• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI

October 15, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Nga një ftesë që më dërgoi Profesori Viktor Ivezaj i Universitetit Wayne State të shtetit Miçigan në Shtetet e Bashkuara, mësova për organizimin e konferencës së dytë ndërkombëtare, kushtuar shqiptarëve në Mal të Zi. Konferenca e parë mbi gjëndjen e shqiptarëve në shtetin malazez mbi “Historinë, Identitetin dhe Politikat e Pakicës në një Shtet të Ri”, ishte mbajtur në Universitetin e Nju Jorkut më 2012.Në ftesë thuhet se konferenca e këtij viti do të mbahet në sallën historike, “Meadow Brooke Mansion” të Universitetit Oakland në Roçester të Miçiganit, të shtunën me 1 Nëntor, 2014.
Në ftesën e nënshkruar nga profesor Viktor Ivezaj, por e dërguar në emër të bashkpuntorëve të tij, organizuesve të konferencës, profesorit Shinasi Rama i universitetit të Nju Jorkut dhe profesorit Paul Kubicek i universitetit Oakland, thuhet se mbajtja e kësaj konference, pikërisht në këtë moment, është një hap shumë i rëndësishëm për vlerësimin e përvojave shoqërore, politike, ekonomike dhe historike,të pakicës shqiptare në Mal të Zi.
Njoftohet gjithashtu se në këtë konferencë akademike prej prej një dite — e cila sponsorizohet nga Departmenti i Shkencave Politike dhe Enti i Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Oakland, së bashku me disa shoqata shqiptaro-amerikane nga Nju Jorku dhe nga Miçigani — do të paraqesin referatet e tyre akademikë dhe specialistë, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por dhe ekspertë të ftuar nga trojet shqiptare në Ballkan dhe nga Europa.(Shikoni orogramin e bashkangjitur).Gjatë punimeve të konferencës, specialistë të fushave të ndryshme mbi gjëndjen e shqiptarëve në Mal të Zi, do të prekin, ndër të tjera, çështje siç janë arsimi, të drejtat e njeriut dhe të kulturës së shqiptarëve në trojet e veta autoktone nën Mal të Zi. Do të mbahen referate mbi subjekte siç janë qeverisja vendase, mbi aplikimin e ligjit ndërkombtar, por edhe rreth rolit që luan ose duhet tëluaj Bashkimi Europian në promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare.
Tema e Konferencës së dytë të radhës në Universitetin amerikan Oakland, mbi shqiptarët në shtetin malazez është: “Shqiptarët në Mal të Zi: “Minoriteti — Përball Politikës së Shumicës në një Periudhë të Tranzicionit Demokratik”. Në paraqitjen e paralajmëruar të punimeve të seancave të konferencës, profesorët Viktor Ivezaj, Shinasi Rama dhe Paul Kubicek thonë se megjithëse Mali i Zi ka siguruar sovranitetin e tij si shtet i pavarur, e ardhmja e këtij shteti të vogël duket se do të jetë më e ndërlikuar se ç’mendohej më parë, ndërkohë që përpiqet të bëjë përparim drejt integrimit euro-atlantik, ndërsa në të njëjtën kohë mundohet të krijojë një identitet të ri, të themelojë institucione efektive të administratës qeveritare, të vendosë legjitimitetin politik dhe mbi të gjitha, të ruaj kohezionin shoqëror, gjë që gjatë 20-viteve të fundit, sipas organizuesve të konferencës, nuk ka dalur me shumë sukses. Ndonëse, pas pavarsisë nga Serbia, malazezëtjanë përpjekur të krijojnë identitein e vet si shtet europian me vlera dhe standarde europiane, organizuesit e konferencës thonë se politikanët dhe elitat politike të Malit të Zi, kanë dështuar të pranojnë dhe të merren me mosbarazitë, mospajtimet dhe shqetsimet e komunitetit shqiptar atje, përsa i përket pjesmarrjes së shqiptarëve në institucioneve shoqërore, politike dhe ekonomike të shtetit malazez.Si rrjedhim, ata me të drejtë theksojnë faktin, se gjëja shqetsuese në këtë mes, është vazhdimi i pothuaj të njëjtës politikë që qeveria malezeze ka ndjekur edhe në të kaluarën ndaj popullësisë shqiptare në trojet e veta autoktone, megjithëse shqiptarët në atë shtet kanë shprehur vazhdimisht ankesat dhe moskënaqsitë e tyre në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike të atij vendi.
Pritet që referuesit në këtë konferencë të përpiqën të venë në dukje politikën e përjashtimit që gjithnjë ndiqet nga Podgorica zyrtare ndaj shqiptarëve, politikë kjo e cila vazhdon të zhgënjejë komunitetin shqiptar në Mal të Zi.Ekspertë që ndjekin këtë situatë, thonë se gjëndja e shqiptarëve në Mal të Zi, në të vërtetë, nuk ka ndryshuar shumë ç’prej shpërbërjes së ish-Jugisllavisë.Në fakt, thonë ekspertët, shumë prej problemeve me të cilat u përballen shqiptarët e Kosovës para konflikteve të 1990-ave, në të njëjtat probleme po hasin edhe shqiptarët në periudhën e pas pavarësisë së Malit të Zi.Për të arsyetuar këtë qëndrim, ata venë në dukje se komuniteti shqiptar në Mal të Zi vazhdon të jetë viktimë e konfiskimit të tokave të tyre që i kanë pasur prona të veta gjysh pas gjyshi, ndërsa vazhdojnë presionet e asimilimit dhe të emigrimit të detyruar të shqiptarëve nga trojet e veta.Shqiptarët nën Mal të Zi ankohen gjithashtu për mundësi të kufizuara për ta në arsim dhe në punësim si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik.Njëherazi, atatheksojnë gjithashtu edhe mungesën e programeve që promovojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë shekullore të shqiptarëve në ato troje.Siç është njoftuar kohët e fundit,si shembull i këtyre presioneve, mund të përmendet edhe shqetsimi për mundësinë e mbylljes së“Kohës Javore”, gazetës së vetme në gjuhën shqipe për shqiptarët në Mal të Zi.Nuk është e qartë nëse është vendosur endee ardhmja afat-gjatë i kësaj gazete të vetme për lexuesit shqiptarë në Mal të Zi.
Kështuqë, shqiptarët në Mal të Zi kanë arsye të jenë të shqetësuar për gjëndjen e tyre politike dhe ekonomike madje edhe ndërkohë që Podgorica përpiqet të adaptojë ligjet mbi mbrojtjen e pakicave në përputhje me standardet europiane, shqiptarët nuk kanë asnjë provë për t’i siguruar ata se — edhe nëqoftse Mali i Zi antarësohet në Bashkimin Europian, bazuar në përvojën e së kaluarës — situata e tyre nuk ka giasë se do të përmirësohet. Përkundrazi, shqiptarët me të drejtë kanë drojë se gjëndja e tyre madje edhe në të ashtuquajturin “bashkim” me Europën, nuk do të sjellë ndonjë përmirësim për ta në të ardhmen. Dhe se në vend të një statusi të përmirësuar për ta, bazuar në standardet europiane, gjëndja e tyre ka giasë se do të përkeqësohet dhe se programet e dyshimta të qeverisë, sa për sy e faqe për botën e jashtme, do të vazhdojnë të fshehin realitetin e gjëndjes jo të kënaqshme të shqiptarëve në shtetin malazez, përfshirë mohimin e lirive dhe të të drejtave të barabarta me malazezët, deri atëherë në një periudhë të ardhëshme, fatkeqsisht ndoshta jo shumë të largët — kur popullsia shqiptare nuk është më një faktor për Malin e Zi.
Organizuesit e kësaj konference, e cila sipas programit duket se do të vlerësojë pothuaj të gjitha aspektet e çështjes shqiptare në Mal të Zi, kanë për qëllim që të diskutojnë problemet të gjithë së bashku — ekspertët nga Shtetet e Bashkuara si edhe studiuesit nga trojet shqiptare në Balkan dhe më gjërë – dhe pastaj të rekomandojnë zgjidhje të mundëshme të këtyre problemeve me të cilat përballen shqiptarët atje, sepse sipas tyre, një shtet multi-etnik mund dhe duhet të veprojë dhe të punojë drejtë një objektivi të përbashkët për të mirën e të gjithëve, pa dallim. Ata shpresojnë që kjo konferencë të japë kontributin e vet duke ofruar zgjidhje nga eskpertë ndaj problemeve dhe ankesave me të cilat përballen shqiptarët në Mal të Zi dhe të japin ndihmën e tyre,nga kjo anë e Atlantikut, ndaj shqetsimeve të tyre, sidomos në lidhje me përfaqësimin e shqiptarëve në fushën politike, shoqërore dhe ekonomike të Malit të Zi. Pritet që referuesit të diskutojnë edhe faktin nëse qeveria malazeze po punon dhe vepron drejt një qeverisjeje më të mirë për të gjtihë, që më në fund, të çojë edhe në një jetë më të mirë edhe për shqiptarët autokton në trojet e veta në Mal të Zi dhe jo në përjashtimin e tyre.
Është kjo një konferencë pra, ku do të flasin ekspertë dhe akademikë të cilët në mënyrë të posaçme janë të interesuar për fatin e shqiptarëve nën Mal të Zi dhe për përmirësimin e jetës së tyre në atë vend. Është ky një rast ku akademikët do të paraqesin analizat e tyre me gjakftohësi, në mënyrë akdemike dhe pa pasione, me qëllim për të identifikuar problemet dhe ankesat reale të shqiptarëve në shtetin malazez dhe si rrjedhim ata me të njëjtën gjakftohësi do tëparaqitin rekomandimet e tyre për zgjidhjet e mundëshme dhe të paanshme, për autoritetet e malit të Zi, por edhe për entete ndërkombëtare të interesuara për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Por në mos asgjë tjetër, atëherë kjo konferencë mund të jetë një rast i mirë për të nxitur një dialog të sinqert midis shqiptarëve dhe qeverisë malazeze, por edhe midis palëve të ndryshme të vetë politikës shqiptare në Mal të Zi, për të diskutuar zgjidhjen e ankesave, në një përpjekje për një të ardhme më të mirë për shqiptarët në Mal të Zi dhe për një trajtim të barabart me qytetarët e tjerë të shtetit malazez. Fundi i fundit, trajtimi i barabart i qytetarve është obligim që shteti i Malit të Zi, si shtet i pavarur ka ndaj shqiptarëve si shtetas të tij edhe në bazë të konventave ndërkombëtare dhe europiane.
Kjo konferencë përbën një hap të rëndësishëm drejtë zbardhjes së gjëndjes aktuale të shqiptarëve në mal të Zi, për të cilin organizatorët duhet të falenderohen, pasi nuk është e lehtë organizimi i një konference të tillë.Fati dhe ankesat aktuale tëshqiptarëve në Mal të Zi duhet t’i bëhen të njohura botës, por sidomos publikut amerikan. Besoj se kjo konferencë do të luaj rolin e vet në këtë drejtim. Me këtë nismë, Profesorët Shinasi Rama dhe Viktor Ivezaj po ndjekin gjurmët e dy profesorëve të mëdhej shqiptaro-amerikanë, Arshi Pipa dhe Sami Repishti, të cilët më 6 Nëntor, 1982 kishin organizuar një konferencë të njëjtë ndërkombëtare, por asaj herë kushtuar Kosovës: “Konferencën Ndërkombëtare mbi Kosovën”, mbajtur tek “University Graduate Center, City University of New York”, me një pjesëmarrje ekspertësh më të dalluar të çështjeve ballkanike të asaj kohe, amerikanë dhe shqiptarë, përfshirë, përveç profesorëve Pipa dhe Repishti, Martin Camaj, Peter Prifti dhe Anton Logoreci.Shpresojmë që konferenca ndërkombëtare e nëntorit në Michigan, mbi gjëndjen e shqiptarëve në Mal të Zi,të ketë të njëjtin sukses siç pati konferenca mbi Kosovën para më shumë se 30-vjetësh. Ajo konferencë pat shërbyer si hap i parë në tërheqjen e vëmendjes së Amerikës dhe më gjërë, mbi gjëndjen e shqiptarëve të Kosovës dhe njëkohësisht shënoi fillimin e asaj që më vonë u quajtë ndërkombëtarizimi i çështjesh së shqiptarëve në Ballkan.
Frank Shkreli

PROGRAMI I KONFERENCËS

Saturday November 1st
WELCOME:
8:30 – 9:00 a.m
.
Welcoming Remarks: Paul Kubicek
Oakland University
Introductory Remarks: Viktor N. Ivezaj,
Wayne State University

PANEL I: ALBANIAN IDENTITY AND MONTENEGRIN POLITICS
9:00 – 10:30 a.m.

Shinasi A. Rama, New York University
History and Identity: Albanians and Montenegrins
Viktor N. Ivezaj, Wayne State University
Human Rights and Ethnic Polarization Among the Albanians in Montenegro
Nail Draga, Cultural Center of Ulqin
Shqiptarët Në Mal Të Zi Në Regjistrimet E Popullsisë (1948-2011)
Chair: Agata Biernat, Nicolaus Copernicus University (Toruń, Poland)
Discussant: Angjell Gojcaj, University of Shkodra

PANEL II: ALBANIAN MINORITY POLITICS
10:30 – 12:00 noon

Agata Biernat, Nicolaus Copernicus University (Toruń, Poland)
The Albanian political activities in Montenegro and the question of Tuzi
Sabina Osmanovic, University of Shkodra
Analysis of the expectations preceding the referendum of the Albanians in Montenegro
compared to the present
Angjell Gojcaj, University of Shkodra
Discrimination of Albanians in Montenegro in Matter of Minorities Rights
Chair: Shinasi A. Rama, New York University
Discussant: Viktor N. Ivezaj, Wayne State University

CONFERENCE BREAK – 12:00 – 1:30 p.m.

PANEL III: EXTERNAL INFLUENCES
1:30 – 3:00 p.m.

Grid Rroji, City University of New York (CUNY)
Albanian Kin State(s) Foreign Policy Towards Albanians in Montenegro: The Failure of the
concept of integration as a definition of National Interest.
Paul Kubicek, Oakland University
The European Union and Minority Rights in Montenegro
Viktor Ivezaj and Shinasi Rama
The Albanian Diaspora and the Albanian Politics in Montenegro
Chair: Sabina Osmanovic, University of Shkodra
Discussant: Angjell Gojcaj, University of Shkodra

3:00 p.m.
CONCLUDING REMARKS: Viktor N. Ivezaj, Wayne State University

Filed Under: Komunitet Tagged With: Frank shkreli, KONFERENCË KUSHTUAR, ne Mal te zi, shqiptareve

LE TË BASHKËPUNOJMË SI VËLLEZËR TË NJË GJAKU, PËRÇARJA NA LARGON NGA MISIONI KOMBËTAR

October 15, 2014 by dgreca

SHOQATAT SHQIPTARE NË SHBA, SHEMBULL BASHKËPUNIMI/
Ka më shumë se një vit, që shoqatat Shqiptare me origjinë nga shteti i sotëm i Malit të Zi, bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë aktivitetet e veta në aspektin kombëtar. Bashkëpunimi ynë ka të bëjë me çështje të cilat u përkasin mbrojtjes së të drejtave të shqiptarve nën Malin e Zi, të drejta këto që në mënyrë konstante dhe sistematike shkelen dhe nëpërkëmbën nga aparati shtetëror i Malit të Zi, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Një nga rezultatet e suksesshme të bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes të shoqatave tona ishte edhe demonstrata e 8 Prillit 2014 në Washington DC me një pjesmarrje të gjërë të komunitetit dhe përkrahje të fuqishme të diasporës shqiptare në tërësi. Ne, si shoqata, qëndrimet dhe veprimet tona i bëjmë dhe realizojmë përmes koordinimit të përbashkët mes nesh dhe koordinatorit tonë, e që për këtë mandat koordinator, kemi një aktivist të dalluar të komunitetit tonë z. Esad Gjonbalaj, kryetar i Fondacionit Plavë Guci.
Ne si shoqata bëjmë fushata dhe takime të shumta për të senzibilizuar zyrtarët amerikanë për nëpërkëmbjen e të drejtave të vëllezërve tonë në vendlindje në të gjitha segmentet e jetës nga shteti malazias. Përpos takimeve të shumta me kongresistë dhe senatorë, shoqatat tona kanë realizuar takime me presidentin Nishani dhe presidenten Jahjaga, të cilëve, u kemi paraqitur shqetësimet tona dhe kemi kërkuar përkrahje më të fuqishme nga dy shtetet shqiptare për të drejtat e shqiptarve nën Male të Zi.Ne po ashtu, edhe zyrtarve të shtetit malazias, ua kemi thënë sy më sy duke ua bërë të qartë se i duhet dhënë fund politikave të tyre antishqiptare dhe asimiluese.

Shoqatat tona veprojnë si një trup i vetëm sepse jemi të vetëdishem se sa më të bashkuar të jemi, aq të suksesshëm dhe më të fuqishem do të jemi në misionin ndaj bashkëvëllezërve dhe motrave tona në vendlindje. Suksesi i aktivitetit në bashkëpunimin tonë është transparenca mes nesh, por edhe transparenca në opinionin e gjerë.
Po këto mesazhe ua kemi transmetuar edhe kryeministrit malazias Gjukanoviq në zyrën e kongresmenit Engel po edhe kryeparlamentarit malazias Krivokapiq në takim të hapur në New York. Në përcjelljen e këtyre mesazheve jemi nisë nga parimi se kundërshtarit i duhet thënë e vërteta në sy. Aq më shumë, kur ne ua kemi thënë në prani të një miku të çështjes sonë Kombëtare, siç është Kongresisti Eliot Engel. Udhëheqësit Malazias, janë vënë përballë fakteve diskriminuese ndaj shqiptarve në Mal të Zi pikërisht në sy të amerikanëve që bëjnë politikën botërore.
Shoqatat tona në misionin fisnik të tyre shpesh janë bërë pre e tentimeve të lloëjllojshme dhe shantazhimeve të agjenturave të ndryshme në shërbim të Qeverisë Malzeze, që përpiqen të dobësojnë bashkëpunimin tonë me qëllimin e tyre të errët dhe të verbët- futjen e përçarjeve në mes nesh.Kush fiton në këtë rast? Shqiptarët -JO!
Vëllezër dhe motra, duhet të përballemi me kurajo me kundërshtarët, që tentojnë të na dobësojnë në Misionin tonë Kombëtar përmes përçarjes. Bashkimi ynë i tremb antikombëtarët, përçarja e çon ujin tek antishqiptarët dhe tek ata që kërkojnë asimilimin e plotë të shqiptarëve në trojet tona natyrale.
Ne ndjehemi krenarë nga paraardhësit tanë, të cilët jetën e tyre e kanë vënë në shërbim të Kombit Shqiptar dhe të drejtave të mohura të bashkombasve. Le t’i përdorim figurat tona Kombëtare si burim frymëzimi në Misionin tonë Kombëtar.
Me iniciativën e shoqatës Malësi e Madhe në Detroit, me kryetar Pashko Gjokaj, presidentit Nishani i ashtë dorzuar projkti për ndërtimin e shtatores së heroit kombëtar Ded Gjo Luli në Tiranë, i cili mbetet një shtyllë e fortë e Historisë Kombëtare.

Misionin tonë të shenjtë në të mirë të atdheut dhe vendlindjeve tona këtë vit po e permbyllim me Konferencën e 2-të ndërkombtare që do zhvillojmë më 1 Nëntor 2014 në Oakland University. Kësaj konference në nivel akademikësh i paraprijnë prof dr. Shinasi Rama dhe prof dr. Viktor Ivezaj.

Dhe për të dëshmuar se jemi vëllezër të një gjaku dhe një Flamuri Kombëtar, shoqatat tona do të bëjnë nënshkrimin e” Rregullores së Bashkëpunimit” në mes të shoqatave tona më 2 Nëntor 2014 në Detroit, ku nikoqire kemi shoqatën tonë si motër Malësi e Madhe nga Detroit.

Shoqatat:
Fondacioni ‘’Plavë Guci’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’- Detroit
Shoqata Atdhetare ’’Ana e Malit’’-New York
Fondacioni Humanitar ‘’Malësia’’- New York
Fondacioni ‘’Ded Gjon Luli’’- New York
Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’- New York
Fondacioni Humanitar ‘’Malësia’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’- New York
Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’- Chicago
New York, Detroit, Chikago
14 Tetor 2014

Fondacioni Plavë Guci
P. O . Box 670923 Van Cott Station
Bronx NY 10467
914-439-5798
http://www.fondiplaveguci.com/agjenda.html

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bashkepunim, ne SHBA, shoqatat shqiptare

PER HERE TE PARE, SHKOLLE SHQIPE NE MANHATTAN

October 14, 2014 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Manhattan nxënësit shqiptaro-amerikanë u ulën në bangat e shkollës për të mësuar SHQIP, në mjediset e shkollës publike amerikane Ps 173, Fort Washington Avenue, me leje nga Bordi i Edukimit të Nju Jorkut.
Pas përpjekjeve të shumta dhe përkushtimit pedagogjik për t’ju mësuar fëmijëve në Diasporë Gjuhën Shqipe më në fund i gjithë mundi i organizatorëve dhe mësueses me përvojë në gjithë jetën e saj znj. Liza Pllumbit u kurorëzua me sukses me hapjen e shkollës shqipe për herë të parë në Manhattan.
Është emocionante dhe ndjehesh krenare tek udhëton në fundjavë nga Staten Island së bashku me mësuesen e dashur Ditën, babain e saj z.Delaj nga Kelmendi, i cili shprehte mirënjohjen dhe falënderonte “Alba Life” që vajzën e tij e kishim pjesë të stafit të punës, me Brian, Dean dy nxënës shqiptarë dhe të shkosh përballë një shkolle të re shqiptare ku të takohesh me nxënës të rinj, prindër dhe mësues. Duke trokitur në derën kryesore të shkollës, nxënësit rendnin me vrap kush e kush mundohej të hapte derën i pari. Ata na përqafonin sikur të kishim kohë që ishim takuar dhe me magjinë e moshës së tyre miqësoheshin shumë shpejt dhe me njeri-tjetrin. Është një botë krejtësisht e veçantë një botë që më mban të gëzuar, gjallë, plot jetë, por sidomos më sjellë pranë Shqiperinë tonë aq të munguar.
Mundet që hapja e kësaj shkolle në Manhattan të jetë një pikë uji në Diasporen tonë, por me siguri në se mblidhemi së bashku në një tryezë të rrumbullakët për të hedhur idetë dhe pastaj ato të vihen në zbatim sidomos kjo e fundit është tejet e rëndësishme, ndryshe idetë vdesin si peshku në rërë, atëhere pika e ujit kthehet një oqean i gjuhës shqipe nga e cila fillon identiteti ynë. Asgjë s’është e pamundur, çdo gjë e bukur është e mundur sidomos kur është fjala për isntitucionalizmin e shkollave shqipe për të shkuar nxënësit cdo ditë ashtu sic i kanë hebrenjtë, rusët, kinezët, grekët e shumë komunitete të tjera që mjerisht në këtë pikë ne jemi mbrapa…
Por kjo përbën një temë tjetër që ha shumë diskutim dhe punë altruiste nga Diaspora që nuk mungojnë në shumë anëtarë të saj. Ja pikërisht disa nga anëtarët e Diasporës që kanë vite që jetojnë në Amerikë vjen një ditë dhe me përvojën e tyre si mësimdhënës të Gjuhës Shqipe i afrohen programit mësimor të Gjuhës Shqipe dhe e ushtrojnë pranë fëmijëve të Diasporës lindur dhe rritur në Amerikë, por që prindërit e kanë ëndërr që fëmijët e tyre mos ta harrojnë kurrë gjuhën shqipe, gjuhën e të parëve të tyre.
Themeluesi i shkollave Shqipe z.Qemal Zylo iu ka uruar nxënësve, prindërve, mësuesëve mirëseardhjen dhe punë të mbarë për mësimin e Gjuhës Shqipe. Një falënderim të veçantë i ka dhënë mësuese Liza Pllumbit me të cilën bashkëpunoi një kohë të gjatë për të realizuar hapjen e një shkolle shqipe në Manhattan. Po ashtu me plot dashamirësi ka falënderuar dhe prindin Nora Nilaj për kontributin e saj në këtë mision fisnik.
Në fjalën e tij të shkurtër ftoi të gjithë prindërit dhe mësuesit ta përhapin këtë lajm të bukur dhe shpresoj që të kemi sa më shumë nxënës në këtë shkollë, ne kemi një përvojë shumë vjeçare në mësimin e gjuhës shqipe, pasi kemi dhe dy shkolla të tjera shqipe në Staten Island dhe në Brooklyn, shkolla që kanë disa vite të hapura.
Më pas me lot në sy përshëndeti mësuesja e shkollës shqipe në Manhattan znj.Liza Pllumbi e cila me emocion iu uroi gjithë nxënësve punë të mbarë. Ajo i shprehu mirënjohjen e pakufishme “Alba Life” qe i bëri të mundur të realizojë ëndrrën dhe të ushtrojë profesionin e saj si mësimdhënëse në Manhattan. Së bashku vazhdoi mësuesja do të mesojmë gjuhën shqipe që kurrë mos të harrojme rrënjet e të parëve tanë. Më vonë z.Zylo u shpërndau librat e shenjta të abetares të unifikuara dhe fletoret e punës të cilat nxënësit shqiptarë i merrnin dhe i hapnin me kujdes të posaçëm për të shuar paksa kuriozitetin e tyre për momentin. Ora e mësimit u mirëprit me duartrokitje kur mësuese Liza së bashku me mësuese Ditën i mblodhën nxënësit në klasë dhe filluan mësimin shqip. Mësuese Liza i ka pyetur nxënësit se para se të fillojmë të mësojmë abetaren kush do të vijë të na recitojë në shqip për të parë njëkohësisht se sa ata e njihnin shqipen e folur. Ja në këtë kërkesë të mësuese Lizës nuk ngurroi të dilte përpara klasës nxënësja Nora Hysaj e cila recitoi vargjet nga Gjuha Shqipe e Fishtës si: “Porsi kanga e zogut t’verës/ qi vallzon n’blerim të prilli/ porsi i ambli fllad i erës/ qi lmon gjit e drandofillit/ porsi vala e bregut t’detit/ porsi gjáma e rrfès zhgjetare/ porsi ushtima e nji tërmetit/ ngjashtu á’ gjuha e jonë shqyptare/”.
Pas saj u ngrit Dea e cila recitoi vargje nga Gjuha Shqipe e Naim Frashërit si: “Gjuha Shqipe sa e mirë/ sa e ëmbël sa e gjerë/ sa e lehtë sa e lirë/ sa e bukur sa e vlerë/”!
Pas përshëndetjes me dy poezitë nga më populloret dhe të mirënjohura të shkruajtura nga shkrimtarët aq të dashur për popullin shqiptar Fishta dhe Frashëri, të cilët dukeshin sikur bekonin që nga froni i Perëndive ku kanë vendin, nxënësit shqiptare për mësimin e Abetares, mesuesja ka vazhduar normalisht mësimin midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në Manhattan, shkollë shqipe që hapet për herë të parë në kryeqytetin e botës.

11 tetor, 2014
Manhattan, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo, Shkolle shqipe ne Manhattan

NJOFTIM PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË SHBA

October 14, 2014 by dgreca

SHËRBIMET FUNERALE DHE VARRIMI I JUSTIN RAJA, 17-18 TETOR/
Funerali për të ndjerin Justin Raja,i biri i Anton dhe Gloria Raja, bashkëshorti i Lauras, vëllai i Dana dhe Matthew, do organizohet ditën e premte, në 17 tetor 2014, në adresën:
Shtëpia mortore Michael J. Higgins në qytetin e Nju Jorkut në adresen: 321 S Main St, New City, NY 10956…
Tel :(845) 634-6110
Komuniteti shqiptar mund të kryej shërbimet në Shtëpinë Mortore Michael J. Higgins nga ora 02:00 e mbasdites deri në orën 09:00 të mbrëmjes.
Mesha dhe ceremonia e varrimit do të kryhen ditën e shtunë më 18 tetor 2014 .
I ndjeri Justin, ndërroi jetë në Greqi, ku kishte shkuar familjarisht në një gazmend familjar…(Dielli)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Justin Raja, sherbimet funerale

Java e Filmit Shqiptar në New York Edicioni i III-të 2014-New York Albanian Film Week 3rd Edition 2014

October 13, 2014 by dgreca

New York Albanian Film Week 3rd Edition 2014-Java e Filmit Shqiptar në New York Edicioni i III-të 2014/
Presents:
AFW WEEK PROGRAM/ PROGRAMIN E JAVES
21/11/2014 – FRIDAY / E PREMTE
18:00 – Red Carpet, Black Tie Event.
19:00 – Opening Ceremony/ Ceremonia e hapjes / Introduction 30 min.
19:30 – She Comes in Spring / Antoneta Kastrati (short: 16 min, English)
Cast: Zoran Radanovich, Rebecca Rivera
Synopsis: A mysterious young woman visits a middle-aged father in a Serbian village, compelling him to uncover a dark secret buried in his wartime past.
– Gone Back / Ernest Meholli (feature: 80 min, English)
Cast: Astrit Alihajdaraj, Hanna Verboom, Blerim Destani, Karin Jessica Jansen, Refet Abazi
Synopsis: Gone Back is a psychological drama about an army deserter that returns home. He expects to find his life the way he left it, but he finds out that he is declared dead and everything has changed. He tries desperately to reconnect with his loved one. Slowly he becomes a shadow of his former self, struggling with the fact that he no longer exists for the world he used to be a part of.
Special screening – (non-competition)
-The Journey / Jack Dusi (short : 25 min, English)
Cast:Mike Dusi, Adriana Matoshi, Blerim Gjoci, Xhevat Limani
Synopsis: PETE, a soldier returning home after many years at war, meets a wise old man along the way. This chance encounter will alter the rest of his journey. Perhaps even the rest of his life as he comes into contact with other interesting characters.
FOLLOWED BY Q&A

22/11/2014 – SATURDAY / E SHTUNË
18:00 – Besa / Astrit Hykaj (short: 20 min, English Subtitles)
Cast: Rebeka Qena, Sokol Cahani, Eric Czuleger
Synopsis: BESA vividly portrays how individual Muslims, Christians and Jews of Balkan Peninsula were able to overcome their ethnic and religious hatred in an intense hardship time of World War II. In this film, Irene, a Jewish woman, manages to escape and survive from the Nazi prosecution.

– Fated / Blerim Gjoci (short comedy: 22 min, English subtitles)
Cast: Teuta Krasniqi, Bislim Mucaj, Blerim Gjoci
Synopsis: Based on a true story, happening on the mountains of Kosova. A very personal story about a pre-arranged marriage and its consequences on the lives of those involved.
– Gledi / Afrim Peposhi (short: 10 min, English subtitles)
Cast: Margent Caushi, Alesia Sherolli, Erjon Hodo, Saimir Zeneli
Synopsis: Gledi is a very strong girl and she destroys a criminal group. She sends an explosive package with a chairman for a gang but he does not die. The chairman of the gang decides to take revenge and sends two killers to kill Gledi, but she executes both.
– Broken/ Bashkim Myftari (short: 8 min, English subtitles)
Cast: Adelina Zekolli, Kushtrim Asllani
Synopsis: 15 after the Kosova war, Mali finds himself in front of a life decision moment. He’s been involved in numerous shady businesses together with people in high ranks of Kosovo’s Government. That moment has come, he is being arrested and is about to leave behind his pregnant wife with their first child but whether he will turn in his “friends” is something he fights against himself.
– My City Screams / Ibrahim Deari (short: 27 min, English subtitles)
Cast: May-Linda Kosumovic, Shkelqim Islami, Musa Isufi, Mirsad Abazi, Muzbajdin Qamili, Elmir Sejfullai, Ismail Kasumi, Sami Mustafi
Synopsis: It’s a movie that talks about the crime within a city, the screams are from the victims themselves. The city is lead by a gangster that gives money with usury, and on the other side we have love between a young couple that is obligated to leave the city for a better life.

FOLLOWED BY Q&A

20:00 – Ada / Spartak Peçani (feature: 90 min, English subtitles)
Cast: Ndricim Xhepa, Reshat Arbana, Elvira Diamanti, Iliriana Blakaj, Afrim Mucaj, Eshref Durmishi
Synopsis: A young girl sits at the interrogation table of a police station. Her hands are cuffed. There is still blood on her face. An inspector sits opposite her. He is recording her. She is charged with murder, firm proof; gun in hand, chambers empty, blood on the wall. There are many bodies recently removed from the street. There are two questions that need to be answered: why and how?

FOLLOWED BY Q&A

Documentary Competition
22:00 – Rruga Drejtë të Artës / Ariel Shaban (documentary: 15 min, English subtitles)
Cast: Mailinda Kelemendi,Toni Kuka
Synopsis: Life and Successes of judo world champion Majlinda Kelmendi .
– Djaloshi me Kitarë / Kolec Traboini (documentary: 36 min, Albanian)
Synopsis: Jeta e shkurtër e një djali të talentuar që kishte pasion të këndonte dhe t’i binte kitares. I mbetur jetim, me baba të pushkatuar do të rritej në Shtëpinë e Jetimëve. Pasionant në këngë dhe i revoltuar nga mungesa e lirisë ai përfundon në burg. E dërgojnë në Spaç ai bëhet udhëheqës i revoltës së Spaçit në maj 1973. Me shtypjen e revoltës ai dënohet me vdekje. Ishte vetëm 22 vjec. Këndoi për të fundit herë disa orë para se ta ekzekutonin. As atij dhe as babait të dy të pushkatuar nga diktatura nuk u gjendet varri. Një film tepër emocional dhe me fakte e deokumente reale.

23/11/2014 – SUNDAY / E DIELË
18:00 – Dear Nita / Alban Zogjani (short: 8 min, English subtitles)
Cast: Besart Sllamniku, Albulena Kryeziu
Synopsis: Arben is in his kitchen, he is reading the letter that he has received from the Ministry of Health, which says that they can fund only a small part of the total sum for recovery. Arben tries to continue his life like there is no need for this money, but he cannot face it all the way because it is the matter of healing of his wife.

– Good Time to Die / Senad Abdul (short: 17 min, English subtitles)
Cast: Senad Abduli, Naime Azi, Leart Abduli, Dea Sabriu, Adrian Kadri, Nejla Abduli
Synopsis: Without a doubt, one of the oldest occurrences of mankind is suicide, however, this film presents a different way of this negative phenomenon in developing societies. Meti, a male of around 50 years of age, married with three children, decides to commit suicide twice from the monotony in his life and his inability to care of his family. On the other hand, being fixated on the exact date, day, and hour, Meti leaves far away from his home, never to find exactness…. During his struggle, he searches for reasons to live.
– Cradle / Berat Safqiu (social drama: 12 min, Albanian)
Cast: Mensur Safqiu, Flutra Zymi, Ardit Reçica, Rebeka Qena, Osman Azemi, Vedat Bajrami, Rabije Kryeziu, Bardha Çelaj, Rozafa Çelaj, Mrika Sefa
Synopsis: Një burrë i cili ka tri vajza,në spitalin e gjinokologjisë është duke pritur që gruja e tij të lind, por kësaj rradhe ai pret që femija të jetëiI gjinisë mashkullore.Gruaja, pasi që të lind dhe merr vesh që fëmija është vajzë, ajo vendos që ta korruptojë njërën nga motrat medicinal që burrit të saj ti thotë se ka lindur djalë. Plot shatë vjet babi nuk e kupton gënjeshtrën sepse nëna e trajton fëmijën sikur të ishte djalë, po kur vie moment për ta bërë synet ai e merr vesh gjininë e vërtetë të fëmijës së ti. Nëna në këtë moment bën vetëvrasje kurse babit i humbet mendja duke e ngushëlluar veten me një djep.

– If / Florenc Papas (short: 17 min, English subtitles)
Cast: Armando Debrova, Irdit Kaso, Nevila Cani
Synopsis: Two brothers buy a pistol to take revenge for their father’s death. The big brother as a result is being chased by the police. The younger brother will be held from the police while waiting “for” the big brother.

– The hug / Lulzim Guhelli (short: 21min, English subtitles)
Cast: Aurita Agushi, Besnik Ktapi, Beni Mareni, Lirak Celaj, Rebeka Qena
Synopsis: After seven years in prison, a mother wants to meet her children and ask for forgiveness. Meanwhile, the older son has to make a lifetime decision: to forgive his mother for murdering his father, or to give up on getting back his missing mother’s love.

FOLLOWED BY Q&A

20:00 – The miserable / Genc Berisha (feature: 74 min, English subtitles)
Cast: Bislim Mucaj, Edona Reshitaj, Besart Sllamniku, May-Linda Kosumovic
Synopsis: A clash of two cultures, one primitive and the other exotic wild and cunning, but both of them with a violence and crime story. They face with each other in a house.
FOLLOWED BY Q&A
Documentary Competition
21:30 – The Triumph of Faith / Algert Skenderi (documentary: 40 min, English subtitles)
Cast: Halim Luta, Fehmi Luta
Synopsis: In Albania, year 1967, it happened what had never happened in any other country in the world: declaring religion illegal. Religious institutions were closed and all those who opposed the decision were persecuted. One of the people who has suffered persecution was Haji Hafiz Sabri Koci, one of the heads of Islam in Albania, who served 20 years in prison. In this historic event, we show his individual effort devoted to bring religion back to normal. This aspect of Albanian history will be shown through the analysis of his life.
– Lives / Arian Mustafa (documentary: 35 min, English subtitles)
Cast: Rrahim Goliqi – main character
Synopsis: A young boy, Rrahim, 15 years old, is the “star” of LIVES. He is from Kosovo’s Ashkali community, a disadvantaged and often discriminated against minority. Rrahim hears in school about life expectancy and realizes that this is different for different people. Rrahim wants to understand why he, his friends, his family will live shorter lives than their neighbors – for the stark reality is that Ashkalis along with Roma and Egyptians in Kosovo live on average at least 10 years shorter lives than the majority community…

24/11/2014 – MONDAY / E HËNË
18:00 – Pandora / Arlinda Morina (short: 25 min, English subtitles)
Cast: Agnesh Nokshiqi, Vlora Nikqi, Dugagjin Podrimaj.
Synopsis: A couple is trying to save what is left in their relationship, even though this is no longer senseless. When the untolds are said, the relationship vanishes.
– Balcony / Lendita Zeqiraj (short: 20 min, English subtitles)
Cast: Arben Bajraktaraj, Sevdai Radogoshi, Osman Ahmeti
Synopsis: Jeton, a 10-year-old boy is sitting on the edge of a balcony on the 4th floor. Neighbors and
passers-by, terrified by this situation, call the police and firefighters for help. But the situation quickly
becomes unmanageable.
– Stone and Water / Ervin Kotori (short: 17 min, English subtitles)
Cast: Guljem Kotori, Suela Konjari, Myzafer Ziflaj, Iva Causholli
Synopsis: Eni, a young autistic man, lives alone with his father. Suela enters into their life, through the father, but Eni doesn’t like it. The father dies accidentally, and Eni ends up alone with Suela at home, who makes all efforts to get closer to him. The last effort will get them closer, but not only the two of them…
– The Dinner / Suela Bako (short: 15 min, English subtitles)
Cast: Erjeta Cufaj, Romir Zalla, Eri Shuka, Kaltrin Zalla, Mehmet Xhelili, Ermonela Alikaj
Synopsis: Diana is 16 years old and she lives with her younger sister and their father. Their mother died a few years ago…One day their father invited for dinner at their house his brother and his wife accompanied by a young women…

– 1955 / Fisnik Zeqiri (short: 15 min, English subtitles)
Cast: Salaetin Bilal, Visar Etemi, Vlado Jovanovski, Daria Rizova, Adem Karaga, Dimitrija Doksevski, Blerim Dardhishta, Hajrullah Ramizi.
Synopsis: A love story between a Muslim and an Orthodox at the time of the communist regime, and the persecution of Albanians from the Balkan lands.

– Eskurzioni / Leotrim Idrizi (short: 16 min, English subtitles)
Cast: Ahmet Spahiu, Sylejman Lokaj, Selatin Ademi
Synopsis: Dy vëllezër në moshë të shtyrë nisen për në Gjermani tek djemtë e tyre. Për shkak se ata nuk kanë mundësi të marrjes së vizës, ata zgjedhin një rrugë tjetër për “arratisjen” e tyre! Mirëpo, siç thonë, rruga e shkurtër të del më e gjatë!

FOLLOWED BY Q&A

20:00– Ballkan Pazar /Edmond Budina (feature: 93 min, English subtitles), non-competition
Cast: Catherine Vikening, Veronica Gentli, Visar Vishka, Erand Sojli, Edmond Budina, Artan Islami, Luca Lionello.
Synopsis: Would you sell the bones of your father or grandfather, if this was a millionaire business? Jolie, French, and Orsola, Italian, her daughter, after the strange adventures of losing the bones of their father and grandfather, to a village in the South of Albania, discover maybe the most bizarre Bazaar of bones, with which the history of the Balkans can be bought and sold. Why not profit for themselves, by selling the bones of their father and grandfather in exchange for true love?

Documentary Competition
22:00 – Freedom Fighter/ Jackie Qafa (documentary: 9 min, English)
Cast: Simon Qafa
Synopsis: This documentary portrays the struggle of a man, Pjeter Qafa, who had sworn to never surrender to the communist regime of Albania. For years Pjeter Qafa fought against communism in the mountains of Albania trying to overthrow the regime of dictator Enver Hoxha.

FOLLOWED BY Q&A

– Orhan Pojani’s untold history / Sokol Pojani (documentary: 46 min, English subtitles)
Cast: Eduard Feka; Voices: Genc Ymeraj, Arbër Islami, Eduard Feka
Synopsis: Orhan Çerçiz Pojani, a monumental figure with essential contribution in the National Renaissance history, has been “covered” by the purposeful dust of oblivion. For over 50 years of a dictatorial system a complete presentation of the activities of this patriot has been prevented. He dedicated all his life to the National cause and the Albanian language.

25/11/2014 – TUESDAY / E MARTË
18:00 – Beyond / Franc Priska (short: 10 min, Albanian)
Cast: Suela Bako, Anila Muçaj, Arber Pepa
Synopsis: Një nënë së bashku me fëmijën janë përzënë nga shtëpia pasi burri i saj ka vdekur. Të vetëm në mes të katër rrugëve pa asnjë strehim ata nisin një udhëtim, i cili nuk dihet se ku do ti çojë.
– Vicked Game / Ermela Teli (short: 25 min, English subtitles)
Cast: Eglantina Cenomeri, Andrea Pepi, Eloise Le Petit, Taulant Zharri
Synopsis: Lies and gambling , confronts doubts and truth!
– Parking / Klajdi Papadhimitri (short: 20 min, English subtitles)
Cast: Ervin Bejleri
Synopsis: Marvin, a journalist at his 30s, finds himself in comic situations, surrounded by grotesque characters; such as the private bank guards, police officers, or “strong dudes” with big cars who park their vehicles everywhere and nobody says anything. He almost loses his mind and wonders if he is normal. Unfortunately nobody has the answer!

– Aksidenti / Genc Heta (short drama: 20 min, Albanian)
Cast: Arben Bajgora, Valmira Hoti, Baskim Ramadani, Bekim Morina
Synopsis: Një familje e varfër, që përbëhet nga dy prindërit Aliu dhe Fatimja dhe djali i tyre Dalmati, jetojnë në kushte të rënda ekonomike pasi që babai Aliu që kishte punuar në aeroport, ishte larguar nga puna për shkak të shprehisë së tij, meqë vonohej gjithmonë.
– Beyond the River / Sabir Kanaqi (short: 20 min, English subtitles)
Cast: Reshat Arbana, Arben Derhemi
Synopsis: One old man lives for a long time alone, near the river. One day his son comes from abroad to visit him. The longing and impossibility to meet his son, lead him to face with a dream.
– Zibidi / Nart Zeqiri (short: 12min, English subtitles)
Cast: Afrim Mucaj, Nol Besrisha, Gani Rrahmani
Synopsis: Three friends hanging around in a cafe, make plans on where to go. Empty coffee cups on the table show that they have been there for some time. Affected by the monotony they begin to tease each-other and the passersby.
– Plisi / Gjon Marku (animation: 9 min, Albanian)
Cast: Luan Jaha, Art Halimi, And Halimi
Synopsis: Gjyshi i rrefen fëmijëve për historinë e plistit.
20:00 – Out of Touch / Andi Deljana (feature: 91 min, English-Albanian), non-competition
Cast: Gentjan Zenelaj, Rozina Kostani Prendi, Esmeralda Stafa, Elidon Alika, Arban Përlala (G-Bani), Laert Vasili, Andi Deliana, Tatiana Cotiuba, Xhevdet Jashari, etj.
Synopsis: Two men, a former ministry chief and his business partner, have less than 48 hours to save their jobs and reputations. An absurd chain of events threatens to destroy everyone in this fast paced crime thriller.

Documentary Competition
22:00 – Who is Kosovar / Rexhep Myftari (documentary: 13 min, English subtitles)
Synopsis: Ever-since Kosovo has declared its independence in 2008, there has been an increase of interest in finding out what is the National Identity of Kosovo, is it Kosovar or is it Albanian. Does Kosovo have its own National Identity and if yes, who is Kosovar? Is a Serb from Kosovo equally a Kosovar same as an Albanian? These are some of the questions that even today beg for answers. The Documentary “Who is Kosovar” tries to give answers to the above questions from the perspective of youth of different ethnic communities in Kosovo.
– Waltz No 81 / Nora Marku (documentary: 7 min, English subtitles)
Synopsis: In 1981 Yugoslavia was still uncertain of how to move on from the death of its founder and leader Josip broz Tito. Within this uncertainty, Kosova’s majority Albanian population was growing ever more restless with its lesser status within the country. In March massive protests erupted in Prishtina, at first demanding higher standards within the university, then eventually demanding an independent republic. My mother was a high school music student at the time, and found herself swept up in the whirlwind of the protest and riots. This is her story.
– Skënderbeu në Shkup / Kastriot Avdyli (documentary: 25 min, Albanian)
Synopsis: Dokumentari përshkruan rrugën e Monumentit të Skënderbut të vendosur në Shkup, që nga gdhenda, rrugën nga Qaf Thana deri në Shkup, manifestimet e organizuara në Strugë, Kërqovë, Gostivar, Tetovë dhe në sheshin e Shkupit, si dhe Akademia Solemne në Teatrin Shtetëror në Shkup dhe momenti i inagurimit i përcjellur nga Kënga fituese e Ylberi 2006 “Skënderbeu në Shkup”.

26/11/2014 – WENESDAY / E MËRKURË
18:00 – City of black / Dibran Fylli (short: 20 min, English subtitles)
Cast: Kenan Gurgurofci, Qëndresa Loku
Synopsis: Valoni, një pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë vrarë gruan dhe i kanë rrëmbyer vajzën e vogël, Fitoren. Pas luftës ai merr një telefonatë ku i tregojnë se vajzën e ka të gjallë.
– Building 54 / Jurgen Agushi (short: 10 min, English subtitles)
Cast: Dorian Shehu, Miltjaz Myrtezaj, Petro Bibollari, Aselda Terolli, Luiza Ruci, Rigers Cela
Synopsis: A bell that falls within a palace door, and the stench that falls in the palace becomes the cause of conflict between the inhabitants of the palace, until they decide to explode the door.
– The Last Sigh / Endi Hoxha (short: 4 min, English subtitles)
Cast: Margaret Qaushi, Ani Agushi
Synopsis: A lost love, the last sight, the last touch, last moment of separation …
– A Small Time / Goce Cvetanovski (short: 14 min, English subtitles), non-competition
Cast: Visar Vishka
Synopsis: Alex has two problems in his life: he is too shy to tell Maria he loves her, and he has an invisible man in his apartment.

Albanian Classics – (non-competition)
19:00 – Ballë për ballë / Kujtim Cashku dhe Piro Milkani (feature: 118 min, English subtitles)
Cast: Bujar Lako, Mevlan Shanaj, Agim Shuke, Thimi Filipi
Synopsis: Ballë për ballë filmi shqiptar me Besnik Bermema i cili ishte përkthyes në konferencën e partive komuniste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël. Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën t’a përvetësonin.

Documentary Competition
22:00 – Between Two Worlds/ Sabedin Aliu (documentary: 25 min, English subtitles)
Synopsis: Traditions, distance, migration, language, and dilemmas to return to the homeland, will make up the mosaic of the documentary film, “Between Two Worlds” which will present a concrete reality with the means of expression of the film.

– Orientimi në Karrierë / Fitim Adili (documentary: 31 min, Albanian)
Synopsis: How people should choose and orient their careers.

27/11/2014 – THURSDAY / E ENJTE
Documentary Competition
18:00 – Margaria / Kujtim Gjonaj (documentary: 53 min, English subtitles)
Cast: Margarita Xhepa
Synopsis: An artistic experience on the life and work of the great Albanian artist Margarita Xhepa.

19:00 – Enigma / Gazmend Izairi (feature: 44 min, Albanian), non-competition
Cast: Elmedina Ameti, Jetmir Arifi, Florim Memedi, Durim Neziri, Flamur Hoti, Genc Lleshi
Synopsis: Një familje e posakrijuar jeton e lumtur. Lumturia e saj rritet akoma më tepër kur merr lajmin se do t’u shtohet një antar i ri. Shumë shpejt fati ia kthen shpinën kësaj familje Vlera para se të lindë djalin e humbën burrin, por këtë e kupton pas lindjes. Bashkë me lajmin e vdekjes…

Special screening – (non-competition)
21:00 – La Nave Dolce / Daniele Vicari (documentary: 90 min, Engl. Subtitles)
Cast: Ervis Alia, Giuseppe Belviso, Maria Brescia, Robert Budina, Eduard Cota, Fortunata Dell’Orzo, Kledi Kadiu, Eva Karafili, Vito Leccese, Ali Margjeka, Halim Malici, etc.
Synopsis: On August 8, 1991 about 20,000 Albanians arrive in Bari, Italy looking for a better life. This is their story.

Closing Night

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: albanian film, e Filmit Shqiptar, Edicioni i III-të 2014, ne New York, New York, Week 3rd Edition 2014-Java

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 330
  • 331
  • 332
  • 333
  • 334
  • …
  • 390
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Marin Becikemi – Shkodrani
  • THE AUCKLAND STAR (1938) / “NE BESOJMË NË TË QENIT VAJZA MODERNE…” — INTERVISTA ME MYZEJEN, RUHIJE DHE MAXHIDE ZOGU NË LONDËR
  • Albanian American Gastrointestinal Association and Albanians Fighting Cancer join forces on April 4th, in Boston, MA, to empower our community and to raise funds for our fight against cancer
  • Hidai Bregu, in memoriam…
  • Një mbrëmje e ndjerë dhe domethënëse në shërbim të drejtësisë dhe dinjitetit
  • 18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, festë në Florida
  • Festivali “Këndo Shqip” – New York, Qershor 2026
  • Viktor Hygo, pena tragjike që predikoi humanizmin si besim
  • Lëvizja revolucionare-kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetën e diplomacisë sovjetike (1922-1928)
  • Garancia Amerikane si doktrina e re që mbyll epokën e Status Quo-së dhe rishkruan dialogun Kosovë–Serbi
  • Recitali AMA 2026
  • Marrëdhëniet Shqipëri – USA në universin filatelik shqiptar
  • Një takim ku mikpriten të gjithë…
  • Honoring the memory of Ambassador Frank Wisner
  • “LUCI DI VERITÀ – ÇMIMI NDËRKOMBËTAR I GAZETARISË ETIKE NË MINISTRINË E KULTURËS (ROMË)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT