• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUSH ËSHTË RRUSTEM GECAJ-“NDER I KOMBIT”?

April 29, 2015 by dgreca

Rrustem Arif Gecaj ka lindur më 23 nëntor 1948 në Llukën e Ulët të Deçanit të Kosovës në një familje atdhetare që i qëndroi me stoicizëm represionit serb. Rreziku i jetës prej rritjes së dhunës dhe genocidit serb e bëri që të merrte rrugët e kurbetit dhe më 1972 arriti në tokën e Lirisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mërgimtari arriti që të përshtatej shpejt me jetën mërgimtare dhe në bashkëpunim me Harry Bajraktarin krijuan e fuqizuan bizneset në SHBA. Këtë biznes ata e vunë në shërbim të çështjes Kombëtare, veçanërisht të sensibilizimit të politikës dhe shtetit amerikan për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Rrustem Gecaj në bashkëpunim me nipin, Harry Bajraktarin themeluan Gazetën Shqiptaro-Amerikane “ILLYRIA” në Nju Jork, në qershor 1991, duke e kthyer në një zë të fuqishëm të informimit të Kongresit dhe Senatit Amerikan, duke e dërguar gazetën falas tek shumë kongresmenë e senatorë, përkrahës të Kosovës, ata informuan mbi genocidin që ushtrohej ndër shqiptarët.
Rrustem Gecaj ka qenë pjesë e të gjitha organizimeve dhe shoqatave që u ngritën në SHBA për të fuqizuar luftën e përbashkët për sensibilizimin amerikan për Kosovën dhe ngritjen e zërit për demokratizimin e Shqipërisë.
Së bashku me Harry Bajraktarin, Rrustem Gecaj kanë kontribuar edhe në Kosovën e okupuar. Është e dokumentuar që ndihma ndaj Kosovës ka nisë herët, që nga fillimi i viteve ‘80. Është e dëshmuar se ata nisën të ndihmonin familjet e minatorëve në grevën e urisë së Stari Tergut dhe e kanë vazhduar për vite ndihmën. Ishin 20 familje me 186 persona që mbaheshin nga Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj. Po ashtu ndihmuan Televizionin e Prishtinës kur Serbia ia ndërpreu fonde.
Rrustemi ishte pjesë aktive e LDK-së, siç u bë edhe pjesë e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, dy nga organizimet rezultative të shqiptarëve që ndikuan shumë në politikën amerikane në favor të Kosovës. Ai ishte një nga shtyllat e organizimit për mbledhjen e 3 përqindshit për shqiptarët e Amerikës në ndihmë të popullatës shqiptare të Kosovës.
Rrustem Gecaj nuk e ka kursyer pasuriën e tij për t’u bërë pjesë e mbledhjes së fondeve për presidentët, senatorët, kongresistët, e SHBA-ve, të cilët janë bërë mbështetës të zgjidhjes së cështjes së Kosovës.
Pas çlirimit, kur në Mitrovicë serbët i kishin vënë përpara shqiptarët dhe nuk po i lejonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre, Rrustemi konstatoi se Ali Kadriu po i sfidonte serbët dhe UNMIK-un, përkundër kërcënimeve; ai po përpiqej që ta ndërtonte shtëpinë e tij të rrënuar. Aliu duhej ndihmuar për t’u dhënë zemër shqiptarëve të tjerë në Mitrovicën e lakmuar nga Beogradi, kishte menduar biznesmeni në Neë York. Ishte nëntori i vitit 2008. Rrustem Gecaj nisi një aksion dhe u tha miqëve të tij: Duhet t’i ndihmojmë bashkatdhetarët tanë të Mitrovicës, o sot o kurrë. Dhe i pari nxori çekun me mijera dollare. Nën shembullin e tij vepruan kushërinjët dhe miqtë përkrahës.
Atdhetar nuk bëhesh me fjalë, por me vepra. Këtë e tregon shembulli i Rrustem Gecajt për të sposorizuar qytetarë të Kosovës për mjekim në SHBA.
Ai ka sponsorizuar edhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Dajë e nip kanë mbështetur zgjedhjen dy herë të presidentit Bill Clinton, të senatores Hillari Klinton, të senatorit Bob Dole, Joe Liberman, kongresistit Eliot Engel, Sue Kelly, McCain, D’Amato, e shumë mbështetës të tjerë të Kosovës dhe çështjes shqiptare.
Në Konferencën që përcaktoi të ardhmene Kosovës, në Rambuje, Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, ishin shoqërues të kongresmeneve Sue Kellit dhe Eliot Engel. Ata e nisën shpejt punën për ta bërë të njohur Kosovën në SHBA.
Dajë e nip, krahas suksesit të biznesit, nisën herët që të mendojnë edhe për lirinë e Kosovës dhe më pas iu bashkëngjitën Dr. Rugovës në doktrinën e tij për të sjellë lirinë përmes rrugës paqësore. Kjo i përshtatej mentalitetit amerikan, ku dyshja e biznesit, gjeti mirëkuptim dhe terren për ta bërë të njohur Kosovën. Rrethi i miqësisë së tyre ishte një mbështetje e fuqishme për të siguruar mbështetjen e Washingtonit për Kosovën e lirë.Nisja e botimit të gazetës Illyria në Neë York në qershor 1991 ishte një barrë e rëndë që ata morën përsipër dhe u kushtoi qindra mijera dollare.
Rrustem Gecaj mendon se shqiptarët e Amerikës duhet të bashkohen. Ka ikur koha e partive politike. Tani të gjithë duhet të bashkohemi në Vatër sepse kështu i shërbejmë më mirë Kombit. Vetë ai së bashku me miq të vet është anëtarësuar në Vatër dhe është i zgjedhur në Këshillin e Vatrës. Ai vuri në dispozicion me mijëra dollare për ta renovuar Shtëpinë trikatëshe të VATRËS.
Rrustem Gecaj ka qenë një ndër mbështetësit e fuqishëm për demokratizimin e Shqipërisë. Ai i ka dhënë përkrahje forcave demokratike dhe po rrit investimet atje.
Pas çlirimit të Kosovës rrustem Gecaj është ndër investitorët më të fuqishëm në Kosovë.
Z. Rrustem Gecaj ka mbështetë fuqishëm të ndjerin president të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën, presidenten e tanishme të Kosovës Atifete Jahjaga, Kryeministrin Thaci dhe Haradinaj, ish presidentin dhe Kryeministtrin Sali Berisha.
Ai do t’i rrisë më shumë investimet jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.(Dalip Greca)

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, KUSH ËSHTË RRUSTEM GECAJ-, nder I Kombit

Biznesmeni shqiptaro-Amerikan Rrustem Gecaj- “NDER I KOMBIT”

April 29, 2015 by dgreca

Presidenti Nishani i jep titullin “Nderi i Kombit” veprimtarit te dalluar te komunitetit z. Rrustem Gecajt/
TIRANE : Në një njoftim nga Tirana thuhet se Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka nderuar sot me titullin Nderi i Kombit, veprimtarin e dalluar të komunitetit shqiptarë në SHBA, zotin Rrustem Gecaj i cili njëhereshit është edhe pronari i kantinës së verës Stone Castel, në Rahovec – Kosovë.
Në njoftimin zyrtar të presidencës thuhet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 27/04/2015, nr. dekreti 9056 zotit Rrustem Gecaj Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të thellë për veprimtarinë e tij të çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim, mbrojtje e mbështetje të çështjes kombëtare, si dhe për lartësimin e emrit dhe vlerave të rralla të bashkësisë shqiptaro-amerikane”.
Në Manhattan, New York, më 2 Qershor 2014- në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, zotit Gecaj, i është dhënë nga Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga Medaljen Presidenciale të Meritave.
Në një ceremoni duke i dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, me motivacionin “Për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e Cështjes Kombëtare”, zotit Gecaj, Ambasadori Bekim Sejdiu, ish – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, në Nju Jork, përgëzoi z. Gecaj për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, para dhe gjatë luftës, si dhe për kontributin që vazhdon të japë sot duke investuar në Kosovë –
Duke përuruar Sallën qendrore të Shtëpisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, në 27 maj 2014, në Bronx – New York, u nderua me një pllakë bronxi veprimtari i dalluar i komunitetit Rrustem Gecaj. Në këtë veprimtari morën pjesë, udhëheqësit e Vatrës dhe dhjetra aktivistë e veprimtarë të komunitetit.
Në pllakën e vendosur në mur është gëdhendur shënimi: “The Renovation of these Premises Donated by Mr. Rrustem Gecaj – April 2014” (Rinovimi i këtyre mjediseve është dhuruar nga z. Rrustem Gecaj – Prill 2014) /Beqir SINA/

Filed Under: Komunitet Tagged With: nder I Kombit, presidenti Nishani, Rrustem Gecaj

Dr.Ziadin Sela në Kongresin Amerikan…

April 27, 2015 by dgreca

…për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni/
Skënder KARAÇICA/
Kryetari i komunës së Strugës dhe nismëtari i reformave politike të PDSH-së,dr.Ziadin Sela do të qendrojë për vizitë disaditëshe në SHBA dhe në kuadrin e aktivitetit politiko-kombëtar të LQSHA-së Joe DioGuardi dhe SHSHA-së do të takohet me kongresmenë të Komisionit për Politikë të Jashtme në Uashington për çështjen e zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.
Marrëveshja e Ohrit si akt i një ,,kornize ligjore,,që kishte të bëjë me nderprejen e konfliktit në Maqedoni dhe fillimi i proceseve demokratike për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe të avancimit në shtetformues,mbeti në gjysëm të rrugës dhe gjendja e marrëdhënieve ndëretnike sa vjen e po bëhet edhe më e pasigurt për këtë vend multinacional,thuhet në shpalimin e programit për takimin në Uashington.
Populli shqiptar është populli i dytë shumicë në Maqedoni dhe përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës duhet të jepet e drejta kombëtare e demokratike për avancimin në shkallën e barazisë e të shtetformimit,jo i nëpërkëmbur me ,,ligjet,,aktuale të pakicës me pakicat tjera tash e 70 vjet,thuhet më tej në këtë shpalim të programit për vizitën e dr.Sela në Uashington.
Në takimet në Uashington SHSHA-ja ka afruar 11 pikat politike që hedhin dritë për aktualitetin e çështjes shqiptare në Maqedoni dhe zgjidhja e tyre në frymën demokratike dhe me ndihmën e Kongresit dhe të Senatit Amerikan në mënyrë që populli shqiptar të avncohet në të drejtën kombëtare shtetformues me vijat e barazisë me hisen e vet as më shumë e as më pak sesa të tjerët në këtë vend,tash për tash,me një demokraci të brishtë dhe të ardhmen e pasigurt.Në takimin në Uashington do të marrin pjesë veprimtarët shqiptaro-amerrikan nga Çikago,Mahmut Skenderi dhe Xhavet Sherifi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dr.Ziadin Sela në Kongresin Amerikan, Skender Karacica

“O’sa mirë me qenë Shqiptarë”…

April 27, 2015 by dgreca

*Rick Elezi – festoi ditëlindjen me një darkë sipas traditës shqiptare… /
* Rick Elezi është i martuar për më shumë se 25 vjet me Shpresa Elezin dhe së bashku burrë dhe grua, ata drejtojnë një kompani e quajtur R.E.M. Residential. Ata mbështesin vazhdimisht aktivitete dhe ngjarje të shumta në komunitet por janë dalluar edhe për aktivitete të bamirëse të tilla :’ Holiday Toy Drive for Blythedale Children’s Hospital and R.E.M.’s own Unite-Help-Give Sandy Relief Initiative duke mbledhur mijëra dollarë ndihma pë komunitetin e ishullit Staten Island gjatë shkatërrimit nga uragani Sandy .
Nga Beqir SINA Yonkers NY/
YONKERS NY : Bashkim Rick Elezi – festoi të shtunë në mbrëmje ditëlindjen e tij, me një darkë, shqiptare, së bashku me gruan Shpresën , vajzën dhe prindërit e tij, anëtarë të afërt të familjes, shok, miq dhe dashamirë, stafin e kompanisë R.E.M duke përfshirë edhe miq e tij amerikan .
Për të festuar ditëlindjen e 50 të, në lokalin e njohur në Yonkers – Nju Jork, “Zuppa”, me pronar shqiptar, mysafirët kaluan një darkë festive plot me muzikë popullore nga të gjitha trevat nën kujdesin e DJ Bex me Bekim Xhaferrin dhe këngëtarit të mirënjohur tropojan Gëzim Nika.

“O’sa mirë me qenë Shqiptarë” ishte kënga e “kryefestës” në ditëlindjen e Rick, e cila më pas është shoqëruar me orë të tëra deri pas mesnate, vetëm me këngë e valle shqiptare, mes një gëzimi e hareje të pa përshkruar.” Gjithkush, ishte me të vërtetë i lumtur dhe kaloi një mbrëmje argëtuese të madhe,” tha njëri prej pjesëmarrsve, teksa uronte ditëlindjen e Rikut.
Mirëpo, “megjithëse, ndoshta ai nuk mund të pëlqej ditëlindjet(sepse, na rriten vitet) dhe të druaj ato sidomos tani që Rick, i mbushi të 50-tat … por, ajo që e kënaq atë dhe e bën më të lumtur – natyrisht që janë gruaja e mrekullueshme Shpresa, princesha e tij vajza Juliana, familja fisnike, nëna dhe babai një patriot i flakët, miqt, shokët dhe dashamirët, por edhe stafi simpatik i kompanisë së tij R.E.M. dhe, kjo darkë shumë e bukur dhe e gëzueshme, për të gjithë ata që morën pjesë të festojnë së bashku në këtë vend të bukur – për të festuar ditëlindjen e Bashkim – Rick Elezit, në lakalin Zuppa në Yonkers Nju Jork”,
Darka e ditëlindjes së Rick Elelzit, ishte një feste familjare, një mbrëmje të gëzueshme e plot hare, si të gjitha ditëlindjet – me ushqim të mirë , specialitete të guzhinës shqiptare, pije dhe muzikë popullore vetëm shqiptare, për të cilën kujdesej DJ Bex, dhe nga një fotografi kujtimi me secilin pjesmarrës.
Kjo ditëlindje – festë e madhe familjare e birit të Tropojës, i lindur në vendorgjinën e tij – dhe i rritur në Amerikë, duket se ka arritur kulmin e dashurisë, për të tregauar se jemi shqiptarë. Në momentin “final” mbylljen e ditëlindjes – një fotografi kujtimi më i bukur isaj, të gjithë së bashku – megjithëse shumica e mysafirëve ishin të lindur në Amerikë, shfaqen me krenari duke berë me dy pëllmbat e dorës kryqëzuar gishtërinjët në formën e simbolit tashmë të njohur të Shqiponjës tonë me dy krena, duke uruar e kënduar “O sa mirë me qenë Shqiptarë” – Gëzuar ditëlindjen Rick Elezi!
Rick Elezi, është i martuar për më shumë se 25 vjet me Shpresa Elezin dhe së bashku burrë dhe grua, ata drejtojnë një kompani e quajtur R.E.M. Residential. Ata mbështesin vazhdimisht aktivitete dhe ngjarje të shumta në komunitet por janë dalluar edhe për aktivitete të bamirëse të tilla :’ Holiday Toy Drive for Blythedale Children’s Hospital and R.E.M.’s own Unite-Help-Give Sandy Relief Initiative duke mbledhur mijëra dollarë ndihma pë komunitetin e ishullit Staten Island gjatë shkatërrimit nga uragani Sandy .
Rick Elezi jeton në Yonkers – Nju Jork së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Filed Under: Komunitet Tagged With: I sa Mire, me qene shqiptare, Rick Elezi, Shpresa

NJOFTIM PER KOMUNITETIN NE NJU JORK-Vizitoni Art Expo 2015 në New York

April 25, 2015 by dgreca

Piktori i mirënjohur shqiptar Edmond Agalliu merr pjesë në Ekspozitën më të madhe Ndërkombëtare Art Expo 2015 në New York, 23-26 Prill 2015./
ArtExpo 2015 është ekspozita më e madhe ndërkombëtare vjetore, që zhvillohet nën kujdesin e Bashkisë së New York me pjesëmarrjen e përzgjedhur të piktorëve të talentuar nga mbarë bota. Për herë të parë në një ekspozitë të tillë, Shqipëria përfaqësohet nga piktori i talentuar shqiptar Edmond Agalliu, i mirënjohur për profilin e tij të lartë artistik.
Në ceremoninë e mbrëmshme të ArtExpo 2015 piktori Edmond Agalliu mori përgëzimet e drejtpërdrejta të organizatorëve, zyrtarëve të lartë pjesëmarrës dhe kritikëve të pranishëm. Ai është prezantuar në këtë ngjarje madhore të pikturës botërore me disa punë artistike të prerjeve të ndryshme, duke dashur të sjellë tërë spektrin e mjeshtërisë së tij në hapësirën dhe kohën e kufizuar të mbajtjes së kësaj ekspozite. Për z. Agalliu kjo ekspozitë është një kulm i ri në karrierën e tij të gjatë dhe të konsoliduar artistike, pas sukseseve të ndëshmuara në pothuaj tërë Europën: Itali, Gjermani, Francë, Belgjikë, e në shumë vende të tjera. Piktori Agalliu vjen në ArtExpo 2015 pas disa ekspozitave dinjitoze në Kalifornia, Texas, etj.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm amerikanë për rrugën e largët për pjesëmarrjen në këtë ekspozitë dhe pritishmërinë e tij z. Agalliu u përgjigj: “Përfaqësimi i Shqipërisë në këtë ngjarje të kulturës botërore është një nder dhe përgjegjësi për cdo artist shqiptar. Kam sjellë punët më të mira, për të treguar se arti shqiptar, megjithë kufizimet e tij në të shkuarën dhe kapërcimet e suksesshme të dy dekadave të fundit, i përgjigjet me autoritetin e duhur artistik standarteve ndërkombëtare. Në cdo vepër timen të ekspozuar sot këtu, unë ndjej se kanë pjesë penelatat e mbarë piktorëve shqiptarë dhe ndjehem krenar që arti ynë renditet krahas atij ndërkombëtar”
Pikturat e artistit Agalliu janë ta larmishme dhe përfshijnë të gjitha zhanret e këtij profesioni, duke filluar nga skicat, profilet, portretet, natyrat e qeta, peisazhet, dhe deri tek pikturat monumentale murale. Piktori Edmond Agalliu njihet edhe si një prej restauratorëve më të mirë shqiptarë, por jo vetëm, të objekteve kishtare në Italy e gjetkë. Atij I janë besuar një restaurimesh delikate të afreskeve me vlera historike, restaurimin e të cilave, piktori Agalliu e ka kryer me një kompetencë professional dhe sukses të lartë. Gjithashtu z. Agalliu njihet edhe si referues shkencor në një sërë konferencash dhe mediumesh artistike, ku ka trajtuar tema të ndryshme si: evolucioni historik i pikturës shqiptare; piktura murale dhe përshtatja me diapazonin e standarteve demokratike; natyra e qetë në pikturën shqiptare gjatë periudhës së fillimshekullit të shkuar, dhe një sërë botimesh e referatesh të tjera.
ArtExpo është e hapur në datat 23 – 26 Prill 2015.
Adresa e ArtExpo 2015 eshtë:
Pier 92
711 12 Avenue, Manhattan. (52 street & 12 Avenue)
Brenda ekspozites, ndarja (booth) Nr. 174.
Ftohen të gjithë artdashësit e komunitetit shqiptar të vizitojnë ekspozitën dhe janë të mirëpritur për t’u takuar me piktorin Edmond Agalliu.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Art Expo 2015 në New York, Edmond Agalliu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 304
  • 305
  • 306
  • 307
  • 308
  • …
  • 398
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT