• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nënë Tereza pritet të shenjtërohet në shtator

December 18, 2015 by dgreca

Humanistja shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel, pritet të shpallet e shenjtë në shtator të vitit 2016.
Gazeta zyrtare e konferencës së peshkopëve italian, Avvenire, shkruan se Papa Francesku miratoi të enjten një dekret për njohjen e një mrekullie që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.
Nënë Tereza e cila vdiq në shtator të vitit 1997, u shpall e lume në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë. Lumnimi është hapi i fundit para shenjtërimit.
Zyrtarët e Vatikanit nuk kanë komentuar njoftimet e gazetës e cila tha se papa mund të organizojë ceremoninë e shenjtërimit në shtator të vitit 2016.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pastaj në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 në një familje me prejardhje nga Prizreni.
Më 1979 ajo mori çmimin Nobël për Paqe. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës duke ndihmuar të varfrit.

Filed Under: Komente Tagged With: në shtator, Nënë Tereza pritet të, shenjtërohet

Miratohet me konsensus ligji për dekriminalizimin

December 17, 2015 by dgreca

Parlamenti voton dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Ambasada amerikane në Tiranë, mirëpret vendimin: Ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend/

Nga Armand Mero/ VOA/

Në Shqipëri shumica dhe opozita miratuan sot me konsensus (132 vota pro) ligjin për dekriminalizimin, duke i dhënë fund, pas një viti nga marrëveshja e dhjetorit të 2014,  një cështjeje që ka qenë objekt debatesh dhe akuzash për përfshirjen e elementëve me të kaluar kriminale në politikë apo dhe në poste zyrtare. Ligji do të  duhet të shmangë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese apo poste të larta të administrates publike, persona me një të kaluar të errët.  Po me konsensus u miratuan dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat i hapin udhë zbatimit të menjëhershëm të ligjit. Presidenti Bujar Nishani kishte dhënë ndërkohë paraprakisht pëlqimin e tij, për dekretim të menjëhershëm.

Delegacioni i Bashkimit Evropian e ka mirpritur miratimin me konsensus të ligjit për dekriminalizimin.Ky hap, thotë përfaqisa e BE-së, pritet të forcojë zbatimin e ligjit, përmirësojë integritetin mes zyrtarëve, forcojë luftën kundër korrupsionit por njëkohësisht shtojë besimin e njerëzve ndaj funksionimit të shtetit dhe institucioneve.

Kjo paketë legjislative, thotë delegacioni i BE-së, demostron se dialogu konstruktiv ndër partiak është mënyra më e mirë për gjetur reformat që i nevojiten vendit.

U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të përfshihen në dialog konstruktiv për të çuar përpara çdo sfidë të reformave delikate dhe mbi të gjitha reformën në drejtësi, thuhet në dekleratën e delegacionit të BE.

Efektet e ligjit do të shtrihen mbi të zgjedhurit aktualë si në parlament ashtu dhe në pushtetin vendor. Ai përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha kategoritë që preken, që nga deputetët, ministrat apo përfaqësuesit e zgjedhur vendor deri të institucionet e tjera të shtetit, duke penalizuar jo vetëm ata që janë dënuar në Shqipëri por dhe ata që kanë marrë një dënim qoftë edhe jo të formës së prerë, në gjykatat e vendeve të Bashkimit europian, Shteteve të Bashkuara e Kanadasë. Ai parashikon një numër të madh veprash penale kryerja e së cilave bëhet shkas për të mos lejuar ushtrimin e funksioneve publike, si për gjatë gjithë jetës, ashtu dhe për afate të ndryshme kohore në varësi të veprës penale.

Cështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita vitin e kaluar për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e parlamentit europian, ndërkohë që gjatë këtij viti në mënyrë të përsëritur, si përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara ashtu dhe të Bashkimit europian kanë ushtruar trysni për miratimin e ligjit.

Menjëherë pas miratimit, ambasada e SHBA-së shpërndau një deklaratë me anë të së cilës “mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimin. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë”, nënvizon ambasada duke shtuar se “ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

Dy ditë më parë në përfundimet për Shqipërinë edhe Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE-së nënvizonte se “pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me rekorde kriminale nga funksionet publike, gjë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike”.

Filed Under: Komente Tagged With: ligjin per dekriminalizimin, me konsesnus, opozite-pozite

Kosova do të përfitojë miliona grante investuese të qeverisë amerikane

December 16, 2015 by dgreca

 -Presidentja Jahjaga: Kosova është përzgjedhur nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për të përfituar grant të gjerë investimi nga kjo agjenci/

 PRISHTINË, 16 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Kosova do të përfitojë miliona grante investuese të qeverisë amerikane, deklaroi sonte Presidentje e Republikës, Atifete Jahjaga.Në deklaratën e Presidentes Jahjaga, të dërguar sonte nga Presidenca kosovare, thuhet:Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm. Kosova është përzgjedhur nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për të përfituar grant të gjerë investimi nga kjo agjenci.Në një bisedë telefonike me shefen ekzekutive të MCC-së, Dana J. Hyde, sapo m’u kumtua se vendimi për zhvillimin e programit të ndihmës për Kosovën është marrë sot në takimin e Bordit të kësaj agjencie, që udhëhiqet nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.Kosova është përzgjedhur të zhvillojë të ashtuquajturin programin ‘Kompakt’, grant disa vjeçar dhe i gjerë i investimit, që do të mundësojë transformimin e disa sektorëve ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës, uljen e varfërisë dhe luftën kundër korrupsionit. Në të kaluarën, shtetet e përzgjedhur për programin kompakt kanë përfituar disa qindra milionë dollarë. Shuma të cilën do ta përfitojë Kosova do të varet nga bashkërendimi i institucioneve për të prezentuar planprograme për sektorë të caktuar që përmes këtij granti për zhvillim duam t’i reformojmë.Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së është udhëhequr nga Zyra e Presidentes prej shkurtit të këtij viti. Programi dhe synimet e asistencës do të përcaktohen në muajt në vijim ndërmjet Kosovës dhe MCC-së. Dëshiroj të falënderoj popullin dhe qeverinë amerikane për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës. Falënderoj gjithashtu kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës, Eliot Engel, dhe zyren e tij për përkrahjen që i ka dhënë kualifikimit të Kosovës për ndihmën e MCC-së. Mbes e përkushtuar në thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe MCC-së që do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Përzgjedhja e Kosovës për Programin Kompakt të investimeve ka qenë e mundur falë përparimit që vendi ynë ka treguar në zhvillimin demokratik, qeverisjen e mirë dhe reformat në sundimin e ligjit. Vazhdimi i kësaj ndihme në vitet në vazhdim do të varet ekskluzivisht nga indikatorët pozitiv të vendit tonë, zhvillimi demokratik dhe luftimi i korrupsionit.

 Vendimi i sotëm vjen si rezultat i raportit të muajit të kaluar të MCC-së, ku Kosova për herë të parë ka kaluar shumicën e indikatorëve, duke shënuar përparim të theksuar në reforma prioritare dhe qeverisje demokratike.Kosova këtë vit ka përparuar në rangimin e të drejtat demokratike, kryesisht si rezultat i mbarëvajtjes së mirë të zgjedhjeve të vitit 2013 dhe 2014. Në luftën kundër korrupsionit, përmirësimi i bashkërendimit të agjencive të sundimit të ligjit i ka mundësuar Kosovës që më në fund të kalojë indikatorin e kontrollit të korrupsionit. Sipas ‘Treguesve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka përmirësuar kontrollin e korrupsionit për 16%, krahasuar me vitin e kaluar. Në muajt në vazhdim, Kosova, në partneritet me MCC, do të fokusohet në hartimin e programit të asistencës dhe përzgjedhjen e projekteve që mënjanojnë pengesat për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së:Shkurt-Shtator 2015: Presidentja Jahjaga vendos si prioritet kualifikimin e Kosovës për fondet e MCC-së. Presidentja themelon Grupin Punues të udhëhequr nga Zyra e Presidentes, në përbërje të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Arsimit, Entit të Statistikave të Kosovës dhe agjencive të specializuara të OKB-së në Kosovë si UNDP, UNICEF, OBSH, UNKT, që do të grumbullojnë të dhënat dhe përmirësojnë performancën në indikatorët e kërkuar nga MCC.

 Tetor 2015: Presidentja Jahjaga pritet në Uashington nga zëvendëspresidentja e MCC-së, Beth Tritter. Në këtë takim, zyrtarët e MCC-së vlerësojnë punën që është bërë dhe bashkëpunimin e deritanishëm me ekipin kosovar.

 Tetor 2015: Kosova i dorëzon MCC-së raportin e fundit komplementar.Nëntor 2015: MCC publikon vlerësimet për secilin shtet. Kosova për herë të parë pas pesë viteve kalon vlerësimin e MCC-së, nga 7 indikatorë në vitin 2014, në 13 indikatorë në vitin 2015, duke i hapur rrugë përfitimit të fondeve nga kjo agjenci amerikane. Dhjetor 2015: Bordi i MCC-ës në takimin vjetor përzgjedh Kosovën si përfituese e programit Kompakt, që i hap rrugë fillimit të hartimit të programit investiv.

  Vlerësimi për Kosovën

 Vlerësimi i indikatorëve për Kosovën për vitin 2016:

Filed Under: Komente Tagged With: agjencia amerikane, Jahjaga, Kosova perzgjidhet, sfidat e Mijevjecarit

NDEROHET PAS VDEKJES ATDHETARI I SHQUAR, IDRIZ BASHA ME “URDHËRIN E SKËNDERBEUT”

December 16, 2015 by dgreca

Nga Bajame Hoxha-Çeliku

Ishte shumë modest si burrë, përcolli mesazhin Bashkëshortja e tij,  bashkëluftëtarja e ideve zonja Kimete Basha-Mitrovica, që kishte ardhur nga Brukseli për të marrë këtë çmim të madh të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në emër të të shoqit.

Për të përjetuar lidhjen sublime me tokën mëmë ai e gdhendi në emrin e tij Idriz Basha i Novosejt, dhe kur bota i dha lamtumirën e fundit ai ishte veshur me flamurin kuq zi.

Idrizi Basha u largua nga Shqipëria në vitin 1948 në moshë të mitur ku familja e tij arratiset për çështje politike, dhe në vitin i 1956-të mbërrijnë në Bruksel me strehim politik. Truri i tij i ndritur kurrë nuk do të harronte se ai vinte nga trevat shqiptare. Nga largësitë e mëmëdheut do të ëndërronte fshatin e lindjes Novosejin e Lumës të rrethit të Kuksit, në lartësitë e bjeshkëve ai do ta dallonte të bukur, të lirë mes ëndrrave në rritje, dhe pastaj në moshën e rinisë do t’i përkushtohej me shpirt çështjes shqiptare, ku më vonë do të shquhej për një penë të mprehtë brilante.

Idriz Basha u angazhua si publicist i nivelit të lartë në mbrojtje të kosovës dhe denoncimin e regjimit komunist në Shqipëri. Shkroi me qindra artikuj në gazetat më prestigjioze evropiane si “Le Monde” dhe “Belgique libre” etj. Kur askush nuk e dinte se çfarë flitej për Shqipërinë në Evropë për gjatë komunizmit, ai duke qenë një djalë fare i ri ngriti zërin fort dhe u dëgjua deri në kontinentin e Amerikës, dhe tërhoqi vëmendjen jo vetëm të medieve të huaja në Evropë por dhe të politikanëve më në zë përtej oqeanit. Penën e tij të fortë ky atdhetar i shquar e ktheu vetëm në forcë të madhe në mbrojtje të të drejtave e lirive të mohuara të shqiptarëve brenda trojeve të veta.

Idriz Basha i Novosejt mund të themi me bindje se, qe i vetmi trim në atë periudhë të vështirë politike që ka arritur të shkruante për denoncimin në Shqipëri.

Kur ka denoncuar krimet serbe në Kosovë për një kohë të gjatë ka qenë zëri më i artikuluar i çështjes kombëtare. Atë do ta gjeje në krye të manifestimeve dhe protestave që zhvilluan emigrantët politikë shqiptar në Bruksel, Paris, e kudo tjetër, kundër represionit komunist në Shqipëri dhe represionit serb në Kosovë. Vizionin e tij për një Shqipëri të lirë Euro-atlantike, Idrizi e zhvilloi përmes krijimit të organizatës “Shqiptari i lirë”. Në 1990-të, qe e para organizatë që afroi diellin e munguar për afro 45 vjet në Shqipëri,qe Idriz Basha që mbështeti lëvizjen studentore dhe partinë demokratike. Ai ishte një nga të ftuarit e nderit në kuvendin e parë të partisë demokratike më 1991-shin në emër të emigracionit politik, ku ndër të tjera ai do të theksonte me shpirtin e patriotit, dhe me mallin e atdheut të munguar:”Atdheu ynë sot ka nevojë më tepër se kurdoherë për gjithë bijtë e bijat e tij. Populli ynë duhet të gëzohet, të lumnohet në trojet të veta, solucioni nuk mundet me u gjet në eksodin masiv…” Ai solli më shumë një mesazh të paqes të mirëkuptuarit një mesazh që vlen akoma dhe në ditët e sotme se që të gjithë e dimë sa të ashpër e kemi luftën politike në përballje. Idriz Basha i Novosejt frekuentuesi i hershëm i rretheve politike e mediatike të Brukselit dhe të Parisit, ai u vu në shërbim të vlerave të lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri dhe kështu deri në vdekje tha:jam shqiptar, dhe nuk e ndërroi kurrë nënshtetësinë po mbeti shqiptar i pavdekshëm i vlerave të mëdha.

Fjala e mbajtur e Zonjës Kimete Basha para Presidentit:

I nderuar z.President, Të nderuar pjesëmarrës. Sot unë kam privilegjin e rrallë e të çmuar të jem në Tiranë për të marrë mirënjohjen që i kushtohet bashkëshortit tim, Idriz Basha i Novosejt.

Jam thellësisht e nderuar dhe përfundimisht e prekur të marr medaljen “Urdhri i Skënderbeu”në emër të tij. I vetmi trishtim që kam është që ai nuk po e mban dot vet këtë fjalim. Sot janë të tjerë ata që sjellin në dritë vlerat për të cilat Shqipëria i jep këtë mirënjohje të veçantë. Kur të tjerë heshtnin nën drithërima frike, Idrizi shkroi qindra artikuj në shtypin ndërkombëtar, u dërgoi mijëra letra udhëheqësve botëror, të cilët, duhet thënë që ju përgjigjën. Zoti President, Idrizi besonte me gjithë zemrën e shpirtit të tij, se ishte jetike që flaka e rezistencës shqiptare të shkëlqente e të digjej ndritshëm në errësirën e gjatë e të hidhur të diktaturës në Shqipëri e të represionit në Kosovë. Idrizi ishte një nga dritat më vezulluese të asaj rezistence dhe nga që ai i qëndroi besnik idealit të tij, deri në fund kontribuoi në dështimin e pashmangshëm të këtyre dy regjimeve të papërshkrueshme me fjalë.

Sot, z. President Nishani, si përfaqësues i vendit që bashkëshorti im e deshi pafund, ju po nderoni një burrë që kishte një energji intelektuale të madhe dhe integritet ë lartë. Ndodhte që ndonjëherë Idrizin e keqkuptonin, dhe kur kjo ndodhte, ai bënte atë buzëqeshje fisnike të pashmangshme, thithte llullën dhe si zakonisht citonte De Golin që e konsideronte si père spiritual të tij:”Jam shqiptar i lirë. Besoj në Zot dhe në atdhe. Kam një qëllim, dhe vetëm një qëllim: me vazhdue me lufteue për liri dhe demokraci në vendin tim”.

Zoti Prersident, Ky është burri që Shqipëria e kurorëzon sot me mirënjohjen e saj: një bir besnik që përbuz konformitetin politik, që mbron me xhelozi pavarësinë e tij, që mban parimin e të shërbyerit pa interes, si gur themeli të ekzistencës së tij. Dua të falënderoj Shqipërinë dhe personalisht ju zoti President. Përmes jush, Shqipëria përshëndet Idriz Bashën e Novosejt, një shkrimtar brilant dhe një burrë shteti për të cilin politika, kur ushtrohet si art dhe shërbim, është aksion në funksion të idealit. Le të jetë kjo trashëgimia bujare e Idrizit për atdheun e tij. Le të jetë ky ideali që festohet sot e…përherë në vazhdim. Le të frymëzojë të rinjtë shqiptarë kudo që janë, që të vlerësojnë, ashtu si bëri ai, shërbimin dhe detyrën mbi të gjitha.

Filed Under: Komente Tagged With: Bajame Hoxha-Celiku, IDRIZ BASHA ME “URDHËRIN E SKËNDERBEUT”

Ngjarjet në Kosovë- Policia ndaloi dy deputetë

December 14, 2015 by dgreca

-Informacion i Policisë së Kosovës, i orës 16:30, lidhur me veprimet policore te Kuvendi i Republikës së Kosovës/

–AAK:Arrestohet Pal Lekaj- Ju që po arrëstoni deputetët, po ia shkurtoni jetën qeverisë suaj/

-Pas orës 14:00, protestuesit kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë si dhe mjete të forta drejt  zyrtarëve policorë  dhe drejt  objekteve shtetërore.Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, në disa lokacione të ndryshme  janë dëmtuar 5 vetura zyrtare, njërës prej tyre i është vënë zjarri. Pas orës 15:00 nga protestues të dhunshëm është hedhur një mjet i dyshuar koktej molotovi drejt një veture të blinduar të Policisë së Kosovës, si dhe janë hedhur mjete të forta drejt dy veturave patrulluese policore, të cilat  janë dëmtuar/

 PRISHTINË, 14 Dhjetor-B.Jashari/ Policia e Kosovës deklaroi pak më parë se, lidhur me seancën e  Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të Kryesisë së Kuvendit, ka bërë planifikimet policore duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policorë ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë hyrjes me urdhëresë të Gjykatës kompetente zyrtarët policorë kanë ndaluar deputetin Ismajl Kurteshin (të VV) për mosrespektim të arrestit shtëpiak, me rastin e pjesëmarrjes së tij në manifestimin/protestën e datës 12 dhjetor 2015 në Gjilan.Të njëjtit me vendim të organeve të drejtësisë i është zëvendësuar masa e dënimit nga arrest shtëpiak me masën e dënimit prej 30 ditësh paraburgim. Po ashtu në seancën e Kuvendit janë paraqitur edhe dy deputetë, të cilët janë nën masën arrestit shtëpiak, dhe për këtë Policia e Kosovës bazuar në detyrat zyrtare dhe procedurat ligjore i ka informuar organet e drejtësisë për mosrespektim të arrestit shtëpiak.

 Para fillimit të séance,  me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë. Ndërsa, pas hyrjes së Kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, nga deputetë të caktuar është hedhur mjet i dyshuar gaz lotsjellës. Pas hedhjes së gazit lotsjellës seanca është anuluar, për të vazhduar me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku edhe aty gjatë mbajtjes se mbledhjes së Kryesisë nga një deputete është hedhur një mjet i dyshuar gaz lotsjellës, bën të ditur me tej Policia e Kosovës. Në njoftimin e dëguar shtohet se, puna e Kuvendit ka vazhduar në sallën alternative për disa orë, e cila pastaj është ndërprerë serish me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetë të opozitës. Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjeteve të dyshuara. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, pas daljes nga objekti i Kuvendit të të Kosovës është ndaluar deputeti Pal Lekaj (i AAK), i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme.Policia më tej thekson se, gjatë kohës sa pritej të fillonte seanca dhe gjatë zhvillimeve të mëtutjeshme në Kuvend, një grup prej rreth 150 personave kanë qëndruar jashtë Kuvendit duke protestuar.

 Pas orës 14:00, protestuesit kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë si dhe mjete të forta drejt  zyrtarëve policorë  dhe drejt  objekteve shtetërore. Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, në disa lokacione të ndryshme  janë dëmtuar 5 vetura zyrtare, njërës prej tyre i është vënë zjarri nga persona të dyshuar. Pas orës 15:00 nga protestues të dhunshëm është hedhur një mjet i dyshuar koktej molotovi drejt një veture të blinduar të Policisë së Kosovës, si dhe janë hedhur mjete të forta drejt dy veturave patrulluese policore, të cilat  janë dëmtuar.  Po ashtu, vijon Policia, deri më tani në bazë të informacioneve të deritanishme (16:30) nga protestues të dhunshëm është dëmtuar edhe një veturë civile. Policia thekson se, referuar situatës së krijuar dhe dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, njësitet policore janë detyruar të veprojnë duke përdorur mjetet e ligjshme, për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit e dhunshëm gjatë shpërndarjes dhe lëvizjeve të tyre në lokacione të ndryshme kanë tentuar të bllokojnë dhe pengojnë qarkullimin e trafikut, duke vendosur mjete të ndryshme në rrugë, duke përfshirë edhe kontejnerë mbeturinash. Gjatë intervenimeve policore deri më tani janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore 3 protestues të dhunshëm. Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës,  është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar. Policia e Kosovës vazhdon me  realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, përfundon deklarata.

***

AAK: Ju që po arrëstoni deputetët, po ia shkurtoni jetën qeverisë suaj/

 Paranoja e shefave politik të qeverisë nuk ka të ndalur. Pas arrestimit, me urdhër të tyre, të deputetit Pal Lekaj dhe djalit të tij, i cili po mbahet në burg tash e sa ditë, në orët e vona, plolicia ka arrestuar edhe dy deputete të AAK-së, Time Kadriajn dhe Teuta Haxhiun.Me arrëstimet e fundit, ky pushtet po dëshmon se është dikatatorial dhe komunist dhe përballë paranojës së humbjes së pushtetit, nuk po lë gjë pa bërë, vetëm për t’i mbrojtur pozitat e veta.

Skenaret e qeverisë për mbajtjen e seancave plenare dhe përpjekja e tyre për të kriminalizuar opozitën dhe për ta bërë njejt si veten, nuk do të kalojnë, sikundër nuk do të kalojnë as marrëveshjet anti-Kosovë që i kanë nënshkruar ata.AAK, u bën me dije urdhërdhënësve se me burgosjen e deputetëve, qeveria po ia shkurton jetën vetës dhe jo deputetëve. Ata do të jenë të lirë dhe do të jenë gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar të Kosovës, pavarësisht skenarëve të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.

AAK:Arrestohet Pal Lekaj/

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ushtrues detyre i shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas përjashtimit nga séance e sotme plenare, dhe me të dalë nga ndërtesa e Kuvendit, është marrë nga policia e Kosovës.Është hera e dytë që deputeti Lekaj, bëhët cak i arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, për cfarë policia e Kosovës, ditë më parë ia kishte arrestuar edhe djalin dhe po i a mban në paraburgim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i dënon ashpër aksionet politike të policisë kundër deputetëve dhe familjarëve të tyre, dhe bën më dije se nuk ka forcë që e mposhtë dhe e zbrapsë këtë parti, nga kauza e saj e drejt për mbrojtjen e kushtetututës  dhe të integritetit territorial të vendit.

Kriza politike nuk zgjidhet me polici por me mjete politike.

Ata që po e përdorin pushtetin për interesa përsonale, do të përfundojnë më turp. Opozita do ta mbijetojë dhunën e pushtetit, sepse e ka mbështetjen e popullit. 

AAK

 

Filed Under: Komente Tagged With: dy deputete, Kronike nag Kosova, ndalohen nga policia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 377
  • 378
  • 379
  • 380
  • 381
  • …
  • 482
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT