• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: Qyteti i New Yorkut, popullsia shënon rekord të lartë – Big Apple po bëhet më e madhe

March 28, 2014 by dgreca

Shqiptarët në Nju Jork, dhe Nju Xhersi, jetoin në qarqet me rritjen më të madhe të popullsisë/

Nga BEQIR SINA/NEW YORK – NEW JERSEY : Popullsia e Qytetit të Nju Jorkut, e ka shënuar një rekord në rritjen e popullsisë prej 8.405.837 njerëz, sipas një vlerësimi të lëshuar të enjten nga Zyra e Regjistrimit të SHBA – “U.S. Census Bureau” . Popullsia e njërit prej qyteteve më të mëdhenjë në botë, New York City,  deri në korrik të 2013, u rrit me 230.704 njerëz, ose përafërsisht 2.8 për qind , që nga viti 2010.Secili nga të pesë njësive bashkiake, qytet-lagjet kan rritjen e popullsisë , përfshirë edhe dy njësit Queens dhe Staten Island – që sipas raportimit mund të arrijnë në rezultate të reja të popullsisë . Një analizë e të dhënave nga Departamenti i Urbanistikës të Qytetit të Nju Jorkut treguan ndryshimi më i madh ka ndodhur në qytetin e Brooklynit,( një qytet ky ku më së shumti jetojnë emigrantët përfshirë, shqiptarët, sidomos ata të ardhur dy dekadat e fundit), ku popullsia u rrit me 3.5 për qind , ose 87.400 njerëz , e ndjekur nga njësia Queens (edhe këtu ka një përqëndrim të madh shqiptarësh) – ( 2.9 për qind  , 65.500 njerëz ); Manhattani (ka numërin më të vogël të shqiptarëve për shkak të shtrejtësisë) – ( 2.5 për qind  , 40.300 njerëz) , Bronxi ( bënë pjesë në qytet më të populluara me shqiptarë)-( 2.4 për qind  , 33,600 persona ) ; dhe Staten Island( edhe ky është një ishull i vogël i populluar nga shqiptarët) – ( 0.8 për qind  , 3,900 persona ) .

Zyrtarët e qytetit ia ja atribuojnë rritjen e popullsisë , pjesërisht , në një rënie të numrit të personave që kanë lëshuar qytetin dhe një tepricë e vazhdueshëme vjen prej natalitetit – atë të lindjeve mbi numërin e vdekjeve .

” Këto rritje të popullsisë, theksojnë nevojën për të nxitur krijimin e strehimit për të gjithë njujorkezët , diçka që ne jemi duke u përqëndruar në këtë të mandatit të ri të kryetarit të bashkisë për të siguruar 200,000 apartamente të përballueshme për popullim të 10 viteve të ardhshme “, tha Carl Weisbrod , kryetar i Komisionit të Planifikimit të qytetit të Nju Jorkut.

Kurse, për ne shqiptarët, ndoshta për të nxjerr dhe numërin e shqiptarëve që jetojnë në këto qarqe me rritjen më të madhe të popullsisë!?

Në vitin 2007 , paraardhësi i Kryebashkiakut Bill de Blasio  , multimiliarderi Michael Bloomberg , publikoi një dokument të quajtur PlaNYC , një nismë kjo që kishte për qëllim përgatitjen e qytetit për një rritje të popullsisë deri në 1 milion banorë më shumë, deri në vitin 2030 . Dokumenti përshkroi përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të siguruar njujorkezët, të mos lënë qytetin se sipas planit PlaNYC ata do të jenë të shëndetshëm dhe më të sigurt, dhe me qytet më të pastër për brezat që vijnë .

Ndërkaq, Zyra e Regjistrimit të Popullsisë dha një vlerësim të imët mbi rritjen e shpejtë të popullsisë në dy Qytetet Metropolitane sipas statistikës në bazë qarqesh (zip code) New York – Newark – Jersey . Ku edhe Byroja e Regjistrimit e SHBA, njoftoi sot se ka rritje rekord të popullsisë në qytetet New York City dhe Newark e Jersey NJ, aty ku është përqendruar më së shumti popullsia.

Rritjen më të shpejtë simbas qarqeve e kan qytetet New York dhe Newark – dhe qyteti Jersey, në mes të 1 korrikut  2012 , dhe 1 korrik 2013 . Mbas tyre vjen Hudson County , New Jersey, popullsia e të cilit u rrit me 1.1 për qind gjatë periudhës së lartpermendur. Ato u pasuan nga  Kings County, New York dhe Queens County , New York  me 0.9 për qind, Bronx County, NY, Westchester County , NY dhe Union County , NJ me 0.8 për qind , dhe Bergen County, New Jersey, Middlesex County, NJ dhe Somerset County , NJ me 0.7 për qind.

Në lidhje me rritjen numerike , Kings County në Brooklyn – New York, është shtuar me 23.714 njerëz gjatë periudhës 2012-2013, më shumë se çdo qark tjetër . Ajo u pasua nga Queens County, NY, e cila u rrit nga 20.286 njerëz , Bronx County , NY  10.794 njerëz, Westchester County , NY  7,696 njerëz dhe Hudson County , NJ me 6.913 njerëz.

Kings County në Brooklyn New York, mbetet njëri prej qarqeve më i populluar në qytetin New York – Newark – Jersey me 2.592.149 banorë , e ndjekur nga Queens County, po në qytetin e  New Yorkut dhe New York County, NY.

Ky informacion është i bazuar në vlerësimet vjetore të popullsisë për secilin prej qarqeve të vendit , ekuivalentët e qarkut , zona metropolitane dhe zonat Micropolitane që nga regjistrimi i vitit 2010 dhe deri në 1 korrik 2013 . Të dhënat e internetit kanë qenë në dispozicion dhe ndihmuan të tregojnë renditjen dhe komponentët e ndryshimit të popullatës si lindjet , vdekjet , migrimit dhe lëvizjet e brendeshme .
New York – Newark – Jersey City, zonat  Metropolitane simbas statistikës përbëhet nga 24 qarqet : Bergen , Essex , Hudson , Hunterdon , Middlesex , Monmouth , Morris , Oqeani , Passaic , Somerset , Sussex dhe Njësitë e Unionit në New Jersey , kurse në Metropolin e New Yorkut, janë njësitë Bronx , Dutchess , Kings , Nassau , New York , Orange , Putnam , Queens , Richmond , Suffolk dhe Westchester . .

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, NY NJ, rriten, shqiptaret

TAKIMET E KANDIDATIT SHQIPTAR PER NE PARLAMENTIN E MAQEDNISE NE SHBA

March 27, 2014 by dgreca

  • SHBA: Kërçovarë, Struganë, Presparë, dhe Dibranë, shafqin interesim të jashtëzakonshëm për t’u regjistruar /
  • Numri i të regjistruarve në zonën e “Tri-Shtetshtit”, pritet t’i kalojë të 1500 vetat deri të dielën – kur edhe skadon afati i registrimit për diasporën/

Nga BEQIR SINA/NEW YERSEY :  Kandidati për deputet nga Diaspora për SHBA dhe Kanada, zoti Tefik Abdullai nga radhët e komunitetit të shqiptarëve të Illionoit, bashkë me një grup veprimtarësh të dalluar, nga Staten Island NYC, New Jersey, Connecticut, Dallasi – Teksasi , zotërinjët Nazar Mehmeti, Gani Fejza,Ismet Smajli, dhe Ylber Korça,(Bruno Ceka ishte në Çikago) realizuan këtë weekend disa takime me bashkatdhetarët shqiptarë të emigruara nga Maqedonia në vite, kohë dhe rrethana të ndryshme në SHBA. Dy veprimtarët e dalluar nga Teksasi, Mehmeti dhe Korça, në krye të këtij delegacioni kan bër thirrje vazhdimisht për regjistrimin e të gjithë shqiptarëve nga Maqedonia në zonën e “Tri – Shtetshit”- New York, New Jersey dhe Connecticut, në qoftëse se ata kan dokumentat zyrtare, pra sipas tyre ato që kërkon ligji i zgjedhjeve në Maqedoni(pashaportën biometrike të Maqedonisë dhe një kartë indentiteti të vendit ku jeton aktualisht). Duke kërkuar nga bashkëatdhetarët e tyre, që të jenë më të bashkuar me qëllim që të fitohet patjetër depueteti shqiptarë, pra vetëm e vetëm që deputeti i diasporës nga Amerika në Parlamentin e Maqedonisë, kësaj radhe të jetë një shqiptarë. Nazer Mehmeti kujtojë në këto takime se : “Kur ne u bashkuam të gjithë, si në kohën e luftës në Kosovë dhe Maqedoni, pra Kosova, Shqipëria, Lugina e Pershevës, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë, ju vetë e patë se çfarë kontributi dhamë për çështjen kombëtare dhe cili ishte rezultati i kësaj ndihme, tha Nazer Mehmeti dhe vijojë se prandaj, edhe sot këtu ne nuk vijmë të evokojmë atë se çfarë bëm, dhe kush e bëri më pak apo më shumë, por vijmë këtu në mesin tuaj – për t’ju bër një thirrje, dhe të kërkojmë  një moblizim të, të gjithëve, Presparve, Kërçovarve, Struganëve, Dibranëve e tjerëve, të regjistrohen dhe të mobilizohen për zgjedhjet e 26 Prillit në Maqedoni – “Ai përsëriti se kohë nuk ka më – dhe të merremi me njeri tjetrin , si në zgjedhjet e 2011 kur edhe e humbëm deputetin tonë, apo të merremi me atë si dhe kush është kandidat, tani, thirrja jonë është si shqiptarë kush ka dokumetat që kërkohen në ligjin e zgjedhjeve të Maqedonisë nga KQZ-ja, të shkojë e të regjistrohet sa më parë edhe këto ditë që kan mbetur dhe të dalë në votime më 26 Prill -. “Kjo që kërkohet sot nga të gjithë ne – duhet parë vetëm si nji obligim kombëtar – ne duhet të dëshmojmë që jemi shumicë në Amerikë dhe jemi ne ata që kemi zërin tonë në Parlamentin e Maqedonisë”, tha kryetari i delegacionit të Dallasit, zotëri Nazar Mehmeti, duke ftuar edhe një herë mërgatën shqiptare nga Maqedonia për një angazhim të përgjithshëm regjistrimi dhe votimi”. “Deputeti i diasporës, është i rëndësishëm, sepse e zyrtarizon dhe institucializon bashkëpunimin ndërmjet vendorigjinës tonë dhe mërgatës shqiptare, ai do të jetë zëri ynë do të jetë nyja lidhëse e diasporës me Senatorët dhe Kongresmenët, qeverinë Amerikane dhe vetë ne shoqatat dhe organizatat e komunitetit”, tha Ylber Korça, i cili ishte pjesë e delegacionit të Dallasit së bashku me veprimtarë të tjerë, dhe kishte ardhur t’ju bëjë thirrje bashkëqytetarëve të tij të regjistrohen dhe dalin në votime për Tefik Abdullain .

“Rock – Stari” strugan në New Jersey, Haxhi Dauti, i cili thotë se deri tani ai dhe dhjetra anëtarë të tjerë nga familja dhe miqtë e tij, janë regjistruar dhe janë bër gati sipas tij për të votuar Tefik Abdullain në 26 Prill , u shreh se “për ne shqiptarët të Maqedonisë, dhe meqense na erdhi rasti të kemi një shqiptarë, që do të merret me diasporën shqiptare në Amerikë, pra të jetë ky zëri ynë dhe të jetë ai që ka për të krijuar lidhjet më të mira midis vendorigjinës dhe ne mërgatës shqiptare, duke na afruar edhe më shumë me Prespën, Manastirin, Tetovën, Gostivarin, Strugën , Kërçovën dhe Dibrën, e tjerë, duhet që të regjistrohemi dhe të votojmë së bashku”, tha i bindur në fitoren e Tefik Abdullait “Rock-Stari”, strugan Haxhi Dauti .     Kurse, Imamët e dy xhamive kryesore në këtë zonë ku jetojnë shumë Strugan dhe Dibranë, Imam Harrun Pollozhani dhe Imam Rifat Halili, u bënë thirrje të gjithë besmitarëve nga Maqedonia, që mënyrë të organizuar edhe kësaj radhe së bashku, të regjistrohen për të votuar më 26 Prill – pikërsiht kanididatin për deputetët shqiptarë Tefik Abdullai, i cili do të jetë sipas tyre, zëri i shqiptarëve të Maqedonisë në Parlamentin e Maqedonisë dhe do flasin shqip, do të prezantojë shqip dhe do të ngrejë zërin shqip të diasporës shqiptare në Amerikë”, than të dy Imamët më popullor në këtë zonë, pa vënë aspak në dyshim përkrahjen e tyre dhe mbështetjen e xhamisë.
“Deputeti i Diasporës nga Amerika, natyrishtë që do të jetë urë e mirë lidhëse midis mërgatës që jeton jashtë vendit dhe organit më të lartë ligjvënës dhe politikëbërës në shtetin e Maqedonisë. Ne si diasporë kemi nevoja të ndryshme, që nga lindja deri në vdekje, si njerëz të Zotit. Pra duhet të kemi një qasje që në mënyrë institucionale zëri juaj si komunitet nga këtu (SHBA) të troket nesër në derën e duhur në Parlamentin e Maqedonisë, edhe atë vetëm në gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur shqip”, tha Imam Rifat Halili.

Në telefon veprimtari i dalluar i komunitetit Fluturim Rizavani, thotë se në mënyrë indidviduale familjet  shqiptare Waterburyt që janë një numër i madh nga Maqedonia, Struga Dibra, dhe Prespa, janë moblizuar të regjistrohen dhe të votojnë kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai për në Parlamentin e Maqedonisë, duke e parë atë si një zë shqiptarë nga shqiptarët e Amerikës. Në fund duhet cekur se të gjithë deklaruan se regjistrimi në pikat e caktuara po ecën mjaft mirë, dhe ndoshta edhe më mirë ngase ata e kanë menduar, duke shtuar se deri tani qindra shqiptarë janë regjistruar dhe duke shtuar se çdo gjë po kryehet në mënyrë vullnetare, dhe individuale, në baza shoqërore dhe familjare . Numëri i të regjistruarve në zonën e “Tri-Shtetshtit” , sipas tyre pritet t’i kaloi të 1000 vetat deri të dielën kur edhe skadon afati i registrimit për diasporën.`

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Kandidati Tefik Abdullai, Kercovare, Prespare e Dibrane, strugane

NJOFTIM PER TE PAME

March 27, 2014 by dgreca

 Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se ditë më parë, me 18 Mars 2014, në Brooklyn, në moshën 93 vjecare vdiq dhe u varros me 20 Mars në varrezat Millstone në NJ nëna dhe gjyshja jonë e dashur  ZAKE GJELAJ – GJONBALAJ

Sipas traditës, djemtë e së ndjerës: Dema, Binaku e Ferizi, vajzat Nuria e Sofia, me familje dhe farefis presin vizita ngushëllimi me 6 Pril 2014, ditë e dielë, nga ora 10AM gjërë në 5PM, në Maestro’s në Bronks, ne adresen 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462

Telefoni i familjes Gjonbalaj 718-812-4452

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: familja Gjonbalaj, te pame

U MBLODH DEGA E VATRËS NË WASHINGTON

March 26, 2014 by dgreca

Dega e Washington DC u mblodh me datë 24 Mars 2014 në takimin e saj formal vjetor për të diskutuar punët e degës për vitin e shkuar dhe për synimet dhe objektivat që Dega e Vatrës Washington DC ka për vitin ka për 2014. Në një nga problemet që u diskutua gjatë kësaj mbledhje të rradhës të Degës së Vatrës DC ishte dhe vetëpërjashtimi i degës së South Weschesterit nga  strukturat e organizatës Federata Pan Shqiptare Vatra (Hearth).  Dega e Washington DC ndoqi me vëmendje këtë cështje dhe shprehet se është e nevojshme dhe e domosdoshme që asnjë nga degët e Federatës nuk mund të dalë mbi rregullat e përcaktuara  qartë nga Kanunorja.  Dega e Washingtonin shpreh keqardhjen për situatën që u krijua por megjithatë është e nevojshme tashmë të shikohet përpara në punët dhe objektivat që e presin Federatën PanShqiptare Vatra në ndihmë të Kombit Shqiptar.

Një nga pikat kryesore të agendës që u diskutua në mbledhjen e Deges së Washingtonin ishte drafti I rishikimit të kanunores që do jetë tema kryesore në Kuvendin e ardhshëm të Federatës Pan Shqiptare Vatra që pritet të zhvillohet në muajt e ardhshëm në New York.  Dega e Washingtonin e konsideroi të rëndësishëm rishikimin e  Kanunores dhe domosdoshmërinë e paraqitjes të mendimeve të saj si  dege që kanë lidhje me këtë cështje .  Dega arriti në konkluzionin se mendimet e propozimet e anëtarëve të degës  përsa I përket cështjes së rishikimit të kanunores janë të rëndësishme të zhvillohen në kohën e duhur dhe përpara se Kuvendi i Federates Pan Shqiptare Vatra (Hearth) të mblidhet .

Gazeta Dielli online dhe Dielli Facebook Page zunë vend në agenden e mbledhjes së degës Washington DC . Dega arriti në konkluzionin se forcimi dhe pasurimi si Dielli online dhe Dielli Facebook Page është I domosdoshëm dhe I nevojshëm për publicitetin e Federatës dhe informimin që Federata  I bën komuniteti shqiptar këtu në Amerikë.  Dega e Washington ka kontribuar dhe do vazhdojë të kontribuojë me artikuj dhe informacione për të dyja këto Web site dhe madje në të ardhmen anëtari I degës Dr. Indrit Reso do të kontribojë  me një rubrikë mjekësore në Dielli Online dhe që do botohet në gazetën Dielli.

Një nga objektivat kryesore që do zërë një vend të rëndishëm këtë vit në punën e Degës së Washington DC është përmbushja e detyrës së caktuar nga Kryesia e Federatës për paraqitjen e kërkesës dhe arrtjen për aprovim të granteve .  Grantet të cilat jepen nga buxheti amerikan organizateve jo qeveritare dhe jo fitimprupres janë të rëndësishme  për aktivitet e këtyre organizatave.  Grantet do të ndihmojnë Federatën Pan Shqiptare Vatra në  digitalizimin e biblotekës së Federatës që është një pasuri kombëtare dhe që duhet të vazhdojë ti kalojë brezave të ardhshëm. Dega e Washington DC planifikon që të ketë takime me specialistë në fushën e granteve për të plotësuar me sukses objektivin që I është caktuar nga kryesia.  Gjithashtu Dega e Washington DC do vazhdojë lidhjet e ngushta dhe bashkëpunim me Bilblotekën e Kongresit për ndihmën në këtë drejtim.

Dega e Washington DC planifikon “fundraiser events” që do kontribojnë nën drejtim të fondit për Vatra Scholarship Education Fund.  Në fund të muajit prill Dega e Washington DC planifikon një takim me komunitetin shqiptar në DC me rastin e 102 vjetorit te themelimit të Federatës Pan Shqiptare Vatra.

Megjithëse me aktivitete më pak në vitin 2013 Dega e Washington DC ka filluar vitin 2014 me aktivitete dhe me një program të ngjeshur.  Në fillimin të vitit Dega e Washington DC mori pjesë në takimet që pati Presidenti I Shqipërisë Bujar Nishani gjatë vizitës së tij në Kongresin Amerikan dhe në organizatën  botërore AJC që përfaqëson dhe mbron interesat e hebrenjve kudo në botë.  Dega e Washington DC do vazhdoje të kontribujë me aktivitet dhe punën e saj në përhapjen e ideve  Federatës Pan Shqiptare Vatra , ide që janë të domosdoshme dhe të nevojshme për fuqizimin e kombit shqiptar.(Nga takimi i degës së Vatrës në Washington me presidentin e Shqipërisë z. Bujar Nishani (Foto arkiv)

Dega e Federatës PanShqiptare Vatra, Washington DC

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ne Washington, U MBLODH DEGA E VATRËS

BOJKOTI NUK U VLEN SHQIPTAREVE

March 26, 2014 by dgreca

Dibranët në Amerikë angazhohen me çdo kusht për zgjedhjen e deputetit shqiptarë Tefik Abdullai/

Nga Beqir Sina, Staten Island- Nju Jork/

Nju Jork, 25 mars –  Dibranet në Nju Jork, thone se do të marren pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 26 prillit, të cilat janë për njësinë zgjedhore numër 8të që përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadan.

Musa Pacuku kryetar i Shoqates Atdhetare Dibra, ne Nju Jork thotë se pas takimeve me shoqatate shqiptarëve të diasporës është arritur një pajtim që të punohet së bashku për regjistrimin e qytetarëve që kanë të drejtë vote, dhe se ne takimin qe kan pasur ne Nju Xhersi nuk eshte permendur fjala “bojkot” por eshte thene mbas ketyre votimeve duhet te mblidhemi se bashku te gjithe dhe te analizojme situaten brenda komunitetit, te krijuar mbas takimit per zgjedhjen e kandidatit nga Diaspora.

“Problemi kryesor është se duhet pare menyra se si u anashkaluan shume shoqata dhe grupe te tre komuniteteve me te medha me shqiptar te ardhur nga Maqedonia ne SHBA, ata nga Dibra, Kercova dhe Struga – – thotë Pacuku duke shtuar se ne jemi tani te gjithe per Tefik Abdullain pavaresisht qejfmbetjeve qe kemi- duhet te regjistrohemi sa me pare se koha nuk pret dhe te shkojme ne votime me 26 Prill per kandidatin tone shqiptar”.

Ndërkaq, edhe mediea shqiptare  nga Maqedonia e ka konfirmuar te njejten gje, se Dibranet jane per deputetin Tefik Abdullai.  Gazetat shqiptare atje shkruajn  se Shoqata Dibrane ka lënë mënjanë pakënaqësinë e shprehur më parë për mosrespektimin e duhur gjatë përzgjedhjes së kandidatëve që do të garojnë për të përfaqësuar diasporën.

Sipas shtypit shqiptar ne Maqedoni thuhet se Shoqata Dibra jo vetëm që do të merr pjesë por edhe do të angazhohet në sensibilizimin e mërgatës dhe në procesin e regjistrimit të mërgimtarëve me të drejtë vote. Kete e ka pohuar edhe anëtarit të kryesisë së Shoqatës Dibrane, arkatari i saj Dini Radoveshi, duke shtuar se edhe anëtaret e kësaj shoqate do të angazhohen që në këto zgjedhje të fitojë kandidati shqiptar.

“Shoqata kurrë nuk ka përmendur fjalën bojkot. Ne shprehem pakënaqesinë tonë për procedurën e kandidimit, por nuk kemi deklaruar se do të bojkotojmë zgjedhjet. Të bojkotosh zgjedhjet do të thotë të bojkotosh veten dhe t’ia lehtësosh fitoren kandidatit maqedonas”- shprehet Radoveshi.

Kurse, ne telefon te njejten gje pohoi edhe zoti Musa Pacuku kryetari i Shoqates Dibra ne Nju Jork, per gazeten Bota sot, i cili tha se jo vetem nuk kemi thene se i bojkotojme zgjedhjet por kemi bere thirrje dhe po punojme qe te rritet numeri i te regjistruarve per te qene gati per votime ne 26 prill diten e zgjedhjeve.

Veprimtari i dalluar ne kete komunitet, biznesmeni i suksesshem Refik Kosovrasti, i cili ka qene mjaft i angazhuar per kete fushat , i tha gazetes Bota sot, ne SHBA, se dibranet kan per te siguruar edhe autobuset, te cilet do te transportojne votuesit ne diten e zgjedhjeve me 26 Prill, ai shtoi se jane ngritur grupe vullnetaresh per regjistrimin e Dibraneve, prane Xhamise dhe zyres se Shoqates ne Staten Island.

Kosovrasti, u shpreh se edhe vajza e tij Medihaja, qe ka qene manaxhere e fushates se kandidatit shqiptar per ne Keshillin e Bashkise se qytetit te Nju Jorkut, Ken Biberaj ne vitin 2012, eshte e angazhuar me asistence dhe konsulence ne keto zgjedhje.

Ndërkaq për gazetën Zhurnal, Murat Mela, një aktivist i shquar për cështje me interes kombëtar, pavarësisht angazhimeve në biznes, gjen kohë për t’u angazhuar në sensibilizimin dhe regjistrimin e shqiptarëve që kanë të drejtë vote.

“Personalisht, deri tani kam regjistruar rreth 100 persona. Fatkeqësisht, ky nuk është ndonjë numër për t’u krenuar, por arsyet janë të shumëllojshme. Ka pakënaqësi nga qasja e partive politike, shumë dibranë nuk i kanë pasaportat e reja biometrike, pastaj bëhet fjalë për një shtrirje të madhe gjeografike, njerëzit janë të zënë me punë dhe nuk gjejnë kohë për të ardhë deri në pikat ku bëhet regjistrimi”- thotë Mela.

Simbas gazetes Zhurnal thuhet se :”Një pikë tjetër regjistrimi është Xhamia në Staten Island, ku pritej të bëhet pjesa më e madhe e regjistrimit për shkak të frekuentimit, por edhe imami i kësaj xhamie Omer Papraniku numëron të njejtat arsye, megjithatë paraqitja dita ditës po shtohet, thotë Papraniku. Në proces janë përfshirë edhe aktivistë të pavarur, të cilët lobojnë që diasporën e Maqedonisë në Amerikë ta përfaqësojë një deputet shqiptar për të korrigjuar kështu lëshimin e zgjedhjeve të vitit 2011. Arif Mashkulli, një filantrop dhe aktivist për cështje me interes kombëtar vazhdon sensibilizimin e komunitetit dibran për të regjistruar mërgimtarë me të drejtë vote.

 “Mërgata duhet të dalë në zgjedhje dhe të zgjedh një deputet shqiptar, i cili do të na përfaqësojë denjësisht në kuvendin e Republikë së Maqedonisë dhe të ngre zërin ashpër për cështje si projekti “Fusha e Lukovës”, ku drejtpërsëdrejti dëmtohen dibranët”- thotë Mashkulli.

Mërgimtarët shqiptar të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kërkojnë që vendvotimi nga përfaqësia konsulare e Maqedonisë në Manhatan të zhvendoset në xhaminë në Staten Island si vendi më i afërt dhe më i përshtatshëm për komunitetin shqiptar të kësaj ane. Afati i regjistrimit të diasporës me të drejtë vote përfundon më 29 mars. Qytetarët që nuk janë regjistruar nuk mund të realizojnë të drejtën për të zgjedh ditën e votimit, më 26 prill 2014, shkruan gazeta shqiptare  Zhurnal nga Maqedoni

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Abdullain, Beqir Sina, shqiptaret e S Island, votojne

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 354
  • 355
  • 356
  • 357
  • 358
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT