• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drejtësia Shqiptare, udhëzim nga Washingtoni

January 6, 2016 by dgreca

Ambasadori amerikan, Donald Lu, deklaroi se reforma e propozuar e sistemit gjyqësor është thelbësore për shpresat e vendit për anëtarësim në BE. “Kjo është reforma më e rëndësishme në 25 vite që nga rënia e komunizmit”, tha ai në një intervistë dhënë agjencisë “BIRN”. Por, përse i gjithë ky investimin personal i ambasadorit Lu për ta çliruar sistemin gjyqësor shqiptar nga të korruptuarit? “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi ambasadori amerikan. Lu, në ketë intervistë, paralajmëroi se reforma e planifikuar ka gjithashtu shumë armiqë dhe i bëri thirrje partive politike në vend të qëndrojnë së bashku e ta mbështesin atë. “Tani është koha që liderët politikë të Shqipërisë të tregojnë kurajo përballë atyre që kërkojnë të pengojnë ose ulin efektin e kësaj reforme. Në javët e fundit, jam impresionuar nga uniteti i liderëve të Partisë Socialiste, Partisë Demokrate dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në favor të një reforme që miraton një zbatim të plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, vijoi ambasadori. Lu tha se ai ishte i bindur se reforma ka potencialin t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe të ndalojë korrupsionin politik, por paralajmëroi se shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda nates”. “Verifikimi dhe largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të marrë tre vite ose më shumë. Rekrutimi dhe trajnimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kryer hetimet antikorrupsion do të kërkojë më shumë se një vit. Krijimi i këshillave të caktimit të gjyqtarëve dhe organeve disiplinuese do të marrë disa muaj kohë. Do të jetë një sistem ku gjyqtarët dhe prokurorët do të japin llogari. Edhe zyrtarët e lartë të qeverisë, parlamentarët dhe zyrtarët lokalë do të japin llogari gjithashtu”, u shpreh Lu. Në fund të intervistës, Lu këmbënguli kur tha se “SHBA nuk do të gjejë qetësi” derisa procesi të përfundojë.
Dergoi per Diellin: Shefqet Kercelli

Filed Under: Komente Tagged With: Drejtesia Shqiptare, nga Washingtoni, udhëzim

Autoriteti Portual Durrës, më pak lundrime në 2015-n

January 6, 2016 by dgreca

Në një vit, tragetet e linjave të lundrimit nga Durrësi drejt porteve të Italisë dhe anasjelltas kanë regjistruar më pak lundrime se viti paraardhës, ndërsa sasia e mallrave të transportuara ka njohur rritje. Sipas statistikave operative të Autoritetit Portual të Durrësit gjatë vitit që lamë pas tragetet janë shfrytëzuar nga 774.411 udhëtarë, ose 271 më pak se në vitin 2014. Numri i udhëtarëve në hyrje, përkatësisht 365.128, vazhdon të jetë më i ulët se ai i udhëtarëve në dalje që  janë 409.283 gjithësej e që përdorin portin e Durrësit drejt porteve italiane të Barit, Brindizit, Ankonës dhe Triestes. E kundërta ndodh me autoveturat që regjistrojnë një numër më të lartë në hyrje. Kjo dhe për shkak të tregtimit të tyre në vend. Një rritje prej 3 përqind kanë shënuar kamionët me mallra. Gjatë një viti janë transportuar mbi 744 mijë ton mallra, ose 13 mijë ton më shumë se në 2014-n. Pavarësisht kësaj, në 365 ditët e vitit 2015, tragetet realizuan 1.090 lundrime, ose 43 më pak se një vit më parë. {Sh.K}.

Filed Under: Komente Tagged With: gjate 2015, me pak lundrim, Shefqet Kercelli

Kosova drejt zgjedhjes së Presidentit të Republikës

January 6, 2016 by dgreca

– Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Mandati im përfundon më 6 prill 2016/
-Shtypi: PDK e LDK duan votimin e Thaçit për president më 11 shkurt/
-Sipas marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje, Hashim Thaçi është zëvendëskyeministër i parë dhe ministër i Jashtëm derisa të zgjedhet President i Kosovës, pas mandatit të Presidentes aktuale/
– Kushtetuta: Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Janar 2016/ “Mandati im përfundon më 6 prill 2016”, ka thënë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një intervistë në shtypin e Prishtinës në prag të festës së Vitit të Ri, ndërsa sot në një kryetitull gazete theksohet se, “PDK e LDK duan votimin e Thaçit për president më 11 shkurt”.
Dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë dakorduar që 11 shkurti të jetë data kur do të hidhet në votim në Kuvend kandidati i tyre konsensual për president, Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të afërta me dy partitë kanë bërë të ditur se ka marrëveshje edhe për rikompozim të disa resorëve kryesorë në qeveri.
“Liderët e dy partive, Thaçi e Mustafa, janë marrë vesh që votimi të bëhet në pjesën e parë të periudhës së paraparë me ligj (Ligji për presidentin v.j.), që i bie në muajin shkurt, si dhe janë marrë vesh për ndërrimin e udhëheqësve të dy ministrive, asaj të Jashtme dhe asaj të Brendshme”, kanë bërë të ditur burimet nga mazhoranca, cituar nga gazeta.
“LDK-ja e sigurt: Thaçi president”, është kryetitulli në ballinë te Zëri.
Sipas kësaj gazete, koalicioni qeverisës PDK-LDK duket krejt i qetë para zgjedhjes së ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, duke u bazuar në marrëveshjen për koalicion. Të dyja partitë janë të bindura se pavarësisht “rebelimit” të disa ligjvënësve të mazhorancës, do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme që kreut të PDK-së Hashim Thaçit, t’ia sigurojnë një mandat pesëvjeçar në krye të Shtetit.
Këta deputetë, që janë kundër Thaçit president, thonë se nuk kanë ndërruar qëndrim dhe se nuk do të kishte logjikë që të votojnë kundër liderit të tyre për kryeministër, pikërisht për shkak të koalicionit me PDK-në, e të votojnë pro Hashim Thaçit për president.
Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës sigurojnë se do ta realizojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës, për ta zgjedhur kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, ashtu siç janë marrë vesh, përfundon citimi nga gazeta.
Atifete Jahjaga u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës më 7 prill 2011, pasi Behgjet Pacolli në fundin e marsit la postin e presidentit kur Gjykta Kushtetuese e vlerësoi jokushtetuese zgjedhjen e tij më 22 shkurt pa kundërkandidat dhe pa praninë e së paku dy të tretave të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës, nga e cila ishte larguar opozita.
Me atë rast Kuvendi miratoi një Rezolutë në mbështetje të Memorandumit të Marrëveshjes në mes të Behgjet Pacollit, Isa Mustafës (LDK) dhe Hashim Thaçit (PDK), të nënshkruar më 6 prill 2011. Marrëveshja ishte lehtësuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë në atë kohë, Christopher Dell.
Marrëveshja përfshinte edhe pajtimin për ndryshimin e kushtetutës dhe reformimin e sistemit zgjedhor, me çka presidenti në të ardhmen do të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta, dhe sipas saj zgjedhjet presidenciale, por edhe ato parlamentare do mbaheshin më herët se që ishte e përcaktuar me Kushtetutë. Por, ndryshime kushtetuse për zgjedhjen e presidentit nuk u bënë dhe do të zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës.

Komisioni për ndryshime kushtetuese kishte dërguar që në pranverën e hershme njëmbëdhjetë amendamente për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament dhe prej andej ato ishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit kishte kërkuar një opinion të presidentes lidhur me këto ndryshime. Presidentja Jahjaga në përgjigjen e saj ka theksuar se propozimi për shkurtimin e mandatit të saj nuk është në pajtim me Kushtetutën.

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka mandatin e plotë meqë ndërprerja e mandatit do ishte jokushtetues, sipas vendimit që Gjykata Kushtetuese mori në 6 Korrik 2012 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve të propozuara të Kushtetutës së Kosovës.
Sipas Kushtetutës, “Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë”, zgjedhja “duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.
“Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës. Teksti i betimit rregullohet me ligjin. Mandati i Presidentit është pesë (5) vjet. Pas përfundimit të mandatit të parë, Presidenti mund të rizgjedhet vetëm edhe një herë”, përcakton Kushtetuta.
Sipas marrëveshjes PDK-LDK për bashkëqeverisje, Hashim Thaçi është zëvendëskyeministër i parë dhe ministër i Jashtëm derisa të zgjedhet President i Kosovës, pas mandatit të Presidentes aktuale Atifete Jahjaga.
Në një situatë të “ngrirjes” politike, në mbrëmjen e 19 nëntorit 2014, dy partitë më të mëdha kosovare, PDK dhe LDK arritën pajtimin në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak që hapi mundësitë për krijimin e institucioneve të vonuara të Kosovës. Plot gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, në 8 dhjetor të atij viti u konstituua Kuvendi, i cili të nesërmen zgjodhi qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa-lideri i LDK-së.
“Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”, përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, prandaj Hashim Thaçi nëse zgjedhet President gjatë ushtrimit të këtij funksioni nuk mund të jetë lider i PDK-së.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosova drejt zgjedhjes, Presidentit te Repulikes

Presidenti Obama vë në zbatim planin për kontrollin mbi armët

January 6, 2016 by dgreca

Presidenti amerikan, Barack Obama zbuloi këtë të martë një grup masash për forcimin e kontrollit dhe dhënien e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara, duke përdorur kështu fuqitë e tij ekzekutive presidenciale, në mungesë të miratimit të ndryshimeve ligjore të kërkuara prej tij nga Kongresi amerikan. Obama ka akuzuar lobistët proarmëve të kenë marrë peng Kongresin, por tha se “ata nuk mund të marrin peng Amerikën”. Presidenti amerikan këmbënguli se gjithnjë ka qenë e mundshme të mbështetej “amendamenti i dytë”, në mënyrë që të tregohej se po bëhej diçka për të frenuar frekuencën në rritje të të shtënave masive me armë në SHBA, gjë që sipas tij është kthyer tashmë në një “normalitet të ri”. “Ky nuk është një komplot për t’u hequr armët kujtdo”, tha Obama në një ceremoni të mbajtur në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. “Nëse ju kaloni kontrollet bazë mbi formimin kulturor, atëherë ju mund të blini një armë zjarri. Problemi është se, disa shitës armësh kanë operuar deri më tani nën një set të ndryshëm rregullash”. Obama u shfaq tepër emocional teksa iu mbushën edhe sytë me lotë, kur kujtoi 20 nxënësit e vrarë në vitin 2012 në shkollën fillore të “Sandy Hook”. Ai u bëri nderimet prindërve të tyre, disa prej të cilëve ishin mbledhur në ceremoni, të cilët – sipas presidentit, – nuk mund ta mendonin kurrë se jeta e fëmijëve të tyre do të shuhej aq shpejt prej plumbave. “Sa herë mendoj për ata fëmijë, më duket sikur çmendem”, tha Obama. Në qendër të planit të Presidentit amerikan është përkufizimi më i gjerë i shitësve të armëve, gjë që administrata federale shpreson se do të zgjerojë numrin e shitjeve, pasi të kenë kaluar kontrollet mbi formimin kulturor. Bazuar mbi ligjin aktual, vetëm shitësit e licencuar nga autoritetet federale mund të kryenin kontrolle mbi formimin e blerësve. Por, në rastet e shfaqjeve dhe ekspozitave për armët, faqet e internetit dhe tregjet e vjetërsirave, shitësit zakonisht i anashkalojnë këto kërkesa, duke refuzuar të regjistrohen si shitës të licencuar. Me synimin për të ngrushtuar këtë shteg, Byroja kundër Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, pjesë e Departamentit të Drejtësisë, ka lëshuar një udhërrëfyes të ri dhe të përditësuar, i cili tregon se qeveria duhet t’i konsiderojë të gjithë ata “që marrin pjesë në biznesin” e shitjes së armëve si shitësa, pavarësisht se ku i sheshin armët. Për këtë arsye, qeveria do të konsiderojë edhe faktorë të tjerë, përfshi këtu sa armë shet një shitës, sa shpesh dhe nëse këto armë janë shitur me qëllim përfitimi. Shtëpia e Bardhë do t’u bëjë me dije gjithashtu shitësve se, administrata ka planifikuar të përforcojë edhe ekzekutimin e këtij ligji, përfshi këtu duke dërguar 230 ekzaminues të rinj që FBI-ja do të punësojë për procesin e kontrollit të formimit kulturor. Duke risjellë në vëmendje fjalët e Martin Luther King Jr., Obama tha se “ne duhet ta ndiejmë këtë urgjencë të ashpër, tani!”. Paketa e veprimeve ekzekutive të Obamës synon të kufizojë atë, që ai e përshkruan si “kamzhik të dhunës me armë” në SHBA, të theksuar më së shumti nga vrasjet masive në Newtown, Connecticut; Charleston, Karolina e Jugut; Tucson, Arizona; mes shumë rasteve të tjera. Pas Newtownit, Obama kërkoi menjëherë miratimin me konsensus dypalësh të legjislacionit të ri, por nisma ngeci që në Senat.

Filed Under: Komente Tagged With: armet, plani per kontrollin, Presidenti Obama

Shtëpia e Bardhë do publikojë planet për kontrollin e shitjes së armëve

January 5, 2016 by dgreca

Zoti Barack Obama përgatitet t’i japë dritën jeshile shtimit të kontrolleve për blerësit e armëve si pjesë e një serie masash që synojnë frenimin e dhunës së armëve. Këto plane, presidenti amerikan do t’i bëjë publike personalisht gjatë ditës së sotme, megjithë kundërshtimin e pritshëm të shumicës së ligjvënësve republikanë dhe kandidatëve republikanë për president. Të gjithë shitësit e armëve, si ata që kanë dyqane, ashtu dhe ata që veprojnë “online”, do të duhet të verifikojnë të dhënat e blerësve potencialë përpara se të realizojnë shitjen. Kundërshtia e parë e hapur erdhi nga kandidati presidencial Rand Paul, i cili e tha qartë se veprimet ekzekutive të Obamës do t’i luftojë me “mish e me shpirt”. Disa prej rivalëve të tij republikanë thanë dhe ata se “që në ditën e parë që do të shkelin në Shtëpinë e Bardhë, nëse arrijnë ta fitojnë presidencën, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të fshijnë vendimet e Obamës. Fokusi i presidentit mbi dhunën me armë vjen pas një serie sulmesh vdekjeprurëse në mbarë Shtetet e Bashkuara në vitet e fundit, duke përfshirë masakrën e muajit të kaluar në San Bernadino, ku humbën jetën 14 persona. Në mbarë Amerikën, kujton presidenti, të mbijetuarit e dhunës nga armët dhe ata që kanë humbur një fëmijë, një prind, ose një bashkëshort shënojnë përvjetorët e këtyre ngjarjeve të tmerrshme çdo ditë, por Kongresi ende nuk ka bërë asgjë për të parandaluar atë që u ka ndodhur atyre dhe familjeve të tjera. Njoftimi i masave ekzekutive vjen pas takimit që zhvilloi, siç pat paralajmëruar të hënën, me Prokuroren e Përgjithshme Loretta Lynch dhe drejtorin e FBI-së Jame Comey. Duke vepruar përmes urdhrave ekzekutivë, Presidentit nuk i nevojitet mbështetja e Kongresit të kontrolluar nga ligjvënës të Partisë Republikane, shumica e të cilëve i kundërshtojnë kufizimet ndaj armëmbajtjes. Megjithatë, mundësia që veprimet e tij të përballen me sfida ligjore nuk përjashtohet. Çështjen e kontrollit të armëve shefi i Shtëpisë së Bardhë do ta diskutojë në një takim me qytetarët të organizuar nga kanali televiziv CNN, ngjarje kjo që vjen disa ditë përpara se ai të mbajë fjalimin e fundit në një sesion të përbashkët të dy dhomave të Kongresit mbi gjendjen e vendit, më 12 janar. {SH.K}

Filed Under: Komente Tagged With: do publikojë planet për kontrollin, e shitjes, së armëve, shtepia e bardhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 372
  • 373
  • 374
  • 375
  • 376
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Letërsia si dëshmi e së vërtetës…
  • Mirënjohje për atin tim…
  • Isa Boletini, 15 janar 1864 – 23 janar 1916
  • “Yll’ i Mëngjezit”
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • “Personalitet Historik” – Bajram Curri: Një jetë në shërbim të çështjes kombëtare
  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT