorëve të ndryshëm.

Duke lexuar pafundësisht letërsi të huaj, pak shqiptare, se lejohej vetëm e censuruar, më pëlqente Petro Marko dhe e kam vlerësuar si një përfaqësues i letërsisë moderne shqiptare, që kurrë nuk iu nënshtrua diktaturës e pse shpesh e ndalonin, persekutonin… ndaj unë kisha tjetër koncept ndaj dashurisë, një koncept që buronte nga shpirti dhe si e re që isha më pëlqente të “dashurohesha” me personazhe të librave, se ishin pranë ndjenjave të mia, se sa të kisha një lidhje dashurie, por njeriu nuk mund të shpëtojë ngacmimeve shpirtërore, ndaj kam pasur një djalë që lexonte shumë, binte dhe veglave muzikore, ishte nga qyteti, por duke biseduar ramë në sy dhe dy rrugë ishin, ose të fejoheshim, ose të braktisje shkollën me turp. Duke fantazuar sipas librave, unë e dërgova në shtëpi, por kurrë nuk u bëmë as të dashur, as të fejuar, ishim shumë shokë, bisedonim gjatë dhe kur e pamë që asnjëri nuk ndjente, secili shkoi në rrugën e tij. (E kujtoj me dhembje, se ndërroi jetë nga një aksident automobilistik disa vite më vonë.) Kjo gjë më lëndoi për kohën, se në opinion quhesha e ndarë, por unë nuk jetoja me kohën, jetoja me botën e qytetëruar, ndaj dhe jam ndëshkuar në jetë.

Shumë kanë shkruar për diktaturën komuniste, por dëmi që i bëri njerëzve gjatë shpronësimeve, nuk është asgjë para shkatërrimit të vlerave shpirtërore njerëzore, dëm, që edhe sot i vuajmë pasojat.

ZYBA HYSA: – Besoni në dashuri? Ke rënë ndonjëherë në dashuri? Ç’mendime keni për dashurinë si ndjenjë universale?

CARRIE HOOPER: – Patjetër besoj në dashuri në shumë nivele. Së pari, e dua Zotin dhe kam besim të fortë te Ai. Lutem shumë dhe e mbaj Zotin për të dashurin tim të vërtetë. Është ai që sundon në jetën time, ai është kënga që bubullon në qenien time, është Ai që më ngushëllon në kohëra më të vështira. Është Ai që më ka dhuruar dhuntitë e mia. Ai më jep fuqinë të bëj gjithçka dhe më ka bekuar me një jetë të plotë, shëndet të mirë, një familje dhe shokë të mirë, dhe një punë frytdhënëse.

Së dyti besoj në dashurinë midis njerëzve. Dashuria vëllazërore do të thotë t’i pranosh njerëzit siç janë pa i gjykuar edhe pse ndoshta nuk pajtohesh me atë që thonë ose bëjnë. Kur dashuria e vërtetë ndriçon shpirtin, lind dëshira për t’u shërbyer atyre në nevojë siç e bënte Nënë Tereza. Po të kuptonim se jemi të gjithë njerëz të krijuar në shembullin e Zotit, që është dashuria vetë, dhe po ta shihnim njeri-tjetrin jo vetëm me sytë, por edhe me zemrën, pa paragjykime dhe duke respektuar dallimet midis nesh që japin kopshtin njerëzor një larmi lulesh, do të kishim një botë më të paqtë pa luftë dhe varfëri.

Së treti mund të flasim për dashurinë midis dy njerëzve. Për mendimin tim dashuria e vërtetë rritet ngadalë sa më shumë dy njerëz njihen me njeri-tjetrin. Dashuria është aftësia ta pranosh pa përsosmërinë e partnerit, të mund të qëndrosh pranë njeri-tjetrit në kohëra të errëta, ta thuash dhe ta pranosh fjalët, Më fal. Nuk është e lehtë as ta kërkosh, as ta pranosh faljen, por është një nga çelësat e një marrëdhënieje të shëndetshme. Komunikimi i çiltër dhe i hapur ka gjithashtu shumë rëndësi. Më mirë është ta duash njeri-tjetrin se sa të jesh në dashuri me një person tjetër. Ndjenja e dashuri zgjat një kohë të shkurtër, por dashuria e vërtetë kapërcen të gjitha vështirësitë dhe zgjat për gjithmonë.

CARRIE HOOPER:- Besoni në dashuri? Ke rënë ndonjëherë në dashuri? Ç’mendime keni për dashurinë si ndjenjë universale?

 ZYBA HYSA: – Fjala dashuri për mua fillon në besimin tek Zoti, asnjë nuk më bind se dashuron, nëse nuk beson Zotin, se dashuria të vjen pranë edhe nga mijëra kilometra, ajo është një lloj energjie që shkëputet nga kuantet e shpirtit të një mashkulli dhe futet brenda trupit të një femre duke u bashkuar me kuantet e shpirti dhe po kaq energji del nga kuantet e femrës drejt shpirtit të partnerit.

Duke ditur që shpirti përbëhet nga këto grimca që hyjnë e dalin tek ne pa pushin, aq sa futen ne trupin tonë, po aq dalin e shpërndahen në univers më shpejtësi drite apo mendje, (askush nuk e ka përcaktuar dot), por në dashuri ato shkojnë e vijnë dhe ne ndjehemi të dashuruar si të ishim fare pranë. Kështu ndodh edhe me Zotin, se zoti mendoj që mund të jetë energji në univers si një rregullator i gjithësisë dhe kur e beson, ai është i pranishëm tek ne e na jep energji të pallogaritshme për të kryer punë dhe vepra të jashtëzakonshme.

Unë mendoj se të besuarit në Zot është çelësi i suksesit tonë, në punë, në shoqëri, në dashuri në krijimtari… në gjithçka. Unë e kam ndjerë praninë e tij gjithë jetën, ndaj e pse janë përpjekur të më poshtërojnë, të më persekutojnë, të më fyejnë, të më vrasin, nuk ia kanë arritur, se kisha një energji të brendshme që më ngrinte lart edhe kur më rrëzonin përdhe.

Dashuria fillon tek besimi në Zot, tek dashuria për natyrën, dashuria për njeriun… Dashuria e vërtetë vjen, kur ne nuk e mendojmë dhe ikën kur e harrojmë… asgjë nuk kemi në dorë, ajo është si muzë poezie, është energji e pa komanduar dhe unë mbi dashurinë asgjë nuk vë, as paranë, as karrierën, as privilegjet, mbi dashurinë kam ndërtuar jetën time dhe pse jam lënduar, kam qenë vetvetja. Unë mendoj se njeriu një herë dashuron, por ketë dashuri mund ta strehojë në më shumë se një partner, se si çdo gjë në jetë që transformohet, ajo kërkon ushqim që të zhvillohet e kur këtë ushqim nuk e gjen më tek partneri, pa e kuptuar ajo ka gjetur shtrat tjetër për të hedhur shtat… si pjesë e kuanteve të shpirtit.

Edhe kur nuk kam të dashurin pranë, jam e dashuruar me kujtimet, me natyrën, me njerëzit, me ajrin, me dritën… me gjithçka që Zoti ka vënë në dispozicion të njeriut dhe çdo ditë kur hap sytë thërres me zë njeriun që dua dhe falënderoj Zotin për mundësinë që më jep për të shijuar jetën, për fëmijët që më ka falur, për shëndetin, për vuajtjet që më ka dhënë, se ato më bënë të fortë dhe të kuptoj sa vlerë ka dashuria.

Si çdo njeri, edhe unë jam zhgënjyer nga dashuria, por jo nga dashuria ime,  ajo që nuk duroj dot në dashuri, është hipokrizia, mashtrimi (gjë që për fat të keq në Shqipëri ndeshet shpesh, se dashuria do kualitet njerëzor) dhe nëse unë e dalloj një gjë të tillë, dashuria aty mbaron edhe sikur të më kushtojë shtrenjtë e më ka kushtuar shtrenjtë, por unë nuk mund të jem tjetër, ndaj sot unë jetoj vetëm, por kurrë e vetmuar, pranë kam imazhin e dashurisë, të fëmijëve, të cilët i kam të larguar e mbi të gjitha kam Zotin pranë që më beson për këto që po u rrëfej ju mike e dashur pa të njohur fizikisht, por kuantet e shpirtrave tanë tashme kanë filluar ecejaket e tyre dhe bashkëpunojmë paqësisht në miqësinë tonë të sinqertë.

ZYBA HYSA: – Cilat kanë qenë motivet që të nxitën për të mësuar gjuhën shqipe?

Carrie Hooper: Fillova të mësoja shqip në tetor 2008 pasi kisha një student nga Shqipëria në kursin tim të italishtes.  Së pari përdora një libër në brail që e gjeta te Biblioteka për të verbrit në Angli dhe studenti im më ndihmoi.  Gjithashtu një grua transkriptoi një fjalor shqip – anglisht në brail që e kisha blerë.  Më tej gjeta një libër audio me përralla shqiptare te Biblioteka për të verbrit në Suedi.  Në verë 2009 dhe në verë 2010 ndoqa kurse të gjuhës shqipe tek Arizona State University në Tempe të Arizonës.  Tani për tani lexoj artikuj nga gazeta shqiptare duke përdorur kompjuterin tim të aksesshëm.  Për më tepër shoku im, Tim Hendel, që jeton në Huntsville të Alabamës, më regjistron programe radiofonike në internet në gjuhën shqipe.  Përveç kësaj flas në telefon me shqiptarë për të ushtruar gjuhën.

Në shtator 2010 këndova një koncert me këngë shqiptare në kishën ortodokse Shën Elia në Jamestoën të Nju Jorkut.  Në tetor 2010 këndova në Kishën e Shën Gjergjit në Boston të Massachussettit.  Në qershor 2011 këndova në një koncert në Tornto të Kanadasë me rast të mbylljes së vitit shkollor te shkollat shqipe atje.  Në prill 2012 mora pjesë në festimin e njëqindvjetorit të themelimit të Vatrës duke kënduar himnin amerikan dhe një këngë, “O popull i dashur”, për të cilën shkruajta tekstin shqip dhe kompozova muzikën.  Në qershor 2012 dhashë një intervistë në Neë York për një film shqiptar me producent Piro Milkanin dhe regjisor Petrit Rukën, që trajtoi historinë e Himnit Kombëtar shqiptar.  Gjatë intervistës këndova Himnin kombëtar shqiptar.  Filmi fitoi një çmim të veçantë për njëqindvjetorin e Pavarësisë.  Në fund të qershorit 2012 dhashë dy prezantime te Arizona State University në Phoenix të Arizonës ku kisha ndjekur kurse të gjuhës shqipe gjatë verave së viteve 2009 dhe 2010.  Në prezantimin e parë diskutova se si mësova shqip si të verbër dhe përshtatjet që më duheshin.  Në prezantimin e dytë fola për eksperiencën time duke mësuar shqip dhe këndova këngë shqiptare.

Në tetor 2012 vizitova shkollën shqipe në Bronx dhe dhashë një prezantim për prindërit dhe nxënësit në të cilin fola për eksperiencën time duke mësuar shqip dhe duke kënduar këngë shqiptare.  Në qershor 2013 mora pjesë në programin për mbylljen e vitit shkollor te shkolla shqipe në Bronx duke kënduar katër këngë shqiptare.  Përveç kësaj ndoqa Meshën në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale të Nju Jorkut.  Më tej jam bërë anëtare e ansamblit Bashkimit Kombëtar drejtuar nga Gjergj Dedvukaj dhe i bie çiftëlisë.  Mora pjesë në një koncert të tyre në korrik në Detroit të Michiganit.

Gjatë viteve kam dhënë intervista për Gazetën Dielli, për gazetaren Rajmonda Moisiu, për gazetarin Beqir Sinën për gazetën Bota Sot, për gazetaren Kozeta Zylon, për Radio Kosovën, dhe Radio e diela, një program që transmetohet në AM 1540 në Toronto të Kanadasë.  Gjithashtu mora pjesë në emisionin e gazetarit njujorkez, Qazim Dodës, Shqiptarët e Amerikës.

Kam shkruar mbi 60 poezi shqip dhe disa janë botuar në gazetën Dielli dhe në Revistën Kuvendi.  Para disa vjetësh dhashë disa prezantime për Shqipërinë për klube vendore në të cilat tregova fakte për vendin dhe këndova këngë shqiptare.

ZYBA HYSA: – A njeh shqiptarë atje dhe ruan lidhje miqësie me ta?

 Carrie Hooper: – Nuk kemi një komunitet shqiptar në Elmira por njëherë takova një shqiptare në rrethin tim. Mirëpo ajo është shumë e zënë me fëmijët dhe me punë dhe ka shumë kohë që nuk kemi folur bashkë. Mirëpo njoh shumë shqiptarë në qytetin e Nju Jorkut, në Massachussetts, në Pensilvani, në Michigan, në Chicago, në Toronto të Kanadasë, dhe në shtetin e Arizonës. Disa i kam takuar dhe disa jo. Flas në telefon me disa shqiptarë dhe disave u shkruaj emaile. Këmbej mesazhe elektronike edhe me shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë. At Artur Liolini, prift te Kisha katolike e Shën Gjergjit, më lidhi me disa shqiptarë.

ZYBA HYSA: – Unë u habita, kur djali i Isuf Luzajt, Dalani, më solli një poezi të krijuar nga ju për ta përfshirë në librin “Isuf Luzaj në Biografinë e Kombit”, si u frymëzuat, keni lexuar ndonjë libër të tij, apo keni dëgjuar për këtë personalitet të nderuar të kombit shqiptar, por dhe me një kontribut të madh në Amerikë?

Carrie Hooper: – Lexova një artikull në Gazetën “Dielli” për Dalan Luzan që festoi ditëlindjen e tij në fshatin në të cilin u internua me familjen e vet kur ishte fëmijë. Shkrimi përmendi Isuf Luzajn, të atit të Dalanit, dhe përcolli të dhëna për jetën e tij. U frymëzova ta shkruaja poezinë për Isuf Luzajn pasi lexova këtë artikull. Nuk kam lexuar ndonjë libër të Isuf Luzajt por e di se ishte njeri shumë i zgjuar dhe atdhedashës dhe jepte mësim në universitet në Amerikë.

Për Isuf Luzajn

 (Carrie Hooper)

Tempull i dijes,
Korife e atdhetarizmit,
për çlirimin e shqiponjave
Të robëruara
Në kafazin e diktaturës,
Pareshtur punove.
Ishte shpërblimi yt
I pamerituar
Kurbeti trishtimprurës
Dhe Internimi shtazor
I gruas dhe të fëmijëve.

Mirëpo,
Nga rrushi i fatkeqësive,
Një verë të ëmbël prodhove
Duke ndriçuar universitetet amerikane
Me zgjuarsinë tënde.
Në livadhin e mendjes sate,
Bulëzuan vargjet e tua.

Në panteonin e dijetarëve,
Në plejadën e filozofëve Gjëmon
Emri yt i pavdekshëm.

ZYBA HYSA: – A mendon se Kombi im do të bashkohet një ditë dhe do të përparojë si gjithë kombet e tjerë?

 Carrie Hooper: – Shqipëria ka shumë potencial të bëhet një vend i qytetëruar dhe i zhvilluar si vende të tjera. Ka bërë përparime në këto njëzet vite, për shembull në infrastrukturë, dhe më vjen mirë se ka njerëz që punojnë për ndalimin e dukurisë së gjakmarrjes. Megjithatë ka shumë punë për të bërë. Politikanët duhet të mendojnë për të mirën e Kombit, jo vetëm për t’u pasuruar vetë. Duhet të pushojnë së fajësuarit të njeri – tjetrit dhe të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Duhet të gjenden më shumë mundësi për t’i punësuar të rinjtë kështu se nuk ikin nga vendi. Shqipëria po humb trurin e vet për shkak të emigrimit dhe kjo nuk do të ndihmojë në përparimin e vendit. Me gjithë vështirësitë, e di se një ditë Shqipëria do të zhvillohet dhe trojet shqiptare do të bashkohen. Kombi shqiptar ka një shpirt ngadhënjyes dhe gjithmonë ka mbijetuar gjatë historisë së vet.

JETËSHKRIMI (CARRIE HOOPER)

U linda në Elmira të Nju Jorkut, në janar të vitit 1975.  Elmira ndodhet në pjesën jugore të shtetit të Nju Jorkut afër kufirit me shtetin e Pensilvanisë.  U linda dy muaj e gjysmë para kohës dhe si pasojë mushkëritë e mia nuk ishin të zhvilluara plotësisht.  Prandaj në moshën tetëditore iu nënshtrova një operacioni për të hequr një pjesë të njërës mushkri.  Pastaj qëndrova në inkubator për tre muaj dhe meqenëse mora tepër oksigjen retinat e mia u dëmtuan dhe u verbërova.  Mirëpo verbëria nuk më pengon, sepse kam mundësi të përjetoj botën me shqisat e tjera.  Të gjithë që shikojnë do të mund ta përjetojnë botën me të gjitha shqisat,  por ata varen shumë nga sytë.  Thënë shkurtimisht, kam një jetë të plotë dhe të pasur.

Kreva shkollën fillore dhe të mesme me fëmijë që shikonin dhe mora librat e mia në brail ose në audio.  Kishte edhe njerëz që lexonin për mua dhe mësova të shkoja me bastun.  Fillova mësime për piano në moshën katërvjeçare dhe mësime për kanto në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare.  Në shkollë i rashë ksilofonit, marimbës, glockenspielit, dhe baterive në orkestër dhe këndova në kor.  Fillova të kompozoja muzikë në moshën tetëvjeçare.

Pas diplomimit tim nga shkolla e mesme në vitin 1993, mora një bachelor për kanto te Mansfield University në qytetin e Mansfield të Pensilvanisë në vitin 1997.

Gjatë kohës në Mansfield fillova ta mësoja gjermanisht sepse për studimet e mia u kërkua që të ndiqja një gjuhë të huaj dhe zgjodha gjermanisht sepse mendoja se do të më ndihmonte të kuptoja më mirë atë çfarë këndoja në atë gjuhë.  Që nga dita e parë e kursit e dija se desha të bëhesha pedagoge e gjermanishtes.  Në shkollën e mesme kisha mësuar frëngjisht por ajo gjuhë nuk më kishte tërhequr shumë dhe nuk punoja fort për ta mësuar.  Mirëpo ushtroja gjermanisht si dhe gjuhë të tjera që i mësova më vonë duke i dëgjuar, duke lexuar dhe duke folur në telefon me folësit e gjuhës në fjalë.

Gjatë studimeve të mia në Mansfield, fillova gjithashtu ta mësoja italisht sepse kori me të cilin këndoja duhej të shkonte në Itali si pjesë e turneve evropiane.  Më tej fillova ta mësoja rusisht dhe latinisht por këto dy gjuhë nuk i kam zotëruar mirë.

Pasi kreva studimet te Mansfield University, mora një master për gjermanisht (1999) dhe një master për kanto (2001) te University at Buffalo në Buffalo të Nju Jorkut.  Gjatë asaj kohe fillova ta mësoja spanjisht dhe mësova pak finlandisht.  Për më tepër fillova ta mësoja suedisht sepse dirigjenti i orkestrës së universitetit vinte nga Suedia dhe desha të flisja suedisht me të.  Në atë kohë kishte një program në transmetimin anglisht të stacionit radiofonik në valët e shkurtra, Radio Sëeden, që quhej In Touch Ëith Stockholm që u mundësonte dëgjuesve që të lidheshin me suedezë për t’u drejtuar pyetje të ndryshme që trajtonin kulturën dhe jetën suedeze.  Unë i shkruajta programit një email, sepse desha të mësoja më shumë për situatën e të verbërve në Suedi.  Drejtuesit e programit më lidhin me Ulrika Norelius, një studente e verbër te Kolegji i muzikës i universitetit mbretëror në Stockholm të Suedisë dhe biseduam në telefon në anglisht. Biseda jonë u transmetua në radio dhe Ulrika dhe ne vazhdonim të mbanim kontakt.  Ajo më tregoi për mundësinë për të huajt që studionin te Konservatori i muzikës në Stockholm për një vit akademik.  Aplikova për këtë program dhe aplikova për një bursë Fulbright për t’i paguar shpenzimet.  Kolegji i muzikës në Stockholm më pranoi dhe mora bursën Fulbright.  Nga shtator 2001 deri më qershor 2002 studiova kanto te Shkolla për muzikën të universitetit mbretëror në Stockholm.

Tani punoj si pedagoge të gjermanishtes dhe të italishtes tek Elmira College në qytetin tim të Lindjes, Elmira të Nju Jorkut.  Gjithashtu jap mësime për piano dhe për kanto në shtëpinë time.  Më tej jap koncerte vokale në vende të ndryshme.  Këndoj në korin e kishës sime dhe në një kor tjetër me emrin Common Time.  Në kohën e lirë Më pëlqen të lexoj, të bisedoj me njerëz, të shkruaj poezi, dhe siç e përmenda më lart, më pëlqen të mësoj gjuhë të huaja.  Përveç gjermanishtes, italishtes, dhe spanjishtes, flas edhe shqip lirisht

 JETËSHKRIMI

Zyba Hysen Hysa lindi në fshatin Kokrevë të rrethit Librazhd më, 26 qershor 1955. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas në Elbasan, ku në vitin 1974 merr diplomën e mësuesisë. Në 1979 mbaron kursin filozofik dhe më pas ushtron profesionin e mësuesisë në lëndën gjuhë shqipe, në fillim në Vulçan, Polis Gostimë të Librazhdit dhe që nga viti 1999 në Vlorë.

Krahas punës së mësuesisë, që nuk u nda për asnjë çast, ajo ka qenë aktiviste e rinisë duke u zgjedhur deri në forumet më të larta. Së fundmi aderoi në Shoqatën për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHIBK), nga e cila dha dorëheqjen me daljen në skenë të Kreshnik Spahiut që bashkoi gjithë shoqatat patriotike në partinë politike “Aleanca Kuq e Zi”,  të cilën e denoncoi si antikombëtare që në embrion.

Që nga viti 2010 anëtare e Institutit të Integrimit të Kulturës Mbarëkombëtare Shqiprare, ku ka dhënë një kontribut të çmuar me veprimtarinë e saj në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Në ditën e shpalljes së pavarësisë ajo ka dorëzuar flamurin për Bashkimin e Kombit te kulla e Jasharëve dhe bashkë me anëtarët e kësaj shoqate janë betuar se do të falin gjithçka për bashkimin e kombit shqiptar. Një komb, një shtet, një flamurë!

Ka qenë bashkëpunëtore në revistën për fëmijë “Vala e kaltër”, Drejtuese e emisionit për fëmijë “Drita e diturisë”. Krijimet e para poetike i ka botuar qysh në vitin 1972 në gazetën “Shkumbini” të Elbasanit.

Në vitin 1978, pasi dërgon për botim poemën “Me ju nuk jemi krushq” në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” = i kthehet përgjigjja: “Kujdes, ke frymë moderniste në poezi!” dhe që nga ajo ditë nuk botoi më.

Pas vitit 1990:

Pjesëmarrëse në Inter Fest “Viti i Eseut” Strugë”,2007, në Festivalin e Dytë Ballkanik të Poezisë, Lushnjë 2009, Nderuar me çmimin e tretë “Fatos Arapi” nga Bashkia Vlorë, dhjetor 2011, me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Komuna e Çairit, Shkup 2011 dhe me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Poeteka “Ndue Bytyci” e nderon me çmimin e parë “Për poezinë më të mirë në festivalin e parë të poezisë “Bytyci”, gusht 2012.

Gjatë viteve ka dhënë shumë intervista për Radio Tiranën, RTK, TVSH, Apollon, Amantia, Vlora Chanel… si dhe është intervistuar nga gazetarët: Murat Gecaj, Albert Zholi, Spasse Thanasi, të botuara në shtypin e shkruar shqiptar si: Gazeta “Republika”, “Nacional”, “Telegraf”, “Standard”, si dhe në faqet elektronike “Dielli”., “Zemra Shqiptare”, “”Fjala e lirë” etj.

Ka publikuar shkrime kritikë letrare, poezi, tregime…  në gazetat dhe revistat letrare të kohës si: “Nacional”, “Muzgu”, “Obelisk”…

Libra: “Shkreptima Dhembjeje” (poezi) 2002, “Festa e Abetares” (poezi për fëmijë) 2002, “Erë Shqipërie” (poema) 2004, “Dritë në Llakatund” (poezi për fëmijë) 2005, “Kur Shpirti Vallëzon” (monografi artistike) 2006, “Obelisku i Bektashizmit” 2007, “Sikur…” (poezi) 2009, “Nënë Engjëllore” (poemë) 2010, “Lumi kërkon detin” (poezi) 2011, “Mbretëresha ime” (tregime) 1012, “Sharrajt në Jetën e Kombit” 2012 (Libër shkencor – historik – letrar – publicistik)

Libra, në dorëshkrim: Tre romane, dy libra studimore, një publicistike, tre vëllime poetike, 10 libra për fëmijë…

Vlorë-Nju Jork, dhjetor 2013

 

Filed Under: Interviste Tagged With: carrie hooper, dy intervista, New York, Vlore, Zyba Hysa

Interview with Ardian-Christian KYCYKU

November 23, 2013 by dgreca

Iolanda Malamen: Ardian-Christian KYCYKU., God has given you a second literary homeland: Romania. So, as it could be said, “the sweet burden” of two languages in which you can write different things. I find that fascinating.

Ardian-Christian KYCYKU.: I must say that these two homelands, in time, became more textual than literary. For me, the fascination lies more for the gift required to maintain a real equilibrium between the sweetness of the burden and burden of the sweetness.
Iolanda Malamen: You have reinvented yourself in a new culture. Was that, though, a trauma?

Ardian-Christian KYCYKU.:
It was more than a reinvention, it was like climbing a mountain backwards. Before writing directly in Romanian “The year in which the swan was invented” in the graceful year of 1996, for instance, I believed that I would not write in another language except Albanian, ever again. Maybe it was a trauma for the other, although my behavior had no stains of abnormality. It was the natural rise of a literary opera to the level at which you can produce global literature, along with the more local the languages that you write in become.
Iolanda Malamen: How many Albanian writers, cleverly managed, could, in your opinion, have a world-wide success?

Ardian-Christian KYCYKU.: It is impossible and somehow unnatural, to try a prognosis, especially for the Albanian literature, which contains energies that are immense, unsuspected and which are always unvalued, attacked and profaned by the literary “envydocracy”, that tries to present dementia as coherence. Those who ventured to foretell, only disturbed the waters and supported, through naivety, the strategies of the idolatrous. It is certain that those chosen to move the Albanian literature from an atheism shrouded in the so called ecumenical progress vestment, to its primordial womb, know what to do, and they will unmistakably do it. In essence, it seems to me that the international conquers problem is a mystical one, and it came as a trial-test for the soul of each and every one, it reminds me of that shocking happening that took place during the life of the great monk Paisie Aghioritul. They brought to him a child who was blind from birth; the saint placed his hands over his head and, before praying with tears, asked him: “Tell me, my dear, what do you wish that God should do for you?” What do you think he answered? “I wish to become a better child!”. And in that instant light was brought to his eyes…
Iolanda Malamen: If communism had not fallen, what were your chances as a writer in Albania?
Ardian-Christian KYCYKU.: Before coming to Bucharest, the country in which I thought I was violently divulged to me that it had been feeding and that a whole different country grew in its belly, a terrible one that moved after a set of laws and aspirations which were totally antagonistic to literature. This is how I found out that I really did not have a motherland anymore, except in the books I wrote until then, all of them unpublished. I had trained myself to live like an exiled in my own quotidian and like a demiurge in my own literature. The feeling that you have in these kinds of periods cannot be described. You feel more and more accomplished as a writer, but more and deader as a citizen. It is impossible for me to imagine what would have happened to me by the shore that stood between an intangible, but unpublished, literary country and a daily one, but ravished by transition. I would have probably continued to write in total silence and solitude, to publish only after the collapse of the biological literary clans that confuse artistic power to that of the political-economic. I dreamed of teaching literature in my home town and maybe I would have survived – taking upon myself here, all the pathetic – like the mockingbird from one of the stories I used to tell my daughter when she was little. A mockingbird forced to work by hour, as a cuckoo, carved in wood, in the clock of a museum or of a kitsch life. For a while, in Romania too, I had to do the same.
Iolanda Malamen: After the nineties, do you consider that the return to royalty would have been a risky stake or, on the contrary: a benefic one?
Ardian-Christian Kuciuk:
The imposed or embraced atheism filled immense masses of Balkans with arrogance and emptied them of common sense. The return to royalty would have meant the resurrection of ancestral values, which only God can make possible, and mortals have become inured to obey anyone, to pray and destroy amongst themselves, to desperately hope only towards the power of politics, without realizing that regality is a ritual and a quasi-religious presence, a teaching for becoming able to harmonize the soul with the divine hierarchy.
Iolanda Malamen: You have a great love for the Romanian literature. What has drawn you to it?
Ardian-Christian KYCYKU.: My love for the Romanian culture was passed over from my father, who studied in Bucharest in the sixties, also by the fact that Romania was one of the cardinal points of exile for my fellow citizens, besides America and Greece. The great Albanese writers Lasgush Poradeci and Mitrush Kuteli, had also lived, written their masterpieces and debuted in the Romania of the thirties. I would add that I had also started to read Eminescu in my first year of college, when I decided that my dad should teach me Romanian. The Philology Faculty Library was rich enough, and I had found a real shield against brainwashing: I would read in Romanian, especially in the Marxism-Leninism, socialist realism, or history of the Labour Party of Albania, classes. It was a charming Romanian, half real, half engrafted with Albanian, with bits of Thraco-Ilyrian and a lot of empathy. Maybe I will write sometime about that experience, which acquired another dimension of mystery, because the reading of some great Romanian writers, later, did not produce for me any disappointments.

Iolanda Malamen: Do you ever miss, from time to time, the childhood stories?
Ardian-Christian Kuciuk: I have cleared my debt with the classic way of missing, sort of speak. I don’t miss essential things, because I was constrained to revive them in books, and to polish them, but not in such a way so that I would lose my connection with the superior reality. The childhood stories gave me a miracle when I was struggling, like any parent, with a child’s insomnias. I had to take all the beautiful and wise stories from the vivid memory of my grandparents, and filter them through my memory, so I could retell them in an Romanian with sprinkled with Albanian idioms, like the one from my college years, and later, when the child kept asking me for an already over-enriched story, I struggled to go back to that initial state of the story and I would “steal” details from the child’s memory in order to retrieve it.
Iolanda Malamen: Look, asking all these questions has tired me. Wouldn’t you like to ask me something?
Ardian-Christian KYCYKU.: Yes: What face does literature have for you, after all these dialogues carried out with so many writers?
Iolanda Malamen: I would like with all my heart for you to re-edit you masterpiece “A glorious and dying tribe” at a prestigious publishing house and to make an appeal of this manner to the most important editors. It is the time that this exceptional epopee to see the light of printing again, in a circulation and distribution worthy for itself.

Ardian-Christian KYCYKU. In August 1998, after I read the first apperence of the “Tribe…”, a famous Romanian critic told me that, due to such a book, the Romanian culture should be firing its canons. The official ones actually did it, but her canons had silence instead of powder. Of course, my happiness that I was given to write the “Tribe…” plenary overcomes any praise, reward or good criticism. It was then that I understood the role of this strange relation between a certain literary value and the officials. It is something like: the diamond has been given to me, they insist not to honor me with a hand of coals. It is better to be alive and considered dead, than vice versa.
From a certain point of this post vitam, the fate of this epopee has left me behind or in shadow, but, on the other hand, I didn’t want it any other way. It is enough for the avid reader to follow, in the book, the unpredictable relation of the Balkan entity with the Oriental or the Occidental, the desert games as a geographical and metaphorical space, the tools that produce and distort myths, realities – “live flesh” from which the great literature incarnates itself; the blind soldiers parabola, or that invisible study of the mechanisms that create and destroy empires (exemplified by the ottoman one) – and I consider that I finished my mission… If white holes were to exist, with the same absorption ability, but with a proliferating power instead of a mortifying one, this book is one of those holes, at least for me, because it can give birth to other books, like her “twin” Albanian “Eye”, written in 2003, and which also has three editions, this far… In the moments of profound humbleness, I find myself thinking that, even theses two books, could be too much for the life of a single writer. That is why, I had to carefully estrange myself from them, so that both “sides” could have enough life and innovation, but also because the striding for self-exceeding seems desecrating to me.
Iolanda Malamen: I bow to your talent, to your verticality, to your power of being yourself in a world perverted and inappreciative in which the mimic of value is practiced like a sport…

Ardian-Christian Kuciuk: I never forget that literature is not God’s avatar, but only a tool to individual redemption and of the successive leading of the community towards awakening and/or trezvia (spiritual lucidity). Thus, it is like thinking that gymnastics is the soul of the practitioner. Without any false modesty, but in full gratitude of my own nothingness, dear Iolanda, I confess, that it is about a gift, and not personal virtues. And when you want to talk about gift, it is better to keep quiet. Maybe that is why voice also exists in its liquid form, called writing ink.

From Eastern European Messenger, 2009
www.emesseng.blogspot.com

In English by Mr. Valentin Boboc

Filed Under: Interviste, Kulture Tagged With: Ardian- Christian Kuciuk

ANXHELA R. PEZA, POETJA DHE PSIKOLOGIA

November 16, 2013 by dgreca

Anxhela  R.Peza është poete, shkrimtare dhe psikologe, me buzëqeshjen sekrete ndër buzë dhe përvetë karrierën e saj që ajo po ndërton,  është bërë tashmë një nga më të njohurat  në udhën e bukur  të përpjekjeve, të cilat burojnë prej mendimit artistik, letrar, psikik e filozofik,  për të fuqizuar dhe identifikuar talentet e reja të artit e letërsisë  bashkëkohore  në botën shqiptare.Sot për sot shkrimtaren e re dhe psikologen Anxela R.Peza  e shohim me një  ritëm mbresëlënës, që  të  jep ndjesinë e një  procesi poetik , në prozë dhe publicistikë, por edhe në rolin e këshillueses mediatike në psikollogji. Është  autore e librave me poezi ” Verbëri Kotësie” 2009 dhe ” Zemër me Kock” 2013. Në process botimi  ka  romanin “Monolog Neuroze”. Prej 2 vite e gjysëm njihet në media si psikologe këshillimi dhe si shkrimtare. Me detyrimin  ndaj audiencës së lexuesve, Anxhela, nuk i shet librat e saj, ajo vetëm jau  dhuron institucioneve sociale dhe pikërisht  më  1 qershor të këtij viti i ka dhuruar fëmijëve të ngujuar dhe jetimë, 100 libra. Së  shpejti ajo do të jetë pjesëmarrëse në  dy konkurse për poezinë,  një në Trieste dhe një në Sarajevë.Në këtë intervistë Anxhela shpalos ëndrrën dhe pasionin e saj për letërsinë, për poezinë e prozën, dhe lidhjen mes psikikes, artistikes e filozofikes.

 NGA RAIMONDA MOISIU/

 -Kam lexuar mbresa, mendime, komente të shumta për krijimtarinë tuaj, veçmas për librin tuaj të parë me poezi, me titull “Verbëri kotësie”. Si jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve? Cfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?

Librin e parë e kam shkruar për t’ja bërë dhuratë familjes time, pasi ata investonin për arsimimin tim. Asaj kohe si 18 vjeçare mendova që talentin e spikatur nga 8-vjeçarja dhe gjimnazi ta shfrytëzoja në formë dhurate për ata. Komentet kanë qënë të shumta pasi ai libër u pasua nga tjetri pas 5 viteve. Madje disa komente i ruaj ende, janë të shkrimtarëve, të poetëve, kritikëve letrarë, pedagogëve, të afërmve të mi, njerëzve të thjeshtë, librarive, mediave të ndryshme etj. Kuptova në një mënyrë më serioze se talenti im ishte i dukshëm. Por duke studiuar psikologji më vuri në dyzim fakti se  ishte vërtetë talent apo frymëzim i moshës siç ndodh zakonisht. Për të diferencuar këtë gjë, e lashë veten të rrija disa kohë, të cilën e pëcolla duke shkruar gjithmonë pafund kudo dhe ngado. Jam fanatike për titujt, më të bukur dua të jenë ata sesa vetë poezia. “Verbëri Kotësie” është mesazh për njeriun i cili përpiqet aq shumë në jetën e tij, por e gjithë magjia qëndron tek liria që ka. Duke paur lirinë s’ka as pse të fustrohet, të ndrydhet, të ndjeki norma, tabu, zakone pa dashur, është i lirë, lumturia aty ndodhet.

 -Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit shkrimtare? Kush ka qënë dashuria tuaj e parë,?                                                                                                                          

  Mbase e kam ditur gjithmonë që do bëhem shkrimtare qysh në vegjëli. Ma kanë induktuar zyshat gjithmonë, “do bëhesh shkrimtare, se shkruan shumë bukur” krijoja vazhdimisht vjersha, shkruaja ese paksa filozofike në përputhje më moshën. Vendimin e prerë e kam marrë pasi krijova poezinë “Injoranti”. Dashuria imë e parë është dhe do mbetët poezia, nuk do isha unë nëse nuk do e shkruaja atë gjithkund.

 -Kush ka ndikuar në mënyrë të vecantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për të shkruar një poezi?

Askush s’më ka inkurajuar, ajo është diçka e cila buron nga një vend që as unë nuk e di. Shkrimtarët shpesh thonë nga shpirti, por jo çdo shpirt prodhon. Qëndron përtej të panjohshmes burimi i saj. Kthjellohem pasi e kam shkruar poezinë aty e kutpoj se çfarë kam bërë.

-Cilat janë shprehitë tuaja kur  shkruani një poezi, tregim apo  meditim… . Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?

Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje. Qetësi, verë të kuqe, muzikë smooth jazz, Ëaldack,Yann Tieresen, Yiruma, të gjitha meloditë e pianos, i adhuroj më akomodojnë për të shkruar.             Këto janë kushte që i krijoj unë vetes kur e marrë me të mira. Realisht unë shkruaj ku të jetë, ku të vijë. Zgjohem në mes të natës e hedh diçka mbi letren që qëndron në talovilnë, në faturën e kafesë, duke pritur në takim, madje edhe kur bisedoj me ndonjë person e lë pauz 3 -4 minuta.

-Cfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

Gjithsecili nga ne nuk i shpëton dot gjenetikës se tij. Por mjedisi luan një rol mëse të rëndësishëm në jetën e njeriut. Pa pasur ngacmim nga shqisat e mia s’do mundja dot.               Çdo fjalë që më prek qënien, çdo fije bari e deri tek zogu lart në qiell shëndronhet në muzë. Shkrimtari e njeh dashurinë e zemrës dhe falë kësaj ai ka muza plot.

-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo  njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?

Për ti dhenë dhe një përgjigje më të detajuar pyetjes më lartë, mamaja ime dhe dashuria parë kanë luajtur një rol të madh në frymëzimin tim. Pastaj gjithshka tjetër më ka ndihmuar në frumëzim, romanet, fshati, kështjellat, deti, mali, gjyshërisht në përgjithësi, pikturat e femrave nudo, skulpturat e 1700, qoftë dhe milingona me thërrime buke sipër më jep frymëzim. Edhe një bisedë me një të panjohur lë mbresa më shumë se të veçanta.

-Ju jeni poete. Dhjetra vargje  poetike dhe poezi të përmbledhura në vëllimin  poetik botuar këtë vit “Zemër me Kock”. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional, nivel e cilësi artistike- letrare?

Nëpër shkrime të poezisë e kam quajtur atë të “dashurin tim të parë”. Të them se unë përkushtohem shumë në poezi s’mund ta them këtë gjë, pasi ajo qëndron brenda meje, kur do të dalë jashtë meje vjen në formë shkrimi në letër. Nuk e kam imponuar ndonjherë veten që të ulem e të shkruaj poezi. Ajo kur qëndron brenda teje, nuk e  zgjedh momentin se kur do të dalë. Libri me poezi “Zemër me Kockë” erdhi bashkë me vendoshmërinë se un s’do ndahem më prej shkrimeve. Do vazhdoj ta bëj publike poezine time apo romane qofshin. Kam zgjedhur pikërisht këtë titull duke e njohur më mirë qënien njerzore nëpërmjet profesionit që ushtroj, jo gjithkush ka një zemër me tul, ku mbart vlera njerzore, norma, mirësi, dashuri, e drejtësi mbi të gjitha, e pra ka dhe nga ata që e kanë me kock ku e rëndësishme është qëllimi s’ka shumë rëndësi mënyra.

-Kur shkruani  cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio,  në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

Gjithkund ashtu siç u shpreva dhe më lart, në çdo vend nëse ndjej se duhet të hedh diçka në letër, e bëj. Çantës sime nuk i mungon ndonjëherë letra dhe lapsi, e po nuk pati gjej mjete rrethanore për të shkruar dicka.

 -Ju ndjek vazhdimisht  në krijimtarinë tuaj, duke qënë kështu një lexuese e rregullt.                   Kam lexuar disa fragmente nga romani juaj në botim “ Monolog neuroze”. Në prozën tuaj ka mall, protestë, revoltë, dhimbje, psikikja me shpirtin artistik, dashuri, mesazh tolerance e paqe, ton qytetar e intelektual … A keni ndonjë ndjesi të vecantë që ju e shfaqni nëpërmjet artit të të shkruarit..?

I gjithë romani flet për psikologjinë e një femre adulte ku shpeshherë e vë në paralel ish- dashurinë e saj me dashurinë e një vajze adoleshente. Një cop dashurie e ndjerë ndryshe vjen në formë neuroze, tek shpreh se dashuria është e pafund e ndjesia e njeriut ndryshon nga gjithkush tjetër. Edhe pse historitë tona ngjajnë me tregimet e të tjerëve. Tregon se dashuritë kanë fytyra të ndryshme, dhe ti gjatë jetës mund të shikosh dhe provosh mbase disa prej tyre dhe mund të arrij faza që shikon se kush të ka pëlqyer më shumë e kush ka qënë më me rëndësi për ty. Shekuj më parë dashuria e madhe e fortë e kanë quajtur dhe sëmundje sa e vertëtë është ende kjo nëpërmjet fjalëve urbane të njerzve, kjo ende s’dihet duhet provuar dashuria dhe të flasësh për të. Unë mbetëm ende partizane e fjalës që të dashurosh është një luks që jo gjithkush mund ta ketë.

-Ju jeni psikologe këshillimi në media. A ka lidhje psikologjia me letërsinë? Si ja dilni ta shfaqni atë nëpërmjet artit të të shkruarit? Cila është lidhja mes gazetarisë e letërsisë?

Vërtetë kam më shumë se dy vjet tashmë që jam pjesë e pandashmë e medias si psikologe dhe shkrimtare. Të dyja kanë lidhje, çdo shkrimtar është pak psikolog, për të mund të përcjellë personazhin e tij më së miri. Mendoj se e kam të pashmangëshme të shkruaj mbi piskologjinë e njeriut. Gazetaria me letërsinë kanë lidhje të tjera, në rolin gazetaresk unë nuk hyj shumë pasi figura ime publike televizive vjen si specialiste e psikologut më së shumti, e më pas si shkrimtare.

 – Pra,  sfida për të shkruar një roman qëndron në   përballjen me ndërtimin e strukturës së tij,   duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve. E paraqisni personazhin nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën apo anasjelltas?

Romanin tim të parë e kam shkruar gjatë periudhës që kam qënë në Firenze të Italisë.                   Por nuk kam vendosur ende ta botoj. Monolog Neuroze është i treti në numër. E dua më fort           se dy të parët ndaj dhe dua ta sjell tek lexuesit. Kjo mund të vijë dhe si një shtysë e madhe nga pasja e shumë klienteve adoleshente që mbartin probleme emocionale mbi dashurinë. Libri ka vetëm një personazh. Dedikimi vjen për të gjitha ato femra që një herë në jetë janë ndjerë të tilla.

 -Kush apo cfarë ka qënë ndikimi  juaj më i madh si poete, romanciere apo psikologe? Cilat janë sfidat më të mëdha për ju në lëvizjen feministe si autore?

Ndikimi si poete ka qënë vet vetja ime. Ajo më shtyn vazhdimisht të shkoj drejt letrave të prodhoj është më e fortë se unë. Një poezi është një roman i tërë. Për të qënë psikologe e kam dëshiruar që 16 vjeç shumë herët e çdo herë e më shumë e kultivoja veten për të qënë e tillë në të ardhmën. Pa këto të dyja s’do isha unë. Lëvizjen fëmisniste e shikoj brenda të dy profesioneve. Si shkrimtare përcillet gjithshka emancipim, revolt, sfidohet nepërmjet risisë që ajo sjell krijimi yt, emri i madh të qëndrojë mbi një femër jo gjithnjë në meshkuj. Por botës i duhen dhe disa dekada të lindi një Shekspir femër. Si psikologe çdo femër që ulet përball meje rimëkëmbien e indentitetit të saj, të buzëqeshjes, të guximit.

 -Keni qënë e sukseshme vitet e fundit si shkrimtare dhe psikologe në media duke gëzuar kështu edhe admirimin nga lexuesit e shumtë? A jeni habitur  kur ju kanë vlerësuar? Si ju bën të ndiheni kjo gjë si autore femër?

Normalisht shumë mirë. Vlersimi është domethënës se tregon për mënyrën se si përcillesh në publik, tek lexuesi, modeli që përcjell gjithshka ka rëndësinë e saj. Rrethimi me dashuri dhe pozitivitet të jep kurajo që mos të zhgenjesh asnjë më pas. Megjithatë unë jam një natyrë kritike e pandreqshme.

 -A do ta keni të vështirë të shkruani një romancë dashurie rreth jetës intime të një vajze?

Jo aspak, përkundrazi do më pëlqente, do vazhdoj të shkruaj për të. Sa me shumë kalojnë vite tek unë aq më shumë bindem se nuk dua të heq dorë nga vetja. Të qënit unë. Pa tërhequr zvarrë paragjykimet, e fisit, lagjes, komunitetit, vendit që jetoj. S’dua ta llogaris këto kur shkruaj. Shkrimet janë bota ime virgjër, e pastër e sinqertë. Nëpërmjet empatisë unë mund të jem çdo lloj personazhi dhe të kem çdo profesion të kësaj bote. Një njeri nëse nuk ka një mëndje të lirë, një jetë me veprime të lira, edhe shkrimi dhëmb.

 -Kur ktheni kokën pas si e shikoni krijimtrainë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivat interesante për të ardhmen?

Krijimet gjatë viteve tregojnë shumë gjëra. Nëpërmjet tyre njoh akoma më mirë veten, zbuloj gjëra që mbase se dija që i mbartja. Në momentin që krijimet pubikohen ato nuk janë më të miat, janë të lexuesit. Objektivat janë të shumta, shkollimi i mëtejshëm, krijime jashtë vendit, do vazhdoj të bëj karrierë, do e rris më shumë emrin tim.

Cfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë?

Lexuesve, ti largohen teknologjive e ti rikthehen librave. Ndërsa kolegëve i them se puna dhe dashuria ndahen me milimetra nga njera – tjetra, por për punën do thoja që është një sfidë në vazhdim, e që të frymosh sipër ujit duhet vullnet.

-Dhjetra e dhjetra vargje poetike dhe fragmente për femrën e dashurinë…Cfarë është dashuria për ju? Kur një vajzë e re  e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?

Dashuri do të thotë të duash tjetrin më shumë se veten. Të qëndrojë tjeri përpara gjithshkaje, mohimi i vetes. Një vajzë e re e ndjen kur është e dashuruar kur figura e tij pulson si pulsi i dorës në zemrën e saj. Dashurinë në krijmatrinë time do e reflektoj në format e pafundme të saj. Pa krusyer asgjë. Nëse jeta s’do kishte dashuri, do kishte robotë.

 – Pse shkruan Anxhela  dhe cfarë simbolizon emri tuaj? Kush ia u ka vënë këtë emër?

O sa pyetje e bukur kjo. (qesh) Asaj kohe nuk shiheshe ende gjinia e foshnjeve. Dhe kur ime më ishte 4 muajshe shtatzanë, im atë shikon një ënderr ku i thonë që ti do lindësh një vajzë me emrin Anxhela. Që do të thotë ëngjell, unë isha ëngjëlli parë për prindërit e mi. Kjo mistika e vënies së emrit nga një ëndërr mbase rezervon gjëra të mira për mua.

 -Si jeni ndier përballë botës së frikëshme  të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist? Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale”?

Në fillim e dobët besoj, sepse është ndryshe ta dëgjosh e ndryshe ta provosh, jam frikësuar, jam rrëzuar, jam ngritur. Ende kam frikë kam të gjitha këto. Qëndroj në mesin e tyre për t’ju bërë ballë asgjë nuk është e pasfidueshme përveç vdekjes. Me fjalët vetgjymtim dhe vetëvrasje intelektuale kuptoj atë që më dhemb më shumë nga vendi im. Më gjymton mentaliteti, pargjykimi, çdo gjë e cila nuk mbart gjërat e mia. Injoranca është një kategori që mua më nervozon më irriton së brendëshmi, arroganca, nëna që edukojnë djem maskilist, vajza materialiste, është për të ardhur keq realisht. Ne shpesherë rrim dhe përshtatemi me disa gjëra që na lëndojnë, na ndrydhin për të mos qënë më ne.

 -Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë? Cfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?

Aktualisht do marrë pjesë në dy konkurse një në Triestë të Italisë dhe një në Sarajevë të Bosnjes. Nuk do flas shumë për në një tjëtër moment do ishte më mirë.

-Autorët tuaj më të preferuar…

Uuu sa shumë ka, Migjeni,Ismail Kadare, Dritero Agolli, Vicotor Consinaj, Entela Safeti Kasi, Mimoza Ahmeti, Honore de Balzak, Albet Kamy, Kafka, Leon Tolstoi, Dostojevski, Aleksander Dymas, MIhal Lermontov, Dino Buxati, Gustav Folber, Frederiko Grazia Lorka, Paolo Cohelo, Remark, Xhon Gollsuorth………e shumë e shumë. Çdo gjë që lexoj më pëlqen, se hedh dot poshtë.

 -Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?

Nuk më hasin shpesh sytë e veshët për kritikën letrare. E cunguar shumë, ka nevojë dhe vetë publiku televiziv apo lexues të dijë të diferencojë e të zgjedhe se kush duhet të lexohet.

 Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe  për shkrimtaret femra në përgjithësi.

Intervistoi:Raimonda Moisiu

Çdo talenti të ri i uroj suksese në rrugëtimin e krijimeve. Uroj një tjetër Kadare, një tjetër Agoll, një tjetër emër që shëtit botën e bëhet krenaria vendit.

Filed Under: Interviste Tagged With: Anxhela Peza, poetja dhe psikologia, Ramionda Moisiu

Kujtimet e ish-të burgosurës Rita Sami Koçi: Jeta në një qeli me Musine Kokalarin

November 16, 2013 by dgreca

Ne Foto: Rita Sami Koci, një nga të burgosurat e spastrimit të ‘50/

Raimonda Moisiu, gazetarja me banim në SHBA, vë në dispozicion pjesë nga kujtimet e Rita Sami Koçit, ish-e dënuar për agjitacion e propagandë në moshën 16-vjeçare. Ndër të tjera, tregon për bashkëvuajtëset  Musine Kokalari e sopranon Merita Sokoli. Në mënyrë krejt të rastësishme mëson për vuajtjet e jetët e vështira që kanë kaluar njerëzit përpara ’90-s. Sa më shumë të njohësh prej tyre, aq më tepër shtohen emrat e listës së ‘zezë’. Karvani i këtyre vuajtjeve duket sikur nuk ka të sosur. Kur Diti Biçaku doli në media dy javë më parë për të treguar të pjesshme historinë e arrestimit e më pas pushkatimit të bashkëvuajtëses së saj, Sabiha Kasimati, një tjetër emër doli nga kujtesa e atyre që lexuan e dëgjuan rrëfimin e saj. Gazetarja e shkrimtarja Raimonda Moisiu, prej vitesh banuese në Amerikë, na foli për një tjetër bashkëvuajtëse të të sipërpërmendurave, duke marrë nxitje nga viti i pushkatimit të Kasimatit, ’51-shi. Rita Sami Koçi ka qenë një tjetër nga viktimat e regjimit, që për fat të keq nuk jeton më, ama ka lënë të shkruar me dorën e saj historinë e vuajtjet e asaj pjese të jetës që e mundoi edhe ditët e fundit, në përçapje të nxituara për të përfunduar gjithçka ruante në kujtesë. Veçse nuk mundi… Raimonda na dërgon sot një pjesë të kujtimeve të hedhura në fletët e ditarit të saj. Pjesën tjetër e ruajnë fëmijët, me shpresën që një ditë do t’i bëjnë të gjitha bashkë, duke realizuar kështu librin që e ëma pat dëshiruar aq shumë. Si i keni vendosur marrëdhëniet me znj.Rita, në ç’kohë, dhe a ishin rrëfimet e saj shkaku i kësaj lidhjeje?

Është e dhimbshme që Rita Sami Koci (Koka) nuk jeton më. Ajo është ndarë nga jeta para disa viteve. Njohja ime virtuale me familjen Koka ka ndodhur para gati një dekade. Sapo kisha shkruar dhe botuar në shtypin shqiptar, saktësisht te gazeta “Panorama”, shkrimin me titull “Mytevelinjtë, bejlerët që hodhën themelet e Korçës”. Duke i bërë publicitet këtij shkrimi edhe në forumet e website-t shqiptare në internet, në postën time elektronike vjen një mesazh nga ing. Genc Koka, i cili mes të tjerave tregonte se është nip i bejlerëve të Korçës, Mytevelinjve. Që këtu nisi miqësia ime virtuale me Gencin, vëllain e Rita Sami Kocit (Koka). Në bisedë e sipër, Genci më tregoi për motrën e tij Ritën, jetën e saj dhe se po hidhte në letër kujtimet. Një ditë më nisi disa copëza kujtimesh dhe miku im, Genci, më kërkonte t’i redaktoja dhe t’i radhisja kronologjikisht, ashtu siç ia pati kërkuar edhe atij vetë Rita. Sapo lexova “Kujtime të hidhura e të paharruara”, dhe “Nëse një popull nuk arrin të njohë dhimbjen, nuk do të jetë në gjendje të njohë lumturinë”, u drithërova dhe e ndjeva që në fillim emocione të forta. Përpija çdo rresht të atyre rrëfimeve rrëqethëse, që sillnin të gjallë të vërtetën e kalvarit të dhimbjeve e sakrificave. Kur kishte nisur Rita të hidhte në letër kujtimet e kohës së errët të burgut? Duke iu referuar kujtimeve, por edhe nga biseda me Gencin, Rita filloi të hedhë kujtimet e saj në kohën kur emigroi pranë vajzave të saj në Greqi. Por edhe nga mesazhet që i dërgonte herë pas here Gencit, shprehte dëshirën t’i hidhte të gjitha kujtimet e t’i botonte në një libër. Referuar rrëfimeve të saj, kur është burgosur, për sa vite dhe për ç’arsye? Është burgosur që në moshën 16 a 17-vjeçare, në vitet ’50, që njihen si vitet e valës së arrestimeve, burgosjeve, pushkatimeve e internimeve në masë, të intelektualëve dhe elitës qytetare shqiptare, kontributin e të cilëve regjimi komunist e shihte si rrezik për pushtetin e tyre. Pas një viti hetuesie të tmerrshme, të shoqëruar me tortura dhe izolim të rëndë, Rita Sami Kokën (Koci) e dënojnë me 10 vjet heqje lirie, me motivacionin: “Organizatore grupesh në shkollat e mesme, agjitacion e propagandë me shkrim e me gojë, kundër pushtetit popullor, komunist e Partisë!”. Rita Sami Koka ka lindur në Firence të Italisë më 1930-n. Është e bija e ish-kolonelit Sami Koka, zv/kryetar i Shtatmadhorisë mbretërore dhe komandant i Përgjithshëm i Rojës mbretërore të Kufirit dhe i Financës. I dënuar edhe ai me 30 vjet burg nga Gjykata Speciale e Marsit 1945. Rita ka ndenjur në burg gati 10 vjet, së bashku me të atin e saj, fakt që ajo e rrëfen edhe në shënime. Si rrodhi jeta e saj e mëvonshme? Pas lirimit nga burgu, Rita u martua me bashkëvuajtësin në burgun e Burrelit, Xhorxhi Koci, i dënuar politik që në vitin 1946. Pas viteve të burgut kaluan edhe disa vite në internim së bashku me familjen, në Kullë të Durrësit. Çifti Koci pati 4 fëmijë, tri vajza e një djalë. Por fatkeqësisht, djali i tyre i vetëm u vra kur ishte ushtar, kur shërbente në Brigadën e Punës, si fëmijë i të dënuarve politikë apo me biografi të keqe. Kur i treguan burrit të Ritës, Xhorxh Kocit, për vdekjen apo “vrasjen” e të birit të vetëm (ka mbetur ende mister vdekja e tij “aksidentale në gurore”, sepse të nesërmen ai nisej me disa ditë leje për në familje) ulërimat e trishtimit e të dhimbjes së atij burri, që u pati bërë ballë torturave dhe jetës në burg, kanë tronditur tërë Durrësin. Maraz e brengë që më pas i kushtoi edhe jetën. Për ç’arsye emigroi në Athinë? Rita është larguar për në Athinë në vitin 1998, pranë vajzës së saj, por edhe me dhimbjen e madhe të largimit nga atdheu, për të cilin pat vuajtur aq shumë. Rita, edhe pse e sëmurë, shkruante kujtimet e saj. A përmend në kujtimet e saj emra bashkëvuajtësish të tjerë? Rita shkruan me shumë dhimbje dhe kujtesë të admirueshme për dy intelektuale të shquara, për shkrimtaren dhe intelektualen, politikanen e shquar Musine Kokalari, për të cilën shprehet se ishte ishulli i saj dhe për sopranon Merita Sokoli, që unë vërtet do të dëshiroja, në rast se dikush di për këtë soprano të shquar, të shkruajë për të, sikundër është shkruar edhe për Musine Kokalarin. Ç’ju ka treguar tjetër rreth jetës së saj? Unë po ju jap rrëfimet e Ritës, të cilat flasin shumë më shumë rreth jetës së saj.

Pjesë nga ditari i Rita Sami KoÇit (Koka)

Në një qeli me Musine Kokalarin Datë 19 maj 1950, ora 23:00 Një trokitje në derë do na shqetësonte, por do të ndryshonte edhe rrjedhën e jetës sime. Mamaja hapi derën dhe disa oficerë Sigurimi hynë furishëm në dhomën 3×3, ku jetuam për 30 vjet dhe ku përdornim vetëm një WC, 6 familje. Njëri prej tyre pyet se kush është Rita Sami Koka… Unë i them: “Në emër të popullit jeni e arrestuar”. Mamaja u trondit pa masë dhe iu drejtua oficerëve të Sigurimit:

“Amani, ku po e çoni çupën time?”. Më arrestuan pa më thënë arsyen. Në atë kohë ndodhte shpesh që oficerë të Sigurimit shkonin nëpër shtëpitë e të përndjekurve, u rrëmbenin çupat, gjoja për t’i arrestuar, i përdhunonin dhe i degdisnin në fshatra të largëta e të humbura të Shqipërisë. Unë e kapa nga supi mamanë dhe me zë të qetë e të vendosur i thashë: “Mos u trondit mama, unë s’kam bërë gjë, prandaj do të kthehem!”. Ata më vënë prangat e bashkë me mua largohen duke lënë mamanë në lot e ngashërim, në gjendje shoku e pikëllimi se njerëzit e tjerë të familjes largoheshin, sikur të ishin me lebër. Qëndrimi im prej krenareje dhe me kokën lart, kuraja që i dhashë mamasë sime do të më përmendej edhe në hetuesi, duke më quajtur “shumë të vendosur në aktivitetin tim kundër pushtetit popullor”. “Sipas jush, – i drejtohem hetuesit në birucat e hetuesisë,- çfarë prisnit, të kapja mamanë në cep të fustanit e të qaja?!” Pas një viti hetuesie të tmerrshme, të shoqëruar me tortura dhe izolim të rëndë, dënohem me 10 vjet heqje lirie, nën akuzën “organizatore grupesh në shkollat e mesme, agjitacion propagande me shkrim e me gojë, kundër pushtetit popullor, komunist e Partisë”. Sigurisht unë e prisja një akuzë të tillë, sepse në shtator-tetor të vitit 1949 filloi ‘spastrimi’, dhe nga shkollat e mesme u përjashtuan 16 nxënës nga Teknikja dhe gjimnazi. Ndër ta isha unë dhe vëllai im i vogël, Genci. Përpara se të më lëviznin nga birucat në kampin e të dënuarve, shoqet me të cilat ndaja ditët dhe netët e izolimit, më porositen që të bëja kujdes nga një spiune dhe provokatore e rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, një ish-pjesëtare e Ballit Kombëtar, e quajtur Nurie Maska, nga Vlora. Kur kishte qenë në kampin e burgut të Vlorës, tre djem vendosën të arratiseshin. Për këtë gjë ata biseduan me Nurien, por ajo i raportoi te drejtori i burgut, xha Metani. Dhe kur ata tentuan të arratiseshin, njëri u vra, duke mbetur në telat me gjemba në përpjekje për t’i kapërcyer, ndërsa dy të tjerët i kapën. Njëri nga të burgosurit kishte qenë mësues dhe i kishim birucat ngjitur. Një ditë, duke kaluar për në banjë, ai më fut një letër poshtë derës, ku më tregonte gjithë historinë e tij, dhe me porosit që t’i thosha N.Koculit (nga Vlora), që të lajmëronte nënën se ai ishte gjallë. Nëna e gjore e dinte të vdekur birin e saj. Kur lëviza nga izolimi në birucë në kampin e burgut, aty më kanë pritur disa të dënuara për politikë, ndër to dhe sopranoja e talentuar, e mrekullueshmja Merita Sokoli, e cila më mori në dhomën e saj të vogël, si i pëlqente Meritës ta quante. Nurie Maskës nuk i dhashë fare të njohur, por nuk kisha as edhe dëshirë ta shihja e të komunikoja me të. Nurien e përbuznin të gjitha, duke e quajtur monstër. Kur drejtor Metani u transferua nga burgu i Vlorës në burgun e Tiranës, Nurien e mori me vete që ajo të vazhdonte misionin e saj të provokatores e spiunes. Ajo i qëndroi aq besnike aktivitetit të saj, sa spiunonte edhe për gjëra fare të thjeshta, që më pas bëheshin çështje të mëdha. Sado që mundohesha ta injoroja Nurien, më duhej të përballesha me shpirtligësinë dhe hipokrizinë e provokatores. *** Një miku ynë kishte shkruar një novelë shumë të bukur, ku e përshkruante Shqipërinë si një shqiponjë të lidhur në pranga dhe të gjakosur nga gjaku i të vrarëve. Ma pat treguar që ta shihja nga forma letrare (ai ishte 16 vjeç dhe unë 18). Novela më pëlqeu shumë dhe i thashë sikur të kishim mundësi e të shkruanim shumë kopje si kjo dhe t’i shpërndanim. Ai e pëlqeu këtë mendim timin dhe bëri si i thashë unë. Ky trakt u shumëfishua dhe u shpërnda, fillimisht në Shkodër. Në Tiranë e shpërndau Lluka Dindi që ishte 16 vjeç, nxënës në Teknikumin financiar. Në fillim u arrestua Ndoc Larja, pastaj Lluka, Amiku, Petro Konomi dhe unë nja tre-katër muaj më vonë. Kur na nxorën në gjyqin ushtarak si grup, më pyetën nëse i njihja pjesëtarët e tjerë. U thashë: “Jo! As i njoh, as i kam parë ndonjëherë”. Në grup në gjyq qe futur edhe Bardhyl Dindi, kot së koti, që përveç Llukës që kish të bënte me të, asnjëri prej të akuzuarve nuk e njihte dhe as e kishin parë si fytyrë. Bardhyli tha për mua që nuk më njihte veçse si fytyrë, që më kishte parë në gjimnaz. Prokurori, një oficer madhor i komunistëve, më thotë: “Sigurisht që nuk i njeh, kryetari rri gjithmonë i panjohur”. Pasi mbaruan disa seanca, u dhanë dënimet. Në fund, prokurori filloi të na pyeste se çfarë kishim për të thënë për fjalë të fundit. Unë i thashë: “Asgjë!”. “Si?”, më thotë. E quan të drejtë dënimin?”. “Jo! Unë nuk e quaj aspak të drejtë, por fjala ime nuk ndryshon asgjë, ju vendosni vetë, si ju vjen për shtat, dhe për këtë nuk ju kërkoj mëshirë!” Vite më vonë, kur u takova me babanë në burgun e Burrelit, mes të tjerash më tërhoqi veshin me ledhatim dhe duke buzëqeshur më tha: “Mos u trego kokëfortë këtu në Burrel, si në gjyq”. Duke e përqafuar, i thashë: “Nuk jam kokëfortë baba, por padrejtësia më revolton”. Babai më shtrëngoi fort pas gjoksit dhe përsëri mbajti të qarët që po i shpërthente. I pashë vetëm sytë e përlotur. *** Arritëm në Milot, autobusi ndaloi për pushimin e parë. Pasagjerët zbritën të pinin cigare. Duke parë ata njerëz të thjeshtë, të lirë fizikisht se moralisht ishim njësoj, duke thithur cigaren më erdhi dëshira që edhe unë ta tymosja një me ta. U thashë rojeve nëse qe e mundur të më linin edhe mua për të tymosur një cigare jashtë. Dola e shoqëruar dhe pa dhënë muhabet, e porositur për këtë qysh më parë. Pashë që sapo kish mbërritur edhe autobusi i Estradës së Shkodrës. Aktorët qeshnin me njëri-tjetrin dhe gjithë humor flisnin me zë të lartë. Dikush u tregoi për mua dhe e qeshura e tyre u pre. Më shikonin me habi dhe diçka bisedonin me njëri-tjetrin me zë shumë të ulët. Më shihnin me habi e dhimbje. Dikush tundte kokën, sikur pyeste veten: “Ç’ndodh kështu?”. Unë nuk u trondita fare, përkundrazi e ndieja veten krenare dhe këtë krenari mundohesha ta tregoja në çdo çast. Më dënonin komunistët, kriminelët, llumi i kombit që kish uzurpuar pushtetin legjitim. Isha krenare dhe me këtë krenari shijoja ato orë të pakta lirie, edhe pse më shoqëronin policët me pushkë automatike. U ndjeva e lirë për pak orë jashtë mureve të qelisë. Kur arritëm në burgun e Burrelit, na priste nëndrejtori. Qe e diel dhe drejtori nuk ishte aty. Në atë kohë në Burrel qe edhe Musine Kokalari. Të nesërmen kur erdhi drejtori i burgut Dino, më pa që isha me Musinen (edhe dy gra të tjera) dhe qëndroi për një çast, u mendua dhe më tha: “Urdhri nga Tirana është që ti të ishe izoluar më vete këtu”. Na mori të katrave për të na treguar qelinë që ishte caktuar për mua. Burgu i Burrelit është i futur në gropë dhe i rrethuar me shkurre. Kishte një lagështi të paimagjinueshme, muret kullonin ujë dhe ishin të zbutura, llaç i gjallë. Klima e vetë qytetit ishte shumë e ftohtë. Unë, e infektuar në qelitë e burgut të Tiranës me zgjebe dhe morra, duhet të pastrohesha. Doktori i burgut, Lush Pogu, i dënuar edhe ai, më dha mjekimet e duhura. Zoti më ruajti që nuk mora plevit, ngaqë isha e detyruar të lahesha përjashta në borë. Hava Golemi dhe Xhemo Ahmeti, mbanin dy çarçafë për të më mbrojtur nga era dhe ngrica, kurse Musineja më hidhte ujë të ngrohtë ndërsa lahesha. Në pranverë Musineja dhe dy gratë e tjera u transferuan për në burgun e Tiranës. Kur u komunikuan transferimin, Musineja u kthye nga unë dhe më tha “Rita, si do të lë ty vetëm në këtë skëterrë? Unë i thashë: “Musine, mendo vetëm nënën tënde të moshuar që ka kaq kohë pa të parë, pse gjer këtu nuk vinte dot, unë do ta kaloj ashtu si e kalove ti”. U ndamë me përqafime e përlotje. Kështu mbeta vetëm. 24 dhjetor 1950, Darka e Krishtlindjes Ato që bënin komunistët, anëtarët e PPSH pa përjashtim, nuk janë bërë as në Mathausen apo Buchenwald. Le të tregojnë të dënuarit e Vloçishtit, Jubës, Bedenit, Spaçit, Urrës së Bonos, e sa e sa kampeve të tjera të shfarosjes. Merita Sokoli, një nga sopranot më të talentuara të Shqipërisë, njësoj si Tefta Tashko, u arrestua për politikë dhe u torturua gjatë hetuesisë në mënyrën më çnjerëzore. E lidhur me hekura, duar e këmbë e patën varur në një çengel vetëm sa i takonin majat e gishtave, e lanë ashtu për ditë të tëra. Siç qe e varur, i erdhën menstruacionet. Filloi të qante, duke shtrënguar këmbët. Kur hyri roja, ajo filloi t’i thoshte: “Jo, jo ! Të lutem mos hyr!”. Kur ai hyri, e pa në atë gjendje, qeshi si kafshë. Pse qenë të tillë, qenër! Në burgun e Burrelit ish i dënuar edhe Gjergj Kokoshi, i sëmurë me TBC. E kishin izoluar vetëm. Një ditë, një i burgosur i futi poshtë derës një copë letër për ta përshëndetur e për t’i dhënë kurajë. Dikush e spiunoi dhe e izoluan në një qeli pa dyshek, pa ndërresa dhe e lanë vetëm me bukë thatë dhe ujë. Ishte dimër dhe në Burrel bënte shumë ftohtë (Ai që e pat spiunuar ishte një çam, në mos harroj quhej Dino). Kështu, Gjergji mori plevit dhe në të njëjtën kohë u çmend. Më vonë i çuan rrobat, por ai zhvishej dhe shtrihej në çimento. Gjithë kohën luste Zotin dhe shenjtorët, pastaj shante Enver Hoxhën, që dikur as që e pat përfillur si njeri dhe intelektual. Thërriste nënën e tij. Nuk pushonte së foluri ditë e natë, gjersa i iku zëri dhe jeta bashkë. Unë e kisha afër qelisë sime dhe e dëgjoja, më vinte keq për të, por nuk duroja dot. Vija duart në vesh dhe ashtu rrija me orë të tëra gjersa më zinte gjumi. Kur vdiq, e mora vesh nga rojet. Dhe fillova të qaja si fëmijë, nuk e njihja as nuk e kisha parë ndonjëherë, por e qava si njeri me shpirt, që humbi jetën nën torturën e xhelatëve të PPSH-së. I shkruaj si më vijnë në kujtesë këto kujtime të hidhura e të paharruara! ANI JAUPA

Filed Under: Interviste Tagged With: Ani Jupaj, Jeta ne qeli, Rita Sami Koci, Rqimon Moisiu

VIKTOR MARTINI – NË SHQIPËRI PAPËRGJEGJSHMËRIA E MBROJTUN ME LIGJI

November 14, 2013 by dgreca

KEMI DETYRIME RECIPROKE NDAJ PARTNERËVE, POR KURRSESI TË MOS JEMI TË NËNSHTRUAR NDAJ DETYRIMEVE TË PAARSYESHME Intervistoi: ELIDA BUÇPAPAJ/*

Z.VIKTOR MARTINI, ish i burgosur politik i diktaturës, themeluesi dhe kryetar i parë i shoqatës së ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë në Shkodër dhe nismëtar për krijimin e shoqatës në shkallë kombëtare dhe nënkryetar i saj na e dha këtë intervistë për zhvillimet e fundit në Shqipëri:
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Zotëri Viktor Martini, do t’ju isha shumë mirënjohëse nëse do t’u përgjigjeshit disa pyetjeve që lidhen me ngjarjet e fundit në Shqipëri.
Ju ka marrë malli për Shkodrën, sa kohë u bë që jeni kthyer në shtëpinë tuaj?
VIKTOR MARTINI: Ah! Shkodra. Po kush asht ai njeri që nuk e ndjen mungesën e vendlindjes. Ka 20 vite që jam emigrant në SHBA. Vitet e para ishin tepër të vështira. Si emigrant politik nuk kisha të drejtë të shkoja Në Shqipëri. Por mbas 6 vitesh isha i lirë me shkue. Këto 6 vite i kam kja me lot. Këtë e tregon kjart një poezi e imja:
Nuk e njoh këtë erë që fryen,
Nuk i njoh këto gjeth që bien,
Nuk e njoh këtë bumullim,
Jo, jo s’më kënaq kurr e hueja stinë.
Çdo vit shkoj me shue mallin, por s’ka gja që e shuen. Kthehem në Boston i zhuritun me mall në shpirt e jetoj me mallin për Shkodrën e për Shqipërinë.
ELIDA BUÇPAPAJ – Z. Martini sot tema e ditës është çështja e armatimeve kimike të Sirisë, rreth 1500 ton flitet se çmontimi i tyre do të bëhet edhe në Shqipëri, ju ç’mendim keni?  Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se « e rëndësishme është partneriteti me SHBA“ – ju si mendoni rreth këtij deklarimi ?
VIKTOR MARTINI: Çeshtja e armeve kimike ne Shqipëri asht e duhet të jetë çeshtja e dites, sepse populli i thjeshtë as qe i njeh keto arme, nje nder ta dhe une vete. Per kete teme duhet te flasin kimistat, bile me detaje e jo te futet kjo teme prej politikanve me qëllime te keqija per t’ju kundërvënë pales tjeter. Dihet se Shqipëria asht partnere e NATOs, gja pozitive per ne e qe duhet rujtun. Por, nëse keto arme rrezikojnë seriozisht jeten e shendetin e populli Shqiptar, une mendoj se kurrsesi nuk duhet te futen ne Shqiperi. Nga ana tjeter, mendoj, OKB-ja po i largon keto arme nga Siria si rrezikun e perdorimit te tyne ndaj njerzimit e si mund te mendohet qe kete rrezik po e poston ne vendin tonë, po të mos jetë e sigurt se çmontimi i tyne nuk ka rrezik? Te dy partitë, maxhorancë dhe opozitë, kanë dhanun kontribute qe te jemi anëtarë te NATOs, dhe sot jemi anëtarë. E duke kenun anëtarë sigurisht kemi dhe detyrime reciproke te arsyeshme ndaj partnerëve e kurrsesi te jemi te nenshtruem ndaj detyrimeve te paarsyshme, sepse kete nuk na e kerkon as NATO-ja vete. Une nuk jam anëtar i asnje ngjyre partiake e duke mos kenun i anëtarsuem shikoj si i paanshem çdo veprim te politikanëve ne dobinë e popullit Shqiptar. Une e vlerësoj qendrimin e Rames ndaj Amerikes si partenere kryesore, por uroj qe se shpejtit te jemi te inkuadruem dhe ne Shtetet Europjane, pra në BE.
ELIDA BUÇPAPAJ – Të jemi të drejtë, kujtoj se ditën e parë të qeverisjes Kryeministri i Shqipërisë mori tre vendimet e parat ë qeverisë ishin: Vendimi i parë është: Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali; vendimi i dytë: Miratimi i Kodit Etik Ministror dhe vendimi i tretë, ndalimi i importit të plehrave“. Pra është e qartë se qendrimi i Ramës është lidhur me SHBA, dhe unë të them të drejtën e shoh pozitiv këtë qendrim, ju si mendoni i nderuari Z.Martini?
VIKTOR MARTINI: Po jam i azhornuem per tre vendimet qe maxhoraca mori me te marrun qeverisjen. Një) Heqja e portretit te te Presidentit Nishanit. Unë per veten time e kam qujtun si nje veprim te nxituem, sepse duke kenun nje president i zgjedhun nga kryetari i partise së Sali Berishes mbrena dy orëve, duket si akt hakmarrjeje. Po keshtu dhe opozita e sotme u soll me presdentin Topi. Keto janë sjellje primitive te natyres Shqiptare, qe nuk dime te shkeputemi nga hakmarrja ndaj njeni tjetrit , sidomos kur jemi ne poste shtetërore. Ne duhet te kemi si busull ne qeverisje sjelljet e qeverive te qytetërueme. Dy) Miratimi i kodit Etik Ministror – e quej te Arsyshem, sepse duhej te bahej kjo, e vlerësoj. Tre) Ne lidhje me plehrat ishte nje vendim tepër i drejte qe plehrat mos te importoheshin ne Shqipëri, sigurisht kjo u ba i mbeshtetun dhe nga zani i nenshtetasve Shqiptarë. Shqipëria nuk duhet te shtyhet nga varferija, qe te jetë koshi i plehrave te Shteteve te tjera.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z. Martini, opozita doli në protesta me pretekst zgjedhjet në Korçë, si mendoni?
VIKTOR MARTINI: Dalja e opzites ne protestë asht nje e drejte e ligjeshme. Nga partitë politike Shqipëria asht e mbushun me protesta te arsyshme e te paarsyshme. Nje gja nuk mund ta arsyetoj: Kur nje gja e paligjshme dergohet ne organet kompetente ligjore, perse duhet te mos presim vendimet ligjore? Perse duhet te shqetësojmë popullin e shkretë. Kjo ndodh sepse ne Shqiptaret ndihemi si te poshteruem kur biem nga karrikat. Populli duhet te ndergjegjsohet qe të mos bien viktime per karrikat e politikanëve qe nuk ngopen kurrë me pushtet. 97 kje nje mesim qe duhet te merret ne konsiderat. 97 kurrë të mos perseritet ne token Shqiptare.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z.Viktor, kthehemi tek zgjedhjet e Korçës, çfarë mendimi keni për procesin dhe me faktet e evidentuara nga Fiks Fare, ndërkohë që fitorja e së majtës, duke i krahasuar votat është tre herë më e madhe se opozita?
VIKTOR MARTINI: Persa i perket votave ne Korçe. Une pres vendimin e organeve kompetente, qe Berisha na e ka keshillue gjithmonë. Por, nëse PS ka pague autobuzat votuesve per te marrun pjesë ne votim, mirë ka veprue qe ka lehtesue gjenjen ekonomike te studenteve. Ky asht nje avaz i vjeter ne partitë politike. Nje anekdotë ne Shkoder thotë: HYPI PATA MAJE PLEPIT ÇKA I THA SHOQES JA PAU VEDIT. Pra, Berisha ate qe mbolli, po korr.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z.Martini, përpara disa ditësh – në një minierë të dalë jashtë pune, pesë djem të një familje, midis tyre humbën jetën tre vëllezër për të bërë e shitur skrap me qëllim për të mbajtur frymën gjallë. Si do të bëhet kjo punë kështu? U shua një familje dhe askush nuk mban përgjegjësi? Kush e ka fajin dhe çfarë duhet të bëhet?
VIKTOR MARTINI: Fatkeqesia e fundit ne miniera asht tragjedia e varferisë, asht turpi i qeverisjes 23 vjeçare qe nuk po din a nuk po don, me e nxjerrë popullin Shqiptar nga varferia qe e lane kampionet e diktatures se kuqe. Qeveritarët duhet te hjedhin sytë urgjentisht per krijimin e kushteve në miniera qe varferia të mos i detyrojë njerëzit qe te rrezikojnë jeten per te mbijetue. Persa thoni ju,  Zonja Buçpapaj, kerkush nuk bëhet pergjegjes, kjo nuk me habit, sepse ne kemi pa krime te shemtume ne kohen e diktatures, kemi pa nanat Shqiptare duke ja u vra neper oborret e shtepijave djelm, burra e me qindra te tjerë te pafajshem në burgje, kampe e interrnime. Kemi perjetue femijë te lindun ne burgje e internime e tjera e tjera e as kerkush nuk u bë pergjegjës. Jo vetem kaq, por, kur nje popull shpresoi se demokracia po vjen dhe do te denoheshin krimet e diktatures, ndodhi e kunderta. Satelitet e diktatures i lehtesuen dhe ju bane gjyqe kafesh. Sa turpe. Kemi pa nje 97 te tmerrshme e kerkush nuk u bë pergjegjes, kemi pa piramidat qe varferuan popullin e askush në qeveris nuk mbajti pergjegjesi. Pa le Gerdecin e tjera e tjera. Duket se papergjegjësia asht e mbrojtun me ligj, per turpin e qeveritarëve. Kur do vijë ajo dite qe jeta e nenshtetasve shqyptarë te jet e garantueme me ligj te pakten sa nje qen ne Amerike.
ELIDA BUÇPAPAJ – I nderuari Z.Martini, disa ditë më parë kryeministri i Shqipërisë emëroi në krye të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve zotëri Bedri Blloshmi, i vëllai i poetit Vilson Blloshmit, pushkatuar nga regjimi, edhe vetë Berdiu i burgosur në Burgjet e Diktaturës, në vend të Simon Mirakës. Ne e vlerësuam këtë emërim sepse e dimë se Bedri Blloshmi nuk bëhet dot vëllamë me padrejtësinë dhe kemi besim tek ai, ju çfarë mendimi keni Z.Martini?
VIKTOR MARTINI: Persa i perket emërimit si Drejtor ne insitutin e te denuarve politikë Z.Bedri Blloshmin, aq sa me erdhi keq qe u largue nga kjo detyere Z. Miraka.Thom me erdhi keq, sepse ai u perpoq me ba aq sa kishte mundesi, por kje e pamujtun me ba ate çka ai kishte deshirë, sepse diktatoret e rinj te veshun me emra demokratesh nuk e lajuen ma shume e kjo nuk ashte fajësi.
E uroj Z. Blloshmin ne kete detyre qe mos te jet drejtor i heshtun ndaj çdo padrejtesie qe mund te bahet ndaj kesaj shtrese. Detyra e cila i asht caktue, asht nje prove morale para bashkëvujtesve te vet. Çdokush qe mundohet te hjedhi balte mbi keto shtresa gabohet randë, sepse keto e kan dhanun proven se nuk janë sahanlepisa. I lutem çdo Shqiptari qe te mos hjedhin balte mbi njerëzit e ndershem, për hir te fanatizmit partiak, plage kjo e rand ne shoqerin Shqiptare. Ne perfundim i uroj mbar popullit Shqiptar dite ma te bukura e ma te qeta, duke mbyllun llogoret e vjetra te pergjakuna ne perpjekje per te cilun llogore te reja, per paqe e vëllazërim, larg nga politikat perçarëse. Me shume respekt nga njeriu qe nuk njofti kurr kompromis me asnje pushtet.(* Intervista u dergua nga gazetarja Elida ELIDA BUÇPAPAJ)

Filed Under: Interviste Tagged With: Elida Buçpapaj, Interviste, Vijtor Martini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 192
  • 193
  • 194
  • 195
  • 196
  • …
  • 215
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar
  • EDITORI I DIELLIT DR. ATHANAS GEGAJ, PERSONALITET I VATRËS E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”
  • HAFIZ SABRI KOÇI – NJË KUJTESË QË SFIDOI DIKTATURËN, NJË TEST PËR NDËRGJEGJEN MORALE E POLITIKE TË SHQIPTARËVE SOT
  • NJË JETË ME PËRPJEKJE DHE ARRITJE, Inxhinier Mërgim Korça iku…
  • Broshura “Albania” e Athanas Gegajt dhe Rexhep Krasniqit
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Marin Becikemi – Shkodrani

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT