Nga Albert Z. ZHOLI/
Në këtë ankth ndijimi e leximi, përtej këtij mëngjesi ku vetëm ëndrra zgjohet me dëshirën e pamundësisë që vlon brenda meje, po them me bindje se, botën askush nuk e ndal, koha ecën me ritmet e saj. Por…
Koha duket sikur ngec në vend në atdheun tonë të dashur. Koha duket sikur s’është një nocion real natyral, por një send lëvizës që mund ta drejtojë kushdo (në tokën e shqipeve), që mendon të krijojë idenë e një kohe apo një epoke që fillon sot, në kohën kur ai/ajo (politikani, aktori, shkrimtari, filozofi, shkencëtari, kritiku) krijon diçka të re ndryshe, realizon diçka ndryshe, përcjell një ide ndryshe. Koha nuk është send, nuk është nocion i shpikur apo novacion individual. Eshtë fenomen natyror, që ecën dhe nuk ndalet, as nga politikanët, as nga diktatorët, as nga aktorët, as nga shkrimtarët, as nga shkencëtarët. Koha krijon njeriun, historinë sipas epokave dhe nuk nis apo ndalet sipas dëshirave të individëve, apo grupimeve të ndryshme shoqërore, politikë apo ekonomikë. Koha krijon tërësinë e tyre, individaulaitetin e tyre, por kurrsesi ta drejtojnë apo ta rinisin ata historinë në kohë. Në Shqipërinë postkomuniste ka më shumë se 23 vjet që hidhen teoritë anakronike të fillimit, apo të datimit të një epoke të re, sipas krijimit të modelit të qeverisjes së një politikani, sipas nxjerrjes në skenë të një regjisori të një vepre të re, sipas shfaqjes në ekran të një filmi të ri modern, sipas subjektit të një vepre të re letrare të një romancieri të ri, apo ku di unë gjithfarëlloj dëshirash apo idesh, që lidhen me individin, me prirjet e tyre dhe jo me ecurinë e kohës si nocion. Koha nuk ndalet, Koha nuk njeh individë, apo grupime që e vënë interesin e tyre, apo kërkojnë sundimin e kohës për interesat e kohës. Nuk fillon historia shqiptare as me Nanon, as me Berishën, as me Hoxhën. Historia shqiptare ka zanafillën e saj, ecejaket e saj, ka devijimet apo ngatërresat e saj, por kurrsesi nuk është barazuar me individin. Kam marrë pjesë në qindra promovime librash, në të gjitha premierat e Teatrit Kombëtar, Teatrit të Komedisë, të TOB, apo në të gjitha ekspozitat e piktorëve shqiptarë, si deh premierat e filmave dhe kam vënë re me çudi se në disa syresh, autorët e kanë quajtur veprën e tyre, realizimin e tyre me termin “këtu fillon, arti..shqiptar. Jam çuditur. Epokat nuk i etiketojnë, nuk i paragjykojnë, nuk i vulosin individët, autorët e krijimit, por koha, populli, historia. Askush nuk e ka ndalur kohën vlerësuese përjetësisht, por shumë përkohësisht, vetëm në momentin që ka qenë ën pushtet, apo në kohën që ka vetdeklaruar. Të nesërmen çdo gjë ka rrjedhur në ecurinë e kohës natyrale pa lënë gjurmë, pro vetëm shijen e hidhur të vetdeklarimit. Dhe vërtet kanë kaluar shumë vite për deklarime të tilla, utopike, anakronike, individualiste, vetpërgjegjëse, që koha i ka hedhur tej, i ka flakur duke i lënë si lëvore të panevojshme, që nuk maten me kohën dhe me realitetin e ashpër jetësor. Koha, epoka e një arti, shkence, nuk nis as tek ti, as tek unë, as tek ai as tek ata. Ajo është në lëvizje dhe gjeneron idetë, mendimet, zbulimet, krijimet, duke u dhënë vlerësimin e duhur dhe duke mos absolutizuar asgjë. Jeta është lëvizje, zhvillim, ndërgjegjësim, përgjegjësi, legjenda por që konkretizohen me ngjarje të datuara. Ngjarje apo data shpikjesh, zbulimesh, racionalizimesh, arritjesh, krijimesh, vëniesh në skenë, që nuk absolutizon askënd. Çdo gjë ka një fillim por kurrsesi një fund, pasi nocioni kohë është i pafundmë. Ndaj pa një të kaluar, nuk ka të tashmë dhe nuk do të ketë të ardhme. Si mund të quhet një vepër skenike “Fillimi i artit skenik” në aksh datë të vënies në skenë të x drame, kur dramat e kanë zanafillën e tyre qysh në lashtësi?! Si mund të quhet një periudhë drejtimi shteti si maja e drejtimit të tij, kur koha ecën dhe të nxjerr të zbuluar edhe nga shumë drejtime të tjera të mëparshme? Deliri i madhështisë së individëve në shoqërinë shqiptare postkomuniste duket se ka marrë hapa galoponte. Këta njerëz ose s’e njohin realitetin, ose se njohin historinë, ose s e njohin vetveten, ose nuk dinë ta përkufizojnë nocionin kohë. Çdo vetdeklarim për nisje të një epoke të re, në artin, profesionin ku vepron, s’është gjë tjetër por vetdeklarim, i hermetizmit, mohimit të ligjeve të natyrës, mbivlerësimit irracional që ë çon individin në shkëputjen nga realiteti njerëzor. Mbivlerësimi i vetvetes është një nocion i panjohur në shoqëritë demokratike të përparuara, pasi kultet, idhujt i krijojnë shoqëritë e pa emancipuara ndërsa epokat demokratike krijojnë modele. Modelet janë përqasje dhe përcjellje e zhvillimeve më të mira në çdo fushë, por kurrsesi absolutizim dhe individualizim vlerash. Bota e qytetëruar ruan dhe përcjell historinë për vlerat në çdo epokë, ndërsa sot krijon modele dhe jo idhuj dhe epoka standarde të panjohura më parë.
Mbrëmje për Shkollën Shqipe në Bronx
DioGuardi : “E ndiej shpirtërisht, se edukimi i të rinjve shqiptarë në Amerikë, në gjuhën shqipe, është një nga pjesët më të rëndësishme, të jetës së shqiptarëve të Amerikës. Ajo është padyshim, mënyra më e mirë për të nxitur fëmijët shqiptarë në Amerikë, që të ruajnë indetitetin e tyre për kombin shqiptar, historinë e saj, traditat dhe kulturën shqiptare, në SHBA, dhe rreth botës”
Nga Beqir SINA- Bronx – New York/
BRONX NEW YORK : Të shtunën në mbrëmje, “Shkolla Shqipe” në Bronx – Nju Jork , organizojë një aktivitet me moton :”Mbrëmje festive”, me këngë e valle, dhe fjalime, që të ndihmojë materialisht Shkollën Shqipe, nëpërmjet ngritjes së fondeve,
Ky aktivitet u mbajt në lokalin e njohur “Maestro’s” në qytetin e Bronxit – Nju Jork, dhe morën pjesë dhjetëra vetë, përfaqësues nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit si: Federata PanShqiptare VATRA, Shoqatat Ana e Malit, Shoqata Plavë e Guci, Shoqata Rugova, Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe. Shoqëria Shqiptaro Amerikane, Organizatat Shqiptaro Amerikane “Shprese dhe Paqe” dhe “Duart e Hapura”.
Televizioni Kultura Shqiptare, dhe TV21, si dhe nga Virginia në Maryland – posaqërisht për këtë aktivitet kishte ardhur për të dhënë kontributin e tyre, nga Uashingtoni, edhe Shoqata “Shqiponja e Lirë” një shoqatë, kjo, e cila përfaqëson komunitetin Shqiptarë në Maryland dhe zonat përreth saj.
Këtë veprimtari e drejtojë Brunilda Myrtaj dhe Bashkim Sadrijaj
Hymnet kombëtare të dy vendeve Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkura të Amerikës, kanë shënuar fillimin e aktivitetit.
Më pasë kan përshëndetur drejtori i Shkollës Shqipe, zoti Mustaf Qosja, Joe DioGuardi, president i LQSHA, Presidenti i Monroe College , dhe Asamblesiti i Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
Drjetori i kësaj shkolle, zoti Mustafa Qosja në fillim të fjalës së tij përshëndetëse, mbasi foli mbi historinë e shkolles tregoje edhe për sfidat me të cilat përballohen. “Shkolla Shqipe, në Bronx, tha ai e filloi punën e vetë më 15 janar 2011 dhe po e vazhdon me sukses edhe përkundër sfidave të ndryshme të cilat kohë pas kohe po i telkalojmë dhe nuk po dorëzohemi me të vetmin qëllim që” Shkolla duhet të funksionojë dhe fëmijët tanë duhet ta ndjekin atë”
Ai përmendi me këtë rast, se Shkolla Shqipe, në Bronx, ishte ideatore për mbajtjen e Festivalit të parë të Shkollave Shqipe në SHBA, i cili u mbajtë me 15 Qershor 2014, në qytetin e Bronxit, një inisiativë e cila do të shëndërrohet në traditë, sepse, sqaroi Qosja, këtë vitë më 31 Maj 2015 do të mbahet Festivali i Dytë , këtë radhë në New Jersey.
Duke gjetur rastin që të faleminderojë, përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit, për ndihmën e tyre, drejtoi i kësaj shkolle Mustaf Qosja, theksojë se :”Por, duhet cekur se në këtë punë – tonën, jo të lehtë dhe me të vetmin qëllim pengesën e asimilit dhe aftësimin e fëmijëve tanë, që të lexojnë, flasin dhe këndojnë shqip, të komunikojnë Shqip, të mësojnë historinë e tyre Kombëtare, traditën, kulturën, dhe gjeografinë e Shqipërisë dhe Trojeve Etnike Shqiptare, duhet gjithënjë të kemi mbështetjen e juaj prindërve të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë komunitetit shqiptarë”,
Kurse, në fund të fjalës së tij drejtori i kësaj shkolle, bëri thirrje ” që sot, nesër dhe në të ardhmen, duhet t’i kushtojmë me shumë vëmendje kësaj çështje, sepse, u shpreh ai nuk është thënë kotë : ” Aty ku zhduken gjuhët – Vdesin kulturat”
Për të treguar ndihmën e Ligës Qytetare, për shkollën shqipe, në Nju Jork, dhe përse DioGuardi dhe dhe Shirley e pranoi me shumë kënaqësi ftesën për t’u bashkangjitur në darkën të shtunën në Maestro’s, Restorant, për mbledhjen e fondeve materiale për Shkollën Shqipe në Bronx, përmendi faktin se edhe anëtari i Bordit, Gjergj Dedvukaj, i cili është një themelues dhe anëtar aktiv i shkollës “Shkolla Shqipe”, shkollë me mësimin plotësues për fëmijët shqiptarë në gjuhën shqipe në Bronx, dhe disa të tjerë janë mjaft aktivë në kontributin e tyre për zhvillimin e gjuhës shqipe në komunitet.
“Shirley dhe unë, u shpreh ai e ndiej shpirtërisht, se edukimi i të rinjve shqiptarë në Amerikë, në gjuhën shqipe, është një nga pjesët më të rëndësishme, të jetës së shqiptarëve të Amerikës. Ajo është padyshim, mënyra më e mirë për të nxitur fëmijët shqiptarë në Amerikë, që të ruajnë indetitetin e tyre për kombin shqiptar, historinë e saj, traditat dhe kulturën shqiptare, në SHBA, dhe rreth botës” tha ish kongresisti DioGuardi Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, në fjalën përshëndetëse në këtë darkë për mbledhjen e fondeve për shkollën shqipe në Bronx. “Ne, jemi në këtë darkë, për të mbështetur arsimimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë në gjuhën shqipe, tha DioGuardi, dhe t’ju kërkojmë, të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ne në kontributet e tyre, Por, tha ai një çështje tjetër është se duke sjellë fëmijët tuaj dhe nipërit e mbesat në këtë shkoll – ju jepni një kontribut të madh që të ruani indetitetin kombëtar shqiptar, historinë e tuaj, traditat dhe kulturën shqiptare, në SHBA . Dhe kjo vlen edhe si një mesazh që përcillni ju për familjet tuaja, që jetojnë në trojet tona shqiptare stërgjyshore në Ballkan në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi , Luginë të Preshevës dhe Çamëria, për të treguar mbështetjen tuaj për gjuhën e bukur shqipe, dhe se nuk e harroni atë brez pas brezi”.
Më pas, ish kongresisti shqiptarë – Arbëreshë, Joe DioGuardi, duke rikujtuar origjinën e tij, stërgjyshore, bëri një paralelizëm mbi ruajtjen e gjuhës shqipe. “Mos harroni, tha ai se familjet Arbereshe-shqiptare, që ikën në Shekullin e XIV duke u vendosur në Italinë e Jugut, për t’i shpëtuar rrënimit, brutalitetit dhe pushtimit të Perandorisë Otomane, pasi Skënderbeu vdiq në 1468, ajo që mbajti gjallë në indetitetin e tyre kombëtar shqiptarë, edhe sot e kësaj dite, ishte gjuha shqipe. Dhe, babai im, tha DioGuardi, Giuseppe, i cili emigroi nga një Katund shqiptarë Arberesh, Greci nga Jugu i Italisë në Nju Jork, në 1929, duke ruajtur gjuhën kulturën, traditën dhe historinë shqiptare, bëri atë që unë, të flasë dhe të mbrojë çështjen shqiptare në Uashington si një kongresmen amerikan në vitin 1985, dhe të vazhdojë punën time me lobin shqiptaro amerikan LQSHA”
Më pas”Mbrëmja festive”, në lokalin “Maestro’s” në qytetin e Bronxit – Nju Jork, vazhdojë me një program mjaft të pasur artistik, të Ansamblit të Shkollës Shqipe në Bronx, përgatitur nga mësuesja e muzikës: Albina Zajmi
Në fund festa vazhdoi me këngë e valle me muzikë Shqiptare, me këngëtar të njohur të komunitetit: Agim Gerbeshi, Albrije Hadergjonaj, Ansambli i Shkollës Shqipe dhe Ansambli Bashkimi Kombëtar.
Të gjitha mjetet e mbledhura nga kjo mbrëmje, do të i kalojnë Shkollës Shqipe në Bronx – Nju Jork
Mrizi i djajëve, tokat shqiptare…
..ose …Një dreq i keq në mesin tonë/
Nga Fahri XHARRA/
Kam rënë në dymendje dhe kurrsesi të largohem nga mëndimi se në mesin tonë ka hyrë një dreq. Por nuk e po e di se a është po ai dreqi i kohës së Fishtës apo i biri apo nipi i tij. Por. sidoqoftë ai po e bën punën e tij prej djalli: dhe na ka futur të keqën në mesin tonë .
Më të interesuara janë institucionet t`ashtuquajtura kombëtare të shofin vetën në ndonjë “flash” televiziv , ose ndonjë like në fcb se sat ë mirren me çështjet madhore të kombit. “Një here vjenë vera kah dera! “ thot një falë popullore. Por këtë verë nuk po e shofim si të tillë , e unë po e shoh në shkrimet turke ,greke e sidomos serbe që po mundohen të krijojnë “stuhina dhe tajfune” në mendjen dhe trurin dhe nul po lejojnë që të piqen frytet e mbara të asaj vere të pritur me qindra
vjetë .Sepse ata i kapur friga nga kjo verë e jona.. Një dreq i madh ka hyr në mesin tonë!
Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, që ketë histori të Perendís, Trashigim, q` na la i Pari, Trashigim s’i a lên ai fmís- kishte për të thënë Fishta .
“Duke u nisur nga parimet e “ Nacertanjes” së Garashninit , në verën e vitit 1849 u aprovua “ kushtetuta e propagandës politike “ e cila duhet të jetësohet në tokat “ sllavo-turke ‘ sipas së cilës Bosna , Hercegovina, Mali i Zi, Serbija jugore ( Kosova fxh). sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bulgaria jug-perëndimore, Da;macia dhe deri tek kufiri kroato-slloven të bëhet një tërësi “(Zef Mirdita : Albanci u svjetlosti vanjske politike Serbije )
Në njerën anë “Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )
Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë këthuer pushkën amerikanëve “.
“ Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam dretësinë , dhe jemi të vetmit që biejmë viktima të dretësisë “ – thonë serbët.
Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjellur dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sat ë gjitha luftërat qe i kanë pasur !!!!! Imagjinoni “ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga Serbia janë marrur mbi 40 vagona hekurdhor të materialit arkivor .( Fahri Xharra , e-verteta-serbe-dhe-vuajtjet-e-tyre)
Në anën tjtër : “- Albanci nikada nisu postojali kao jedinstveni narod, već ih je narodom inacijom učinio austrougarski dvor, ujedinio različita plemena, sačinio jedan jezik i sve to potpomogao novcem kako bi, pre svega, smanjili srpski uticaj i težnju ka oslobađanju svih srpskih zemalja od kojih se dobar deo tada nalazio pod vlašću Austrougara.( TAJNI BEČKI SPISI UKAZUJU: Austrougarska stvorila Albance kao naciju da oslabi Srbiju i Rusiju! )
Sa keq që shumica nuk po e kupton se çka shkruan në mbi këtë fjali. Jo për filozofinë e shkrimit por mosnjohjen e gjuhës . Punë e madhe ! Nuk është e thënë të gjithë ta dijnë gjuhën më armike të kombit tonë , por të gjithë duhat ta dijnë se çka po na pëgatisin ata , të kësaj gjuheje..
Ne grindemi ndërveti , të keqen e kemi në mesin tonë. E djaj`t punojnë në dëmin tonë . Marre!
” Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë popull i njësuar , por këta i bëri oborri mbretëror Austro-hungarez., ku i bashkoi disa fise të përçara ndërveti, iu bëri një dhe me para të madhe e ndihmonte çështjen e zvoglimit të ndikimit serb dhe e të rriste kërkesën për çlirimin e “tokave serbe “ ( thonjëzat fxh) që atëherë ishin ndër Austrohungarine.” (“Uticaj Austrougarske imperije na stvaranje albanske nacije (1896-1908)” .
Sa është kjo e vërtetë ? Shumë bile . Po sot ? po derdhen para të majme që të rritet ndikimi serbo-turk në mohimin e vetvetës shqiptare.
Historianja bullgare , Teodora Toleva (1968-2011) , na paska lënë një dokument shokues për ne , tezën e doktoraturës së saj “ Ndikimi i Austrohungarisë në formimin e kombit shqiptar (1896-1908)” ., të bazuara në shënimet shumë e shumë sekrete të Arkivës Mbretërore në Vjenë.
Ku është qëllimi i këtij libri? Që të pendohet bota për të mirat që ia ka bër popullit shqiptar, e kuptuam ? Jo , se dreqin e kemi mbrenda .
Doktoratura e zonjës Toleva është publikuar edhe ne spanisht” “La influencia del Imperio Austro-Hungaro en la construccion nacional albanesa (1896-1908)”,dhe ajo në mënyrë shumë të pasur faktografike të ndarë në dhjetë kapituj e paraqet shikimin e saj se si lindi kombit shqiptar ne kalimin nga shek.19 në ate të 20-të.
Po na çka bëjmë ? kërkojmë të na njef Palestina, i ankohemi liges arabe që nuk po na njofin shtetet islamike E flakareshim Skenderbeun; me qytete të tëra e ndërrojmë etninë . shahemi se kush më shumë ka qenë UDB-ash, gjejmë qime në ve tëk së cilit që mundohet të thotë një fjalë të mirë për kombin.
“Koeficijent pismenosti ne prelazi čak ni 2%. Stanovništvo pripada trima veroispovedanjima – muslimani, pravoslavni i katolici. Albanci nemaju nacionalno saznanje, nemaju opšte interese, ne iskazuju solidarnost i ne razvijaju se u pravcu buđenja nacionalnih osećanja. Prema tome, početkom XX veka ne postoji albanska nacija”.
( Toleva) . Kështu pa përkthim po na lenë dreqi që është futur në mesin tonë
E pse jo, pse mos të jemi mrizi i zanave , ashtu si e thoshte Gjergj Fishta ?
TRI FJALË TË ARTA TË KONICËS
Tri shprehje të arta të Faik Konicës (1876-1942) që i kam mbledhur nga gazetat e vjetra Dielli, ia vlen t’i kujtojmë dhe t’i përsërisim me zë të lartë në këto ditë marsi të vitit 2015:
“Shteti ynë nuk lindi në mes të qetësisë dhe shëndetit, po lindi me të dhembura e mend dështoi. Duhej pra kujdesi më i madh që të mbahej i gjallë, që të merrte fuqi, që të rritej. Po, përkundrazi, ky shtet i vogël e i njomë ra në duar aq brutale dhe u përdor aq ashpër, sa edhe një shtet i vjetër dhe i rrënjosur do të ish tronditur sikur të pësonte ato që pëson ay.” Dielli, 28 tetor 1922.
“Në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U-ngjall nga idealistët, U- ruajt nga rastet, U-vra nga politikanët”. Dielli, 1923.
“Shqipëria, për të rrojtur e për të lulëzuar, duhet të spastrohet nga gjithë qelbësirat e vjetra, duhet të riorganizohet në një bazë të re dhe në një mënyrë që tërë forcat morale dhe materiale të popullit të zhvillohen pa pengim.” Dielli, 24 janar 1925.(Ilir Ikonomi-fb)
NDIHMO DHE TI…!
Deklaratë!
Situata e rëndë social – ekonomike në Shqipëri pas vërshimit të lumenjve e përmbytjes së tokave në veri e kryesisht në jug të vendit, mblodhi përsëri bashkë në New York Organizatën “Duart e hapura” që drejtohet nga Z. Aleksander Nilaj, Organizatën “Pelham Parkway Neighborhood Association” që drejtohet nga Znj. Edith Blitzer dhe Organizatën e Gruas “Shpresë & Paqe” që drejtohet nga Znj. Mimoza Dajçi.
Ndihma për të ndihmuar Shqipërinë pas kësaj katastrofe natyrore gjeti mbështetje të gjerë edhe nga politika amerikane në New York, duke filluar me Assemblyman Mark Gjonaj, Senatori Jeff Klein, Presidenti Ruben Dias Jr., James Vacca, mediat shqiptare dhe amerikane, organizata të ndryshme duke përfshirë edhe ato të komunitetit tonë.
Jemi pothuajse në fazën përfundimtare të këtij proçesi për nisjen e ndihmave në Shqipëri. Eshtë koha urgjente të përveshim mëngët e t’i futemi punës për t’ju gjendur sa më shpejt pranë motrave e vëllezërve tanë në momentin kur ata janë në hall e në nevoja për mbijetesë.
Ndihmat tona konsistojnë në veshmbathje, mjete didaktike, elektronike, etj.Kjo situatë na kërkon të shikojmë përpara e të veprojmë sa më parë që të jetë e mundur për t’i ardhur në ndihmë bashkëatdhetarëve tanë, ku si pasojë u përmbytën shtëpi, toka bujqësore, bagëti, shpendë, shkolla e institucione të rëndësishme të vendit si dhe humbi jetën një grua 38-vjeçare. Prandaj kërkojmë nga media e dashamirësit tanë në diasporë që të jemi kurdoherë bashkë në situata emergjente të vendit tonë apo edhe komuniteteve të tjera kudo që bashkëjetojmë.Ju faleminderit!
FOR us to help people, We need your help!
Pelham Parkway Neighborhood Association
Contact: Edith Blitzer Tel: 917.826.4410
The women’s Organization
“hope & PEACE”
Contact: Mimoza Dajçi Tel: 917.645.7452
E-mail: hope.peace.org@gmail.com
New York, 11 Mars, 2015
“Duart e hapura” Z. Aleksander Nilaj-Email-nilajaleks72@gmail.com Tel-718-913-2151
- « Previous Page
- 1
- …
- 364
- 365
- 366
- 367
- 368
- …
- 434
- Next Page »