• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Obama takohet në Zyrën Ovale me dy ushtarakët

September 18, 2015 by dgreca

Foto lajm/

Presidenti Obama takohet në Zyrën Ovale me dy ushtarakët dhe shokun e tyre, të cilët ndalën një njeri të armatosur në trenin nga Amsterdami në Paris disa javë më parë.

President Obama meets in the Oval Office with the two servicemen and their friend who subdued a gunman on a train from Amsterdam to Paris a few weeks ago.

Filed Under: Komente Tagged With: Amsterdam, dy ushtaraket, Presidenti Obama, takon

Koment-Kriza me migrantë dhe “vrasja” e Schengenit

September 18, 2015 by dgreca

Kroacia ka mbyllur shtatë nga tetë pikat kufitare me Serbinë deri në “njoftimin e radhës”, për shkak të fluksit masiv të migrantëve dhe refugjatëve, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme.Kroacia po ashtu ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, për t’u marrë me më shumë se 11,000 migrantë që kanë hyrë në këtë vend nga Serbia, qysh më 16 shtator.

Migrantët ia kanë mësyrë Kroacisë pasi Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë të martën, duke bllokuar kështu njërën nga rrugët kryesore për në Bashkimin Evropian, që sivjet është përdorur nga më shumë se 200,000 migrantë, shumica e tyre nga Lindja e Mesme dhe Afganistani.

Kroacia ka thënë se do të kishte lejuar njerëzit të kalonin lirshëm nëpër territorin e saj, por kryeministri Zoran Millanoviq ka njoftuar se burimet e vendit për të trajtuar fluksin e migrantëve janë “të kufizuara”.

Bashkimi Evropian, për muaj të tërë, nuk ka arritur të bie dakord për mënyrën e sistemimit të migrantëve, duke bërë që shumë shtete anëtare të marrin hapa të njëanshëm për kontrollimin e kufijve të tyre.

Hungaria ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë, duke ngritur gardh me tela, dhe çdo hyrje të paligjshme në vend e konsideron shkelje penale.

Bullgaria ka filluar vendosjen e trupave në kufirin e saj juglindor me Turqinë, për të ndaluar fluksin e refugjatëve.

Austria po ashtu ka nisur kontrolle selektive të automjeteve që hyjnë nga Hungaria, ndërsa Gjermania kontrollon njerëzit që hyjnë nga kufijtë me Austrinë dhe Republikën Çeke.

Gazeta Economist shkruan se rikthimi i disa kontrolleve kufitare është shenjë paralajmëruese për diçka dramatike: erozionin dhe shfuqizimin e mundshëm të zonës Schengen, njërës prej arritjeve më të mëdha të Bashkimit Evropian.

Për zgjidhjen e krizës, gazeta shkruan se duhen ndërhyrje në të gjitha anët, nga përpjekjet për të arritur armëpushim në Siri deri te ndihma për Turqinë dhe Libanin, që bartin numrin më të madh të refugjatëve.

Parlamenti Evropian ka mbështetur planin për sistemimin e 120,000 refugjatëve në BE, në bazë të kuotave të detyrueshme, por ministrat e Brendshëm të bllokut evropian, deri më tash, nuk kanë rënë dakord.

Gjermania dhe Franca janë në favor të planit, por Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia janë në mesin e disa shteteve anëtare që i kundërshtojnë fuqishëm kuotat e detyrueshme.

Nëse ngecjet rreth planit të BE-së vazhdojnë, perceptimet për një çarje midis vlerave evropiane perëndimore dhe lindore do të rriten, shkruan gazeta Financial Times.

“Pas rënies së komunizmit, vendet e lindjes kanë bërë zhurmë për ‘kthimin në Evropë’, duke thënë se ato ndajnë karakterin humanitar. Kriza me migrantë ka rritur shqetësimet se disa shtete evropiane, sidomos Hungaria dhe Sllovakia, janë më shumë jotolerante dhe ksenofobe sesa vendet e vjetra të BE-së…”.

“Kjo krizë mund të përkeqësohet më tej nëse Evropa përçahet edhe më shumë, jo vetëm nga kufijtë, por edhe nga vlerat. Kjo është diçka që të gjithë evropianët – sidomos ata që jetojnë në lindje – duhet ta shmangin me çdo kusht”, shkruan Financial Times.

Bashkimi Evropian do të mbajë një samit të liderëve më 23 shtator, për të diskutuar krizën më të rëndë me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.(Valona Tela)

Filed Under: Komente Tagged With: “vrasja” e Schengenit, Kriza me migrantë dhe

Ambasadori Lu: Shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë

September 18, 2015 by dgreca

Ka përfunduar misioni 5-vjeçar i projektit “Just” nga USAID, projekt që ofroi 10 milionë dollarë në ndihmë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
I pranishëm në ceremoninë e përfundimit të këtij misioni, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi se “shqiptarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë”.
“Shqipëria ka rrugë të gjatë për të pastruar sistemin e drejtësisë, por falë projektit “Just”, në Shqipëri tani regjistrohen 80% të seancave gjyqësore”, tha Lu.
Ambasadori Lu shtoi se “projekti “Just” kontribuoi për të sjellë më shumë transparencë në drejtësinë shqiptare”.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori Lu, drejtësisë, nuk i besojne, shqiptaret

Gjyqi i të penduarit të FBI-së do trondisë politikën shqiptare

September 18, 2015 by dgreca

Emërimi i prokurorit Federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjon Juncaj, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i ka dhënë një spunto hetimeve të vjetra që kanë lidhje me çështje të rëndësishme drejt trafikut dhe pastrimit të parave me Shqipërinë.

Një çështje e që po hetohet në këtë drejtim, është dosja e një ish-zyrtari të lartë shqiptar, i cili është i penduar i FBI-së amerikane dhe po bashkëpunon mbi gjetjen e linjave dhe degëve të trafikut të drogës dhe investimit të parave në destinacione të tjera. Siç mësohet, drejtësia amerikanë po heton mbi një pastrim parash në Shqipëri të fondeve të përfituara nga trafiku i drogës.

Çështja në fjalë pritet të dalë në gjyq brenda këtij viti dhe atëherë pritet të dalin në skenë fakte skandaloze. Në process, pala akuzuese mund të thërrasë vetë të penduarin që do të dëshmojë si ka depërtuar në administratën shqiptare dhe marrëdhëniet e tij me eksponentë të politikës.

“I penduari” është një nga anëtarët e bandës së madhe shqiptaro-amerikane në Nju Jork që shpërndanin dhe trafikonin drogën, por edhe pastronin paratë e trafikut. Nga hetimet është zbuluar e gjithë skema e lidhjes së depërtimit të trafikantëve me sektorë të administratës së shtetit shqiptar.

Prej muajit gusht, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është i pranishëm po asiston një prokuror amerikan i cili ka origjinë shqiptare. Gjon Juncaj ka punuar për një kohë të gjatë si asistent prokuror në shtetin e Michiganit, ku ka ndjekur shumë çështje ta pastrimit të parave të drogës nga ana e trafikantëve.

Ai ka një përvojë mjaft mbreslënëse në çështjet e ndjekura në këtë drejtim. Dhe pikërisht kjo eksperiencë si dhe fakti që e njeh shumë mirë gjuhën shqipe, mentalitetin por edhe ambjentin shqiptar, e kanë bërë të mundur emërimin e tij pranë grupit anti-korrupsion të Prokurorisë shqiptare.

Kjo metodë është e njëjtë me atë që SHBA emëroi për të hetuar mafien italiane në Nju Jork, pikërisht juristë të njohur italo-amerikanë, siç ishte edhe ish-prokurori e më pas kryebashkiaku i metropolit më të madh të SHBA-së, Rudolf Guliani. /tesheshi.com/

Filed Under: Komente Tagged With: Gjyqi i të penduarit, politikën shqiptare, të FBI-së do trondisë

SHBA i kërkon Shqipërisë të Ndërpresë Lidhjet me Krimin

September 18, 2015 by dgreca

Ambasadori amerikan në OSBE Daniel Baer: Në zgjedhjet e fundit, në lista mbetën ende disa individë të lidhur me aktivitete kriminale. Eleminimi i korrupsionit dhe largimi i ndikimeve kriminale nga qeveria është thelbësor.

Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer në fjalën e tij në Këshillin e Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë këmbënguli në nevojën që politika shqiptare të këpusë lidhjet e saj me krimin.  Ambasadori Baer, i bëri komentet e tij, pas prezantimit të raportit të përvitshëm të drejtuesit të pranisë së OSBE-së në Shqipëri Florian Raunig, mbi situatën në vend.

“Shtetet e Bashkuara nënvizojnë se pavarësisht progresit të bërë me heqjen e disa individëve të lidhur me aktivitete kriminale nga listat e kandidatëve, disa të tjerë mbetën. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të këmbëngulin që partitë e tyre t’u ofrojnë kandidatë me reputacion që do të mund ta çojnë përpara vendin”, u shpreh ambasadori amerikan, ndërsa shtoi se “eleminimi i korrupsionit dhe largimi i ndikimeve kriminale nga qeveria është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri”. Sipas tij “rruga më efikase për ta siguruar këtë është që Shqipëria të kryejë reforma sistemike kushtetuese dhe ligjore, që do të parandalojnë kandidatët që janë të lidhur me krimin që të përfshihen në listat e votimit”.

Ambasadori amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë e reformës në Drejtësi. “Shtetet e Bashkuara inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin që të mbështesin angazhimin e tyre për ta bërë reformën në Drejtësi një kryeprioritet, me vepra dhe jo vetëm me fjalë”, u shpreh ambasadori Baer, ndërsa nënvizoi “rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces. Reforma duhet të vazhdojë në frymën e një angazhimi multipartiak dhe në të njejtën kohë është me rëndësi që asnjëra nga palët të mos e bllokojë përparimin e mëtejshëm”, theksoi ai.

Sipas ambasadorit amerikan “populli shqiptar  ka pritur për një kohë të gjatë një gjyqësor të paanshëm, një sistem gjyqësor në të cilin gjykatësit dhe prokurorët të promovojnë Shtetin e së drejtës, dhe kanë përgjegjësi për sjelljet e tyre. SHtetet e Bashkuara besojnë fort se shqiptarët e të gjithë krahëve dhe interesave duhet të përballen me sfidën e reformës gjyqësore, përpara se vendi të mund të bëjë një tjetër hap demokratik përpara”.

Për zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa ju referua raportit të ambasadori të OSBE-së në Shqipëri, përfaqësuesi amerikan tha se ato “ishin përgjithësisht pozitive, pa shfaqja te dhunshme dhe qytetarët shqiptarë patën mundësinë të shprehnin të lirë votën. Megjithatë – vijoi ai – misioni i ODIHR-it gjeti një numër parregullsish, si votimi në grup, dyshimet e përhapura për presion mbi votuesit dhe blerjen e votës dhe politizimi i institucioneve shtetërore dhe medias”.(Armand Mero-VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: Lidhjet me Krimin, SHBA i kërkon Shqipërisë, të Ndërpresë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 403
  • 404
  • 405
  • 406
  • 407
  • …
  • 488
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT