• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U mbyll porta e ferrit

August 13, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1. Mortja nuk ngjiste në Goronecë . Afrohej si vetëtimë . Vejushë në të zeza . Shfaqej qartë pamja e saj. Rrëshaja si hije . Përpara mugut . Kullonin sokakët , lot Kërciste çatmaja. Xhindosej vivari. Kyçnin portat goronecarët . Një erë e marrë frushullonte . Në pritje , vdekje me plagë të thella . Binte trazimi i gjakut te mortja . Kthehej , përhumbsh dhe zhdukej . Kaurkat thoshin , prifti i tyre e largonte mortjen .
-Një ditë do të kthehem tek ju , ishte thirrja në kohë-mungesën e saj .
Goroneci mbylli varrezën e Gjohelmit .
E premte . Mëngjesi i ftohtë shoqëruar me një cipë vese. I hirtë mëngjes , survejohej përtej qelqeve . Roja i vuri kyçin.
-Sot mbyllim varrezën, tha ai solemnisht , nga të ikurit afër zemrës .
Pleqësia e xhivarrit morri në dorë një raport të rojtarit të varrezave.
2. Raporti fillonte me fjalët:
“ Nëse ne e ndjejmë dhimbjen , lotët tanë bëjnë një oqean vuajtjesh për ta . Një shtresë e hollë mjegulle na vendos koha si distancë nga ndarja . Në buzët tona që dridhen lexon ikjen tuaj. Në dorën tuaj , shtrihet mbretëria e heshtjes….Shifra nga raporti:80% e pleqve të Goronecit ishin në fushnajën e madhe të harresës . Mendimi i tyre ishte thyer në mes . Ishin tepër të sigurt se një ditë plakat e Goronecit . Çantën e teshave në supë,do të shkonin në fushnajën e madhe , ndërsa do ti prisnin me “mirëardhëshi”…
3.Plakat mbetën në Goronecë . Mortja hidhte hapin mendueshëm në mugëtirë . Do ta mortonte Goronecin . Lot i ngrohtë befas të bulëzoj .
-Perëndi , tha prifti , lutemi të ik vdekja nga Goroneci ynë . Të iki silueta e saj .Të humbas frika në mëndje , në zemër.
Në atë tokë belikë diku thellësisht nuk u desh të shkonte . Askush nga plakat e Goronecit.
U kërkua nëpër thellinat e një depoje të vogël tek varret . U gjet në dyshekun ku dremiste rojtari . Plakat , thaheshin në vitet e Goronecit mitik . Ndërsa si në rinin e tyre . Gjelbëronin. Në perëndim të jetës . Plakat e Goronecit po agonin , sikur të kishin dalë nga vesimi i mëngjeseve.
4.Rapsodi i fshatit Bert Ruzhaj mbasi korri barin,shiu grurin në lëmë,shkroi ndoca fjalë,për raportimin e rojës së varrezave.
”Unë Bert Luzhaj me profesion rapsod i përjetshëm po kumtoj këtë poemë .Poema ka 6 strofa.Titull mbreslënës.Xhivari ynë,në mot të motit,e ka quajtur mortja:

Gdhiu mug në xhivarin e Kunjovës
një zë klithi frikshëm:-Erdhi mortja,
klithma,plakash në kor,në mëhallën tonë,
u lëkund nëpër magji,xhivari i poshtëm.

Rrugicat u shkretuan. Vuvosën dyert.
si erë mbi re i ndoqi frymë e keqe.
-Sonte dhe vetëm sonte vjen mortja,
njerëzia vraponin,të ngujoheshin

-Ç’është kështu-thirri kryeplaku
-Futu brenda po arrin mortja,
ç’orë,ç’minutë do të thermojë jetët
e zeza,që s’ka shërim mortja.

Po vjen me këmbë me duar,
nuk i ndjen dridhjet sizmike, frika
kush mund ti thyej sonte, eshtrat tona,
mellan i zi po rrjedh nëpër rrugica.

S’dua të më fshiheni nën dhera,
me hapin tim ecin muret,dallgët bëhen hi,
copëra pasqyrash,ditën e grisin,
degë e heshtje, det me qiellin e zi.

Nuk pati derdhje ujërash,u tkurrën burimet,
as furrat nuk punuan ,tymtarët qëndruan kot.
-Ç’bëhet kështu-pyeti prifti i Kunjovës,
është kohë e vesës për të derdhur lot.

Nipi pyeti gjyshen: Ç’farë është mortja ?
E largët. E shurdhueshme. E tmerrshme.
Me zëra vuajtjesh,këmbëkryq. Gjithçka e ftohtë.
Pa zhurmë ,e përhumbshme,ulur përmbi heshtje.

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, komente, U mbyll porta e ferrit

Selia e Shenjtë u parashtron qeverive të botës shqetësimin e Papës për paqen

July 30, 2014 by dgreca

Ne Foto:Sekretari i Marrëdhënieve me Shtetet, kryeipeshkvi Dominique Mamberti/
Sekretaria e Shtetit të Vatikanit u ka dërguar ambasadave të akredituara pranë Selisë së Shenjtë një “Notë verbale” për të kujtuar thirrjet e kohëve të fundit të Papës Françesku në lidhje me gjendejn në Lindjen e Mesme. Radio Vatikani intervistoi Sekretarin e Marrëdhënieve me Shtetet, kryeipeshkvin Dominique Mamberti, dhe e pyeti si e shikon Selia e Shenjtë gjendjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme në këto çaste:
Sigurisht, Sekretaria e Shtetit po e ndjek gjendjen e bashkësive të krishtera në Lindjen e Mesme me shqetësim të madh. Bashkësitë e krishtera janë duke vuajtur padrejtësisht, kanë frikë dhe shumë të krishterë janë detyruar të emigrojnë. Vetëm në Mosul ekstremistët kanë zaptuar dhe dëmtuar rreth 30 kisha e manastire të cilave ua kanë hequr kryqin. Për herë të parë pas shumë vitesh nuk ka qenë e mundur të kremtohej mesha e shenjtë ditën e diel. Duhet kujtuar se në Irak, sikurse edhe në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, të krishterët janë të pranishëm që nga fillesat e jetës së Kishës dhe kanë pasur një rol domethënës në zhvillimin e shoqërisë. Ata dëshirojnë thjesht të vijojnë të jenë të pranishëm, si ndërtues të paqes dhe të pajtimit.
Çfarë është duke bërë Selia e Shenjtë për t’ua lehtësuar situatën?
Selia e Shenjtë vepron në nivele të ndryshme. Para së gjithash vetë Ati i Shenjtë ka treguar në raste të ndryshme dhe me malëngjim afërsinë e tij me bashkësitë e krishtera, veçanërisht me familjet e Mosulit, duke i ftuar të gjithë të luten për ta. E ka shprehur personalisht afërsinë e tij, me anë të kontakteve me disa prej udhëheqësve fetarë, si me Patriarkun e Babilonisë së Kaldeasve dhe me Patriarkun e Antiokisë së Sirianëve, duke i inkurajuar barinjtë dhe besimtarët të jenë të fortë e të shpresojnë. U ka dërguar edhe një ndihmë ekonomike familjeve, nëpërmjet Këshillit Papnor Cor Unum, për t’iu përgjigjur nevojave humanitare. Nga ana jonë, Sekretaria e Shtetit, nëpërmjet kanaleve të veta diplomatike, vijon ta tërheqë vëmendjen e autoriteteve ndërkombëtare dhe të qeverive tek vëllezërit tanë dhe pikërisht këto ditë u kemi dërguar një “Notë verbale” të gjitha ambasadave të akredituara pranë Selisë së Shenjtë, me tekstin e thirrjeve të fundit të Atit të Shenjtë në lidhje me gjendjen e përgjithshme në Lindjen e Mesme, dhe u kemi kërkuar t’ua përcjellin qeverive përkatëse. Ne urojmë me gjithë zemër që bashkësia ndërkombëtare ta shikojë me vëmendje këtë çështje, duke qenë se po preken parimet themelore të dinjitetit njerëzor, po preket respektimi i të drejtave të çdo njeriu, bashkëjetesa paqësore dhe harmonia mes njerëzve e popujve. Iraku dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme janë të thirrur të jenë model i bashkëjetesës ndërmjet bashkësive të ndryshme, përndryshe mbarë bota do të humbiste shumë dhe do të ishte shenjë shumë e keqe.
Në lidhje me Lindjen e Mesme, çfarë mendoni për konfliktet që po e përshkojnë atë rajon dhe në mënyrë të veçantë për rritjen e dhunës në rripin e Gazës?
Gjendja është tragjike dhe shumë e trishtueshme. Fatkeqësisht ekziston rreziku të mësohemi me të dhe ta shohim gati si të pashmangshme, gjë që nuk do të ishte e drejtë. Ati i Shenjtë ka bërë thirrje disa herë të vijojmë të lutemi, duke kërkuar dhuratën e paqes dhe duke pranuar thirrjen që vjen prej Hyjit për ta ndërprerë qerthullin e urrejtjes e të dhunës, që e largojnë paqen. Do të doja të theksoja ftesën e Papës për ata që kanë përgjegjësi politike në nivel kombëtar e ndërkombëtar, të mos kursejnë asnjë përpjekje për ndalimin e çdo armiqësie dhe të kërkojnë paqen e dëshiruar për të mirën e të gjithëve. Siç thotë Papa Françesku, duhet më shumë guxim për të bërë paqe, se për të bërë luftë. Nuk duhet të vihen në qendër të vëmendjes interesat e veçanta, por e mira e përbashkët dhe respekti i çdo njeriu.(Radio Vatikani )

Filed Under: Komente Tagged With: për paqen, Selia e shenjte, u parashtron qeverive të botës shqetësimin e Papës

” GUCIA E PLAVA NE VALET E JETES “, NJE LIBER I DHEMBSHEM

July 27, 2014 by dgreca

Nga Rexhep DEDUSHAJ/ New York/
uke e lexuar librin e HASAN I. GJONBALAJ : ” GUCIA E PLAVA NE VALET E JETES ” – Peje 2011/
Keto dite me ra ne dore libri i lartepermendur ne te cilin lexuesi i vemendeshem i verene dy qellime te autorit;
– Dhembeshuria e tij per kete bote – meqe e verente se eshte para vdekjes.
– Thenja e asaj qe ka mbetur pa u thene gjere me tani per historine e Krahines se Plave – Gucise:
Libri bene fjale per vitet 1941-2011…
Qe ne titullin e pare :ARMA E GJYSHIT ,Hasani merret me vdekjen ” si burr”,duke ia lene armen nipit .Ai armete e tij :dijen,talentin per te shkruar,ate qe e ka mesuar gjate jetes etj.ua len nipave neper librat e shkruara prej tij,me porosi te qarta se :” Vatani ” nuk duhet leshuar ,por duhet te mbrohet sic e mbronte gjyshi i tij 80 vjec.
Jane keto porosite e fundit te ketij intelektuali krijuese,i cili vec e dinte se ka shkelur ne drrasen e fundit te jetes!Shum shpejt edhe vdes…
Ne liber autori,ndoshta per here te pare ne jeten e vet e shfryne mllefin ,e shliron shpirtin ,per ate qe e ka pare,e ka perjetuar dhe s’ka guxuar kurr ta thot!!Dikush mund te thot se u be trim para vdekjes.JO.Por s’deshti me i marrur me vehte mesheftesite qe i dinte ,i kishte perjetuar e qe ia kishin shkurtuar jeten.Ne fshatin GURAKUQ qe do ta quante VUTHAJ” vetem atehere kur te lahet Shkembi i Kuq me rreze lirie ” ( f.53).
Kush e ka njohur Hasanin si e njihsha une,psh.veshtire e ka ta besoj se eshte ky liber i tij.Por,PO.Shprehjete jane te tija.Perputhen ngjarjeste e perjetimet e tija.Eshte i pezmatuar sic ishte pas Luftes ne Kosove :Pse Gucia e tij s’iu bashkua Kosoves?!Pse ishim kaq te nemur ?? Por edhe e len porosine se kurr askush se ka pranuar okupatorin e as qe do ta pranoj ,nga ajo krahine.
Jane tmerruese per PARINE e Plave- Gucise ” marreveshja e partizaneve shqiptar me ata malazezo- serb dhe marrveshja e Preke Calit me cetniket karshi parimeve te parise .Ishin dy plumba te rende per nacionalistet vendas…” (f.31).
Pastaj,si i nxierrnin kacaket pas LDB nga shpellate .Si i tradhtonte njerzit ” pushteti popullor “i Shqiperise duke shpallur amnesti per ta e lidhur ia dorzonin OZN-nes .Dihet fati i tyre pastaj…”( Artikulli :Dy kurthe per Kacak ” f.46.)
Pra,HASAN ISUFI – sic e quanin ,foli pak pa vdekur.Foli ate qe e kishte renduar tere jeten .Ate qe e kishte pare me sy.e kishte perjetuar ne shtepine e vet,te miqte e dajte e vet,ne fshatin e vet…
Ja vlen ta lexoni e shihni cfare bene komunistet e te dyja aneve te kufirit Shqiparo-Shqiptar…
I pershkruane te gjitha marifetelleqet e “pushtetit popullor “(lexo:UDB-ese)ne Vuthaj e me gjere…Verasjen e njerzve naten e fajsimin e fqinjeve per ate (duke e nxitur vellavrasjen ne mes Vuthjaneve).Pastaj,plackitjet e fshatareve,qethjen e deleve ne pike te dimrit,qethjen e kuajve dhe djegejen e sanave : “Zullumi ia kishte kaluar cdo te keqeje,..Ishte vepra me e shemtuar ,Si metode e futur nga pushteti qe t’i vinin flake sanes ne mullar mu ne balle te dimrit ,neper bore dhe shi!!”(f.53-54).”Nder te paret ne ndihme ( per fikjen e zjarrit-R.D.)arrinin dy mesues te fshatit …”(f.54)
Dhe,gjate viteve 1950-1967 e arriten kulmin e mosbesimit ( te fshataret ne njeri tjetrin _R.D.)duke perfunduar edhe ne disa gjakderdhje “(57).
Kulmin e mizorise UDB-a e arrine kur ne T’Shtrejte (me 18 korrik 1951-R.D.)” i pushkatojne dy DEDUSHAJ : Cung Tahirin me djalin e vellait Isuf Zymerin .Nuk nevijitej pseja,sepse te gjithe ishim para pushkatimit…”(f.59).
Keto bejne qe njerzit te ikin ,t’ia lene shtepine dhe pasurine ndonje plakut e plake.Duke e citua nje plake te tille buz Brematanes:” Per njerimin tim jam bindur se ata qe u larguane nga kjo zemer shqiptare ,do t’i lene zemrat e tyre neper pluhurin e rrugeve kryqe te botes ,te mos flas per ata qe u linden atje.atje dhe atje.Nuk me mjafton qe te vijne diten e varrosjes ,sepse nuk i shoh.”(f.73).
Hasani merr pjese ne varrimin e shume te rinjeve qe vinin ne arkivole nga Amerika.Ne pajtimin e gjaqeve qe i kishte shkaktuar UDB-a me kalecet e vet.Jo vetem ne Vuthaj por edhe ne fshatrat tjera te krahines ne fjale.Flet per shqiptarin e fundit te Nokshiqit legjendar etj,etj.
Me ka rene ne sy se vitet e fundit emri i Hasanit eshte lene ne harrese .Ai Hasani qe te semur e siellnin neper promovime librash e raste te tjera te krahines .Tani intelektualet e fshatit te tij,bile edhe ata qe ai i quante ; I MADHI N.N. se permendin askund neper emisione televizive ku thuhet se per Krahinen e Plave-Gucise s’ka shkruar askush!!
Tani po e kuptoi se Hasani i ka zhgenjyer fansate e vet me librin ne fjale.S’e kane pritur prej tij qe ish spiuneve te UDB-ese do tua permende te berat e tyre ne GURAKUQ- sic i quane ne liber Vuthajt.
Por Hasani ishte Vuthjane i vertete .Vuthjanet se permendin vuthjanin per te keq para te tjereve .Vepren ua ka permendur e emrat e keqeberesve jo. edhepse i ka ditur mire.Andaj ,bijte dhe nipate e atyre “bemireseve “te UDB-ese bejne mire me reflektuar e mos me u shitur me si ” patriot”te medhenje duke i share krijuesit tone se nje dite do ti permende ndokush edhe emrate e njerzeve te atyre te berave qe i pershkruane Hasani.U keshilloi ta lexoni librin e fundit te Hasan Gjonbalajt ne mos e pacit lexuar ende dhe reflektoni se boll ua kemi pare “hajrin”…

Filed Under: Komente Tagged With: " GUCIA E PLAVA NE VALET E JETES ", I DHEMBSHEM, NJE LIBER, rexhep dedushaj

Të krishterët e pa krishterë!

June 5, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Dera e parajsës sigurisht duhet të jetë disi më e ndryshme nga ajo e Katedralës në ditën e e shenjterimit, që la jashtë ortodoksë shqiptarë, maqedonas e malazezë për të akomoduar priftërinjtë serbë dhe obsesionet e tyre tokësore territoriale e pronësore.(Ruben Avxhiu)
“Kur ushtarët serbë hyjnë në fshatin e vogël Korenica në Kosovë, ata nuk bënë asnjë diskriminim fetar, i vranë të gjithë burrat mbi 16 vjeç. 90% të tyre ishin katolikë dhe 10% myslimanë. Shtëpitë e tyre u dogjën e shkatërruan dhe kur prifti katolik shkoi të ankohet në komandën rajonale u dëgjua me tallje e kërcënime. Asnjë prej vrasësve, djegësve dhe ofenduesve nuk është dënuar apo çkishëruar nga Kisha Serbe.”
Misioni i feve është që të përçojnë tek njerzit mësimet e perendisë, në rrugë shpirtërore. Por;
-Kur Janullatusi i bekon eshtrat e fashatarëve musliman te varrosur para 100 vjetëve, të futur në një kuti si të krishterë dhe pastaj si ushtarë ortodoks grek, C’far është?
-Kur ndërtohet një kishë me një kosto marramendëse prej qindra miljona eurosh pa deklaruar burim financimi në një qytet prej një milion banorësh.Ç’far është?
-Kur i ftuari në shejtërim, kreu i kishës serbe deklaron se Kosova është zemra e Serbisë Ç’far është?
Pra ,ne shqiptarët duhet te ndajmë besimin e krishterë e të respektuar ortodoks me ortodoks-shovinizmin qe sot po gelon ne Shqipëri (Gjon Vuksani)
…Inagurimi i Kishës Ortodokse në Tiranë ka nxjerrë ne pah diskutimet mbi Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare…Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare ishte fryt i punës së Nolit por legjitimimi i kesaj Autoqefalie ishte rezultat i kembenguljes se Mbreterise shqiptare! Siç e dimë Noli iku nga Shqipëria në fund të vitit 1924 ndërsa Kisha mbeti Autoqefale gjithë viteve të Mbreterisë!Ata që e njohin historinë kombëtare e dinë se në ç`far viti është njohur dhe pranuar Autoqefalia e Kishës tonë Ortodokse nga Patrikana!…Si arriti Mbretëria shqiptare të mbeshtesë Kishën?! Këtë gjë duhet ta mesojnë politikanët e sotëm…nëse janë të interesuar kuptohet…(Ilir.Seci.)
“Nuk janë fajtorë Sllavët, sëpari duhet të gjykojmë vetën tonë pse :?! Shkurt-pamësia e disa historianëve nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare, po i vejnë ne pikëpyetje masakrat e osmanlijve gjatë sundimit Osman. !Në vend që të gjykojmë sundimin turk për gjenocidin që krijoi mbi familjet tona ne atë e mbrojmë, ne nuk pranojmë të flasim, ose kemi trup ta pranojmë që stegjyshërit tonë ishin Ortdoks ose Katolikë, Kemi turp ta pranojmë qe kemi fara e dale nga fara e të parëve tanë, dhe që askush nuk na detyron të nderrojmë fe.
Ne nuk merremi me bazat dhe rrënjet tona, por mendojmë aq shkurt sa që behemi sikur jemi popull i lindur me Perandorinë Osmane. !…..….. Kishat ua dhuruam Sllavëve të Ballkanit dhe ata tani ndertojnë “historinë “ e tyre me kishat e stergjyshërve tanë…… sot Serbija , Mali i zi, Sllavët e Maqedonisë, po mburrën me një Histori kinse të tyre , por në fakt me ndërtimet tona, me djersën e stërgjyshërve tonë me gjakun e popullit tonë..?! (Musa Esati)
Kisha Ortodokse Shqiptare a mund të ringjallte Krishtin edhe pa kryepopin serb ?
Krishti nuk mëson vrasjen. Nuk rekomandon hakmarrjen. Nuk këshillon urrejtjen dhe ja këto janë arsyet që bindin se është dashur të mos ftoni në Tiranë një kryepop të popëve Antikrisht ,një Antikrishti për të kremtuar ringjalljen e Krishtit e i cilii u mësoi njerëzve dashurinë.
Ai nuk erdhi në Tiranë me flamur të bardhë të paqes, ose me flamurin e Krishtit, me flamurin e pendesës, por zbriti me flamurin serb. Si një nacionalist tipik serb. Ashtu siç do të kishte dashur të zbresë: Millosheviçi, Koshtunica, Dobrica Qosiqi, Arkani, Shesheli, Vuçiqi e Daçiqi.(Lis Bukuroca ) Frika e tij më e madhe duhet të jetë nëse ka vërtet Zot, nëse ka një ferr ku vuhet vërtet për krime. Nëse kthehet vërtet një ditë Jezu Krishti dhe nëse ajo që është shkruar në Bibël është vërtet fjalë e Zotit. Atëhere ai duhet të ketë shumë, po vërtet shumë shumë frikë.
Shenjtërim do të thotë përjetësim, si akt. Por kjo ceremoni duhet të ishte bërë jo nga individë antishqiptarë që e drejtojnë sot Kishën. Ky akt shenjtërimi nuk është i drejtë sepse u bë nga një njeri që nuk është shqiptar, kryepeshkopi Janullatos, i cili për më tepër thirri klerikë nga Greqia e Serbia. Për cfarë i thirri? Për të treguar se sa i fortë është, sa pushtete ka? Kryepeshkopi Irinej njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë, ndaj si mund të shenjtërojë një njeri i tillë Kishën Shqiptare, kur ai është armiku i shqiptarëve dhe nuk e njeh fare dhe nuk e do kombin shqiptar,” tha pasditen e sotme At Nikolla Marku, gjatë një bisede telefonike për KosovaPress.
Shenjtërimi i kishës ortodokse Shqiptare u kthye edhe në një demostrim force te klerit grekë në Shqiperi. Sikur në krye te kishës sonë do ishte një shqiptar as që mund të paramendohej të ndodhte nje dicka e tille .Siç u vu re ” eshte e padiskutueshme forca e kryepeshkopit shqiptar ne rangun e ortodoksisë shqiptare.Por as Greqia as Qipro,as Serbia, e as Rusia nuk duan të dine për të drejtën tonë që të jetojmë të lire e se bashku si Shqiptare.Keto shtete nuk e njohin pamvarsinë e Kosovës ….dhe këtu lindin shumë pyetje për ortodoksët e vërtetë Shqipetar\:Cili eshte vizioni juaj ortodoks? Një ortodoksi shqiptare qe flet greqisht? Cilet jane miqët e bashkëvellezrit e besimit tuaj? Armiqët e Kosovës janë vëllezërit tuaj? (Altin Kocaqi)
Ky Antikrisht nga dhjetë urdhëresa qëndrore biblike, ka shkelur shtatë. Nuk dimë a ka shkelur kurorën, pra të shtatën. Nuk dimë a ka respektuar të pestën, a ka dashur prindërit e vet. Dhe nuk dimë a respekton ditën e pushimit, të shtatën, popi serb është bashkautor ideologjik i të gjitha mjerimeve shkatuar në Kosovë. Ai që nuk beson dhjetë urdhëresat, nuk mund të konsiderohet i krishterë (Lis Bukuroca )
Ky ishte një mllef i shprehur për të krishterët të pakrishterë!

Fahri Xharra
04.06.14 , Gjakovë

Filed Under: Komente Tagged With: e pa krishterë!, Fahri Xharra, Të krishterët

Akuzat ndaj punonjësit, Ambasada e SHBA: Të skandalizuar; Berisha: Do ju sjell provat

May 30, 2014 by dgreca

Tiranë- Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar ashpër nga akuzave të ish-kryeministrit Berisha për një punonjës të Ambasadës, që sipas tij ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces. Përmes një komunikate për media, Ambasada thekson se është skandalizuar me këtë pretendim, që sipas saj është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të Ambasadës më herët sot nga Z. Sali Berisha, anëtar i parlamentit, gjatë një seance të parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i Ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në proces, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të Ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë” thuhet në deklaratë.
Në vijim të deklaratës, Ambasada e SHBA shton se këmbëngul për nivelin më të lartë të intengritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të misionit të tyre. Ambasada e SHBA i bën thirrje Berishës të reflektojë për sjelljen e tij.
Berisha: Alba Kodheli presion Prokurorëve për Gjokën, do ju paraqes provat
Reflektimi i Berishës ka qenë i menjëhershëm.Përmes një deklarate për mediat Berisha i qëndron sërish deklaratës së tij të bërë në Kuvend. Duke shprehur konsideraten me te larte per Ambasaden e SHBA ne Tirane, Berisha deklaron se mbetet i vendosur t’i paraqes qeverise se SHBA çdo prove lidhur me problemin ne fjale.
“Lidhur me nje deklarate te ambasades amerikane per nje denoncim timin te sotem ne Parlament sqaroj dhe nje here opinionin publik sa vijon: Znj. Alba (Ibrahimi) Vata ka nderhyre me insistim qe te hapet çeshtje penale ndaj Gjeneral Syrja Gjokes dhe kjo nderhyrje, qe sipas saj eshte bere ne emer te OPDAT, eshte refuzuar nga prokuroret tek te cilet ajo ka nderhyre. Nuk kam asnje dijeni se misioni i OPDAT ka tager te nderhyje ne çeshtje penale te veçanta. Gjykata e apelit gjeti te paligjshem arrestimin e gjeneral Syrja Gjokes.Duke shprehur konsideraten me te larte per ambasaden e SHBA ne Tirane mbetem i vendosur t’i paraqes qeverise se SHBA çdo prove lidhur me problemin ne fjale”deklaron Berisha.
Ja çfarë deklaroi Berisha në seancën plenare
Gjatë seancës së Kuvendit ish-kryeministri Berisha akuzoi Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli se ka ushtruar presion përmes motrës së saj, punonjëse OBDAT-it, ndaj dy prokurorëve për të arrestuar më çdo kusht gjeneral Brigade Syrja Gjokën, Komandant i Brigadës Logjistike.
“ Ka nisur motrën e saj në emër të OBDAT-it, duke folur në emër të misionit, që aty është thjesht punonjëse, duke u bërë presionin më të jashtëzakonshëm Prokurorëve dhe jo një po dy prokurorëve,që o Syrja Gjoka në litar ose ju kështu do humbisni sepse kështu është vendosur. A merret një baba, një Gjeneral, një ushtarak , një njeri në detyrë, kafshërisht”tha ai.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadori Arvizu, amerikane, Berisha, punonjesi i ambasades

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 420
  • 421
  • 422
  • 423
  • 424
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT