• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shpërthim në Prishtinë pranë Kuvendit të Kosovës

August 4, 2016 by dgreca

*Mësohet se ka qenë një granatë dore e cila ka sulmuar Kuvendin, sipas medias./

*AAK: Sulmi ne ndertesen e Kuvendit akti kriminal/

Prishtinë, 4 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë, sonte pak pas orës 23:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm pranë ndërtesës së Kuvendit, në qendër të qytetit ku është edhe ndërtesa e qeverisë së Kosovës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, si dhe autoambulanca, por nuk raportohet për pasoja në njerëz. Raportohet se gjurmë shpërthimi vërehet në fasadën e jashtme të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe rruga para saj te Sheshi Ibrahim Rugova është bllokuar e mbyllur për qarkullim.

Ende nuk ka njoftime zyrtare nga Policia e Kosovës.

Sipas një raportimi më të ri të medias, burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës është goditur me zollë. Predha ka rënë në trekëndëshin që gjendet te Kuvendi. Zolla është armë që përdoret për të shkatërruar tanket.

Njoftimi më i ri është se Policia ka rritur distancën në të cilën po kontrollon rreth shpërthimit që ka ndodhur në drejtim të Kuvendit të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes para pak çastesh kanë mbërritur edhe ushtarë të KFOR-it.

Një dëshmitar ka thënë se ka parë xhama të thyer në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimeve të tjera të medias, jo zyrtarisht mësohet se gjatë sulmitë në Kuvendin e Kosovës është dëmtuar fasada e objektit si dhe janë thyer disa xhama të kësaj ndërtese.

Policia e Kosovës shumë shpejt do të dal me një deklaratë.

Mësohet se ka qenë një granatë dore e cila ka sulmuar Kuvendin, sipas medias.

Ndërsa, së fundi, Policia e Kosovës ka njoftuar për mdian se, “me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosoves, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj menjëher ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”.

AAK: Sulmi ne ndertesen e Kuvendit akti kriminal/

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dërgoi sonte këtë deklaratë: Ngjarja e sontme në Prishtinë, është një akt kriminal, I cili kërkon zbardhje urgjente. Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, cfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë krejt cka është në dorën e tyre, që të kapën autorët e tij dhe të nxirren para drejtësisë.

AAK

 

Filed Under: Komente Tagged With: Kuvendit të Kosovës, në Prishtinë pranë, shperthim

Presidenti Nishani: Konsensusi, garanci për ndryshime afatgjata kushtetuese

August 4, 2016 by dgreca

Tirane, 4 Gusht 2016- Presidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus të saj kishte krijimin e institucioneve të reja të reformës në drejtësi.“Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare e përmasave kushtetuese, ndaj mendova të ndaj me opinionin publik qëndrimin tim në këtë ditë gushti. Mes shumë institucioneve që krijohen për reformën, është edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që ngarkon Presidentin për zgjedhjen përmes shortit të anëtarëve. Neni përkatës kërkon përzgjedhjen brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese të 11 gushtit”, tha Nishani.

Sipas tij, ka një shqetësim serioz sepse neni 149 i Kushtetuës përcakton në pikën 5 të tij kriteret për shkallën e kualifikimit të kandidatëve që marrin pjesë në short sipas ligjit përkatës, por ndërkohë ligji nuk është miratuar ende nga Kuvendi.

“Pra, ndodhemi në një situatë ku Kushtetuta na kërkon zgjedhjet brenda 5 ditëve dhe po Kushtetuta kërkon përcaktimin e kritereve nga ligji, ndërkohë që nuk e kemi një ligj të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo më vendos në një situatë kontradiktore”, tha Nishani para gazetarëve.

Ai deklaroi gjithashtu se ka vendosur një kontakt zyrtar me Kuvendin, të cilit i ka bërë me dije këtë përplasje dhe se pret të konsultohet të martën me përfaqësues të grupeve parlamentare.

“Kam një korrespondencë në kontekstin administrativ me Kuvendin dhe ftoj për një takim konsultativ përfaqësues nga grupet parlamentare ditën e martë të javës që vjen”, shtoi Nishani.

Ndërkaq, Presidenti e quajti një garanci të madhe faktin që votimi i ndryshimeve konsensuale ishte miratuar me konsensus të plotë.

Filed Under: Komente Tagged With: Garancii per ndryshime, konsensusi, Kushettuse, presidenti Nishani

SHBA-Kosovë, Kuvendi ratifikon Marrëveshjen Fulbright

August 4, 2016 by dgreca

-Në 8 korrik 2016, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nënshkruajti Memorandumin e Mirëkuptimit me qeverinë e Kosovës për programin Fulbright, në një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare/

PRISHTINË, 4 Gusht 2016-Behlul Jashari/ Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme plenare, ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës, Programi Fulbright i Shkëmbimit Akademik, i cili mundëson bursa studimore për studentët nga Kosova në SHBA.

Miratimin e kësaj marrëveshje e ka përshëndetur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë për të rinjtë e Kosovës.

“Fulbright kaloi. Studentët dhe studiuesit tanë, do të kenë mundësi të studiojnë në Universitetet më prestigjioze amerikane, përmes bursave gjatë pesë viteve të ardhshme, falë marrëveshjes Fulbright mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje, do të thotë shumë për bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për të rinjtë tanë, të cilët pas shkollimit kthehen dhe japin kontribut në shtet-ndërtimin e Kosovës”,  tha kryparlamentari Veseli.

Projektligjin e ka prezantuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i cili para deputetëve ka shkoqitur aspekte përmbajtësore të tij.

Në 8 korrik 2016, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nënshkruajti Memorandumin e Mirëkuptimit me qeverinë e Kosovës për programin Fulbright, në një ceremoni në Bibliotekën Kombëtare, ku morënë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa e kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie dhe Ministrisë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë kosovare, Arsim Bajrami, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në mbështetje të programit Fulbright për shkëmbim akademik.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit po vijon mbi bazat e një programi të vazhdueshëm dhe të suksesshëm të shkëmbimit akademik që ka përfshirë mbi 80 studentë dhe studiuesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kosova prej vitit 2008.

Qeveria e Kosovës zotoi 1.5 milionë euro përgjatë pesë viteve të ardhshme në mbështetje të programit Fulbright – kontribut ky që pritet të fillojë gjatë vitit akademik 2016-2017 dhe të vazhdojë deri në vitin akademik 2020-2021.

Njoftimi dërguar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë theksonte se, e mirëpresim këtë nismë për zgjerimin domethënës të numrit në dispozicion të bursave studimore dhe besojmë se ky zotim do të ndihmojë në zhvillimin e prijësve të ardhshëm të Kosovës.

Në fjalën e tij, Ambasadori Delawie uroi qeverinë e Kosovës për këtë investim të rëndësishëm, duke shtuar se, pas shumë dekadave, do të shikojmë kah kjo ditë si një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës – me qindra të diplomuar përmes programit Fulbright, të cilët kanë fituar njohuri të reja domethënëse në fushën e tyre të ekspertizës, si dhe që kanë ndërtuar ura të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Programi Fulbright është program i çmuar ndërkombëtar i shkëmbimit akademik, i sponzorizuar nga qeveria amerikane dhe i përpiluar për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popujve të vendeve tjera.

Ky program është themeluar në vitin 1946 në bazë të legjislacionit të paraqitur nga senatori i ndjerë, J. William Fulbright nga Arkanzasi, financohet kryesisht nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe zbatohet nga Zyra për çështje arsimore dhe kulturore e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kuvendi ratifikon, Marrëveshjen Fulbright, SHBA- KOSOVE:

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë z. Greg Delawie viziton Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës

August 4, 2016 by dgreca

Prishtinë, 4 gusht 2016 -I nderuari ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Greg Delawie së bashku me zyrtarin politik pranë kësaj ambasade z. Scott Lang vizitoi Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Në selinë e KPUK-ut Ambasadori Delawie u prit nga kryetari Pastor Driton Krasniqi me anëtarët e Këshillit të Shërbestarëve pastorët Femi Cakolli dhe John Chesnut.
Ambasadori u interesua për fushëveprimin, angazhimin e Komunitetit Protestant në shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet mes KPUK-ut me shtetin dhe rolin e saj në vendin tonë.
Nikoqirët e njoftuan ambasadorin me traditën 200 vjeçare të kishës protestante ndër shqiptarë duke përmendur me theks të veçantë angazhimin e pastorëve vendorë dhe misionarëve amerikanë në thirrjen dhe organizimin e Kongresit të Manastirit dhe hapjen e shkollave shqipe dikur dhe sot. Mysafirët u njoftuan me angazhimin e komunitetit protestant për ndërtimin e Kosovës si shoqëri e hapur si dhe lidhjet tradicionale dhe zhvillimin e marrëdhënieve të zgjeruara të Kosovës me shoqëritë perëndimore.
Kryetari Driton Krasniqi nga ana e tij nënvizoi pengesat që komuniteti protestant ndesh në mosmarrjen e lejeve të ndërtimit për objektet kishtare si dhe shprehu shqetësimin e tij për mospërfilljen që po hasim nga komunat për ndarjen e parcelave për varreza të Kishës Protestante. “Mosmiratimi i amendamenteve të Ligjit për Lirinë e Fesë ka sjellë pengesa për komunitetin tonë dhe për të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë”, nënvizoi Pastor Krasniqi. Ambasadori Delawie theksoi se Qeveria e SHBA-ve angazhohet vazhdimisht për promovimin e lirisë fetare dhe të drejtat e për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori, Greg Delawie, te Kosoves, viziton Kishën Protestante Ungjillore

Shtypi i Kosovës : Dështon debati, nisin protestat

August 3, 2016 by dgreca

Dështon debati, nisin protestat – është kryetitull në shtypin e neserm të Kosovës.

“As pas dymbëdhjetë orë diskutimesh në tryezën e organizuar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pozita dhe opozita nuk i kanë përafruar qëndrimet. Lëvizja “Vetëvendosje” i ka ftuar për sot në mëngjes qytetarët në protestë para Kuvendit, përderisa ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka akuzuar palët se po e dëmtojnë të ardhmen e Kosovës”, thekson në ballinë gazeta Zëri.

PËRFUNDON DEBATI PËR DEMARKACIONIN, VV PARALAJMËRON…

Ka përfunduar debati në tryezën për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, pa përfundime të dakorduara.

Pak më parë Lëvizja Vetëvendosje, mes tjerash, deklaroi:“Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë… Demarkacioni nuk do të kalojë…Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dalë jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”.

Kosovë-Qeveria vlerëson lart debatin për shënjimin e kufirit

PRISHTINË, 3 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi sonte se vlerëson lartë debatin e zhvilluar sot lidhur me procesin e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e debatit për kontributin e tyre në këtë debat shumë të dobishëm për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

Qeveria e Kosovës, pas dëgjimit të çdo argumenti dhe fjale në këtë debat, vlerëson se në të ka dominuar argumentimi i cili konfirmon se procesi i shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi është bërë në përputhje me aktet kushtetuese e ligjore të Kosovës, si dhe në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira që kanë të bëjnë me kriteret dhe aspektet tjera të realizimit të këtij procesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje të posaçme për qëndrimet shumë të vlefshme të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit të BE-së.

Në përputhje me qëndrimet racionale dominuese në këtë debat, Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saj në procedimin e kësaj çështje më tutje, përfundon deklarata e dërguar.

Në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës përfundoi sonte debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Dështon debati, Kosove, nisin protestat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 268
  • 269
  • 270
  • 271
  • 272
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT