• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Komunitet-Nje restorant i ri në rrugën “Mother Teresa” në Bronx

April 15, 2015 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/
“EZ ” – Mediteran Restorant quhet restoranti i sapo hapur në Bronx në rrugën “Mother Teresa”. Eshtë pronësi e familjes shqiptare Bollo, të cilët punojnë pa u lodhur me pasionin që i lidh bisnesi i tyre, por edhe kënaqësinë që u sjell buzeqeshja e klientit. Bashkëshortët Teuta dhe Edmond Bollo kanë pesë vite që jetojnë në Amerikë së bashku me fëmjët e tyre Marino dhe Joana. Për gati 18 vjet jetuan në Greqi, aty ku lindën djalin e vajzën. Përveç punëve të tjera që patën rast të kryenin atje punuan edhe nëpër restorante, duke provuar një eksperiencë të mirë në menazhim restorantesh.
Menuja në restorantin e tyre është e pasur dhe e shumëllojshme, variojnë kryesisht në stilin e traditës shqiptare. Me guzhinën tonë tashmë janë mësuar edhe të huajt, shumë prej tyre i pëlqejnë ushqimet shqiptare.
Sigurisht gatimi përveç dëshirës kërkon edhe vëmendjen e duhur, pasi kemi të bëjmë me jetë njerëzish, por si Teuta dhe Edmondi janē guzhinierë të zot, profesionin e kanë trashëgim nga prindët e gjyshërit e tyre. Koençidencë e bukur edhe bashkëshortë simpatikë edhe gatues të mirë. Sipas Teutës klienti për ata është si pjesë e familjes, prandaj i kushtojnë kujdes të veçantë.
***
Më takon të shkoj tek ky lokal, ngjitur është një lavanteri, shpesh aty laj rrobat e familjes. Kur ndresat rrotullohen vrullshëm nëpër lavatriçet e mëdha e fërkohen nën gurgëllimën e ujit ulem tek Restoranti “EZ” për një çaj të ngrohtë, e shikoj televizor në ekranin e madh vendosur përballë hyrjes kryesore. Përqark mureve disa piktura, e në çdo qoshe nga një vazo me lule. Eshtë lokal i thjeshtë, i këndshëm por shumë i pastër. Çdo gjë shëndrit, që nga gotat, pjatat, mbulesat e pecetat mbi tavolinë. Teuta i jep shumë rëndësi jo vetëm pamjes së restorantit por edhe rregullit brenda. Këtu është jeta jonë thotë ajo, na mban dhe e mbajmë gjallë, diku një punë do të bënin, por Zoti na e bëri mbarë që me fitimet e djersës tonë të kemi këtë bisnes.
Edhe pse i ri si lokal, përveç shqiptarëve ka filluar të tërheqë edhe shumë klientë të huaj. Amerikanët e pëlqejnë byrekun me spinaq, supën me limon e vezë, bakllavan e syltiaçin me qumësht e oriz, etj. Çdo gjë është e freksët dhe gatuar me shije.
Fëmijët e tyre pasi kryejnë detyrat e shkollës, e kur kanë kohë të lirë u vijnë krah prindërve, ata janë studentë shkëlqyer në mësime, Marino është në shkollë të mesme ndërsa Joana ndjek ciklin e ulët 9 vjeçarë. Në restorant shërbehet gjatë gjithë ditës, e mund të ulesh për të ngrënë mëngjes, drekë apo darkë, porosi bëhen edhe jashtë restorantit. Me rastin e festës së Pashkëve Teuta dhe Edmondi u dhuruan klienteve vezë të kuqe dhe shtruan drekë falas për disa familje me të ardhura të pakta në Bronx e më gjerë.
Do t’ju sygjeroja të provonit gatimet në “EZ” – Mediteran Restorant në Bronx, në rrugën “Mother Teresa” besoj do te mbeteni të kënaqur./
Ne foto jane Teuta dhe Edmond Bollo gjate punes ne restorantin e tyre./

Filed Under: Komunitet Tagged With: Moza Dajci, ne rrugen Mother Teresa, restorant

Shqiptari ortodoks Sinadinovski do të bashkëpunojë me LQSH-në e Joe DioGuardin

April 13, 2015 by dgreca

Në rrugëtimin e promovimit të librit ,,Shqiptarët Ortodoksë në Maqedoni,,të profesor Branislav Sanidinovski me origjinë shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme,pati një takim të ngrohtë më kryetarin dhe kongresmenin Joe DioGuardi,ku u bisedua për çështjet aktuale në Maqedoni dhe pozita e popullit shqiptar ende jo në avancimin kushtetues(shtetformues)dhe për daljen në dritë të pjesës së kombit shqiptar ortodioksë i anatemua dhe i asimiluar përmes segmenteve të caktuara të regjimeve serbo-maqedonase.
Në takimin e sotëm profesor Sinadinovski i dhuroi dy librat shkencor për shqiptarët ortodoksë që tash e një shekull ka mbetur nën hijen e regjimeve antishqiptare dhe me këtë rast theksoj se do të bashkëpunoj me DioGuardin,i cili për popullin shqiptar në Ballkan njihet si një nga hartuesit e platformës politike dhe kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe të ndryshimeve demokratike në Shqipëri dhe të pjesëve etnike në Maqedoni,Preshevë,Mal të Zi dhe Çamëri.
Profesorin dhe shqiptarin ortodoks në Nju Jork e shoqëruan veprimtarët tanë të kauzës kombëtare Gjergj Dedë Vukaj,Nazim Halimi dhe Fanol Cami.Për fund duhet të theksojmë se DioGuardi,shprehu gadishmërinë që të rregullohet kisha ortodokse në tapinë e Josif Bagerit dhe për të dalë në përkrahje të përcaktimit të vet shqiptar ortodoksë në Maqedoni,ai me një grup kongresmenësh do të vizitojë Rekën e Epërme shqiptare,thuhet në këtë takim të Nju Jorkut.(S.Karacica)

Filed Under: Komunitet Tagged With: bashkepunim me Ligen, Joe DioGuardi, Sinadinovski

“Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, rrugëtimi nga Çikago në Nju Jork

April 12, 2015 by dgreca

*Promovim i suksesshëm i librit “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” në “Orion Palace” në Brooklyn në Nju Jork/
*Takim me dyer të mbyllura i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me prof.Branislav Sinadinovski/
Nga Dalip GRECA/
Të shtunën në mesditë, në “Orion Palace” të qytetit të Brooklyny-it në Nju Jork u organizua nga shoqata Dibrane promovimi i librave “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” i shkruar nga profesori me origjinë e gjak shqiptar, Branislav Sinadinovski dhe “Rilindasit Shqiptarë”, të autores Gordana Sinadinovska, bashkëshorte e Branislav Sinadinovski. Veprimtari u sponsorizua nga biznesmeni shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku Ylber Pilku.
Kësaj veprimtarie iu bashkëngjitën edhe organizatat të tjera shqiptaro-amerikane si Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, e përfaqësuar nga Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë, Zef Balaj anëtar i Këshillit, Dr. Skënder Murtezani, kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Këshillit të Federatës Vatra, si dhe editori i Gazetes Diellit dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës. Të pranishëm ishin edhe organizata e shoqata të komunitetit shqiptar si Shoqata Çamëria, Ana e Malit, Rrënjët Shqiptare, Akademia Shqiptare e Nju Jorkut etj.
Ishte e pranishme edhe media shqiptare në Nju Jork, si Gazeta Dielli, Televizioni Kultura Shqiptare, Gazeta Illyria, Bota Sot, Agjensia INA, Televizioni Alba Life etj.
Të pranishëm ishin autorët e librave: Prof. Dr.Branislav Sinadinovski dhe Gordana Sinadinovska, të shoqëruar nga veprimtari dhe biznesmeni nga Chikago z. Fanol Cami.
Kjo veprimtari u moderua nga gazetari i komunitetit Shqiptar në SHBA Beqir Sina, i cili në hapje të ceremonisë prmovuese u uroi mirëseardhjen mysafirëve, pronarit të lokalit, që e lëshoi pa pagesë lokalin si dhe sponsorit Ylber Pilku.
Më pas moderatori ftoi të pranishmit që të përcillnin së bashku Hymnin Kombëtar Shqiptar dhe atë Amerikan. Me një minut heshtje u nderua Kujtimi dhe kontributi i heronjve të Kombit dhe patriotve, duke veçuar rilindasit shqiptar ortodoks si :Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Josif Bageri, At Stathi Konomi e të tjerë.
Në fjalën e tij hapse,ndër të tjera gazetari Sina tha :“është nder i veçantë që në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA ndodhet profesori i nderuar shqiptar Branislav Sinadinovski, i cili sjell veprën e tij kolosale “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”.
Z. Sina theksoi se ky libër monumental zbardh të vërtetën e komunitetit ortodoks shqiptar, të harruar dhe të persekutuar në Maqedoni gjatë shumë dekadave të golgotës shqiptare, me synimin dhe zhbërjen dhe asimilimin total të tyre. Moderatori tha fjalë lavdëruese për profesor Branislav Sinadinovski, i cili ka guxuar që të shpallë publikisht të vërteta të fshehura deri më tani.
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra”, Musa Paçuku në fjalën e tij theksoi se është një nder i veçantë që profesori Sinadinovski ka sjellë këtë faqe të re të historisë shqiptare në Maqedoni.
“Duke përshëndetur këtë promovim kaq të rëndësishëm dhe kaq të veçantë, tha Paçuku. Ai tha se dëshiroj të përgëzoj Branislav Sinadinovskin dhe bashkëshorten e tij Gordana Sinadinovska për interesimin dhe guximin, sa shkencor po aq edhe njerëzor për t’iu qasë dhe për të trajtuar një temë dhe një çështje, e cila tanimë mëse një shekull ka qenë objekt debatimi në mes të shkencëtarëve, por edhe objekt i politikave ditore, për fat të keq në këto anë, të ngarkuar me shumë paragjykime dhe me inate ballkanike, të cilat i tejkalojnë kufijtë e mirësjelljes e tolerancës në mes të njerëzve”.
Më pas z. Sina ua dha fjalën ligjërusëve të këtij promovimi. Këngëtari Haxhi Maqellara solli kumtesën e përgatitur nga drejtori i Agjensisë së Lajmeve INA, gazetari Naser Pajaziti. Në këtë kumtesë, autori, pasi përëgzon komunitetin shqiptar të Nju Jorkut për këtë promovim, përshkruan veprën e shkruar me guxim e kurajo shkencore nga profesori Sinadinovski.
-Ju, shkruan Pajaziti”,- jeni pjesë e trungut tonë kombëtar që po qëndroni në ballë të të gjitha sfidave të Kombit tonë, sidomos në kohërat kur e do nevoja dhe solidariteti. Ju këtë po e dëshmoni në vazhdimsi. Po e dëshmoni dhe vulosni edhe sot duke organizuar këtë aktivitet patriotik e Kombëtar me rastin e pritjes vllazërore për profesorin tonë të nderuar Branislav Sinadinovski.
”Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë” i profesorit Branislav Sinadinovski është një vepër madhështore dhe një pasuri e çmuar Kombëtare, që do të lerë gjurmë të pashlyeshme në historinë Kombëtare, shkruan gazetari Pajaziti. Më pas ai tregon rrethanat në të cilat e ka njohur profesorin Branislav Sinadinovskin, gjatë një emisioni televiziv në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë, me argumenta dhe gjuhë diplomatike, mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili kishte marrë detyrën për të determinuar emisionin e ndriçimit të së vërtetës të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Profesori përveçse i tregoi vendin atij gazetari, çoi porosi edhe tek promotorët e tij se nuk ka asnjë fuqi që mund ta heshtë dhe ta fusë nën dhe’ çështjen e shqiptarisë në trevat shqiptare të Rekës në Republikën e Maqedonisë.
Apeli i gazetarit Pajaziti përmes kumtesës së tij ishte:”Ne duhet të qëndrojmë pas dhe të mbështesim në çdo hap e çdo moment këtë rrugëtim të profesorit tonë të nderuar…Ky komunitet do përkrahje, do mishërim kombëtar, solidarizim dhe bashkëveprim, duke siguruar të gjithë parakushtet e nevojshme.Këtij misioni i duhet dhënë një përkrahje e fuqishme institucionale, që do të garantonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e vetëdeklarimit të çdo qytetari që ka gjak shqiptar. O Sot, o kurrë, përcjell mesazhin e tij gazetar Pajaziti.
Shpend Koleci, në kumtesën e tij, ndër të tjera, tha se fati dhe golgota e vëllezërve tanë të krahinës së Rekës është përcjellë me gjak e lot, që asnëjherë nuk do të shuhen.
Duke ju drejtuar autorve të librave, çiftit Sinadinovski, kumtusi tha:Ne jemi krenar që ju kemi ju, por do të ishim më të gëzuar nëse inkurajohen edhe vëllezrit dhe motrat e këtij religjioni që me kurajo që të deklarojnë të vërtetën.
Artisti Xhevat Limani përcolli mesazhe shqiptarie në diskutimin e tij duke veçuar kontributin e shqiptarve të Amerikës. Ai e përgëzoi profesor Sinadinvski për kurajon shkencore në publikimin e të vërtetave shqiptarve përmes librit të tij”Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë”. Më pas përmes vargjeve poetike ai e ka ngritur sallën në këmbë duke rritur krenarinë e të qenurit shqiptar.
Me duartrokitje të zgajtura janë pritur përshëndetjet e mysafirëve amerikanë, avokatit të njohur Stiv Kaufman dhe profesor Paulo Polombo.
Kryetari i Degës së Vatrës, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, dr. Skënder Murtezani, i lindur në Tetovë, e përgëzoi profesorin Sinadinovski për librin e të vëretatave shkencore dhe përcolli mesazhe vlerësuese nga Federata Vatra dhe kryetari Gjon Buçaj. Dr. Murtezani tregoi një kujtim nga rinia e tij, kur ai ishte kampion në pingpong. Shoku i tij i skuadrës Filip Sinadinovski, që në publik nuk shfaqej si shqiptar si shumë ortodoksë të tjerë shqiptar, i kishte treguar në mirëbesim se në familje flisnin shqip, por nuk mund ta bënin këtë hapur në publik. Para dy vitesh, kur dr. Murtezani e kishte takuar Profesor Sinadinovskin, ia kishte treguar këtë ngjarje. Profesori kishte qeshur dhe kishte pohuar se Filipi ishte pjesë e fisit të tij.
Duke folur për librin Dr. Murtezani tha se “Libri i Profesor Sinandinovski ka nxjerr në dritë të diellit të vërteta të hidhura për maqedonsit, që më kot përpiqen të mbulojnë ende atë që sot nuk mund të fshihet.”
Dr. Murtezani përcolli ide të qarta të bashkimit shpirtëror Kombëtar dhe kritikoi partitë politike shqiptare që në vend të bashkimit, vazhdojnë e mbjellin përçarje.
Veprimtari i Çamërisë z. Sali Bollati, ka përshëndetur organizatorët dhe ka përgëzuar autorët e librave për kurajon shkencore të publikimit të të vërtetave të fshehura.
Kryetari i Akademisë Shqiptare të Nju Jorkut z. Skënder Kodra, ka përgëzuar autorët për librat e shkruar, duke e konsideruar zbardhjen e të vërtetave, kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare. Në fund e kanë marrë fjalën autorët e librave. Studiuesja Gordana Sinandinovska ka folur për librin e saj Rilindasit Shqiptar, duek evidentuar kontributin e tyre të jashtzakoshëm kombëtar. Ndërsa profesori Branislav Sinadinovski foli rreth librit të tij “Ortodoksit shqiptar në Maqedoni”duke i mëshuar faktit se ky libër ishte realizim i I një amanet të babait të tij, profesorit të ndjerë Jakim Sinadinovski, i cili kishte lënë si amanet , që kurrë të mos harrohet e vërteta e origjinës së shqiptarëve të Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës.
Profesor Sinadinovski përshkroi me emocion rrugëtimin dhe golgotën e shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë drejt asimilimit misterioz, heshtjen dhe heqjen dorë nga origjina dhe identiteti kombëtar si dhe shqetësime të tjera. Më pas ai foli për tendencën e rikthimit tek identieti dhe guximi i brezave për t’u deklaruar shqiptarë etnik.
Profesor Sinadinovski argumentoi se zona e Rekës së Gostivarit dhe Dibrës është një rajon i heshtur sot, i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, të cilët nga asimilimi dhe frika, nuk duan të flasin për historinë e tyre.Gjithësesi ai tha se së shpejti në Kishën Ortodkse të fshatit të tij të lindjes do të meshohet në gjuhën shqipe.
Gazetari Sina e ka mbyllur veprimtarinë duke vlerësuar miqësinë shqiptaro – amerikane dhe përkrahjen e Amerikës ndaj kombit shqiptar edhe në çastet më të vështira historike. Ai përmendi kontributet e presidentëve Wilson, George Bush i vjetër me vijën e kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, deri tek roli i presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë, roli vendimtar i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, dhe rruga që ndoqi administrate aktuale me Presidentin Obama”.
Të pranishmit shijuan ushqimet dhe pijet e sponsorizuara nga biznesmeni Ylber Pilku.

TAKIMI ME DYER TE MBYLLURA ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE

Në mbrëmjen e së shtunës, në mjediset e restorantit” Giovanni’s Pizza” , pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj, prof.dr.Branislav Sinadinovski dhe bashkshortja e tij, të shoqëruar nga veprimtari i komunitetit të Çikago Fannol Cami, u pritën nga presidenti i LQSH Joe DioGuardi dhe zonja Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e LQSHA për Çështjet Ballkanike.
Gazetarët ishin të pranishëm vetëm në çastet e shkëmbimit të urimeve të mirëseardhjes. Biseda ishte me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, ne Maqedoni, ne Nju Jork, nga Çikago, rrugetimi, Shqiptarët ortodoks

E SHTUNE, 11 PRILL- “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” promovohet në BROOKLYN, NY

April 10, 2015 by dgreca

Shoqata Atdhetare Dibra dëshiron t’ju tërheqi vëmendjen me evenimentin e mëposhtëm të organizuar prej saj te shtunen me 11 prill ora 1.00 ne mesdite/
Ju ftojmë të bëheni pjesë të promovimit të veprës “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, të autorit shqiptar prof.dr. Branislav Sinadinovski.
Prof.dr Branislav Sinadinovski në këtë vepër kapitale që është mirëpritur edhe në SHBA shkruan për të historinë e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni kryesisht në zonën e Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës, një rajon i heshtur sot dhe i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, por nga asimilimi dhe frika ata nuk duan të flasin për historinë e tyre.
Sinadinovski në bisedën e fundit për INA ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA të jenë pjesëmarrës në manifestimet e promovimeve dhe se ai realizon këtë mision vetëm si misionarë i çështjes shqiptare, dhe sidomos çështjes së shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.
Pas promovimit do të ketë një koktail (falas).
Koha dhe Vendi
Fillon:Të Shtunën, në 11 Prill, 2015, 1:00 pm 3:00 pm
Vendi: Orion Palace
Rruga: 2555 McDonald Ave,
Qyteti: Brooklyn, NY 11223
Sinqerisht,
Musa Pacuku – Kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra
Për çdo informacion mund të kontaktoni me :
Musa Pacuku ‪‪718 880 0487‬‬
Beqir Sina ‪‪718 864 2413‬‬
Ylber Pilku ‪‪917 335 2191‬‬

Filed Under: Komunitet Tagged With: Promovohet, shoqata dibrane, shqiptaret orthodokse te Maqedonise

KOMUNITET-Lajm Mortor

April 10, 2015 by dgreca

Njoftohet komuniteti shqiptar në New York dhe rrethina se pas një sëmundje të shkurtër e të pashërueshme ndërroi jetë Gjyste Kqiraj -Velaj me vendbanim në Zvicër.Trupi i së ndjerës u varros me nderime në Kosovë. Mhill Velaj me familjen e hap të pamen(pret ngushëllime), ditën e Shtunë më datën 18 prill 2015 nga ora 11 am e deri në Ora 4 p.m.- në Qendrën Nënë Tereza, Kisha katolike”Zoja e Shkodrës” Hartsdale, NY

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 307
  • 308
  • 309
  • 310
  • 311
  • …
  • 398
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT
  • NJË KUJTIM PËR PROFESOR FEHMI AGANIN
  • Kujtojmë në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin arbëresh të Italisë, Lekë Matrënga
  • Albanian Roots Parade, Saturday, June 20
  • DEBATI NË WASHINGTON — PSE FINANCOHET SHOQËRIA CIVILE JASHTË VENDIT?
  • Qyteti 2400-vjeçar që i përket njerëzimit – pasuri e UNESCO-s
  • Skënderbeu në medaljonin e vendosur në pullën e parë postare shqiptare, më 1 dhjetor 1913
  • Ervin Toro: “National Albanian Registry”, një investim në identitetin, fuqinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptar në Amerikë
  • Dualiteti juridik dhe kriza strukturore e barazisë në Maqedoninë e Veriut
  • Beqir Derhemi, një emër në zanafillën e Televizionit Publik Shqiptar
  • Bashkë me pranverën, çelin edhe lulet e shkollave shqiptare në diasporë
  • Vittore Carpaccio nga Panteoni i Harruar në premierë dokumentari në Nju Jork
  • Rruga “Skënderbeu” në Bronx, një simbol i gjallë i krenarisë, unitetit dhe trashëgimisë shqiptare
  • Një komb pa kujtesë nuk ka themele
  • Kush ishte gazetarja shqiptaro- amerikane që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT