• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KORONOVIRUSI- 113 TE VDEKUR NE SHBA

March 18, 2020 by dgreca

-18 Mars 2020- Sipas Organizates Boterore te Shendetesise ne te gjithe Boten jane te infektuar me virusi COVID-19, rreth 204264 persona, jane shenuar 8244 viktima, jane sheruar 82107 te trajtuar. Situate e rende ne Itali,mbi 2500 te vdekur.
Koronovirusi shenoi viktimen e 113 ne SHBA sipas raportimeve te medias, nderkohe qe raportohet se ne te 50 shtetet virusi eshte i pranishem. Numri me i madh i viktimave eshte shenuar ne Washington, ku raportohen 48 te vdekur, nderkohe qe edhe per numrin e infektuareve qendron ne vend te pare Washingtoni, New Yorku me nga rreth 1ooo mbartes te virusit, Kalifornia etj.Per Presidentin Trump, Amerika, nje vend i madh, po mbrohet mire dhe administrata eshte duke punuar fort per ti minimizuar pasojat.Presidenti nuk e fshehu faktin se: “Do të vdesin shumë njerëz. Qëllimi ynë është të pakësojmë numrin e njerëzve që mund të vdesin.”Sipas Organizates Boterore te Shendetesise ne te gjithe Boten jane te infektuar me virusi COVID-19, rreth 204264 persona, jane shenuar 8244 viktima, jane sheruar 82107 te trajtuar.Nderkohe ne Shqiperi eshte shenuar viktima e dyte ne Shqiperi nga Kosonavirusi. Sot u njofua vdekja e 66 vjecarit nga Lushnja I cili ishte ne mjekim intesiv ne spitalin infektiv ne Tirane, ndersa numri I te infektuareve ne Shqiperi u raportua se kishte shkuar ne 59.Kosova vazhdon te kete tregues me te mire nga infektimi. Atje deri tani jane shenuar 19 te infektuar, por serish vihet re nje perplasje mes institucionit te Kryeministrit dhe te Presidentit.Pas mbledhjes se Keshillit te Sigurise gjate 17 marsit presidenti deklaroi se kishte dekretuar shpalljen e gjendjes se jashtzakonshme, por qeveria permes zv/kryeministrit, e kundershtoi, duke thene se vendimi do te merret hap pas hapi, pasi te ndiqet situata.

Filed Under: Komente Tagged With: sot

Koronavirusi ka formën e Kurorës

March 14, 2020 by dgreca

-Presidenti Trump: Kam bërë testin për koronavirus, po pres rezultatet/


Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.
·       Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
·       Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
·       Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe së paku 118 vende të tjera të botës.
·       Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 153,503 njerëz të infektuar, 5,789 të vdekur dhe 72,587 të shëruar. 
·       Kina ka 80,976 raste me koronavirus, pas saj vjen Italia me 21,157 raste dhe Irani me 12,729.
·       Numri më i madh i njerëzve të vdekur është në Kinë: 3,193.
·       Kosova ka konfirmuar pesë rastet e para me koronavirusin e ri.
·       Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht vetëm Mali i Zi nuk ka raste të regjistruara me koronavirus.
·       Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
·       Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS – viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
·       Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
·       OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
·       Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.(Sipas Radios Evropa e Lirë)
***
Presidenti Trump: Kam bërë testin për koronavirus, po pres rezultatet

Të shtunën Presidenti Donald Trump bëri të ditur se të premten në mbrëmje kishte kryer testin për koronavirus duke shtuar se ai vetë nuk e dinte se kur mund të dalin rezultatet.
Zoti Trump i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë gjatë së cilës u publikuan të dhënat e fundit mbi situatën e krijuar në vend si rezultat i pandemisë dhe ecurisë së disa masave të marra në kuadër të shpalljes së emergjencës kombëtare.
Të premten në konferencës ku u njoftua emergjenca kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pas njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit.
Mbrëmë u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë pozitivë me koronavirus.
Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar. 
“Nuk kam thënë se nuk do të testohem… Me të gjitha gjasat, po… Së shpejti… Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj ai. 
Por më vonë, pas kësaj deklarate mjeku personal i presidentit qarkulloi një letër ku thuhej se zoti Trump ka rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi pasi ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë. Mjeku i presidentit tha gjithashtu se nuk ka nevojë që zoti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19.
Por të shtunën ishte vetë presidenti Trump që njoftoi lajmin se të premten në mbrëmje ai kishte kryer testin për koronavirus.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Komente Tagged With: Forme Kurore

TE DHENA DHE MASA MBROJTESE NDAJ KORONAVIRUSIT

March 13, 2020 by dgreca

Dr. PASHKO CAMAJ*/ 

Sic jeni njoftuar nga mjetet e informimit dhe paralajmërimet nga Qendra Botërore e Shëndetit (WHO) si edhe nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) Koronavirusi tashmë është “Pandemi” pra ka arritur përhapje globale. Kjo situatë krijon shqetësime të reja dhe serioze. Sigurisht, ka shumë arsye për shqetësim pasi deri më tani janë regjistruar 130, 000 raste me Koronavirus, dhe rreth 4, 700 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij infeksioni. Megjithatë, paniku nuk e ndalon infeksionin!  Këtu ju sjell disa të dhëna të cilat mund t’ju shërbejnë për informim edhe si sqarime të dobishme:

1-Tani për tani nuk ekziston vaksinë per ndalimin e infeksionit me COVID-19
2-Mënyra më e mirë e mbrojtes është mosekspozimi ndaj virusit.

Sipas informatave që posedojmë, virusi shpërndahet nge personi në person kryesisht në këto mënyra:
• nga kontaktet me njerëz të infektuar (në distancë 1.5 metra)
• përmes sekrecioneve nga kollitja apo teshtitja

Këto sekrecione mund të kalojnë nga një person tek tjetri përmes membranave të gojës, syve apo hundës si edhe përmes frymëmarrjes në mushkri.

Mënyra tjetër e shpërndarjes së virusit është kontakti me sipërfaqe të kontaminuara nga sekrecione që përmbajnë virus. Virusi mund të mbes ‘gjallë’ pra aktiv për disa orë në sipërfaqe të ndryshme me të cilat kemi kontakt. Prandaj, këto masa janë të domosdoshme:
-Larja e shpeshtë e duarve!
• Laji duart shpesh me sapun dhe ujë për 20 sekonda, në vecanti mbas qëndrimit në vende publike, mbas kollitjes apo teshtimës.
• Nëse jeni në vend ku nuk ka ujë dhe sapun, pastroni duart me xhel sanitar të  duarve që  përmban 60% alkohol
• Pastroni sipërfaqet mbi të cilat ka mundësi të kenë rënë sekrecione nga të infektuarit (alkohol ose klor për pastrime rrobash në kombinim 1:10 – 1 pjesë zbardhues dhe 9 pjesë ujë)
• Kurrsesi mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra!  Kjo është mënyrë shumë efikase në ndalimin e infektimit dhe shpërndarjes së virusit!
• Nëse je i sëmurë, rri në izolim ose kërko ndihmë mjekësore. Për shumicën dërmuese, simptomat e sëmundjes janë të lehta.
• Për njerëzit e moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose vuajnë nga sëmundje si diabeti, zemra, organet e frymëmarrjes, etj. kjo sëmundje infektive paraqet një rrezik të vecantë, dhe ata duhet të bëjnë shumë kujdes që të ruhen nga ekspozimi me këtë virus.
• Maskat nuk janë të rekomanduara për përdorim të përgjithshëm, ato mund të ndihmojnë nëse dikush është i sëmurë që mos të përhapin sëmundjen, ose për personat që kanë  në  ‘kujdestari’ persona të sëmurë (në spital apo shtëpi).
Dhe në fund, ju lutem ta shndërrojmë panikun në aksion serioz dhe konkret që secili prej nesh të mundohet ta ndaloj shpërndarjen e këtij infeksioni global dhe të paparë në botë që nga viti 1917/18 (gripi ‘spanjoll’).

  
Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

  • Publikuar së pari në faqen e fb të Dr. Pashko Camaj

Filed Under: Komente Tagged With: dr. Pashko Camaj, koronovirusi

Senatori Rand Paul – në mbështetje të idesë për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

March 11, 2020 by dgreca

Senatori republikan nga Kentucky, Rand Paul, mbështeti deklaratën e senatorit David Perdue nga Georgia për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Në një postim në rrjetin twitter ai shkroi se “e mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. Unë e inkurajoj Kosovën që të ndryshojë qasjen dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje…”, shkroi ai.(VOA)

***

Senator Rand Paul ✔ @RandPaul

I support peace and commerce with all. I encourage Kosovo to turn a page, and work with Serbia for a lasting peace. Time to bring our troops home after so many years over there…

Të martën, senatori Perdue, shkroi se Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e tyre në Kosovë nëse ajo nuk është e përkushtuar për paqen.

Postimi i senatorit Perdue, u mbështet nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, ambasadori Richard Grenell, nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i biri i presidentit Trump, Donald Trump Jr., i cili në rrjetin twitter shkroi se pajtohet me senatorin Perdue. “Janë 650 trupa amerikane në Kosovë, koha që t’i kthejmë në shtëpi”, shkroi ai.

Postimi i senatorit Perdue ngjalli reagime e shqetësime në Kosovë ku prania amerikane dhe përfshirja në proceset politike vlerësohen të pazëvendësueshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të marrë vendime që i takojnë e që janë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe orientimit euro-atlantik.

“As vet liria, as shteti dhe as ekzistenca jonë nuk ka kuptim pa partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të gjithë dëshmitarë se orientimi dhe vetmja alternativë e jona është që të jemi pjesë e BE-së. Nuk kemi alternativë tjetër por edhe jemi dëshmitar që të tjerët mund të na lënë edhe në gjysmë të rrugës siç na kanë lënë shpesh në baltë, siç na kanë ndëshkuar me liberalizimin e vizave. E vetmja adresë dhe i vetmi partner strategjik që na ka qëndruar afër në kohët më të rënda edhe sot dhe me besim për të ardhmen kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duhet të prodhojmë argumente pozitive për të lehtësuar mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën dhe në asnjë rrethanë të prodhojmë argumente për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës sepse këto relacione aktuale dhe këto mesazhe që vijnë dhe ky realitet që është krijuar realisht është një realitet duartrokitës për aktorët anti pavarësi dhe fërkim i duarve i të gjithë atyre që kanë pritur që Kosova të lëkund këtë raport”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se nuk beson që trupat amerikane do të tërhiqen nga Kosova, ndërsa u gjet nën thirrjet e partnerit të koalicionit të tij qeverisës si dhe institucioneve dhe partive politike që të ndërmarr verime për të shmangur tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar trysninë ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës dhe janë shprehur të pakënaqura me qëndrimin e kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tyre.

Filed Under: Komente Tagged With: kosova, Senatori Rand Paul

Thaçi-Engel: Kosova-Amerika miqësi e lidhje të veçantë përgjithmonë

February 27, 2020 by dgreca

-Presidenti Thaçi  në SHBA takoi kongresistin Engel: Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe të qëndrueshme/

-Me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik/

Uashington, 26 Shkurt 2020-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar edhe kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë miqësi të thellë, lidhje të veçantë, që do të zgjasë përgjithmonë. Ju me angazhimin tuaj për tri dekada jeni ndër ata që e kanë ndërtuar këtë marrëdhënie të veçantë”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi në këtë takim ka theksuar se Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe se për 12 vite shtet ka bërë progres të madh, bën të ditur njoftimi i dërguar sot nga Presidenca.

E, presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar:Kongresisti Eliot Engel është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik. /b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Eliot Engel, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 134
  • 135
  • 136
  • 137
  • 138
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT