• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

At Nikolla Marku në gjendje të rëndë shëndetësore, të afërmit apel për ndihmë

February 10, 2017 by dgreca

1 At Nikolla MarkuKreu i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore. Mësohet se për kurimin e tij nevojiten të ardhura të shumta, të cilat familjarët e tij nuk i dipsonojnë.Ndaj dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të afërm dhe miq të tij bëjnë apel për ta ndihmuar At Nikolla Markun.’Shqiptarë! At Nikolla Markut i nevojitet ndihma jonë. Mëkëmbja e shëndetit të rënduar do ia mundësonte At Nikollës që ai sërish të kryejë obligimet e tij baritore, shpirtërore dhe atdhetare ndaj trashëgimisë kulturore të autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare. Prandaj sot, Ju bijtë dhe bijat besnike ndaj Flamurit të Skënderbeut, jeni të ftuar që mesa të keni mundësi të ndihmoni Mburojën e Kishës Orthodokse Shqiptare kundër invadimit greko-serb. Ndihmën tuaj mund ta drejtoni te: CREDINS bank, Elbasan, SËIFT i bankes Credins : CDISAL TRXXX AL 9121231076 0000 0000 0039 2601,’’ thuhet në njoftim. Shumë qytetarë dhe njerëz publikë i janë bashkuar thirrjes për të ndihmuar At Nikolla Markun, ndërsa shprehen se gëzojnë një respekt dhe vlerësim të madh për figurën e tij.  ‘’Në gjithë këto kohë kam vëzhguar mjaft nga njerzit publikë që kemi në Shqipëri dhe sipas meje i vetmi që kam parë të elektrizojë dhe të marrë një simpati nga të gjithë në sallë, ka qenë At Nikolla Marku.  Atë energji të mirë që krijon At Nikolla Marku nuk e krijonte as ish km.i fundit që kemi pasur për të cilin thoshin se “eksitonte edhe fetusin në bark”…. At Nikolla Marku nuk është mirë me shëndet, ka nevojë për ndihmën tonë! Do t’ju lutesha të bënim diçka për të…,’’ shkruan sociologia dhe pedagogia  e njohur Entela Binjaku…

 

Filed Under: Komente Tagged With: apel, AT Nikolla Marku, semure

18 SHKURT, TRONDITJA PA KTHIM E THEMELEVE TË KUMBARËVEOLIGARKË!

February 10, 2017 by dgreca

Nga Dr. Albina DEDA /Deputete e PD/

Sot asnjë shqiptar që përjeton zezajken qeveri të Edi Ramës nuk joshet nga monografitë e kumbarëve mafiozë arrogantë e të dhunshëm, kriminelë të unshëm të Amerikës e Siçilisë së viteve ’30! Është Edi Rama, ky baron i pashpirt, i pa fe dhe i paprincipe, me një tufë çerrash langoj që të kujtojnë horrat krimit, i cili po eklipson çdo lloj parie krimi në glob.

Më shumë se shqiptarët, pa dallim kahjesh politike, askush nuk e din e nuk e përjeton.

E din shpirti i plakës 100 vjeçe në Malësitë e Mirditës, e cila ndërroi jetën jo vetëm në vetmi, por pa dritë e ngrohje, se i pashpirti “rilindas” i preu energjinë!

E ndjen tregtari që mejton e vajton rreth dyqanit me qepena të ulur!

E ndjen biznesmeni i huaj që si “dhuratë”për miljonat e investuara mori shpërblim masakrimin nga kriminelë të lidhur me pushtet.

E ndjen biznesmeni shqiptarë i detyruar të shpronësohet nga Shullazët e Sajmo Qorrit!

E kush se ndjen këtë batërdi që nuk ngjan me asgjë etatiste as në diktaturën moniste.

E ndjen ti shqiptar që ruan një karburant, një shtëpi, një bankë që dhunohesh vritesh e masakrohesh nën hundët e policisë “që duam”, nga kriminelë ordinerë, në mos nga policia maskë.

Dikur pararendësit e tyre i quajtëm maska.Por çeta e Ramës nuk mban as maskë.

Ajo bashkinë, zyrën, policinë e shtetit, e kthen në gardë droge.

Ajo kriminelin ordiner si Roshi e bën lider.Ajo deputetin e saj e çon si korrier te Balilët e makinën e ministrit e kthen në taksi për Habilët.

Prandaj durimi është sosë e tehu i thikës ka prekur në kockë.

Prandaj çadrat e Perëndimit lagen nga lotët e emigrantëve shqiptarë, që çdo ditë vijojnë të ikin nga Atdheu-ferr me intensitet të paparë.

Prandaj do ketë 18-Shkurt, jo si rutinë politike opozitare, por si limiti i fundit i shpëtimit të demokracisë shqiptare.

18-shkurti nuk do ketë ngjyrat parciale të parties, por do jetë respiracioni idrejtuar për të shpëtuar nga kulçedra e oligarkisë.

26 vite më parë pikërisht në ditë shkurti Rinia e Shqipërisë ju shkurtoi jetën busteve e statujave. Sot lipset që në muzeun e errët të kujtesës së dhimbëshme shqiptare të instalojmë dhe kadavrat e oligarkisë.

18 shkurti nuk është as rradhë e as rutinë, por manifestimi i dhimbjes njerëzore shqiptare nga një klikë pinjollësh e dalë fare!

Filed Under: Komente Tagged With: 18 Shkurt, Albina Deda, E THEMELEVE TË, KUMBARËVE OLIGARKË!, TRONDITJA PA KTHIM

Rasti Haradinaj- Franca po luan lojën e serbëve

February 9, 2017 by dgreca

Nga Mehmet Selimi/Franca sërish nuk e lëshoi Ramush Haradinajn, të cilit i vuri prangat me një urdhër arresti të vjetëruar. Fillimisht u tha se nuk ishte lojë politike, por faktet po tregojnë se është më shumë se sa lojë. Franca po bën lojën e Serbisë, lojë që e ka bërë shpesh herë pro serbëve dhe kundër shqiptarëve. Faktet më nxisin që të apeloj:- Shqiptarë ruhuni nga Franca, pasi këto 100 vjet ajo nuk ka qënë me ne; por herë ka qënë me grekët dhe më të shumtën e herëve me serbët dhe në dëm të cështjes sonë kombëtare. Kush janë rastet që e tregojnë këtë:-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të grekëve vrau patriotin Themistokli Gërmenji.

-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të sërbëve strehoi, mbështeti, dekoroi dhe i gjeti vendvarri tek heronjtë e vet kryetradhëtarit të Shqipërisë Esat Pashë Toptanit.

-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të sërbëve sa hyri në Kosovë me KFOR-in vendosi murin ndarës në Mitrovicë në urën e Ibrit dhe pjesën veriore të Kosovës jua dha Sërbëve.

-Ruhuni nga Franca, pasi Franca me porosi të sërbëve arestoi Ramushin. Pra Franca me porosi të sërbëve dhe si një hyzmeqare e tyre, areston djemtë më të mirë të Shqipërisë, si trimi I Haradinajve.

Prandaj shqiptarë, para se të shkelni tokën franceze mendohuni mirë, pasi po të doni atdheun tuaj, Shqipërinë, ju presin hekurat e burgut si në mesjetë. Turp për Francën që i vuri hekurat në duar trimit të haradinajve.

-Doni më për Francën!!!

Shqiptarë ruhuni nga Franca, por mos u ruani nga francezët, nga ata francezë që janë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Nga ata francezë që në vitin 1920 dolën në mbrojtje të djalit të Libohovës, Avni Rustemit. Nga dashamirësi i shqiptarëve si Pukëvili. Nga ata Francezë miq për kokë të shqiptarëvë si Zhak Burkari dhe Justin Godarti;  Nga një mik i vjetër i shqiptarëve si Luis Benlou. Në fund, nga më i madhi mik i shqiptareve, mendjemprehti dhe inteligjenti Robert D’Anzhely.

Mehmet Selimi,  9 shkurt 2017

Filed Under: Komente Tagged With: e serbëve, Mehmet Selimi, po luan lojën, Rasti Haradinaj- Franca

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet ambasadorin Lu

February 9, 2017 by dgreca

Konfirmohet mbështetja e DASH për ambasadorin LU/

zyrtari i DASHDepartamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori amerikan në Shqipëri.
Këto janë fjalët zyrtare ekskluzive për Top Channel, i cili iu drejtua Departamentit Amerikan të Shteti pas artikullit të Huffington Post, ku Luke Cofey drejtor i politikave të jashtme në Heritage Fondation, kritikon politikat e SHBA-ve në Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme.
Top Channel kontaktoi DASH dhe zyra e shtypit atje, në emër të zëdhënësit Mark Toner, thekson se qellimi madhor amerikan në Shqipëri është mbështetja e reformave me qëllim anëtarësimin e vendit në BE.
“Politikat e SHBA kanë si qëllim të mbështesin anëtarësimin e vendit tuaj në BE dhe reformat e nevojshme për të arritur këtë qëllim. Këtu përfshihen mbështetja ndaj reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe gjithashtu lufta ndaj ekstremizmit të dhunshm.  Ambasadori LU dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare ashtu si dhe me shoqërinë civile për të cuar përpara politikat dhe qëllimet e Amerikes.  Departamenti i Shtetit, ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe vetë Ambasadori në Shqipëri. Si miq dhe aleatë të Shqipërisë në Nato, SHBA-të nxisin fuqimisht  të gjitha palët të respektojnë fuqinë e ligjit dhe proceseve demokratike. Ne duam të shohim një Shqipëri të fortë dhe të integruar në familjen euro-atlantike”,- thuhet në reagimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Konfirmohet mbështetja e DASH, për ambasadorin LU

Vendimi për Haradinajn më 2 mars

February 9, 2017 by dgreca

1 HaradinajNjë gjykatë franceze në Colmar ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 2 mars. .Pas përfundimit të seancës Haradinaj tha se ‘Serbia po provon ta pengojë rrugën e Kosovës”. “Shpresoj se vendimi mos po merret me herët se 2 marsi është shumë gjatë. Është humbur shumë kohë në një kërkim ekstradimi që është abuziv nga ana e Serbisë që është pa bazuar”.

“Kjo nuk është asgjë e re që nuk e di Franca dhe e gjithë bota. Kryeministri i Serbisë Vuçiq ka qenë ndihmës i Sheshelit dhe kanë udhëhequr formacione paraushtarake, dhe atëherë kanë pasur edhe ushtri. Presidenti Nikoliq gjithashtu ka udhëhequr formacionet paraushtarake, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Serbisë Daçiq ka qenë ndihmës i Milosheviqit”. 

“Prandaj atyre nuk iu interesojnë viktimat, nuk iu interesojnë ligjet, ata keqpërdorin këtë përparësi që janë pjesë e Interpolit dhe provojnë ta pengojnë rrugën e Kosovës”, tha Haradinaj para Gjykatës në Colmar. .

Gjatë seancës, kryetari i trupit gjykues e ka pyetur Haradinajn nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Serbia.

Mirëpo, përgjigja e Haradinajt ishte kundër, duke ia rikujtuar gjykatësit se “ky rast është krejtësisht politik”.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-kryeministri dhe aktualisht kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në vitin 2012 ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte nga një Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte në Ish Jugosllavi.Rigjykimi në vitin 2012, u bë katër vjet pas një vendimi të së njëjtës Gjykatë e cila më 2008 e nxori të pafajshëm nga të gjitha akuzat që e ngarkonin për shkelje të ligjeve të luftës.

Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës më 8 mars të vitit 2005, vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës. Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën e Hagës, pasi Prokuroria e akuzoi atë dhe dy bashkë luftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj, për krime lufte.

Ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia franceze nuk është veprimi i vetëm, pasi që ndalime të tilla të personave të kërkuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, ka pasur edhe në të kaluarën.

Autoritet e Kosovës kanë thënë se kanë adresuar te faktori ndërkombëtar çështjen e fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia ndaj qytetarëve të saj, por ka mundur të bëjë pak në këtë drejtim, ngase Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare të sigurisë.

Kosova e cila ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, kishte aplikuar për anëtarësim në INTERPOL në prill të vitit 2015, por që vitin e kaluar kjo organizatë suspendoi aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

Filed Under: Komente Tagged With: 2 Mars, Gjykata ne Colmar, Haradinaj, vendimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • 218
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT