-Gafurr Dugolli, drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së ka qenë i arrestuar në 11 mars në mesditë nga policia kufitare e Maqedonisë/
TRE VJETORI I PETICIONIT PËR RRUGËN E ARBËRIT
Nga Gezim ALPION/ Birmingham, Angli/
Përshëndetje Përkrahës të Peticionit,/
Sot tre vjet më parë filluam peticionin online për Rrugën e Arbërit.
Nuk kemi asgjë për tu gëzuar në këtë përvjetor. Ëndrra dibrane për rrugën është binjake me ëndrrën shqiptare për demokraci. Në çerek shekullin e fundit kaotik është e admirueshme që dibranët akoma kanë forcë të ëndrrojnë. Dhe mirë bëjnë.
Rruga e Arbërit është me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Kur të bëhet! Tani për tani, kjo rrugë në ndërgjegjen e shqiptarëve është treguesi më domethënës i nivelit të seriozitetit të shtetit, i mënyrës se si qeveris partia në pushtet, dhe i shkallës së efektshmërisë së opozitës.
Ja bilanci i rrugës, që filloi zyrtarisht në vitin 2005, edhe pse për të nuk kishte dhe akoma nuk ka një projekt serioz: Edhe ato segmente që quhen të përfunduara nuk përmbushin standardet ndërkombëtare. Në tre vitet e fundit qeveria aktuale ka arritur të përfundojë vetëm 464 metra. Fondet e rrugës nuk janë gjëkundi.
Siç premtuam në fillim, ne e kemi mbajtur dhe do ta mbajmë peticionin jashtë politikës. Për ne nuk ka rëndësi se cila parti apo aleancë politike është në pushtet.
Ne kemi kërkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë të takohemi me Kryeministrin. Dhe kjo jo thjesht për të dorëzuar peticionin, një akt formal që përbën obligim si për ne ashtu edhe për z. Edi Rama ndaj më shumë se 10,000 nënshkruesve online dhe në formularë. Takimi do të mundësoj edhe fillimin e një dialogu konstruktiv.
Ne do të kthehemi së shpejti në Shqipëri për të vazhduar dialogun që filluam në Maj 2014 me përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të Dibrës dhe drejtues të shtetit dhe politikës në Tiranë. Shpresojmë që një nga takimet të jetë edhe me Kryeministrin me të cilin jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë brenda këtij mandati.
Duke ju falenderuar për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, ne ju sigurojmë edhe një herë se nuk do të pushojmë së lobuari për këtë vepër deri sa të përfundohet.
Me respekt,
Gëzim Alpion
Në emër të Grupit të Lobimit
Birmingham, Angli, 18 Mars 2016
_____________
Peticionin mund ta nënshkruani këtu: http://chn.ge/1NZeyGu
Deputetja Mesila Doda në OKB kërkon rritjen e lidërshipit të gruas në politikë
New York – Doda: Shqipëria të rrisë me 50% pjesëmarrjen e gruas në parlament/Deputetja e Kuvendit, Mesila Doda, ka marrë pjesë në takimin me temë “Barazimi i fuqisë, fuqia e barazisë, rritja e lidërshipit të gruas në politikë” organizuar në New York në seline e Kombeve të Bashkuara.Në një postim në statusin e saj ne Facebook, deputetja Doda shprehet: “Në New York, në selinë e Kombeve të Bashkuara u zhvillua takimi me teme “Barazimi i fuqisë, fuqia e barazisë, rritja e lidershipit të gruas në politike”. Shqipëria ka një rrugë të sajën për të treguar dhe ka padyshim tregues cilësore e në rritje të pranisë së gruas në politike. Propozimi im i adhshëm do ishte rritja e fuqisë së gruas në politikë, pjesëmarrje 50% ne parlament dhe pse jo, kreu i ardhshëm i shtetit shqiptar te ishte grua”.
“Kjo seancë u bë e mundur nga rrjeti i grave parlamentare WIP, me pjesmarrjen e kreut të UNDP, ish- kryeministre e Zelandes, Helen Clarc, sekretares së ceshtjeve sociale gjermane, Elke Ferner dhe personaliteteve te tjera te pranishem nga gjithe kontinentet”, shkruan Doda
Shkencëtarët dhe misteri i Trekëndëshit të Bermudës?
Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar një nga misteret më të mëdha: atë të Trekëndëshit të Bermudës.
Zona që përfshin Floridën, Bermudën dhe Puerto Rikon, prej dekadash shquhet si një trekëndësh mistik, ndryshe i njohur si “Trekëndëshi i djallit” pasi të gjitha mjetet që lundronin mbi sipërfaqen e saj detare apo avionët që fluturonin mbi këtë hapësirë ajror, papritmas zhdukeshin. Një grup studiuesish të Universitetit Arktik të Norvegjisë kanë hedhur hipotezën lidhur mbi rastin e çuditshëm. “Ekzistojnë disa zgavra gjigande në shtratin e detit, në një zonë në pjesën qendrore-perëndimore të detit Barenc, ndoshta të shkaktuara nga shpërthime masive të gazit”, kanë thënë për ‘Sunday Times’ shkencëtarët, të bindur se pikërisht me këto gropa të thella deri në 45 metra e të gjera deri në 800, lidhen zhdukjet e ndodhura përgjatë oqeanit mes Bermudës, Porto Rikos dhe Floridës. “Zona e kratereve përbën ndoshta pikën më të nxehtë të çlirimit të metanit nënujor në Arktik dhe shpërthimet, që më tej formojnë zgavra të thella, përbëjnë rrezik potencial për anijet që lundrojnë në detin Barenc”, shpjegojë autorët e studimit, të bindur se anije dhe avionët që kalojnë në këtë Trekëndësh, mijëra kilometra nga ujërat në veri të Norvegjisë dhe Rusisë mund të jenë gjendur në situata të ngjashme rreziku, të karakterizuara nga vorbulla të fuqishme, të afta për të tërhequr në thellësi gjithçka e gjithkënd.
Kosovë-Qeveria: Nuk është duke biseduar me askënd për “komunën e Prilluzhës”
Foto Gazeta Dielli-Behlul Jashari: Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves/
-“Në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, deklaroi qeveria/
-Opozita ka njoftuar se, “sot në orën 13:00 Vushtrria proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe”/
PRISHTINË, 18 Mars 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me protestën e thirrur për sot nga tre partitë opozitare në Vushtrri, njofton opinionin publik se arsyeja e thirrjes së saj është krejtësisht e pavërtetë dhe e shpikur nga këto subjekte. “Në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si ‘komunë e Prilluzhës’ dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet”, deklaroi pak më parë qeveria. Qeveria e Kosovës konsideron se, “thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një ‘komune’ të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare është konfirmim i plotë i faktit se tre partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend”.
Në deklaratën e qeverisë kosovare më tej theksohet se, pretendimet për krijimin e “komunës së Prilluzhës”, janë një sajim i radhës i tri partive opozitare, të cilat pas diskreditimit publik të kauzave të deritashme dhe metodave jodemokratike të përdorura në kuadër të tyre, po përpiqen që me trillime politike dhe duke mos kursyer mjetet e dhunës, të manipulojnë qytetarët me qëllim që të vijnë në pushtet.“Qeveria e Republikës së Kosovës fton partitë opozitare që të heqin dorë nga manipulimet dhe kauzat fiktive dhe që të jenë pjesë e dialogut institucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, zhvillimin ekonomik e social dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike”, përfundon deklarata e dërguar.Opozita ka njoftuar se, “sot në orën 13:00 Vushtrria proteston kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe”.“Nëse do të themelohej kjo komunë, fshatrat Prilluzhë, Gracë, Babimoc edhe Plemetin, mendohet të jenë 4 fshatrat fillestarë për ta themeluar Komunën e Prilluzhës. Themelimi i një komune të tillë prek bazenin e thëngjillit dhe termocentralin. Fshati Plemetin kufizohet me termocentralin dhe me një pjesë të pasurive të thëngjillit në Kosovë. Themelimi i Komunës së Prilluzhës, i jep të drejtë kësaj komune që ta kontrollojë dhe kushtëzojë përdorimin e thëngjillit. Përmes themelimit të kësaj komune dhe integrimit të saj në ‘Zajednicë’, Serbia merr kompetenca vendimmarrëse në përdorimin e thëngjillit të Kosovës”, ka deklaruar VV.Më tej ka shtuar, mes tjerash, se, në territorin e këtyre fshatrave kalojnë edhe hekurudha, rruga nacionale, lumi Sitnica dhe kanali Ibër-Lepenc./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 344
- 345
- 346
- 347
- 348
- …
- 484
- Next Page »