

Prishtinë, 10 shkurt 2017
Pas kompletimit të dokumentacionit, analizës dhe studimit të tij nga ekspertët brenda organizatave dhe agjencioneve profesionale, shkencore dhe menaxheriale, Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës iu dorëzuan të gjitha materialet, bashkë me gjetjet relevante për procesin. Komisioni sot, më 10 shkurt 2017, organizoi takimin e radhës ku specialistët e këtyre organizatave dhe agjencioneve prezantuan të dhënat gjeoinformative, hartat e kadastrit të tokave dhe të komunave administrative, planet zhvillimore e mjedisore, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, baza ligjore, faktet shkencore, etj. Secila organizatë dhe agjencion i prezantoi rezultatet e punës së vet.Nuk është vonë që të gjithë specialistët e gjeoshkencave, ekspertët e shkencave të afërme dhe qytetarët, me njohuritë e tyre, të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës për madhësinë territoriale të Kosovës dhe problemet dhe dilemat eventuale.Komisioni do të bëjë sistemimin e të gjitha rezultateve për të hartuar raportin final të problemit dhe pastaj të gjitha materialet dhe gjetjet do t’i ofrohen opinionit për diskutim publik. Do të caktohen ditët kur opinioni profesional dhe opinioni i gjerë mund të kenë qasje në materialet dhe gjetjet përkatëse. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të argumentuar.Gjatë ditëve në vijim, sipas nevojës, Komisioni do të organizoj edhe vizita në terren për verifikimin e pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ e hartografik.
Zëdhënësi i Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës
Kreu i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore. Mësohet se për kurimin e tij nevojiten të ardhura të shumta, të cilat familjarët e tij nuk i dipsonojnë.Ndaj dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të afërm dhe miq të tij bëjnë apel për ta ndihmuar At Nikolla Markun.’Shqiptarë! At Nikolla Markut i nevojitet ndihma jonë. Mëkëmbja e shëndetit të rënduar do ia mundësonte At Nikollës që ai sërish të kryejë obligimet e tij baritore, shpirtërore dhe atdhetare ndaj trashëgimisë kulturore të autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare. Prandaj sot, Ju bijtë dhe bijat besnike ndaj Flamurit të Skënderbeut, jeni të ftuar që mesa të keni mundësi të ndihmoni Mburojën e Kishës Orthodokse Shqiptare kundër invadimit greko-serb. Ndihmën tuaj mund ta drejtoni te: CREDINS bank, Elbasan, SËIFT i bankes Credins : CDISAL TRXXX AL 9121231076 0000 0000 0039 2601,’’ thuhet në njoftim. Shumë qytetarë dhe njerëz publikë i janë bashkuar thirrjes për të ndihmuar At Nikolla Markun, ndërsa shprehen se gëzojnë një respekt dhe vlerësim të madh për figurën e tij. ‘’Në gjithë këto kohë kam vëzhguar mjaft nga njerzit publikë që kemi në Shqipëri dhe sipas meje i vetmi që kam parë të elektrizojë dhe të marrë një simpati nga të gjithë në sallë, ka qenë At Nikolla Marku. Atë energji të mirë që krijon At Nikolla Marku nuk e krijonte as ish km.i fundit që kemi pasur për të cilin thoshin se “eksitonte edhe fetusin në bark”…. At Nikolla Marku nuk është mirë me shëndet, ka nevojë për ndihmën tonë! Do t’ju lutesha të bënim diçka për të…,’’ shkruan sociologia dhe pedagogia e njohur Entela Binjaku…