• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një veprimtari e bukur përmbyllëse për Vitin e Skenderebeut

January 9, 2019 by dgreca

Në Nju Xhersi u organizua një Konferencë Shkencore për Vitin e Skenderbeut dhe u bë përurimi i poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skenderbeu” të aktorit Xhevat Limani/

1 Marigoja1 Filadelfia1 me vajzen1 Ligejruse Filad

Nga Sadik ELSHANI*/

Viti 2018 është shpallur Viti i Skenderbeut në tërë botën shqiptare, sepse shënojmë 550 vjetorin e ndarjes fizike nga kjo botë të Heroit tonë Kombëtar. Po ashtu, shënojmë edhe 575 vjetorin e kthimit të tij në Krujë, për të shënuar kështu periudhën më të ndritur e më të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Me këtë rast në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë u organizuan mjaft manifestime të ndryshme kulturore – artistike, konferenca shkencore, simpoziume, etj. Siparin e këtyre veprimtarive e hapi Akademia Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe e Arteve me seli në Nju Jork, e cila ne ditën e shtunë më 13 janar në mjediset e Monroe College në Bronx organizoi Konferencën Shkencore kushtuar figurës së Gjergj Kastriot – Skenderbeut me rastin e 550 vjetorit të kalimit të tij në botën e lavdisë së përjetshme. Në këtë konferencë ku mernin pjesë një numër i lakmueshëm i bashkatdhetareve, u paraqit një numër i madh i kumtesave që vinin nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Në këtë tubim merrte pjesë edhe një grup veprimtarësh nga shoqata “Bijtë e Shqipes”. Ndërsa një javë më vonë, edhe shoqata “Bijtë e Shqipes” në Philadelphia organizoi një veprimtari dinjitoze ku u paraqiten disa kumtesa serioze, shoqëruar pastaj me një program artistik dhe koktejin tradicional me pije e ushqime të kuzhinës shqiptare.

Në fillim të dhjetorit morëm një njoftim nga dr. Bexhet Asani, i cili na ftonte që të marrim pjesë në një veprimtari që do te organizohej në Nju Xhersi në fund të dhjetorit, një veprimtari, një Konferncë Shkencore për ta mbyllur Vitin e Skenderbeut. Edhe përkundër angazhimeve tona në punë e veprimtari të fundvitit, ia arritëm që të bëheshim pjesë e kësaj veprimtarie të bukur. Veprimtaria u zhvillua më 28 dhjetor në Pompkin Lakes (Nju Xhersi), në qendrën qytetare, shoqërore (Civic Center) të këtij qyteti. Kjo Konferencë Shkencore u organizua nga dr. Bexhet Asani, sekretar i Akademisë Alternative Pegasiane, zonja Sabije Veseli, kryetare e Shoqatës së Grave Shqiptaro – Amerikane “Marigona”, imami Arun Pollozhani dhe prof. Bashkim Klloboçishta, hulumtues i shkencave historike. Merrte pjesë një grup, ndoshta jo i madh në numër, por i zgjedur i bashkatdhetarëvë – njerëz të artit shkencës e kulturës, kryesisht me banim në Nju Xhersi e Nju Jork. Nga shoqata “Bijtë e Shqipes” merrte pjesë një grup i përbërë nga kryetari Bujar Gjoka, anëtarët e Këshillit Drejtues: Bujar Çela e Sadik Elshani dhe ish nxënësja e shkollës shqipe “Gjuha Jone”, Silvana Çela – vajza e Bujarit.

Këtë konferencë e hapi dr. Bexhet Asani, i cili u dëshiroi mirëseardhjen të pranishmeve dhe pastaj bëri njoftimin për programin dhe mbarëvajtjen e këtij tubimi shoqëruar me një fjalë hyrëse për rëndësinë e figurës së Skenderbeut në historinë tonë kombëtare dhe theksoi: “Për një cerek shekulli Shqipëria dhe Gjergj Kastriot Skenderbeu ishin mburoja e Europës. Kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për njëzetë e pesë vjet bëri luftë çlirimtare, për njëzetë e pesë vjet bëri luftë ngadhënjimtare, për njëzetë e pesë vjet vigjiloi për të mbrojtur tokat arbërore nga cilido armik që do të sulmonte Arbërinë e shenjtë të mbretit Skënderbe. Gjergj Kastrioti Skënderbeu bëri luftë triumfale. Kushdo që mendon se Skënderbeu mbrojti fenë apo luftoi kundër kësaj apo asaj feje ai nuk mund të jetë as hulumtues, as studiues, as shqiptar, as atdhetar por vetëm tradhtar i atdheut të tij dhe shqiptarizmit.”Ky tubim pastaj vazhdoi me paraqitjen e kumtesave të përgatitura posaçërisht për këtë konferencë. Në vazhdim po japim titujt dhe autorët e këtyre kumtesave:

  1. Prof. Kristaq F. Shabani:
    “Skënderbeu, një histori politike” – Një kumtim paraqitës mbi veprën e Prof. Aurel Plasarit, studiues, përkthyes
  2. Prof. dr. Nebi Dervishi (USHT):
    “MARRËVESHJA E SHKUPIT (27 PRILL 1463) DHE FITORET E SKËNDERBEUT NË VITET 1462-1465”
  3. Prof. mr. sc. Migena ARLLATI:
    POEMË MBI EPOKËN DHE KULTIN E GJERGJ KASTRIOTIT – (Vështrim mbi poemën e Fran Ukcamës: “Gjergj Kastrioti – Heroi kombëtar e shkëlqimtar”)
  4. Dr. Sadik Elshani:
    “SKËNDERBEU I LAVDISË SË PËRJETSHME, MBIJETESA E NJË KOMBI”
  5. Mr. Sabaudin Zhuta:
    OPERA “SKANDERBEG” E ANTONIO VIVALDIT, FRYMËZIM BAROK
  6. Prof. dr. Nebi Dervishi:
    “BETEJA E LIVADHISË” (vjeshtë 1462), me rastin e 556 vjetorit
  7. Dr. Bexhet Asani:
    POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS GRIGOR PËRLIÇEV

Për shkaqe objektive autorët e disa kumtesave: Prof. Kristaq F. Shabani, prof. dr. Nebi Dervishi. Mr. sc. Migena Arllati nuk mund të merrnin pjesë personalisht në këtë konferencë, por kumtesat e tyre u lexuan nga zonjat, Sabije Veseli e Sonila Gjona – Fitzpatrick, si dhe z. Shaban Shala. Siç shihet nga vetë titujt e këtyre kumtesave, tematika e kësaj konference ishte mjaft e lërmishme, ndërsa autorët kishin bërë një punë serioze në trajtesat e tyre.

Në këtë veprimtari kushtuar “Vitit të Skënderbeut”u  bë edhe  përurimi i Poemës dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të dramaturgut dhe aktorit Xhevat Limani, themelues dhe drejtues i Teatrit Shqiptar të Amerikës. Libri u botua në përkujdesjen e prof. Kristaq F.Shabanit i cili është redaktor letrar i veprës. Me këtë rast u lexua parathënia e prof. Kristaq Shabanit: Hëna pesëmbëdhjetëshe e paralajmëroi daljen e poemës dramatike,“GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”
Për poemën dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të artistit Xhevat Limani, fjalën e rastit e mbajti rcensenti i librit, dr. Bexhet Asani, duke theksuar se kjo poemë dramatike është një panegjirik për Heroin tonë Kombëtar.  Me këtë shfaqje të poemës dramatike, “Gjergj Kastriot Skenderbeu, aktori Xhevat Limani gjatë tërë vitit me plot sukses u parqit në të gjitha trevat shqiptare, në shumë qendra të diasporës dhe te arbëreshët e Italisë. Nxënësja Sivana Çela i dhuroi dr. Bexhet Asanit një buqetë me lule dhe recitoi disa vargje për Skendeerbeun. Ishte ky një rast i mirë për kryetarin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, z. Bujar Gjoka që t’i njoftojnte të pranishmit për shkollën e kësaj shoqate dhe për veprimtaritë e shumta që rganizon ajo. Pastaj ne diskutime moren pjese imami Arun Pollozhani dhe z. Naim Balidemaj, të cilët e vlerësuar lart figurën e Skenderbeut si fytyrën më të ndritur të kombit tonë.

Në fund fjalën e mori edhe aktori Xhevat Limani, i cili foli për procesin krijues të poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, duke shprehur dëshirat e kahmotshme dhe motivacionet për hartimin e kësaj poeme. Në vazhdim ai recitoi me një mjeshtri artistike e plot ndjenja disa vargje nga poema e Naim Frashërit, “Skenderbeu”.  Duhet përmendur se në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe drejtori i AA Vision Media and Interpreting Services,gazetari Qazim Doda, i cili e gjiroi tërë veprimtarinë për kanalin e tij në YoyTube. Po ashtu, ai diskutoi në këtë tubim dhe bëri disa njoftime për punën e tij gazetareske në komunitetin shqiptaro – amerikan e më gjërë. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua  një koktej i pasur me pije e ushqime të shijshme tradicionale shqiptare për të cilin ishin kujdesur zonjat shqiptare. Edhe gjatë koktejit bisedat vazhduan në mes bashkatdhetarëve për Skenderbeun, cështjet kombëtare, gjendjen në trojet shqiptare dhe për disa cështje të komunitetit tonë shqiptaro – amerikan. Kështu mori fund edhe kjo veprimtari përmbyllëse për Vitin e Skenderbeut.

Philadelphia, janar 2019

*Sadik Elshani është doktor i shkencave të kimisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sadik Elshani, Skenderbeu, veprimtari, Xhevat Limani

LAJMËRIM PËR TË PAME

January 7, 2019 by dgreca

1 Morti.JPG

Nerim(Qerim ) Blakaj 24 Korrik 1974-3 Janar 2019/

Familja Blakaj njofton miqtë, shokët dhe dashamirët se hapin të PAME për më të dashurin e tyre NERIM(QERIM) BLAKAJ. Nerimi ndërroi jetë në moshën 44 vjecare me 3 Janar 2019(u lind me 24 Korrik 1974) dhe u varros me nderime nga Familja dhe Komuniteti shqiptar në Nju Jork.

E Pamja do të mbahet ditën e Dielë me datë 13 Janar 2019 nga Ora 10 AM deri në 4 PM në Eastwood Manor Caterers(Për burra dhe gra).

Adressa: 3371 Eastchester Rd, Bronx, NY 10469

Vizita ngushëllimi pret Familja Blakaj.

Tel Kontaktues i familjes: 646-825-1427

Filed Under: Komunitet Tagged With: Familja Blakaj, NERIM (QERIM) BLAKAJ, te pame

DOLI NUMRI MË I RI I REVISTËS MALËSIA

January 5, 2019 by dgreca

Në rubrikën e parë “Gjergj Kastriotit – Skenderbeu,  550- Vjetori  i Vdekjes – Viti Jubilar, punimet e veta i kanë prezentuar 8 shkencatarë: Prof. dr. Anton Nikë  Berisha (Universiteti i Kalabrisë) “Mbi veprën “Skanderbeku i pafán” të Jeronim De Radës”; Prof. dr. Zeqirja Neziri – Prof. asoc. dr. Merita Bruci (Shkup-Tiranë)” Kënga “Ushtari i Skënderbeut” e Franqisk Anton Santorit dhe kënga “ I erdhi një letër trimit” e Jeronim de Radës ; Prof. as. Dr. Rokin Daberdaku (Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”) “Skënderbeu dhe Vatikani (1444-1467)”; Prof. as. Dr. Zamira Cavo (Universiteti i Tiranës “Marin Barleti”) “Skënderbeu njerëzor”; Prof. dr. Fiorella De Rosa (Universiteti i Kalabrisë) “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një hero i zakonshëm”; Dr. Zenepe Dibra (Shkodër) ”Luftëtarë dhe personalitete të hapësirës shkodrane në krah të Skënderbeut”; Dr. Durim Çaça( Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”) “ Semiociteti i shoqërisë së diskursit, Et’ hem Haxhiademi, – tragjedia ”Skënderbeu”.

1 a Malesia reviste

Doli nga botimi numri trembëdhjetë (13) i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia, në Podgoricë, i cili sjellë 30 artikuj shkencorë, recensione dhe mirënjohje. Në këtë numer kanë bashkëpunuar studiues nga  Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Suedia, Rumunia, Brukseli dhe Mali i Zi.

Në rubrikën e parë “Gjergj Kastriotit – Skenderbeu,  550- Vjetori  i Vdekjes – Viti Jubilar, punimet e veta i kanë prezentuar 8 shkencatarë: Prof. dr. Anton Nikë  Berisha (Universiteti i Kalabrisë) “Mbi veprën “Skanderbeku i pafán” të Jeronim De Radës”; Prof. dr. Zeqirja Neziri – Prof. asoc. dr. Merita Bruci (Shkup-Tiranë)” Kënga “Ushtari i Skënderbeut” e Franqisk Anton Santorit dhe kënga “ I erdhi një letër trimit” e Jeronim de Radës ; Prof. as. Dr. Rokin Daberdaku (Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”) “Skënderbeu dhe Vatikani (1444-1467)”; Prof. as. Dr. Zamira Cavo (Universiteti i Tiranës “Marin Barleti”) “Skënderbeu njerëzor”; Prof. dr. Fiorella De Rosa (Universiteti i Kalabrisë) “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një hero i zakonshëm”; Dr. Zenepe Dibra (Shkodër) ”Luftëtarë dhe personalitete të hapësirës shkodrane në krah të Skënderbeut”; Dr. Durim Çaça( Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”) “ Semiociteti i shoqërisë së diskursit, Et’ hem Haxhiademi, – tragjedia ”Skënderbeu”.

Në rubrikën “kulturë” janë prezentuar 17 autorë: Akademik Kolec Topalli(Tiranë- që tani i ndjeri) “Buzuku e Shestani – paralele gjuhësore”; Prof. dr.    Ardian Kyçyku( Rektor i Universitetit rumun të shkencave dhe arteve Gheoghe Cristea, Bukuresht)” Gjuha dhe vdekja, ose hapësira ku duhet mbijetuar”; Prof. dr.Valter Memisha(Drejtor i Institutit të gjuhësisë dhe letërsisë, Tiranë) “Kur akademiku i kthen shqipes ç’është e shqipes”(I. Ajeti, Fjala shqipe në Fjalorin e Glisha Elezoviçit); Prof. dr. Robert Damo, Adriana Stefani, Mas. Kostanca Kote ” Sotir Pecit për zhvillimin e arsimit kombëtar dhe të gjuhës shqipe”; Prof. dr. Shpresa Hoxha(Universiteti i Prishtinës) “Fjalët dhe shprehjet angleze me prejardhje nga terminologjia latine dhe përkthimi i tyre në gjuhën shqipe; Prof. dr. Josif Mita(Universiteti i Kalabrisë) “Rreth disa pikëpamjeve të Sosyrit dhe të Çomit për gjuhën”;  Prof. dr. Adem Zenullahu  (Prishtinë) ”Figura e Oso Kukës në këngët popullore dhe në “Lahutën e Malcis” të Gjergj Fishtës”; Prof. dr. Mimoza Priku – Prof. dr. Artan Haxhi (Universiteti i Shkodrës” Luigj Gurakuqi”) “Intelektualja Musine Kokalari dhe vepra e saj në vëmendjen e Albanologut Carlo Tagliavini”; Prof. dr. Mustafa Ibrahimi(Universiteti i  Tetovës “Nëna Tereze”) “Aspekte etnolinguistike të proverbave në fjalorin latinisht-shqip të Frang Bardhit”; Prof. as. dr. Muharrem Jakupi (Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”) “Tema e zhgënjimit, depresionit dhe vdekjes në poezinë e Dritëro Agollit pas vitit 1990”; Dr. Edlira Macaj(Universiteti  i Tiranës) “Pikëtakime poetike mes Mjedës, Koliqit, Camajt e Zorbës… “;  Dr. Denis Himçi(Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani”)”  Arbëreshi Karmine Abate ose të shkruarit midis gjuhëve dhe kulturave të ndryshme”; Majlinda Bushaj – Marijan Lulgjuraj (Shkodër – Malësi/Tuz)”Botimet shkencore – kulturore –letrare të shqiptarëve në Mal të Zi”; Prof. dr. Zymer U. Neziri ( Prishtinë) “Festivali V mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2017”.

Në rubrikën nga “Historia” janë prezentuat  2 studime shkencore: Prof. dr. Lush Culaj ( Instituti Albanologjik i Prishtinës) “Shteti shqiptar dhe “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918 -1924”; Dr. Kastriot Marku (Milano, Itali) “Shkrimi i historisë kishtare nis nga shkrimi i historisë së  dioqezave  “Monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit. “Tivar, Argjipeshkvia e Tivarit, 2017.

Në rubrikën “çështje shoqërore” janë prezentuar 3 artikuj: Nikë Gashaj (Podgoricë) ”Identiteti kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi”; Prof. as. Dr. Kolë Tahiri(Bruksel) ”Kuvendet shqiptare”( sipas Lahutës së Malësisë); Sytki Ndrecaj(Zëvendës Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, Koplik)”Bashkia e Malësisë së Madhe”.

Në rubrikën” recensione” janë prezentuar 4 vështrime për disa botime aktuale të autorëve nga Ulqini, Prishtina, Kalabria, Boras (suedia), trajtua nga dr. Rrustem Berisha, Prof. dr. Lush Culaj, Isak Ahmeti dhe Hysen Ibrahimi.

Ky numer mbydhet me rubrikën “mirënjohje”, nga Prof. as. dr. Flamur Shala(Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”) “Kontrributi jetësor për gjuhën shqipe në tekstet universitare të Akad. Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj.

Themelues dhe kryeredaktor i revistës është Nikë Gashaj (email: malesia@t-com.me)

1 Logo Mali i ZiBotimin e këtij publikimi e ndihmoi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave  në Mal të Zi

Filed Under: Komunitet Tagged With: DOLI NUMRI MË I RI, I REVISTËS MALËSIA, Nike Grishaj

Mbahu Nëno, mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë

December 11, 2018 by dgreca

Terroristët kanë fytyrën e djallit dhe nuk ka rëndësi nëse janë grekë, turq, arabë, amerikanë, shqiptarë, etj ata kanë emëruesin e përbashkët: terroristë, dhe për rrjedhojë dënohen nga gjithë bota e civilizuar./

1 Balaj me Kezen1 terroristet.JPG1 Bashke3 keze1 Marko2 Me flamur shqipet1 hreket 2

Nga Keze Kozeta Zylo/

“Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë!” do të shkruante Noli shekullin e kaluar.Dhe kjo thënie proverbiale, ky varg lapidar do të vazhdojë të këndohet sa të ketë frymë shqiptari në Diasporën e Amerikës. Me 9 Dhjetor një grup shqiptarësh të organizuar nga Presidenti I organizatës “Rrënjët shqiptare” z.Marko Kepi u mblodhën për të protestuar kundër shoqatës Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn e cila organizoi ceremoni për të nderuar terroristin grek Konstantinos Katsifas. Terroristi grek terrorizoi shqiptarët në Bularat të Gjirokastrës dhe donte të qëllonte me armë policinë shqiptare.

Si Shqiptarë që ishim mbledhur aty hodhëm parrulla kundër shoqatës “Pan Helenike” dhe gati u “Përleshëm” me drejtuesit e kesaj shoqate që nuk i kursyen fjalët fyese kundër nesh dhe popullit shqiptar. Shqiptarët patriotë si Sali Bollati me familjen e tij mbanin pankarta në duar që shkruanin për Camërinë, tokën e shenjtë të vjedhur nga grekërit, Esad Gjonbalaj, Zef Balaj, etj mbanin Flamurin Kombëtar, disa djelmosha të tjerë valëvisnin Flamurin e Shqipërisë etnike. Shqiptarët protestues hodhën parrullat si: “Shame on you” “Turp për ju”, Ju jeni terrorista, ju jeni rracista, Camëria është e jona! Policia amerikane merrte shpesh herë masat që mos të ndodhte ndonjë incident midis protestuesve dhe organizatorëve grek që nderonin si Hero një terrorist… TV “Alba Life” ështe duke trasmetuar  protestën e shqiptarëve të Amerikës kundër organizatës Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn.

9 Dhjetor, 2018

Brooklyn, New York

***

Dënoj terroristët

Terroristët kanë fytyrën e djallit dhe nuk ka rëndësi nëse janë grekë, turq, arabë, amerikanë, shqiptarë, etj ata kanë emëruesin e përbashkët: terroristë, dhe për rrjedhojë dënohen nga gjithë bota e civilizuar.

Nga Keze Kozeta ZYLO/

Si shqiptaro amerikane aktive në Diasporë dhe si publiciste që me shkrimet e mia kam dënuar herë pas here krimet e qeverisë greke dhe te ekstremistëve në cdo sistem vajta në protestë për të denoncuar terrroristin grek Kostandinos Katsifas që u vra në tokën shqiptare nga policia se po terrorizonte me armë në dorë popullin e pafajshëm dhe qëlloi mbi policinë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës.  Vajta atje të kundërshtoja federatën Laconian, Spartans, “Pan Hellenic” greke në Brooklyn e cila organizoi ceremoni për të nderuar terroristin grek Konstantinos Katsifas si një hero. Terroristi grek terrorizoi shqiptarët në Bularat të Gjirokastrës dhe qëlloi me armë mbi policinë shqiptare.

Une ishja atje për të denoncuar nga Tempulli i Lirisë në Botë grupet terroriste, grupet ekstremiste kundër popullit tim dhe popujve në botë, vajta atje për të denoncuar organizaten greke në New York që nderoi si Hero, terroristin grek Kostandinos Katsifas i cili u vra në tokën shqiptare.

Terroristet kanë fytyrën e djallit dhe nuk ka rëndësi në janë grekë, turq, arabë, amerikanë, shqiptarë, etj ata kanë emëruesin e përbashkët: terroristë, dhe për rrjedhojë dënohen nga gjithë bota e civilizuar.

Shkova atje tëdënoja gjithë padrejtesitë greke, filluar qysh në fillim të shekullit të kaluar me vrasje, dhunime, djegje, prerje kokash e deri në tragjedinë e tmerrshme came, nje genocid i pashoq ushtruar nga gjenerali grek famëkeq Napolon Zerva të cilët realizuan spastrimin e plotë etnik të shqiptarëve të Çamërisë së bashku me ushtarët e tij.

Unë shkova atje për të dënuar dhunimet barbare të zhvarrosjeve të eshtrave të të parëve tanë shqiptarë si në Kosinë të Përmetit, Boboshticë të Korcës se gjoja ishin kockat e grekëve ndihmuar nga Kalorësi grek i Kalit të Trojës Janullatos, që sot më tund pashaportën nëpër botë se është shqiptaro grek…  Noli po rrotullohet tek varri kur dëgjon këto krime barbare dhe zëvendësimin e një peshkopi shqiptaro ortodoks me grek duke e vënë në krye të Kishës autoqefale shqiptare…, sepse Noli dhe gjithë besimtarët patriotë që kanë mbi cdo gjë Shqipërinë luftuan fort kundër patrikanës greke që helmoi, vrau dhe therri nëpër natë atdhetarët e flaktë shqiptare, një pjesë të elitës së Kombit.

Janullatosi që pushtoi kishën autoqefale shqiptare të Fan Nolit ligjërisht, nuk mund t’i dilte shpirti pa parë të ndërtuar varrezën e ushtarëve grekë në tokën shqiptare, që ai dhe shpura e tij e quan tokë greke, toka e Vorio Epirit, ndërsa për Çamërinë as që i bie mendja fare…

Une vajta atje jo vetëm si shqiptare e bijë shqiptari që s’mund të heshtë, por kam dhe të drejtën morale dhe legjitime si bijë e Mezhgoranit ne Tepelene të flasë dhe te rrëfejë tmerret e luftës italo greke që na treguan prindërit dhe gjyshërit sa ishin gjallë, meqënse një pjesë e tragjedisë ka pasur për skenë Mezhgoranin që rri buzë Trebeshinës dhe që lag këmbët nga uji i bekuar i lumit Vjosa, ku u vrane u therren dhe ne fshat u be baterdia.

Opinionistët dhe sahanlëpirësit e qeverisë qe pasurohen ne saje te mashtrimeve te pabesa po e shesin luftën italo greke sikur të ketë qenë një show i “kryeqeveriut” të tipit “ERTV” dhe jo një luftë që mbushi fshatrat me viktima të pafajshme, me kufoma që s’kaloje dot në faqen e malit të Trebeshinës që quhet “Kumbulla”, me kufoma që tromaksën fëmijë e pleq.

Kur dëgjova se do të ngrihet varreza madhështore për ushtarët grekë, ose “vendprehje” meqënse grekët e kanë shumë për zemër këtë shprehje, pasi greket thone se atje ku prehen eshte toka e tyre, u drodha, u trishtova pamasë, por nga ana tjetër mora fuqi Anteu se një ditë shqiptarët do t’i çojnë në vendprehjen greke atje ku kanë atdheun e tyre dhe jo te nderohen ne Shqiperi me vendim qeverie. Mora fuqi si Anteu nuk do të mposhtem ose s’do të mposhtemi për sa kohë ne të Diasporës kemi kontakt me tokën, nënën tonë, Kombin.

Populli i qytetëuar, i lashtë dhe plot kulturë, varrezat e ushtarëve grekë dhe italianë në Sajmolë që është një fushë e bukur buzë Vjosës, i trajtuan me respekt, sepse është kodi: “Te vdekurin lëre të prehet i qetë, mos e ngacmo. Dhe plot 80 vjet eshtrat dhe varret e tyre s’u ngacmuan kurrë, toka nuk u prish, pasi ishte tokë buke, trupat e tyre nuk u prekën dhe kjo është mëse njerëzore”.

Por pabesia greke eshte e njohur ne gjithe boten dhe nuk cuditem aspak qe sot nje organizate greke “Pan Hellenic” ne zemer te Nju Jorkut nderon nje terrorist grek qe erdhi me arme ne dore ne Bularat ne diten qe me vendim te padrejte te qeverise shqiptare po nderoheshin ushtaret greke qe lane kockat ne token shqiptare.  Dhe keto jane tragjedite shqiptare akoma te pashkruajtura dhe te pa luajtura ne skenat boterore.

Kryebashkiaku I qytetit te Argons ne Mikene, Dimitris Kambosos ka propozuar t’I ngrihet nje bust dhe rruge ne emrin e tij, pra shikoni se cfare nderimi bejne politikanet greke per terroristet e tyre kur vrasin shqiptaret…

Une shkova atje per vrasjet barbare qe jane bere ne token greke per vellezerit shqiptare qe sipas statiskave jane 171 shqiptarë të vrarë në Greqi, ndersa 97 jane nga policia.  Vetem ne muajin nentor jane 4 shqipare.

Le te denoncojme se bashku dhe mos te heshtim kurre si shqiptare gjithe krimet greke dhe mbeshtetesit e tyre qe i terroristet i nderojne si heronj.

Rrofte Shqiperia jone etnike!

Rrofte Amerika vendi qe shpetoi Shqiperine!

*Keze Kozeta Zylo, shkrimtare, publiciste dhe themeluese e Shkollave Shqipe ne New York

9 dhjetor, 2018

Brooklyn, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kacifas, Keze Kozeta Zylo, Mbahu Nëno, mos ki frikë, proteste, rrenjet shqiptare

SHQIPTARET E ARIZONES KREMTUAN SOLEMNISHT DITEN E FLAMURIT

November 26, 2018 by dgreca

1 a Mulliq salle1 Mulliqi me keng1 Mulliqi3 Mulliq beu

NGA LULZIM MULLIQI/
Me rastin e festave tona kombetare,vecanerisht 28 nentorit,festes kombetare te te gjithe shqiptareve qe njihet ndryshe edhe si “Dita e Flamurit” shqiptaret e shtetit te Arizones e kremtuan solemnisht me aktivitete te begatshme kombetare,kulturore,sportive dhe artistike.Ketij manifestimi te rendesishem kombetar dhe kulturor,ashtu sikurse ne vitin pararendes edhe kesaj radhe i parapriu Pikniku i pervitshem tradicional i Pavaresise i organizuar nga Shoqata me e vjeter e shqiptareve te ketij shteti “Shqipe e Arizones”.Me kete rast ne vendtkimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus park dhe 39 Ave,u organizuan edhe lojrat sportive si ne shah,futboll dhe basketboll.Pas fjalimeve ceremoniale te rastit u zhvilluan lojrat sportive sic ishte:turniri ne futboll te vogel ku garuan skuadra te ndryshme te komunitetit,ku atmosferen edhe me festive e ben bashkatdhetaret tane te ardhur nga treva te ndryshme etnike shqiptare,te cilet  kishin sjellur me vete edhe ushqime tradicionale shqiptare.Me pas ne nderim te kesaj feste te rendesishme kombetare u organizua edhe nje mbremje mizikore festive me pjesemarrjen e kengetareve te mirenjohur te muzikes popullore shqiptare,sic ishin:Shaqir cervadiku,Amarda Arkaxhiu,vellezerit Edmond e Eduart Nikolla dhe Amir Morina.Kjo mbremje muzikore u organizua  nen patronatin e Shoqates shqiptaro-amerikane “ Shqipe e Arizones “ ne Hotelin Four Points Sheraton ne Peoria Ave,ne qytetin e Phoenixit.Me kete rast gjithcka ishte pergatitur ne menyre shume te bukur,per nje mbremje shume te kendshme,per nje kremte shume dinjitoze dhe madheshtore.Atmosfera ishte edhe me festive brenda ne salle e cila ishte dekoruar me flamuj kombetar ku ne sfond mbizoteronin edhe fotografite e ideologeve dhe atdhetareve te Pavaresise se Shqiperise,Ismail Qemailit,Isa Boletinit,Hasan Prishtines etj.Ne fillimi te ketij eventi u be intonimi i himnit kombetar dhe atij amerikanMe pas nje fjalim rasti ne emer te Shoqates “ Shqipe e Arizones “e mbajti anetari i Bordit dhe aktivisti i devotshem,Dr.Arben Lasku.Ai pasi i pershendeti te pranishmit u ndal te rendesia historike qe kishte shpallja e Pavaresise se Shqiperise ne rrethanat e atehershme politike,Juridike dhe diplomatike ne Ballkanin e trazuar.Ne vijim dr.Arben Lasku theksoi se shpallja e Pavaresise se Shqiperise perben nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e popullit shqiptar.Ajo ishte fryt i perpjekjeve shekullore te atdhetareve tane per te formuar  shtetin e pavarur shqiptar.Sot i kujtojme me pietet dhe respekt te madh te gjitha ato figura te medha historike qe kontribuan ne shpalljen e Pavaresise se Shqiperise.Me pas programi artistik vazhdoi me daljen ne skene te grupit te valleve te femijeve te shkolles Shqipe te cilet performuan disa valle te tradites te pergatitura nga Jessie Fidani.Me pas doli ne skene moderatori i kesaj mbremje,Mr.Sc.Lulzim Mulliqi i cili pasi i pershendeti te pranishmit dhe i uroi 106 vjetorin e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise,prezantoi dhe ftoi ne skene kengetaret e mirenjohur te Estrades muzikore shqiptare te ardhur enkas per kete mbremje kengetari i mirenjohur nga Kosovo,Shaqir Cervadiku pastaj kengetarja Amarda Arkaxhiu,vellezerit Nikolla dhe kengetari i komunitetit,Amir Morina.Dalja ne skene e kengetarit te mirenjohur nga Kosova,Shaqir Cervadiku dhe interpretimi i kengeve atdhetare me mjeshtri artistike sic ishin kenget “ Shqiperine e dua se jam shqiptar,Kosoven e dua se jam kosovar” pastaj kenget epike si “Moj Shqiperi mos thuj mbarova dhe kenga e Flamurit” zgjuan nje interesim te jashtezakonshem te mergimtaret tane.
Zeri i embel,melodik dhe karakteristik i kengetarit Shaqir Cervadikut u shoqerua gjate me duartrokitje frenetike dhe ovacione te shumta te artdashesve tane.Me pas gazetari dhe moderatori,Lulzim Mulliqi lexoi edhe nje leter pershendetese te Shoqates shqiptaro-amerikane nga Cikago e cila e pershendeste dhe vleresonte larte  artistin e kenges popullore nga Kosova,Shaqir Cervadikun.Mjaft emocionuese dhe mbreselenese ishte edhe paraqitja ne skene e kengetares nga Shqiperia,Amarda Arkaxhiu e cila u paraqet me nje kolazh kengesh nga jugu dhe Shqiperia e mesme.Gjithashtu me nje potpuri kengesh per mergimtret tane kenduan, Amir Morina dhe vellezerit Edmond e Eduart Nikolla te shoqruar nga instrumentisti i mirenjohur,Astrit Dungu.Gjithashtu viene te permendet se ne kete eveniment te rendesishem kombetar dhe kulturor ishte i pranishem edhe fotografi profesionist i komunitetit shqiptaret te Arizones i kudondodhuri,Ensuel Kola,i cili permes fotografise i perjeteson aktivitetet e komunitetit tone.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Arizona, Festa e Flamurit, Lulzim Mulliqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • 164
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT