• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Pasaporta me më shumë dyer” në botë

March 1, 2016 by dgreca

Të zotërosh një pasaportë, do të thotë të kesh të hapura dyert për të udhëtuar lirshëm në të gjithë botën, ose të paktën kështu mendon kushdo që e ka një dokument të tillë.

Megjithatë, në disa vende anembanë botës, edhe nëse do të kesh fat mjaftueshëm për të pasur akses në dokumentin e lëshuar nga qeveria e vendit respektiv prej nga vjen, ende të duhet të përballesh me kufizime apo ndalime të lëvizshmërisë së lirshme nga disa vende të tjera.
“Henley and Partners” ka bërë renditjen vjetore, ku rezulton se gjermanët disponojnë pasaportën më të fuqishme në botë, duke pasur mundësinë të udhëtojnë pa viza në 177 shtete nga 218 të mundshëm. Në vendin e dytë renditet pasaporta suedeze, me një vend më pak, ndërsa me 175 vende të lejuara pa pasur nevojën e një vize ndajnë vendin e tretë Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Britania. Mbajtësit e pasaportës amerikane mund të lëvizin në 175 shtete, numër i njëjtë ky me Belgjikën, Danimarkën dhe Holandën. Për fat të keq, shqiptarët renditen ende larg vendeve të para, konkretisht me Shqipërinë në vendin e 53-të. Aktualisht shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm në 98 vende të botës, pa pasur nevojën e një vize. Renditja e bërë nga firma e konsultimeve globale “Henley and Partners”, e cila është e specializuar në planifikimet e çështjeve rezidenciale dhe të shtetësisë, mbyllet me Afganistanit, shtetasit e të cilit mund të lëvizin lirshëm vetëm në 25 shtete në botë.

Filed Under: Komente Tagged With: me shume dyer, pasaporta

Raketa amerikane{TOW} shkatërron tankun e famshëm rus

February 29, 2016 by dgreca

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk janë të përfshira drejtpërdrejtë në konflikt me njëra-tjetrën, por jo armët e prodhuara prej tyre.
Këto ditë rebelët sirianë publikuan në Youtube për herë të parë një video që tregon momentin kur një raketë amerikane antitank, e njohur si TOW, godet një tank rus T-90, fjala e fundit e teknologjisë ruse në këtë drejtim. Sipas asaj që shkruhet në përshkrimin e videos, sulmi ka ndodhur në zonën Sheikh Aqil, në periferi të qytetit të Aleppo-s, kryeqendra e lëvizjes së rebelëve të armatosur.
Raketat BGM-71 TOW, janë prodhim amerikan që ka rënë në duart e rebelëve në bazë të vendimit të 2014-s të Uashingtonit, i cili autorizon CIA-n të furnizojë me armatime lëvizjen e armatosur anti-Assad. Pjesë e arsenalit ushtarak që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar për rebelët që mbështesin në Siri janë edhe këto raketa. Përdorimi i tyre është dokumentuar disa herë me filmime kundër tankeve siriane, por asnjëherë më parë nuk janë kapur në terren teksa veprojnë mbi një tank rus, aq më tepër mbi një T-90, një tank i prezantuar me pompozitet nëntorin e shkuar nga ana e Kremlinit. Nga ajo që shihet në këtë video, kuptohet që raketa antitank ja ka dalë mbanë të nxjerrë jashtë funksionit mjetin e blinduar, ndërsa drejtuesit e tij arrijnë të dalin në kohë nga tanku. Nuk është e qartë nëse tanku drejtohej nga ushtarë rusë apo sirianë. {Sh.K}.

 

Filed Under: Komente Tagged With: raketa amerikane, Shefqet Kercelli, shkaterron tankun rus

Kosova drejt Speciales

February 29, 2016 by dgreca

– Presidentja Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën. Kosova përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale/ PRISHTINË, 29 Shkurt 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë dhe të pranuar nga Zyra e Presidentes më 23 shkurt.Presidentja Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.Presdienca kosovare në njoftimin e dërguar thekson se, me ratifikimin e kësaj marrëveshje – krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë” –  Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosova drejt speciales

Diplomati Adrian Neritani: Armët kimike janë përdorur në 91 raste në Siri

February 26, 2016 by dgreca

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ka shqyrtuar të hënën në Nju Jork, në një mbledhje me dyer të mbyllura, raportin e parë të “mekanizmit të përbashkët hetimor”, organizëm i ngritur për të provuar se cilët janë përgjegjësit e përdorimit të armëve dhe agjentëve kimik në Siri. Pjesë e këtij mekanizimi me 3 anëtarë është dhe diplomati shqiptarAdrian Neritani Ai thotë se “Është arritur në përfundimin se në 91 raste janë përdorur armët kimike ose kimikatet. Nga këto, ekipi i hetuesve ka rishikuar dhe analizuar të gjithë këtë evidencë kolosale, e kanë konkluduar se, në të paktën 8 raste ka informacion që mund të hetohet më tej, për të gjetur se kush janë përgjegjësit që qëndrojnë prapa përdorimit të tyre”. Në lidhje me identifikimin e autorëve përgjegjës, zoti  Neritani theksoi se, “Ky është qëllimi dhe objektivi ynë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme që të arrihet në një përfundim. Një afat maksimal fillestar është fundi i shtatorit të këtij viti, i cili mund të shtyhet edhe më tej në varësi të ndonjë vendimi që duhet të marrë Këshilli i Sigurimit”. Duke u ndalur te përplasjet mes fuqive të mëdha në Këshillin e Sigurimit mbi Sirinë, ai sqaron se rezultatet e këtij hetimi janë të pakontestueshme, por palët ndahen tek autorët. “Grupet ndahen për t’i dhënë përgjigje pyetjes se, kush është përgjegjësi. Në këtë pikë ka dallime të jashtëzakonshme, me apo pa arsye, të cilat duhet t’i shohim kur të bëhen hetime më të plota”, deklaroi më tej Adrian Neritani. Diplomati shqiptar është zgjedhur në këtë detyrë  me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së vitin e kaluar.

Filed Under: Komente Tagged With: Ardian Neritani, arme kimike, ne Siri

JA KUSH ESHTE PRESIDENTI I RI I KOSOVES, HASHIM THACI

February 26, 2016 by dgreca

-Biografia e Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi/

-Zgjedhja e Thaçit President i Republikës u festua me fishekzjarre sonte në Prishtinë, po edhe në qytete të tjera të Kosovës po festohet/

PRISHTINË, 26 Shkurt 2016-B.Jashari/ Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, merr këtë post në krye të shtetit pasi nga dhjetori 2014, pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, ishte zëvendëskryeministër i parë e ministër i Jashtëm i Kosovës. Zgjedhja e Thaçit President i Republikës u festua me fishekzjarre sonte në Prishtinë, po edhe në qytete të tjera të Kosovës po festohet.Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.

Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës  shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Z. Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit.

Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës.

Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.

Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992).

Gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që nga marsi i 1999 deri në janar të viti 2000, z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).

Në këtë periudhë zhvilloi aktivitet të dendur politik dhe diplomatik në qendrat kryesore botërore, në SHBA dhe Evropën Perëndimore.

Në jetën politike fillimisht angazhohet në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në vitet 1989 – 1993, (LPK).

Ishte lider i Lëvizjes studentore në vitet 1990 – 1993.

Në vitin 1991, z. Hashim Thaçi zgjidhet prorektor student i Universitetit të Prishtinës.

Pas largimit të dhunshëm të studentëve dhe mësimdhënësve nga objektet universitare, punon për ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar.

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, z. Hashim Thaçi, me sukses të lartë i përfundon studimet në Degën e Historisë.

Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.

Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, z. Hashim Thaçi dhe një grup pjesëtarësh të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin, i gjykon në mungesë me shumë vite burg.

Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996),  i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.

Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Perëndim, z. Hashim Thaçi  shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren.

Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.

Në tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK).

Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.

Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore.

Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.

Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.

Është i lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt.

Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

Filed Under: Komente Tagged With: Ja kush eshte Hashim Thaci, presidenti i Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 356
  • 357
  • 358
  • 359
  • 360
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support
  • Një vizitë e veçantë te Vatra…
  • Vatra Chairman Dr. Elmi Berisha and Prishtina Mayor Përparim Rama met with officials at the U.S. Department of State
  • Shtylla kushtetuese e unitetit kombëtar dhe prova vendimtare e pjekurisë politike
  • KUR POLITIKANËT E SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS “PUSHTOJNË” WASHINGTONIN 
  • 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐒𝐇𝐁𝐀
  • “VOA” DHE SHQIPËRIA
  • Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA
  • AMBASADA PRANË DALLGËVE TË OQEANIT
  • “Eksodi i zogjve të Çamërisë”, poema e re e Luan Ramës
  • Shqiptarët dhe dy anët e medaljes së sistemit osman të mileteve
  • Abaz Kupi, Legaliteti dhe Operacioni BGFIEND — Një Pasqyrë Kritike Historike
  • NJE JETE E MOHUAR…NJE VLERESIM I   MUNGUAR
  • Koha, Barazia dhe Urtia, kundër-rendi ndaj pushtetit të vonesës dhe shterimit të emergjencës!
  • Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT