• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova- Urdhri i Lirisë shefit të Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve

October 13, 2017 by dgreca

2dekorata-Komandanti i FSK-së, në emër të Presidentit të Kosovës, dekoron shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein/

1 te katerUASHINGTON, 13 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/Në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein me Dekoratën Urdhri i Lirisë.Njoftimi i dërguar thekson se, gjeneral Rama, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane. Komandanti i FSK-së dhe gjenerali Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në  Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK- në. Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë (Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.Në takimin e komandantit të FSK-së me shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve ishin edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral Timothy Orr, atasheu amerikan i Mbrojtjes në Kosovë, koloneli Jeffry Fischer dhe atasheu i Kosovës në Uashington, kolonel Ilir Qeriqi./b.j/

Filed Under: Komunitet Tagged With: të Forcave Ajrore, të SHBA-ve, Urdhri i Lirisë shefit të Shtabit

NJOFTIM I SHOQATËS SË VETERANËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

October 11, 2017 by dgreca

Njoftim i Shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë për aktivitetin e 11 nëntorit 2017, Ditën e Veteranëve/

1 Remembrance Day

Time to share and come to the Veterans Day Ceremony Subject: Save the Date.  Saturday Nov 11-2017, Veterans Day NOON 

MIRSEARDHET –  ALL ARE WELCOME.   ALBA RESTAURANT QUINCY CENTER

INVITATION      SEE. MORE BELOW (Checks payable to ALBA Restaurant $35 )

The Albanian American War Veterans (AAWV), host their annual dinner on

Veterans Day:  SATURDAY, NOVEMBER 11, 2017 at 12 NOON

Held at ALBA’s Restaurant

1486 Hancock Street

Quincy, MA 02169.    617-376-2522 

****For reservations and details please send email to:

Ron Nasson, Commander @ aawvbos@outlook.com

Call 508-668-6506.   

Virginia Kosmo. Honorary Member Recording Secretary /Archivist 

Call 781-894-2721.

Filed Under: Komunitet Tagged With: NJOFTIM I SHOQATËS SË VETERANËVE, shqiptaro-amerikane

BARDHESITE E ATDHEUT & BIOGRAFITE E PRESIDENTEVE AMERIKANE

October 10, 2017 by dgreca

RIBOTOHET LIBRI ENCIKLOPEDIK “BARDHESITE E ATDHEUT ” ,PERFSHIHEN EDHE BIOGRAFITE E PRESIDENTEVE AMERIKAN/1 Mulliqi

Nga LULZIM MULLIQI/SHBA

Keto dite ne Prishtine eshte ribotuar libri Enciklopedik gjithperfshires “Bardhesite e Atdheut” me 3.000 (tremije) deshmore te tri lufterave te UCK-se,te autorit te mirenjohur,publicistit,reporterit dhe veteranit te UCK-se,z.Afrim Mustafa.Libri eshte teresi unitare dhe gjithkombetare qe perfshine biografite e te gjithe deshmoreve te UCK-se,te te gjitha trevave etnike shqiptare,pastaj biografite e tre deshmoreve shqiptaro-amerikane (te vellezerve :Mehmet,Agron dhe Yll Bytyci),te cilet erdhen nga mergata shqiptare e Amerikes,e qe luftuan dhe rane ne altarin e atdheut, per clirimin,lirine dhe Pavaresine e shtetit te Kosoves.Gjithashtu per here te pare ne ribotimin e ketij libri perfshihen edhe bografite dhe fotografite e 45 presidenteve amerikane,duke u nisur nga presidenti i pare :Xhorxh Uashington e deri te presidenti aktual i SHBA-ve,Donald Tramp.Ky botim,i cili deri tash ka marre vleresime te jashtezakonshme si nje publikim i rendesise se vecante mbarekombetare,sic dihet,perfshin deshmoret e UCK-se,ne Kosove,UCPMB-se,ne Kosoven Lindore dhe UCK-se,ne Maqedoni.Vlene te permendet se Enciklopedia tashme gjithkombetare”Bardhesite e Atdheut”me 3.000 deshmoret e rene ne fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit XX!,pervec veprimtarise kombetare per shume vjet dhe dekada ne altarin e atdheut,perfshin gjithsejt 26500  fakte te reja,dokumente,deshmi dhe argumente shume te rendesishme te historiografise sone gjithekombetare shqiptare nga vitet:1900-2002,ndersa sipas recensenteve te njohur:Akademik Esat Stavileci (tashme i ndjere),dr.Jakup Krasniqi dhe gjeneral Kudusi Lama,ky publikim eshte aset shume i rendesishem kombetar qe dokumenton historine me te re te luftes se lavdishme te UCK-se,ne Kosove dhe ne me gjetre ne trojet etnike shqiptare.Enciklopedia Gjithkombetare, “Bardhesite e Atdheut” eshte mirepritur kudo ne trevat tona shqiptare.Sipas autorit te ketij libri gjithperfshires dhe Enciklopedik,Afrim Mustafa,i cili eshte shprehur per gazeten shqiptaro-amerikane “DIELLI” se pas shume promovimeve te ketij libri te bere ne Kosove,Shqiperi,Maqedoni,ne Mal te Zi dhe ne Luginen e Presheves (Kosoven Lindore), sic thote autori i ketij libri,Afrim Mustafa deshire e tij e kahmotshme eshte qe promovimin e radhes ta bej ne SHBA,ku do te ishte mire te organizohet nje promovim solemn nga ana e komunitetit shqiptaro-amerikan.Vepra “Bardhesite e Atdheut” e vleresuar si monumentale,gjithashtu perfshine edhe biografite dhe fotografite e tre deshmoreve shqiptaro-amerikane,te cilet erdhen nga SHBA-ja mike,luftuan dhe rane per lirine dhe Pavaresine e Kosoves.Veprimtaria atdhetare dhe kombetare e vellezerve :Mehmet,Agron dhe Yll Bytyci spikat fuqishem dhe zene nje vend te rendesishem ne librin Enciklopedik “Bardhesite e Ardheut” te autorit te mirenjohur,Afrim Mustafa.Gjithashtu sipas autorit te nderuar te librit Enciklopedik “Bardhesite e Atdheut”,z.Afrim Mustafa ,ne ribotimin e ketij libri nje vend te rendesishem zene edhe biografite e presidenteve amerikane,ku sipas tij ne shenje nderimi te perjetshem per kontributin e SHBA-ve,per Kosoven ne vecanti dhe ceshtjen shqiptare ne pergjithesi,ky liber permbyllet me respekt te vecante me fotografite dhe biografite e 45 presidenteve amerikane,duke u nisur nga i madhi:Xhorxh Washington e deri te presidenti aktual i SHBA-ve,Donald Tramp…

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bardhesite e Atdheut, Lulzim Mulliqi

Fjona Parllaku, fituese në universitetin “Massachusetts Institute of Technology”

September 28, 2017 by dgreca

Maturantja më mirë e vitit 2016, Fjona Parllaku, fituese në universitetin “Massachusetts Institute of  Technology1 Fjona

Një vit më parë, ajo rezultoi fituese në të dhjeta preferencat e saj për të vazhduar studimet e larta. Për një vit ajo zgjodhi të studionte në një universitet privat në Tiranë në Programin e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital, edhe këtu me bursë të plotë. Ndërkohë, dëshira e saj ishte të studionte jashtë vendit, mundësisht në një universitet prestigjioz. Fjona zgjodhi të aplikonte në universitetin më të mirë në botë, “Massachusetts Institute of Technology” të cilin e ëndërrojnë miliona student të rinj amerikanë dhe nga i gjithë globi. Në përfundim të vitit shkollor, në fillimet muajit Maj të këtij viti, 19-vjeçares i vjen lajmi që do e bënte më krah në ato momente. Parllaku ishte pranuar në një nga universitetet më të mira në botë-MIT. Vajza që kishte fituar me dhjetëra olimpiada matematike, brenda dhe jashtë vendit, u shpërblye me këtë mundësi, që e konsideron të rëndësishme për të ardhmen e saj. Gjatë viteve të shkollës në Shqipëri ka marr vetëm dhjeta. Nuk e dimë se çfarë rezultatesh do të ketë në Massachusetts, por kështu si e ka nisur, zor të zbres nga froni! Ajo këtë vit është një ndër 24 studentet që janë pranuar me bursë të plotë në MIT nga e gjithë bota. Në datën 6 shtator Fjona ka filluar zyrtarisht shkollën dhe në këto ditë të parë është shumë e zënë. Për të sjell shembullin e një studenteje të talentuar dhe me vullnet, ne folëm me 19 vjeçaren, e cila në këtë bisedë për Dita-n na ka treguar për ditët e para në SHBA dhe për ambiciet që ka në rrugën e dijes. Është vajza e një inxhinieri dhe e një pedagogeje gjuhësie. Prindërit kanë shërbyer si motivim në rrugën drejt dijes. “U jam më tepër se mirënjohëse prindërve të mi që kanë qenë një model perfekt për t’u ndjekur dhe që më kanë qëndruar pranë gjatë hapave më të rëndësishëm të formimit tim intelektual”-tregon studentja e MIT.

Massachusetts Institute of Technology

Fjona nuk i ka lënë punët për në momentin e fundit. Gjatë viteve të shkollës ajo ka gërmuar në heshtje duke zbuluar universitetet më të mira në botë. Duke qenë më e mira nuk kishte pse t’i privonte vetes një mundësi për të bërë pjesë në një nga institucionet më të rëndësishme të dijes. “Pjesëmarrja në olimpiada të përvitshme kombëtare e sidomos ndërkombëtare më ka mundësuar njohjen me më të mirët nga vende të ndryshme të botës. Në ditët pas kompeticioneve, gjatë aktiviteteve e shëtitjeve që bënim në grup, diskutonim shpesh edhe për mundësitë për ndjekjen e studimeve jashtë vendit. Dhe, për disa vjet rresht që u bëra pjesë e këtyre diskutimeve, dëgjoja që MIT ishte universiteti më i lakuar e më i lakmuar nga të gjithë ata që, si unë, adhuronin shkencat e natyrës. Këto diskutime shërbyen si nxitje dhe më shtuan dëshirën të provoja fatin tim për të qenë mes më të mirëve në këtë universitet”- shprehet 19 vjeçarja. Pavarësisht se kishte filluar vitin e parë për Inxhinieri Elektronik ajo, po në heshtje, pa shumë bujë, aplikon në universitetin ku gjendet sot. “Aplikimin e fillova ndërkohë që vijoja studimet e larta në universitetin Epoka në Shqipëri, në degën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Dixhital. Të them të drejtën u ndjeva e përkëdhelur nga fati, kur, një ditë të bukur të fillimit të Majit (ndërkohë që isha në prag të provimeve përfundimtare tek universiteti ku studioja) mora lajmin më të bukur e më të shumëpritur që çdo moshatar i imi ëndërron të marrë, që isha pranuar pikërisht në universitetin më të mirë në botë – MIT”. Parllaku ka shkuar në SHBA në 19 gusht, ndërsa shkolla ka filluar në 6 shtator. Gjatë këtyre ditëve, gjendet ende nën ethet dhe emocionet që të jepi gjithmonë një vend i ri, njerëz të rinj dhe sfida të reja. Pavarësisht kohës së shkurtër ajo ka kuptuar se ndodhet në një vend mundësish, të cilat premton se do i shfrytëzoj sa të mundet.

“Tani që jam pjesë e këtij universiteti, arrij t’u jap të drejtë të gjithë atyre që aspirojnë të jenë studentë këtu. Dhe kjo, jo vetëm për mundësitë e panumërta që ofron në lidhje me angazhimin në veprimtari të ndryshme argëtuese jashtë orëve të mësimit, por sidomos për metodat bashkëkohore të mësimdhënies, për lirshmërinë dhe motivimin që ke duke ndjekur leksionet, por edhe për mënyrën sistematike të kontrollit të njohurive që të lehtësojnë përgatitjen për provimet përfundimtare dhe për vlerësimin motivues që të nxit të jesh gjithnjë i përgatitur. Sigurisht, përshtatja me këtë lloj ngarkese kërkon pak më tepër kohë, pak më shumë vullnet për të mos u dorëzuar si edhe një mënyrë të veçantë të organizimit të kohës.

Ajo nuk ka humbur asgjë nga 1 vite studime në Shqipëri.

“Duke m’u dhënë mundësia të transferoj kreditet e fituara në universitetin që ndiqja në Shqipëri nga dega për të cilën studioja, tani jam studente në degën Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike, që është edhe më e gjerë dhe ofron mundësi më të shumta, jo vetëm për studime të mëtejshme dhe kualifikime më të larta, por edhe shërben si një investim i mirë për punësim në të ardhmen”.

Pse një inxhiniere?

Që e vogël kam qenë e apasionuar pas teknologjisë dhe lojërave elektronike. Me kalimin e viteve kurioziteti për të kuptuar më me hollësi si funksionojnë pajisje të ndryshme elektronike apo shpikje nga më të fundit rritej çdo ditë e më shumë. Unë jam rritur me matematikën dhe fizikën, ato janë pasioni im. Lidhja ime shkencat ekzakte ndoshta më lidhi me Elektronikën më shumë sesa me fusha të tjera. Elektronika është e sotmja dhe e ardhmja. Tregu premtues që ofron profesioni i inxhinierit elektronik, që në këtë degë është i ndërthurur edhe me mundësinë e aplikimit të teknologjive moderne, komunikimit dhe sisteme të tjera teknike që transferojnë informacione, ishin faktorë të tjerë që më shtynë të bëja këtë zgjedhje. Krahas talentit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur rezultate sa më të larta përgjatë gjithë viteve të studimit, ka qenë puna e vazhdueshme dhe sistematike ajo që e ka kurorëzuar me sukses çdonjërin prej viteve, që nga shkolla 9-vjeçare e deri në vitin e fundit të gjimnazit. Në Shqipëri ka me qindra maturantë dhe studentë të shkëlqyer, që bëjnë sakrifica maksimale për të arritur më të mirën, për të patur një formim sa më cilësor, secili prej tyre mund të ishte në vendin tim.

-Një gjë të tillë e ke të trashëguar nga familja. Sa kanë ndikuar ata në motivimin tënd dhe në dëshirën për ta dashur shkollën?

Në të vërtetë u jam më tepër se mirënjohëse prindërve të mi që kanë qenë një model perfekt për t’u ndjekur dhe që më kanë qëndruar pranë gjatë hapave më të rëndësishëm të formimit tim intelektual.

Por, për sa i përket zgjedhjes së degës, ata thjesht më kanë dhënë këshilla me shumë vlerë, duke u përpjekur të mos më imponojnë në asnjë formë mendimin e tyre.

-A e konsideron veten një gjeni? Duke marrë parasysh që në 13 vite shkollë keni marrë vetëm notën 10-të…

Nuk do ta quaja. Synimet e mia për të qenë sa më e suksesshme kanë qenë të qarta që në moshë të vogël. Gjithmonë jam përpjekur të mësoj shumë për të marrë maksimumin në një lëndë, në një provim apo në një projekt apo të arrija një nga vendet e para në një konkurs. Megjithatë, nuk mendoj që këto janë të mjaftueshme për ta quajtur veten gjeni. Që kur kam qenë e vogël kam patur dëshirë për të qenë një hap përpara programeve mësimore, sidomos në lëndën e matematikës. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse, me kalimin e kohës u bëra edhe pjesëmarrëse e olimpiadave në lëndë të ndryshme si matematikë, fizikë etj. Mendoj se është puna sistematike burimi i të gjitha dhjetave gjatë këtyre viteve. Duhet ta theksoj, gjithashtu, që asnjëherë nuk duhet të kënaqemi me aq sa arrijmë. Është e rëndësishme që mos të rreshtim së kërkuari nga vetja, duke dalë ndonjëherë edhe përtej kufijve që mendojmë se jemi të aftë të arrijmë. {Entela Resuli – DITA}.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ë universitetin “Massachusetts Institute of Technology”, Fiona Perllaku, fituse ne

DELEGACIONI I UNIVERSITETIT TE PRISHTINES NE ARIZONA

September 28, 2017 by dgreca

TAKIM I DELEGACIONIT TE UNIVERSITETIT TE PRISHTINES ME REKTORATIN E ASU DHE KOMUNITETIN SHQIPTAR TE ARIZONES/

6-lulzim-mulliqi-250x283

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/

Ne saje te nje bashkepunimi akademik dhe universitar qe ekziston ne mes te Universitetit te Prishtines dhe Universitetit Shteteror te Arizones (ASU),keto dite per nje vizite pune ne Feniks(Phoenix), qendroi rektori i Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”,Marjan Dema i shoqeruar edhe nga dy prorektoret e UP-se,Naser Sahiti dhe Faton Berisha.Nikoqir i ketij takimi ishte Rektorati i Universitetit Shteteror te Arizones (Arizona State University),ku eshte biseduar rreth thellimit te bashkepunimit te metutjeshem nder-universitar dhe shkembimeve te stafit te ri akademik dhe arsimor te dy universiteteve respektive.Me kete rast delegacioni i Universitetit te Prishtines ka nenshkruar dhe realizuar edhe marreveshjen e metejme te bashkepunimit me Universitetin Shteteror te Arizones (ASU),duke ofruar keshtu nje asistence te fuqishme te krijimit te nje rrjeti universitar te internetit,qe do te ndihmoje ne avancimin dhe cilesine e metodave te reja te ligjerimit dhe te leksioneve tjera ne UP dhe te institucioneve te tjera arsimore dhe shkencore.Gjate ketyre takimeve sipas koordinatorit te hartimit te projekteve te perbashketa te bashkepunimeve universitare,prof.dr.Stiven Batalden eshte shprehur se per afro 15 vitesh kemi  filluar bashkepunimin tone me UP-ne,duke nisur nje varg trajnimesh te profesoreve nga te dy universitetet tona respektive ne sferen e biznesit me menaxhim dhe te administrates publike.Me zgjerimin e bashkepunimit,te dy universitetet zotohen qe ne  kete zgjerim  bashkepunimi,te perfshihet personeli i gjere akademik dhe ai administrativ.Edhe rektori i Universitetit te Prishtines,Marjan Dema ka folur per nevojen e krijimit te modeleve te reja te perbashketa te dijes dhe te performances ne sistemin e ri arsimor dhe shkencor .Kjo metode e re do te ofroje kushte dhe mundesi te reja per te punuar ne projekte tona te perbashketa dhe per ta zgjeruar bashkepunimin universitar ne mes te dy univeriteteve tona edhe ne te ardhmen” u shpreh ai.Ne fund te te gjitha ketyre takimeve delegacioni i nivelit te larte nga Universitetit te Prishtines vizitoi edhe komunitetin shqiptar te Arizones.Ky takim u mbajt nen patronatin e Shoqates shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” dhe me mbeshtetjen e pronarit dhe bashkeatdhetarit tone te restorantit “Nick’s Dinner”.Ne kete takim moren pjese bashkeatdhetaret tane nga treva te ndryshme etnike shqiptare, e qe jetojne dhe punojne ne Arizona,ne kete shtet te larget te Amerikes.Gjithashtu ne kete takim merrnin pjese edhe prof.dr.Stiven Batalden nga Universiteti Shteteror i Arizones (ASU) si dhe prof.dr.Shahin Berisha i cili jeton ne Arizona dhe punon ne disa kolegje amerikane,duke qene hartues i nje varg nismash,projektesh dhe mareveshjeve te bashkepunimit te Universiteteve amerikane me Universitetin e Prishtines.Gjate ketij takimi me bashkeatdhetaret tane ne shtetin e Arizones,rektori i Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”z.Marjan Dema i njoftoi te pranishmit mbi gjendjen e Arsimit te Larte ne Republiken e Kosoves si dhe me projektet e reja te bashkepunimit te Universitetit te Prishtines me Universitetin Shteteror te Arizones dhe universitetet e tjera amerikane ne pergjithesi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lulzim Mulliqi, Ne Arizona, Universiteti i Prishtines

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 162
  • 163
  • 164
  • 165
  • 166
  • …
  • 384
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT