• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Trump nuk e çertifikon marrëveshjen me Iranin

October 14, 2017 by dgreca

Presidenti amerikan Donald Trump parashtroi të enjten nga Shtëpia e Bardhë një strategji të re, më të rreptë të Shteteve të Bashkuara për Iranin.Presidenti nuk e çertifikoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 mes SHBA, vendeve aleate dhe Teheranit, por nuk e hodhi poshtë të gjithë marrëveshjen.Ai tha se marrëveshja e Iranit nuk është në interesat e sigurisë kombëtare amerikane.

President Donald Trump speaks about the Iran deal from the Diplomatic Reception Room at the White House in Washington, Friday, Oct. 13, 2017. (AP Photo/Susan Walsh)
President Donald Trump speaks about the Iran deal from the Diplomatic Reception Room at the White House in Washington, Friday, Oct. 13, 2017. (AP Photo/Susan Walsh)

Presidenti tha se Irani udhëhiqet nga një qeveri agresive, përgjegjëse për gjakderdhjen në rajonin e Gjirit Persik dhe që mbështet terrorizmin. Ai tha se Teherani është shkaktar i dhunës sektare në Irak dhe një prej shkatarëve të dhunës në Siri dhe Jemen.Mosçertifikimi i marrëveshjes i hap rrugën një periudhe 60 ditore, gjatë së cilës Kongresi duhet të vendosë nëse do të rivendosë disa, apo të gjitha sanksionet ekonomike që janë hequr si pjesë e marrëveshjes me Iranin.Presidenti Trump e quajti marrëveshjen me Iranin “një nga marrëveshjet më të këqija që kanë nënshkruar ndonjëherë ndonjëherë Shtetet e Bashkuara”. Ai kishte sugjeruar vazhdimisht se mund të largohej prej saj. Presidenti tha se Irani nuk ka “mishëruar thelbin” e marrëveshjes dhe nuk i ka zbatuar kërkesat e saj.

Administrata Trump e ka akuzuar vazhdimisht Iranin për sponsorizim të terrorizmit, për kërcënim të aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe për prova me raketa balistike. Presidenti Trump ka thënë publikisht se marrëveshja nuk i mbulon këto çështje..Zyrtarët iranianë kanë theksuar se marrëveshja nuk mund të rinegociohet. Presidenti Iranian Hassan Rouhani ka kërcënuar të largohet nga marrëveshja “brenda pak orësh” në se Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja.Në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësi amerikan parashtroi jo vetëm kundërshtimet ndaj marrëveshje bërthamore, por edhe sjelljen e qeverisë iraniane, përfshirë programin e tyre të raketave, mbështetjen për presidentin sirian Bashar al Assad, dhe lidhjet e Teheranit me terrorizmin.Ai tha se adminsitrata do të përpiqet t’i kundërvihet aktiviteteve destabilizuese të Teheranit dhe do të vendosë sanksione të tjera shtesë ndaj regjimit iranian, për të bllokuar financimin e terrorizmit prej tij.Presidenti tha gjithashtu se strategjia e re do të prekë edhe përhapjen e armëve dhe raketave të Iranit dhe se do t’i mbyllë Teheranit të gjitha rrugët për të zhvilluar armë bërthamore.Trump se ai do ta urdhërojë administratën e tij të punojë nga afër me Kongresin për të trajtuar “shumë të meta të marrëveshjes” dhe për të siguruar që Teherani të mos mund t’i kërcënojë asnjëherë Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore.Presidenti tha se nëse Kongresi nuk harton një legjislacion të ri, ai do t’i japë fund marrëveshjes. Çdo vendim për të ri-vendosur sanksionet e lidhura me programin bërthamor, do ta tërhiqte automatikisht Amerikën nga marrëveshja.Lëvizja e zotit Trump është në thelb një kompromis që e lejon atë të dënojë një marrëveshje, por jo ta shfuqizojë atë.Presidenti Trump tha se po godet Gardën Revolucionare të Iranit me sankione për mbrojtjen që i bën terrorizmit.Përcaktimi i ri përdor autoritetin ekzistues të sanksioneve krijuar përmes një urdhëri ekzekutiv të vitit 2001. Departamenti i Thesarit tha se dënimet kanë në objektiv forcat kude, një njësi e Gardës Revolucionare të Iranit. Departamenti i Thesarit tha gjithashtu se Garda Revolucionare ka mbështetur aktivitete vdekjeprurëse nga Hezbollahu dhe Hamasi, si dhe fushatën brutale të presidentit sirian Bashar Assad kundër njerëzve të tij.

Por Shtetet e Bashkuara nuk e shtuan Gardën Revolucionare në listën zyrtare të organizatave të huaja terroriste. Ky hap do ta detyronte Uashingtonin të merrte hapa të mëtejshme kundër Gardës Revolucionare që Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka thënë se mund të krijojë probleme.(Kortezi VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: Jo marrveshjes, me Iranin, Presidenti Trump

IZRAEL-Trump kritikon marrëveshjen bërthamore me Iranin

May 22, 2017 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump para bisedës me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar marrëveshjen e “tmerrshme” bërthamore të nënshkruar me Iranin, dhe tha se Irani duhet të ndërpresë mbështetjen për “terroristët dhe milicinë”, dhe “kurrë” nuk duhet të posedojë armë bërthamore.

Trump tha se marrëveshja bërthamore e nënshkruar më 2015, ka bërë që Irani të ndjehet “i paprekshëm” dhe se mbështetja e Teheranit ndaj grupeve të dhunshme në Lindjen e Mesme ka krijuar një hapësirë që Izraeli të lëvizë drejt vendeve të Gjirit Persik, madje edhe me ato vende që Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike.

“Ne nuk ju dhamë atyre një litar shpëtimi, u dhamë atyre pasuri dhe prosperitet dhe aftësinë për të vazhduar me terrorin”, u tha Trump gazetarëve, para takimit me kryeministrin izraelit.Të martën Trump do të takojë presidentin e Autoritetet Palestinez, Mahmud Abbas, me shpresën se do të sjellë një vrull të ri në bisedimet për paqe, të cilat kanë ngecur qysh në vitin 2014.Trump ka nisur sot vizitën dyditëshe në Izrael dhe në komentet e para tha se është një “mundësi e rrallë” për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme.Duke folur në aeroportin e Tel Avivit, Trump tha se dëshiron “të riafrimojë lidhjen e palëkundshme” midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.“Duhet të punojmë bashkë për të ndërtuar një të ardhme, në të cilën vendet e rajonit jetojnë në paqe”, tha Trump.“Përpara nesh kemi një mundësi të rrallë për t’i sjellë siguri, qëndrueshmëri dhe paqe këtij rajoni dhe popullit të tij, duke luftuar terrorizmin dhe duke krijuar harmoni dhe prosperitet. Këto mund t’i arrijmë vetëm duke punuar së bashku”, shtoi Trump.

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump./

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi Trumpin për, siç tha, “shprehje të fuqishme të mbështetjes për Izraelin”.“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj, aleanca midis Izraelit dhe SHBA-së do të bëhet edhe më e madhe, edhe më e fuqishme”, tha Netanyahu.“Paqja që ne kërkojmë është e vërtetë dhe e qëndrueshme – shteti hebre njihet, siguria mbetet në duart e Izraelit dhe konflikti përfundon njëherë e përgjithmonë”, shtoi Netanhyahu.Trump do të bisedojë sot me Netanyahun, ndërsa të martën do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, me shpresën se do të sjellë një vrull të ri në bisedimet për paqe, të cilat kanë ngecur qysh në vitin 2014.Megjithatë, ndihmësit e Trumpit kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë përparimi të madh, duke thënë se vizita duhet të shihet më shumë si gjest simbolik.Në një intervistë për gazetën izraelite Hayom, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, David Friedman, tha se qëllim i Trumpit tani për tani është “të nisë një diskutim, me shpresën se do të çojë në paqe”.Përpara arritjes së Trumpit, Izraeli miratoi disa lëshime ekonomike për palestinezët, të cilat i ka kërkuar presidenti amerikan.

Këto koncesione përfshijnë leje ndërtimi për palestinezët në pjesët e Bregut Perëndimor që janë nën kontrollin e Izraelit.Sipas mediave izraelite, koncesionet përfshijnë edhe mbajtjen hapur të një kufiri midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, 24 orë në ditë.Izraeli, për kohë të gjatë, është aleat i patundur i Amerikës, por Trump, me gjasë, do të ketë bisedime të vështira.Atij mund t’i kërkohen shpjegime pas raporteve të mediave se ka zbuluar informacione të klasifikuara për grupin militant Shteti Islamik, të cilat i ka siguruar inteligjenca izraelite.Izraeli po ashtu ka shprehur shqetësim për një marrëveshje për shitje armësh me Arabinë Saudite, të cilën Trump e ka shpallur gjatë qëndrimit në Riad, më 20 maj.Trump po ashtu është tërhequr nga zotimi që ka bërë gjatë fushatës presidenciale, për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izraelito-paleztinez.Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.Izraeli ka marrë Jerusalemin Lindor nga Jordania gjatë Luftës Gjashtëditëshe më 1967, e ka aneksuar atë dhe e ka shpallur gjthë qytetin si kryeqytet të tij, por ky veprim nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Trump është në udhëtimin e parë jashtë vendit qëkur është zgjedhur president i SHBA-së. Gjatë kësaj jave, ai do të ndalojë edhe në Bruksel, Vatikan dhe Sicili.

Filed Under: Rajon Tagged With: IZRAEL-Trump, kritikon marrëveshjen bërthamore, me Iranin

Artikujt e fundit

  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj
  • Poezi nga Emine S.HOTI
  • LEGJENDA E DUKATIT DERVISH ALI AJANI 1794-1851

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT