• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Forcat brenda dhe jashtë po përpiqen ta destabilizojnë Ballkanin

March 15, 2017 by dgreca

CDB3A4D3-5CC7-40E6-83BC-AA1F9E33BD27_w1023_r1_s

Ne Foto:Donald Tusk gjatë fjalimit të tij të sotëm në Strasburg/Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha sot se ka përpjekje për “destabilizim të Ballkanit” dhe për këtë arsye liderët e Bashkimit Evropian i japin mbështetje “perspektivës evropiane” të Ballkanit Perëndimor.Duke folur sot në Parlamentin Evropian në Strasburg, zoti Tusk tha se për këtë rajon kanë diskutuar liderët e BE-së.“Ne diskutuam për situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor. Eshte e qartë te të gjithë, se forcat brenda dhe jashtë po punojnë fuqishëm për destabilizim të rajonit. Për këtë arsye, liderët e kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij evropiane”, tha Donald Tusk.Mëtutje ai është shprehur se ka “përkushtim të plotë për mbështetje të reformave të orientuara evropiane dhe për projektet që po vazhdojnë”.Sipas tij, “Bashkimi Evropian i mbetet besnik premtimit të Samitit të Selanikut dhe përkushtimit të plotë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”.Në samitin e Selanikut në vitin 2003 ishte shprehur mbështetje që një ditë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të anëtarësohen në BE.

Filed Under: Komente Tagged With: destabilizimi i Ballkanit, Donald Tusk

Kosovë-Barazia gjinore, interes nacional dhe strategjik

March 15, 2017 by dgreca

-Takimi i grave deputete dhe asembleiste përmbyllet me propozim-rekomandime-/

2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (2)2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (14)2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (4)2017_03_15_GGD-Takimi për buxhetimin gjinor (13) PRISHTINË, 15 Mars 2017-B.Jashari/ Kosovës i duhen politika të qarta dhe të vendosura që stimulojnë gjithpërfshirjen e grave në jetën publike, në politikë, ekonomi dhe sisteme të edukimit, tha sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Barazia gjinore është interes nacional dhe strategjik i shoqërisë sonë që aspiron zhvillimin dhe ecjen përpara në proceset euro-atlantike”, theksoi aiKryeparlamentari Veseli tha se, Kuvendi ka miratuar një mori ligjesh, që në përmbajtjen e tyre formale janë ligje të standardeve më të mira evropiane, por ajo që shihet është se këto ligje po hasin në vështirësi serioze gjatë zbatimit të tyre.“Është koha për veprime të drejtpërdrejta dhe konkrete, për tejkalimin e barrierave të diskriminimit gjinor të grave. Vetë gratë duhet të jenë subjekt i këtij i këtij ndryshimi dhe udhëheqëse të tij”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.Në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është zhvilluar sot takimi i Grupit të Grave Deputete me mbi 100 asembleiste nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe përfaqësuese të tjera komunale, në të cilin është diskutuar për buxhetimin gjinor. Takimi është organizuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e UNDP-së.Në fjalën e hapjes së këtij takimi, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu-Kodra, uroi fillimisht Ardita Sinanin për pozitën e re në krye të Komunës së Preshevës, ndërsa më pas u ndal te pozita e gruas në shoqërinë tonë dhe te mundësitë e fuqizimit të rolit të saj. “Në vitin 2015, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për barazi gjinore, në bazë të së cilit kërkohet që 50 për qind e pozitave në të gjitha sektorët t’u takojnë grave. Megjithatë, raportet thonë se ky ligj nuk po gjen zbatim as ne institucionet qendrore e aq me pak në ato lokale. Në numër total të shërbyesve civilë, 41 për qind llogaritet që janë gra, por shqetësuese mbeten pozitat drejtuese, 5.2 për qind e të cilave udhëhiqen nga gratë”, theksoi Deliu-Kodra.Ajo shtoi se pjesëmarrja aktive e grave në politikat lokale ka impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre, duke e rritur efikasitetin, llogaridhënien dhe transparencën e komunës.Zv/përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccassalvo, duke folur për mbështetjen për fuqizimin e grave në Kosovë, tha se sfidat e barazisë gjinore janë sfida të shoqërisë njerëzore. Kauza e barazisë, sipas saj, është madhore.“Kosova sot është e para në rajon për nga numri i grave deputete. Ka pasur grua Presidente. Ka gjykatëse e prokurore. Sot ka shumë më shumë gra që punojnë e që udhëheqin biznese dhe ky numër po rritet çdo ditë”, theksoi Roccassalvo. Ajo tha se buxhetimi gjinor është fushë e rëndësisë së lartë për sukses të mëtejmë.Kryetarja e sapozgjedhur e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e pranishme në këtë takim, theksoi se duhet të rriten përpjekjet që rëndësia e femrës të mos shihet vetëm si shtyllë e familjes, por edhe e shoqërisë dhe e të gjitha proceseve politike e shoqërore. “Një faktor shumë i rëndësishëm në realizimin e të drejtave të barabarta mes gjinive dhe avancimit të pozitës së femrës në shoqëri, padyshim është pavarësia financiare e femrës. Realizimi i plotë i buxhetimit gjinor është fitorja e radhës dhe me rëndësi të veçantë në luftën tonë të përbashkët”, theksoi kryetarja Sinani.Në vazhdim, lidhur me temën e këtij takimi dhe për rëndësinë e fuqizimit të rolit të gruas në përgjithësi, diskutuan edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës: Lirie Kajtazi, Shqipe Pantina, Time Kadriaj, Shukrije Bytyçi dhe Myfera Shinik. Takimi vazhdoi me diskutime të asembleisteve nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe deputete të Kuvendit të Kosovës, të cilat shfaqet qëndrimet e tyre lidhur me buxhetimin gjinor në qeverisjen lokale, për rëndësinë, sfidat dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces.Në fund, u lexuan edhe disa propozim-rekomandime, mbi bazën e diskutimeve të pjesëmarrëseve.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, dhe strategjik, interes nacional, Kosovë-Barazia gjinore

Shumica e amerikanëve i druhen një lufte të re

March 13, 2017 by dgreca

1 amerikaShumica e amerikanëve druhen se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në një luftë tjetër të madhe në 4 vitet e ardhshme. Kështu konkludon një sondazh i NBC News, i publikuar të mërkurën qe shkouar. Sipas anketës, 66 % e amerikanëve janë të shqetësuar, 36 % prej të cilëve “shumë të shqetësuar” dhe 30 %  “disi të shqetësuar”.  Ndërkohë, pjesa e mbetur e personave të përfshirë në sondazh nuk janë “shumë të shqetësuar”, ndërsa 8 për qind nuk janë të shqetësuar aspak. Anketimi tregoi gjithashtu se, shumica e amerikanëve, 62 %, mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të kujdesen edhe për interesat e aleatëve, edhe nëse kjo do të kërkojë të bëjë kompromise me ta; ndërsa 34% mendojnë se vendi duhet të mendojë vetëm për interesat e veta kombëtare. Ndër të tjera, 80% e amerikanëve shprehen se të qenurit anëtarë të NATO-s, është mirë për vendin, ndërsa 15% janë shprehur kundër. Ndërkohë, 61 për qind e amerikanëve e konsiderojnë Rusinë një vend jo miqësor, ose një armik të Shteteve të Bashkuara. Vetëm 7 për qind e konsiderojnë Moskën një aleat, ndërsa 28 për qind e shohin si një vend miqësor, por jo aleat. Sondazhi është kryer online nga data 13 në 19 shkurt, duke marrë në pyetje 11 mijë e 512 persona të rritur nga i gjithë vendi. Sondazhi ka treguar se shumica e amerikanëve mbështesin gjithashtu punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Filed Under: Komente Tagged With: i druhen, një lufte të re, Shumica e amerikaneve

Dallimi midis pragmatistëve oligarkë dhe liberalë

March 11, 2017 by dgreca

Nga Enver Bytyçi /

Ka dy lloj pragmatistesh: Pragmatiste oligarke dhe pragmatiste liberale! Te paret jane mafioze, me lidhje kriminale, te etur per pasuri, makuter qe shohin vetem thesin ta mbushin.

Inhumaniteti e bashkepunimi me krimin eshte tipari themelor i pragmatisteve oligarke. Ndersa humanizmi, dhenia e drejtesise, respekti per te vobegtet e te dobetit, kufizimi i fuqise se te fortit jane tipate te pragmatizmit liberal. Per oligarket individi shkelet me kembe, por jo nga kolektivi si ne diktature, nga oligarkia qe sundon. Per liberalet eshte individi ne themelin e filozofise se zhvillimit. Oligarket bejne llogari persoale ose lobiste, forcojne lidhjet ne grup, aplikojne kodet e besnikerise mafioze, jane pragmatiste ne lidhjet me njeri-tjetrin ne grupin perkates, por jane te dhunshem per ata qe “tradhetojne” interesat e grupit.

Per liberalet nuk erkziston nocioni “tradheti”, sepse ata i permbahen parimit te transparences e kur gjithçka zhvillohet ne syte e publikut, tradhetia nuk ekziston. Tradhetite ekzistojne kur ekzistojne pale, qofshin keto dhe dy persona ne lidhje partneriteti. Liberalet nuk e njohin konceptin e pales, nuk vuajne nga kompleksi i intriges. Prandaj nuk e njohin nocionin e tradhetise. Ata punojne ne grup. Oligarket nuk e izolojne veten si diktatoret. Ata gjejne partneret e tyre nderkombetare. Prandaj quhen pragmatiste! Ne dobi te pasurise dhe pushtetit oligarkik ata nuk njohin parime. Kryesisht mafiozet, klanet, klientelat ose partneret ne qeverisje ose jo ne vende te tjera jane lidhjet e oligarkeve.

Oligarket nuk jane vetem ne pushtet. Ata krijojne partneritete. Psh ky partneriteti privat-publik i shpikur dhe aplikuar keto kater vite ne Shqiperi eshte partneritet oligarkesh. Kjo do te thote se oligarket ne pushtet nuk mund te quhen te tille, nese nuk kane ne rrethin e tyre te oligarkise edhe pjesen tjeter “luajale” te biznesit, si dhe pushteteve te tjera, veçmas te medias. Liberalet demokrate jane domozdoshmerisht pragmatiste ne kuptimin e ndertimit te shtetit sipas dobise nacionale, sipas interesit kombetar dhe ndertojne çdo marredhenie ne varesi te ketij interesi. Ndaj liberalet demokrate nuk mund te sillen si manipulatore, si mashtrues, si rrenacake ne publik, e per pasoje nuk lind nevoja per manipulimin e medias. Oligarket forcojne pozitat financiare, me qellim qe te perjetesojne pushtetin permes shit-blerjes se votes.

Gjate ushtrimit te qeverisjes forcojne asetet financiare me qellim qe te dhunojne voten e lire e me pas ne çdo cikel qeverisjeje bejne te njejten gje. Mbledhin para per t’i shperndare ne zgjedhje, vjedhin buxhetin e shtetit per te rimbushur thesin e oligarkise. Liberalet demokrate sundojne me pushtetin e moralit politik, udhehiqen nga parime pragmatiste, ku ne qender qendron njeriu, humanizmi. Prandaj dhe liberalet demokrate nuk frikesohen nga rrotacioni. Edhe ata perballen me krizen e zhvillimit. Por kane aftesine qe permes logjikes se pragmatizmit te gjejne zgjidhje brenda sistemit demokratik funksional. Oligarket i gjejne zgjidhjet vetem te mashtrimi dhe bashkepunimi pragmatist ne grupin oligarkik, ne dem te interesave te individit dhe te vendit, kombit.

Filed Under: Komente Tagged With: Dallimi midis, dhe liberalë, Enver Bytyci, pragmatistëve oligarkë

Qeveria e Kosovës pranon në procedurë të rregullt nga Kuvendi Projektligjin për FSK

March 10, 2017 by dgreca

-E përcjell në tre ministri, për të marrë opinionet përkatëse/

1 Qeveria e Kosoves

PRISHTINË, 10 Mars 2017-B.Jashari/ Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellur dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse.“Në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij Projektligji”, thekson njoftimi i sapodërguar sot.Në një komunikatë dje qeveria deklaronte se, “posa të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë sipas rregullores nga Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Financave, në mënyrë që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë mbështetje buxhetore”.“Projektligji është propozuar nga presidenti i Republikës së Kosovës, si Komandant Suprem i FSK-së. Për propozimin e këtij Projektligji, kryeministri është njoftuar nga Presidenti më datë 5 mars, para se ai ta bënte publike këtë iniciativë në fjalimin e tij në Kazermën ‘Adem Jashari’, me rastin e Epopesë së UÇK-së”, theksonte komunikata.Qeveria e Republikës së Kosovës shprehej se, “është e përcaktuar që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj, në suaza të hapësirës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, FSK, Kuvendi, qeveria e Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT