• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-Kosovë, bashkëpunim i ngushtë

July 27, 2016 by dgreca

-Zëvendëskryeministri Kuçi priti shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane, Steve Banks/

PRISHTINË, 27 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti sot në takim shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Steve Banks.Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe z. Banks, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, e njoftoi për progresin e arritur në proceset eurointegruese, për punët që po bëhen për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi dhe shefi i Zyrës Politike dhe Ekonomike, Banks, konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasada amerikane, Hajredin Kuci, Steve Banks

Presidenti Obama për sulmin kibernitik

July 27, 2016 by dgreca

Presidenti amerikan Barack Obama nuk e mohoi të martën mundësinë që homologu i tij rus, Vladimir Putin, të jetë duke u përpjekur të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane në favor të kandidatit republikan Donald Trump. Komentet e tij vijnë vetëm pak pasi zyrtarë të qeverisë thanë gjatë kësaj jave se, ka prova të mjaftueshme që sulmi kibernetik ndaj të dhënave të Komitetit Kombëtar Demokratik të jetë kryer nga “hacker”-a që punojnë në favor të shërbimeve sekrete ruse. “Gjithçka është e mundshme”, u përgjigj Obama kur u pyet gjatë një interviste nëse rusët janë duke punuar apo jo për të influencuar garën mes kandidatit republikan Trump dhe kandidates demokrate, Hillary Clinton. “Donald Trump ka përsëritur vazhdimisht admirimin e tij për Vladimir Putin”, tha Obama gjatë intevistës për “NBC News”. “Ndërsa unë mendoj se Trump ka marrë një mbulim mjaftueshëm favorizues në Rusi”. Demokratët pretendojnë se Putin po synon të ndikojë në garën për Shtëpinë e Bardhë, pasi “WikiLeaks” publikoi “e-mail”-e dëmtuese për Komitetin Demokratik pas sulmit kibernetik. Ky sulm ndodhi thuajse në të njëjtën kohë me ato ndaj sistemeve të qeverisë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë. Analistë nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare (NSA) dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) zbuluan shenja në këto sulme, që i drejtojnë ata edhe në ndërhyrje të tjera jashtë qeverisë, përfshi atë në Komitetin Kombëtar Demokrat.Të dhënat të drejtojnë te të paktën një grup “hacker”-ash që janë të njohur për kundërzbulimin amerikan, thonë zyrtarët. I njëjti grup është përfshirë në sulme kibernetike ndaj sistemeve të “e-mail”-eve jo të klasifikuara në DASH, Shtëpinë e Bardhë, por edhe agjenci të tjera federale. Hetuesit besojnë se inteligjenca ruse fshihet pas kësaj vale sulmesh kibernetike ndaj organizatave politike, madje edhe ndaj “think tank”-eve në Uashington. Edhe pse “WikiLeaks” mohon që dokumentet e publikuara prej saj t’i ketë marrë nga qeveria ruse, ai nuk bën të ditur burimin se nga kanë ardhur ato. Në intervistën për NBC, Obama tha gjithashtu se “ajo që dimë ne aktualisht, është se rusët kanë sulmuar sistemet tona. Jo vetëm sistemet e qeverisë, por edhe sistemet private”. Komenti i presidentit amerikan rezulton të jetë më i ashpri që qeveria amerikane ka bërë publik deri më tani, duke fajësuar Rusinë për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Presidenti Obama, sulmi kibernitik, Trump-Putin

KOSOVE-SHQIPERI, MEMORANDUM BASHKEPUNIMI MES DY POLICIVE

July 27, 2016 by dgreca

Lezhë-Policitë e Shqipërisë e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi/
– Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë policorë të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete, si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër/
 
LEZHË- PRISHTINË,, 27 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Policia e Shtetit të Shqipërisë dhe Policia e Republikës së Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
 
Komunikata e dërguar thekson se, me qëllim të vazhdimit të avancimit të bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet dy vendeve, si dhe me qëllim të intensifikimit të marrëdhënieve përmes planifikimeve dhe zbatimit të masave të përbashkëta policore, sot, gjatë një takimi të mbajtur në Lezhë, Shqipëri, Naim Rexha, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe  Rebani Jaupi, Zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, nënshkruan një memorandum për bashkëpunim gjatë sezonit turistik 2016 në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
 
Qëllimi  i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor policor në trajnime të avancuara në procesin e shkëmbimit të praktikave policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare  si dhe veprave tjera penale. 
 
Si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë policorë të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete, si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër.
 
Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy zëvendësdrejtorët, Rexha dhe Jaupi vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera të dy policive, jo vetëm në fushën e rendit publik, por edhe të policimit rrugor si dhe në format tjera të luftimit të kriminalitetit./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Shqipëri, memorandum bashkepunimi, mes dy policive

Takime të Bashës në Konventën e demokratëve në Filadelfia

July 27, 2016 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Shtetet e Bashkuara me ftesë të Partisë Demokratike amerikane dhe Institutit Kombëtar Demokratik për të marrë pjesë në Konventën e Demokratëve në Filadelfia. Lideri i opozitës u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta, ku ai është ftuar si mik nderi. Me herët Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan, NDI. Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz.  Siç njofton Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e Bashës dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane. Në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Basha i shprehu mirënjohjen për kontributin e tij të vyer për reformën në drejtësi.
Kreu i demokratëve u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, si dhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me ish–presidenten Atifete  Jahjaga me eurodeputeten znj. Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Filed Under: Komente Tagged With: ne Filadelfia, NE KONVENTEN E DEMOKRATEVE, Takime të Bashës

Hero, drejt bashkimit të Kosovës

July 26, 2016 by dgreca

-Përkujtohet pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i rënë në operacionin e korrikut 2011 drejt dy vendkalimeve kufitare veriore me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, për t’i marrë nën kontroll e për vënien e ligjshmërisë/

PRISHTINË,  26 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Përkujtohet sot pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), Enver Zymberi, i rënë në 25 korrik 2011 në operacionin drejt dy vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë, në veri të Kosovës, për t’i marrë nën kontroll e për vënien e ligjshmërisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se, “pesë vite më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, të cilin sot e kujtojmë me krenari, duke nderuar sakrificën, jetën dhe veprën e tij, si shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit”.

“Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit. Çdoherë kur kujtojmë 25 dhe 26 korrikun e vitit 2011, kujtojmë sakrificën e grave dhe burrave policë të Kosovës, që bënë të mundshëm bashkimin e Kosovës”, thekson presidenti kosovar.

Në shenjë nderimi, ministri kosovar i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit të Kosovës Enver Zymeri, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në vendlindjen e heroit, në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, fillimisht do të bëjnë homazhe dhe më pastaj do të vizitojnë familjen Zymeri.

Media në Prishtinë ka shkruar se, gjykata vitin e kaluar shpalli të pafajshëm dy serbë të akuzuar për vrasjen e Enver Zymberit. Po për këtë vrasje, në një gjykim tjetër janë duke u akuzuar dy serbë, Sllobodan Sovrlliç dhe Radomir Kasalloviç, ndërsa dy të tjerë janë në arrati dhe duke u kërkuar me fletarrest ndërkombëtar./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: bashkimit të Kosovës, drejt, hero

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 266
  • 267
  • 268
  • 269
  • 270
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI
  • “Eleganca e lotëve”
  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT