Historike: UEFA në Kongres pranon Kosovën
Budapest, 3 Maj 2016/ Kosova u pranua sot me shumicë votash në Federatën Evropiane të Futbollit, UEFA, gjatë Kongresit të 40-të në Budapest, Hungari. Ditë historike për futbollin e Kosovës ky 3 maj 2016.
Në Kongres votuan 54 shtetet anëtare, nga të cilat 28 votuan pro, 24 kundër e dy fletëvotime ishin të pavlefshme. Votimi ishte i fshehtë. Në Kosovë po festohet.
***
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi shkruan në ‘facebook’: Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojë do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili gjendet në Budapest, shkruan: Ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik.Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme.
Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtarë, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenarë me Atdheun tonë!
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan:
Dita e shumëpritur e daljes së futbollit tonë nga izolimi i padrejtë dhe i tejzgjatur, më në fund erdhi. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe për Kosovën! Tanimë jemi anëtarë me të drejta të plota në UEFA dhe futbollistët tanë mund të shpalosin talentin e tyre nëpër stadiumet më prestigjioze ndërkombëtare.
SHALA: FUTBOLLI I KOSOVËS NË FAMILJEN E MODERNE TË FUTBOLLIT
Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, uron futbollistët e Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuar për këtë sukses historik të vendit tonë. Më ketë rast, ministri Shala u shpreh se pranimi i Kosovës në shtëpinë e madhe të futbollit evropian është ngjarje madhore për futbollin në veçanti dhe për sportin e Kosovës në përgjithësi, por edhe shenjë e dëshmi domethënëse e suksesit të shtetit të tonë.Me këtë rast, ministri Shala përgëzoi drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës për punën e palodhshme që kanë bërë që futbolli i Kosovës të shënoi këtë sukses historik. Ai u shpreh se pranimi i Kosovës në UEFA është një akt historike dhe i jashtëzakonshme për sportin e Kosovës, dhe një nxitje e fuqishme për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti, meqë Kosova ka talent të shkëlqyer, të cilët mund ta prezantojnë Kosovën dhe vlerat e saj në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ministri Shala uroi veçmas futbollistët e Kosovës, të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit tonë.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin dhe njohjen e vlerave të Kosovës në botë, shtoi Shala dhe u shpreh se Kosova ka talent të shkëlqyer të cilët mund t’i kontribuojnë vlerave të futbollit Evropian.Ministri Shala këto ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Budapest, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, dhe ka përcjellë nga afër zhvillimet rreth pranimit të Kosovës në UEFA. Ai gjatë gjithë kohës u ka dhënë mbështetje të fuqishme drejtuesve të FFK-së, të cilëve u ka premtuar përkrahje të mëtutjeshme në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e garave të Kosovës./b.j/
AUTOBIOGRAFI E SHKRUAR ME VËRTETËSI DHE STIL LETRAR
Hasan Kostreci bën pjesë midis krijuesve të përvuajtur, të cilët e fituan të drejtën e përdorimit të penës si shkrimtarë mbas kapitullimit të diktaturës. Madje rasti i tij ndryshon disi dhe nga kolegët e këtij grupi, sepse ai e rifilloi krijimtarinë letrare jo menjëherë pas kapitullimit të diktaturës, por 15-17 vjet mbas shpërnguljes në SHBA, kur i kishte kryer detyrimet e domosdoshme familjare si përshtatja në atdheun e ri, rritja dhe edukimi i dy vajzave të vogla dhe dalja në pension. Ai filloi të botojë së pari disa tregime në gazetat shqiptaro-amerikane Illyria dhe Dielli, të cilat i mblodhi më 2009 në vëllimin Dimër në luginën e Drinit. Më 2011 botoi autobiografinë Jetë në Diktaturë, për të cilën dhanë vlerësime Astrit Lulushi, Kostaq Xoxa, Reshat Kripa, Iliaz Gogaj, etj. Ne po ndalemi në botimin e dytë (Shtypshkronja KLEAN, Tiranë2012, 248 f.) të pajisur me parathënie nga Skënder Shkupi.
Presidenti Nishani uron Festën e Pashkëve
Presidenti Nishani uron të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve/
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse.
“Të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë, kudo ku ndodheni!
Në cilësinë e Kreut të Shtetit dëshiroj që me rastin e kësaj Feste të shenjtë, t’ju uroj nga zemra ‘Gëzuar dhe përshumëvjet Pashkët’!
Festa e Pashkëve është dita e madhërishme e ringjalljes së Krishtit, dita e ripërtëritjes së përdëllimit dhe e rifreskimit të besimit të palëkundur tek i Plotfuqishmi!
Le të na shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por dhe për të konsoliduar e nxjerrë më shumë në pah vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve!
Përfitoj nga kjo Festë e madhërishme të uroj gjithashtu më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni jo vetëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, por edhe një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për mbarë popullin tonë!
Gëzuar Pashkët!”
BESIMTARËT ORTODOKSË FESTOJNË RINGJALLJEN E KRISHTIT. GËZUAR PASHKËT!
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët, ndërsa mesnatën e mbrëmshme kremtuan ngjalljen e Jezu Krishtit.
Mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën mbrëmë në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. ku kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas janullatos iuroi fillimisht në gjuhën shqipe
Janullatos duke u ndalur te simbolika e pashkës, u kërkoi të gjithë të pranishmëve që të lënë pas mëkatin e përmes besimit të ndihmojnë veten dhe të tjerët për të përmirësuar sjelljen dhe jetën e tyre.
Me qirinj në duar, drita e të cilëve simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen, besimtarët e shumtë ndoqën meshën e shenjtë.
Dashuria, shpresa dhe miresia nuk duhen lënë të vdesin është mesazhi që përcjell kjo festë.
Traditë e festes se pashkes janë vezët e kuqe. Pashkët festohen të dielën mbas hënës së parë të plotë të pranverës bazuar në kalendarin Julian.



- « Previous Page
- 1
- …
- 310
- 311
- 312
- 313
- 314
- …
- 484
- Next Page »