• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRIJOHET NË BOSTON SHOQATA LABËRIA ,”NDERI I KOMBIT.”

March 28, 2024 by s p

Në vitin 1908 ,në qytetin e Vlorës u krijua Klubi Atdhetar “Labëria”, shoqata e parë patriotike në Shqipëri, nismë e një grupi patriotësh të njohur në këtë qytet . Themelimi i Klubit Atdhetar “Labëria”, është rrjedhojë e natyrshme e aktivitetit 30 vjecar të Ismail Qemalit dhe e mjaft emrave të tjerë të shquar, të lëvizjes atdhetare të fundshekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. “Klubi Labëria”, vlerësohet si pararojë e krijimit të klimës së përshtatshme për shpalljen e pavarësisë kombëtare, si përfaqësuesja më e denjë e aspiratave patriotike të kohës.

Në vijim të Klubit Labëria, në vitin 1991 u krijua Shoqata Atdhetare Kulturore LABËRIA ”Nderi i Kombit”

Në Boston, lëvizja për krijimin e kësaj shoqate filloi afro 3 muaj më parë nga Znj. Rudina Bardhi. Ajo vendosi kontakte me një grup dashamirësish nga komuniteti lab në Boston dhe qytete të tjera. U krijua një grup nismëtar që mori përsipër përgatitjen dhe organizimin e kësaj dege. Në mbledhjet dhe takimet deri në orë të vona të natës nuk kishte si të mungonte pakëz nga ajo që ndizte muhabetin e pastaj vinte natyrshëm dëshira: t’ja marrim njëherë ashtu hollë –hollë.. Lindi pa e kuptuar grupi lab që na shoqeroi në vazhdim. Ishim te “Çunat e Bostonit “, një organizim i shkëlqyer shqipëtar me një aktivitet të madh,me një ambjent që nuk I mungon asgjë nga Shqipëria, as shkolla shqipe. Ata u bënë Kumbari i grupit Lab.

Grupi nismëtar dhe ai Lab u ftuan në darken e 7-8 Marsit të organizuar nga Çunat e Bostonit.Aty do të bëhej e njohur nisma për shoqatën tonë si dhe grupi lab do të performonte tri këngë.U kalua prova e parë me sukses.

Një sallë e mbushur plot, mbi 260 vetë. Në cdo tavolinë ne vendosëm nga një listë me informacionet e nevojshme dhe me ftesën për t’ju bashkuar Shoqatës Labëria. Në përfundim nga këto lista të plotësuara individualisht prej tyre u anëtarësuan mbi 60 vetë, shumë nga këta me bazë familjare.

Data 23 Mars 2024, nuk na la të merrnim frymë, erdhi shpejt. E ku tjetër mund të mblidheshim në Kuvendin e Parë, përvecse në shtëpinë e shqipëtarisë, te Çunat e Bostonit. Radhë me flamujt e Shqipërisë , Amerikës,Çunave të Bostonit, Labërisë,e të Vatrës.Harta e Shqipërisë Etnike qëndronte hijerënde. Stema e Shoqatës Labëria me simbolin e Kaonise, demi me dy degë lisi rrethuar vezullonte. Hyrja e lirë, ndarja nepër tavolina e lire.

Me shumë vonesë e filluam, por e falëm veten si hera e parë. Nuk do ta lejojmë më të ndodhë në të ardhmen..Kishim pak frikë se kemi edhe ca zakone pak si të rënda, mos na fillonin me dolli pa mbaruar procedurën.

Tre nga të zotët e shtëpisë nuk na lanë të prisnim.Eno,Arti dhe Ardi përpara flamurëve , çelën takimin. Artian Rreza me mikrofonin në dorë shpërtheu: Po ju prezantoj një zonjë. Ajo është RUDINA BARDHI. Është një pjesë e flamurit tone. Është një shqiponjë e shqipëtarisë. Ajo me grupin e saj na bëri të mundur sonte, krijimin e Shoqatës Atdhetare, Kulturore Labëria,”Nderi i Kombit”. E ftoj ate këtu përpara jush dhe dua një duartrokitje të fortë, të fortë fare ama. Ska nevojë të shkruaj une se cfare ndodhi. Edhe duartrokitjet ishin labe, jehonë që nga malet e labërisë që hahen me retë.

Rudina Bardhi u lind dhe rrit në Vlore. Babai i saj ishte nga Vlora dhe nëna nga Progonati. Është e martuar me dy fëmije.Ajo studioi në Universitetin e Tiranës për Fizikë. U zhvendos në Boston në vitin 1999..Këtu ajo vazhdoi studimet në universitete prstigjioze si Duke University and Microsoft. Punoi në institucione të rëndësishme dhe ka mbajtur pozicione të larta në fushën e teknologjisë së informacionit dhe Compliance për kompani shumë të njohura këtu në Boston.

Edhe pse ka qënë larg Shqipërisë për një kohë të gjatë, ajo kurrë nuk i ka harruar rrënjët e saj dhe dashurinë për vendin e saj, vecanerisht Labërinë. Për vite të tëra ajo ka kontribuar për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën tonë shqipëtare këtu në Boston.Kjo është Kryetarja e parë e Shoqatës Labëria ”Nderi Kombit”, Dega Boston.

Nën peshën e emocioneve e mori fjalën Rudina. Nisi me falenderimet sipas zakonit, për miqtë. Nga dega e Vatrës, kryetari Z.Mentor Maksutaj, nga Suhareka dhe disa anëtarë të tjerë të Vatrës me familjet e tyre, Z. Faton Limani , Udhëheqës i organizatës së Studentëve Shqipëtarë të Harvardit, Çunat e Bostonit, Grupin Nismëtar, ,Familjen e saj dhe të gjithë komunitetin shqipëtar, që me thirrjen e parë erdhën në këtë festë.

Qëllimi i Shoqatës Labëria –vazhdoi ajo ,është…..më shumë dëgjoheshin në mikrofon zërat e gëzuar të fëmijëve që vraponin rrotul flamujve. Nje regji origjinale perfekte. Ky është qëllimi I shoqatës sonë, janë keta fëmijë, këta të rinj e të reja dhe familjet e tyre. Ata na kërkojnë neve t’ju mësojmë atyre, gjuhën, zakonet, traditat, veshjet tradicionale, këngët e vallet tona të bukura që dhe ata t’i trashëgojnë në breza.

Prezantoi kryesinë dhe shprehu besimin se me ata ,do të bashkojë dhe udhëheqë familjet shqipëtare në aktivitete origjinale të traditës sonë. Anëtarët e ekipit të saj janë nga Vlora, Lushnja, Nivica, Progonati, Berati e Tepelena.Lebër te denjë.Secili prej tyre do të prezantohet së shpejti në faqet e shoqatës sonë në social media

Më e reja është Izabela Xhalia nga Tepelena.Studjon në Emmanuel College për Financë , në Boston. Ashtu e bukur dhe e turpëshme ajo tha se nata e sotme është shumë impresionuese. Më besuan edhe mua të bëj dicka për labërinë si koordinatore e aktiviteteve të degës. Takova këtu Profesor Limanin që është edhe shefi i Katerdrës së Gjuhës Shqipe të Harvardit. Gjuha jonë është vendosur aty si lëndë me zgjedhje vitin e kaluar. Ai me dashamirësi më sygjeroi të stujoj fort që të arrij nivelet e duhura dhe të studjoj në Harvard. Po që Fatoni është i dashuruar me këngën labe dhe ka për grupin lab një plan të afërt.Nuk po e themi tani por ju e kuptoni vetë. Pasuri e UNESCO , nuk është një shaka.

Drejtuesi për kulturën Z. Julian Balilaj ftoi dhe prezantoi grupin lab I cili këndoi disa këngë që u duartrokitën nga pjesëmarrësit.Pa vështirësi intonohen dhe I tërheq kënga Merqezin,Haxhiun,Dritanin,Neviolin,Turin. Edhe iso ja doli këtë radhë.

Me pas, muzikë, këngë e valle. Lapçen nuk ka nevojë ta përmend se ajo të zgjon vetë. Vazhduam të shijonim ushqimet e përgatitura për këtë darkë. Për ne kishin menduar Çunat e Bostonit, JB Rock and the Wall, Art Painting, Boxford Pizza, Home Town Pizza etj.

Me duartokitje dhe me telefona në duar për foto dhe video u prit Ai, Kurbani kësaj ceremonie. Zakonet e donin aty ku mblidhet labëria. Ferma Laberia kishte menduar për këtë..Dy lebër me kostumet tradicionale e sollën nëparadë dhe bënë prerjen simbolike. Këta njerez ska nevojë t’i pyesësh se nga jane. Kurbani flet vetë, erë Labërie, një natë Shqipërie.

Na ndihmoi ligji për lokalin që duhej të mbyllej mbas mesnate në orën e caktuar se, ndryshe sabahu aty do të na zinte. Aty ne do të mblidhemi cdo herë ,për të bërë gjëra të mira , për të sjellë fëmijet në shkollën shqipe e për të shijuar një darkë “në Shqiperi”, pa paguar avion.Do të jemi bashkë gjithmonë, nuk keni nevojë t’ju dërgojmë ftesa , ejani dhe… Vllazëri të Pandarë, apo jo “Cunat e Bostonit? I madhi Noli e ka ditur mirë: Kur lëngon Shqipëria, zgjohet Labëria..

Boston MA, 23 Shkurt 2024

Teksti dhe fotot Subi Çako.

Filed Under: Komunitet

Z. Ernest Nasto i ftuar në Saint Louis dhe një bashkëpunim ndërmjet shoqatës “ILIRIA” dhe degës së federatës “VATRA” Çikago/

March 26, 2024 by s p

Të dielën, më 24 mars 2024, shoqata shqiptaro-amerikane “Iliria” e Saint Louis-it, pati të ftuar dr. Ernest Naston. Në takimin e organizuar me këtë rast, morën pjesë e intelektualë, veprimtarë e specialistë të fushve të ndryshme. Takimin e prezantoi kryetari i Shoqatës, Z. Besian Gjika, i cili portretizoi të ftuarin si pedagog, studiues dhe drejtues, duke qenë se Z. Nasto është njëkohësisht nënkryetar i Degës së Federatës “Vatra”, në Çikago. Temën e përgatitur me këtë rast, të pranishmit e ndoqën me shumë interes. Thelbi i saj ishte një përmbledhje konçize e historisë së SHBA-ve, revolucionit, që ka si pikë vlimi rebelimin e 13 kolonive. Ky rebelim solli në fund Deklaratën e Pavarësisë (4 korrik 1776) e cila mishëron filozofinë e motivimit ndaj lirisë, të drejtës dhe të ndjekjes së lumturisë (persuit of happiness). Po aty u përcaktuan dhe konsoliduan të drejtat dhe detyrimet përkatëse të shteteve të sanksionuara në kushtetutë, të cilat kishin kërkuar një kohë të gjatë diskutimi ndërmjet etërve të kombit. Përveç kushtetutës u sqaruan mënyrat e zbatimit të saj për ndarjen e pushteteve e sidomos mënyrat e zgjedhjes për dhomën e përfaqësuesve, senatin, ripërtëritjen ciklike të tij, etj.

Duke qenë se këtë vit zhvillohen zgjedhjet presidenciale, u fol gjerësisht për mënyrën e zgjedhjes, përfaqësimin si dhe organizimet partiake të ndryshme. Pas sqarimit të detajuar të rrugës së zgjedhjeve të organeve e drejtuesve legjislativë u fol edhe për organet ligj-zbatuese, pra të shtetit amerikan si dhe organizimin e përbërjen edhe të organeve në shtetet federale.

Në pjesën e fundit të takimit, Z. Nasto bëri një rezyme të punës së federatës Vatra dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet shoqatave shqiptare në vazhdim. Po ashtu ai iu përgjigj me shumë dëshirë dhe interes pyetjeve të ndryshme që iu bënë nga të pranishmit në aktivitet.

Ky bashkëbisedim i ngrohtë dhe mirëkuptues, vazhdoi edhe gjatë kokteilit të organizuar me këtë rast nga shoqata nën kujdesin e bashkëshortëve Ramadan dhe Arjana Hajdini.

Filed Under: Komunitet

“Lulja e Vlorës”, një rrëfim për hebrenjët e Shqipërisë promovohet në Boston!

March 25, 2024 by s p

Flamur Vezaj/

Në Boston, nën organizimin e “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit”, u promovua libri biografik “Lulja e Vlorës” i dr.Anna Kohen, një hebrenj Romaniote që lindi në Vlorë në kohën e komunizmit!

Në prani të komunitetit shqiptarë, të shumtë në numër, por jo vetëm, dr.Kohen rrëfeu historinë magjepsëse se si shqiptarët mysliman e kishin shpëtuar familjen e saj dhe shumë hebrenjë të tjerë nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore. “Ky fakt u provua nga numri i madh i hebrenjëve që u gjetën të strehuar në Shqipëri pas luftës së dytë botërore në krahasim me numrin e tyre para luftës”-tha dr.Kohen.

Ajo rrëfeu për shpërnguljen e familjes së saj drejt Shqipërisë nga Greqia pak para fillimin të luftës së dytë botërore. Duke treguar se si prindërit e saj, ishin bashkuar me një komunitet të vogël tregtaresh greko-romanioto-hebrenj që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë duke shitur pëlhura! Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dr.Kohen tha se ata ishin strehuar pranë një familje myslimane shqiptare për tu fshehur nga nazistët, duke ndryshuar edhe emrat nga hebrenj në mysliman! Kjo bëri që e gjithë familja e saj të shpëtoi, ndërsa njerëzit e tjerë të familjes nga ana e nënës që mbetën në Greqi, u vranë në kampet e vdekjes!

Autorja e librit “Lulja e Vlorës” tregoi edhe detajet e tjera që ka renditur në këtë libër biografik, të jetës së tyre gjatë komunizmit në Shqipëri, largimit drejt Greqisë në vitin 1966 dhe më pas emigrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1971. Ajo tregoi edhe rikthimin në Shqipëri gjatë vitit 1989, takimin me miqt e shqiptarët në atë kohë në Tiranë e jo vetëm! Gjthashtu, dr.Kohen kujtoi me krenari dhe emocion momentin kur me ndihmën e disa organizatave hebraike, ajo kishte arritur të sillte në SHBA 37 hebrej-shqiptarë të afërm të saj, të cilëve i kishte ndihmuar edhe të integrohen këtu! Autorja e librit ju përgjigj edhe pyetjeve të moderatorit, studiuesit Agron Alibali dhe të pranishmëve në sallë. Në fund të fjalës së saj, dr.Kohen theksoi se “hebrenjët u strehuan, ndihmuan dhe u shpëtuan se ishin në BESE të shqiptarëve”.

Në këtë aktivitetin e organizuar nga “Kisha e Nolit” ishin të ftuar edhe kryesia e VATRES dega në Boston! Gjatë këtij eventi, kryetari i VATRES z.Mentor Maksutaj pati disa biseda të këndshme me autoren e librit dhe një takim të rastësishëm dhe shumë miqësor me Hirësin e tij Nikodhim Preston, Peshkopin e ri të Bostonit dhe Kryedioqezës Shqiptare në SHBA që tashmë drejton edhe “Kishën e Nolit”!

Para se të filloi aktiviteti i librit, kryesia e VATRES pati një takim shumë të ngrohtë me drejtuesen e biblotekës së Nolit pranë “Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit” në Boston znj.Neka Doko. Ku u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes VATRES dega në Boston dhe biblotekës së Fan S.Nolit! Në këtë event me kryetarin Maksutaj, ishin edhe anëtarët e kryesisë Flamur Vezaj, Lindita Meçe, Subi Cako, Ervis Dhima e disa vatranë!

Dr.Anna Kohen në vitin 2004 Ju akordua Medaljen e Meritës nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu për “Kontribute të çmuara në ndihmë të shqiptarëve” gjatë krizës humanitare të Kosovës.

Filed Under: Komunitet

SHQIPTARËT E AMERIKËS PËRCOLLËN ME NDERIME E LAVDI ISH USHTARIN E BATALIONIT ATLANTIKU YMER KUKAJ

March 24, 2024 by s p

LAVDI PËRJETË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, HERONJVE, LUFTËTARËVE, DËSHMORËVE DHE ÇLIRIMTARËVE.

YMER KUKAJ, LUFTËTARI I LIRISË PËRJETË NË KUJTIMET TONA, NDER DHE LAVDI.

VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA FAMILJES, KOLEGËVE E BASHKËLUFTËTARËVE TË LIRISË.

FOTOREPORTAZH HALIL MULA

Filed Under: Komunitet

Artistja e shquar Dëshira Ahmeti Krliu vlerësohet si gruaja e vitit nga organizata e gruas “Zëri Ynë”

March 22, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo

Photo by: TV Alba Life/

Në mjediset e Catering Hall “Grand Marquis” në New Jersey qindra gra u mblodhën së bashku për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas. Organizata e gruas “Zëri Ynë” me presidente të saj znj.Leunora Abdulai zhvilluan aktivitetin e bukur për të festuar këtë ditë të rëndësishme në jetën e gruas.

Edhe natyra duket sikur merr pjesë në këto festa shqiptarësh, veçanërisht në festat e grave ngase bëhet në harmoni të plotë me bekimin e nënave dhe bukurinë qiellore. Degët e pemëve vallëzonin nga çuçurima e zogjve dhe midis sallës elegante brenda pistës së vallëzimit dhe pendëve të mëndafshta të pulëbardhave pranë oqeanit krijohet një simfoni e madhërishme si vetë zemra e gruas në botë…

Gratë, gjyshet, nënat, vajzat uleshin së bashku nëpër tavolinat e tyre dhe tringëllinin gotat e kristalta duke uruar njera tjetrën: “Gëzuar festat!” Ndonëse të gjitha kemi lënë Atdheun mëmë dhe kemi emigruar dherave të huaj, përsëri organizimet, shoqatat, klubet kanë të mirën e përbashkët, sepse mblidhemi së bashku si motra dhe vëllezër të një gjaku.

Është Gjuha Shqipe, Ashti I Kombit që na bashkon si dhe largësia nga toka mëmë na bëjnë dhe më të lidhur me njeri tjetrin.

Përshëndetjen në emër të kryesisë së organizates “Zeri Ynë” e solli znj.Leunora Abdulai e cila iu uroi të gjitha zonjave dhe zonjusheve mirëseardhjen dhe iu uroi atyre “Gëzuar festat”. Ajo tha se është bukur që mblidhemi së bashku dhe festojmë festat tona të bukura shqiptare.

Në emër të kryesise ajo vlerësoi si grua të vitit artisten e shquar të Kombit sopranon e mirënjohur Dëshira Ahmeti Kërliu si dhe disa grave iu dha nga një buqetë me lule në shenjë mirënjohjeje. Znj.Abdulai tha se Dëshira Ahmeti Kerliu është një artiste e shquar dhe ne ndihemi krenar si organizatë dhe si gra shqiptare.

Dëshira Ahmeti Kërliu ndihej e emocionuar që u vleresua si gruaja e vitit nga organizata e gruas “Zëri Ynë”, ngase shumica dërrmuese e tyre janë prej Dibrës së Madhe nga e ka dhe origjinën vetë artistja.

Ajo tha se artist nuk bëhesh, por lind dhe këto dhunti nëse i zhvillon me vullnet dhe dëshirë patjetër që një ditë do të arrish atje ku duhet. Kariera ime nuk ka qenë e lehtë, ajo ka qenë me mundime, vështirësi, por dhe plot kënaqësi. Jam e nderuar që jam sopranoja e parë shqiptare në teatrin e Shkupit të Maqedonisësi dhe kam dhënë koncerte në disa skena në Europë dhe në Amerikë. Në New York do të vlerësoja koncertin me divën botërore të artit Inva Mula si dhe me artistë shqiptare, koncert qe e realizuam vitin e kaluar ne Manhattan. Së shpejti në muajin Maj nëManhattan, do të kemi koncertin e radhës me artistin virtuoz botëror Shkelzen Doli dhe kjo më bën të ndihem krenare. Me emocion solli dashurinë e ngrohtë të familjes së saj që e rritën dhe e edukuan në Dibër, por veçanërisht ajo falënderoi gjyshen që e mori qysh fëmijë në gjirin e saj, pasi mamaja i kishte vdekur në moshë shumë të re. Gjyshja e Dëshirës, Nënë Çeka siç e thërrasin të gjithë, është një nënë fisnike, flokët e bardha të saj si bora e bjeshkëve ndrijnë ashtu si sytë e saj që shkëlqenin nga gëzimi i madh kur dëgjonte fjalë miradie nga miqësia, shoqëria, por sidomos mirënjohjen që i shprehte mbesa para publikut. Shkolla Shqipe “Alba Life” është krenare që ka në staffin e saj një artiste të këtij kalibri dhe ndërkohë është dhe drejtore e programit artistik.

Fjala e artistes së shquar u mirëprit me duartrokitje çka tregonin respektin dhe krenarinë për sopranon nga qyteti i Dibrës së Madhe.

TV “Alba Life” gjatë aktivitetit intervistoi artisten Dëshira Ahmeti Kerliu si grua e vitit, znj.Leunora Abdulai si presidente të organizatës “Zëri Ynë” me qendër në Staten Island si dhe nxënësja e Shkollës Shqipe Dea Kerliu recitoi poezinë kushtuar nënës.

Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ nga Besar Dika.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me producent dhe themelues z.Qemal Zylo dhe TV “Dibra” me producent Përparim Papraniku.

Aktiviteti do të transemtohet së shpejti nga TV “Alba Life” në kanalin 30 në paketën digitale “TV Alb”.

10 Mars, 2018

New Jersey

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 386
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT