• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Schwendiman zotohet për hetime të pavarura të pretendimeve për krime lufte

September 15, 2016 by dgreca

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, tha të enjten, se do të punojë me “drejtësi, energji dhe pa frikë”, në procesin e hetimeve që mund të përfshijnë personalitete të larta politik e të vendit.

Në një konferencë me gazetarë në Hagë, ku është edhe selia e Gjykatës së Posaçme, ai tha se është ende herët të flitet për ata që janë duke u hetuar.

Ai mori këtë detyrë në fillim të muajit shtator, gati dy vjet pasi që ishte emëruar në në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës, pretendime që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet në Kosovë.

Megjithatë në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin Dhomat e Specializuara, do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe nën ligjet e Kosovës.

“Ka shumë gjera për t’u thënë dhe për të ndodhur para se gjërat të vijnë në vend dhe të më lejojnë të vendosë për akuzat. Në fund do të bëjë atë që më detyrojnë ligji dhe provat, kur të jemi gati, asnjë minutë më herët e asnjë minutë më vonë. Unë besoj fuqishëm se nxitimi nuk është mik i drejtësisë, por as vonesat e panevojshme jo“, tha ai.

Kryeprokurori Schwendiman tha se është i vetëdijshëm “për ndjeshmërinë politike për atë çfarë jam duke bërë, por do të udhëzohem vetëm nga faktet dhe ligji.

Unë nuk flas se kush, çfarë apo kur. Nuk do të përmend farë se kush është apo nuk është në tryezë” tha ai, duke nënvizuar përkushtimin për të punuar me pavarësi të plotë. “Nuk marr udhëzime nga askush” tha ai duke nënvizuar ndërkaq edhe çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve si një nga sfidat në punën e dhomave të posaçme që do të trajtohet me përparësi.

Administratorja e Dhomave të Posaçme Fidelma Donlon, tha se gjykata shpreson të fillojë veprimtaritë juridike në pjesën e parë të vitit 2017, duke përshtatur rregullat, procedurat, para se kryeprokurori të ngritë akuzat ndaj cilido të pandehur.

Gjykata është ende në proces të emërimit të gjykatësve që do të përcaktojnë rregullat, tha ajo.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe ajo do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: i Gjykatës së Posaçme, Kosove, kryeprokurori, Schwendiman

AH, SIKUR TE KISHIN LINDE NE GJIROKASTER!

September 14, 2016 by dgreca

….NJË  “SHTËPI MUZE”  MODEL  PËR  ATDHETARËT  E  VERIUT…?

1-shkupShtëpia ku ka lindur Nene Tereza u shkatërrua nga tërmeti i rëndë i vitit 1963. Në këtë vend, sot qendron një pllakë përkujtimore në mbishkrimin e së cilës ndër të tjera thuhet: „Bota nuk është vetëm e uritur për bukë, por për dashuri“./

1-gjergj-fishta-800x425

                                                          SHTËPIA E AT GJERGJ FISHTËS, ZADRIMË 2016./

1-shtepia_e_enver_hoxhes

SHTËPIA KU KA LINDUR DIKTATORI ENVER HOXHA 2016…/

Nga Fritz Radovani/ Melbourne, Australi/

20 SHKURT 1946 …

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

***

2016…VAZHDON POROSIA…

■Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare

Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

■Dëshira e tyre e fundit ishte:

■“Ah sikur… të kisha lindur në Gjirokastër!!!”

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: Fritz radovani, nje shtepi model, per atdhetaret e Veriut

Në tetor takimi i parë Kosovë-BE

September 13, 2016 by dgreca

BE-Kosovës: Liberalizimi, kur të plotësohen kriteret/

1-bisede-ne-tavBruksel-Gazeta DIELLI/Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, ka takuar sot në Bruksel edhe Komisionierin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn me të cilin ka diskutuar për raportet Kosovë-BE, liberalizimin e vizave dhe veçmas për zbatimin e MSA-së.Pas takimit, Hoxhaj ka thënë ta ketë informuar Komisionerin Hahn për zhvillimet politike në Kosovë dhe angazhimin e qeveirsë së Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit pas  hyrjes në fuqi të saj.Sipas Hoxhajt, BE-ja edhe më tej është aspirata e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe liderët e zgjedhur të saj do të bëjnë çmos që të punojnë për të arritur këtë.“Gjatë ditës së sotme kam takuar Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Mogherini dhe Komisionierin për Zgjerim, Hahn. Me të dy kam diskutuar për tema të rëndësishme, por fokusi kryesor ka qenë në dy procese të mëdha. Së pari, sa i takon të ardhmes evropiane ku ne presim gjatë muajit tetor të mbahet Këshilli i Stabilizim Asocimit BE-Kosovë, që do të jetë një hap i parë i rëndësishëm i zbatimit të marrëdhënies kontraktuale të Kosovës me BE-në. Dhe së dyti, kemi biseduar që BE-ja, Mogherini dhe Hahn të bëjnë presion mbi Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve që Kosova i ka arritur deri më tani”, ka thënë Hoxhaj.Po ashtu, temë diskutimi kanë qenë edhe çështjet e zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, veçmas demarkacioni me Malin e Zi dhe votimi./b.j/

***

BE-Kosovës: Liberalizimi, kur të plotësohen kriteret

-Shtypi: Gjermanët: Liberalizimi, kur t’i plotësoni kriteret. BE-ja kërkon rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit te profilet e larta/

PRISHTINË, 13 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, mund të liberalizohen vizat.  Sipas tyre Komisioni Evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pos demarkacionit kërkojnë edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si kushte për liberalizimin e vizave, sipas shtypit të sotëm në Prishtinë.

Gazeta Zëri me kryetitull balline “Gjermanët: Liberalizimi, kur t’i plotësoni kriteret”shkruan se, për Ambasadën gjermane në Prishtinë, çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është qartësuar përfundimisht përmes komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-presidentja e vendit, i cili duhet të plotësohet si kriter, për të mundësuar liberalizimin e vizave.

Anën tjetër, Zyra e Bashkimit Evropian bën me dije se zgjidhja e çështjeve të kufirit për secilin vend duhet të bëhet në fazë sa më të hershme të procesit integrues.

Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian mund të liberalizohen vizat.

Me titullin në ballinë “BE-ja kërkon rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit te profilet e larta”, gazeta Koha Ditore shkruan se, ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nuk ia siguron Kosovës heqjen e vizave. Është edhe kushti tjetër që ka vënë Brukseli- luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit.

Njohës të rrethanave politike dhe integrimeve evropiane kanë thënë se qeveria po insiston në demarkacion më shumë për ta shpëtuar vetveten, duke anashkaluar kriterin tjetër. Sipas tyre, Kosova deri më tani nuk ka dëshmuar përkushtim të madh në ndjekjen e profileve të larta, që dyshohen se janë përfshirë në afera korruptuese, shkruan gazeta.

Institucione të rëndësishme në nivel qendror e lokal vazhdojnë të udhëhiqen nga njerëz që kanë aktakuza, edhe pse BE-ja ka kërkuar që kësaj praktike t’i jepet fund. Ato që kanë munguar deri më tani janë vendimet e formës së prerë në rastet e ndjekjes së rasteve të korrupsionit./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: ne tetor, Takimi Kosove BE

Muslim community leader extends Eid al-Adha greetings

September 12, 2016 by dgreca

The head of Muslim Community Skender Bruçaj extended Sunday warm greetings to Albanians and the country’s Muslim community in particular as they prepare to commemorate Eid al-Adha on Monday, or the Festival of Sacrifice, one of the holiest holidays celebrated annually all around the world.

Conveying his greetings and best wishes on Eid al-Adha, the Muslim Community chairman said the festival will help strengthen a spirit of harmony, mutual respect and peace in society.

“On such a holiday, with the spiritual and festive atmosphere felt everywhere, I would like to extend my best wishes. Happy Eid al-Adha to everyone! May you all be very happy, blessed and at peace with all your beloved,” Bruçaj said in his message.

Bruçaj underlined that Eid al-Adha, one of the holiest celebrations in the Muslim calendar, is a holiday that pertains to entire human race, and called on everyone to share spiritual and material wealth with the others.

“Let us all pray that days of celebrations last forever for entire mankind; let’s all pray and celebrate united and speak with a single language, that of love, appreciation, mutual respect and help for each other,” Muslim community leader said.

Eid al-Adha, also called the “Sacrifice Feast”, is one of the holiest of Muslim holidays, when people manifest their sacrifice and submission to God. According to ritual begins with a morning prayer and continues with the sacrifice of animals as an act of submission to God’s command. The meat from the sacrificed animals is preferred to be given away to the poor and those less privileged.

Filed Under: Komente Tagged With: greetings, leader extends Eid al-Adha, Muslim community

Meshë Falënderimi për Shën Terezën në Prishtinë

September 11, 2016 by dgreca

 

katedralja-nene-tereze-prishtinePRISHTINË, 10 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Pas festës së madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, më 4 shtator 2016, nga Papa Françesku, Kisha Katolike në Kosovë ka ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë në Meshën e falënderimit dhe në shugurimin e dy meshtarëve të rinj (dy diakonët Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj) në Katedralen tonë të kushtuar Shenjtës Nënë Tereza, këtë të shtunë, dt. 10 shtator 2016.Mesha në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, nga ora 11:00, është udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.“Nderimi ynë për Nënë Terezën është i shumëfishtë. Nuk kemi dhuratë më të madhe se Nënë Tereza. Nderimi i saj është nderim i të gjithë njerëzve vullnetmirë në Kosovë, i shqiptarëve kudo dhe në botë”, tha ai.Imzot Gjergji theksoi se Nëna Tereza është shembulli më i mirë për të qenë në shërbim të njerëzimit në nevojë. “Ndihemi të lumtur që populli jonë i ka dhënë botës në grua si Nënë Tereza”, tha ai./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: meshë, Prishtine, Shen Tereza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 249
  • 250
  • 251
  • 252
  • 253
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT