• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!

December 26, 2025 by s p

Besim Ndregjoni

 “AVOKATI I POPULLIT QË E KTHEJ PD NË VITIN 1994”

Fatëkeqsisht si shume herë të tjera në këtë vend të dashur por të çuditshëm fitoi imoraliteti i politikës , fitoi padrejtësia , fitoi pazari bisnes – politike , fitoi pabesia e komunistave të kthyer në antikomunista. Kurrë më shumë se kurrë këto ditë të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk më është kujtuar vepra e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë “Ra ky mort e u pamë!” Në vitin 1994 entusjazmi i antikomunistave shqiptar që kishin kaluar kalvarin dhe qëndresën ndaj partisë staliniste të Enver Hoxhës më shumë se çdo populli i europës, me një bilanc tragjik humbjesh njerzore, me mijëra familjarësh të humbur, me qindra vuatje kampesh çfarosëse, me të zhdukurish fëmijë, që nga kampi i tmerrshëm i Tepelenës, e deri në Këlmendin Preng Calit! Në mes të këtij entusjazmi politik shoqëror antikomunistët  ju drejtuam udhëheqjes së PD duke i dokumentuar krimin komunistë se të burgosurit politikë ishin trajtuar në kampin famëkeq të Spaçit, si skllevërit e mesjetës duke nxjerr tonelata miljona bakër e pirit nën kamxhikun e xhelatëve terroristë të Enver Hoxhës, dhe nuk ishin paguar nga ana financiare. Bazuar në konventat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut, kërkonim një ligj që njihej puna e papaguar! Por udhëheqja e PD jo që nuk e prit mire kërkesën tonë, por me mentalitet komunistë, përdori dhunë ndaj grevës së urisë të këtyre shqiponjave të lirisë! Një sinjal që kjo  forcë politike  skishte prirje antikomuniste dhe aspak konservatore. Ikona e antikomunizmit ,Prof. Sami Repishti do ta dënonte këtë veprim brutal të Partisë Demokratike që e kishin mbështetur antikomunistët, dhe e kishin sjell në pushtet si dallëndyshen e parë të lirisë. PD ishte e kënaqur që partia diktatoriale e Enver Hoxhës ndrroi emrin dhe nga Partia e Punës së Shqipërisë në Parti socialiste, ku loja luhej në pallatin e kongresit, me një dekor artistash që banin lojën kungulleshash , Dritëro Agolli bante thirrje të  ndrohemi në socialista dhe të shkëputemi nga enverizmi, në podjumin tjetër Kadri Roshi i kthente prapanicën Dritëroit, për këtë kërkesë dhe në llozhë diktatori Ramiz Alia duartrokiste këtë teatër kukllash. Nga arkivat e Unionit bashkëpuntorët e mi, më sollën në zyrë dokumentat pamjet e dhunës që ushtroi qeveria e asaj kohe ndaj grevës së urisë të burgosurve politikë  dhe dorëheqjen time si Shef Kabineti i Komitetit Kombëtar në mbrotje të grevës së urisë të viti 1994, se si ushtria me tanke shtypte grevën e të burgosurve politikë qeveria e  partisë  e demokratike , partia e parë opozitare. Ishte një turp, dhe një papërgjeshmëri e një force politike që e kishte shpallur vehten antikomuniste! Kjo ishte çarja e parë e PD me antikomunistat shqiptarë. A pati pasoja kjo ngjarje? Aq shumë sa u prishën ekuilibrat e shoqërisë dhe e çoi PD drejt humbjes pushtetit, sa solli vitin e zi 1997 kur bandat enveriste kapen armët kundra demokracisë me sebetin e firmave piramidale, dhe u kriju  një urretje ndaj veriut sa çdo natë Enverisat ne Vlorë brohorisnin me vargjet e Dritëro Agollit që ja kishte kushtuar Xan Caushit një rebeli vrasës  “ Robin Huti i Labërisë do të zhduki malokun e malsisë” dhe u zhvillua lufta e dytë civile e shekullit njëzet me objektiv të qarqeve antishqiptare të armiqësonin shqiptarët e jugut kundra veriut!

Udheheqësit e lartë të PS e kthyen Vlorën në një qendër kryengritje kundra Partisë Demokratike vetëm se ajo drejtohej nga një verior. U gabuan qarqet antishqiptare që vepronin dhe drejtonin PS këtë parti enveriste që ishte e gatshme të digjte Shqipërinë vetëm të merte pushtet. Po verioret dhe pse panë skena makabre në Vlorë duke thithur gjakun e punonjësve të shtetit,vetëm pse ishte verior,  nuk pranuan të vazhdonin luftën dhe urrejtjen ndaj vëllezërve të jugut! Dhe në mes të plumbave PS erdhi në pushtet, me mbrojte ideologjinë enveriste dhe shkatërroi sistem demokratik duke u  votuar në mes plumbave! Shteti ra, për pushtet të enveristave, dhe europa tallej me politikanët shqiptar që kërkuan mbrotje nga Europa që të vinin në pushte enveristat!

Antikomunistat shqiptarë me gjithë sjelljen e PD ndaj të drejtave dhe lirive të përndjekurve politikë, ata e mbrojtën  këtë forcë politike nga asimilimi dhanë dëshmorët e demokracisë në mbrotje të shtetit shqiptar dhe të pushtetit demokratik të drejtuar nga Dr. Berisha, Besnik Hidri, dhe Lek Çoku u vranë në Vlorë në mbrotje të shtetit shqiptar, Kujtim Frangu u vra në Lis të Matit në mbrotje të votave të PD nga xhelatët e PS, Ali Uka dhe Astrit Kalenja, u vranë në protestat e PD në mbrotje të lirisë në Tiranë. Sot kjo parti as nuk jua përmend emrin, as parardhsëve të tyre që janë mbi 6000 të zhdukur! PS në çdo dalje televizive përmend 4 të vrarët e 21 janarit, duke akuzuar PD! Po PD pse hesht per deshmoret e saj që i vrau PS, 1997-1998! PD i ka harruar dëshmorët antikomunistë që dhanë jetën për të mbrojte këtë forcë politike, i ka harruar krimet e komunizmit, që përballuan këta shqiptarë që përfaqësojnë 40% të popullit shqiptar, ajo kujton se ka krijuar një elektorat prej pushtetit që ka pasur, dhe i bashkohet heshtjes së komunistave të rilindjes që duan të fshijnë të kaluarën diktatoriale që kaluan të përndjekurit politikë dhe pronarët shqiptarë. Ku vete kjo parti që ka 35 vite që spërcakton itenditetitn e sajë politikë ideologjike! Viti 2025 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë sinjale të forta në dënimin e krimeve të komunizmit, Kongresi Amerikan futi me ligj në kurikulumet shkollore krimet e komunizmit. Me gjithë kërkesën tonë drejtuar paralamentit PD përfaqësuesja jonë ju bashku heshtjes së rilindjes komuniste. Me dt.2 nëndor 2025 doli Proklomata e Presidentit Donald Tramp që shpalli “Javën antikomuniste” PD heshti dhe nuk e përshëndeti këtë proklomatë botërore për dënimin e krimeve të komunizmit! Dhe në fund me 11 dhjetor 2025, PD ishte në provë që të merte për të përndjekurit politikë një institucjon kushtetues “Avokati i Popullit” dhe këtu bëri marrveshjen e fshehtë me PS dhe në atë institucjon dërgoi një soriste që drejtonte një forcë politike Marksiste-Leniniste, dhe e kaloi në heshtje kanditaturën përfaqësues i të përndjekurve politikë që kishte gjithë vitin që Dr. Berisha e paraqiste si kanditaturë të opozitës! 35 deputet të opozitës u diskridetuan para shqiptarve, ku në mes tyre ishin dhe deputet që vinin nga shtresa e të përndjekurve politikë, dhe këta deputet as nuk u skuqen as nuk u zverdhën por zgjodhën turpin para kombit si tradhëtar të kauzës së familjeve të tyre, thjesht për një rrogë të majme. PD ka 35 vite që nuk flet për krimet e komunizmit, që nuk thotë jam antikomuniste, por vazhdon populizmin e 90 një rrymë ideologjike e dështuar totalishtë, dhe në kundërshtim me politikën e SH.B.A. për luftë ndaj të së majtës ekstreme!

 Jam i ndërgjegjshëm se mazhoranca që me vrau e burgosi për 50 vite do ishte e detyruar të votonte po të bllokonte PD  parlamentin e të deklaronte botërisht se vetëm antikomunistat do ta drejtojnë “Avokatin e Popullit”, fatkeqësisht këtë nuk mund ta bënte PD se e kishte hëngër çorbën e marrveshjes. Harroj e shkreta forcë politike që  ne votojme nga 35 vite. Turp për këtë forcë politike që gjunjëzohet përballë partisë kriminale që ka zhduk 6000 shqiptare pa varre, që burgosi dhe shuajti 38.000 të burgosur politikë.

 E pa imagjinueshme.

Liria që flasim çdo dite u cenua , demokracia u venit , të persekutuarit u ridenuan, njeriu i ndershem nuk doli mbi uje në  këtë kenete të ndotur të politikës komuniste përfaqësuar nga dy parti që skan demokraci por kan një vizion Shqipëria të drejtohet nga xhelatët e komunizmit.

Por për misionin tim  jam  krenar që humba besimin e atyre që shiten e blihen që bëjne  pazare që nuk respektojne votuesit e tyre , të atyre që përkrahësit tyre  i  quajne armiq dhe si të tille  nuk duhet të  jenë  në istituticionet e larta shtetërore. 

Por kam  fituar respektin e mijra njerzve duke punuar për ta , i kam ndihmuar  sa kam  patur mundesi kam luftuar për të drejtat e lirite e tyre .

Kam fituar të drejten morale për me qëndru  i forte , i vetdijshem për misionin por edhe i ndërgjegjshëm se lufta për të drejtat e njeriut është e gjate me pengesa por është mision që nuk ka fund.

Pushkatimi politik që mu bë me 11 dhjetor, 2025 me motivon të mos  tërhiqem nga kauza e lirisë, ata që më  mbeshteten dhe më  ndihmuan i falënderoi, dhe ju betohem se do ta mbrojë lirine dhe demokracine nga pushtimi komunist i politikes shqiptare, të drejtuar nga dy parti komuniste që shiten si demokratike, por si mision, kanë ideologjia komuniste të drejtoi Shqipërinë tonë të dashur dhe të vrarë nga kjo ideologji prej 80 vitesh,  do të  mbaj  qëndrim burrëror ndaj atyre që shpresove por më zhgënjyen.

Sot jam me bashkevuajtsi e mi më shume se kurrë.

Filed Under: Interviste

Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)

December 24, 2025 by s p

Ornela Radovicka 

Qëndra albanologjike për gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Atë Bellusci. 

Frascineto\ Calabri\ Itali/

Në qytetin e Lugos, në krahinën e Ravenës, më, datë 21 Dhjetor 2025 u mblodh konferenca me temë; Kosova Lindore dje, sot, dhe sfidat për të ardhmen, organizuar nga Federata Kombëtare shqiptare në Itali drejtuar nga zoti Granit Muçaj. Merrnin pjesë grupe nga shoqata të ndryshme në Itali, si dhe të ftuar nga Shqipëria, Zvicera, Gjermania, Austria, si dhe nga Kosova lindore Lugina e Preshevës, Bujanoci e Medvegja.  Konferencën e hapi zonja Elena Zanon, Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Lugos,  e cila i priti në Kështjellën Alfonso Este, (ku u zhvillua konferenca) dhe  përshëndeti komunitetin shqiptar të këtij  qyteti.  Ajo theksoi  rolin e madh të shqiptarëve në zhvillimin ekonomik e kultural të këtij qyteti. Nga Mitrovica Prof Gani Pllana  kishte sjellë një vepër arti,  hartën e Italisë, të punuarme kristale nga “Trepça” të cilës ia dhuroi Zonjës Elena Zanon. Një dhuratë tjetër një Kristal të nxjerrë nga nëntoka e Mitrovicës,  profesor  Pllana ia dhuroi  kryetarit të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, z. Granit Muçës.

Fjala në vijim iu kaloi  një numër studiuesish me vlera shkencore të fushave të ndryshme. Temat kryesor i mbajti zoti Enkel Rexhepi Kryetar i këshillave të komunave shqiptare në Serbi i cili foli për atë  situatë të rëndë ku po shkeleshin të drejtat e njeriut dhe jo vetëm por po bëhej një pastrim etnik në këto zona  si në  luginën e Preshevës, Bujanosi, Medvegjia. Mbi situatën e arsimit, fjala iu dha Profesor Rexhep Abazi. Profesor  Refik Hasani, nga Gjilani,përshkoi situatën e rëndë të një spastrimi etnik që bëhej në këto zona. 

Moderatorja e kësaj konference ishte Majlinda Shqiri, gazetare por edhe kandidate e vetme  shqiptare për Kosovën Lindore. Ajo prezantoi në mënyrë dinjitoze këtë konferencë.  

Murat Ajvazi,hisorian, Zvicër, mbajti një fjalim, dhe u prononcua se do të publikonte punimet e kësaj Konference në shumë gjuhë të huaja. I ftuar ishte edhe kryetari i qytetit të Belshit zoti Arif Tafani, me të cilën u bë edhe një binjakëzim midis këtyre dy komunave; Lugo dhe Belsh.  

Konferenca doli me një Rezolutë, të cilën e lexoi Ornela Radovicka, drejtuesja e Qëndra albanologjike për gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Atë Bellusci. Në fund Zonja Ninfa Pema, sekretarja e Federatës ndahu disa Mirënjoje i titulluar “ Zëri i Kombit”   

Fjalën përshëndetëse për të pranishmit e bëri z. Dritan Ferhati kryetari i Shoqatës Vatra. Një falenderim i vecantë i kalon grupit organizues të FNAI zotit Petrit Aliaj, aktivistet si zonja Erida Cela, sekretari i saj Ervis Hoxha, antarë si  zotit Belul Shehu , zonja Fitije Picari,  tranieri i skudrës  së futbollit me lojtarët të gjithë shqiptarë zoti  Alfred Salliu, që na pritën  denjësisht e bujarisht  dhe organizuan më së miri këtë konferencë për të ftuarit. Mes tyre ishte edhe Pirro Qendra, aktivist i botës arbëreshe. 

Pas konferencës, organizatorët shtruan drekë për të gjithë pjesëmarrësit, ku sipas programit kënduan himni italian dhe shqiptar, kënduan këngë popullore nga shumë treva shqiptare. Nuk munguan simbolet e kombit edhe tek  torta; Shqipëria jonë,  flamuri ynë kombëtarë.

Fermo, 21.12, 2025.

REZOLUTË

Nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), mbi Çështjen e Minoritetit Shqiptar të Luginës së Preshevës në Republikën e Serbisë, pas zhvillimit të Konferencës “Kosova Lindore dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, në Lugo (Ravena) Italy, më 21.12.2025.

MOTIVET

Duke u mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe

standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare;

  •  meqenëse Neni 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
  • (1953) garanton se “gëzimi i të drejtave dhe lirive të përcaktuara në
  • këtë Konventë sigurohet pa asnjë formë diskriminimi, përfshirë atë
  • mbi bazë të përkatësisë kombëtare, gjuhësore apo etnike”;
  •  meqenëse Neni 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe
  • Politike (1966) garanton “të drejtën e personave që u përkasin
  • pakicave etnike, fetare ose gjuhësore për të gëzuar kulturën e tyre,
  • për të përdorur gjuhën e tyre dhe për të ushtruar identitetin e tyre
  • kolektivisht”;
  •  duke pasur parasysh Aktin Final të Helsinkit (1975), i cili obligon
  • shtetet pjesëmarrëse të “respektojnë barazinë para ligjit të
  • personave që u përkasin pakicave kombëtare” dhe të “krijojnë
  • kushte për ushtrimin efektiv të të drejtave të tyre”;
  •  meqenëse Deklarata e OKB-së mbi të Drejtat e Personave që u
  • përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore
  • (1992) garanton “ushtrimin e të drejtave pa diskriminim dhe pa
  • pasoja negative për individët apo komunitetet”;
  •  duke pasur parasysh Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për
  • Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (1998), e cila “ndalon ndryshimet
  • artificiale të strukturës demografike dhe garanton të drejtën e
  • lidhjeve të lira ndërkufitare të pakicave kombëtare”;
  •  duke vërejtur me shqetësim të vazhdueshëm raportimet e
  • institucioneve ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe
  • organeve shtetërore partnere mbi praktikat diskriminuese ndaj
  • pakicës kombëtare shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
  •  meqenëse praktika e ashtuquajtur "pasivizim i adresave" është
  • zbatuar në mënyrë selektive dhe targetuese ndaj qytetarëve të
  • Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, duke prodhuar
  • pasoja serioze juridike, politike, sociale dhe ekonomike;
  •  duke marrë parasysh Rezolutën e Parlamentit Evropian të datës 6
  • korrik 2022, Raportin e Departamentit të Shtetit SHBA për të Drejtat
  • e Njeriut (2022), si dhe raportet e Komitetit të Helsinkit për të
  • Drejtat e Njeriut në Serbi;
  •  duke u mbështetur në kërkesën zyrtare të Kryetarit të Nënkomitetit
  • për Evropën në Kongresin Amerikan, z. Keith Self, të datës 2 dhjetor
  • 2025, për përgatitjen e një raporti gjithëpërfshirës mbi
  • diskriminimin e shqiptarëve në Serbi;
  •  duke theksuar se Republika e Serbisë është vend kandidat për
  • anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe, si e tillë, ka detyrimin të
  • përmbushë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes
  • së të drejtave të njeriut;
  • si organizim shoqëror kërkojmë:

1. Republika e Serbisë të respektojë plotësisht detyrimet që rrjedhin

nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet ndërkombëtare për

mbrojtjen e pakicave kombëtare, përfshirë pakicën kombëtare

shqiptare.

2. Republika e Serbisë të zbatojë në mënyrë të plotë dhe të

qëndrueshme të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me

përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në vitet 2001, 2009, 2013 dhe

2022.

3. Të rishqyrtohet dhe pezullohet zbatimi i Nenit 18 të Ligjit për

Rezidencën e Qytetarëve, për shkak të zbatimit të tij diskriminues

ndaj shqiptarëve në Serbinë jugore.

4. Të rivendoset statusi juridik dhe civil i të gjithë qytetarëve shqiptarë

që janë fshirë nga regjistrat civilë pa njoftim dhe pa procedurë të

rregullt ligjore.

5. ë garantohet ushtrimi i plotë i të drejtës së shtetësisë, votës,

pronës, sigurimit shëndetësor, pensioneve dhe përfitimeve sociale

për qytetarët shqiptarë të prekur nga praktika e pasivizimit.

6. Republika e Serbisë të ndërpresë menjëherë çdo praktikë

administrative që prodhon efekte të spastrimit etnik përmes

mjeteve burokratike.

7. Të sigurohet përfaqësim proporcional dhe i drejtë i shqiptarëve në

institucionet shtetërore, administratën publike, policinë, gjyqësorin

dhe organet e sigurisë.

8. Të garantohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe simboleve

kombëtare shqiptare në përputhje me ligjin dhe standardet

evropiane.

9. Të sigurohet arsim cilësor në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet,

përfshirë njohjen e diplomave, tekstet shkollore dhe përfaqësimin e

historisë dhe kulturës shqiptare.

10. Të hartohen dhe zbatohen politika të veçanta zhvillimore për

Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, me qëllim ndalimin e

emigrimit dhe sigurimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

11. Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

të dërgojë një mision monitorues në Luginë të Preshevës dhe të

raportojë mbi gjetjet e saj.

12. Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij të kushtëzojnë

avancimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Serbisë me

përparim konkret dhe të verifikueshëm në respektimin e të drejtave

të shqiptarëve.

13. OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe partnerët transatlantikë të

intensifikojnë monitorimin dhe dialogun institucional lidhur me

pozitën e pakicës shqiptare në Republikën e Serbisë.

PS: Kjo rezolutë paraqitet nga këndvështrimi i përfaqësuesve politikë e

institucionalë të shqiptarëve, me qëllim nxitjen e dialogut, respektimit të

ligjit dhe harmonizimit të legjislacionit me standardet evropiane.

* Kjo Rezolutë do t’u dërgohet:

  • OKB dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB.;
  • Këshillit Europian dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut;
  • Parlamentit Europian;
  • Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Parlamentit Shqiptar,
  • Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Jashtme të
  • Republikës së Shqipërisë;
  • Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit të Republikës së
  • Kosovës, Kryeministrit të Republikës së Kosovës; Parlamentit të
  • Republikës së Kosovës, Ministrisë së Jashtme të Kosovës;
  • Presidentit të Serbisë, Parlamentit të Serbisë, Kryeministrit të
  • Serbisë, Ministrisë së Jashtme të Serbisë.
  • Parlamentit të Malit të zi;
  • Parlamentit të Maqedonisë së Veriut;
  • Parlamentit italian.

Ornela Radovicka 

Qëndra albanologjike për gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Atë Bellusci. 

Frascineto\ Calabri\ Itali 

Filed Under: Interviste

Në sinoret e Epirit…

December 19, 2025 by s p

Intervistoi: Niko Mihali

President i Seksionit Kombëtar Shqiptar të CIOFF/

Intervistë me klarinetistin e Sazeve të Përmetit, Josif Shukallari.

Fundi i vitit po afron dhe, me këtë rast, artistët krijues e interpretues të trashëgimisë sonë kulturore bëjnë bilancin e punës së tyre, duke evidentuar dhe inkurajuar vlerat që kanë sjellë në skenë apo në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare.

Ndërsa mendoja të rikujtoja disa prej tyre, veçanërisht në veprimtaritë ku është pjesë edhe CIOFF Albania, më doli përpara klarinetisti i Sazeve të Përmetit, “Mjeshtër i Madh”, miku im Josif Shukallari, të cilin e kam parë shumë aktiv në dhjetëra veprimtari promovuese, i cilësuar nga media dhe specialistët e muzikës si një ndër klarinetistët më të talentuar të Jugut shqiptar.

Duke qenë se të dy jemi disi larg atdheut, telefoni në këto raste të afron dhe e bën informacionin më konkret. Andaj ngrita smartfonin dhe shënova emrin e tij. Dëgjoja zilen që binte dhe përfytyroja se ku mund të ndodhej në këto ditë funddhjetori, kur koha ka filluar të ftohet dhe erërat e forta që zbresin nga malet e Pindit deri në fushën e Janinës apo në luginën e Vjosës, mbase ia vështirësojnë edhe punën e përditshme.

Sapo dëgjova zërin e tij, që vinte disi i largët, ndjeva menjëherë atë të qeshurën e tij të shkujdesur dhe, si gjithmonë, nuk harroi të më drejtohej i pari:

— Hë, mo drejtor, ç’kemi?

(Këtë “drejtor” e ka që nga koha kur u njohëm, kur ai u bë pjesë e formacionit të sazeve të Shtëpisë së Kulturës në Përmet, në kohën kur unë isha drejtor i saj, dhe e ka të vështirë ta evitojë edhe sot.)

E pyes se ku ndodhet, ku është këto ditë dhjetori. Ai, pak serioz e pak me shaka, ma kthen:

— Ku ndodhem, thua? Po në sinoret e Epirit jam, me punë e me halle, por gjithmonë me klarinetën pranë.

— Po si ta kuptoj këtë togfjalësh “sinoret e Epirit”? — e pyes.

Dhe ai fillon të rrëfejë, me fjalët e tij, të cilat po mundohem t’i sjell këtu ashtu siç m’i tha:

— Dëgjo, drejtor. Kur zgjohem në mëngjes dhe dal në oborrin e shtëpisë, sytë më shkojnë larg dhe ndalen te Melesini, mali i Leskovikut, për të cilin ka edhe këngë, ashtu siç ka për vetë Leskovikun. Vetvetiu më vijnë në mendje sazet e Leskovikut: Asllani, Selimi, Ajdini dhe bashkë me ta edhe Hafizeja e famshme, këngëtarja e madhe që kudo ku shkoi e këndoi, e mbajti emrin e qytetit të saj si një gur të çmuar. Kaba e Selim Leskovikut dhe këngët e Hafizesë ma gjallërojnë shpirtin.

Pastaj shikimi më shkon majtas, ndjek rrjedhën e Vjosës që përplaset nëpër gryka dhe zbret drejt Përmetit, duke marrë me vete jo vetëm ujë e gurë, por edhe lavdinë e sazeve të Leskovikut. Duket sikur thërret usta Laverin me shokë që t’i mbledhin ato avaze e t’ua mësojnë sazeve të Përmetit. Mund të duket legjendë, por kështu ka ndodhur, thonë edhe burra të ditur.

Pas meje, ndërsa qëndroj si statujë në oborr, janë grykat dhe majat e Nemërçkës, tashmë të mbuluara me borë. Pas tyre shtrihet Pogoni, lugina e bukur me njerëz punëtorë e të mençur, por edhe me artistë të njohur. Aty pranë është Delvinaqi, një qytezë e vogël që ka nxjerrë nga gjiri i saj një gërnetar të madh: Petro Lluka.

— Po, e kam dëgjuar — i them — madje kam qenë edhe në Delvinaq, me një grup sazesh të Përmetit, në festivalin “Karvani i Polifonisë”.

— Janë dy gërnetarë legjendarë të këtyre sinoreve, secili në sinorin e vet — vijon ai — por muzika e tyre dëgjohej në të dy anët e kufirit, ashtu siç e ke shkruar edhe ti në librin “Virtuozi Laver Bariu”.

Filed Under: Interviste

IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE

December 17, 2025 by s p

Gjon F. Ivezaj/

Figura e Imam Isa Hoxhës përbën një nga personalitetet më të spikatura të historisë së klerit islam shqiptar të shekullit XX, veçanërisht në kontekstin e diasporës shqiptare, ku ai u shqua si dijetar i formuar, udhëheqës shpirtëror, intelektual i angazhuar dhe patriot i vendosur. Jeta dhe veprimtaria e tij përfaqësojnë një model të rrallë të ndërthurjes harmonike midis besimit fetar islam, formimit intelektual dhe përkushtimit të palëkundur ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Ai i përkiste atij brezi klerikësh shqiptarë që e kuptonin fenë jo si praktikë të kufizuar rituale, por si mision moral, edukativ dhe kombformues, në shërbim të ruajtjes së identitetit kombëtar dhe të dinjitetit njerëzor në kohë të vështira historike.

Isa Hoxha lindi më 25 maj 1918 në Bytyç të Malësisë së Gjakovës, rrethi Tropojë, një trevë e njohur për traditën e saj të thellë atdhetare, për besimin fetar të qëndrueshëm dhe për qëndresën historike të banorëve të saj kundër pushtimeve dhe padrejtësive. Malësia e Gjakovës ka qenë ndër shekuj një vatër ku feja, zakoni dhe atdheu kanë bashkëjetuar si shtylla të identitetit shqiptar. Në këtë mjedis u formua personaliteti i tij, i rritur në një familje ku ndershmëria, besimi në Zot, dashuria për dijen dhe përkushtimi ndaj komunitetit ishin vlera themelore të edukimit. Që në fëmijëri, Isa Hoxha u rrit me bindjen se shërbimi ndaj njerëzve dhe atdheut është një formë e lartë adhurimi.

Arsimin fillestar e mori në vendlindje, ndërsa formimin fetar e vazhdoi në institucionet më të rëndësishme të arsimit islam shqiptar të kohës. Studimet në Medresenë e Madhe të Gjakovës dhe më pas në Medresenë e Tiranës i dhanë atij një bazë të fortë në shkencat islame, në jurisprudencën fetare, në gjuhën arabe dhe në etikën islame. Paralelisht me këtë formim fetar, ai u pajis edhe me njohuri të gjera mbi historinë, kulturën dhe traditat shqiptare, çka e bëri një imam me horizont të gjerë intelektual dhe me ndjeshmëri të thellë kombëtare. Ky formim e përgatiti për një mision që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës: lidhjen e pandashme midis fesë islame dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Pas Luftës së Dytë Botërore, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, Isa Hoxha u përball me presione të forta për shkak të bindjeve të tij fetare dhe qëndrimit të tij të hapur kombëtar. Politika ateiste dhe represive e regjimit synonte shkatërrimin e institucioneve fetare dhe eliminimin e elitës morale të shoqërisë shqiptare. Në këto rrethana historike jashtëzakonisht të rënda, në vitin 1949, ai u detyrua të largohej nga atdheu, duke nisur një rrugëtim të gjatë e të dhimbshëm mërgimi që kaloi përmes Kosovës, Vojvodinës dhe Sllovenisë, për të përfunduar në Itali. Ky mërgim nuk ishte thjesht një largim fizik, por një provë e rëndë shpirtërore, të cilën ai e përballoi me dinjitet, besim dhe durim.

Në vitin 1959 u vendos në Trieste, ku për rreth tre vjet shërbeu në kampet e refugjatëve shqiptarë. Në këtë periudhë, Imam Isa Hoxha u shndërrua në një figurë qendrore për shqiptarët e mërguar, duke u ofruar atyre jo vetëm shërbim fetar, por edhe mbështetje morale, shpirtërore dhe kombëtare. Ai i ndihmoi bashkatdhetarët të ruanin besimin në Zot, gjuhën shqipe dhe vetëdijen kombëtare, duke e kthyer mërgimin nga një gjendje dëshpërimi në një mision qëndrese dhe shprese.

Në vitin 1962, Isa Hoxha emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillonte veprimtarinë e tij më të rëndësishme dhe më jetëgjatë. Në komunitetin shqiptar të Amerikës ai u shndërrua shpejt në një nga figurat më të respektuara të klerit islam. Kulmi i kësaj veprimtarie ishte themelimi, në vitin 1972, i Qendrës Islame Shqiptare-Amerikane për New York dhe New Jersey, në Brooklyn. Kjo qendër nuk ishte vetëm një xhami, por një institucion i plotë fetar, kulturor dhe kombëtar, ku ruheshin gjuha shqipe, traditat kombëtare dhe ndjenja e unitetit ndër shqiptarët e diasporës. Përurimi i saj më 12 nëntor 1972 shënon një moment historik për Islamin shqiptar në Amerikë.

Imam Isa Hoxha shërbeu aty si imam, ligjërues dhe udhëheqës shpirtëror, duke predikuar gjithmonë në gjuhën shqipe, të cilën ai e konsideronte shtyllë themelore të identitetit kombëtar. Në ligjëratat e tij ai theksonte se besimi fetar nuk mund dhe nuk duhet të shkëputet nga përgjegjësia qytetare dhe kombëtare. Ai luftoi me vendosmëri kundër fanatizmit fetar, përçarjeve krahinore dhe rrezikut të asimilimit, duke promovuar një Islam shqiptar të moderuar, human dhe në shërbim të paqes, bashkëjetesës dhe unitetit kombëtar.

Përveç veprimtarisë fetare, Imam Isa Hoxha ishte edhe njeri i penës dhe i mendimit. Ai kontribuoi me shkrime, ese dhe ligjërata në shtypin shqiptar të diasporës, veçanërisht në revistën “Përpjekja e Jonë”, ku trajtoi çështje që lidhen me besimin, edukimin moral, identitetin kombëtar dhe përgjegjësinë shoqërore. Këto shkrime përbëjnë sot një trashëgimi të çmuar intelektuale dhe historike për studimet mbi Islamin shqiptar në mërgim.

Angazhimi i tij për çështjen kombëtare shqiptare ishte i pandërprerë. Në vitet e rënda për Kosovën dhe trojet shqiptare, Imam Isa Hoxha ishte një zë i fuqishëm i lutjes, solidaritetit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Ligjërata e tij më 19 gusht 1999 në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, pas çlirimit të Kosovës, mbetet një moment domethënës i këtij angazhimi, ku ai nderoi sakrificën e dëshmorëve dhe u lut për paqe, drejtësi dhe unitet mbarëkombëtar.

Imam Isa Hoxha ndërroi jetë më 20 tetor 2001 në Old Tappan, New Jersey, dhe u përcoll për në banesën e fundit më 24 tetor 2001, në prani të një numri të madh besimtarësh, imamësh, intelektualësh dhe veprimtarësh të çështjes shqiptare nga mbarë Amerika. Ikja e tij u përjetua si një humbje e madhe për komunitetin shqiptar dhe për Islamin shqiptar në diasporë.

Figura e Imam Isa Hoxhës mbetet një nga shembujt më të plotë dhe më domethënës të rolit që kleri islam shqiptar ka luajtur në ruajtjen e identitetit fetar, kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve, veçanërisht në kushtet e mërgimit. Në personalitetin e tij u bashkuan dijetari fetar, intelektuali i formuar dhe patrioti i vendosur, duke krijuar një model të qëndrueshëm të imam-it shqiptar që e jetoi fenë si shërbim ndaj Zotit dhe ndaj kombit.

Veprimtaria e tij në diasporë, kontributi në institucionalizimin e jetës fetare shqiptare në Amerikë, angazhimi i tij i pandërprerë për çështjen kombëtare dhe mendimi i tij i moderuar fetar e bëjnë Imam Isa Hoxhën një figurë me rëndësi të veçantë historike dhe studimore. Trashëgimia e tij jeton sot në institucionet që ai ndihmoi të ndërtohen, në brezat që ai edukoi dhe në kujtesën kolektive shqiptare, duke mbetur një burim frymëzimi për studiuesit, klerin dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

Filed Under: Interviste

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  

December 16, 2025 by s p

Dr.Nikollë Loka/

Për shumë nacionalistë, kombet janë të përjetshme; ato kanë ekzistuar gjithmonë në një formë apo tjetër. Në këtë pikëpamje, kombet moderne mund të ndjekin paraardhësit e tyre deri në Mesjetë dhe, në disa raste, deri te ‘nationes’ në antikitet(Anthony Smith, 2004b). Në këtë perspektivë, gjuha u bë karakteristika më e rëndësishme dalluese e kombësisë – në fakt, shpirti i saj i vërtetë. Ndërveprimi mes gjuhës dhe shpirtit ose frymës së kombit shprehet më qartë nga Wilhelm von Humboldt (1767–1835), sipas të cilit “gjuha e kombit është shpirti i tij” dhe shpirti i tij është gjuha”(CoWan, 1963: 277). Ose, siç vërehet ai diku tjetër: “Nga çdo gjuhë mund të nxjerrim prapa karakterin kombëtar”(Humboldt, 1988: 154).

Nacionalizmi shqiptar u zhvillua si rezultat i përhapjes së thelbit të nacionalizmit modern ndër intelektualët shqiptarë dhe ishte dështimi i parë i politikës osmane të panislamizmit(Batir, 112).

Osmanët që sunduan Shqipërinë për rreth pesë shekuj ndoqën politika që pengonin formimin e vetëdijes kombëtare, disa prej të cilave ishin të përbashkëta për të gjithë Ballkanin, ndërsa të tjera specifikisht kundër shqiptarëve. Një shembull i këtyre politikave ishte ndarja administrative që ata bënë, duke copëtuar shqiptarët në katër vilajete të ndryshme, pa marrë parasysh përbërjen e tyre etnike (Fischer, 2013). Kjo ndarje i vështirësoi ndjeshëm përpjekjet për bashkim dhe krijimin e një identiteti kombëtar të shqiptarëve. Rilindësit shqiptarë e kuptuan këtë pengesë dhe theksuan se ishte e domosdoshme të tejkaloheshin dallimet fetare që kishin ndarë popujt e Ballkanit, siç ndodhi me serbët dhe kroatët(Duijzings, 2002:70; Hobsbaëm, 1966:121). 

Pavarësisht ndarjeve fetare dhe pengesave të tjera, shqiptarët arritën të krijonin një identitet kombëtar, edhe pse më vonë në krahasim me popujt e tjerë të rajonit. Ata u mundën të kapërcenin barriera si ndarjet krahinore dhe mungesën e rrugëve të komunikimit ndërmjet pjesëve të ndryshme të trojeve shqiptare, të cilat i kishin realizuar fqinjët e tyre më herët (Hahn, 1854:4).

Zhvillimet politike dhe shoqërore që filluan me Tanzimatin në Perandorinë Osmane sollën ndryshime që kërcënonin ekzistencën e shqiptarëve. Gjatë shekullit XIX, Perandoria Osmane ra nën ndikimin e kulturës perëndimore dhe i hapi dyert për shkolla të huaja, duke lejuar arsimin në gjuhë të ndryshme(Deringil, 1998:95). Gjatë periudhës së Abdyl Hamidit II, shumë shkolla u hapën në pjesën europiane të Perandorisë, si shkolla frënge (127), italiane (22), angleze (60), gjermane (22), austriake (11) dhe ruse (7)(Shaw& Shaw, 1977:250).

Në vitin 1892, në të katër vilajetet shqiptare kishte më shumë se 1000 shkolla greke, 40 shkolla vllahe, 200-300 serbe dhe bullgare dhe vetëm 2 shkolla shqipe (Ditërrëfenjësi, 1900: 153-154). Kishte dhe një numër të madh shkollash turke. Sipas statistikave të viteve të fundit të shek. XIX, në të katër vilajetet e atëhershme kishte 1187shkolla turke, nga të cilat 1125 shkolla fillore, 57 shkolla qytetëse (ruzhdije) dhe 5 shkolla të mesme (idadije) (Buda etj., 2002: 247; Hoti-Dani, 2014:41). 

Porta e Lartë theksoi përçarjen e shqiptarëve, duke e mohuar ekzistencën e kombit shqiptar. Kur fanariotët përforcuan ndjenjën e epërsisë kulturore greke ndaj grupeve të tjera, reagimi etnik anti-grek u bë i thellë dhe u transformua në armiqësi të plotë (Hupchick, 2002:208). Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët filluan të njohin vetveten si kategori etnike, duke u përpjekur të identifikoheshin përmes gjuhës së përbashkët (Kitromilides, 1989:152). Pas njohjes së Ekzarkatit dhe miletit bullgar në vitin 1870 nga sulltani, shqiptarët mbetën të vetmit që nuk njihej si komb, dhe pas reformave të shekullit XIX, vetëm atyre iu mohua e drejta për të përdorur gjuhën e tyre amtare (Clayer, 2012:46; Misha, 2002:38).

Përpjekjet për të shkruar gjuhën shqipe, për ta alfabetizuar dhe kodifikuar gramatikën e fjalorin e saj, ishin të lidhura ngushtë me njohjen e dallimeve etnike që përcaktoheshin nga gjuha (Kitromilides, 1989:1952-1953). Kur gjuha merr funksionin e identifikimit dhe bëhet një simbol politik i një grupi të caktuar, ajo fiton një rol të rëndësishëm në formimin e vetëdijes politike. Kështu, gjuha pati një rol të madh në Ballkan si një simbol dallues i përkatësisë etnike dhe më vonë, i kombësisë (Olgun, 2015:33). Intelektualët shqiptarë, të frymëzuar nga nacionalizmi evropian i asaj kohe, përdorën tekste të ndryshme gjuhësore, letrare, historike dhe publicistike për t’i përcjellë popullit shqiptar dhe publikut ndërkombëtar imazhin e shqiptarëve si një komb i veçantë. 

Çështja e gjuhës ishte e rëndësishme për shqiptarët, pasi ata ishin populli i vetëm “transfetar” në Ballkan, me një identitet që ishte formuar vetëm mbi bazën e gjuhës. Në rastin e shqiptarëve, ishte gjuha që mori funksionin e etnicitetit, duke ushqyer një ideologji të fortë kombëtare (Doja, 1999:155-179). Ndër shqipatrët të parët që u prekën nga lëvizjet nacionaliste në Ballkan qenë shqiptarët ortodoksë. Arsyetimi më i rëndësishëm i kësaj vetëdijeje kombëtare ishte pasojë e paevitueshme e edukatës së tyre në shkollat greke.Ndonëse qëllimi i këtyre shkollave ishte që shqiptarët ortodoksë t’i bënin grekë, kjo ide nuk pati sukses të plotë, përkundrazi, ajo kontribuoi në zhvillimin e vetëdijes kombëtare shqiptare. Qëllimi kryesor i shqiptarëve ortodoksë ishte të shkëputeshin nga Patriarkana dhe të krijonin kishën dhe shkollën e tyre të pavarur(Batir, 2012:  113). Idelogët shqiptarë të të gjitha besimeve fetare e kuptuan se gjuha është mjeti I vetëm për bashkimin e shqiptarëve, pasi gjuha shqipe ishte e ndryshme nga e popujve fqinj dhe e sunduesve osmanë(Skëndi, 1974:,188-189).

Inkurajimi i zhvillimit të gjuhës shqipe dhe adoptimi i alfabetit të përbashkët, së bashku me procesin gradual të “shqiptarizmit” të sistemit arsimor, u bë konfirmim i vendosmërisë së shqiptarëve për të krijuar një identitet kombëtar të veçantë (Psilos, 2000:190). Rilindja Kombëtare Shqiptare, me përpjekje të shumta, hapi rrugën për formimin e ndërgjegjes kombëtare dhe ngritjen e shtetit kombëtar, ashtu siç bënë kombet e tjera ballkanike që e shfaqën veten në skenën historike, pas rënies së Perandorisë Osmane (Lloshi, 2008:1). Megjithatë, shqiptarët, të ndarë në myslimanë, ortodoksë dhe katolikë, që nuk njiheshin si një komb i bashkuar, nuk mundën të zhvillonin lirisht gjuhën e tyre amtare, të krijonin një letërsi të përbashkët dhe të përpunonin historinë e përbashkët, gjë që ngadalësoi formimin e nacionalizmit modern (Jelavich & Jelavich, 2000:225). Për më tepër, Porta e Lartë, duke identifikuar fenë me kombësinë, i trajtoi shqiptarët myslimanë si turq, ortodoksët si grekë dhe katolikët si latinë, duke e mohuar kështu ekzistencën e kombësisë shqiptare (Pollo, 1990:158). Sulltani refuzoi të njihte kombësinë shqiptare dhe, me këmbëngulje, përpiqej të shkaktonte përçarje fetare dhe krahinore midis shqiptarëve, duke injoruar zhvillimin e shkollave në gjuhën shqipe dhe duke mbështetur hapjen e shkollave turko-arabe (Pollo, 1990:158). Politika osmane e bazuar në islamizëm synonte përhapjen e vlerave islame dhe besnikërinë ndaj Kalifit, si faktor kyç për mbajtjen gjallë të Perandorisë.  

Shtetet që ishin të interesuara për të penguar shkollimin në gjuhën shqipe gjetën gjuhën e bashkëpunimit mes tyre. Qeveria Xhonturke iu kundërvu politikës së Austro-Hungarisë në Ballkan dhe zbatoi politikën e afrimit dhe bashkëpunimit me Serbinë dhe Bullgarinë, duke iu bërë koncesione të ndryshme. Porta e Lartë toleroi veprimtaritë nacionaliste të serbëve në territorin e saj (HHSt. A. PA. A. Në AIH, Vj. 20-13-1306).

Për të arritur objektivat e saj, Lëvizja Kombëtare Shqiptare kombinoi veprimtarinë legale me atë ilegale, duke krijuar në nëntor të vitit 1905 Komitetin sekret “Për lirinë e Shqipërisë” në qytetin e Manastirit, një hap i rëndësishëm për organizimin kombëtar (Hoti Dani, 2014:105). Ky Komitet u ndikua nga aktivitetet e komiteteve të ngjashme të krijuara nga grekët dhe bullgarët dhe lindi si reagim.ndaj autoriteteve osmane dhe bandave të ndryshme nacionaliste(Hupchick, 2002:306) bullgare, greke etj.

Lidhur me aktivitetin arsimor ilegal të këtij Komiteti Senkevic shkruan se “shqiptarët nuk do të kenë rrethana të tjera, përpos organizimit të fshehtë të elitës politike të kohës, për të luftuar politikat e qeverisë së re të xhonturqve”(1958:159).

Zgjidhja e alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe duke qenë një nga problemet më të rëndësishëm politike të kohës u bë e mundur vetëm pas shpalljes së Kushtetutës më 1908. Kongresi i Manastirit i mbajtur më 14-22 nëntor 1908 zgjodhi alfabetin latin, që do të ndikonte në zhvillimin e shkrimit shqip dhe do të ndihmonte në unifikimin kulturor të kombit shqiptar. Zgjedhja e alfabetit latin kishte dhe një dimension të qartë politik dhe tregonte aspiratat perëndimore të shqiptarëve si komb. Në fakt, vetë kontrasti midis alfabetit latin dhe atij turk do ta bënte vetëdijen shqiptare të ishte ndryshe nga ajo e turqve” (Skëndi, 2000:341).

Në fillim të shtatorit të vitit 1909, gjatë zhvillimit të ekspeditës ushtarake të Xhavit Pashës për “paqësimin” e shqiptarëve, nisi edhe fushata kundër shkollës shqipe dhe alfabetit kombëtar (Abdyli, Libri.1 2004: 270). Pas këtyre ekspeditave, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu një ngritje të dukshme, veçanërisht në Shqipërinë Verilindore. Sipas shtypit shqiptar të kohës, thuhej se “Kuvendi i Llukës kishte artikuluar disa kërkesa, që iu adresuan qeverisë osmane, ndër të cilat dhe kërkesa për mësimin e gjuhës shqipe dhe për nëpunësit që do të dërgoheshin në Shqipëri të dinin gjuhën shqipe” (Bashkimi i Kombit, 1909). Po ashtu, në emër të banorëve të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, një komision i paraqiti kërkesën Komitetit Xhonturk të Selanikut “për krijimin e shkollave shqipe me shpenzimet e qeverisë së Stambollit” (Myzyri, 1996: 55).

Përgjigja e Portës së Lartë ndaj kërkesave për arsim në gjuhën shqipe ishte represive dhe mund të shihet si një pjesë e luftës për të ruajtur ndikimin osman në territoret shqiptare. Në vitin 1910, shtypja e kryengritjes shqiptare të Kosovës u pasua nga një luftë intensive kundër kulturës dhe gjuhës shqipe, duke mbyllur klubet shqiptare nën pretekstin se ato ishin “vatra të revoltës”. Po ashtu, u burgosën dhe u ndaluan prijësit, redaktorët dhe gazetarët e gazetave shqipe. Me urdhër të Portës së Lartë, u mbyllën shoqëritë dhe klubet shqiptare, u ndaluan librat dhe gazetat në shqip dhe u mbyllën shkollat shqipe. Në këto kushte, shkollat shqipe vazhduan të funksiononin në kushte ilegale (Skëndi, 2000: 350; Batir, 2012: 215).

Një tjetër moment kyç ishte kryengritja e vitit 1911, kur drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare hartuan kërkesat për autonominë e Shqipërisë, ku një nga pikat kryesore ishte kërkesa që gjuha shqipe të bëhej gjuhë zyrtare në katër vilajetet e banuara me shqiptarë dhe të përdorej si gjuhë mësimi në shkolla, zyra dhe gjykata. Në mars të vitit 1911, një qarkore e Ministrisë së Brendshme në Stamboll kërkonte riçeljen e shkollave shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin (Skëndi, 2000: 350).

Megjithatë, përpjekjet përçarëse të xhonturqve vazhduan, duke e trajtuar problemin e arsimit shqip dhe të alfabetit latin si të dëmshme për fenë myslimane dhe të rrezikshme për interesat e Perandorisë Osmane. Gjatë kryengritjes shqiptare të vitit 1912, kërkesat për shkollën shqipe u paraqitën nga kryengritësit e Malësisë së Gjakovës, të Hasit, të Mitrovicës, Dibrës, Junikut, etj. (Myzyri, 1996: 362-363). Në bisedimet mes kryengritësve shqiptarë, të përfaqësuar nga Hasan Prishtina, dhe autoriteteve osmane, çështjet arsimore zinin një vend të rëndësishëm. Nga 14 kërkesat e Hasan Prishtinës drejtuar delegacionit osman, pesë ishin për shkollat, ku në pikën 4 shkruhej: “Nëpunësit të dinë gjuhën dhe të njohin zakonet e vendit”, ndërsa në pikën 6: “Të bëhet mësimi i gjuhës së vendit në shkollat private dhe të shtetit” (Shqipëria në dokumentet austro-hungareze IV, 2012: 331). Me gjithë lëshimet e bëra nga delegacioni shqiptar, marrëveshja shqiptaro-osmane nuk u zbatua, pasi pas nënshkrimit të saj, lufta shpërtheu dhe trojet shqiptare u pushtuan nga aleatët ballkanikë, të cilët kishin si synim ndarjen e këtyre territoreve midis tyre.

Në përfundim, mund të themi se gjuha shqipe ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare, duke u bërë faktor i rëndësishëm identitar. Ajo shërbeu si një mjet unifikues që bashkoi shqiptarët nga grupe të ndryshme fetare dhe krahinore, duke tejkaluar barrierat e ndarjeve të imponuara nga pushtuesit osmanë. 

Përmes përdorimit të gjuhës, shqiptarët arritën të krijojnë një ndjenjë të përbashkët identitetare dhe të ndërtojnë një lidhje të fortë shpirtërore e kulturore. Kongresi i Manastirit dhe miratimi i alfabetit latin ishin hapa të rëndësishëm që kontribuan në konsolidimin e gjuhës shqipe si simbol i kombësisë shqiptare dhe si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar shqiptar.

Pavarësisht sfidave të mëdha dhe pengesave që u paraqitën gjatë periudhës osmane dhe pas saj, shqiptarët arritën të zhvillojnë një sistem arsimor në gjuhën e tyre amtare dhe të krijonin një letërsi të përbashkët, duke kontribuar kështu në forcimin e shtetit shqiptar dhe në njohjen e tij si një komb të veçantë në skenën ndërkombëtare.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 213
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM
  • NJË PIKTURË SI E PIKASOS…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT