• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti i Fondit te Studenteve i shkruan Editorit

January 13, 2018 by dgreca

Pershendetje Editor!/
Pashe nji vendim qe qenka publikue ne “Dielli” mbi fondin e studenteve. 
Sa per informim, vendimet mbi fondin e studenteve merren ne Kuvend. Nuk asht kompetence e kryesise. 
Gjithashtu, bursat e ketij fondi kurre nuk jane kushtezue tek anetaret e vatres. Çdo student me origjine shqiptare, simbas kritereve, ka pase te drejte aplikimi. Kjo tradite ka vazhdue edhe nen drejtimin tim te fondit.
Ne lidhje me dokumentet, per çdo vit, nuk jane botue vetem emrat e fitueseve te bursave, por asht paraqite biografia dhe fotografia e çdo studenti qe ka marre bursë. Ne te njejten kohe, raportet jane paraqite ne çdo Kuvend te Vatres dhe keto informata jane ne procesverbalet perkatese.
Sinqerisht,
Mithat Gashi

Filed Under: Komente Tagged With: i shkruan Editorit, Presidenti i Fondit te Studenteve

Problem i pa zgjidhur

January 13, 2018 by dgreca

…Lëvdadat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë./

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Edhe pse thonë, vështirë të besohet se historia përsëritet. Mes epokave të ndryshme shpesh ekzistojnë analogji që të habisin, në fakt janë problemet që përsëriten, jo kushtet që përcaktojnë zgjidhjen e tyre. Dhe një nga këto probleme, është babëzia e njeriut për pushtet, ndërsa koha është kusht për zgjidhje.

30 vite së shpejti plotësohen nga rënia e diktaturës, dhe periudha kalimtare apo e daljes prej saj zgjatet; tregues deri diku se diktatura në një formë a një tjetër vazhdon; politikanē, së bashku me ata që kanë dalë prej tyre, duket se  nuk kanë pasur mision tjetër por veç të tallen, diskretitojnë e korruptojnë lirinë. Ata janë hipokritët tanë. Sepse vetëm kështu, me hile, mashtrime, maska, ata përpiqen të provojnë se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin pa pasur një dorë të fortë të hekurt mbi kokë, ose nuk janë gati për demokraci a nuk duan sistem tjetër qeverisës veç atij që kanë pasur.

Me përhapje lajmesh të rreme, diktatura e tyre e shkuar krijon iluzion, duke e krahasuar jetën e asaj kohe me jetesën që bënin në Bllok, ata krijojnë nostalgji për rininë që atë kohë nuk e kanë njohur. Lëvdadat trushplarëse, që vijnë nga njerëz të cilët profesion kanë lajkat, lenë shije të hidhur, dhe bëjnë të mos harrohet pikërisht ajo kohë që ata duan të shuhet nga kujtesa jonë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Problem i pa zgjidhur

KOSTAQ KOTA PËR NJË SHQIPËRI ME FRYMË EUROPIANE

January 12, 2018 by dgreca

Shkruan: Msc. Albert HABAZAJ/ *

Kopertina-Koco-Kota-800x445

-dy fjalë në përurimin e librit “Koço Kota – Për një Shqipëri oksidentale” të autorit Harallamb Kota-

 Është kënaqësi për ne, njerëzit e letrave dhe vlonjatët kulturëdashës që të promovojmë një libër të veçantë, siç është ky i autorit të mirënjohur Harallamb Kota, nën titullin “Koço Kota – për një Shqipëri oksidentale” (Tiranë, Morava, 2017). Është kënaqësi edhe për faktin, se libra të tillë na i sjellin dhe më pranë personalitete të larta intelektuale dhe shtetërore e, bashkë me ta, edhe frymën e Rilindjes sonë Kombëtare, që Koço Kota dhe brezi i tij e mbajtën gjallë tërë jetën. Se kush është personaliteti intelektual e atdhetar i politikanit të njohur korçar e burrit të shquar të shtetit, pjesëmarrësit aktiv në krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar Kostaq (Koço) Nuçi Kotta (1886-1949) do ta njohim më hollësisht duke shfletuar e studiuar këtë libër voluminoz me 515 faqe, monografi-pubicistikë. E ravijëzon thukët profilin e kësaj figure të njohur të historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX prof. dr. Bardhosh Gaçe në parathënien e librit, ku ndër të tjera thekson: “Koço Kota është një personalitet i përfshirë dhe i gjendur në zhvillimet më të rëndësishme të Shqipërisë, që nisin që në fillimin të shek. XX për të vazhduar me një temp të jashtëzakonshëm deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Fillimvitet 1900, e gjatë tre dekadave të para të shekullit të kaluar kanë qenë të mbushura me zhvillime jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, që nga Shpallja e Pavarësisë, e cila kulmoi të gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë kulturore, politike, historike, shoqërore, luftarake dhe intelektuale të Rilindjes Kombëtare, e cila me të drejtë është konsideruar njëra nga epokat më të arta të historisë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut.” Ndërkohë, duke lexuar faqet e këtij libri me dëshmi e dokumente të panumërta, të mbeten në mendje përpjekje të tilla në fillim të shekullit XX, që njerëz si Koço Kota të marrin arsim të lartë në Europë për t’i shërbyer Atdheut. Ai rri pranë Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit e Fan Nolit, duke i quajtuar ata apostuj dhe veten shërbestar të Kombit. Kështu ka ndodhur me brezin e Koço Kotës, pasi mësuesit e tyre ishin Sami Frashëri, Naimi, Pashko Vasa dhe rilindas të tjerë. Ashtu si Sami Frashëri, edhe Koço Kota e projektoi promemorien e tij “Shqipëria si duhet të jetë”, prandaj nuk reshti tërë jetën e vetë, si senator, kryeparlmentar e kryeministër të kërkonte dhe të zbatonte gjërat më të mira për përparimin e Shqipërisë.

Krahas këtyre vlerave të mrekullueshme të shpirtit të madh kombëtar, monografia e Harallamb Kotes, me ndihmesën shkencore të albanologut të njohur prof. dr. Bardhosh Gaçe “Mjeshër i Madh” dhe përkujdesjen letrare të shkrimtarit dhe publicistit me e mër Albert Z. Zholi “Personalitet i shquar i Labërisë”, më ringjallën edhe disa gjurmë të Koço Kotës në Vlorë. Bisedat e ngrohta e shqipëridashëse me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin për formimin e shtetit shqiptar e qëndrimi i prerë ndaj Esat pashë Toptanit e ngrenë në lartësi nderimi emrin e tij. Ndërkohë janë titanike përpjekjet e tij e të Jani Mingës, të Salih Gjukës e Babë Dudë Karbunarës, të Hamza Isait e dritanëve të tjerë për të çelur shkollat shqipe dhe për të përfshirë si gjuhë zyrtare shqipen në administratën e shtetit.

Më bëhet zemra mal, që Koço Kota në jetën e veprimtarinë e vetë ka patur edhe mjaft miq e shokë nga Vlora e Labëria, si Spiro Jorgo Koleka, Osman Haxhiu, Myqerem Hamazaraj, Halim Xhelo, Agjah Libohova, Murat Tërbaçi, Toli Arapi e Ibrahim Abdullahu. Ishte miqësi e një shpirti të madh e të hapur atdhetar e intelektual.

Jo vetëm mbështetur në orientimin e duhur për lexuesin nga recensionet kritike paraqitëse që bëjnë me kompetencë e dashuri përgatitësit redaktori shkencor dhe redaktori letrar i librit, gjykojmë se libri i ri “Koço Kota – për një Shqipëri oksidentale” i autorit të përkushtuar e atdhetar Harallamb Kota, na shpërfaq një ridimensionim i leximit real të historisë shqiptare. Bëhet fjalë për një libër nga i cili ke ç’merr, ke ç’ referenca bibliografike serioze mund të shfrytëzosh e, që, sa herë e lexon, aq herë ke nevojë t’i rikthehesh për të mësuar thelbin e gjërave të reja, përparimatare e atdhetare jo vetëm të kohës kur jetoi e veproi heroi i librit. Sa herë e rilexojmë tekstin, aq më tepër bindemi, se vërtet Kostaq Kota për një Shqipëri me frymë europiane, siç ka patur rrënjët. Harallamb Kota ka bërë një libër të mirë dhe fakti që është nip i heroit të monografisë që kemi në dorë, e ndihmon e i jep krahë realizimi, por është edhe dëshira, këmbëngulja, serioziteti dhe eksperenca e tij studimore e shkrimore, që ky libër të na vijë në këtë formatim kaq cilësor. Ndërkohë ai, edhe pa qenë lab, e ka merituar me kohë dekoratën e lartë “Mirënjohja e Labërisë”, që jep Shoqata Kulturore-Atdhetare Mbarëkombëtare “Labëria”-“Nder i Kombit” për kontribute të dukshme të figurave të njohura, por jolabër. Promovimi i këtij libri në qytetin tonë, na bën më të pranishëm me kulturën historike të vendit tonë dhe personazheve me emër të saj, pasi monografi të tilla përbëjnë rrafshe të shkëlqyera të historisë sonë mbarëkombëtare. Një ndër cilësitë e shumta që Koço Kotta nuk punoi për t’u dukur është edhe fakti, që ai kurrë nuk mendonte për dekorata, por vepronte vepëm për Shqipëri qytetare demokratike. Siç e përmend edhe vatrani i nderuar Gjon Buçaj, dekorimi i patriotit Koço Kota u bë me kërkesën e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, ashtu si edhe disa patriotëve të tjerë, të cilët “Vatra” e “Diellit” shqiptar i quan “Martirët e vatrës”, sepse për një kohë të përfillshme vepruan për interes të kombit si vatranë, dhe diktatura komuniste i masakroi në mënyra të ndryshme, dikë e vrau, dikë e mbyti në tortura, ose i burgosi dhe i la të vdesin në varfëri. Por, emri i tyre diellon nga Vatra e kombit përsëri e përsëri deri sat ë bëhemi një Shqipëri oksidentale

* Studiues, poet- kryetar i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, “Petro MARKO” Vlorë

 

Filed Under: Komente Tagged With: KOSTAQ KOTA, Libri i Harallamb Kota, shkruan Albert Habazaj

Kosovë-BE u kërkon 43 deputetëve tërheqje nga iniciativa kundër Speciales

January 12, 2018 by dgreca

-Kjo iniciativë, e cila ende është pezull në Kuvendin e Kosovës, është një shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj- Deklaratë nga Zyra e BE-së /Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë/

1 BE Koosove

PRISHTINË, 12Janar 2018-Gazeta DIELLI/ Nga Zyra e Bashkimit Evropian/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë sot u dha kjo deklaratë:Më 22 dhjetor 2017, 43 deputetë të Kuvendit morën iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyren e Prokurorit të Specializuar.

Kjo iniciativë, e cila ende është pezull në Kuvendin e Kosovës, është një shqetësim ekstrem për BE-në dhe vendet anëtare të saj.Në vitin 2014, Kosova u angazhua me BE-në për krijimin e Dhomave të Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të  ligjit. Si rezultat, BE-ja e mirëpriti krijimin e Dhomave të Specializuara nga Kuvendi i Kosovës më 2015.

Çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikojë punën e përbashkët të BE-së dhe Kosovës për sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

Prandaj, BE-ja inkurajon nismëtarët e iniciativës së Kuvendit ta tërheqin atë. BE-ja i mirëpret deklaratat e fundit publike të liderëve politik në mbështetje të respektimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja përgëzon mediat dhe shoqërinë civile për ngritjen e zërit ndaj kësaj iniciative të dëmshme.

BE-ja e mbështet fuqishëm progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian.

Progresi i Kosovës drejt integrimit në BE, duke përfshirë përpjekjet e vërteta të Kosovës për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe pajtimin sot ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë. Lidershipi i Kosovës duhet ta mbajë Kosovën qartësisht të përqëndruar në axhendën evropiane, që i përket rajont të Ballkanit Perëndimor, në përputhje me dëshirat dhe pritjet e popullit të Kosovës./b.j/

***

Statement by EU Office in Kosovo/EU Special Representative and Heads of EU Missions

On 22 December 2017, 43 Kosovo MPs took the initiative to abrogate the law on the Specialist Chambers and Specialist Prosecutor’s Office.This initiative, still pending before the Kosovo Parliament, is of extreme concern to the EU and its Member States.

In 2014 Kosovo committed itself with the EU to the establishment of the Specialist Chambers. This was an important step to demonstrate Kosovo’s commitment to rule of law. As a result, the EU welcomed the establishment of the Specialist Chambers by the Kosovo Parliament in 2015.Any attempt to repeal or amend the mandate of the Specialist Chambers seriously undermines such a commitment and would jeopardize the joint EU-Kosovo work on the rule of law done in recent years. This would adversely impact Kosovo relations with the EU.

The EU therefore urges the originators of the Parliament initiative to withdraw it. It welcomes recent public statements by political leaders in support of honouring Kosovo’s obligations. The EU commends media and civil society for raising their voice against this harmful initiative.

The EU strongly supports Kosovo’s progress on its European integration.

Kosovo’s progress towards EU integration, including genuine Kosovo’s efforts aimed at guaranteeing democracy, the rule of law, human rights and reconciliation today needs more support than ever. The Kosovo leadership needs to keep Kosovo firmly anchored in the European agenda that the Western Balkans region shares, in accordance with the wishes and expectations of the Kosovo people.

Filed Under: Komente Tagged With: 43 deputeteve, Kosovare, Thirrje e BE

Dëshmi tronditëse për krime të pandriçuara në Kosovë

January 12, 2018 by dgreca

Deklaratë e përbashkët e familjeve Zemaj, Tolaj dhe Haklaj/

Dje, më datë 11 janar 2018, në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, është transmetuar dëshmia e Shkumbin Mehmetit, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, ku janë dhënë dëshmi tronditëse për krime të pandriçuara në Kosovë.

Në dëshminë e tij, z. Mehmeti, ndër të tjera, ka dhënë informacione që lidhen me vrasjen e Kolonel Tahir Zemajt si dhe të dy policëve hetues, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, duke dëshmuar për motivet që çuan urdhërdhënësit për porositjen e këtyre vrasjeve si dhe duke apostrofuar emra që mund të jenë të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve.

Ashtu si është tronditur mbarë opinioni publik, edhe familjet tona janë tronditur thellë nga deklaratat dhe pretendimet e këtij dëshmitari, njëherit i dënuar për krime të kryera si pjesë e një grupi kriminal, po ashtu i apostrofuar si pjesë e ndërmarrjes së krimeve ndaj familjarëve tanë, Tahir, Hasan, Enis Zemaj dhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj.

Por, ajo që na ka shqetësuar pa masë është dëshmia e tij në lidhje me neglizhencën e zyrtarëve të shtetit karshi deklaratave dhe pretendimeve të tij.

Jemi thellësisht të indinjuar që pavarësisht pretendimeve të dëshmitarëve të mundshëm që do të çonin në zbardhjen e këtyre vrasjeve, por edhe të shumë krimeve të tjera të kryera në Kosovë me motive politike, prokurorët nuk kanë bërë sa duhet për ta përmbushur obligimin e tyre konform standardeve etike dhe profesionale, duke i lënë këto raste në mëshirën e fatit.

Familjet tona ftojnë Prokurorinë e Shtetit që t’i marrë shumë seriozisht të gjitha pretendimet e këtij dëshmitari dhe dëshmitë e tjera eventuale dhe t’i trajtojë ato me seriozitet, në mënyrë që kryerësit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar.

Me respekt,

Familjet Zemaj, Tolaj dhe Haklaj

  • Deklarata u dergua ne posten elektronike te Diellit

Filed Under: Komente Tagged With: deklarate, Familjat Zemaj, Haklaj, Krime ne Kosove, Tolaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • 164
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT