• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA, Shumica e amerikanëve mbështesin Obamën për kontrollin e armëve

January 30, 2016 by dgreca

Gjysma e amerikanëve aprovon veprimet ekzekutive të presidentit Barack Obama për kontrollin e armëve. Gjithashtu, shumica e kësaj gjysme shprehet se do të mbështesë masat e mëtejshme mbi këtë çështje nëse ato do të miratohen nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Kështu tregon një sondazh i agjencisë së lajmeve “Reuters” dhe kompanisë “Ipsos”, sipas të cilit 63 për qind e qytetarëve amerikanë do të donin që shefi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë të bënte presion për ligje më të ashpra mbi pistoletat dhe pushkët. Sipas sondazhit, në radhët e demokratëve janë mbi 80 për qind ata që mbështesin veprimet e Obamës mbi armët, ndërsa nga republikanët 66 për qind janë në favor të masave të reja që duhet të merren nga pasardhësi i tij.
Por, pavarësisht mbështetjes qytetare, presidenti amerikan po has kundërshti të forta në Kongres dhe Senat, me republikanët që kërcënojnë se urdhërin e tij ekzekutiv do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Filed Under: Komente Tagged With: m armet, Obama, qytetarët

EDHE TE VDEKURIT DO TE NGRIHESHIN NGA VARRET…..

January 27, 2016 by dgreca

NDALIMI I HETIMIT TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT?! PROF.SAMI REPISHTI: “EDHE TE VDEKUNIT NGA VARRI DO TE PROTESTOJSHIN KETE PADREJTESI MONUMENTALE”/
Profesor Sami Repishti, intelektuali i njohur shqiptaro-amerikan, ish i burgosur politik i komunizmit ka reaguar ndaj ndryshimeve kushtetuese për reformën ne drejtësi ndaj një neni qe ndalon ndëshkimin e krimeve te komunizmit te parashikuar ne draftin e qeverise.
Ne një email drejtuar Drejtorit te ISKPKSH ( Institutit te krimeve dhe pasojave te komunizmit ne Shqipëri.Agron Tufa, z. Repishti shkruan :
“Miredita Z. Tufa
Uroj qe ky mesazh te ju gjej mire me shendet dhe aktiv si gjithehere.
Dje, lexova ne buletinin e Zeri i Amerikes kete paragraf nga fjalimi i Presidentit Nishani mbajte ne Malesine e Madhe ne perkujtim te kryengritjes se vitit 1945. Po ju perseris:
“E quaj te papranueshme hartimin dhe tendencen e nje neni te tille te ashtuquajturit eksperte te reformes ne drejtesi per te vendosur ne Kushtetuten e Shqipersie nje nen qe e ndalon njehere e pergjithemone hetimin e krimeve te komunizmit. Nga kjo treve dhe toke martiresh u bej thirrje deputeteve te ndergjegjshem te Kuvendit te Shqiperise ta refuzojne mbeshtetjen dhe miratimin e nje neni te tille ne Kushtetuten e Shqiperise.”….
Ky paragraf ashte shume shqetesues. Po te vertetohej do te ishte nji nga turpet ma te medha ne ish boten komuniste, dhe nji njolle e pashlyeshme per te gjithe ne shqiptaret, te rezistences anti-komuniste. Edhe te vdekunit nga varri do te protestojshin kete padrejtesi monumentale. Tashti, ajo qe mbetet nga sulmi prokomunist ashte kerkesa pe ri-arrestimin tone per “fajet” e se kaluemes….
E pabesueshme!
Opinioni i juej dhe çdo informate ne lidhje me kete “problem” do te me ndihmonte shume.
Me perzemersi
Sami Repishti
Ja fjala e presidentit Nishani ne Malësinë e Madhe qe solli këtë reagim të profesor Repishtit
,,,,,Deri para pak vitesh më parë askush prej nesh nuk mendonte se mund të vinte një ditë shpejt që vetëm pas 25 vitesh që ai regjim gjakatar ishte rrëzuar njëherë e përgjithmonë, të shihnim tentativat, një kurajë të paimagjinueshme për të na rishfaqur simbolet më të egra të asaj diktature. Askush prej nesh para pak vitesh nuk mendonte që mekanizmat më të egër të zbatimit të platformës gjakatare dhe vrastare ndaj shqiptarëve mund të tentonin të provokonin përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët me tendenca për të rehabilituar ideologjinë, platformën dhe figurat e asaj kohe kriminale. Por ju jeni këtu, shqiptarët janë këtu, të zgjedhurit janë këtu për të mos lënë dhe për të mos toleruar asnjë shfaqje, asnjë provokim të kësaj natyre. Krimet e komunizmit janë pa hetuar dhe pa dënuar. Me plot të drejtë sot nuk e pranoj që në dyert e drejtësisë shqiptare dosje dhe çështje të ndryshme qëndrojnë një-dy apo tre vite pa hetuar dhe pa gjykuar si një mohim i drejtësisë që i bëhet qytetarëve. Dosjet e krimeve të komunizmit kanë 71 vite që mbeten pa hetuar dhe pa gjykuar. Ligji për hapjen e dosjeve ndonëse i dhe pa plotë ende nuk ka filluar të zbatohet. Ligji i hapjes së dosjeve nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë i plotë pa ligjin e lustracionit. Ligji i hapjes së dosjeve dhe ligji i lustracionit nuk do ta përmbushin kurrë detyrën dhe misionin e tyre pa hetuar krimet e komunizmit dhe të Sigurimit të Shtetit. E kam përsëritur dhe do të vazhdoja ta përsëris disa herë të dashur miq, sepse kam bindjen më të thellë më së pari si qytetar i këtij vendi se hetimet dhe dënimet e krimeve të komunizmit posaçërisht të Sigurimit të Shtetit nuk janë dhe nuk mund të jenë çështje e retorikës. Nëse ne do ta kthejmë këtë kauzë në retorikë do të ofendojmë martirët tanë. Hetimi i krimeve të komunizmit dhe i sigurimit të shtetit nuk është çështje revanshi dhe hakmarrjeje. Nëse do ta konsideronim të tillë martirët tanë nuk do të na mbështesnin. Hetimet e krimeve të komunizmit dhe dënimi i krimeve të Sigurimit të Shtetit është pazgjidhshmërisht i lidhur me çështjet e interesit të sigurisë kombëtare të shqiptarëve në kontekstin strategjik sepse ata martirë kur u ngritën kundër atij mekanizmi, regjimi, ideologjie u nisën tek interesi i atdheut dhe u betuan mbi Fe dhe mbi Atdhe. Prandaj ne kurrë nuk mund të harrojmë, të qëndrojmë, të pushojmë së kërkuari bërjen e drejtësisë.
Para pak vitesh të gjithë ne dhe shumë si ne nuk do ta besonim që në vitin 2016 mund të vinte përsëri një ligj i Parlamentit shqiptar, që do të kërkonte rikonfiskimin e pronave të shqiptarëve.

Filed Under: Komente Tagged With: do te protestonin, edhe te vdekurit, Sami repishti

ÁT PASHKO GJADRI S.J. – KONICA NË NJË LETËRKEMBIM PATRIOTIK TË PANJOHUN

January 27, 2016 by dgreca

NGA KOLEC CEFA*/
Vitet 1877-1954 caktuen kufijtë kohorë të hapsinës jetësore të këtij meshtari jezuit shqiptar, ndërsa permbajtjen e percaktoi fundi i çthurun e i pafuqi i pushtimit turk në Shqipní e fillimi i egër i pushtetit komunist. Edhe pushtimi i vjeter, edhe pushteti i ri, kaluen pa lavdi, tue lanë prapambetje të gjithanshme, plagë të thella e mbi të gjitha zvetënim moral ndër njerëzit. Por edhe aty, njerëz si Át Gjadri formuen karakter të fortë, shprehën ndjenja njerëzore, dëshmuen atdhetarizëm të flaktë, zotnuen kulturë të gjanë, e punuen me zell e vullnet të paperkulun. Zotnonte pesë gjuhë të hueja: latinisht, greqisht, italisht, gjermanisht, anglisht.
Dr. Pjeter Pepa në veprën voluminoze shenon: “Ka qenë profesor në Seminarin Papnor në retorikë e në humanitet, ka qenë profesor në Kolegjen Saveriane, se ka veprimtari të pasun në Misionin Shetitës ndër malsitë tona, si: Pult, Shalë, Shosh, Dushman, në Malsi të Madhe, Mirditë, etj. sidomos me falje gjaku, me ndihma e bamirësina, aty ku gjendja materiale, shpirtnore e kulturore ishte ma e vështirë”.
Pushtimi i gjatë, i lodhun e tashma i liberalizuem turk e lejoi të bahej meshtar katolik; pushteti shqiptar komunist ia ndaloi veprimtarinë fetare, shoqnore, kulturore. E filloi veprimtarinë e hapun si bashkëpunëtor i revistës me emën “Albania”. Shkroi edhe shumë artikuj të shperndamë në organe të ndryshme, por e ndërpreu ndër burgjet e komunizmit shqiptaro-sllav. Në moshë mjaft të thyeme provoi nëperkambjet, perbuzjet, keqtrajtimet, diskriminimet in odium fidei e torturat çnjerëzore.
Një jetë plot vuejtje, por me ideale të paperkuluna, plot shqetësime, por edhe plot shpresë.
Ky njeri, me atë potencial të madh shpirtnor e kulturor u arrestue dhe “u gjet fajtor” per “krime kundër shtetit”, u dënue dhe provoi tortura në moshën madhore, sa, kur doli nga burgu, pas pak muejsh vdiq.
Edhe sot jehona e këtij emni të frymëzon respekt per ideale të nalta, ndjeshmëni per vlera morale, perkushtim per veprimtari shoqnore.
Át Gjadri, i urtë e i butë, i dashun e i virtytshëm, i ditun e patriot, i shkroi këtë letër Konicës së “Albanisë”:

Fort i dashuni atdhetar,

Oh, sa kënaqet zemra jonë, kur posta na bie Albanien e cila pernjimend âsht shkrue në gjuhë të fortë e të kullueme e i del lighirtorit (lexuesit) një shkollë e vertetë per gjuhen e per interesat e atdheut të vet.
T’perhapet “Albania” sidomos në Shkodër e jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e punet e Shqyperisë shpejt kishin me u mirësue, jo me luftë e gjak, por me paqe e me të mira.
Por mjerisht anmiku i Shqyperisë perpiqet gjithsesi që mos të bashkohena e mos të lidhena per lulzim të kombit tonë si u lidhne babat tonë në kohën e të dashtunit Skanderbegut.
Po (ndoshta âsht kjo nji anderr e jeme) unë kujtoj se të gjithë shqiptarët do t’i ngulin sytë në këtë Diellin e Shqypnís, në daçin me dalë prej territ që i mblon, do t’ia mësojmë qyshë në vocërri jetën e punët e tij e sidomos dashuninë që mbajti per dheun e vet. Por këto punë i di Zotnia jote ma mirë se na, e tjetër qellim nuk patme tue të shkrue këtu, veçse të shfrejmë me nji mik të dashun dhimben e zemres sonë per mjerime të Shqypnís.

Dhe pergjigjja që mendojmë ne e Faik Konicës:

Shumë i nderuari bashkatdhetar

E kam lexuar me interesin më të madh letrën, që Ju kini pasur mirësinë të më shkruani dhe do ta botoj të perkthyer shqip, kuptohet, pa treguar autorin. Mendimet tuaja janë të drejta, mësimet tuaja patriotike.
Per fat të keq, atdheu ynë vuan nga një sëmundje e çuditshme: të gjithë njerëzit te ne kërkojnë të urdhërojnë dhe asnjë nuk do të bindet.
Shqiptarët kanë humbur sensin e të bindurit dhe, sa kohë të vazhdojnë kjo prirje anarkike, është vështirë të bëhet diçka.
Ne duhet të luftojmë e mënyra më e mirë per ta bërë është të veprojmë gjithmonë me shpirt bashkimi e mirëkuptimi.
Unë do të pranoj me kënaqësi gjithmonë sugjerimet tuaja e këshillat tuaja dhe ju lutem, i dashur bashkatdhetar, të kini besim në devocionin tim.

Faik Konica
22. IV. 1906
(Origjinali âsht frengjisht, perkthimi imi. Letra gjindet në AQSH, në dosjen e Bazhdarit, botohet per herë të parë.
*(Botoi Dielli, 18 Shtator 2015. Ribotim me rastin e vitit te Konices)

Filed Under: Komente Tagged With: Át Pashko Gjadri S.J, Kolec Cefa, Konica, leterembim i panjohur

“Me plis në Paris” nëpër vendbanimet shqiptare në SHBA

January 26, 2016 by dgreca

*”Beteja në Ballkan”- vazhdon rrugëtimin “Me plis në Paris” nëpër vendbanimet shqiptare në SHBA/
* Mbas, qytetit të Nju Jorkut, “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, këto ditë në një mbrëmje për grumbullimin e fondeve mbrriti në Bostonin – Nolian dhe më pasë në Washington D.C.”Beteja në Ballkan” një dokumentar shqiptaro amerikan të realizuar në rrugtimin e tyre historik të ekipit mbarë-kombëtar shqiptar të futbollit në udhëtimin për në Kupën e Euro 2016, në Francë
Nga Beqir SINA/
BOSTON MA: Vazhdon rrugëtimin e tij – nëpër vendbanimet shqiptare në Amerikë, promovimi i dokumentarit “Beteja në Ballkan”, një dokumentar shqiptaro amerikan i realizuar në rrugtimin e tyre historik të ekipit mbarë-kombëtar shqiptar të futbollit në udhëtimin për në Kupën e Euro 2016, në Francë.
Mbas, qytetit të Nju Jorkut, fundvitin e kaluar, ”Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, këto ditë në një mbrëmje për grumbullimin e fondeve, mbrriti edhe në Bostonin – Nolian e më pas edhe në kryeqytetin e SHBA, Washington D.C .
Dokumentari filmik një realizim me një teknologji nga më bashkohoret – dokumentari i parë shqiptaro amerikan – u prit këtë fund javë nga “Albanian United SC” – “KS Shqiptarët e Bashkuar” në Boston, në një restorant ku pronarët e saj janë shqiptar, i quajtur restoranti Alba, në Boston. Mikëpritës, ishte trajneri dhe menaxheri që priti ekipin realizues të “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, zoti Ergys Struga, i cili organizoi gjithçka, për një darkë festive.
Fushata fond-mbledhëse, tipike amerikane për realizmin e këtij dokumentari, i cili përfundon këtë qershor me kumbimin emocionues “Me Plis në Parisë”, ishte i njëjtë në format, si ai i bërë në qytetin e Nju Jorkut, fund muajin e kaluar.
“Mbasi, u takuam dhe u përshëndetëm me shqiptarët e Bostonit, thotë – strumbullari dhe promotori i këtij dokumentari, regjizori i talentuar shqiptar Kreshnik Jonuzi, u treguam atyre parapamjen e filmit, dhe u spejguam, se deri ku kemi arritur dhe ku synojmë me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.”
“Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, në rrugëtimin e tij nëpër vendbanimet shqiptare në SHBA, më parë se të mbrrijë në Parisë – Francë, më 24 Janar ishte mysafirë edhe në lokalin “Sneak Peek”, për t’u shfaqur kështu edhe në kryeqytetin amerikan Uashington, DC!
Ekipi realizues i këtij dokumentari me këtë rast, faleminderojë donatorët, dhe Diton Pashaj dhe stafin e tij në “Steel Plate” për shfaqjen në “Sneak Peek” të “Betejës në Ballkan” në Washington DC, në 24 janar të vitit 2016.
“Ky event prezantoi mundësitë për prodhuesit ekzekutivë të filmit dokumentar, për t’u takuar me një grup shqiptarësh kuq e zi – dhe prezantojë filmin e tonë në komunitetin shqiptarë në Uashington DC” tha Kreshnik Jonuzi, mbas tubimit .
Ai ka shkruar në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” se “Disa nga ju mund të keni dëgjuar tashmë për një projekt emocionuese nisur vitin e kaluar – disa shqiptarë së bashku, me ne janë në këtë rrugëtim duke na ndjekur e mbështetur deri në Parisë, me dokumentarin “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”. Dokumentarin, që përshkruan udhëtimin e ekipit kombëtar në Kupën e Europës Francë 2016. Sa bukur tingëllon dhe sa emocionuese thotë ai :”Me Plisë në Parisë”, dokumentari ynë “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, por ai me siguri ka nevojë për disa fonde në mënyrë që të përfundojë. Pasi kemi nisur me përpjekjet e tona për mbledhjen e fondeve në New York, ne kemi arritur së bashku me ekipin tonë, të marrim edhe tash mbështetjen e shqiptarëve edhe në Boston e Uashington D.C: me komunitetin shqiptar.” thotë Jonuzaj një producent shqiptarë shumë i talentuar.
Kreshniku, sa her permend dokumentarin nuk le pa permendur edhe punën e kolegeve të tij ekipit të dokumentarit “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, të cilët me shumë përkushtim e profesionalizëm kan arritur deri këtu. Ai ka permendur, gjithashtu, se me ata gjithmonë në këtë rrugëtim nëpër Amerikë, është edhe drejtori i dokumentarit me vlerë, producenti amerikan Charlie Askew, i cili është gjashtë herë fitues i çmimit Emmy – ose producenti i cili ka krijuar dokumentarë sportive për gjigandin sportiv amerikan e HBO, NFL Films dhe ESPN.
Duhet cekur me këtë rast se në përpjekjen për mbledhjen e fondeve për dokumentarin, prodhuesit e tij – ftojnë të gjithë shqiptarë në SHBA, të bëhen pjesë e kësaj historie, dhe të tregojnë mbështetjen e tyre, me çdo gjë që ju mund të bëni nga ana financiare, nëse ajo të jetë edhe nga 5 deri në 50 dollarë, nëpërmejt portalit www.battleinthebalkansfilm.com. ;
Prodhuesit e dokumentarit “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, me siguri do të vlerësojnë çdo gjë, dhe do t’ju jeni mirënjohës, për donacionet tuaja.
Kreshnik Jonuzi producenti dhe regjizori i filmit dokumentar “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan, së bashku me Zana Kabën kan thënë se :” Ky është një film që kronikat e saj i ka përmbledhur me kombëtaren shqiptare dhe udhëtimin e tyre të parë ndonjëherë në historinë kualifikimit në një turne kaq të madh ndërkombëtar”.
Kurse, producenti amerikan Charlie Askew, ka folur për eksperiencën e bukur që ka marrë me vete pas realizmit të këtij dokumentari, që ai i ka sjell nga Shqipëria e bukur dhe shqiptarët, bujar dhe të dashur, duke shtuar “muzika, rakia dhe mënyra se si festonin shqiptarët,” më ka suprizuar, kurse, tani kam bërë shumë miq në Shqipëri”.
“Ju flisni për një projekt pasioni … këta njerëz duan rrënjët e tyre shqiptare, dhe ata janë duke punuar shumë për të treguar pjesën tjetër të botës se si Shqipëria e madhe dhe ekipi i kombëtare shqiptarë i futbollit është. Faleminderit për të bërë mua një pjesë të filmit tuaj” thotë Drejtori, i këtij filmi dokumentar Charlie Askew.
“Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan”, në rrugën e tij legjendare “Me Plisë për në Parisë”, “noton” nëpër intervistat me kapitenin e kuqezinjeve Lorik Cana, heronjët e kuqezinjeve, dhe përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, gazetarë sportivë, tifozët shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshëves, Mali i Zi e Maqedonia, Diaspora e Çamëria, dhe ata që kishin udhëtuar nga Amerika( anëtar të klubit Korabi në New York) e tjerë, të cilët ndoqën ekipin tonë kombëtar nga Lisbona, Beogradi, Kopenhagen , Tiranë, e deri në Erevanin e largtë, në rrugën e tyre për në Euro 2016.
“Ndiqni historinë e ekipit kombëtar shqiptar të pasur, me krenarinë kombëtare, dhe tensionet historike, si ata arritën kualifikimin në rrugën për në Kupën Evropiane në vitin 2016”, ka deklaruar Producenti Ekzekutiv Kreshnik Jonuzi, një shqiptar i Amerikës, ky, i lindur këtu ku prindërit e tij, të cilët emeigruan dekada më parë nga Gostivari në SHBA.
Pas ndeshjes katastrofike në Beograd më 14 tetor, 2014, Kreshnik Jonuzi, ka deklaruar për gazetën tonë, se ai pa një mundësi për të treguar një histori thellësisht të përkushtuar dhe emocionale të ekipit shqiptar të futbollit kombëtar.
Ai ndau idenë me producentët ekzekutiv Luftar Von Rama, Zana Kaba dhe mori në konsideratë menjëherë në formësimin e vizionit e filmit.
Luftari, Kreshniku dhe Zana për të filluar realizmin e këtij projekti, e nisën punën e tyre në buxhetimin, marketing dhe promovimin e filmit.
“Ne kemi një ekip të mahnitshme, që kanë ardhur duke u bërë së bashku për shkak të përkatësive tona të ngjashme, por më e rëndësishmja, për shkak të pasionit tonë të fuqishëm për të bërë një film sa më bindës” tha Jonuzi për gazetën tonë.
Kreshniku, Luftari dhe Charlie, udhëtuan për në Shqipëri dhe qëndruan shumë afër ekipit për çdo ditë para takimit të kthimit në Tiranë kundër Serbisë, mbas tragjedisë që ndodhi në Beograd. Ata kan filmuar , dhe kan marë një-në-një intervista me ekipin, mediat lokale, përfaqësues vendorë të qytetit, trajnerëve, figura politike dhe më shumë, në mënyrë për të kapur dhe për të ndërtuar përmbajtje sa më intersante dhe dinjitoze rreth filmit të tyre.
Ekipi shpreson për të rritur ndërgjegjësimin e filmit të tyre në të ardhëmen, i cili pritet të shfaqet e plotë, kur të përfundojë aventura historike e kuqezinjë në Euro 2016 në Francë, ku Shqipëria tashmë ka mësuar edhe kundërshtarët e grupit si janë Franca, Rumania dhe Zvicra “ shqiptare” , duke i ftuar miqt e tyre për të mësuar më shumë për të ardhmen e filmit të tyre.
Ata thonë se mbështetja e komunitetit shqiptar deri më tani ka qenë e madhe dhe “Beteja në Ballkan” shpreson të vazhdojë të ndërtojë rrjetin e tyre në ngritjen e fondeve për të vazhduar prodhimin e filmit, ku ekipi i tyre përsëri këtë mars, do të nisë intervistat dhe të ndjekin ekipin mbarëkombëtar përmes Kupës Euro 2016 këtë qershor .
Charlie Askew Kreshnik Jonuzi Luftar Von Rama dhe Zana Kaba, kan thanë se : “Ne jemi krenar për të punuar në një histori të rëndësishme dhe ne po shohim përpara për të ndarë atë me adhuruesit tonë, këtë film dokumentar “Battle in the Balkans – Beteja në Ballkan“.(Faleminderojmë – Veseli Photography: për fototalbumin nga tubimi në Boston)

Filed Under: Komente Tagged With: “Me plis në Paris” nëpër, Beqir Sina, ne SHBA, vendbanimet shqiptare

Albania’s rate of gun-related deaths almost twice as bad as US

January 26, 2016 by dgreca

It is estimated 12,000 people have died in Albania as a result of guns since 1991/
A European country has been revealed as having a deadlier gun culture than America, according to research.
A study carried out by the Institute of Health and Metrics and Evaluation shows 1.37 per cent of Albania’s violent fatalities are linked to firearms, compared to 0.83 per cent in the US.
According to the research, gun-related deaths have reduced in numbers over the years in Albania, which is a candidate to join the European Union. In 1995, 2.49 per cent of violent deaths were as a results of firearms.
Gjin Marku, chairman of the Committee of Nationwide Reconciliation (CNR), which helps recon ciliate feuds between families – which is a problem in Albania – estimates that 12,000 people have died in Albania due to guns, since 1991.
1.37 per cent of all violent deaths in 2013 were as a result of guns in Albania, while only 0.83 per cent of deaths in the US were as a result of firearms
The CNR also suggests that post-communist gun warfare led to widespread irresponsibility among gun owners.
The Kanun law, which is thought to stem from an Albanian nobleman named Lekë Dukagjini in the 15th century, also plays a large part in Albania’s gun culture. Known as Gjakmarrja, the tradition dictates that in blood feuds, murder must be committed to maintain family honour between rival families.
It is thought there are at least 210,000 illegally held firearms in Albania, which is only home to just under three million people.
The International Firearm Injury Prevention and Policy organisation estimates Albania has around 270,000 legal and illicit guns, held by civilians.
Many were looted from army depots following the collapse of the Albanian government in 1997.
Similarly to America, possessing guns is a cultural phenomenon for Albanians, many of whom claim they need to obtain guns for protection.
* This article has been updated to clarify that Albania’s Kanun law stems from a set of rules thought to have been developed in the 15th century by Lekë Dukagjini, a nobleman of northern Albania. It does not originate from ancient Islamic law as we initially reported. Update added 21/1/16

Captions: Albania’s rate of gun-related deaths remains high despite having reduced in numbers over the years (file pic) Getty

Filed Under: Komente Tagged With: Albania's rate of gun-related deaths almost, as US, twice as bad

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 365
  • 366
  • 367
  • 368
  • 369
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919
  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT