• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË

January 13, 2026 by s p

Nga Jusuf BUXHOVI/

Studimi voluminoz i historianit Ethëm Çeku “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912” paraqet një kontribut të rëndësishëm të elaboratit sintetik të fazës së fundit të lëvizjes kombëtare në periudhën 1908-1912, kur ajo do të përmbyllet me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Autori, që në fillim e shfaqë këtë pretendim në përputhje me qasjen analitike dhe kritike periudhës dinamike të historisë së shtet ndërtimit shqiptar, duke u përqendruar te aspektet fundamentale politike dhe diplomatike të këtij rrugëtimi; së pari të kërkesa për autonomi politike përbrenda Perandorisë Osmane, përmes marrëveshjes së Hasan Prishtinë në Shkup me gjeneralin me prejardhje shqiptare Ibrahim Pasha përmes katërmbëdhjetë pikëshit, që paraqet kornizën e asaj që nga shumë studiues meritore shihet edhe si “Shqipëri Osmane”, e cila do të kthehej në Shqipëri evropiane çastin që do të shpërbëhet Perandoria Osmane, siç ndodhi pas luftërave ballkanike në fund të vitit 1912; dhe së dyti të zhvillimeve që pasuan gjatë luftërave ballkanike (tetor-dhjetor 1912) kur hapësira shqiptare u pushtua brenda një kohe të shkurtër nga ushtritë serbe, malaziase dhe greke, zhvillime këto, që shënojnë evoluimin politik të kërkesës për barazi (nga Lidhja Shqiptarë e Prizrenit, Lidhja e Pejës e deri te katërmbëdhjetë pikëshi i Hasan Prishtinës në Shkup) tek ajo për shtet të pavarur, që do të nisë në Stamboll me aktivitetin e Ismail Qemalit për të vazhduar në Bukuresht dhe për t’u kurorëzuar me përkrahjen për pavarësi kombëtare nga diplomacia e Vjenës, gjatë takimit të Ismail Qemalit me Behrtholdin.

Kapërthimi i këtij zhvillimi katërvjeçar nëpër të cilën kaloi lëvizja kombëtare shqiptare, pamëdyshje se autorin e ka ballafaquar me disa sfida të rëndësishme politike, shoqërore dhe kulturore të lidhura drejtpërdrejt me Revolucionin Xhonturk të vitit 1908, dhe epilogun e tij në Ferizaj, me ç’rast kthimi i konstitucionalizmit dhe pranimi i konceptit xhonturk të reformimit të perandorisë, paraqet edhe evolucionin politik të lëvizjes kombëtare përbrenda këtij zhvillimi si dhe dinamikës politike, me ç’rast, shqiptarët, siç e thotë edhe N. Clayer (“Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”), morën pjesë në revolucion si osmanë dhe si shqiptarë. Zbërthimi i këtij dualizmi, në planin politik dhe kulturor, është i një rëndësie të veçantë, meqë shpjegon suksesin, por edhe dështimin e mëvonshëm të revolucionit, siç shpjegon edhe pajtimet fillestare dhe mospajtimet midis tyre, që do të sjellin konfliktin midis shqiptarëve dhe Turqve të Rinj, që për pasojë do të kryengritjen shqiptare të viteve 1910-1912, pastaj krizën ballkanike, luftërat ballkanike dhe shpërbërjen e Perandorisë Osmane.

Mund të thuhet se Çeku ia ka dalë që, nga qëndrimet e deritanishme të historianëve shqiptarë – (të shumtën të ngarkuar nga diskursi ideologjik) apo të huaj – (që minimizojnë rolin e shqiptarëve në themelimin dhe kurorëzimin e revolucionit drejtpërdrejt në Kuvendin e Ferizajt dhe ultimatumin drejtuar Sulltanit për shpalljen e konstitucionalizmit në verën e vitit1908), t’ua krijojë një kornizë tematike këtyre proceseve, me ç’rast elaborohen shterueshëm ato që mund të merren përputhje dhe më vonë shpërputhje të shqiptarëve me xhonturqit, me dioptrinë objektive të raporteve politike, shoqërore dhe veçmas kulturore që, në njërën anë bashkuan shqiptarët me idenë e reformave xhonturke, siç ishin ato në fazën e parë, kur fillon jeta parlamentare dhe shqiptarët shfaqen si forcë politike në parlament me 32 deputetë, e ku shënohet një etablim i shqiptarizmit kulturor përmes hapjes së klubeve shqiptare, botimit të gazetave dhe të librave shqipe e deri te mbajtja e Kongresit të Alfabetit të Manastirit ku nacionalizmit shqiptar do t’i krijohet platforma politike përmes gjuhës, dhe në tjetrën anë, shfaqje së nacionalizmit turk si osmanizëm nën petkun e islamizmit, që pengonte reformat e premtuara dhe njëherësh kërkesat e shqiptarëve për autonomi përmes njohjes së kombësisë, i anatemonte si armiqësore!

Këtij zhvillimi tejet domethënës Çejku i kushton vëmendje analitike, gjithnjë duke perfillur edhe qëndrimet e deritanishëm, në dy kapituj: kreun e parë dhe kreun e dytë. Në kreun e parë: Shqiptarët dhe Xhonturqit në fund të viteve 1908-1909 tematikisht kemi përqemdrimin nga Revolucioni Xhonturk dhe çështja shqiptare, përmes dilemës – zgjidhje apo iluzion. Pra, ku zënë fill edhe ato që do të ngritën në përputhje dhe shpërputhje e deri te konfliktet me konceptet e osamanizmit që përjashtonte autonominë shqiptare përbrenda Perandorisë Osmane, siç ishte kërkuar në vazhdimësinë nga Lidhja Shqiptare dhe ngritur si çështje edhe nga themeluesit e shqiptarë të kësaj lëvizje (Ibrahim Temo dhe më vonë aktivistet e saj: Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina). Te këto përputhje, pra sukseset politike dhe kulturore të shqiptarëve lidhen me Kongresin e Manastirit si fitore e shqiptarizmit politik dhe kulturor, pastaj vazhdojnë me Kongresi i Dibrës, Kongresin i Elbasanit, hapjen e Shkollës Normale e deri te Kongresi i dytë i Manastirit. Por, shqiptarizmi kulturor që për dividentë pashmangshëm kërkonte dhe autonominë politike, binte ndesh, në kundërshtimi të hapur, me osmanizmin xhonturk, gjë që hapi konfliktin me shqiptarët, pikërisht me ata që ishin motori politik dhe ushtarak i tyre.

Observimet e Çejkut në këto zhvillime janë sintetike nga burime të ndryshme dhe autorë të ndryshëm, mbi të cilat ndërtohet qëndrimi analitik komplementar nga shumë faktorë. Këtë rrugë autori i kapërcen duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve, dihominë e shqiptimit përmes impulseve kulturore (alfabetit, botimeve, shkollave) në raport me represionin e qeverisë xhonturke kundër këtij zhvillimi, që do të pasqyrohet me kryengritjet shqiptare të vitit 1910, ku përdorët forca ushtarake kundër tyre me fushata tepër të egra te drejtuara nga Shefqet Turgut Pasha, të cilat do të krijojnë probleme të mëdha në Vilajetin e Kosovës dhe atë të Shkodrës. Ata do të pasojnë me kryengritjet e vitit 1911, të cilat do të dalin me kërkesën për autonomi, e ku do të invoilvohen edhe faktorët tjerë ballkanike: Mali i Zi dhe Serbia, të cilat, për interesat e tyre, do të fillojnë instrumentalizmin e liderëve dhe feudalëve shqiptarë. Çeku i kushton vëmendje të duhur raporteve të kryengritësve shqiptarë me Malin e Zi si dhe përpjekjet e Cetinës që shqiptarët të shfrytëzohen për dobësimin e Perandorisë Osmane. Në këtë kontekst, hedhet dritë e duhur edhe te roli i Austro Hungarisë në kryengritjen shqiptare si dhe i Italisë, po ashtu, në përputhje me interesat e tyre, të cilat ndikuan edhe bifurkacionet politike në drejtim të Vjenës dhe Romës, me ndikim të instrumentalizimit të saj dhe të liderëve shqiptarë, shumë prej të cilëve edhe morën anë të caktuara.

Përmbyllja e kapitullit të pasuksesshëm të kryengritjeve 1910-1911 si dhe vështirësitë që dolën prej tyre, natyrisht se imponuan nevojën që kërkesat për autonomi të ridimensiononhen edhe me luftë politike, siç ishte dalja e deputetëve shqiptarë nga parlamenti Osman në janar të vitit 1912 dhe mbledhja e Taksimit në shkurt të vitit 1912 midis liderëve politikë I. Qemalit, H. Prishtinës, E. Toptanit, M. Libohova, Aziz Pashë Vrioni dhe Syrja bej Vlora me ç’rast u mor vendimi për kryengritje të armatosur që do të fillojë në Kosovë dhe do të përhapet edhe në vilajetet tjera, paraqesin aktin përfundimtar të konfliktit të shqiptarëve me xhonturqit, që do të përfundojë me fitoren shqiptare me marrëveshjen e Shkupit midis Hasan Prishtinës dhe Perandorisë Osmane, marrëveshje kjo që do të sjell ndryshime të mëdha politike në Stamboll (shpërbërja e parlamentit osman më 9 gusht, rënia e qeverisë xhonturke më 16 gusht dhe shfaqja e qeverisë kalimtare të Gazi Myftar Pashës), ndryshime këto që shënojnë preludin e luftërave ballkanike në tetor të atij viti midis aleancës ballkanike (Serbi, Mal i Zi, Greqi dhe Bullgari) kundër Perandorisë Osmane.

Në këtë zhvillim tejet dinamik, që solli ndryshime radikale pas humbjes ushtarake të Perandorisë Osmane ndaj forcave ballkanike, që për pasojë patën pushtimin e vilajeteve shqiptare nga Mali i Zi, Serbia dhe Greqia si dhe masakrën ndaj popullatës shqiptare, e që më 28 nëntor rezultoi me shpallen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, Çeku përqendrohet tek kryengritja e Kosovës, raportet ushtarake dhe politike në të, veçmas sukseset e kryengritjeve nga maji deri në gusht të atij vit kur shënohet edhe depërtimi i forcave kryengritëse në Shkup, më 18 gusht, por jo edhe çlirimi i Shkupit siç thuhet në “Historinë e Popullit Shqiptar”, botimi 1969 në Prishtinë, ngaqë çlirim do të thotë largimi i forcave pushtuese dhe vendosje e strukturave politike dhe ushtarake, gjë që kjo nuk kishte ndodhur asokohe. Këtë problematikë, autori e trajton me mjaft kompetencë në përputhje me dokumente meritore austro hungarezë, osmane, italiane, serbe, malaziase dhe të tjera, duke paraqitur edhe dobësitë e faktorit shqiptar gjatë bisedimeve të Shkupit, po edhe paraprakisht në disa momente, kur shfaqen kontradikta të hapura pro dhe kundër osmanëve, pro dhe kundër autonomisë po edhe pro dhe kundër pavarësisë së shpallur në Shkup, që do të paraqiste një dimension tjetër politik të çështjes shqiptare. Personalitet e njohura të lëvizjes, në masë të madhe zhvishen nga petku ideologjik, ai folklorik, duke u parë në raport me faktorët e kohës dhe rrethanat, ku bashkëpunimi i tyre me Serbinë dhe Malin e Zi nxjerr në pah vështirësitë e lëvizjes kombëtare në rrethanat e projekteve hegjemoniste serbe, malaziase dhe greke, që do të rezultojnë edhe me mbetjen e Kosovës dhe të Maqedonisë nën Serbi, dhe të pjesëve të Çamërisë nën Greqi.

Natyrisht se autori, në përputhje me konceptin që të kapërthehen ngjarjet 1908-1912, ndalet te luftërat ballkanike, tragjedia që sollën ato për ta përmbyllur çështjen me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Në këtë zhvillim vëmendje e madhe do t’i kushtohet misionit diplomatik të I. Qemalit në prak dhe gjatë shpalljes së pavarësisë.

Si përfundim mund të thuhet se vepra e E. Çekut “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912” si histori diplomatike e çështjes shqiptare, paraqet një kontribut të rëndësishëm historiografik. Botimi i këtij libri nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sikur e liron paksa prej anatemës së anemisë së punës hulumtuese shkencore në fushën e historiografisë Institucionin tonë të rëndësishëm, veçmas të tejkalimit të dioptrisë ideologjike dhe asaj të diktatit të historiografisë së Beogradit në botimet e rralla të kësaj natyre.

-Ethëm Çeku: “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”, botoi Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, 2024. Faqe 968.

Filed Under: Komente

Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve

January 12, 2026 by s p

Dr. Nikollë Loka/

Pas shpalljes së Kushtetutës së Dytë Osmane u bënë ndryshime të rëndësishme në fushat e organizimit dhe formimit të shoqatave. Kjo periudhë shënoi një rritje të aktivitetit shoqëror dhe kulturor, sidomos për shqiptarët. U hapën klube kulturore shqipe në qytete të ndryshme, si: Stamboll, Shkup, Manastir, Selanik, Janinë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës, Elbasan etj. Në këto klube u botuan gazeta dhe revista të ndryshme në gjuhën shqipe, që patën një ndikim të madh në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe në nxitjen e lëvizjes kulturore, duke mundësuar përhapjen e ideve për autonominë dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Në këtë periudhë lindën dilema të rëndësishme lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe. Një prej çështjeve kryesore ishte zgjedhja mes përdorimit të alfabetit latin ose arab për të shkruar gjuhën shqipe. Ky debat shkaktoi mjaft polemika ndër intelektualët shqiptarë të Stambollit, të cilët diskutonin mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes përdorimit të alfabetit të duhur. Gazetat që botoheshin nga shqiptarët u bënë një hapësirë e rëndësishme për këtë diskutim. Ato shërbyen si forume ku intelektualët shkëmbenin mendime dhe argumenta mbi këtë temë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e gjuhës shqipe. Disa gazeta ishin shkruar me alfabetin arab, disa me alfabetin latin dhe disa të tjera me turqishten osmane.

Një nga gazetat më të rëndësishme të kësaj periudhe ishte “Arnavud/Shqipëtari”, e cila filloi të botohej në Stamboll, në lagjen Beyoğlu, nga Dervish Hima (Ibrahim Mehmet Naçi). Kjo gazetë ishte një nga shprehjet më të rëndësishme të lëvizjes së shtypit shqiptar në periudhën e dytë kushtetuese dhe, për të kuptuar më mirë ndikimin e saj dhe të ideologjisë së kohës, është e nevojshme të shqyrtojmë më në detaje figurën e Dervish Himës.

Dervishi lindi në Strugë në vitin 1873. Ai ndoqi shkollën e mesme në Manastir dhe Selanik, para se të transferohej në Stamboll për të vazhduar studimet në Mekteb-i Tıbbiyye-i Şahane (Shkolla e Mjekësisë). Gjatë kohës që ishte në Stamboll, ai u angazhua në lëvizjen patriotike shqiptare, si dhe u bë pjesë e shoqërisë “Bashkim e Përparim” që angazhohej për decentralizimin dhe dhënien e më shumë të drejtave për popujt e shtypur. Gjithashtu, ai filloi të mendonte dhe të shkruante për të ardhmen e kombit shqiptar.

Megjithatë, Hima nuk e përfundoi shkollën e mjekësisë, dhe në vitin 1895 ai u largua nga Stambolli dhe filloi të luante një rol kyç në organizimin e mbledhjeve të rëndësishme për çështjen shqiptare. Ai gjithashtu kontribuoi në botimin e broshurave dhe gazetave që trajtonin çështje të lidhura me Shqipërinë dhe shqiptarët (Olgun, 2017: 27-42). Në vitin 1897, ai udhëtoi për në Bukuresht, ku vazhdoi të merrej me çështjet kulturore dhe politike të shqiptarëve, duke ndihmuar në forcimin e lidhjeve me intelektualët dhe politikanët shqiptarë të asaj kohe, përfshirë me Ibrahim Temon, një tjetër figurë kyçe e lëvizjes patriotike shqiptare(Dërmaku, 1983: 162). Ky angazhim i vazhdueshëm për të zgjidhur problemet e shqiptarëve dhe mbështetja e tij për çështjet kombëtare janë pasqyruar edhe në gazetën “Arnavud/Shqipëtari”, që ai e drejtoi.

Gazeta “Arnavud/Shqipëtari” ishte një medium shumë i rëndësishëm për afirmimin e identitetit shqiptar në periudhën e Dytë të Kushtetutës, që dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shtypit shqiptar. Ajo përfaqësoi një mjet të fuqishëm për të pasqyruar shqetësimet e shqiptarëve dhe për të promovuar ideologjinë e lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër gazetat më të rëndësishme të asaj periudhe.

Gazeta filloi të dilte më 13 janar 1910 dhe vazhdoi deri më 25 tetor 1912, duke e përfunduar ciklin e saj me 74 numra. Ajo ishte një gazetë javore që luajti një rol të rëndësishëm në periudhën e zhvillimit të identitetit dhe kulturës shqiptare, duke kontribuar në përpjekjet për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe në një kohë kur kjo ishte një çështje mjaft e diskutuar. Gazeta u botua për gati tre vjet dhe trajtoi çështje të rëndësishme lidhur me shqiptarët.

Në faqen e gazetës, Dervish Hima shprehu mendimin e tij se “prania e Turqisë në Rumeli është e lidhur me ekzistencën e shqiptarëve, dhe ekzistenca e shqiptarëve është e lidhur me ekzistencën e Turqisë. Kështu, ne shqiptarët dëshirojmë të menaxhojmë Shqipërinë si një njësi të bashkuar, por gjithashtu duam ta qeverisim nën mbrojtjen dhe administratën e Perandorisë Osmane” (Gawrych, 2006: 144). Ky qëndrim tregon se Hima dhe shumë intelektualë shqiptarë të kohës ishin të ndarë mes dëshirës për autonomi dhe identitet kombëtar dhe nevojës për të ruajtur një marrëdhënie me Perandorinë Osmane për t’u mbrojtur nga rreziqet e jashtme. Ai gjithashtu argumentoi se pjesa e gazetës e shkruar në gjuhën shqipe duhet të përdorte shkronjat latine që nga numri i parë.

Dervish Hima mbrojti këtë tezë, ndërkohë që midis deputetëve shqiptarë po zhvilloheshin diskutime të rëndësishme mbi alfabetin që duhet përdorur për gjuhën shqipe (Kaleshi, 1969: 92-94). Pas Kongreseve të Manastirit, Dibrës dhe Elbasanit, botimi i kësaj gazete në Stamboll dhe mbështetja për alfabetin latin kishte një rëndësi të madhe për zhvillimin e gjuhës shqipe. Hima kishte këmbëngulur se për shqiptarët prioritet ishte ruajtja e identitetit dhe e gjuhës së tyre, duke mbështetur përdorimin e alfabetit latin për gjuhën shqipe. Ai shpjegon se ndërkohë që disa shqiptarë kërkonin fetva për përdorimin e alfabetit arab, mbështetësit e alfabetit latin refuzuan të ndryshonin qëndrimin e tyre, duke krijuar tension me Komitetin “Bashkim e Përparim”.

Pika kryesore që del nga ky tekst është: për shqiptarët, identiteti kombëtar dhe gjuha ishin çështje primare, dhe për këtë qëllim ata ishin të gatshëm ta kundërshtonin presionin politik ose fetar që vinte nga administrata osmane ose grupet e tjera.

Në numrin e tretë të gazetës, janë përfshirë diskutimet e deputetëve shqiptarë mbi gjuhën shqipe. Në këtë periudhë, lidhur me çështjen e përdorimit të alfabetit arab për gjuhën shqipe, më 19 janar 1910, disa deputetë shqiptarë i dorëzuan një letër Kryeministrit, ku shpreheshin se shkronjat arabe ishin më të përshtatshme për gjuhën shqipe (Yavaş, 2016: 230). Ndër këta deputetë ishin: deputeti i Elbasanit, Haxhi Ali; deputeti i Shkupit, Said; deputetët e Prishtinës, Shaban dhe Emin; deputeti i Prishtinës, Fuad; deputeti i Taslicës, Ali Vasfi; deputeti i Prizrenit, Jahja; deputeti i Prizrenit, Mehmed Emin në emër të Said Yahya; deputetët e Shkodrës, Rıza dhe Myrteza; deputeti i Manastirit, Mehmed Vasıf; deputetët e Pejës, Mahmud Bedri dhe Ahmed Hamdi; deputeti i Dibrës, Hasan Basri; deputeti i Senicës, Hasan Muhidin.

Në anën tjetër, një deklaratë e rëndësishme e deputetëve shqiptarë që mbështesnin alfabetin latin u publikua në gazetën “Arnavud/Shqipëtari”. Kjo deklaratë ishte një përgjigje e fortë ndaj letrës së deputetëve që mbështesnin alfabetin arab dhe përfaqësonte qëndrimin e tyre për përdorimin e alfabetit latin (Kaleshi, 1969: 94-95). Mes emrave të deputetëve që nënshkruan deklaratën ishin: Aziz Vrioni nga Berati, Esad[Pasha} nga Tirana, Ismail Qemali nga Vlora, Ali Hajdari nga Gjakova, Ganiu nga Frashëri, Myfid [Libohova] nga Gjirokastra dhe Hamdiu nga Margëlliçi.

Me përpjekjet e mëdha të Dervish Himës, gazeta “Arnavud/Shqipëtari” mbajti një qëndrim pro përdorimit të alfabetit latin dhe vazhdoi të publikonte qëndrime të ngjashme deri në numrin e fundit.

Përveç kësaj, gazeta trajtoi edhe çështje të tjera. Për shembull, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë Milanovic, në Stamboll, gazeta publikoi artikuj për tre javë radhazi. Nga këto artikuj mund të merrej informacion mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj politikave të Perandorisë Osmane, Serbisë dhe Italisë në atë periudhë, si dhe mbi projektin e planifikuar të hekurudhës Danub-Adriatik.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm lidhur me Dervish Himën është se ai mbështeti idenë e decentralizimit administrativ, të quajtur Adem-i Merkeziyetçilik (centralizëm i pavarur), një ide që Princi Sabahattin e mbante si një mundësi për të ndihmuar zhvillimin e pavarësisë lokale. Kështu, Dervish Hima, i cili ishte pjesë e grupit të Unionistëve, zhvilloi një opozitë të fortë ndaj politikës së Sulltan Abdül Hamidit II.

Për shkak të qëndrimeve të tij të forta kombëtare dhe kritikës ndaj politikës asimiluese të Perandorisë Osmane, gazeta “Arnavud/Shqipëtari” u përball me censurë dhe mbyllje të përsëritura nga autoritetet osmane. Pas botimit të disa artikujve që kritikuan ashpër qeverinë, gazeta u ndalua dhe pasqyra e saj u transformua disa herë, duke u ribotuar nën emra të ndryshëm. Për shembull, numri 29 u ndalua dhe numrat 33-39 u botuan me emrin “Bashkimi”, ndërsa numrat 53-59 u botuan me emrin “Shkumbi”. Numri 64 u ndalua gjithashtu për artikujt kritikë ndaj qeverisë dhe gazetave pranë saj.

Këto mbyllje ishin pasojë e shqetësimeve të qeverisë osmane për ndikimin që mund të kishte gazeta në përhapjen e ideve kombëtare shqiptare dhe kundërshtimin e politikave asimiluese. Në fund të vitit 1912, pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, gazeta “Arnavud/Shqipëtari” botoi numrin e saj të fundit, numrin 74. Në këtë numër, Dervish Hima shprehu një apel të fuqishëm për unitet midis shqiptarëve dhe administratës osmane, për të mbrojtur territoret shqiptare. Ai shkruante se “shqiptarët duhej të bashkoheshin për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për popullin shqiptar brenda Perandorisë Osmane”. Ky apel për bashkëpunim ndërmjet shqiptarëve dhe osmanlinjve, për të ruajtur integritetin territorial të Shqipërisë, u bë, ndërkohë që Hima vazhdonte të mbështeste të drejtat dhe identitetin e kombit shqiptar.

Gazeta e përfundoi ciklin e saj të botimeve pas këtij numri, por ndikimi i saj mbeti i fortë në shoqërinë shqiptare. Dervish Hima dhe “Arnavud/Shqipëtari” kontribuan në formimin e një gjenerate të re intelektualësh dhe aktivistësh që, pas Luftërave Ballkanike, do të luanin një rol kyç në formimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Filed Under: Komente

Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez

January 12, 2026 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Duke vëzhguar përplasjet e ashpra bashkëkohore ndërmjet shqiptarëve dhe figurave të ndryshme politike, ku shpesh edhe vetë kuptimi i nocioneve si “patriot” dhe “tradhtar” është relativizuar, një pjesë e përgjigjes mund të gjendet në përvojat historike. Në momente vendimtare për të ardhmen politike të shqiptarëve – siç ishte kryengritja e përgjithshme shqiptare e vitit 1912 – Serbia, e shqetësuar se çështja shqiptare dhe formimi i një shteti shqiptar mund të zgjidheshin në Kosovë, ndërhyri në mënyrë aktive me mjete financiare dhe politike për ta devijuar karakterin e lëvizjes. Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje ishte dobësimi i unitetit shqiptar dhe orientimi i krerëve të saj kundër Austro-Hungarisë, e cila në atë kohë përbënte aleatin kryesor dhe pothuajse të vetëm evropian të shqiptarëve.

Në këtë kuadër, Beogradi synonte të minimizonte rolin e Hasan Prishtinës, i cili, sipas burimeve diplomatike serbe, shihej si figura që “ëndërronte krijimin e shtetit shqiptar”. Për Serbinë ishte me interes që Hasan Prishtina të ndodhej në marrëdhënie konfliktuale me krerët e tjerë shqiptarë, veçanërisht me ata me të cilët vetë shteti serb kishte krijuar kanale bashkëpunimi. Paralelisht, Serbia investoi në mënyrë të vazhdueshme edhe në acarimin e raporteve ndërmjet Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, duke ndikuar te ky i fundit me qëllim që të amortizohej roli i krahut autonomist të lëvizjes shqiptare.

Një dokument i Konsullatës Serbe në Shkup nga gushti i vitit 1912 ofron një pasqyrë domethënëse të kësaj strategjie. Në të theksohej se “emri i Isait është prapëseprapë më i fortë se i gjithë të tjerëve dhe ai në të gjitha vendimet duhet të kishte fjalën vendimtare”, por se kjo situatë do të ndryshonte po të mos ishte prania e Hasan Beut, i cilësuar si “udhëheqës intelektual” me pikëpamje të reja dhe ndikim të fuqishëm, veçanërisht mbi Isa Boletinin. Dokumenti e përshkruan Hasan Prishtinën si figurë të vështirë për t’u instrumentalizuar, të pamundur për t’u paraqitur bindshëm si njeri i Austrisë apo i Anglisë, duke e karakterizuar atë si nacionalist shqiptar dhe si një nga të paktët që “e ndjen dhe e predikon shqiptarësinë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës”.

Në të njëjtën kohë, raporti serb e paraqet Hasan Prishtinën si figurën më kërcënuese për interesat serbe, duke theksuar frikën e tij nga ekspansioni serb dhe bindjen se në Kosovë “nuk mund të ketë vend për të dy popujt”. Për rrjedhojë, ai konsiderohej “armik i përbetuar” i Serbisë, për të cilin sugjerohej hapur se ose duhej futur në konflikt me Isa Boletinin, ose duhej neutralizuar fizikisht “me mjeshtri”. Shqiptarët, sipas këtij dokumenti, duhej “mbajtur në dorë” dhe në asnjë mënyrë nuk duhej lejuar që të dilnin nga kontrolli.

Në kohën kur kryengritja e përgjithshme shqiptare në Kosovë kishte marrë hov, Peerandoria Osmane filloi negociata me udhëheqësit shqiptarë, Hasan Prishtina i hartoi 14 pika drejtuar qeverisë osmane. Në këtë moment, sipas burimeve diplomatike serbe, Isa Boletini ishte i vetmi ndër krerët e kryengritjes që insistonte vazhdimisht se serbëve duhej t’u njiheshin të njëjtat të drejta që kërkoheshin për shqiptarët, një qëndrim që mbështetej edhe nga Riza Beu. Propozimi i tij për shtimin e një pike të 15-të në programin e kërkesave, që parashikonte shtrirjen e këtyre të drejtave edhe mbi serbët, përkonte në mënyrë domethënëse me strategjinë serbo-ruse të barazimit juridik të komuniteteve, e cila synonte relativizimin e shqiptarëve si shumicë demografike dhe politike në Kosovë. Në këtë kuptim, kërkesa nuk ishte thjesht shprehje e një konceptimi gjithëpërfshirës të të drejtave, por potencialisht edhe një instrument politik i përdorshëm nga Beogradi dhe Petrogradi për të dobësuar karakterin kombëtar të programit shqiptar. Pikërisht për këtë arsye, propozimi i Isa Boletinit u hodh poshtë nga Hasan Prishtina dhe krerë të tjerë shqiptarë, të cilët synonin ta ruanin qartësinë politike dhe kombëtare të platformës së kryengritjes.

Në përmbyllje, raporti konstatonte se shqiptarët duhej mbajtur larg Austro-Hungarisë, e cila perceptohej si kundërshtari më i madh i ekspansionit serb në Ballkan. Për këtë arsye, kërkohej “një plan serioz dhe veprim sistematik”, duke theksuar se konflikti ndërmjet shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane duhej mbajtur nën kontroll nga Serbia dhe jo t’u lihej në dorë fuqive të tjera. Kjo dëshmon qartë se përçarja e brendshme shqiptare nuk ishte thjesht produkt i rivaliteteve lokale, por rezultat i një politike të qëllimshme dhe afatgjatë ndërhyrjeje nga Beogradi.

Filed Under: Komente

“Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”

January 9, 2026 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Siç është e mirënjohur, më 3 janar 2026, pra ende pa kapërdijë (për humor) kaposhin e detit dhe as urimet tradicionale, Presidenti Donald Trump urdhëroi përdorimin e fuqisë ushtarake për të prangosur dhe çuar para drejtësisë z. Nicolas Maduro, i cili: “duke shpërdoruar fuqinë e pushtetit dhe bandave të drogës jo vetëm sundonte prej 13 vitesh popullin e Venezuelës por edhe kërcënonte standardet e jetës dhe sigurisë së amerikanëve, si dhe interesat gjeopolitike në kufijtë jugorë të SHBA-ve”!

Përmbledhje mbi gjetjet dhe peshën gjeo-politike nga operacioni për prangosjen e Maduros:

Pikësëpari, përtej makinerisë helmuese të dezinformimit (deep fake), tmerrit së putinistëve, Kim-Joung-ëve ose sundimtarëve të ngjashëm me Maduron, si dhe kakofonisë së të gjithëditurve kudo në studio/media, fatkeqësisht edhe në Tiranë, Prishtinë etj, këtë operacion: “nuk e gjej kurrësesi agresion për pushtimin e Venezuelës”, por si kontribut për çlirimin e saj, si dhe forcimin e besimit të doktrina/qasja e fortë e Trump: “paqe e imponuar nëpërmjet forcës, ndaj sundimtarëve të marrë nga fuqia e mbi-pushtetit”!

Po ashtu, edhe Presidentin Trump e gjej terësisht brenda ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese të shpallura në Strategjinë e Sigurisë – 2025 (e miratuar në Kongres dhe Senat) e cila përfshin: “detyrën e FAA për mbrojtjen e kufijve shtetërorë, standardeve të sigurisë së qytetarëve si dhe interesave amerikane nga armët e shkatërrimit në masë, emigracioni i paligjshëm, narko-terrorizmi ndërkombëtar, etj”. Thënë këtë, pa asnjë dyshim, “prangosja e Maduros pa lejen e Moskës, etj”, vulosi projektin e Presidentit Trump-2 për:“Amerikën edhe më të madhe/fortë, si dhe imponimin e paqes nëpërmjet forcës”, çka legjitimon përdorimin e fuqisë ushtarake ndaj autokratëve të gjithpushtetshëm, të cilët, përveç sundimit të popujve të tyre, kërcënojnë edhe sovranitetin si dhe mënyrën e jetesës së popullit amerikan!

Së dyti, jo vetëm që nuk kishte/ska pushtim nga ShBA-të, por në realitet ky sulm sapo ka ndezur shkëndijën e lirisë për popullin e Venezuelës, Kolumbisë, Kubës, Iranit etj, si dhe shpresës për t’u çliruar nga droga, krimi dhe sundimtarët e gjithpushtetshëm! Prandaj, vetëm disa orë pas prangosjes së Maduros, ShBA-të paralajmëruan edhe Presidentin qesharak kolumbian Gustavo Petro të “mos marrë kot armët”, pasi ka zero mundësi të përballet me ShBA-të në raste të ngjashme.

Përdorimi i forcës ushtarake nuk erdhi brenda një dite. Kjo pasi marrëdhëniet SHBA–Venezuelë u përkeqësuan veçanërisht pasi Maduro mori pushtetin në vitin 2013 (sipas OKB-së janë ekzekutuar pa gjyq mbi 20.000 qytetarë); edhe pse zgjedhjet e korrikut 2024 nuk u njohën nga ShBA-të dhe BE-ja, qëndroi dhe e zgjati pushtetin derisa u prangos në rezidencën e tij, duke shpërdoruar fuqinë e shtetit, si dhe duke e kthyer vendin në parajsë të bandave të drogës, si dhe interesave ruse, iraniane, kineze etj. Megjithatë, pas operacionit, ShBA-të konfirmuan se: “do të bashkëpunojnë me një qeveri që do të dalë nga një koalicion gjithëpërfshirës, përfshirë faktorët e moderuar, opozitën zyrtare, si dhe diasporën e Venezuelës, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve demokratike dhe stabilitetit të vendit”.

Së treti, jo që nuk është kurrësesi pushtim, por dhe nuk ka “asnjë thyerje të ligjit ndërkombëtar dhe as ka si të jetë një precedent i rrezikshëm”, pasi ShBA-të kurrë nuk kanë synuar dhe as kanë shpallur, pushtim të tërësisë territoriale të Venezuelës. Në të kundërt, e kanë theksuar fort se: “nuk janë në luftë me Venezuelën, por me sundimtarët e atyre që zbrazin burgjet dhe dërgojnë të varurit/sëmurët mendorë nga droga drejt ShBA-së, duke kërcënuar jetën e amerikanëve dhe interesat gjeopolitike të ShBA-së”, qofshin në Venezuelë, Kolumbi, Kubë, Iran e kudoqofshin!

Për më tepër, nuk gjej asnjë krahasim me agresionin neo-nazist të Rusisë putiniste rreth 4 vjet më parë, e cila synonte jo vetëm pushtimin e Ukrainës, por edhe rendin global, vlerat demokratike, interesat dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE). Kështu ndërsa në fushëbetejën pêr/me Ukrainën janë vrarë dhe plagosur rëndë mbi 1.5 milion ushtarë rusë dhe qytetarë të pafajshëm, në këtë rast, pra në më pak se 5 orë operacion për prangosjen e sundimtarit, forcat ushtarake të ShBA-së vranë personelin e të sigurisë së sundimtarit (- 100), pra nuk u sulmua me raketa dhe dronë vrasës, etj asnjë spital, shkollë, qëndër banimi dhe infrastrukturë jetike për jetën e qytetarëve venezuelas.

Së katërti, prangosja e Maduros kurrësesi nuk mund të definohet si pushtim, edhe pse sigurisht vulosi me forcën e armëve fundin e rendit të vjetër të sigurisë (KS/OKB), si dhe konfirmoi de facto themelimin e një rendi të ri, i cili mund edhe të identifikohet me emrin e Donald Trump. Gjithësesi duhet thënë se rendi i vjetër ra edhe për shkak të pak sukseseve, por shumë dështimeve, prej pafuqisë kritike të rendit të vendosur në 1945. Për ta ilustruar këtë mjaftojmë ulërimat e gjenocidi Serbenicës, kur 8000 fëmijë, gra dhe pleq u ekzekutuan barbarisht “para syve të kaskaveBlu të OKB-së” nga makineria kriminale e Millosheviçit!

Së pesti/fundmi, në operacionin “Absolute Resolve”, mbi 150 avionë, përfshirë dronë u nisën nga 20 baza ushtarake, zgjati vetëm 4:45’ dhe pati zero humbje, duke nxjerrë tërësisht jashtë luftimi sistemin e mbrojtjes ajrore të një vendi që shpenzon mbi 6 miliardë $ në vit për mbrojtjen, çka denostroi jo vetëm një nga operacionet “më diskret, më të shpejt, më preçiz dhe më të suksesshëm që ka ndërmarrë ndonjëherë fuqia ushtarake e ShBA-ve”. Nga ana tjetër, pafuqia reaguese (zero) e Venezuelës ngre edhe disa pikëpyetje kritike për aftësitë/efiçencën operacionale të sistemeve dhe armatimeve të mbrojtjes ajrore të prokuruara/blera nga Kina dhe Rusia, pasoja që do të reflektohen në vijimësi nga çdo vend ?!

Në përmbledhje, asnjë shtet tjetrër botë (përfshi Kinën dhe Rusinë) nuk ka dhe nuk ka për të patur në 100 vitet që vijnë, fuqi ushtarake për të realizuar operacione të përafërta me këto 2 raste (përfshi sulmin me 6 avionë B-2 me kosto 2-bilion $; 37 orë fluturim; 10-ra raketa Tomahawk dhe 125 avionë F-35 ndaj bazave bërthamore të Ajatollah-ut të Iranit) shërbejnë edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të USA ndaj Putinit, Kim Jong, etj, nëse guxojnë të kërcënojnë interesat amerikane apo këdo nga 32 vendet anëtare të NATO-s.

II. Mësime dhe këshilla strategjike për RSh dhe Kosovën:

Ndërsa përveçse fantazi delekuentësh, nuk gjej asnjë krahasim mes rastit Maduro dhe RSh dhe asnjë vendi tjetër të NATO-s, por përtej kësaj krize hibride, pra: “demokracia fasadë dhe opozit e refuzuar/diskredituar nga riciklimi i listave të neveritura në 4 zgjedhjet e fundit si dhe shtetit të dështuar/lapur nga korrupsioni endemic”, rikthimin e besimit te demokracia funksionale dhe harmonia e balancave të pushtetit, mbetet jo vetëm këshilla nr. 1, por dhe sfida dhe misioni jetik i mbarë-shqiptarëve.

Marrë shkak po nga rasti Maduro si dhe shkatërrimi i bazave bërthamore të Iranit, më duhet ta përsëris se në një Rend të Ri Sigurisë Globale (vulosur tashmë me emrin e Presidentit Trump), asnjë vend nuk e përballon dhe as i mbijeton dot i vetëm një agresioni ushtarak. Thënë këtë, mbrojtjen e sovranitetit, si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike, RSh dhe Kosova, do mund t’i realizojnë vetëm duke skalitur mirënjohjen kombëtare, si dhe duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me ShBA/NATO.

Përtej oshilacioneve të Vuçiç-it, por duke ri-duartrokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh, si dhe Buxhetin Historik të Mbrojtjes 2026”, faktorët shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë do t’i këshilloja të përulen/mi në gjunjë para historisë së përgjakshme për t’i dhënë jetë Platformës: “2-Shtete sovrane, 1-Komb i Vetëm”, e cila do të kontribuojë për paqen, stabilitetin si dhe integrimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, konsideruar mësimin e hidhur nga gjysmimi që u imponua “Shqipërisë Natyrale” nga pafuqia ushtarake në Konferencën e Versajës (1918), këtë projekt e gjej jo vetëm si urgjencë Kombëtare, por fatmirësisht edhe të ndërthurur me interesat e SHBA-së në rajon dhe Mesdhe.

Ndërsa ri-kthimimin te gara e armatimeve në Ballkanin Perëndimor dhe armatosjen deri në dhëmbë të Serbisë, objektivin e RSh drejt 5% të GDP-së (rreth 1.5 miliard €), përveçse si “presion” të Presidentit Trump, e gjej edhe si legjitimitet ndërkombëtar (ShBA/NATO/BE), por edhe mundësi historike për të modernizuar dhe rritur fuqinë ushtarake, përfshi kapacitete deterrence (pra shkurajuese) ndaj çdo vendi/aleance Ruso-sllave që kërcënon sovranitetin apo interesat gjeopolitike të RSh dhe Kosovës.

Së fundmi, si edhe në qindra produkte me këtë subjekt, të publikuara në Tiranë, Prishtinë, ShBA, Bruksel etj, nuk pretendoj të privatizoj të vërtetat shteruese, gjithësesi shpresoj të kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike si dhe ardhmërinë euroatlantike të Kombit (Republikës së Shqipërisë dhe tē Kosovës).

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Filed Under: Komente

Historia pa justifikime: Nga legjendat te përgjegjësia dhe domosdoshmëria e vetë-reflektimit

January 8, 2026 by s p

Artan Nati/

Shqipëria, ky vend që mban në stemë shqiponjën, po i ngjan gjithnjë e më pak simbolit që e përfaqëson. Sepse sot, shqiponjat e vetme që fluturojnë lart janë politikanët, ndërsa shqipet, njerëzit e zakonshëm, qytetarët, shqiptarët kanë mbetur poshtë, të pambrojtur, të heshtur, pre e kthetrave të pushtetit. Në këtë paradoks tragjik, simboli i lirisë është përmbysur: ai që duhej të ishte shenjë krenarie kombëtare është kthyer në metaforë grabitjeje. Politika ka marrë trajtat e një grabitqari të stërvitur, që ushqehet me varfërinë, me frikën dhe me mungesën e shpresës.

Tragjedia nuk qëndron vetëm te varfëria materiale, por te shkatërrimi i dinjitetit. Një vend që historikisht i ka kënduar lirisë, sot mëson të jetojë me nënshtrim. Shqiponja, dikur simbol i qëndresës, sot përdoret si logo, si dekor, si alibi patriotike për një pushtet që vepron kundër vetë shqipeve. Dhe kështu, në tokën e shqiponjave, liria mbetet vetëm në flamur, ndërsa njerëzit jetojnë si pre, të lodhur, të zhgënjyer, të mësuar me faktin se grabitqari gjithmonë fiton.

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që i thur lavde një historie madhështore, por trashëgon gjithmonë anën e errët të saj. Një vend që flet me krenari për gjuhën “më të vjetër në botë”, për mbrojtjen e krishterimit nga Gjergj Kastrioti, për figurat që i ka dhënë qytetërimit perëndimor, 4 Papë duke përfshirë Papën Klementi XI (nga familja e shquar Albani).Shumë perandorë romakë erdhën nga rajoni më i gjerë ilir (përfshirë edhe Shqipërinë e sotme), me figura kyçe si Kostandini i Madh, Justiniani I dhe Anastasi I, të shekujve 3-6 të cilët e shpëtuan perandorinë nga kriza. Shqiponjat i krijuam, por fatin e tyre nuk e patëm kurrë.

Nga Gjergj Kastrioti nuk morëm Evropën që ai mbrojti me shpatë, por emrin e tij mysliman, Skënderbeu, si një shenjë e paradoksit tonë historik: mbrojtëm Perëndimin, por përfunduam jashtë tij. Nga Kostandini i Madh nuk trashëguam Romën e re dhe krishterimin si bosht qytetërimi, por Kostandinopojën e rënë dhe më pas Stambollin që na pushtoi, na sundoi dhe na ndryshoi fenë, mentalitetin dhe raportin me pushtetin. Nga Aleksandri i Madh, një figurë që sot njihet si helene, mbeti vetëm një krenari e paqartë, e pa artikuluar, një lavdi që të tjerët e administruan më mirë se ne.

Historia shqiptare është një varg humbjesh simbolike: fitore morale, por edhe disfata politike, morrëm heroizma epike, por edhe përfundime tragjike. Ne u bëmë roje të qytetërimit perëndimor, por përfunduam provincë e perandorive lindore. Mbrojtëm krishterimin, por jetuam shekuj nën sundim osman. Krijuam shqiponja historike, por gjithmonë na mbeti fati i shqipes së plagosur, jo i shqiponjës që sundon qiellin.

Dhe kjo tragjedi nuk është vetëm e shkuara. Ajo vazhdon sot, në formën e “shqiponjave të demokracisë”, politikanë që flasin në emër të Perëndimit, por ndërtojnë një sistem që me demokracinë ka vetëm fjalorin. Shqiponjat moderne nuk çlirojnë, por grabisin, nuk ndërtojnë shtet, por e zhvasin, nuk mbajnë njerëzit në vend, por i ndjekin drejt emigrimit. Si dikur perandoritë, sot pushteti vendas e trajton popullin si burim, jo si subjekt.

Kështu, Shqipëria mbetet vendi i paradoksit të përhershëm: me një histori për t’u admiruar dhe një realitet për t’u vajtuar. Një vend që flet për lavdinë e së shkuarës, sepse e tashmja është shumë e dhimbshme për t’u mbrojtur. Shqiponjat tona fluturuan lart në histori, por ne, shqipet, vazhdojmë të ecim në tokë të lodhur, të zhgënjyer dhe gjithnjë gati për t’u larguar nga vendi ynë.

Ndoshta ka ardhur dita që, përpara se të dehemi nga zërat e zhurmshëm të interpretuesve të historisë, të zbresim më në fund në tokë. Përpara se të dëgjojmë me adhurim Eleni Kocaqin, Marin Memën, Sazan Gurin dhe korin gjithnjë në rritje të rrëfimtarëve të lavdisë së përhershme, ndoshta duhet të ndalemi dhe të dëgjojmë atë që kemi zgjedhur ta shmangim. Natyrisht, historianët shqiptarë nuk gënjejnë hapur: ata thjesht tregojnë gjysmën e së vërtetës. Por historia na ka mësuar një gjë të thjeshtë: gjysma e së vërtetës është forma më elegante e gënjeshtrës së plotë. Të thuash të vërtetën nuk ka kosto, është falas. Ndërsa të ndërtosh mite mbi heshtje, përzgjedhje dhe harresë selektive, na ka kushtuar shtrenjtë: identitet, vetëdije dhe, në fund, vetë të ardhmen. Në vend të kësaj, sot dëgjojmë pseudo-shkrimtarë dhe pseudo-analistë që na servirin një histori qetësuese, gati narkotike. Një histori ku ne jemi gjithmonë të pafajshëm, gjithmonë viktima, gjithmonë heroikë, ku faji është përherë i grekëve, i serbëve, i të huajve dhe ku në një përmbysje tragjikisht absurde, Turqia shfaqet si “mbrojtësi ynë më i madh”. Kjo nuk është analizë historike, por terapi e rreme kombëtare, një mënyrë për të shmangur pyetjen më të dhimbshme: çfarë kemi bërë ne vetë me veten tonë?

Tragjedia e vërtetë është se kjo histori e rreme na pëlqen më shumë se e vërteta. Ajo na lejon të ndjehemi krenarë pa u ndjerë përgjegjës, të mallkojmë të tjerët pa u përballur me dështimet tona, të ëndërrojmë një lavdi të shkuar ndërkohë që shkatërrojmë të tashmen. Ndërsa Kadareja, me gjithë ashpërsinë e tij, na fton në një akt të rrallë qytetar: vetëkritikën.

Ndoshta pikërisht kjo është arsyeja pse duhet ta dëgjojmë sot. Sepse një shoqëri që ushqehet vetëm me mite nuk zgjohet kurrë. Dhe një komb që i trembet së vërtetës, sado e dhimbshme të jetë ajo, mbetet i dënuar ta ripërsërisë tragjedinë e vet, herë si farsë, herë si emigrim masiv, por gjithmonë si humbje.

Disa nga të vërtetat më të hidhura që duhet të ndriçojmë janë pikërisht ato që kemi mësuar t’i shmangim. E para: shpesh kemi zgjedhur mbijetesën mbi dinjitetin, kompromisin mbi përballjen, heshtjen mbi revoltën. Kjo na ka mbajtur gjallë në afat të shkurtër, por na ka varfëruar shpirtërisht në afat të gjatë. E dyta: kemi kultivuar një kulturë nënshtrimi ndaj pushtetit, ku sundimtari pranohet si i pashmangshëm dhe jo si i përkohshëm. E treta: kemi pranuar shpesh padrejtësinë si “normalitet” dhe e kemi shndërruar korrupsionin, nepotizmin dhe servilizmin në mekanizma funksionimi shoqëror.

Një tjetër e vërtetë e dhimbshme është mungesa jonë kronike e vetëkritikës. Ne dimë të jemi të ashpër me të tjerët, por të mëshirshëm me veten. Dimë të shkruajmë histori për armiqtë, por jo për fajet tona. Dhe pikërisht këtu qëndron tragjedia: pa vetëkritikë nuk ka reformim, pa reformim nuk ka të ardhme.

Historia shqiptare ka plagë që nuk janë thjesht pasojë e pushtimeve të huaja, por edhe rezultat i zgjedhjeve tona kolektive, i frikës sonë historike dhe i mungesës së një ndërgjegjeje të qëndrueshme qytetare. T’i përmendësh këto të vërteta me emra dhe ngjarje nuk është akt armiqësor ndaj kombit, por një përpjekje për ta nxjerrë atë nga mjegulla morale ku endet prej shekujsh.

Që nga vdekja e Skënderbeut, shqiptarët kanë treguar një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përçarë pikërisht atëherë kur bashkimi ishte jetik. Grindjet e brendshme dhe pazaret personale u bënë më të forta se interesi i përbashkët; Hamza Kastrioti mbeti jo thjesht figurë historike, por model i përsëritur i sjelljes sonë politike.

Nën Perandorinë Osmane, shqiptarët mësuan të mbijetojnë dhe madje të ngjiten lart në hierarki, duke prodhuar pashallarë e vezirë, por jo një vetëdije shtetformuese. Ndërtuam Stambollin, reformuam perandorinë, ndërsa Shqipërinë e lamë në pritje. Jetonim si individë të suksesshëm, por jo si komb i vetëdijshëm.

Kur fqinjët tanë kishin hedhur themelet e shteteve moderne, ne ende debatonim alfabetin. Kongresi i Manastirit ishte një arritje kulturore madhore, por njëkohësisht një sinjal alarmi: po hynim në shekullin XX duke u marrë ende me bazat elementare të identitetit kombëtar.

Pavarësia e vitit 1912 solli flamurin, por jo unitetin. Shteti lindi i dobët, i kapur nga interesa personale dhe feudale. Esad Pashë Toptani nuk ishte përjashtim i rastësishëm, por shenjë e një elite që e shihte pushtetin si pronë private dhe shtetin si mall pazari.

Edhe diktatura nuk ra nga qielli. Ajo u ushqye nga frika, u pranua nga lodhja dhe u mbajt gjallë nga bashkëpunimi i heshtur. Nuk ishte vetëm vullneti i një diktatori, por një sistem ku shumëkush zgjodhi të shërbejë, të heshtë ose të përfitojë.

Pas viteve ’90, Shqipëria humbi një tjetër mundësi historike. Në vend të drejtësisë, zgjodhi harresën. Dosjet u mbyllën, përgjegjësit u ricikluan dhe 1997-a u shfaq si pasojë e drejtpërdrejtë e mashtrimit dhe vetë-mashtrimit kolektiv.

Në të gjitha këto etapa, një pjesë e madhe e inteligjencies nuk u ngrit si ndërgjegje kritike, por u përshtat me pushtetin e radhës. Nga oborret e pashallarëve te partia dhe më pas te oligarkët, komoditeti u zgjodh më shpesh se e vërteta.

Këto të vërteta dhembin sepse na rrëzojnë mitin e përhershëm të viktimës. Tragjedia jonë nuk qëndron vetëm te ajo që na bënë të tjerët, por te ajo që pranuam dhe normalizuam vetë. Prandaj pyetja thelbësore mbetet kaq e rrezikshme dhe kaq e shmangur: a do të vazhdojmë të jetojmë duke u ankuar për historinë, apo do të guxojmë më në fund ta shkruajmë atë?

Në historinë shqiptare, të vërtetat e hidhura nuk janë thënë nga shumica, por nga pak zëra të vetmuar, shpesh të anatemuar në kohën e tyre. Faik Konica denoncoi pa mëshirë provincializmin, servilizmin dhe mungesën e kulturës qytetare, duke e quajtur shoqërinë shqiptare të papërgatitur për shtet. Gjergj Fishta i dha satirë brutalitetit moral dhe hipokrizisë kombëtare, duke ekspozuar përçarjen dhe mendjemadhësinë boshe. Fan Noli foli hapur për elitën grabitqare dhe dështimin moral të klasës politike, duke e parë shtetin si një projekt të tradhtuar nga vetë shqiptarët.

Kadare nuk ka qenë kurrë narkotizues i ndërgjegjes kombëtare. Ai na nxjerr nga roli i viktimës së përhershme dhe na ul në bankën e të akuzuarve. Ai nuk e ktheu historinë shqiptare në mit lavdie, por në autopsi morale, si një trup i lodhur ku frika ka jetuar më gjatë se liria dhe nënshtrimi ka qenë më funksional se revolta. Prandaj sulmohet. Prandaj banalizohet. Sepse Kadare na rrëzon maskat dhe na detyron të pranojmë një të vërtetë të padurueshme: ne nuk kemi qenë vetëm viktima të tiranisë, por edhe materiali i saj. Ai tregoi se diktatura nuk sundon vetëm nga lart, por ushqehet nga heshtja, përshtatja dhe bashkëfajësia jonë kolektive. Dhe kjo është arsyeja pse Kadareja nuk falet: sepse ai nuk na lejon të gënjejmë veten. Arshi Pipa, nga burgu dhe mërgimi, artikuloi më qartë se kushdo përgjegjësinë morale të shoqërisë për diktaturën. Këta intelektualë nuk e ledhatuan kombin; ata e plagosën me të vërtetën – sepse vetëm kështu shpresonin ta zgjonin.

Këto të vërteta duhen ndriçuar jo për të na poshtëruar si popull, por për të na çliruar. Sepse vetëm kur pavetëdija bëhet vetëdije, fati pushon së qeni justifikim dhe kthehet në përgjegjësi. Vetëm atëherë shqiptari pushon së pyeturi “pse na ndodh gjithmonë ne?” dhe fillon të pyesë “çfarë po bëjmë ne që na ndodh gjithmonë kjo?”. Dhe kjo pyetje, sado e dhimbshme, është fillimi i vetëm i një historie tjetër.

Nëse do ta lexonim shoqërinë shqiptare si një dosje psikologjike kolektive, do të shihnim jo një “mallkim”, por një grumbull traumash të pashëruara, të trashëguara dhe të riprodhuara brez pas brezi. Problemet më të mëdha psikologjike të shqiptarëve nuk janë misterioze; ato janë pasojë logjike e një historie të dhunshme, të ndërprerë dhe të paanalizuar kurrë seriozisht.

Dalja nga ky rreth vicioz nuk është ekonomike apo thjesht politike: është “psikologjike dhe kulturore”. Fillon aty ku frika pranohet, trauma emërtohet dhe viktimizimi zëvendësohet me përgjegjësi. Vetëm kur shqiptari pushon së pyeturi “pse na ndodh kjo?” dhe fillon të pyesë “çfarë po mbajmë brenda që e prodhon këtë?”, tragjedia humbet statusin e fatit dhe kthehet në problem që mund të zgjidhet.

Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjeve apo projekteve, por nga mungesa e guximit për t’u parë në pasqyrë. Në vend që të shohim veten në pasqyrë, do të krijonim një komision për ta interpretuar atë. Se e vërteta, pa ndërmjetës, është shumë e rrezikshme. Kriza jonë është më e thellë se ekonomia dhe më kokëfortë se institucionet: ajo është historike dhe psikologjike. Pa një ballafaqim të ndershëm me të shkuarën, e ardhmja mbetet një premtim i shtyrë pafund.

Zgjidhja nuk nis me slogane, por me të vërtetën: me hapjen e arkivave, me dëshmi që thyejnë heshtjen, me rrëzimin e miteve që na kanë mbajtur peng. Diktatura nuk ishte një emër i vetëm, por një mekanizëm frike, konformizmi dhe kompromisi moral, ku shoqëria u bë pjesë e heshtur. Ta pranosh këtë është e dhimbshme, por shëruese. Një shoqëri piqet kur pranon fajin, jo kur stolis krenarinë. Vetëm duke kaluar nga roli i viktimës tek përgjegjësia, Shqipëria mund të ndërtojë një narrativë të re më të vërtetë, më të pjekur, më të lirë.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT