• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ernest Troshanin, shpallet Kardinal

October 9, 2016 by dgreca

1-kardinal-troshaniPapa Françesku shpall kardinal dom Ernest Troshanin së bashku me 16 kardinaj tjerë të ri/

Sot gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në mbarim të Meshës për Jubileun Marjan, Papa Françesku kujtoi popullsitë e Karaibeve, e në mënyrë të veçantë popullsinë e Haitit, goditur rëndë nga uragani Matthew. Pastaj njoftoi për Konçistorin e ri me krijimin e 13 kardinajve të ri prej 11 vendeve dhe 4 kardinajve jo me të drejtën e zgjedhjes, që do të kremtohet më 19 nëntor të ardhshëm, në vigjiljen e përfundimit të Jubileut të  Jashtëzakonshëm të Mëshirës Hyjnore.

Pra, pas lutjes së  sotme të Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku njoftoi se më 19 nëntorin e ardhshëm, në vigjiljen e mbylljes së Portës së Shenjtë të Mëshirës Hyjnore, do të mbajë një Konçistor për krijimin e 13 Kardinajve të ri prej pesë Kontinenteve. “Prejardhja e tyre nga 11 Kombe – tha Papa – shpreh universalitetin e Kishës që kumton e dëshmon Lajmin e Mirë të Mëshirës së Zotit në çdo skaj të tokës”. Vendosja (integrimi) e Kardinajve të ri në dioqezën e Romës, vijoi Ati i Shenjtë Bergoglio – shpreh mëtej edhe “lidhjen e pazgjidhshme ndërmjet selisë së Pjetrit e Kishave të veçanta të përhapura në botë”. Të dielën e 20 nëntorit, në Solemnitetin e Krishtit Mbret, në përfundim të Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm të Mëshirës së Zotit, tha akoma Papa Françesku, “ do të bashkëkremtojë Meshën Shenjte me Kardinajt e ri, me Kolegjin Kardinalor, me Kryeipeshkvijtë, me Ipeshkvijtë e me Priftërinjtë”. Këndej, shpalli para botës emrat e kardinajve të ri, ndër të cilët edhe atë të priftit shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani, i cili pati vuajtur e qe torturuar nën diktaturës ateiste të komunizmit. Kalvari i dom Ernestit, nën diktaturën komuniste, nisi natën e Krishtlindjes së vitit 1963, kur vetëm pse ishte prift, u arrestua dhe u burgos, pastaj u vu në një qeli izolimi, u torturua dhe u dënua për vdekje. Pas shumë vuajtjesh e torturash, dënimi shndërrohet me njëzetepesë vjet pune të detyruar në kampet komuniste, ku nuk iu kursehen vuajtjet e as torturat. Por dom Ernesti gjeti fuqinë në besimin e tij në Zotin, në gurrën e përjetshme të Meshës – Eukaristisë, të cilën e kremtonte, përmendësh, në gjuhën latine e, kur krijohej mundësia, shpërndante edhe Kungimin. Më në fund, më 5 shtator 1990 mbërrini dita e lirisë e dom Ernesti rifilloi misionin e tij meshtarak e ungjillëzues, të cilin, siç ka rrëfyer në disa raste e së fundi edhe për gazetën Avvenire në bisedë me gazetarin Mimmo Muolo,  nuk e kishte ndërpre asnjëherë, “por vetëm që e kishte jetuar e përjetuar në një kontekst krejt të veçantë”. E akti i parë që bëri pas çlirimit ka qenë falja e atyre që e patën akuzuar, dënuar e torturuar.

Historia e tmerrshme e dom Ernestit, si ajo e tërë klerit e një pjese jashtëzakonisht të madhe të popullit në Shqipëri, e pati prekur thellë Papën Françesku, gjatë vizitës së tij në Tiranë, e pikërisht kur dëgjoi personalisht nga dom Ernesti, rrëfimin e atij kalvari që pati kaluar në periudhën e diktaturës.

Më 20 prillin e kaluar, Papa Françesku e njohu dom Ernestin gjatë Audiencës së Përgjithshme e deshi t’ia puthte duart, duke u tërhequr ai personalisht nga i njëjti gjest që prifti moshuar shqiptar deshi të bënte në shenjë të nderimit ndaj Papës. Një gjest i veçantë ai i Papës që vërtetonte idenë shpesh herë të pohuar nga Bergoglio: se janë martirë edhe ata që kanë mbijetuar nga persekutimet e djeshme e të sotme. “E pikërisht me puthjen e duarve – konfirmoi atë ditë gazetar l’Osservatore Romano – që Papa Françesku e priti sot paradite dom Ernest Simoni Troshanin, priftin shqiptar që ka kaluar 28 vjet në burg: Papa, i prekur, e pati përqafuar më 21 shtator 2014 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, pasi e dëgjoi historinë e persekutimit të tij, të Kishës katolike e të popullit mbarë.

Filed Under: Komente Tagged With: Ernest Troshanin, Papa francesku, shpallet Kardinal

Dasma e Princit Leka II dhe Elia Zaharia-Fotoreportazh

October 8, 2016 by dgreca

 

1-ok-princiPrinci Leka II dhe nga sot Princeshë Elia Leka u lidhën në martesë në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin Presidencial që filloi të ndërtohej nga gjyshi i Princit Leka, Mbreti Zog & në vitin 1936.Rreth orës 11:00 në Sallën e Fronit është zhvilluar ceremonia e celebrimit të martesës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

1-princi-2

Më tej krerët e të gjitha komuniteteve fetare në vendin tonë, atij mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashi kanë bekuar lidhjen mes Princit Leka dhe Elia Zaharia në martesë.

3-princiPas ceremonisë së celebrimit, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë. Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

epa05576250 Albanian Prince Leka Zogu II (L) and his wife Elia Zaharia (R) smile for a picture after their wedding ceremony held in Tirana, Albania, 08 October 2016. EPA/GENT ONUZI

5-princi

epa05576245 Elia Zaharia pictured during her wedding ceremony with Albanian Prince Leka Zogu II (not pictured) held in Tirana, Albania, 08 October 2016. EPA/GENT ONUZI

9-me-kryetarin-e-bshk

10-popull

1-veshPas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

Do të jenë edhe shumë përfaqësues të familjeve të mëdha mbretërore të Evropës dhe më gjerë si princesha e Spanjës, Sofi, Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba etj.

Gjithashtu, të ftuar do të jenë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj.

Filed Under: Komente Tagged With: Dasma e Princit Leka II, dhe Elia Zaharia

Në kryeqytetin e Shqipërisë,gati të nisë dasma e Princ Leka II dhe Elia Zaharia

October 7, 2016 by dgreca

 

1-princi2-muslia

3-harry

4-muslia-cikaNga Tirana Beqir Sina/

TIRANE: Dasma ciftit mbretëror shqiptar e konsideruar deri tani si Dasma e shekullit, Princ Leka dhe Elia Zaharia – do të mbledhën nesër mbretërorët shqiptarë dhe adhuruesit të mbretërisë nga Shqipëria Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora shqiptare në Amerikë.

Në kryeqytetin e shqiptarëve, tashme kan mbrritur dhe janë të ftuar nga Kosova, shqiptarët nën Mal të Zi, e Maqedoni,ata qe jetojn ne trojet e tyre ne Luginën e Preshevës,dhe ata të Camërisë, kudo që janë,,do të jenë pjesë e dasmës, për të treguar edhe një here, atë dashurinë tradicionale, që kanë, të trashëguar nga Mbreti Zog, tani cifti mbretëror për Kosovën, për integrimin e të gjitha trojeve në të gjitha mënyrat në këtë dasmë, dhe do të tregojnë edhe më shumë se kaq.Ndërkohë, kanë mbërritur sot në Tiranë, nga Europa, Australia, Afrika, Amerika e Jugut, SHBA, mbretëror, pjestarë të familjeve mbretërore, admirues të mbretërisë shqiptare.Përfshirë, këtu veprimtarin e njohur Harry Bajraktari, së bashku me anëtaren e Këshillit Bashkiak të mini bashkisë Pleasant Valley –NY, Lisa Milicja, mbretërorin e kulluar Musli Mulosmani me bashkëshorten e tij,pjestari i familjes mbretërore nga Malësia e Gjakovës,Sejdi Hysenaj me bashkëshorten,Kryetari i ASHASH, Dr. Skënder Kodra,kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare në SHBA, Marko Kepi,gazeta Bota Sot,Dielli, Illyria e të tjerë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia flitet këtu në Tiranë, nuk do të bëjnë një dasmë të zakonshme shqiptare në mënyrën e atyre dasmave që kemi parë deri tani. Ajo parashihet të jetë një dasmë që i takon një cifti mbretëror me të gjitha atributet dhe nderimet e saj.Për këtë cifti mbretëror shqiptar, ka ftuar nesër edhe të gjithë miqtë dhe familjarët e tyre, pjesëtarë të familjes mbretërore nga e gjithë bota ,personalitete të fushave të ndryshme, politikan, deputet, ministra, artistë dhe figura të njohura të sportit e kulturës, si edhe shumë të huaj ndërkombëtarë, ndaj – kjo dasmë, do të zhvillohet sipas një protokolli të caktuar, për faktin se shumë prej tyre e kanë konfirmuar ardhjen.Ceremonia e tyre martesore do të ndiqet nga gazetarë të njohur nga SHBA, Europa, Azia, Australia, Afrika dhe Amerika e Jugut, ndërsa do të transmetohet në shumë televizione të njohura të botësDashuria e tyre, që fillet se i ka “ndezur xixat” në vitin 2008, do kurorëzohet nesër në Tiranë më 8 tetor, ku nipi i Mbretit Zog, Princ Leka II martohet me artisten, Elia Zaharia.“8 tetori është ditëlindja e mbretit Zog I. Kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj ne menduam kan deklaruar ata që pikërisht në ditën e lindjes së tij, të kurorëzojmë lidhjen tonë”, ka thanë Princ Leka për lajmi.net.Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq. Kaligrafia e secilit prej emrave të të ftuarve është shkruar në ftesa nga piktor-grafist-kaligraf Avni Delvina, nipi i ish – ministrit të Drejtësisë, Hiqmet Delvina, njeriu që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldinës.E gjithë dita do të jetë dasmë e vazhdueshme. Në mëngjes do të bëhet ajo që ndodh rrallëkund, por për këtë mbretëri është traditë, bekimin do e japin klerikët e të gjitha feve në Shqipëri.“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj. Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”,ka thanë për shtypin shqiptar Princ Leka

 

Filed Under: Komente Tagged With: Beqir Sina, Dasma e shekullit, princi Leka

BASHKIMI EUROPIAN TE NDALOJE ME LIGJ EKSPORTIMIN E MBETJEVE

October 6, 2016 by dgreca

Nga Thanas L. GJIKA/
 Ligji për importimin e mbetjeve në Shqipëri, ka ngjallur një diskutim të zjarrtë. Unë mendoj që shoqëria civile dhe gjithë partitë e forcat opozitare të Shqipërisë të kërkojë në mitingje, fjalime dhe shkrime jo vetëm që të ndalohet importimi i mbetjeve në Shqipëri, por të kërkohet që parlamenti i Bashkimi Europian të hartojë e të votojë një ligj, sipas të cilit të mos lejohet eksportimi i mbetjeve dhe plehra në vende të tjera. Sejcili vend të riciklojë mbetjet dhe plehrat e veta.
    E them këtë, së pari sepse, në rast se riciklimi i mbetjeve është vetëm fitimprurës atëhere përse vendet e Bashkimit Europian nuk i riciklojnë në vendet e tyre, por duan t’i eksportojnë në vende më pak të zhvilluara?
     Së dyti, pushtetarët shqiptarë si gjatë diktaturës komuniste edhe mbas saj, nuk shquhen për guxim e mendim qytetar. Ata janë nënshtruar gjithnjë ndaj vendimit të të parit të partisë së tyre. Kjo psikologji ka bërë që në Shqipëri të lulëzojë frika dhe korrupsioni. Kështu që një bakshish i majmë i dhënë prej pronarëve të kompanive europiane për pushtetarët kryesorë shqiptarë do të sjellë në Shqipëri krahas mbetjeve të vlefshme edhe mbetje vdekjeprurëse. Dhe kur vdekshmëria në Shqipërinë e sotme qenka 171 banorë në 1000 banorë, kuptohet se sa shume do të rritet kjo vdekshmëri pas importimit të mbetjeve nga Europa.  

Filed Under: Komente Tagged With: Bashkimi Europian, eksportimi i mbetjeve, Thanas L Gjika

Tre fituesit e Çmimit Nobel për Kimi

October 5, 2016 by dgreca

Tre shkencëtarë e kanë fituar çmimin Nobel për kimi për vitin 2016, për “disenjimin dhe sintezat e makinave molekulare”.Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fitues janë shkencëtarët: Jean-Pierre Sauvage nga Franca, J. Fraser Stoddart nga Britania dhe Bernar Feringa, nga Holanda, të cilët “i kanë minimizuar makinat dhe e kanë bartur kiminë në një dimension të ri”.

Këta laureatë, me seli në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Holandë, kanë zhvilluar molekula me lëvizje të kontrolluara, që mund të kryejnë ndonjë detyrë nëse u jepet energji, ka thënë akademia suedeze.

Po ashtu, theksohet se makinat molekulare “me gjasë të mëdhe, do të mund të përdoren në zhvillimin e gjërave, siç janë materialet e reja, senzorët dhe sistemet për depozitim të energjisë”.

Vlera e çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë. Këto çmime për arritjet në shkencë, literaturë dhe paqe, së pari janë dhënë në vitin 1901, në harmoni me dëshirën e industrialistit suedez, Alfred Nobel.

Filed Under: Komente Tagged With: Nobel për Kimi, Tre fituesit e Çmimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • 248
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT