• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kumtesë e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës

February 10, 2017 by dgreca

2 Komisioni1 Komisioni

Prishtinë, 10 shkurt 2017

Pas kompletimit të dokumentacionit, analizës dhe studimit të tij nga ekspertët brenda organizatave dhe agjencioneve profesionale, shkencore dhe menaxheriale, Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës iu dorëzuan të gjitha materialet, bashkë me gjetjet relevante për procesin. Komisioni sot, më 10 shkurt 2017, organizoi takimin e radhës ku specialistët e këtyre organizatave dhe agjencioneve prezantuan të dhënat gjeoinformative, hartat e kadastrit të tokave dhe të komunave administrative, planet zhvillimore e mjedisore, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, baza ligjore, faktet shkencore, etj. Secila organizatë dhe agjencion i prezantoi rezultatet e punës së vet.Nuk është vonë që të gjithë specialistët e gjeoshkencave, ekspertët e shkencave të afërme dhe qytetarët, me njohuritë e tyre, të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës për madhësinë territoriale të Kosovës dhe problemet dhe dilemat eventuale.Komisioni do të bëjë sistemimin e të gjitha rezultateve për të hartuar raportin final të problemit dhe pastaj të gjitha materialet dhe gjetjet do t’i ofrohen opinionit për diskutim publik. Do të caktohen ditët kur opinioni profesional dhe opinioni i gjerë mund të kenë qasje në materialet dhe gjetjet përkatëse. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të argumentuar.Gjatë ditëve në vijim, sipas nevojës, Komisioni do të organizoj edhe vizita në terren për verifikimin e pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ e hartografik.

Zëdhënësi i Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës

Filed Under: Komente Tagged With: komisioni, Kosove, Kumtese, matja e territorit

Komisioni, i gatshëm të nisë punën për matjen e territorit

February 7, 2017 by dgreca

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka mbledhur dokumentet e nevojshme për të filluar punën në terren.Anëtari i grupit të ekspertëve dhe zëdhënësi i komisionit, Tomor Çela tha për Radion Evropa e Lirë se komisioni ka pranuar dokumentet e nevojshme dhe brenda javës do të prezantohen nga institucionet përkatëse për shqyrtim dhe diskutim.“Ne jemi në fazën e rishikimit të dokumentacionit komplet. Me datën 10 do ta kemi një takim të përbashkët ku secili institucion do të prezantojë të gjeturat e veta rreth sipërfaqeve dhe projekteve që i kanë realizuar në territorin e Kosovës”, tha Çela. Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtari i komisionit, tha po ashtu se përfaqësuesit e komunave nga të cilat është kërkuar dokumentacioni për territor, i kanë dorëzuar në komision.“Ne si komuna kemi dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. Atë çka posedon Komuna e Pejës, (është dorëzuar dokumentacion) 602 kilometra katrorë e 58 hektarë është sipërfaqja totale e komunës së Pejës. Në bazë të llogarisë së matjeve që do të bëhet më tutje, do të konstatohet a ka humbje të territorit …a mungojnë ato 83 kilometra që po i propagandon opozita dhe disa deputet të pozitës”, tha Muhaxheri për Radio Evropa e Lirë.Komisioni përbëhet nga ekspertë, të cilët janë deleguar nga institucionet dhe subjektet e ndryshme vendore. Në këtë komision gjatë punës pritet të ketë edhe ekspertë në cilësinë e vëzhguesve nga institucionet dhe përfaqësitë ndërkombëtare në Kosovë.Formimin dhe punën e këtij komisioni e kanë kundërshtuar partitë politike opozitare dhe nuk kanë dashur që të marrin pjesë në ketë komision duke thënë se “nuk dëshirojnë të legjitimojmë veprime dhe marrëveshje tejet të dëmshme për të ardhmen e Kosovës, siç është edhe Komisioni për matjen e territorit”.Në Komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës nuk po marrin pjesë as përfaqësuesit e banorëve të brezit kufitar mes Kosovë dhe Malit të Zi.

Ali Lajçi, ishte caktuar nga komisioni si përfaqësues i banorëve, por ai nuk ka marrë pjesë dhe konfirmon se nuk do të përcjellë punimet e komisionit.“Nuk kam shkuar ngase e konsiderojmë si farsë. Është humbur legjitimiteti, kurse tash po bëhen prova për të dërguar edhe një herë (në Kuvend) për ta bërë një kamuflim. Ne nuk jemi të interesuar ta legjitimojmë atë lloj projekti tashmë të dështuar”, tha Lajçi.Partitë politike opozitare në vitin e kaluar patën bllokuar disa herë seancat plenare, duke përdorur dhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e Kuvendit, kur është tentuar të trajtohet çështje e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.Komisioni për matjen e territorit të Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media ka deklaruar se është duke punuar intensivisht në kuadër të ndarjes së punës.“Në punën e Komisionit mungojnë vetëm ata që nga fillimi nuk iu kanë përgjigjur ftesës së Qeverisë dhe të Kryeministrit (partitë opozitare dhe dy kryetarë të komunave). Komisioni i fton edhe ato subjekte që përmes përfaqësuesve të tyre t’i bashkohen diskutimit konstruktiv për të dhënë kontributin e tyre në të mirë të vërtetës dhe të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, duke thënë se në komision “nuk ka asnjë përçarje”.Matja e territorit është iniciuar si kërkesë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, pas akuzave të opozitës por edhe disa deputetëve në pushtet, se me Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor.Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se kjo matje nuk do të marrë shumë kohë dhe se me anë të këtij procesi do t’i jepet një përgjigje profesionale dhe shkencore pyetjes se a ka humbur apo jo territor shteti i Kosovës me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.(Kortezi: Arton Konushevci-RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: i gatshëm të nisë punën, komisioni, për matjen e territorit

Mazhoranca ndryshon përbërjen e komisionit për reformën territoriale

April 22, 2014 by dgreca

Nga Anila Struga/- Konferenca e kryetarëve vendosi të martën me votat e maxhorancës që të ndryshojë numrin e anëtarësisë së komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, si dhe të shtyjë me dy muaj të tjerë mandatin e punës së tij.
Mbledhja e sotme diskutoi rreth kërkesës së maxhorancës për ndryshim të projektvendimit për funksionimin e këtij komisioni, i bllokuar prej tre muajsh nga bojkoi i opozitës. Me ndryshimin sot te pr/vendimit maxhoranca siguron kuorumin në komision, i parashikuar të funksiononte në mënyrë bipartizane, duke e çuar në 9 numrin e anëtarëve të shumicës, kundrejt 8 të atyre të opozitës.
Ky vendim u bë i ditur për gazetarët nga ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. Sipas tij, maxhoranca ishte e detyruar ta kërkonte këtë ndryshim, me qëllim fillimin nga puna te komisionit, nga pikpamja teknike.
Kjo, tha Celibashi, nuk e përjashton mundësinë që në momentin kur opozita vjen në komision ajo të bëhet pjesë e këtij procesi dhe ne të jemi në një mendje për këtë çështje, sikurse kemi qënë në momentin e parë.
Duke reaguar ndaj kundërshtive të opozites, Celibashi tha se megjithë rezervat që PD mund të ketë për këtë reformë, nuk është ky rasti për të mbajtur qëndrim politik ndaj një procesi që ne e kemi konsideruar vazhdimisht thjesht teknik.
“Refoma territoriale është një çështje e karakterit teknik dhe jam i sigurtë që me kalimin e kohës dhe opozita do të bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi dhe e këtij procesi”, theksoi ministri.

Filed Under: Politike Tagged With: Celibashi, komisioni, Mazhoranca, reformea territoriale

Artikujt e fundit

  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”
  • PËRSHPIRTJE PËR SHPRESËN, ZONJËN E NDERUAR OSE VIRTYTIN…
  • Njeriu i ri
  • ZHULIANA JORGANXHI : TA DUAM ME SHUME SHQIPERINE
  • SOT, shqiptarët e Amerikës përcjellin në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • 199 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari
  • Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
  • “OPERACIONE SEKRETE-SHQIPËRIA NËN LUFTËN E FTOHTË”
  • TREGIMTARI I HESHTUR
  • Lavdi Betejës së Junikut, 10 gusht 1998!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT