• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Motra Tone” e Kolë Idromenos dhe “Shqiptarja” e Jean-Baptiste Camille Corot, një përballje e bukurisë në dy pasqyrime të të njëjtave tipare

June 18, 2026 by s p

Albert Vataj/

Në muzeumin e kujtesës së artit shqiptar dhe atij europian, rrijnë ballë për ballë dy portrete, të heshtura, por rrëfimtarë të fuqishëm, “Motra Tone” e Kolë Idromenos dhe “Shqiptarja” e Jean-Baptiste Camille Corot. Të ndara nga kufij kohësh dhe përfytytimesh, këto dy figura femërore, të skalitura me penelë të ndryshëm, ndajnë një rrënjë të përbashkët, gruan shqiptare, të përjetësuar në një çast meditimi dhe qëndrese, meditimi dhe shprehie të botës së brendshme, që guxojnë të shfaqen lexueshëm në nevojën për të dëshmuar dhe komunikuar. Njëra e lindur prej dheut që e mban mbi supe, tjetra e zbuluar përmes syve të një udhëtari të mahnitur nga e panjohura. Të dy qajes krijuese rreken të shohin thellë, për të rrëmuar aty zgjimin, që vjen në çdokohje për ëndje dhe hir.

Kolë Idromeno, në këtë vepër antologjike të artit shqiptar, nuk pikturon thjesht një vajzë; ai vendos mbi telajo vetë Shqipërinë, të trupëzuar në një femër të heshtur e të hijshme, me vështrim që të ngul si gozhdë. Ajo është më shumë se një portret; është një shpirt që qëndron përballë historisë, me hijeshi të heshtur dhe dritë që buron nga brenda. Çehreja e saj nuk është veç pamje, por është gjuhë; një gjuhë e ndjenjës, e mendimit, e përmbajtjes që flet pa fjalë për ndjenjën e përkatësisë, për madhështinë e thjeshtësisë dhe për sublimen që ndriçon përmes përmbajtjes.

Në anën tjetër, “Shqiptarja” e Corot është një krijesë e përfytyrimit, një ndjesi e zbutur në telajo.

Ajo i përket më shumë një peizazhi shpirtëror sesa një realiteti etnografik. Në sytë e saj nuk ka sfidë, por melankoli; nuk ka përballje, por përhumbje. E veshur me motive shqiptare, por e përshkuar nga drita e mjegullt e romantizmit, kjo grua është më shumë simbol i ekzotikës, sesa mbartëse e një peshe historike. Corot, mjeshtër i dritës dhe heshtjes, e sheh shqiptaren si një reflektim të bukurisë së një bote të largët dhe të pakapshme, një botë që ai e sodit, por nuk mund ta prekë.

Ajo që i ndan këto dy portrete nuk është vetëm teknika apo stili, është qëllimi. Idromeno krijon një monument kombëtar në formën e një portreti intim, Corot ndërton një poemë të butë përmes një imazhi që përfton më shumë ëndërrim sesa identitet. Njëra është kryelartë në përfaqësim, tjetra e përhumbur në simbolikë. Por që të dyja, me të njëjtin nderim, i bëjnë homazh asaj që mbetet themel i çdo kombi dhe frymë e çdo shoqërie, gruas.

Në “Motrën Tone”, drita vjen nga brenda, nga forca e qetë e një personaliteti që di kush është dhe ku qëndron. Ajo është një ndriçim që të detyron të ndalesh, të respektosh, të reflektosh. Në “Shqiptaren” e Corot, drita vjen nga jashtë,nga dëshira për ta kapur një bukuri që i shpëton arsyes dhe përqafohet me ndjenjën. E para është kujtesë, e dyta është imagjinatë. E para është shpallje, e dyta është ndjesë. E para është identitet, e dyta është mit. Dy piktura, dy botë, dy mënyra për ta parë të njëjtën fytyrë.

Ajo që njëri e pikturoi si pasuri të shpirtit kombëtar, tjetri e përjetësoi si mister të dashurisë për të panjohurën. Por bashkë, ato rrëfejnë një të vërtetë të thellë dhe universale, atë bukurinë e gruas shqiptare, që nuk është thjeshtë një çështje estetikë, është një formë e thellë e qëndresës, e përkatësisë dhe e poetikës së jetës, që vjen nga brenda, për t’u kthyer në dritë, një vezullim i shpërthimtë që mban të ndezur në ne diellin e adhurimit.

Filed Under: Komente

Gjuha denigruese, sulmet dhe agresioni verbal ndaj gazetarëve, përbën një akt kriminal publik

June 16, 2026 by s p

Tiranë më 16 Qershor 2026 –

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është në mbështetje dhe vlerësues për protestat e lira qytetare të këtyre dy javëve të fundit. Ne jemi vlerësues të mënyrës se si protestohet dhe të lirisë së shprehjes që mishërohet, në shumë raste aq dinjitetshëm, nga fjalimet e shumë qytetarëve dhe intelektualëve. Kjo është një lëvizje që shëndosh demokracinë në shoqërinë shqiptare të cilën kahet e politikës e mbajnë në statusin e “demokracisë hibride”. Ndërkohë që kjo lëvizje dhe protestat e deritanishme sipas pikëpamjes sonë, po shënojnë një kontribut për një Shqipëri europiane, për një shoqëri që meriton të gjitha liritë dhe sidomos nxjerrjen e sistemit të kapur nga status quoja ku e mbajnë dy kahet e politikës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në të njëjtën kohë është shumë i shqetësuar nga aktet individuale të linçimit të disa gazetarëve që ndajnë mendime dhe qëndrime të ndryshme publike për çështjet, aktorët politikë dhe analizat e tyre. Demokracia ka përmbajtje pluralizmin dhe kur ai është i plotë, ajo nuk është më “hibride”.

Linçimi i gazetarëve nga grupe ta caktuara anonimësh, nga aktivistë fanatikë të partive apo udhëheqësve politikë, nga persona agresivë e fanatikë rrymash, grupesh kriminale e interesi, nga individë të kriminalizuar në mendje dhe ndërgjegje si dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre, është një akt anticivil, akt kriminal dhe meriton të ndëshkohet.

Nga ndjekja që pjestarë të UGSH-së u kanë bërë këtyre ditëve akteve të tilla sulmuese, fyese, përçmuese, etiketuese dhe bullizuese nëpër meme, rrjete sociale dhe hapësirën virtuale në përgjithësi, na rezulton se janë mbi 20 gazetarë të njohur, me karrierë të gjatë dhe kontribut në skenën mediatike të vendit që po përballen me agresion të tillë pothuajse çdo ditë. Urretja dhe patologjia verbale e shumë komentonjësve, reaguesve dhe individëve patologjikë shkaktojnë turmëzimin virtual të cilët sulen të kryqëzojnë dhe ndotin imazhin e gazetarëve.

UGSH bën thirrje të ndalen kësi kryqëzatash virtuale. Organet e sistemit të investigimit dhe ndjekjes së krimit kibernetik pranë Policisë së Shtetit dhe prokurorive duhet të vihen në lëvizje dhe të marrin masa ndaj rasteve më flagrante dhe personave më të identifikuar në kësi sulmesh dhe agresionesh ndaj gazetarëve. Vetë gazetarët të denoncojnë dhe padisin individë të tillë në këto organe. Ky agresion vihet re se dimensionohet negativisht pothuajse përditë dhe shfaqet i pa fre.

UGSH u bën thirrje të gjithë kolegëve që ndaj kësi rastesh, në një akt të përbashkët solidar, të nisim fushatën e denoncimit publik të këtyre aktivistëve antigazetarë, ndaj agresorëve të tillë virtualë dhe grupeve mbështetëse të tyre, sikundër apelojmë që çdo gazetar t’u drejtohet kompanive të rrjeteve sociale për bllokimin dhe penalizimin e këtyre llogarive dhe emrave në rrjetet sociale që abuzojnë me lirinë dhe përdhosin çdo normë etike. Hapësira virtuale dhe mundësitë e rrjeteve sociale janë të pakontrollueshme, por ekzistojnë mekanizma dhe mundësohet një forcë reagimi që të reduktohen ndotjet virtuale, aktet diskriminuese dhe përdhosjet ndaj individëve apo kategorive profesionale, të cilët kryejnë një mision publik në realitetin e diversitetit shoqëror e politik.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Filed Under: Komente

Shqiptarët në New York mund të votojnë në gjuhën shqipe

June 14, 2026 by s p

Qyteti i New Yorkut po udhëheq rrugën në avancimin e aksesit gjuhësor si një mjet thelbësor për një demokraci përfshirëse, për t’i ndihmuar votuesit të marrin pjesë plotësisht dhe me besim. Komisioni i Angazhimit Qytetar i NYC ka kaluar një rezolutë për të shtuar gjuhën shqipe në shërbimet e interpretimit në qendrat e votimit të Programit të Asistencës Gjuhësore për Votuesit në qendra votimi të përzgjedhura në NYC. Votimi i hershëm fillon të shtunën, 13 qershor, dhe përfundon të dielën, 21 qershor. Dita e Zgjedhjeve është e martë, 23 qershor.

Komisioni i Angazhimit Qytetar i NYC do të ofrojë shërbime të interpretimit në gjuhën shqipe pranë kabinës së votimit si vijon:

20 qershor dhe 21 qershor

Bronx: Columbus High School, 925 Astor Avenue, Bronx, NY 10469

Brooklyn: St. Dominic R.C. Church, 2001 Bay Ridge Parkway, Brooklyn, NY 11204

Staten Island: Holy Rosary Parish Center, 44 Bionia Avenue, Staten Island, NY 10305 dhe Port Richmond High School, 85 St Joseph’s Avenue, Staten Island, NY 10302

Dita e Zgjedhjeve, 23 qershor

Bronx: Columbus High School, 925 Astor Avenue, Bronx, NY 10469; P.S. 105, 725 Brady Avenue, Bronx, NY 10462; P.S. 96, 2385 Olinville Avenue, Bronx, NY 10467

Staten Island: P.S. 22, 1860 Forest Avenue, Staten Island, NY 10303

Bëni një plan për të votuar dhe për më shumë informacion kontrolloni: http://on.nyc.gov/vla

Filed Under: Komente

Analizë gjeografike, demografike dhe statistikore e popullsisë së Çamërisë në fillim të Shekullit XX

June 12, 2026 by s p

Prof. Dr. Pal Nikolli/

Studimi i strukturës demografike dhe etnike të Çamërisë në prag të copëtimit territorial të trojeve shqiptare përbën një nga çështjet më të rëndësishme të gjeografisë historike shqiptare. Në debatin shkencor mbi përkatësinë etnike të rajonit, burimet statistikore të fillimit të shekullit XX zënë një vend të veçantë, pasi ato ofrojnë një pasqyrë të drejtpërdrejtë të realitetit demografik para vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913).

Një ndër kontributet më të rëndësishme në këtë drejtim është statistika e hartuar nga historiani dhe studiuesi i njohur i arkivave shqiptare, Kujtim Nuro, e mbështetur në dokumentacionin e Arkivit Qendror të Shtetit dhe fondet historike shqiptare. Të dhënat e paraqitura prej tij ofrojnë informacion mbi përbërjen kombëtare, gjuhësore dhe territoriale të krahinave kryesore të Çamërisë në fillim të shekullit XX, duke krijuar mundësinë për një analizë të thelluar gjeografike, demografike dhe statistikore.

Konteksti gjeografik i Çamërisë.

Çamëria përfaqëson pjesën jugore të hapësirës historike shqiptare, e vendosur ndërmjet bregdetit të Jonit, luginës së lumit Kalama dhe rajoneve të Epirit. Në fillim të shekullit XX ajo përfshinte një numër krahinash me rëndësi të madhe ekonomike, kulturore dhe strategjike, ndër të cilat veçohen Filati, Paramithia, Margëlliçi, Parga dhe Kosturi.

Pozicioni gjeografik i rajonit, në nyjën lidhëse ndërmjet Adriatikut, Egjeut dhe Ballkanit qendror, ka ndikuar historikisht në lëvizjet demografike dhe në ndërthurjen e popullsive të ndryshme. Megjithatë, të dhënat statistikore tregojnë se pavarësisht kësaj larmie, elementi shqiptar përbënte shtyllën kryesore të strukturës etnike të rajonit.

Struktura demografike e popullsisë.

Sipas statistikës së historianit të Arkivave, Kujtim Nuro, popullsia e përgjithshme e krahinave të përfshira në studim arrinte në 172.726 banorë.

Nga kjo popullsi:

– Shqiptarë: 104.218 banorë;

– Vllehë: 14.987 banorë

– Bullgarë: 30.983 banorë

– Grekë: 9.300 banorë

– Të tjerë: 13.238 banorë

Llogaritja e peshës relative të secilit grup tregon se shqiptarët përbënin 60,34% të popullsisë së përgjithshme, duke formuar shumicën absolute të rajonit.

Bullgarët përfaqësonin 17,94%, vllehët 8,68%, grekët 5,38%, ndërsa grupet e tjera 7,66%.

Nga këndvështrimi statistikor, ky rezultat është veçanërisht domethënës, pasi shqiptarët jo vetëm përbënin grupin më të madh etnik, por ishin më të shumtë se secili grup tjetër i marrë veçmas dhe ruanin epërsi të konsiderueshme edhe ndaj kombinimit të disa grupeve joshqiptare.

Analiza e shpërndarjes territoriale.

Një nga aspektet më të rëndësishme të studimit është shpërndarja gjeografike e popullsisë shqiptare.

– Në Filat shqiptarët përbënin 90,1% të popullsisë.

– Në Paramithi ata arrinin në 78,2%.

– Në Margëlliç përfaqësonin 95,8%.

– Në Pargë arrinin në 71,9%.

Vetëm Kosturi paraqiste një strukturë më të larmishme etnike, ku shqiptarët përbënin 38,5% të popullsisë.

Nëse analizohen veçmas katër krahinat tradicionale të Çamërisë (Filat, Paramithi, Margëlliç dhe Pargë), rezulton se aty jetonin 67.100 shqiptarë nga 76.400 banorë gjithsej, ose 87,8% e popullsisë.

Ky tregues paraqet rëndësi të veçantë në gjeografinë historike, sepse dëshmon se bërthama territoriale e Çamërisë karakterizohej nga një dominim i qartë demografik shqiptar.

Analiza e homogjenitetit etnik.

Një tregues i përdorur gjerësisht në studimet e popullsisë është koeficienti i homogjenitetit etnik.

Në gjeografinë demografike konsiderohet se një territor me mbi 75% të një grupi etnik paraqet homogjenitet të lartë, ndërsa mbi 90% homogjenitet shumë të lartë.

Sipas këtij kriteri:

– Margëlliçi paraqet homogjenitet shumë të lartë shqiptar (95,8%).

– Filati paraqet homogjenitet shumë të lartë shqiptar (90,1%).

– Paramithia paraqet homogjenitet të lartë shqiptar (78,2%).

– Parga paraqet homogjenitet të konsiderueshëm shqiptar (71,9%).

Kjo do të thotë se katër nga pesë krahinat e analizuara kishin karakter të theksuar shqiptar.

Analiza statistikore e përqendrimit të popullsisë.

Mesatarja aritmetike e popullsisë për krahinë rezulton 34.545 banorë. Megjithatë, krahasimi ndërmjet krahinave tregon një shpërndarje jo uniforme të popullsisë. Kosturi përfaqësonte krahinën më të madhe me 96.326 banorë, ndërsa Parga krahinën më të vogël me vetëm 5.700 banorë. Raporti ndërmjet tyre ishte afërsisht 16,9 : 1.

Ky tregues dëshmon për ekzistencën e qendrave të mëdha demografike krahas krahinave me popullsi relativisht të kufizuar.

Po aq interesant është edhe përqendrimi i shqiptarëve.

Nga 104.218 shqiptarë gjithsej:

– 35,6% jetonin në Kostur;

– 26,5% në Margëlliç;

– 19,2% në Filat;

– 14,8% në Paramithi;

– 3,9% në Pargë.

Mbi 81% e shqiptarëve të regjistruar në statistikë jetonin në tri qendra kryesore: Kostur, Margëlliç dhe Filat.

Struktura gjuhësore.

Analiza e gjuhëve të folura përforcon përfundimet e analizës etnike.

– Shqipja flitej nga 104.218 banorë ose 60,34% e popullsisë.

– Bullgarishtja flitej nga 17,94%.

– Rumanishtja (vllahishtja) nga 8,68%.

– Greqishtja nga vetëm 5,38%.

Raporti ndërmjet shqipfolësve dhe greqishtfolësve rezulton 11,2 : 1.

Në terma statistikorë kjo do të thotë se për çdo banor që përdorte greqishten si gjuhë kryesore kishte më shumë se njëmbëdhjetë banorë që përdornin shqipen.

Ky tregues ka rëndësi të veçantë për studimet mbi identitetin kulturor dhe hapësirën gjuhësore të rajonit.

Interpretimi gjeopolitik dhe historik.

Nga perspektiva e gjeografisë politike, statistika e historianit Kujtim Nuro paraqet një dokument me vlerë të konsiderueshme për kuptimin e realiteteve etnike në jug të trojeve shqiptare para vitit 1913. Të dhënat tregojnë se shumica e popullsisë së rajonit identifikohej si shqiptare dhe përdorte shqipen si gjuhë kryesore komunikimi. Në veçanti, homogjeniteti i lartë shqiptar në Filat, Margëlliç dhe Paramithi tregon se këto zona përbënin bërthamën demografike të Çamërisë historike. Për rrjedhojë, çdo analizë historike e kufijve etnografikë të rajonit duhet të marrë në konsideratë peshën numerike të elementit shqiptar të dokumentuar në burimet statistikore të kohës.

Përfundime.

Analiza gjeografike, demografike dhe statistikore e të dhënave të paraqitura nga historiani Kujtim Nuro dëshmon se Çamëria në fillim të shekullit XX karakterizohej nga një shumicë e qartë shqiptare, si në aspektin etnik ashtu edhe në atë gjuhësor.

Shqiptarët përbënin mbi 60% të popullsisë së përgjithshme të rajonit dhe dominonin në katër nga pesë krahinat kryesore të analizuara. Në zemrën territoriale të Çamërisë, pesha e tyre arrinte gati 88% të popullsisë. Shqipja ishte gjuha kryesore e komunikimit dhe përfaqësonte elementin gjuhësor dominues të rajonit.

Në dritën e këtyre treguesve statistikë, të dhënat e historianit Kujtim Nuro përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të gjeografisë historike të Çamërisë dhe një burim të vlefshëm për studimin e marrëdhënieve ndërmjet territorit, popullsisë dhe identitetit etnik në Ballkanin e fillimit të shekullit XX. Për këtë arsye, ato zënë një vend të rëndësishëm në dokumentimin shkencor të pranisë historike shqiptare në hapësirat jugore të trojeve etnike shqiptare.

Filed Under: Komente

RINIA SHQIPTARE DHE FRYMA E LIRISË AMERIKANE NË JUBILEUN E 250-VJETORIT TË SHBA-së

June 11, 2026 by s p

Nga idealet e vitit 1776 te kauzat e brezit të ri të shqiptarve në 2026.

Nga Frank Shkreli/

250th Anniversary Celebration of the United States 71411991 Vector Art ...

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë kët vit 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, bota demokratike ka rastin të reflektojë jo vetëm mbi historinë e një kombi të madh, por edhe mbi vlerat universale që e kanë bërë Amerikën simbol të lirisë, demokracisë dhe mundësive njerëzore.

Për ne shqiptarët, ky jubile ka një domethënie të veçantë. Amerika nuk ka qenë vetëm një mike e madhe e kombit shqiptar, por edhe një frymëzim i vazhdueshëm për breza të tërë që kanë kërkuar liri, dinjitet dhe drejtësi. Nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson për Shqipërinë, te roli vendimtar i Amerikës në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, historia shqiptaro-amerikane është histori besimi te idealet e lirisë. 

Në këtë përvjetor të madh, vëmendja, këto ditë, natyrshëm kthehet te rinia shqiptare. Ashtu si Amerika e vitit 1776 u ndërtua mbi energjinë, guximin dhe idealizmin e një brezi që kërkoi ndryshim, edhe sot në hapësirën shqiptare po shohim një brez të ri që kërkon të dëgjohet. Protestat dhe angazhimi qytetar i të rinjve në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup janë shprehje e një vetëdijeje të re që kërkon më shumë përgjegjësi publike, më shumë meritokraci dhe më shumë mundësi për të ardhmen.

 Demokracia nuk forcohet nga heshtja, por nga pjesëmarrja. Ajo nuk mbahet gjallë vetëm nga institucionet, por edhe nga qytetarët që kërkojnë nga pushtetarët llogari, transparencë dhe drejtësi. Ky është një nga mësimet më të mëdha që na jep historia 250-vjeçare e Amerikës.  Natyrisht, protestat dhe pakënaqësitë nuk janë qëllim në vetvete. Ato marrin vlerë kur shndërrohen në energji pozitive për ndërtimin e një shoqërie më të mirë. Sfida e rinisë shqiptare sot nuk është vetëm të kundërshtojë atë që nuk funksionon, por edhe të ndërtojë alternativa, të marrë përgjegjësi dhe të bëhet pjesë aktive e jetës publike.

Në këtë kuptim, jubileu amerikan është më shumë se një përkujtim historik. Ai është një ftesë për reflektim edhe për shqiptarët. Ky jubile na kujton se liria, demokracia dhe përparimi nuk janë dhurata të përhershme; ato kërkojnë përkushtim, vigjilencë dhe angazhim nga çdo brez.  “Liria nuk është më shumë se një gjeneratë larg zhdukjes”, ka thenë ish presidenti amerikan Ronald Reagan. Ai ka theksuar se demokracia dhe liria duhet të mbrohen aktivisht nga çdo gjeneratë.

Ronald Reagan e ka artikuluar për herë të parë këtë ide në fjalimet e tij të vitit 1961 dhe 1967, më së shumti në fjalimin e tij të inaugurimit governator I kalifotnisës në vitin 1967, ku ka deklaruar se liria është diçka e brishtë dhe nuk është më shumë se një gjeneratë larg zhdukjes. Ai ka shpjeguar se liria nuk trashëgohet automatikisht, se për të duhet luftuar dhe mbrojtur vazhdimisht nga çdo gjeneratë, sepse ata popuj që e kanë humbur lirinë, historikisht, rrallë e kanë rikthyer atë.

Në këtë 250-vjetor të Amerikës, mesazhi për të rinjtë shqiptarë është i qartë: ndryshimet më të mëdha në histori nuk i kanë sjellë politikanët e karrierës, por brezat që kanë pasur guximin të kërkojnë një të ardhme më të mirë. Protesta pa dhunë, pjesëmarrja qytetare, liria e fjalës dhe përgjegjësia publike janë shenja të një demokracie të gjallë, jo të një demokracie në krizë.

Prandaj, protestat e rinisë shqiptare sot kanë një domethënie që shkon përtej kërkesave të momentit. Ato janë një kujtesë se liria nuk trashëgohet përgjithmonë; ajo duhet mbrojtur dhe ripërtërirë nga çdo brez. Ashtu si Amerika e vitit 1776 u ndërtua mbi idealizmin dhe guximin e një brezi të ri, edhe e ardhmja e kombit shqiptar do të varet nga aftësia e rinisë për të mbrojtur demokracinë, drejtësinë dhe interesin kombëtar.

Në 250-vjetorin e Amerikës, rinia shqiptare ka arsye të shohë përtej kufijve të ditës dhe të frymëzohet nga një histori që dëshmon se idealet mund të ndryshojnë botën. Ashtu si një grup kolonësh amerikanë në vitin 1776 guxuan të ëndërronin lirinë, edhe të rinjtë shqiptarë sot kanë të drejtën dhe detyrën të ëndërrojnë një shoqëri më të drejtë, më të ndershme dhe më demokratike.

Ky është mesazhi më i bukur me rastin e 250-vjetorit amerikan: se e ardhmja u përket atyre që besojnë te liria, punojnë për të dhe nuk reshtin kurrë së kërkuari një shoqëri më të mirë për brezat që vijnë.  Në fund të fundit, jubileu i 250-vjetorit të Amerikës nuk është vetëm festë e historisë së saj; ai është edhe një kujtesë se çdo brez i cilitdo popull ka detyrën dhe përgjegjësinë të shkruaj kapitullin e vet të lirisë. Për shqiptarët e sotëm, ai kapitull duket se po shkruhet nga rinia që nuk pranon heshtjen, përballë padrejtësisë.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 503
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟭𝟵𝟮𝟬-𝟯 𝗦𝗵𝘁𝗮𝘁𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲
  • Çamëria: Gjeografia historike, prania shqiptare, trashëgimia kulturore dhe rëndësia gjeopolitike
  • Shabani School of Music: nga Amerika e Kanadaja në Evropë – me prezantim në Konferencën YMTE 2026, Oslo, Norvegji
  • Prof.Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare
  • MIHAL CIKO, MJESHTRI QË BASHKOI ARTIN ME ATDHETARINË
  • “KONGRESI ELBASANIT”
  • ZENI BALLAZHI – ARTISTI KËRÇOVAR ME VEPRIMTARI KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE
  • SHKOLLA SHQIPE NË LUBJANË, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË SLLOVENI
  • Kur diplomacia nuk mjaftoi – Lidhja e Prizrenit në luftë për trojet shqiptare
  • Lec Kurti, ambasadori i Shqipërisë në Londër më 1939
  • Liza Laska, gruaja që gdhendi dhimbjen në dritë, zëri lab që u bë poezi në artin skenik shqiptar
  • Leo Freundlich – Hebreu nga Vjena që ngriti zërin për shqiptarët!
  • “Historia e operas Rozafa”
  • MARGARET MACMILLAN, PARIS 1919 – Gjashtë muaj që ndryshuan botën
  • Çmitizimi i historisë dhe mungesa e një historiografie kritike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT