Ditën e premte shoqatat tona zhvilluan takimin e radhës për te bashkërenduar veprimtarit tona të përbashkëta. Në këtë takim morën pjesë z.Ejllo Berishaj, shoqata Malësi e Madhe New York,z.Ismet Kurti shoqata Ana e Malit, New York, z.Tome Shkreli, Fondacioni Dom Simon Filipaj, New York dhe kryetari i porsazgjedhur i Fondacionit Plave Guci z. Alex Selimaj, New York.
Takimin e koordinoj dhe udhëhoqi koordinatori i shoqatave zt Esad Gjonbalaj .
Në këtë takim u shqyrtua çështje të interesit të ndërsjellët dhe u analizua bashkëpunimi i jone i përbashkët. Ne këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi vëllazëror ne mes te shoqatave tona dhe njëkohësisht dhe duke u bazuar ne Rregulloren e Bashkëpunimit shoqatat tona zgjodhën koordinatorin e Ri te shoqatave për 6 mujorin e ardheshëm. Koordinatori i Ri i shoqatave do te jetë një aktivist i dalluar i komunitetit tonë dhe kryetar aktual i shoqatës Malësi e Madhe New York zt. Ejllo Berishaj.
Te gjitha shoqatat një zëri shprehen falënderim dhe mirënjohje për koordinatorin e gjertanishëm zt.Esad Gjonbalaj i cili për këtë periudhe 17 mujore të konsolidimit të bashkëpunimit të aktiviteteve tona të përbashkëta beri një pune të shkëlqyer në bashkimin dhe unifikimin e shoqatave tona në SHBA. Shoqata tona i janë mirënjohës zt Gjonbalaj dhe shprehin falënderim dhe respekt për punën e tije të pa lodhesheme në të mirë të komunitetit . Shoqatat tona në New York këtë vit dhe bazuar në pajtimet e ma herësheme do mbajnë aktivitete të përbashkëta ku do fillojmë me Piknikun Pranveror 2015, qe sipas te gjitha gjasave do te jetë me datën 25Maj 2015 ne FDR State Park New Yrork .
Shoqatat tona analizuan edhe ca çështje për bashkëveprimet e ma tutjeshme në aspektin kombëtar dhe koordinimin sa ma të mirë në mënyrë që të jemi sa ma unik dhe të jemi zë i fuqishëm i vendlindjes në SHBA.
New York 17 Prill 2015
NJOFTIM PER KOMUNITETIN- FILMI PER SKENDERBEUN SHFAQET ME 9 MAJ
Film – Dokumentar – Premiere/
(Per Heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti – Skenderbeun)/
Regjisor – Producent: Vladimir Prifti – Mjeshter i madh i artit
Punuan per filmin studiues, historiane dhe aktore nga te gjitha trevat shqiptare
Muzika: Aleksander Peci
Vendi: Monroe College, 2501 Jerome Avenue
Bronx. NY 10468
Nr. Tel: (718) 933 – 6700
Data: 9 Maj 2015
Ora: 1 pm – 4 pm (mesdite)
SHSHA NË ÇIKAGO PËRKUJTON DITËN E HOLOKAUSTIT
Nga Skënder Karaçica/
SHSHA në Çikago përkujton Ditën e Holokaustit,këtë ngjarje të rëndë për orët vrastare dhe të shfarosjes së popullit hebreikë dhe të njerëzimit që ka ndodhur në shekullin XX.Me këtë rast përfaqësuesit e këtij asociacioni politiko-kombëtar i dorëzuan sot Daniel Shure,kryetarit të Lobit Hebrej në Çikago një seri të shkimeve historike si dhe disa fotografi nga Memoriali Përkujtimor në Tauk Bashqe të Prishtinës,ku rrefet koha e historisë së errët e Nazi-Fashizimit dhe hyzmetqarëve kur pushkatuan hebrejtë dhe shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.Seri të matrialeve historike me temën strehimi dhe shpetimi i hebrejve në Kosovë e Shqipëri,SHSHA-ja i ka dërguar në sirtarët e Muzeut Holokaust në Skokie të Çikago,thuhet në këtë njoftim për opinion.(INA)
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Vëllai i shqiptaro-amerikanëve të vrarë paralajmëron kryeministrin serb
Vëllai i tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë në Kosovë pak pas luftës i kërkoi kryeministrit serb të bëjë përparime në zgjidhjen e vrasjes para vizitës së tij të planifikuar në Shtetet e Bashkuara./
NEW YORK( BIRN):Vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, të cilët u vranë në Kosovë 15 vjet më parë nga forcat serbe, paralajmëroi kryeministrin Aleksandër Vuççi se familja do të shkakonte polemika nëse nuk bëhej ndonjë progres domethënës në këtë çështje para se kryeministri serb të vizitojë Beogradin.
Fatos Bytyçi tha se Vuçiç i kishte premtuar familjes në disa raste se ai nuk do ta vizitonte SHBA-në apo takohej me Presidentin Barak Obama para se të kishte zhvillime të rëndësishme në këtë çështje.
“Vizita në Shtetet e Bashkuara ose takimi me presidentin Obama pa pasur progres në këtë çështje do të ishte premtimi i tij i shkelur në lidhje me këtë çështje. Ai më ka shprehur gjithmonë angazhimin e tij personal që vrasësit e vëllezërve të mi të ndiqeshin penalisht – pavarësisht se kush janë ata,” tha Bytyçi të enjten.
Premtimi i fundit që ai mori nga qeveria serbe ishte se çështja do të zgjidhej deri në mars të këtij viti, tha ai. Prokuroria serbe ka njoftuar gjithashtu disa herë se do të zgjidhë çështjen, por deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë.
Vëllezërit Bytyçi, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare, iu bashkuan një dege vullnetare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të quajtur Brigadat e Atlantikut, e cila ishte aktive gjatë konfliktit me forcat e Beogradit në vitin 1999.
Përkrahë anëtarëve të tjerë të Brigadave të Atlantikut, të cilët kryesisht kishin ardhur nga SHBA-ja, vëllezërit udhëtuan për në Kosovë për të luftuar kundër Serbisë. Sipas Fatos Bytyçit, pas marrëveshjes së paqes të korrik 1999 që i dha fund luftës së Kosovës, ata ranë dakord tëshoqëronin disa fqinjët romë në Serbi.
Por kur ata kaluan një vijë të pashënuar kufitare pranë Merdares, u arrestuan nga policia serbe se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në atë që atëherë ishte ish-Jugosllavia
Pasi kryen dënimet e tyre, ndërsa largoheshin nga burgu u Prokupljes, u arrestuan përsëri, u çuan në një qendër stërvitore policore në Petrovo Selo dhe u mbajtën në një magazinë atje.
Gjatë mbrëmjes së 9 korrikut 1999, ata u lidhën me tel nga persona të panjohur dhe u çuan në një vendgrumbullim plehrash, ku u ekzekutuan me plumba pas qafe.
Eshtrat e tyre u zhvarrosën në qershor të vitit 2001 nga një varr masiv në fshatin Petrovo.
Prokuroria e krimeve të luftës paditi dy oficerë policie, Streten Popovic dhe Milos Stojanovic, për transportim të vëllezërve nga Prokuplje në Petrovo Selo. Në vitin 2012 të dy u liruan nga akuzat.
Gjatë gjyqit, Stojanovic dhe Popovic u shprehën se ata morën urdhër t’i shoqëronin vëllezërit në Petrovo Selo nga Vlastimir Djordjevic, i cili në atë kohë ishte ndihmës ministër i brendshëm i Serbisë.
Vitin e kaluar Gjykata e Hagës e dënoi Djordjevicin me 18 vjet burg për krime lufte në Kosovë.
Hetimi fillestar për vrasjen e vëllezërve, i cili u nis nga prokuroria serbe për krimet e luftës me ndihmën e SHBA-ve, u përqëndrua te tre persona: Djordjevic, Vlajko Stojiljkovic, një ish-ministër i brendshëm i cili vrau veten në vitin 2002, dhe Goran Radosavljevic, ish-komandant i një njësie speciale policore dhe i qendrës së stërvitjes në Petrovo Selo.
Radosavljevic tani është në pension, por mbetet aktiv në politikë si anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Progresiste të Serbisë. Ai gjithashtu drejton disa kompani të sigurimit.
Ai është marrë në pyetje në lidhje me vdekjet e vëllezërve Bytyçi, por nuk është ngritur asnjë akuzë. Ai ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje në krim.
Serbia është vënë disa herë nën presion nga Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur këtë çështje – më e fundit në muajin mars nga një agjenci qeveritare e quajtur “Komiteti Amerikan i Helsinkit”, i cili tha se mungesa e përparimit në çështjen Bytyqi tregonte se nuk ishte vendosur drejtësi.
Autoritetet u kritikuan gjithashtu edhe nga ambasadori i SHBA-ve për krimet e luftës Stefen Rap, i cili deklaroi se Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që urdhëruan krimin dhe se asnjë ambasador amerikan do të pushojë së i bëri presion Serbinë derisa kjo çështje të zgjidhet.
Vuçiç mori një ftesë për të vizituar SHBA-në më 9 prill nga zv/presidenti i SHBA-ve Joe Biden. Data e vizitës mbetet ende për t’u përcaktuar.
U mblodhën më tepër se 55,000 dollarë
Bashkim fondesh në Nju Jork për Seminarin Ndër-Dioqezan Shqiptar “Nëna e Këshillit të Mirë” Shkodër/
Nga Beqir SINA – New York/
YONKERS NY : Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” New York, në Nju Jork, me në krye me famullitarin e saj – Dom Pjeter Popaj – organizoj të dielën e kalur një darkë kulturore për ngritjen e fondeve të Seminarit Ndërdioqezan Shqiptar “Zemra e Këshillit të Mirë”, në lokalin e njohur Royal Regency Hotel në Yonkers NY.
Në, informacionin që na dha Kryetari i Komisionit Përgaditor Leonardo Berishaj, thuhet se në këtë darkë për grumbullimin e ndihmave materiale ishin të pranishëm rreth 300 mysafir, anëtar të famullisë Zoja e Shkodrës, veprimtar të komunitetit dhe kontribues të dalluar. Mysafir special i kësaj darke ishte zv/Rektor i Seminarit Dom Gjovalin Simoni, Kryetarja e Këshillit të Kishës Zoja e Shkodrës znj. Margarita Gazivoda Kocaj, Drejtor i ri Qendrës Nanë Tereza z. Marjan Cubi, Assembleisti z. Mark Gjonaj dhe Kryeredaktor i revistës Jeta Katolike z. Mark K. Shkreli
Aktivitetin e hapi Leonardo Berishaj i cili pasi faleminderojë mysafirët e nderuar, dhe pjesëmarrësit dhe donatorët, tha se kjo darkë organizohet nga Kisha jonë Zoja e Shkodërs dhe Famullitari Dom Pjetër Popaj për ngritjen e fondeve të Seminarit Nderdioqezan Shqiptar “Zemra e Këshillit të Mirë” Shkodër.
Fillimisht, Berishaj, iu drejtua pjesëmarrëseve, duke thënë se është privilegj dhe kënaqësi të kemi sonte në mesin tonë dom Gjovalin, të cilin në emër të Komisionit Organizativ të fushatës që unë e përfaqësoj e përshendes, ashtu si do të përshëndes të gjithë të pranishmit, me një falenderim i veçantë për bujarinë e tyre, dhe donacionet materiale.
“Ju falenderojmë të gjithëve për praninë tuaj, angazhimin dhe donacionet tuaja të shumta në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kishave, qendrave fetare, shkollave, funeraleve dhe shumë e shumë projekteve të tjera si këtu në SHBA, poashtu edhe në vendlindjen tonë – Malësinë. Mbi te gjitha paraprakisht ju falenderojmë të gjithë ju donatorëve për kontributin tuaj të kësaj mbrëmje për përkrahjen e Seminarit Nderdioqezan Shqiptar, në Shqkodër” tha Kryetari i Komisionit Përgaditor Leonardo Berishaj,.
Më pas duke e faleminderuar për angazhimin dhe kontributin e dhënë. Berishaj ftoi të marrë fjalën udhëheqësin e kësaj darke, z. Gjergj Balaj, i cili tha ai ka dhënë dhe vazhdon ti japë kontribut të madh famullisë sonë dhe krejt komunitetit shqiptar.
Drejtuesi i kësaj z.Gjergj Balaj, mbasi ceku faktin se përse ishin mbledhur, këtë darkë, për të mbështetur Seminarin Nana e Këshillit të Mirë në Shkodër, u shpreh se :” Ky është vendi ku arsimohen për meshtarë shqiptarë. Ai , tha Balaj, është një institucion pa kufij – ku bashkohen djemt nga të gjitha trojet Shqiptare për hapur shpirtin e tyre me dashuri në shërbim të Zotit dhe të popullit besimtarë”.
Duke folur për historikun e këtij seminari, Balaj, tha se Seminari Papnorë u hap për herë të parë në vitin 1859, dhe vazhdoj deri në vitin 46, kur u mbyll barbarisht nga gjakatarët komunist. Prifta u vrane, dhe në Shqipëri ishte sikur të kishte vdek Zoti, por, Jo! Zoti nuk vdes kurr, tha Balaj, dhe shtoi se Seminari u rihap ne vitin 90!”
Në historikun e saj tha ai mësojmë se sot janë mbi 40 dioqezan dhe rreulltar që kan studiuar aty, emra të njohur si Dom Gjovalini, Dom Viktori, Patër Mikel Pllumaj, Dom Simon Filipaj, Dom Mirget Gega, Dom Artur Kola, etj, diokon Kled Vukaj. Dhe, pikërisht, dje është shuguru nji diokon i ri, Agustin Bardhi nga Mirdita.
Ndërkohë, duke tërhequr vëmendjen që të reflektojm pak, drejtuesi i kësaj darke në fjalën e tij, permendi se kush janë meshtarët tonë dhe rëndësin e meshtarve! duke mos harruar rilindasit tonë! Dom Nikoll Kaccori, At Gjergj Fishta, etj, etj,tha ai.
Nga Seminari i Shkodrës kan dal Dom Ndre Mjeda, Dom Lazër Santoja, Dom Ndre Zadeja, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Simon Jubani, etj.
Në fjalën e tij tha drejtuesi i saj :”Populli jonë e ka nji histori të dhimbsheme. Gjatë pushtimit ottoman, ditët më të errëta të historisë t’popullit Shqiptarë, meshtarët në trojet tona kan qenë ata njerez, në shërbim të Zotit që mbijetuan duke sherbyer popullit. Mos t’ishte besnikerina dhe perkushtimi i tyre, ceku ai, ne sot do ishëm t’zhdukur plotësisht”.
Ne që jemi sot këtu, vijojë Balaj, rrjedhëm nga ato familje që mbijetuan bashk me ata meshtarë. Kisha jonë këtu në NY, uniteti jonë këtu në këtë famulli, ne të gjith jemi të lidhur si zinxhir me Kishën në atdheun tonë, ashtu si meshtarët ton, që jan zinxhir që lidhen drejt të dora e Krishtit. Trashigimi Apostulik.
Gjatë fjalës së tij – zoti Balaj, kujtojë edhe vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri “Në Shqipëri për vizitën e Papës, tha ai u vendosën para syve tërë botës në bulevard – fotot e mbi 40 martirëve, viktimat e komunizmit. Gjaku i tyre nuk është derdh kot. Gjaku i tyre është rrahja zemrës t’popullit tonë. Mos t’harrojm sakrificen e tyre! Kemi përgjegjësi për të mbësht punën e tyre, sepse puna e tyre është vepra e Zotit! Martirizimi është sakrifica më e madhe që mund baj njeriu, ” tha Balaj
Kurse duke folur për darkën ai kërkojë nga të gjithë së bashku, t’hapin zemërat dhe të tregojnë mirënjohen dhe bujarinë, për sakrificën e tyre, e te mbështesin të gjithë këtë fushat, mbasi me mbeshtetjen e duhur tuajën, përmes këtij Seminari, theksojë Balaj, mund t’zevendsohen të gjith ata të humbur gjatë vitevet të komunizmit, dhe dasht Zotit që të shumohet edhe më shum numri i tyre, me ndhimen tonë”.
Në fund të fjalës së tij udhëheqësi i kësaj darjke, z. Gjergj Balaj, tha se :”Kjo fushatë që u mbajtë më 12 Prill 2015 për ngritjen e fondeve financiare për Seminarin Nana e Këshillit të Mirë në Shkoder, për kocidencë përkoi edhe me 45 vjetorin kur u hap zyrtarisht kisha e parë Katolike Shqiptare në Amerik “Zoja e Kshillit të Mirë”, pikërishtë më12 Prill 1970″
Pas fjalës së udhëheqësit të këtij programi, darkën e Bekoi ndimësfamullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Viktor Dedaj.Kurse, fjalën përshëndetëse, si organizator i kësaj mbrëmje, e mbajti famulllitari i kishës Zoja e Shkodrës, Dom Pjeter Popaj.
Ai përzemërsisht përshëndet dhe falenderojë të gjithë donatorët për kontributin e tyre, bujar,” të cilët tha Popaj, here pas here japin dhe nuk kurshen në çdo vend kur kërkohet ndihmë dhe nevoja paraqitet. Me kontributin tuaj theksojë Dom Pjetri, po ndërtohen dhe e reparohen Kisha, qendra fetare, funerale dhe shumë objekte tjera të nevojshme për popullin tonë në vendlindje, por edhe për besmitarët tanë në SHBA”.
Në mënyrë të veçantë Dom Pjetri falenderojë Këshillin e Kishës Zoja e Shkodrës dhe Komisionin Organizativ të Fushates, i cili me angazhimin e vet e bëri të mundshme, edhe këtë darkë, ashtu si dhe shumë evenimente të tjera.
Në fjalën e tij, zv/Rektori i Seminarit Shqiptar, Dom Gjovalin Simoni mbasi ka falenderuar Kryetarin e Komisionit pregaditor Leonardo Berishën, Këshillin e Kishës kryetaren Margarita Koçaj, udhëheqësin e programit Gjergj Balaj, Famullitarët Dom Pjeter Popaj dhe ndihmësin e tij, Dom Victor Dedaj dhe të gjithë përkrahësit dhe donatorët, foli në pika të shkurtra mbi Historikun e Seminarit.
Ai tha se “Seminari Ndërdioqezan Shqiptar ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Për herë të pare është hap nw vitin 1959 me emrin “Seminari Papnor” ku vitin shkollor e filluan 11 seminaristë të drejtuar nga Jezuitet.Për shkak të përndjekjes komuniste në vitin 1946 Seminari mbyllet dhe qëndron i mbyllur për 47 vite. Sipas vendimit të Selisë së Shenjtë në vitin 1992 përsëri hapet Seminari, duke u thirrur tashmë Seminari Ndërdioqezan Shqiptar “ Nëna e Këshillit të Mirë” duke iu kushtuar Pajtores së gjithë shqiptarëve”.
Në vazhdim Dom Gjovalini u shpreh se Seminari Shqiptar është i të gjithë shqiptarëve ku edukohen seminaristë nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët që jetojnë nën Malin e Zi e të tjerë.
Darkën e ka përshëndetur asamblesiti shqiptarë në Asemblenë e Shtetit të Nju Jorkut Distrikti 80të në Bronx, – z.Mark Gjonaj i cili u përfshi në grupin e donatorëve me shuma më të mëdha si : Gjergj Balaj, Familja e Noce Mati Gjonaj, Valentin Balaj, Dode Curanaj, Nreke Tonaj
Gjatë kësaj veprimtarie, Kryetarja e Këshillit znj. Margarita Gazivoda Koçaj e cila organizojë Lotarin e mbramjes, duke faleminderuar fituesit ka faleminderuar në mënyrë të veçantë edhe sponsorizuesit : Nreke Tonaj, Flames Restaurant ( Paloke Rudaj), Salon Chou Chou (Vera Elezaj), Familja Dushi, Artist Limousine Service (Lule Gjokaj), Zupa Restaurant dhe Benjamin Steak House,
Të angazhuar për argëtimin e kësaj darke ishin : Alfred Popaj me këngëtarin Agim Gerbeshi, dhe me një program më valle nga të gjitha trevat valletarët e Grupit Rozafati nën udhëheqjen e koreografes Agelina Nikaj
Meqënëse fushata për mbledhjen e mjeteve materiale për Seminarin Shqiptar në Shkodër, përfundoi me shumë sukses, Kryetari i Komisionit Përgaditor Leonardo Berishaj, deklarojë se grumbulluan më tepër se 55,000. dollar, deshiroj që në emër të Komisionit organizativ t’i falenderoj të gjithë donatorët dhe pjesëmarrësit që me kontributin me angazhimin e tyre/Photo crediti Leonardo Berishaj/
- « Previous Page
- 1
- …
- 306
- 307
- 308
- 309
- 310
- …
- 398
- Next Page »