• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GAZETARI SULEJMAN GASHI, PAS ARRESTIT KARDIAK NE UTAH, ARRITI NE NJU XHERSI

April 12, 2016 by dgreca

Ne Foto:Aeroplani me te cilen udhetoi i semuri, ekipi mjeksor dhe dy pjestar te familjes Gashi/

Nga Familja e Gazetarit Sulejman Gashi, eshte percjelle njofimin se pas arrestit Kardiak ne UTAH, ai u transportua ne Nju Xhersi.Njoftimi i plote, qe u adresohet kontributoreve, qe iu pergjigjen apelit te familjes, eshte ky:Babai ynë arriti mirë në New Jersey me një ambulancë të ajrit që kishte të gjitha përkujdesjet e nevojshme.Me aeroplan te posacem udhëtuan Sulejmani, ekipi mjekësor, dhe dy familjarë nga Utah për në New Jersey.

Familja falenderon përzemërsisht të gjithë kontributoret për ndihmën në këtë kohë shumë të vështirë për familjen . Ne, shkruajne ata, tani mund të vazhdojmë kujdesin e mëtutjeshëm mjekësor, dhe të ia japim Babait mbështetjen dhe dashurinë e madhe familjare këtu pranë shtepisë sonë. Ne besojmë dhe shpresojmë shumë që Babai do të shërohet së shpejti. Nëse dëshironi të na kontaktoni, drejtohuni tek emaili sulejman.sh.gashi@gmail.com.

-Bashkëshortja Tonja më fëmijët, Sarandën, Drilonin, Janinën dhe Egzonin

Ja dhe mesazhi në gjuhën angleze:

Dear Family and Friends,

Our father made it safely to New Jersey in an air ambulance providing all of the necessary care. We have posted a photo of the airplane that our Dad, a medical team and two family members traveled on to get from Utah to New Jersey. We wholeheartedly thank you all for your support in this very difficult time for our family. We can now continue to provide Dad the necessary medical care and to give him great love and family support close to our home. We strongly believe in and hope for a speedy recovery for Dad. If you wish to contact us, please email us at the recently created sulejman.sh.gashi@gmail.com.

-Sulejman’s wife Tone and their children Saranda, Drilon, Janina and Egzon

 ***

Gazetari Sulejman Gashi pesoi aksident kardiak tri jave te shkuara.

Ate kohe familja drejtoi nje mesazh per ndihme komunitetit. Ne ate mesazh elektronik te percjelle nga familja shkruhej:

 Për korrespondentin nga New Yorku Sulejman Gashi

Sulejman Gashi është një gazetar, analist dhe gjuhëtar frymëzues — ai është patriot shqiptaro-amerikan. Por, mbi të gjitha, është një bashkëshort i dashur dhe prind i përkushtuar.

Ai për momentin po lufton shumë që të rikthehet nga një arrest kardiak që pësoi gjatë një udhëtimi pune në qytetin Salt Lake City në Utah. Ai është në gjendje kome dhe e gjithë familja është pranë tij këtu në Salt Lake. Tani na nevojiten aranzhime të posaçme për të transportuar Babain nga këtu tek një spital pranë shtëpisë sonë në rrethinën e qytetit të New Yorkut. Aty do të mund ta vazhdonim trajtimin intensiv. Bartja me aeroplan special, bashkë me një ekip të mjekëve të trajtimit intensiv, kushton rreth $50,000.

Babai ynë është një burrë i vlerave, modest, krenar dhe zemërgjerë. Përkushtimi i tij për gruan, fëmijët, prindërit dhe familijen në përgjithësi është themeli i gjithë suksesit tonë qoftë personal apo profesional. Jeta dhe vepra e tij ka qenë dhe mbetët liria dhe pavarësia e Kosovës dhe forcimi i marrëdhënieve Kosovë-SHBA. Ai gjithmonë ka punuar për këto ideale në rrethana të jashtëzakonshme. Nga New Yorku, Sulejmani ka shkruar dhe raportuar përgjatë viteve 1990-ta — duke i dhenë shpresë kauzës së Kosovës së pavarur. Ai mbuloi luftën e Kosovës, është angazhuar pas luftës për rindërtimin e medias së lirë dhe të transmetuesit publik (RTK-së), dhe ai vazhdon të raportojë mbi zhvillimin e Kosovës si një vend i pavarur dhe demokratik.Në qoftë se Babai ynë, familja jonë, apo ndonjëri nga ne ju kemi dalë krahë ndonjëherë, ne kërkojmë nga ju të na mbështetni gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të rëndë. Ju do të na ndihmonit që t’i mbulonim shpenzimet e transferimit të sigurtë të Babait nga Salt Lake City në New Jersey. E gjithë kjo ndihmon që ai të na rikthehet — si Babai ynë i dashur, profesionisti i përkushtuar dhe njeriu i mrekullueshëm që na ka mbështetur dhe frymëzuar shumë të gjithëve….

***

Ketij mesazhi te familjes Gashi iu pergjigjen 432 persona, te cilet per dy dite dhuruan $65, 805.000.Redaksia e Gazetes Dielli iu uron sherim te plote kolegut Sulejman Gashi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ARRINE NE NJU XHERSI, GAZETARI SULEJMAN GASHI, PAS ARRESTIT KARDIAK NE UTAH

KRYEMINISTRI RAMA U PRIT ME PROTESTE NE NEW YORK

April 12, 2016 by dgreca

Aktivistët amerikan presin me protestë Edi Ramën në New York/
 Nga Beqir SINA – new York City/
 Protesta e mbajtur jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage”, në New York, ishte në vazhdim të protestave, të tjera që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë, para kryeministrisë, dhe Tropojë, për të kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
IMG_7491.JPG
NEW YORK – Një grup i vogël ambientalistësh (environmental), amerikanë, kanë marrë pjesë sot, pasdite në një protestë, në pjesën e poshtme të qyetit të Nju Jorkut, vetëm pak para se aty të mbrrinte  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ftuar për të merrte pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë në muzeumin “Museum of Jewish Heritage”.
Një aktivitet, i cili ishte i organizuar nga asambleisti shqiptar i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, u shfaq edhe dokumentari për hebrenjtë, “Besa”. Në këtë aktivitet si i ftuar mori pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New Yorkut, Eric Schneiderman, Kryeministri Edi Rama, dhe ministirat që e shoqërojnë atë.
Protesta e mbajtur jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage”, në New York, ishte në vazhdim të protestave, të tjera, që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë, para kryeministrisë, dhe Tropojë, për të kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
Protestuesit në New York, mbanin në duar pankarta ku shkruhej :”Edi Rama No Hydropower in Valbona”- “Save Valbona- No Hydrodam”- “ Stop Hydropower in Valbona” -“ No HEC Dams in Valbona” – “ Don’t flood Valbona” -“ Albanians saved Jew in World II – Edi Rama should to save Valbona in 2016” – Stop HEC in Valbona”
Aktivistët amerikanë, të mbrojtjes së mjedisit në New York , thanë se dolën për të protestuar sot para Kryeministrit, Rama, dhe delegacionit qeveritar shqiptarë, në New York, duke i kërkuar atij nëpërmjet pankartave, që ata mbanin në duar, të ndalohet ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Valbonë, sepse me këto projekte, sipas tyre, po dëmtohet rëndë një zonë e mbrojtur natyrore dhe turizmi në nivel kombëtar në veriun piktoresk të Shqipërisë.
Aktivistët amerikan, që morën pjesë në këtë protestë, janë ambientalistët të profilit të lartë, dhe të njohur në New York dhe nga i gjithë vendi për protestat e tyre, tipike të tilla në mbrojtje të klimës dhe mjedisit në SHBA.
Protesta, e New Yorkut, erdhi në kohën kur qindra shqiptarë erdhën të marrën pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë, në muzeumin “Museum of Jewish Heritage” në përkujtim të Holokaustit –  pra mbrojtjen që u bënë hebrenjëve, shqiptarët gjatë LDB, ku shqiptarët dhanë shembullin e papërsëritshëm në botë, duke marrë në mbrojtje hebrenjët, megjithë rrezikun e asaj kohe .
Disa nga protestuesit, të cilët thanë se kishin vizituar Shqipërinë e veriut, dhe ishin njohur me turizmin malor në Alpet e Shqipërisë, luginën e Valbonës, thanë se: “Sot ata po protestonin , sepse kemi mësuar se çfarë po ndodh mbi lumin Valbona në Shqipëri, e cila është një perlë e vertetë e natyrës së bukur. Ne nuk mund të lejomë për t’ shkatërruar këtë bukuri të rallë natyrore, tha njeri prej tyre dhe vazhdojë “Ne se së bashku me disa organizata dhe veprimtarë të mjedisit  në Shqipëri, do të protestojmë deri sa  të ndalohet ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Valbonë, në Shqipëri.”
“Unë kurrë në jeten time nuk kam parë natyrë më te bukur dhe të virgjër , tha duke u betuar një turiste, e cila ishte aktiviste e njohur amerikane, dhe ka marrr pjesë edhe në protesta të tilla para Shtëpisë së Bardhë, OKB-së dhe udhëheqesve botëror – . Ne duhet të veprojmë tani … në Shqipëri, tha ajo që të mbrojmë nga shkatërrimi Valbonën dhe bukuritë e saj. Sepse, ne kështu kemi vepruar edhe me vende të tjera nëpër botë, në mbrojtje të mjedisit , dhe kemi arritur të ndalojmë qeveritë e vendeve të ndryshme”,  na tha Kathy Madrigal, një grua e re, nga Manhattani – NY, e cila kishte ardhur së bashku me vajzën e saj 11 edhe ajo me një pankart ku shkruhej”Edi Rama No Hydropower in Valbona”.
Sipas aktivistëve, në Shqipëri, me këto projekte HEC-esh po vritet industria strategjike e zhvillimit të turizmit për këtë zonë, por edhe imazhi si vend tërheqës për turistët në nivel kombëtar.
Zëri i Amerikës në emisonin televizivë Ditari, tha sot se : “Kjo industri, e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm, tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi, ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht”, thuhet në një deklaratë të ambientalistëve, nga Shqipëria.
“Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, lumi i Valbonës përshkon 65 kilometra dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 kilometrat e para, por mesa duket nuk do të jetë kështu edhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej vitit 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën dhe Malin e Zi.
Por përgjatë lumit që i jep emrin parkut do të ndërtohen dhjetë hidrocentrale. Më i madhi prej tyre është hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë, por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”, vijon deklarata.
IMG_7494.JPG

IMG_7482.JPG

IMG_7486.JPG

IMG_7497.jpg

IMG_7484.JPG

IMG_7488.JPG

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Kryeminsitri rama, ne New York, proteste

SHUHET KORÇARJA QË E DESHTE AQ SHUMË DARDHËN

April 11, 2016 by dgreca

-Homazh për Margarita Panin/

Shkruan: Fuat Memelli/Boston/
Rrallë ndodh që një vajzë e lindur dhe rritur në qytet, të ketë një dashuri aq të madhe për fshatin e burrit, sa Margarita Pani ( Papaagjiri). Dashuria e bashkoi me dardharin, Sotir Pani dhe ajo u lidh pazgjidhshmërisht me fshatin e tij, gjatë jetës 58 vjeçare që kaluan së bashku. Si në fillim kur jetonin në Korçë e më pas në Tiranë, dëshira e saj për të kaluar pushimet, ishte Dardha. Ky fshat me bukuritë e tij, me klimën e pastër dhe ujin e ftohtë, me pyjet dhe lulet, me njerzit e saj të dashur, u bë vendlindja e dytë e Margaritës. Kur shkonte në Dardhë, si një fshatare e vjetër, përvishte krahët dhe bënte gjithë punët e fshatit. I gatuante edhe lakrorët, si gjithë dardharet. Një lakror me saç, i gatoi edhe ish ambasadorit amerikan, Rajerson, kur ai shkoi në Dardhë në vitin 1993 dhe fjeti në shtëpinë e tyre. Për thjeshtësinë dhe fjalën e ëmbël që kishte, dardharët e deshin si vajzën e tyre. Tok me të shoqin, ajo punoi për ngritjen e muzeut familjar në shtëpinë e tyre, kushtuar dy patriotëve të shquar, Josif e Vasil Pani, përkatësisht gyshi dhe babai i Sotirit.( Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës.)

Por, cila ishte Margarita ose Ritka, siç e thërrisnin shkurt? Kishte lindur në Korçë, në vitin 1935. Ishte vajza e Kristaq Papaargjirit, mjeshtër i gdhendjes së gurit, i shpalluar “Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Korçës”. Një rrugë në këtë qytet, mban emrin e tij. Shumë punime guri në këtë qytet si te parku i Rinisë, te lulishtja ku është monumenti i Themistokli Gërmenjit, te busti i Mihal Gramenos, te lëndina e Lotëve, shumë shtylla guri të gdhendura , etj, mbajnë autorësinë e tij. Margarita kishte mbaruar shollën e Mesme Pedagogjike në Korçë dhe Institutin Pedagogjik në Shkodër. Kishte punuar mësuese në shkollën e Progrit në Devoll e më pas kur u transferua në Tiranë, në shkollën “29 Nëntori”. Për punën e saj , ishte vlerësuar me medaljen “ Naim Frashëri”.

Në vitin 1996, Margarita bashkë me Sotirin , ardhën në Boston, ku më parë kishin mbritur edhe dy djemtë e tyre, Andrea e Vaska. Për 20 vjet, ajo jetoi në Boston por me mëndje dhe zemër, ishte në atdhe. Sa herë shkonte në Shqipëri, krahas të afërmve, takonte edhe shoqet e saj mësuese si dhe ish nxënësit, të cilët i deshte aq shumë. Herën e fundit, ishte para dy vjetësh. Nuk qëndroi  shumë, pasi pati një krizë zemre, nga e cila vunte prej vitesh. Kish dëshirë të shkojë përsëri në Tiranë e në Dardhë, por nuk mundi. Zemra e ndërpreu jetën e saj më 29 mars të këtij viti. 150 shqiptarë që jetojnë në Boston dhe qytete të tjerë të Amerikës, e përcollën Ritkën në banesën e fundit. Midis shumë buqetave me lule, njëra ishte prej shoqeve të saj mësuese nga Tirana. Ceremonia mortore, u krye nga Hirësia e tij, Peshkop Ilia Ketri, me origjinë nga Sinica. Shiu nuk rreshti atë ditë. Dukej sikur edhe qielli, derdhte lotë për Margarita Panin….

***

PS: Federata VATRA dhe Gazeta “Dielli” i percjellin ngushellimet me te thella Sotir Panit dhe te gjithe familjes Pani. Shpirti ne Paqe Margarites!

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fuat Memelli, homazh, për Margarita Panin

Vizita e Kryeminsitrit Rama në SHBA, Paralajmërohet protestë

April 10, 2016 by dgreca

*Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pritet me protestë në New York/

Nga Beqir SINA – New York City/Shoqata Valbona dhe Catherine Bohne, në statusin e tyre në medien sociale Facebook, kan bërë thirrje që të hënën të protestohet përballë Kryeministrit Rama, në New York, për ndalimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në lumin e Valbonës/

BATTERY PARK NYC : Një grup shqiptarësh nga New Yorku, dhe Shoqata Valbona, me inisativën e Catherine Bohne, ose nusja amerikane e martuar në Valbonë, me anë të një proteste, do të kundërshtojnë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
Protesta, do të mbahet nesër (të hënën) në orën 05:30 pm(pas dite me kohën e New Yorkut) pikërishtë në kohën kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrat që e shoqërojnë atë, do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti shqiptarë në muzeumin “Museum of Jewish Heritage”.
Mësohet se kryeministri Rama pritet të jetë i pranishëm në një konferencë, që do të mbahet në Nju Jork, për komunitetin hebre, më 11prill ku do të shfaqet dokumentari për hebrenjtë, “Besa”.
Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të New Yorkut, Eric Schneiderman, asamblesisti shqiptarë Mark Gjonaj, dhe Edi Rama, do të jenë së bashku në një pritje të organizuar mbi strehimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit.
Shoqata Valbona dhe Catherine Bohne, në statusin e tyre në medien sociale Facebook, kan bërë thirrje që të hënën të protestohet përballë Kryeministrit Rama, në New York, për ndalimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në lumin e Valbonës.
Sipas aktivistëve, në Shqipëri, me këto projekte HEC-esh po vritet industria strategjike e zhvillimit të turizmit për këtë zonë, por edhe imazhi si vend tërheqës për turistët në nivel kombëtar.
“Kjo industri, e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm, tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi, ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht”, thuhet në një deklaratë të ambientalistëve, nga Shqipëria.
“Nga ujëvara në bashkimin me Drinin, lumi i Valbonës përshkon 65 kilometra dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 kilometrat e para, por mesa duket nuk do të jetë kështu edhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm. Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej vitit 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën dhe Malin e Zi.
Por përgjatë lumit që i jep emrin parkut do të ndërtohen dhjetë hidrocentrale. Më i madhi prej tyre është hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë, por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”, vijon deklarata.
10226.jpg

3917568814_5f6fc92f38.jpg

20160319205244236646.jpg

valbona.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Paralajmërohet protestë, Vizita e Kryeminsitrit Rama në SHBA

Presidenti Nishani pret nxënës dhe mësues shqiptarë nga Lugina e Preshevës

April 10, 2016 by dgreca

Presidenti i Republikës shprehu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot në mesditë në Institucionin e Presidentit të Republikës një grup nxënësish dhe mësuesish nga Lugina e Preshevës: Nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegjë, të cilët kanë ardhur prej disa ditësh të vizitojnë Shqipërinë me ftesë të veçantë të Kreut të Shtetit.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në Institucion, Kreu i Shtetit theksoi se: “në këtë takim dëshiroj t’ju shpreh respektin dhe mirënjohjen time personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës për gjithçka ju dhe mbarë shqiptarët kanë arritur me punë dhe sakrifica të ruajnë dhe të mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.”

Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit nënvizoi se shqiptarët kudo që janë, përfaqësojnë një komb që kanë në ADN-në e tyre orientim perëndimor i cili e bën të domosdoshme përmirësimin e cilësisë së arsimit pasi ai është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe historisë së shqiptarëve. Pjesëmarrësit në takim nga ana e tyre falënderuan Presidentin e Republikës për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, dhe nënvizuan se ky takim i parë dhe historik për ta me një president shqiptar i frymëzon më tej për të vijuar me misionin e tyre të lartë atdhetar të mësimdhënies.

Filed Under: Komunitet Tagged With: grupi i mesuesve, Lugina e Presheves-Bujanoc, Nxenesve, presidenti Nishani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 228
  • 229
  • 230
  • 231
  • 232
  • …
  • 395
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT