• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova me Simbole Shtetërore – Flamur, Stemë dhe Himn

June 9, 2022 by s p

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova me propozimin për simbolet shtetërore të Kosovës doli  në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, deklaronte Presidenti Rugova në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar para gati 20 viteve – në funddhjetorin 2002, për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja/

-Para 15 viteve, pikërisht në 11 Qershor 2007, për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë kam raportuar lajmin me këtë titull:  Kosovë, miratohen kriteret për simbolet stetërore, kunkursi mund të shpallet nga e mërkura/

-Flamuri i Republikës së Kosovës valoi për herë të parë i prezantuar e miratuar në Kuvendin e Kosovës në 17 Shkurtin historik 2008 kur u shpall pavarësia/

-Në 23 vjetorin e Lirisë, në vitin e 14 vjetorit të shpalljes së  Pavarësisë edhe Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës  në 11 Qershor 2022 mbush poashtu 14 vjet nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri në 11 Qershor 2008/

SPECIALE – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

 PRISHTINË,  Qershor 2022/ “Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, deklaronte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga fundi i vitit 2002, pak kohë pas doli me propozimin për simbolet shtetërore të Kosovës, në 90 vjetorin e Pavarësisë  së Shqipërisë.

Në një intervistë ekskluzive, në prag të Vitit të Ri 2003, që pata zhvilluar atëherë për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha,  pjesë të së cilës ka botuar edhe Agjencia Shtetërore Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë, një nga pyetjet drejtuar Presidentit Rugova ishte: Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90-vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13-vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet.

Ndërsa, përgjigja e Presidentit Rugova ishte: “Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i ec këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. 

Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë.”

Kështu fliste Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive që zhvilloja para gati 20 viteve – në funddhjetorin 2002.

E para 15 viteve, pikërisht në 11 Qershor 2007, për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë kam raportuar lajmin me këtë titull:  Kosovë, miratohen kriteret për simbolet stetërore, kunkursi mund të shpallet nga e mërkura.

Dhe me këtë tekst:

Ekipi i Unitetit sot ka miratuar kriteret për simbolet shtetërore të Kosovës dhe që nga e mërkura mund të shpallet konkursi. Këtë e bënë të ditur Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryetari i grupit punues për simbolet, Hajredin Kuçi. Konkursi do të jetë i hapur dhjetë ditë, e pastaj do të bëhet përzgjedhja nga një ekipë vlerësuese e spektrit të gjerë politik e profesional. “Kriteret për simbolet respektojnë  Paketën e Ahtisaarit”, ka thënë Sejdiu, ndërsa Kuçi paralajmëroi se “do të jepet mundësia edhe për nivel ndërkombëtar, por bazamenti i konkursit do të jetë kombëtar”.  U bë e ditur se fillimisht do të bëhen zgjidhjet për flamurin dhe stemën, ndërsa për himnin më vonë meqë është vlerësuar se nevojitet më shumë kohë. Siç merret vesh, mendohet që konkursi për simbolet të ketë tri çmime.

E në  27 Shtator 2007, po për Agjncinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, korrespondent i së cilës isha  nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, kam raportuar se Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim, pas shqyrtimit të parë, dy projektligje të rëndësishme nga Paketa e Ahtisaarit: Projektligjin për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës dhe  Projektligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës.

“Projektligji për simbolet shtetërore rregullon mënyrën e përdorimit të Flamurit, Stemës dhe Himnit të Kosovës,  ndërsa sanksionon me dispozita ndëshkuese të gjithë ata që i keqpërdorin. Simbolet shtetërore do të aprovohen në Kuvendin e Kosovës dhe tashmë janë në procedurat e përzgjedhjes Flamuri dhe Stema nga më se 1.000 aplikime në konkursin publik, ndërsa do të shpellet konkursi edhe për Himnin”, theksoja mes tjerash.

Flamuri i Republikës së Kosovës valoi për herë të parë i prezantuar dhe miratuar në Kuvendin e Kosovës në 17 Shkurtin historik 2008 kur u shpall pavarësia.

Para 14 viteve, në 3 Mars 2008  – më pak se tre javë pas shpalljes së pavarësisë kisha një bisedë ekskluzive me disanjuesin e simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës, reportazhi që kam shkruar ashtu si është botuar në numrin e jashtëzakonshëm të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, të datës 30 Dhjetor 2008, është ky:


Mbititulli: TRIMI I SIMBOLEVE SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Titulli: FLAMURI I SHPALOSUR NË DITËN HISTORIKE TË SHPALLJES SË SHTETIT TË KOSOVËS


Prishtinë, 3 mars 2008 – Më 17 Shkurt 2008, në ditën më të madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, Trimi i luftës për lirinë e Kosovës përjetoi “më shumë se gëzimin më të madh në botë”: Për shpalljen e Pavarësisë. Dhe për miratimin e propozimit të tij – Flamurit dhe Stemës së shtetit më të ri në botë – Kosovës.
“Ai gëzim nuk mund të tregohet me fjalë”. Festa e shpalljes së Pavërsisë, e Kosovës dhe e gjithë shqiptarëve, për Muhamer Ibrahimin – Trimin ishte edhe festa e fatit më të madh. “Konkurrenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Kanë qenë mbi 1.000 aplikues me më se 5.000 propozime. Sa kam mund të shohë edhe konkurrentë të tjerë kanë pasur elemente të ngjashme për simbolet e shtetit. Po unë e kisha atë fat të madh që e kam fituar konkursin e shpallur nga Ekipi i Unitetit”.
Trimi, disanjues i simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës, sot eksluzivisht ka treguar idetë dhe punën e tij për simbolet shtetërore të Kosovës, që e bënë edhe emër e njeri të historisë. “Flamuri dhe Stema dolën nga shumë ide. Edhe trendet politike të Kosovës më kanë dhënë drejtimiun dhe idenë për të krijuar simbolet e shtetit tonë”.
Trimi më tej thotë se ideja fillestare ishte se shteti i ri, Kosova, duhej ta ketë flamurin e vet, si simbol identiteti, dhe korniza ishin kriteret e Konkursit të shpallur nga Ekipi i Unitetit, bazuar në Paketën Ahtisaari. “Konkursi e ka pasë të trasuar rrugën pak a shumë, ishin kriteret  e bashkësisë ndërkombëtare që duhej repektuar”.
Nga shumë e shumë ide Trimi ka ndarë tri elemente. “Një element i ideve ishte harta e Kosovës që e identifikon në flamur e në stemë shtetin dhe simbolizon integritetin territorial të shtetit. Ngjyra e artë – e verdhë e hartës simbolizon pasuritë e Kosovës, pasuritë nëntokësore e mbitokësore, dhe mbi të gjitha qytetarët e saj, popullin, që me shumicë është rini, e cila e përtërinë dhe rritë. Ngjyra blu paraqet përkatësinë evropiane të vendit dhe popullit, aspiratat e qytetarëve të  Kosovës për integrimet euroatlantike. Gjashtë yjet paraqesin komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe barazinë e tyre, ngjyra e bardhë e yjeve të ardhmen e ndristshem të tyre në këtë vend të lirë e demokratik”.
I pyetur cilat janë gjashtë komunitetet, Trimi thotë: “Janë shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit, goranët dhe romët. Ka edhe nënetni të tjera, por këto janë etnitë kryesore”.
Kemi shkruar edhe në Studion e Trimit, ku për më se një muaj ka punuar, ka menduar thellë kreacione për Flamurin dhe Stemën. Në studion e tij Trimi kishe të shpalosur bashkë falmurin kombëtar shqiptar –  shtetëror të Shqipërisë dhe flamurin e shtetit të Kosovës. “Këtu kam punuar ditë e natë. Konkretisht, me mendime, me realizime kam punar më se një muaj. Kam menduar për idetë edhe para se të shpallej konkursi, që paralajmërohej në media. Dhe, pak para mbylljes së konkursit, në momentet e fundit jam përcaktuar përfundimisht për ngjyrat në simbolet e shtetit.”
Trimi tregon për vetën: “Pseudonimin e kam që nga lindja, nga gjyshi, ai më kishte quajtur Trim nga gëzimi se familja u bë edhe me një djal. Gjyshi më ka thirrë gjithmonë Trim. Kështu më thërrasin edhe familja, farefisi, miqtë, shokët, dashamirët, kolegët…Më duket se më njohin më shumë si Trimi sesa si Muhamer Ibrahimi.
Jam i lndur në Prishtinë më 26 prill 1975, këtu jam rritur në lgjen Bregu i Diellit. Edhe jam shkolluar në Prishtinë. Shkollën fillore e kam kryer në ‘Ismail Qemaili’, të mesmen – degën e elektros në ‘Gjin Gazulli’, në Univeristet regjistrova Elektron po  e përfundova Fakluletin e Arteve, që poashtu e kisha regjistruar. Vitin e parë e kreva para lufte, tri vitet e tjera të studimeve pas luftës për çlirimin e vendit. Tani mirrem  aktivisht me disanjin grafik. E kam një studio timen në Prishtinë. Kam marrë pjesë edhe në konkurse të tjera, i kam disa shpërblime të fituara, si për logo, pulla postare, për disanje tjera. Në luftën e UÇK-së kam qenë në Zonën e Pashtrikut. Më parë isha në Shqipëri për trajnim”.
I pyetur si e ka menduar Kosovën e të ardhmes në kohën e luftës, Trimi thotë: “Kemi pasur një ideal dhe një vizion të qartë, gjithë rinia, gjithë luftëtarët e lirisë, gjithë populli. Prandaj, ishte lufta për një Kosovë të lirë, të çliruar nga okupimi serb. Për Kosovën vend i lirë, i pavarur, demokratik, si të gjitha shtetet e Evropës”.
Trimi tregon se për simbolet e shtetit kishte menduar edhe më herët se në qershorin e vitit të kaluar, kur u shpall konkursi nga Ekipi i Unitetit. “Pas lirisë së Kosovës, pas hyrjes së forcave të NATO-s, kur është folë se Kosova duhet prezantohet gjithësesi me simbole të reja të vetat, që atëherë kam pasë disa ide e mendime për simbolet e Kosovës”.
Konkursi për simbolet shtetërore të Kosovës ishte i hapur 15 ditë dhe u mbyll më 27 qershor 2007.  Ndërkohë, 17 ditë para shpalljes së pavarësisë, më 31 janar 2008 Qeveria në koordinim të plotë me të gjitha partitë politike formoi Grupin për përzgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës. Nga  më se 5.000 propozime fillimisht u përzgjodhën 1.736. Më 5 shkurt 2008 pesë propozimet finale të Grupit Përzgjedhës u dorëzuan për procedura të mëtejme në Kuvendin e Kosovës, ku Flamuri dhe Stema me autorësi të Trimit u miratuan po në seancën historike të shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur ditë më parë në një takim Muhamer Ibrahimin – Trimin. Duke e uruar për disanjimin e flamurit të Republikës së Kosovës kryeministri tha se “ndihet shumë mirë që shpirti, mendja, sakrifica, ideja, ideali por edhe dora e ish-luftëtarit të lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka prezantuar dhe e ka dizajnuar simbolin e ri të Kosovës, flamurin shtetëror të Kosovës, që do të valojë edhe në OKB edhe në gjithë botën për jetë të jetëve”. 
“Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë konkurrencë të jashtëzakonshme profesionale. Ideal i luftës për liri tash po ngadhënjen edhe në betejën për disanjimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Thaçi. 

Trimi  me këtë rast i dhuroi  kopjen e parë të disanjuar të flamurit të Republikës së Kosovës kryeministrit Thaçi dhe i uroi atij dhe qeverisë së Kosovës shtetin e ri dhe të pavarur.

KOSOVA 14 VJET ME HIMN SHTETËROR, I MIRATUAR NË 11 QERSHOR 2008 

-Himni i Kosovës ka edhe tekstin/

Në 23 vjetorin e Lirisë, në vitin e 14 vjetorit të shpalljes së  Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin historik 2008 edhe Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës në11 Qershor 2022 mbush poashtu 14 vjet nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua pikërisht para 14 viteve në 11 Qershor 2008 në një seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn Shtetëror i Republikës së Kosovës, me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime. 

Kompozitori Mendi Mengjiqi është autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhur mes 134 propozimeve të paraqitura në konkursin publik për Himnin. 

Komisioni për Simbolet Shtetërore të Kosovës kishte dërguar në Kuvend tre propozime, ndërsa Kryesia e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare nxorën në votim vetëm propozimin e parë – melodinë me shifrën “Europa”. 
Në seancë plenare, deputetët u ngritën më këmbë për të nderuar Himnin e Republikës së Kosovës, të transmetuar në sallën e Kuvendit.
Në prag të 15 Qershorit 2008, ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, shteti i ri i Kosovës me Himnin i plotësoi simbolet shtetërore, pasi Kuvendi kishte miratuar edhe Flamurin e Stemën që në 17 Shkurt, në ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës kishte një konkurrencë të madhe,  nga 134 propozimet 110 ishin nga Kosova, ndërsa 24 nga shtetet tjera të botës: 7 prej Francës, 5 prej Shqipërisë, nga 2 prej Gjermanisë, Suedisë e Sllovenisë,  nga 1 prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Holandës, Rusisë, Zelandës së Re dhe Kroacisë.

Autori i Himnit, kompozitori Mengjiqi  menjëherë pas miratimit të melodisë ka thënë se pret që me kohë ajo të bëhet edhe me tekst.

 “Kur e kam punuar këtë himn tërë kohën kam menduar në tekst dhe me kohë ma merr mendja do  t’u mbetet poetëve që të shkruajnë vargjet për këtë muzikë”, ka thënë autori.

“Himni është një vepër solemne dhe ekzekutohet nëpër raste të veçanta,  duhet të jetë muzikë e mburrjes, e krenarisë, muzikë e paqes, dhe këtë ma merr mendja se e kam thënë përmes muzikës”, ka deklaruar Mengjiqi.

“Himni i Kosovës e ka tekstin”, ka shkruar shtypi kosovar në 6 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duke bërë të ditur se në fakt kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, ajo shoqërohej edhe me vargje.

“Për shkak të limiteve të vendosura nga Pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin”, shkruante shtypi, duke shtuar se “tashmë që kjo pako i takon së kaluarës, ka ardhur koha që qytetarët e Kosovës të mësojnë edhe tekstin e bukur që i kushtohet dashurisë për mëmëdheun”.

HIMNI I KOSOVËS

O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë

Çerdhe e dashurisë

N`ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë

Vend i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot

O nënë e jonë

Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë

Çerdhe e dashurisë

Kosova para 14 vitesh u bë me Himn Shtetëror edhe në prag të Ditës së Lirisë – 12 Qershorit, ditës kur në vitin 1999 nisën të hyjnë forcat shpëtimtare të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 2022-tën e  23 vjetorit të Lirisë e të 14 vjetorit të  Himnit Shtetëror, Kosova me Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 është e njohur deri tani nga 117 shtete të botës – anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

AMBASADORI AMERIKAN HOVENIER: KOMPOZITORI MENGJIQI PËRDORI TALENTIN E TIJ MUZIKOR PËR T’I DHËNË ZË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TË KOSOVËS

Në këtë muaj Qershor 2022, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Jeffrey Hovenier ka pritur në takim kompozitorin Mendi Mengjiqin. Pas takimit ambasadori ka shkruar:

Kënaqësi të shoh Mendi Mengjiqin, kompozitorin e njohur kosovar. Pasi e përdori talentin e tij muzikor për t’i dhënë zë pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, kompozimet e tij të reja, “Symphonic Pain” (Dhembje Simfonike) & “To Breathe Again” (Për të marrë frymë përsëri), sjellin vëmendjen ndaj çështjeve të përbashkëta mjedisore, duke përfshirë ngrohjen globale.
Pata kënaqësinë të ndiqja shfaqjen premierë të “Për të marrë frymë përsëri” kur u interpretua nga Orkestra Filarmonike e Kosovës në Shkurt 2022.

Filed Under: Komente

Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the Security Council meeting on the situation in Ukraine

June 7, 2022 by s p

Thank you SRSG Patton for your insightful presentation.

Ms. Karbowska, you brought us a painful but much-needed perspective of civil society on what is still going on in Ukraine.

Thank you, Sherrie, for the tremendous work that Sesame Workshop is doing for children, throughout the world. We took note of your recommendations and thank you for highlighting the critical importance of early childhood support.

I welcome the participation of the President of the Council of the European Union, His Excellency, Charles Michel, to this meeting, another testimony of the importance of and pertinence of the issue under discussion.

Dear Colleagues,

The so called “special operation of Russia in Ukraine”, in reality, an unprovoked and unjustified aggression which is turning into a war of attrition, has entered its 4th month.

103 days have passed since the unacceptable and the totally avoidable war of choice begun. It continues to destroy the country with a devastating impact on the entire population.

Every day that the war goes on brings its lot of new victims, and every time we meet on this issue, we hear about the civilians being caught in conflict, mounting significant human rights abuses and crimes committed, and the unprecedented number of displaced people.

Nine thousand victims have been documented by the OHCHR so far, knowing that the real number if much higher.

6.8 million people have crossed the border of Ukraine. They did not ask for it; they were forced to abandon their lives and their routines overnight. The quickest and the most massive displacement in Europe since WWII. These are facts, not fiction.

Such massive displacement has created an environment that exacerbates inequality and vulnerability, in particular for those first and most affected, women, girls and children, who face sexual and gender-based violence, human trafficking and exploitation.

As the devastating escalation continues in Easter Ukraine, conditions worsen for civilians who seek shelter without basics, including water and, in many cases, cannot be reached with aid and cannot be evacuated safely. We have witnessed the depth of inhumanity in Mariupol; we hope not to see it elsewhere.

We would like to also express our deep worries with regard to thousands of children who, according to reports, have been deported to Russia and are being held in filtration camps.

International humanitarian law classifies the forced mass deportation of people during a conflict as a war crime.

We call for full clarity and independent investigation on this issue.

Colleagues,

Various assessments from actors on the ground reveal that the top concerns for women and girls include threats to physical safety from active conflict and continual bombardment; food insecurity; lack of access to healthcare, including the full range of reproductive health services, care for survivors of rape, and mental health.

Growing evidence of sexual violence is emerging by day from de-occupied areas. We know now from the findings in the liberated towns and cities in Kyiv Oblast, that civilians have been targeted, tortured, killed on a large scale and that women and girls have been subject of rape as a weapon of war.

There have been multiple reports and accounts of Russian soldiers breaking down the doors of cellars and basement where people were sheltering and have raped women. Some of such despicable actions have taken place in front of their children.

Also, Ukrainian authorities have repeatedly reported cases of rape and sexual violence in Non-Government Controlled Areas of Ukraine. Human Rights Watch has documented alleged war crimes, including rape.

As other towns and villages remain occupied, only limited evidence reaches the outside world. What was discovered in Bucha and Irpin raises concerns for the safety of women and girls in other Russian occupied towns cut off from the outside world.

We reiterate our call for detailed investigation on what amounts to a systematic element in attacks on civilians committed by soldiers.

Colleagues,

Conflict-related sexual violence is a despicable act, it is a war crime. All documented cases of sexual violence must undergo rigorous investigation. Accountability cannot and should not be an option but a must.

We strongly support the work of ICC, which has deployed teams on the ground for evidence collection on serious crimes, war crimes, genocide, crimes against humanity, including sexual abuse of women and children. We look forward to the visit of the Commission of Inquiry that will start tomorrow.

The documentation of sexual violence should be a standardized process. All must be done to collect credible, relevant, and reliable information on sexual violence in a manner that empowers survivors and strengthens accountability mechanisms.

It is vital that all efforts are made to ensure protection and the provision of life-saving and recovery services for survivors of sexual violence in Ukraine, including access to sexual and reproductive health and rights. We need to adopt survivor-centered approaches to empower the survivors and address problems related to their stigmatization.

Colleagues,

Increased risk of vulnerability goes hand-in-hand with human trafficking.

Reports are showing that there is a high risk of trafficking for sexual exploitation at borders especially for children and young women often not accompanied by other family members.

Taking advantage of the human drama as a result of aggression, as we heard from SRSG Paton, traffickers proliferate with false promises of employment, security, stability, in all kinds of efforts to lure victims into a situation of exploitation.

Greater collaboration is needed with border agencies and government partners to strengthen prevention mechanisms.

Dear colleagues,

Ukrainian people want the war to stop. They want to return to their homes, reunite with their loved ones, rebuild their lives, safely and securely, in peace. We wish for the same.

Let’s help Ukrainians, particularly, women and girls, go from nightmares to normal lives, to dreams. Only Russian tanks, missiles and soldiers stand on their way.

This war should have never started. It must stop.

But for as long as our calls will go unheeded, we must prioritize and ensure the protection of civilians, women and children, gather evidence and ensure accountability.

One day proof will reach the court and perpetrators will be held accountable.

Thank you

Filed Under: Komente Tagged With: Ferit Hoxha

Kush po ndërtohet, pse po ndërton dhe për kë po ndërton?

June 3, 2022 by s p

Dr. Igli Tola/

Rekord (pas-rekordi) Ndërtimesh. Vetëm në tre-mujorin e parë të këtij viti u miratuan plot 112 leje të reja ndërtimi, me sipërfaqe totale prej 800.375 m2. Gati dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kemi që nga 2018 ku çdo vit jepen mbi 1 milionë m2 leje ndërtimi, gjatë 2021 plot 1,65 milionë m2 përmes 267 lejeve të miratuara.

Si shpjegohet që vetëm këto vitet e fundit janë ndërtuar / po ndërtohen mbi 10 milionë m2, kur?

– Vitin e fundit popullsia e Tiranës u rrit me vetëm 6 mijë banorë, ritmi më i ulët i rritjes ndonjëherë; kur gjatë 2001-2015 kryeqyteti shtohej me 16-17 mijë banorë të rinj në çdo vit. Trendi u vërejt edhe gjatë 2017-2018; ku rritja demografike e Tiranës arriti afro 21 mijë banorë.

Ky volum ndërtimi duket se po përgatitet të strehoj mesatarisht 250.000-300.000 qytetarë të rinj në Tiranë .

– Ekonomia jonë, sikundër ajo globale u impaktua pothuajse në çdo sektorë të saj nga kriza pandemike dhe tani së fundmi nga kriza e prodhuar nga konflikti Ruso-Ukrainas. Përgjatë 2019-2020 rritja ekonomike ishte minimale dhe për muaj të tërë pati pezullim aktiviteti nga shumë subjekte. Norma e fallimentit në industri specifike arriti shifra rekord. Ndërsa viti aktual shihet akoma më sfidues; përfshirja në vorbullën ‘Stagflacioniste’ duket skenari më i besueshëm: rritja ekonomike parashikohet në regres 2-3% dhe inflacioni priret mbi 6-10%.

Habia qëndron në faktin se: lënda e parë në këtë industri (hekur, çemento etj) është shtrenjtuar disa-fishuar, karburantet po ashtu ; Institucionet publike (BSH) duke marrë vendim për të rritur normën bazë të interesit, tenton të japë mesazh për ‘frenim’ të kreditimit-investimeve.

– Kujtojmë këtu se Shqipëria ka bërë hapa prapa duke u përfshirë sërish në listën gri të MoneyVal për mangësitë në luftën kundër pastrimit të parave, teksa ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme evidentohen si sektorët më me risk.

Gjithashtu, sipas raportit Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Kufitar, ku merr në analizë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, rreth 141 kompani në këto vende që kanë marrë leje ndërtimi për ndërtesa mbi 6 kate për periudhën 2017-2019, nuk kishin kapacitetet financiare për t’i përfunduar këto investime.

Filed Under: Komente

Kur merr udhë një vepër…

June 1, 2022 by s p

Fjalori i gjuhës së një kombi është tërësia e fjalëve të renditura sipas alfabetit, pasuria më e madhe kulturore e atij kombi. Është shenja më e domosdoshme, elementi etnik më i domosdoshëm, për të dalluar një komb nga kombet e tjerë, pasuri që trashëgohet nga brezi në brez. Njerëzit vdesin, brezat ndërrohen, fjalët mbeten. Një komb vdes atëherë kur e humb gjuhën e vet, dmth fjalorin e gjuhës së vet. Domosdoshmërisht buron dhe kërkesa për t’i ruajtur e përdorur fjalët e gjuhës kombëtare, si pasurinë më të pazëvendësueshme, e cila u lihet pasardhësve trashëgim.

Popujt e Ilirikut, ashtu si popujt e krejt kontinentit e më gjërë, qindra, madje mijëra vjet i kanë dhënë njëri-tjetrit elemente të kulturave të veta e, midis tyre, natyrshëm ose edhe jo natyrshëm, i kanë dhënë njëri-tjetrit edhe thesare të gjuhëve të veta.

Shkrimtari Gjokë Dabaj vjen para lexuesit dhe botës akademike me një botim të ri, i veçantë për nga lloji, me fjalorin “Iliro-epiroalbanizmat në gjuhët sllave”, i cili përmban iliro-epiro-albanizma në gjuhët sllavo-jugore qendrore dhe në gjuhën ruse, si dhe fjalëformimet në gjuhët sllave me bazë tek iliro-epiro-arbërishtja.

Pyetja e parë që bëjnë njerëzit: Kush është autori i fjalorit “Iliroepiro-albanizmat në gjuhët sllave”? Po i përgjigjem kësaj pyetjeje sa më shkurt të jetë e mundur. Gjokë Dabaj, me profesion është mësues. Ka punuar në rrethin e Matit një çerek shekulli dhe ka lënë aty emër të dallueshëm.

Është lindur në Stamboll, rritur në fshatrat e Tivarit e të Ulqinit. Shkollimi: Katundi Salç, katundi Dedanj, klasa V dhe VI në Ulqin, klasa VII dhe VIII në Tivar, shkollë mësuesie në Nikshiq të Malit të Zi, në Prishtinë, në Gjakovë dhe në Prizren. Përfundimisht, viti i fundit i shkollës së mesme në gjimnazin e Tepelenës. Fakulteti Histori-filologji, dega Gjuhë shqipe dhe letërsi, në Tiranë dhe punësimi si mësues në rreth të Matit. Mbas vitit 1993 ka blerë një tokë dhe një shtëpi afër Durrësit. Jeton atje tashmë pothuaj tridhjetë vjet, ka punuar deri vonë

nga pak në tokën e vet, por tash kryesisht studion dhe shkruan. Është tetëdhjetë e katër vjeç. Gjithë jetën është marrë me krijimtari të fushave të ndryshme, punë që e ka konkretizuar në më shumë se tridhjetë vepra, dymbëdhjetë a trembëdhjetë prej të cilave i ka botuar.

1. “Shestani”, studim filologjik gjithpërfshirës në dy vëllime, vëll. I me shtatëqind faqe, vëll. II me gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë faqe, botuar në vitin 2004. Është vepra e parë e këtij autori, nxjerrë në dritë në moshën gjashtëdhjetë e gjashtë vjeç. Do të mjaftonte vetëm kjo, për të kuptuar se Gjokë Dabaj është një krijues i veçantë. Krijuesit në përgjithësi veprat e para i botojnë në moshën njëzet deri tridhjetë vjeç. Ky krijues veprën

e parë ka arritur ta botojë vetëm atëherë kur ka dalë në pension dhe kur tashmë i kish të rritur pesë fëmijë.

2. “Ta kisha një forcë të madhe”, “Da mi je imati snagu jednu velku”, përsiatje poetike, botuar në dy gjuhë: në shqip dhe, siç e quan ai, në sllavishten jugore qendrore apo kroato-sërboboshnjako-malazeze; tetëdhjetë e dy faqe, botuar në vitin 2005.

3. “Prush plagësh të pambyllura”, poemë epiko-lirike, gjashtëdhjetë e katër faqe, botuar në vitin 2007.

4. “Prush mbi ujë”, përsiatje poetike; dyqind e shtatëdhjetë e dy faqe, botuar në vitin 2008.

5. “Kriza e arkivistit”, kronikë beogradase, roman; njëqind e tetëdhjetë faqe, botuar në vitin 2008.

6. “Fjalor i Selman Rizës”, vepër leksikografike, me treqind e njëzet e katër faqe, botuar në vitin 2008.

7. “Strategjia e shqiptarëvet”, manifest kombëtar, treqind e dyzet e gjashtë faqe, botuar në vitin 2011.

8. “Në rrugë rrëziqesh me vetëdije”, libër biografik. Bashkautorë: Gjokë Dabaj dhe Fadil Cukaj, pjesëtarë të grupit ilegal “Liria”, viti 1962 etj, në Prizren, dyqind e gjashtëdhjetë faqe, botuar në vitin 2012.

9. “E kaluara e vërtetë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, libër polemic me një autor malazias, dyqind e pesëdhjetë e pesë faqe. “Istinita prošlost Barske Nadbiskupije”, i njëjti libër në sllavishten jugore qendrore, dyqind e pesëdhjetë e dy faqe, botuar në vitin 2014.

10. “Apostol Barko Malëshova”, biografi, jeta dhe veprimtaria e njërit nga atdhetarët e shquar të Shqipërisë Jugore, nëntëdhjetë e katër faqe, botuar në vitin 2017.

11. “Rrnoj edhe unë për me tregue”, histori dhe sociologji, treqind e tetëdhjetë e tetë faqe, botuar në vitin 2017.

12. “Pjesë nga historia e Tivarit”, libër i botuar te “pashtriku.org.” Përveç libravet që i rendita këtu, dhe nja njëzet të tjerë që i ka në arkivin e vet, Gjokë Dabaj ka edhe afër dyqind e pesëdhjetë artikuj të botuar, në gazeta, në revista ose në portale, disa prej të cilëve janë studime ose shkrime programorë me projekte konkretë: në fushën e bujqësisë, ku qysh fëmijë jo pak vite ka punuar si blegtor e punëtor i thjeshtë; në fushën e arsimit, për të cilën mendon se ka nevojë për reformë organizuese strukturore në shkallë botërore, në të gjithë nivelet, por veçanërisht në ciklin e ulët, pikërisht aty ku fillon arsimimi i organizuar i njeriut.

Sa i përket edukimit të njeriut, jo vetëm në shkollë, por gjatë gjithë jetës, Gjokë Dabaj është mirëfilli racional dhe rrjedhimisht shumë i shqetësuar. Platforma e tij me titull “Përkujdesja gjithshqiptare”, hartuar e publikuar tashmë në më shumë se gjashtëqind faqe, vërtet ka të bëjë konkretisht me kombin shqiptar, por ajo është e zbatueshme për cilindo komb tjetër dhe Gjokë Dabaj mendon që vetëm ashtu kombet do të mund ta ruajnë identitetin e vet dhe të hapin, në marrëdhëniet njëri me tjetrin, një epokë të re, jo vrastare, por mirëkuptuese.

Në fjalorin “Iliro-epiro-albanizmat në gjuhët sllave”, që e kemi përpara, mund të themi që autori Gjokë Dabaj ka punuar gjithë jetën, qysh njëzet vjeç. Metoda e tij krijuese është: të shënuarit e çdo fjale në çastin kur ajo i tërheq vëmendjen. Në kartotekën e tij gjenden një duzinë blloqe shënimesh dhe disa mijëra skeda. Të gjithë librat që ka lexuar, i ka “shkarravitur” me shënime. Fjalorë të ndryshëm rrinë mbi tavolinën e tij të punës dhe zëvendësojnë njëri-tjetrin sipas rastit, por asnjëri nuk u ka shpëtuar shënimeve masakrues anash dhe midis rreshtavet. Dhe, kur unë i them: “Po sikur ta trajtojnë kështu fjalorin tend?”, ai përgjigjet: “Do të isha i lumtur.”

Hamdi Hysuka

Filed Under: Komente Tagged With: Hamdi Hysuka

Votimi i diasporës së Kosovës, legjislacioni, mundësitë dhe sfidat

May 27, 2022 by s p

Eris Jashari/

Çka të mveshë si qytetar me të drejtën e të votuarit në një demokraci? Normalisht, janë ligjet dhe procedurat e caktuara që definojnë në detaje se nga cila moshë është e lejuar të votohet, kush ka të drejtë të shprehë vullnetin e tij në kutitë e votimit, rrugët e përfitimit të shtetësisë, mënyra se si votohet, lejimet dhe ndalimet tjera që veç e përmbajtësojnë këtë të drejtë elementare demokratike. Mirëpo, kur kësaj i shtohet edhe kontribuimi në buxhetin e atij shteti, të jepet moralisht e drejta të kërkosh llogari nga përgjegjësit që e menaxhojnë atë, të cilët zgjedhen dhe kontrollohen përmes të votuarit. Vetëm në vitin 2021, në formë të remitencave dhe shpenzimeve tjera janë pranuar rreth 2 miliardë euro nga mërgata, kurse i gjithë buxheti i shtetit është 2.7 miliardë euro (Germin, 2022). A duhet lejuar votimi i diasporës në zgjedhjet vendore në Kosovë?

Nëse veç pak kundrohet në historinë e luftës së fundit e cila është bazamenti i Republikës së sotme, veçse legjitimohet e drejta për gjithëpërfshirje të mërgatës në proceset shoqërore që ngjajnë në vend. ‘‘…diaspora shqiptare kontribuonte për organizimin e jetës paralele në Kosovë, respektivisht për financimin e arsimit dhe të shëndetësisë, si dy shtyllat kryesore për mirëmbajtjen e rezistencës civile dhe të kohezionit demografik shqiptar në Kosovë.’’ (Beha, 2017). Kjo dëshmon edhe më qartazi se e drejta e diasporës për të votuar në Kosovë as që duhet diskutuar. Pra, diskutimi duhet fokusuar në atë se si të përmirësohet kjo e drejtë, si të lehtësohet dhe përçohet në mënyrë sa më efiçiente zëri i atyre që jetojnë jashtë në rezultatet e zgjedhjeve, e pse jo ndoshta edhe në atë se si të përfaqësohen vetë ata në jetën politike duke e prekur politikbërjen në mënyrë konkrete, pra me pjesëmarrje direkte në ulëset e institucioneve gjegjëse. 

Korniza ligjore aktuale

Ligji për Diasporën dhe Mërgatën 04/L-095 e parasheh si mërgimtar apo pjesëtar i diasporës dhe mërgatës, çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë RKS-së dhe që ka lindur apo ka prejardhje familjare nga Kosova (gzk.rks-gov.net, LIGJI Nr. 04/L – 095 PËR DIASPORËN DHE MËRGATËN, 2012). Ky ligj mëton që mërgimtarët kudo nëpër botë t’i përfshijë në kuadër të identifikimit me shtetin e Kosovës. Kjo pastaj shërben si premisë bërthamë nga e cila derivon edhe kontribuimi i tyre në fuqizimin e tij si dhe dëshira për pjesëmarrje jo vetëm në jetën politike, por edhe atë ekonomike, kulturore e kështu me radhë. 

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës 03/L-073 përcakton se votuesi jashtë Kosovës, bën aplikim të suksesshëm nga jashtë saj duke përdorur një nga mënyrat e votimit sipas rregullave të KQZ-së (gzk.rks-gov.net, 2008). Sipas këtij ligji, në nenin 5, të drejtë për të votuar ndër të tjerë, ka edhe ai që banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’i plotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës. Pra sistemi zgjedhor e parasheh votimin e diasporës, ku përmes rregullave të KQZ-së mbi Votimin Jashtë Kosovës 03/2013, i përcaktojnë tri mënyra për ta marrë një fletëvotim duke e dorëzuar formularin për regjistrim ose aplikim:

  • (a) përmes postës në një nga Kutitë postare të KQZ-së, 
  • (b) faksit te KQZ-ja, në numrin e shënuar në fund të Formularit për Regjistrim/Aplikim për votim jashtë Kosovës. 
  • (c) emailit, në emailin zyrtar të Operacionit të Votimit Përmes Postës së shënuar në fund të formularit dhe të publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së në internet (KQZ, 2013).

Me këtë rregullore përcaktohet si kriter që votat jashtë Kosovës duhet të pranohen nga KQZ-ja 24 orë para ditës së zgjedhjeve, të cilat arrijnë me postë në adresën postare zyrtare.

Krahasimi me vendet e tjera

Një hulumtim i realizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Demokraci Plus (D+), ilustron qartazi se si është i rregulluar votimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendeve të tyre respektive si dhe përmes çfarë mënyre votimi shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e brendshme. Në figurën 1 vërehet se në Kosovë është e lejuar të votojnë diaspora në të gjitha llojet e zgjedhjeve që organizohen, përveç zgjedhjes së Presidentit që është kompetencë e Kuvendit. Karakteristika të njëjta kur vije në pyetje të votuarit në zgjedhje lokale ka edhe në Finlandë, Poloni e Zvicër, ndryshe nga Kroacia, Bulgaria e Belgjika, ku nuk lejohet të votohet as në zgjedhjet lokale e as në referendume.

Figura 1 – Votimi i qytetarëve jashtë vendit sipas llojit të zgjedhjeve  (D4D & D+, 2018)

Ka disa metoda të cilat shtetet i përdorin për organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit, duke përfshirë votimin: fizik (në ambasada apo konsullata), me postë, me faks, votimin elektronik, nëpërmjet një personi tjetër dhe votimin e parakohshëm (para ditës së zgjedhjeve) që njihet si proxy (D4D & D+, 2018). Krahasuar me vendet e listuara në figurën 2, Kosova është më e kufizuar në këtë drejtim, duke u mundësuar diasporës të votojnë vetëm përmes postës. Kjo në të shumtën e rasteve ka mobilizuar bashkatdhetarët që të marrin udhën qoftë edhe vetëm për ditën e zgjedhjeve, ku kanë shpenzuar kohë, mund e mjete financiare, vetëm që të shprehin vullnetin e tyre fizikisht. Vërehet se Zvicra dhe Armenia kanë bërë hapa përparues në lehtësimin e procedurave të të votuarit, ku është e besuar si formë edhe votimi elektronik. Njëherazi, nëpër shumë vende si Kroacia, Bullgaria e Franca, shihet mundësia e të votuarit në ambasada dhe konsullata si praktika më e mirë për ta bërë një gjë të tillë.  

Figura 2 – Praktikat sipas metodave të votimit (D4D & D+, 2018)

Sa i përket shteteve fqinje që e rrethojnë Kosovën, ka llojllojshmëri të rregullativave kur vije në pyetje lejimi i diasporës për të votuar. Në Mal të Zi nuk është e lejuar në asnjë formë të votohet përveç se brenda territorit të tij (Reçica, 2021). Aspak më mirë nuk qëndron as Shqipëria, e cila nuk e ka të rregulluar fare mundësinë e të votuarit në ndonjë formë tjetër, përveç se të votosh fizikisht atje. Në Maqedoni të Veriut në anën tjetër, ka qëndrim krejtësisht ndryshe sa i përket kësaj çështjeje. Mërgata maqedonase voton një ditë më herët se zgjedhjet nëpër konsullatat më të afërta ku jetojnë, dhe votat e tyre që numërohen si një zonë zgjedhore garantojnë tre (3) vende të deputetëve në Kuvend, por që zgjedhja e këtyre deputetëve është e kushtëzuar nëse plotësohet kriteri i votave që duhen për t’u bërë deputet krahasuar me gjashtë (6) zonat e tjera të brendshme (Atanasov, etj., 2022).

Sfidat rreth të votuarit të diasporës 

Në zgjedhjet qendrore të parakohshme në qershor 2017, vetëm 20,354 (6.8%) e diasporës ka aplikuar për t’u regjistruar për votim, ku nga to, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar 15,118 aplikacione për regjistrim dhe vetëm 5,949 (30% të aplikacioneve) kanë dërguar fletëvotimet ndërsa nga to 5,246 janë pranuar si vota valide (GERMIN, 2018). Kjo është një humbje e ¾ të votave potenciale në proces, e cila do të duhej të alarmonte institucionet përgjegjëse për të ndërmarrë masa që të evidentohen problemet dhe sfidat që shkaktojnë një dukuri të tillë. Shumë prej votave të bashkatdhetarëve nuk arrijnë me kohë në destinacion, e për pasojë humb edhe efekti i tyre i ligjshëm për ndikim në rezultat të zgjedhjeve.

 Kufizimi i afatit kohor për pranimin e votave jashtë Kosovës përmes nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullës Zgjedhore të KQZ-së nr. 03/2013, është në kundërshtim me nenin 45, lexuar bashkë me nenin 55 të Kushtetutës, pasi që nuk përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi (GERMIN, 2020). Këto nene lejojnë që të kufizohen me ligje të drejtat nëse qëllimi i tyre është i arsyetuar mirë. Nëse logjika e kufizimit qëndron në atë se parandalon vonesën në procesin e numërimit të votimit, praktika ka dëshmuar të kundërtën, sepse votat me postë përfundojnë së numëruari në afat të shkurtër pas përfundimit të procesit zgjedhor, kurse certifikimi përfundimtar i tyre ka ditur të zgjasë me muaj, qoftë për shkak të ankesave të ndryshme apo pengesave tjera përgjatë procesit të numërimit. 

Argumentet PËR dhe KUNDËR

Debatet rreth lejimit apo ndalimit të votimit të atyre që jetojnë jashtë Kosovës janë të shumta, dhe shpeshherë kanë ditur të mbizotërojnë opinionin e gjerë në të gjitha taborët e shoqërisë, qoftë në mediet televizive dhe tryezat publike të diskutimit ashtu edhe në qarqe private. Secili analizon nga këndvështrimi i vetë, gjë që duhet respektuar, por që qëndrimi zyrtar i shtetit është ai që vlen në fund të ditës dhe se ky qëndrim duhet në vazhdimësi të mbrojë interesin e përgjithshëm të të gjithëve. Në tabelën e mëposhtme, paraqiten disa prej argumenteve për dhe kundër të votuarit të diasporës në Kosovë, të cilat shpërfaqin dy anët e ndryshme të medaljes për këtë çështje:

Për votimit të DiasporësKundër votimit të Diasporës
• Ofron mundësi të barabarta votimi për të gjithë;• U mundëson qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit pjesëmarrjen në zhvillimet politike në vendlindje;• Siguron që qytetarët të mbajnë lidhje me prejardhjen e tyre;• Rrit interesimin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendlindjes;• Ofron mundësi për të zhvendosurit dhe emigrantët për të votuar, përfshirë edhe shërbyesit civil, shërbyesit diplomatikë.• Më pak të prekur nga veprimet e organeve/autoriteteve qeveritare;• Më pak të interesuar, dhe kanë më pak njohuri për problemet e shtetit;• Nuk paguajnë taksa në vendlindje, përse të kenë të drejtë për të vendosur për çështje politike?;• Kostoja e organizimit të votimit jashtë vendit është shumë e lartë;• Ka mungesë transparence në votim.

Tabela 1 – Argumente pro dhe kundër të votuarit të diasporës në Kosovë

Rekomandimet për reformat e nevojshme

Qeveria aktuale e Kosovës me në krye z. Albin Kurti miratoi ndryshimet për ligjin për zgjedhjet, për t’u mundësuar diasporës të votojë nëpër përfaqësitë diplomatike në vendet ku jetojnë, pa u konsultuar me partitë e tjera politike parlamentare, duke nxitur kështu reagime të ashpra të partive opozitare (Shehu, 2021). Reagime pati edhe nga shoqëria civile e përfaqësuesit diplomatikë ndërkombëtarë, të cilët ishin kundër që një proces kaq i rëndësishëm të kalohet brenda një mbrëmjeje të një së premte, e sidomos pa përfshirje të të gjitha palëve me interes në këtë çështje. Qeveria u tërhoq nga një iniciativë e tillë dhe i hapi rrugë për ta reformuar sistemin zgjedhor në proces të rregullt.

Në plan-programin qeverisës 2021 – 2025, Qeveria e Republikës së Kosovës në pikën 2.17.5 Rritja e rolit të mërgatës në zhvillimin dhe promovimin e vendit ndër të tjera parasheh “… krijimin e mundësive për votim nëpër misione diplomatike.” (Qeveria, 2021). Duke qenë e paraparë në dokumentin që portretizon fushëveprimtarinë dhe synimet kyçe të të qeverisurit përgjatë mandatit të saj, veç se bëhet i ditur qëndrimi i kësaj qeverie kur është në pyetje vota e diasporës. Ndonëse mund të ketë prapavijë politike për përfitim populist një pozicion i tillë, qëllimi primar është eliminimi i shpenzimeve dhe stërmundimeve të kësaj kategorie votuesish, që vullnetin e tyre do ta shprehnin në kutitë e votimit sa më pranë shtëpive të banimit në vendet ku jetojnë e veprojnë. 

Janë pesë (5) rekomandime që dalin nga të gjeturat e mësipërme:

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ duhet të mbajë një regjistër i cili përfshin të gjithë Kosovarët që jetojnë jashtë vendit;
  • ambasadat dhe konsullatat të vënë në dispozicion ambientet e tyre, ku votuesit nga diaspora mund të shkojnë të votojnë;
  • të informohet më mirë popullata mbi të drejtën e tyre për të votuar;
  • afatet për aplikim dhe votim të zgjaten;
  • të ndahen vende të rezervuara në Kuvend për përfaqësim të diasporës.

Përfundime

Konceptimi i demokracisë mbështetet në parimin e “qeverisë nga populli”, që nënkupton se njerëzit qeverisin me veten, marrin pjesë në vendimmarrje duke strukturuar jetët e veta dhe fatin e shoqërive të tyre (Heywood, 2008). Askush nuk mund të mbrojë dhe avancojë në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e një komuniteti apo grupi qoftë etnik, fetar, social a kulturor, apo të një grupi të migruar nga vendi i origjinës, se sa përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre, si dhe asgjë nuk mundëson më shumë që një shoqëri të përparojë me hapat e duhur se sa përfshirja dhe identifikimi i të gjithëve me proceset shoqërore që ngjajnë në atë vend. Republika e Kosovës ka dëshmuar se ka vullnet dhe dëshirë që qytetarët e migruar jashtë, t’i bëjë të ndjehen si pjesë e pandashme e vetë ekzistencës së saj. Është në interesin e të mirës së përgjithshme që të përqafojë brenda vetes të gjitha grupacionet dhe t’i unifikojë ato me qëllimin e vetëm të një të ardhmeje prosperuese të përbashkët. 

Bibliografia

Atanasov, Z., Dimitrievski, D., Krsteska, A., Naumovska, B., Cekiq, A., Bliznakovski, J., & Todorovska, M. (2022, shkurt). SISTEMI ZGJEDHOR IMAQEDONISË SË VERIUT Si të sigurohet përfaqësimi i drejtë në Parlament. (E. Aeti, & J. Ziba, Përkth.) Shkup, Maqedoni e Veriut: Instituti Nacional Demokratik (NDI). Shikuar 26 maj 2022, prej https://www.ndi.org/sites/default/files/WEB%20Final%20Digi%20-%20%D0%90nalysis%20on%20the%20electoral%20model_Alb.pdf

Beha, A. (2017). MES STABILITETIT & DEMOKRATIZIMIT Zgjedhjet, partitë politike dhe demokracia brendapartiake në Kosovë. Prishtinë: Qendra për Kurajë Politike dhe Departamenti i Shkencës Politike, Universiteti i Prishtinës.

D4D, & D+. (2018, tetor). VOTIMI NGA JASHTË Shqyrtimi i politikave dhe rekomandimeve praktike. Prishtinë, Kosovë. Shikuar 22 maj 2022, prej https://d4d-ks.org/wp-content/uploads/2018/10/D4D_Elec_13_SHQ.pdf

GERMIN. (2018, maj). Analizë e shkurtër e politikave mbi votimin jashtë vendit. Shikuar 25 maj 2022, prej germin.org: https://germin.org/wp-content/uploads/2019/01/Analiz%C3%AB-e-shkurt%C3%ABt-mbi-Vot%C3%ABn-e-Diaspor%C3%ABs_Germin.pdf

GERMIN. (2020, mars). VOTIMI NGA JASHTË 2019 Analizë e votimit nga jashtë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Prishtinë, Kosovë. Shikuar 18 maj 2022, prej https://germin.org/wp-content/uploads/2020/06/Vota_2019_Shqip.pdf

Germin. (2022, janar 8). KOSOVAPRESS. Shikuar 23 maj 2022, prej kosovapress.com: https://kosovapress.com/shpenzimet-dhe-remitancat-diaspora-i-dha-kosoves-rreth-2-miliarde-euro/

gzk.rks-gov.net. (2008, qershor 15). LIGJI NR. 03/L-073 PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Prishtinë, Kosovë. Shikuar 22 maj 2022 prej https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2544

gzk.rks-gov.net. (2012, korrik 3). LIGJI Nr. 04/L – 095 PËR DIASPORËN DHE MËRGATËN. Prishtinë, Kosovë. Shikuar 22 maj 2022 prej https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2831

Heywood, A. (2008). Politika. (B. Kraja, Përkth.) Shkodër: Dukagjini.

KQZ. (2013, korrik 2). RREGULLA ZGJEDHORE NR.03/2013 VOTIMI JASHTË KOSOVËS. Prishtinë, Kosovë. Shikuar 23 maj 2022 prej https://web1.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2018/01/KQZ-Rregulla-03-2013.pdf

Qeveria. (2021, maj). PROGRAMI I QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2021 – 2025. Shikuar 27 maj 2022, prej kryeministri.rks-gov.net: https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/05/Programi-i-Qeverise-se-Kosoves-2021-2025.pdf

Reçica, V. (2021, shkurt 4). Si voton diaspora në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci dhe Serbi. Shikuar 25 maj 2022, prej albinfo.ch: https://www.albinfo.ch/si-voton-diaspora-ne-shqiperi-maqedoni-mal-te-zi-kroaci-dhe-serbi/?fbclid=IwAR2c1o27_ly8H1iGX5mbUdCgRByNPogG-xsMyqkYQNk7N_e-qHpCljiGIRE

Shehu, B. (2021, prill 03). Ligji për zgjedhje – mollë sherri për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Shikuar 27 maj 2022, prej dw.com: https://www.dw.com/sq/ligji-p%C3%ABr-zgjedhje-moll%C3%AB-sherri-p%C3%ABr-zgjedhjen-e-presidentit-t%C3%AB-kosov%C3%ABs/a-57090633

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 101
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT