• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ruajtja e gjuhes dhe identitetit kombetar – detyre paresore e diaspores shqiptare

June 19, 2014 by dgreca

Nga Sadik Elshani, Filadelfia/*
Dhjete Vjetori i themelimit te shkolles shqipe ne Filadelfia dhe vazhdim i suksesshem i punes se saj, vertet eshte nje rast i bukur per t’u festuar dhe per ta ndier veten krenar per misionin fisnik e atdhetar te kesaj shkolle, per ta mbajtur gjalle gjuhen, kulturen, historine dhe traditat shqiptare. Gjuha eshte elementi baze, themelor qe percakton nje komb, dhe po ashtu eshte elementi themelor per ruajtjen e identitetit kombetar.
Sot ne kete veprimtari, ne kete tubim, ne kumtesat qe u paraqiten u ceken sukseset qe jane arritur dhe u analizuan dhe u shoshiten edhe dias probleme me te cilat ballafaqohen shkollat shqipe ne Amerike. Kemi shume femije, kemi pak shkolla shqipe dhe ne ato shkolla kemi pak nxenes. Shkolla shqipe per femijet tane duhet te jete nje pervoje e vlefshme jetesore, ku pervec njohurive qe marrin per gjuhen, kulturen , artin dhe historine tone, te brumosen edhe me ndjenjat e atdhedashurise dhe krenarise sone kombetare. Te njihen me figurat e ndritura te kombit tone, me shqiptaret qe kane bere emer ne fushat e artit, shkences, sportit, te jetes publike, etj dhe te krenohen qe jane shqiptare.
Bashkesia shqiptaro – amerikane ka nje potencial te madh njerezor, intelektual e profesional, prandaj duhet te jemi me te organizuar dhe t’i bashkerendojme me mire veprimet, punet tona. Ta shfrytezojme kete potencial per te miren e bashkesise sone, per te miren e kombit tone. Ajo qe na mungon eshte perkushtimi, kembengulja, vendosmeria, vullneti i mire, ndjenja e sakrifices per te bere dicka me shume se vetja jone. Per funkcionimin sa me te mire te shkollave shqipe duhet angazhim maksimal i te gjitheve: drejtueseve te shkolles,mesueseve, prinderve, nxenesve. Pervoja jone ka treguar se, roli i prindit eshte kyc. Kur prinderit me vetedije te larte kombetare angazhohen dhe e marrinn seriozisht kete detyre te shenjte qe t’i sjellin femijet e tyre ne shkolle dhe te punojne me ta, atehere edhe femijet jane mjaft te angazhuar dhe e vazhdojne shkollen me rregull (rasti i familjes Shurdhiqi e te tjere). Te perpiqemi me mish e me shpirt qe shkollat qe jane hapur ta vazhdojne me sukses e pa nderprerje punen e tyre, por te bejme perpjekje edhe per hapjen e shkollave te reja.
Jemi larguar nga Dheu Meme. Deshem, apo s’deshem ta pranojme, me largimin tone Shqiperia eshte varferuar, ajo e ndien mungesen tone. Kete humbje le ta kthejme ne njefitore, nje ndihmese te cmueshme per vendin tone, duke mbajtur gjalle gjuhen, kulturen, zakonet, traditat tona, qenjen shqiptare. Sot ne keto kohera te nje revolucioni kibernetik, globalizimit, hapjes se kufinjve, Shqiperi mund te ndihmohet edhe nga larg, duke investuar, duke kembyer ekspertizen, pervojen perendimore, duke perparuar proceset demokratike. Keshtu ne e shohim rolin e zgjeruar te shkolles shqipe. Pra, jo vetem si nje mjedis ku mesohet gjuha ne menyre mekanike, por edhe si nje vater e ngrohte ku ngritet ndergjegja kombetare, ku mbillet fara e atdhedashurise dhe ku lulezon shqiptarizmi.
Te vazhdojme rrugen e Nolit, Konices, motrave Qiriazi dhe shume atdhetareve tjere shqiptare qe vepruan ketu ne Amerike. Te marrim shembull nga vellezerit tane arbereshe qe per 500 vite ruajten gjuhen, traditat dhe zakonetr shqiptare, identitetin shqiptar. Kur ne Shqiperi nuk kishte shkolla shqipe, sepse pushtuesit turq e kishin ndaluar gjuhen shqipe, arbereshet i kishin shkollat dhe kolegjet ne gjuhen shqipe, botonin libra e gazeta ne gjuhen shqipe. Kur nje pjese e Rilindesve tane ende nuk kishin lindur, apo ishin te rinj, n’ Itali vepronte De Rada i madh, 200 vjetorin e lindjes se te cilit e festojme kete vit. Tani eshte radha jone qe te marrim pergjegjesi dhe t’i kryejme detyrimet tona ndaj kombit e atdheut.
Te shpresojme qe kjo veprimtari qe zhvilluam sot, ky bashkebisedim do te na sherbeje, do te na ndihmoje qe t’i organizojme, t’i bashkerendojme perpjekjet dhe punet tona edhe me mire duke i identifikuar problemet dhe sfidat me te cilat ballafaqohemi dhe qasjet, masat qe duhen marre per t’i tejkaluar keto pengesa. Kerkohet bashkepunimi dhe ndihmesa e te gjitheve.
Ju falenderojme per pjesemarrjen tuaj ne kete dite te gezueshme per te gjithe neve. Dhe tani e ka radhen kokteji yne tradicional: “Buke ekripe e zemer”.

• Fjala e z. Sadik Elshani ne 10 vjetorin e Shkolles Shqipe ne Filadelfia, 7 qershor, 20014.(FOTO:Arkiv, Sadik Elshani, ish kryetar i Shoqates”Bijte e Shqipes” gjate nje veprimtarie

Filed Under: Komunitet Tagged With: e shkolles shqipe, filadelfia, Fjala, Gjuha Jone, ne 10 vjetorin, Sadik Elshani

Në udhën e ndritur të shkronjave shqipe

June 19, 2014 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
Në një mjedis pune intensive dhe njëkohësisht festive në mjediset e shkollës publike Ps 9 në Staten Island u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çertifikatave dhjetëra nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” që operon në dy qytete kryesore të Nju Jorkut në Brooklinin historik dhe në ishullin e Staten Island. Ndonëse të dyja këto qytete amerikane i lidh ura e Verrazanos urë e vetme në botë e ndërtuar në bazë të forcës së tërheqjes, unë kam ndjesinë sikur ne shqiptarët midis këtyre dy qyteteve na lidhin shkronjat shqipe, gjuha jonë hyjnore.
Por le të spjegohem pak: Kemi kohë që po merremi me përgatitjen e festivalit të nxënësve të shkollave shqipe, festivali i parë që organizohet në historinë e Diasporës dhe çdo të shtunë nxënësit e Brooklinit vinë në Staten Island për të bërë së bashku provat për festival. Ata plus që bëjnë mësimin e rregullt çdo të premte në Brooklyn të nesërmen vinë në Staten Island çka të emocionon dhe të mahnit se si këta fëmijë shqiptarë të lindur dhe të rritur në Amerikë vinë me kaq deshirë për të mësuar gjuhën shqipe. Vlen të përmendet këtu dhe puna e bukur e dy prindërve që i sjellin shumë prej fëmijëve nga Brooklini në Staten Island së bashku në makinat e tyre si Mentor Gjona dhe Agron Jashari.
Ata janë ëngjëjt shqiptarë që ecin në udhën e ndritur të shkronjave shqipe. Por nga ana tjetër mendja më shkon dhe tek komunitete të ndryshme në Amerikë që e ruajnë gjuhën, traditën dhe zakonet e tyre, shumë prej tyre kanë ecur shumë më tepër se ne, pasi ata kanë shkollat dhe institucionet e tyre, sidomos shembull janë hebrenjtë, grekët etj, çka i bënë që të arrijnë të jenë deri në majat më të larta të politikës dhe në fusha të tjera të artit, kulturës, shkences.
Sidoqoftë bashkëpunimi me prindërit, mësuesit dhe nxënësit sjellë medoemos rezultate të kënaqshme, por dhe më shumë frymëzim për të punuar më shumë për të ruajtur traditat dhe gjuhën shqipe çka të kujton filozofin e shquar indian Jiddu Krishnamurti i cili thotë se: “Tradita bëhet siguria jonë, dhe kur “mendja” është e sigurtë se është në shkatërrim”.
Nxënësit të gëzuar dhe të lumtur që takoheshin me njeri tjetrin dukeshin sikur ishin më seriozë se çdo ditë tjetër pasi ata ndjenin së brendshmi se mbanin mbi supe përgatitjen e festivalit çka i ndante vetëm një ditë. Këngët e bukura shqiptare, mesazhet që ato përcjellin tek nxënësit duken qartë në sytë e ndritshëm të fëmijëve gjatë intepretimit të tyre. Vallet dhe këngët janë përgatitur seriozisht nga mësuesit Stefanllari, Kacubaj, Melo dhe Kostrista nën drejtimin e dy artistëve të mirënjohur Mezini Lole dhe Melo.
Pas përfundimit të provave Themeluesi i shkollës shqipe dhe Presidenti i TV Alba Life Qemal Zylo iu ndau të gjithë nxënësve çertifikatat për vëmendjen dhe dashurinë që kanë treguar ndaj mësimit të gjuhës shqipe gjatë vitit shkollor 2013-2014 në programin shkollor “Alba Life” në New York. Prindërit dhe gjyshërit që ndodheshin pranë fëmijëve me lot në sy shprehnin kënaqësinë dhe respektin për shkollën shqipe për mësuesit, dhe nxënësit dhe me shpirt bekonin që këto shkolla të ngelen hapur përgjithmonë, pasi në Diasporë fëmijët kanë shumë nevojë që gjuhën e tyre të nënës që mos ta harrojnë kurrë. Ndërkohë shkollat shqipe jua mësojnë fëmijëve alfabetin shqip si dhe të folurit dhe të shkruarit mbi bazën letrare që siç thotë intelektuali erudit Faik Konica se: “Kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok gërmash si një copë muzike”. [1898]
Në fund të ceremonisë z.Qemal Zylo pasi i ka falënderuar të gjithë në emër të bordit të “Alba Life” iu dha nga një buqetë të freskët me lule mësuesëve dhe dy artistëve për punën me përkushtim që kanë kryer gjatë vitit shkollor 2013-2014.
Pas ceremonisë nxënësit prindërit, mësuesit drekuan së bashku të sponsorizuar nga z.Dritan Gashi njëherazi anëtar i Bordit.
Nxënësit u larguan të gëzuar nëpër shtëpiat e tyre pas nje të shtune me punë intensive, por dhe festive për rezultatet e tyre të kënaqshme gjatë vitit shkollor 2013-2014, me siguri se ata do të vazhdojnë të ecin në udhën e ndritur të shkronjave shqipe.(Foto-Arkiv)

14 qershor, 2014
Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: e ndritur të, Keze Zylo, Në udhën, shkronjave shqipe

Carnegie Hall ushtoi nën tingujt dhe zerat e muzikës klasike shqiptare

June 19, 2014 by dgreca

Nga Beqir SINA/
BIG APPLE NYC:Nën kujdesin e Misionit të Përhershëm të Repubikës së Shqipërisë pranë OKB-së, natën e diel me datë 15 qershor 2014 – u organizua, në Carnegie Hall, Nju Jork, aktiviteti “Një Mbrëmje me Muzikë Klasike Shqiptare në Nju Jork”.
Përtej kuriozitetit të pastër dhe kënaqësisë, që të jep një koncert i tillë tek çdo njerit për të qënë të pranishëm në koncertin e artistëve të rinjë shqiptar – tek interpretuan muzikën klasike shqiptare, në një nga altaret e muzikës botërore siç është Carnegie Hall, tregon se në çfarë suksesi kanë arritur këta artistë shqiptarë, teksa e bënë mbrëmjen muzikore që të ushton Carnegie Hall për 2 orë nën tingujt dhe zërat e muzikës klasike shqiptare.
Në aktivitet të ftuar morën pjesë anëtarë të trupit diplomatik në OKB Nju Jork, nga të gjitha kontinentet, zyrtarë të qytetit të Nju Jorkut, përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës e aktivitetit të qytetit, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe përfaqësues të komunitetit të artistëve shqiptar, vepritarë të dalluar në SHBA.
Organizatori tha se :”Aktiviteti përbën një premiere historike pasi asnjëherë më parë nuk është organizuar një aktivitet i tillë në Nju Jork, një nga qendrat botërore më të njohura të aktiviteteve kulturore, përfshirë muzikës klasike, me veprat më të mira e të njohura të fondit të muzikës klasike shqiptare të interpetuara nga artistë shqiptarë”.
Në hapje të koncertit, Përfaqësuesi I Përhershëm i Shqipërise pranë OKB-së, Ambasadori Ferit Hoxha, duke falendëruar të pranishmit, theksoi se “diplomacia është gjithnjë në përpjekje të bëjë cdo gjë të mundur për të ndikuar në imazhin që të tjerët kanë për vendin. Por pak gjë mund të krahasohet me shpalosjen e vlerave kulturore, me muzikën dhe Artin. Muzika u flet shqisat tona, unit tonë të brendshëm; është një përmbushje e admirueshme, dhe padiskutim, një mjet më të mira të komunikimit; Muzika sjell një cilësi të shpresës, një arritje të imagjinatës përtej kushteve të së pranishmes”, theksoi Hoxha.
Duke cituar një kompozitor të shquar ai tha se “Muzika është akti shoqëror i komunikimit në mes të njerëzve, një gjest i miqësisë, më të fortë nuk ka. Është pikërisht një pjesë e asaj Shqipërisë, shpirtin e saj muzikor dhe trashëgiminë e saj kulturore, këtë ndjenjë miqësie që ne shpresojmë kemi sjellë sonte dhe duan të ndajnë me ju.”
Zoti Hoxha falendëroi në mënyrë të vecantë producentin Xhevat Limani si dhe kompozitorin, Mjeshtrin e Madh, Aleksandër Pecin, për kontributin e tyre në realizimin e aktivitetit. Mediha Kosovrasti falenderoi sponsorët e tjerë duke vënë në dukje rëndësinë e mbështetjes së muzikës klasike nga artdashësit.
Më pasë Mediha Kosovrasti se një falemnderim ei veçantë për këtë mbrëmje muzikore, u shkon biznesmeneve dhe veprimtarëve të komunitetit : Rexh dhe Shpresa Xhaklli, Ardian Hoxha, Refik Kosovrasti, Toni dhe Fortuna Ramadani, Abib Veseli, Medin Islami dhe Azem Hasangjekaj – Martini
Më pas, për rreth 90 minuta, Nermin Zhabjaku dhe Redi Llupa në pinao, sopranoja Era Hoxha dhe baritoni Kreshnik Zhabjaku interpretuan më talent e virtuizotet të admirueshëm, e që u duartrokit gjatë nga rreth 250 të pranishëm, një program muzikon ndër më të pasurit.
U interpretuan vepra të njohura të Cesk Zadesë, Tonin Harapit, Limoz Dizdarit, Gjon Simonit, Feim Ibrahimit, Akil Kocit e Prengë Jakovës, Lola Gjokës e Simon Gjonit dhe në mënyrë të vecatë, veprat e kompozitorit Aleksandër Peci, I cili ishte I pranishëm në sallë. Disa prej kompozimeve më të reja të z. Peci, të tilla si “Valle zcherzante e Tiranës”, “Vajza e Valëve” dhe “Ti Shqipëri”, u interpetuan për herë të parë, në një premiere botërore në Nju Jork.
Në përfundim të koncertit, artistët shqiptarë si dhe kompozitori Peci u nderuan me një “standing ovation” të gjatë e të merituar për një interptetim të shkëlqyer duke shkruar në Nju Jork një faqe të librit të historisë kulturore muzikore shqiptare, duke shpalosur në një mbrëmje të paharruar vlerat më të mira artistike të kombit, duke u dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një shkëlqim të rrallë, të pazakontë në metropolin më të madh botëror, dhe të pranishmëve të shumtë një parfum të Shqipërisë dhe shqiptarëve në më të mirën e tyre.
Baritoni i talentuar Ergin Brahimi, që ndoqi mbrëmjen muzikore, tha se :”Koncerti i sontëm realizuar në Carngie Hall, nën drejtimin e zotit Xhevat Limani aktor/producent në bashkëpunim me Misionin e Përherëshë të Shqipërisë në OKB na bëri krenarë, mbasi ai ishte një aktivitet me rëndësi të jashtzakonshme në korniza superlative!, përball një audience të përzier kulturash, racash e ngjyrash, ku në metropolin e botës, prezantua në mënyr të dinjitetshme muzika klasike shqipetare!”
Me prezencën e kompozitorit të madh Aleksandër Peci (ardhur enkas nga Shqipëria, veprat e të cilit u interepretuan në më shumë se gjysmën e koncertit – hapsirës koncertale, dhe një kasti interpretësh të dëshmuar, bën atë që publiku Amerikan si dhe a’i Shqiptar i diasporës përjetuan një mbrëmje të mrekullueshme (mbushur plot ndjenj’ dhe emocion).
Koncerti pati arie dhe këngë të kompozuar nga mjeshtra të mdhenj’ të plejadës së kompozitorëve shqipëtar (të gjeneratave të ndryshme) të cilat u interpretuan si solo ashtu dhe në duet nga Era Hoxha / soprano dhe Kreshnik Zhabjaku / bariton, nga të dy interpretët dëgjuam realizime me mjeshtëri!,
Simbas baritonit Ergin Brahimi, K. Zhabjaku, doli pata publikut me një tingull solid prej baritonësh lirik Mozartian (zë me shumë eksperienc’), timbrika e të cilit shkrihej me shumë mjeshtëri nga gjoksi në tingullin e kokës dhe anasjelltas. Aria shqipe e realizuar nga ai vinte shumë më epike dhe plot prezenc’, në anën tjetër,
Ndërsa, E. Hoxha ishte një soprano e cila e sjell më shumë ndjenj’ këngën dhe arien shqipe, e kënduara prej saj në tingujt e thell tregon ngjyrën e duhur e cila puthitet fiks me melosin shqiptar, së këndejmi atë e gjejm’ të sigurt dhe dinjitoze në teritorin saj.
Të dy interpretet u shoqëruan në piano nga pianistja dhe mjeshtrja e korepitimit e cila për 36 vite shërbeu pran’ Operas dhe Baletit në Tiranë Nermin Zhabjaku. Ajo me shumë zell dhe në frymë me kangtarin rrjedhnin si dy lymenj që shkrihen vazhdimisht në nji! shprehet Brahimi duke shtuar se Muzikaliteti dhe mjeshtrija e saj jan’ për t’u admiruar.
I ftuar ishte poashtu dhe pianisti i shkëlqyer i cili tashmë ndodhet rreth majave të suksesit Redi Llupa, ai detyrën e tij prej pianisti virtuoz e krynte si një ushtar në fron’. Mrekullia e lidhjes së tingujve që ai krijon është si rrjedha e një ujvare në mënyr të qetë dhe të një ‘trajtshme.
Së fundi : Publiku Amerikan normalisht ka ngelur me gojë hapur nga interpretimi briliant i tij. Eshte per t’u vlersuar fakti që vepra si: Barokajare (për piano solo), Vals i Drondafilleve, Valle mbi Xham, interpretuar nga Redi Llupa, ishin vepra Premier’ të Aleksander Peci i cili me prezencën e tij i dha veprës më shumë pesh’. Krahas Veprave si: Barokajare (për piano solo), Valle scherzante e Tiranës, Vajze e Valeve, Vals i Drondafilleve, T’i Shqipëri, Valle mbi Xham të shkruara nga vetëprezenca e tij Aleksandër Peci, kompozitorë tjerë të perfshirë në këtë mbrmje muzikë klasike të autorve shqiptarë ishin: Cesk Zadeja, Tonin Harapi, Gjon Simoni, Feim Ibrahimi, Limoz Disdari, Lola Gjoka, Akil Koci, Prenk Jakova.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Aleksander peci, Beqir Sina, Carignie Hall, Ferit Hoxha, muzike klasike, shqiptare

SHENJTI I MREKULLIVE NE ZERIN E FEMIJEVE….

June 17, 2014 by dgreca

…koncert artistik dhe darke falas ne kishen Zonja Pajtore/

NGA ZEF PERGEGA/

Femijeshqiptareqe e kishinmbushurkishen plot me shpirtin e tyretebardhe, sirrobat e tyre ne sherbesen e shenjte e kishinrrethur me driten e syveshtatorenneShnaNdout, e cilaishtevendosur me 13 qeshor 2014 perballesofres se Krishtit ne kishen “ZonjaPajtore”, per tuperkujtuar me njemesheteshenjtekushtuarketijshenjtitemrekullivedhe fort idashur per popullinshqiptar.
ShenjtiShnaNdoutmbannjefemije ne krahun e majte, iveshur me tebardha e kambeshtetur nekraharorine tij, per tidhenezemerngazemrae tijqeaiterritet ne fene e Krishtit. Syte e femijesshikojnengafytyra e meshirshme e shenjtit, e dora e djathte e tijeshte ne zemren e foshnjesqesapoeshtengriturngadjepi ne krahet e mrekullivenjerezore. Dykryqete arte ushqejnedhendricojneudhen e gjate…
Meshenperkujtimore e celebruanmeshtaretImzotDodeGjegji,IpeshkviKosoves, Dom NdueGjergjifamullitar i kishes “ZonjaPajtore”, Dom Fred Kalajfamullitardhe administrator i tri kishaveamerikanesidhe Dom FatmirKoliqi, sekretariIpeshkvise “Nana Tereze” ne Prishtine.
Ne fjalenpredikueseImzotGjergjindertetjeratha: “…Sot perkujtojmenjengashenjtoret me tedashurtekombitshqiptar, icilikabereaqshumemrekulli per njerezimin, ashtusiShenkollidheZonjaPajtorembrojtesja e juaj ne emigrim. ShnaNdoueshtenje flake e krishterimitqeshendritzemrat e atyreqebesojne. Ai eshteidashur,ndajdhekishae Laciteshte e mbushur plot cdodite e cdonate. Ne pofestojmediten e ShnaNdoutdhediten e emritte Dom Ndout,meshtarittuajtemrekullueshem me plot vullnesen e Zotitainukndalet se sherbyerikesajfamullie e komunitetitshqiptar,jovetem ne Detroit poredhe ne Kanada. Drita e ShnaNdouttemosshuhetkurre ne shpirtin e tijdheti jape force qerrezet e kesajdrite ta mbajne ne ngrohtesi medashurine e Zotit. E lusShnaNdoundheZonjenPajtoretekemigjithmonegezimin e fese tone. ShnaNdoukazemren e Krishtit. Ai e celizemren plot dashuri, per tegjithenjerezimindhe ne ta mbajmehapurper njeritjetrin. Mbreteria e Zotiteshte ne mesnesh, jeton me ne dhe ne ibindemiasaj. Dora e Zotiteshteajoqenanxjerrngakthetrat e urrejtjesdhenalarteson ne qiell. JetonimeZotin tone!”
Dom NdueGjergjiiftonbesimtaretnenjekencertartistikdhe ne njedarkefalaskushtuar ShanNdout…
Jam ulur nenjetavolineterespektuar me aktorenbrilantetehumoritshqiptarngaKosova, LezeCena me origjinetevjeterngaSpaciiMirdites. Pasisebashku me sytetaneshikojme se salla e kishes me 300 vete, them mebindje se 70% ishinfemijetemoshave 7-18 vjecare. Lezjashikonte me vemendjekercimetdhevallet e tyresifluturapranverore. Sic duketmrekullohetedheshpirtiisajindjeshem ne ketenatetelumturuardheteshenjteruarqe me temrekullueshme e ben Dom Ndou me fjalet e tijqesikurdalinprejhojevetebletevetevendlindjes se tijdheRokDedivani, kryetari I keshillittekishes me menyren e tijfisniketeorganizimit.
“ Sabukurpo e hedhinvallensipasmelodise, pokukanemesuarkaqeleganteqejane?!- thoteLezjadhevetepergjigjet. “Ashterrace e pastershqiptaridhekurrmositretefara!
Eshte e vertete se vreshtashenjterore e Dom NdueGjergjiteshte e mbushur me zeratebegatefemijnore,kuata e ushqejne plot me hire fetareemrinshqiptar, me shkollen me kurset me pagezimin e me kungimin… Disaprejtyreshkeputenngaprinderitdheijapin Dom Ndoutdhuratasimbolike…besimtaret e kesajkishekaneshtruarvashdimishtdarkatetilla, ndaj Dom Ndou i pergezondhe i bekonato.
Koncertinartistik e udhehoqi me zerin e sajterheqesdheteembelkengetarjaManjolaDega. LezeCenaaktroidhekendojkengetevjetradheberinje humor sagazmoraqdheteshendetshem.
BisenesmeniisuksesshemPeroStaniidhuroiKaterdraleskatoliketePrishtinesnjecekprej 20 mijedollaresh.

Filed Under: Komunitet Tagged With: koncert, shenjti, Zef Pergegaj

SHBA : Dy emigrantë nga Puka në Amerikë kanë dërguar në Shqipëri një zjarrfikëse

June 17, 2014 by dgreca

NEW YORK : Simbas shtypit lokal ka qenë një mendim i kaherëshëm i tyre , prej se kur dolën në emigrim :”Të bënin diçka për vendlindjen e tyre – Pukën – i cili ishte një obligimi që i kishin vënë vetës” ata të dy . Kjo është një copëz e historisë së dy emigrantëve nga Puka – të cilet prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tani janë bërë pjesë e fjalëve të mira që qarkullojnë këto ditë në të gjithë Pukën.
Ku bashkëqytetarët, e tyre thonë se ka dikush qenka që mendon edhe për Pukën dhe ata janë vetë pukjanë – pavarësishtë, se ku janë, dhe se sa i i madh apo i vogël është gjesti i tyre, Por, një gjë është e përbashkët se ata tashmë kan marrë vetëm falemnderime. Shembull ky që mund të nxisë edhe shqiptarët e tjerë, mërgimtarët tanë, që të mendojnë sado pak për vendlindjen e tyre, kur kan mundësi.
Televizioni lokal tha sot se :”Ata janë Fatjon Preka dhe Altin Gjonaj të cilët të angazhuar në kohen e tyre të lirë si zjarrfikës Vullnetar në Shtetet e Bashkuara, arriten dje të bënin realitet ëndrren që të dërgonin për herë të parë në Shqiperi – një zjarrfikese amerikane, duke e bërë atë dhuratë për qytetin e Pukës.”
Njeri nga emigrantet , Fatjoni sëbashku me shefin e zjarrfikësve të rajonit ku jetojnë, thuhet se e dorëzoj automjetin në qytetin e tij të lindjes .
Televizioni lokal PukaTV tha se :”Dy emigrantet shqiptar në SHBA nuk kanë pranuar që dhurata e tyre të jetë një pronë shteterore por të shërbej sa herë të kenë nevojë zjarrfikesit, kur dy automjetet që ata disponojne aktualisht nuk ju mjaftojnë në shuarjen e zjarreve . Automjeti zjarrfikës i cili është përmasave të mëdha do të shërbej vetëm për raste zjarresh në qytetin e Pukës”
Edhe forumi social i internetit (www.forumipukjane.com) i ka dhënë shumë jehonë kësaj dhurate të bukur të dy emigrantëve nga Puka, të cilët prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kanë dërguar në Shqipëri një zjarrfikëse, prodhim amerikan duke ia dhuruar atë qytetit të Pukës. E cila është e para e këtij lloji në të gjithë Shqipërinë
Në forum ata thonë se “Dy emigrantët shqiptar nuk kanë pranuar që dhurata e tyre, do të jetë pronë e vetëm e qyteti të Pukës, jo pronë shteti – dhe do të shërbej simbas tyre sa here automjetet ekzistuese nuk janë të mjaftueshme për shuarjen e vatrave të zjarrit, duke shtuar se automjeti zjarrfikës i cili është i përmasave të mëdha, është i papërdorur dhe do të shërbej vetëm për rastet e zjarreve në qytetin e Pukës.” / Beqir SINA/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, dy pukjane, zjarrfikse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 337
  • 338
  • 339
  • 340
  • 341
  • …
  • 383
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT