• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria: Një bregdet si Karaibet

July 18, 2016 by dgreca

Një diamant ende në stadin e përpunimit, por me bukuri të rralla. Duket kjo pamja që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një tokë akoma e paprekur mirë nga turistët, por që fsheh peizazhe shumë të bukura, plazhe që ngjajnë me ato të Karaibeve dhe një mikpritje të madhe.

Në shkrimin e publikuar sot nga websiti italian “Tgcom 24”, thuhet se është bregdeti i jugut të Shqipërisë, ai që të dhuron pamje natyrore të mahnitshme, që shtrihet nga Vlora në Sarandë, dhe në zonën e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Male të gjelbër dhe shkëmbor, pas plazheve me rërë ose shkëmbinjve në detin e kristaltë, nga të cilat mund të zhytesh.

Deti në Shqipëri është sinonimi i pushimeve low cost. Zona bregdetare, edhe pse shumë e populluar në muajin gusht, është ende pak e njohur nga turizmi i masës dhe çmimet e hoteleve e restoranteve janë të larta. Ja disa nga vendet më të bukura për pushime në Shqipëri, që të jeni të sigurtë do t’iu surprizojnë.

Vlora, historia dhe plazhet–  Vlora është një nga qytetet më antike të Shqipërisë. U themelua në shekullin e VI p.e.s me emrin Aulona. Jo larg Vlorës është plazhi i Jalës që ndodhet në jug të qytetit pak kilometra nga plazhi i njohur i Drimadhës, afër fshatit të Vunoit. Një plazh i mrekullueshëm dhe i qetë, me rërë , i lagur nga ujëra të mrekullueshme ngjyrë turkuazë dhe transparentë. Drimadhës është një magji: me një rërë të artë ku është e mundur të qëndrosh dhe të shijosh një nga perëndimet spektakolare karakteristike të Shqipërisë.

Beautiful sandy beach Lukova (Lukove), Shpelle, Albania.

Shpella e piratëve- Plazhi i Livadhit, në këmbët e kështjellës së qytetit, është e rrethuar nga një bimësi e dendur dhe në të dy anët nga shkëmbinj : edhe këtu deti është transparent , dëshmi e një natyre ende të ruajtur.
Shumë restorante në Himarë ofrojnë ushqime shumë të shijshme dhe pjata me bazë peshkun , kallamarët dhe karkalecat. Pranë Dhërmiut , një bregdet antik dhe shumë tërheqës me plazhe të mrekullueshme, ndodhen edhe disa ishuj të vegjël si Shkambo, Jaliksari dhe Gjipea , që janë afër dy kilometra. Tek këta ishuj shkohet me makinë, varkë ose në këmbë për 15-20 minuta .
Për mos t’u humbur është shpella e piratëve që kohë më parë strehonte piratët e detit e sot e famshme per intimitetin e hapësirës së saj në rritje, me ngjyrën blu të fortë të ujit të detit.

Plazhet e bukur përballë Korfuzit- Saranda një gji i vogël, i hapur në jug dhe i rrethuar nga kodra, ka përballë ishullin grek të Korfuzit. Në zonën e Sarandës nuk është për t’u humbur Ksamili , një vend turistik mbi bregun e qytetit antik të Butrintit , 17 km larg nga Saranda dhe rrethuar nga disa ishuj të vegjël përreth plazhit të magjishëm. Për të përfunduar me plazhin Pulëbardhat, absolutisht ndër më të bukurit në Shqipëri, tek i cili mund të shkosh me varkë për të zbuluar dhe shijuar ishuj të tjerë të vegjël që rrethojnë bregun.

Filed Under: Komente Tagged With: Bregdeti, Karaibet, shqiperia, Vlora

PARLAMENTI EUROPIAN PRET KALIMIN E REFORMES TE ENJTEN

July 18, 2016 by dgreca

Fleckenstein:Të enjten presim që Kuvendi të votojë reformën në drejtësi; partitë të gjejnë kompromisin/

Nga Anila Struga/.- Eurodeputeti Knut Fleckenstein, deklaroi sot në Tiranë se të enjten, ne presim që Kuvendi i Shqipërisë të votojë reformën në drejtësi.

Kur them “NE”, tha eurodeputeti, nuk e kam fjalën vetëm për një parti në Parlamentin Europian, por për gjithë PE-në. Shpresojmë që do të ketë një votë “PRO” reformës në drejtësi.

Ka ardhur koha për të vërtetën dhe unë dëshiroj të shoh se kush është “PRO” reformës dhe kush është “KUNDER” saj, u shpreh zyrtari europian, në përfundim të tre takimeve te sotme në TIranë, me kryeministrin Edi Rama, me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Ketu nuk bëhet fjalë thjesht për një ndryshim ligji, tha eurodeputeti, pasi për Shqipërinë do të ishte shumë e rëndësishme, se nëse zbatimi i kësaj reforme bëhet siç duhet do të ketë një ndryshim thelbësor per vendin dhe unë vërtet shpresoj që ky ndryshim të fillojë të enjten, nenvizoi Fleckenstein.

Në rast se ka mbetur një gjë e fare e vogël, për të cilën politikanët nuk mund të bien dakord, atëhere ndoshta duhen pyetur qytetarët, shtoi ai.
Në konferencën për shtyp, nga selia e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, zyrtari i PE-së tha se gjatë fundjavës, në bashkëpunim me eurodeputetin Eduard Kukan, kemi nxjerrë një deklaratë, ku kemi theksuar se dëshirojmë që partitë politike në vend të gjejnë një kompromis, në veçanti një kompromis të minutës së fundit, pasi ka mbetur vetëm ”një çështje e vogël”.
“Po ashtu kemi theksuar se sa e rëndësishme është pjesëmarrja e Operacionit Ndërkombëtar Monitorues, pra e atyre që do ta bëjnë  këtë proces. Në Bruksel kjo ka qënë dhe arësyeja pse është rënë dakord me propozimin që bëri PD, sa i përket vlerësimit të gjyqtarëve apo prokurorëve, me mekanizmin, 6+6.

Në deklaratën e tij, zyrtari I PE-se u shpreh në mbështetje të përpjekjes për dialog të kryeparlamentarit Ilir Meta.

“Ne mbështesim tërësisht dhe plotësisht kryetarin e Kuvendit në përpjekjet e veta të për të gjetur një zgjidhje, në sajë të propozimeve që janë bërë, gjithnjë mbi bazën e propozimit hibrid”, u shpreh eurodeputeti.(Sipas ATSH)

Filed Under: Komente Tagged With: “Reformën në Drejtësi”, Fleckenstein:Të enjten presim, që Kuvendi të votojë

SHBA- BE: ULEMI NË TRYEZE VETËM NESE DISKUTOHET MBI PROPOZIMIN HIBRID

July 18, 2016 by dgreca

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian thonë se nuk janë të gatshëm të ulen për të marrë pjesë në diskutimet për reformën në drejtësi, nëse nuk diskutohet propozimi hibrid.

Me anë të një deklarate, ambasadat thonë se kanë informuar kryetarin e Kuvendit Meta, se Vlahutin dhe Lu nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.

Burime nga Partia Demokratike thonë se “ne i kemi qëndruar në vijimësimi propozimit të zonjës Nuland”.

Reagimi i plotë i Ambasadës së BE dhe SHBA:  Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik.  Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve.

Meta kërkoi një takim pesëpalësh midis, Basha-Rama-Lu-Vlahutin, ku do të ishte edhe vetë i pranishëm, takim i cili ishte paralajmëruar për sot.

Dy ambasadorët të shoqëruar edhe nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flanckenstain zhvilluan takime të përveçme me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadoret, kushte per bisedime, Lu e Vllautin

Thaçi: NATO mirëpret aspiratën e Kosovës

July 17, 2016 by dgreca

-Deklarata e Samitit të NATO-s në Varshavë është e mirëseardhur për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor/

PRISHTINË, 17 Korrik 2016/ Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi shprehet sot se, Deklarata e Samitit të NATO-s në Varshavë është e mirëseardhur për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor, pasi rithekson se rajoni mbetet me rëndësi strategjike për Aleancën dhe se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Na vjen mirë që NATO mirëpret aspiratën e Kosovës që të ofrojë siguri për të gjithë banorët e saj dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit. Por, veçanërisht na gëzon fakti që Aleanca do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe deri në ministerialin në dhjetor do t’i japë përgjigje edhe kërkesës sonë shtetërore për marrëdhënie më të avancuara me NATO-n”, thekson Thaçi.

Ai vijon se, vlerësimi që na bëhet nga NATO është mirënjohje për neve dhe na bën të përkushtohemi edhe më shumë për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës, të trajnuara dhe të përgatitura sipas kritereve të NATO-s.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë multietnike, me përfaqësim të duhur etnik e gjinor, në shërbim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rajonit”, përfundon Thaçi postimin në ‘facebook’./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: aspiratën e Kosovës, Thaçi: NATO mirëpret

Drejtësia, ambasadori Lu: Rama e Basha të takohen sërish

July 15, 2016 by dgreca

Ambasadori amerikan: Propozimi i opozitës i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara. Tregon se Basha ka thyer zotimin e tij ndaj Ambasadores Nuland. Po nuk u arrit kompromis deputetët të votojnë reformën/

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu ftoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha të takohen sërish për të gjetur një zgjidhje për Reformën në Drejtësi. Ngërçi tanimë lidhet me rolin e ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e verifikimit. Opozita ju përgjigj me një kundër-propozim ofertës së ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland, por për ambasadorin amerikan “është e papranueshme”. Ai tha se ka ende kohë për kompromis duke përsëritur se edhe në paumndësi të këtij kompromisi parlamenti duhet ta miratojë reformën.
Përpara se ambasadori amerikan të dilte pasdite për deklaratën e tij, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha shëmbyen replika në distancë me njëri tjetrin. Ndërsa e cilësoi si alibi të opozitës, kundërshtimin e saj për rolin që duhet të kenë ekspertët ndërkombëtarë në procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kryeministri, siç dhe e kishte paralajmëruar dje përmes Facebook-ut deklaroi se: “Ne jemi gati të votojmë më 21 korrik çdo gjë që PD do të fusë në draftin e Reformës në Drejtësi me kushtin qëtë pranohet nga SHBA e BE se është në përputhje të plotë me standartet e kërkuara nga Shqipëria për reformimin e Drejtësisë në Shqipëri në funksion të integrimit europian. Ka më qartë dhe më shumë konsensus se kaq?”

Duke i mëshuar disa herë fjalës konsensus, kryeministri u duk se po i jepte një përgjigje dhe aleatit të vet, LSI e cila në mënyrë të qartë ngjan se po e kushtëzon votën pro me nevojën e konsensusit me opozitën, duke ritheksuar ashtu si dhe ajo se Reforma duhet të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias. Zoti Rama gjithashtu deklaroi se nuk pranonte më vazhdimin e procesit të negocimit “për t’i dhënë mundësi, Partisë demokratike që të gënjejë shqiparët se është qeveria që nuk e do kompromisin”.

Zoti Basha u përgjigj përmes Facebook-ut duke shkruar se “Rama nuk tërhiqet nga bllokimi por gjen pretekste për t’i ikur përgjegjësisë dhe për t’ju fshehur Venecias. Nëse vërtetë e do reformën në drejtësi, zgjidhjen e ka gati, e ka në tryezë”.

Deklaratave të dy udhëheqësve shqiptarë, ambasadori amerikan ju përgjigj: “Sot, zoti Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e dielë ndaj Ambasadores Nuland. Gjithashtu sot, zoti Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA. Unë e refuzoj edhe këtë rol. Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë”.

Ambasadori Lu tha se i sfidonte të dy drejtuesit politik duke propozuar që ata të takoheshin sërish bashkë të hënën me premtimin se nuk do të dilnin nga takimi pa një zgjidhje: “Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi. Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë”.

Ambasadori amerikan kujtoi pyetjen që ai kishte ngritur muaj më parë lidhur me atë se kush i trembej reformës: Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë? Për ambasadorin Lu “sot, përgjigja është e qartë. Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë”.

Dhe për këtë arsye ai përsëriti thirrjen drejtuar deputetëve shqiptarë: “Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë. Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis. Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë Reformë”.

Për ambasadorin amerikan një ditë kjo Reformë do të miratohet, dhe se “e vetmja pyetje është nëse ky parlament dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj”, nënvizoi ambasadori Lu.

DEKLARATA

Të dashur miq shqiptarë!

Mendoj se ka një gjë për të cilën biem dakord.  Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit politikë të Shqipërisë.

Sot, Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij ditën e dielë ndaj Ambasadores Nuland.

Gjithashtu sot, Z. Rama njoftoi se ai u ka dhënë fund negociatave me opozitën dhe se do të pranonte çdo kërkesë të opozitës që miratohet nga BE dhe SHBA.  Unë e refuzoj edhe këtë rol.  Përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve politike të Shqipërisë është e udhëheqësve shqiptarë.

Propozoj një zgjidhje të thjeshtë. E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme.  Le të shohim se kush është me të vërtetë në favor të mbështetjes së një kompromisi.

Kjo do ta zgjidhë problemin në njërën prej dy mënyrave. Ata ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë.  Disa muaj më parë kam pyeta se kush ka më shumë frikë nga kjo reformë?   Krerët e krimit të organizuar? Gjyqtarët e korruptuar? Apo politikanët kriminelë?  Sot, përgjigja është e qartë.  Të gjithë ata kanë frikë dhe të gjithë po e luftojnë.

 Të enjten, deputetët e kuvendit kanë mundësinë të tregojnë qëndresë për popullin e nderuar të Shqipërisë, që po e kërkon këtë reformë.  Ka ende kohë që Z. Basha dhe Z. Rama të gjejnë një kompromis.  Nëse ata nuk munden, Kuvendi duhet ta miratojë këtë reformë.

 Harku i historisë është i gjatë, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet. E vetmja pyetje është nëse ky kuvend dhe udhëheqësit e partive politike, do të mbahen mend për suksesin apo do të fajësohen për dështimin e saj”.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori Lu: Rama e Basha, Drejtesia, të takohen sërish

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 272
  • 273
  • 274
  • 275
  • 276
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT