• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vetëvendosje rrokullisë një kamion me prodhime serbe

March 3, 2016 by dgreca

Lëvizja Vetëvendosje tha se ka rrokullisur një kamion me prodhime serbe në kundërpërgjigje të bllokimit të librave shqip për Luginën e Preshevës nga pushteti serb.

Veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje thanë se kanë përmbysur një kamion me prodhime të Serbisë që shiten në Kosovë.

Në një njoftim të kësaj lëvizjeje thuhet se ky veprim “është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

Një ditë më parë autoritetet serbe kthyen në Kosovë rreth 103 mijë libra në gjuhën shqipe që ishin dhuruar nga Ministria e Arsimit e Kosovës për shkollat në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Që nga fillimi i vitit shkollor, librat ishin mbajtur ne doganë, për t’u kthyer prapa, me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesve shqiptarë në Luginën e Preshevës, një zonë e banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Lëvizja Vetëvendosje tha në një komunikatë se “16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e “Zajednicës”.

Këto aksione të Republikës së Serbisë nuk gjejnë përgjigje reciproke nga Republika e Kosovës, udhëheqja e korruptuar e të cilës e ka çuar Kosovën në përulje. Jo vetëm që nuk po mundet Qeveria e Kosovës të vendosë regjim reciprociteti tregtar me Serbinë, duke kontrolluar kufijtë e vet, por as nuk po mundet të kujdeset për fëmijët shqiptarë në Serbi, të cilëve nuk ka mbërritur t’ju sigurojë as librat shkollorë, edhe pse ka negociuar dhe vazhdon të negociojë me Qeverinë e Serbisë për vite me radhë”.

Për këto arsye, thuhet në komunikatë, veprimtarët e lëvizjes Vetëvendosje “do të vazhdojnë aksionet e tilla deri sa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës. Pabarazia dhe nënshtrimi janë të papranueshme. Ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk do t’i pranojmë prodhimet e tyre”.

Filed Under: Komente Tagged With: permbys, trakun serb, vetevendosja

DASH: Shqipëria burim kryesor marijuane

March 3, 2016 by dgreca

Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Gjatë vitit 2015, thuhet në raport, autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014. Ky sukses i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë,  substancash kimike bazë, ose drogash sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika të përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i narkotikëve të tjerë nuk është i shpeshtë, thekson raporti i DASH. Sipas policisë shqiptare, thuhet në raport, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2015, u kapën 6.87 tonë marijuanë, u shkatërruan 689,815 bimë marijuane në një sipërfaqe prej 44 hektarësh, sipas identifikimit nga ajri të autoriteteve italiane. Autoritet po ashtu kapën 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë. Shqipëria vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve. Raporti vjetor i DASH për narkotikët, përgatitet për Kongresin, në kuadër të ligjit për ndihmat për vendet e tjera dhe pasqyron përpjekjet e një sërë vendesh kryesore për të luftuar gjithë aspektet e trafikut të drogave.

Filed Under: Komente Tagged With: burim kryesor, DASH: Shqipëria, marijuane

NJE LETER NGA IZRAELI PER DILLIN

March 3, 2016 by dgreca

Nga Jakov SOLLOMONI/

Redaksi e Diellit/

Une ju falenderoj per informacionin e gjere qe jepni perdite dhe per figurat me vlere kombetare te kujtuar e te haruar ,here pas here .Une do tu isha teper mirenjohtes te benit nje shkrim sado te shkurter per te vetmin hebre, Josef Kantozin, i cili dy here rresht se bashku me plot patriote vlonjate i priti me paticken e tij  italianet pushtues ne 1920 dhe mori pjes edhe ne luften e shtate  puseve .Ai ka qene komisari i pare i policise me 1924 ,i qeverise se Fan Nolit dhe shume i vleresuar prej tij . Fotoja e tije ka qene per vite me rradhe ne muzeun historik te Vlores ,kur ishte ne Skele me posht shkrimin:”  Josef Kantos, luftetar i vitit 1920 .Kete foto e kane  marre nga familja jone sepse ai ishte vellai i sime gjyshe dhe dajo i babes . Ne librin tim te dyte i kam kushtuar edhe nje tregim te shkurter .A nuk ia vlen te shkruhet per te ,kur ai ishte aq patriot per nje vend ku nuk ka lindur ,por ishte vetem shtetas me kombesi  Hebreje ?  Ai ka qene shok armesh me Avdurahman Cirakun e Koci Selfon, patriote te njohur, i pari vlonjat dhe tjetri nga Gjirokastra .Ciraku ka edhe nje kenge ku thuhet se ai rrezoi avionin italian ne fushen e Peshkepise.

Ka dhe nje kenge per kete ngjarje:

Ne fushe te Peshkepise

ra balloni  i Italise

Aeroplanin kush e shtiu

Trim Avdurahman Aliu

Ai mbante dy mbiemra

Faleminderit

Jakov Sollomoni, Izrael

Filed Under: Komente Tagged With: Nje Leter nga Izraeli, per Gazeten Dielli

Serbia neomillosheviqiane i ndalon tekstet shqip shqiptarëve

March 2, 2016 by dgreca

Autoritetet serbe kanë kthyer dje në Kosovë 103.222 tekste mësimore të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, të dedikuara për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Tekstet ishin bllokuar më 10 shtator 2015, dhe që nga ajo kohë janë mbajtur në terminalin doganor në Preshevë.Deputeti i VETËVENDOSJE!-s, Mytaher Haskuka, tha se negociatat në Bruksel nuk kanë sjellë asgjë të mirë për Kosovën edhe në sektorët ku u reklamua se ka rezultate si në sektorin e arsimit. “Sistemi paralel i Beogradit në Kosovë është përforcuar, gjersa në anën tjetër shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc nuk kanë përfituar pothuajse asgjë në shtimin e të drejtave për arsim në gjuhën amtare. As diplomat e Kosovës nuk po pranohen në Serbi. Ne patëm thënë që në momentin që janë lejuar të hynë librat nga Serbia nga doganat, më një shkrim të një nëpunësi nga Ministria e Kulturës, në kundërshtim me vendimin e Ministrit të Arsimit, jo vetëm që është vepruar në mënyrë kundërligjore por janë humb gjasat që librat shqip të shkojnë tek nxënësit e Luginës”, theksoi Haskuka, duke shtuar se kjo na tregon që nuk ka ekzistuar ndonjë marrëveshje ndërmjet palëve për tekstet shkollore, dhe se përmes negociatave në Bruksel po shkatërrohet shtetësia e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës po mbesin populli më i diskriminuar në Evropë.Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Belgzim Kamberi tha se kthimi i teksteve mësimore paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Serbi, duke marrë parasysh se Serbia edhe 15 vite pas rënies së Millosheviçit nuk e ka zgjidhur çështjen e zbatimit të të drejtave për arsimim në gjuhën amtare dhe për ruajtjen dhe për zhvillimin e veçorive kulturore, historike dhe identitare minoritare. “Arsimimi nuk mund të ndodhë pa tekste mësimore në gjuhën shqipe dhe as më pak me tekstet e tanishme në fuqi në Serbi, që janë pothuajse të njëjtët me ato të kohës së Millosheviqit. Sigurisht se mbajtja rreth gjashtëmuajshe të teksteve mësimore të Republikës së Kosovës në Serbi në doganën serbe që i kanë kushtuar mbi 70.000 euro buxhetit të Kosovës dhe kthimi i tyre është edhe rezultat i një farse të madhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit”, u shpreh Kamberi.Ai theksoi se Kosova dhe Lugina e Preshevës u poshtëruan sërish nga Serbia, ndaj së cilës duhet bërë presioni për ndryshimin e planprogrameve dhe teksteve mësimore. “Ministri i Arsimit u mundua që të vendosë masa reciprociteti vitin e kaluar, por kjo gjë ishte e pamundur ngaqë shkonte në kundërshtim me Ligjet e Kosovës. Ligji për Arsimin në Komuna lejon përdorimin e kurrikulave dhe librave shkollor nga Republika e Serbisë.  Komisioni përgjegjës i Republikës së Kosovës që do të vërtetonte nëse tekstet e Serbisë janë në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Pra, këtu nuk mund të kemi reciprocitet sepse në njërën anë Republika e Kosovës si rezultat i Pakos së Ahtisaarit lejon përdorimin e teksteve mësimore dhe de factopranon kurrikulat e Republikës së Serbisë për t’u përdorur në shkollat e Kosovës ndërsa Serbia nuk i pranon tekstet shqipe që burojnë nga kurrikulat e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha në fund Kamberi.

Gjatë këtyre pesë viteve negociatat e Brukselit nuk normalizuan marrëdhëniet në asnjë fushë përkundrazi Beogradi veçse sa po e shton shtypjen ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e kontrollin brenda Kosovës lehtësuar nga Qeveria e Kosovës.

 2 mars 2016

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Filed Under: Komente Tagged With: i ndalon tekstet shqip, Serbia neomillosheviqiane, shqiptareve, VETËVENDOSJE

Madeleine Albright uron presidentin në ardhje, Thaçi

March 2, 2016 by dgreca

Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright ka uruar Hashim Thaçin, presidentin e sapozgjedhur të Kosovës.Përmes llogarisë së saj në Twitter, Thaçi ka konfirmuar se ka pranuar një letër urimi nga ish-sekretarja Albright. Në këtë postim, Thaçi ka falënderuar atë për urimin.

“E nderuara zonja sekretare Madeleine Albright, faleminderit për mesazhet e urimit. Demokracia e gjallë e Kosovës është edhe meritë e angazhimit tuaj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.Në kohën e luftës, Albright ishte ndër politikanet më këmbëngulëse për të realizuar intervenimin e NATO-s në Kosovë, që ishte përcaktues për çlirimit dhe më vonë pavarësinë e Kosovës./B.S/

Filed Under: Komente Tagged With: Madeleine Albright uron presidentin në ardhje, Thaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 352
  • 353
  • 354
  • 355
  • 356
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT