*Rilind Veseli – Talenti i shkollës së futbollit amerikan, në rrugën e ëndrrave Kuq e Zi/
*Dymbëdhjetëvjeçari strugan – Rilind Veseli, futbollisti i shkollës së futbollit amerikan , talenti i të cilit me krenarin prindërore, pohohet se është zbuluar qysh në Strugë në fushat e futbollit me bashkëmoshtarët e tij atje, adhuron edhe lojën e Mess-it. Ka simpatin dhe të traineret Zach Dean dhe Gareh të cilët jan trainer Te Red Bullit (ETA) . Por, nuk mund t’i ndajë ata duke ëndërruar, që një ditë mund t’u ngjajë atyre, dhe të veshë edhe ai fanellën e ëndërrave Kuq e Zi./
Nga Beqir SINA, New York/
PATERSON NEW JERSEY : Rilind Veseli, është një ndër ata fëmijë të shumtë shqiptarë në Amerikë, i cili është bër pjesë e shkollës së Futbollit amerikan, me shpresën dhe ëndrrën e tij, se një ditë, edhe, ai ndoshta do të ketë fatin që të veshë edhe fanelën Kuq e Zi . Megjithëse, ai , tranierët dhe prindërit e tij, Adi dhe Sabije Veseli, veprimtar të dalluar në komunitet, janë të vetëdijshëm, se “nuk është aspak e lehtë, por ai me talentin e tij, shpreson se e ka nisur rrugën prej nga zbulimi deri tek suksesi”.
Në Nju Xhersi, ku jeton dhe luan tani talenti strugan, ai është vendosur në “shenjestër” të tranierëve dhe specialistëve të futbollit . Futbollisti dymbëdhjetëvjeçar Rilind Veseli, nuk do të mbërrinte deri në skuadrat e sistemit zinxhir më të njohura për futbollin në SHBA- sikur të mos kishte talentin personal futbollistik.
Rilind Veseli, i cili ka lindur me 20 – Korrik -2003 në qytetin Pompton Lakes, të Nju Xhersit , ishte vetëm katërvjeçar, kur nisi të luante futboll me bashkëmoshatarët e tij, Dhe, atë fillimisht si çdo fëmijë vetëm për argëtim, kur u pikas nga specialistët amerikan, që i thanë prindërve të tij, që ai vetëm të vazhdonte të luante dhe të mos demoralizohej për të tjerat, se gjatë rrugës ai mund t’i përventësonte të gjitha vetitë e duhura.
Rilindi, pastaj u regjistrua në shkollën fillore, në qytetin e lindjes , shkollën “Lincoln School” në Nju Xhersi dhe menjëher u aktivizua në gup-moshat për futboll po për këtë shkoll.
Mirëpo, vlen të ceket se me futboll , Rilindi, “lindi” ose filloi të merret qysh në moshën 4 vjeçare, prej se kur filloi të lidhet edhe shpritërisht, edhe me vendlindjen e prindërve tij- Teksa, ai filloi të luaj futboll me atë të rrugicave dhe fushave të barit, lëndinave të parqeve të qytetit të Strugës, kur për çdo vjet ai së bashku me prindërit kalon pushimet verore, në Strugë perlën e qyteteve shqiptare, i cili është edhe qyteti i lindjes të prindërve të tij Adit dhe Sabijes.
Struga dhe bashkëmoshatarët e tij ; padyshim që jane “vendlindja” e futbollit, motivimi dhe shpriti futbollistik, për atë do të mbeten “zbulimi” mbasi Rilindi, i cili aty filloi të luajë futboll me djemtë e të njëjtës moshë, të cilët edhe sot i kujton me shumë mall dhe dashuri.Kurse, në Amerikë, klasën e parë, tregojnë prindërit e tij, Rilindi, u aktivizua në këtë llojë sporti – pra Futbollin që këtu amerikanët e quajnë Soccer.
“Kur, një nga mësuesit e tij të lëndës së fizkulturës, erdhi dhe na takoi para gjashtë vjetësh dhe na tha se ishte në kërkim të talenteve, dhe njëri prej tyre ishte përzgjedhur djali ynë Rilindi, për ne ishte befasi” thonë prindërit e tij, të cilët nuk kursjen asgjë tani që ai të bëhet një futbollist i mirë.
Atij dhe prindërve të tij, edhe sot i ka mbetur në mëndje – ajo ditë, kur Rilindi ishte në një lojë , futbolli në fushën e shkollës dhe një trajner i skuadrës së njohur të shkollës së futbollit Red Bull, për moshat e reja, kishte ardhur në kantonin Pomton Lakes, për të përzgjedhur talentet të rinj për shkollën e futbollit në Nju Xhersi, dhe çudidërisht, thanë ata ai u përzgjodhë në mesin e fëmijëve talente, që mund të kenë të ardhme të shkëlqyer futbollistike. “Edhe, kësaj rradhe me një herë i ra në sy Rilindi, dhe traineri i tij na udhëzoi që ta regjistrojmë në akademin e sportit të “Red Bull (ETA)” në New York”, tregonë sot Adi babai i tij me krenari.
Kështuqë, djaloshi dymbëdhjetëvjeçar, shqiptar i lindur në Amerikë, u ra në sy skautëve amerikanë, të cilët treguan vëmendje ndaj struganit me premtime për të ardhmen, prej tyre.
Prej asaj dite ai për çdo vitë tani – regullisht luan me ekipet e shkollës sesionin dimëror në salla të mbyllyra, gjatë sesionit dimëror në ,,Indor Soccer,, dhe sesionin veror e luan në fushën e blertë të futbollit “Travelling Soccer” për skuadrën e moshave zinxhir “Red Raiders” .
Simbas, specialistëve të futbollit, të veçantat dhe ato që e dallojnë këtë për të qenë edhe ai një talent futbolli, janë:” Ato, se ai është shumë i aftë të luaj në çdo pozicion , duke u dalluar në manovrim dhe goditjen e fort të topit, si dhe spikat se luan me këmbën e majtë , por përdor majft mirë edhe të djathtën në lëvizjet taktike gjatë lojës”.
“Rilindi, shquhet, sepse ai i njeh mjaft mirë rregullat e lojës, çka padyshim ai e ka më të lehtë edhe luajtjen në fushën e blertë”, thotë njeri prej trainerëve të tij, në shkollë.
Barcelona, thotë ai vetë është ekipi i preferuar i im – dhe nuk fsheh ëndrrën e tij se Mesi dhe Ronaldo janë lojtarët më të admirueshëm dhe që Rilnidi ëndërron……! dhe se ëndërra Kuq e Zi ka hyrë në zemrën e tij!
Ne mësuam se për djaloshin shqiptar, tani janë të interesuara të gjitha shkollat futbollit në Nju Xhersi , që t’a kenë në ekipin e tyre në skuadrat e shkollave. Aktualisht, emri tij, thuhet se është futur në planet e disa trajnerëve që e njohin dhe e duan në ekipet e tyre. Rilindi, në rrjetin shoqëror facebook dhe tweeter, ka bërë për vete edhe fansat e tij.
Kartoni i tij shënon se specialistët, që kanë punuar me Rilindin – janë të shumtë duke filluar nga ata të shkollës deri tek ata të akademive të Futbollit:
Ata që kan punuar deri tani me talentin shqiptar Rilind Veseli, janë : Traineri Lawrence Krewer, teksa aktivizohej me Red Bull(ETA) shtator 2009, Diane Rennar tetor 2010.
Ndërkohë, që në janar 2011 , ai aktivizohet me Anthony De Francesco, deri në shtator 2011 me Stephen Keating. Përsëri në janar 2012 ai luan me Lawrence Krewer. Teksa, në mars 2012 kalon me Red Bull,. Në janar 2013 ai luajti me Dave Deyo . Në janar 2014, Rilindi, luan përsëri me Anthony De Francesko, deri sa në shtator 2014 kaloi tek (ETA) Red Bull Franklin Lakes.
Rilindi, ka pasur fatin të stërvitet me trajnerët më të mirë të shkollës së futbollit në Nju Xhersi si: Traineri – Coach Gareth Tyack – 2014, me trainerin Zach Herold – sesionin dimëror 2014-2015 dhe trainerin Dean Atkins sesionin dimëror 2015. Dhe, që nga në janar të këtij viti( 2015 ) është nën stërvitjen tranierit Kimmy Soto në shkollën e tij. Kurse, po prej janarit aktivizohet me ekipin TSF – me trainer Kurt Donladson.
Pirëndërit e tij, dy veprimtar të dalluar të komunitetit , Adi dhe Sabije Veseli e cila është një shkrimtare e njohur e komunitetit, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan, thanë se :’ Ne si prindër i dëshirojm suksese në futbollë, dhe, do të jemi krahë tij në çdo hapë.- dëshirojmë, dhe shpresojmë që një ditë djali ynë të luaj për ngjyrat Kuq e Zi”, thotë Adi dhe Sabija.
Ata, na thanë se ishin krenar për sukseset e Rilindit, dhe se për t’a lidhur sa më shumë me futbollin shqiptar, shtuan ata, ne e kemi aktivizuar Rilindin edhe në grupin e fëmijëve U-12, me ekipin e shqiptareve ,,Albanien Eagles” me trainer Edip Ramadani, me qendër në Paterson. Ndërkaq, janë më se të kënaqur se edhe dy herë ata me këtë ekip të trainerit të apasionuar strugan , Ramadanit, “Shqiponjat e Shqipërisë” si quhet ekipi i tyre, janë edhe fitues të trofeut 2014 -2015.
Dymbëdhjetëvjeçari strugan – Rilind Veseli, futbollisti i shkollës së futbollit amerikan , talenti i të cilit me krenarin prindërore, pohohet se është zbuluar qysh në Strugë në fushat e futbollit me bashkëmoshtarët e tij atje, adhuron edhe lojën e Mess-it. Ka simpatin dhe të traineret Zach Dean dhe Gareh të cilët jan trainer Te Red Bullit (ETA) . Por, nuk mund t’i ndajë ata duke ëndërruar, që një ditë mund t’u ngjajë atyre, dhe të veshë edhe ai fanellën e ëndërrave Kuq e Zi.
KOMUNITET- KA NDERRUAR JETE MILTO NASTI, I BIRI I VATRANIT TE HERSHEM LASKO NASTI
ISH KONSULLI DRITAN MISHTO NJOFTON/
Ish- Konsulli i Pergjithshem Dritan Mishto njofton me hidherim te thelle humbjen e vjerrit te tij te dashur Milto Nasti.
Miqte, shoket dhe dashamiret ftohen per lamtumiren e fundit ne LaBella Funeral Home me adrese 70-17 Cooper Avenue, Glendale, NY 11385.
Diten e Marte 7 Prill.
Ne oren 2 pm – 5 pm dhe 7pm – 9 pm.
I ndjeri Milto Nasti ka qene gjithmone prane Federates Panshqiptare Vatra. Ai eshte djali i patriotit Lasko Nasti, ish anetar i hershem i Vatres.
Ipeshkvi i Kosovës u uron Pashkët besimtarëve
“Historia na dëshmon se një popull i cili ka shpresuar për të ardhmen e vet, s’ka gabuar kurrë”, thekson Ipeshkvi Gjergji./
Prishtinë, 4 prill 2015 – Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në mesazhin e tij për Pashkët, ka uruar më shumë shpresë për të ardhmen e besimtarëve të krishterë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Lutja jonë i drejtohet Zotit të Ringjallur, që të na ndihmojë për të ndërtuar një të sotme më pak të dhimbshme dhe një të ardhme plot shpresë”, ka thënë ai.
Ipeshkvi Dodë Gjergji ka shprehur keqardhje për gjendjen e pashpresë që është krijuar në Kosovë dhe për këtë ai i bën përgjegjës udhëheqësit politikë të Kosovës.
“… edhe ata që u angazhuan për liri insistojnë të na bindin se liria është privilegj i disave, prandaj e duan kontrollin mbi lirinë dhe mundësitë, sepse ju shërben për interes dhe pushtet”, thekson Ipeshkvi Gjergji.
Lexojeni mesazhin e plotë i Dodë Gjergjit:
“Meshtarëve, rregulltarëve e rregulltareve,
vëllezërve në fe dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë!
Fort të dashur,
pas lutjes e agjërimit kreshmor, po përgatitemi solemnisht të kremtojmë festën e madhe të Pashkëve, që është festë e Besëlidhjes së Re, festë e Ngjalljes së Jezusit të Kryqëzuar, festë e gëzimit dhe e shpresës së krishterë.
Festa e Pashkëve është kremtim i ngadhënjimit të hirit hyjnor mbi ligështinë njerëzore, i jetës mbi vdekjen, i mëshirës mbi urrejtjen dhe festë e paqes dhe pajtimit mbi hakmarrjen. Me ngjalljen nga vdekja të Jezusit të Kryqëzuar në Kalvar, e mira, njëherë e për gjithmonë, e ka shpall fitoren kundër së keqes. Me këtë akt dashurie, të gjithë njerëzimit iu është kthyer shpresa, sepse Hyji ashtu sikur e ngjalli Jezusin, do të na ngjallë të gjithëve në ditën e lavdisë së Tij.
Në të vërtetë, Zoti, gjatë gjithë historisë së njerëzimit, është kujdesur që ta mbushë me shpresë zemrën e njeriut besimtar, kurse njeriu duke shpresuar me gjithë zemër s’ka pushuar asnjëherë duke lavdëruar dhe duke e falënderuar Zotin, nëpërmjet lutjes, agjërimit e sakrificës. Këndej në historinë e shpëtimit, Hyji shpeshherë i është ofruar njeriut me ofertën e shpëtimit, me dhuratën e shpresës dhe ka “lidhë besë” me krijesën e vet – njeri. Kujtojmë se si Hyji e nxiste Noehun të shpëtonte familjen e tij dhe farën e jetës mbi tokë; se si Hyji pëshpëriste në zemrat e profetëve, që të shpresonin në Zotin; se si Zoti i foli Moisiut që ta shpëtonte popullin e zgjedhur nga robëria e Egjipti. Dhe më në fund, sesi Zoti e tha fjalën përfundimtare në Krishtin, duke e ofruar vetën e Tij si shpërblim për mëkatet tona, ashtu që të na shpëtonte nga mëkati dhe vdekja. Kështu, mund të themi se e gjithë historia e sipërmarrjes së Zotit, për të na shpëtuar, është vepër dashurie dhe fryt i besëlidhjes. Vetëdija e tillë, plot fe dhe shpresë, na bashkon në mrekullinë e të Ringjallurit, i cili duke ndryshuar zemrat e njerëzve, themelojë një bashkësi të re njerëzore, e cila shpreson dhe beson se nuk do të vdes, por do të jetojë për amshim dhe se Krishti do të vijë përsëri në lavdinë e vet.
Kisha është institucioni i shpresës, që bashkon të bijtë e Zotit në uratë e në dashuri, e së bashku me ta, pret ardhjen e Krishtit me lavdi. Prandaj, të krishterët janë të thirrur që nëpërmjet dashurisë hyjnore, që iu është dhuruar, të mbajnë të ndezur dritën e shpresës brenda zemrave të tyre. (khs. 1 Pjt 3, 15). Kurse, Kisha është institucioni hyjnor në botë me përgjegjësi të veçantë “… që të mbajë të ndezur dhe të dukshëmkandilin e shpresës, sepse duhet të shkëlqejë si shenjë e sigurt shpëtimi dhe të ndriçojë vetëdijen e gjithë njerëzimin duke i çuar ata në përballje me fytyrën e dhimbshme dhe të mëshirshme të Zotit.” (Papa Françesku).
Të dashur miq,
ne të krishterët, edhe pse jemi të bijtë Zotit dhe të shpresës, në të njëjtën kohë jemi edhe protagonistë të jetës shoqërore, dhe brenda saj, angazhohemi të mbjellim vlerat themelore dhe konceptin bazë për mirëkuptimin mes njerëzve, që të gjithë njëzëri t’mund të këndojmë në kor himnin e dashurisë dhe të paqes, në nder të Hyjit Atë.
Mirëpo, kur e vëzhgojmë realitetin tonë atëherë shohim se si keqpërdoren të mirat e përbashkëta, se si rrënohet e ardhmja nga papërgjegjësia. Shohim po ashtu se si njerëzit të zhgënjyer lëshojnë vatrat e tyre familjare dhe ikin, “me krye n’grusht”, në drejtim të panjohur. Pothuajse për çdo ditë dëgjojmë për vrasje dhe vetëvrasje, për mosfunksionimin e sistemit në tërësi, korruptimin e pushtetarëve, arrogancën e të pushtetshmëve dhe pamirësinë e të pasuruarve, e shumë gjëra të ngjashme me këto. Këndej, njerëzit e zhgënjyer, të dëshpëruar e të trishtuar, shpeshherë dhe shumëkund, shtrojmë pyetje të shumta: Si është e mundur që ne, të cilët për hir të paqes, duruam dhunë dhe padrejtësi të paparë, kurse për ndërtimin e saj, nuk jemi të gatshëm të sakrifikojmë asgjë? Si është e mundur që ne kur s’kishim thuajse asgjë, gjenim mundësi për të ndihmuar, për të ngushëlluar dhe për të motivuar vëllazërisht njëri-tjetrin, e tani kur kemi shumë më shumë të mira, s’duam të dëgjojmë për nevojat e njëri-tjetrit. Bile, nganjëherë, duam t’ia grabisim të ardhmen të afërmit tonë! Si është e mundur që ne, të cilët ishim të gatshëm të jepnim jetën në këmbim të lirisë, sot s’jemi të gatshëm të sakrifikojmë asgjë për jetësimin e sajë? Si është e mundur që, pas luftës, njerëzit me shpresë ktheheshin në shtëpitë e djegura dhe të rrënuara, ndërsa sot të dëshpëruar ikin prej shtëpive të rregulluara dhe prej të mirave të krijuara?
E gjithë kjo ngjanë, sepse ata që u angazhuan për paqen, tani përpiqen që ajo të jetë e shterpë, sepse kanë frikë nga frytet e saja. Ata e dinë mirë se, nëse të gjithë do t’i shijojnë frytet e paqes, atëherë s’do të guxojnë ta shfrytëzojnë të mirën e përbashkët, në dobi të familjes dhe miqve të vet. Në anën tjetër, edhe ata që u angazhuan për liri insistojnë të na bindin se liria është privilegj i disave, prandaj e duan kontrollin mbi lirinë dhe mundësitë, sepse ju shërben për interes dhe pushtet. Kështu si “poseduesit e paqes” ashtu dhe “përdoruesit e lirisë”, duke mbjell zhgënjim, po e vrasin shpresën e njerëzve.
Motra dhe vëllezër fort të dashur,
nga përvoja profetike mësojmë se shpresa nuk vdes “[…]edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes[ …]” (Ps 23, 4a). Historia na dëshmon se një popull i cili ka shpresuar për të ardhmen e vet, s’ka gabuar kurrë. Kisha ndër shqiptarë është shembulli më i mirë i guximit për të shpresuar, sepse ajo që nga e kaluara e lashtë asnjëherë nuk është dorëzuar para disfatave dëshpëruese dhe me guxim iu është kundërvu gjitha të këqijave të kohërave. E frymëzuar nga Ringjallja, gjithnjë ka gjetë motivacion për ta rikthye shpirtin e shpresës dhe ka shërbyer si kandil i ndezur shprese në zemrën e kombit, dhe atë në rrethana tepër të errëta.
Të shpresosh është e barasvlershme me të besosh, të mbështetësh në dikë apo diçka që siguron çiltërsinë e ecjes së sigurt drejt të ardhmes. (khs. SS, 1-3). Kjo është shpresë e brendshme, që buron nga zemra e atyre që besojnë dhe me fe shpresojnë në Zotin – Shpresa që nuk zhgënjen. Së këndejmi, edhe sot, guxojmë t’i ftojmë të gjithë njerëzit vullnetmirë, që të punojnë dhe me dashuri të shpresojnë se mund të ndërtojnë një të nesërme më të mirë, pavarësisht vështirësive dhe sfidave që duhet t’i përballoj e sotmja; që mund të ndërtojmë një shoqëri më të shëndosh, pavarësisht padrejtësive që i përjetojmë; që mund të kemi një jetë më të mirë, pavarësisht se këtë copë jete që quhet “sot” nuk kemi kushtet për ta përdorur më së miri.
Si besimtarë, besojmë thellësisht që Zoti mund të ndryshojë zemrat e njerëzve, që të lanë të këqijat e tyre dhe të vihen në shërbim të së mirës. Ndaj, me shpresë lutemi që shpërdoruesit e paqes dhe keqpërdoruesit e lirisë të kthehen në shërbyes dhe promovues të këtyre vlerave në shoqërinë tonë. Përçarësit dhe mbjellësit e urrejtjes mes vëllezërve, le ta rizbulojnë dashurinë dhe vlerën e pajtimit, që ushtruesit e përgjegjësive shoqërore dhe politike të ndryshojnë mendësinë egoiste dhe dëshirën lakmitare në shërbim dashurie dhe përgjegjësie.
Me këtë njet e për të mira që kemi nevojë, lutja jonë i drejtohet Zotit të Ringjallur, që të na ndihmojë për të ndërtuar një të sotme më pak të dhimbshme dhe një të ardhme plotë shpresë. Kjo nuk do të thotë assesi, një dorëzim fatalist, “kur s’ke çka ban”, por një guxim i shpresës që beson në vetvete, nuk plogështohet e as nuk dorëzohet, por i kundërvihet asaj me dashuri.
Me shpresën e të Ringjallurit – shpresë e mbjellë në zemrat tona, vi tek të gjithë ju me dëshirën e bariut për t’ju uruar: për shumë mot e me zemër t’bardhë Pashkët”, thhet ne mesazhin e Ipeshkvit Gjergji.
E Shtuna e Madhe e Pashkëve: Kisha rri pranë varrit të Jezusit
Të Shtunën e madhe e të Shenjtë të Pashkëve, Kisha rri pranë varrit të Jezu Krishtit, duke medituar mundimet dhe vdekjen e Tij. Pra, në këtë ditë të Shtune të Pashkëve, Kisha nuk kremton Eukaristinë – Meshën e Shenjtë. Altari, pika qendrore, në të gjitha Kishat, në këtë ditë është i zveshur në shenjë zie e përkujtimi të mundimit e vdekjes së Shëlbuesit të botës, Jezu Krishtit. Vetëm pas Vigjiljes kremtore – pas kësaj nate të pagjumë të së Shtunës së Madhe të Pashkëve, fillon e gëzimit të Ngjallurit të Krishtit, fillon koha e Pashkëve e cila zgjat për 50 ditë, deri në festën e Rrëshajëve – Ardhjes së Shpirtit Shenjt Zot.
Sonte është Vigjilja e Ngjalljes së Krishtit. Nata më e bukur, Nata më e Shenjtë, pika kulmore e tërë vitit kishtar, thelbi i tërë fesë sonë të krishterë. Në këtë Natë të Shenjtë të Pashkëve, gjithçka përkon, gjithçka kondensohet dhe merr kuptim të ri në Dritën e saj shpëtimprurëse. Është një ritual, ai i liturgjisë së shenjtë, i ngarkuar me simbole, një “memorial” – “kujtesë” reale dhe e mistershme e tërë historisë dramatike të shpëtimit të njerëzimit, që realizoi Jezusi. Zoti i prini popullit të zgjedhur gjatë historisë së tij të vështirës deri në tokën e premtuar, deri në çlirimin e tij përfundimtar, që është çlirimi nga mëkati e nga vdekja e amshuar. Pashkët, që do të thonë kalim, tregojnë pikërisht kalimin e njerëzimit nga errësira në dritën e Zotit; kalimin nga mëkati në falje; nga urrejtja në dashuri; nga vdekja në jetë.
Thamë se Vigjilja e Pashkëve është përplot me SIMBOLE. Në këtë Natë të Shenjtë të Pashkëve kemi bekimin e dy elementeve të rëndësishme kozmike: zjarri i ri dhe uji, simbole që kanë një domethënie të madhe biblike, që tejkalojnë kufijtë e historisë e të kohës. Një tjetër simbol, është QIRIU i madh, i bardhë që ndizet nga zjarri i ri që bekohet në fillim të liturgjisë hyjnore të kësaj Nate të Pashkëve. Është Qiriu që përfaqëson e simbolizon fitoren e Dritës së Krishtit të Ngjallur mbi errësirën e vdekjes, Dritë që ndodhet midis historisë së vjetër e historisë së re të njerëzimit, është Alfa e fillimeve metakozmike dhe Omega e metahistorisë, simbole të Fjalës së Hyjit që është para të gjitha kohërave dhe që i mbyll të gjitha kohërat, ndërsa data e vitit, e gdhendur në Qiri të Pashkëve, 2015, na tregon se Jezu Krishti rrënjoset thellë në historinë e përditshme, në historinë tonë të sotme, krah për krah me njeriun, për të fituar mbi errësirën e mëkatit, të vdekjes, të pakuptimit, të dhunës, të egoizmit, të asgjësë që josh çdo krijesë, të akullsisë së shpirtit.
Sipas ritit të liturgjisë së Dritës të Natës së Pashkëve, Qiriu i Krishtit të Gjall, zhytet në ujë të bekuar për të simbolizuar frytet e begatshme të Shpirtit Shenjt, në mënyrë që të krijojë bijë të tjerë të Hyjit me anë të Pagëzimit, Sakramentit të rilindjes sonë shpirtërore. Diakoni, duke marrë Qiriun e madh në dorë, simbol i Dritës ë Ngjalljes së Krishtit, gjithnjë sipas ritit të liturgjisë së kësaj Nate të Pashkëve, përshkon Kishën të zhytur në errësirë dhe me zë të madh i kumton asamblesë së besimtarëve të pranishëm Ngadhënjimin e Jezu Krishtit mbi vdekje. Është momenti kulmor i lajmërimit të Ngjalljes së Krishtit. Kështu, Kisha na fton t’i dëgjojmë fjalët që lajmërojnë fitoren e Krishtit të Gjall mbi vdekje, që kumtohen në çdo Kishë për të gjithë.
Kremtimi i Natës së Pashkëve vijon me liturgjinë e Fjalës së Hyjit. Dymbëdhjetë lexime bible nga Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re si një afresk gjigant i “historive të mëdha të familjes”, që nga tregimet e krijimit, nga tregimet e ndrojtura të fillesës deri në vizionet e profetëve dhe në thirrjet e Shën Palit për t’u bërë “njerëz të rinj”.
Pastaj, festa e madhe në tryezën e lulëzuar për të komunikuar me Qengjin e Pashkëve, me Krishtin e vdekur e të ngjallur për ne, që shkëlqen mbi errësirat e mbi vetmitë shkatërrimtare dhe i jep kuptim, shije, shpirt e perspektivë ultrahistorike ngjarjeve dhe jetës njerëzore. Të kuptosh këto simbole, të jetosh realitetin e tyre do të thotë të hysh në më të madhin e mistereve me të cilat është mbështjell njeriu, do të thotë të kalosh “pyllin e simboleve” për të dalë në një kopsht në të cilin një gur i hequr mënjanë le të shihet një varr bosh: janë Pashkët e njeriut e të kozmosit.
Ky është kumti që informon për ngjarjen më të madhe të njerëzimit: çlirimin e tij nga mëkati dhe vdekja e përjetshme. Shpallja e lajmit të gëzueshëm të Pashkëve që kumtohen në Vigjiljen e Pashkëve, kremtim që pasqyron historinë e Zotit me popullin e zgjedhur, me tërë popujt e botës, me ne, që në Ngjalljen e Krishtit kanë (kemi) fituar Jetën e Pasosur. Në këtë lajm të gëzueshëm të Ngjalljes së Krishtit, gjejmë domethënien e vërtetë të Pashkëve dhe të jetës sonë njerëzore.(Kortezi:Radio Vatikani)
Actor and Martial Artist Klement Tinaj Cast in “Fast & Furious 7”
By Ermira Babamusta/
Klement Tinaj is an actor, director, producer and martial artist. His latest major films include “Fast & Furious 7”, “The Second Coming of Christ” and 4Got10. Tinaj initially worked in various roles in theatre impressing the audience with his remarkable characterization of the characters and his profoundly moving performance. While pursuing his acting career he trained in Tae Kwon Do and teaches students at different levels. His love for martial arts led him to create two action films, “The Attacker” and “Bad Fate”, which he wrote, directed, produced and starred in. Tinaj directed, produced, and fight choreographed the play “Some Kind of Love Story” written by Arthur Miller, which opened in the Dix Hills Performing Arts Center and at Producers Club Theatres in NY.
In 2014 Klement Tinaj finished filming “Fast & Furious 7”. Furious 7 is an American action film directed by James Wan and produced by Michael Fottrell, Vin Diesel, and Neal H. Moritz. Klement Tinaj is credited for Furious 7 as the “Race Wars Racer”. Tinaj had a chance to meet, greet, and work with Vin Diesel, Michelle Rodriguez and Iggy Azalea. Tinaj said, “sharing the big screen with some of the biggest action stars such as Jason Statham, Dwayne Johnson and Tony Jaa was a dream come true”. Furious 7 is now in theaters everywhere.
Klement Tinaj admits the film premier was both beautiful and emotional as he and the cast miss Paul Walker and are reminded what an amazing person and actor he was.
“The premiere for Furious 7 was on April 1st in the Chinese Theater in Hollywood Blvd. I attended the premiere with my best friend and my co-worked Roman Xing. I cried twice when I saw the film. Growing up watching Pawl Walker in all Fast & Furious films and knowing that this is going to be the last Furious for Paul was really sad. I feel very blessed to have been part of the Furious 7 family,” said Klement Tinaj, cast member of Fast and Furious 7.
“The scenes that I am in where shot in a racing track in California. It was the desert and it was super hot. What I like about the cast and crew is that no one ever complained because everyone had one goal about this film – to make Paul Walker proud!” added Tinaj.
Klement Tinaj is also excited about the upcoming film “The Second Coming of Christ”, where he plays the role of the “Captain”. It is a brilliant feature film coming out late this year, directed by Daniel Anghelcev, featuring Tom Sizemore, Jason London, Al Sapienza, Natalie Burn and Quinto Aaron. Tinaj said, “what made this film fun and more special is that I got to work with both of my friends Roman Xing and Leandro Simozza”.
Klement Tinaj just finished filming “4Got10” directed by Timothy Woodward Jr, featuring Hollywood action stars Dolph Lundren and Danny Trejo. Tinaj plays the role of the “Detective”. On February 23, 2015 Status Media & Entertainment announced that Dolph Lundgren, Vivica Fox and Danny Trejo joined Michael Paré and Johnny Messner in their latest action/thriller “4GOT10”.
“Director Timothy Woodward Jr.’s vision created a modern, semi-western style which he’s described as “Django Unchained” meets “Memento”. In addition to his talent, Timothy is known for giving his actors the freedom to improvise, and encourages their creative input to help the scenes flow organically.” (www.statusmedia-ent.com). This feature film is expected to be released in 2015.
The multi-talented Klement Tinaj has also been busy writing, acting and producing his own films aside from playing supporting roles in major films. Klement Tinaj acted, produced and co-wrote “Helping Hand” with George McGrath who was nominated for an Emmy Award “Pee-wee’s Playhouse in 1986”.
Tinaj wrote, acted and produced both “Helping Hand” and “Last Chance”. Both films will premiere in New York City on April 12, 2015 at 6:00 pm in Producer Club Theater (www.klementtinaj.com).
“Since I received my MFA I haven’t been back to New York so I am super excited for the April 12 screening. Not just because of my film premieres but also to see my family and friends. I want to extend my thanks and appreciation to my agent Chris and my management for all their hard work and support,” stated Klement Tinaj.
Tinaj received his B.F.A in Theatre Arts in December 2012 and his MFA in Acting for Film in January 2015. Tinaj dreams of making it big as an action hero. As an actor he has the elements that make an action star. He is also great with martial arts choreography and it is natural for him to write, act and direct.
- « Previous Page
- 1
- …
- 303
- 304
- 305
- 306
- 307
- …
- 390
- Next Page »