• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIASPORA SHQIPTARE E AMERIKES DHE KANDIDATI TEFIK ABDULLAI

March 20, 2014 by dgreca

Diaspora shqiptare në Amerikë të regjistrohet dhe te dalë masivisht në votime, për kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai/

Nga Beqir SINA/

NEW YORK CITY : Për zgjedhjet e parakohshme regjistrimi i të gjithë qytetarëve në diasporë do të vazhdojë deri më 30 mars 2014. Vazhdimisht lider të komunitetit po bëjnë thirrje për të marrë pjesë masivisht në votime, dhe shqiptarët që disponojnë dokumentat të regjistrohen se nuk ka më kohë për të humbur.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), por edhe partitë politike kanë bërë thirrje që diaspora të regjistrohet dhe të shfrytëzojë të drejtën e votës për zgjedhjen e tre deputetëve në diasporë.

Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në përfaqësinë më të afërt diplomatike, apo të shkarkojnë formularin e regjistrimit nga faqja zyrtare e KSHZ-së, www.sec.mk.

Në tri zona zgjedhore do të zgjidhet nga një deputet, por pritet të jetë një garë e ngushtë mes partive shqiptare dhe maqedonase, për shkak të numrit të vogël të votuesve dhe të atyre që janë të interesuar për të votuar.

Në Evropë kandidatët e tyre kanë promovuar vetëm dy partitë shqiptare, BDI dhe RDK.

Ismail Beluli, biznesmeni gostivaras që jeton dhe punon në Zvicër, do të garojë me emblemën e BDI-së, derisa RDK e Rufi Osmanit ka kandiduar Enver Osmanin, një punëtor social në Zvicër, i cili gjithashtu është me origjinë nga Gostivari.

Sipas Kodit zgjedhor, në diasporë do të zgjidhen 3 deputetë në tri njësi zgjedhore, të caktuara në diasporë. Njëri deputet do të zgjidhet në Evropë, i dyti në Amerikë dhe i treti në Australi dhe Afrikë.

Dr. Kastriot Haxhirexha, duke shpresuar dhe besuar në një fitore të madhe si e quan ai dje me një mesazh elektronike ka apeluar tek diaspora shqiptare në Amerikë të regjistrohet dhe te dalë masivisht në votime, për kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai.    Haxhirexha thotë në mesazhin e tij se :” Në SHBA dhe Kanada është obligim moral dhe patriotik i çdo qytetari shqiptar që të angazhohet në këtë proces duke ritur kështu shanset për fitore të kandidatit shqiptar, Tefik Abdullai”    Më tej kryetari i Partisë Demokracia e Re, Dr. Kastriot Haxhirexha, sqaron se ne prag te zgjedhjeve parlamentare te parakohshme, bashkekombasit tane ne SHBA, kane mundesine e shkelqyeshme qe te perfaqesohen ne parlamentin e Maqedonise me delegatin e tyre, i cili sipas tij ne menyre direkte do te reflektoje interesin dhe vullnetin e diaspores shqiptare per mbrojtjen e interesave tona kombetare dhe mbarevajtjen e proceseve integruese ne Republiken e Maqedonise.

Për kreun e DR-së, thuhet se :”Ne kohen kur kabineti i Gruevskit eshte angazhuar me gjithe potencialin e vet ne perpjekje te manipulimit edhe te ketyre zgjedhjeve me qellimin e vetem qe kandidati i tyre te dale edhe njehere fitues ne zonen qe perfshin SHBA dhe Kanadane eshte obligim moral dhe patriotik i cdo qytetari shqiptar qe te angazhohet ne kete proces duke ritur keshtu shanset per fitore te kandidatit shqiptar”.

Nuk duhet te egzistoje as edhe dyshimi me i vogel se mes z. Tefik Abdullahi dhe kandidatit maqedonas eshte ne interesin tone kombetar dhe ne interesin e cdo qytetari shqiptar si ne SHBA ashtu edhe ketu tek ne fitorja e kandidatit shqiptar ka bërë thirrje Haxhirexha.    Fitorja e z. Tefik Abdullahi nuk ka vetem rendesi politike – sipas tij me rritjen e numrit te deputeteve shqiptar ne parlamentin maqedonas, por kjo fitore njekohesisht do te mundesoje vendosjen e nje ure direkte komunikimi mes qytetareve shqiptar dhe institucioneve me relevante te SHBA si aleati me i mire, me besnik dhe me i forte i shqiptareve.
“Fitorja e kandidatit shqiptar eshte ne doren e gjithsecilit prej nesh, apelon tek shqiptarët e  Amerikës, Haxhirexhaj, dhe shton se vota e cdo qytetari shqiptar eshte vote e dinjitetit dhe e krenarise së te qenurit shqiptar,eshte vote e cila jo vetem qe rit fuqine tone politike por tregon edhe epersine tone numerike ndaj qytetareve maqedonas ne kontinentin Amerikan”

Ndaj ne sot apelojme tek gjith bashkeqytetaret tane qe ti pergjigjen kesaj sfide dhe me indiferentizmin e tyre mos te krijojne hapsire per politikat shoviniste maqedonase te cilat kane per qellim dobesimin politik te shqiptareve dhe perpjekjet per te minimizuar perqindjen e shqipetareve si ne Republiken e Maqedonise ashtu edhe ne diaspore, deklaron kryetari i Partisë Demokracia e Re, Dr. Kastriot Haxhirexha

Shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit do të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare një ditë para zgjedhjeve në vend, më 26 prill.

Partia më e madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, kishte fituar në zgjedhjet e fundit të vitit 2011 që të tre deputetët në diasporë.

Nga KSHZ bëhet e ditur se vetëm rreth 8.300 qytetarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar për zgjedhjet presidenciale.

Në faqen e ineternetit http://diasporavoton.com/article/lehtesim.html  do të gjeni një udhëzim praktik se si duhet regjistruar për votim në Zgjedhjet Parlamentare 2014 nga Diaspora. Mos humbisni rastin historia një herë flet – ky është një moment historik për shqiptarët e Amerikës( atyre nga Maqedonia) që të zgjedhin një shqiptarë në Parlamentine Maqedonisë.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: DIASPORA SHQIPATRE E AMERIKES DHE KANDIDATI, TEFIK ABDULLAI

Studiuesi japonez i Kanunit te Lekë Dukagjinit u takua me shqiptarët në Nju Jork

March 20, 2014 by dgreca

Dy miqt e dëshmuar, njëri japonez- Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto dhe tjetri shqiptar- z. Selahedin Velaj , ruajnë lidhjet e tyre të mira simbas traditës së dy vendeve. Në takim merrnin pjesë dhe bashkatdhetare të tjerë./

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Takim miqësor është mbajtur, të Mërkurën me 19 Mars, në qytetin e Nju Jork-ut, me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto, i cili njihet nga shqiptarët si studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Profesori japonz është autor i librit “Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore”, me sponsorizim dhe përkthim të Selahudin Velaj – që sipas tij, “elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze si dhe në veprat homerike” shkruan studimi i Yamamotos .

Profesor Yamamoto, është “zbulim” i mikut të tij,Selahedin Velaj, i cili ishte për më shumë se gjysmë shekulli në diasporë veprimtar aty ku e lypte nevoja e shqiptarëve në Amerikë.

Z. Velaj – njihet mirë në diasporë edhe për lidhjet e tij me Profesorin japonez Kazuhiko Yamamoto,  sidomos në kontributin e tij për njohjen e çështjes së Kosovës, veprimtarinë që zhvilluan ata së bashku në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një nga Universitetet më të mëdha  të Tokios, dhe pati jehonë të madhe në qarqet akademike Japoneze në atë periudhë.

 

Velaj me këtë veprimtari pati dëshmuar dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin japonez, Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i cili i kushtoi Kanunit Shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe serioze. Vetë, Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.

Veprimtari i dalluar i diasporës, z. Velaj – vlen të përmendet se rrjedh nga një familje me tradita të vyera patriotike dhe atdhetare, ai është dhe ish themelues dhe udhëheqës i grupimit të, të “Tri Besimeve Fetare” shqiptare në diasporë, anëtar i hershëm dhe i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, si dhe aktivist i të drejtave të njeriut në SHBA.

Profesor Yamamoto, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe Kosovë, dhe është takuar me komunitetin shqiptarë në Nju Jork, është pedagog i Institutit të Shkencave Shëndetësore të Universitetit Kjushju.

Ai së bashku me zonjën e tij u takua dje në Restorantin “Sammy’s” me pronar shqiptar zotin Maxhun Biberaj  në qytetin e Nju Jorkut, mori pjesë në drekën e shtruar nga buajtësi Dr Velaj me miqt e tij shqiptarë: Ambasadorin Bekim Sjediu, Konuslli i Përgjithshëm i Kosovës, në Nju Jork, professor Naum Priftin, Presidentin e KKSHA, zotin Martin Shkreli, shkrimtari dhe poetin e njohur Pierr Pandeli Simsia me bashkëshorten e tij Joana Simsia, gazetarja Ermira Muja, gazetari dhe shkrimtari Muhamet Mjeku.

Duke folur në këtë drekë mysafirët ez. Velajt, shprehën kënaqsin e veçantë për takimin me Profesorin japonez Yamamoto, dhe me këtë rast ata falemnderuan veçanerishtë, bujarinë e dr Velajn dhe kontributin e tij për çështjen tonë kombëtare.

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto, tregojë sesi nëpërmjet mikut të tij z. Velaj, ka arritur për të shpjeguar në Japoni , se si është Shqipëria dhe Kosova dhe se çfarë vende të mrekullueshm ka arritur ai të shohë.

“Njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë, tha profesori japonez janë shumë miqësorë, sidomos ata dallohen me sa kam vrejtur unë me ne të huajt. Në mënyrë të veçantë ata kanë treguar dashamirësi të madhe, dy dekadat e fundit edhe ndaj ne japonezëve, nëpërmjet, lidhjeve diplomatike, studentëve, biznesmenve, shoqatave dhe organizatave dhe Grupit të “Miqësisë Japonezo – Shqiptare”.

Ai tha se :”Andaj tani mbasi kam marrë shumë njohuri nëpërmjet mikut tim z. Velaj – kur flas me shqiptarët, më duket sikur jam duke folur me njerëz të vendit tim. Udhëtimet e mia atje kanë qenë për mua mjaft të mira, një përvojë fantastike do të thoja. Pra, kam ndjenja mjaft pozitive ndaj kulturës shqiptare dhe ndaj shqiptarëve.”

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Nju Jork, Profesor Yamamoto. Selahedin Velaj, takim

THIRRJE:Bashkohuni në protestën e 8 prillit në Washington!

March 19, 2014 by dgreca

Është koha kur shtetit të Malit të Zi t’i thuhet “ STOP “ aplikimit të politikave të dyfishta ndaj shqiptarëve/

Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA-së,të bashkuar si asnjëherë tjetër më pare,ju bëjnë thirrje që të merrni pjese në demonstratën,që do të organizohet në Washington DC me datën 8 Prill 2014, me rastin e vizitës të kryeministrit malazez Gjukanoviq në Washington DC. Demonstrata do të mbahet para Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadës së Malit te Zi .

1. Shoqata “ Ana e Malit “ – New York
2. Shoqata “ Dedë Gjon Luli “ – New York
3. Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ – New York
4. Fondacioni “ Plavë-Guci “ – Nmew York
5.Fondi Humanitar “ Malësia “ – New York
6. Shoqata Atdhetare “ Malësia e madhe “ – Detroit
7. Shoqata Atdhetare “ Kraja “ – New York
8. Shoqata “ Ulqini “ – Chikago
9. Rrënjët Shqiptare

I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA-së,Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Këshillit Shqiptaro-Amerikan,Organizatës Panshqiptare “ Vatra “ Shoqates Rugova dhe gjithë shoqatave me origjinë nga trojet tona shqiptare me veprimtari në SHBA-së,që ta përkrahin këtë demonstratë, të marrin pjesë masive dhe të solidarizohen me vëllëzërit tanë që gjenden nën Malin e Zi !
Kjo demonstratë organizohet për të ngritur zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të cilën, aparati shtetëror malazez ushtron vazhdimisht kundër bashkëkombasve tanë në vendlindje.
Është koha që të parandalojmë integrimet e Malit të Zi në botën demokratike, është koha që ne shqiptarët autoktonë nën Mal të Zi të kërkojmë me forcën e arsyes, që t’i gëzojmë të gjitha të drejtat, sipas konventave të botës demokratike.
Është koha kur shtetit të Malit të Zi t’i thuhet “ STOP “ aplikimit të politikave të dyfishta ndaj shqiptarëve. Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus ,ne Bronx, Arthur ave para lokalit te Gjergj Dedvukaj “Giovanni” dhe ne Brooklyn kryqezimin Church dhe McDonald, ditën e Merkure me daten 8 Prill 2014, ne ora 4:30AM

Apelojmë tek te gjithë te interesuarit qe t’i bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt.
New York – Për rezervimin e vendeve ne autobus ju lutem telefononi: per Bronx, Agim Rugova 917 291 0138 dhe Fahredin Kukaj 201 304 1113, Brooklyn, Mustaf Ahmetaj 917 548 6273
Detroit- Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus , nga oborri i Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, ditën e Hënë, me 7 Prill, 2014, në ora 8 të mbrëmjes.
Për rezervimin e vendeve ju lutemi telefononi: 586-530-0373 dhe 586-929-9062

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bashkohuni me ne, me 8 prill, Proteste ne washington, Tirrje

Mentor Ibrahimi, nga Ushtarak në Akademinë Mbretërore, toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës

March 18, 2014 by dgreca

PRISHTINE : Mentor Ibrahimi, është një ish-nxënës i Universitetit Amerikan të Kosovës – AUK, klasës të 2011, shkruan faqja e internetit të Universitetit Amerikan të Kosovës. Ai u bashkua me akademinë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Qendrën për Studime Universitare. Ky program ushtarak në akademinë C.U.S. shkon paralelisht meProgramin akademik AUK . Ai u diplomua me sukses nga A.U.K. në Menaxhim dhe Media Grafikët e Komunikimit .Në të njëjtën kohë , ai u diplomua nga C.U.S. dhe u promovua me gradën e dytë të togerit. Mentori tani mban postin e togerit të Parë në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe shërben si udhëheqës toge në Batalionin e Reagimit të Shpejtë të kësaj Force. Mentori konsideron se shumica e subjekteve që mësohen në AUK ishin të dobishme në punën e tij të përditshme , duke ndihmuar atë të kuptojnë strukturën e organizatave , rëndësinë e punës ekipore , mënyrën se si njerëzit sillen në organizatat , dhe domosdoshmërinë dhe rëndësinë e komunikimit të mirë . Përvoja në A.U.K. natyrisht ka luajtur një rol të rëndësishëm në të, duke e bërë atë një – udhëheqës më të mirë në ekip.Vlerat dhe njohurit e promovuara në C.U.S. dhe A.U.K. klasat së bashku me mjedisin social kan luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e Mentorit, një ofertë të pranimit në akademinë prestigjioze Mbretërore Ushtarake Sandhurst – Akademisë Ushtarake të Britanisë së Madhe , në Surrey . Kjo akademi ushtarake u themelua 200 vjet më parë dhe ka pasur si studentë të saj disa krerë të rëndësishëm nga vende të ndryshme .

Në mesin e alumni – të dalluarave të saj janë Sir Winston Churchill , Princi William i Anglisë , Mbreti Hamad bin Isa Al Halife i Bahrein , Mbreti Abdullah II i Jordanisë , dhe kështu me radhë . Krahas trajnimit ushtarak në udhëheqjen ushtarake , menaxhimit, planifikimit , operacioneve dhe klasa e komunikimit , Mentori shkëlqeu në kurset akademike të ofruara në Sandhust që lidhen me studimet e luftës , marrëdhëniet e mbrojtjes dhe ndërkombëtare , si dhe komunikimin dhe shkencat e sjelljes .

Me sfond nga AUK , punë e vështirë dhe sinqerit , i dha atij të drejtën të marrë edhe Çmimin për Shkenact e Aplikuara dhe Komunikim në Baharien për performancën më të mirë në temën e Komunikimit dhe Shkencave ,që kanë të bëjnë me diversitetin e studentëve dhe stafit në AUK dhe C.U.S.

Mentori është i përgatitur për t’u përshtatur në këtë sistem dhe kulturë të re shumë shpejt . Kjo përvojë rezultoi në miqësi të qëndrueshme me oficerë nga e gjithë bota . Të jesh në gjendje për të ndarë njohuritë me studentë të tjerë të shquar është një nga privilegjet në ndjekin akademi të tilla . “Ishte një përvojë e madhe për të përfaqësuar vendin tim dhe për të krijuar marrëdhënie me liderët e ardhshëm të vendeve të ndryshme . “, – thotë ai kur flet për përvojën e tij në Sandhurst. Sot , Mentori me krenari shërben ne vendin e tij dhe kryen funksionet si toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës./Përgatiti Beqir Sina/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Sigurisë, Mentor Ibrahimi, nga Ushtarak në Akademinë Mbretërore, se Kosoves, toger në Forcën

Shqiptarėt e Amerikės i thonė JO misionarėve tė Partive

March 18, 2014 by dgreca

Deklarate e perbashket e :Fondi i Pėrbashkėt,Shoqata Atdhetare Dibra,Shoqata Hasan Prishtina ,/

Me rastin e lajmėrimit pėr regjistrim tė popullatės Shqiptare tė Maqedonisė, si dhe zgjedhjen e njė deputetit tė pavarur tė diasporės Shqiptare pėr SHBA dhe Kanada nė parlamentin e Maqedonisė, “Fondi i
Pėrbashkėt “ me seli nė New Jersey, Shoqata  Atdhetare “ Dibra” me seli nė Staten Island, New York dhe   Shoqata “Hasan Prishtina” me seli nė Connecticut, njėzėri vendosi tė refuzojė kėtė iniciativė tė njėanshme tė ndėrmar nga BDI-ja, nėpėrmjet kunsulit tė Maqedonisė, me seli nė Cikago.

Motivet e kėtij aktiviteti tė imponuar, nga partitė politike nė vendlindje, anashkalojnė transparencėn e komunitetit Shqiptar tė kėtyre tre shteteve tė SHBA-sė, ku jetojnė shumica e Shqiptarėve tė Maqedonisė.
Nė vazhdim tė kėsaj mbledhje i propozua zgjedhja kryesisė tė pėrbashkėt tė Shqiptarėve tė Maqedonisė, qė do t’i prezentonte dhe mbronte tė gjithė interesat e Shqiptarėve tė Maqedonisė nė Diasporėn e SHBA-sė dhe Kanadasė.

Vendimmarja, hyn nė fuqi prej sot, deri sa tė bihet vendim tjetėr nga tė njejtat autoritete.

Sinqerisht,

Fondi i Pėrbashkėt,
Shoqata Atdhetare Dibra,
Shoqata Hasan Prishtina ,

Mars, 15 / 2014/ Waterbury, Connecticut

Filed Under: Komunitet Tagged With: misionarėve, Shqiptarėt e Amerikės i thonė JO, tė Partive

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 356
  • 357
  • 358
  • 359
  • 360
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT