• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festa e Pavarësisë së Kosovës në Saint Louis, Missouri

February 10, 2025 by s p

Të shtunën, më 8 shkurt 2025, Shoqata Social-Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Iliria”, në bashkëpunim me biznese shqiptare në Saint Louis, organizoi festën e Pavarësisë së Kosovës në ambientet e Andre’s Banquets & Catering, në 4254 Telegraph Road, Saint Louis, MO.

Të ftuar për të performuar ishin këngëtari i mirënjohur Korab Shaqiri, së bashku me kolegët e tij Sali Malaj dhe Brikena Asa.

Programin e mbrëmjes e hapi kryetari i Shoqatës, z. Besian Gjika, i cili falënderoi të pranishmit dhe miqtë nga Konsullata e Kosovës në Iowa, z. Drilon Zogaj dhe z. Fatmir Rrahmanaj, për pjesëmarrjen e tyre. Pastaj, fjalën e mori sekretarja e Shoqatës, Elena Stublla, e cila theksoi rëndësinë e kësaj dite si simbol i sakrificës, qëndresës dhe dashurisë për atdheun, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të diasporës shqiptare në Amerikë, në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe mbështetjen e Kosovës.

Një mesazh përshëndetës u dha edhe nga Konsulli i Kosovës në Iowa, z. Drilon Zogaj, i cili vlerësoi punën e Shoqatës dhe përpjekjet e komunitetit shqiptar në Saint Louis për të ruajtur kulturën, traditat dhe identitetin kombëtar. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës dhe theksoi përpjekjet e shtetit të Kosovës për konsolidimin dhe zhvillimin e tij.

Më pas, fjalën e mori zëvendëskryetarja e Shoqatës, znj. Anna Kiçi, e cila falënderoi të gjithë të pranishmit dhe vlerësoi kontributin e pakursyer të shqiptarëve në mbështetje të Shoqatës dhe projekteve të saj.

Mbrëmja vijoi me muzikë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa këngët patriotike ngrohën atmosferën dhe emocionuan jo vetëm të rriturit, por edhe fëmijët, të cilët me entuziazëm kënduan dhe vallëzuan, duke mbajtur gjallë traditat e të parëve të tyre.

Një falënderim i veçantë u shkon anëtarëve të bordit drejtues, të cilët u përkushtuan për realizimin e kësaj feste, si dhe bizneseve shqiptare, të cilat vazhdimisht mbështesin Shoqatën dhe projektet e saj.

Bizneset kontribuese për këtë festë ishin:

– Trimi Trucking

– Nova Cafe

– Gold Leaf Design

– Morina Construction & Plumbing

– T&E Construction

– Soha Insurance Group

– Dea Market

Gëzuar Festën e Pavarësisë së Kosovës! Rroftë Kosova, rroftë kombi shqiptar!

Përgatiti: Besian Gjika

Filed Under: Komunitet

Vota e diasporës 2025

February 8, 2025 by s p

Vota e diasporës 2025

Filed Under: Komunitet

Pavarësia e Kosovës festohet në New York më 12 Shkurt 2025

February 5, 2025 by s p

Pavarësia e Kosovës festohet në New York më 12 Shkurt 2025.

Filed Under: Komunitet

SHPALLET DITA E LIRISË NË SHTETIN ILLINOIS, DITA KUR ËSHTË LIRUAR NGA BURGU SHKRIMTARI YNË VISAR ZHITI

January 30, 2025 by s p

C:\Users\User\Downloads\Screenshot 2025-01-19 at 6.59.46 PM.JPEG

Në SHBA Shteti i Illinois-it shpalli Ditën e Lirisë, 28 Janarin, pikërisht ditën kur është liruar nga burgu në Shqipëri shkrimtari ynë Visar Zhiti.

“Komuniteti shqiptar në IIllinois/ Albananian Community of Illinois” dhe Organizata “Care for Albanian/ Kujdesu për Shqipërinë” celebruan së bashku këtë ngjarje me një veprimtari në qendër të Chicago-s, në 727 West Madison St, Ditën e Lirisë me Visar Zhitin midis tyre..

PROKLAMATA

Të ftuarit që shkonin në mbrëmjen festive në sallën lart, në hyrje gjenin të vendosur në një kornizë Proklamatën, me vulën si të artë dhe me shkronja të mëdha gotike. Ndalnin aty dhe lexonin:

C:\Users\User\Downloads\IMG_3643 (1).jpg

SHTETI I ILLINOISIT

DEPARTAMENTI EKZEKUTIV

PROKLAMATË

Duke patur parasysh që Visar Zhiti, 

një poet dhe shkrimtar i shquar shqiptar, si dhe një kampion 

i të drejtave të njeriut, duroi vite të tëra burgimi të padrejtë 

për poezinë e tij guximtare, e cila sfidonte shtypjen 

dhe kremtonte shpirtin e pathyeshëm njerëzor; dhe,

Duke patur parasysh që Lirimi i Visar Zhitit 

më 28 janar 1987 shënoi jo vetëm çlirimin e tij vetjak, 

por edhe një fitore për lirinë e shprehjes, duke mishëruar 

besimin se poezia është drita në errësirë, fjala që i mbijeton 

prangave; dhe,

Duke patur parasysh që pavarësisht përpjekjeve 

të një regjimi totalitar për të heshtur zërin e tij,   

Visar Zhiti u shfaq  si një fanar shprese,  

duke e shndërruar dhimbjen e tij në vepra letrare të thella 

që na kujtojnë se, edhe në burgun më të errët, 

shpirti gjen rrugën drejt yjeve; dhe,

Duke patur parasysh që Udhëtimi i Visar Zhitit 

e solli atë në Illinois, ku ai vazhdon të pasurojë  peizazhin tonë kulturor me  talentin e tij 

të jashtëzakonshëm, mençurinë dhe avokatinë e tij 

për të drejtat e njeriut, duke na kujtuar fuqinë e qëndresës 

dhe krijimtarisë; dhe

Duke patur parasysh që Shteti i Illinois-it është krenar   

që  është shtëpia e një individi,

historia e jetës dhe veprat letrare të të cilit pasqyrojnë 

triumfin e shpirtit njerëzor mbi tiraninë dhe frymëzojnë brezat 

për të çmuar lirinë dhe dinjitetin; dhe

Duke patur parasysh që Komuniteti Shqiptaro-Amerikan   

dhe të gjithë qytetarët e Illinois-it festojnë trashëgiminë e qëndrueshme të tij, 

duke njohur kontributet e tij

   në letërsi, mbështetjen e tij të palëkundur për drejtësi 

dhe aftësinë e tij për t’u dhënë zë të heshturve; dhe,

Duke patur parasysh që është e duhura të përkujtojmë 28 Janarin 

si një ditë për të nderuar Visar Zhitin dhe jetën e tij të jashtëzakonshme, 

duke siguruar që historia e tij të rezonojë me brezat e ardhshëm 

dhe që liria është një poemë e shkruar në zemrat e të gjithë njerëzve;

Prandaj 

Unë, Governori i Shtetit të Illinois-it me anë të kësaj shpall 28 Janarin 2025 

si Dita e Visar Zhitit, një ditë për të celebruar vlerat e lirisë artistike, 

të të drejtave të njeriut dhe qendresën e shpirtit njerëzor. 

Në dëshmi të kësaj, unë kam vënë dorën time këtu dhe kam urdhëruar 

që të vendoset Vula e Madhe e Shtetit të Illinois-it.

E kryer në Kapitol, në Qytetin Springfield, këtë ditë të Trembëdhjetë të Janarit, në Vitin e ZOTIT TONË, dy mijë e njëzet e pesë, 

dhe të Shtetit të Illinois-it, të dyqind e gjashtin.

Sekretari i Shtetit

(firma)

J B PRITZKER

(firma)

C:\Users\User\Downloads\IMG_3844.jpg

FILLOI BUKUR

Salla u mbush plot me të ftuar. Gjatë koktejlit të pranishmit bisedonin mes tyre, takonin miq të vjetër dhe nisnin miqësi të reja dhe kuptuan se aty ishin mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare, nga dy republikat tona, e Shqipërisë dhe e Kosovës, nga Maqedonia e Veriut, – e Jugut për ne, thotë Visari, – nga  Çamëria e Mali i Zi, amerikanë patjetër. Të rinj më shumë, të qeshur, por edhe fëmijë, të veshur me kostume popullore, Valentina me Sofien, si engjëj Shqipërie. Na kishte bashkuar liria e Visarit, liria jonë, e cila që nga sot do të kishte dhe një ditë të veçantë si festë në shtetin e Illinois-it.

Mes të ftuarve u shfaq aktori i njohur në SHBA, me famë në industrinë e argëtimit, me origjinë shqiptare, nga Qyteza e Korçës, po, po, e dinin të gjithë, hollivudiani Jim Belushi. Ai do të recitonte në anglisht me një zë të ngrohtë dhe dhe të thellë sikur vinte nga grykat e maleve tona, poezinë e Visar Zhitit “Ketrat në Washington”, nga libri i porsa ribotuar në SHBA, “The condemned apple” (“Molla e dënuar”). 

Që nga foltorja do të pyeste Visarin: 

– Me 10 vjet burg të dënuan për poezitë? – Zëri i tij kishte dhimbje dhe një si hakërrim ndaj së keqes.   

– Po, po, – tha Visari nga vendi në krye me një buzëqeshje enigmatike. 

– Dëgjojeni poezinë, – nisi Jim Belushi! 

KETRAT NË WASHINGTOON

S’besoja të gjeja dhe ketra në Washington!

Zbrisnin nga pemët, losnin në barin e parqeve.

Si nuk kanë frikë? Kjo më befason,

  mes njerëzve dhe natyrës të ketë kaq shumë paqe?

Ketra prapë, të vërtetë, ndalin tek këmbët e mia,

gjë s’kërkojnë, por diçka u duhet dhuruar.

Duart i kam të zbrazëta si uria,

ata më dhanë mua mirëbesimin e harruar.

Ketra në kryeqytetin modern të një vendi të madh,

të florinjtë, me bishtin e bukur si gëzimi.

Të isha dhe unë ketër, vetëm një çast,

të ndikoja në zbutjen e njerëzimit.

Mes duartrokitje ngrit lart librin dhe e tundi duke thënë: Është vepër e bukur dhe me vlera dhe shkoi të marrë një gotë vere a whiskey…

VAZHDIMI

Më pas Presidenti i Komunitetit Shqiptar në Illinois, AACI, Edon Shaqiri, nga Presheva, i ri, i diplomuar në SHBA, drejtues në një Bankë, i rrethuar nga ekipi i tij, – kemi një bord të mrekullueshëm, nga të gjitha trevat, – e thotë me modesti dhe mburrje, – që punojnë me aq përkushtim dhe harmoni, falë tyre arritëm të kemi ato që kemi sot, – dhe nis të ligjërojë me një shqipe të pastër dhe të rrjedhshme për rëndësinë e kësaj dite, që besojmë se do të festohet çdo vit në shtetin e Illinois-it, Dita e Lirisë. E kemi prej Visarit… dhe ai vazhdoi të lexojë për jetën dhe veprën e shkrimtarit…

Ndërsa Presidentja e “Care for Albania”, Dr. Sonila Sejdaras, psikologe e re, edhe ajo e diplomuar në SHBA, do të tregonte për arritjet e organizatës që ka themeluar dhe drejton, e përqendruar në shendenin mendor si dhe të ndihmojë vendin, vendlindjen e saj, Korçën, por edhe Shkodrën, edhe Prishtinë, këshu janë projektet e së ardhmes .    

C:\Users\User\Downloads\IMG_3864.jpg
C:\Users\User\Downloads\8287f2b9-e5e6-4e23-81da-8b16843bb3d2.jpg

Prezantuesja e takimit, Brikena Gjylameti, e ardhur nga Filadelfia për këtë ngjarje, fton Visar Zhitin, për të thonë fjalën e tij, që po prisnin të gjithë.

Nga foltorja Visari falenderoi governorin e Illinois-it, J. B. Pritzker që na dha festën e një Dite Lirie, që më shumë se sa e tij, ishte e ëndrrës tonë të përbashkët. Rrugët e lirisë janë të shumta dhe të ndryshme, të vështira, por të bukura si dashuria – vazhdoi. – Unë dola nga portat e hekurta të burgut në atdhe dhe arrita në dritat marramendëse të Chicagos në SHBA, nuk jam vetëm, para meje kanë ardhur plot e plot të tjerë, – Zhiti kujtoi emblemën me emrin Arshi Pipa, – na thërret liria këtu, – theksoi, – ku këtu është më e vërtetë dhe më e fortë, ku liria është e lirë… që na bën ta duam shumë këtë vend si një atdhe i ri dhe na bën ta duam edhe më shumë atdheun që lamë dhe e di që rruga më e rëndësishme e lirisë është ajo që të çon tek vetja ashtu si tek tjetri, te e mira dhe te ardhmëria, etj, etj. Liria jeni ju, e mbaroi fjalën e tij Visar Zhiti.

Mes duartrokitjesh atij i dhuruan lule dhe Proklamatën, që u lexua me zë të lartë në anglisht nga i riu Veton Hasku, shef i shtabit të senatorit të shtetit në Illinois. Është juaja, – i thatë Zhiti për proklamatën. – Më shumë ju duhet të tjerëve, – tha Zhiti.  

C:\Users\User\Downloads\IMG_3777 (1).jpg

U recituan dhe poezi të tjera në shqip dhe anglisht, për lirinë, dashurinë dhe Kosovën. 

Liria është dhe duhet të jetë për të gjithë, popuj dhe vende, ndryshe s’është liri për askënd, – përsërisnin fjalë të Zhitit ata që u ngritën të përshëdesin, nga dispora e re dhe e vjetër, ku malli për atdhe përzjehej me shqetësimet e tanishme…  

Gazetari nga Kosova, Skënder Karaçica kujtoi se si kur Kosova ishte e robëruar dhe Visari ende në burg çuditërisht i erdhën dorazi një cikël me poezi, as ai s’e dinte si, te Visarit për revistën e tyre. Dhe i botoi si një amanet.

  *   *   *

Dhe përshëndetja për të gjithë “Komunitetin Shqiptaro –Amerikan të Illinois-it” nga Senatori i Shtetit, Ram Villivalam, Distrikti i 8-të i Senatit, e futur në një dosje blu te errët, me një stemë ari dhe shkronja të lara me ar, ia dhanë Visarit. Ishte si një Proklamatë tjetër, po aq e bukur. 

“…me rastin e Ditës së Visar Zhitit, 28 janari 2025. Fjalët e tij – një diell i dytë do të lindë – theksonte Senatori, – të mbeten një parim udhëzues për ne të gjithë, duke simbolizuar shpresën dhe qëndrueshmërinë që dolën nga sakrifica dhe sfida e tij kundër shtypjes…” 

Poezia e diellit. Si një plagë. Kishte ardhur dhe këtu. Që dhe nëse shërohet gjithnjë e më shumë, shndërrohet në rrezëllim drite. Në festat e ardhshme të Ditët së Lirisë. 

Përgati dhe përktheu 

Eda Agaj Zh. 

Albumi   ynë

C:\Users\User\Downloads\IMG_3826.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_7852.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_6174.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_7850.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_7505.JPG
C:\Users\User\Downloads\IMG_6185.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_3818 (4).jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_3856.jpg

Filed Under: Komunitet

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI ISH-NËNKRYETARIT ASLLAN BUSHATI PËR HUMBJEN E BASHKËSHORTES

January 28, 2025 by s p

E nderuar familja Bushati

I dashur miku ynë Asllan

Me keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta të bashkëshortes suaj të dashur e të paharruar Lumturije. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e bashkëshortes suaj të dashur e të shtrenjtë Lume.

Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut të zemrës, bashkëudhëtares, fatit të jetës suaj.

Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Bushati, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi e lamtumire.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Dr.Elmi BERISHA

NJOFTIMI NGA FAMILJA BUSHATI: LAJM SHUMË I HIDHUR

Familja e Asllan Bushatit ju bën me dije: vllezërve, motrave, nipave e mbesave, miqve, shokëve , vatranëve e dashamirëve, se më 27 Janar 2025 ora 6:30 (sipas orës NY) u largu nga kjo jetë bashkëshortja ime Lumturije (Lume) Bushati, nana e Klodë e Elës dhe Gjyshja e Erës.

Lumja lindi në Korçë më 8 dhjetor 1951, ku u rrit me dashurinë e kujdesin e mamasë, gjyshit, gjyshes, dajove e vllezërve. Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare në Vashtëmi, Korçë, kreu shkollën e tekstileve dhe gjimnazin në Berat ku punoi si ekonomiste për 7 vite. Me Lumen u njohëm që në Janar 1970 dhe u martuam më 23 korrik 1972.

Lumja punoi si nënoficere në Garnizonin e Elbasanit dhe shumë vite në Akademinë e Mbrojtjes. Me ardhjen në NY ajo u kujdes për mbesën Era, dhe gjithë familjen time. Një sëmundje e gjatë dhe e pa shërueshme ju shfaq në vitin 2004, 2011 dhe 2022 duke e mposhtur përfundimisht sot. Lutemi që shpiriti saj i mrekullueshëm të prehet në paqe e përjetësi.

Në kujtim të saj do të ketë pritje lamtumire në:

Funeral Home 726 Morris Park Avenue Bronx NY prej 3pm deri në 8pm të datës 28 janar 2025. Varrimi do të bëhet në ora 11am datë 29 janar 2025 në Woodlawn Cemetery 4199 Webster ave, Bronx NY 10470.

Për më shumë hollësi mund të na kontaktoni në: 917 669 2082.

Me respekt

Asllan Bushati

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 383
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT