• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Perandoria e Trumpit planifikonte një kullë në Moskë

August 29, 2017 by dgreca

Firma imobiliare e presidentit amerikan, Donald Trump në kohën e fushatës elektorale ka konkretizuar planet për ndërtimin e një kulle të re në Moskë. Avokati i Trumpit e konfirmon këtë.1 Trump Company

Në kohën që koncerni Trump kishte filluar në vjeshtën e vitit 2015 planet për një projekt gjigand në Moskë, miliarderi Trump e kishte bërë të ditur se do të kandidonte për president për republikanët. Ndërkohë gjatë fushatës elektorale 2016, projekti i kullës së Trumpit u konkretizua edhe më tej. Këtë e konfirmoi avokati i Donald Trump, Michael Cohen në një prononcim për komisionin hetimore të dhomës amerikane së përfaqësuesve.

Jo marrëdhënie pune me Moskën?

Ky komision ashtu edhe hetuesi i posaçëm, Robert Müller po hetojnë, nëse gjatë fushatës ka pasur ndikime ruse, dhe nëse ekipi i Trumpit dhe instancat ruse kanë pasur ujdi mes tyre.

Pjesëmarrja e Trumpit në ndërtimin e ri në Moskë do të binte kështu ndesh me deklaratat e presidentit, se nuk ka pasur marrëdhënie pune me Moskën. Cohen konfirmoi, se së bashku me Felix Sater, një njeri me lidhje të mira në Rusi kanë punuar për projektin e imobilieve. Në vitin 2016 ai ka pasur dyshime për zbatueshmërinë e projektit, prandaj ai u mbyll në dosje. Televizionit ABC, avokati i Trumpit i kishte thënë, se vitin e kaluar projekti ishte në fazën e planifikimit. Mendohej një kullë si ajo e Trumpit.

Rechtsanwalt Michael Cohen (Picture alliance/AP Photo/R.Drew)Avokati Michael Cohen

“Ne mund ta kurdisim”

Për këtë projekt spektakolar kishte raportuar fillimisht “Washington Post”. Për këtë kishte bërë presion Satter, i cili është mburrur edhe me lidhjet e mira deri tek kreu i Kremlinit, Putin. Në një email të nëntorit 2015, nga ku citon gazeta “New York Times”, Felix Satter ka shkruar, se Trump mund të bëhet president dhe ne “mund ta kurdisim këtë”.

Me këtë email bëhet fjalë për një nga shenjat më të qarta, se Trump, të paktën ka pasur lidhje me Rusinë përmes njërit nga bizneset. Satter, sipas raportimeve në media, ka thënë, se ai ka rregulluar financimin përmes bankës ruse, VTB, ndaj së cilës ishin vendosur sanksione amerikane për shkak të konfliktit me Ukrainën.

Filed Under: Komente Tagged With: në Moskë?, nvestime, Perandoria Trump

Të jemi gjithë nga pak Nënë Tereza për vendin tonë!

August 28, 2017 by dgreca

Imzot Dodë Gjergji: Të jemi gjithë nga pak Nënë Tereza për vendin tonë!/*

Ipeshkvi Dode Gjergji - Kosove okKatedrale-Nena-Tereze

Fort të dashur miq,/

Me dashurinë e Nënë sonë Tereze, dua të Ju përqafoj të gjithëve, të Ju dëshiruar të keni paqe e gëzim në zemrat tuaja, e të arrini të jeni gjithë nga pak Nënë Tereza për vendin tonë.Të gjithë ne e kemi të njëjtën zemër bujarie, të njëjtin entuziazëm guximi për t’i shërbyer të mirës dhe për të qenë në dobi të të afërmve, sepse këtë mësim ne e marrim prej Krishtit, këtë e mbjellim në zemër dhe të njëjtën dua t’ia dhurojmë botës.Ne, sot po fillojmë të përgatitemi për festën e madhe të 5 shtatorit, ditë kur do ta shugurojmë këtë shenjtërore.Në traditën e moçme, nga 26 gusht – 5 shtator, kanë qenë ditët e Nënë Terezës, dhe ne dëshirojmë t’i vazhdojmë ato, sepse është një nëntëditësh përgatitje për festën e madhe të 5 shtatorit, në ditën e shugurimit të kësaj Shenjtërore, e cila dëshirojmë që të jetë një vend ku çdo njeri pa dallim, çdo njeri i vullnetit të mirë, të vijë e të mësojë se çfarë do të thotë dashuria, të vijë e të mësojë çfarë do të thotë shërbimi në emër të kësaj dashurie.

Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezent e ata që do të jenë me 5 shtator.Dita e ditëlindjes së Nënë Terezës, me 25 gusht, do të jetë një ditë kur ne do të fillojnë të bëjmë mirë në emër të Nënë Terezës, jo vetëm të flasim mirë për të, por edhe të japin një lëmoshë për bamirësi, të cilën do ta fillojmë sot. Nga kontributi që do të mblidhen për çdo vjet në 26 gusht, do të jenë për bamirësi. Sivjet lëmosha do të shkojë te motrat e Nënë Terezës në Pejë, të cilat tash sa vite shërbejnë me përvujtëri e pa ju nie zani. Por ato janë këtu, janë në Pejë, e i duan të varfëruat ashtu si i donte Nënë Tereza në Kalkutën e largët.

Kjo ditë është e veçantë, sepse është ditëlindja e Nënë Terezës, po këtë ditë, me 26 gusht 2015 është bërë bekimi i gurthemelit të kësaj Katedrale nga shumë të dashurit tanë Dr. Ibrahim Rugova dhe Mons. Mark Sopi. E për koincidencë edhe famullitari i Katedrales Nënë Tereza ka sot ditëlindjen, pra ka lind me të njëjtën ditë me Nënë Terezën. Pra një ditë e shënuar për të gjithë ne.I falënderoj të gjithë ata që kanë përgatitur këtë mbrëmje shpirtërore dhe kultuore për ditëlindjen e Nënë Terezës, artistët tanë, këngëtarën dhe recituesit e poezive dhe uratave të Nënë Terezës.Në fund, dua ta përshëndes z. Sakip Imeri-in, drejtorin e përgjithshëm e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) një komshi tonin që e ka përgatit ekspozitën me fotografi të ndërtimit të Katedrales. Ai që nga fillimi i ndërtimit, për 10 vjet me radhë, për çdo ditë, ka bërë nga një fotografi punimeve në Katedrale nga zyra e tij e punës. Disa prej tyre janë të ekspozuar sonte, që e ngjallin një proces të punimeve të kësaj Katedrale ku jemi sot.

*(Fjala përshëndetëse e Imzot Dodë Gjergjit, në hapjen “Ditët e Nënë Terezës”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, më 26 gusht 2017.)

Filed Under: Komente Tagged With: Imzot Dode Gjergji, Nene Tereza, nga pak, te gjithe

RIKTHIMI I STALINIZMIT NË DREJTIMIN E SHTETIT

August 28, 2017 by dgreca

RIKTHIMI I STALINIZMIT NË DREJTIMIN E SHTETIT DHE QEVERISË PO PRISH EKULIBRAT E SHOQËRISË/

REAGIM I TË PËRNDJEKURVE POLITIK SHQIPTAR!

/besim_ndregjoni

Gjendja politike e trazueme  dhe zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik e paqja sociale gjysëm e thyeme  në Shqipëri sot janë të frikshme për çdo shqiptar. Fitorja e mazhorancës socialiste trashgimtare e stalinizmit shqiptar me votat e blera nga korrupsioni e kanabis sativa tregon prespektivë të frikshme për të formuar shtet organik për  të gjthë qytetarët. Stalinizmi shqiptar pati jetëgjatsi 50 vjeçare në Shqipëri  ku kreu masakra të tmerrshme. Pasoja e stalinizmit janë konkrete dhe sot , ku mijera shqiptarve nuk ju janë gjetur eshtrat. Ku qindra qytetarë kan pasoja traumatike e psiqike nga toruturat e ushtruar nga pjestarë të  administratës komuniste, që sot fatkeqësisht janë pjesë vendimarrse e politikbërjes. KM Edi Rama  paraqiti  në mbledhjen e Asamblesë socialiste drejtimin 4 vjeçar të pushteti ligjëvënës dhe qeverisës. Mbas 27 vitesh pluralizëm, Shqipëria do të drejtohet nga stalinistët shqiptar që i shkaktuan këtij vendi masakra çnjerzore duke mbajtur në pushtet diktaturën më të egër e gjakatare në të gjithë europën juglindore. Në krye të Kuvendit të Shqipërisë do të jetë  stalinisti Gramoz Ruçi ish Ministër i Punëve të Mbrendshme të diktaturës komuniste, dhe udhëheqësi i operacionit antidemokratik të 2 prillit 1991 të Shkodrës ku u vranë demostruesit antikomunistë Arben Broxi, Bujar Lleshanaku e u plagosën qindra qytetar. etj. Kurse në qeverisje paraqiti stalinistët pjestarë e bijë të makinerisë shtetrore të regjimit.  që nga hetuesi i krimit komunist Xhafa, e pinjollët Bushati,Klosi,Qaton. Si zv- kryeministre zonjë Mesi (Kruja) pjestare e një familje ku pjestarët e saj kan punuar në Komitetin  Qëndror të PPSH, dhe gjatë fushatës elektorale 2017 çfaqi pikpamje  raciste tipike komuniste  ndaj pakicave në qytetin e Shkodrës.. Shëndetsia do të drejtohet nga  Ogerta bijë e oficerit të sigurimit të shtetit e së bashku me to në  sinkron me  liliputët e korrupsionit gjikant qeveritar, të perudhës 2013-2017- Ahmetaj, e  Gjiknuri.

Emrat që lexuam se kush do të bëj shtet,  janë emra skandaloz po ti marrish një nga një. Këta stalinistë të vjetër e të rinj në vendet e lira dhe demokratike nuk do të lejoheshin jo në drejtim të shtetit por as pjesë e politikbërjes, Kjo qeveri staliniste përfundimisht na i ka mbyll dyert e bashkimit europian për të cilët u sakrifikuan mijra shqiptare që u vranë dhe u dënuan pa faj. Ne antikomunistët shqiptar i drejtohemi sot Prof. të arteve të realizmit socialist shkruesit të refleksioneve të vitit 1991, KM aktual Z. Rama, përse përbuz gjakun e martirëve të Shkodrës, që i vrau pushteti i Gramoz Ruçit. Ju  duke vënë në krye të kuvendit një stalinistë që është pjesë e krimit komunistë të padenuar në Shqipëri u hakmorët ndaj martirve që me gjakun e tyre sollën lirinë dhe demokracinë në këtë vend.  Përse përbuz mijëra të persekutuar politikë duke ju dhënë fuksione atyre që kan qënë pjesmarrës në torturat dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut per 50 vite diktaturë enveriste staliniste. I drejtohemi ambasadorit Lu:  Stalinistat shqiptarë që kan kryer krime çnjerzore do të i kthejn drejtsinë e shumpritur kësaj shoqërie të tramuatizuar nga stalinizmi enverist. 50 vite këto stalinista e quanin xhandari ndërkombëtar vendin e lirive e të demokracisë Amerikën. Efektet e nji fryme të këtill helmojnë atmosferën  shoqërore politike  të vendit tonë dhe janë rezultate shkatrimtare, ku  kërcënojn të mbeten efektive dhe për brezat e ardhshëm. Elektorati antikomunist të përndjekur nga stalinizmi u drejtohet të gjithë shqiptarve: A do ta mbrojmë këtë vend që quhet Shqipëri. Shqipëria nuk është një ishull. Jetojmë në kontinentin europian ku stalinizmi është denuar që para 61 vjetësh. Partia demokratike të mos bëj opozitë me kollare në  fb por të mobilizohet dhe të i bashkohet protestës  të përndjekurve politikë për mos lejuar as dhe një ditë që shteti shqiptar të drejtohet nga stalinistët që e shkatruan këtë vend për 50 vite. Këta stalinistë duke zhbërë shtetin, shoqërinë me imoralitetin  dhe urretjen racore krahinore  si model suksesi , duke përçarë  shoqërinë me devizivën”përça e sundo” zemrimi popullor dhe i joni si të përndjekur  është i pashmagshëm. Ne ju bëjmë apel të gjith shqiptarve pa dallim feje krahine e ideje të i themi ndal rikthimit të stalinizmit në drejtimin e shtetit dhe të qeverisjes.   Të mbrojmë lirinë e fituar me gjak të pafajshëm. Cdo vonesë prish ekulibrat e shoqërisë, që është katastrofale për vendin. Këmbanat po bien, ato duhen ndigjuar.

 

PRESIDENTI

Besim NDREGJONI.

Filed Under: Komente Tagged With: Besnik Ndregjoni, Rikthimi i Stalinizmit

Pafytyrësia e Ramës për diplomatët delenxhinj e pazarxhinj

August 26, 2017 by dgreca

Në Konsullatën e Përgjithshme Shqiptare në Selanik Rama emëroi militantët e PS-së, të cilët nuk plotësonin asnjë kriter diplomatik, të sigurisë kombëtare dhe të katit të tretë në Ministrinë e Punëve të Jashtme./

2010, Konsulli, Artur Porpollogu me ish ministrin e brendshem grek,Mihalis Krisohoidhis5-vjetorit-e-PS-ne-Greqi-27.3.2011-640x420Konlsl.Pavlina, letrat si minoritare greke (1)

Nga Arben Llalla/

Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër diplomatët shqiptarë në takimin e përvitshëm që mbajnë këta të fundit për llogaridhënie dhe prespektivën diplomatike për të ardhmen. Rama foli me gjuhën kritike dhe fyese sikur të ishte udhëheqësi i opozitës dhe jo përcaktuesi i diplomatëve shqiptarë nëpër botë.Unë pajtohem plotësisht me etiketimin e diplomatëve shqiptarë nga kryeministri Rama si: “Ende kemi diplomatë delenxhinj, pazarxhinj, s’po zbres deri te shoferët e ambasadave, ku akoma gjendet ndonjë timionier kaçak”.Por, Rama nuk është i sinqertë dhe i vërtetë, sepse shumica e diplomatëve shqiptarë, të cilët i etiketoi me frazat më të ulëta janë emëruar nga vetë ai. Ata janë diplomatë që vijnë nga rrethi i tij i ngushtë shoqëror. (Faktet që shumica e diplomatëve janë të afërt e rrethit të Ramës dihen. Nëse ka nevojë ia përmend lidhjet e tarafit duke filluar nga Fuga e me radhë). Prandaj zoti Rama bën mirë para se të japë ndonjë deklaratë të shikohet në pasqyrë duke bërë krahasime. Shikimi në pasqyrë i jep mundësinë që të mundi unin e tij, këtë njeri brenda njeriut.Prej disa kohësh kam qortuar pa asnjë prapavijë politike dhe karriere për kriteret e ulëta për caktimin diplomat gjatë kohës që Edi Rama ka qeverisur Shqipërinë nga 2013 (të njëjtën gjë kam bërë edhe me kryeministër Berishën për diplomacinë rrugaçore 2005-2013).Disa diplomatë shqiptarë nuk e kuptojnë rëndësinë e postit që kanë, të punës së tyre, prandaj Shqipëria pas viteve 1990 është përballur shpesh me skandalet e shkaktuara nga këta zyrtarë jo të ndërgjegjshëm. Shumë diplomatë shqiptarë janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, disa janë kapur nga shërbimet e huaja nën shoqërinë e prostitutave të rëndomta. Shqipëria ka nevojë për t’u përfaqësuar denjësisht nga diplomatë seriozë, nëse pretendojmë të jemi një vend i rëndësishëm në politikën e Ballkanit, por me diplomatë që vijnë nga rruga, të cilët nuk përmbushin asnjë kriter profesional do të vazhdojmë të na shohin si një shtet i brishtë që është ndërtuar mbi një kala prej rëre.Gjithnjë Ministria e Punëve të Jashtme ngjan si një uzinë që prodhon jo më diplomatë, por servila, sahanlëpirës. Kuptohet se ka edhe diplomatë që ne krenohemi që shërbejnë në shumë vende.

Denoncimi më 25 mars 2015

Të dhëna rreth emërimit diplomat në Konsullatën e Përgjithshme Shqiptare në Selanik të militantëve të PS-së, të cilët nuk plotësonin asnjë kriter diplomatik, të sigurisë kombëtare dhe të katit të tretë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.(Kur botova këto të dhëna Rama me miqtë e tij hodhën helm nëpër rrethin e përbashkët shoqëror që po ai çfarë ka që na kritikon. Zoti Rama unë nuk kam asgjë personale me asnjë politikan apo qenie njerëzore, unë dua që ne të ndihemi krenarë dhe e njoh më shumë se çdo njeri funksionimin e diplomacisë shqiptare në Ballkan.)Konsullja e Përgjithshme e Konsullatës në Selanik Pavlian Evro-Ylli u caktua në këtë post pa asnjë kriter diplomatike dhe sigurie. Ajo ka letra greke si minoritare dhe prej vitesh përflitet për njohje të thella me personalitete greke dhe të minoritetit që promovojnë autonominë e Veriut të Epirit-Aneksimi i Jugut.

Një rast dramatik të punësimit diplomat në Konsullatën e Selanikuk kemi atë të Artur Porpollogu, sekretar i përgjithshëm i konsullatës, i cili vjen nga 20 vjet emigracion në Greqi, në qytetin e Verias.Artur Porpollogu ka qenë kryetar i Shoqatës “Solidariteti” në Veria dhe ka patur kontakte të rregullta me kryetarin e Bashkisë së Verias, por edhe me shefin e policisë së këtij qyteti. Që nga viti 2011, ai ka qenë këshilltar në Bashkinë e Verias dhe është shoqëruar shpesh me anëtarë të organizatës OMONIA, të cilët nuk promovojnë miqësinë greko-shqiptare, por propagandojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Veprime të tilla të diplomatit Artur Propollogu bien ndesh me betimin diplomatik për mbrojtjen e interesave shtetërore shqiptare.

Vite më parë Artur Propollogu është parë disa herë në fushatën parazgjedhore në Greqi duke propaganduar për partinë e PASOK, në shoqërinë e ish-ministrit të punëve të brendshme, zotit Mihalis Krisohoidhis. Propollogu doli diplomat nga puna në tregun e fruta-perimeve në Veria, falë kontributit partiak ndër vite.

 

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, diplomatet delenxhinj, Rama dhe

Strategjia e integrimit të ish të përndjekurve politikë

August 25, 2017 by dgreca

Dokumente dhe drafte*- Goran Linblad: Krimet e komunizmit duhet të dënohen/

Megjithëse është e vështirë për t’u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorizmit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve dhe telashi i të gjithë kombeve.Ndërsa një regjim tjetër totalitar i shek.XX i quajtur nazizëm është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë investiguar kurrë dhe s’kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar.

f.7

Regjimet komuniste mund të definohen nga disa tipare, duke përfshirë në veçanti, rregullin njëpartiak, që kanë ideologjinë komuniste. Pushteti është përqendruar  në një grup të vogël drejtuesish partiakë të cilët nuk detyrohen nga ligji.Partia kontrollon shtetin, në një hapësirë aq të madhe, në kufijtë midis këtyre të dyve, janë mjaft të mjegullt. Për më shumë, ajo e shtrin kontrollin e saj mbi popullsinë në çdo aspekt të jetës së përditshme në një nivel të paprecedent.

E drejta e organizimit nuk ekziston, pluralizmi politik është i shfuqizuar dhe çdo opozitë, si dhe çdo orvajtje  për ngritjen e një organizate të pavarur, ndëshkohet rëndë. Nga ana tjetër mobilizimi masiv në parti apo në organizatat e saj satelite, inkurajohej dhe madje, disa herë edhe detyrohet.

  1. 9

Më shumë se 20 vende në katër kontinente mund të kualifikohen si komuniste ose nën drejtimin komunist në disa periudha kohore. Përveç Bashkimit Sovjetik dhe gjashtë satelitëve të tij evropianë, lista përfshinte edhe Afganistanin, Shqipërinë, Angolën, Beninin, Kamboxhian, Kinën, Etiopinë, Korenë e Veriut, Laosin, Mongolinë, Mozambikun, Vietnamin, Jemenin e Jugut dhe Jugosllavinë. Popullsia që jetonte në regjimin komunist deri në vitin 1989 arrinte mbi një miliardë.

  1. 19

Filozofia e së djeshmes ishte e thjeshtë:njerëzit kundër njerëzve, antivlerat mbi vlerat, çka jehon jo rrallë edhe në shoqërinë e sotme shqiptare.

  1. 20

Gjatë viteve të para të regjimit (1946-1948) Enver Hoxha me bandën e tij bëri një krim masiv në bashkëpunim me jugosllavët, duke genociduar dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, ndër të cilët intelektualë, patriotë, punonjës administrate, ushtarakë, tregtarë, borgjezë, etj. Kjo e gjitha në emër të bashkimit me Jugosllavinë, por sidomos me qëllim të konsolidimit të pushtetit të tij personal.

Pasuri marramendëse u sekustruan dhe u dërguan në Jugosllavi.

  1. 21

Deklarata e bashkëpunimit me regjimin

Kjo ishte faqja e parë e dosjes personale të bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

Ajo merrej me dhunë, përdhunë, presion dhe premtime të rreme, në shumicën e rasteve njerëzve të persekutuar, të dënuar, të rënuar fizikisht dhe moralisht.

Regjimit nuk i duheshin deklarata dashurie nga njerëzit e klanit dhe shërbëtorët e tij, në fakt ata vetë ishin deklaruar si besnikë të verbër ndaj tij.

  1. 45

Sami Repishti/

Asht bindja ime se qendrimi i viktimave të murtajës komuniste pas ramjes se turpshme të komunizmit, ka ngrit nalt moralisht shoqeninë shqiptare. Ata që u dërmuan nën peshën e drunit të pagdhëndur, që vuejtën thyemjen e gjunjëve dhe kockave me çekan, që u dogjën me hekur të skuqur në trup dhe me cigare në sy, ata që u varën për peme e dritore të qelive për ditë e javë të tana pa bukë e pa ujë, gratë dhe vajzat shqiptare që u varën për litar gjatë periudhave mujore që të bahen objekte tallje nga rojet e kuqe shtazarake, të gjithë ata që gjithë jetën e kaluen të përbuzun e të përndjekun (si nana, motra e vëllau im) sepse sdeshtën të jetojnë si njerëz të lirë,

e gjithë kjo turmë fatkeqe që i tha “Jo!” dhunës , gënjeshtrës, urrejtjes, shnjerëzimit,

refuzon hakmarrjen me qëllim që të mos shkaktojë viktima të reja, të mos lëndohet akoma më shumë Nana Shqiptare.

Natyrish,t ata nuk harrojnë!  Gjurmët e vuejtjeve dhe pjesëtarët e familjeve, të vramë ose të zhdukun burgjeve dhe kampeve të shfarosjes nuk e lejojnë një sakrilegj të tillë!

  1. 54

Presidenti rumun Traian Basecku/

E importuar nga Bashkimi Sovjetik, ideologjia komuniste justifikoi sulmin kundër shoqërisë civile, kundër pluralizmit politik dhe ekonomik,,justifikoi zhdukjen e partive demokratike, shkatërrimin e tregut të lirë, eliminimin me anë të vrasjeve politike, deportimin, punën e detyruar dhe burgosjen e qindra-mijërave. Pas maskës  së “humanizmit socialist” fshihej përbuzja më e thellë për qeniet njerëzore si individë.

f.57

Partia ishte truri i sistemit shtypës, ndërsa Sigurimi ishte instrumenti që zbatonte në praktikë vendimet politike.

  • Dokumente dhe drafteBotimet QSHRT-2007-Konspektoi Bardhyl Selimi, 20 gusht 2017

Filed Under: Komente Tagged With: Sami repishti, Strategjia e integrimit të ish, të përndjekurve politikë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!
  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT